As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
الفرقان
Al-Furqan
The Criterion · Meccan · 77 ayahs
25:1Page 359
تَبَارَكَ ٱلَّذِي نَزَّلَ ٱلۡفُرۡقَانَ عَلَىٰ عَبۡدِهِۦ لِيَكُونَ لِلۡعَٰلَمِينَ نَذِيرًا ١
Blessed is He who sent down the Criterion upon His Servant that he may be to the worlds a warner -
I Madhëruar qoftë Ai, që ia zbriti Dalluesin(Kur’ânin)robit të vet(Muhamedit), që të jetë paralajmërues për të gjithë botën! - Ky ajet tregon qartë madhështinë e plotë të Allahut të Lartësuar, për njëshmërinë e Tij dhe se Ai është absolutisht një dhe i vetëm në çdo aspekt. Ai tregon, gjithashtu, për bujarinë dhe mirësitë e Tij të shumta, prandaj thuhet: ‘Tebareke’ - U madhëroftë dhe u lartësoftë me cilësitë e Tij të plota! Të shumta janë mirësitë e Tij. I lavdëruar qoftë Ai që dhuron çdo mirësi dhe më e madhja mirësi është shpallja e këtij Libri, të cilin Allahu i Lartësuar e quajti El Furkan. Kështu quhet ai që bën dallimin e qartë të hallallit prej haramit, udhën e drejtë prej devijimit dhe humbjes, fatbardhët dhe të lumturit prej të dëshpëruarve e të dënuarve. Allahu i Lartësuar ia shpalli Kur'anin me këto cilësi të mrekullueshme profetit të Tij të dashur, Muhamedit (a.s), të cilin e cilëson me një titull të lartë, duke thënë ‘abdihi’ - Robi dhe adhuruesi i Tij i sinqertë. Profeti (a.s) u quajt kështu, sepse ai i plotësoi dhe përmbushi të gjitha gradat dhe nivelet e adhurimit ndaj Zotit, duke i kaluar kështu gradat e të gjithë profetëve. Allahu i Madhëruar na njofton se ia shpalli këtë libër plot begati dhe dituri të madhe Profetit të Tij të dashur, këtij adhuruesi të sinqertë dhe të paarritshëm, për një qëllim shumë të lartë: siç thotë: "... që të jetë paralajmërues për të gjithë botën!”. Pra, Muhamedi (a.s)do të jetë qortuesi dhe paralajmëruesi për të gjithë botën. Ai do t’i paralajmërojë dhe kërcënojë ata me ndëshkimin dhe zemërimin e Zotit dhe do t'u tregojë atyre qartësisht mënyrat dhe veprat që e kënaqin Zotin, duke i nxitur për të punuar, si dhe ato vepra që e zemërojnë Zotin, duke i këshilluar për t’u ruajtur dhe larguar prej tyre. Zoti na tregoi se çdokush që e pranoi këshillën e këtij Profeti dhe Shpalljen që ai solli, duke punuar me të, ka për të qenë prej të shpëtuarve në këtë botë dhe në tjetrën, duke u gëzuar me lumturinë e përjetshme dhe mirësitë e pafundme. A ka mirësi dhe dhuratë më të madhe sesa këto që na dhuroi Allahu Bujar dhe Mëshirëplotë? I lartësuar dhe i madhëruar qoftë Ai që na dhuroi mirësi të pafundme!
25:2Page 359
ٱلَّذِي لَهُۥ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَلَمۡ يَتَّخِذۡ وَلَدٗا وَلَمۡ يَكُن لَّهُۥ شَرِيكٞ فِي ٱلۡمُلۡكِ وَخَلَقَ كُلَّ شَيۡءٖ فَقَدَّرَهُۥ تَقۡدِيرٗا ٢
He to whom belongs the dominion of the heavens and the earth and who has not taken a son and has not had a partner in dominion and has created each thing and determined it with [precise] determination.
Ai, të Cilit i takon sundimi i qiejve dhe i Tokës... -Allahu i Lartësuar është i Vetmi që administron të gjitha çështjet në qiell dhe në Tokë. Gjithçka në to është pronë e Allahut dhe të gjithë janë robër të Tij, të nënshtruar përpara madhështisë së Tij, të përulur përpara Rububijes së Tij, të varfër dhe nevojtarë për mëshirën e Tij. Allahu i Madhëruar dhe i Lavdëruar e përshkruan Veten e Tij, duke thënë:Asnjë bir nuk ka lindur Ai e asnjë ortak nuk ka në sundimin e Tij. -E si të ketë Ai djalë ose partner, që të marrë pjesë në pushtetin e Tij, kur dihet se Ai është Pronari i gjithçkaje dhe çdo gjë tjetër është pronë dhe krijesë e Tij?! Ai është Sunduesi, kurse çdo gjë tjetër është e sunduar dhe e nënshtruar ndaj Tij. Ai është i Pasuri në veten e Tij, që nuk ka nevojë për të tjerët dhe është i Pasur në çdo aspekt, ndërsa gjithë të tjerët janë të krijuar, të varfër dhe nevojtarë tek Ai. Varfëria e tyre është pjesë e pandashme e qenies së tyre në çdo aspekt. E si mund të mendohet që Ai të ketë partner dhe shokë në pushtetin dhe mbretërimin e Tij, kur të gjitha çështjet e të gjitha krijesave janë në dorën e Tij?! Asgjë nuk mund të lëvizë ose qëndrojë në prehje dhe asgjë nuk mund të funksionojë ndryshe, por veçse me dëshirën dhe vullnetin e Tij?! I madhëruar dhe larg çdo të mete është Allahu i Lartësuar. Ata që e përshkruan Allahun me të tilla cilësi të ulta nuk e madhëruan Atë ashtu siç i takon Atij dhe nuk e respektuan madhështinë e Tij. Prandaj i Madhëruari thotë:Ai krijoi çdo gjë, duke e përcaktuar në mënyrë të qartë e me urtësi. -Kjo përfshin botën e sipërme dhe botën e poshtme, botën e kafshëve, bimëve dhe sendeve, pra, gjithçka. Pastaj Ai thotë: "... duke e përcaktuar në mënyrë të qartë e me urtësi." Pra, çdo krijese i dha gjithçka që i përshtatet krijimit të saj, ashtu sikurse e kërkon urtësia e Tij. Çdo mendje e shëndetshme nuk mund ta përfytyrojë krijesën e Zotit ndryshe nga ajo si e ka përcaktuar Zoti të jetë. Madje çdo pjesë dhe gjymtyrë e një krijese është në vendin ku duhet të jetë, me masën formën dhe funksionin e saj, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër: "Madhëroje Zotin tënd, më të Lartësuarin, i Cili krijoi dhe përsosi, i Cili përcaktoi e orientoi..." El Ea'la 1 - 3. Ose në një ajet tjetër: “Zoti ynë është Ai që çdo gjëje i ka dhënë formën e vet (të krijimit), dhe pastaj e ka udhëzuar?” [Ta ha 50]. Pasi përmendi madhështinë e Tij, cilësitë e Tij të plota dhe mirësitë e Tij të shumta, Allahu i Madhëruar na tregon se të gjitha këto janë argument i padiskutueshëm që Ai duhet të jetë i vetmi i Adhuruar, të Cilin duhet ta duash me gjithë shpirt, ta madhërosh dhe përulesh para Tij me gjithë qenien tënde. Vetëm Atij duhet t’ia përkushtosh sinqeritetin e plotë në adhurim, si Një dhe i Vetëm. Prandaj dhe në ajetet në vijim është shumë me vend që Allahu i Madhëruar të na përmendë kotësinë dhe pavlefshmërinë e adhurimit të çdo gjëje tjetër.
25:3Page 360
وَٱتَّخَذُواْ مِن دُونِهِۦٓ ءَالِهَةٗ لَّا يَخۡلُقُونَ شَيۡـٔٗا وَهُمۡ يُخۡلَقُونَ وَلَا يَمۡلِكُونَ لِأَنفُسِهِمۡ ضَرّٗا وَلَا نَفۡعٗا وَلَا يَمۡلِكُونَ مَوۡتٗا وَلَا حَيَوٰةٗ وَلَا نُشُورٗا ٣
But they have taken besides Him gods which create nothing, while they are created, and possess not for themselves any harm or benefit and possess not [power to cause] death or life or resurrection.
Megjithatë ata (idhujtarët) adhuruan në vend të Tij zota të tjerë, të cilët nuk mund të krijojnë asgjë, sepse edhe vetë janë të krijuar. -Nga gjërat më të çuditshme dhe argumentet më të qarta që tregojnë mendjelehtësinë dhe mangësinë e logjikës së tyre, madje për padrejtësinë e madhe dhe paturpësinë e tyre, është kur morën guximin të adhurojnë zota të tjerë, me të tilla përshkrime. Si është e mundur që dikush që ka sadopak logjikë e mend në kokë të adhurojë krijesa të tilla, tërësisht të dobëta dhe të pafuqishme, që nuk kanë mundësi dhe fuqi për të krijuar ndonjë gjë, sepse dhe vetë janë të krijuara. Madje disa prej këtyre zotave, këta të mjerë i kanë prodhuar dhe punuar me duart e tyre. Një cilësi tjetër e këtyre idhujve është dhe fakti se:Ata nuk kanë në dorë për veten as dëm e as dobi; -Domethënë, as për veten e tyre nuk mund të bëjnë ndonjë të mirë apo ta mbrojnë nga ndonjë e keqe, as të vogël e as të madhe. Gjithashtu, ata:... nuk kanë në dorë as vdekje as jetë e as ringjallje. -Ata nuk kanë mundësi të kenë nën kontroll veten e tyre, as vdekjen e as jetën, ashtu si nuk kanë zotësinë për të ringjallur pas vdekjes. Çdo mendje e shëndetshme gjykon në mënyrë të prerë për kotësinë e adhurimit të këtyre idhujve dhe për mangësinë e logjikës së atyre që i konsiderojnë ata si zota dhe partnerë të Allahut të Madhëruar, i Cili është Krijuesi i të gjitha krijesave. Ai është i Vetëm dhe pa shok në këtë atribut. E si mund të ketë partner Ai, në dorën e të Cilit është dobia dhe dëmi, dhënia dhe privimi, i Cili jep jetën dhe ka pushtetin mbi vdekjen; Ai që do të ringjallë krijesat pasi të vdesin dhe do t’i tubojë të gjithë para Tij Ditën e Ringjalljes! I Madhëruari dhe i Lavdëruari vendosi që për krijesat të jenë dy vende të përjetshme: njëri është vend i dëshpërimit, poshtërimit dhe ndëshkimit për të gjithë ata që adhurojnë zota të tjerë veç Tij, ndërsa tjetri është vendi i shpëtimit, lumturisë dhe mirësive të përjetshme për të gjithë ata që e adhurojnë Atë si një të vetëm dhe të pashoq.
25:4Page 360
وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّآ إِفۡكٌ ٱفۡتَرَىٰهُ وَأَعَانَهُۥ عَلَيۡهِ قَوۡمٌ ءَاخَرُونَۖ فَقَدۡ جَآءُو ظُلۡمٗا وَزُورٗا ٤
And those who disbelieve say, "This [Qur’ān] is not except a falsehood he invented, and another people assisted him in it." But they have committed an injustice and a lie.
Ata që nuk besojnë, thonë: “Ky(Kur’ani)është veçse një gënjeshtër, që ai(Muhammedi)e trilloi dhe për këtë e kanë ndihmuar edhe njerëz të tjerë.”. -Allahu i Lartësuar na tregon për fjalët e mohuesve në lidhje me Kur'anin dhe Profetin, fjalë të cilat tregojnë mohimin e tyre. Duke gënjyer, ata thonë se Kur'ani është një mashtrim, të cilin e trilloi Muhamedi (a.s), duke pretenduar se e ka shpallur Allahu. Gjithashtu, ata pretendojnë se, për këtë çështje, Muhamedin (a.s) e kanë ndihmuar edhe njerëz të tjerë. Por Allahu i Lartësuar ua hedh poshtë këtë pretendim, duke ua bërë të qartë se kjo është veç shprehje e mendjemadhësisë, një trillim dhe padrejtësi e madhe. Madje është një trillim që asnjë mendje nuk mund ta pranojë, e aq më tepër ata njerëz të cilët ishin mëse të informuar rreth gjendjes së Profetit (as.), sinqeritetit dhe çiltërsisë së tij të plotë. Ata e njihnin shumë mirë që ky Profet ishte një besnik i pashembullt dhe bamirës i pashoq. Pastaj është e pamundur që ai dhe ndonjë krijesë tjetër të mund të sjellë ndonjë Kur'an të tillë, i cili pa dyshim është fjala më e zgjedhur dhe më e lartë. Dihet mirë, gjithashtu, se Profeti (a.s) kurrë nuk është bashkuar me njëri që ta ndihmojë për një gjë të tillë. Këto janë thjesht fjalë të gënjeshtërta dhe të thëna padrejtësisht.Në të vërtetë janë ata që bënë një padrejtësi të madhe dhe një shpifje(të ulët). -Ndër fjalët dhe trillimet e shumta rreth Kur'anit është edhe ajo që ata thanë:
25:5Page 360
وَقَالُوٓاْ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ ٱكۡتَتَبَهَا فَهِيَ تُمۡلَىٰ عَلَيۡهِ بُكۡرَةٗ وَأَصِيلٗا ٥
And they say, "Legends of the former peoples which he has written down, and they are dictated to him morning and afternoon."
Dhe ata thonë(për Kur’anin): “Këto janë legjenda të popujve të lashtë, të cilat ai(Muhamedi)kërkoi që t’i shkruhen dhe i lexohen atij mëngjes e mbrëmje.” -Të gjitha këto janë histori të të parëve dhe legjenda, që vërtiten në gojët e njerëzve dhe që ata i transmetojnë ndër njëri-tjetrin, ndërsa Muhamedi (a.s) i ka kopjuar ato dhe: "kërkoi të shkruhen dhe të cilat i lexohen atij mëngjes e mbrëmje”." Në këtë trillim të tyre ka disa krime shumë të mëdha.1. Akuza ndaj Profetit, i cili ishte njeriu më bamirës dhe besnik dhe më i sinqertë, se ai ishte mashtrues dhe kishte guxuar të trillonte kundër Zotit.2. Pretendimi i tyre se ky Kur'an, i cili është fjala më e madhe më e mrekullueshme dhe e vërtetë, është thjesht një gënjeshtër dhe trillim i mendjes njerëzore.3. Sipas pretendimeve të mësipërme ose rrjedhojë logjike e tyre është se edhe ata e kanë plotësisht të mundur të sjellin një fjalë të ngjashme si ai Kur'an. Me fjalë të tjera, ata supozojnë se një krijesë e mangët dhe nevojtare në çdo aspekt mund të sjellë një fjalë të ngjashme me fjalën e Krijuesit, që është i Plotë dhe Absolut në çdo aspekt. Madje, sipas tyre, edhe një krijesë mund të ketë cilësitë e Tij.4. Pretendimi i tyre se Profeti shkruante dhe lexonte, edhe pse e dinë shumë mirë se Profeti (a.s) nuk dinte shkrim dhe lexim dhe as nuk kërkoi nga kush që t’i mësonte Kur'anin.Prandaj Allahu i Lartësuar ua hedh poshtë këto pretendime, duke thënë:
25:6Page 360
قُلۡ أَنزَلَهُ ٱلَّذِي يَعۡلَمُ ٱلسِّرَّ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ إِنَّهُۥ كَانَ غَفُورٗا رَّحِيمٗا ٦
Say, [O Muḥammad], "It has been revealed by He who knows [every] secret within the heavens and the earth. Indeed, He is ever Forgiving and Merciful."
Thuaj: “Kur'ani është zbritur nga Ai, që e di të fshehtën në qiej e në Tokë. - Kur'anin e ka shpallur Ai i cili ka përfshirë me diturinë e Tij gjithçka që gjendet në qiej dhe në tokë, të fshehtën dhe të dukshmen, atë që thuhet haptazi dhe atë që mbahet në gjoks. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “Pa dyshim, ai (Kur'ani) është shpallje e Zotit të botëve. Atë e solli Shpirti besnik (Xhibrili)në zemrën tënde, për t’u bërë paralajmërues, me gjuhë të kulluar arabe. Me të vërtetë, ai është i përmendur edhe në librat e mëparshëm.” [Shuara 192 - 195]. Ndërsa këtu thotë: "Kur'ani është zbritur nga Ai, që e di të fshehtën në qiej e në Tokë.". Kështu, Allahu i Lartësuar, për të hedhur poshtë pretendimet e tyre, argumenton me faktin se Ai ka dituri të plotë për gjithçka që ndodh në qiell dhe në Tokë, apo për atë që e flasin dhe pretendojnë krijesat. Duke qenë i Tillë, është e pamundur që ndonjë krijesë të shpifte dhe pretendonte që ky libër është fjalë e Zotit, nëse nuk do të ishte i tillë. Si është e mundur që në emër të këtij pretendimi, një mashtrues të luftonte dhe të derdhte gjakun e kundërshtarëve të tij, të lejonte marrjen e pasurisë së tyre dhe të pretendonte se Allahu e kishte urdhëruar për një gjë të tillë dhe, nga ana tjetër, Allahu i Lartësuar, i Cili di gjithçka dhe është i Plotpushtetshëm për gjithçka, ta mbështesë një njeri të tillë, t’i japë mundësinë të triumfojë mbi armiqtë e këtij njeriu dhe t'ia mundësojë që ai t'i marrë nën sundim pasuritë, vendet dhe jetët e tyre?! Allahu i Lartësuar kurrë nuk mund të mbështesë një të padrejtë dhe trillues të këtyre përmasave, sepse Ai është Zoti i botërave, i Gjithëditur dhe i Gjithëpushtetshëm, i Drejtë dhe Ngadhënjimtar, dhe askush nuk mund të dalë mbi vullnetin e Tij. Askush nuk mund ta mohojë këtë Kur'an, vetëm nëse do të mohonte të besonte diturinë absolute të Zotit. Nga ana tjetër, kur Allahu i Lartësuar na kujton diturinë e Tij absolute për gjithçka, në fakt, na ka nxitur që të meditojmë rreth këtij Kur'ani. Nëse bëjmë diçka të tillë, do të shohim brenda tij diturinë e madhe të Zotit dhe do të mësojmë shumë ligje dhe dispozita, të cilat na tregojnë në mënyrë shumë të qartë dhe të prerë se ky Libër mund të vinte veçse nga Ai që është i Gjithëdituri rreth të fshehtës dhe asaj që shfaqet, që është i Urtë dhe i Mëshirshëm.Ai është Falës i Madh, e Mëshirëplotë”. -Edhe pse ata njerëz të padrejtë dhe keqbërës refuzojnë ta njësojnë Zotin dhe të pranojnë shpalljen e Tij, i Lartësuari përsëri tregohet i Dashur dhe i Mëshirshëm me ta. Kjo ftesë duket qartë në ajet, sepse Allahu i Madhëruar nuk i braktis dhe nuk i lë në padrejtësi, por i fton të pendohen dhe të kthehen tek Ai të nënshtruar, për ta adhuruar si një të vetëm, dhe u premton atyre falje gjynahesh dhe mëshirë, nëse pendohen. Allahu thotë: "Ai është Falës i Madh e Mëshirëplotë”. Zoti është Falës i Madh për të gjithë ata që bëjnë padrejtësi dhe gjynahe, nëse plotësojnë kushtet për faljen e Tij. Kushtet për faljen nga Zoti janë lënia e gjynaheve dhe pendimi i sinqertë për to. Allahu i Lartësuar është gjithashtu i Mëshirshëm me ata, dhe mëshira e Tij duket qartë në faktin që nuk ua përshpejton ndëshkimin, edhe pse e kanë bërë plotësisht të meritueshëm. Gjithashtu, mëshira e Allahut duket edhe në faktin që Ai ua pranon pendimin pas gjithë atyre poshtërsive dhe ua fshin të këqijat që kanë kaluar. Ai ua pranon veprat e mira, edhe pse të mangëta dhe shumë të pakta. Allahu është Mëshirëplotë, sepse Ai e kthen në rrugë të drejtë atë që është harruar dhe larguar shumë prej saj, derisa e bën të përkushtuar në adhurim edhe atë që dikur i pati kthyer shpinën. Ai i jep mundësinë edhe gjynahqarit më të madh që të bëhet i bindur, nëse kthehet i penduar dhe kryen atë që është e nevojshme për këtë.
25:7Page 360
وَقَالُواْ مَالِ هَٰذَا ٱلرَّسُولِ يَأۡكُلُ ٱلطَّعَامَ وَيَمۡشِي فِي ٱلۡأَسۡوَاقِ لَوۡلَآ أُنزِلَ إِلَيۡهِ مَلَكٞ فَيَكُونَ مَعَهُۥ نَذِيرًا ٧
And they say, "What is this messenger that eats food and walks in the markets? Why was there not sent down to him an angel so he would be with him a warner?
Ata thonë, gjithashtu: "Ç’është ky i dërguar, i cili ha ushqim dhe ecën nëpër tregje?!" -Ky është një nga arsyetimet më boshe që përdornin mohuesit e Profetit, nëpërmjet të cilit kërkonin të justifikonin mohimin e tyre dhe mospranimin e Shpalljes së tij. Pra, sikur ata thoshin: Përse të mos ishte ky profet një melek, ose të ishte mbret, ose të dërgohej së bashku me ndonjë melek, që ta ndihmonte dhe ne ta shihnim haptas?!” Kështu, ata thonë: “Ç’është ky i dërguar, i cili ha ushqim dhe ecën nëpër tregje?!” Duke u tallur, thonë: “Ç’është me këtë njeri që pretendon se është profet dhe pastaj ha ushqim?! Kjo është veçori e njerëzve, prandaj pse të mos ishte melek, që nuk ha ushqim dhe të mos ketë nevojë për ato gjëra që njerëzit kanë nevojë?! Ky, gjithashtu, ecën nëpër tregje, shet dhe ble!” Kjo, sipas tyre, është diçka që bie ndesh me të qenurit profet. Por Allahu i Lartësuar ka thënë: "Ne edhe para teje çuam të dërguar, por edhe ata ishin njerëz që hanin ushqim dhe ecnin nëpër tregje. Ne ju bëmë të jeni sprovë për njëri-tjetrin: A do të jeni të durueshëm? Allahu është Ai që sheh çdo gjë." [Furkan 20]. Ndërsa këtu thonë:"Përse nuk i është dërguar atij një melek dhe të bëhet me të paralajmërues?!" -Përse të mos zbriste së bashku me të një melek, që ta ndihmonte dhe t'i qëndronte në krah? Sipas tyre, Profeti (a.s.) ishte i paaftë për të përballuar peshën e Shpalljes dhe nuk kishte mundësi që, i vetëm, të kryente misionin e vet. Një tjetër kërkesë e tyre e pakuptimtë si kusht për të qenë profet, është edhe kjo:
25:8Page 360
أَوۡ يُلۡقَىٰٓ إِلَيۡهِ كَنزٌ أَوۡ تَكُونُ لَهُۥ جَنَّةٞ يَأۡكُلُ مِنۡهَاۚ وَقَالَ ٱلظَّٰلِمُونَ إِن تَتَّبِعُونَ إِلَّا رَجُلٗا مَّسۡحُورًا ٨
Or [why is not] a treasure presented to him [from heaven], or does he [not] have a garden from which he eats?" And the wrongdoers say, "You follow not but a man affected by magic."
Ose, përse nuk i është zbritur një thesar... -Përse të mos i jepej atij një thesar. Këtu thesari nënkupton pasurinë e mbledhur pa lodhje.ose përse nuk ka një kopësht për t'u kënaqur me të?! -T’i jepej ndonjë kopsht ose pronë, dhe kështu të mos kishte nevojë të ecte nëpër tregje për të kërkuar rrizkun? Por Allahu i Lartësuar i hedh poshtë të gjitha këto kërkesa dhe kushtëzime të padrejta dhe thotë:Të ligjtë thonë: Ju, vërtet po pasoni një njeri të magjepsur. -Pra, të tilla fjalë ata i thonë nga padrejtësia e tyre dhe jo se ishin të paqartë apo me qëllim për të gjetur të vërtetën dhe të drejtën. Ata trillojnë kur thonë se Muhamedi (a.s) ishte një njeri nën efektin e magjisë, edhe pse janë tërësisht të sigurt dhe të bindur për faktin se ai kishte logjikë të saktë, ishte fjalëmbël dhe i pastër nga të gjitha shpifjet dhe cilësitë e ulëta.
25:9Page 360
ٱنظُرۡ كَيۡفَ ضَرَبُواْ لَكَ ٱلۡأَمۡثَٰلَ فَضَلُّواْ فَلَا يَسۡتَطِيعُونَ سَبِيلٗا ٩
Look how they strike for you comparisons;1 but they have strayed, so they cannot [find] a way.
Shiko çfarë shembujsh sjellin për ty. -Këto janë modelet e tyre. Përse të mos ishte melek? Më mirë të mos kishte cilësi njerëzore! Përse, të paktën, të mos shoqërohej nga ndonjë melek, sepse i vetëm ai është i pafuqishëm për këtë detyrë që pretendon (profetësinë)?! Përse të mos i jepej atij ndonjë thesar, ose t’i jepej ndonjë kopsht plot begati, që të ishte i pasur dhe të mos kishte nevojë të dilte nëpër tregje si njerëzit e tjerë?! Ai është një njeri i magjepsur dhe i çmendur. Këto ishin disa nga trillimet e tyre, për të justifikuar mosbesimin në këtë Profet dhe në Shpalljen e tij.Por(me këtë)ata humbën(shumë larg) dhe ata kurrë nuk mund ta gjejnë rrugën e drejtë. -Të gjitha këto janë fjalë e pretendime kontradiktore, që tregojnë për injorancën e tyre të thellë, mendjelehtësinë e pashembullt dhe devijimin e largët nga e vërteta. Në të gjitha këto pretendime e trillime nuk duket asnjë fije udhëzim dhe dëshirë për të gjetur rrugën e drejtë dhe për të pranuar të vërtetën. Madje, ato nuk vlejnë as si dyshime që mund të merren për bazë nga mendja e shëndoshë. E si mund të cenosh profetësinë e këtij njeriu të zgjedhur me të tilla pretekste boshe e qesharake? Mjafton t’i shohësh me një shikim të shpejtë për të kuptuar se sa të kota dhe të pavlera janë ato pretekste, për t’i refuzuar ato. Prandaj i Madhëruari i solli në Kur'an këto pretekste të mohuesve dhe na urdhëroi që të meditojmë në to dhe të gjykojmë me qetësi: a tregojnë ato cenim të profetësisë e besnikërisë së Profetit dhe a e cenojnë vërtetësinë e Shpalljes? A mund të përdoren si pretekst për të mos besuar Shpalljen dhe për të mos ndjekur Profetin Besnik? Sidoqoftë, përveç kësaj, i Lartësuari na njofton se Ai është i Plotpushtetshëm që t'i japë Profetit të TIj mirësi të shumta në këtë botë. Ai thotë:
25:10Page 360
تَبَارَكَ ٱلَّذِيٓ إِن شَآءَ جَعَلَ لَكَ خَيۡرٗا مِّن ذَٰلِكَ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ وَيَجۡعَل لَّكَ قُصُورَۢا ١٠
Blessed is He who, if He willed, could have made for you [something] better than that - gardens beneath which rivers flow - and could make for you palaces.
I lartësuar qoftë Ai, i cili po të dëshironte mund të të jepte ty mirësi më të mëdha nga ç’thonë ata -Ai mund të të japë edhe më mirë e më shumë mirësi sesa thonë ata. Pastaj e shtjelloi këtë duke thënë:.... - kopshte në të cilat rrjedhin lumenj; Ai mund të të dhuronte edhe kështjella të shumta(e madhështore). -Ai mund t’i bëjë edhe kështjella të larta dhe të stolisura. Pushteti i Allahut është shumë më i madh se këto mirësi, por kjo botë dhe gjithë stolitë e saj janë shumë të pavlera tek Zoti, prandaj Ai u jep profetëve dhe të dashurve të Tij aq sa Ai e gjykon të drejtë, me urtësinë e Tij. Kështu, kërkesa dhe pretendimi i të paditurve se Zoti duhet t’u japë profetëve pasuri të madhe është i padrejtë dhe një cenim i urtësisë së Zotit, në përcaktimet e Tij. Fjalët e tyre dihet që janë të kota dhe të padrejta dhe Allahu i Madhëruar na njofton se ato nuk thuhen me qëllimin për të gjetur të vërtetën, por thuhen nga inati, mendjemadhësia dhe kur janë padrejtësisht të nxitur nga urrejtja për të vërtetën. Kështu, ata shprehin atë mohim që fshihet në zemrat e tyre. Prandaj i Lartësuari thotë për ta, duke ua nxjerë në pah dhe haptaz atë që e fshehin në zemra dhe e shprehin me fjalë e kërkesa të pakuptimta dhe kontradiktore.
25:11Page 360
بَلۡ كَذَّبُواْ بِٱلسَّاعَةِۖ وَأَعۡتَدۡنَا لِمَن كَذَّبَ بِٱلسَّاعَةِ سَعِيرًا ١١
But they have denied the Hour, and We have prepared for those who deny the Hour a Blaze.
Jo. Ata nuk e besojnë Ditën e Gjykimit. -Arroganti, i padrejti dhe ai që nuk ka asnjë qëllim që të gjejë të vërtetën, është i privuar nga udhëzimi në rrugën e drejtë. Ai nuk mund të shpëtojë nëpërmjet polemikave boshe. Asnjë rrugë nuk hapet para tyre, përveç rrugës së dënimit. Prandaj Allahu i Madhëruar thotë:Dhe Ne kemi përgatitur zjarr flakërues, për ata që nuk e besojnë Ditën e Gjykimit. -Ai është një zjarr i madh, i ndezur fort dhe që është i mbushur plot urrejtje dhe zemërim për ata që do të hidhen brenda tij.
25:12Page 361
إِذَا رَأَتۡهُم مِّن مَّكَانِۭ بَعِيدٖ سَمِعُواْ لَهَا تَغَيُّظٗا وَزَفِيرٗا ١٢
When it [i.e., the Hellfire] sees them from a distant place, they will hear its fury and roaring.
Kur ai(Xhehenemi) t'i shohë ata(mohuesit e Zotit)prej një vendi të largët, ata do të dëgjojnë furinë(e xhehenemit) dhe zërin e tij(të tmershëm). -Që para se të hyjnë në të dhe para se Xhehenemi t’i gllabërojë, ata do t’ia dëgjojnë zhurmën, që shpërthen si zemërim kundër tyre. Nga ajo zhurmë do t’u dridhen zemrat dhe mbushen me tmerr shpirtrat. Ata do të vdisnin nga tmerri që i pushton, por nuk ka më vdekje. Zjarri është zemëruar për shkak të zemërimit të Allahut. Flakërimi i tij shtohet për shkak të mohimit dhe ligësisë së tyre.
25:13Page 361
وَإِذَآ أُلۡقُواْ مِنۡهَا مَكَانٗا ضَيِّقٗا مُّقَرَّنِينَ دَعَوۡاْ هُنَالِكَ ثُبُورٗا ١٣
And when they are thrown into a narrow place therein bound in chains, they will cry out thereupon for destruction.
E kur të flaken në të, në një vend të ngushtë të lidhur në pranga(zjarri), aty do të luten për shkatërrimin e tyre (do luten për t'u asgjësuar). -Gjatë kohës kur ata të jenë duke u ndëshkuar, në mes të zjarrit do të përjetojnë me një dhimbje mbytëse ngushtinë e vendit, të ndëshkimit të ashpër dhe prangave e zinxhirëve, që do t’ua marrë frymën. Kur të arrijnë në atë vend të ngushtë dhe torturues, pikërisht atje: "... do të luten për shkatërrimin e tyre." Do të luten e mallkojnë veten për poshtërim e shkatërrim përfundimtar, se tashmë e dinë mirë se kanë qenë të padrejtë dhe urryes të së vërtetës. Ky është një ndëshkim mëse i drejtë nga Krijuesi i tyre. Ai i vendos në atë vend ndëshkimi që e meritojnë me veprat e tyre. Megjithatë, lutjet e përgjërimet nuk kanë për t’i ndihmuar aspak që t’i shpëtojnë nga ndëshkimi i Allahut:
25:14Page 361
لَّا تَدۡعُواْ ٱلۡيَوۡمَ ثُبُورٗا وَٰحِدٗا وَٱدۡعُواْ ثُبُورٗا كَثِيرٗا ١٤
[They will be told], "Do not cry this Day for one destruction but cry for much destruction."
Këtë Ditë, mos u lutni për shkatërrimin vetëm një herë, por lutuni shumë herë! –Edhe sikur t’i shtoni e shumëfishoni lutjet e përgjërimet tuaja, nuk kanë për t’ju sjellë ndonjë ndryshim dhe nuk kanë për t’ju shpëtuar nga dëshpërimi e frika, nga ndëshkimi e vuajtja.
25:15Page 361
قُلۡ أَذَٰلِكَ خَيۡرٌ أَمۡ جَنَّةُ ٱلۡخُلۡدِ ٱلَّتِي وُعِدَ ٱلۡمُتَّقُونَۚ كَانَتۡ لَهُمۡ جَزَآءٗ وَمَصِيرٗا ١٥
Say, "Is that better or the Garden of Eternity which is promised to the righteous? It will be for them a reward and destination.
Thuaj: “A është më i mirë zjarri i xhehenemit apo Xheneti i përjetshëm, i cili u është premtuar si shpërblim të devotshmëve?!” -Thuaju atyre, o Muhamed, duke u vënë në dukje zgjedhjen e tyre të keqe, kur preferuan të dëmshmen kundrejt të dobishmes: “Ai është më i mirë..." Pra, ky ndëshkim që u përshkrua është më i mirë apo Xheneti i përjetshëm, i cili u është premtuar si shpërblim të devotshmëve?! Furnizimi për rrugën drejt këtij vendi të mrekullueshëm është devotshmëria e frika nga Zoti. Ai që i ruhet zemërimit dhe ndëshkimit të Tij, duke zbatuar urdhëresat e qëndruar brenda kufijve të Tij, ai ka këtë premtim të mrekullueshëm.
25:16Page 361
لَّهُمۡ فِيهَا مَا يَشَآءُونَ خَٰلِدِينَۚ كَانَ عَلَىٰ رَبِّكَ وَعۡدٗا مَّسۡـُٔولٗا ١٦
For them therein is whatever they wish, [while] abiding eternally. It is ever upon your Lord a promise [worthy to be] requested.1
Ai është përgatitur si shpërblim dhe ai do të jetë vendqëndrimi i tyre(i përjetshëm). -Ky është shpërblimi i devotshmërisë, Xheneti i përjetësisë, ku do të qëndrojnë pafundësisht mes mirësive të pashembullta.Ata do të kenë në të gjithçka që dëshirojnë, e aty do të banojnë përjetë. -Atje do të kenë gjithçka që dëshirojnë dhe ëndërrojnë ta shijojnë, si ushqime të shijshme e pije të këndshme, veshje të bukura, bashkëshorte të hijshme, kështjella të larta, kopshte e pyje të lulëzuara, fruta të cilat të kënaqin me pamjen dhe me shijen e tyre nga bukuria dhe larmishmëria e tyre, lumenj që rrjedhin përmes pyjeve dhe kopshteve, ku dhe kur ata të dëshirojnë. Ata janë lumenj prej uji që nuk prishet e as merr erë të keqe, lumenj prej qumështi, që nuk i ndryshon shija ose të prishet, lumenj prej pijesh shumë të këndshme për ata që i pijnë, dhe lumenj prej mjalti të kulluar. Ata do të jenë mes aromash të papërshkrueshme dhe të pashembullta dhe mes vendbanimeve të zbukuruara. Gjatë gjithë kohës dhe kur të dëshirojnë, ata do të dëgjojnë tingujt e zërave të bukur, që këndojnë në Xhenet, që nga bukuria e tyre, do t’ua rrëmbejnë zemrat. Atje ata do të vizitojnë vëllezërit dhe të dashurit e tyre, dhe do të kënaqen me këto takime. Por mbi të gjitha këto kënaqësi qëndron kënaqësia e shikimit në fytyrën e Zotit Mëshirëplotë dhe dëgjimit të Fjalës së Tij drejtuar me dashuri banorëve të Xhenetit. Ata fatlumë do të hedhin hapat pranë Zotit të botëve në afërsi të Tij, do të kenë një lumturi të papërshkrueshme kur Ai të njoftojë se është i kënaqur prej tyre dhe se kurrë nuk ka për t’u zemëruar më nga ata. Të gjitha këto mirësi do të jenë të vazhdueshme dhe gjithmonë në shtim e zbukurim të përjetshëm, me kalimin e kohës në përjetësi. Mbërritja dhe hyrja në këto kopshte dhe mirësi është një premtim që Zoti nuk e thyen.Ky është, për Zotit tënd, një premtim(i rëndësishëm) që nuk e thyen. -Është një përjetim i sigurt dhe për të cilin duhet të lutesh e të përgjërohesh shumë. Për të i janë lutur Allahut robërit e Tij të devotshëm me të dyja mënyrat e lutjes, me gjuhën e gjendjes dhe veprave të tyre dhe me gjuhën e fjalëve dhe lutjeve të sinqerta. Mendohuni, o njerëz, cili prej këtyre dy vendeve duhet të preferohet? Punëtorët e cilës botë janë më të logjikshëm dhe të nderuar? Gjykoni, ju të urtë e të mençur! Tashmë është qartësuar e vërteta dhe është ndriçuar rruga, kurse mospërfillësit e saj nuk kanë më asnjë justifikim, nëse nuk pyesin më argumentet dhe Shpalljen e Zotit dhe nuk respektojnë ftesën e Tij bujare. Të lutemi dhe vetëm tek Ti shpresojmë, o Zot. Ti i ke gjykuar me drejtësinë Tënde shumë popuj për të qenë të humbur dhe, me Mëshirën e bamirësinë Tënde, shumë të tjerë i ke bërë të lumtur, duke u dhënë Xhenetin, dhe, më shumë se kaq, shikimin në fytyrën Tënde dhe kënaqësinë ndaj tyre! O Zoti ynë! Ty të përgjërohemi të na ruash nga gjendja e fatzinjve të humbur dhe të lutemi të na shpëtosh nga zemërimi yt e të na dhurosh mëshirën dhe Xhenetin Tënd!
25:17Page 361
وَيَوۡمَ يَحۡشُرُهُمۡ وَمَا يَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ فَيَقُولُ ءَأَنتُمۡ أَضۡلَلۡتُمۡ عِبَادِي هَٰٓؤُلَآءِ أَمۡ هُمۡ ضَلُّواْ ٱلسَّبِيلَ ١٧
And [mention] the Day He will gather them and that which they worship besides Allāh and will say, "Did you mislead these, My servants, or did they [themselves] stray from the way?"
Allahu i Lartësuar na njofton rreth gjendjes së idhujtarëve dhe idhujve të tyre në Ditën e Kijametit. Idhujt do të distancohen prej idhujtarëve, ndërsa këta të fundit do të shohin kotësinë e idhujtarisë së tyre. I Lartësuari thotë:Ditën kur Ai do t’i tubojë ata dhe idhujt, që ata adhuruan veç Allahut, do t'u thotë(idhujve): “A ju qetë ata që i udhëzuat robërit e Mi që t’ju adhurojnë, apo ata vetë e braktisën rrugën(e drejtë)?” - Ajo është dita kur Zoti do t’i tubojë së bashku idhujtarët, të cilët kanë mohuar shpalljet dhe nuk kanë pranuar t'u binden profetëve të Tij. Por atë ditë, Ai do të tubojë së bashku me idhujtarët, edhe idhujt që ata kanë adhuruar. Allahu do t’u drejtohet me disa fjalë idhujve, por që në fakt janë fjalë trishtuese që u drejtohen idhujtarëve: “A ju qetë ata që i udhëzuat robërit e Mi që t’ju adhurojnë, apo ata vetë e braktisën rrugën (e drejtë)?” Pra, mos, vallë, i urdhëruat ju ata që t’ju adhuronin? Ju i nxitët apo ata e bënë vetë, me dëshirën e tyre? Atëherë, ata që adhuroheshin do të distancohen nga kjo padrejtësi e madhe dhe do të thonë:
25:18Page 361
قَالُواْ سُبۡحَٰنَكَ مَا كَانَ يَنۢبَغِي لَنَآ أَن نَّتَّخِذَ مِن دُونِكَ مِنۡ أَوۡلِيَآءَ وَلَٰكِن مَّتَّعۡتَهُمۡ وَءَابَآءَهُمۡ حَتَّىٰ نَسُواْ ٱلذِّكۡرَ وَكَانُواْ قَوۡمَۢا بُورٗا ١٨
They will say, "Exalted are You! It was not for us to take besides You any allies [i.e., protectors]. But You provided comforts for them and their fathers until they forgot the message and became a people ruined."
Ata do të përgjigjen: “Lavdia qoftë për ty! -Ata e lavdërojnë dhe e dëlirësojnë Allahun kundër shirkut që kanë bërë idhujtarët dhe distancohen nga një vepër e tillë.Kurrë nuk do të parapëlqenim që përveç Teje të kemi ndonjë mbrojtës tjetër,... -Kurrë nuk do t’ia lejonim vetes të merrnim mbrojtës, mik e ndihmëtar tjetër, veç Teje, o Zot! Ne nuk njohim zot tjetër që të meritojë ta adhurojmë, t’i mbështetemi dhe t’i lutemi, përveç Teje! Duke qenë se ne nuk adhurojmë asnjë dhe asgjë veç Teje dhe përderisa nuk i mbështetemi e as i lutemi e kërkojmë ndihmë askujt tjetër veç Teje, atëherë si mund të urdhërojmë të tjerët për një padrejtësi të tillë?! Kjo kurrë nuk mund të ndodhë dhe Ti je shumë i madhëruar dhe i dëlirë që të mund të zgjedhim ndonjë tjetër si të adhuruarin e kujdestarin tonë. Ky i ngjan ajetit tjetër: “Allahu do të thotë: “O Isa, biri i Merjemes! Ti, vallë, u the njerëzve: “Më besoni mua dhe nënën time si dy zota veç Allahut!?” Ai do të thotë: “Qofsh i lartësuar (o Zoti im)! Kurrë nuk mund ta thosha unë atë për të cilën nuk kam asnjë të drejtë. Po ta kisha thënë atë, Ti do ta kishe ditur. Ti e di çfarë ka në shpirtin tim, ndërsa unë nuk e di atë që është tek Ty. Ti i di të gjitha të fshehtat. Unë nuk u kam thënë atyre asgjë tjetër, veç asaj që Ti më urdhërove: “Adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj!” Unë isha dëshmitar i tyre, sa isha ndër ta. Por pasi Ti më more mua, ishe Ti mbikëqyrësi i tyre. Ti je Dëshmitar për gjithçka.” Nëse Ti i ndëshkon ata, ata janë robt e Tu. E nëse i fal ata, Ti je i Plotfuqishmi e i Urti. Allahu thotë: “Kjo është dita kur të sinqertëve u sjell dobi sinqeriteti i tyre. Atyre u takojnë kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Të. Ky është shpëtimi i madh.” Vetëm Allahut i takon sundimi i qiejve dhe i tokës dhe gjithçka që është ndërmjet tyre. Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka." [Maide 116 - 120]. Ose: "Ditën kur Ai do ti tubojë ata të gjithë do t'u thotë melekëve: “Këta janë ata që ju adhuronin juve?” Ata (melekët)thonë: “I dëlirë je o i Madhëruar! Ti je Zoti ynë, dhe je i pastër nga ajo që ata thonë! Por ata adhuronin xhindet dhe shumica e tyre besonin në ta”. Sot nuk keni gjë në dorë t’i bëni dobi e as dëm njëri-tjetrit. Atyre që ishin zullumqarë do t'u themi: “Shijoni dënimin e zjarrit, të cilin e konsideruat gënjeshtër!” [Sebe'e 40 - 42]. Pasi rrëfehen se janë të pastër nga idhujtaria dhe që nuk kanë lidhje me ftesën e njerëzve në këtë padrejtësi, ata përmendin shkakun e vërtetë të idhujtarisë së atyre të mjerëve:... por Ti i begatove me të mira ata dhe të parët e tyre... -Ata u zhytën në kënaqësitë e kësaj bote, të shfrenuar në përmbushjen e epsheve dhe kënaqësive të tyre tokësore. Aq shumë u përhumbën në këto kënaqësi saqë:dhe ata i harruan paralajmërimet e tua... -Ata ishin tërësisht të përhumbur në kërkimin e kënaqësive të kësaj dynjaje, ishin dehur me përmbushjen e epsheve, saqë e harruan ahiretin dhe e shitën atë për të blerë dynjanë. Ata u bënë, ashtu siç thotë Zoti:... dhe u bënë popull i shkatërruar.” -Ata u bënë "kaumen bura" - njerëz të këqinj, në të cilët nuk ka asnjë grimë mirësie dhe të cilët nuk meritojnë dhe as janë të denjë për ndonjë të mirë. Ata vlejnë dhe meritojnë veçse shkatërrimin e dëshpërimin. Në këto ajete përmendet shkaku që i pengon ata nga pasimi i udhëzimit të Zotit, e që është kënaqësia e tepruar me stolitë e kësaj bote. Është përmendur edhe një pengesë tjetër për mospërqafimin e udhëzimit të Zotit: fakti që ata janë njerëz që nuk kanë mirësi në shpirt. Ata pranojnë veçse ligësinë dhe e refuzojnë me forcë mirësinë. Kështu, me këto dy shkaqe, çdo lloj sherri e shkatërrimi që të të vijë ndër mend, ke për ta gjetur tek ata të mjerë. Më pas, Allahu i Madhëruar u drejtohet idhujtarëve dhe u thotë:
25:19Page 361
فَقَدۡ كَذَّبُوكُم بِمَا تَقُولُونَ فَمَا تَسۡتَطِيعُونَ صَرۡفٗا وَلَا نَصۡرٗاۚ وَمَن يَظۡلِم مِّنكُمۡ نُذِقۡهُ عَذَابٗا كَبِيرٗا ١٩
So they will deny you, [disbelievers], in what you say,1 and you cannot avert [punishment] or [find] help. And whoever commits injustice2 among you - We will make him taste a great punishment.
“Këta e përgënjeshtruan atë që thatë ju, -Ata u distancuan nga pretendimi juaj se ata ju kishin urdhëruar që t’i adhuronit apo se ata ishin të kënaqur me idhujtarinë tuaj. Ata dëshmuan se ju gënjeni kur pretendoni se ata ishin ndërmjetësit tuaj tek Zoti. Ata i mohojnë të gjitha këto gënjeshtra tuaja dhe tashmë janë armiqtë tuaj më të ashpër, ndërsa për ju është bërë i meritueshëm dënimi i Zotit....dhe tashmë ju as nuk keni mundësi të shpëtoni as do të ndihmoheni.” -Vetë nuk mund të gjejnë shpëtim duke ofruar kompensim, por nuk do të gjejnë as ndonjë ndihmës, që t’i shpëtojë nga ndëshkimi i Zotit. Ky është dënimi për pasuesit e verbër të së kotës, të zhytur në injorancë, që refuzojnë shpalljet dhe dritën e Zotit. Ai është dënimi më i keq dhe përfundimi më i dhembshëm. Atëherë, çfarë mund të mendohet për atë kategori që jo vetëm ndjekin verbërisht të kotën, por refuzojnë me arrogancë të vërtetën, edhe pasi e kanë njohur atë, madje edhe pengojnë të tjerët nga kjo e vërtetë?! Për këta, Allahu i Madhëruar thotë:Dhe cilido prej jush që bën padrejtësi, Ne do t'i japim një dënim të madh. –Atij që e braktis të vërtetën me inat dhe arrogancë: "Ne do t’i japim një dënim të madh." Askush nuk mund ta përshkruajë dhe tregojë deri ku shkojnë dhimbjet e dëshpërimi. Duke u dhënë përgjigje mohuesve të Shpalljes, Allahu i Madhëruar thotë:
25:20Page 361
وَمَآ أَرۡسَلۡنَا قَبۡلَكَ مِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ إِلَّآ إِنَّهُمۡ لَيَأۡكُلُونَ ٱلطَّعَامَ وَيَمۡشُونَ فِي ٱلۡأَسۡوَاقِۗ وَجَعَلۡنَا بَعۡضَكُمۡ لِبَعۡضٖ فِتۡنَةً أَتَصۡبِرُونَۗ وَكَانَ رَبُّكَ بَصِيرٗا ٢٠
And We did not send before you, [O Muḥammad], any of the messengers except that they ate food and walked in the markets. And We have made some of you [people] as trial for others - will you have patience? And ever is your Lord, Seeing.
Ne edhe para teje çuam të dërguar, por edhe ata ishin njerëz që hanin ushqim dhe ecnin nëpër tregje. -Ata më përpara thoshin: “Ç’është ky i dërguar, i cili ha ushqim dhe shëtit nëpër tregje?! Përse nuk i është dërguar atij një melek dhe të bëhet me të paralajmërues?! Ose, përse nuk i është zbritur një thesar apo të kishte një kopsht, nga i cili të hante?! Të padrejtët thonë: “Ju, vërtet po pasoni një njeri të magjepsur." [Furkan 7, 8]. I Madhëruari nuk i ka bërë profetët të tillë që të mos hanë ushqim dhe nuk i ka bërë ata melekë. Edhe ti, o Muhamed, je si të gjithë profetët para teje. Ndërsa për sa i përket varfërisë dhe pasurisë, ata janë sprovë për njerëzit dhe është urtësia e Zotit që vendos për të, siç thotë i Madhëruari:Ne ju bëmë të jeni sprovë për njëri-tjetrin:... -Kështu, profetët ishin sprovë për ata ku dërgoheshin. Ata nxirrnin në pah të bindurit nga të pabindurit. Nga ana tjetër, profetët vetë, Zoti i sprovoi duke i urdhëruar që të ftojnë krijesat në rrugën e drejtë. I pasuri është sprovë për të varfërin dhe i varfëri është sprovë për të pasurin. Në këtë mënyrë, sprovohen të gjitha krijesat me njëra tjetrën. Kjo botë është vendi i sprovës dhe belave. Qëllimi i të gjitha këtyre sprovave është që të duket shkalla e durimit. Ai thotë:... A do të jeni të durueshëm? -A do të jeni të durueshëm e këmbëngulës dhe të plotësoni me përkushtim e përpikmëri detyrat tuaja, që Zoti ju ka ngarkuar, dhe kështu Ai t'ju shpërblejë? Apo nuk do të bëni durim, dhe kështu të meritoni ndëshkimin?Allahu është Ai që sheh çdo gjë. -Ai i di mirë çdo gjendje tuajën, prandaj dhe Ai zgjedh dhe i dallon ata të cilët e meritojnë dhe janë të duhurit për të mbartur Shpalljen e Tij. Ai i di mirë edhe veprat tuaja dhe ka për t’ju shpërblyer për to. Nëse keni bërë vepra të mira, do t’ju shpërblejë me të mira, e nëse keni bërë të liga, ato do të merrni si dënim.
25:21Page 362
۞ وَقَالَ ٱلَّذِينَ لَا يَرۡجُونَ لِقَآءَنَا لَوۡلَآ أُنزِلَ عَلَيۡنَا ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ أَوۡ نَرَىٰ رَبَّنَاۗ لَقَدِ ٱسۡتَكۡبَرُواْ فِيٓ أَنفُسِهِمۡ وَعَتَوۡ عُتُوّٗا كَبِيرٗا ٢١
And those who do not expect the meeting with Us say, "Why were not angels sent down to us, or [why] do we [not] see our Lord?" They have certainly become arrogant within themselves1 and [become] insolent with great insolence.
Ata që nuk shpresojnë takimin me Ne, thanë: “Përse të mos na dërgohen melekë(si profetë në vend të njerëzve), ose përse të mos e shohim Zotin tonë?” -Ata që mohojnë Profetin dhe premtimet e Allahut, ata nuk kanë në zemrat e tyre frikë nga kërcënimet e Zotit dhe as shpresë për shpërblimet e Tij dhe për takimin me Të. Këta thonë: “Përse të mos na dërgohen melekë (si profetë në vend të njerëzve), ose përse të mos e shohim Zotin tonë?” Pra, i thoshin Profetit (a.s.): “Përse nuk zbresin melekë, që të dëshmojnë për Shpalljen që sjell nga Zoti dhe të jenë krah për ty, ose të vijnë vetë melekët si profetë?! Ose të vijë vetë Zoti, që ne ta shohim dhe Ai të na thotë drejtpërdrejt: ‘Ky është Profeti Im, prandaj pasojeni e binduni atij!" Kjo është një shprehje e arrogancës, mendjemadhësisë dhe refuzimit pa të drejtë të Profetit (a.s). Prandaj Allahu i Lartësuar thotë:Vërtet, ata e tejçmuan shumë lart veten e tyre dhe e tejkaluan me arrogancën e tyre të madhe. -Si guxuan të bëjnë të tilla propozime?! E kush jeni ju, o të varfër e të mjerë, që të kërkoni të shihni Allahun, madje ta kërkoni këtë edhe si kusht për pranimin ose jo të profetësisë dhe Shpalljes që solli Muhamedi (a.s)?! E çfarë mendjemadhësie mund të jetë më e madhe se kjo e tyre? Allahu thotë për ta: "...ata e tejçmuan shumë lart veten e tyre dhe e tejkaluan me arrogancën e tyre të madhe." Zemrat e tyre u ngurtësuan dhe u vrazhdësuan, prandaj nuk e pranuan të vërtetën. Zemrat e tyre ishin më të forta se guri dhe hekuri. Ato kurrë nuk u zbutën për të pranuar të vërtetën. Ata as nuk ua vënë veshin këshilluesve, prandaj dhe këshilla e qortimi nuk gjeti rrugë në zemrat e tyre. Ata ishin mopërfillës e mëndjemëdhenj, që nuk e pasonin të vërtetën edhe pse u vinte e qartë nga Zoti. Ata refuzuan të pasonin njeriun më të mirë dhe dashamirës ndaj krijesave dhe refuzuan të besonin ajetet e qarta të Zotit. Ata mohuan Profetin dhe kundërshtuan Shpalljen e sjellë nga ai. A nuk ishte ky tregues i ngurtësisë dhe vrazhdësisë së zemrave të tyre? Për shkak të këtij mohimi e ngurtësie të zemrave të tyre, veprat e tyre u asgjësuan dhe u zhvlerësuan. Kështu, ata dështuan dhe u zhytën në dëshpërimin më të thellë. Ata u privuan nga çdo e mirë.
25:22Page 362
يَوۡمَ يَرَوۡنَ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةَ لَا بُشۡرَىٰ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُجۡرِمِينَ وَيَقُولُونَ حِجۡرٗا مَّحۡجُورٗا ٢٢
The day they see the angels1 - no good tidings will there be that day for the criminals, and [the angels] will say, "Prevented and inaccessible."2
Ditën kur të shohin melekët (kur t'u meret shpirti, ose në varr, ose në ringjallje), nuk do të ketë gëzim për keqbërësit. Ata(melekët)do t'u thonë: “Ju është ndaluar gjithçka e mirë.” -Ata kërkuan të shihnin melekët, që t’u zbrisnin para tyre, që të besonin, por Allahu na tregon se ditën kur ata të shohin melekët, ajo do të jetë një ditë e vështirë për keqbërësit zemërgurë. Kështu do të ndodhë, sepse duke vazhduar në mohimin, vrazhdësinë dhe inatin e tyre, ata kanë për t’i parë melekët në momentet kur t’u shfaqet dënimi i Zotit. Takimi i parë i tyre me melekët e Zotit do të jetë në momentin e vdekjes, siç thotë Zoti: "Eh, sikur t’i shihje mizorët kur janë në agoni të vdekjes, ndërsa melekët kanë shtrirë duart e veta e u thonë: “Jepeni shpirtin! Tani do të vuani dënimin poshtërues sepse ju thoshit të pavërteta për Allahun dhe ndaj shenjave të Tij tregoheshit kryeneçë. Tashmë ju na vini të vetmuar, ashtu si ju krijuam së pari, duke lënë pas vetes gjithçka që ju patëm dhënë. Nuk po shohim të jenë me ju ndërmjetësit tuaj, për të cilët mëtonit se ishin ortakët e Allahut. Pa dyshim, sot është këputur çdo lidhje mes jush dhe ka humbur gjithçka që ju shpresonit.” [En'am 93, 94]. Pastaj do të përballen me melekët në varr, me Munkerin dhe Nekirin, kur ata do t’i pyesin: “Kush është Zoti yt? Kush është Profeti yt? Cila është feja jote?” Dhe ata të mjerë nuk do të jenë në gjendje të japin përgjigjet që do t’i shpëtonin nga ndëshkimi. Atje do të përfshihen e mbulohen nga zemërimi i Zotit dhe nuk do të shohin mëshirë prej Tij. Pastaj do të shohin melekët në Ditën e Gjykimit, kur ata t’i shtyjnë me forcë si turmë, për t’i hedhur në zjarr. Pastaj ata do t’i dorëzojnë këta keqbërës në duart e zebanive të Xhehenemit, të cilët do të merren me ndëshkimin dhe torturimin e tyre. Kështu, ajo që kërkuan, pra, shikimi i melekëve, do t’u jepet në këtë formë, nëse vazhdojnë t’i kthejnë shpinën së vërtetës. Atë ditë nuk do të duan të shohin melekët, por do të kërkojnë mbrojtje dhe do të tmerrohen prej tyre. Ata do të kërkojnë të fshihen prej tyre, por nuk kanë ku të fshihen e të shpëtojnë. Allahu i Lartësuar thotë: "O turma e xhindeve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të Tokës, dilni! Por ju nuk mund ta bëni këtë, veçse me ndonjë fuqi të madhe." [Rahman 33].
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences