As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
الجاثية
Al-Jathiyah
The Crouching · Meccan · 37 ayahs
45:1–2Page 499
حمٓ ١
Ḥā, Meem.1
تَنزِيلُ ٱلۡكِتَٰبِ مِنَ ٱللَّهِ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡحَكِيمِ ٢
The revelation of the Book is from Allāh, the Exalted in Might, the Wise.
Ha, Mim. Zbritja e Librit është prej Allahut, të Gjithëfuqishmit, të Urtit! -Allahu i Madhëruar na tregon disa cilësi të mrekullueshme të Kur'anit, duke na urdhëruar indirekt për t’i dhënë rëndësinë, përkushtimin dhe respektin që meriton. Kur'ani është Libër i zbritur nga Allahu i Gjithëditur, i Cili është i vetmi i adhuruar me meritë. Vetëm Ai meriton të duhet me gjithë shpirt, të madhërohet dhe të lavdërohet. Emrat dhe atributet e Tij janë të mrekullueshme dhe absolute. Ai është i vetmi që i ka në dorë të gjitha mirësitë e i vetmi që i dhuron ato. Ai është i Gjithëfuqishmi dhe Atij i takon urtësia e plotë. Kur'ani është Shpallje e këtij Zoti të Madhërishëm, i Cili është i vetmi që meriton adhurimin, dashurinë dhe që t’i nënshtrohesh. Ky fakt përforcohet në ajetet më pas, ku Allahu i Madhëruar përmend shenjat që mund të dallohen në natyrë dhe në vetet tona. Ai thotë:
45:3–5Page 499
إِنَّ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ لَأٓيَٰتٖ لِّلۡمُؤۡمِنِينَ ٣
Indeed, within the heavens and earth are signs for the believers.
وَفِي خَلۡقِكُمۡ وَمَا يَبُثُّ مِن دَآبَّةٍ ءَايَٰتٞ لِّقَوۡمٖ يُوقِنُونَ ٤
And in the creation of yourselves and what He disperses of moving creatures are signs for people who are certain [in faith].
وَٱخۡتِلَٰفِ ٱلَّيۡلِ وَٱلنَّهَارِ وَمَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مِن رِّزۡقٖ فَأَحۡيَا بِهِ ٱلۡأَرۡضَ بَعۡدَ مَوۡتِهَا وَتَصۡرِيفِ ٱلرِّيَٰحِ ءَايَٰتٞ لِّقَوۡمٖ يَعۡقِلُونَ ٥
And [in] the alternation of night and day and [in] what Allāh sends down from the sky of provision [i.e., rain] and gives life thereby to the earth after its lifelessness and [in His] directing of the winds are signs for a people who reason.
Vërtet, në qiej dhe në Tokë ka plot Shenja për besimtarët. Edhe në krijimin tuaj dhe të gjallesave të kudogjendura ka fakte për njerëzit që janë të bindur(në besimin e drejtë). Edhe në shkëmbimin e natës me ditën, në reshjet që Allahu lëshon prej qiellit, si furnizim dhe si gjallërues të tokës pas vdekjes së saj, ashtu edhe në lëvizjen e erërave ka fakte për njerëzit që mendojnë. -Krijimi i qiejve, i Tokës dhe i gjallesave të shpërndara në to, dobitë dhe mirësitë e tyre për jetën, shiu që zbret nga qielli, me të cilin gjallërohet toka dhe jetojnë krijesat, të gjitha këto, pra, janë shenja të qarta, të kuptueshme dhe të pakundërshtueshme, që tregojnë për madhështinë e Kur'anit dhe për faktin se ai është Shpallje e Allahut të Madhërishëm. Ato dëshmojnë, gjithashtu, për vërtetësinë e çdo fjale, informacioni, mesazhi e dispozite që gjendet në të. Ato dëshmojnë se Allahu i Madhëruar është i Plotë dhe Absolut në çdo drejtim, në emrat, cilësitë dhe atributet e Tij. Por ato pohojnë edhe të vërtetën e ringjalljes dhe të llogarisë së drejtë para Krijuesit.
45:6Page 499
تِلۡكَ ءَايَٰتُ ٱللَّهِ نَتۡلُوهَا عَلَيۡكَ بِٱلۡحَقِّۖ فَبِأَيِّ حَدِيثِۭ بَعۡدَ ٱللَّهِ وَءَايَٰتِهِۦ يُؤۡمِنُونَ ٦
These are the verses of Allāh which We recite to you in truth. Then in what statement after Allāh and His verses will they believe?
Këto janë ajetet e Allahut, të cilat po t’i lexojmë me vërtetësi. Atëherë, çfarë fjale tjetër, veç fjalës së Allahut dhe fakteve të Tij besojnë ata?! -Allahu i Madhëruar na tregon se, në lidhje me të përfituarit ose jo nga faktet e Kur'anit, njerëzit ndahen në dy grupe:1. Ata që mendojnë thellë rreth këtyre fakteve, duke kuptuar domosdoshmërinë e besimit në Allahun e Lartësuar. Ata përfitojnë shumë nga udhëzimi i Allahut, duke e ngritur veten lart. Ata e besojnë plotësisht Allahun e Madhëruar, ashtu si edhe melekët e Tij, shpalljet e Tij, profetët e Tij dhe Ditën e Gjykimit. Besimi i tyre është i plotë, larg çdo dyshimi. Nëpërmjet Kur'anit dhe fakteve të Allahut të shfaqura në krijimin e Tij, shpirtrat e tyre pastrohen dhe dituria iu shtohet.2. Ata të grupit tjetër i dëgjojnë faktet e Allahut, por i shpërfillin menjëherë ato, prandaj nuk do të kenë më asnjë justifikim para Zotit. Ata e shpërfillin të vërtetën, sikur të mos e kenë dëgjuar atë. Faktet e Allahut nuk i prekin zemrat e tyre dhe nuk i pastrojnë ato. Përkundrazi, për shkak të mendjemadhësisë që kanë, ato ua shtojnë edhe më shumë shfrenimin në kalimin e kufijve. Ata, kur dëgjojnë ndonjë fakt të Allahut, e marrin me tallje. Por i Madhëruari i kërcënon këta, duke thënë:
45:7–9Page 499
وَيۡلٞ لِّكُلِّ أَفَّاكٍ أَثِيمٖ ٧
Woe to every sinful liar
يَسۡمَعُ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِ ثُمَّ يُصِرُّ مُسۡتَكۡبِرٗا كَأَن لَّمۡ يَسۡمَعۡهَاۖ فَبَشِّرۡهُ بِعَذَابٍ أَلِيمٖ ٨
Who hears the verses of Allāh recited to him, then persists arrogantly as if he had not heard them. So give him tidings of a painful punishment.
وَإِذَا عَلِمَ مِنۡ ءَايَٰتِنَا شَيۡـًٔا ٱتَّخَذَهَا هُزُوًاۚ أُوْلَٰٓئِكَ لَهُمۡ عَذَابٞ مُّهِينٞ ٩
And when he knows anything of Our verses, he takes them in ridicule. Those will have a humiliating punishment.
Mjerë për çdo gënjeshtar e gjynahqar të madh, Që i dëgjon faktet e Allahut kur i lexohen, e pastaj vazhdon sërish të tregohet mendjemadh, sikur nuk i ka dëgjuar ato! Paralajmëroji ata për një ndëshkim të dhembshëm. Kur mësojnë diçka prej ajeteve Tona, ata i marrin me tallje. Ata do të kenë një dënim poshtërues. -I Madhëruari i përshkruan këta të mjerë me dy cilësi: “effak” - gënjeshtarë në fjalë dhe “ethim” - gjynahqarë në vepra. Çdokush që ka këto cilësi kërcënohet se do të ketë një ndëshkim të dhembshëm. Për të kuptuar këtë ndëshkim, mjafton të thuhet se ata i pret Xhehenemi, siç thotë i Lartësuari më pas:
45:10Page 499
مِّن وَرَآئِهِمۡ جَهَنَّمُۖ وَلَا يُغۡنِي عَنۡهُم مَّا كَسَبُواْ شَيۡـٔٗا وَلَا مَا ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِ ٱللَّهِ أَوۡلِيَآءَۖ وَلَهُمۡ عَذَابٌ عَظِيمٌ ١٠
Before them1 is Hell, and what they had earned will not avail them at all nor what they had taken besides Allāh as allies. And they will have a great punishment.
Përpara tyre ndodhet Xhehenemi. Atyre nuk do t’u bëjnë aspak dobi ato që kanë grumbulluar dhe as ata, të cilëve u kërkojnë ndihmë në vend të Allahut. Ata do të vuajnë një dënim të ashpër. -Atyre nuk do t’u bëjnë dobi pasuritë që kanë fituar në botë dhe as miqtë apo zotat, të cilëve iu luten e kërkojnë mbështetje. Ata do t’u kërkojnë ndihmë, por idhujt e tyre do t’i lënë në baltë në momentet më të nevojshme. Pasi foli për shenjat e Tij të sjella në Kur'an, për dëshmitë që gjenden në krijimin e Tij dhe për faktin që njerëzit ndahen në dy grupe, në lidhje me përfitimin apo jo prej shenjave të Tij, Allahu i Madhëruar pohon një tjetër fakt të rëndësishëm: Kur'ani i përmban të gjitha qëllimet e larta, të cilat çdo njeri duhet të përpiqet që t’i arrijë, dhe është udhëzues i qartë për arritjen e mirësive të dynjasë dhe të ahiretit. Kështu, i Madhëruari thotë:
45:11Page 499
هَٰذَا هُدٗىۖ وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِمۡ لَهُمۡ عَذَابٞ مِّن رِّجۡزٍ أَلِيمٌ ١١
This [Qur’ān] is guidance. And those who have disbelieved in the verses of their Lord will have a painful punishment of foul nature.
Ky(Kur'an)është një udhëzim madhështor.Këtu bëhet një përshkrim i përgjithshëm i Kur'anit. Ky libër na udhëzon duke na mundësuar njohjen e Allahut të Madhëruar, me cilësitë e Tij të mrekullueshme dhe të pastra nga çdo mangësi, si dhe me veprat e Tij të lavdëruara. Kur'ani na mundëson njohjen e profetëve të Allahut, të të dashurve e të zgjedhurve të Tij, si dhe na prezanton qartë armiqtë e Tij, duke bërë një përshkrim të plotë të secilit grup. Ai udhëzon drejt punëve të mira dhe inkurajon për kryerjen e tyre, ashtu siç na qartëson se cilat janë vepra të këqija dhe na ndalon nga ato. Kur'ani na tregon me detaje se si do të jetë shpërblimi për veprat e robërve, në këtë dynja dhe në ahiret. Të udhëzuarit që përfitojnë nga mësimet e Kur'anit, do të gjejnë lumturinë, ndërsa ata që nuk i pranojnë mësimet e tij i pret diçka tjetër:Ndërsa ata që nuk i pranojnë faktet e Zotit të tyre, i pret një dënim poshtërues dhe i mundimshëm. -Për ata që mohojnë faktet e Zotit, të cilat janë të qarta e të prera, është përgatitur një ndëshkim poshtërues dhe i dhembshëm, sepse ato fakte i mohojnë veçse të shfrenuarit në tejkalimin e kufijve të Zotit.
45:12Page 499
۞ ٱللَّهُ ٱلَّذِي سَخَّرَ لَكُمُ ٱلۡبَحۡرَ لِتَجۡرِيَ ٱلۡفُلۡكُ فِيهِ بِأَمۡرِهِۦ وَلِتَبۡتَغُواْ مِن فَضۡلِهِۦ وَلَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُونَ ١٢
It is Allāh who subjected to you the sea so that ships may sail upon it by His command and that you may seek of His bounty; and perhaps you will be grateful.
Allahu është Ai që nënshtroi detin për ju, në mënyrë që mbi të, me lejen e Tij, të lundrojnë anijet. -Allahu i Lartësuar na tregon për disa mirësi, që Ai u ka dhuruar robërve të Tij. Është Ai që, me ligjet fizike që ka vendosur, u ka bërë të mundur atyre të lëvizin në det me anije. Më pas, Allahu i Madhëruar thotë:Kështu ju mund të kërkoni prej mirësive të Tij dhe të jeni mirënjohës. -Kështu mund të arrini të realizoni shumë të mira, siç është edhe tregtia, prandaj të jeni mirënjohës ndaj Allahut të Lartësuar. Nëse tregoni mirënjohje ndaj Tij, Ai ka për t’jua shtuar mirësitë që ju ka dhuruar dhe, veç kësaj, do t’ju shpërblejë për mirënjohjen tuaj.
45:13Page 499
وَسَخَّرَ لَكُم مَّا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِ جَمِيعٗا مِّنۡهُۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يَتَفَكَّرُونَ ١٣
And He has subjected to you whatever is in the heavens and whatever is on the earth - all from Him. Indeed in that are signs for a people who give thought.
Për ju, Ai nënshtroi gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë; të gjitha janë prej Tij. -Të gjitha janë thjesht mirësi prej bujarisë së Allahut. Qiejt e lartë dhe gjithçka që gjendet në to: Dielli, Hëna, yjet, planetet etj., që lëvizin sipas një ligji të mrekullueshëm apo që qëndrojnë pa lëvizur; Toka, me gjithë botën bimore e shtazore të saj, me larminë e kafshëve, pemëve, frutave, mineraleve etj., të gjitha janë prej Allahut dhe janë krijuar për të mirën e njerëzve. Për këtë arsye, këto mirësi duhet të jenë nxitje për njerëzit, që ata të japin maksimumin për të shprehur mirënjohjen ndaj Zotit të tyre. Ata duhet të meditojnë gjatë rreth shenjave dhe gjykimeve të Tij, siç thotë i Madhëruari:Në to ka fakte madhështore për njerëzit që mendojnë thellë. -Krijimi madhështor i gjithësisë, nënshtrimi i saj ndaj vullnetit të të Madhërishmit, përkujdesja dhe administrimi i saj nga Zoti dhe Krijuesi i saj, dëshmojnë për pushtetin absolut dhe për vullnetin e padiskutueshëm të Tij. Rregullsia, bukuria, hijeshia dhe përsosmëria e gjithsësisë dëshmojnë për diturinë dhe urtësinë absolute të Allahut. Madhështia e kësaj gjithësie, si dhe krijesat e shumta të shpërndara në të, tregojnë për madhështinë e mbretërimit, sundimit dhe pushtetit të Krijuesit të saj. Ndërsa funksionimi i të kundërtave në këtë gjithësi tregojnë se Ai vepron çfarë dëshiron. Dobitë e shumta fetare, apo që kanë lidhje me këtë dynja, të cilat Zoti i ka vendosur në këtë gjithësi, tregojnë për mëshirën e Tij të gjerë, për bamirësinë dhe bujarinë e Tij gjithëpërfshirëse, për butësinë dhe përkujdesjen e Tij të pashembullt. Të gjitha këto tregojnë se Allahu është i vetmi i Adhuruar me të drejtë. Vetëm Atij i duhet përkushtuar çdo adhurim, duke i shprehur dashurinë, madhërimin, nënshtrimin e përkushtimin e plotë. Ato tregojnë gjithashtu se profetët e Zotit kanë thënë të vërtetën dhe e kanë përcjellë mesazhin e Tij me besnikëri. Ky arsyetim logjik është i padiskutueshëm në saktësinë dhe vërtetësinë e tij. Mbështetja në faktet e krijimit të mrekullueshëm të Allahut të Lartësuar u jep besimtarëve siguri të plotë në besim dhe largon prej tyre çdo dyshim rreth faktit se Ai është i vetmi i Adhuruar me meritë.
45:14Page 500
قُل لِّلَّذِينَ ءَامَنُواْ يَغۡفِرُواْ لِلَّذِينَ لَا يَرۡجُونَ أَيَّامَ ٱللَّهِ لِيَجۡزِيَ قَوۡمَۢا بِمَا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ ١٤
Say, [O Muḥammad], to those who have believed that they [should] forgive those who expect not the days of Allāh [i.e., of His retribution] so that He may recompense a people1 for what they used to earn.
Thuaju besimtarëve që t’i tolerojnë(e falin)ata që nuk besojnë në shpërblimin(e ndëshkimin)e Allahut, që Ai vetë t’i gjykojë njerëzit sipas veprave që bëjnë.” -Allahu i Madhëruar i urdhëron adhuruesit e Tij besimtarë që të pajisen me moral të lartë, duke u bërë të durueshëm përballë mundimeve që u sjellin idhujtarët, të cilët nuk shpresojnë takimin me Allahun dhe llogarinë e drejtë para Tij. Ata nuk shpresojnë shpërblimin e Allahut dhe ndëshkimet që Ai premton për të pabindurit, por Allahu i Lavdëruar do ta shpërblejë çdo njeri sipas asaj që ka bërë me duart e veta. Besimtarët e Tij të dashur do t’i shpërblejë pa masë për imanin, tolerancën dhe durimin e tyre. Edhe nëse jobesimtarët vazhdojnë me mohimin e tyre të shpalljeve dhe të profetëve të Zotit, veprat dhe mosbesimi i tyre nuk do t’i dëmtojë aspak besimtarët. Ndëshkimi i dhembshëm dhe poshtërimi do të godasë veçse mbi ta, siç thotë i Madhëruari më pas:
45:15Page 500
مَنۡ عَمِلَ صَٰلِحٗا فَلِنَفۡسِهِۦۖ وَمَنۡ أَسَآءَ فَعَلَيۡهَاۖ ثُمَّ إِلَىٰ رَبِّكُمۡ تُرۡجَعُونَ ١٥
Whoever does a good deed - it is for himself; and whoever does evil - it is against it [i.e., the self or soul]. Then to your Lord you will be returned.
Kush bën vepra të mira, bën për vete e kush bën vepra të këqia, bën kundër vetes. Në fund, te Zoti juaj do të ktheheni. -Kjo është një nxitje për punë të mira dhe kërcënim i frikshëm për mohuesit dhe gjynahqarët.
45:16Page 500
وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ ٱلۡكِتَٰبَ وَٱلۡحُكۡمَ وَٱلنُّبُوَّةَ وَرَزَقۡنَٰهُم مِّنَ ٱلطَّيِّبَٰتِ وَفَضَّلۡنَٰهُمۡ عَلَى ٱلۡعَٰلَمِينَ ١٦
And We did certainly give the Children of Israel the Scripture and judgement1 and prophethood, and We provided them with good things and preferred them over the worlds.
Ne u dhamë bijve të Israilit Librin, gjykimin me drejtësi dhe profetësinë. -Zoti u dhuroi bijve të Israilit mirësi e begati, që nuk i ishin dhënë asnjë populli më parë. Ai u dha Librin, domethënë Teuratin dhe Ungjillin, u dha pushtetin për të gjykuar njerëzit, si dhe profetësinë, me të cilën ata u dalluan nga popujt e tjerë. Madje, në atë kohë, profetësia ishte e kufizuar pikërisht te pasardhësit e Ibrahimit (a.s.). Gjithashtu, ndër mirësitë me të cilat u dalluan ata ishin edhe furnizimet e veçanta me ushqime, pije, veshje etj., siç qe për shembull zbritja e el menn-it dhe el selua-s nga qielli, gjatë udhëtimit të tyre dyzetvjeçar në shkretëtirë.Ne i furnizuam ata me të mira, duke i dalluar mbi të gjithë njerëzit(e asaj kohe). -Me mirësitë e dhuruara, Ata u dalluan mbi të gjithë botën. Por, sigurisht, nga ky përgjithësim përjashtohet ymeti i fundit, ai i Muhamedit (a.s), që është ymeti më i mirë i të gjitha kohërave. Vetë konteksti i ajeteve tregon se aty nuk përfshihet ymeti i Muhamedit (a.s). Ato flasin për mirësitë që Zoti u dhuroi bijve të Israilit, duke i dalluar mbi popujt e tjerë. Por me shfaqjen e Muhamedit, pasuesit e këtij të fundit u bënë populli më i mirë i nxjerrë ndonjëherë për të mirën e njerëzimit. Gjithashtu, mirësitë që iu dhuruan bijve të Israilit, si Libri hyjnor, pushteti për të gjykuar, profetësia dhe të gjitha mirësitë e tjera, i Lartësuari ia dha edhe ymetit të fundit, por duke u shtuar edhe mirësi të tjera, që nuk i kishin të tjerët. Sheriati i mrekullueshëm që iu dhurua këtij ymeti, është universal, ndërsa sheriatet e popujve të shkuar kanë qenë thjesht një pjesë e tij. Kur'ani, gjithashtu, është siguruesi i vërtetësisë së shpalljeve të mëparshme. Ndërsa Muhamedi (s.a.u.s) ishte vërtetuesi e përforcuesi i të gjithë profetëve të kaluar.
45:17Page 500
وَءَاتَيۡنَٰهُم بَيِّنَٰتٖ مِّنَ ٱلۡأَمۡرِۖ فَمَا ٱخۡتَلَفُوٓاْ إِلَّا مِنۢ بَعۡدِ مَا جَآءَهُمُ ٱلۡعِلۡمُ بَغۡيَۢا بَيۡنَهُمۡۚ إِنَّ رَبَّكَ يَقۡضِي بَيۡنَهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ فِيمَا كَانُواْ فِيهِ يَخۡتَلِفُونَ ١٧
And We gave them clear proofs of the matter [of religion]. And they did not differ except after knowledge had come to them - out of jealous animosity between themselves. Indeed, your Lord will judge between them on the Day of Resurrection concerning that over which they used to differ.
U dhamë edhe fakte të qarta për çështjet fetare. -Zoti u dha bijve të Israilit fakte të qarta dhe të padiskutueshme, nëpërmjet të cilave ata mund të dallonin të vërtetën nga e kota dhe të gjenin rrugën e drejtë. Këto fakte u përforcuan më shumë me mrekulli të shumta, që Zoti ua shfaqi atyre në duart e Musait (a.s.). Kështu, të gjitha këto mrekulli dhe argumente të qarta duhej t’i nxisin ata që të bashkoheshin rreth të vërtetës, për të zbatuar porositë e sjella nga profeti i Zotit. Por ata u sollën krejtësisht kundër asaj që pritej dhe që ishte detyrë për ta. Ata filluan të përçaheshin pikërisht rreth asaj të vërtete, siç thotë i Madhëruari:Por edhe pasi iu dha dituria, ata u përçanë për shkak të zilisë që kishin ndërmjet tyre. -Dija që iu dhurua atyre duhej t’i bënte që të mos kishin mospajtime, por padrejtësia kundrejt njëri-tjetrit i përçau keq e më keq.Në Ditën e Kijametit, Zoti yt do të gjykojë mes tyre për çdo gjë që ata kundërshtoheshin. -Allahu i Lavdëruar do ta qartësojë të vërtetën nga e kota dhe do t’i dallojë mbrojtësit e të vërtetës nga mbrojtësit e të kotës. Gjithashtu, Ai do të zbulojë edhe shkakun që i shtyu ata të përçaheshin, siç është ndjekja e epshit apo diçka tjetër.
45:18Page 500
ثُمَّ جَعَلۡنَٰكَ عَلَىٰ شَرِيعَةٖ مِّنَ ٱلۡأَمۡرِ فَٱتَّبِعۡهَا وَلَا تَتَّبِعۡ أَهۡوَآءَ ٱلَّذِينَ لَا يَعۡلَمُونَ ١٨
Then We put you, [O Muḥammad], on an ordained way concerning the matter [of religion]; so follow it and do not follow the inclinations of those who do not know.
Më pas, Ne të udhëzuam ty në një Ligj të drejtë... -Kuptimi: Më pas, Ne të dhamë ty një fe të plotë e të mrekullueshme, që udhëzon tek e mira dhe ndalon nga e keqja. Ne të shpallëm një ligj të drejtë, prandaj zbatoje rigorozisht, sepse zbatimi i tij sjell lumturinë e përjetshme, sjell arritjen e çdo të mire dhe shpëtimin nga çdo e keqe, në dynja dhe në ahiret....prandaj ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë. -Kurrë mos iu bind atyre! Synimet e tyre nuk udhëhiqen nga dituria dhe nuk ngrihen sipas saj. Mos paso ata që kundërshtojnë rrugën e profetëve, kushdo qofshin ata! Çdokush apo çdo gjë që fton në kundërshtimin e Zotit dhe profetëve, është kundërshtues i rrugës së drejtë, prandaj nuk duhet ndjekur, qofshin këto edhe dëshirat vetjake.
45:19Page 500
إِنَّهُمۡ لَن يُغۡنُواْ عَنكَ مِنَ ٱللَّهِ شَيۡـٔٗاۚ وَإِنَّ ٱلظَّٰلِمِينَ بَعۡضُهُمۡ أَوۡلِيَآءُ بَعۡضٖۖ وَٱللَّهُ وَلِيُّ ٱلۡمُتَّقِينَ ١٩
Indeed, they will never avail you against Allāh at all. And indeed, the wrongdoers are allies of one another; but Allāh is the protector of the righteous.
Ata nuk mund të të mbrojnë prej Allahut. -Prej tyre nuk keni ndonjë favor te Zoti. Ata as nuk mund t’ju ndihmojnë për mirë dhe as nuk mund t’ju mbrojnë nga ndonjë e keqe. Edhe nëse ndiqni rrugën e tyre, ata nuk do t’ju trajtojnë si veten. Ju përsëri do të jeni të huaj për ata, sepse ata janë miq dhe aleatë të njëri-tjetrit. Mohimi juaj thjesht ju largon nga Zoti juaj dhe nuk ju sjell asnjë dobi. Ata janë miq e aleatë të njëri-tjetrit, ndërsa Allahu është Mbrojtësi dhe Ndihmëtari i besimtarëve të devotshëm.Keqbërësit janë miq të njëri-tjetrit, kurse Allahu është Mbrojtësi i besimtarëve të devotshëm. -Allahu i nxjerr besimtarët nga errësirat në dritë, për shkak të devotshmërisë së tyre ndaj Tij. Kjo devotshmëri shprehet me plotësimin e urdhrave, largimin nga haramet dhe ruajtjen të paprekur të kufijve të Allahut, në shenjë dashurie, madhërimi e nënshtrimi ndaj Tij.
45:20Page 500
هَٰذَا بَصَٰٓئِرُ لِلنَّاسِ وَهُدٗى وَرَحۡمَةٞ لِّقَوۡمٖ يُوقِنُونَ ٢٠
This [Qur’ān] is enlightenment for mankind and guidance and mercy for a people who are certain [in faith].
Ky(Kur'an)është Dritë, udhëzim e mëshirë për njerëzit që besojnë me siguri të plotë. -Ky Kur'an është dritë dhe udhërrëfyes për njerëzit. Tek ai njerëzit gjejnë udhëzime të qarta për të gjitha çështjet. Nëpërmjet këtyre udhëzimeve, besimtarët përfitojnë shumë mirësi për dynjanë dhe ahiretin e tyre. Kur'ani tregon se ç’është e mirë dhe ç’është e keqe. Ai është mëshirë e dhuruar nga Zoti i Madhërishëm. Kur'ani është i tillë jo për çdo njeri, por, ashtu sikurse thotë i Madhëruari: “... për njerëzit që besojnë me siguri të plotë”, për ata që besojnë çfarë duhet besuar dhe që janë të sigurt në vërtetësinë e Shpalljes së Zotit. Nëpërmjet Shpalljes së Zotit, të cilën e besojnë pa asnjë dyshim, ata arrijnë të shohin dhe të ecin në rrugën e drejtë. Nëpërmjet saj, ata shohin të vërtetën, në lidhje jo vetëm me boshtin kryesor të fesë, por edhe me degëzimet e saj. Kështu, ata arrijnë të bëjnë për vete dhe të ruajnë çdo mirësi dhe gëzim, duke siguruar lumturinë e tyre në dynja dhe në ahiret. Kjo Shpallje, për ata që e besojnë me siguri të plotë, është tërësisht ashtu sikurse e përshkruan Allahu i Urtë, i Lavdëruar dhe i Mëshirshëm: “ndriçues, udhëzues e mëshirë”. Nëpërmjet saj, zemrat e tyre pastrohen dhe ndriçohen, ndërsa mendjet e tyre lartësohen dhe fuqizohen. Me zbatimin rigoroz të Kur'anit, siguria për vërtetësinë e tij shtohet edhe më shumë. Ndërsa për kryeneçët, të cilët ndjekin epshet e tyre, sepse i parapëlqejnë ato kundrejt kësaj mëshire të dhuruar, Kur'ani është dëshpërim, sepse për ta është shuar çdo justifikim para Zotit. Ata nuk do të mund të justifikohen para Zotit për mosbesimin dhe mosdorëzimin e tyre.
45:21Page 500
أَمۡ حَسِبَ ٱلَّذِينَ ٱجۡتَرَحُواْ ٱلسَّيِّـَٔاتِ أَن نَّجۡعَلَهُمۡ كَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ سَوَآءٗ مَّحۡيَاهُمۡ وَمَمَاتُهُمۡۚ سَآءَ مَا يَحۡكُمُونَ ٢١
Or do those who commit evils think We will make them like those who have believed and done righteous deeds - [make them] equal in their life and their death?1 Evil is that which they judge [i.e., assume].
A mos mendojnë ata që e teprojnë me të këqija se do t’i trajtojmë si të barabartë me ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, si në jetë, edhe në vdekje?! -Kuptimi: Vallë, a mos mendojnë keqbërësit, që e teprojnë me gjynahe, se Allahu do t’i trajtojë ata njëlloj si besimtarët e sinqertë, që bëjnë vepra të mira?! E si mund të trajtohen njëlloj mosmirënjohësit me njerëzit e zgjedhur, të cilët punojnë sinqerisht që të plotësojnë të drejtat e Zotit të tyre dhe, me shumë kujdes, largohen nga çdo gjë që zemëron Zotin e tyre?! Si mund të trajtohen njëlloj të shfrenuarit në epshet dhe dëshirat e tyre me ata fatlumë që i japin gjithmonë përparësi kënaqësisë së Zotit, kundrejt dëshirave të tyre të padrejta?! Le të jenë të sigurt se kriminelët nuk do të gjykohen dhe trajtohen njëlloj me besimtarët, në dynja apo në ahiret qoftë. Nëse mendojnë ndryshe, atëherë e kanë tërësisht gabim, siç thotë i Madhëruari:Sa i ulët është gjykimi i tyre! -Shumë e gabuar dhe e keqe është ajo që mendojnë. Ajo është tërësisht në kundërshtim me gjykimin e më të Urtit, më të Diturit dhe më të Drejtit, që është Allahu i Lartësuar. Madje, gjykimi i tyre është në kundërshtim edhe me logjikën e shëndoshë dhe me natyrën e pastër të njeriut. Ai është në kundërshtim me të gjitha shpalljet e Zotit dhe mesazhin e tyre, ashtu siç bie ndesh me mësimet e urta të të gjithë profetëve të dërguar nga Zoti. Le ta dinë ata, se gjykimi i padiskutueshëm i Zotit ka vendosur që besimtarët, të cilët besojnë drejt, sipas dijes së saktë e të sigurt nga Zoti, por edhe që punojnë me sinqeritet sipas atij besimi dhe asaj diturieje, ata kanë premtimin nga Zoti se do të arrijnë suksesin e sigurt. Premtimi i pakthyeshëm për ta është lumturia dhe shpërblimet e shumta në dynja dhe në ahiret. Secili do të shpërblehet sipas bamirësisë së vet. Ndërsa punëkëqijtë do t’i godasë zemërimi i Zotit, prandaj do të vuajnë poshtërimin, ndëshkimin, dhimbjen dhe dëshpërimin në dynja dhe në ahiret.
45:22Page 500
وَخَلَقَ ٱللَّهُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ بِٱلۡحَقِّ وَلِتُجۡزَىٰ كُلُّ نَفۡسِۭ بِمَا كَسَبَتۡ وَهُمۡ لَا يُظۡلَمُونَ ٢٢
And Allāh created the heavens and earth in truth and so that every soul may be recompensed for what it has earned, and they will not be wronged.
Allahu i ka krijuar qiejt dhe Tokën me urtësi të madhe, me qëllim që çdo njeri të shpërblehet për veprat e veta. Askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi. -Allahu i Madhëruar i ka krijuar qiejt dhe Tokën me urtësi të madhe. Ai i krijoi njerëzit dhe xhindët që ta adhurojnë Atë si Një, të Vetëm dhe të Pashoq, dhe pastaj t’i shpërblejë ata sipas punëve që kanë bërë. Me bamirësinë dhe drejtësinë e Tij, Ai do të shpërblejë të ngarkuarit me detyra, duke u dhënë mirësi të shumta, të dukshme e të fshehta. Por së pari, të gjithë do të japin llogari para Allahut të Madhëruar: a kanë qenë mirënjohës ndaj Tij, duke zbatuar urdhëresat dhe duke iu larguar ndalesave, apo kanë qenë mosmirënjohës, duke treguar mospërfillje për detyrimet ndaj Zotit dhe ndaj krijesave, duke merituar në këtë mënyrë ndëshkimin që është përgatitur për mohuesit.
45:23Page 501
أَفَرَءَيۡتَ مَنِ ٱتَّخَذَ إِلَٰهَهُۥ هَوَىٰهُ وَأَضَلَّهُ ٱللَّهُ عَلَىٰ عِلۡمٖ وَخَتَمَ عَلَىٰ سَمۡعِهِۦ وَقَلۡبِهِۦ وَجَعَلَ عَلَىٰ بَصَرِهِۦ غِشَٰوَةٗ فَمَن يَهۡدِيهِ مِنۢ بَعۡدِ ٱللَّهِۚ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ ٢٣
Have you seen he who has taken as his god his [own] desire, and Allāh has sent him astray due to knowledge1 and has set a seal upon his hearing and his heart and put over his vision a veil? So who will guide him after Allāh? Then will you not be reminded?
A e ke parë atë që, me vetëdije, dëshirat e veta i konsideron si zot?! -Në këtë ajet, Allahu i Madhëruar na flet për ata njerëz, të cilët si Zot të tyre, që e adhurojnë, iu binden dhe i nënshtrohen, nuk konsiderojnë Allahun e Madhëruar, por dëshirat e veta të pakontrolluara. Ata ndjekin egon e vet, pa u shqetësuar në e kënaqin Allahun apo e zemërojnë Atë. Këta lloj njerëzish Allahu i Gjithëditur, me urtësinë dhe diturinë e Tij absolute mbi krijesat, i ka lënë në humbje. Ai i ka lënë në humbje, sepse, me diturinë e Tij, ka gjykuar drejt që ata nuk e meritojnë udhëzimin, sepse nuk i plotësojnë kushtet për ta patur atë.Allahu, me urtësinë e Tij, e ka humbur atë nga rruga e drejtë, ia ka bllokuar të dëgjuarit dhe zemrën dhe mbi sytë e tij ka vënë perde. -Atyre që adhurojnë dëshirat e veta dhe shpërfillin adhurimin e Allahut, u është bllokuar dhe vulosur dëgjimi, prandaj nuk mund të dëgjojnë atë që u bën dobi. Ata nuk mund të kuptojnë drejt të mirën, për ta pranuar atë. Edhe në shikimin e tyre ka perde, që i pengon të shohin të vërtetën. Të tillët nuk mund të udhëzohen më, nëse Allahu i Madhëruar nuk i udhëzon. Ata që Allahu i Gjithëditur, i Urtë dhe i Drejtë ua ka mbyllur rrugët e udhëzimit, duke u hapur dyert e humbjes, për shkak të padrejtësisë së tyre e jo të Allahut, askush nuk mund t’i udhëzojë. Ky ndëshkim është tërësisht i merituar për ata zullumqarë të vetvetes, të cilët nuk e pranojnë ftesën e Zotit, duke e privuar veten nga rruga e mirësisë dhe e të vërtetës.Përveç Allahut, kush tjetër mund ta udhëzojë atë?! A nuk e kuptoni?! -A nuk e kuptoni se çfarë ju bën mirë, që të punoni ta arrini atë. A nuk e kuptoni se çfarë ju bën keq, që të përpiqeni të ruheni prej saj? Mohuesit e ringjalljes dhe të llogarisë para Zotit thonë:
45:24Page 501
وَقَالُواْ مَا هِيَ إِلَّا حَيَاتُنَا ٱلدُّنۡيَا نَمُوتُ وَنَحۡيَا وَمَا يُهۡلِكُنَآ إِلَّا ٱلدَّهۡرُۚ وَمَا لَهُم بِذَٰلِكَ مِنۡ عِلۡمٍۖ إِنۡ هُمۡ إِلَّا يَظُنُّونَ ٢٤
And they say, "There is not but our worldly life; we die and live,1 and nothing destroys us except time." And they have of that no knowledge; they are only assuming.
Ata(mosbesimtarët)thonë: “Nuk ka jetë tjetër, veç jetës sonë në këtë botë. Ne vdesim dhe jetojmë dhe asgjë tjetër përveç kohës nuk na shkatërron.” -Kuptimi: Ajo që ndikon tek ne është thjesht koha, gjatë së cilës disa njerëz vdesin e disa të tjerë lindin. Kështu ka qenë dhe kështu do të vazhdojë; ky është një proces i pandalshëm. Nuk ka ditë ringjalljeje, kur njerëzit të kthehen sërish të gjallë e të llogariten për veprat e tyre. Por këto fjalë të tyre nuk mbështeten në dije, por në hamendësime të largëta. I Madhëruari thotë:Ata nuk kanë asnjë lloj diturie për këtë, por vetëm hamendësojnë. -Ata thjesht hamendësojnë për të mohuar ringjalljen, duke hedhur poshtë fjalët e profetëve besnikë, të pajisur me fakte e mrekulli. Ata nuk kanë asnjë provë që justifikon hedhjen poshtë të mesazhit të profetëve. Si mund të hidhen poshtë fjalët e profetëve të mbështetur nga Zoti me mrekulli të mëdha, thjesht me hamendësime, me arsyetime të kota ose me kërkesa të çuditshme! Prandaj i Madhëruari thotë:
45:25Page 501
وَإِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِمۡ ءَايَٰتُنَا بَيِّنَٰتٖ مَّا كَانَ حُجَّتَهُمۡ إِلَّآ أَن قَالُواْ ٱئۡتُواْ بِـَٔابَآئِنَآ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ ٢٥
And when Our verses are recited to them as clear evidences, their argument is only that they say, "Bring [back] our forefathers, if you should be truthful."
Kur atyre u lexohen ajetet Tona të qarta(për ringjalljen), argumentimi i tyre i vetëm është: “Ringjallini prindërit tanë, nëse thoni të vërtetën!” -Kjo është paturpësia dhe padrejtësia e tyre ndaj Zotit të gjithësisë. Ata pretendojnë që vërtetësia e mesazhit të profetëve mund të pranohet vetëm nëse ata do të sillnin atë shenjë që kërkojnë ata. Me fjalë të tjera, edhe sikur profetët të sillnin çdo lloj shenje të fuqishme, ajo duhet të konsiderohet e pamjaftueshme që ata të besojnë. Kështu pretendojnë ata, por dihet që kjo është thjesht një gënjeshtër, një justifikim për të mohuar të vërtetën. Qëllimi i tyre, siç kuptohet, është thjesht refuzimi i ftesës së profetëve, e jo arritja tek e vërteta.
45:26Page 501
قُلِ ٱللَّهُ يُحۡيِيكُمۡ ثُمَّ يُمِيتُكُمۡ ثُمَّ يَجۡمَعُكُمۡ إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ لَا رَيۡبَ فِيهِ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعۡلَمُونَ ٢٦
Say, "Allāh causes you to live, then causes you to die; then He will assemble you for the Day of Resurrection, about which there is no doubt, but most of the people do not know."
Thuaju: “Allahu jua jep jetën dhe më pas ju bën të vdisni. Pastaj, Ai do t’ju grumbullojë Ditën e Kijametit, për të cilën nuk ka dyshime, por shumica e njerëzve nuk kanë dituri”. -Nëse bindja rreth Ditës së Gjykimit do të arrinte në zemrat e tyre, ata do të fillonin të përgatiteshin mirë për të.
45:27Page 501
وَلِلَّهِ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَيَوۡمَ تَقُومُ ٱلسَّاعَةُ يَوۡمَئِذٖ يَخۡسَرُ ٱلۡمُبۡطِلُونَ ٢٧
And to Allāh belongs the dominion of the heavens and the earth. And the Day the Hour appears - that Day the falsifiers will lose.
Vetëm Allahut i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës. Atë Ditë, kur të vijë Ora (e llogarisë), rrefuzuesit (e së vërtetës) do të dëshpërohen shumë. -Allahu i Madhëruar na tregon për pushtetin dhe mbretërimin e Tij të gjerë, si dhe për faktin se Ai është i vetëm në administrimin, rregullimin e çështjeve dhe përkujdesjen për botën, në çdo moment. Gjithashtu, Ai na tregon se edhe në Ditën e Kijametit, Ai është i Plotfuqishmi. Ai do t’i mbledhë krijesat dhe të gjithë do të qëndrojnë para Krijuesit të tyre. Atë ditë, mubtilun-ët do të dëshpërohen kur të shohin ndëshkimin që i pret. Këta janë ata që polemizojnë për të hedhur poshtë të vërtetën, pa patur asnjë argument të drejtë e të saktë ku të mbështeten. Veprat e mira të këtyre janë të pavlefshme dhe jo të shpërblyeshme, prandaj Ditën e Gjykimit ato do të asgjësohen, sepse janë të ndërtuara mbi të kotën. Atë ditë do të dalë në pah e vërteta. Ndërsa e kota, të cilën ata e mbrojnë, do të tretet para syve të tyre, duke i lënë në dëshpërimin e humbjes së mirësive të Zotit dhe në ndëshkimin e rëndë për refuzimin e të vërtetës. Pastaj Allahu i Madhëruar përshkruan tmerrin dhe vështirësitë e Ditës së madhe të Kijametit, për t’i bërë robërit që t’i druhen asaj dhe të përgatiten me adhurime e përkushtime në punë të mbara. Kështu, i Madhëruari thotë:
45:28Page 501
وَتَرَىٰ كُلَّ أُمَّةٖ جَاثِيَةٗۚ كُلُّ أُمَّةٖ تُدۡعَىٰٓ إِلَىٰ كِتَٰبِهَا ٱلۡيَوۡمَ تُجۡزَوۡنَ مَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ ٢٨
And you will see every nation kneeling [from fear]. Every nation will be called to its record [and told], "Today you will be recompensed for what you used to do.
(Atë Ditë)Çdo popull do ta shohësh të gjunjëzuar (në pritje të llogarisë). -Çdo njeri të krijuar në këtë botë, do ta shohësh atë ditë në gjunjë, të tmerruar e duke pritur në ankth gjykimin dhe vendimin e Mbretëruesit të Gjithëmëshirshëm.Çdo popull do të thirret(për t’u tubuar)te Libri i vet(i veprave). Sot do të shpërbleheni për ato që keni punuar. -Çdo popull do të pyetet për Shpalljen hyjnore që profeti i tyre u ka përcjellë nga Zoti. Ata do të merren në llogari: a e kanë pranuar dhe zbatuar atë, për të përfituar shpërblimin dhe shpëtimin nga ndëshkimi? Apo e kanë shpërfillur atë, duke merituar ndëshkimin dhe humbjen e mirësive të premtuara nga Zoti? Për shembull, ymeti i Musait (a.s) do të thirret të japë llogari në lidhje me Shpalljen e Musait. Ymeti i Isait do të japë llogari për Shpalljen e Isait (a.s), ashtu si edhe ymeti i Muhamedit (a.s.) do të llogaritet për Shpalljen e Muhamedit (a.s). Pra, çdo popull do të pyetet në lidhje me Librin hyjnor me të cilin është ngarkuar që ta besojë dhe ta zbatojë. Ky është njëri nga shpjegimet e ajetit, i cili është, pa dyshim, një kuptim i saktë. Por ka, gjithashtu, mundësi që fjala “libri” në ajet të ketë kuptimin ‘libri i veprave”. Në këtë mënyrë, çdo njeri do të gjykohet sipas shënimeve në librin e veprave, ku janë regjistruar të gjitha veprat e tij të mira apo të këqija. Çdokush do të shpërblehet sipas veprave që ka bërë vetë, sikurse thotë i Madhëruari në suren Fusilet, ajeti 46: “Kush bën mirë, e bën mirë për veten e vet, e kush bën keq, ai vepron kundër vetes së vet. Zoti yt nuk bën padrejtësi ndaj robërve .” Por ka mundësi që ajeti t’i përmbajë të dyja këto kuptime, të cilat nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Këtë e mbështet edhe ajeti në vijim:
45:29Page 501
هَٰذَا كِتَٰبُنَا يَنطِقُ عَلَيۡكُم بِٱلۡحَقِّۚ إِنَّا كُنَّا نَسۡتَنسِخُ مَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ ٢٩
This, Our record, speaks about you in truth. Indeed, We were having transcribed1 whatever you used to do."
Ky është Libri Ynë, që dëshmon të vërtetën rreth jush. -Ky është libri Ynë, të cilin Ne e shpallëm për t’ju qartësuar të vërtetën dhe për t’ju përshkruar drejtësinë që Zoti do të vendosë mes krijesave. Pastaj thotë:Ne kemi urdhëruar të shkruhet gjithçka që ju vepronit. -Ja ku flitet edhe për librin e veprave. Më pas, i Madhëruari sjell gjykimin e Tij të drejtë në lidhje me dy grupet e njerëzve, sipas trajtimit që ata i kanë bërë librit hyjnor, të shpallur nga Ai, dhe sipas veprave të regjistruara në librin e gjithësecilit. Kështu, i Allahu i Madhëruar thotë:
45:30Page 501
فَأَمَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ فَيُدۡخِلُهُمۡ رَبُّهُمۡ فِي رَحۡمَتِهِۦۚ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡمُبِينُ ٣٠
So as for those who believed and did righteous deeds, their Lord will admit them into His mercy. That is what is the clear attainment.
Për sa u përket atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Zoti i tyre do t’i përfshijë ata në mëshirën e Vet. -Ata që besojnë me besim të saktë të ndërtuar mbi dituri të saktë dhe të vërtetë nga Zoti dhe veç kësaj e vërtetuan sinqeritetin e besimit të tyre me punë të mira për të cilat nxit ky besim, punë të detyrueshme apo vullnetare e të pëlqyeshme, këta Zoti do t’i fusë në mëshirën e Tij, vendi i të cilës është Xheneti. Mëshira e Zotit është në Xhenet dhe atje, të lumturit, do të përjetojnë çdo mirësi të dhuruar nga mëshira e Allahut të lavdëruar, mirësi e lumturi që do të vazhdojë e pafundme në përjetësi. Aty do të jetojnë një jetë të lumtur dhe të sigurt nga çdo e keqe e shqetësim.Ky është shpëtimi më i madh. -Kjo është fitorja, shpëtimi dhe arritja e çdo mirësije. Ai është suksesi i qartë, i dukshëm, madhështor dhe i vërtetë, sukses i cili nëse arrihet nga robi, ose më saktë, nëse i dhurohet robit, atëherë ai ka arritur çdo të mirë dhe ka shpëtuar nga çdo e keqe.
45:31Page 501
وَأَمَّا ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ أَفَلَمۡ تَكُنۡ ءَايَٰتِي تُتۡلَىٰ عَلَيۡكُمۡ فَٱسۡتَكۡبَرۡتُمۡ وَكُنتُمۡ قَوۡمٗا مُّجۡرِمِينَ ٣١
But as for those who disbelieved, [it will be said], "Were not Our verses recited to you, but you were arrogant and became a criminal people?
Ndërsa atyre që nuk besojnë(do t'u thuhet): ... -Këtyre u drejtohen fjalë për t’i dëshpëruar dhe për t’ua shtuar vuajtjen, për mohimin e tyre të së vërtetës. Këtyre të mjerëve u thuhet:A nuk ju janë lexuar shpalljet e Mia? Por ju tregonit arrogancë dhe ishit një popull keqbërës. - Shpalljet e Mia jua qartësuan të vërtetën dhe jua treguan atë duke ju udhëzuar kështu në rrugën e mirësisë dhe lumturisë tuaj. Shpalljet e Allahut ju urdhëruan për çdo mirësi dhe ju ndaluan nga çdo e keqe që është në dëmin tuaj. Shpalljet e Zotit janë mirësia më e madhe që Zoti solli ndër njerëz nëse do të dinin t’i respektonin, t’i besonin e të nënshtroheshin sipas saj. Por ju u treguat kryeneçë ndaj mesazhit dhe porosive të Tij dhe i kthyet shpinën Shpalljes së Tij. Duke i mohuar Shpalljet e Zotit dhe duke refuzuar të nënshtroheni për të jetuar e punuar sipas tyre ju kryet krimin më të madh. Sot do të shpërbleheni për atë që punuat. Gjithashtu për t’i dëshpëruar u thuhet:
45:32Page 501
وَإِذَا قِيلَ إِنَّ وَعۡدَ ٱللَّهِ حَقّٞ وَٱلسَّاعَةُ لَا رَيۡبَ فِيهَا قُلۡتُم مَّا نَدۡرِي مَا ٱلسَّاعَةُ إِن نَّظُنُّ إِلَّا ظَنّٗا وَمَا نَحۡنُ بِمُسۡتَيۡقِنِينَ ٣٢
And when it was said, 'Indeed, the promise of Allāh is truth and the Hour [is coming] - no doubt about it,' you said, 'We know not what is the Hour. We assume only assumption, and we are not convinced.'"
Edhe kur ju thuhej: “Premtimi i Allahut është i vërtetë, Ora(e Kjametit)do të vijë dhe për të s’ka dyshim.”, ju përgjigjeshit: “Ne nuk e dimë se ç’është Ora(e Kjametit)!” -Pra kur ju përmendej se dita e ringjalljes dhe e gjykimit është e vërtetë dhe se premtimi i Zotit për shpërblim dhe ndëshkim sipas punëve është i pakthyeshën, ju, duke i mohuar dhe shpërfillur këto paralajmërime, thoshit: “Ne nuk e dimë se ç’është Ora (e Kjametit)”
45:33Page 502
وَبَدَا لَهُمۡ سَيِّـَٔاتُ مَا عَمِلُواْ وَحَاقَ بِهِم مَّا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ ٣٣
And the evil consequences of what they did will appear to them, and they will be enveloped by what they used to ridicule.
Ne nuk e dimë se ç’është Ora(e Kjametit). Ne mendojmë se është vetëm një hamendje dhe nuk jemi të bindur. -Kjo ishte gjendja e tyre në dynja. Ata e mohonin dhe nuk e besonin ringjalljen dhe llogarinë me drejtësi para Zotit. Ata mohuan dhe i quanin gënjeshtarë ata që i paralajmëronin për ditën e llogarisë me drejtësi, dhe nuk e pranonin vërtetësinë dhe besnikërinë e tyre. I Madhëruari thotë:Atyre(që nuk besojnë)do t’u dalin në shesh të këqijat që kanë bërë dhe do t’i përfshijë ai(dënimi i Zotit)me të cilin talleshin. -Ditën e Gjykimit, atyre do t’u tregohen veprat e këqija që kanë bërë dhe mbi ta do të godasë ndëshkimi me të cilin talleshin, sepse nuk e besonin se do të ndodhte. Ata tallen në dynja me Ditën e Llogarisë dhe me ata që e paralajmërojnë këtë ditë, por për këtë do ta vuajnë të plotë ndëshkimin e të Drejtit. Atë ditë, atyre do t’u thuhet:
45:34Page 502
وَقِيلَ ٱلۡيَوۡمَ نَنسَىٰكُمۡ كَمَا نَسِيتُمۡ لِقَآءَ يَوۡمِكُمۡ هَٰذَا وَمَأۡوَىٰكُمُ ٱلنَّارُ وَمَا لَكُم مِّن نَّٰصِرِينَ ٣٤
And it will be said, "Today We will forget you as you forgot the meeting of this Day of yours, and your refuge is the Fire, and for you there are no helpers.
Atyre(që nuk besojnë)do t’u thuhet: “Sot po ju lëmë të harruar, ashtu sikurse ju e harruat takimin e kësaj Dite. -Kuptimi: Sot do t’ju lëmë të harruar në ndëshkim, ashtu sikurse ju e shpërfillët dhe e latë të harruar takimin e kësaj dite. Shpërblimi jepet sipas punës që ke bërë.Vendi juaj është Zjarri dhe nuk ka se kush t’ju shpëtojë. -Vendqëndrimi dhe përfundimi juaj është zjarri i Xhehenemit. Askush nuk mund t’ju ndihmojë të shpëtoni nga ndëshkimi i Allahut.
45:35Page 502
ذَٰلِكُم بِأَنَّكُمُ ٱتَّخَذۡتُمۡ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ هُزُوٗا وَغَرَّتۡكُمُ ٱلۡحَيَوٰةُ ٱلدُّنۡيَاۚ فَٱلۡيَوۡمَ لَا يُخۡرَجُونَ مِنۡهَا وَلَا هُمۡ يُسۡتَعۡتَبُونَ ٣٥
That is because you took the verses of Allāh in ridicule, and worldly life deluded you." So that Day they will not be removed from it, nor will they be asked to appease [Allāh].
Kjo, për shkak se ju u tallët me shpalljet e Allahut dhe u mashtruat me jetën e kësaj bote. -Kuptimi: Ky ndëshkim është shpagimi i drejtë, për shkak se ju i keni marrë me tallje argumentet dhe shpalljet e Allahut të Madhëruar, ndërkohë që ato duhej të trajtoheshin ashtu si e meritojnë: me rrespekt, seriozitet dhe përkushtim të plotë. Ju duhej t’i pranonit ato me kënaqësi dhe të jetonit sipas tyre, e jo të të talleshit me to. Por kjo ndodhi sepse ju u mashtruat nga bukuritë e dynjasë dhe gjetët prehje në të, duke u përkushtuar tërësisht pas saj. Kështu, ju braktisët punën për ahiretin, që është i përjetshëm dhe do të mbetet gjithmonë.Atë ditë nuk do të nxirren prej tij e as nuk do t’u jepet mundësi që të kthehen (në dynja). -Atyre nuk u jepet më afat që të reflektojnë dhe as mundësi për t’u kthyer në dynja, që të bëjnë vepra të mira.
45:36Page 502
فَلِلَّهِ ٱلۡحَمۡدُ رَبِّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَرَبِّ ٱلۡأَرۡضِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٣٦
Then, to Allāh belongs [all] praise - Lord of the heavens and Lord of the earth, Lord of the worlds.
E gjithë Lavdia i qoftë vetëm Allahut, Zotit të qiejve, Zotit të Tokës, Zotit të gjithësisë! -Allahut i takon lavdia, lavdërimet dhe mirënjohja, ashtu si i shkon madhërisë së Tij dhe madhështisë së pushtetit të Tij. Atij i takon lavdërimi i krijesave e mirënohja e tyre, për shkak se Ai është Krijuesi dhe Kujdestari i tyre, që u dhuron mirësi të panumërta, të dukshme e të fshehta dhe që u rregullon çdo çështje. Gjithçka është nën pushtetin dhe mbretërimin e Tij.
45:37Page 502
وَلَهُ ٱلۡكِبۡرِيَآءُ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ ٣٧
And to Him belongs [all] grandeur within the heavens and the earth, and He is the Exalted in Might, the Wise.
Vetëm Atij i takon gjithë Krenia në qiej e në Tokë. -Allahut i takon madhështia, lartësia e krenaria më e plotë. Falënderimi ndaj Allahut kryhet duke thurur lavde për Të, duke e përmendur me cilësitë e Tij të plota dhe absolute, duke i shprehur dashurinë e plotë, duke treguar frikërespekt ndaj Tij dhe nderim për atributet e mrekullueshme të Tij. Nëpërmjet lavdërimit, shprehet dashuria, lavdia, respekti e admirimi për të Madhërishmin. Më pas vihet në dukje madhështia, pushteti e mbretërimi absolut i Allahut, që duhet të kultivojë tek ne frikërespektin, madhërimin e përunjësinë ndaj Tij, sepse adhurimi, - për hir të të cilit Allahu na krijoi, - ndërtohet mbi këto dy shtylla kryesore: dashuria për Të dhe nënshtrimi ndaj Tij. Por këto të dyja nuk mund t’i kesh pa patur diturinë e nevojshme për Allahun, për madhështinë, krenarinë dhe lavdinë e Tij.Ai është Ngadhënjimtari e i Urti. -Allahu është Ngadhënjimtari, që mposht gjithçka. Ai është i Urti, që vendos çdo gjë në vendin e vet. Nëse Allahu vendos për diçka, këtë e bën për dobi të mëdha. Nëse Ai krijon diçka, edhe këtë e bën në funksion të mirësisë dhe dobisë.Përfundoi edhe tefsiri i sures Xhathije.
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences