As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
القارعة
Al-Qari'ah
The Calamity · Meccan · 11 ayahs
101:1–4Page 600
ٱلۡقَارِعَةُ ١
The Striking Calamity -
مَا ٱلۡقَارِعَةُ ٢
What is the Striking Calamity?
وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا ٱلۡقَارِعَةُ ٣
And what can make you know what is the Striking Calamity?
يَوۡمَ يَكُونُ ٱلنَّاسُ كَٱلۡفَرَاشِ ٱلۡمَبۡثُوثِ ٤
It is the Day when people will be like moths, dispersed,1
“Gjëmimi i tmershëm” është një prej emrave të Ditës së Kijametit. Ajo do të jetë një ditë e tmerrshme për krijesat, prandaj dhe i Lartësuari, për të treguar rëndësinë dhe madhështinë e kësaj dite, thotë:(Ai është)Gjëmimi i tmershëm. Çfarë është Gjëmimi i tmershëm? E ku mund ta dish ti se ç’është Gjëmimi i tmershëm? Ajo është dita kur njerëzit do bëhen si fluturat e shpërndara... -Atë ditë, nga frika e madhe, njerëzit do të lëvizin si të ishin insekte të shpërndarë, valë-valë njëri mbi tjetrin. “El ferash”, siç thuhet në këtë ajet, janë fluturat e natës, të cilat lëvizin në mënyrë të çrregullt, duke u përplasur me njëra-tjetrën, pa ditur nga drejtohen. Nëse ndizet një zjarr, ato nxitojnë për tek ai, pa e ditur se çfarë i pret. E tillë do të jetë gjendja e njerëzve. Ndërsa për malet e larta dhe aq të forta, Allahu i Lartësuar thotë:
101:5Page 600
وَتَكُونُ ٱلۡجِبَالُ كَٱلۡعِهۡنِ ٱلۡمَنفُوشِ ٥
And the mountains will be like wool, fluffed up.1
...dhe malet do të bëhen si lesh i shprishur. -Malet do të bëhen si leshi i shprishur, i cili fluturon tutje nëse fryn qoftë edhe një erë e lehtë. Në një ajet tjetër, i Lartësuari thotë: “Dhe ditën, kur do t'i fryhet surit do t'u hyjë lemeria atyre që janë në qiej dhe atyre që janë në tokë, përveç atyre që do Allahu dhe të gjithë do të vinë para Atij të përulur. I sheh malet dhe mendon se ato janë të palëvizshme. Por, ato lëvizin siç lëvizin retë. Ky është krijimi i Allahut, që e ka përkryer çdo gjë. Ai e Di mirë gjithçka që bëni ju.”. [Neml 87, 88]. Më pas, malet kthehen në pluhur, i cili shpërndahet në ajër, dhe kështu nuk mbetet më asgjë prej maleve. Atë ditë do të vendoset peshorja e drejtë për veprat e robërve , të cilët do të ndahen në dy grupe: të lumturit dhe të dëshpëruarit.
101:6–9Page 600
فَأَمَّا مَن ثَقُلَتۡ مَوَٰزِينُهُۥ ٦
Then as for one whose scales are heavy [with good deeds],
فَهُوَ فِي عِيشَةٖ رَّاضِيَةٖ ٧
He will be in a pleasant life.
وَأَمَّا مَنۡ خَفَّتۡ مَوَٰزِينُهُۥ ٨
But as for one whose scales are light,
فَأُمُّهُۥ هَاوِيَةٞ ٩
Ai që do ta ketë të rëndë peshën e veprave të tij(të mira), do të bëjë një jetë të kënaqshme. Ndërsa ai që do ta ketë të lehtë peshën e veprave të tij (të mira),do të qëndrojë përgjithmonë në Humnerë(Hauijeh). -Atyre që do t’u peshojnë më shumë veprat e mira se veprat e këqija, atyre do t’u jepet një jetë e kënaqshme dhe e pasosur në Xhenet. Ndërsa për ata të cilët nuk do të kenë aq vepra të mira sa të fshijnë veprat e këqija, do të jetë Zjarri vendqëndrimi i tyre, një nga emrat e të cilit është edhe Hauije. Zjarri do të jetë i përhershëm për ta, sepse kurrë nuk kanë për t’u larguar nga ai vend. Disa kanë thënë se kuptimi i këtij ajeti është: “Ata do të hidhen me kokë poshtë në Zjarr.”
101:10–11Page 600
وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا هِيَهۡ ١٠
And what can make you know what that is?
نَارٌ حَامِيَةُۢ ١١
It is a Fire, intensely hot.
E ku mund ta dish ti se ç’është Humnera(Hauijeh)? Ajo është një zjarr i furishëm. -Kjo është thënë për të treguar fuqinë e këtij zjarri, nxehtësia e të cilit është shumë e madhe. E lusim Allahun e Lartësuar të na ruajë nga zjarri i Xhehenemit!
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences