As-Sa'diAli 'Imran · 3:1–17

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

آل عمران

Ali 'Imran

Family of Imran · Medinan · 200 ayahs

3:1Page 50

الٓمٓ ١

Alif, Lām, Meem.1

Gati 80 ajetet e para të kësaj sureje trajtojnë mënyrën e polemikës me të krishterët, duke hedhur poshtë pretendimet dhe tezat e tyre të pabaza për fenë e Zotit. Ata ftohen, gjithashtu, për të pasuar fenë Islame. Në fillim të kësaj sureje flitet rreth të krishterëve, ashtu si fillim të sures Bekare flitej rreth çifutëve.

3:2Page 50

ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلۡحَيُّ ٱلۡقَيُّومُ ٢

Allāh - there is no deity except Him, the Ever-Living, the Self-Sustaining.1

Allahu është Një! Nuk ka të adhuruar tjetër(me meritë)përveç Tij. Ai është(El Hajju)i Gjallë dhe(El Kajûm)i Përjetshëm. -Allahu i Lartësuar e fillon këtë sure duke përmendur njëshmërinë e Tij në meritën për adhurim, ose me teuhidin uluhije. Allahu është Zoti. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Tij. Adhurimi dhe nënshtrimi nuk lejohet të bëhen për asnjë tjetër veç Tij. Çdo i adhuruar tjetër, veç Tij, është i kotë, i padobishëm, i pavlefshëm. I Adhuruari i vërtetë është Allahu, sepse Ai i ka cilësitë që duhet të ketë një i adhuruar. Dy cilësitë kryesore të Tij si Zot janë ato që tregojnë dy emrat e përmendur në këtë ajet: Hajju dhe Kajjûm. El Hajju quhet ai që gëzon jetën e plotë nga çdo aspekt, pa asnjë mangësi. Nëse Allahu ka këtë emër dhe cilësi, atëherë patjetër që duhet të ketë edhe cilësi të tjera absolute të Qenies së Tij, sikurse janë: të dëgjuarit, të shikuarit, dituria, pushteti, fuqia etj., sepse ndryshe Ai nuk do ta meritonte të quhej El Hajju, me kuptimin e plotë të kësaj fjale. Emri i Allahut El Kajjum tregon se Ai nuk ka nevojë për asgjë dhe për asnjë përkujdesje, ndërkohë që gjithçka tjetër ka nevojë për përkujdesjen e Tij. Ai ekziston pa pasur nevojën dhe ndihmën e asgjëje. Ai është i pavarur nga gjithçka, ndërsa të gjitha krijesat janë të varura prej Tij, sepse Ai i krijon, i furnizon dhe u mundëson vazhdimësinë e ekzistencës. Ai i udhëzon robërit e Vet drejt çdo të mire që rregullon jo vetëm trupin, por edhe zemrën dhe shpirtin e tyre. Shenjë e përkujdesjes së Tij për krijesat, madje treguesi më i madh i mëshirës së Tij ndaj tyre, është shpallja e Kur’ânit dhe dërgimi i Profetit (a.s).

3:3Page 50

نَزَّلَ عَلَيۡكَ ٱلۡكِتَٰبَ بِٱلۡحَقِّ مُصَدِّقٗا لِّمَا بَيۡنَ يَدَيۡهِ وَأَنزَلَ ٱلتَّوۡرَىٰةَ وَٱلۡإِنجِيلَ ٣

He has sent down upon you, [O Muḥammad], the Book in truth, confirming what was before it. And He revealed the Torah and the Gospel

Është Ai që ta zbriti ty (Muhamed) Librin me të vërtetën, -Ky është libri më i madh dhe më i rëndësishëm që është shpallur. Ai përmban dhe qartëson të vërtetën e sigurt. Të vërteta janë të gjitha kumtet që ky libër sjell për njerëzit. Të drejta janë ligjet dhe dispozitat e ligjëruara nëpërmjet tij. Kumtet, urdhrat, ndalesat dhe kufijtë e sqaruar në të janë të vërtetë, të garantuar prej Zotit të botëve. Këtë të vërtetë të sigurt Allahu i Lartësuar e ka shpallur me një qëllim madhështor: që krijesat të adhurojnë Zotin e gjithësisë dhe të studiojnë e jetojnë sipas udhëzimeve të sjella në librin e Tij të qartë....si vërtetues të librave të mëparshëm. -Kur’âni është vërtetues i librave hyjnorë të mëparshëm, pra, që u shpallën para tij. Ai shërben si i vetmi matës për të dalluar vërtetësinë e lëndës që ndodhet në librat hyjnorë të mëparshëm që kanë arritur në duart e njerëzve. Të vërteta në librat e mëparshëm, ose ajo çka mbetur prej tyre, janë vetëm ato që Kur’âni i dëshmon dhe i konsideron si të tilla. Çdo gjë që ky libër e refuzon, konsiderohet e papranueshme. Ai është në përputhje të plotë me linjën e drejtë e të pandryshueshme të të gjithë profetëve. Të gjithë librat hyjnorë kanë dëshmuar për vërtetësinë dhe sinqeritetin e këtij Profeti, sepse bazat e rrugës së tyre janë të njëjta. Ithtarët e Librit, nga ana tjetër, nuk kanë asnjë mundësi për të vërtetuar saktësinë e librave të tyre, përveçse nëpërmjet profetit Muhamed (a.s.). Vetëm nëse besojnë këtë profet dhe shpalljen që i është dhuruar atij nga Zoti i gjithësisë, ata mund të vërtetojnë saktësinë e librave të tyre dhe mund të konsiderohen se, vërtet i besojnë ato. Nëse e mohojnë Profetin dhe Shpalljen që atij i është dhënë, ata kanë dëshmuar, me ose pa dashje, mohimin e librave të cilat ende kanë mbetur në duart e tyre.

3:4Page 50

مِن قَبۡلُ هُدٗى لِّلنَّاسِ وَأَنزَلَ ٱلۡفُرۡقَانَۗ إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ لَهُمۡ عَذَابٞ شَدِيدٞۗ وَٱللَّهُ عَزِيزٞ ذُو ٱنتِقَامٍ ٤

Before, as guidance for the people. And He revealed the Criterion [i.e., the Qur’ān]. Indeed, those who disbelieve in the verses of Allāh will have a severe punishment, and Allāh is Exalted in Might, the Owner of Retribution.1

Ai e zbriti më parë Teuratin dhe Ungjillin, si udhëzim për njerëzit -Para shpalljes së Kur’ânit, Allahu i Lartësuar i shpalli Teuratin Musait dhe Ungjillin Isait (a.s.). Këto shpallje Ai i solli si udhëzim për njerëzit dhe u sqaroi atyre udhëzimin nga devijimi. Kush e pranon udhëzimin e Allahut, do të gjejë rrugën e drejtë, dhe kush e shpërfill atë, do të mbesë në errësirat e humbjes.dhe shpalli Dalluesin(e të vërtetës nga e kota). -Allahu i bëri librat e Tij si dallues të së vërtetës, duke sjellë në to fakte të sigurta, që tregojnë qëllimin e Tij me njerëzimin. Nëpërmjet shpalljeve të Tij, Allahu ka qartësuar për njerëzit gjithçka për të cilën ata kanë nevojë. Tashmë njerëzit janë të qartë për të gjitha dispozitat dhe ligjet që Zoti ka përcaktuar për ta. Edhe ligjet e Zotit janë tanimë shumë të qarta dhe shumë të thjeshta për t’u kuptuar, saqë askush nuk mund të ketë më justifikim përpara Tij, askush nuk mund të justifikojë mosbesimin dhe mosbindjen ndaj Zotit të gjithësisë. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë më tej:Ata që mohojnë argumentet e Allahut, i pret ndëshkimi i rreptë. -Ata që i mohojnë shpalljet e Zotit, pasi u janë sqaruar plotësisht, ata i pret një dënim shumë i rëndë, të cilin nuk mund ta përfytyrojë apo ta përshkruajë askush, veç Atij që e ka krijuar.Allahut është Ngadhënjimtar e Shpagimtar. -Allahu është Ngadhënjimtar. Askush nuk mund t’i shpëtojë llogarisë dhe gjykimit të Tij të drejtë. Ai është gjithashtu Shpagimtar i atyre që tregohen të pabindur e mospërfillës ndaj udhëzimit të Tij.

3:5Page 50

إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَخۡفَىٰ عَلَيۡهِ شَيۡءٞ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَا فِي ٱلسَّمَآءِ ٥

Indeed, from Allāh nothing is hidden in the earth nor in the heaven.

S’ka dyshim se Allahut nuk mund t’i fshihet asgjë në Tokë dhe as në qiell. -Kjo tregon se Allahu i Lartësuar ka përfshirë me dijen e Tij absolute gjithçka që ekziston dhe që mund të dihet. Ai njeh atë që duket dhe atë që nuk duket, të shfaqurën dhe të fshehtën. Zoti di edhe për embrionin në barkun e nënës. Ai shikon atë që shikimi i krijesave nuk mund ta arrijë. Ai di atë që krijesat kurrë nuk mund ta dinë. Ai përkujdeset për ta në mënyrën më të mirë. Ai i krijon dhe përcakton për ta çdo gjë që e kanë të nevojshme.

3:6Page 50

هُوَ ٱلَّذِي يُصَوِّرُكُمۡ فِي ٱلۡأَرۡحَامِ كَيۡفَ يَشَآءُۚ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ ٦

It is He who forms you in the wombs however He wills. There is no deity except Him, the Exalted in Might, the Wise.

Është Ai që ju krijon ju në mitër, ashtu si dëshiron. –Ai, me urtësinë e Tij, përcakton që këto krijesa të ekzistojnë ashtu sikurse e do Ai. Për dikë përcakton që të dalë i plotë, për dikë tjetër cakton që të jetë i mangët, dikë e bën të bukur, e dikë tjetër të shëmtuar, dikë e përcakton të jetë mashkull, e dikë tjetër femër.Nuk ka të adhuruar me meritë përveç Tij. Ai është Ngadhënjimtar dhe i Urtë. -Këtu pohohet përsëri se adhurimin e meriton vetëm Allahu. Në këto ajete, nga njëra anë, kundërshtohen të krishterët, të cilët pretendojnë se Isai (Jezusi) është Zot dhe se ai e meriton të adhurohet, e nga ana tjetër, tregohet se Allahu i Lartësuar është i plotë dhe absolut si Hajjun dhe Kajjum, sikurse e përmendëm, që do të thotë se Allahu i Lartësuar është i plotë e absolut në të gjitha cilësitë e Tij. Ajetet tregojnë se Allahu i Lartësuar ka bërë gjithmonë ligje dhe dispozita, të cilat udhëzojnë njerëzimin drejt lumturisë në të dyja jetët. Megjithatë, njerëzit gjithmonë janë ndarë në dy grupe: të udhëzuar dhe të humbur, e këtu deklarohet ndëshkimi i atyre që nuk e pranojnë dhe e shpërfillin udhëzimin. Ajetet tregojnë, gjithashtu, dijen gjithëpërfshirëse të Krijuesit, si edhe faktin që dëshira dhe urtësia e Tij janë vendimtare dhe të pakthyeshme.

3:7Page 50

هُوَ ٱلَّذِيٓ أَنزَلَ عَلَيۡكَ ٱلۡكِتَٰبَ مِنۡهُ ءَايَٰتٞ مُّحۡكَمَٰتٌ هُنَّ أُمُّ ٱلۡكِتَٰبِ وَأُخَرُ مُتَشَٰبِهَٰتٞۖ فَأَمَّا ٱلَّذِينَ فِي قُلُوبِهِمۡ زَيۡغٞ فَيَتَّبِعُونَ مَا تَشَٰبَهَ مِنۡهُ ٱبۡتِغَآءَ ٱلۡفِتۡنَةِ وَٱبۡتِغَآءَ تَأۡوِيلِهِۦۖ وَمَا يَعۡلَمُ تَأۡوِيلَهُۥٓ إِلَّا ٱللَّهُۗ وَٱلرَّٰسِخُونَ فِي ٱلۡعِلۡمِ يَقُولُونَ ءَامَنَّا بِهِۦ كُلّٞ مِّنۡ عِندِ رَبِّنَاۗ وَمَا يَذَّكَّرُ إِلَّآ أُوْلُواْ ٱلۡأَلۡبَٰبِ ٧

It is He who has sent down to you, [O Muḥammad], the Book; in it are verses [that are] precise - they are the foundation of the Book - and others unspecific.1 As for those in whose hearts is deviation [from truth], they will follow that of it which is unspecific, seeking discord and seeking an interpretation [suitable to them]. And no one knows its [true] interpretation except Allāh. But those firm in knowledge say, "We believe in it. All [of it] is from our Lord." And no one will be reminded except those of understanding,

Ajetet e Kur’ânit janë cilësuar si muĥkemâtun dhe muteshâbihât. Muĥkemâtun vjen nga rrënja “ĥakeme jaĥkumu” ose “aĥkeme juĥkimu”, që ka disa kuptime, si për shembull: “i përkryer në gjykimet që jep”, ose: “absolutisht i qartë dhe i kuptueshëm”. Nëse merret kuptimi i parë, mund të themi se të gjitha ajetet e Kur’ânit janë të përkryera, për sa i përket gjykimit që ato japin. Me këtë kuptim, në fakt, kjo fjalë është përdorur në ajetin e parë të sures Hudë, ku Allahu i Lartësuar thotë: “(Ky është) Libër ajetet e të cilit (uĥkimet) u zbritën plot urtësi...” Kështu, ky libër është i përsosur në çdo aspekt. Ai është i saktë, i plotë, i drejtë dhe i mrekullueshëm në udhëzimet e Tij. Plot urtësi në çdo gjykim e ligj. Ai është i vetmi burim i gjykimit të drejtë për çdo çështje qoftë. Në suren Maide, ajeti 50, Allahu i Lartësuar thotë: “E kush është më i mirë se Allahu në gjykimet (ĥukmen) e Tij...”. Edhe fjala “muteshâbih” ka dy kuptime:1. I ngjashëm, i përafërt, i njëjtë.2. I paqartë, i pakuptueshëm, që ka nevojë të sqarohet, të qartësohet, që ka më shumë se një kuptim.Nëse e marrim me kuptimin e parë, pra: i ngjashëm, i përafërt ose i njëjtë, atëherë, si shpjegim të ajetit të mësipërm, mund të themi se të gjitha ajetet e Kur’ânit janë të ngjashme, të njëjta e të përafërta me njëra-tjetrën, për sa i përket bukurisë, madhështisë dhe lartësisë së fjalëve të tyre. Të gjitha ajetet janë të përafërta e vërtetuese të njëra-tjetrës. Megjithatë, në ajetin që po trajtojmë, fjala “muĥkem” ka kuptimin: “i qartë, absolutisht i kuptueshëm, që nuk ka nevojë të sqarohet më shumë”. Ndërsa fjala “muteshâbih”ka kuptimin: “i paqartë, që ka më shumë se një kuptim, që ka nevojë të sqarohet dhe të qartësohet”. Thotë i Lartësuari:Është Ai(Allahu) që ta zbriti ty(o Muhammed)Librin(Kur'anin). Në të ka ajete të qarta(muhkematun), të cilat janë baza e Librit. Në të ka ajete të tjera, që janë jo krejtësisht të qarta (muteshabihat). -Në librin e shpallur nga Allahu i Lartësuar ka ajete muĥkemât, pra, të qarta e të prera në kumtin e tyre e shumë të lehta për t’u kuptuar. Pikërisht këto ajete, Allahu i Lartësuar i ka quajtur si “baza e Librit”, pra, themeli mbi të cilin ndërtohen të gjitha gjykimet. Ato përbëjnë shumicën e ajeteve kur’ânore dhe nën dritën e tyre shpjegohen e kuptohen edhe ajetet e tjera, që kanë nevojë të sqarohen. Pra, në Kur’ân ka edhe ajete të tjera, të cilat Allahu i Lartësuar i quan muteshâbihât, të paqarta, të cilat keqkuptohen nga mendje të ndryshme, sepse ato përmbajnë shumë kuptime dhe, rrjedhimisht, edhe argumentimi me to është i paqëndrueshëm, i paqartë ose jo i sqaruar plotësisht. Madje, disa mund të marrin nga të tilla ajete kuptime të nxituara, të gabuara, nëse nuk i shohin nën dritën e ajeteve të tjera, që janë muĥkemât. Kështu, Allahu i Lartësuar na tregon se në Kur’ân ka ajete të qarta e të kuptueshme lehtë nga çdokush, të cilat janë pjesa dërrmuese e librit. Ato duhet të shërbejnë si bazë për të ndërtuar gjykimet tona. Nën dritën e tyre duhet parë çdo ajet tjetër i këtij libri, që mund të jetë i paqartë e që ka nevojë të kthjellohet dhe të drejtkuptohet. Por ka edhe ajete që janë muteshâbih, të paqarta për disa njerëz. Ato janë të pakuptueshme, që kanë nevojë të sqarohen dhe të kuptohen nën dritën e ajeteve të tjera, që janë muĥkemâtpra të qarta. Kësisoj, është detyrë për çdo lexues të Kur’ânit që, ajetet e paqarta t’i kuptojë duke u mbështetur në ajetet e qarta. Në këtë mënyrë, çdokush do të kuptojë se Kur’âni, në tërësinë e tij, vërteton dhe sqaron vetveten. Nuk mund të gjesh kundërthënie në Librin e Zotit. Megjithatë, njerëzit janë ndarë në dy grupe:Por ata zemrat e të cilëve anojnë nga e shtrembra, gjurmojnë ato që janë jo shumë të qarta, për të shkaktuar hutim, gjoja sikur kërkojnë komentin e tyre. -Grupi i parë janë ata që kanë në zemër prirje për devijim nga rruga e drejtë. Qëllimet e tyre janë të këqija dhe motivet e tyre janë të sëmura. Ata synojnë devijimin e njerëzve nga e vërteta. Zemrat e tyre janë larguar shumë nga drita e udhëzimit, saqë kurrë nuk mund ta gjejnë rrugën e drejtë. Këta gjurmojnë ajetet e paqarta dhe nuk i shohin ato nën dritën e ajeteve të qarta. Ata i lënë mënjanë ajetet e qarta dhe përqendrohen tek të paqartat, madje i konsiderojnë këto ajete si baza mbi të cilat ndërtojnë gjykimet e tyre. Ata i kuptojnë ajetet e qarta veçse në errësirën e keqkuptimit të ajeteve të paqarta, ndërkohë që duhet të vepronin të kundërtën. Qëllimi i tyre është përhapja e fitnes. Ata kërkojnë të sprovojnë mendjen, zemrën dhe besimin e pastër të besimtarëve, duke i turbulluar me këto ajete të paqarta, që në fakt duhen kuptuar nën dritën e ajeteve të qarta. Ata mund t’i turbullojnë besimtarët veçse nëpërmjet ajeteve që janë të pakapshme për shumë njerëz, sepse ajetet muĥkemejanë të qarta dhe lehtësisht të kuptueshme për çdo njeri që kërkon udhëzimin e drejtë. Por, përveç Allahut, askush nuk e di domethënien e tyre. Dijetarët e pajisur me dituri të thellë thonë: “Ne i besojmë atij (Kur'anit). –Në fakt, ky ajet mund të lexohet në dy mënyra, dhe që të dyja janë të lejueshme dhe të mundshme për t’u pranuar.Mënyra e parë e leximit:“Ue ma jealemu te'uîlehũ il-lell-llâhu / Uer-râsiħûne fil ilmi jeķûlûne âmen-nâ bihî” (Por, përveç Allahut, askush nuk e di domethënien e tyre të saktë. / Dijetarët e pajisur me dituri të thellë thonë: “Ne i besojmë atij.”). Kjo është mënyra e leximit që bëhet nga shumica e dijetarëve të Kur’ânit. Kështu, mund të themi se, nëse në këtë ajet, shprehja “te’uîlehû” (shpjegimin e tyre) flet për njohjen e çështjeve të fshehta, të pashpjeguara dhe të pashpalosura në këtë botë ashtu sikurse janë në të vërtetë, atëherë patjetër që kjo është një dije që nuk e ka askush tjetër, veç Zotit, sepse vetëm Ai i di gjërat konkretisht, qartësisht ashtu sikurse janë në të vërtetë. E kush mund t’i dijë konkretisht se si janë cilësitë e Zotit, apo se si do të jetë në realitet Dita e Gjykimit? Madje, ne e kemi të ndaluar që të “rrëmojmë” në të tilla lloj dijesh, të pamundura për t’u arritur në thelbin e tyre, ashtu sikurse i di Zoti i botëve. Pra, nëse shprehja: “te’uîlehû” ka kuptimin e lartpërmendur, atëherë është e detyrueshme që, gjatë leximit të ajetit, të bëjmë një pauzë të detyrueshme te fjala: “Allah”, siç e treguam më lart.Mënyra e dytë e leximit është:“Ue mâ jealemu te' uîlehû il-lell-llâhu uer-râsiħûne fil ilmi” (Dhe shpjegimin e tyre e di veçse Allahu dhe të thelluarit në dije.) Në këtë rast, shprehja “te’uîlehû” nuk ka kuptimin e mësipërm, por një kuptim më të ngushtë. Pra, shpjegimin e ajeteve të paqarta, që kanë nevojë për shpjegim, e di veçse Allahu i Lartësuar dhe dijetarët e mëdhenj, të cilët dinë t’i kuptojë ato nën dritën e ajeteve të qarta. Ndërsa çështjet e fshehta mund t’i dijë plotësisht veçse Allahu i Gjithëditur. Ne nuk duhet të thellohemi dhe të kërkojmë shpjegime të imta e konkrete për ato gjëra të fshehta, që ne nuk mund t’i njohim më tepër sesa na ka mundësuar Zoti i gjithësisë, sepse po të ishte e nevojshme njohja e të tilla imtësive, atëherë ato do të na i tregonte i Urti nëpërmjet Profetit të Tij. Njëherë, imam Maliku u pyet: “O Imam! Allahu thotë në Kur’ân: “Er-Rraĥmânu alel Arshi-steuâ” (I Gjithëmëshirëshmi u lartësua mbi Fron). Si u lartësua?!” Imam Maliku iu përgjigj: “Që u lartësua, kjo dihet, dhe është e detyrueshme që ta besojmë këtë si vepër të Zotit, por pyetja rreth saj është bidat.” Aq sa na është lejuar të dimë është e mjaftueshme për ne dhe duhet besuar sikurse na është thënë. Ashtu siç bëri imam Maliku, ashtu duhet vepruar për të gjitha cilësitë e veprat e Zotit, nëse dikush pyet dhe kërkon të dijë rreth tyre në mënyrë të hollësishme e konkrete. Allahu i Lartësuar na ka treguar mjaftueshëm rreth tyre, pra na i shpjeguar konkretisht dhe në imtësi. Për ne është detyrë që të qëndrojmë atje ku Allahu na ka urdhëruar të qëndrojmë, dhe të mos e kalojmë kufirin. Të devijuarit rendin dhe rrëmojnë te çështjet e pashtjelluara, edhe pse kjo nuk ka asnjë dobi dhe asnjë rëndësi për ta. Ata vazhdojnë me të tilla pyetje, edhe pse njohja e përgjigjeve të tyre është jashtë mundësive njerëzore. Ato i di në mënyrë të plotë veçse Allahu i Lartësuar. Ndërsa ata që Zoti i ka quajtur “Dijetarët e pajisur me dituri të thellë”, i besojnë ajetet muteshâbihât ashtu sikurse i ka sjellë Zoti i gjithësisë, dhe nuk mundohen që të zbulojnë më tej imtësitë e tyre. Ata ia lënë këto çështje Zotit e, në këtë mënyrë, ata janë të ruajtur prej devijimit dhe humbjes. Megjithatë, nëse bëhet fjalë për vështrim të ajeteve muteshâbihât nën dritën e ajeteve muĥkemât, kjo është diçka që Zoti e ka lejuar, madje ka urdhëruar që të veprohet kështu, nëse ajetin e mësipërm e lexojmë me mënyrën e dytë. Allahu i Lartësuar na tregon një cilësi të dijetarëve, të cilët, për të shpjeguar ajetet muteshâbihât, mbështeten në ajetet muĥkemâtdhe thonë:Të gjitha(ajetet)janë nga Zoti ynë." -Të gjitha kumtet që vijnë prej Allahut nuk mund të jenë kurrë kontradiktore, por ato janë gjithmonë në harmoni të plotë me njëra-tjetrën dhe vërtetuese e qartësuese të njëra-tjetrës. Këtu vërtetohet saktësia e një rregulli shumë të rëndësishëm. Duke qenë se çdo informacion në Kur’ân vjen prej Allahut, atëherë dijetarët e dinë se ndonjë paqartësi e ajeteve muteshâbihât mund të zbardhet nëpërmjet ajeteve muĥkemât, edhe nëse për momentin, ndoshta, mund të mos kuptohet lidhja mes tyre. Allahu i Lartësuar na ka nxitur që të besojmë dhe t’i dorëzohemi plotësisht ligjeve dhe dispozitave të Tij. Ai na ka ndaluar, nga ana tjetër, të ndjekim ajetet muteshâbihât, nëse nuk i shohim nën dritën e ajeteve muĥkemât. Pastaj Allahu i Lartësuar na thotë diçka shumë të rëndësishme:Por këtë e kuptojnë vetëm ata që janë të mençur. –Vetëm të mençurit e mendjendriturit, që janë ajka e njerëzimit, përfitojnë nga mësime të tilla. Ata ndjekin çdo gjë që u bën dobi dhe u largohen atyre gjërave që i dëmtojnë. Ndërsa të tjerët janë fundërrina, që nuk dinë të arrijnë askund dhe nuk mund të përfitojnë nga këshillat dhe porositë e Zotit. Atyre nuk u bën aspak dobi këshilla, sepse i kanë mendjet bosh. Ata nuk dinë të dallojnë atë që u bën dobi dhe atë që i dëmton, se mendjet e tyre janë jofunksionale për mirësi. Më pas, Allahu i Lartësuar na tregon edhe një cilësi tjetër të të mençurve, që luten:

3:8Page 50

رَبَّنَا لَا تُزِغۡ قُلُوبَنَا بَعۡدَ إِذۡ هَدَيۡتَنَا وَهَبۡ لَنَا مِن لَّدُنكَ رَحۡمَةًۚ إِنَّكَ أَنتَ ٱلۡوَهَّابُ ٨

[Who say], "Our Lord, let not our hearts deviate after You have guided us and grant us from Yourself mercy. Indeed, You are the Bestower.1

"O Zoti ynë! Mos lejo që zemrat tona të devijojnë, pasi na drejtove! –Kuptimi: Mos i lejo zemrat tona që të devijojnë, të largohen nga e vërteta, për shkak të injorancës apo arrogancës tonë! Të lutemi të na bësh të përqendruar e të vazhdueshëm në rrugën e drejtë. Të lutemi Ty, të na bësh të udhëzuar dhe udhëzues. Na forco dhe na bëj të qëndrueshëm dhe besnikë në rrugën Tënde të drejtë! Na ruaj nga devijimi dhe sëmundja e zemrave të të devijuarve!Na dhuro mëshirën Tënde! Pa dyshim, Ti je Dhuruesi i madh!" -Na dhuro mëshirën e madhe, që të kemi sukses në arritjen e çdo të mire dhe në ruajtjen nga rreziku i çdo të keqeje, sepse ti je Bamirës e Dhurues i madh! Mirësia Jote ka përfshirë çdo gjallesë.

3:9Page 50

رَبَّنَآ إِنَّكَ جَامِعُ ٱلنَّاسِ لِيَوۡمٖ لَّا رَيۡبَ فِيهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُخۡلِفُ ٱلۡمِيعَادَ ٩

Our Lord, surely You will gather the people for a Day about which there is no doubt. Indeed, Allāh does not fail in His promise."

"O Zoti ynë! Ti je Ai që do t’i tubosh njerëzit në një ditë, për të cilën nuk ka dyshim. Allahu nuk e shkel premtimin e Vet." -Allahu i Lartësuar do t’i tubojë njerëzit dhe do t’i shpërblejë ata sipas punëve të tyre: vepërmirët me të mira dhe vepërkëqijtë me ndëshkim. Kështu, Allahu i Lartësuar i ka përshkruar dijetarët me shtatë cilësi të vyera, të cilat i sjellin lumturinë robit në të dyja jetët: Ata kanë dije të dobishme, e cila është rruga e vetme që të çon tek Allahu i Lartësuar, sepse nëpërmjet saj qartësohen ligjet e Tij. Ata nuk kanë thjesht dije të dobishme, por kanë dije të thellë. Kush zotëron një dije të tillë është një dijetar i madh. Në fakt, Allahu i Lartësuar u ka mësuar atyre dijen sipërfaqësore dhe dijen e thellë. Këta të zgjedhur janë shumë të ditur për sa u përket të fshehtave dhe imtësive të Sheriatit, dhe kjo dije duket në veprat që ata kryejnë.- Allahu i Lartësuar na tregon se këta të zgjedhur i besojnë të gjitha ajetet e Librit (Ata thonë: “Të gjitha (ajetet) janë nga Zoti ynë....”) dhe për të shpjeguar ajetet muteshâbih, ata bazohen në ajetet muĥkeme. Ata vazhdimisht dhe me përulje i kërkojnë Allahut t’i ruajë e shpëtojë nga çdo e keqe, me të cilat Allahu i Lartësuar ka sprovuar ata që parapëlqyen devijimin kundrejt udhëzimit të qartë të Zotit të tyre.- Ata vazhdimisht i kujtojnë mirësitë e Zotit ndaj tyre dhe tregojnë mirënjohje për to. Ata thonë: “Mos lejo që zemrat tona të devijojnë, pasi na drejtove!”.- Ata e lusin vazhdimisht Allahun e Mëshirshëm që t’u dhurojë nga mëshira e Tij. Kjo lutje për mëshirë u mundëson atyre arritjen e çdo të mire që e dëshirojnë dhe ruajtjen e shpëtimin nga çdo e keqe, së cilës i ruhen dhe i frikësohen. Ata thonë: “Na dhuro mëshirën Tënde!”- Ata afrohen dhe kërkojnë ndërmjetësime tek Allahu më anë të lutjeve të tyre dhe me mënyra të lejuara afrimi dhe ndërmjetësimi. Ata afrohen më shumë te Zoti i tyre duke u lutur me emrin e Tij El uehhâb (Dhurues).- Allahu i Lartësuar na tregon se ata kanë dije dhe siguri të plotë rreth Ditës së Gjykimit. Kjo i nxit gjithmonë ata që të punojnë vepra të mira dhe vazhdimisht t’i ruhen devijimit dhe gjynaheve.

3:10Page 51

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَن تُغۡنِيَ عَنۡهُمۡ أَمۡوَٰلُهُمۡ وَلَآ أَوۡلَٰدُهُم مِّنَ ٱللَّهِ شَيۡـٔٗاۖ وَأُوْلَٰٓئِكَ هُمۡ وَقُودُ ٱلنَّارِ ١٠

Indeed, those who disbelieve - never will their wealth or their children avail them against Allāh at all. And it is they who are fuel for the Fire.

Atyre që nuk besojnë nuk do t’u vlejë asgjë para Allahut, as pasuria e as fëmijët e tyre. -Allahu i Lartësuar tregon se ata që mohojnë Atë dhe profetët e Tij, ata që refuzojnë të binden dhe të pasojnë fenë dhe Librin e Tij (Kur’ânin), meritojnë një ndëshkim të ashpër. Askush nuk mund t’i shpëtojë ata nga ky ndëshkim i merituar: as pasuria, as fëmijët e tyre, sepse këto nuk do t’u vlejnë aspak tek Allahu i Lartësuar. Në jetën e dynjasë, ndoshta, me pasurinë dhe fëmijët e tyre, ata mund të shpëtojnë prej rreziqeve që u kanosen. Për këtë arsye, ata thonë, sikurse tregon Allahu i Lartësuar në suren Sebe, ajetet 35-37: “Ne kemi shumë pasuri dhe fëmijë, prandaj nuk do të ndëshkohemi apo të vuajmë ndonjëherë”. Porse Ditën e Gjykimit, ata do të përballen me diçka që kurrë nuk e kanë llogaritur dhe menduar, siç thotë Allahu në suren Zumer, ajetet 47 dhe 48: “Edhe sikur e tërë çka gjendet në tokë, plus edhe një herë aq, të ishte e jobesimtarëve, ata do ta jepnin të gjithën për t’i shpëtuar dënimit të tmerrshëm në Ditën e Kijametit. Ata do të kenë prej Allahut atë (lloj ndëshkimi) që nuk kanë mundur as ta mendojnë. Ata do të përballen me të këqijat që me duart e tyre i fituan. Për ta u bë i pashmangshëm dënimi, për shkak të talljeve që ata bëjnë.”. Tek Allahu nuk kanë asnjë vlerë pasuria dhe fëmijët e robit, por atje bëjnë dobi veçse besimi i sinqertë, i shoqëruar me vepra të mira. Më tej, Allahu i Lartësuar thotë:...Ata(jobesimtarët)do të jenë lënda djegëse e Zjarrit. - Dënimi i këtyre mohuesve do të jetë zjarri i Xhehenemit, madje ata do të jenë lënda djegëse e tij. Ata do të qëndrojnë në të përjetësisht e pandërprerë.

3:11Page 51

كَدَأۡبِ ءَالِ فِرۡعَوۡنَ وَٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡۚ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا فَأَخَذَهُمُ ٱللَّهُ بِذُنُوبِهِمۡۗ وَٱللَّهُ شَدِيدُ ٱلۡعِقَابِ ١١

[Theirs is] like the custom of the people of Pharaoh and those before them. They denied Our signs, so Allāh seized them for their sins. And Allāh is severe in penalty.

Kështu ndodhi edhe me pasuesit e Faraonit dhe ata të mëhershmit. -Që pasuria dhe fëmijët nuk u bëjnë dobi qafirëve, ka qenë një ligj i pandryshueshëm i Allahut të Lartësuar për të gjithë popujt. Kështu ishte për popullin e Faraonit, por edhe për të tjerët para e pas tyre. Të njëjtin përfundim do të kenë të gjithë ‘faraonët’ e çdo kohe, sado të fuqishëm qofshin në pushtetin e tyre, sado të mëdha të jenë pasuritë dhe pasuesit e tyre. Çdokush që mohon të vërtetën e shpallur nga Zoti, çdokush që nuk pranon t’i nënshtrohet rrugës së drejtë dhe të pasojë profetët e Zotit, do të ketë po atë përfundim.Ata i mohuan argumentet Tona. Për këtë arsye, Allahu i shkatërroi për fajet e tyre. –Pra, Allahu i Lartësuar do t’i ndëshkojë ata, për shkak të mosbesimit dhe mosbindjes së tyre, sepse Allahu i Lartësuar është i Drejtë. Ai nuk i bën padrejtësi askujt. Çdo gjykim i Tij është i drejtë dhe i pakundërshtueshëm.Allahu ndëshkon shumë ashpër. - Allahu ka përgatitur ndëshkim të ashpër për këdo që përmbush shkaqet që e bëjnë të meritueshëm këtë ndëshkim. Shkaqet që sjellin ndëshkimin janë kufri dhe gjynahet, me të gjitha llojet dhe ngjyrat e tyre. Pastaj i Madhëruari thotë:

3:12Page 51

قُل لِّلَّذِينَ كَفَرُواْ سَتُغۡلَبُونَ وَتُحۡشَرُونَ إِلَىٰ جَهَنَّمَۖ وَبِئۡسَ ٱلۡمِهَادُ ١٢

Say to those who disbelieve, "You will be overcome and gathered together to Hell, and wretched is the resting place."

Thuaju(o Muhamed)atyre që nuk besojnë: “Do të jeni të mposhtur dhe do të hidheni në Xhehenem. Sa i shëmtuar është ai shtrat!”. -Këto fjalë, nga njëra anë, u dhanë shpresë besimtarëve se fitorja dhe ndihma e Allahut do të ishte me ta dhe, nga ana tjetër, kërcënonin hapur mohuesit e Zotit, që luftonin të drejtën. Dhe, vërtet, ashtu ndodhi. Allahu i Lartësuar i ndihmoi besimtarët dhe bëri që ushtria e të vërtetës të triumfonte mbi armiqtë e të vërtetës, që ishin mohues të kategorive të ndryshme, si idhujtarë, çifutë, të krishterë etj. Ndihma e Allahut do të vazhdojë të jetë me këtë popull të drejtë, me adhuruesit e Tij të sinqertë, me ushtarët e Tij besimtarë dhe besnikë. Allahu do të jetë me ta deri në Ditën e Gjykimit. Kjo profeci e Kur’ânit është një prej mrekullive të tij, e dëshmuar me sy prej njerëzve, që vërteton se ai Libër është fjalë e Zotit të gjithësisë. Më tej, Allahu i Lartësuar na tregon që, përveçse qafirët do të jenë gjithmonë të mposhtur në këtë jetë, në jetën tjetër ata do të tubohen në vendin e ndëshkimit dhe të vuajtjes së përjetshme, në zjarrin e Xhehenemit. Ai është një vend që ata vetë e përgatisin dhe e dëshirojnë për veten e tyre. Nuk ka vendqëndrim më të keq se ai i tyre dhe nuk ka ndëshkim më të rëndë se ndëshkimi i tyre.

3:13Page 51

قَدۡ كَانَ لَكُمۡ ءَايَةٞ فِي فِئَتَيۡنِ ٱلۡتَقَتَاۖ فِئَةٞ تُقَٰتِلُ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ وَأُخۡرَىٰ كَافِرَةٞ يَرَوۡنَهُم مِّثۡلَيۡهِمۡ رَأۡيَ ٱلۡعَيۡنِۚ وَٱللَّهُ يُؤَيِّدُ بِنَصۡرِهِۦ مَن يَشَآءُۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَعِبۡرَةٗ لِّأُوْلِي ٱلۡأَبۡصَٰرِ ١٣

Already there has been for you a sign in the two armies which met [in combat at Badr] - one fighting in the cause of Allāh and another of disbelievers. They saw them [to be] twice their [own] number by [their] eyesight.1 But Allāh supports with His victory whom He wills. Indeed in that is a lesson for those of vision.

Për ju ishte një shenjë e madhe kur dy palët u përballën me njëra-tjetrën. Njëra palë luftonte në rrugën e Allahut, kurse pala tjetër ishin jobesimtarë. -Për ju ka shumë mësime nga përballja mes dy ushtrive në betejën e Bedrit. Dy ushtritë ishin: njëra që luftonte në rrugën e Allahut, ku ishte Profeti (a.s.) dhe shokët e tij; dhe tjetra ishte ushtria e qafirëve, të cilët refuzuan t’i bindeshin Zotit të tyre dhe të pasonin udhëzimin që solli Profeti i Tij. Këta dolën në luftë gjithë mendjemadhësi dhe plot urrejtje për Profetin e besimtarët. Ata dolën që të pengonin njerëzit nga rruga e Zotit, dhe këtë e bënin thjesht për të shitur mend dhe për të fituar famë. Allahu i Lartësuar përcaktoi që dy palët kundërshtare të përballeshin me njëra tjetrën në Bedër, ndërkohë që idhujtarët ishin disa herë më tepër në numër se besimtarët. Por Allahu i Lartësuar thotë:Ata(besimtarët) panë me sytë e tyre se të tjerët(qafirët)ishin dy herë më shumë se ata. Por Allahu përforcon atë që dëshiron me ndihmën e Vet. Vërtet, në atë ngjarje pati një mësim të madh për ata që janë të mençur. -Besimtarët e panë që numri i idhujtarëve të cilët vërsuleshin kundër tyre ishte shumë më i madh. Allahu i Lartësuar e përforcon këtë fakt duke treguar se besimtarët e panë me sytë e ballit këtë pabarazi numerike. Megjithatë, Allahu i Lartësuar i ndihmoi besimtarët, duke u dhuruar fitoren kundër qafirëve. Besimtarët i mposhtën bindshëm idhujtarët, duke vrarë krerët e tyre dhe duke robëruar shumë të tjerë. Kjo fitore u mundësua veçse prej Allahut, i Cili ishte Ndihmëtari i tyre. Allahu i Lartësuar ndihmon çdonjë që ndihmon fenë e Tij dhe mposht e shkatërron çdonjë që e mohon Atë dhe udhëzimin e sjellë nëpërmjet Profetit të Tij. Në këtë ngjarje ka mësime për ata që dinë të nxjerrin mësime, dhe ata që mund të nxjerrin mësime prej të tilla ngjarjeve janë veçse të mençurit. Kështu, të fituarit do të jenë gjithmonë ata që besojnë dhe pasojnë të vërtetën e sjellë prej Allahut dhe Profetit të Tij. Këta do të jenë pala e ndihmuar prej Allahut. Ndërsa të dëshpëruarit e të mundurit do të jenë gjithmonë ata që mohojnë të vërtetën dhe ndjekin të kotën, për të cilën nuk kanë asnjë bazë e argument të sigurt. Nëse do të merrnim në konsideratë forcat ushtarake dhe shkaqet materiale të fitores së një lufte, do ta shihnim si të pamundur fitoren e një ushtrie të vogël e të paarmatosur mirë, kundër një ushtrie të madhe në numër e të fuqishme në armatim. Por përballë këtij realiteti që ne jemi mësuar të shohim me sy dhe ta besojmë, ndodhet një realitet tjetër më i fuqishëm dhe më vendimtar se ai që shohim me shqisat tona. Këtë realitet mund ta ndiejnë dhe dëshmojnë veçse ata që shohin me dritën e imanit dhe që kanë mbështetje të plotë tek Allahu i Lartësuar. Ky realitet quhet: “ndihma e Allahut për besimtarët e Tij”. Allahu i Lartësuar i ndihmon gjithmonë dhe u dhuron fitore adhuruesve të Tij mbi çdo jobesimtar, sado i madh e i fuqishëm qoftë.

3:14Page 51

زُيِّنَ لِلنَّاسِ حُبُّ ٱلشَّهَوَٰتِ مِنَ ٱلنِّسَآءِ وَٱلۡبَنِينَ وَٱلۡقَنَٰطِيرِ ٱلۡمُقَنطَرَةِ مِنَ ٱلذَّهَبِ وَٱلۡفِضَّةِ وَٱلۡخَيۡلِ ٱلۡمُسَوَّمَةِ وَٱلۡأَنۡعَٰمِ وَٱلۡحَرۡثِۗ ذَٰلِكَ مَتَٰعُ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَاۖ وَٱللَّهُ عِندَهُۥ حُسۡنُ ٱلۡمَـَٔابِ ١٤

Beautified for people is the love of that which they desire - of women and sons, heaped-up sums of gold and silver, fine branded horses, and cattle and tilled land. That is the enjoyment of worldly life, but Allāh has with Him the best return [i.e., Paradise].

Njerëzve u është hijeshuar dashuria për kënaqësitë e kësaj bote, për gratë(e hijshme), për djemtë(e pasardhësit e shumtë), për pasurinë e madhe prej ari e argjendi, për kuajt e stolisur e për bagëtinë e bujqësinë. -Allahu i Lartësuar na tregon se njerëzve u është hijeshuar dashuria për bukuritë e kësaj jete, duke përmendur në mënyrë të veçantë disa prej tyre, sepse ato janë bukuritë më të mëdha të dynjasë. Çdo bukuri e kënaqësi tjetër është degëzim i këtyre kryesoreve. Në suren Kehf, ajeti 7, i Lartësuari thotë: “Gjithçka në Tokë, Ne e kemi bërë vetëm si stoli, për t’i provuar se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë.”. Kënaqësitë e numëruara në ajet janë mjaft tërheqëse. Shpirti dhe zemra e njeriut i dëshiron shumë ato. Megjithatë, kundrejt këtyre kënaqësive, njerëzit ndahen në dy grupe:1. Ata që e konsiderojnë arritjen e këtyre kënaqësive si qëllimin kryesor të jetës së tyre. Këta, çdo fjalë, vepër, mendim apo ndjenjë e kanë vetëm për hir të këtyre kënaqësive. Dëshira për të arritur këto kënaqësi i shmang ata nga qëllimi për hir të së cilit Allahu i Lartësuar i ka krijuar, duke u shndërruar kështu në kafshë të vërteta. Për ta është e rëndësishme thjesht që të përmbushin epshet dhe dëshirat e tyre, pa u shqetësuar aspak se me ç’rrugë do ta arrijnë këtë. Ata nuk shqetësohen aspak se si i fitojnë dhe si i shpenzojnë të mirat që zotërojnë. Ja, për të tillë njerëz, bukuritë joshëse të kësaj bote janë shkak për ndëshkimin dhe dëshpërimin e tyre.2. Ata që e dinë cili është qëllimi i vërtetë i stolive të kësaj jete. Ata e dinë që Allahu i Lartësuar i ka bërë ato për të provuar besimin e njerëzve, për t’u dalluar qartë ata që i japin përparësi bindjes ndaj Tij dhe kënaqësisë së Tij, nga ata që parapëlqejnë përmbushjen e kënaqësive të pakontrolluara të kësaj dynjaje. Grupi i dytë i përdor bukuritë e kësaj jete thjesht si mjete për të arritur qëllimin kryesor: adhurimin e Allahut. Nëpërmjet kësaj jete dhe çdo çasti të saj, ata mundohen të grumbullojnë sa më shumë furnizime për rrugën e gjatë që i pret pas vdekjes. Çdo kënaqësi të kësaj bote ata e përdorin si ndihmë për të arritur përsosjen e adhurimit dhe kënaqësinë e Zotit të tyre. Kënaqësitë dhe stolitë e kësaj jete zënë vend vetëm në trupin e tyre, ndërsa shpirti dhe zemra e tyre përkushtohen për të arritur një qëllim tjetër, shumë më të lartë dhe më të vyer. Ata e dinë se mirësitë e dynjasë janë sikurse i përshkruan Allahu i Lartësuar:Këto janë kënaqësi të kësaj bote, po tek Allahu është e ardhmja më e mirë. -Çdo kënaqësi që shijojnë në këtë dynja, ata e shndërrojnë në një urë për të shkuar në lumturinë e përjetshme. Ata bëjnë një tregti shumë të madhe, duke shpresuar shpërblim dhe dhurata të mrekullueshme. Për këtë kategori njerëzish, bukuritë e kësaj jete janë mjete që i çojnë të sigurt te Zoti i tyre. Ky ajet është qetësues e ngushëllues për të gjithë ata të varfër që nuk kanë mundësi të shijojnë mjaft kënaqësi të kësaj bote, të cilat i provojnë të pasurit. Ajeti është, gjithashtu, edhe këshillë dhe qortim për çdo njeri që mashtrohet nga bukuritë e kësaj dynjaje. Nga ana tjetër, ai nxit të mençurit e të urtët që të tregohen asketë ndaj botës mashtruese dhe stolive të saj të kufizuara dhe të përkohshme. Ai i nxit ata që të shohin me zemrat dhe besimin e tyre shumë lart, te premtimet e mrekullueshme të Allahut.

3:15Page 51

۞ قُلۡ أَؤُنَبِّئُكُم بِخَيۡرٖ مِّن ذَٰلِكُمۡۖ لِلَّذِينَ ٱتَّقَوۡاْ عِندَ رَبِّهِمۡ جَنَّٰتٞ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَا وَأَزۡوَٰجٞ مُّطَهَّرَةٞ وَرِضۡوَٰنٞ مِّنَ ٱللَّهِۗ وَٱللَّهُ بَصِيرُۢ بِٱلۡعِبَادِ ١٥

Say, "Shall I inform you of [something] better than that? For those who fear Allāh will be gardens in the presence of their Lord beneath which rivers flow, wherein they abide eternally, and purified spouses and approval from Allāh. And Allāh is Seeing [i.e., aware] of [His] servants -

Thuaju: “A t’ju tregoj për diçka shumë më të mirë se ato? Për ata që janë të devotshëm, janë përgatitur te Zoti i tyre kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, ku ata do të jenë përjetësisht. -Allahu i Lartësuar na tregon se mirësitë e përgatitura për të devotshmit janë shumë herë më të çmuara se mirësitë e kësaj jete të shkurtër. Ato janë kopshte të dendura e të larta, me banesa të gjera, të rehatshme e plot luks. Kopshtet janë të mbushura me pemë të llojllojshme. Nëpër to rrjedhin lumenj, sipas dëshirës së tyre.Atje do të kenë bashkëshorte të pastra dhe kënaqësinë e Allahut.” -Gratë do të jenë të pastra nga çdo ndyrësi e jashtme dhe e brendshme, trupore, shpirtërore dhe morale. Të gjitha këtyre mirësive u shtohet e u plotësohet bukuria e vlera edhe nga fakti që ato do të jenë të përjetshme për besimtarët. Përveç kësaj, kjo përjetësi do të jetë në kënaqësinë e Allahut. Kënaqësia e Allahut ndaj tyre është mirësia më e madhe që ata do të shijojnë. A mund të krahasohen, pra, kënaqësitë e kësaj jete me ato të ahiretit? Bëj për veten tënde zgjedhjen më të mirë, duke kujtuar dallimin mes dy jetëve, dhe mos harro seAllahu është Gjithëshikues i robërve të Vet.” -Allahu i di në hollësi dëshirat e njerëzve. Ai i di të mirat dhe të këqijat që përmban shpirti ynë. Ai e di shumë mirë se çfarë i përshtatet secilit. Ai i jep sukses atij që Ai dëshiron, dhe lë në humbje atë që Ai dëshiron. Allahu i Lartësuar që i bëri përshkrimin më të bukur Xhenetit të Tij, përshkruan më pas edhe krijesat që e meritojnë atë vend. Kështu, të vetmit që do t’i gëzojnë këto premtime janë të devotshmit, domethënë ata që i ruhen ndëshkimit dhe zemërimit të Zotit të tyre, duke zbatuar çdo urdhër të Tij dhe duke u larguar nga çdo gjë që Ai e ka ndaluar. Këta luten vazhdimisht dhe thonë:

3:16Page 52

ٱلَّذِينَ يَقُولُونَ رَبَّنَآ إِنَّنَآ ءَامَنَّا فَٱغۡفِرۡ لَنَا ذُنُوبَنَا وَقِنَا عَذَابَ ٱلنَّارِ ١٦

Those who say, 'Our Lord, indeed we have believed, so forgive us our sins and protect us from the punishment of the Fire,' "

Të tillë janë ata që thonë: “O Zoti ynë! Ne kemi besuar me sinqeritet. Na i fal gjynahet tona dhe na ruaj prej ndëshkimit të Zjarrit!” -Një cilësi e tyre është edhe fakti që ata afrohen tek Allahu i Lartësuar dhe ndërmjetësojnë tek Ai me besimin e tyre, që Ai t’i falë dhe të mbulojë të metat e tyre. Ata thonë: “O Zoti ynë! Ne kemi besuar me sinqeritet, prandaj, për hir të këtij besimi, na i fal gjynahet tona dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit!”. Është pikërisht Allahu i Lartësuar që u ka dhënë sukses dhe që i ka udhëzuar, dhe po nga Ai ata kërkojnë që, ashtu sikurse i ka udhëzuar në besim, t’ua mbulojë të metat, t’ua falë gabimet dhe t’i ruajë nga dënimi i Zjarrit. Pastaj Allahu i Lartësuar tregon disa cilësi të tjera të të devotshmëve:

3:17Page 52

ٱلصَّٰبِرِينَ وَٱلصَّٰدِقِينَ وَٱلۡقَٰنِتِينَ وَٱلۡمُنفِقِينَ وَٱلۡمُسۡتَغۡفِرِينَ بِٱلۡأَسۡحَارِ ١٧

The patient, the true, the obedient, those who spend [in the way of Allāh], and those who seek forgiveness before dawn.

Dhe ata që janë të durueshëm, të drejtë, të devotshëm e dorëdhënës, dhe ata që në kohën e agimit kërkojnë falje. -Pra, të devotshmit dallohen për durimin e tyre. Ata e nënshtrojnë veten në bindjen ndaj Zotit. Ata durojnë gjithçka, për të plotësuar urdhrat që i do dhe i pëlqen Allahu. Ata durojnë për t’u larguar nga çdo gjynah dhe mosbindje ndaj Allahut të Lartësuar. Ata janë të durueshëm përballë çdo përcaktimi të Zotit të tyre. Ata janë të kënaqur me caktimin e Zotit dhe janë durimtarë. Ata nuk tregojnë asnjë pakënaqësi apo zemërim me caktimin e Allahut të Lartësuar. Të devotshmit janë, gjithashtu, të vërtetë e të sinqertë në besimin e tyre. Veprat, fjalët, ndjenjat dhe besimi i tyre janë të çiltra. Ata nuk janë shtiracakë. Të devotshmit janë dorëdhënës. Ata shpenzojnë çdo lloj pasurie me të cilën Zoti i tyre i ka privilegjuar mbi të tjerët. Ata janë në ndihmë të vazhdueshme për krijesat e Zotit, e në mënyrë të veçantë për të afërmit e tyre. Të devotshmit kërkojnë falje gjatë kohës së agimit, dhe kjo është cilësi jashtëzakonisht e rrallë. Edhe pse gëzojnë virtyte të larta, si ato që u përmendën më sipër, ata e shohin veten me sy kritik dhe kurrë nuk pretendojnë se janë të devotshëm. Përkundrazi, ata mendojnë se janë shumë të mangët në fjalët dhe veprat e tyre, për të pretenduar një gjë të tillë. Për këtë arsye, ata e ndjejnë veten të detyruar që të kërkojnë falje nga Zoti i tyre i madhërishëm. Madje, ata nuk kërkojnë falje dosido, por përpiqen që këtë ta bëjnë në kohë të përzgjedhura, me qëllim që përgjigjja e Zotit të jetë më pranë dhe më e sigurt. Kjo dëshmon se me sa shumë ngulm e kërkojnë ata faljen nga Zoti i tyre. Ata luten në kohën e agimit, sepse atëherë e shpresojnë faljen nga Allahu i Madhëruar. Për shpjegimin e kësaj cilësie të të devotshmëve, Hasen el Basriu ka thënë: “Ata e zgjasin namazin e natës deri në kohën e agimit, pastaj ulen, shprehin pendesë dhe kërkojnë falje prej Zotit të tyre.” Këto ajete, ndër të tjera, flasin për:- gjendjen e njerëzve në raport me kënaqësitë e kësaj jete të shkurtër;- për mirësitë, zbukurimet dhe luksin e kësaj dynjaje, dhe për faktin që ato janë të papërfillshme në krahasim me jetën tjetër dhe bukuritë e saj të përjetshme;- për bukuritë e mrekullueshme të Xhenetit dhe për çdo mirësi që gjendet në të, duke na nxitur që të bëjmë dallimin mes dy jetëve. Duke na nxitur që t’i studiojmë mirësitë e secilës jetë, para se të bëjmë përzgjedhjen tonë, Allahu i Lartësuar na tregon se Ai dëshiron prej nesh që t’i japim përparësi ofertës së Tij për të hyrë në Xhenetin e përjetësisë. E si mund të zgjedhim mirësitë e dynjasë të shkurtër, që e ka një fund, përpara mirësive të mrekullueshme dhe të përjetshme të Xhenetit?! Allahu i ka përshkruar banorët e Xhenetit, me cilësitë e tyre të rralla. Ata janë të devotshmit, të cilët i ruhen ndëshkimit dhe zemërimit të Zotit të tyre, duke zbatuar urdhrat e Tij dhe duke iu larguar ndalesave të Tij, të cilat Ai i ka sqaruar në Kur’ân dhe nëpërmjet Profetit të Tij. Allahu i tregon më konkretisht disa virtyte të të devotshmëve, me të cilat adhuruesi duhet ta stolisë veten e tij. Ato cilësi janë kritere për të gjykuar nëse mund të jesh prej banorëve të Xhenetit apo jo.

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском