As-Sa'diAl‑Isra · 17:1–24

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

الإسراء

Al-Isra

The Night Journey · Meccan · 111 ayahs

17:1Page 282

سُبۡحَٰنَ ٱلَّذِيٓ أَسۡرَىٰ بِعَبۡدِهِۦ لَيۡلٗا مِّنَ ٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡحَرَامِ إِلَى ٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡأَقۡصَا ٱلَّذِي بَٰرَكۡنَا حَوۡلَهُۥ لِنُرِيَهُۥ مِنۡ ءَايَٰتِنَآۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡبَصِيرُ ١

Exalted1 is He who took His Servant [i.e., Prophet Muḥammad (ﷺ)] by night from al-Masjid al-Ḥarām to al-Masjid al-Aqṣā,2 whose surroundings We have blessed, to show him of Our signs. Indeed, He is the Hearing,3 the Seeing.4

I Dëlirë(e i Lavdëruar)qoftë Ai, që e mbarti adhuruesin e Tij(Muhamedin a.s.)natën nga Xhamia e Shenjtë(Qabeja)drejt xhamisë "Aksa"(në Palestinë),... -Allahu i Lartësuar e dëlirëson dhe e lavdëron Veten, sepse Ai është vërtet i pastër nga çdo mangësi dhe e metë. Veprat e Tij janë madhështore dhe mirësitë e Tij janë të pafundme. Ndër mirësitë më të mëdha është edhe kjo ngjarje madhështore, e njohur si udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit. I dëlirë dhe i lavdëruar është Ai që e mori adhuruesin e Tij të dashur, profetin e Tij të zgjedhur, Muhamedin, në këtë udhëtim të pashembullt dhe të mrekullueshëm, nga Xhamia e Shenjtë (Qabja) në xhaminë Aksa, në Palestinë. Qabja është xhamia më e zgjedhur, në mënyrë absolute. Edhe xhamia Aksa është nga xhamitë më të zgjedhura, pasi ka qenë faltore e shumë profetëve të Zotit. Ai ishte një udhëtim fantastik, në të cilin Profeti i Zotit përshkoi një distancë shumë të largët brenda natës, vajtje e kthim. Allahu i Madhëruar i tregoi Profetit të Tij shumë nga shenjat e mëdha të Tij, duke e forcuar edhe më shumë udhëzimin, dritën, qartësinë dhe dallimin e së vërtetës nga e kota. Kjo ngjarje dëshmoi për kujdesin e madh, për butësinë, mëshirën dhe dashurinë, me të cilën Allahu e trajtoi Profetin (a.s.). Allahu i Lartësuar ia lehtësoi atij të gjitha rrugët e mirësive dhe të udhëzimit, duke i dhënë sukses në to. Mirësitë me të cilat e mbuloi këtë profet ia kalojnë të gjitha mirësive që Ai u dhuroi të parëve dhe të fundmëve. Ajeti tregon se Israja filloi pjesën e parë të natës dhe nisja ishte nga Xhamia e Shenjtë, Qabja. Megjithatë, ka hadithe të sakta që tregojnë se nisja u bë nga shtëpia e Ummu Hanit. Atëherë, duke pajtuar ajetin me hadithet, kuptojmë se vend i shenjtë në Mekë nuk është vetëm xhamia, por një sipërfaqe më e gjerë, mes së cilës edhe shtëpia e Ummu Hanit. Rrjedhimisht, shpërblimet e shumëfishuara që lidhen në Qaben vlejnë për të gjithë territorin e shenjtë të Mekës. Ky udhëtim u krye me trup dhe me shpirt, sepse përndryshe ngjarja nuk do të ishte ndonjë veçori e madhe për Profetin. Hadithet rreth Israsë dhe Miraxhit janë të shumta dhe të sakta. Në to përmendet hollësisht se çfarë shenjash madhështore pa dhe dëshmoi Profeti (a.s.) në atë udhëtim. Në fillim, Profeti udhëtoi nga Qabja në Bejt el Makdes (Xhaminë Aksa) në Palestinë, e pastaj, prej atje u ngrit lart në qiej. Ai u ngjit mbi shtatë qiej dhe pa Xhenetin dhe Zjarrin. I Dërguari (a.s.) takoi edhe disa profetë të tjerë atje, në gradat dhe qiejt e tyre përkatës. Në takimin e mrekullueshëm dhe të pashembullt me Zotin e qiejve dhe të Tokës, atij fillimisht iu bë detyrim falja e 50 vakteve namaz. Por, sikurse është treguar në hadithe, Profeti (a.s.) vazhdoi të kërkonte lehtësim nga Zoti i tij, derisa përfundoi në pesë vakte namaz të detyrueshëm. Megjithatë, edhe pse ato janë vetëm 5 vakte, Allahu i Madhëruar premtoi që shpërblimin e tyre ta japë si për 50 vakte. Ky profet i zgjedhur dhe umeti i tij fitoi këtë natë lavdi dhe mirësi, që vetëm Zoti i di dhe i ka përcaktuar. Vëreni me kujdes! Allahu i Lartësuar e ka emërtuar Muhamedin me fjalën "Abdehu" - "Robin e Tij", që do të thotë "Adhuruesin e Tij". Kështu është cilësuar Muhamedi (a.s) në tre kontekste të ndryshme në Kur'an:1. Në rastin e Israsë dhe Miraxhit, këtij udhëtimi të mrekullueshëm të pashembullt.2. Kur flitet për shpalljen e Kur'anit: “Është i Madhëruar Ai, që ia shpalli Furkanin (Kur'anin) adhuruesit të vet (Muhamedit), që të bëhet Profeti i botës (këshillues)”. Furkan 1.3. Kur flitet për sfidën e hapur ndaj krijesave: “Nëse jeni në dyshim rreth asaj që Ne ia shpallëm adhuruesit Tonë, atëherë bëni ju një sure të ngjashme si ajo (e Kur'anit), madje thërrisni për këtë të gjithë idhujt që ju adhuroni përveç Allahut, nëse vërtet jeni të sinqertë!"Në të gjitha këto raste, Muhamedi (a.s) është cilësuar si Abdullah - Adhurues i Allahut. Qëllimi është për të treguar se ky është titulli më i lartë që mund të arrijë një njeri. Muhamedi (a.s) e arriti pozitën e tij duke plotësuar veten si adhurues i Zotit. Duke përshkruar Bejt el Makdesinnë Palestinë, i Lartësuari thotë:... rrethinat e së cilës Ne i kemi bekuar, për t’i treguar atij disa nga Shenjat Tona! Vërtet, Ai Dëgjon e Di gjithçka. –Rrethinat e saj janë bekuar me pemë e gjelbërim, që janë të përhershëm atje. Përveç kësaj begatie, është edhe një mirësi tjetër: ajo është një nga xhamitë më të rëndësishme në Islam, pas Qabes në Mekë dhe Xhamisë së Profetit (a.s) në Medinë. Xhamia Aksa është e treta për nga rëndësia dhe ashtu si dy xhamitë e para, është e pëlqyeshme që të shkosh ta vizitosh dhe të falesh në të. Atë vend, Zoti e ka veçuar si faltoren e shumë profetëve dhe të zgjedhurve të Tij.Israja dhe Mi’raxhiProfeti a.s.,përjetoi një ngjarje tëjashtëzakonshme. Me trup e me shpirt aibëri një udhëtim madhështor prejXhamisë së Shenjtë, Qabes, e deri nëKuds (në Palestinë), për t’u ngjitur më pasdrejt qiellit. Ky udhëtim njihet me emrinUdhëtimi i Isra-së dhe Miraxh-it. FillimishtProfeti a.s., hipur mbi kafshën burak dhe ishoqëruar nga Xhibrili a.s., shkoi në Kuds.Atje zbriti nga buraku dhe fali namaz sëbashku me profetë të tjerë, duke dalë aiimam. Burakun e lidhi në një hallkë teporta e xhamisë. Thuhet, gjithashtu, qëProfeti a.s. zbriti dhe u fal në Betlehem,por kjo është e pa saktë. Po atë natë,Profeti a.s. u ngjit drejt qiejve, duke unisur nga Shtëpia e Shenjtë, Kudsi. Xhibrilia.s. kërkoi leje për të hyrë në qiellin edynjasë. Leja iu dha dhe Profeti a.s. pa nëkëtë qiell Ademin a.s., Babain eNjerëzimit, të cilin e përshëndeti meselam. Ai ia ktheu përshëndetjen meselam dhe i uroi mirëseardhjen, dukepohuar dhe miratuar faktin se Muhamedia.s. ishte profet. Në këtë moment, Allahui Madhëruar i mundëson Profetit të Tij,Muhamedit a.s, që të shohë shpirtrat efatlumëve në të djathtë të Ademit, dheshpirtrat e të dëshpëruarve në të majtëtë tij. Pastaj u ngjit në qiellin e dytë, kupërsëri kërkuan leje për të hyrë. Në këtëqiell, Profeti a.s. pa Jahjan, të birin eZekerias, dhe Isain, të birin e Merjemes,me të cilët u përshëndet dhe i takoi. Ataia kthyen përshëndetjen, i uruanmirëseardhjen dhe miratuan e pranuanprofetësinë e tij. Vazhduan udhëtimin përtu ngjitur në qiellin e tretë, ku ai paJusufin a.s., të cilin e përshëndeti meselam. Ky ia ktheu selamin dhe i uroimirëseardhjen, duke pohuar dhe pranuarprofetësinë e tij. Vazhdoi ngjitja për nëqiellin e katërt. Atje pa Idrisin a.s., i cili epërshëndeti, i uroi mirëseardhjen dhemiratoi e pranoi profetësinë e tij. Arriti nëqiellin e pestë, ku ndodhej Haruni a.s.Edhe ky e përshëndeti Profetin a.s. meselam, i uroi mirëseardhjen dhe e miratoisi profet. Shkuan në qiellin e gjashtë dheja, Musa a.s, i cili i drejtohet mepërshëndetje, i uron mirëseardhjen dhepohon se ai është Profet i Allahut. Pasi ekaluan, Musa a.s. filloi të qajë. E pyetën:“Çfarë të preku?!” Musai a.s. u përgjigj:“Qaj, sepse nga populli i këtij djaloshi, qëu shpall profet pas meje, do të hyjnë nëXhenet më shumë sesa do të hynë ngapopulli im.” Vazhdoi fluturimi, për tëshkuar në qiellin e shtatë dhe për t’utakuar me Ibrahimin a.s. Ai e përshëndetiProfetin e ri a.s., i uroi mirëseardhjen dhee pohoi e pranoi atë si profet. Vazhdoingjitjen, deri sa u shfaq Sidretul Muntehadhe u duk madhërishëm Bejtul Ma’mur-i.Ai vazhdoi të ngjitej për të shkuar tekAllahu Krenar e i Lartësuar. Ai u afruapranë sa dy harqe apo edhe më afër. AtjeAllahu i shpalli robit të Vet atë që ishpalli. Allahu i Madhëruar e obligoi atëpër të falur pesëdhjetë namaze në ditë.Kur Profeti a.s. mori rrugën e kthimit ekaloi pranë Musait a.s., ai iu drejtua dukei thënë: “Për çfarë u urdhërove?” Profetia.s. tha; “U urdhërova të falempesëdhjetë herë.” – “Me siguri, umeti ytnuk ka për ta përballuar këtë detyrë,prandaj kthehu te Zoti yt, dhe kërkoi Atijlehtësim për të.” Profeti a.s, vështroi ngaXhibrili a.s. si për të kërkuar mendim dhepasi mori miratimin e tij me fjalët “Po,nëse dëshiron”, filluan ngjitjen derisashkuan tek Allahu Krenar e Madhështor.(Kështu është shprehur në disa rrugëtransmetimi të Buhariut). Allahu iLartësuar ia uli numrin e namazeve tëdetyruara me dhjetë më pak. Gjatëkthimit, ai kaloi te Musai a.s., i cili pasimori vesh për lehtësimin, përsëri i tha:“Kthehu te Zoti yt dhe kërkoi përsërilehtësim!” Kështu pra, vazhdoi Profetia.s. të lëvizë herë te Musai a.s. e herë teZoti i tij, derisa numri i namazeve tëdetyrueshme u ul në pesë. Musa a.s.përsëri këmbënguli që Profeti a.s. tëkërkonte lehtësim, por Profeti a.s. upërgjigj duke thënë: “Më vjen shumë turpnga Zoti im! Tani jam i kënaqur dhe idorëzohem plotësisht urdhrit të Tij. KurProfeti a.s. u largua, një zë u dëgjua tëthotë: “E çova në vend urdhrin Tim dheua lehtësova adhuruesve të Mi!” [Kyhadith gjendet te Buhariu, 6/217, 219, nëlibrin “Zanafilla e krijimit”, në kapitullin“Përmendja e melekeve”, si dhe në7/154, 168, kapitulli “Miraxhi”. GjithashtuMuslimi, 164, në librin “Imani”, kapitulli“Israja e Profetit drejt qiejve dhedetyrueshmëria e namazeve”. GjithashtuNesaiu, 1/217, në librin “Namazi”, nëkapitullin “Detyrueshmëria e namazit”.Gjithashtu imam Ahmedi, në librin“Musned”, 4/208 dhe 210, prej Enes IbnMalikut, transmetuar nga Malik IbnSa’sa’atu.] Shih Zad e l mead vëll 3. Në ç’gjendje e përjetoi Profetingjarjen e Israsë?Është e vërtetë se Ibn Is’haku tregon seka marrë dëshmi që Aisheja dhe Muavijakanë thënë se Profeti a.s. e përjetoiudhëtimin e Israsë me shpirtin e tij, porpa u shkëputur prej trupit. Nga Hasan elBasriu përcillet e njëjta gjë. Megjithatë,këtu duhet të kuptohet se ka ndryshim tëmadh mes shprehjeve: “Isra-ja u përjetuanë gjumë” dhe: “Isra-ja u përjetua meshpirt”. Aisheja dhe Muauija nuk kanëthënë se Profeti a.s. ishte në gjumë, porse: “Isra-në e përjetoi me shpirtin e tij, paiu shkëputur shpirti prej trupit”. E pra, kadallim mes këtyre dy rasteve. Nuk kadyshim se ato që njeriu sheh në ëndërrmund të jenë gjëra që kapen me shqisa,por që paraqiten si shëmbëlltyra përndonjë koncept. Në gjumë njeriu mund tëshohë sikur ngjitet në qiell, sikur shkon nëMekë apo anë e kënd botës, por shpirti ikëtij njeriu as nuk ikën e as nuk vjen, pranuk lëviz nga vendi, por është meleku iëndrrave ai që ia shëmbëllen atij gjithçkaqë sheh e që përjeton. Kështu pra, ata qëthonë se Profeti a.s. u ngjit në qiell,ndahen në dy grupe. Një grup thotë qëProfeti a.s. u ngjit në qiell me trupin dheshpirtin e tij, ndërsa tjetri thotë që ai ungjit në qiell me shpirtin e tij, pa iushkëputur ky prej trupit. Këta të funditnuk synojnë me qëndrimin e tyre tëthonë se Profeti a.s. ishte në gjumë, porduan të pohojnë se Profeti a.s. e përjetoingjitjen me shpirtin e tij, me plotkuptimin e fjalës “ngjitje”. Ai e përjetoingjitjen në qiell njëlloj si atëherë kurshpirti do të ndahet nga trupi (nëmomentin e vdekjes), dhe dihet qëshpirti, pasi ndahet nga trupi (nëmomentin e vdekjes), ngjitet në qiell, dhei kalon ata njëri pas tjetrit. Kur mbërrinnë qiellin e shtatë, ai qëndron përparaAllahut të Madhëruar dhe Ai urdhëronçfarë dëshiron; pastaj zbret përsëri nëtokë. Megjithatë, ajo që përjetoi Profetia.s. me shpirtin e tij natën e Isra-së, ishtemë e plotë dhe e kompletuar sesa ajo qëpërjeton shpirti pasi ai del nga trupi (gjatëvdekjes). Gjithashtu, është më se ekuptueshme se një përjetim i tillëqëndron shumë më lart sesa përjetimi injë ëndrre. Ishtë normale që Profeti a.s.të përjetonte të tilla ngjarje tëjashtëzakonshme, sepse dhe qëllimi i tyreishte që ai t’ua përcillte ato si mrekullikrijesave të tjera. Kështu, përderisaProfeti a.s. përjetoi çarjen e gjoksit të tijndërkohë që ai ishte i gjallë, ivetëdijshëm, dhe nuk ndjeu dhimbje,ishte plotësisht e mundur që ai tëpërjetonte me shpirtin e tij, si i gjallë nëmënyrë të plotë, ato që shpirtrat e tëtjerëve i përjetojnë veçse pas vdekjes. Tëgjithë profetët e tjerë nuk e përjetuanngjitjen në qiell, veçse pas vdekjes sëtyre. Shpirtrat e tyre tashmë gjenden nëqiell dhe janë të ndarë nga trupat e tyre.Ndërsa Profeti a.s. ishte i gjallë dheshpirti i tij në momentin që përjetoi atoskena mahnitëse vazhdonte të ishte ilidhur me trupin e tij (pra jo i vdekur dhejo në gjumë). Ndërsa pas vdekjes së tij,shpirti i Profetit a.s. u ngjit për t’u prehurtek Allahu i Madhëruar së bashku meshpirtrat e profetëve të tjerë. Megjithatë,përsëri shpirti i tij vazhdon të ketëkontakte dhe lidhje me trupin e tij nëmomentin kur ne e përshendesim meselam. Allahu i Madhëruar ia kthen atijshpirtin, me qëllim që t’ia kthejë selaminatij që e përshëndet. Pikërisht për shkaktë kësaj lidhjeje që kanë shpirtrat eprofetëve me trupat e tyre, Profeti a.s. epa Musain a.s. duke u falur në varrin e tije më pas e pa atë të kthyer në vendin e tijnë qiell. Vendi dhe prehja e shpirtit tëMusait a.s. është në qiell, ashtu sikursevendi dhe prehja e trupit të tij është nëvarr, deri kur të vijë dita që shpirtrat tëkthehen përfundimisht dhe përjetësishtnë trupat e tyre. Kështu pra, Profeti a.s. epa Musain a.s. duke u falur në varrin e tijdhe e pa gjithashtu edhe në qiellin egjashtë. Edhe shpirti i Muhamedit a.s.prehet në më të lartin vend tek Allahu iLartësuar, ndërsa trupi i tij gjendet nëvarr. Kur dikush i jep atij selam, Allahu iMadhëruar ia kthen atij shpirtin, qëProfeti a.s. t’ia kthejë përshëndetjen, porshpirti i tij gjithmonë mbetet nëmbretërinë e lartësive. Nëse ndonjë nukmund ta kuptojë një gjë të tillë, le tëshohë diellin në lartësitë e tij dhe të gjejënjë lidhje me gjurmët që ai lë në tokë. Letë shohë se si nëpërmjet tij gëlon jeta nëtokë. E pra, çështja e shpirtit qëndron melart sesa ajo përmendëm. Shpirti ka njënatyrë të caktuar dhe trupi ka një natyrëtë caktuar. Ashtu sikurse zjarri që, edhepse digjet në vendin e vet, ai ndikon dhedjeg trupat që janë larg tij, ashtu edheshpirti ka një lidhje të caktuar me trupin,ndonëse kjo lidhje është shumë më endërlikuar dhe më e plotë se lidhja qëpërmendëm. Çështja e shpirtit ështëvërtet shumë më e ndërlikuar, shumë mëe koklavitur dhe shumë më e stërholluarse shembujt që u dhanë.Ngjarja e Israsë ka ndodhur vetëm njëherë. Musa Ibn Ukbe përcjell se Zuhri kathënë se Israja dhe Miraxhi i Profeti a.s.në Shtëpinë e Shenjtë dhe drejt qiejve,ndodhi një vit para nisjes së tij për nëMedinë. Ndërkohë, nga Ibn Abdul Beridhe të tjerë dëshmohet se kanë thënë qënga ngjarja e Israsë dhe Miraxhit e derinë emigrimin e Profetit a.s. kaluan një vite dy muaj. Pa dyshim që ngjarja e Israsëka ndodhur vetëm një herë të vetme,megjithëse është thënë se ka ndodhur dyherë: një herë kur Profeti a.s. ishte nëgjumë dhe një herë kur ishte zgjuar. Ataqë mbështesin këtë mendim duket sikurduan të harmonizojnë mes haditheve tëpërmendura dhe hadithit të Shurejk-ut,ku thuhet: “…dhe më pas, u zgjova”. Disatë tjerë thonë që Israja vërtet ka ndodhurdy herë, por bëjnë dallim nga të parët,duke thënë që një herë ndodhi parashpalljes së profetësisë dhe një herë pasiu shpall profetësia”. Edhe këta synuanharmonizimin e haditheve, sepse nëhadithin e Shurejk-ut thuhet: “Kjo ndodhipara se Profeti a.s. t’i zbriste Shpallja”, gjëqë nuk përmendet në hadithet etransmetuara nga të tjerë. Disa të tjerëthonë se kjo ngjarje është përsëritur triherë: një herë para Shpalljes dhe dy herëpas saj. Por të gjitha këto janë gjepuradhe tregues të një rruge të gabuar përharmonizimin e haditheve, rrugë të cilëne përdorin “të dobëtit”. Këta “të dobët”,sa herë që shohin ndonjë dëshmi qëpërmban në vetvete të dhëna që nukndodhen në variante të tjera tëtransmetimit, gjejnë si të vetmen rrugëharmonizimi dhe bashkimi mes hadithevetë sakta, mendimin se ngjarja ka ndodhurmë tepër se një herë, por ajo që është epakundërshtueshme mes dijetarëve tëhadithit është fakti i sigurt se Israja kandodhur vetëm një herë, dhe kjo pasiProfetit a.s. iu shpall profetësia. Sa çudime këta njerëz! Si është e mundur tëmendojnë se kjo ngjarje ka ndodhur mëshumë se një herë, kur në të përmendetfakti që Allahu i Madhëruar fillimisht ebëri të detyrueshëm namazin pesëdhjetëherë në ditë, pastaj ndodhën disa kthimetë Profetit a.s., derisa u bë pesë herë nëditë. Dhe së fundmi, Allahu i Madhëruarthotë: “E vendosa detyrën Time dhe ualehtësova adhuruesve të Mi”. Si kamundësi që kjo të përsëritej për herë tëdytë, duke filluar sërish me namazetpesëdhjetë herë në ditë, e pastaj numritë ulej dhjetë e nga dhjetë?! Hafizët ehadithit kanë gjykuar se Shurejku kagabuar në disa togje të tregimit tëIsrasë, ndërsa imam Muslimi e ka sjellëzinxhirin e këtij hadithi dhe pastaj kathënë që Shurejku ka shtuar, ka pakësuaretj., pa përmendur tekstin e hadithit.Allahu e mëshiroftë Muslimin për punëne tij të bukur! Shih Zad el mead vëll 3.

17:2Page 282

وَءَاتَيۡنَا مُوسَى ٱلۡكِتَٰبَ وَجَعَلۡنَٰهُ هُدٗى لِّبَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ أَلَّا تَتَّخِذُواْ مِن دُونِي وَكِيلٗا ٢

And We gave Moses the Scripture and made it a guidance for the Children of Israel that you not take other than Me as Disposer of affairs,1

Ne i dhamë Musait Librin(Teuratin)dhe e bëmë atë udhërrëfyes për bijtë e Izraelit. -Në shumë ajete, Allahu i Madhëruar përmend profetësinë e Muhamedit (a.s) dhe atë të Musait (a.s), duke përmendur afërsinë e librave e ligjeve të tyre. Teurati dhe Kur'ani janë dy librat më madhështorë të Zotit. Gjithashtu, ligjet e tyre janë më të zgjedhurit nga Zoti. Ata janë profetët më të zgjedhur dhe ndjekësit e tyre janë më të shumtit në numër. Allahu i Madhëruar thotë: "Ne i dhamë Musait Librin dhe e bëmë atë udhërrëfyes për bijtë e Izraelit." Allahu i dhuroi Musait Teuratin, nëpërmjet të cilit bijtë e Israelit do të gjenin dritën e udhëzimit, për të ecur nëpër errësirat e injorancës e për të gjetur diturinë rreth të vërtetës. Më e madhja porosi e kësaj shpalljeje të Zotit ishte:Mos merrni asnjë mbrojtës tjetër përveç Meje (që t'ia besoni çështjet tuaja), - Për plotësimin e këtyre porosive u shpallën edhe librat, që njerëzia ta adhuronin Allahun si një të vetëm, përmes ligjeve dhe mënyrës që Ai kishte përcaktuar. Allahu i Madhëruar i shpalli librat për t’u treguar se si të kthehen e t’i shprehin Atij pendimin e nënshtrimin dhe për ta zgjedhur Atë si të vetmin kujt t’ia besojnë çështjet e tyre të jetës dhe të fesë. Ata u urdhëruan që të mos e lidhin zemrën e shpresën me krijesat, të cilat nuk kanë asgjë në dorë dhe nuk mund të të sjellin asnjë dobi.

17:3Page 282

ذُرِّيَّةَ مَنۡ حَمَلۡنَا مَعَ نُوحٍۚ إِنَّهُۥ كَانَ عَبۡدٗا شَكُورٗا ٣

O descendants of those We carried [in the ship] with Noah. Indeed, he was a grateful servant.

O pasardhës të atyre që Ne i bartëm(i shpëtuam)së bashku me Nuhun! - Allahu i Madhëruar u drejtohet të gjithë pasardhësve që rodhën nga Nuhu (a.s), të cilët Ai i barti në anije. Kështu, Allahu i drejtohet gjithë njerëzimit dhe u kujton se:Vërtet, ai ishte shumë mirënjohës(ndaj Allahut). -Ky është një lëvdim për Nuhun, për shkak të mirënjohjes së tij ndaj Allahut. Kjo është gjithashtu një nxitje për umetin që ta marrin Nuhun si shembull për mirënjohjen që tregoi ndaj Zotit. Le të shërbejnë këto ajete që gjithmonë t’i kujtoni mirësitë e Allahut, i cili i shpëtoi besimtarët dhe i mbyti gjithë të tjerët.

17:4Page 282

وَقَضَيۡنَآ إِلَىٰ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ فِي ٱلۡكِتَٰبِ لَتُفۡسِدُنَّ فِي ٱلۡأَرۡضِ مَرَّتَيۡنِ وَلَتَعۡلُنَّ عُلُوّٗا كَبِيرٗا ٤

And We conveyed1 to the Children of Israel in the Scripture that, "You will surely cause corruption on the earth twice, and you will surely reach [a degree of] great haughtiness."

Ne u kumtuam bijve të Izraelit në Libër se “Ju do të bëni dy herë shkatërrime në Tokë dhe do t'i kaloni kufijtë duke bërë padrejtësi në të.” -Allahu ua ka përmendur në librat e tyre se ata do të bëjnë shkatërrime në tokë dy herë. Ata do ta mbushin botën me poshtërsi e gjynahe, me mosmirënjohje për Zotin, me tirani e krime, me mendjemadhësi e arrogancë. Allahu na tregon se, kur të ndodhë njëra nga këto, Allahu ka për t’u vendosur mbi kokë armiqtë e tyre, që t’i shtypin dhe kështu të shijojnë hakmarrjen e Zotit. Këto paralajmërime u jepen si kërcënim, që ata të kthehen, të kujtojnë porositë e Zotit dhe të besojnë.

17:5Page 282

فَإِذَا جَآءَ وَعۡدُ أُولَىٰهُمَا بَعَثۡنَا عَلَيۡكُمۡ عِبَادٗا لَّنَآ أُوْلِي بَأۡسٖ شَدِيدٖ فَجَاسُواْ خِلَٰلَ ٱلدِّيَارِۚ وَكَانَ وَعۡدٗا مَّفۡعُولٗا ٥

So when the [time of] promise came for the first of them,1 We sent against you servants of Ours - those of great military might, and they probed [even] into the homes,2 and it was a promise fulfilled.

Kur erdhi koha për shkatërrimin e parë, Ne dërguam kundër jush disa nga robërit Tanë - luftëtarë të fuqishëm e të ashpër, të cilët e shkelën(dhe e shkatërruan)çdo cep të vendit tuaj. Kështu u përmbush ai premtim. -Kur erdhi koha për shkatërrimin e parë, Allahu thotë: "Ne dërguam kundër jush disa nga robërit Tanë...". Kjo do të thotë që Ai vendosi si ndëshkim për ta që të nxirrte disa njerëz, që ishin “luftëtarë të fuqishëm e të ashpër, të cilët e shkelën çdo cep të vendit tuaj." Ata ishin luftëtarë të guximshëm, të sprovuar e të armatosur rëndë, të cilët ju mposhtën e shpartalluan, ju robëruan fëmijët e morën pasuritë tuaja. Ata hynë në tempullin tuaj dhe e shkatërruan atë. Kështu ndodhi, sepse e kishit merituar. Dijetarët e tefsirit kanë mendime të ndryshme në lidhje me këtë ushtri shkatërimtare, por të gjithë janë unanimë se ata ishin mohues, pra, jobesimtarë. Disa thonë se ishin nga Iraku, të tjerë thonë se ishin nga Gadishulli Arabik. Allahu i Lartësuar bëri që ata t’i shpartallonin bijtë e Izraelit, të cilët e kishin tepruar me poshtërsitë dhe mosbindjen ndaj Zotit. Ata kishin braktisur një pjesë të madhe të Ligjit të Zotit dhe i kishin kaluar kufijtë.

17:6Page 282

ثُمَّ رَدَدۡنَا لَكُمُ ٱلۡكَرَّةَ عَلَيۡهِمۡ وَأَمۡدَدۡنَٰكُم بِأَمۡوَٰلٖ وَبَنِينَ وَجَعَلۡنَٰكُمۡ أَكۡثَرَ نَفِيرًا ٦

Then We gave back to you a return victory over them. And We reinforced you with wealth and sons and made you more numerous in manpower.

Pastaj, Ne jua kthyem juve sërish sundimin kundër tyre, ju mbështetëm me pasuri e me djem... -Jua shtuam pasuritë, jua shtuam pasardhësit dhe ju fuqizuam mbi armiqtë tuaj.... dhe ju shtuam shumë në numër. -Ju bëmë më të shumtë se armiqtë tuaj në numër, në mbështetës dhe aleatë. Kjo ndodhi për shkak të kthimit tuaj në besim, kur u bëtë bamirës e të përulur para Zotit tuaj. Ky është shpërblimi i bamirësisë. Allahu i Lartësuar thotë më tej:

17:7Page 282

إِنۡ أَحۡسَنتُمۡ أَحۡسَنتُمۡ لِأَنفُسِكُمۡۖ وَإِنۡ أَسَأۡتُمۡ فَلَهَاۚ فَإِذَا جَآءَ وَعۡدُ ٱلۡأٓخِرَةِ لِيَسُـُٔواْ وُجُوهَكُمۡ وَلِيَدۡخُلُواْ ٱلۡمَسۡجِدَ كَمَا دَخَلُوهُ أَوَّلَ مَرَّةٖ وَلِيُتَبِّرُواْ مَا عَلَوۡاْ تَتۡبِيرًا ٧

[And said], "If you do good, you do good for yourselves; and if you do evil, [you do it] to them [i.e., yourselves]." Then when the final [i.e., second] promise came, [We sent your enemies] to sadden your faces and to enter the masjid [i.e., the temple in Jerusalem], as they entered it the first time, and to destroy what they had taken over with [total] destruction.

Nëse bëni mirë, atë e keni për veten tuaj... -Çdo mirësi e besimit do t’ju vlejë pikërisht juve, në të dyja jetët. Ju e vërejtët këtë mirësi që në këtë botë, me ndihmën dhe triumfin që Zoti ju dhuroi mbi armiqtë tuaj, pasi iu bindët Atij për të jetuar sipas besimit të pastër....e nëse bëni keq, atë e bëni kundër vetes. -Nëse shpërfillni besimin, dëmi do të jetë për ju, pikërisht ashtu siç ndodhi kur armiqtë ju nënshtruan dhe poshtëruan.Por kur të vijë koha e fundit... -Kur ju, o judej, të përhapni shkatërrimin në tokë për herë të fundit, atëherë do të bëjmë që mbi ju të godasin sërish armiqtë tuaj....fytyrat tuaja do të shëmtohen... -Ai do t’jua shëmtojë fytyrat, kur të shihni fitoren e armikut mbi ju, të cilët do t’ju skllavërojnë.... kur ata të hyjnë në tempull sikurse hynë herën e parë -Këtu bëhet fjalë për xhaminë Aksa në Palestinë.... dhe të shkatërrojnë gjithçka që shkelin. - Ata do të rrënojnë shtëpitë, faltoret dhe të mbjellat tuaja.

17:8Page 283

عَسَىٰ رَبُّكُمۡ أَن يَرۡحَمَكُمۡۚ وَإِنۡ عُدتُّمۡ عُدۡنَاۚ وَجَعَلۡنَا جَهَنَّمَ لِلۡكَٰفِرِينَ حَصِيرًا ٨

[Then Allāh said], "It is expected, [if you repent], that your Lord will have mercy upon you. But if you return [to sin], We will return [to punishment]. And We have made Hell, for the disbelievers, a prison-bed."

Shpresohet që Zoti juaj t’ju mëshirojë(nëse pendoheni), -Shpresohet që Allahu t’ju mëshirojë dhe ta kthejë gjendjen në favorin tuaj. Vërtet, Allahu i mëshiroi dhe u dhuroi pushtet në tokë, por i paralajmëroi për t’u ruajtur nga gjynahet e mosbindja:... por, nëse ju ktheheni (në gjynahe), edhe Ne do të kthehemi(me ndëshkime). -Nëse ktheheni dhe bëni poshtërsi, edhe Ne kthehemi me ndëshkim mbi ju. Kështu ndodhi kur ata u kthyen në mosbesim e poshtërsi. Allahu dërgoi tek ata Muhamedin (a.s), profetin e Tij besnik, dhe i dënoi nëpërmjet tij. Ky ishte ndëshkimi e poshtërimi i tyre në këtë botë. Ndërsa për ndëshkimin e ahiretit Allahu thotë:Ne e kemi bërë Xhehenemin burg për jobesimtarët. - Ata do të hidhen me forcë në Zjarr e do të qëndrojnë përjetësisht në të. Në këto ajete ndihet edhe kërcënimi për popullin e fundit, për muslimanët, që të jenë të kujdesshëm e të ruhen nga gjynahet, se, nëse e bëjnë këtë, i pret i njëjti ndëshkim si bijtë e Izraelit. Ky është rregulli i Zotit, që nuk ndryshon dhe nuk të fal. Çdokush që sheh se si jobesimtarët sundojnë mbi muslimanët e kupton se kjo ndodh për shkak të gjynaheve dhe largimit të tyre nga feja e Zotit. Nëse muslimanët e zbatojnë Librin e Zotit dhe traditën e Profetit të Tij, atyre ka për t’iu dhuruar patjetër triumfi dhe do të lartësohen mbi të gjithë armiqtë e tyre.

17:9Page 283

إِنَّ هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانَ يَهۡدِي لِلَّتِي هِيَ أَقۡوَمُ وَيُبَشِّرُ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٱلَّذِينَ يَعۡمَلُونَ ٱلصَّٰلِحَٰتِ أَنَّ لَهُمۡ أَجۡرٗا كَبِيرٗا ٩

Indeed, this Qur’ān guides to that which is most suitable and gives good tidings to the believers who do righteous deeds that they will have a great reward

Allahu i Lartësuar na njofton për rëndësinë dhe madhështinë e Kur'anit, për faktin se:Ky Kur’an(madhështor)udhëzon në rrugën më të drejtë... -Kur'ani udhëzon tek më e drejta dhe më e përkryera, për sa u përket veprave dhe moralit. Ai që ndriçohet nga mësimet e Kur'anit do të jetë nga më të përkryerit dhe më të udhëzuarit në të gjitha aspektet dhe çështjet.... dhe i përgëzon besimtarët që bëjnë vepra të mira se do të kenë një shpërblim të madh. -Ata bëjnë punë të mira, qoftë të detyrueshme, qoftë vullnetare e të pëlqyeshme. Këta do të kenë një shpërblim të madh, të cilin Allahu e ka përgatitur për t’i nderuar në vendin e bujarisë së Tij. Askush nuk mund t’i përshkruajë ato mirësi, veç Zotit.

17:10Page 283

وَأَنَّ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِ أَعۡتَدۡنَا لَهُمۡ عَذَابًا أَلِيمٗا ١٠

And that those who do not believe in the Hereafter - We have prepared for them a painful punishment.

Kurse për ata që nuk besojnë në Jetën Tjetër, Ne kemi përgatitur një dënim të dhembshëm. -Kur'ani përmban jo vetëm përgëzime, por edhe kërcënime. Ai flet për frytet e besimit të drejtë dhe të veprave të mira, nga njëra anë, dhe për mënyrat e veprat që bëjnë të merituar ndëshkimin, nga ana tjetër.

17:11Page 283

وَيَدۡعُ ٱلۡإِنسَٰنُ بِٱلشَّرِّ دُعَآءَهُۥ بِٱلۡخَيۡرِۖ وَكَانَ ٱلۡإِنسَٰنُ عَجُولٗا ١١

And man supplicates for evil [when angry] as he supplicates for good, and man is ever hasty.1

Njeriu lutet për keq, ashtu sikurse lutet për mirë. Njeriu është, vërtet i ngutshëm. -Kjo tregon injorancën e thellë dhe ngutjen e njeriut. Ai lutet e mallkon duke dëmtuar veten, fëmijët e pasurinë e tij. Kur është i zemëruar, ai nxitohet dhe lutet kundër vetes, ashtu siç nxitohet të lutet për mirë. Por Allahu i Madhëruar, nga mëshira dhe butësia e Tij, i përgjigjet lutjeve të njeriut për mirë dhe nuk i përgjigjet lutjeve për keq. "Sikur Allahu t’ua shpejtonte njerëzve pranimin e kërkesës për të keqen, ashtu siç pranon shpejtimin e kërkesës për të mirën, atyre do t’u përfundonte afati. Por ata që nuk janë të bindur për takimin Tonë, Ne i lëmë të enden në shfrenimin e tyre." [Junus 11]

17:12Page 283

وَجَعَلۡنَا ٱلَّيۡلَ وَٱلنَّهَارَ ءَايَتَيۡنِۖ فَمَحَوۡنَآ ءَايَةَ ٱلَّيۡلِ وَجَعَلۡنَآ ءَايَةَ ٱلنَّهَارِ مُبۡصِرَةٗ لِّتَبۡتَغُواْ فَضۡلٗا مِّن رَّبِّكُمۡ وَلِتَعۡلَمُواْ عَدَدَ ٱلسِّنِينَ وَٱلۡحِسَابَۚ وَكُلَّ شَيۡءٖ فَصَّلۡنَٰهُ تَفۡصِيلٗا ١٢

And We have made the night and day two signs, and We erased the sign of the night and made the sign of the day visible1 that you may seek bounty from your Lord and may know the number of years and the account [of time]. And everything We have set out in detail.

Ne i bëmë natën dhe ditën dy Shenja madhështore -Ato janë shenja që tregojnë për pushtetin absolut të Allahut dhe mëshirën e Tij të gjerë e gjithëpërfshirëse. Ato tregojnë se Ai është i vetmi që meriton adhurimin e krijesave. Vetëm Ai duhet adhuruar e askush tjetër veç Tij.Natën e errësuam... -E bëmë natën të errët, që njerëzit të pushojnë dhe të çlodhen.... dhe ditën e bëmë të shndritshme që ju të kërkoni begati nga Zoti juaj... -E bëmë ditën të shndritshme, që të kërkoni mirësitë e Zotit tuaj në prodhimet, tregtinë e udhëtimet tuaja.... dhe që të mësoni numrin e viteve dhe llogaritjen(e kohës). -Me kalimin e ditëve e netëve dhe ndryshimin e fazave të hënës, ju mund të njihni e llogarisni vitet dhe periudhat. Në këtë mënyrë, ju ndërtoni jetën tuaj dhe arrini mirësitë që ju nevojiten.Ne kemi sqaruar çdo gjë në mënyrë të hollësishme. - Allahu i ka qartësuar ajetet, që çdo çështje të jetë e kuptueshme dhe që të dallohet lehtë e vërteta nga e kota. Ai e bëri Kur'anin sqarues për gjithçka, sikurse ka thënë në një ajet tjetër: “Asgjë nuk kemi lënë pa përmendur në Libër. Në fund, te Zoti i tyre do të tubohen të gjithë." [El en'am 38].

17:13Page 283

وَكُلَّ إِنسَٰنٍ أَلۡزَمۡنَٰهُ طَٰٓئِرَهُۥ فِي عُنُقِهِۦۖ وَنُخۡرِجُ لَهُۥ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ كِتَٰبٗا يَلۡقَىٰهُ مَنشُورًا ١٣

And [for] every person We have imposed his fate upon his neck,1 and We will produce for him on the Day of Resurrection a record which he will encounter spread open.

Asnjë njeriu nuk kemi për t'ia ndarë nga qafa librin e tij (të veprave)dhe në Ditën e Gjykimit, Ne do t’ia paraqitim atë si një libër të hapur. -Allahu na tregon këtu për drejtësinë e Tij absolute. Ai ia ka lidhur gjithësecilit librin e punëve në qafën e vet. Libri i veprave nuk i ndahet njeriut asnjëherë. Veprat e shënuara në të janë frytet e punës së tij dhe të askujt tjetër. Çdokush do të merret në përgjegjësi veçse për punët e veta. Ditën e Kijametit, në atë libër do të gjenden të gjitha veprat e tij, të mira e të këqija, të mëdha e të vogla.

17:14Page 283

ٱقۡرَأۡ كِتَٰبَكَ كَفَىٰ بِنَفۡسِكَ ٱلۡيَوۡمَ عَلَيۡكَ حَسِيبٗا ١٤

[It will be said], "Read your record. Sufficient is yourself against you this Day as accountant."

(çdokujt do t'i thuhet:) “Lexoje librin tënd! Sot mjafton të jesh vetë gjykues i vetvetes”. -Atë ditë, njeriut do t’i thuhet: “Lexoje librin tënd! Sot mjafton të jesh vetë gjykues i vetvetes”. Kjo është drejtësia e plotë. Çdo robi do t’i thuhet: “Gjykoje vetveten!” për të parë se e meriton ndëshkimin ose shpërblimin.

17:15Page 283

مَّنِ ٱهۡتَدَىٰ فَإِنَّمَا يَهۡتَدِي لِنَفۡسِهِۦۖ وَمَن ضَلَّ فَإِنَّمَا يَضِلُّ عَلَيۡهَاۚ وَلَا تَزِرُ وَازِرَةٞ وِزۡرَ أُخۡرَىٰۗ وَمَا كُنَّا مُعَذِّبِينَ حَتَّىٰ نَبۡعَثَ رَسُولٗا ١٥

Whoever is guided is only guided for [the benefit of] his soul. And whoever errs only errs against it. And no bearer of burdens will bear the burden of another. And never would We punish until We sent a messenger.

Kush ndjek udhëzimin në rrugën e drejtë ka udhëzuar vetveten dhe kush devijon ka devijuar veçse veten e vet. Askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit. Ne nuk kemi dënuar askënd para dërgimit të Profetëve. -Qoftë udhëzimi, qoftë humbja është çështje personale e secilit, se askush nuk ka për t’u ngarkuar me përgjegjësinë e tjetrit. Askush nuk mund të largojë prej tjetrit ndonjë të keqe e ta shpëtojë prej saj. Allahu i Madhëruar është më i drejti i të drejtëve. Ai nuk ndëshkon asnjë, derisa t’ia ketë qartësuar argumentet përmes profetëve e shpalljeve. Pas kësaj, kushdo që tregohet kryeneç e mendjemadh meriton ndëshkimin e të Drejtit. Ndërsa ai që nuk u bindet argumenteve për shkak se nuk i janë qartësuar argumentet e Zotit, nuk ka për t’u ndëshkuar. Me këtë ajet argumentohen ata që thonë se njerëzit që kanë jetuar në periudha që nuk kanë pasur profetë e udhëzues, si dhe fëmijët e idhujtarëve që kanë vdekur para arritjes së moshës së pjekurisë, Allahu nuk i ndëshkon, por do t’i sprovojë ata Ditën e Gjykimit, duke u dërguar profetë në atë kohë. Allahu nuk i bën padrejtësi askujt.

17:16Page 283

وَإِذَآ أَرَدۡنَآ أَن نُّهۡلِكَ قَرۡيَةً أَمَرۡنَا مُتۡرَفِيهَا فَفَسَقُواْ فِيهَا فَحَقَّ عَلَيۡهَا ٱلۡقَوۡلُ فَدَمَّرۡنَٰهَا تَدۡمِيرٗا ١٦

And when We intend to destroy a city, We command its affluent1 but they defiantly disobey therein; so the word [i.e., deserved decree] comes into effect upon it, and We destroy it with [complete] destruction.

Kur duam ta shkatërrojmë ndonjë vend (popull), i urdhërojmë pasanikët e atij vendi(për të pasuar rrugën e drejtë); por ata kundërshtojnë; atëherë, dënimi kundër tyre bëhet i merituar dhe Ne i shkatërrojmë ata krejtësisht. -Allahu i Madhëruar na njofton se, kur dëshiron dhe e ka vendosur që ta shkatërrojë një vendbanim zullumqarësh e keqbërësish, e lejon në kaderin e Tij që të shfrenuarit e atij vendi e pasanikët të kalojnë çdo kufi me armiqësi e padrejtësi. Ai i urdhëron ata që të pasojnë rrugën e drejtë, por ata kundërshtojnë, dhe kështu të bëhet i meritueshëm urdhri i Zotit për ndëshkimin, që nuk ka kush ta kthejë apo ta ndalë.

17:17Page 283

وَكَمۡ أَهۡلَكۡنَا مِنَ ٱلۡقُرُونِ مِنۢ بَعۡدِ نُوحٖۗ وَكَفَىٰ بِرَبِّكَ بِذُنُوبِ عِبَادِهِۦ خَبِيرَۢا بَصِيرٗا ١٧

And how many have We destroyed from the generations after Noah. And sufficient is your Lord, concerning the sins of His servants, as Aware and Seeing.

Sa e sa breza kemi shkatërruar pas Nuhut. -Janë të shumtë popujt të cilët Allahu i shfarosi pas Nuhut (a.s). Kështu u shkatërruan populli i Adit, ai i Themudit, populli i Lutit etj. Allahu i shkatërroi kur u shtuan padrejtësitë e poshtërsitë e tyre dhe kur u zhytën në kufër. Pas mohimit e shfrenimit, mbi ta goditi ashpër dënimi e zemërimi i Allahut.Mjafton që Zoti yt i di dhe i sheh të gjitha gjynahet e robërve të Tij. –Nuk ka asnjë padrejtësi nga Zoti, sepse Ai ndëshkon veçse për ato vepra që robi ka bërë, madje për shumë e shumë gjynahe Allahu është Falës e Mëshirues.

17:18Page 284

مَّن كَانَ يُرِيدُ ٱلۡعَاجِلَةَ عَجَّلۡنَا لَهُۥ فِيهَا مَا نَشَآءُ لِمَن نُّرِيدُ ثُمَّ جَعَلۡنَا لَهُۥ جَهَنَّمَ يَصۡلَىٰهَا مَذۡمُومٗا مَّدۡحُورٗا ١٨

Whoever should desire the immediate1 - We hasten for him from it what We will to whom We intend. Then We have made for him Hell, which he will [enter to] burn, censured and banished.

Atij, që ka për qëllim vetëm këtë botë, Ne do t'i japim në të aq sa duam -Allahu i Lartësuar na njofton se çdokush që dëshiron këtë botë, që shpejt do të përfundojë e zhduket, dhe sakrifikon për të, duke harruar nga erdhi e ku do të shkojë, Ai ka për t’i dhënë nga kënaqësitë e saj të pakta, aq sa e ka shkruar për t’i dhënë në Leuhi Mahfudh. Por këto kënaqësi janë të padobishme dhe zgjasin shumë pak. Nga ana tjetër, në ahiret, ai ka për t’u ndëshkuar në Xhehenem, sikurse thotë Zoti:... dhe pastaj ai do të hyjë në Xhehenem i përçmuar dhe i përbuzur. –Ai do të jetë i poshtëruar, i mbuluar me turp dhe i larguar nga mëshira e Zotit. Ai do të vuajë nën ndëshkimin e ashpër, turpin dhe poshtërimin e dhembshëm.

17:19Page 284

وَمَنۡ أَرَادَ ٱلۡأٓخِرَةَ وَسَعَىٰ لَهَا سَعۡيَهَا وَهُوَ مُؤۡمِنٞ فَأُوْلَٰٓئِكَ كَانَ سَعۡيُهُم مَّشۡكُورٗا ١٩

But whoever desires the Hereafter and exerts the effort due to it while he is a believer - it is those whose effort is ever appreciated [by Allāh].

Ndërsa ai që ka për qëllim Botën Tjetër, duke qenë besimtar dhe përpiqet për të ashtu si i takon asaj,... -Ndryshe ndodh me ata që synojnë ahiretin dhe kënaqen me të, duke i dhënë përparësi ndaj kësaj jete. Këta fatlumë sakrifikojnë për ahiretin, ashtu si duhet. Mënyra e përpjekjes për jetën tjetër përshkruhet në librat hyjnorë dhe traditën profetike. Këta të mirë bëjnë gjithçka që kanë mundësi, por pasi plotësojnë kushtin kryesor të pranimit të punëve të mira, pra, duke u pajisur me besim, sepse Allahu thotë: "...duke qenë besimtar dhe duke u përpjekur për të ashtu si i takon asaj." Thënë ndryshe, kjo duhet të bëhet duke besuar Allahun, melekët, librat e Tij, profetët e Tij dhe Ditën e Gjykimit. Për këta të zgjedhur është rezervuar një shpërblim i madh....përpjekjet e tij do të jenë të shpërblyeshme. - Përpjekjet e tij do të jenë të pranuara, madje të shumëfishuara dhe të ruajtura tek Zoti, për të marrë sa më shumë shpërblime.

17:20Page 284

كُلّٗا نُّمِدُّ هَٰٓؤُلَآءِ وَهَٰٓؤُلَآءِ مِنۡ عَطَآءِ رَبِّكَۚ وَمَا كَانَ عَطَآءُ رَبِّكَ مَحۡظُورًا ٢٠

To each [category] We extend - to these and to those - from the gift of your Lord. And never has the gift of your Lord been restricted.

Çdokujt prej tyre do t'i japim nga të mirat e Zotit tënd dhe dhënia e Zotit tënd nuk është e kufizuar. -Megjithatë, atyre nuk ka për t’u ikur prej duarsh pjesa e tyre prej mirësive e furnizimit të kësaj dynjaje. Të gjithëve Allahu i Lartësuar ka për t'ua dhënë pjesën e përcaktuar prej dynjasë, sepse Ai është Zoti i botëve dhe ky është përkujdesi dhe bujaria e Tij....dhe dhënia e Zotit tënd nuk është e kufizuar. - Askush nuk mund të privohet nga furnizimi i Tij. Të gjitha krijesat përfitojnë nga mirësia dhe furnizimi i Tij.

17:21Page 284

ٱنظُرۡ كَيۡفَ فَضَّلۡنَا بَعۡضَهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖۚ وَلَلۡأٓخِرَةُ أَكۡبَرُ دَرَجَٰتٖ وَأَكۡبَرُ تَفۡضِيلٗا ٢١

Look how We have favored [in provision] some of them over others. But the Hereafter is greater in degrees [of difference] and greater in distinction.

Shiko se si i kemi dalluar Ne disa mbi disa të tjerë! - Shiko se si Allahu, i Urti dhe i Lartësuari, i ka dalluar njerëzit në këtë jetë: disave u jep më tepër pasuri e disave më pak, disave ua lehtëson punët e të tjerëve ua vështirëson, disave u ka dhuruar shumë dituri e të tjerë janë zhytur në injorancë, disa i ka bërë të logjikshëm e të urtë e të tjerë janë mendjelehtë e të mangët, e shumë dallime të tjera.Por, në Jetën Tjetër ka grada më të larta dhe dallimi në të është më i madh. -Mirësitë dhe kënaqësitë e kësaj jete kurrë nuk mund të krahasohen me mirësitë dhe lumturinë e ahiretit. Të lumturit janë banorët e shtëpive të larta, mes kënaqësive dhe bukurive të llojllojshme. Ndërsa fatzinj janë ata që nuk besojnë, sepse ata do të përpëliten në zjarr dhe do të vuajnë ndëshkimin e dhembshëm, të mbuluar nga zemërimi i merituar i Zotit Mëshirëplotë. Eh, sa larg janë këto dy grupe nga njëri-tjetri! Në të dyja jetët, mes dy grupeve ka dallime aq të mëdha, sa vetëm Zoti i di.

17:22Page 284

لَّا تَجۡعَلۡ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَ فَتَقۡعُدَ مَذۡمُومٗا مَّخۡذُولٗا ٢٢

Do not make [as equal] with Allāh another deity and [thereby] become censured and forsaken.

Mos adhuro asnjë zot tjetër me Allahun, se do të bëhesh i qortuar e i braktisur! -Kurrë mos u bëj pjesë e atij besimi që thotë se ndonjë prej krijesave meriton të adhurohet dhe mos i bëj shok Zotit ndonjë nga këto krijesa! Kjo është një vepër e ulët dhe e dënueshme, që sjell veçse poshtërim e ndëshkim. Vetë Allahu i Madhëruar, melekët e Tij dhe të gjithë të dërguarit e Tij e kanë ndaluar idhujtarinë dhe i kanë kërcënuar ashpër ata që bëjnë vepra idhujtarie. Idhujtarët kanë cilësitë më të shëmtuara. Çdo njeri që lidhet me dikë tjetër veç Allahut ka për t’u dëshpëruar dhe do të braktiset nga idhulli i tij. Në varësi të braktisjes së besimit të vërtetë dhe mosmbështetjes tek Zoti do të jetë edhe braktisja dhe dështimi i këtyre njerëzve. Ai që e lidh zemrën me diçka tjetër veç Zotit, ka për t'u lënë në mëshirën e asaj që ia ka dorëzuar zemrën, pra, ka për të përfunduar i pashpresë, i dështuar, i braktisur e pa përkujdesin e Zotit, sepse dihet se asnjë krijesë nuk mund t’i sjellë dobi një krijese tjetër, pa lejen e Zotit. Nga ajeti kuptohet qartë se, çdokush që lidhet me diçka tjetër veç Zotit është i dështuar dhe ka për të mbetur i braktisur dhe pa ndihmën e Zotit. Por kuptohet gjithashtu, se çdokush që ia përkushton fenë, besimin dhe adhurimet me sinqeritet vetëm Allahut dhe e lidh zemrën veçse me Të dhe me askënd tjetër veç Tij, ai ka për të qenë i lavdërueshëm, i ndihmuar e mbështetur nga Zoti, në të gjitha çështjet dhe gjendjet e tij.

17:23Page 284

۞ وَقَضَىٰ رَبُّكَ أَلَّا تَعۡبُدُوٓاْ إِلَّآ إِيَّاهُ وَبِٱلۡوَٰلِدَيۡنِ إِحۡسَٰنًاۚ إِمَّا يَبۡلُغَنَّ عِندَكَ ٱلۡكِبَرَ أَحَدُهُمَآ أَوۡ كِلَاهُمَا فَلَا تَقُل لَّهُمَآ أُفّٖ وَلَا تَنۡهَرۡهُمَا وَقُل لَّهُمَا قَوۡلٗا كَرِيمٗا ٢٣

And your Lord has decreed that you worship not except Him, and to parents, good treatment. Whether one or both of them reach old age [while] with you, say not to them [so much as], "uff,"1 and do not repel them but speak to them a noble word.

Pasi na ndaloi nga idhujtaria, Allahu i Madhëruar na urdhëron për njësimin e Tij:Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni asnjë (dhe asgjë)tjetër përveç Tij... - Ai ka përcaktuar me ligj që të mos adhuroni veç Tij asnjë e asgjë prej krijesave të qiellit e tokës, prej të gjallëve e të vdekurve. Allahu ka urdhëruar që të adhuroni vetëm Atë, sepse Ai është Një i vetëm, i pashoq. Ai është Es-Samed- Ai që, të gjitha krijesat i drejtohen e luten për nevojat e tyre. Çdo cilësi dhe atribut i Allahut është absolut, që nuk mund t’i afrohet në përshkrimin me të askush prej krijesave. Allahu është Bamirësi, që ka përfshirë me bamirësinë e Tij gjithçka. Ai është dhuruesi i të gjitha mirësive të dukshme dhe të padukshme. Allahu është mbrojtësi nga të gjitha ligësitë e fatkeqësitë. Ai është Krijuesi, Furnizuesi, Rregulluesi e Ai që përkujdeset për të gjitha çështjet e krijesave. Ai është i vetëm në të gjitha këto atribute, ndërsa çdo gjë tjetër është krijesë e varfër, që nuk ka asgjë në dorë. Pasi foli për të drejtën e Vet, i Madhëruari flet për të drejtën e prindërve, si një nga detyrimet më të mëdha të njeriut, që duhet respektuar dhe përmbushur....dhe të silleni mirë ndaj prindërve. -Tregohuni bamirës ndaj tyre me të gjitha mënyrat dhe format e bamirësisë, me fjalë, me sjellje dhe vepra. Mos e harroni asnjëherë se ata janë sebepi i ardhjes suaj në këtë jetë. Ata i dhurojnë fëmijës dashurinë më të madhe. Ata janë njerëzit më të afërt për njeriun, për të cilët ai ka detyrimin më të madh për t'u bërë mirë e për t'u kujdesur. Allahu i Lartësuar thotë:Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd,... -Kjo është mosha kur njeriu dobësohet dhe ka nevojë për butësi, ngrohtësi e dashuri. Prandaj i Lartësuari na ka urdhëruar e thotë:... atëherë mos u thuaj atyre as “of”... –Më e pakta e bamirësisë dhe mirësjelljes me prindërit e moshuar është që të mos u thuash këto fjalë. Pra, jini të kujdesshëm, o njerëz, dhe mos shkaktoni atyre as më të voglin mundim! Sigurisht, mundimet më të mëdha janë edhe më të ndaluara nga Zoti.... e as mos u sill vrazhdë ndaj tyre,... -Mos u trego i vrazhdë e mos u fol me ashpërsi.... por thuaju vetëm fjalë të mira! - Thuaju fjalë të ëmbla, që i kënaqin ata! Tregohu me edukatë, i butë, i ngrohtë dhe i dashur me ta! Gjithmonë thuaju fjalë të ngrohta, që ua kënaqin dhe qetësojnë zemrën! Sigurisht, këto fjalë duhen dhënë në varësi të kohës, vendit e njerëzve, larg shtirjeve e teprimit të panevojshëm.

17:24Page 284

وَٱخۡفِضۡ لَهُمَا جَنَاحَ ٱلذُّلِّ مِنَ ٱلرَّحۡمَةِ وَقُل رَّبِّ ٱرۡحَمۡهُمَا كَمَا رَبَّيَانِي صَغِيرٗا ٢٤

And lower to them the wing of humility out of mercy and say, "My Lord, have mercy upon them as they brought me up [when I was] small."

Dhe shtrije mbi ta krahun e butësisë dhe të mëshirës... - Tregohu modest, i përulur e i mëshirshëm para prindërve, duke llogaritur shpërblimin e Zotit e jo nga frika ose për ndonjë interes material. Me përunjësinë dhe sjelljen e mirë ndaj tyre syno veçse kënaqësinë e Zotit e jo qëllime të kësaj jete!... dhe thuaj(lutu): “O Zoti im! Mëshiroji ata të dy, siç më edukuan mua kur isha i vogël!”. -Lutu që Allahu t’i mëshirojë, kur janë gjallë dhe pas vdekjes, si shlyerje për kujdesin e tyre të pakursyer për ty kur ishe i mitur. Nga kjo kuptohet se, sa më i madh të jetë përkushtimi i prindërve për fëmijën, aq më i madh është haku e detyrimi ndaj tyre. Të njëjtin pozicion si prindi ka edhe ai që i mëson fëmijës edukatën dhe diturinë e dobishme fetare ose jofetare. Kështu, mësuesit dhe edukatorët, që kanë kontribuar në edukimin e mirë të fëmijës, meritojnë respektin dhe mirënjohjen e tij.

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском