Ас-Саади · Тафсир · на албанском
قريش
Курайш
Курейшиты · Мекканская · 4 аята
106:1–2Страница 602
لِإِيلَٰفِ قُرَيۡشٍ ١
Ради единения курейшитов,
إِۦلَٰفِهِمۡ رِحۡلَةَ ٱلشِّتَآءِ وَٱلصَّيۡفِ ٢
единения их во время зимних и летних поездок.
Për hir të sigurisë së kurejshëve(në Mekë). Dhe për hir sigurisë (të dhuruar nga Zoti)gjatë udhëtimeve të tyre(për tregëti), në dimër dhe në verë.” -Shumë komentues të Kur'anit janë të mendimit se këto ajete duhen shikuar si vazhdim i sures para saj. Kështu, kuptimi i tyre është: Ne vepruam ashtu me ushtrinë e Elefantit pikërisht për hir të kurejshëve, për hir të plotësimit të interesave të tyre. Për të siguruar udhëtimet e tyre tregtare gjatë dimrit drejt Jemenit dhe, gjatë verës, drejt Shamit, Allahu i Lartësuar i ndëshkoi ata që synonin t’i shkatërronin. Në këtë mënyrë, i Madhëruari e ngriti lart ndër popujt arabë vlerën dhe rëndësinë e Qabes dhe të banorëve që kujdeseshin për të. Ata ishin shumë të nderuar dhe të respektuar nga njerëzit, saqë askush nuk i trazonte, në çdo udhëtim që ndërmerrnin. Për këtë arsye, i Lartësuari i urdhëron që të jenë mirënjohës ndaj Tij, duke u thënë:
106:3Страница 602
فَلۡيَعۡبُدُواْ رَبَّ هَٰذَا ٱلۡبَيۡتِ ٣
Пусть же они поклоняются Господу этого Дома (Каабы),
Le ta adhurojnë Zotin e kësaj Shtëpie,... -Le ta adhurojnë Atë si Një të vetëm dhe të pashoq dhe vetëm ndaj Tij të përkushtohen, me sinqeritet, të bindur dhe të nënshtruar.
106:4Страница 602
ٱلَّذِيٓ أَطۡعَمَهُم مِّن جُوعٖ وَءَامَنَهُم مِّنۡ خَوۡفِۭ ٤
Который накормил их после голода и избавил их от страха.
...i Cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej çdo frike! -Furnizimi i mirë dhe i bollshëm dhe siguria nga çdo lloj frike janë nga mirësitë më të mëdha të kësaj dynjaje, për të cilat njeriu duhet të tregohet mirënjohës ndaj Dhuruesit të vetëm të tyre, ndaj Allahut të Lartësuar. Vetëm Ty, o i Adhuruari ynë, të takon lavdia dhe mirënjohja e plotë për të gjitha begatitë, të shfaqura dhe të fshehura! Allahu i Lartësuar e ka përshkruar veten si Rabbul Bejt - Zoti i Shtëpisë, edhe pse Ai është Zoti i Shtëpisë dhe i gjithçkaje tjetër. Ky posaçërim është bërë për të treguar rëndësinë dhe madhështinë e Qabes. Ajo është Shtëpia ku adhurohet i Madhëruari dhe Ai është Zoti i saj.
Текст: Quranic Universal Library (Tarteel) через spa5k/tafsir_api (MIT), в зафиксированной версии. Аяты: Quran Foundation. Источники и лицензии