Ас-Саади · Тафсир · на албанском
الشعراء
Аш-Шуара
Поэты · Мекканская · 227 аятов
26:1–2Страница 367
طسٓمٓ ١
Та. Син. Мим.
تِلۡكَ ءَايَٰتُ ٱلۡكِتَٰبِ ٱلۡمُبِينِ ٢
Это - аяты ясного Писания.
Ta, Sin, Mim. Këto janë ajete të Librit(Kur’anit)të qartë. -Allahu i Lartësuar jep shenja që tregojnë madhështinë dhe vlerën e lartë të këtij libri të qartë dhe qartësues të gjithçkaje, i cili përmbledh brenda tij synimet e larta hyjnore dhe qëllimet kryesore e madhore të Sheriatit. Te çdokush që e lexon atë nuk mbetet asnjë dyshim për lajmet e sjella në këtë libër dhe asnjë pasiguri për ligjet e shkruara në të. Lajmet dhe dispozitat e tij janë shumë të qarta dhe sjellin kuptimet dhe kumtet më të bukura dhe plot vlera. Madje, gjykimet sillen të lidhura ngushtë me shkaqet dhe urtësitë pse janë ligjëruar. Profeti (a.s) i paralajmëronte njerëzit përmes këtij Kur'ani dhe i udhëzonte ata në rrugën e drejtë, sipas së cilës të adhuronin Zotin. Nga ky udhëzim përfitonin të devotshmit, që e respektonin ftesën dhe nënshtroheshin të punonin e jetonin sipas saj. Ndërsa ata që ishin shkruar si të dëshpëruar i kthenin shpinën ftesës dhe nuk denjonin as ta shihnin e kuptonin atë. Kur kjo ndodhte, Profeti (a.s)trishtohej shumë. Ai trishtohej që ata nuk besonin Allahun, sepse dëshironte të mirën dhe rregullimin për ta. Prandaj Allahu i Lartësuar thotë:
26:3Страница 367
لَعَلَّكَ بَٰخِعٞ نَّفۡسَكَ أَلَّا يَكُونُواْ مُؤۡمِنِينَ ٣
Ты можешь погубить себя от скорби оттого, что они не становятся верующими.
Mos, vallë, do ta shkatërrosh veten(o Muhamed)pse ata nuk bëhen besimtarë? -Pse po e mundon dhe shkatërron veten (o Muhamed), që ata nuk bëhen besimtarë? Mos e bëj këtë, pra, mos e dëmto veten për ta, sepse udhëzimi është në dorën e Zotit dhe ti e ke kryer detyrën tënde, pra, kumtimin e qartë të Shpalljes. Dije mirë se nuk ka shenjë e mrekulli më të madhe sesa ky Kur'an i qartë dhe qartësues i gjithçkaje që njerëzit të mund të besojnë. Ai është i mjaftueshëm e një shpjegim shterues për këdo që dëshiron udhëzimin.
26:4Страница 367
إِن نَّشَأۡ نُنَزِّلۡ عَلَيۡهِم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ ءَايَةٗ فَظَلَّتۡ أَعۡنَٰقُهُمۡ لَهَا خَٰضِعِينَ ٤
Если Мы пожелаем, то ниспошлем им с неба знамение, перед которым покорно склонятся их шеи.
Sikur të donim Ne, do të zbrisnim mbi ata një shenjë(mrekulli)nga qielli dhe qafat e tyre do të përuleshin para saj. -Allahu mund t’u sillte atyre ndonjë shenjë e mrekulli nga ato që ata vetë propozojnë, dhe kështu qafat e atyre që mohojnë të vërtetën të mbeteshin të përulura. Por kjo do të ishte diçka e panevojshme, sepse atëherë imani i tyre do të ishte jo i dobishëm. Iman i dobishëm është veçse besimi në të fshehtën, sikurse ka thënë Allahu i Madhëruar: "Vallë, a mos po presin tani t’u vijnë melekët ose Vetë Zoti yt ose të vijnë disa nga Shenjat e Zotit tënd?! Ditën kur të vijnë shenja të caktuara të Zotit tënd, askujt nuk do t’i vlejë besimi, nëse nuk ka besuar më parë ose nëse nuk ka bërë asnjë të mirë prej besimit të tij. Thuaj: “Prisni, sepse edhe ne jemi duke pritur!" [En'am 158].
26:5Страница 367
وَمَا يَأۡتِيهِم مِّن ذِكۡرٖ مِّنَ ٱلرَّحۡمَٰنِ مُحۡدَثٍ إِلَّا كَانُواْ عَنۡهُ مُعۡرِضِينَ ٥
Какое бы новое напоминание ни приходило к ним от Милостивого, они отворачивались от него.
Sa herë që atyre u vjen ndonjë Mesazh i ri nga i Gjithmëshirshmi, ata ia kthejnë shpinën. -Atyre vazhdimisht u vijnë mesazhe e kumte prej Allahut, me urdhëra e ndalesa, që u mësojnë atyre se çfarë u bën dobi dhe si të ruhen nga ato që i dëmtojnë. Por ata: "...ia kthejnë shpinën." Ata i kthejnë shpinën qoftë me zemër, qoftë me trup. Edhe pse mesazhet e Zotit janë të shumta dhe të përsëritura, të tilla që normalisht do të duhet të zinin vend të rëndësishëm në zemrat e tyre, ata përsëri i kthejnë shpinën Allahut. Atëherë, si mendon se sillen ata me ato mesazhe që nuk përsëriten shpesh? Kështu ndodh, sepse nuk ka mirësi tek ata. Për ata nuk bëjnë punë qortimet e këshillat.
26:6Страница 367
فَقَدۡ كَذَّبُواْ فَسَيَأۡتِيهِمۡ أَنۢبَٰٓؤُاْ مَا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ ٦
Они сочли это ложью, и к ним придут вести о том, над чем они издевались.
Vërtet, ata e mohuan Mesazhin… -Ata e quajtën gënjeshtër Shpalljen e vërtetë të Zotit, dhe ky mohim u bë cilësi e pandashme e tyre, që nuk ndryshon dhe as zbutet.…por së shpejti do t’u vijë e vërteta e asaj me të cilën talleshin. -Pra, do të zbresë mbi ta dënimi i Zotit dhe do t’i befasojë ajo të cilën e mohuan dhe nuk e besonin. Mbi ta është bërë hak të zbatohet urdhri i Zotit për ndëshkim. Në vijim, duke treguar për atë lloj kujtimi e meditimi që i sjell dobi njeriut, Allahu i Lartësuar thotë:
26:7Страница 367
أَوَلَمۡ يَرَوۡاْ إِلَى ٱلۡأَرۡضِ كَمۡ أَنۢبَتۡنَا فِيهَا مِن كُلِّ زَوۡجٖ كَرِيمٍ ٧
Неужели они не видят, сколько Мы взрастили на земле благородных видов растений?
A nuk e shohin ata tokën, se sa shumë lloje bimësh të dobishme kemi bërë që të mbijnë në të? -Ne kemi bërë të mbijnë nga të gjitha llojet e bimësisë, me pamje të bukur dhe shumë të dobishme në atë që ofrojnë.
26:8Страница 367
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ ٨
Воистину, в этом - знамение, но большинство их не стали верующими.
Vërtet, në këtë(ngjarje) ka argumente. -Ka argumente në ringjalljen që do t’u bëjë Allahu njerëzve pas vdekjes së tyre, ashtu siç e ngjall tokën pasi është tharë e shkretuar.Por shumica e tyre (e njerëzve)nuk besojnë. -Ashtu siç ka thënë i Lartësuari: "Shumica e njerëzve nuk do të jenë besimtarë, sado të ngulësh këmbë ti." [Jusuf 103].
26:9Страница 367
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ٩
Воистину, твой Господь - Могущественный, Милосердный.
Nuk ka dyshim se Zoti yt, Ai është Ngadhënjimtari, Mëshirëploti. -Ai është El Aziz - Krenari e Ngadhënjimtari, që ka nënshtruar çdo krijesë. Atij i përulet e nënshtrohet bota qiellore dhe ajo tokësore. Ai është Er-Rahim - Mëshirëploti, mëshira e të cilit ka përfshirë çdo gjë dhe mirësia e Tij ka mbuluar çdo gjallesë. Ai është Krenari e Ngadhënjimtari, që i shkatërroi keqbërësit me atë lloj ndëshkimi. Ai është Mëshirëploti, që i mëshiron fatlumët, duke i shpëtuar nga çdo sherr dhe bela.
26:10Страница 367
وَإِذۡ نَادَىٰ رَبُّكَ مُوسَىٰٓ أَنِ ٱئۡتِ ٱلۡقَوۡمَ ٱلظَّٰلِمِينَ ١٠
Вот твой Господь воззвал к Мусе (Моисею): «Ступай к несправедливому народу -
(Kujto)Kur Zoti yt e thirri Musain: “Shko tek ai popull i padrejtë… -Allahu i Madhëruar e ka përsëritur historinë e Musait shumë herë në Kur'an, më shumë se çdo histori tjetër, sepse në të janë sjellë urtësi të shumta e madhështore dhe mësime të vyera për njerëzit. Në të jepen shumë qartë veprimet e Zotit me keqbërësit dhe mosbesimtarët. Musai është Profeti që iu dha ai sheriat i jashtëzakonshëm dhe Teurati, që është libri më madhështor pas Kur'anit. Allahu thotë: “Kujtoji ato çaste të zgjedhura dhe atë gjendje të mrekullueshme të Musait në momentet kur Zoti i foli atij për t’i dhënë lajmin e mirë dhe profetësinë. Ai tha: “Shko tek ai popull keqbërës (i padrejtë)!” Ata janë treguar kryeneçë dhe arrogantë në tokë. Ata janë tiranë të pamëshirshëm për njerëzit dhe i pari i tyre pretendoi se ishte Zot. Shko tek populli i Faraonit dhe këshilloji:
26:11Страница 367
قَوۡمَ فِرۡعَوۡنَۚ أَلَا يَتَّقُونَ ١١
к народу Фараона. Неужели они не устрашатся?».
... tek Populli i Faraonit!" A nuk e kanë frikë Allahun? - Folu atyre me fjalë të buta dhe të zgjedhura. Thuaju: “A nuk po i frikësoheni Allahut, i cili ju krijoi dhe ju furnizoi, dhe të largoheni nga mohimi dhe mosbindja ndaj Tij?”
26:12–13Страница 367
قَالَ رَبِّ إِنِّيٓ أَخَافُ أَن يُكَذِّبُونِ ١٢
Он сказал: «Господи! Я боюсь, что они сочтут меня лжецом,
وَيَضِيقُ صَدۡرِي وَلَا يَنطَلِقُ لِسَانِي فَأَرۡسِلۡ إِلَىٰ هَٰرُونَ ١٣
что стеснится моя грудь и не развяжется мой язык. Пошли же за Харуном (Аароном).
Musai tha: “O Zoti im! Unë kam frikë se do të më trajtojnë si gënjeshtar. Do të më shtrëngohet kraharori dhe mund të më lidhet gjuha(e të mos flas rrjedhshëm). - Duke u ankuar tek Zoti i vet dhe duke kërkuar ndihmën për të mbajtur këtë premtim, Musai tha: “O Zoti im! Unë kam frikë se do të më trajtojnë si gënjeshtar, se do të më shtrëngohet kraharori dhe mund të më lidhet gjuha (e të mos flas rrjedhshëm).” Ashtu siç thuhet edhe në suren Ta Ha, ajetet 25 - 35: “Ai (Musai) tha: “Musai tha: “O Zoti im! Zgjeroma gjoksin, lehtësoma këtë punë dhe zgjidhma nyjën e gjuhës (pengesën që kam kur flas), që ta kuptojnë fjalën time! Më jep një ndihmëtar nga familja ime, Harunin, timvëlla! Ma shto fuqinë me të dhe bëma shok në punën time, që të të lavdërojmë Ty shumë e më shumë dhe të të kujtojmë Ty shumë e më shumë! Vërtet, Ti je Ai që i sheh gjithmonë punët tona.”.”.Prandaj dërgoma Harunin si ndihmëtar(e profet)! -Allahu iu përgjigj lutjes dhe kërkesës së tij, duke e bërë edhe Harunin profet. Kështu, Allahu ia bëri atë krah e mbështetje në çështjen e tij, që pranimi i besimit të ishte më i lehtë për ta.
26:14Страница 367
وَلَهُمۡ عَلَيَّ ذَنۢبٞ فَأَخَافُ أَن يَقۡتُلُونِ ١٤
Я несу перед ними ответственность за грех и боюсь, что они убьют меня».
Ata më akuzojnë mua për vrasje, prandaj kam frikë se do të më vrasin(për hakmarrje).” -Është fjala për vrasjen e një kopti.
26:15Страница 367
قَالَ كـَلَّاۖ فَٱذۡهَبَا بِـَٔايَٰتِنَآۖ إِنَّا مَعَكُم مُّسۡتَمِعُونَ ١٥
Аллах сказал: «Нет! Ступайте вдвоем с Моими знамениями. Мы будем вместе с вами и будем слушать.
Allahu tha: “Kurrsesi! -Jo, nuk do të mund t’ju vrasin. Ne do t’ju japim pushtet dhe argument të fortë, prandaj ata nuk kanë për t’ju kapur. Me ajetet e mrekullitë Tona, ju të dy dhe të gjithë ata që ju pasojnë do të jeni fitimtarë. Faraoni nuk mund ta vrasë Musain, me gjithë përçmimin dhe refuzimin e fortë për të dhe popullin e tij.Vazhdoni, atëherë që të dy me argumentet Tona! -Vazhdoni me provat, të cilat tregojnë për vërtetësinë tuaj dhe të shenjave që sillni nga ZotiNe jemi me ju dhe dëgjojmë gjithçka. -Unë ju ruaj dhe kujdesem për ju.
26:16Страница 367
فَأۡتِيَا فِرۡعَوۡنَ فَقُولَآ إِنَّا رَسُولُ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ١٦
Придите вдвоем к Фараону и скажите: "Мы посланы Господом миров.
Prandaj, shkoni te Faraoni të dy dhe i thoni: “Ne jemi të dërguarit e Zotit të botëve. -Na dërgoi tek ty, që të besosh në Të dhe të besosh tek ne si profetë të Tij. Na dërgoi që të nënshtrohesh për ta adhuruar Atë dhe të pranosh teuhidin e Tij.
26:17Страница 367
أَنۡ أَرۡسِلۡ مَعَنَا بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ ١٧
Посему отпусти с нами сынов Исраила (Израиля)"».
Lëri bijtë e Izraelit të vijnë me ne!” -Dhe ndale persekutimin dhe dënimet e tua mbi ta. Largoji duart nga ata dhe lëri të adhurojnë Zotin e tyre dhe të plotësojnë çështjet e fesë së tyre. Kur ata shkuan tek Faraoni dhe i thanë atë që Allahu i urdhëroi për t’i thënë, ai nuk besoi dhe as u zbut, por e kundërshtoi Musain dhe tha:
26:18Страница 367
قَالَ أَلَمۡ نُرَبِّكَ فِينَا وَلِيدٗا وَلَبِثۡتَ فِينَا مِنۡ عُمُرِكَ سِنِينَ ١٨
Фараон сказал: «Разве мы не воспитывали тебя среди нас с младенческих лет? Разве ты не оставался среди нас многие годы своей жизни.
Faraoni tha: “A nuk të rritëm si fëmijë në mesin tonë për shumë vite të jetës tënde? - A nuk të kemi bërë mirësi dhe jemi kujdesur për ty qysh në vogëli? A nuk qëndrove i nderuar ndër ne për shumë vite?
26:19Страница 367
وَفَعَلۡتَ فَعۡلَتَكَ ٱلَّتِي فَعَلۡتَ وَأَنتَ مِنَ ٱلۡكَٰفِرِينَ ١٩
Разве ты не совершил тот поступок, который ты совершил? Воистину, ты являешься одним из неблагодарных».
... dhe ti bëre atë veprën që ti e di. -Është fjala për vrasjen e një kopti, kur Musait i kërkoi ndihmë një izraelit. Siç thuhet në një ajet: "Musai hyri në qytet pa u hetuar prej banorëve të tij dhe gjeti dy veta që po përlesheshin. Njëri ishte prej popullit të tij (izraelit) dhe tjetri ishte prej armiqve të tij. Kur izraeliti i kërkoi ndihmë kundër armikut të tij, Musai e shtyu me forcë atë dhe ai vdiq. Ai (Musai)tha: “Kjo është prej veprave të shejtanit. Nuk ka dyshim se ai është armik i betuar, që të çon në humbje.”. [Kasas 15]. Pastaj Faraoni i tha:E, pra, edhe ti je një mohues(i të mirave që të kemi bërë). -Në atë kohë, edhe ti ishe në rrugën tonë të mohimit. Faraoni, si pa e kuptuar, e pranoi se rruga e tij është rruga e mohimit.
26:20Страница 368
قَالَ فَعَلۡتُهَآ إِذٗا وَأَنَا۠ مِنَ ٱلضَّآلِّينَ ٢٠
Он сказал: «Я совершил это, когда был в числе заблудших,
Musai tha: “Unë e bëra atë atëherë kur isha i paditur. - Unë kam vepruar ashtu, sepse nuk kam ditur, jo sepse kam pëlqyer kufrin. Megjithatë, unë i kërkova falje Zotit tim dhe Ai më fali.
26:21Страница 368
فَفَرَرۡتُ مِنكُمۡ لَمَّا خِفۡتُكُمۡ فَوَهَبَ لِي رَبِّي حُكۡمٗا وَجَعَلَنِي مِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ٢١
Я сбежал от вас, когда испугался вас, но мой Господь даровал мне власть (пророчество или знание) и сделал меня одним из посланников.
Prandaj edhe ika kur u frikësova nga ju -Kur ju m'u vutë pas për të më vrarë, unë u largova për në Medjen, ku qëndrova për disa vite, e u ktheva përsëri tek ju.Por, Zoti im më dhuroi urtësi dhe më bëri Profet. -Zoti më dhuroi urtësinë e gjykimin dhe më bëri prej të dërguarve profetë. Me fjalë të tjera, ky kundërshtim i Faraonit ose ishte kundërshtim i një të padituri, ose i dikujt që hiqej si i paditur. Ai me këto fjalë mëtonte se një vrasës nuk mund të bëhej profet. Por Musai ia sqaroi se ajo ishte një vrasje aksidentale dhe jo e qëllimtë. Ai i sqaroi se nga mirësia e Allahut nuk mund të privohet askush. Atëherë, - tha Musai, - pse e mohoni mirësinë që Ai më ka dhënë mua, duke më dhuruar urtësinë dhe profetësinë? Nëse mbrohesh pas fjalës: “A nuk të rritëm si fëmijë në mesin tonë për disa vjet të jetës tënde?", dije se në të vërtetë nuk ke asnjë meritë në këtë.
26:22Страница 368
وَتِلۡكَ نِعۡمَةٞ تَمُنُّهَا عَلَيَّ أَنۡ عَبَّدتَّ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ ٢٢
А та милость, в которой ты меня попрекаешь, состоит в том, что ты поработил сынов Исраила (Израиля)».
E çfarë të mire më përmend, kur ti i robërove Bijtë e Izraelit?” -E çfarë të mire më tregon, kur ishe ti që i skllavërove bijtë e Izraelit? Apo e quan mirësi që nuk më skllavërove edhe mua me ta? Në të vërtetë, kur e mendon, e kupton si ti i ke bërë padrejtësi këtij populli e kombi të zgjedhur dhe të mirë dhe i ke tërhequr dhe skllavëruar në shërbimin tënd. Ndërsa mua më shpëtoi Zoti nga tirania jote, pikërisht gjatë tiranisë gjakatare ndaj popullit tim. Atëherë, çfarë mirësie po më tregon se ke bërë kundrejt meje?
26:23Страница 368
قَالَ فِرۡعَوۡنُ وَمَا رَبُّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٢٣
Фараон сказал: «А что такое Господь миров?».
Faraoni tha: “E cili është Zoti i botëve(që ju dërgoi)?” -Ky është një mohim i hapur i Zotit, padrejtësisht dhe me arrogancë, edhe pse ishte i sigurt për vërtetësinë e asaj që i thoshte Musai.
26:24Страница 368
قَالَ رَبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَآۖ إِن كُنتُم مُّوقِنِينَ ٢٤
Муса сказал: «Господь небес, земли и того, что между ними, если только вы обладаете убежденностью».
Musai i tha: “Ai është Zoti i qiejve dhe i Tokës dhe ç’ka ndërmjet tyre, nëse doni të jeni të sigurt.” -Ai është Zoti i qiejve i tokës dhe i gjithçkaje mes tyre. Është Ai që krijoi botën qiellore dhe atë tokësore dhe përkujdeset për to me të gjitha mënyrat. Ai rregullon çdo çështje në të. Mes kësaj bote të krijuar nga Ai, jeni dhe ju, o njerëz. Atëherë, si e mohoni krijimin e këtyre krijesave dhe Atë që i shpiku ato? Pas këtyre fjalëve, Faraoni i drejtohet popullit dhe, duke dashur të nënçmojë dhe të fusë edhe në popull përçmimin për Musain, tha:
26:25Страница 368
قَالَ لِمَنۡ حَوۡلَهُۥٓ أَلَا تَسۡتَمِعُونَ ٢٥
Фараон сказал тем, кто был около него: «Разве вы не слышите?».
Faraoni u tha atyre që ishin përreth: “A nuk po e dëgjoni çfarë thotë?” - A nuk e dëgjoni çfarë thotë ky?! Atëherë Musai i thotë:
26:26Страница 368
قَالَ رَبُّكُمۡ وَرَبُّ ءَابَآئِكُمُ ٱلۡأَوَّلِينَ ٢٦
Муса сказал: «Ваш Господь и Господь ваших праотцев».
Musai tha: “Ai është Zoti juaj dhe Zoti i të parëve tuaj.” - Ai është Zoti juaj dhe i etërve tuaj. U çuditët apo jo, u nënshtruat apo u treguat mendjemëdhenj, ky është realiteti! Duke refuzuar me mendjemadhësi të vërtetën dhe duke cënuar atë që solli Musai, Faraoni tha:
26:27Страница 368
قَالَ إِنَّ رَسُولَكُمُ ٱلَّذِيٓ أُرۡسِلَ إِلَيۡكُمۡ لَمَجۡنُونٞ ٢٧
Фараон сказал: «Воистину, отправленный к вам посланник - одержимый».
Faraoni tha: “Profeti që është dërguar ndër ju është, vërtet i çmendur.” -Ai po thotë diçka që bie në kundërshtim me atë që pranojmë ne. Ai na kundërshton në rrugën tonë. Sipas Faraonit, ishin ata të logjikshmit dhe të mençurit, e jo Musai. Sipas Faraonit, të diturit janë ata që pretendojnë se nuk janë të krijuar dhe se qiejt dhe Toka kanë ekzistuar dhe do të vazhdojnë të ekzistojnë pa qenë nevoja e një krijuesi, që t’i bëjë të ekzistojnë. Sipas tyre, edhe ata vetë janë krijuar pa qenë nevoja e një Krijuesi. Sipas mendjes së mohuesit, një krijesë që është e dobët dhe e mangët nga çdo aspekt duhet të adhurohet. Sipas tij, është çmenduri dhe e pakuptimtë që të besosh se ka një Krijues të botës qiellore dhe tokësore, që kujdeset dhe u dhuron robërve mirësitë e Tij të dukshme e të fshehura. Është e palogjikshme që ky Zot t’i ftojë krijesat që ta adhurojnë. Kështu, ai vazhdoi të fliste dhe manipulonte mendjet e njerëzve dhe t’ua zbukuronte këtë mashtrim. Në fakt, edhe ata ishin një popull mendjelehtë dhe me logjikë të dobët, prandaj iu bindën. Ata i tejkaluan të gjithë kufijtë. Duke hedhur poshtë mohimin e Faraonit për Zotin e botëve, Musai tha:
26:28Страница 368
قَالَ رَبُّ ٱلۡمَشۡرِقِ وَٱلۡمَغۡرِبِ وَمَا بَيۡنَهُمَآۖ إِن كُنتُمۡ تَعۡقِلُونَ ٢٨
Муса сказал: «Господь востока и запада и того, что между ними, если только вы разумеете».
Musai tha: “Ai është Zoti i Lindjes dhe i Perëndimit dhe ç’ka ndërmjet tyre, nëse kuptoni.” -Nëse vërtet logjikoni me drejtësi e saktësi, atëherë të gjitha këto janë shenja dhe fakte të qarta, që ju bëjnë të kuptoni të vërtetën lehtësisht. Këto ajete do t’i kuptonte edhe më e thjeshta logjikë. Atëherë, ç’është me ju që refuzoni këtë që po ju them dhe sqaroj?! Këtu ka një mesazh që u drejtohet mohuesve: Ju e akuzuat Musain se është i çmendur, por në fakt jeni ju të çmendur, në momentin që mohuat më të qartën çështje që ekziston, çështjen e Zotit të qiejve dhe të Tokës dhe ç’ka mes tyre. Nëse e mohoni Atë, çfarë mbetet që të besoni? Nëse jeni të paditur rreth Tij dhe nuk mund ta kuptoni ekzistencën e Tij, atëherë çfarë mbetet që të mund ta kuptoni? Nëse nuk besoni Zotin dhe ajetet e Tij, atëherë çfarë besoni ju? Për Zotin! Edhe të çmendurit, që janë si bagëtitë, janë më të mirë dhe më të logjikshëm se ju. Edhe bishat dhe kafshët e egra janë më të udhëzuara se ju. Kështu, pasi Faraoni u bllokua nga faktet e Musait dhe nuk mund të vazhdonte të arsyetonte më mosbesimin dhe qëndrimin e Tij, duke kërcënuar Musain me forcën dhe pushtetin e tij, tha:
26:29Страница 368
قَالَ لَئِنِ ٱتَّخَذۡتَ إِلَٰهًا غَيۡرِي لَأَجۡعَلَنَّكَ مِنَ ٱلۡمَسۡجُونِينَ ٢٩
Фараон сказал: «Если ты будешь поклоняться иному богу, кроме меня, то я помещу тебя вместе с заключенными».
Faraoni tha: “Nëse ti beson zot tjetër përveç meje, do të të fus në burg.” -Allahu e poshtëroftë dhe e shëmtoftë! Me këto fjalë, ai mëtoi se mund të bindte edhe Musain që ta adhuronte atë si zot, madje të mos pranonte zot tjetër veç tij. Kështu mund të kuptohet kjo fjalë e çmendur, sepse për Faraonin dhe rrethin e tij ishte e qartë se si qëndronte e vërteta dhe ishin të sigurt për vërtetësinë e Musait. Atëherë, Musai i tha:
26:30Страница 368
قَالَ أَوَلَوۡ جِئۡتُكَ بِشَيۡءٖ مُّبِينٖ ٣٠
Муса сказал: «А если я покажу тебе нечто явное?».
Musai tha: “Po nëse të sjell ndonjë argument të qartë?” - Po sikur t’ju sjell një shenjë të qartë, që tregon për saktësinë e atyre shenjave që solla nga Zoti, që janë, në fakt, gjëra të jashtëzakonshme?
26:31–32Страница 368
قَالَ فَأۡتِ بِهِۦٓ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ ٣١
Фараон сказал: «Так покажи нам это, если ты - один из тех, кто говорит правду».
فَأَلۡقَىٰ عَصَاهُ فَإِذَا هِيَ ثُعۡبَانٞ مُّبِينٞ ٣٢
Муса бросил свой посох, и тот превратился в явную змею.
Faraoni tha: “Sille, pra, nëse thua të vërtetën!” Atëherë, ai(Musai)e hodhi shkopin e vet, i cili u shndërrua në një gjarpër të vërtetë. -Kështu, Musai e hodhi shkopin e tij, që u shndërrua në një gjarpër të frikshëm mashkull, që mund ta shihte çdokush. Pra, nuk ishte një iluzion ose truk magjistarësh.
26:33Страница 368
وَنَزَعَ يَدَهُۥ فَإِذَا هِيَ بَيۡضَآءُ لِلنَّٰظِرِينَ ٣٣
Он вынул свою руку, и она стала белой (цвета молока, светящейся) для тех, кто смотрел на нее.
Pastaj e nxori dorën prej xhepit, dhe ja, ajo flakëronte nga bardhësia në sytë e shikuesve. -Kur e nxori dorën nga sqetulla, ajo shkëlqente e bardhë për të gjithë ata që shikonin. Ajo bardhësi tregonte përsosmëri, pra, që nuk kishte asnjë mangësi ose sëmundje.
26:34–35Страница 368
قَالَ لِلۡمَلَإِ حَوۡلَهُۥٓ إِنَّ هَٰذَا لَسَٰحِرٌ عَلِيمٞ ٣٤
Фараон сказал стоявшим вокруг него приближенным: «Воистину, он - знающий колдун.
يُرِيدُ أَن يُخۡرِجَكُم مِّنۡ أَرۡضِكُم بِسِحۡرِهِۦ فَمَاذَا تَأۡمُرُونَ ٣٥
Он хочет своим колдовством вывести вас из вашей страны. Что же вы прикажете делать?».
Ai(Faraoni)u tha parisë që e rrethonin: “Vërtet, ky qenka magjistar shumë i aftë dhe me magjinë e vet dëshiron t’ju dëbojë nga toka juaj. -Faraoni po u fliste parisë rreth e rrotull tij, që të kundërshtonin të vërtetën dhe shenjat që Musai solli. Ai tha: "...me magjinë e vet dëshiron t’ju dëbojë nga toka juaj. Atëherë, çfarë më këshilloni?Ai synon që t’ju nxjerrë nga toka dhe zotërimet tuaja.” Kështu u hidhte hi syve dhe i manipulonte ata, sepse e dinte mirë nivelin dhe mendjet e tyre të dobta. Ai po u thoshte se të gjitha ato veprime ishin njëlloj si magjitë. Ata e dinin se magjistarët bënin gjëra të çuditshme, që njerëzit e thjeshtë nuk i bënin dot. Pasi u futi këtë mendim për Musain dhe veprat e tij të jashtëzakonshme, ai filloi t’i bindte për qëllimet që gjoja fshihte ky ‘magjistar’, duke u thënë se Musai kërkonte t’i dëbonte ata nga pronat dhe pushteti i tyre, prandaj ata duhet të luftonin kundër këtij armiku, për të mbrojtur vlerat dhe jetën e tyre.Atëherë çfarë më këshilloni?” -Ju duhet të mendoni për luftën dhe qëndrimin kundër këtij armiku, që kërkon t’ju dëbojë me gjithë familjet e pasuritë tuaja. Pra, çfarë propozoni të bëjmë me të?
26:36–37Страница 368
قَالُوٓاْ أَرۡجِهۡ وَأَخَاهُ وَٱبۡعَثۡ فِي ٱلۡمَدَآئِنِ حَٰشِرِينَ ٣٦
Они сказали: «Повремени с ним и его братом и разошли по городам сборщиков,
يَأۡتُوكَ بِكُلِّ سَحَّارٍ عَلِيمٖ ٣٧
чтобы они привели к тебе всех знающих колдунов».
Ata i thanë: "Lëre atë dhe vëllanë e tij për më vonë dhe dërgo lajmëtarë nëpër qytete, që t’i sjellin të gjithë magjistarët e ditur këtu! -Largoji tani për tani dhe kërko prej tyre një afat. Dërgo nëpër qytete lajmëtarë, që të mbledhin njerëz dhe të gjejnë magjistarët më të zotë dhe të ditur. Ata i propozuan që të mblidhte magjistarët më të zotë dhe më të ditur, se kështu do të gjykonin drejt dhe do të përballeshin më mirë me ata të dy. Meqë ata të dy konsideroheshin magjistarë, atëherë kundër tyre duhet të vendoseshin magjistarë të ditur, duke i luftuar në të njëjtën lëmi. Allahu e bëri të mundur një takim të tillë si mëshirë dhe butësi për njerëzit, që ata të shihnin qartë dinakërinë e Faraonit dhe faktin se akuzat dhe trillimet e këtij injoranti dhe të humburi ishin të padrejta dhe devijuese nga e vërteta. Ai i solli kushtet në mënyrë të tillë që të mblidheshin më të famshmit magjistarë dhe sa më shumë njerëz. Kështu, e vërteta do të shfaqej më e qartë për njerëzit dhe do të zhdukej e kota. Me këtë përballje të hapur, edhe ekspertët e fushës do të gjykonin dhe do të pranonin se ajo që solli Musai nuk ishte magji dhe se pretendimet e Faraonit ishin thjesht mashtrime. Të diturit dhe të urtët do të pranojnë se ajo që solli Musai ishte e vërteta. Kështu, Faraoni e pranoi propozimin e tyre dhe nxori ndër qytete njerëz për të mbledhur magjistarët. Ai investoi dhe u përpoq shumë në këtë çështje.
26:38Страница 368
فَجُمِعَ ٱلسَّحَرَةُ لِمِيقَٰتِ يَوۡمٖ مَّعۡلُومٖ ٣٨
Колдунов собрали в назначенное время в назначенный день.
Dhe magjistarët u tubuan ditën e caktuar. - Ata u mblodhën pikërisht në kohën dhe vendin që u propozoi Musai. Takimi do të ishte ditën e festës, që njerëzit të mos kishin asnjë angazhim tjetër, veç atij takimi të madh.
26:39–40Страница 368
وَقِيلَ لِلنَّاسِ هَلۡ أَنتُم مُّجۡتَمِعُونَ ٣٩
Людям сказали: «Собрались ли вы?
لَعَلَّنَا نَتَّبِعُ ٱلسَّحَرَةَ إِن كَانُواْ هُمُ ٱلۡغَٰلِبِينَ ٤٠
Возможно, нам придется последовать за колдунами, если они одержат верх».
Edhe popullit iu tha: “A do të mblidheni, që t’u shkojmë pas magjistarëve, nëse ata do të dalin fitimtarë?” - U bë një ftesë për të gjithë njerëzit, që të merrnin pjesë në këtë tubim. Ata u thoshin njerëzve të mblidheshin, që t’i përkrahnin magjistarët, në mënyrë që të fitonin. Ata u thoshin: “Ejani të tubohemi dhe të shohim fitoren e magjistarëve mbi Musain, sepse ata janë shumë të zotë në magji! Mblidhuni të dëshmoni aftësitë e tyre të mëdha dhe dhe t’i nderoni ata, si vlerësim të magjisë!” Nëse ata do të synonin të vërtetën, do të thoshin: “Ejani në tubim dhe të shohim kush do të fitojë, dhe kështu të pasojmë të vërtetën!” Por, që në fillim të përballjes, ata e kishin përcaktuar se çfarë synonin, pra, donin thjesht refuzimin e Musait. Por ata të mjerë nuk e kuptonin se tashmë nuk do të kishte për ta asnjë justifikim për mospranimin e së vërtetës.
26:41Страница 369
فَلَمَّا جَآءَ ٱلسَّحَرَةُ قَالُواْ لِفِرۡعَوۡنَ أَئِنَّ لَنَا لَأَجۡرًا إِن كُنَّا نَحۡنُ ٱلۡغَٰلِبِينَ ٤١
Явившись, колдуны сказали Фараону: «Будет ли нам награда, если мы одержим верх?».
Kështu, kur erdhën magjistarët i thanë Faraonit: “A do të ketë shpërblim për ne, nëse dalim ngadhënjimtarë?” - Kur magjistarët takuan Faraonin, i kërkuan favore në rast fitoreje, dhe Faraoni iu përgjigj pozitivisht asaj kërkese.
26:42Страница 369
قَالَ نَعَمۡ وَإِنَّكُمۡ إِذٗا لَّمِنَ ٱلۡمُقَرَّبِينَ ٤٢
Он сказал: «Да. В этом случае вы непременно окажетесь в числе приближенных».
Ai tha: “Po, madje ju atëherë do të jeni prej më të afërmve të mi.” - Ju do të merni shpërblim dhe favore të shumta në rast fitoreje. Faraoni u premtoi shpërblim dhe e poste pranë tij, me qëllim që ata të përballeshin me më shumë përkushtim dhe të shfrytëzonin çdo mundësi në këtë përballje me Musain. Kur u tubuan në vendin dhe kohën e premtuar, Musai i këshilloi: “Mjerë ju! Mos trilloni gënjeshtra kundër Allahut dhe t’ju shkatërrojë me dënim. Nuk ka dyshim, se ai që trillon (gënjeshtra kundër Allahut), ka për të dështuar.”. [Ta Ha 61]. Pas kësaj këshille, ata filluan të diskutonin mes tyre, por Faraoni ndërhyri, duke i nxitur që të ishin të bashkuar kundër Musait. Kështu, ata filluan të nxisnin njëri-tjetrin. Atëherë vendosën që të fillonte përballja.
26:43Страница 369
قَالَ لَهُم مُّوسَىٰٓ أَلۡقُواْ مَآ أَنتُم مُّلۡقُونَ ٤٣
Муса (Моисей) сказал им: «Бросайте то, что вы собираетесь бросить».
Musai u tha atyre(magjistarëve): “Hidhni çfarë keni për të hedhur!” - Hidhni dhe paraqesni të gjitha magjitë. Mos lini asgjë pa provuar dhe përdorur! Këto ishin fjalët e Musait, sepse ai ishte i sigurt për kotësinë e tyre dhe të magjive të tyre. Ai e dinte mirë se ata nuk mund të mposhtnin dot të vërtetën.
26:44Страница 369
فَأَلۡقَوۡاْ حِبَالَهُمۡ وَعِصِيَّهُمۡ وَقَالُواْ بِعِزَّةِ فِرۡعَوۡنَ إِنَّا لَنَحۡنُ ٱلۡغَٰلِبُونَ ٤٤
Они бросили свои веревки и посохи и сказали: «Во имя могущества Фараона! Мы непременно одержим верх!».
Dhe ata i hodhën litarët dhe shkopinjtë e tyre... -Litarët dhe shkopinjtë dukeshin si gjarprinj, që i magjepsën shikimet e njerëzve. Gjatë kësaj shfaqeje, ata thanë:“Për hir të madhërisë së Faraonit, do të jemi ne ata që me siguri do të fitojnë.” - Ata u mbështetën në forcën dhe krenarinë e një robi të dobët e të pafuqishëm në çdo aspekt, por që ishte treguar tiran dhe i pashpirt me ta. Ai kishte krijuar një mbretëri dhe ushtri, që të dukej një mbret i fuqishëm, prandaj njerëzit u mashtruan nga kjo pamje. Shikimet e tyre nuk depërtonin më thellë, për të parë realitetin e gjërave. - Gjithashtu, ka mundësi që kjo fjalë e thënë prej tyre ishte një lloj betimi. Pra, u betuan në krenarinë e Faraonit se ata do të fitonin.
26:45Страница 369
فَأَلۡقَىٰ مُوسَىٰ عَصَاهُ فَإِذَا هِيَ تَلۡقَفُ مَا يَأۡفِكُونَ ٤٥
Затем Муса (Моисей) бросил свой посох, и тот проглотил все, что они лживо измыслили.
Atëherë, edhe Musai e hodhi shkopin e vet, i cili menjëherë gëlltiti gjithçka që kishin hedhur ata. - Ai shkop gëlltiti dhe përpiu të gjitha magjitë që kishin bërë ata. Kështu u zhdukën të gjithë shkopinjtë dhe litarët që hodhën magjistarët, sepse ato ishin mashtrime dhe iluzione. Të gjitha ato ishin kotësira, që kurrsesi nuk mund t’i kundërviheshin të vërtetës, e aq më pak ta mposhtnin atë. Kur magjistarët panë këtë shenjë shumë të qartë nga Zoti, që tregonte se Musai ishte profet dhe se çdo shenjë ishte e vërtetë nga Zoti...
Atëherë, magjistarët ranë në sexhde. - Ata nuk e përmbajtën dot veten dhe shfaqën besimin, duke i rënë në sexhde Allahut.
26:47–48Страница 369
قَالُوٓاْ ءَامَنَّا بِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٤٧
и сказали: «Мы уверовали в Господа миров,
رَبِّ مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ ٤٨
Господа Мусы (Моисея) и Харуна (Аарона)».
Dhe thanë: “Ne besojmë në Zotin e botëve, Në Zotin e Musait dhe të Harunit.” - Kështu u shkatërrua dhe u mposht e pavërteta në atë tubim dhe përballje të madhe. Vetë mjeshtrat më të mëdhenj të magjisë e pranuan kotësinë e magjisë dhe e vërteta doli qartë. I gjithë populli e pa qartë të vërtetën. Megjithatë, Faraoni këmbënguli në arogancën dhe mohimin e tij, duke e shtuar edhe më shumë tiraninë dhe shprehjen e refuzimit. Ai u tha magjistarëve:
26:49Страница 369
قَالَ ءَامَنتُمۡ لَهُۥ قَبۡلَ أَنۡ ءَاذَنَ لَكُمۡۖ إِنَّهُۥ لَكَبِيرُكُمُ ٱلَّذِي عَلَّمَكُمُ ٱلسِّحۡرَ فَلَسَوۡفَ تَعۡلَمُونَۚ لَأُقَطِّعَنَّ أَيۡدِيَكُمۡ وَأَرۡجُلَكُم مِّنۡ خِلَٰفٖ وَلَأُصَلِّبَنَّكُمۡ أَجۡمَعِينَ ٤٩
Он сказал: «Неужели вы поверили ему до того, как я позволил вам? Воистину, он - старший из вас, который научил вас колдовству! Но скоро вы узнаете! Я отрублю вам руки и ноги накрест и распну вас всех!».
“A i besuat atij(Musait), para se t’ju lejoja unë?!” S’ka dyshim se ai(Musai)është prijësi juaj, që ju ka mësuar magjinë. Por keni për ta marrë vesh shpejt! -Ai shprehu habinë e vet dhe këtë habi filloi ta nxiste edhe në popull. Si është e mundur që të besoni pa marrë fillimisht miratimin tim?! Sigurisht që kjo është një marrëveshje mes jush, ndërsa Musai është i pari juaj. Është ai që jua mësoi magjinë. Por ishte pikërisht Faraoni dhe paria rreth tij që e dhanë mendimin e mbledhjes së magjistarëve. Të gjithë e dinin se magjistarët nuk ishin takuar kurrë me Musain para çastit të përballjes. Madje, ata shfaqën një magji shumë të madhe dhe të paparë për njerëzit. Sidoqoftë, kjo tezë me sa duket u pranua nga ai popull injorant dhe mendjelehtë. Edhe pse e dinin mirë se ky pretendim ishte gënjeshtër, ata e pranuan. Sigurisht, nuk është aspak çudi që të tilla mendje boshe të mos besonin të vërtetën e qartë dhe në ato shenja madhështore. Ata kishin arritur në atë pikë saqë, nëse Faraoni do t’u thoshte të besonin të kundërtën e realitetit, do ta besonin dhe mbështesnin atë. Pastaj Faraoni kërcënoi magjistarët dhe u tha:Do t’jua këpus duart dhe këmbët në anët e kundërta .... -Pra, dorën e djathtë me këmbën e majtë. (Kështu veprohej atëherë me keqbërësit dhe kriminelët.) Pastaj do t’ju mbërthej në trungjet e palmave, që të poshtëroheni dhe nënçmoheni.... dhe do t’ju kryqëzoj që të gjithëve.” -Por magjistarët, kur e ndjenë ëmbëlsinë e imanit dhe shijuan kënaqësinë që të falte ai, thanë:
26:50Страница 369
قَالُواْ لَا ضَيۡرَۖ إِنَّآ إِلَىٰ رَبِّنَا مُنقَلِبُونَ ٥٠
Они сказали: «Не беда! Воистину, мы возвратимся к нашему Господу.
“Asgjë(nga këto kërcënime)nuk ka rëndësi. Ne do të kthehemi veçse te Zoti ynë. - Ne nuk shqetësohemi aspak për atë që na kërcënon, sepse tek Zoti e kemi kthimin të gjithë. Tjetër gjë na shqetëson dhe ne synojmë diçka shumë të madhe:
26:51Страница 369
إِنَّا نَطۡمَعُ أَن يَغۡفِرَ لَنَا رَبُّنَا خَطَٰيَٰنَآ أَن كُنَّآ أَوَّلَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٥١
Мы жаждем, чтобы наш Господь простил нам наши грехи за то, что мы стали первыми верующими».
Ne shpresojmë se Zoti ynë do të na i falë gjynahet tona... -Ne shpresojmë që Zoti të na falë mohimin, magjinë dhe të gjitha gjynahet. Ne shpresojmë se Zoti do të na falë, sepse:...sepse ne ishim të parët besimtarë(nga populli ynë).” -Ishim të parët që besuan Musain, mes gjithë atyre ushtarëve. Prandaj dhe Allahu i forcoi dhe u dha durim atyre. Ka mundësi që Faraoni ta ketë bërë atë që i kërcënoi, sepse ai kishte pushtetin dhe forcën për ta bërë. Por ka mundësi, gjithashtu, edhe që Allahu i Lartësuar t’i ketë mbrojtur dhe shpëtuar nga ai dënim. Më pas, Faraoni dhe populli i tij vazhduan në kufrin e tyre dhe Musai vazhdonte t’u sillte shenja të mëdha. Sa herë që u vinte ndonjë shenjë dhe vuajtja arrinte kulmin, ata i premtonin Musait se, nëse ua largonte belanë, do ta besonin dhe do t’i lejonin bijtë e Izraelit të shkonin me të, dhe kështu Allahu ua largonte sprovën. Kështu vazhdoi për njëfarë kohe dhe ata përsëri s’e mbanin fjalën. Atëherë, kur Musai e humbi shpresën se do të besonin dhe ata po e bënin hak ndëshkimin e pakthyeshëm, erdhi koha që bijtë e Izraelit të shpëtonin nga robëria. Allahu kishte vendosur që t’u mundësonte të kishin në dorë fatet e tyre në tokë. Atëherë Allahu i Lartësuar i shpalli Musait:
26:52Страница 369
۞ وَأَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰٓ أَنۡ أَسۡرِ بِعِبَادِيٓ إِنَّكُم مُّتَّبَعُونَ ٥٢
Мы внушили Мусе (Моисею): «Отправляйся в путь с Моими рабами ночью, ибо вас будут преследовать».
Ne e urdhëruam Musain: “Nise udhëtimin me robërit e Mi natën herët... -Nisu së bashku me bijtë e Izraelit në fillim të natës, që të mund të largoheni sa më shumë nga Faraoni, sepse:dijeni se do t'ju ndjekin!”. - Faraoni do t’ju vihet pas, me gjithë ushtrinë e tij. Dhe ashtu ndodhi. Kur erdhi agimi, bijtë e Izraelit ishin larguar së bashku me Musain.
26:53Страница 369
فَأَرۡسَلَ فِرۡعَوۡنُ فِي ٱلۡمَدَآئِنِ حَٰشِرِينَ ٥٣
Фараон разослал по городам сборщиков.
Faraoni dërgoi lajmëtarë nëpër qytete, për të tubuar njerëz... - Ai filloi të mblidhte një ushtri të madhe për t’iu vënë pas bijve të Izraelit. Duke i nxitur pasuesit e vet për këtë ndjekje, u thoshte:
26:54–55Страница 369
إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ لَشِرۡذِمَةٞ قَلِيلُونَ ٥٤
Он сказал: «Это - всего лишь малочисленная кучка.
وَإِنَّهُمۡ لَنَا لَغَآئِظُونَ ٥٥
Они разгневали нас,
"Këta(Izraelitët)janë veçse një grup i vogël, që e kanë ndezur me të vërtetë zemërimin tonë. - Tani ka ardhur koha për të shfryrë dufin tonë mbi këta skllevër, që marrin guximin të largohen pa marrë leje nga ne.
Por ne jemi shumica e gjithnjë të gatshëm." - Të gjithë ata janë armiqtë tanë të përbashkët dhe synimi ynë duhet të jetë vetëm shkatërrimi i tyre. Kështu, Faraoni u nis në krye të një ushtrie të madhe, ku merrnin pjesë të gjithë, si në një kushtrim të përgjithshëm. Askush nuk mbeti pas, përveç të justifikuarve. Thotë Allahu i Lartësuar:
26:57Страница 369
فَأَخۡرَجۡنَٰهُم مِّن جَنَّٰتٖ وَعُيُونٖ ٥٧
Мы вынудили их покинуть сады и источники,
Kështu(-thotë Zoti -), Ne i nxorëm ata prej kopshteve e burimeve... - Ne i nxorëm nga kopshtet e lulëzuara të Egjiptit dhe nga ato burime e lumenj të bollshëm. Ai ishte një vend i begatë, me bimësi të dendur, që mbulonte gjithë tokat e tyre, si qytetet, ashtu edhe rrethinat. Allahu e përshkruan atë vend si:
Prej thesareve dhe vendbanimeve të bukura. - Ai i mrekullonte shikuesit dhe i çudiste ata që e kundronin. Ata u kënaqën shumë në atë vend, duke përmbushur dëshirat dhe epshet e tyre, të zhytur në kufrin e tyre. Ata ishin të zhytur në tirani dhe mizori kundër njerëzve dhe të larguar shumë nga e vërteta.
26:59Страница 369
كَذَٰلِكَۖ وَأَوۡرَثۡنَٰهَا بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ ٥٩
Вот так! Мы позволили унаследовать это сынам Исраила (Израиля).
Kështu, Ne ua lamë ato bijve të Izraelit. - Të gjitha këto kopshte, lumenj e burime dhe vende të mrekullueshme ua lamë bijve të Izraelit, të cilët më parë ishin skllevër te Faraonit, që i detyronte të kryenin punë të rënda. I lavdëruar qoftë Ai, që ia jep pasurinë dhe pushtetin kujt të dëshirojë dhe ia heq nga dora kujt të dëshirojë! Allahu ia jep krenarinë kujt të dëshirojë dhe poshtëron kë do Ai, duke e lënë të zhytet në poshtërsi dhe mosbindje ndaj Tij.
Ata(ushtria e Faraonit)i arritën(bijtë e Izraelit)në agim. - Kështu filloi ndjekja herët në agim. Ushtria e Faraonit i ndiqte me shpejtësi dhe të mbushur me urrejtje e zemërim, që mezi prisnin ta shkarkonin mbi bijtë e Izraelit.
Текст: Quranic Universal Library (Tarteel) через spa5k/tafsir_api (MIT), в зафиксированной версии. Аяты: Quran Foundation. Источники и лицензии