Ас-СаадиАль‑Бакара · 2:1–16

Ас-Саади · Тафсир · на албанском

البقرة

Аль-Бакара

Корова · Мединская · 286 аятов

2:1Страница 2

الٓمٓ ١

Алиф. Лам. Мим.

Për sa i përket “Bismilah”-it, folëm më sipër. Ndërsa për sa u përket gërmave të alfabetit, të përmendura në fillim të sures, ndoshta është më e udhës heshtja ndaj kuptimit të tyre, kur nuk ka prova e dëshmi të qarta nga feja. Ne nuk themi asnjë fjalë të prerë rreth kuptimit të tyre, por për diçka jemi të sigurt: Allahu i Madhëruar nuk i ka zbritur ato pa qëllim. Ato fshehin urtësi që ne nuk i dimë.

2:2Страница 2

ذَٰلِكَ ٱلۡكِتَٰبُ لَا رَيۡبَۛ فِيهِۛ هُدٗى لِّلۡمُتَّقِينَ ٢

Это Писание, в котором нет сомнения, является верным руководством для богобоязненных,

Ky është Libri - Ky është një Libër i madh në të gjitha aspektet. Ai është përfshirës i asaj çka asnjë libër tjetër, i të parëve e i të fundmëve, nuk e ka përfshirë. Lëndë e tij është dija madhështore, është e vërteta e qartë, e sigurt dhe e pakundërshtueshme.Në të nuk ka mëdyshje... - Ky, pra, është një libër, tek i cili nuk mund të kihet asnjë mëdyshje a dyshim. Mohimi i mëdyshjeve e dyshimit nënkupton pohimin e të kundërtës së tij, dhe e kundërta e dyshimit është siguria (jaķîn). Ky libër është zbulues i dijes së sigurt, e cila largon çdo dyshim apo mëdyshje. Ja pra, sapo u përmend një rregull shumë i dobishëm në Islam, që thotë: “Mohimi i një cilësie negative nuk mund të konsiderohet kurrë si lavdërim, nëse nuk shoqërohet me pohimin e të kundërtës së saj, e cila është dhe duhet të jetë e përkryer.” Vetë mohimi, i shkëputur, nuk përmban lavdërim nëse nuk shoqërohet me atë çka përmendëm. Duke qenë se ky Libër përmban në vetvete jakin-in (sigurinë apo dijen e sigurt) dhe duke ditur se udhëzimi në Rrugën e Drejtë mund të arrihet veçse duke marrë dijen e sigurt, atëherë Allahu i Madhëruar dëshmon dhe na jep siguri se ky libër prej të cilit duhet të marrim diturinë është:Ai është Udhëzim për të devotshmit - Fjala ‘hudâ’ (udhëzim) nënkupton gjithçka me anë të së cilës dallohet rruga e drejtë nga e gabuara, dallohet dija e sigurt nga dyshimi dhe mëdyshjet. ‘Udhëzim’ quhet gjithçka që tregon dhe qartëson rrugët e dobishme që duhet të ndjekë robi në këtë jetë. Diçka tjetër shumë e këndshme, që nuk mund të lihet pa u përmendur, është edhe fakti se Allahu i Madhëruar e ka përdorur fjalën hudâ në trajtën e pashquar, pra, duke mos përcaktuar se për çfarë drejtimi apo sfere është udhëzim ky libër. Ai nuk ka thënë: “Udhëzim për të arritur këtë apo atë gjë të dobishme”. Kuptohet që kjo bëhet me qëllim të përfshirjes së një hapësire të pafund mirësish. Pra, kur i Lartësuari thotë që ky libër është “udhëzim për të devotshmit”, kjo do të thotë që ai është udhëzim për të zbuluar dhe ndjekur të gjitha rrugët e mirësive, të dynjasë e të ahiretit qofshin. Ai është zbulues i mirësive kryesore dhe i degëzimeve të tyre, qartësues i së vërtetës nga e kota dhe i të saktës nga e pasakta, sqarues i rrugëve të humbjes dhe kërcënues për t’u larguar prej tyre. Ai është tregues i të gjitha mundësive të shpëtimit: dëftues i rrugëve të lumturisë së kësaj jete dhe të jetës tjetër.Në ajet thuhet se Kur’âni është udhëzim për të devotshmit (mutekin), nga mund të kuptohet se ai është udhëzim vetëm për ta. Por, në një vend tjetër në Kur’ân, Allahu i Madhëruar pohon që ky libër është: “Udhëzim për të gjithë njerëzit”. Kur’âni, në vetvete, është udhëzues për të gjitha krijesat, por të mjerët e fatzinjtë nuk përfitojnë nga ky udhëzim i përgjithshëm dhe nuk e pranojnë udhëzimin e plotë të Allahut. Ky udhëzim i përgjithshëm nuk ndryshon asgjë tek ata, veç faktit që justifikimi i tyre para Krijuesit nuk do të ketë vlerë, dhe kështu bëhet i meritueshëm ndëshkimi prej Allahut Krenar dhe të Drejtë. Ndërsa të devotshmit japin maksimumin për të merituar udhëzimin e vërtetë, që përmendet në Kur’ân, prandaj vetëm ata e meritojnë këtë udhëzim. Të japësh maksimumin për të merituar udhëzimin e vërtetë, do të thotë të pajisesh me devotshmëri (taķuâ). Taķuâ është mburoja që të ruan nga zemërimi i Allahut dhe nga ndëshkimi i Tij. Ajo realizohet veçse duke kryer urdhëresat e Allahut dhe duke iu larguar ndalesave të Tij. Në këtë këndvështrim, është shumë e qartë se të vetmit që përfitojnë udhëzimin e plotë nga argumentet e Zotit, janë të devotshmit. Për të sqaruar dhe shtjelluar edhe më mirë këtë çështje, themi se udhëzimi i Allahut për krijesat është dy llojesh:1. Udhëzimi i qartësimit (të së vërtetës) (Hidâjetul Bejân).2. Udhëzimi drejt rrugës së suksesit (Hidâjetu et-Teufîķ). Ky është udhëzimi për të kryer vepra të mira e për t’u larguar nga ato vepra të këqija, që të çojnë në zemërimin e Allahut dhe ndëshkimin e Tij. Të devotshmit i kanë të dyja llojet e udhëzimit: edhe udhëzimin e qartësimit, edhe atë për të patur sukses e për të punuar e jetuar sipas tij, ndërsa disa të tjerë gëzojnë veçse udhëzimin e qartësimit (udhëzimin e përgjithshëm). Por, vetëm qartësimi i rrugës së drejtë, pa patur suksesin në veprimin sipas saj, nuk është udhëzim i plotë dhe i mjaftueshëm. Udhëzimi i plotë është njohja e së vërtetës dhe vënia e saj në zbatim. Në vazhdim, Allahu i Madhëruar i përshkruan të devotshmit me veçoritë e tyre në aspektin e besimit dhe në aspektin e veprave të tyre, të dukshme dhe të fshehta, sepse devotshmëria, cilësia e tyre e përgjithshme, është e ndërtuar dhe e gatuar nga këto vepra dhe besime. Kështu, Allahu i Madhëruar thotë:

2:3Страница 2

ٱلَّذِينَ يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡغَيۡبِ وَيُقِيمُونَ ٱلصَّلَوٰةَ وَمِمَّا رَزَقۡنَٰهُمۡ يُنفِقُونَ ٣

которые веруют в сокровенное, совершают намаз и расходуют из того, чем Мы их наделили,

... të cilët e besojnë të fshehtën - Esenca e besimit qëndron në pohimin dhe pranimin pa mëdyshje të gjithçkaje rreth së cilës na kanë lajmëruar profetët. Kjo nënkupton nënshtrimin e plotë të të gjithë qenies tonë ndaj këtyre kumteve. Siç shihet, problemi nuk qëndron në besimin e çështjeve të prekshme dhe të konceptueshme nga shqisat, sepse ky lloj besimi nuk e dallon mohuesin nga besimtari. E gjithë çështja është e përqendruar te besimi në të fshehtat, të cilat as i kemi parë e as i kemi dëshmuar, por që i besojmë thjesht duke u mbështetur në kumtet që na vijnë nga Allahu i Lartësuar dhe nga Profeti (a.s). Pikërisht ky është besimi që bën dallimin mes mohuesit dhe besimtarit. Ky besim është miratim i pastër dhe pohim i sinqertë i gjithçkaje që vjen nga Allahu i Lartësuar. Besimtari beson dhe miraton gjithçka rreth së cilës na ka lajmëruar Allahu dhe Profeti i Tij (a.s), pavarësisht nëse e ka parë apo jo atë gjë rreth së cilës njoftohet. Ai e beson atë, pavarësisht nëse e kupton apo ende nuk ka arritur ta kuptojë e konceptojë tërësisht atë gjë për të cilën urdhërohet ta besojë. Natyrisht, kjo është në kontrast të thellë me gjendjen që i karakterizon mohuesit dhe keqbërësit, të cilët i mohojnë çështjet e fshehta. Ata i mohojnë kumtet rreth të fshehtave, thjesht dhe vetëm për shkak se mendjet e tyre të ngushta dhe të varfra nuk arrijnë t’i kuptojnë dhe t’i konceptojnë ato. Ata i mohojnë, edhe pse nuk japin as minimumin e tyre për t'u pajisur me dijen e nevojshme për të gjykuar drejt rreth këtyre kumteve. Ndërsa mendjet e besimtarëve, që miratojnë dhe pohojnë të vërtetën, që drejtohen me udhëzimin e zbritur nga Allahu i Madhëruar, janë të ndriçuara dhe të kthjellëta. Të besosh në të fshehtën do të thotë të besosh gjithçka rreth së cilës ka lajmëruar Allahu i Madhëruar, të jesh i sigurt rreth ngjarjeve të së shkuarës dhe të së ardhmes (që përshkruhen në tekstet hyjnore), rreth gjendjeve dhe skenave të Ditës së Gjykimit, si edhe për vërtetësinë e cilësive dhe emrave të Allahut të Madhëruar. Besimtarët i besojnë të gjitha këto. Ata besojnë në ekzistencën dhe vërtetësinë e këtyre ngjarjeve e kumteve dhe janë të sigurt rreth tyre, edhe pse ndoshta nuk mund t’i konceptojnë dhe t’i kuptojnë hollësisht dhe konkretisht se si janë në të vërtetë këto çështje. Pastaj Allahu i Lartësuar thotë:E përkryejnë namazin … -Allahu i Madhëruar, për të treguar se si e falin namazin të devotshmit, ka përdorur fjalën ‘juķîmûne’, domethënë: e kryejnë në mënyrën më të plotë atë. Ai nuk ka thënë thjesht: “jefalûne” – “e bëjnë”, ose “je'tûne bihi”– “e paraqesin namazin”, sepse për të kryer namazin në formën e kërkuar, me të cilën meriton gradën “i devotshëm”, nuk mjafton ta paraqesësh atë thjesht në formën dhe në veprimet e jashtme. “Të përkryesh namazin” do të thotë ta realizosh atë të plotë, si në aspektin e kushteve, shtyllave, detyrave dhe syneteve të tij të jashtme, ashtu edhe në aspektin e kushteve, shtyllave, detyrave dhe syneteve që kanë të bëjnë me zemrën dhe shpirtin (aspektin e brendshëm). Kjo e fundit kryhet duke u përkujdesur që të shijosh “shpirtin” dhe ëmbëlsinë e namazit, e cila arrihet duke qenë me zemrën tënde vazhdimisht i pranishëm në gjithçka që thua dhe që vepron gjatë namazit. Vetëm ky lloj namazi është ai për të cilin Allahu i Madhëruar thotë: “Pa dyshim, namazi të frenon nga poshtërsitë dhe nga veprat e këqija.” Shpërblimi i Allahut të Madhëruar për namazin është i lidhur ngushtë me gradën e përqëndrimit në të dhe të përkushtimit ndaj tij. I njëjti gjykim vlen si për namazet e detyruara, ashtu edhe për ato vullnetare (nafile) dhe të pëlqyera (synete). Pastaj, Allahu i Madhëruar thotë:dhe japin nga ajo që u kemi dhënë Ne - Në këtë ajet flitet për shpenzimet e detyrueshme, sikurse janë: zekati, shpenzimet për gratë, fëmijët, të afërmit, robërit etj., por edhe për shpenzimet jo të detyrueshme, që janë të pëlqyeshme, në të gjitha sferat e mirësive. Vështro me kujdes! Këtu Allahu nuk ka treguar se kujt duhet t’i jepen a dorëzohen këto shpenzime e kontribute, sepse si shkaqet që i bëjnë të nevojshme këto shpenzime, edhe ata që i meritojnë ato, janë të shumëllojshme. Ai nuk i ka përcaktuar edhe për faktin se, këto shpenzime bëhen në shenjë adhurimi dhe afrimi tek Allahu i Madhëruar, pavarësisht se kujt i jepen.Duhet të përmendim edhe një moment shumë të bukur. Allahu i Madhëruar thotë: “…dhe japin nga ajo që u kemi dhënë Ne”. Parafjala “nga” tregon pjesë të së tërës. Ajo përdoret për të qartësuar krijesat se Ai kërkon prej tyre veçse një pjesë të vogël të asaj pasurie që po Ai ua ka dhënë, pjesë e cila nuk i dëmton e nuk i rëndon aspak ata. Madje, të parët që përfitojnë nga shpenzimi janë pikërisht shpenzuesit, dhe pastaj vijnë vëllezërit e tyre në nevojë. Fjala e Allahut të Madhëruar: “razeķnâhum” (…që u kemi dhënë Ne …) domethënë: Këto pasuri që ndodhen në duart tuaja, në fakt, nuk janë produkt i punës, fuqisë dhe pushtetit tuaj, por janë thjesht furnizim dhe bamirësi prej Allahut të Madhëruar, të cilat Ai i ka lënë në shërbimin dhe kujdestarinë tuaj. Kështu pra, sikurse Ai ju zgjodhi ju mbi të tjerët, duke ju bërë një favor, tregoni edhe ju mirënjohjen tuaj ndaj Tij, duke shpenzuar një pjesë të asaj që Ai ju ka dhuruar, për t’u solidarizuar me vëllezërit tuaj që nuk kanë dhe për t’i ndihmuar ata.Është për t’u përmendur edhe fakti që, Allahu i Madhëruar, në Kur’ân, shumë shpesh i ka përmendur së bashku çështjen e namazit dhe çështjen e zekatit. Kjo përmban një urtësi të këndshme: namazi mbjell sinqeritetin ndaj të Adhuruarit, ndërsa zekati përfaqëson bamirësinë ndaj robërve të Tij. E pra, lumturia e adhuruesit qëndron mbi këto dy shtylla: te sinqeriteti ndaj të Adhuruarit dhe te përpjekja për të qenë në ndihmë të krijesave; kurse shkaku i dëshpërimit dhe i humbjes qëndron tek të kundërtat e këtyre shtyllave. E si mund të jetë i lumtur ai që nuk gëzon sinqeritetin e adhurimit dhe ai që nuk është i dobishëm për krijesat?! Pastaj, Allahu i Madhëruar thotë:

2:4Страница 2

وَٱلَّذِينَ يُؤۡمِنُونَ بِمَآ أُنزِلَ إِلَيۡكَ وَمَآ أُنزِلَ مِن قَبۡلِكَ وَبِٱلۡأٓخِرَةِ هُمۡ يُوقِنُونَ ٤

которые веруют в ниспосланное тебе и ниспосланное до тебя и убеждены в Последней жизни.

…dhe për ata të cilët besojnë në atë që t'u shpall ty - Muhamedit (a.s) iu shpall Kur’âni dhe Suneti, sikurse qartëson i Madhëruari kur thotë: “Allahu të shpalli ty Kur’ânin dhe Urtësinë (Sunetin)”. Të devotshmit, pra, besojnë gjithçka që iu shpall Profetit (a.s). Ata kurrë nuk bëjnë dallime mes pjesëve të Shpalljes që i erdhi atij, duke besuar diçka dhe duke mohuar diçka tjetër. Mohimi mund të bëhet në këto forma: ose duke mos e pranuar atë që është shpallur nga Allahu, ose duke i dhënë asaj që është shpallur interpretime që bien ndesh me qëllimet dhe synimet që ka pasur Allahu i Madhëruar dhe Profeti i Tij (a.s). Në këtë gabim të fundit kanë rënë shumë të humbur, të cilët, kur hasin në ajete dhe hadithe që bien ndesh me mentalitetin e tyre, ua shtrembërojnë kuptimin si pa të keq, tregues ky i mospranimit të kuptimit të tyre të vërtetë. Ata, edhe pse pretendojnë se i besojnë tekstet, në momentin që i keqinterpretojnë ato, deklarojnë mohimin e tyre dhe tregojnë se, në të vërtetë, nuk i kanë besuar ato.…dhe në atë që është shpallur para teje … - Këtu flitet për besimin në librat dhe shpalljet hyjnore paraardhëse të Kur'anit. Besimi te librat hyjnorë nënkupton edhe besimin te profetët të cilëve iu shpallën këta libra. Ky besim nënkupton në mënyrë të veçantë besimin te përmbajtja thelbësore e librave kryesorë të shpallur para Kur’ânit, të cilët ishin: Teurati, Zeburi dhe Ungjilli. Kjo, pra, është një veçori tjetër e besimtarëve të vërtetë. Ata besojnë të gjitha shpalljet qiellore dhe të gjithë profetët të cilëve iu zbritën këto shpallje, pa bërë asnjë dallim mes tyre. Më pas, Allahu i Madhëruar vazhdon duke përmendur veçori të tjera të mutekin-ëve:… dhe për botën tjetër (ahiretin), ata janë të bindur plotësisht. - El âħiratu është një emër që përfshin gjithçka që do të vijë pas vdekjes. Këtu vërejmë se Allahu i Madhëruar e ka veçuar përkujtimin e kësaj dite, pasi e përmend në fillim në mënyrë të përgjithësuar (kur flet për besimin në të fshehtën). Dihet që besimi në botën e përtejme është pjesë e besimit të muslimanit, madje shtyllë e këtij besimi. Allahu i Madhëruar e veçon përmendjen e kësaj dite, sepse ajo është një nga nxitëset më të fuqishme të veprave dhe të ndjenjave të domosdoshme të adhurimit, sikurse janë shpresa dhe frikë-respekti ndaj Allahut të Madhëruar. Jakin-i, nga ana tjetër, nënkupton dijen e plotë dhe të sigurt, që nuk lë as me të voglin dyshim e luhatje dhe që domosdoshmërisht të nxit të veprosh.

2:5Страница 2

أُوْلَٰٓئِكَ عَلَىٰ هُدٗى مِّن رَّبِّهِمۡۖ وَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُفۡلِحُونَ ٥

Они следуют верному руководству от их Господа, и они являются преуспевшими.

…Vetëm ata janë të udhëzuar në rrugën e drejtë nga Zoti i tyre … - Fjala “huden” (drejtim, udhëzim) vjen në trajtën e pashquar, formë e cila (në arabisht) tregon madhështinë dhe rëndësinë e asaj që shënon kjo fjalë. Pra, ajeti kuptohet kështu: Ata janë në një udhëzim madhështor, të përkryer dhe shumë të rëndësishëm prej Zotit të tyre. A ka udhëzim më të mirë dhe më të rëndësishëm sesa ai që të jep sukses të stolisesh me të tilla cilësi të vyera, që janë fryte të besimit të pastër dhe nxitje për vepra të mira dhe të drejta?! A mund të ketë udhëzim tjetër të vërtetë, përveç atij që gëzojnë këta të zgjedhur?! Vetëm ky mund të quhet "udhëzim". Gjithçka tjetër e ka emrin “humbje”. Para fjalës “huden”, është përdorur parafjala “ala” (mbi, lart, sipër). Pra, fjalë për fjalë, kuptimi është: “Ata janë mbi një udhëzim”, për të treguar lartësinë e të udhëzuarve dhe faktin që ata qëndrojnë mbi të tjerët. Kurse kur flet për të humburit, Allahu thotë që ata janë “fi đalâl”, duke përdorur parafjalën ‘fi’ (në, brenda), që do të thotë se ata janë: “në humbje”, ose më qartë: “të zhytur brenda humbjes”. Kjo duket edhe në këtë ajet kur’ânor: “Pa dyshim që, ne ose ju, jemi ose të lartësuar në një udhëzim (alâ huden), ose të zhytur në një humbje të sigurt (fî đalâl...)”. Në fakt, i udhëzuari është gjithmonë lart, a thua se është hipur mbi “udhëzim”, dhe ashtu mbi të, ai udhëton drejt Zotit. Ndërsa i humburi është i zhytur në humbje, i poshtëruar dhe i pavlefshëm. Pastaj i Madhëruari thotë:…dhe vetëm ata janë të shpëtuarit – “El felâĥ” quhet fitimi i asaj që dëshiron dhe shpëtimi nga ajo së cilës i druhesh. Allahu i Lartësuar e ka kufizuar dhe veçuar “felâĥ -un” vetëm për ta, sepse e vetmja rrugë që të çon drejt tij është rruga e tyre. Rrugët e tjera të çojnë veçse në trishtim, shkatërrim dhe dëshpërim. Pasi tregon cilësitë e vërteta të besimtarëve, Allahu jep edhe cilësitë e jobesimtarëve, të cilët e shfaqin haptazi mosbesimin dhe kokëfortësinë inatçore ndaj Profetit (a.s)

2:6Страница 3

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ سَوَآءٌ عَلَيۡهِمۡ ءَأَنذَرۡتَهُمۡ أَمۡ لَمۡ تُنذِرۡهُمۡ لَا يُؤۡمِنُونَ ٦

Воистину, неверующим безразлично, предостерег ты их или не предостерег. Они все равно не уверуют.

Nuk ka dyshim se për ata që mohojnë Besimin, është njëlloj: i paralajmërove apo nuk i paralajmërove, ata nuk besojnë. – Këtu Allahu i Madhëruar na flet rreth një kategorie njerëzish, që e kanë mohuar Atë. Cilësia dalluese e tyre është mohimi (kufr), i cili është bërë tipar dhe veçori e pandashme e shpirtit të tyre. I Madhëruari na tregon se këta (lloj njerëzish) nuk i kthen asgjë pas nga mohimi i tyre. Ndaj tyre nuk bën dobi asnjë lloj qortimi dhe vërejtjeje. Çfarëdo që të bësh, ata do të vazhdojnë në kufr-in e tyre. Për ta është njëlloj: i qortove apo jo, ata nuk e gjejnë rrugën e besimit. Kuptimi thelbësor i kufr-it është pikërisht refuzimi dhe mospranimi i kumtit që përcolli Profeti (a.s.), qoftë edhe i një pjese sado të vogël të tij. Ftesa në rrugën e besimit për këta mohues nuk ka asnjë lloj ndikimi tek ata, përveç faktit që ata humbasin të drejtën e justifikimit para Zotit. Sqarimi i gjithçkaje rreth besimit nuk u lë atyre asnjë hapësirë argumentuese përpara Krijuesit për mohimin dhe refuzimin e tyre. Me sa duket, me këtë ajet, Allahu i Madhëruar kërkonte ta bindte Profetin (a.s.) që të hiqte dorë nga ideja se ata mund të besonin dhe të mos ndiente keqardhje dhe trishtim për refuzimin dhe mohimin e tyre. Pastaj Allahu i Madhëruar tregon shkaqet që i pengojnë ata të besojnë, duke thënë:

2:7Страница 3

خَتَمَ ٱللَّهُ عَلَىٰ قُلُوبِهِمۡ وَعَلَىٰ سَمۡعِهِمۡۖ وَعَلَىٰٓ أَبۡصَٰرِهِمۡ غِشَٰوَةٞۖ وَلَهُمۡ عَذَابٌ عَظِيمٞ ٧

Аллах запечатал их сердца и слух, а на глазах у них - покрывало. Им уготованы великие мучения.

Allahu ua ka vulosur zemrat dhe të dëgjuarit e tyre – Pra, ua ka vulosur ato në mënyrë të atillë, që në ato zemra të mos hyjë kurrë besimi. Ata, pas këtij bllokimi, nuk e kuptojnë më atë gjë që u bën dobi dhe nuk mund të dëgjojnë diçka që atyre do t’u vlente.dhe në shikimet e tyre ka perde … - Allahu u ka vendosur perde, që i ndalon ata të shohin atë çka u vlen dhe u bën dobi. Pa dyshim, këto të trija (zemra, të dëgjuarit dhe shikimi) janë rrugët e dijes dhe rrugët e marrjes së informacionit. Kjo do të thotë që rrugët e dijes dhe të mirësisë qëndrojnë të mbyllura para këtyre njerëzve. Nuk ka më shpresë që ata të besojnë, madje asnjë e mirë nuk mund të shpresohet prej tyre. Sidoqoftë, duhet të jemi të sigurt se këto rrugë të përfitimit, domethënë rrugët e marrjes së njohurive dhe të mirësive, qëndrojnë të mbyllura para tyre veç për një shkak, i cili është i thjeshtë dhe i kuptueshëm: mohimi, refuzimi dhe kryeneçësia që ata tregojnë ndaj së vërtetës, pasi janë sqaruar plotësisht rreth saj. Në suren En’am, ajeti 110, Allahu i Lartësuar thotë: “Ne do t'ua largojmë zemrat dhe shikimet atyre, ashtu sikurse nuk e besuan atë (Shpalljen e Zotit) për herë të parë, dhe do t'i lëmë të bredhin të hutuar në shfrenimin e tyre.”. Kjo nënkupton ndëshkimin e përshpejtuar, të cilin ata do ta ‘shijojnë’ dhe do ta përjetojnë që në këtë dynja. Ndërsa rreth ndëshkimit të rezervuar për ta Ditën e Gjykimit, Allahu i Madhëruar thotë:Ata do të kenë dënim të madh. - Ndëshkimi i madh, i përmendur këtu, është pikërisht ndëshkimi që do të përjetojnë në zjarrin e Xhehenemit. Atje do të vuajnë edhe zemërimin e të Pamposhturit dhe Krenarit (Allahut). Ky ndëshkim do të jetë i përjetshëm dhe i pandërprerë. Më tej, Allahu i Madhëruar na jep edhe një përshkrim të munafikëve (hipokritëve), të cilët, në dukje, shfaqin Islamin, por në shpirt janë të gatuar me mosbesim:

2:8Страница 3

وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يَقُولُ ءَامَنَّا بِٱللَّهِ وَبِٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِ وَمَا هُم بِمُؤۡمِنِينَ ٨

Среди людей есть такие, которые говорят: «Мы уверовали в Аллаха и в Последний день». Однако они суть неверующие.

Mësoje se hipokrizia (nifâķ) është: Të shfaqurit e mirësisë, duke fshehur përbrenda të keqen. Në këtë përkufizim hyjnë dy lloje të hipokrizisë: ajo e cila shfaqet në veprime e sjellje dhe ajo që shfaqet në besim. Si shembull të llojit të parë mund të përmendim ato veprime e sjellje që i ka përshkruar Profeti (a.s) në hadithin e tij, kur thotë: “Shenjat treguese të hipokritit janë: Kur flet, gënjen, kur premton, e thyen premtimin, dhe kur i besohet diçka, të tradhton.”. Në një transmetim tjetër përmendet edhe kjo shenjë: “Kur polemizon, i tejkalon kufijtë (ose nuk përmbahet).” Ndërsa hipokrizia që shfaqet dhe lë gjurmë në besim, është ajo që e nxjerr njeriun nga Islami dhe është treguese e kufrit të tij. Pra, ai që e ka këtë lloj hipokrizie është kâfir (femohues, qafir), jashtë Islamit. Pikërisht për këtë lloj nifak-u flitet në ajetet e mësipërme. Në fakt, kjo lloj hipokrizie nuk ka ekzistuar dhe nuk është shfaqur para hixhretit (emigrimit të besimtarëve mekas) për në Medinë. Madje edhe pas hixhretit nuk pati shenja të tij, derisa ndodhi ngjarja e madhe e luftës së Bedrit, ku Allahu i Lartësuar, me fitoren që u dhuroi besimtarëve, tregoi fuqishëm krenarinë e tyre dhe ngriti lart famën e tyre. Në këtë moment, munafikët që jetonin në Medinë provuan poshtërimin dhe turpin. Shumë prej këtyre të poshtëruarve, për të ruajtur jetën, privilegjet dhe pasuritë e tyre, u shtirën sikur ishin në krahun e besimtarëve, ndërkohë që në zemrat e tyre fshihej mosbesimi dhe urrejtja. Por Allahu i Madhëruar, për të shprehur butësinë dhe mëshirën e Tij ndaj besimtarëve, e përshkruan me hollësi gjendjen shpirtërore të hipokritëve, si edhe cilësitë dalluese të tyre, në mënyrë që asnjë besimtar të mos mashtrohej nga ata. Ai i shfaqi cilësitë e tyre edhe për një arsye tjetër: që ata të frenoheshin dhe të largoheshin nga shumë vepra të pista dhe të poshtra, që i bënin haptazi dhe në mënyrë të paturpshme. Allahu i Madhëruar thotë në suren Teube, ajeti 64: “Hipokritët tremben se mos zbret ndonjë sure që u nxjerr në shesh atë që kanë në zemër.....”. Allahu i Madhëruar i përshkruan ata, duke nxjerrë në pah esencën e hipokrizisë së tyre, kur thotë:“Ka nga njerëzit që thonë: “Ne besojmë në Allahun dhe në Ditën e Gjykimit”, por(në të vërtetë)ata nuk janë besimtarë.” - Ata shprehin me fjalë diçka që nuk ekziston në zemrat e tyre, por Allahu i Madhëruar e përgënjeshtron këtë pretendim kur thotë: “…ata nuk janë besimtarë.”. Që të meritosh emrin ‘besimtar’ duhet ai besim, për të cilin zemra dhe gjuha janë në përputhje të plotë. Ky pretendim bosh nga ata nuk është gjë tjetër, veçse një përpjekje e kotë për të mashtruar Allahun e Madhëruar dhe besimtarët që e adhurojnë Atë.

2:9Страница 3

يُخَٰدِعُونَ ٱللَّهَ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَمَا يَخۡدَعُونَ إِلَّآ أَنفُسَهُمۡ وَمَا يَشۡعُرُونَ ٩

Они пытаются обмануть Аллаха и верующих, но обманывают только самих себя и не осознают этого.

“Ata përpiqen të mashtrojnë Allahun dhe ata që besojnë…” – Mashtrimi është vepra e hipokritit, i cili shfaq diçka dhe fsheh diçka tjetër, për të mashtruar dhe për të arritur qëllimet e tij kundrejt të mashtruarit. E tillë është sjellja e munafikëve kundrejt Allahut të Lartësuar dhe adhuruesve të Tij besimtarë. Por, ky mashtrim dhe kjo hipokrizi kthehet kundër tyre:“…por, në fakt, ata mashtrojnë veçse vetveten, dhe këtë nuk e ndiejnë…” – Vërtet, kjo është e çuditshme, sepse mashtruesit, në përgjithësi, ose kanë sukses me mashtrimet e tyre, duke e arritur atë që synojnë, ose dalin as të humbur e as të fituar. Por kjo nuk ndodh me ata që përpiqen të mashtojnë Allahun dhe besimtarët. Dëmet e mashtrimit dhe të hipokrizisë, në këtë rast, rëndojnë dhe godasin pikërisht vepruesit e tyre. Ata nuk bëjnë gjë tjetër, por veçse thurin kurthe dhe mashtrime për të dëmtuar vetveten, sepse Allahu i Madhëruar kurrë nuk mund të dëmtohet nga kurthet dhe mashtrimet e tyre. Edhe ndaj adhuruesve të Tij besimtarë, kurthet e tyre mashtruese nuk kanë asnjë lloj ndikimi a dëmi. Fakti që hipokritët shfaqin besimin, nuk i dëmton dhe nuk i mashtron aspak besimtarët. Edhe pse me këtë hile ata mund të ruajnë të paprekur pasuritë e tyre dhe të shpëtojnë kokën, ata kurrsesi nuk mund t'i shpëtojnë poshtërimit që përjetojnë në shpirtin e tyre, nuk mund t'i shpëtojnë dëshpërimit dhe përuljes, që vijnë si pasojë e krenarisë, forcës dhe suksesit që përjetojnë besimtarët në mënyrë të vazhdueshme. Pastaj, në jetën tjetër, për ta është rezervuar një ndëshkim i ashpër, i dhembshëm dhe befasues, si pasojë e mohimit dhe e poshtërsisë së tyre. Megjithatë, për shkak të injorancës dhe mendjelehtësisë që kanë, ata nuk e ndiejnë këtë kërcënim.

2:10Страница 3

فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٞ فَزَادَهُمُ ٱللَّهُ مَرَضٗاۖ وَلَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمُۢ بِمَا كَانُواْ يَكۡذِبُونَ ١٠

Их сердца поражены недугом. Да усилит Аллах их недуг! Им уготованы мучительные страдания за то, что они лгали.

“Në zemrat e tyre ka sëmundje, dhe Allahu ua shton sëmundjen e tyre.” -Sëmundja për të cilën flitet në këtë ajet është pikërisht sëmundja e dyshimit dhe hipokrizisë. Dije se zemra është e predispozuar të goditet nga dy lloje sëmundjesh, të cilat e nxjerrin atë nga natyra e vet dhe nga pastërtia e natyrshmërisë:1. sëmundja e dyshimeve të kota, që të çojnë teposhtë, në humbje;2. sëmundja e epsheve, dëshirave dhe pasioneve të shfrenuara.Mohimi i Zotit, mosbesimi, hipokrizia, dyshimet dhe sajesat në fe, të gjitha janë simptoma të sëmundjes së dyshimeve të kota. Ndërsa imoraliteti, dëshirat dhe tendencat drejt shfrenimit, animi nga gjynahet dhe veprimi i tyre janë simptoma të sëmundjes së epsheve dhe pasioneve të shfrenuara. Allahu i Lartësuar, kur këshillon gratë e Profetit (a.s) që të jenë të ruajtura dhe të kujdesshme në shfaqjen apo fjalët e tyre, thotë më pas: “…që të mos joshet ai që ka sëmundje në zemrën e tij.” [Ahzabë, 32]. Këtu, pra, është fjala për sëmundjen e epsheve të shfrenuara dhe imoralitetit. Kushdo që Allahu i Madhëruar e ruan nga këto dy sëmundje, përfiton, së pari, siguri të plotë dhe besim të patundur, dhe, së dyti, durim kundrejt çdo poshtërsie dhe gjynahu. Këto dy cilësi e ruajnë zemrën të shëndetshme dhe të paprekur.Thënia e Allahut të Madhëruar rreth munafikëve: “…Në zemrat e tyre ka sëmundje, dhe Allahu ua shton sëmundjen e tyre”, na jep të kuptojmë një urtësi të madhe të Tij në lidhje me përcaktimin e veprave të këqija që bëjnë gjynahqarët. Duhet të kuptohet se këto gjynahe që ata bëjnë janë të përcaktuara nga Zoti i Madhëruar, si pasojë e gjynaheve paraardhëse që ata kanë bërë. Pra, këdo që merr guximin të kalojë kufijtë, Allahu i Lartësuar e sprovon me gjynahe të tjera të mëtejshme, të cilat meritojnë ndëshkimin e Tij, sikurse thuhet në suren Enam, ajetet 110,111: “Ne do t'ua largojmë zemrat dhe shikimet atyre, ashtu sikurse nuk e besuan atë (Shpalljen e Zotit) për herë të parë, dhe do t'i lëmë të bredhin të hutuar në shfrenimin e tyre. Edhe sikur t'u dërgonim melekët, t'i bënim të vdekurit t'u flisnin atyre dhe t'i tubonim të gjitha gjërat para tyre, ata përsëri nuk do të besonin, nëse Allahu nuk do të donte. Por shumica e tyre nuk e dinë (të vërtetën).” Ndërsa në suren Saf, ajeti 5, Ai thotë: “Por kur ata devijuan, edhe Allahu ua devijoi zemrat. Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull që kalon kufijtë." Në suren Teube, ajetet 75 -78, Allahu i madhëruar thotë: “Ka nga ata, që i janë zotuar Allahut, duke thënë: “Nëse Ai na jep nga mirësitë e Tij, sigurisht që do të japim sadaka dhe sigurisht që do të bëhemi njerëz të mirë.” Por kur Ai u dha nga mirësitë e Veta, ata u bënë koprracë dhe kthyen shpinën. Prandaj, Ai ua ka hedhur hipokrizinë në zemrat e tyre, deri në Ditën kur do të dalin para Tij, sepse e shkelën premtimin e dhënë Allahut dhe sepse vazhdimisht gënjenin. Vallë, a nuk e dinë ata se Allahu i di sekretet e tyre dhe çdo bisedë të fshehtë dhe se Allahu është Ai që i di të gjitha të fshehtat?” Më tej, po në suren Teube, ajetet 124-126, thuhet: “Sa herë që shpallet ndonjë sure, disa prej tyre thonë: “Kujt ia shtoi besimin kjo sure?” Po. Besimtarëve ua shton besimin dhe ata gëzohen. E, sa u përket atyre, që kanë sëmundje në zemër, ajo ua shton edhe më shumë dyshimin që kanë, dhe ata do të vdesin si mohues. Vallë, a nuk e shohin ata se çdo vit vihen në provë një ose dy herë? E, megjithatë, ata as nuk pendohen, as nuk reflektojnë.” Kështu pra, ndëshkimi i poshtërsisë është, ndër të tjera, poshtërsia tjetër që vjen pas saj, ashtu sikundër edhe prej shpërblimit të së mirës, ndër të tjera, është e mira tjetër që vjen pas saj. I Madhëruari thotë: "…dhe atyre që u udhëzuan, Allahu ua shton udhëzimin". [Merjem 76]. Ndërsa për ndëshkimin që i pret ata në jetën tjetër, Allahu i Lartësuar thotë:“Ata do të kenë një ndëshkim të dhembshëm, për shkak të mohimit të tyre.”

2:11Страница 3

وَإِذَا قِيلَ لَهُمۡ لَا تُفۡسِدُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ قَالُوٓاْ إِنَّمَا نَحۡنُ مُصۡلِحُونَ ١١

Когда им говорят: «Не распространяйте нечестия на земле!». - они отвечают: «Только мы и устанавливаем порядок».

“E kur atyre u thuhet: “Mos shkatërroni në tokë!” - Këta hipokritë këshillohen që të ndalen nga shkatërrimi që bëjnë në tokë. Ky shkatërrim shfaqet në shumë forma: në formën e kufrit (mohimit të Zotit dhe shpërfilljes së të drejtave të Tij), në formën e veprimit sipas rrugës ku i çon mosbesimi dhe mosbindja e tyre, në formën e shpërfilljes së urdhrave dhe të kryerjes së veprave të ulëta, në formën e nxjerrjes së sekreteve të muslimanëve, për t’ua treguar ato qafirëve, në formën e miqësisë së tyre me jobesimtarët etj. Por kur ata këshillohen për t'u frenuar nga shkatërrimi që bëjnë në tokë,Thonë: “Ne jemi të vetmit përmirësues.” – Kështu, ata bëjnë njëkohësisht dy të zeza: përhapin shkatërrimin në tokë dhe këtë shkatërrim e paraqesin si rregullim dhe përmirësim, duke e shtrembëruar të vërtetën. Ata shkatërrojnë dhe besojnë se kjo është rruga e drejtë. Ky, pa dyshim, është krim shumë më i rëndë se i atyre që bëjnë poshtërsi, por e dinë dhe janë të ndërgjegjshëm se këto janë poshtërsi. Këta të fundit janë më afër udhëzimit dhe shpresës për t’u kthyer nga rruga e gabuar, sesa ata të parët. Munafikët thonë: “Ne jemi të vetmit përmirësues”. Kështu, ata pretendojnë se të qenurit rregullues (të rendit në tokë) është cilësi e posaçme vetëm për ta, duke nënkuptuar se besimtarët nuk e kanë këtë cilësi. Por Allahu i Madhëruar ua hedh poshtë këtë pretendim, duke thënë:

2:12Страница 3

أَلَآ إِنَّهُمۡ هُمُ ٱلۡمُفۡسِدُونَ وَلَٰكِن لَّا يَشۡعُرُونَ ١٢

Воистину, именно они распространяют нечестие, но они не осознают этого.

“…në të vërtetë, pikërisht ata janë shkatërruesit, por nuk e ndiejnë” - Sigurisht që nuk ka shkatërrim më të madh se ai që shkakton e përhap mohimi i Zotit dhe i argumenteve të Tij. A ka shkatërrues më të madh se ai që pengon njerëzit nga rruga e Allahut dhe që përpiqet të mashtrojë Allahun dhe të zgjedhurit e Tij?! Shkatërrues janë të gjithë ata që miqësohen me këdo që i ka shpallur luftë Allahut dhe Profetit të Tij, të cilët, si pa të keq, pretendojnë paturpësisht se ky quhet rregullim. Po a ka shkatërrim më të madh se ky?! Në fakt, ata nuk mund ta ndiejnë dhe kuptojnë këtë, sepse nuk e kanë dijen e nevojshme, që do t`u mundësonte ta kuptonin. Dija (rreth besimit dhe fesë) që ata kanë u vlen thjesht dhe vetëm për një gjë: që të mos kenë asnjë justifikim para Allahut Ditën e Gjykimit. Atyre u janë përcjellë njohuri të mjaftueshme për të hedhur poshtë çdo argumentim dhe justifikim të tyre para Allahut. Veprimi i poshtërsive është konsideruar si shkatërrim, sepse është ai që e shkakton prishjen e të gjitha të mirave në tokë: bimësisë, farërave, frutave, pemëve etj. Shkak i çdo shkatërrimi janë veprat e ulëta (dhe kalimi i kufijve të Zotit). Ndërsa rregullimi i tokës nënkupton që ajo të mbushet me mirësi dhe të lulëzojë, si pasojë e bindjes ndaj Allahut dhe e besimit tek Ai. Allahu i Madhëruar i krijoi krijesat veçse për këtë qëllim dhe, pikërisht për këtë arsye, i vendosi në tokë. Ai i krijoi ata dhe u dhuron furnizim dhe të mira të shumta, me qëllim që t`i ndihmojë në bindjen dhe adhurimin kushtuar Atij. Por nëse krijesat veprojnë të kundërtën, atëherë ky është shkatërrim, pasi e nxjerr tokën nga natyra e saj, në të cilën ajo është krijuar.

2:13Страница 3

وَإِذَا قِيلَ لَهُمۡ ءَامِنُواْ كَمَآ ءَامَنَ ٱلنَّاسُ قَالُوٓاْ أَنُؤۡمِنُ كَمَآ ءَامَنَ ٱلسُّفَهَآءُۗ أَلَآ إِنَّهُمۡ هُمُ ٱلسُّفَهَآءُ وَلَٰكِن لَّا يَعۡلَمُونَ ١٣

Когда им говорят: «Уверуйте так, как уверовали люди», - они отвечают: «Неужели мы уверуем так, как уверовали глупцы?». Воистину, именно они являются глупцами, но они не знают этого.

Dhe kur u thuhet atyre: "Besoni, sikurse besuan njerëzit(e mirë)!" - Kur munafikëve u thuhet: "Besoni edhe ju, me zemër dhe me gojë, sikurse besuan njerëzit e mirë, pra, sikurse besuan sahabët, pasuesit e Profetit (a.s)", ata përgjigjen me pretendimin e gënjeshtërt, duke thënë:“A të besojmë edhe ne ashtu sikurse besuan mendjelehtët?” - Të poshtrit! Me fjalën “mendjelehtë”, ata kishin për qëllim shokët e Profetit (a.s.). Hipokritët mendonin se imani i sahabëve është pasojë e mendjelehtësisë së tyre. Ata mendonin se ishte pikërisht kjo mendjelehtësi që i detyroi ata t`i hynin luftës së ashpër me jobesimtarët e, madje, të braktisin edhe atdheun (e pasuritë) e tyre. Mendja e cekët e këtyre fatkeqëve hipokritë i shtyu ata të bënin të kundërtën e asaj që vepruan pasuesit e Profetit (a.s). Duke pretenduar mendjelehtësinë e sahabëve, ata nënkuptonin se vetë ishin gjykues të zgjuar e mendimtarë të mëdhenj. Por, përsëri, Allahu i Madhëruar ua hodhi poshtë pretendimin e tyre, duke na treguar se mendjelehtët ishin pikërisht dhe vetëm ata.“Në të vërtetë, pikërisht ata janë mendjelehtët, por nuk e dinë” - Nuk ka dyshim se vetëm ata janë mendjelehtët. Në të vërtetë, mendjelehtët janë ata, sepse esenca e mendjelehtësisë është: injoranca e njeriut rreth gjërave që janë në dobi të tij dhe veprimi e ndjekja e gjërave që e dëmtojnë atë. Këto cilësi u shkojnë për shtat pikërisht munafikëve, pasi janë në përputhje të plotë me gjendjen dhe veprat e tyre. Ndërsa mençuria e njeriut duket në njohjen e dobive dhe të mirave vetjake. Ajo duket, gjithashtu, në të punuarit pa u lodhur për të fituar dhe përvetësuar çdo gjë të dobishme për veten dhe për t’u larguar dhe shpëtuar nga çdo e keqe dhe rrezik që asaj i kanoset. Këto cilësi u shkojnë për shtat dhe janë në përputhje të plotë me gjendjen e sahabëve dhe të gjithë besimtarëve, si edhe me veprat e tyre. Duhet kuptuar që pretendimet nuk merren në konsideratë, thjesht, për hir të fjalëve boshe dhe të menduarit sipërfaqësor. Ato merren në konsideratë vetëm nëse janë të bazuara në argumentim të fortë dhe analizë të hollë. I Lartësuari thotë:

2:14Страница 3

وَإِذَا لَقُواْ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ قَالُوٓاْ ءَامَنَّا وَإِذَا خَلَوۡاْ إِلَىٰ شَيَٰطِينِهِمۡ قَالُوٓاْ إِنَّا مَعَكُمۡ إِنَّمَا نَحۡنُ مُسۡتَهۡزِءُونَ ١٤

Когда они встречают верующих, то говорят: «Мы уверовали». Когда же они остаются наедине со своими дьяволами, они говорят: «Воистину, мы - с вами. Мы лишь издеваемся».

Ky është një shembull që tregon se si ata, si hipokritë që janë, thonë më gojë atë që nuk e ndiejnë në zemrat e tyre.“Kur takohen me ata që besojnë, thonë: “Ne besojmë.” -Kur ata mblidhen dhe kontaktojnë me besimtarët, shtiren se janë me ta dhe se ndjekin rrugën dhe besimin e tyre (të besimtarëve).“Por kur veçohen me shejtanët(parinë)e vet, u thonë: “Ne, pa dyshim, jemi me ju. Ne vetëm sa jemi tallur(me besimtarët).” - Porse kur ata veçohen e mënjanohen së bashku me “shejtanët”, pra, me krerët dhe udhëheqësit e tyre në kufër, thonë: "Ne, në të vërtetë, jemi me ju, ndërsa me besimtarët thjesht po tallemi, duke u shtirur se jemi besimtarë dhe se ndjekim rrugën e tyre.” Kjo është gjendja e tyre e brendshme dhe e jashtme. Porse këto kurthe dhe mashtrime të poshtra godasin veçse vetë thurësit dhe gatuesit e tyre. I Adhuruari thotë:

2:15Страница 3

ٱللَّهُ يَسۡتَهۡزِئُ بِهِمۡ وَيَمُدُّهُمۡ فِي طُغۡيَٰنِهِمۡ يَعۡمَهُونَ ١٥

Аллах поиздевается над ними и увеличит их беззаконие, в котором они скитаются вслепую.

“Allahu tallet me ta” - Allahu tallet me ta dhe, duke i braktisur, i lë të bredhin edhe më shumë të çoroditur në mosbesimin e shfrenuar dhe në kalimin e kufijve. Kjo vjen si ndëshkim nga Allahu i Madhëruar, për shkak të talljes së tyre me adhuruesit e Tij. Tallja e Allahut me ta bëhet në shumë forma. Ai tallet me ta duke e zbukuruar në sytë e tyre gjendjen dhe jetën e poshtër e fatkeqe që jetojnë. Madje, me injorancën e tyre, ata mendojnë se janë përshtatur mirë me besimtarët. Kur jeta dhe pasuritë e tyre bëhen të paprekshme, ata mendojnë se po shtiren shumë mirë si besimtarë. Allahu i Madhëruar do të tallet me ta edhe në Ditën e Gjykimit, kur besimtarëve dhe munafikëve do t’u jepet dritë për të ecur mbi Sirat. Por, në momentin që besimtarët fillojnë të ecin të ndriçuar nga drita e tyre, drita që u është dhënë munafikëve shuhet dhe i lë ata të çoroditur në errësirën e plotë, pasi e kishin parë njëherë dritën me sy. Sa e hidhur duket shpresa e humbur, pasi e ke ndier njëherë aq pranë. Për këtë, Allahu i Madhëruar thotë: “Atë Ditë do t'i shihni besimtarët dhe besimtaret tek u ndriçon drita përpara dhe në të djathtë të tyre. (Atyre do t'u thuhet:) “Përgëzim për ju sot janë kopshtet, nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jeni përgjithmonë. Kjo është fitorja e madhe.”Atë Ditë munafikët dhe munafiket do t'u thonë besimtarëve: “Na prisni pak, që edhe të ndriçohemi prej dritës suaj!” Atyre do t'u thuhet: “Kthehuni pas (në dynja) dhe kërkoni atje ndonjë dritë!” Atëherë, ndërmjet tyre vendoset një mur, që ka një derë. Nga brenda tij është mëshira, ndërsa nga jashtë tij është dënimi. Ata (munafikët) u thërrasin (besimtarëve): “A nuk kemi qenë edhe ne së bashku me ju!?” - “Po, por ju e shkatërruat veten, sepse ju prisnit kob të zi për besimtarët, dyshonit në çështjet e fesë dhe ju mashtroi jeta e dynjasë, derisa ju erdhi (vdekja) kaderi i Zotit. Gënjeshtari ju mashtroi rreth Allahut. Sot prej jush (o munafikë)nuk pranohet asnjë lloj kompensimi dhe as prej jobesimtarëve. Zjarri është vendi juaj, sepse atë meritoni. Sa përfundim i keq është ai!”. [Hadidë, 12 – 15]. Më tej, Allahu i Lartësuar thotë:“…duke i lënë të bredhin edhe më shumë në mosbesimin e tyre” - Shprehja ‘jemud-duhum’ do të thotë: ua shton edhe më shumë mundësitë vepruese, ose i lejon të vazhdojnë më thellë. Ku? Në ç`aspekt? Përgjigja: ‘fî ŧuĝjânihim’ – “në mosbesimin e tyre”, pra: në tejkalimin e kufijve, me poshtërsi, kufër dhe mosbindje. Fjala tjetër: “Jea’mehûn” domethënë: ‘hallakaten të çoroditur’. Ata hallakaten të çoroditur, të luhatur dhe gjithmonë të mbushur me mëdyshje dhe dyshime. Kjo është një formë talljeje, me të cilën Allahu i Madhëruar i ‘shpërblen’ ata. Më pas, Allahu i Madhëruar, shfaq thelbin e gjendjes së tyre të vërtetë, duke thënë:

2:16Страница 3

أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ ٱشۡتَرَوُاْ ٱلضَّلَٰلَةَ بِٱلۡهُدَىٰ فَمَا رَبِحَت تِّجَٰرَتُهُمۡ وَمَا كَانُواْ مُهۡتَدِينَ ١٦

Они - те, которые купили заблуждение за верное руководство. Но сделка не принесла им прибыли, и они не последовали прямым путем.

“Këta janë ata që e këmbyen udhëzimin në rrugën drejtë me humbjen. – Ja kështu janë munafikët, të cilët kanë cilësitë e përmendura. Allahu i lartësuar thotë se ata"...e këmbyen udhëzimin në rrugën drejtë me humbjen." Pra, këta i kanë dhënë përparësi dhe kanë parapëlqyer humbjen, sikurse vepron dikush që dëshiron dhe i pëlqen të blejë një mall, dhe që është gati të paguajë çmimin më të lartë për ta patur atë mall. Ky krahasim është një nga më të bukurit që jep Allahu i Madhëruar, për të përshkruar gjendjen e munafikëve, të cilët e kanë konsideruar rrugën e humbjes si një mall të shtrenjtë dhe të vyer që duhet blerë, ndërsa, në të vërtetë, ajo është humbja më e skajshme dhe rruga më e frikshme e së keqes. Ndërsa udhëzimin në rrugën e drejtë, që është suksesi dhe mirësia më e madhe që mund të ketë një njeri, ata e konsiderojnë si një çmim që mund të jepet për të arritur diçka tjetër “më të rëndësishme”. Me fjalë të tjera, ata pranojnë që të shesin udhëzimin, për të blerë humbjen, në shenjë parapëlqimi dhe vlerësimi për këtë të fundit. Kjo, pra, është tregtia e tyre e fëlliqur, dhe ky është ‘fitimi’ i tyre fatkeq.“Por tregtia e tyre nuk pati fitim”- Nëse ne do ta konsideronim të humbur dikë që këmben një dinar (floriri) për të marrë një dirhem (argjrndi), çfarë do të thoshim për atë që jep një xhevahir për të fituar një dirhem?! Po për atë që, për hir të humbjes, shpenzon ose flak tutje udhëzimin e Allahut, duke treguar në këtë mënyrë se ai preferon trishtimin kundrejt lumturisë?! Këta njerëz parapëlqejnë punët e ulta e të poshtra, kundrejt madhështisë dhe lartësisë së udhëzimit dhe bindjes ndaj Allahut dhe Profetit a.s.. Kjo tregti nuk mund të jetë kurrë fitimprurëse; përkundrazi, humbja e tyre është e tmerrshme. Allahu i madhëruar thotë: “Të dështuar në ditën e kijametit janë ata që e humbën veten dhe familjen e tyre. Dhe ky është ai dështimi i qartë." [El zumer 15].“Dhe kurrë nuk qenë të udhëzuar në rrugën e drejtë” - Kjo fjali përforcon faktin se ata janë në humbje të sigurt dhe se kurrë ndonjëherë nuk kanë qenë të udhëzuar. Këto janë cilësitë e tyre të shëmtuara. Allahu i Madhëruar na paraqet një tjetër anë të gjendjes së tyre, duke e qartësuar këtë me një shëmbëllim. Ai thotë:

Текст: Quranic Universal Library (Tarteel) через spa5k/tafsir_api (MIT), в зафиксированной версии. Аяты: Quran Foundation. Источники и лицензии

Содержание

Аят аль-Курси36Аль-Кахфстр. 42джуз 15Бухари 1Муслим 2999

Вид

Тема
Размер текста
Вид

Read in English