Ас-Саади · Тафсир · на албанском
الدخان
Ад-Духан
Дым · Мекканская · 59 аятов
44:1–3Страница 496
حمٓ ١
Ха. Мим.
وَٱلۡكِتَٰبِ ٱلۡمُبِينِ ٢
Клянусь ясным Писанием!
إِنَّآ أَنزَلۡنَٰهُ فِي لَيۡلَةٖ مُّبَٰرَكَةٍۚ إِنَّا كُنَّا مُنذِرِينَ ٣
Мы ниспослали его в благословенную ночь, и Мы предостерегаем.
Ha, Mim. Betohem në Librin e qartë. Ne e zbritëm atë në një Natë të bekuar. Ne gjithmonë kemi paralajmëruar(popujt). -Ky është një betim në Kur'anin madhështor për të pohuar vërtetësinë po të Kur'anit. I Madhëruari betohet në këtë libër, i cili është sqaruesi i gjithçkaje që ka nevojë për t’u sqaruar, dhe na tregon se ai u shpall në një natë të bekuar, me plot mirësi të mëdha. Ajo është Nata e Kadrit, e cila është më e mira e netëve dhe më e vlefshme se një mijë muaj. Kështu, i Madhëruari e shpalli më të mirin e librave të Tij në më të mirën e netëve dhe të ditëve, duke ia dhuruar më të mirit të krijesave, Muhamedit (a.s.), me gjuhën më të zgjedhur dhe të kulluar arabe. Ai e shpalli këtë Kur'anin që të paralajmëronte një popull të zhytur në padituri e mjerim, të humbur në dëshpërim, që ata të ndriçoheshin nga drita e tij, të merrnin jetë nga udhëzimi i tij, të ndiqnin rrugën e qartësuar prej tij, dhe kështu të arrinin mirësitë e dynjasë dhe të ahiretit. Kur'ani u shpall që të jetë këshillues dhe paralajmërues, prandaj i Madhëruari thotë: “Vërtet, Ne gjithmonë kemi qenë paralajmërues!”
44:4–6Страница 496
فِيهَا يُفۡرَقُ كُلُّ أَمۡرٍ حَكِيمٍ ٤
В нее решаются все мудрые дела
أَمۡرٗا مِّنۡ عِندِنَآۚ إِنَّا كُنَّا مُرۡسِلِينَ ٥
по повелению от Нас. Мы посылаем пророков и Писания
رَحۡمَةٗ مِّن رَّبِّكَۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ ٦
по милости твоего Господа, Слышащего, Знающего,
Atë Natë vendoset në mënyrë të prerë çdo çështje e urtë, Me urdhër nga ana Jonë. -Gjatë Natës së Kadrit përcaktohet çdo çështje. Ky lloj përcaktimi që bëhet Natën e Kadrit është vetëm njëri ndër llojet e përcaktimeve që bëhen në kohë të ndryshme dhe të cilat janë të gjitha në përputhje me ato çfarë gjenden në Leuhi Mahfudh, ku Allahu i Madhëruar ka shkruar gjithçka rreth krijesave: kohën e jetës dhe vdekjes së tyre, furnizimin, punët që do të kryejnë, gjendjet nëpër të cilat do të kalojnë e çdo gjë tjetër. Një tjetër lloj përcaktimi është ai që bëhet kur njeriu është në barkun e nënës së vet. Në këtë moment, Zoti urdhëron melekët për të shkruar se çfarë do të ndodhë me robin në këtë dynja. Pasi del në këtë dynja, i Madhëruari ngarkon melekët besnikë, që të shkruajnë me saktësi çdo vepër të robit. Gjithashtu, në çdo Natë Kadri, i Madhëruari përcakton se çfarë do të ndodhë gjatë atij viti. Të gjitha këto lloje të përcaktimit nga Allahu i Madhëruar tregojnë për diturinë e Tij të plotë dhe absolute, për urtësinë e Tij gjithëpërfshirëse, për ruajtjen dhe përkujdesin që Ai tregon për krijesat e Tij. Të gjitha këto, përfshirë edhe përcaktimin vjetor që bëhet Natën e Kadrit, bëhet me urdhrin dhe urtësinë e Zotit, siç thotë Ai: “... me urdhër nga Vetë Ne”. Për qartësimin e porosive të Tij, Allahu i Madhëruar dërgoi profetë e shpalli libra të shenjtë.Ne kemi dërguar gjithmonë profetë. Kjo është mëshirë nga Zoti yt. -Dërgimi i profetëve me mrekullira dhe libra, më i miri i të cilëve është Kur'ani, është tregues i mëshirës së Allahut, Zotit të botëve, mbi robërit e Tij. Mëshira më e madhe që Zoti i botëve ka treguar me robërit e Tij është pikërisht sjellja e librave qiellorë dhe e profetëve. Çdo mirësi që njerëzit arrijnë në dynja dhe çdo mirësi që ka lidhje me ahiretin, e ka burimin te kjo mëshirë e dhuruar nga Zoti: nga librat dhe nga mësimet e profetëve.Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdituri. -Allahu i Madhëruar i dëgjon të gjitha zërat dhe i di të gjitha çështjet, të dukshmet e të padukshmet. Ai i di dhe i sheh të gjitha veprimet e njerëzve. Ai e di shumë mirë nevojën e domosdoshme që ata kanë për profetët dhe shpalljet e Tij. Allahu i Madhëruar i mëshiroi ata duke u dhënë udhëzimin e drejtë dhe profetët, të cilët ishin shembujt më të mirë të zbatimit të atij udhëzimi. Vetëm Allahut i takon mirënjohja dhe lavdia e plotë për këtë mirësi të madhe.
44:7Страница 496
رَبِّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَآۖ إِن كُنتُم مُّوقِنِينَ ٧
Господа небес, земли и того, что между ними, если только вы обладаете убежденностью.
Ai është Zoti i qiejve, i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet mes tyre, nëse jeni të bindur. -Allahu është Krijuesi, Sunduesi dhe Ai që përkujdeset për qiejt, Tokën e gjithçka mes tyre. Ai vepron në to ashtu sikurse dëshiron, me urtësinë dhe zotërimin e Tij të plotë. Kësisoj, nëse jeni të sigurt që Ai është Zoti i qiejve, i Tokës e i gjithçkaje mes tyre, atëherë duhet të pranoni edhe që Ai duhet të jetë i vetmi që duhet të adhurohet.
44:8Страница 496
لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ يُحۡيِۦ وَيُمِيتُۖ رَبُّكُمۡ وَرَبُّ ءَابَآئِكُمُ ٱلۡأَوَّلِينَ ٨
Нет божества, кроме Него. Он оживляет и умерщвляет. Он - ваш Господь и Господь ваших праотцев.
Nuk ka zot tjetër(që meriton të adhurohet)përveç Tij. Ai jep jetën dhe sjell vdekjen. Ai është Zoti juaj dhe Zoti i etërve tuaj të lashtë. -Kuptimi: Nuk ka të adhuruar me të drejtë dhe meritë veç Tij. Ai dhe vetëm Ai jep jetë dhe e merr atë. Jeta dhe vdekja janë vetëm në dorën e Tij. Është Ai që do t’ju ringjallë pas vdekjes tuaj, për t’ju marrë në llogari dhe për t’ju shpërblyer për veprat tuaja. Nëse keni punuar mirë, do t’ju shpërblejë me të mira, e nëse keni punuar keq, Ai do t’ju japë atë që meritoni, me drejtësinë dhe urtësinë e Tij. Allahu është Zoti i të parëve dhe të fundit. Ai është përkujdesur për të parët dhe të fundit, duke u falur mirësi dhe duke i shpëtuar nga ligësitë. Në këto ajete, Allahu i Madhëruar ripohon faktin se Ai është i vetmi Zot Krijues, Sundues, Mëshirues dhe Kujdestar i krijesave të Tij, prandaj duhet të jetë i vetmi i Adhuruar, të Cilit krijesat duhet t’i binden e nënshtrohen, në shenjë dashurie të thellë dhe madhërimi për Të. Këto janë fakte që duhet të sjellin siguri të plotë dhe të largojnë çdo dyshim. Këto ajete duhet të shuajnë çdo mëdyshje e pasiguri rreth të vërtetës së Zotit dhe njëshmërisë së Tij në çdo aspekt. Por me gjithë këto sqarime, mohuesit e Zotit përsëri janë në dyshime dhe të shkujdesur, siç thotë i Gjithëdituri:
Kurse ata dyshojnë e luajnë (me të vërtetën). -Ata sorollaten në dyshime e pasiguri. Ata as nuk mendojnë ndonjëherë për qëllimin e krijimit të tyre. Ata kanë humbur në argëtimet e kësaj dynjaje mashtruese.
44:10–12Страница 496
فَٱرۡتَقِبۡ يَوۡمَ تَأۡتِي ٱلسَّمَآءُ بِدُخَانٖ مُّبِينٖ ١٠
Подожди же того дня, когда небо принесет ясный дым,
يَغۡشَى ٱلنَّاسَۖ هَٰذَا عَذَابٌ أَلِيمٞ ١١
который окутает людей. Это будут мучительные страдания!
رَّبَّنَا ٱكۡشِفۡ عَنَّا ٱلۡعَذَابَ إِنَّا مُؤۡمِنُونَ ١٢
Они скажут: «Господь наш! Избавь нас от страданий, ведь мы уверовали».
Qëndro në pritje të ditës kur qielli të lëshojë një tym të qartë. Ai do t’i mbulojë njerëzit e ky do të jetë një ndëshkim i dhembshëm. “Zoti ynë! Largoje dënimin prej nesh! Ne tashmë jemi besimtarë.” -Kuptimi: Prit ndëshkimin që do t’u vijë, sepse koha e tij është afruar. Një tym do t’i gllabërojë të gjithë ata, të cilëve do t’u thuhet: “Ky është një ndëshkim i dhembshëm”. Shpjeguesit e Kur'anit kanë mendime të ndryshme rreth kuptimit të këtij tymi të dukshëm, që do të vijë si ndëshkim. Disa thonë se flitet për tymin që do të përfshijë kriminelët Ditën e Gjykimit, atëherë kur zjarri i Xhehenemit do t’u afrohet atyre. Me këtë kuptim, Allahu i Madhëruar i kërcënon ata me këtë ndëshkim, që do të ndodhë Ditën e Gjykimit dhe, njëkohësisht, e urdhëron Profetin e Tij që të presë me durim këtë ditë të vështirë për mohuesit. Ky kuptim është në përputhje me stilin e Kur'anit, që vazhdimisht kërcënon mohuesit dhe na porosit që të bëjmë durim, derisa të vijë dita e ndëshkimit të tyre. Edhe ky ajet, nga njëra anë, kërcënon mohuesit me ndëshkimin e Ditës së Gjykimit, që ata të kthehen në rrugën e drejtë dhe, nga ana tjetër, qetëson Profetin dhe besimtarët, duke i porositur ata që të jenë të durueshëm, se ndëshkimi i të padrejtëve, që i luftojnë dhe u shkaktojnë mundime, do të ndodhë patjetër dhe drejtësia do të vihet në vend. Këtë mënyrë shpjegimi e përforcon edhe vazhdimi i këtij ajeti, që thotë:
44:13–14Страница 496
أَنَّىٰ لَهُمُ ٱلذِّكۡرَىٰ وَقَدۡ جَآءَهُمۡ رَسُولٞ مُّبِينٞ ١٣
Но как они могут помянуть такое назидание, если к ним уже приходил разъясняющий посланник.
ثُمَّ تَوَلَّوۡاْ عَنۡهُ وَقَالُواْ مُعَلَّمٞ مَّجۡنُونٌ ١٤
Затем они отвернулись от него и сказали: «Он - обученный, одержимый».
E si mund të përfitojnë më ata nga këshillat, kur atyre u erdhi Profeti me mesazh të qartë, Ndërsa ata i kthyen shpinën atij, duke thënë: “Ai është një i mësuar i çmendur.” -Pa dyshim që këto fjalë u thuhen mohuesve në Ditën e Gjykimit, kur ata kërkojnë të kthehen sërish në dynja, por koha e pendimit ka përfunduar me vdekjen e tyre. Kështu, i tërë konteksti lidhet me Ditën e Gjykimit dhe ndëshkimet që do të përjetohen atë ditë. Disa të tjerë janë të mendimit se këtu bëhet fjalë për atë që u ndodhi kurejshëve, kur ata refuzuan Muhamedin (a.s.) si profet të Zotit dhe fenë e sjellë prej tij. Për këtë shkak, ai (a.s.) u lut kundër tyre duke thënë: “O Allah! Më ndihmo kundër tyre, duke u dërguar vite vështirësie e thatësire, si vitet që dërgove në kohën e Jusufit (a.s.)!”. Pas kësaj, Allahu i Madhëruar i goditi kurejshët me uri të madhe dhe mjerim, derisa filluan të hanin ngordhësira dhe kocka kafshësh. Aq shumë vuajtën nga uria, saqë po u dukej sikur mes qiellit dhe tokës kishte tym, edhe pse, në të vërtetë, nuk kishte asgjë. Në këtë rast, fjala e Allahut të Madhëruar: “Qëndro dhe prit ditën kur qielli të lëshojë një tym të qartë....” nënkupton se kjo do të ndodhë në dukje për sytë e tyre, jo në të vërtetë. Gjendja e kurejshve vazhdoi e tillë, derisa i kërkuan Profetit të kishte mëshirë dhe ta luste Allahun e Madhëruar që ta largonte ndëshkimin nga ata. Profeti (a.s.) e luti Allahun e Madhëruar, i Cili e largoi urinë e mjerimin nga ata. Sipas këtij kuptimi, vjen edhe ajeti më pas:
44:15Страница 496
إِنَّا كَاشِفُواْ ٱلۡعَذَابِ قَلِيلًاۚ إِنَّكُمۡ عَآئِدُونَ ١٥
Мы избавим вас от страданий ненадолго, но ведь вы вернетесь к неверию.
Ne do t’jua largojmë dënimin për pak kohë, por ju do t’i ktheheni përsëri të kotës. -Por këto fjalë janë, në të njëjtën kohë, edhe kërcënim për ata që vazhdojnë në mosbesimin e tyre me mendjemadhësi ndaj të vërtetës. Allahu i Madhëruar tregon, gjithashtu, se shumë nga ata do të ktheheshin përsëri në mosbesim, në rrugën e humbjes. Dhe, vërtet, ashtu ndodhi. Megjithatë, Allahu i Madhëruar paralajmëron për një ndëshkim tjetër të madh:
44:16Страница 496
يَوۡمَ نَبۡطِشُ ٱلۡبَطۡشَةَ ٱلۡكُبۡرَىٰٓ إِنَّا مُنتَقِمُونَ ١٦
В тот день, когда Мы схватим вас величайшей Хваткой, Мы будем мстить.
Ditën kur të godasë Dënimi i madh, Ne do të ndëshkojmë(mohuesit)! -Sipas disave, ky dënim i madh ishte lufta e Bedrit. Sidoqoftë, ky mendim nuk është aq i pranueshëm dhe i qartë. Disa komentues të tjerë janë të mendimit se në ajet flitet për njërën nga shenjat e Kijametit. Në fazën e fundit të kësaj bote do të dalë një tym, që do t’i mbysë të gjithë njerëzit, përveç besimtarëve, të cilët do t’i shqetësojë veçse pak, sikurse ndodh me një tym të zakonshëm. Megjithatë, sipas një mendimi tjetër, në ajetin: “Qëndro dhe prit ditën kur qielli të lëshojë një tym të qartë...” bëhet fjalë për atë që do të ndodhë në Ditën e Gjykimit, ndërsa në ajetin: “Ne do t’jua largojmë dënimin për pak kohë, por ju do t’i ktheheni përsëri të kotës...” bëhet fjalë për ngjarjen që u ndodhi kurejshve, sikurse u tha më lart. Nëse ajetet i përmbajnë të dyja këto dy kuptime, nuk ka përse të mos i pranojmë të dyja. Ky shpjegim është tërësisht në harmoni me shkakun e Shpalljes. Gjithashtu, këtë unë e shoh si shpjegimin më të saktë, por Allahu është më i Dituri për gjithçka.
44:17Страница 496
۞ وَلَقَدۡ فَتَنَّا قَبۡلَهُمۡ قَوۡمَ فِرۡعَوۡنَ وَجَآءَهُمۡ رَسُولٞ كَرِيمٌ ١٧
До вас Мы уже испытали народ Фараона, и к ним явился благородный посланник.
Pasi foli për ata që mohuan profetin e Tij, Muhamedin (a.s.), Allahu i Madhëruar tregon se edhe para tyre ka patur mohues të profetëve. Kështu, Ai rrëfen ngjarjen që i ndodhi Musait dhe mohuesve të tij. Në këtë histori kujtohet dënimi që goditi jobesimtarët e asaj kohe, në mënyrë që ata të kohës së Muhamedit (a.s.) të nxirrnin mësim dhe të mos vazhdonin me refuzimin e Profetit dhe të Shpalljes. I Madhëruari thotë:Përpara tyre, Ne sprovuam popullin e Faraonit dhe atyre u erdhi një i dërguar i zgjedhur. -Kuptimi: Allahu i vuri në provë ata, duke u dërguar profetin Musa, të birin e Imranit, njërin nga më të nderuarit dhe më të zgjedhurit e profetëve të Tij, që ishte i shquar për fisnikëri të lartë.
44:18Страница 496
أَنۡ أَدُّوٓاْ إِلَيَّ عِبَادَ ٱللَّهِۖ إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٞ ١٨
Он сказал: «Верните мне рабов Аллаха. Я являюсь посланником к вам, заслуживающим доверия.
(Musai u tha:)“M’i lini mua robërit e Allahut! ...” -Musai i tha Faraonit dhe palës së tij: “Lirojini robërit e Allahut dhe lejojini të vijnë me mua.” Këtu kishte për qëllim bijtë e Israilit. Ai po u kërkonte që t’i lironin, për t’i shpëtuar nga torturat dhe mundimet që u jepnin. Ata ishin familja e Musait dhe njerëzit më të mirë të kohës. Faraoni me njerëzit e vet ishin treguar të padrejtë ndaj tyre, duke i skllavëruar, munduar e torturuar. Musai (a.s.) kërkonte që ata të liroheshin, për të qenë të lirë të adhuronin Zotin e tyre.“...Unë jam për ju një i dërguar besnik.” -Kuptimi: Unë jam profet i dërguar nga Zoti i botëve, besnik i Shpalljes, me të cilën Zoti më ngarkoi. Unë nuk ju fsheh asgjë nga Shpallja e Zotit, as nuk shtoj e as nuk pakësoj gjë prej saj. Kjo duhet t’i bënte ata që ta pasonin Musain dhe t’u bindeshin porosive të tij.
44:19Страница 497
وَأَن لَّا تَعۡلُواْ عَلَى ٱللَّهِۖ إِنِّيٓ ءَاتِيكُم بِسُلۡطَٰنٖ مُّبِينٖ ١٩
Не превозноситесь над Аллахом, ведь я принес вам явное доказательство.
“Mos u tregoni arrogantë ndaj Allahut, ...” -Mos u tregoni kryeneçë, duke mos iu dorëzuar Allahut, dhe as dhunues të robërve të Allahut.“... sepse unë po vij te ju me shenja të qarta.” -Po vij me shenja të dallueshme lehtësisht, me mrekulli madhështore e fakte bindëse. Ata përsëri e mohuan dhe tentuan ta vrisnin, por Musai kërkoi mbrojtje dhe strehim tek Allahu, për t’i ruajtur nga sherri i tyre. Ai tha:
44:20–21Страница 497
وَإِنِّي عُذۡتُ بِرَبِّي وَرَبِّكُمۡ أَن تَرۡجُمُونِ ٢٠
Я прибег к защите моего Господа и вашего Господа, чтобы вы не побили меня камнями.
وَإِن لَّمۡ تُؤۡمِنُواْ لِي فَٱعۡتَزِلُونِ ٢١
Если же вы не верите мне, то оставьте меня».
“Unë i jam mbështetur Zotit tim dhe Zotit tuaj, që ju të mos më vrisni me gurë. Nëse nuk më besoni, atëherë largohuni prej meje!” -Kuptimi: Unë kërkoj mbrojtje te Zoti, që ju të mos më vrisni me formën më të keqe, që është vrasja me gurë. Ju keni këto mundësi: së pari, të më besoni dhe të pranoni ftesën time për adhurimin e Allahut, dhe ky është qëllimi im. Nëse nuk e pranoni këtë, atëherë mos më luftoni, por më lini të lirë. Por ata i refuzuan të dyja alternativat. Ata vazhduan me kryelartësi duke refuzuar adhurimin e Allahut dhe duke luftuar profetin e Allahut, Musain (a.s). Madje, ata vendosën për të mos e lejuar Musain të largohej me popullin e tij, me bijtë e Israilit.
44:22Страница 497
فَدَعَا رَبَّهُۥٓ أَنَّ هَٰٓؤُلَآءِ قَوۡمٞ مُّجۡرِمُونَ ٢٢
Затем он воззвал к своему Господу: «Они являются грешными людьми».
Ai(Musai)iu lut Zotit të vet: “Këta janë vërtet një popull keqbërës!” -Krimi i tyre e bënte të pashmangshëm përshpejtimin e ndëshkimit mbi ta. Musai (a.s) u lut kundër Faraonit dhe rrethit të tij thjesht duke treguar gjendjen e tyre, dhe kjo është më domethënëse sesa lutja e drejtpërdrejtë. Po në këtë mënyrë, pra, thjesht duke përmendur gjendjen, Musai u lut edhe për veten e vet, kur tha: “O Zoti im, unë jam nevojtar për çdo mirësi që të më japësh!” [Kasas 24]. Më pas, Allahu i Madhëruar e urdhëroi që të nisej në udhëtim me robërit e Tij natën, duke e njoftuar se Faraoni do t’i ndiqte nga pas:
44:23–24Страница 497
فَأَسۡرِ بِعِبَادِي لَيۡلًا إِنَّكُم مُّتَّبَعُونَ ٢٣
Аллах сказал: «Выступи с Моими рабами ночью. Воистину, вас будут преследовать.
وَٱتۡرُكِ ٱلۡبَحۡرَ رَهۡوًاۖ إِنَّهُمۡ جُندٞ مُّغۡرَقُونَ ٢٤
Оставь море в покое - их воинство будет потоплено».
(Zoti tha:)“Bashkë me adhuruesit e Mi udhëtoni gjatë natës! Ata do t’ju ndjekin nga pas! Lëre detin pas, ashtu si është(i hapur), sepse ushtria e tyre do të mbytet.” -Kur Musai (a.s.) u nis natën bashkë me bijtë e Israilit, ashtu sikurse Allahu e urdhëroi, nga pas iu vu Faraoni. Allahu i Madhëruar e urdhëroi Musain që ta godiste detin me shkopin e tij. Kur Musai e goditi detin, në të u hapën dymbëdhjetë shtigje, mes të cilave masat gjigande të ujit qëndronin si male të larta. Në këto shtigje kaluan Musai dhe populli i tij. Pasi ata kaluan të gjithë, Allahu i Madhëruar e urdhëroi Musain që ta linte detin ashtu siç ishte, të hapur, që edhe Faraoni me ushtrinë e tij të hynin në të. Kur Faraoni me ushtrinë e tij hynë në shtigjet e hapura, Allahu i Madhëruar e urdhëroi detin që t’i mbulonte me ujin e tij, dhe ata u mbytën të gjithë, deri në ushtarin e fundit. Më pas, të gjitha ato pasuri që ata kishin patur në këtë dynja, Allahu i Madhëruar ua dha bijve të Israilit, që deri dje kishin qenë skllevër, siç thotë më pas:
44:25–28Страница 497
كَمۡ تَرَكُواْ مِن جَنَّٰتٖ وَعُيُونٖ ٢٥
Сколько они оставили садов, источников,
وَزُرُوعٖ وَمَقَامٖ كَرِيمٖ ٢٦
посевов, благородных мест
وَنَعۡمَةٖ كَانُواْ فِيهَا فَٰكِهِينَ ٢٧
и блаженства, в котором они наслаждались!
كَذَٰلِكَۖ وَأَوۡرَثۡنَٰهَا قَوۡمًا ءَاخَرِينَ ٢٨
Вот так! Мы позволили унаследовать это другому народу.
Sa e sa kopshte e burime lanë pas(Faraoni e pasuesit e tij)! Sa ara të mbjella e vende të bukura! Sa begati e stoli, me të cilat argëtoheshin! Të gjitha ato Ne ua lamë trashëgim një populli tjetër. -Kështu, i Madhëruari ua la ato të mira që t’i gëzonte një popull tjetër. Ndërsa në një ajet tjetër, Ai thotë: “Kështu, Ne ua lamë ato në trashëgim bijve të Israilit.” [Shuara 59].
44:29Страница 497
فَمَا بَكَتۡ عَلَيۡهِمُ ٱلسَّمَآءُ وَٱلۡأَرۡضُ وَمَا كَانُواْ مُنظَرِينَ ٢٩
Ни небо, ни земля не оплакивали их, и им не была предоставлена отсрочка.
Për ta nuk vajtuan as qielli e as Toka ... -Kur Allahu i Madhëruar e shkatërroi Faraonin me ushtrinë e tij, për ta nuk qanë as qielli e as toka. Askush nuk u shqetësua e nuk trishtua për largimin e tyre nga dynjaja. Madje, përkundrazi, çdo gjë u gëzua dhe u kënaq me shkatërrimin e tyre. Edhe qielli, edhe toka u kënaqën me këtë ndëshkim të drejtë të të Lartësuarit, sepse ata lanë pas vepra të këqija, që ua kishin nxirë fytyrat. Ata e bënë të meritueshëm mallkimin dhe derdhjen e zemërimit nga Zoti dhe nga e gjithë bota....dhe as nuk patën kohë(që ti shpëtonin ndëshkimit). -Atyre nuk iu la afat, domethënë nuk iu shty ndëshkimi, por i përfshiu menjëherë. Më pas, Allahu i Madhëruar u kujton bijve të Israilit mirësitë, kur thotë:
44:30–31Страница 497
وَلَقَدۡ نَجَّيۡنَا بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ مِنَ ٱلۡعَذَابِ ٱلۡمُهِينِ ٣٠
Мы уже спасли сынов Исраила (Израиля) от унизительных страданий -
مِن فِرۡعَوۡنَۚ إِنَّهُۥ كَانَ عَالِيٗا مِّنَ ٱلۡمُسۡرِفِينَ ٣١
от Фараона. Воистину, он был надменен и был одним из преступающих границы дозволенного.
Ne i shpëtuam bijtë e Israilit prej dënimit poshtërues, Prej Faraonit,... -Allahu i Madhëruar i shpëtoi ata nga vuajtja dhe poshtërimi, që Faraoni dhe pala e tij u bënë, duke u vrarë fëmijët meshkuj dhe duke ua lënë femrat të gjalla....i cili qe mizor dhe i shfrenuar. –Faraoni ishte një arrogant i mbushur me padrejtësi. Ai e kishte tepruar duke shkelur kufijtë e Zotit.
44:32Страница 497
وَلَقَدِ ٱخۡتَرۡنَٰهُمۡ عَلَىٰ عِلۡمٍ عَلَى ٱلۡعَٰلَمِينَ ٣٢
Мы избрали их и возвысили их над мирами на основании знания.
Ne, me dije të plotë, i zgjodhëm ata ndër popujt e tjerë ... -Allahu i Madhëruar na tregon se Ai i përzgjodhi dhe i dalloi bijtë e Israilit mbi të tjerët, me diturinë e Tij të plotë rreth tyre, dhe për faktin se ata e merituan një dallim të tillë. Ai i dalloi mbi njerëzit e tjerë të asaj kohe dhe të kohëve para e pas tyre. Kështu vazhdoi, derisa Allahu solli ymetin më të zgjedhur, në mënyrë të padiskutueshme, ymetin e Muhamedit (a.s.). Ky popull i kohës së fundit do të jetë populli më i zgjedhur i të gjitha kohëve, deri në Ditën e Gjykimit. Ata do të jenë populli më i mirë i nxjerrë për të mirën e njerëzimit, popull të cilit Zoti i ka dhuruar mirësi dhe begati, që nuk ua ka dhënë askujt prej popujve të tjerë të historisë njerëzore.
44:33Страница 497
وَءَاتَيۡنَٰهُم مِّنَ ٱلۡأٓيَٰتِ مَا فِيهِ بَلَٰٓؤٞاْ مُّبِينٌ ٣٣
Мы даровали им знамения, в которых было заключено явное испытание (или явная милость).
... E u dhamë shenja, në të cilat kishte prova të qarta. -Bijve të Israilit u dhanë shenja dhe mrekulli madhështore, të cilat ishin treguese të mirësisë dhe bujarisë së madhe të Allahut të Lartësuar. Ato ishin, gjithashtu, prova të padiskutueshme për vërtetësinë e Shpalljes që Musai përcillte, gjë e cila kërkon mirënjohje dhe përkushtim të plotë në adhurimin e Zotit si Një të vetëm.
44:34–35Страница 497
إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ لَيَقُولُونَ ٣٤
Воистину, они непременно скажут:
إِنۡ هِيَ إِلَّا مَوۡتَتُنَا ٱلۡأُولَىٰ وَمَا نَحۡنُ بِمُنشَرِينَ ٣٥
«Для нас есть только одна смерть, и мы не будем воскрешены.
Ata thonë: “Ajo që ekziston vërtet është veçse vdekja jonë e parë dhe ne nuk kemi për t'u ringjallur.” -Allahu i Madhëruar na tregon se mohuesit e ringjalljes dhe llogarisë para Zotit, thonë: “Ne jetojmë dhe vdesim në këtë botë. Më pas nuk ka ringjallje dhe shpërblim, nuk ka Xhenet dhe Xhehenem.” Pastaj këta të mjerë, duke marrë guximin për të sfiduar Zotin e Madhërishëm, thonë:
44:36Страница 497
فَأۡتُواْ بِـَٔابَآئِنَآ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ ٣٦
Приведите же наших отцов, если вы говорите правду».
“Përndryshe, na i sillni këtu etërit tanë, nëse thoni të vërtetën!” -Të tilla janë kërkesat e kryeneçëve, që kanë humbur shumë larg së vërtetës. Po ç’lidhje ka mes vërtetësisë së një profeti dhe vënies së këtij kushti për t’i besuar atij ose jo?! Përse duhet ta kushtëzojnë pranimin e profetësisë me një shenjë të tillë?! Profetët e Zotit kanë sjellë shumë mrekulli, të cilat janë të mjaftueshme për t’i pranuar ata. Më pas, i Lartësuari thotë:
44:37Страница 497
أَهُمۡ خَيۡرٌ أَمۡ قَوۡمُ تُبَّعٖ وَٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ أَهۡلَكۡنَٰهُمۡۚ إِنَّهُمۡ كَانُواْ مُجۡرِمِينَ ٣٧
Они лучше или же народ Тубба (Тобба) и их предшественники? Мы погубили их. Воистину, они были грешниками.
A janë këta më të mirë se populli i Tubbeit apo se pararendësit e mëhershëm të tyre, të cilët Ne i shkatërruam?! Ata ishin keqbërës! –Vallë, ata të cilëve u drejtohet ky ajet janë më të mirë se popujt që shkuan, të cilët Zoti i ndëshkoi, për shkak të refuzimit të profetëve dhe shpalljeve të Tij?! Kurrsesi nuk janë më të mirë se ata, sepse kanë bërë të njëjtin krim, prandaj le të presin të njëjtin ndëshkim si vëllezërit e tyre kriminelë e refuzues të së vërtetës.
44:38–39Страница 497
وَمَا خَلَقۡنَا ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَمَا بَيۡنَهُمَا لَٰعِبِينَ ٣٨
Мы не сотворили небеса, землю и то, что между ними, забавляясь.
مَا خَلَقۡنَٰهُمَآ إِلَّا بِٱلۡحَقِّ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ ٣٩
Мы сотворили их (небеса и землю) только ради истины, но большинство их не знает этого.
Ne nuk i krijuam qiejt, Tokën dhe ç’ka ndërmjet tyre për t’u zbavitur. Ne i krijuam ato veçse me një qëllim të caktuar... -Duke treguar se Ai nuk i krijoi qiejt dhe Tokën kot dhe pa qëllim, Allahu i Madhëruar dëshmon rreth pushtetit të Tij absolut dhe për urtësinë e Tij të plotë. Ai i krijoi ato veçse për një qëllim të madh: për të qenë dëshmuese të së vërtetës. Allahu i Madhëruar e solli këtë botë në ekzistencë që krijesat ta adhurojnë Atë si Një, të Vetëm dhe të Pashoq, që t’i urdhërojë robërit dhe t’i ndalojë ata, që t’i shpërblejë e t’i ndëshkojë, sipas asaj që meritojnë....por shumica e tyre nuk dinë. -Prandaj nuk mendojnë thellë mbi qëllimin e krijimit të qiejve dhe të Tokës.
44:40–41Страница 498
إِنَّ يَوۡمَ ٱلۡفَصۡلِ مِيقَٰتُهُمۡ أَجۡمَعِينَ ٤٠
Воистину, День различения - это срок, установленный для каждого из них.
يَوۡمَ لَا يُغۡنِي مَوۡلًى عَن مَّوۡلٗى شَيۡـٔٗا وَلَا هُمۡ يُنصَرُونَ ٤١
Это будет день, когда близкий ничем не поможет своему близкому и когда помощь не будет оказана никому,
Dita e Kijametit është premtimi i pakthyeshëm për të gjithë. Atë ditë, miku nuk mund ta mbrojë dot mikun(nga ndëshkimi)dhe as nuk mund ta ndihmojë(për të arritur shpërblimin),... -Dita e ndarjes dhe dallimit, Dita e Gjykimit me drejtësi mes të parëve dhe të fundit, mes kundërshtarëve të njëri-tjetrit, është dita e premtuar, kur do të grumbullohen të gjithë njerëzit. Allahu i Madhëruar do t’i grumbullojë të gjithë dhe do t’u paraqesë veprat e tyre. Në bazë të këtyre veprave, do të jetë edhe shpërblimi e ndëshkimi me drejtësi. Askush nuk mund t’i vijë në ndihmë tjetrit, as i dashuri të dashurve, as i afërmi të afërmve, as miku mikut. Askush nuk do të ndihmohet që të mund t’i shpëtojë ndëshkimit të Allahut të Drejtë, Krenar e të Lartësuar, sepse asnjë krijesë nuk zotëron ndonjë grimë pushteti dhe mundësie. Të vetmit të shpëtuar dhe të ruajtur do të jenë ata që Zoti i ka mëshiruar, siç thotë Ai:
44:42Страница 498
إِلَّا مَن رَّحِمَ ٱللَّهُۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ٤٢
кроме тех, над кем смилостивится Аллах. Воистину, Он - Могущественный, Милосердный.
...Përveç atyre që Allahu i ka mëshiruar. Ai është Ngadhënjimtari, Mëshirëploti... -Këta përfitojnë thjesht nga mëshira e Zotit, për të cilën janë përpjekur në dynja që ta arrijnë. Ata kanë punuar në dynja që të hyjnë në mëshirën e Zotit, duke zbatuar ato vepra e fjalë që Zoti i ka bërë si mundësi për të fituar mëshirën e Tij. Më pas, i Lartësuari thotë:
44:43–48Страница 498
إِنَّ شَجَرَتَ ٱلزَّقُّومِ ٤٣
Воистину, дерево заккум будет
طَعَامُ ٱلۡأَثِيمِ ٤٤
пищей грешника.
كَٱلۡمُهۡلِ يَغۡلِي فِي ٱلۡبُطُونِ ٤٥
Подобно осадку масла (или расплавленной меди), оно будет кипеть в животах так,
كَغَلۡيِ ٱلۡحَمِيمِ ٤٦
как кипит кипяток.
خُذُوهُ فَٱعۡتِلُوهُ إِلَىٰ سَوَآءِ ٱلۡجَحِيمِ ٤٧
Схватите его и волоките (или несите) до самой середины Ада.
ثُمَّ صُبُّواْ فَوۡقَ رَأۡسِهِۦ مِنۡ عَذَابِ ٱلۡحَمِيمِ ٤٨
Затем налейте ему на голову кипяток, причиняющий страдания.
Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar na foli rreth Ditës së Gjykimit, e cila është një e vërtetë e padiskutueshme, duke na treguar që Ai do të gjykojë me drejtësi, duke bërë ndarjen mes të gjithë krijesave. Atë ditë, krijesat do të ndahen në dy grupe: një për në Xhenet dhe një për në Xhehenemin e ndezur fort. Këta të fundit do të jenë gjynahqarët, që kanë bërë vepra kufri dhe nuk i janë bindur Zotit. Nëse pyet për ushqimin e tyre, Allahu thotë:Është e vërtetë se pema e Zekumit, Do të jetë ushqim i keqbërësve. Si tunxh i shkrirë, ajo u vlon në bark, Ashtu siç vlon uji i nxehtë. “Rrëmbejeni atë(mosbesimtarin)dhe flakeni në mes të Zjarrit, Pastaj, mbi kokën e tij derdhni ujin e valë të ndëshkimit!” -Zekumi është pema më e tmerrshme. Frutat e saj janë si qelbi i pështirë. Era dhe shija e tyre janë të llahtarshme. Ushqimi që del prej kësaj peme është aq i nxehtë, saqë do të vlojë brenda barkut ku futet, ashtu si vlon uji i nxehtë. Të ndëshkuarve do t’u thuhet:
44:49Страница 498
ذُقۡ إِنَّكَ أَنتَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡكَرِيمُ ٤٩
Вкушай, ведь ты - могущественный, благородный!
Shijoje dënimin (i thuhet mosbesimtarit), ti krenari e fisniku(i pamposhtur)! -Shijojeni këtë ndëshkim të dhembshëm dhe poshtërues. Ju pretendonit se ishit të pamposhtur, fisnikë e se nuk do të ndëshkoheshit kurrë. Tani mësojeni mirë se nuk jeni të pamposhtur e krenarë, por jeni të poshtëruar, të nënçmuar dhe të pavlerë!
Ky është ai (dënim)për të cilin ishit në dyshim. -Ky është ndëshkimi i madh, rreth të cilit ju kishit dyshime, pasi ju dukej i pavërtetë. Sot do ta kuptoni plotësisht se ai është një e vërtetë e padiskutueshme.
44:51–52Страница 498
إِنَّ ٱلۡمُتَّقِينَ فِي مَقَامٍ أَمِينٖ ٥١
Воистину, богобоязненные пребудут в безопасном месте,
فِي جَنَّٰتٖ وَعُيُونٖ ٥٢
в Райских садах и среди источников.
Të devotshmit do të jenë në një vend të sigurt, Në kopshte e burime që rrjedhin. -Ky është shpërblimi i të devotshmëve, të cilët i ruhen zemërimit dhe ndëshkimit të Allahut të Madhëruar. Ata zbatojnë urdhrat dhe nuk cenojnë kufijtë e Tij. Të gjitha këto i kryejnë me sinqeritet për Krijuesin e tyre dhe sipas traditës së Profetit të Tij. Për këtë meritojnë jo vetëm shpëtimin nga zemërimi dhe ndëshkimi i Zotit, por edhe shpërblime të mëdha. Allahu i Madhëruar është i kënaqur me ta, prandaj u dhuron begati të pafundme. Ata do të pushojnë të lumtur nën hije të dendura, mes pemëve plot fruta, pranë burimeve gurgulluese të mrekullueshme e çlodhëse. Lumenjtë do të rrjedhin pranë ndërtesave e kopshteve të tyre dhe kudo ku ata i dëshirojnë që të jenë. I Madhëruari i ka përshkruar kopshtet e Xhenetit si “kopshte mirësie”, për të treguar se çdo gjë në to është e mrekullueshme dhe lumturisjellëse. Kopshtet e atjeshme janë vetë mirësia, në çdo aspekt, dhe nuk mund të cenohen nga asgjë e keqe, që mund të dëmtonte sadopak atë mrekulli.
44:53Страница 498
يَلۡبَسُونَ مِن سُندُسٖ وَإِسۡتَبۡرَقٖ مُّتَقَٰبِلِينَ ٥٣
Они будут облачены в атлас и парчу и будут восседать друг против друга.
Ata do të veshin rroba mëndafshi të hollë dhe të trashë e do të qëndrojnë ulur ballë për ballë njëri-tjetrit. -Veshjet e tyre do të jenë prej mëndafshi jeshil, të punuar trashë ose hollë, ashtu si e dëshirojnë. Kështu do të qëndrojnë përballë njëri-tjetrit, tërësisht të kënaqur, të qetë e të rehatuar, të mbushur me dashuri, me komunikim të këndshëm dhe edukatë të lartë. Mes këtyre mirësive të plota dhe kënaqësive të mrekullueshme, Allahu i Madhëruar do t’i martojë ata me gra të bukura dhe të hijshme, shumë tërheqëse dhe të dashura. Ai thotë:
44:54Страница 498
كَذَٰلِكَ وَزَوَّجۡنَٰهُم بِحُورٍ عِينٖ ٥٤
Вот так! Мы сочетаем их с черноокими, большеглазыми девами.
Ja, kështu do të jetë. Ne do t’i martojmë ata me hyri symëdha. -Ato janë aq tërheqëse, saqë sytë mbërthehen tek ato dhe nuk shqiten më prej tyre. Teksa i vështron, mendja turbullohet dhe frymëmarrja shpeshtohet. Ato janë të përkryera dhe të magjepsin me çdo detaj të bukurisë së tyre. Allahu i Madhëruar i ka cilësuar si ‘hyri symëdha’, sepse sytë e tyre janë të mëdhenj dhe shumë të bukur.
44:55Страница 498
يَدۡعُونَ فِيهَا بِكُلِّ فَٰكِهَةٍ ءَامِنِينَ ٥٥
Там они будут просить любые фрукты, будучи в безопасности.
Atje do të kërkojnë që t’ju sjellin çdolloj frute e do të ndihen të sigurt. -Atje ata do të kërkojnë fruta, të cilat kanë nga një shembull përkatës në dynja, por edhe fruta që nuk kanë shembull në dynja. Sa herë që dëshirojnë ndonjë lloj frute, ajo u serviret pa lodhje dhe pa vështirësi. Kur të shijojnë këto mirësi, ata do të jenë - ashtu sikurse i përshkruan Allahu i Lartësuar - të sigurt, të patrazuar nga meraku apo frika se kjo gjendje ndoshta do të përfundojë. Ata janë të sigurt, gjithashtu, nga frika se mos dëbohen jashtë atyre mirësive apo se mos u vjen sërish vdekja, siç thotë i Madhëruari më pas:
44:56Страница 498
لَا يَذُوقُونَ فِيهَا ٱلۡمَوۡتَ إِلَّا ٱلۡمَوۡتَةَ ٱلۡأُولَىٰۖ وَوَقَىٰهُمۡ عَذَابَ ٱلۡجَحِيمِ ٥٦
Там они не вкусят смерти после первой смерти. Он защитил их от мучений в Аду
Atje nuk do ta provojnë më vdekjen, përveç vdekjes së parë. Ai(Allahu)i ka ruajtur ata prej dënimit të Xhehenemit. -Atje nuk do të provojnë më vdekje, kurrën e kurrës, sepse përndryshe i Madhëruari nuk do ta përjashtonte vdekjen e provuar në jetën e dynjasë. Me këtë përgëzim, mirësitë mbi ta do të përkryhen, pasi për ta do të jetë e përjetshme çdo gjë të cilën ata e pëlqejnë.
44:57Страница 498
فَضۡلٗا مِّن رَّبِّكَۚ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ ٥٧
по милости от твоего Господа. Это и есть великое преуспеяние.
Kjo është dhuratë nga Zoti yt. -Të gjitha mirësitë e dhëna dhe ruajtja nga ndëshkimi janë thjesht mëshirë, bujari e dhuratë nga Allahu i Madhëruar. Është Allahu i Madhëruar Ai që i mëson të bëjnë vepra të mira dhe të sinqerta, nëpërmjet të cilave arrihen mirësitë e dynjasë dhe të ahiretit. Është po Ai që, pastaj, i shpërblen dhe u dhuron mirësi, të cilat nuk mund t’i mendojnë kurrë apo t’i arrijnë me forcat e tyre.Ky është shpëtimi i madh! -E ku ka fitore më të madhe se arritja e kënaqësisë së Allahut, futja në Xhenetin e bujarisë së Tij, si dhe shpëtimi nga zemërimi dhe dënimi i Allahut.
44:58Страница 498
فَإِنَّمَا يَسَّرۡنَٰهُ بِلِسَانِكَ لَعَلَّهُمۡ يَتَذَكَّرُونَ ٥٨
Мы облегчили его (Коран) на твоем языке, чтобы они могли помянуть назидание.
Ne ua bëmë të lehtë atë (Kur'anin)në gjuhën tënde, që të mund të kujtojnë(mësimet e Zotit). -Allahu e lehtësoi përfitimin prej Kur'anit, duke e shpallur në gjuhën arabe, e cila është absolutisht gjuha më shprehëse, më e pasur dhe më e bukura e të gjitha gjuhëve. Ai lehtësoi shqiptimin dhe këndimin e Kur'anit, ashtu siç lehtësoi edhe të kuptuarit e tij. I Madhëruari e bëri këtë, sikurse thotë: “...që të mund të kujtojnë”. Pra, të kujtojnë porositë e Tij, duke kryer ato gjëra që Ai ka urdhëruar dhe duke u ruajtur nga ato gjëra që Ai i ka ndaluar.
Prandaj ti prit, sepse edhe ata janë duke pritur. -Kuptimi: Ti prit, se do ta shohësh fitoren që Zoti të ka premtuar, e t’i do të lumturohesh. Edhe ata le të presin, se do ta shikojnë shpejt ndëshkimin, që do t’i godasë ashpër. Pra, ka ndryshim të madh mes këtyre dy pritjeve. Profeti i Zotit dhe pasuesit e rrugës së tij presin të mirën në dynja dhe në ahiret. Ndërsa kundërshtarët e tyre presin të keqen dhe dëshpërimin e madh në dynja dhe në ahiret. Këtu përfundon edhe tefsiri i sures Duhan. Falënderimi dhe mirënjohja e plotë i takojnë vetëm Allahut të Madhëruar!
Текст: Quranic Universal Library (Tarteel) через spa5k/tafsir_api (MIT), в зафиксированной версии. Аяты: Quran Foundation. Источники и лицензии