Ас-Саади · Тафсир · на албанском
المجادلة
Аль-Муджадиля
Препирающаяся · Мединская · 22 аята
58:1Страница 542
قَدۡ سَمِعَ ٱللَّهُ قَوۡلَ ٱلَّتِي تُجَٰدِلُكَ فِي زَوۡجِهَا وَتَشۡتَكِيٓ إِلَى ٱللَّهِ وَٱللَّهُ يَسۡمَعُ تَحَاوُرَكُمَآۚ إِنَّ ٱللَّهَ سَمِيعُۢ بَصِيرٌ ١
Аллах уже услышал слова женщины, которая вступила с тобой в пререкания относительно своего мужа и пожаловалась Аллаху. Аллах слышал ваш спор, ведь Аллах - Слышащий, Видящий.
Këto ajete janë shpallur pas ngjarjes së një ensari me gruan e tij. Gruaja u ankua tek Allahu i Madhëruar dhe ia parashtroi disa herë çështjen Profetit (a.s.). Por çfarë kishte bërë burri i saj? Pas shumë vitesh të martuar e me fëmijë, burri ishte betuar se nuk do të shkonte më me të, duke i thënë se tashmë e konsideronte si të ishte nëna e tij. Pas kësaj ankese, Allahu i Madhëruar tha:Vërtet, Allahu i dëgjoi fjalët e asaj që bisedoi me ty lidhur me bashkëshortin e saj dhe u ankua tek Allahu. Allahu e dëgjoi bisedën tuaj. Allahu Dëgjon dhe Sheh gjithçka. - Allahu i Madhëruar e dëgjoi bisedën mes teje (o i Dërguar) dhe gruas që ankohej për burrin e saj. Allahu është Semiun - Gjithëdëgjues. Ai i dëgjon të gjithë zërat, në çdo kohë, për çdo nevojë e kërkesë që parashtrojnë. Allahu është Basir – Gjithëshikues. Ai shikon hapat dhe gjurmët e milingonës së zezë që ecën në një gur të zi, në një natë të errët. Ky ajet na tregon se Allahu përfshin edhe gjërat më të imta me dijen, shikimin dhe dëgjimin e Tij. Ky ajet tregon, gjithashtu, se Allahu i Madhëruar iu përgjigj ankesës së gruas, duke ia larguar vështirësinë. Ai na bën të ditur gjykimin në lidhje me rastin konkret dhe të rasteve të tjera të ngjashme, duke thënë:
58:2Страница 542
ٱلَّذِينَ يُظَٰهِرُونَ مِنكُم مِّن نِّسَآئِهِم مَّا هُنَّ أُمَّهَٰتِهِمۡۖ إِنۡ أُمَّهَٰتُهُمۡ إِلَّا ٱلَّٰٓـِٔي وَلَدۡنَهُمۡۚ وَإِنَّهُمۡ لَيَقُولُونَ مُنكَرٗا مِّنَ ٱلۡقَوۡلِ وَزُورٗاۚ وَإِنَّ ٱللَّهَ لَعَفُوٌّ غَفُورٞ ٢
Те из вас, которые объявляют своих жен запретными для себя, говорят слова предосудительные и лживые. Их жены - не матери им, ведь их матерями являются только женщины, которые их родили. Воистину, Аллах - Снисходительный, Прощающий.
Ata të cilët u largohen bashkëshorteve, duke u thënë se iu duken si nënat e veta, le ta dinë se ato nuk janë nënat e tyre. Nënat e tyre janë ato që i kanë lindur. – Dhihar-i ndodh kur burri i thotë gruas së vet: “Ti je për mua si shpina e nënës time”, ose fjalë të tjera, për të shprehur se ajo është haram për të. Është quajtur ‘dhihar’- ‘shpina’, nisur nga shprehja e mësipërme, e cila përdorej nga arabët me nënkuptimin se burri nuk donte t’i afrohej më bashkëshortes për marrëdhënie intime. Por Allahu i Madhëruar e ndaloi këtë sjellje, duke thënë: “Ata të cilët u largohen bashkëshorteve, duke u thënë se iu duken si nënat e veta, le ta dinë se ato nuk janë nënat e tyre.” Pra, si thonë fjalë të tilla, kur dihet që janë të pavërteta e të shëmtuara?! Ata i krahasojnë gratë e tyre me nënat që i kanë lindur. Kjo është vepër shumë e shëmtuar dhe e ulët:Në fakt, ata thonë fjalë të urryera dhe të pavërteta. –Ata thonë fjalë të shëmtuara dhe të gënjeshërta. Por përsëri, Allahu i Madhëruar e lë të hapur mundësinë e pendimit, duke thënë:Allahu është vërtet Falës i madh dhe Mbulues i gjynaheve. - Për ata që bëjnë ndonjë veprim në kundërshtim me porositë e Zotit, por pastaj nxitojnë të pendohen sinqerisht, Ai është gjithmonë Falës i madh dhe Mbulues i gabimeve.
58:3Страница 542
وَٱلَّذِينَ يُظَٰهِرُونَ مِن نِّسَآئِهِمۡ ثُمَّ يَعُودُونَ لِمَا قَالُواْ فَتَحۡرِيرُ رَقَبَةٖ مِّن قَبۡلِ أَن يَتَمَآسَّاۚ ذَٰلِكُمۡ تُوعَظُونَ بِهِۦۚ وَٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ خَبِيرٞ ٣
Те, которые объявляют своих жен запретными для себя, а потом отрекаются от сказанного, должны освободить одного раба прежде, чем они прикоснутся друг к другу. Этим вас увещевают, и Аллах ведает о том, что вы совершаете.
Ata të cilët u largohen bashkëshorteve, duke u thënë se iu duken si nënat e veta, e pastaj tërhiqen nga ajo që kanë thënë, janë të detyruar që, para se të kontaktojnë me to, të lirojnë një rob. - Dijetarët kanë mendime të ndryshme për çështjen e tërheqjes nga vendimi për dhihar-in: a konsiderohet thjesht ndryshimi i mendimit të burrit apo duhet rikthimi konkret në marrëdhëniet intime? Disa janë të mendimit se si tërheqje nga dhihar-i konsiderohet thjesht marrja e vendimit personal nga ana e burrit për të kryer marrëdhënie e jo vetë marrëdhëniet. Në këtë rast, atij i bëhet i detyrueshëm kompensimi i përshkruar në ajet. Këtë variant e përforcon edhe fakti që Allahu i Madhëruar ka thënë që ky kompensim duhet të bëhet para kryerjes së marrëdhënieve. Ndërsa dijetarët e tjerë argumentojnë: Allahu i Lartësuar thotë në Kur'an: “Ata të cilët u largohen bashkëshorteve, duke u thënë se iu duken si nënat e veta, e pastaj tërhiqen nga ajo që kanë thënë,...”, dhe ajo që ata kanë thënë është moskryerja e marrëdhënieve. Atëherë, e kundërta e moskryerjes së marrëdhënieve intime është kryerja e tyre. Sidoqoftë, nëse ka tërheqje nga vendimi për dhihar-in, me cilëndo mënyrë të jetë, atëherë bëhet i detyrueshëm kompensimi i përshkruar në ajet, ku i Lartësuari thotë: “...janë të detyruar që, para se të kontaktojnë me to, të lirojnë një rob.”. Pra, kur burri të tërhiqet nga vendimi për dhihar ndaj gruas së tij, atëherë e ka detyrë që të lirojë një rob. Në këtë ajet nuk përcaktohet në bëhet fjalë për rob besimtar apo jo, por kjo çështje trajtohet në një ajet tjetër. Nuk ka rëndësi në është rob mashkull apo femër; e rëndësishme është që të mos jetë me mangësi që e bëjnë të paaftë për punë. Allahu i Madhëruar thotë: “para se të kontaktojnë me to”. Kështu, burri e ka të ndaluar që të kryejë marrëdhënie intime me gruan që i ka bërë dhihar, derisa të lirojë një rob.Ky është ligji i urdhëruar për ju.... - Ky gjykim është ligji i Zotit, i shoqëruar me qortim e me këshillë (siç kuptohet nga fjala ‘tuadhune’, që vjen nga ‘el ua’dhu’), në mënyrë që njerëzit të kenë drojë dhe ta trajtojnë atë me respektin e duhur. Kështu, ai që dëshiron të bëjë dhihar,kur mendon se duhet ta kompensojë duke liruar një rob, do të frenohet nga kjo vepër e padrejtë....Allahu është i Gjithëditur rreth punëve tuaja. – Për këtë arsye, Allahu do ta shpërblejë çdo njeri sipas veprave që ka bërë.
58:4Страница 542
فَمَن لَّمۡ يَجِدۡ فَصِيَامُ شَهۡرَيۡنِ مُتَتَابِعَيۡنِ مِن قَبۡلِ أَن يَتَمَآسَّاۖ فَمَن لَّمۡ يَسۡتَطِعۡ فَإِطۡعَامُ سِتِّينَ مِسۡكِينٗاۚ ذَٰلِكَ لِتُؤۡمِنُواْ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦۚ وَتِلۡكَ حُدُودُ ٱللَّهِۗ وَلِلۡكَٰفِرِينَ عَذَابٌ أَلِيمٌ ٤
Если кто-либо не сможет сделать этого, то он должен поститься в течение двух месяцев без перерыва прежде, чем они прикоснутся друг к другу. А кто не способен на это, тому надлежит накормить шестьдесят бедняков. Это делается для того, чтобы вы уверовали в Аллаха и Его Посланника. Таковы ограничения Аллаха, а для неверующих уготованы мучительные страдания.
E kush nuk ka mundësi(të lirojë një rob),le të agjërojë dy muaj rresht, para se të kryejë marrëdhënie. Kush nuk mundet as për këtë, atëherë le të ushqejë gjashtëdhjetë të varfër. - Nëse burri nuk zotëron robër ose nuk ka pasuri për të liruar një rob, atëherë kompensimi i gjynahut është me agjërim dy muaj rresht, para se t’i kthehet marrëdhënieve normale. E nëse nuk mundet as të agjërojë në këtë mënyrë, atëherë le të ushqejë gjashtëdhjetë të varfër me ushqimet bazë të përdorshme në vendin e tij, sikurse thonë shumë komentues të Kur'anit, ose të ushqejë çdo të varfër me një mudd-e (masë sa dy grushta) gruri, ose gjysëm sa-i me ushqime të tjera, sipas mendimit të një grupi tjetër komentuesish. Ky gjykim zbriti me qëllimin që:Kjo, për të treguar se ju besoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij. - Këtë besim ta shprehni duke zbatuar detyrimet me të cilat ngarkoheni. Përkushtimi në zbatimin e ligjeve të Zotit vjen prej besimit dhe është tregues i tij. Madje, zbatimi i ligjeve të Zotit është synimi kryesor i besimit. Nga ana tjetër, me zbatimin e ligjeve të Zotit, besimi shtohet dhe fuqizohet, derisa bëhet i patundur në zemrat e besimtarëve.Këta janë kufijtë e Allahut dhe mohuesit kanë dënim të dhembshëm. - Këto janë kufijtë e vendosura nga Zoti, të cilët është e ndaluar t’i shpërfillësh apo t’i shkelësh. Ata duhen zbatuar rigorozisht. Nga këto ajete nxirren disa mësime:1.Së pari, këtu dallohet butësia, mëshira dhe përkujdesi i madh i Allahut për robërit e Tij. Allahu i Madhëruar përmend në Librin e Tij ankesën e një gruaje në nevojë, madje Ai e largoi sprovën e saj, duke ia zgjidhur hallin. Jo vetëm kaq, por Ai solli një ligj gjithëpërfshirës, për të zgjidhur çdo situatë të ngjashme.2.Dhihar-i është i trajtueshëm vetëm kur i bëhet bashkëshortes. Nëse dikush ia bën atë skllaves së vet, atëherë nuk trajtohet si dhihar. Pra, nëse një burrë vendos që të ndalojë veten nga marrëdhëniet me skllaven, nuk konsiderohet si dhihar, por trajtohet njëlloj si rasti kur i ndalon vetes një ushqim ose një pije të caktuar dhe, si i tillë, nëse e thyen këtë vendim, bëhet i detyrueshëm kompensimi i përcaktuar nga Sheriati për thyerjen e betimit.3.Dhihar-i nuk funksionon me një grua me të cilën burri ende nuk ka nënshkruar aktin e martesës, pasi gruaja konsiderohet si bashkëshorte vetëm kur bëhet akti i martesës. Kjo është njëlloj sikur t’i thuash një gruaje: “Të kam ndarë”, ndërkohë që ajo ende nuk është bërë bashkëshortja jote.4. Dhihar-i është një vepër haram, e ndaluar me Sheriat, sepse Allahu i Madhëruar e ka quajtur ‘munkeran’ - ‘fjalë të urryera’ dhe ‘zura’- ‘të pavërteta’.5.Allahu i Madhëruar thotë: ‘...ato nuk janë nënat e tyre”, duke na kujtuar se çdokujt i duhet dhënë haku që i takon, pa i cenuar asnjë të drejtë. Ndaj secilit ekzistojnë detyrime dhe përgjegjësi, të cilat nuk mund të ndryshohen sipas qejfit.6. Është e papëlqyeshme që burri të thërrasë bashkëshorten me emrat ose mënyrën se si thërret nënën ose motrat e tij, si p.sh.: “O nëna ime! “ ose: “O motra ime!” etj., sepse kjo i përngjan dhihar-it, edhe nëse nuk është për qëllim.7. Kompesimi bëhet i detyrueshëm kur burri tërhiqet nga vendimi që ka marrë, sipas dy mendimeve të përmendura më sipër, dhe jo thjesht me veprimin e dhihar-it nga ana e tij.8.Është detyrë plotësimi i kompensimit, cilido qoftë ai, para se burri t’i kthehet marrëdhënieve intime, sepse Allahu e ka përcaktuar vetë diçka të tillë kur thotë: “...para se të kontaktojnë...”. Një përjashtim të vogël bën rasti kur kompensimi bëhet duke ushqyer gjashtëdhjetë të varfër, pasi në këtë rast lejohet që çifti të kryejë marrëdhënie intime edhe gjatë kohës kur të varfërit janë duke u ushqyer, dhe nuk ka nevojë që të pritet derisa ata të mbarojnë ushqimin.9.Është e detyrueshme që, nëse bëhet kompensimi me ushqim, ai t’u shpërndahet gjashtëdhjetë të varfërve. Me fjalë të tjera, nuk është e saktë nëse e mbledh të gjithë ushqimin dhe ia jep vetëm një të varfëri. Duhet të jenë patjetër gjashtëdhjetë të varfër, sepse Allahu i Madhëruar thotë: “...le të ushqejë gjashtëdhjetë të varfër”.Shih në suren Bekare, ajetet 224, 225dhe tefsirin e tyre.
58:5Страница 542
إِنَّ ٱلَّذِينَ يُحَآدُّونَ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ كُبِتُواْ كَمَا كُبِتَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡۚ وَقَدۡ أَنزَلۡنَآ ءَايَٰتِۭ بَيِّنَٰتٖۚ وَلِلۡكَٰفِرِينَ عَذَابٞ مُّهِينٞ ٥
Те, которые враждуют с Аллахом и Его Посланником, будут унижены, как были унижены их предшественники. Мы уже ниспослали ясные знамения, а для неверующих уготованы унизительные мучения.
Nuk ka dyshim se ata që i kundërvihen Allahut dhe të Dërguarit të Tij janë të poshtëruar, ashtu siç u poshtëruan ata përpara tyre. Ne u shpallëm atyre fakte të qarta. – Këtu flitet për ‘el muhaddetu’, që është kundërshtimi i Allahut dhe Profetit të Tij, sidomos në çështjet më të rëndësishme, si për shembull duke bërë kufër e shirk,ose me armiqësi ndaj të dashurve të Allahut. Të tillët janë të poshtëruar, ashtu sikurse edhe të tjerët para tyre, që kryen të njëjtat vepra. Këta të mjerë nuk kanë asnjë justifikim para Allahut të Madhërueshëm dhe Krenar. Faktet që Zoti u ka dhënë njerëzve janë të padiskutueshme dhe të pakundërshtuesh-me. Ai ka sjellë fakte të qarta e mrekulli të shumta, me të cilat ka provuar vërtetësinë e profetëve dhe të shpalljeve të tyre. Allahu i Madhëruar e ka qartësuar të vërtetën dhe u ka mësuar krijesave synimet më të larta që duhet të kenë dhe të punojnë për t’i realizuar. Ata që shkojnë pas këtyre qëllimeve, duke punuar dhe luftuar për t’i plotësuar ato, ata janë të udhëzuarit në rrugën e drejtë, që do të arrijnë me sukses çdo të mirëdhe do të shpëtojnë nga çdo e keqe.Për mohuesit është përgatitur një dënim poshtërues. – Për ta është përgatitur ndëshkim poshtërues. Ashtu sikurse ata tregohen arrogantë ndaj fakteve të Zotit, ashtu sikurse tregohen shpërfillës të ftesës së Tij, po ashtu Zoti do t’i poshtërojë ata në ahiret.
58:6Страница 542
يَوۡمَ يَبۡعَثُهُمُ ٱللَّهُ جَمِيعٗا فَيُنَبِّئُهُم بِمَا عَمِلُوٓاْۚ أَحۡصَىٰهُ ٱللَّهُ وَنَسُوهُۚ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ شَهِيدٌ ٦
В тот день Аллах воскресит их всех и поведает им о том, что они совершили. Аллах исчислил это, а они забыли. Аллах - Свидетель всякой вещи.
Ditën, kur Allahu t’i ringjallë të gjithë, do t’i njoftojë se çfarë kanë punuar. Allahu i ka shënuar të gjitha, edhe pse ata i kanë harruar. - Allahu i Madhëruar na tregon se ditën kur të ringjallë krijesat, Ai do t’i shpërblejë të gjithë sipas veprave të kryera, të mira apo të këqija qofshin ato, sepse Ai është i Dituri për gjithçka dhe i ka shënuar të gjitha veprat e tyre në Leuhi Mahfudh. Gjithashtu, Allahu i Madhëruar ka urdhëruar melekët shkrues që t’i regjistrojnë veprat e robërve imtësisht dhe korrektësisht. Allahu i Madhëruar ka regjistruar gjithçka me saktësi, pa i shpëtuar asgjë, sado e vogël të jetë ajo.
58:7Страница 543
أَلَمۡ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ يَعۡلَمُ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۖ مَا يَكُونُ مِن نَّجۡوَىٰ ثَلَٰثَةٍ إِلَّا هُوَ رَابِعُهُمۡ وَلَا خَمۡسَةٍ إِلَّا هُوَ سَادِسُهُمۡ وَلَآ أَدۡنَىٰ مِن ذَٰلِكَ وَلَآ أَكۡثَرَ إِلَّا هُوَ مَعَهُمۡ أَيۡنَ مَا كَانُواْۖ ثُمَّ يُنَبِّئُهُم بِمَا عَمِلُواْ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۚ إِنَّ ٱللَّهَ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٌ ٧
Разве ты не знаешь, что Аллаху ведомо то, что на небесах, и то, что на земле? Не бывает тайной беседы между тремя, чтобы Он не был четвертым; или между пятью, чтобы Он не был шестым. Больше их или меньше - Он всегда с ними, где бы они ни были. А потом, в День воскресения, Он поведает им о том, что они совершили. Воистину, Аллах знает о всякой вещи.
Allahu është Mbikëqyrësi i gjithçkaje. A nuk e di ti se Allahu di për gjithçka që gjendet në qiej dhe për gjithçka që gjendet në Tokë?! - Allahu i Madhëruar është dëshmues dhe i ditur për çështjet e shfaqura e ato të fshehura, për të dukshmet dhe për ato që mbahen të fshehta. Dituria e Tij përfshin çdo gjë në qiej dhe në Tokë, e vogël apo e madhe. Gjithashtu, Allahu i Madhëruar na tregon se:Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave, që Ai të mos jetë i katërti e as mes pesë vetave, që Ai të mos jetë i gjashti e as mes më pak dhe as mes më shumë vetave, që Ai të mos jetë me ta, kudo që të jenë. – Kjo do të thotë që Allahu është pranë robërve me diturinë e Tij absolute, duke ditur me hollësi edhe bisedat e tyre më të fshehta. Për këtë arsye, Ai thotë më pas:Më pas, Ditën e Kijametit, Ai do t’i njoftojë ata për çfarë kanë bërë. Allahu Di gjithçka. - Allahu është pranë tyre me diturinë e Tij gjithëpërfshirëse, prandaj edhe shpërblimi i Tij për veprat do të jetë i drejtë dhe korrekt.
58:8Страница 543
أَلَمۡ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ نُهُواْ عَنِ ٱلنَّجۡوَىٰ ثُمَّ يَعُودُونَ لِمَا نُهُواْ عَنۡهُ وَيَتَنَٰجَوۡنَ بِٱلۡإِثۡمِ وَٱلۡعُدۡوَٰنِ وَمَعۡصِيَتِ ٱلرَّسُولِۖ وَإِذَا جَآءُوكَ حَيَّوۡكَ بِمَا لَمۡ يُحَيِّكَ بِهِ ٱللَّهُ وَيَقُولُونَ فِيٓ أَنفُسِهِمۡ لَوۡلَا يُعَذِّبُنَا ٱللَّهُ بِمَا نَقُولُۚ حَسۡبُهُمۡ جَهَنَّمُ يَصۡلَوۡنَهَاۖ فَبِئۡسَ ٱلۡمَصِيرُ ٨
Разве ты не видел тех, кому были запрещены тайные беседы. Они возвращаются к тому, что было им запрещено, и тайно переговариваются о грехах, посягательстве и неповиновении Посланнику. Когда они приходят к тебе, то приветствуют тебя не так, как приветствует тебя Аллах, говоря в душе: «Почему бы Аллаху не наказать нас за то, что мы говорим?». Довольно с них Геенны! Туда они попадут, и как же скверно это место прибытия!
A nuk i sheh ata të cilët,edhe pse u është ndaluar të bisedojnë fshehtas (për gjynahe), i kthehen përsëri së ndaluarës dhe pëshpërisin për gjynahe, nxitje armiqësish dhe mosbindje ndaj të Dërguarit? - El nexhuaquhet një bisedë e fshehtë e zhvilluar mes dy ose më shumë personave. Ajo mund të kryhet për mirë ose për keq. Allahu i Madhëruar i urdhëron besimtarët që të bisedojnë vetëm për mirë e jo për keq. Le të diskutojnë për çdo çështje që kënaq Zotin dhe që është adhurim ndaj Tij. Vepra e mirë mund të jetë plotësim i të drejtave të Allahut ose në dobi të krijesave. Allahu i Madhëruar urdhëron, gjithashtu, që bisedat të jenë në funksion të devotshmërisë, e cila nënkupton largimin nga çdo fjalë e vepër të ndaluar nga Zoti, që sjell ndëshkim e të ngarkon me gjynahe. Besimtarët e zbatojnë me kujdes këtë porosi hyjnore. Në bisedat e tyre të fshehta ata flasin veçse për gjëra që e kënaqin Allahun e Madhëruar dhe që i largojnë nga ndëshkimi i Tij. Ndërsa gjynahqarët i shpërfillin porositë e Allahut. Ata i sheh gjithmonë të flasin për çështje që i ngarkojnë me gjynahe, që nxisin armiqësi dhe urrejtje, në kundërshtim me porositë e Zotit dhe Profetit. Ata u përngjajnë munafikëve, të cilët e kanë zakon diçka të tillë. Më pas, i Lartësuari thotë:Kur vijnë tek ti, ata të përshëndesin jo ashtu si të përshëndet Allahu... - Ata tregonin mungesë edukate në mënyrën se si përshëndesnin Profetin (a.s.), duke fshehur brenda tyre mendime, të cilat Allahu, Njohësi i të dukshmes dhe të fshehtës, ua nxori në shesh. Ata thanë:...dhe thonë me vete: “Përse nuk na dënon Allahu për këto fjalë që po themi?” – Ata, si pa të keq, nuk e quanin ndonjë gjë të madhe këtë tallje që bënin dhe, veç kësaj, me paturpësi e mendjelehtësi, thanë: “Pse nuk na ndëshkon Allahu për këto që po themi?!” A thua sikur po argumentonin e thoshin që, përderisa Zoti nuk po na ndëshkon për këtë, atëherë kjo është diçka jo e keqe! Sigurisht, këtë e bënin thjesht për tallje. Por Allahu ua bëri të qartë atyre se Ai afatizon, por kurrë nuk harron:Mjafton për ta Xhehenemi, ku do të hidhen. Eh, sa vend i tmerrshëm është ai! - Mjafton si ndëshkim për ta Xhehenemi, ku janë mbledhur të gjitha llojet e vuajtjeve. Dhimbja ka për t’i rrethuar nga çdo anë. Të jenë të sigurt se ata kanë për të shijuar ndëshkimin e merituar. Ajeti flet ose për munafikët, që shfaqnin imanin dhe fshihnin kufrin, të cilët kur i flisnin Profetit (a.s.) shtireshin sikur i donin të mirën, por në të vërtetë ishin mashtrues dhe dashakeqës, ose ishin ithtarë të Librit të cilët, kur i drejtoheshin Profetit (a.s.), e përshëndesnin duke i thënë “Es-samu alejkum!”, pra “Vdekja qoftë mbi ju!”, duke shtrembëruar me dinakëri përshëndetjen “Es-selamu alejkum!” - “Paqja qoftë mbi ju!”
58:9Страница 543
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِذَا تَنَٰجَيۡتُمۡ فَلَا تَتَنَٰجَوۡاْ بِٱلۡإِثۡمِ وَٱلۡعُدۡوَٰنِ وَمَعۡصِيَتِ ٱلرَّسُولِ وَتَنَٰجَوۡاْ بِٱلۡبِرِّ وَٱلتَّقۡوَىٰۖ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ ٱلَّذِيٓ إِلَيۡهِ تُحۡشَرُونَ ٩
О те, которые уверовали! Если уж вы тайно переговариваетесь, то не говорите о грехах, посягательстве и неповиновении Посланнику, а говорите о благочестии и богобоязненности и бойтесь Аллаха, к Которому вы будете собраны.
O ju që keni besuar! Kur bisedoni fshehtas me njëri-tjetrin, mos bisedoni për gjynahe, nxitje armiqësish dhe mosbindje ndaj të Dërguarit, por bisedoni për punë të mira e devotshmëri! Gjithmonë ta keni frikë Allahun, tek i Cilit do të tuboheni të gjithë (për llogarinë me drejtësi)! - Besimi me siguri të plotë për takimin me Allahun dhe llogarinë e drejtë para Tij, është ndihma më e madhe që e bën robin të qëndrojë brenda kufijve të Allahut të Madhëruar dhe t’u përmbahet porosive të Tij.
58:10Страница 543
إِنَّمَا ٱلنَّجۡوَىٰ مِنَ ٱلشَّيۡطَٰنِ لِيَحۡزُنَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَلَيۡسَ بِضَآرِّهِمۡ شَيۡـًٔا إِلَّا بِإِذۡنِ ٱللَّهِۚ وَعَلَى ٱللَّهِ فَلۡيَتَوَكَّلِ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ ١٠
Тайная беседа - от дьявола, стремящегося опечалить тех, которые уверовали. Но это нисколько не повредит им, если на то не будет соизволения Аллаха. Пусть же верующие уповают только на Аллаха.
Bisedat e fshehta(për gjynahe)i nxit vetëm Shejtani,... -Bisedat e fshehta dhe intrigat që armiqtë thurin kundër besimtarëve janë të nxitura nga Shejtani i mallkuar. Por, megjithatë, intrigat e Shejtanit janë të dobëta. Ajo që armiqtë mund të arrijnë përmes të tilla bisedash është thjesht një mërzitje e besimtarëve, siç thotë i Lartësuari:...për t’u sjellë shqetësime atyre që besojnë. -Ky është qëllimi i këtyre bisedave dhe deri këtu mund të arrijnë. Sido që të jetë, ato nuk mund të dalin nga kontrolli i Allahut të Madhëruar, që thotë:Por ato nuk mund t’i dëmtojnë ata aspak, pa lejen e Allahut. -Allahu i Madhëruar u premton besimtarëve se do të jetë i mjaftueshëm me mbrojtjen e ndihmën e Tij kundër jobesimtarëve, duke u dhënë fitoren mbi ta.. Allahu i Madhëruar thotë në një ajet tjetër: “Por, dredhia për të keqen nuk godet askënd tjetër veç atyre që e kurdisën.” [Fatir 43]. Armiqtë e Allahut, të Profetit dhe të besimtarëve, sado që të zhvillojnë bisedime të fshehta kundër besimtarëve dhe fesë së Allahut, të dëmtuarit do të jenë vetëm ata, thurësit e intrigave. Ndërsa besimtarët do të goditen veçse aq sa ka përcaktuar Zoti me urtësinë e Tij, prandaj vetëm Zotit le t’i mbështeten ata:Prandaj, vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët! - Le t’i mbështeten Allahut, duke patur siguri të plotë në premtimin e Tij. Kush i mbështetet Allahut, Allahu do të jetë i mjaftueshëm për të; Allahu do të marrë përsipër të rregullojë të gjitha çështjet e fesë dhe të dynjasë së këtij robi.
58:11Страница 543
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِذَا قِيلَ لَكُمۡ تَفَسَّحُواْ فِي ٱلۡمَجَٰلِسِ فَٱفۡسَحُواْ يَفۡسَحِ ٱللَّهُ لَكُمۡۖ وَإِذَا قِيلَ ٱنشُزُواْ فَٱنشُزُواْ يَرۡفَعِ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مِنكُمۡ وَٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡعِلۡمَ دَرَجَٰتٖۚ وَٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ خَبِيرٞ ١١
О те, которые уверовали! Когда вас просят на собраниях сесть пошире, то садитесь пошире, и Аллах одарит вас местом просторным. Когда же вам велят подняться, то поднимайтесь. Аллах возвышает по степеням тех из вас, кто уверовал, и тех, кому даровано знание. Аллах ведает о том, что вы совершаете.
O ju që keni besuar! Nëse ju thuhet “Lironi pak vend” në tubime, lirojeni, që Allahu të sjellë lirim për ju! - Allahu i Madhëruar i edukon besimtarët se si të sillen në kuvende të mëdha. Nëse vjen dikush dhe ju kërkon t’i bëni pak vend, është prej edukatës që ju t’i bëni vend. Kjo nuk sjell asnjë dëm për ju. Përveçse nuk është e dëmshme, ka edhe shpërblim. Ai që i bën lehtësim tjetrit, do të gjejë lehtësim prej Allahut. Kush ndihmon vëllain e vet, atë ka për ta ndihmuar Allahu.E nëse ju thuhet “Ngrihuni”, atëherë ngrihuni! Allahu i lartëson ata që besojnë, ndërsa të begatuarit me dituri i ngre në grada të larta. -Edhe nëse ju kërkohet që të ngriheni e të largoheni nga kuvendi, për ndonjë nevojë të caktuar, atëherë ngrihuni. Madje, bëjeni këtë duke nxituar e me kënaqësi, për të arritur atë që kërkohet. Përmbushja e këtyre porosive është treguese e diturisë dhe imanit. Allahu i Lartësuar i ngre gradat e dijetarëve dhe të besimtarëve. Në varësi të dijes dhe imanit të tyre, do të jetë dhe ngritja në grada.Allahu e di hollësisht çfarë veproni ju. - Allahu do ta shpërblejë këdo sipas veprave të tij, me të mirë ose me të keqe. Në këtë ajet tregohet vlera dhe rëndësia e madhe e diturisë. Por mësohet gjithashtu se bukuria e dijes del në pah nëse jep frytet e saj, domethënë duke e zbatuar atë.
58:12Страница 544
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِذَا نَٰجَيۡتُمُ ٱلرَّسُولَ فَقَدِّمُواْ بَيۡنَ يَدَيۡ نَجۡوَىٰكُمۡ صَدَقَةٗۚ ذَٰلِكَ خَيۡرٞ لَّكُمۡ وَأَطۡهَرُۚ فَإِن لَّمۡ تَجِدُواْ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٌ ١٢
О те, которые уверовали! Если вы беседуете с Посланником в тайне, то предварите вашу тайную беседу милостыней. Так будет лучше для вас и чище. Но если вы ничего не найдете, то ведь Аллах - Прощающий, Милосердный.
O ju që keni besuar, nëse dëshironi të bisedoni me të Dërguarin, jepni një sadaka para bisedës suaj. Kjo është më mirë dhe më e pastër për ju. Nëse nuk keni çfarë të jepni, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. - Allahu i Madhëruar i urdhëroi besimtarët që, përpara bisedës me të Dërguarin e Tij, të jepnin sadaka, duke i edukuar me moralin më të mirë. Ai i mësoi se si ta nderonin dhe respektonin të Dërguarin e Tij, duke i siguruar se kjo ishte në të mirën e tyre. Kështu do t’u shtohej shpërblimi dhe do të bëhej i mundur pastrimi nga ligësitë, ndër të cilat është edhe mungesa e edukatës me Profetin (a.s.), duke i folur atij me të rëndë e pa vend. Sadakaja përpara bisedës me Profetin (a.s.) do të shërbente si dallues të atyre që vërtet e donin diturinë dhe të mirën nga ata që thjesht llomotitnin pa ndonjë qëllim të vlefshëm. Po kështu do të mënjanoheshin ata të cilët e shqetësonin Profetin (a.s.) me fjalë të kota. Ndërsa për sa u përket atyre që kishin qëllim të mirë, por nuk kishin mundësi për sadaka, Allahu i Madhëruar nuk ua vështirësoi më shumë, por i toleroi, duke i lejuar që t’i flisnin Profetit (a.s.) edhe pa dhënë sadaka para bisedës. Por kur besimtarët hasën vështirësi në dhënien e sadakasë para bisedës me Profetin (a.s.), Allahu i Gjithëmëshirshëm, me butësinë e Tij, ua lehtësoi çështjen, duke mos ua bërë të detyrueshme. Vërtet u anulua dhënia e sadakasë para bisedës me Profetin (a.s.), por nderimi dhe respekti ndaj Profetit mbeti përsëri detyrë e rëndësishme. Qëllimi nuk ishte vetë dhënia e sadakasë, por nderimi e respekti ndaj Profetit (a.s.).Pastaj i Madhëruari i urdhëron besimtarët që të zbatojnë detyrimet e tjera parësore, duke thënë:
58:13Страница 544
ءَأَشۡفَقۡتُمۡ أَن تُقَدِّمُواْ بَيۡنَ يَدَيۡ نَجۡوَىٰكُمۡ صَدَقَٰتٖۚ فَإِذۡ لَمۡ تَفۡعَلُواْ وَتَابَ ٱللَّهُ عَلَيۡكُمۡ فَأَقِيمُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتُواْ ٱلزَّكَوٰةَ وَأَطِيعُواْ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥۚ وَٱللَّهُ خَبِيرُۢ بِمَا تَعۡمَلُونَ ١٣
Неужели вы боялись предварять вашу тайную беседу милостыней? Если вы не сделали этого и Аллах принял ваше покаяние, то совершайте намаз, выплачивайте закят и повинуйтесь Аллаху и Его Посланнику. Аллах ведает о том, что вы совершаете.
A mos po frikësoheni(nga varfëria)të jepni sadaka në prag të bisedës suaj(me Profetin)?Kur ju nuk e bëtë këtë, e Allahu jua pranoi pendimin, atëherë, përkryeni namazin, jepni zekatin... – Nëse nuk e kishin zbatuar urdhrin për sadaka para komunikimit me Profetin (a.s.), të mos mendonin se ishte gjë e vogël, sepse Allahu tha që jua pranoi pendimin. Ata duhej të ishin mirënjohës për faljen dhe mëshirën e Allahut, duke plotësuar porositë madhore të Tij, si falja e namazit, me rregullat e tij, dhe dhënia e zekatit atyre që Zoti i ka përcaktuar. Këto janë dy adhurime që kryhen me trup e me pasuri. Kush i kryen me përpikmëri dhe përkushtim ato, ka përmbushur detyrimet ndaj Allahut dhe ndaj robërve të Tij. Pas kësaj, i Madhëruari jep një urdhër gjithëpërfshirës, madje më gjithëpërfshirësin e urdhrave, duke thënë:...dhe bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij. - Ky është urdhri më gjithëpërfshirës, që udhëzon për t’iu bindur Allahut dhe të Dërguarit të Tij, duke zbatuar detyrimet dhe duke iu larguar harameve, duke besuar fjalën e tyre dhe duke qëndruar brenda kufijve të vendosura nga Zoti. Mbi të gjitha, për bazë merret sinqeriteti dhe bamirësia (ihsan), prandaj i Lartësuari thotë:Allahu i di në hollësi veprat tuaja. - Ai është i Gjithëditur për çfarë veproni dhe për qëllimet tuaja. Allahu do t’ju shpërblejë sipas qëllimit që ju fshihni në zemër, sepse Ai di edhe të fshehtat e kraharorit.
58:14–15Страница 544
۞ أَلَمۡ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ تَوَلَّوۡاْ قَوۡمًا غَضِبَ ٱللَّهُ عَلَيۡهِم مَّا هُم مِّنكُمۡ وَلَا مِنۡهُمۡ وَيَحۡلِفُونَ عَلَى ٱلۡكَذِبِ وَهُمۡ يَعۡلَمُونَ ١٤
Разве ты не видел тех, которые дружат с людьми, на которых разгневался Аллах? Они не относятся ни к вам, ни к ним. Они дают заведомо ложные клятвы.
أَعَدَّ ٱللَّهُ لَهُمۡ عَذَابٗا شَدِيدًاۖ إِنَّهُمۡ سَآءَ مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ ١٥
Аллах приготовил для них тяжкие мучения. Воистину, скверно то, что они совершают!
A nuk i sheh ata(hipokritët)që miqësohen me njerëz, me të cilët Allahu është i zemëruar? Ata nuk janë as prej jush(o besimtarë), as prej atyre(idhujtarëve) dhe me vetëdije betohen në mënyrë të gënjeshtër. Allahu ka përgatitur për ta ndëshkim të ashpër. Vërtet, ajo çfarë veprojnë ata është shumë e keqe. -Allahu i Madhëruar na përshkruan sjelljen e poshtër të munafikëve, të cilët miqësohen dhe ndihmojnë qafirët kundër besimtarëve. Ata bëjnë aleancë me jehudët, të krishterët dhe mohues të tjerë, me të cilët Zoti është zemëruar, prandaj kanë mallkimin më të rëndë të Tij. Por i Madhëruari na tregon se këta të mjerë janë të çoroditur dhe, në fakt, nuk i përkasin asnjërës palë. Ata nuk janë as me besimtarët, as me qafirët, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Ata luhaten në mëdyshje: nuk janë as me këta, as me ata. Për ata që Allahu i shpie në humbje, ti nuk do të mund të gjesh (rrugë për) shpëtim.” [Nisa 143]. Munafikët nuk janë me besimtarët me zemër dhe me vepra, sepse e brendshmja e tyre është me qafirët, edhe pse e dukshmja është me muslimanët. Por ata nuk janë as me qafirët, sepse e dukshmja e tyre është me besimtarët. Ky është përshkrimi që Allahu i Madhëruar u ka bërë atyre. Ata betohen duke gënjyer për diçka që nuk ekziston në zemrat e tyre. Ata betohen se janë besimtarë, por ata janë të bindur se nuk janë të tillë. Atëherë, shpërblimi për këta tradhtarë, intrigantë, mohues e të pabesë është ndëshkimi i ashpër që Allahu i Drejtë ka përgatitur për ta. Madhësinë dhe dhimbjet e këtij ndëshkimi mund t’i përshkruajë veçse Allahu i Plotfuqishëm. Ata e meritojnë këtë ndëshkim, sepse sjella e tyre është shumë e shëmtuar. Veprat e tyre e zemërojnë Allahun e Madhëruar dhe e bëjnë të pakthyeshëm mallkimin e Tij.
58:16Страница 544
ٱتَّخَذُوٓاْ أَيۡمَٰنَهُمۡ جُنَّةٗ فَصَدُّواْ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ فَلَهُمۡ عَذَابٞ مُّهِينٞ ١٦
Они сделали свои клятвы щитом и сбили других с пути Аллаха. Им уготованы унизительные мучения.
Ata i përdorin betimet si mburojë, teksa pengojnë të tjerët prej Rrugës së Allahut,... –Ata i përdorin betimet si mburojë nga qortimet e Profetit dhe besimtarëve. Kështu largohen nga rruga e Allahut, madje pengojnë edhe të tjerët nga kjo rrugë e drejtë, që të çon drejt Xhenetit të mirësisë. Ata që pengojnë nga rruga e Zotit e kanë përfundimin në Zjarr, siç thotë i Lartësuari më pas:...prandaj i pret një dënim poshtërues. -Ata tregohen fodullë kundrejt fesë së Allahut dhe nënshtrimit sipas Shpalljes së Tij, prandaj meritojnë dënimin poshtërues e të përhershëm, i cili asnjë çast nuk do t’u lehtësohet dhe askush nuk do të mund t’i ndihmojë apo t’u japë afat e mundësi që të kthehen e të ndryshojnë.
58:17Страница 544
لَّن تُغۡنِيَ عَنۡهُمۡ أَمۡوَٰلُهُمۡ وَلَآ أَوۡلَٰدُهُم مِّنَ ٱللَّهِ شَيۡـًٔاۚ أُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِۖ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ ١٧
Ни имущество, ни дети ничем не помогут им пред Аллахом. Они являются обитателями Огня и пребудут там вечно.
Para Allahut, atyre nuk do t’u bëjë dobi as pasuria e as fëmijët e tyre. -Pasuria e fëmijët nuk mund ta largojnë asnjë fije ndëshkimin e ahiretit dhe as nuk mund të ndihmojnë me ndopak shpërblim.Ata janë banorët e Xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë. -Munafikët nuk do të dalin kurrë nga zjarri i Xhehenemit. Atje do të jenë përgjithmonë.
58:18Страница 544
يَوۡمَ يَبۡعَثُهُمُ ٱللَّهُ جَمِيعٗا فَيَحۡلِفُونَ لَهُۥ كَمَا يَحۡلِفُونَ لَكُمۡ وَيَحۡسَبُونَ أَنَّهُمۡ عَلَىٰ شَيۡءٍۚ أَلَآ إِنَّهُمۡ هُمُ ٱلۡكَٰذِبُونَ ١٨
В тот день, когда Аллах воскресит их всех, они станут клясться перед Ним, подобно тому, как клянутся перед вами, полагая, что это поможет им. Воистину, они - лжецы.
Ditën kur Allahu t’i ringjallë të gjithë, ata do t’i betohen Atij, sikurse ju betohen juve, duke pandehur se kështu do të arrijnë diçka. Në fakt, ata janë veç gënjeshtarë. -Ai që jeton në një mënyrë, ashtu do të vdesë. Kështu, munafikët në jetën e dynjasë u betohen besimtarëve se janë me ta. Po kështu, edhe Ditën e Gjykimit, kur Allahu t’i ringjallë të gjithë, ata do t’i betohen Atij ashtu sikurse u betohen besimtarëve, duke pandehur se edhe atje do t’u vlejnë betimet. Mohimi, hipokrizia dhe besimi i prishur iu nguliten në zemër, aq sa vetëmashtrohen se vërtet mund të arrijnë diçka me betimet e tyre. Por ata gënjejnë, dhe dihet që gënjeshtra nuk funksionon tek Allahu, te Njohësi i të dukshmes dhe i të fshehtave. Ky është, gjithashtu, roli i Shejtanit të mallkuar, që i ka vënë nën vete. I Mallkuari, duke ua zbukuruar veprat e tyre, i bën që të harrojnë kujtimin e Allahut. Shejtani është armik i hapur dhe i përbetuar i njeriut, pasi synon veçse ligësinë për të, sikurse thotë i Madhëruari: “Shejtani është armiku juaji. Prandaj edhe ju konsiderojeni si armik! Ai i fton ithtarët e vet, për t’i bërë banorë të zjarrit.” [Fatir 6].
58:19Страница 544
ٱسۡتَحۡوَذَ عَلَيۡهِمُ ٱلشَّيۡطَٰنُ فَأَنسَىٰهُمۡ ذِكۡرَ ٱللَّهِۚ أُوْلَٰٓئِكَ حِزۡبُ ٱلشَّيۡطَٰنِۚ أَلَآ إِنَّ حِزۡبَ ٱلشَّيۡطَٰنِ هُمُ ٱلۡخَٰسِرُونَ ١٩
Дьявол одолел их и заставил их забыть о поминании Аллаха. Они являются партией дьявола. Воистину, партия дьявола - это потерпевшие убыток.
Ata i ka vënë poshtë Shejtani dhe i ka bërë që të harrojnë porositë e Allahut. Ata janë palë me Shejtanin, e dijeni se palë me Shejtanin janë vetëm të humburit. -Duke harruar dhe shpërfillur porositë e Allahut, ata shkatërruan dhe humbën fenë, dynjanë, veten dhe familjet e tyre.
58:20–21Страница 544
إِنَّ ٱلَّذِينَ يُحَآدُّونَ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥٓ أُوْلَٰٓئِكَ فِي ٱلۡأَذَلِّينَ ٢٠
Те, которые враждуют с Аллахом и Его Посланником, окажутся в числе самых униженных.
كَتَبَ ٱللَّهُ لَأَغۡلِبَنَّ أَنَا۠ وَرُسُلِيٓۚ إِنَّ ٱللَّهَ قَوِيٌّ عَزِيزٞ ٢١
Аллах предписал: «Победу непременно одержим Я и Мои посланники!». Воистину, Аллах - Всесильный, Могущественный.
S’ka dyshim se ata që e kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ata do të jenë më të poshtëruarit. Allahu e ka shkruar: “Unë dhe të dërguarit e Mi patjetër do të ngadhënjejmë.” Allahu është i Fuqishëm e Ngadhënjimtar. -Këto ajete janë kërcënim dhe premtim. Kërcënimi është për të gjithë ata që shfaqin armiqësi ndaj Allahut dhe Profetit të Tij duke bërë kufër, duke mos u bindur dhe duke kryer vepra të këqija. Këta do të jenë të braktisur dhe të përçmuar. Ata kurrë nuk do të fitojnë dhe nuk do të ndihmohen. Ndërsa premtimi e përgëzimi është për ata që besojnë Allahun dhe profetët e Tij, duke jetuar sipas porosive që profetët sollën nga Zoti i tyre. Ata janë pala e Allahut, që do të fitojnë çdo të mirë e do të shpëtojnë nga çdo e keqe. Allahu i Madhëruar premton atyre sukses, fitore dhe ndihmë në dynja dhe në ahiret. Ky është një premtim që nuk thyhet kurrë, sepse është dhënë nga më i Vërteti në premtimet e Tij, më i Fuqishmi, Krenari dhe i Pamposhturi, të Cilit nuk mund t’i shpëtojë asgjë.
58:22Страница 545
لَّا تَجِدُ قَوۡمٗا يُؤۡمِنُونَ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِ يُوَآدُّونَ مَنۡ حَآدَّ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ وَلَوۡ كَانُوٓاْ ءَابَآءَهُمۡ أَوۡ أَبۡنَآءَهُمۡ أَوۡ إِخۡوَٰنَهُمۡ أَوۡ عَشِيرَتَهُمۡۚ أُوْلَٰٓئِكَ كَتَبَ فِي قُلُوبِهِمُ ٱلۡإِيمَٰنَ وَأَيَّدَهُم بِرُوحٖ مِّنۡهُۖ وَيُدۡخِلُهُمۡ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَاۚ رَضِيَ ٱللَّهُ عَنۡهُمۡ وَرَضُواْ عَنۡهُۚ أُوْلَٰٓئِكَ حِزۡبُ ٱللَّهِۚ أَلَآ إِنَّ حِزۡبَ ٱللَّهِ هُمُ ٱلۡمُفۡلِحُونَ ٢٢
Среди тех, кто верует в Аллаха и в Последний день, ты не найдешь людей, которые любили бы тех, кто враждует с Аллахом и Его Посланником, даже если это будут их отцы, сыновья, братья или родственники. Аллах начертал в их сердцах веру и укрепил их духом от Него. Он введет их в Райские сады, в которых текут реки, и они пребудут там вечно. Аллах доволен ими, и они довольны Им. Они являются партией Аллаха. Воистину, партия Аллаха - это преуспевшие.
Nuk gjen popull që beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit e të dojë ata që e kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, edhe sikur ata të jenë prindërit, fëmijët, vëllezërit ose farefisi i tyre. Të tillë janë ata, në zemrat e të cilëve Ai ka shkruar besimin, e ka forcuar me shpirt nga ana e Tij dhe do t’i futë në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Aty do të jenë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me punën e tyre dhe ata janë të kënaqur me shpërblimin e Tij. Këta janë pala e Allahut. Ta dini se pala e Allahut janë të shpëtuarit. -Nëse njeriu beson vërtet Allahun dhe Ditën e Gjykimit, patjetër që do të kryejë veprat që ia kërkon besimi i tij i sinqertë. Ndër veprat më të rëndësishme që lypsen nga besimi është dashuria për ata që besojnë Allahun dhe mbështetja e plotë e tyre, nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër, urrejtja dhe armiqësia ndaj atyre që nuk i nënshtrohen fesë së vërtetë, edhe sikur këta të jenë njerëzit më të afërt të tij. Ky është besimi i vërtetë: ai që ka fryte e rezultate konkrete. Njerëzve që i arrijnë këto rezultate, Allahu ua ka shkruar imanin në zemrat e tyre, domethënë, e ka bërë atë të patundur, larg çdo pasigurie e dyshimi. Të tilla sëmundje nuk ndikojnë tek imani i tyre. Allahu i ndihmon ata me “ruh” prej Tij. El Ruh quhet shpirti, por po kështu quhet edhe Shpallja e Zotit. Pra, këta janë ata të cilët Allahu i Madhëruar i ndihmon me Shpalljen e Tij, me forcën e saj ndikuese në shpirt. Ai i forcon e i mbështet me të gjitha mënyrat, ashtu siç përkujdeset për të zgjedhurit e Tij. Atyre u takon jeta e këndshme në këtë botë dhe Xheneti i mirësisë në botën tjetër. Në ahiret do të kenë gjithçka që ua dëshiron shpirti dhe çdo gjë që ua pëlqen syri. Për ta janë përgatitur mirësitë më të mëdha. Allahu do t’i mbulojë me kënaqësinë Tij dhe kurrë nuk do të zemërohet prej tyre. Ata do të mrekullohen nga gjithë ato privilegje të dhuruara prej Zotit të tyre. Të shumta do të jenë surprizat për këta fatlumë! Të larta do të jenë gradat ku do të ngrihen! Kurrë nuk do të ëndërrojnë atje mirësi më të mëdha se ato që u ka falur i Lavdëruari. Ata nuk do t’ia gjejnë kurrë fundin mirësive të përjetshme të Allahut. Ndërsa ata që pretendojnë se e duan Allahun dhe e besojnë Ditën e Gjykimit, por kanë dashuri, miqësi dhe aleancë me qafirët, të cilët e shpërfillin besimin dhe shprehin armiqësi ndaj Allahut, ata nuk kanë besim të vërtetë, por thjesht pretendojnë. Çdo pretendim ka nevojë për argumente e fakte për t’u vërtetuar dhe pranuar. Thjesht të pretendosh se ke iman nuk vlen asgjë dhe nuk sjell asnjë përfitim. Këtu përfundon tefsiri i “Kad semiallahu”, me ndihmën dhe udhëzimin e Allahut të Lavdëruar. Vetëm Allahut i takon lavdia e plotë e falënderimi! Ai është Zoti i botëve! Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi Muhamedin (a.s.).
Текст: Quranic Universal Library (Tarteel) через spa5k/tafsir_api (MIT), в зафиксированной версии. Аяты: Quran Foundation. Источники и лицензии