Ас-СаадиАз‑Зарият · 51:1–54

Ас-Саади · Тафсир · на албанском

الذاريات

Аз-Зарият

Рассеивающие прах · Мекканская · 60 аятов

51:1–6Страница 520

وَٱلذَّٰرِيَٰتِ ذَرۡوٗا ١

Клянусь рассеивающими прах!

فَٱلۡحَٰمِلَٰتِ وِقۡرٗا ٢

Клянусь несущими бремя!

فَٱلۡجَٰرِيَٰتِ يُسۡرٗا ٣

Клянусь плывущими легко!

فَٱلۡمُقَسِّمَٰتِ أَمۡرًا ٤

Клянусь распределяющими дела!

إِنَّمَا تُوعَدُونَ لَصَادِقٞ ٥

Обещанное вам есть истина,

وَإِنَّ ٱلدِّينَ لَوَٰقِعٞ ٦

и суд непременно наступит.

Betohem për erërat, që ngrenë grimcat dhe i shpërndajnë,Për retë e ngarkuara rëndë,Për lundruesit, që lëvizin lehtë,dhe për melekët, që zbatojnë urdhrat.S’ka dyshim se ajo që ju premtohet është e vërtetë.S’ka dyshim se gjykimi (dhe shpërblimi) me drejtësi do të ndodhin. -Këto janë betime të rëndësishme prej Allahut të Madhëruar, i Cili është më i vërteti në betimet e Tij. Ai betohet në këto krijesa madhështore dhe aq të domosdoshme për robërit, për një çështje shumë të rëndësishme: premtimi i Tij për Ditën e Kijametit është i vërtetë dhe llogaria me drejtësi e veprave të robërve nuk ka dyshim se do të ndodhë. Askush nuk mund ta pengojë këtë vendim të Zotit të Madhëruar. Kur ky lajm vjen prej të Madhëruarit, të Vërtetit në fjalët e Tij dhe, përveç kësaj, Ai betohet në vërtetësinë e kësaj ngjarjeje dhe sjell prova të pamohueshme, që tregojnë pushtetin dhe dijen e Tij absolute, atëherë si mundet që këtë fakt ta mohojë dikush; si mundet që dikush të mos nënshtrohet dhe të mos punojë i bindur ndaj të Madhëruarit?!- El dharijat janë erërat e lehta, që me butësi dhe shpejtësi transportojnë pjalmin dhe kokrriza të ndryshme nëpër tokë, duke bërë një punë shumë të madhe, që njeriu nuk do të mundej kurrë ta bënte.- El hamilati uikra janë retë e zeza të rënda, që bartin ujin, aq të domosdo-shëm për jetën e tokës dhe të gjitha krijesave.- El xharijati jusra janë yjet, që lundrojnë me lehtësi dhe hijeshi në rrugën e tyre. Me këto yje, Allahu i Urtë zbukuron qiellin, ndërsa robërit orientohen gjatë natës, në tokë dhe në det. Ato dëshmoj-në për madhështinë e Krijuesit të tyre, për diturinë dhe pushtetin e Tij të pamatë.- El mukassimati janë melekët, të cilët, me lejen e Zotit, zbatojnë të gjitha urdhrat e Tij. Secilin prej melekëve, Zoti i Madhëruar e ka ngarkuar me një detyrë të caktuar të dynjasë ose të ahiretit. Askush prej tyre nuk e tejkalon kufirin dhe nuk i cenon urdhrat e të Madhërua-rit, por i zbaton ato me përpikmëri.

51:7Страница 521

وَٱلسَّمَآءِ ذَاتِ ٱلۡحُبُكِ ٧

Клянусь небом, обладающим прекрасным обликом (или небом, обладающим мощью; или небом со звездами)!

Betohem për qiellin plot hulli. -Si hullitë që krijojnë valëzimet e rërës apo të ujit, prej një flladi të lehtë.

51:8Страница 521

إِنَّكُمۡ لَفِي قَوۡلٖ مُّخۡتَلِفٖ ٨

Ваши (неверующих) слова противоречивы.

Ju vërtet jeni zhytur në gjithfarë mendimesh kontradiktore. - Ju që mohoni Muhamedin (a.s) keni kundërshti në fjalët dhe mendimet që shfaqni për të. Disa thonë se ai është magjistar, disa thonë se është fallxhor, disa thonë se ai është i çmendur etj., qëndrime kontra-diktore, që dëshmojnë për paqartësinë e tyre. Kjo paqartësi tregon se pretendimet e tyre janë të pabaza e të paarsyeshme.

51:9Страница 521

يُؤۡفَكُ عَنۡهُ مَنۡ أُفِكَ ٩

Отвращен от него (Мухаммада или Корана) тот, кто был отвращен.

Nga ai(Kur'ani)largohen ata që shpërfillin të Vërtetën. - Prej tij largohen ata që shpërfillin imanin, duke e penguar zemrën që të ndriçohet nga argumentet e pamohueshme të Zotit. Qëndrimet e tyre kontradiktore rreth Muhamedit (a.s.) dëshmojnë për pasaktësinë e tyre, përkundër të vërtetës që solli Muhamedi (a.s.), e cila është në harmoni të plotë me vetveten. Fjalët dhe udhëzimet e tij sqarojnë e vërtetojnë njëra-tjetrën. Kjo tregon për vërtetësinë e tyre dhe për faktin se ato janë shpallje e Allahut të Lartësuar, sikurse thotë i Lartësuari: “A nuk meditojnë ata rreth Kur'anit? Sikur të ishte prej dikujt tjetër e jo prej Allahut, do të kishin gjetur në të shumë kundërthënie.” [Nisa 82].

51:10–11Страница 521

قُتِلَ ٱلۡخَرَّٰصُونَ ١٠

Да будут убиты лжецы,

ٱلَّذِينَ هُمۡ فِي غَمۡرَةٖ سَاهُونَ ١١

которые окутаны невежеством и беспечны!

Mallkuar qofshin gënjeshtarët, ata që janë të zhytur në humbje dhe në çoroditje! -Janë të mallkuar ata që trillojnë gënjeshtra për Allahun dhe refuzojnë padrejtësisht faktet e Tij. Ata zhyten tërësisht në të kotën dhe me këtë synojnë të mposhtin dhe të fshehin të vërtetën. Ata thonë rreth Allahut gjëra për të cilat nuk kanë dijeni. Ata gjenden mes dallgëve të errëta të kufrit, padituri-së rreth Zotit dhe të harruar në skutat e humbjes.

51:12Страница 521

يَسۡـَٔلُونَ أَيَّانَ يَوۡمُ ٱلدِّينِ ١٢

Они спрашивают, когда же настанет День воздаяния?

Ata pyesin: “Kur është Dita e Gjykimit?” -Duke shprehur mosbesimin e tyre, ata pyesin se kur do të jetë dita e ringjalljes së tyre. Kështu duan të tregojnë se ajo u duket shumë e pabesueshme. Për këtë arsye, mos pyet se si do të jetë përfundimi i tyre! Sa i shëmtuar dhe i tmerrshëm do të jetë vendqëndrimi i tyre!

51:13–14Страница 521

يَوۡمَ هُمۡ عَلَى ٱلنَّارِ يُفۡتَنُونَ ١٣

В тот день они будут гореть в Огне.

ذُوقُواْ فِتۡنَتَكُمۡ هَٰذَا ٱلَّذِي كُنتُم بِهِۦ تَسۡتَعۡجِلُونَ ١٤

Вкусите ваше наказание, которое вы торопили.

Ajo është dita kur ata do të digjen në zjarr!(Do t'u thuhet)“Shijojeni dënimin tuaj! Ky është ai që e kërkonit t’ju shpejtohej! -Për shkak të poshtërsisë që i karakterizon, ata do të ndëshkohen. Atyre do t’u thuhet: “Shijojeni dënimin tuaj!” Ky është përfundim i merituar për veprat e tyre. Ata nuk i kaluan sprovat e dynjasë, por ranë në kufër dhe humbje. Ky ndëshkim është pikërisht ai që ata e kërkojnë t’u përshpejtohet në dynja, në shenjë mosbesimi ndaj tij. Prandaj u thuhet: “Kënaquni” me të gjitha llojet e ndëshkimit, me pranga e zinxhirë, në zemërimin e të Plotfuqishmit!

51:15Страница 521

إِنَّ ٱلۡمُتَّقِينَ فِي جَنَّٰتٖ وَعُيُونٍ ١٥

Воистину, богобоязненные пребудут в Райских садах и среди источников,

Duke përshkruar shpërblimin e të devot-shmëve dhe veprat e tyre të mrekullue-shme, të cilat u bëjnë shkak për të fituar këtë shpërblim, Allahu i Lartësuar thotë:Vërtet, të devotshmit janë mes kopshteve e burimeve. -Ata të cilët si shenjë dalluese të tyre kanë takua-n, pra, adhurimin dhe bindjen ndaj Allahut, ata do të jenë në kopshte të mbushura me të gjitha llojet e pemëve, me fruta që kanë shembull në këtë dynja, por edhe me fruta të cilat nuk kanë shembull në këtë dynja. Atje do të gjejnë atë që sytë nuk e kanë parë, veshët nuk e kanë dëgjuar dhe mendjet as kanë mundur ta përfytyrojnë. Ata, gjithashtu, do të jenë pranë buri-mesh, që gurgullojnë e ujisin kopshtet e bukura dhe prej të cilëve do të pinë. Ata mund t’i bëjnë këto burime që të burojnë dhe vërshojnë ku të dëshirojnë.

51:16Страница 521

ءَاخِذِينَ مَآ ءَاتَىٰهُمۡ رَبُّهُمۡۚ إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَبۡلَ ذَٰلِكَ مُحۡسِنِينَ ١٦

получая то, что даровал им их Господь. До этого они были творящими добро.

Duke marë(me kënaqësi)atë që u jep Zoti i tyre. -Kjo fjali mund të kuptohet në dy mënyra:1. Zoti u dhuron Xhenetin, me gjithçka që ata dëshironin dhe nga të gjitha llojet e mirësive. Ata i marrin këto mirësi duke qenë plotësisht të kënaqur. Do të kënaqen sytë e tyre me atë që shohin, do të kënaqet shpirti i tyre me atë që përjetojnë dhe kurrë nuk do të kërkojnë që të largohen nga ai vend apo që t’u zëvendësohet me diçka tjetër. Çdokush do marrë aq shumë mirësi, saqë nuk do të mendojë kurrë për më shumë.2. Në jetën e dynjasë, ata i marrin në konsideratë urdhrat dhe ndalesat e Zotit të tyre, duke i pranuar ato me kënaqësi, nënshtrim dhe përkushtim të plotë. Sa u përket urdhëresave, ata përkushtohen maksimalisht për t’i vënë në zbatim në formën më të plotë, me sinqeritet për Allahun dhe sipas traditës së Profetit të Tij. Edhe sa u përket ndalesave, ata e largojnë veten me forcë e durim prej tyre. Sigurisht, porositë e Zotit jetën e dynjasë janë dhurata më e madhe që Ai u ka dhënë, prandaj është e detyrueshme mirënjohja e tyre ndaj Tij, duke iu nënshtruar me bindje e vullnet të plotë.Kuptimi i parë është më afër kontekstit të ajeteve, sepse Allahu i Lartësuar i përmend më poshtë veprat dhe cilësitë e të devotshmëve në dynja, kur thotë:Në fakt, ata ishin vepërmirë edhe më parë. -Ata ishin vepërmirë para se të vinte momenti kur të shijonin këto dhu-rata prej Zotit. Në jetën e dynjasë, ata e arrijnë gradën e ihsan-it në dy drejtime:1. Në drejtim të adhurimit të përkushtuar ndaj Zotit të tyre, duke e adhuruar Atë sikur ta shihnin haptazi me sy, pasi edhe pse nuk e shohin, ata janë të sigurt se Ai i sheh. Ata e kanë vazhdimisht ndjesinë e mbikëqyrjes së Allahut.2. Në drejtim të bamirësisë ndaj krijesave të Zotit, duke qenë njerëzit më të dobishëm ndaj krijesave. Ata janë bamirës me pasurinë e tyre, me diturinë e tyre, me famën dhe pushtetin e tyre, me këshillat e tyre, me urdhërimin për të mirë, me ndalimin nga të këqijat etj. Këtu futen, gjithashtu, fjala e mirë dhe e butë, sjellja e mëshirshme ndaj skllevërve, shërbëtorëve, vartësve etj. Ndër veprat më të mira të këtyre robërve të zgjedhur të Allahut është edhe namazi i natës, i cili është treguesi më i qartë i sinqeritetit të tyre në adhurimin e Allahut të Madhëruar, prandaj i Madhëruari thotë:

51:17Страница 521

كَانُواْ قَلِيلٗا مِّنَ ٱلَّيۡلِ مَا يَهۡجَعُونَ ١٧

Они спали лишь малую часть ночи,

Ata flinin pak natën ... -Ata flenë pak natën, sepse pjesën më të madhe të saj e kalojnë me adhurim. Gjatë natës, ata i gjen duke lexuar Kur'an, duke falur namaz, duke bërë dhikërdua e duke iu lutur Zotit të tyre.

51:18Страница 521

وَبِٱلۡأَسۡحَارِ هُمۡ يَسۡتَغۡفِرُونَ ١٨

а перед рассветом они молили о прощении.

... ndërsa në agim, ata kërkonin falje. -Pra, në es’har, në çastet pak para hyrjes së kohës së sabahut, ata i kërkojnë falje Zotit të tyre. Ata e zgjasin namazin e natës deri pranë kësaj kohe, pastaj ulen dhe i kërkojnë falje Zotit, ashtu siç kërkon falje i ngarkuari me faj. Kërkimi i faljes në këtë kohë ka një rëndësi të jashtëzakon-shme dhe është shumë i veçantë. Kjo është cilësi e besimtarëve të sinqertë, siç i përshkruan Allahu i Madhëruar kur thotë: “Të tillë janë ata që thonë: “Zoti ynë, ne kemi besuar me sinqeritet. Na i fal gjynahet tona dhe na ruaj prej ndëshkimit të Zjarrit!” Dhe ata që janë të durueshëm, të drejtë, të devotshëm e dorëdhënës, dhe ata që në kohën e agimit kërkojnë falje.” [Al Imran 16, 17].

51:19Страница 521

وَفِيٓ أَمۡوَٰلِهِمۡ حَقّٞ لِّلسَّآئِلِ وَٱلۡمَحۡرُومِ ١٩

Они выделяли известную долю своего имущества для просящих и обездоленных.

Në pasurinë e tyre kishin përcaktuar pjesë për lypësit dhe për nevojtarët. -Prej pasurisë së tyre, ata heqin mënjanë pjesën e detyrueshme apo të pëlqyeshme për t’u hequr, për ta shpenzuar atë në bamirësi, për lypësit dhe për nevojtarët që nuk kërkojnë nga njerëzit.

51:20–21Страница 521

وَفِي ٱلۡأَرۡضِ ءَايَٰتٞ لِّلۡمُوقِنِينَ ٢٠

На земле есть знамения для людей убежденных,

وَفِيٓ أَنفُسِكُمۡۚ أَفَلَا تُبۡصِرُونَ ٢١

а также в вас самих. Неужели вы не видите?

Duke i ftuar robërit e Tij të meditojnë dhe të marrin mësim, Allahu i Lartësuar thotë:Në Tokë ka shenja për ata që besojnë me bindje, por edhe në vetet tuaja! A nuk i shihni, vallë? -Në shenjat e Tokës përfshihet gjithçka që gjendet në të, si detet, malet, lumenjtë, pemët, bimët. Të gjitha këto i tregojnë çdokujt që kërkon të nxjerrë mësime për madhështinë e Krijuesit të tyre, për gjerësinë dhe gjithëpërfshirjen e pushtetit dhe sundimit të Tij. Ato dëshmojnë për bamirësinë e pakufishme dhe për dijen absolute të Allahut. Gjithashtu, edhe vetë njeriu është dëshmi e urtësisë, dijes dhe mëshirës së madhe të Krijuesit. Allahu është Një dhe i Vetëm. Ai është El Samed, të Cilit të gjitha krijesat i drejtohen me lutje dhe për ndihmë. Këto krijesa të mrekullueshme tregojnë se Zoti i ka krijuar ato për një qëllim të madh.

51:22Страница 521

وَفِي ٱلسَّمَآءِ رِزۡقُكُمۡ وَمَا تُوعَدُونَ ٢٢

На небе находится ваш удел и то, что вам обещано.

Në qiell është furnizimi juaj dhe ato që ju premtohen. -Furnizimi juaj për këtë dynja dhe për botën tjetër, furnizimi trupor dhe shpirtëror, vjen nga qielli. Nga lart vjen shiu dhe çdo caktim i Zotit. Në qiell janë edhe ato që ju premtohen, qofshin ato shpërblime në dynja apo në ahiret. Kështu, Allahu i Madhëruar dhe i Urtë, pasi na udhëzoi të nxjerrim mësime nga këto fakte, siç marrin njerëzit e mençur, vijon të betohet se kjo që Ai premton është po aq e vërtetë, sa edhe fakti që ne flasim me njëri-tjetrin. I Plotfuqishmi thotë:

51:23Страница 521

فَوَرَبِّ ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِ إِنَّهُۥ لَحَقّٞ مِّثۡلَ مَآ أَنَّكُمۡ تَنطِقُونَ ٢٣

Клянусь Господом неба и земли, что это является истиной, подобно тому, что вы обладаете даром речи.

Për Zotin e qiellit e të Tokës! Ky(kumtim)është i vërtetë, ashtu siç është e vërtetë që ju flisni! -Ashtu sikurse nuk dyshoni në faktin që ju flisni, po kështu duhet të mos dyshoni në vërtetësinë e ringjalljes.

51:24–25Страница 521

هَلۡ أَتَىٰكَ حَدِيثُ ضَيۡفِ إِبۡرَٰهِيمَ ٱلۡمُكۡرَمِينَ ٢٤

Дошел ли до тебя рассказ о почтенных гостях Ибрахима (Авраама)?

إِذۡ دَخَلُواْ عَلَيۡهِ فَقَالُواْ سَلَٰمٗاۖ قَالَ سَلَٰمٞ قَوۡمٞ مُّنكَرُونَ ٢٥

Вот они вошли к нему и сказали: «Мир тебе!». Он сказал: «И вам мир, люди незнакомые!».

A e ke dëgjuar ngjarjen me mysafirët e nderuar të Ibrahimit? Ata hynë tek ai dhe thanë: “Selami qoftë me ty!” Ai tha: “Selami qoftë gjithnjë me ju, o njerëz të panjohur!” -Kuptimi: A ke dijeni për ngjarjen e habitshme të Ibrahimit (a.s.) me dy miqtë, që e vizituan atë? Ata ishin melekë të dërguar nga Allahu i Madhëru-ar, për të ndëshkuar popullin e Lutit, por që, fillimisht, duhej të vizitonin profetin Ibrahim. Ata shkuan tek ai në formën e dy mysafirëve-njerëz. Pasi hynë në shtëpinë e tij dhe e përshëndetën me selam, ai ua ktheu duke thënë: “Selam edhe për ju, o njerëz të panjohur!” Pra, Ibrahimi (a.s.) nuk i njohu se ishin melekë. Për këtë shkak, ai nxitoi të porosiste familjen e tij që të përgatisnin një viç të majmë të pjekur. Ai u largua si pa u ndier, që t’ua bënte gati sa më shpejt ushqimin.

51:26–28Страница 521

فَرَاغَ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِۦ فَجَآءَ بِعِجۡلٖ سَمِينٖ ٢٦

Он направился к своей семье с опаской и принес жирного теленка.

فَقَرَّبَهُۥٓ إِلَيۡهِمۡ قَالَ أَلَا تَأۡكُلُونَ ٢٧

Он придвинул его к ним и сказал: «Не отведаете ли?».

فَأَوۡجَسَ مِنۡهُمۡ خِيفَةٗۖ قَالُواْ لَا تَخَفۡۖ وَبَشَّرُوهُ بِغُلَٰمٍ عَلِيمٖ ٢٨

Он испугался их в душе, и тогда они сказали: «Не бойся». Они обрадовали его вестью о знающем мальчике.

Pa u vënë re, ai shkoi te familja e vet, duke sjellë më pas një viç të majmë. Pasi ua vuri përpara, u tha: “A nuk po hani tani?!” Ai u frikësua prej tyre, por ata i thanë: ... -Ai solli një viç të majmë, të gatuar mirë dhe me shije, e u tha: “A nuk po hani tani?” Kur pa që ata nuk po merrnin për të ngrënë, ai u druajt. Atëherë ata, duke e qetësuar, i thanë:“Mos ki frikë!”. Më pas, ata i dhanë sihariqin për një djalë të ditur. -Ata i dhanë lajmin e gëzueshëm për lindjen e një djali të ditur, që do të ishte Is’haku.

51:29Страница 521

فَأَقۡبَلَتِ ٱمۡرَأَتُهُۥ فِي صَرَّةٖ فَصَكَّتۡ وَجۡهَهَا وَقَالَتۡ عَجُوزٌ عَقِيمٞ ٢٩

Его жена стала кричать и бить себя по лицу. Она сказала: «Старая бесплодная женщина!».

E shoqja klithi dhe, duke i rënë fytyrës së vet, tha: “Unë jam e moshuar, që nuk mund të lind!” -Kur gruaja e Ibrahimit (a.s.) dëgjoi sihariqin, klithi nga gëzimi duke goditur fytyrën me dorë. Ky është një veprim i natyrshëm i grave, kur gëzohen shumë. Ato shpesh thonë fjalë, klithin e bëjnë veprime jo të zakonta. Aty për aty, ajo tha: “Unë jam e vjetër në moshë dhe shterpë. Si të lindë fëmijë një grua si unë, që është shterpë dhe në një moshë kur nuk mund të bëjë fëmijë?!” Ajo përmendi dy shkaqe, që e bëjnë të pamundur lindjen e fëmijës. Ndërsa në suren Hud, Allahu i Lartësuar na tregon se ajo tha edhe një shkak tjetër: “... burri im është plak ...”.

51:30Страница 521

قَالُواْ كَذَٰلِكِ قَالَ رَبُّكِۖ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلۡحَكِيمُ ٱلۡعَلِيمُ ٣٠

Они сказали: «Так сказал твой Господь. Он - Мудрый, Знающий».

Ata i thanë: “Kështu ka thënë Zoti yt, i Cili është i Urti e i Gjithëdituri”. -Është Allahu i Plotfuqishëm Ai që e përcakton një gjë të tillë. Nuk ka asnjë çudi në caktimet e Zotit tënd. Ai është i Urti, që çdo gjë e vë në vendin që i takon. Ai është i Gjithëdituri, që në dijen e Tij ka përfshirë gjithçka. Kështu që, pranojeni caktimin e Allahut dhe tregohuni mirënjo-hës ndaj Tij. Më pas, Ibrahimi (a.s.) u tha:

51:31Страница 522

۞ قَالَ فَمَا خَطۡبُكُمۡ أَيُّهَا ٱلۡمُرۡسَلُونَ ٣١

Он сказал: «Какова же ваша миссия, о посланцы?».

Ai i pyeti: “Cili është misioni juaj, o të dërguar?” -Kështu, Ibrahimi (a.s.) e ndjeu se ata ishin dërguar nga Zoti për ndonjë çështje të rëndësishme.

51:32–33Страница 522

قَالُوٓاْ إِنَّآ أُرۡسِلۡنَآ إِلَىٰ قَوۡمٖ مُّجۡرِمِينَ ٣٢

Они сказали: «Мы посланы к грешным людям,

لِنُرۡسِلَ عَلَيۡهِمۡ حِجَارَةٗ مِّن طِينٖ ٣٣

чтобы наслать на них каменья из глины,

Ata thanë: “Ne jemi të dërguar për një popull të padrejtë, që të hedhim gurë prej balte të pjekur mbi ta...” -Flitej për popullin e Lutit. Ata ishin idhujtarë e të padrejtë. Ata adhuronin diçka tjetër veç Zotit, mohonin Profetin dhe kryenin një vepër të shëmtuar, të cilën askush para tyre nuk e kishte bërë.

51:34Страница 522

مُّسَوَّمَةً عِندَ رَبِّكَ لِلۡمُسۡرِفِينَ ٣٤

помеченные у твоего Господа для тех, кто излишествовал».

Të shënuar nga Zoti yt, për secilin nga ata që ka kaluar kufijtë. -Çdo gur ishte i shënuar dhe i adresuar se kë do të vriste. Në çdo gur ishte shenja dalluese e viktimës së tij. Ata, vërtet, i kishin kaluar kufijtë. Megjithatë, Ibrahimi (a.s.) filloi të diskutonte me melekët-mysafirë për ndonjë falje të mundshme për popullin e Lutit. Por Allahu i Lartësuar tha: “O Ibrahim, lëre këtë! Urdhri i Zotit tënd tashmë ka zbritur. Nuk ka më dyshim se ata do të vuajnë një dënim të pashmang-shëm.” [Hud 76]. Dhe ashtu ndodhi:

51:35–36Страница 522

فَأَخۡرَجۡنَا مَن كَانَ فِيهَا مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٣٥

Мы вывели оттуда всех уверовавших,

فَمَا وَجَدۡنَا فِيهَا غَيۡرَ بَيۡتٖ مِّنَ ٱلۡمُسۡلِمِينَ ٣٦

но нашли там только один дом с мусульманами.

Ne i larguam të gjithë besimtarët që ishin në atë vend, ndonëse aty gjetëm veçse një shtëpi(të vetme)muslima-nësh. -Ishte shtëpia e Lutit (a.s.), nga e cila përjashtohej gruaja e tij, sepse bënte pjesë tek të ndëshkuarit.

51:37Страница 522

وَتَرَكۡنَا فِيهَآ ءَايَةٗ لِّلَّذِينَ يَخَافُونَ ٱلۡعَذَابَ ٱلۡأَلِيمَ ٣٧

Мы оставили там знамение для тех, которые боятся мучительных страданий.

Ne kemi lënë aty shenja për ata që ia kanë frikën dënimit të dhembshëm. -Në ato vise ka shenja, të cilat mund të shërbejnë si mësim për ata që dinë të nxjerrin mësime, për ata që e kuptojnë se Allahu i Lartësuar e ka ndëshkimin shumë të ashpër, për ata që e kuptojnë se profe-tët kanë thënë të vërtetën dhe se Allahu e ka përforcuar të vërtetën e sjellë prej tyre.Disa mësime të nxjerra nga kjo histori.Në rrëfimet e sjella nga Allahu i Lartësuar për ndodhitë e të mirëve dhe të këqijve dhe përfundimet e tyre, ka urtësi të shumta. Kështu, në këto ajete del qartë rëndësia dhe grada e lartë e Ibrahimit. Allahu i Lartësuar e filloi këtë histori duke folur për Ibrahimin (a.s.). Ai ishte pjesë e një ngjarjeje të madhe, prej së cilës duhet të nxjerrim shumë mësime.- Së pari, mikpritja dhe nderimi i mikut është një virtyt i lartë. Kjo ishte tradita e të dashurit të Zotit, Ibrahimit (a.s.), për pasimin e së cilës Allahu i Lartësuar urdhëroi Muhamedin (a.s.) dhe ymetin e tij. Allahu i Lartësuar e përmendi mikpri-tjen e Ibrahimit në një kontekst lavdërimi. Miku duhet nderuar me fjalë dhe me vepra. Allahu i Lartësuar i përcaktoi miqtë e Ibrahimit si “të nderuar”. Ata ishin të nderuar nga Ibrahimi (a.s.), me mikpritjen e tij shembullore, të cilën Zoti e tregoi imtësisht. Ai tregoi në detaje se si Ibrahimi (a.s.) i nderoi miqtë e tij, me fjalë dhe me vepra. Por ata ishin të nderuar edhe nga vetë Zoti i Lartësuar.- Shtëpia e Ibrahimit (a.s.) ishte një bujtinë e hapur për çdo udhëtar dhe mik. Për këtë arsye, ata hynë brenda pa pyetur e pa kërkuar leje, por thjesht përshëndetën me selam, për mirësjellje. Edhe Ibrahimi (a.s.) ua ktheu me një përshëndetje më të mirë, duke i thënë: “Selami qoftë gjithnjë me ju!”- Nga ajeti kuptojmë se lejohet prezanti-mi me ata që të vizitojnë apo me të cilët ke krijuar njëfarë lidhjeje, sepse kjo mund të sjellë mirësi të shumta.- Edukata e Ibrahimit (a.s.) dhe kujdesi i tij në përzgjedhjen e fjalëve më të mira ishte i madh. Ai u tha atyre: “...o njerëz të panjohur në këto anë...”, dhe nuk u tha: “Unë nuk ju njoh ju”. Sigurisht që mes dy rasteve ka ndryshim të dukshëm.- Nga ngjarja mësojmë se duhet të nxitoj-më në nderimin e mikut. Bamirësia më e çmuar është ajo që kryhet më së shpejti. Prandaj Ibrahimi nxitoi që t’u shtronte menjëherë tryezën mysafirëve të tij.- Nderimi i mikut me një ushqim që është i gatshëm, para se miku të vijë, pasi ndoshta është përgatitur për të tjerë, nuk konsiderohet aspak si mungesë respekti për mikun. Allahu i Lartësuar i konsideroi mysafirët e Ibrahimit si miq plotësisht “të nderuar”.- Ne mësojmë gjithashtu për begatitë e mëdha që Allahu i Lartësuar i pati dhënë Ibrahimit. Kjo duket në faktin që ai e kishte viçin gati, madje edhe të gatuar, pa pasur nevojë të shkonte në treg, ta merrte nga fqinjët apo diku tjetër.- Vëmë re se ishte vetë Ibrahimi (a.s.) që u shërbeu miqve, ndërkohë që ai ishte i dashuri i Mëshiruesit. Me këtë, ai dëshmoi se ishte shembulli më i mirë i nderimit të mikut. Ibrahimi (a.s.) ua afroi ushqimin mysafirëve në vendin ku ishin ulur ata dhe nuk ua shtroi diku tjetër e t’u thoshte “Ejani të hani!”. Ai zgjodhi atë gjë që ishte më e thjeshtë dhe më e rehatshme për ta.- Përzgjedhja e fjalëve me mikun, sidomos në momentin kur u ofron ushqimin. Ibrahimi (a.s.) zgjodhi fjalët më të mira, duke u thënë: “A nuk po hani tani?”. Kështu, njeriu duhet të përzgjedhë fjalët më të mira për të ftuar mikun në ushqim, për shembull, të thotë: “A nuk po na nderoni?” ose: “A nuk po urdhëroni?” e të tjera si këto.- Nëse dikush frikësohet për ndonjë shkak të caktuar, duhet që t’ia largosh atë frikë duke i folur e duke e sqaruar, sikurse vepruan melekët me Ibrahimin (a.s.), kur i thanë: “Mos u frikëso!”, dhe më pas i dhanë lajmin e gëzueshëm.- Gëzimi i madh i Sarës, gruas së Ibrahi-mit, aq sa bëri disa veprime të pazakonta.- Mirësia e madhe që Allahu i Lartësuar i dhuroi Ibrahimit (a.s.) dhe Sarës, që ishte djali i tyre i ditur, Is’haku (a.s.).

51:38–40Страница 522

وَفِي مُوسَىٰٓ إِذۡ أَرۡسَلۡنَٰهُ إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ بِسُلۡطَٰنٖ مُّبِينٖ ٣٨

Знамение было и в рассказе о Мусе (Моисее). Вот Мы отправили его к Фараону с явным доводом.

فَتَوَلَّىٰ بِرُكۡنِهِۦ وَقَالَ سَٰحِرٌ أَوۡ مَجۡنُونٞ ٣٩

Он отвернулся в сторону (или вместе со своим окружением) и сказал: «Колдун или одержимый!».

فَأَخَذۡنَٰهُ وَجُنُودَهُۥ فَنَبَذۡنَٰهُمۡ فِي ٱلۡيَمِّ وَهُوَ مُلِيمٞ ٤٠

Мы схватили его вместе с войском и бросили их в море, и он был достоин порицания.

Edhe Musanë, Ne e dërguam te Faraoni me fakte të qarta. Por ai, me parinë e vet, ia ktheu shpinën dhe tha: “Është magjistar ose i çmendur.”. Prandaj Ne e ndëshkuam atë dhe ushtrinë e tij, duke e hedhur në det të poshtëruar. -Janë të shumta shenjat dhe mrekullitë që Zoti solli me Musain (a.s.), sidomos kur e dërgoi te Faraoni dhe paria e tij. Në këtë ngjarje ka prova të shumta për ata që i frikësohen ndëshkimit të dhemb-shëm të Zotit, ndërsa arrogantët i shohin me mospërfillje ato. Kështu veproi Faraoni me Musain dhe mrekullitë që ai solli. Ai e konsideroi Musain si një magjistar dhe mashtrues, madje e konsideroi si të çmendur. Sipas tij, ishin vetëm dy mundësi se si mund të shihej Musai: ose si magjistar, dhe mrekullitë e tij ishin thjesht mashtrime, ose si i çmendur, dhe gjithçka që thoshte nuk duhej marrë në konsideratë. Ai veproi në këtë mënyrë, edhe pse e dinte shumë mirë se Musai ishte i sinqertë në prete-ndimin e tij, sikurse thotë i Lartësuari: “Ata e mohuan padrejtësisht Musain, edhe pse ishin të sigurt në veten e tyre për vërtetësinë e tij”. Po pse e bënin këtë? Vetëm prej mendjemadhësisë së tyre. Në një ajet tjetër tregohet se Musai (a.s.) i tha Faraonit: “Ti e di shumë mirë se këto mrekulli i solli veçse Zoti i qiejve dhe i Tokës, si prova për njerëzit”. Kështu, Faraoni dhe paria e tij e mohuan Musain dhe i shpërfillën porositë e Zotit të sjella prej tij. Për këtë arsye, Zoti e ndëshkoi në momentet kur ai ishte ende arrogant dhe mohues. Ai e ndëshkoi siç di të ndëshkojë Ngadhënjimtari i Plotfuqishëm.

51:41–42Страница 522

وَفِي عَادٍ إِذۡ أَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِمُ ٱلرِّيحَ ٱلۡعَقِيمَ ٤١

Знамение было и в рассказе об адитах. Вот Мы наслали на них недобрый ветер.

مَا تَذَرُ مِن شَيۡءٍ أَتَتۡ عَلَيۡهِ إِلَّا جَعَلَتۡهُ كَٱلرَّمِيمِ ٤٢

Он обращал в подобие праха все, на что налетал.

(Kujto)Edhe Adin, kur Ne lëshuam kundër tyre furtunën shkatërrimtare, që nuk la gjë pa e shndërruar në mbeturinë. -Ad quhej një popull i njohur shumë i fuqishëm. Kur ata mohuan Profetin e dërguar tek ata, Hudin, Allahu i Lartësuar lëshoi si ndëshkim kundër tyre një erë të fuqishme, që nuk përmbante asnjë të mirë, por vetëm shkatërrim dhe ndësh-kim. Kudo ku kaloi, ajo shfarosi gjithçka dhe e shndërroi në pluhur, sikur të mos kishin ekzistuar kurrë. Edhe pse ishin një popull tejet i fuqishëm, si askush tjetër në botë, Zoti i zhduku. Kjo tregon për forcën dhe pushtetin absolut të Allahut të Madhëruar, të Cilit nuk i shpëton asgjë në gjithësi. Ai e ndëshkon ashpër atë që nuk i bindet dhe nuk kthen rrugë.

51:43–45Страница 522

وَفِي ثَمُودَ إِذۡ قِيلَ لَهُمۡ تَمَتَّعُواْ حَتَّىٰ حِينٖ ٤٣

Знамение было и в рассказе о самудянах. Им было сказано: «Пользуйтесь благами до определенного времени».

فَعَتَوۡاْ عَنۡ أَمۡرِ رَبِّهِمۡ فَأَخَذَتۡهُمُ ٱلصَّٰعِقَةُ وَهُمۡ يَنظُرُونَ ٤٤

Они ослушались веления своего Господа, и их поразило губительное наказание, пока они наблюдали за этим.

فَمَا ٱسۡتَطَٰعُواْ مِن قِيَامٖ وَمَا كَانُواْ مُنتَصِرِينَ ٤٥

Они не смогли даже подняться, и никто не помог им.

(Kujto)Edhe Themudin, kur atyre iu tha: “Kënaquni edhe për pak kohë!”. Por ata nga kryelartësia, nuk e respektuan urdhrin e Zotit të tyre, prandaj i kapi rrufeja, ndërkohë që e shihnin. Por nuk mundën as të ngrihen e as të kundërvihen. -Edhe në popullin e Themudit, Zoti i Lartësuar dërgoi mrekulli të mëdha me profet Salihun. Por ata e shpërfillën dhe u treguan arrogantë me të. Allahu i Lartësuar u solli si mrekulli devenë që doli nga shkëmbi, por kjo u shtoi veçse mosbindjen dhe rebelimin. Si pasojë, Allahu i Lartësuar e urdhëroi Profetin e Tij t’i paralajmëronte për dënimin e afërt. Kështu, ata i përfshiu ushtima e madhe, e frikshme dhe shkatërruese. Ata as nuk mundën të ngriheshin për të shpëtuar nga ndëshkimi apo të vetëmbroheshin.

51:46Страница 522

وَقَوۡمَ نُوحٖ مِّن قَبۡلُۖ إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَوۡمٗا فَٰسِقِينَ ٤٦

Мы уничтожили народ Нуха (Ноя) еще раньше, ибо они были людьми нечестивыми.

(Kujto)Edhe popullin e Nuhut, që ishte më parë. Vërtet, ai ishte një popull i prishur. -Po kështu veproi i Madhëruari edhe me popullin e Nuhut (a.s.), kur ata e trajtuan Nuhun (a.s.) si gënjeshtar dhe nuk iu nënshtruan porosive të Zotit dhe shkelën kufijtë e Tij. Atëherë, Zoti u lëshoi ujë të papërmbajtur, i cili vërshonte nga çdo drejtim. Kështu, u mbytën të gjithë dhe prej vendbanimeve të tyre nuk mbeti më asgjë. I tillë është ndëshkimi i Zotit për ata që nuk i binden dhe shpërfillin profetët, shpalljet dhe porositë e Tij.

51:47Страница 522

وَٱلسَّمَآءَ بَنَيۡنَٰهَا بِأَيۡيْدٖ وَإِنَّا لَمُوسِعُونَ ٤٧

Мы воздвигли небо благодаря могуществу, и Мы его расширяем (или даруем пропитание; или обладаем мощью).

Ne e ngritëm qiellin me fuqinë Tonë dhe Ne e zgjerojmë atë. -Është Allahu i Lartësuar Ai që e krijoi qiellin me përpikmëri dhe përkujdeset për të dhe për gjithë krijimin e Tij. Ai e bëri qiellin si çati mbrojtëse për Tokën dhe gjithçka në të. Ai e krijoi gjithë këtë madhështi me forcën dhe pushtetin e Tij të pakufishëm. Është po Allahu që i zgjeron skajet dhe anët e qiejve. Allahu zgjeron, gjithashtu, edhe gjendjen e robërve të Tij, duke i furnizuar. Nuk ka kafshë të fshehur në tokë, në thellësi të oqeanit apo në lartësitë e qiejve dhe të tokës, që Zoti të mos përkujdeset për të, duke i mundë-suar gjithçka që i nevojitet. I Lartësuar dhe larg çdo të mete është Ai, që ka përfshirë me mirësinë dhe begatitë e Tij çdo krijesë. Të pafundme janë begatitë e Allahut, mëshira e të Cilit ka përfshirë të gjitha krijesat.

51:48Страница 522

وَٱلۡأَرۡضَ فَرَشۡنَٰهَا فَنِعۡمَ ٱلۡمَٰهِدُونَ ٤٨

Мы разостлали землю, и как же прекрасно Мы расстилаем!

Edhe Tokën e kemi shtruar. Sa shtrues të mirë që jemi Ne! -Allahu i Lartësuar e bëri Tokën të shtruar, në mënyrë të tillë që njerëzit të mund kërkojnë dhe të arrijnë në të mirësitë e Zotit. Ata me lehtësi mund të ndërtojnë në të, të mbjellin pemë, të pushojnë, të udhëtojnë etj. Vërtet, prej diçkaje të shtruar mund të përfitohet, por nuk është e thënë që përfitimi të jetë i plotë në çdo aspekt. Por Allahu i Lartësuar e shtroi tokën në mënyrë të tillë që përfitimi prej saj të jetë i plotë, prandaj e lavdëroi Veten e Tij për këtë vepër. Ai e shtriu dhe e nënshtroi tokën për robërit e Tij, ashtu si e kërkon urtësia, mëshira dhe bamirësia e Tij.

51:49Страница 522

وَمِن كُلِّ شَيۡءٍ خَلَقۡنَا زَوۡجَيۡنِ لَعَلَّكُمۡ تَذَكَّرُونَ ٤٩

Мы сотворили все сущее парами, - быть может, вы помяните назидание.

Çdo gjë e kemi bërë në çift, që ju të kujtoni. -Zoti i Lartësuar e krijoi çdo lloj kafshe në çift, mashkull dhe femër, që ju të kujtoni të mirat e Tij dhe urtësinë e Tij, për mënyrën si bëri që kafshët të ruajnë vazhdimësinë e tyre. Ai ju mundëson juve që t’i shfrytëzoni këto të mira dhe të kërkoni prej begative të Tij. Të gjitha këto shenja të madhështisë, pushtetit, dijes dhe urtësisë së Tij, pa dyshim që nxisin frikërespekt për Zotin dhe kthim tek Ai me pendim dhe nënshtrim. Prandaj i Lartësuari tregon më pas qëllimin përse i përmendi këto shenja madhështore:

51:50Страница 522

فَفِرُّوٓاْ إِلَى ٱللَّهِۖ إِنِّي لَكُم مِّنۡهُ نَذِيرٞ مُّبِينٞ ٥٠

Скажи: «Бегите же к Аллаху. Воистину, я являюсь для вас предостерегающим и разъясняющим увещевателем от Него.

Atëherë, nxitoni për tek Allahu! Unë vij tek ju si paralajmërues i qartë prej Tij. -Qëllimi është që robërit të rendin të pendohen tek Allahu i Madhëruar, të largohen menjëherë nga çdo gjë që Ai e urren dhe e ka ndaluar, të nxitojnë të largohen nga injoranca drejt dijes, nga kufri në iman, nga mosbindja në bindje, nga hutimi në kujtim të vazhdueshëm të Zotit. Ai që i plotëson këto kushte ka plotësuar besimin e tij, ka shpëtuar nga çdo gjë së cilës i druhet dhe ka për të arritur gjithçka që e synon dhe e dëshiron. Kur i frikësohesh diçkaje, nxiton të largohesh prej saj. Por e kundërta ndodh kur ke frikë Zotin. Kur i frikësohesh Zotit, nxiton t’i afrohesh Atij. Vetëm kështu mund të gjesh prehje dhe qetësi. Me afrimin te Zoti arrihet çdo mirësi dhe largohet çdo frikë e pasiguri. Prania e Tij sjell lumturi dhe gëzim. Sa më shumë ta kesh frikë Zotin, aq më shumë nxiton drejt Tij i bindur dhe i nënshtruar, me dashuri për Të dhe duke e madhëruar.

51:51Страница 522

وَلَا تَجۡعَلُواْ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَۖ إِنِّي لَكُم مِّنۡهُ نَذِيرٞ مُّبِينٞ ٥١

Не поклоняйтесь наряду с Аллахом другому божеству. Воистину, я являюсь для вас предостерегающим и разъясняющим увещевателем от Него».

Mos adhuroni veç Allahut zot tjetër! Unë vij te ju si paralajmërues i qartë prej Tij. -Unë ju paralajmëroj për një ndëshkim të dhembshëm prej Zotit, nëse nuk dëgjoni dhe bindeni! Qortimi im është i qartë dhe i kuptueshëm. Të vraposh tek Allahu do të thotë të largohesh nga çdo gjë tjetër që adhurohet veç Tij, çfarëdo qofshin ato: puta, idhuj, varre etj. Vrapimi drejt Zotit kërkon që çdo adhurim që Zoti e ka përcaktuar si të tillë t’i përkushtohet Atij dhe vetëm Atij, e askujt tjetër. Vetëm Ai duhet adhuruar me fjalë, vepra dhe ndjenja, duke i shprehur dashurinë, madhërimin dhe nënshtrimin e plotë. Dashuria, frikërespekti, shpresa, pendimi i sinqertë, mbështetja e plotë, lutjet, kurbani dhe çdo lloj adhurimi tjetër duhet t’i kushtohen e drejtohen vetëm Allahut, dhe askujt tjetër.

51:52Страница 523

كَذَٰلِكَ مَآ أَتَى ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِم مِّن رَّسُولٍ إِلَّا قَالُواْ سَاحِرٌ أَوۡ مَجۡنُونٌ ٥٢

Таким же образом, какой бы посланник ни приходил к их предшественникам, они обязательно говорили: «Он - колдун или одержимый!».

Po kështu, edhe ata që ishin më parë, sa herë që u shkonte ndonjë profet, thoshin: “Është magjistar ose i çmendur.” -Idhujtarët dhe mohuesit e Zotit gjithmonë i kanë mohuar profetët e Zotit. Ata kanë fyer dhe shpifur për Zotin dhe profetët e Tij. Ky është zakon i pandryshueshëm i tyre. Prandaj Allahu i Lartësuar e sjell këtë fakt në vëmendjen e Profetit të Tij të dashur, për ta ngushëllu-ar atë nga trajtimi i vrazhdë dhe jo i denjë që i bëhej nga populli i tij. Çdo profet është fyer dhe trajtuar si magjistar ose si i çmendur. Allahu i Lartësuar bën një pyetje: Për këto fjalë që përsëriten nga të parët dhe të fundit, a mos ka ndonjë marrëveshje mes tyre, që t’i trajtojnë njëlloj profetët e Zotit?! Por nuk është çudi që ndodh diçka të tillë, sepse ata janë njerëz të prishur.

51:53Страница 523

أَتَوَاصَوۡاْ بِهِۦۚ بَلۡ هُمۡ قَوۡمٞ طَاغُونَ ٥٣

Неужели они заповедали это друг другу? О нет! Они являются людьми, преступающими границы дозволенного.

A mos kishin mësuar njëri-tjetrin kështu? Jo, por ata ishin njerëz që kalonin kufijtë. -Ata ngjajnë në zemrat e tyre, sepse i kanë të mbushura me kufër dhe poshtërsi, prandaj i kanë të ngjashme edhe fjalët e veprat e tyre, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Ata që nuk dinë, thonë: “Përse Allahu nuk flet me ne, ose përse nuk na sjell ndonjë shenjë?!” Po kështu thoshin edhe ata që ishin para tyre. Të ngjashme janë fjalët e tyre. Të ngjashme janë edhe zemrat e tyre. Ne i sqaruam argumentet për një popull që është i sigurt (në besimin në Zotin).” [Bekare 118]. Nga ana tjetër, të gjithë besimtarët, duke qenë se zemrat e tyre i nënshtrohen të vërtetës pasi e kërkojnë atë, i besojnë menjëherë profetët e Zotit, i respektojnë e i nderojnë ata, iu binden dhe iu nënshtro-hen porosive të sjella nga ata prej Zotit të gjithësisë.

51:54Страница 523

فَتَوَلَّ عَنۡهُمۡ فَمَآ أَنتَ بِمَلُومٖ ٥٤

Отвратись же от них, и тебя не будут порицать.

Atëherë, largohu prej tyre, sepse t’i nuk fajsohesh për ta! -Allahu i Lartësuar e urdhëroi Profetin e Tij që t’u kthente shpinën dhe të largohej nga mohuesit. Ai duhej t’i shpërfillte ata, duke u përqendruar tërësisht në misionin e tij. Profeti nuk mbante përgjegjësi për gjynahet dhe mohimin e tyre. Ai ishte thjesht një përcjellës dhe sqarues i së vërtetës dhe, si i tillë, ai e plotësoi amanetin e ngarkuar.

Текст: Quranic Universal Library (Tarteel) через spa5k/tafsir_api (MIT), в зафиксированной версии. Аяты: Quran Foundation. Источники и лицензии

Содержание

Аят аль-Курси36Аль-Кахфстр. 42джуз 15Бухари 1Муслим 2999

Вид

Тема
Размер текста
Вид

Read in English