Ас-Саади · Тафсир · на албанском
الفتح
Аль-Фатх
Победа · Мединская · 29 аятов
Ne të dhamë ty(o Muhamed)një fitore të madhe,... -Çlirimi dhe Fitorja për të cilën bëhet fjalë është Marrëveshja e Hudejbijes, që u bë mes Profetit dhe mekasve idhujtarë, pasi këta të fundit pengonin Profetin e Zotit që të kryente umren. Pas përpjekjeve të shumta dhe bisedimeve të gjata, Profeti (a.s.) arriti një marrëveshje me ta, ku, ndër të tjera, u vendos:1. Paqe e armëpushim mes palëve për dhjetë vjet.2. Muslimanët ta ndërprisnin umren atë vit dhe ta kryenin vitin e ardhshëm.3. Çdokush që dëshironte të bashkohej në aleancë me kurejshit, të lejohej nga muslimanët, e çdokush që dëshironte të bashkohej në aleancë me muslimanët, të lejohej nga idhujtarët etj.Për shkak të kësaj marrëveshjeje, u krijua një situatë paqeje dhe sigurie, dhe kështu hapësira për t’i ftuar njerëzit në fenë e Zotit ishte më e gjerë. Çdo musliman, në çdo vis ku gjendej, i ftonte njerëzit në Islam, kështu çdo njeri i interesuar mund të gjykonte dhe arsyetonte me qetësi për mesazhin e kësaj feje dhe ta njihte atë realisht, ashtu siç ishte, të pamjegulluar e shtrëmbëruar nga qafirët. Gjatë kësaj kohe, njerëzit nisën të hynin në fenë e Zotit grupe-grupe. Allahu i Madhëruar e quajti ‘çlirim’, madje ‘çlirim i madh’, sepse qëllimi i çlirimit të vendeve ku jetojnë idhujtarë është lartësimi i fesë së Allahut dhe fitorja përfundimtare e muslima-nëve. Të gjitha këto u arritën nëpërmjet kësaj marrëveshjeje. Allahu i Madhëruar solli me këtë ngjarje shumë gjëra të dobishme për Islamin dhe muslimanët. Ai thotë:
48:2Страница 511
لِّيَغۡفِرَ لَكَ ٱللَّهُ مَا تَقَدَّمَ مِن ذَنۢبِكَ وَمَا تَأَخَّرَ وَيُتِمَّ نِعۡمَتَهُۥ عَلَيۡكَ وَيَهۡدِيَكَ صِرَٰطٗا مُّسۡتَقِيمٗا ٢
чтобы Аллах простил тебе грехи, которые были прежде и которые будут впоследствии, чтобы Он довел до конца Свою милость к тебе и провел тебя прямым путем
... që Allahu të t’i falë gabimet e kaluara dhe ato të mëvonshme, ... -Kjo erdhi - dhe Allahu e di më mirë - për shkak të veprave të shumta në bindje ndaj Allahut dhe për shkak të masës së madhe të njerëzve që përqafuan fenë e Tij. Gjithashtu, ndodhi edhe për shkak të pranimit nga ana e Profetit (a.s.) të kushteve të mekasve, gjë e cila kërkonte një durim të hekurt, të cilin e kanë veçse më të zgjedhurit e profetëve të Zotit. Fakti që Allahu i Madhëruar ia fali Profetit (a.s.) të gjitha gabimet, të shkuarat dhe të ardhmet, është një nga privilegjet më të mëdha që i janë dhuruar Muhamedit (a.s.). Përveç kësaj:... ta plotësojë mirësinë e Tij ndaj teje ... -Kuptimi: Të plotësojë mirësinë e Tij ndaj teje, duke ngritur lart fenë tënde, duke të dhënë epërsi mbi armiqtë dhe duke e përhapur fjalën tënde gjerësisht.... dhe të të udhëzojë në rrugë të drejtë. ... -Nëpërmjet këtij udhëzimi, Allahu i Madhëruar ju mundëson që të arrini lumturinë e përjetshme, duke fituar çdo të mirë dhe duke shpëtuar nga çdo e keqe.
...Dhe që Allahu të të dhurojë ty një mbështetje të fuqishme. -Kuptimi: Ndihma e Alllahut do të jetë e madhe dhe Islami nuk do të kërcënohet më. Triumfi i Islamit dhe muslimanëve do të jetë i plotë dhe mohuesit do të poshtërohen, do të nënshtrohen e do rrallohen. Fuqia e muslimanëve, në aspektin ushtarak, ekonomik etj., do të mbizotërojë. Pastaj i Madhëruari tregon frytet e këtij çlirimi te muslimanët, duke thënë:
48:4Страница 511
هُوَ ٱلَّذِيٓ أَنزَلَ ٱلسَّكِينَةَ فِي قُلُوبِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ لِيَزۡدَادُوٓاْ إِيمَٰنٗا مَّعَ إِيمَٰنِهِمۡۗ وَلِلَّهِ جُنُودُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلِيمًا حَكِيمٗا ٤
Он - Тот, Кто ниспослал покой в сердца верующих, чтобы их вера увеличилась. Аллаху принадлежит воинство небес и земли. Аллах - Знающий, Мудрый.
Është(Allahu)Ai që zbriti prehjen në zemrat e besimtarëve, për t’ua shtuar edhe më shumë besimin. -Allahu i Madhëruar na tregon një mirësi, me të cilën privilegjon besimtarët: qetësia në zemrat e tyre. Kjo qetësi e zbritur nga i Madhëruari sjell qëndrueshmëri në çdo situatë sprove. Ajo sjell durim e vendosmëri në kalimin e këtyre situatave. Arsyeja është se sprovat dhe ngjarjet e rënda e trondisin zemrën, mendjen dhe arsyen e njeriut. Ato ia dobësojnë robit shpirtin dhe vullnetin. Por nëpërmjet paqes shpirtërore të zbritur prej Tij, Allahu i Madhëruar i forcon zemrat dhe këmbët e besimtarëve, kthjellon arsyen dhe logjikën e tyre, që në situatat e vështira të veprojnë me maturi dhe durim, duke plotësuar çdo porosi të Tij në formën më të plotë. Gjithashtu, qetësia e zbritur nga Allahu ua shton imanin besimtarëve dhe ua forcon sigurinë në premtimin e Tij. Shiko sahabët dhe çfarë ndodhi pas marrëveshjes së Profetit (a.s.) me idhujtarët e Mekës. Në pamje të parë, ajo dukej sikur ishte ulje dhe humbje për muslimanët, në disa pika të saj, siç ishte moskryerja e umres atë vit apo ndonjë kusht tjetër. Të tilla kushte ishin të vështira të pranoheshin, aq më shumë kur muslimanët tashmë ishin fuqizuar dhe me një ushtri të rregullt. Por urtësia e Allahut është mbi gjithçka tjetër, dhe kjo ishte e qartë për ta, prandaj bënë durim dhe iu nënshtruan vendimit të Allahut e Profetit të Tij. Kur ata bënë durim dhe iu nënshtruan urdhrit, Allahu i Lartësuar u zbriti qetësi në zemra dhe ua shtoi sigurinë në premtimin e Tij.Të Allahut janë ushtritë e qiejve dhe të Tokës. Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë. -Të gjitha ushtritë e qiejve dhe të Tokës janë nën komandën e Tij. Ato i janë nënshtruar vullnetit, ligjit dhe caktimit të Allahut. Kështu, të mos mendojnë idhujtarët se Allahu nuk do ta ndihmojë dhe mbështesë Profetin dhe fenë e Tij. Allahu i Lartësuar është i Gjithëdituri dhe i Urti, që ditët e fitores dhe epërsisë i vërtit mes njerëzve, prandaj ndonjëherë e vonon triumfin e muslimanëve.
48:5Страница 511
لِّيُدۡخِلَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَٱلۡمُؤۡمِنَٰتِ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَا وَيُكَفِّرَ عَنۡهُمۡ سَيِّـَٔاتِهِمۡۚ وَكَانَ ذَٰلِكَ عِندَ ٱللَّهِ فَوۡزًا عَظِيمٗا ٥
И чтобы ввести верующих мужчин и верующих женщин в Райские сады, в которых текут реки, где они пребудут вечно, и чтобы простить им их злодеяния. Это перед Аллахом является великим преуспеянием.
Ai (Allahu) ka për t'i çuar Besimtarët dhe besimtaret në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Ata do të jenë të përjetshëm në to dhe Ai do t'ua falë Gjynahet e tyre. -Ky është premtimi i mrekullueshëm për muslimanët. Duke hyrë në kopshtet e Xhenetit, ata do të arrijnë gjithçka të mirë që dëshirojnë, ndërsa me faljen e gjynaheve të tyre, do të shpëtojnë nga gjithçka e keqe së cilës i druhen.Kjo tek Allahu është një fitore e madhe. -Arritja e këtij suksesi nga besimtarët vlerësohet nga Allahu i Madhëruar si një fitore e madhe.
48:6Страница 511
وَيُعَذِّبَ ٱلۡمُنَٰفِقِينَ وَٱلۡمُنَٰفِقَٰتِ وَٱلۡمُشۡرِكِينَ وَٱلۡمُشۡرِكَٰتِ ٱلظَّآنِّينَ بِٱللَّهِ ظَنَّ ٱلسَّوۡءِۚ عَلَيۡهِمۡ دَآئِرَةُ ٱلسَّوۡءِۖ وَغَضِبَ ٱللَّهُ عَلَيۡهِمۡ وَلَعَنَهُمۡ وَأَعَدَّ لَهُمۡ جَهَنَّمَۖ وَسَآءَتۡ مَصِيرٗا ٦
И чтобы подвергнуть мучениям лицемеров и лицемерок, многобожников и многобожниц, думающих об Аллахе дурное. Их постигнут превратности судьбы. Аллах разгневался на них, проклял их и приготовил для них Геенну. Как же скверно это место прибытия!
Ai(Allahu)do t'i ndëshkojë hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, të cilët kanë për Allahun mendime të këqia. Ata meritojnë më të keqen. -Ndërsa për munafikët dhe munafiket, idhujtarët dhe idhujtaret, ky sukses i muslimanëve ishte trishtim i madh. Qëllimi i tyre ishte dëmtimi i muslimanëve dhe zhdukja e Islamit, duke menduar se Allahu nuk do ta ndihmonte fenë e Tij dhe nuk do ta bënte të triumfonte. Ky qe mendim shumë i gabuar për Allahun. Ata e përkeqësuan mendimin për të Madhëruarin e të Urtin edhe më shumë, kur planifikuan që të mposhtnin pasuesit e të vërtetës. Por Allahu i Madhëruar dhe i Plotfuqishëm ua shkatërroi dhe ua ktheu mbrapsht planet e tyre të dështuara. Përveç kësaj:Allahu është zemëruar me ta, i ka mallkuar dhe u ka bërë gati Xhehenemin, që është vendi më i keq. -Për shkak të armiqësisë dhe luftës së tyre kundër të vërtetës dhe ithtarëve të saj, mbi ta goditi ashpër zemërimi i Zotit. Ai i mallkoi dhe i largoi nga mëshira e Tij. Ata i pret Xhehenemi, që është përgatitur si vendqëndrim i përhershëm për çdo mohues, kundërshtues dhe armik të së vërtetës.
48:7Страница 511
وَلِلَّهِ جُنُودُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَزِيزًا حَكِيمًا ٧
Аллаху принадлежит воинство небес и земли, и Аллах - Могущественный, Мудрый.
Të Allahut janë ushtritë e qiejve dhe të Tokës. -Allahu i Madhëruar e përsërit këtë të vërtetë, për ta përforcuar faktin se vetëm Atij i takon pushteti e sundimi i qiejve, i Tokës e gjithçka mes tyre. Nën sundimin e Tij janë të gjitha ushtritë dhe Ai do t’i ndihmojë gjithmonë ata që luftojnë për të lartësuar fenë dhe fjalën e Tij. Askush nuk mund t’i mposhtë ushtarët e Zotit, besimtarët e sinqertë të Tij, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Tashmë, Fjala Jonë u është dhënë më parë robërve tanë të dërguar, se ata, pa dyshim do të ndihmohen (nga Ne)dhe se Forcat Tona - ato me siguri do të jenë ngadhënjimtare.” [Saffat 171 - 173].Allahu është Ngadhënjimtari e i Urti. -E si mund të fitojë kush kundër ushtrisë së Allahut, që është El Aziz – Ngadhënjim-tari, i Fuqishmi, Krenari e Nënshtruesi i gjithçkaje?! Por Ai është edhe El Hakim - i Urti, që çdo gjë e ka krijuar me një funksion e qëllim, sipas urtësisë së Tij.
48:8Страница 511
إِنَّآ أَرۡسَلۡنَٰكَ شَٰهِدٗا وَمُبَشِّرٗا وَنَذِيرٗا ٨
Воистину, Мы отправили тебя свидетелем, добрым вестником и предостерегающим увещевателем,
Ne të dërguam ty si dëshmitar, si përgëzues dhe paralajmërues... -Allahu i Madhëruar e dërgoi Profetin besnik, që të dëshmojë mbi ymetin e tij, rreth qëndrimit të tyre, të mirë apo të keq. Ai do të dëshmojë për fjalët dhe veprat e ymetit, për ato të saktat e të vërtetat, ashtu edhe për ato të stisurat, të kotat e të pasaktat. Ai u dërgua, gjithashtu, si dëshmues për njëshmërinë e Zotit në meritën e adhurimit dhe për atributet e Tij të plota e absolute në çdo drejtim. Përveç këtyre, Profeti (a.s.) u dërgua që të përgëzojë të gjithë ata që i binden Allahut dhe fjalës së tij, për shpërblime dhe mirësi të shumta, që kanë lidhje me dynjanë, fenë dhe ahiretin e tyre. Ndërsa për ata që nuk i binden Allahut e Profetit të Tij, ai u dërgua që t’i paralajmërojë për ndëshkimin në këtë jetë dhe në tjetrën. Që përgëzimi dhe paralajmërimi të përcillen me sukses, duhet që të tregohen dhe sqarohen të gjitha fjalët dhe veprat për të cilat ka përgëzim ose kërcënim. Profeti (a.s.) ishte qartësuesi i të mirës dhe i të keqes, i rrugës të lumturisë dhe i shkaqeve të ndëshkimit, qartësues i të vërtetës dhe të kotës. Ai e bëri këtë detyrë në formën më të plotë, pa lënë asnjë boshllëk dhe mangësi. Prandaj, pas përshkrimit të tij si dëshmu-es e përgëzues, i Madhëruari thotë:
48:9Страница 511
لِّتُؤۡمِنُواْ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ وَتُعَزِّرُوهُ وَتُوَقِّرُوهُۚ وَتُسَبِّحُوهُ بُكۡرَةٗ وَأَصِيلًا ٩
чтобы вы уверовали в Аллаха, Его Посланника, почитали и уважали его, прославляли Его утром и перед закатом.
... Që ju ta besoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ... -Për shkak të ftesës së qartë dhe të bukur të Profetit, për shkak të mësimit prej tij të çdo gjëje të mirë dhe të dobishme, ai u dërgua që njerëzit të besojnë Allahun dhe Profetin e Tij në mënyrën më të saktë dhe të qartë. Ky besim kërkon që njerëzit të binden dhe të jetojnë sipas urdhrave e porosive të tyre, në të gjitha çështjet.... të cilin ta përkrahni e ta respektoni, ... -Ta respektoni, duke plotësuar të drejtat dhe përgjegjësitë ndaj tij. Profeti meriton respektin tuaj të plotë, sepse nëpërmjet tij, Zoti ju çliroi nga mosbesimi dhe ju dhuroi lirinë që ju fal besimi.... dhe që ta lartësoni(Allahun)mëngjes e mbrëmje -Kuptimi: Ta madhëroni, lartësoni e lavdëroni Allahun, duke bërë tesbih mëngjes e mbrëmje! Në këtë ajet përmenden tri lloje detyrimesh:1. Detyrimi i robërve kundrejt Allahut dhe Profetit, i cili është besimi tek ata të dy dhe bindja ndaj tyre.2. Detyrimi i veçantë ndaj Profetit (a.s.), i cili është respektimi i tij.3. Detyrimi i veçantë ndaj Zotit, i cili është madhërimi e lavdërimi i Tij me tesbih, namaz e vepra të tjera.
48:10Страница 512
إِنَّ ٱلَّذِينَ يُبَايِعُونَكَ إِنَّمَا يُبَايِعُونَ ٱللَّهَ يَدُ ٱللَّهِ فَوۡقَ أَيۡدِيهِمۡۚ فَمَن نَّكَثَ فَإِنَّمَا يَنكُثُ عَلَىٰ نَفۡسِهِۦۖ وَمَنۡ أَوۡفَىٰ بِمَا عَٰهَدَ عَلَيۡهُ ٱللَّهَ فَسَيُؤۡتِيهِ أَجۡرًا عَظِيمٗا ١٠
Воистину, те, которые присягают тебе, присягают Аллаху. Рука Аллаха - над их руками. Кто нарушил присягу, тот поступил во вред себе. А кто был верен тому, о чем он заключил завет с Аллахом, тому Он дарует великую награду.
Në këtë ajet, Allahu i Madhëruar flet për të ashtuquajturën “Bejatul Riduan”ose “Besëlidhja e Kënaqësisë së Allahut”, kur Profeti (a.s.) mori besën e sahabëve që ata nuk do ta tradhtonin kurrë. Ajo qe një besëlidhje shumë e veçantë, sepse kërkonte nga sahabët që të mos e braktisnin kurrë Profetin (a.s.) gjatë luftës, madje edhe në rastet kur largimi nga lufta është i lejueshëm. Ata do të qëndronin me të në çdo situatë, deri në vdekje. Kështu, Allahu i Madhëruar na tregon:Ata që të japin besën ty, në të vërtetë i japin besën Allahut. -Kuptimi: Ata të cilët lidhin besë me ty, o i Dërguar, në të vërtetë lidhin besë me Allahun e Madhëruar! Për ta përforcuar edhe më shumë rëndësinë e kësaj besëlidhjeje në zemrat e besimtarëve, Allahu i Madhëruar tha:Dora e Allahut është mbi duart e tyre. -Kjo është një besë e lidhur dorë më dorë me vetë Allahun. Kjo është thënë për të theksuar rëndësinë e madhe të kësaj besëlidhje dhe për t’i nxitur besimtarët që t’i përmbaheshin asaj me çdo kusht. Madje, për t’ia shtuar peshën edhe më shumë, Allahu i Madhëruar thotë:Kush e shkel besën, e shkel vetëm në dëm të vetes,... -Ai që nuk e çon në vend besën që i ka dhënë Allahut, ka dëmtuar vetveten, sepse ndëshkimin e Tij nuk mund ta pengojë asgjë. Ndërsa për ata që do t’i përmbaheshin besës me përpikmëri, Allahu i Madhëruar thotë:...ndërsa kush e mban besën që i ka dhënë Allahut, Ai(Allahu)ka për t'i dhënë shpërblim të madh. -Askush nuk e di dhe nuk mund ta përshkruajë madhësinë e këtij shpërblimi, përveç Allahut, që e dhuroi, duke ua mundësuar besimtarëve që ta arrijnë.
48:11Страница 512
سَيَقُولُ لَكَ ٱلۡمُخَلَّفُونَ مِنَ ٱلۡأَعۡرَابِ شَغَلَتۡنَآ أَمۡوَٰلُنَا وَأَهۡلُونَا فَٱسۡتَغۡفِرۡ لَنَاۚ يَقُولُونَ بِأَلۡسِنَتِهِم مَّا لَيۡسَ فِي قُلُوبِهِمۡۚ قُلۡ فَمَن يَمۡلِكُ لَكُم مِّنَ ٱللَّهِ شَيۡـًٔا إِنۡ أَرَادَ بِكُمۡ ضَرًّا أَوۡ أَرَادَ بِكُمۡ نَفۡعَۢاۚ بَلۡ كَانَ ٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ خَبِيرَۢا ١١
Бедуины, оставшиеся позади, скажут тебе: «Наше имущество и наши семьи отвлекли нас (или помешали нам). Попроси же для нас прощения». Они произносят своими языками то, чего нет в их сердцах. Скажи: «Кто властен помочь вам чем-нибудь перед Аллахом, если Он захочет навредить вам или захочет принести вам пользу?». О нет! Аллах ведает о том, что вы совершаете.
Beduinët, që nuk morën pjesë në luftë, do të thonë: “Na penguan pasuria dhe familjet tona, ndaj kërko falje për ne!” -Allahu i Madhëruar i qorton ata të cilët u dembelosën dhe nuk shkuan së bashku me Profetin të luftonin në rrugën e Tij. Këta ishin disa beduinë me iman të dobët dhe me zemër të sëmurë. Ata patën një mendim të keq për Allahun e Lartësuar. Ata u justifikuan duke thënë se i kishte penguar pasuria dhe familja nga pjesëmarrja në xhihad. Ata, gjithashtu, i kërkuan Profetit (a.s.) që të kërkonte falje për ta. Më pas, Allahu i Madhëruar thotë:Ata thonë me gojë gjëra që nuk i kanë në zemër. Thuaju: “Kush mund ta pengojë Allahun, nëse Ai dëshiron që t’ju përfshijë ndonjë gjëmë ose t’ju vijë ndonjë e mirë?!” Nuk është ashtu. Allahu e di shumë mirë se çfarë veproni ju. -Kur i thanë Profetit që të kërkonte falje për ta, ata donin të tregonin se e pranonin fajin dhe se ishin të penduar për të. Faji i tyre ishte mosmarrja pjesë në luftë me Profetin (a.s.). Por, në fakt, ata nuk ishin penduar me zemër. Nëse vërtet do të ndienin keqardhje për veprimin e tyre, atëherë lutja e Profetit (a.s.) për ta do t’u vlente, sepse pendimi është i dobishëm për ata që, sinqerisht, kthehen te Zoti të nënshtruar. E vërteta qe se ata nuk morën pjesë në luftë, pasi kishin mendim të keq për Allahun:
48:12Страница 512
بَلۡ ظَنَنتُمۡ أَن لَّن يَنقَلِبَ ٱلرَّسُولُ وَٱلۡمُؤۡمِنُونَ إِلَىٰٓ أَهۡلِيهِمۡ أَبَدٗا وَزُيِّنَ ذَٰلِكَ فِي قُلُوبِكُمۡ وَظَنَنتُمۡ ظَنَّ ٱلسَّوۡءِ وَكُنتُمۡ قَوۡمَۢا بُورٗا ١٢
Но вы предположили, что Посланник и верующие никогда не вернутся к своим семьям. Это было разукрашено в ваших сердцах, и вы сделали дурные предположения. Вы были пропащими людьми.
Ju pandehët se i Dërguari dhe besimtarët nuk do të ktheheshin më te familjet e veta, dhe kjo, thellë në zemër, ju duk gjë e mirë. Ju patët mendim të keq, sepse jeni njerëz të prishur. -Ata menduan se Profeti (a.s.) dhe besimtarët do të vriteshin në luftë dhe nuk do të ktheheshin më në shtëpitë e tyre. Dalëngadalë, ky mendim po iu pëlqente thellë në zemër, derisa iu bë ide e palëkundur. Dy ishin shkaqet e kësaj: së pari, ata ishin njerëz të prishur, tek të cilët nuk kishte asnjë hajër. Nëse në shpirtrat e tyre do të kishte ndonjë mirësi, ata kurrsesi nuk do t’i mendonin këto gjëra. Kurse shkaku i dytë ishte dobësia e imanit dhe e sigurisë së tyre në premtimin e Allahut për lartësimin e fjalës së Tij. Allahu i Lartësuar thotë:
48:13Страница 512
وَمَن لَّمۡ يُؤۡمِنۢ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ فَإِنَّآ أَعۡتَدۡنَا لِلۡكَٰفِرِينَ سَعِيرٗا ١٣
Если кто не уверует в Аллаха и Его Посланника, то ведь Мы приготовили неверующим Пламя.
Nëse dikush nuk i beson Allahut dhe të Dërguarit të Tij, atëherë Ne, sigurisht, kemi përgatitur për jobesimtarët një zjarr shumë të fortë. -Ai që nuk i beson Allahut dhe Profetit të Tij, është qafir dhe meriton ndëshkimin në Zjarrin e ndezur fort.
48:14Страница 512
وَلِلَّهِ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ يَغۡفِرُ لِمَن يَشَآءُ وَيُعَذِّبُ مَن يَشَآءُۚ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورٗا رَّحِيمٗا ١٤
Аллаху принадлежит власть над небесами и землей. Он прощает, кого пожелает, и причиняет мучения, кому пожелает. Аллах - Прощающий, Милосердный.
Vetëm Allahut i takon pushteti i qiejve dhe i Tokës. -Allahu i Madhëruar është i Vetëm dhe i Pashoq në pushtetin, mbretërimin dhe sundimin e qiejve dhe të Tokës. Është Ai që ka vendosur në gjithësi ligjet e funksionimit të saj dhe çdo gjë e krijuar ekziston dhe funksionon sipas këtyre ligjeve. Është vetëm Ai që ka vendosur ligjet e Sheriatit për robërit e Tij, të cilët janë të detyruar që ta zbatojnë atë. Ata duhet t’i nënshtrohen me vetëdije dhe vullnet të plotë ligjeve të Tij, nëse duan shpëtimin. Është Allahu, gjithashtu, që ka vendosur rregullat e shpërblimit dhe të ndëshkimit. Ai shpërblen dhe ndëshkon në bazë të diturisë, urtësisë, mëshirës e bujarisë së Tij, por edhe të drejtësisë së Tij, sipas zbatimit të ligjit nga krijesat e Tij. Allahu i Madhëruar e ka lidhur shpërblimin dhe ndëshkimin me zbatimin e dispozitave ligjore të vendosura nga Ai. Më pas, i Madhëruari thotë:Ai fal kë të dojë dhe ndëshkon kë të dojë. -Allahu i fal ata që Ai dëshiron. Të falurit janë ata që zbatojnë ligjin e Zotit, në shenjë dashurie, nënshtrimi, madhërimi e përunjësie ndaj Tij, me mënyrën, rrugët, fjalët dhe veprat që Ai i ka përcaktuar. Po ashtu, Allahu ndëshkon ata që Ai dëshiron. Këta janë ata që e shpërfillin ligjin e Zotit dhe nuk e trajtojnë atë si i takon, me respekt, dashuri e përkushtim.Allahu është Falësi i Madh, Mëshirëploti. -Allahu fal dhe mëshiron në çdo kohë. Ai vazhdimisht i fal gjynahqarët, i afatizon ata dhe pranon pendimin e tyre. Mirësitë e Tij të shumta vërshojnë mbi krijesat natë e ditë, në çdo çast e çdo gjendje.
48:15Страница 512
سَيَقُولُ ٱلۡمُخَلَّفُونَ إِذَا ٱنطَلَقۡتُمۡ إِلَىٰ مَغَانِمَ لِتَأۡخُذُوهَا ذَرُونَا نَتَّبِعۡكُمۡۖ يُرِيدُونَ أَن يُبَدِّلُواْ كَلَٰمَ ٱللَّهِۚ قُل لَّن تَتَّبِعُونَا كَذَٰلِكُمۡ قَالَ ٱللَّهُ مِن قَبۡلُۖ فَسَيَقُولُونَ بَلۡ تَحۡسُدُونَنَاۚ بَلۡ كَانُواْ لَا يَفۡقَهُونَ إِلَّا قَلِيلٗا ١٥
Когда вы отправитесь за трофеями, чтобы взять их, оставшиеся позади скажут: «Дайте нам последовать за вами». Они хотят изменить Слово Аллаха. Скажи: «Вы не последуете за нами. Так сказал Аллах прежде». Тогда они скажут: «Нет, вы завидуете нам». Но они мало что смыслят.
Kur ju të shkoni për të mbledhur plaçkën e luftës, ata që ngelën pas, do të thonë: “Na lini të vijmë edhe ne me ju!” -Pasi përshkroi gjendjen e përbuzur dhe të dënueshme të njerëzve që nuk morën pjesë në luftë me Profetin (a.s.), Allahu i Madhëruar na tregon një prej mënyrave me të cilën ata u ndëshkuan që në dynja. Kur Profeti (a.s.) dhe shokët e tij, me mirësinë e Zotit, fituan plaçkë lufte pa zhvilluar asnjë betejë dhe shkuan për ta marrë atë, këta të mjerë kërkuan që të merrnin ndonjë pjesë, duke thënë: “Na lejoni të vijmë edhe ne me ju, që të marrim nga plaçka luftës!” Kështu ata donin të ndryshonin gjykimin e Allahut rreth plaçkës së luftës dhe atyre që e meritojnë atë. Allahu i Madhëruar kishte vendosur që këtyre të mos u jepej gjë nga plaçka e luftës, si ndëshkim për ta, por ta përfitonin vetëm besimtarët e vërtetë. Ky qe caktimi i Zotit dhe ligji i Tij.Kështu, ata duan të ndryshojnë urdhrin e Allahut. Ti thuaju: “Kurrsesi! Ju nuk keni për të ardhur me ne. Kështu ka thënë Allahu më herët.” -Thuaju atyre: “Kurrë nuk keni për të ardhur! Ju jeni të privuar nga ky nder, sepse ia bëtë vetes padrejtësinë duke mos marrë pjesë në luftë, kur u ftuat të bashkoheshit me ne.”Kurse ata do t’ju thonë: “Nuk është ashtu. Ju na keni zili.” Por ata mendojnë shumë pak. -Kur atyre iu përcoll gjykimi i Allahut, që ishte ndëshkim për ta, si përgjigje thanë: “Ju na keni zili! Nga zilia juaj, nuk doni që të marrim pjesë me ju në plaçkën e luftës!” Ja, deri këtu arriti logjika e tyre në këtë çëshje. Nëse do të logjikonin drejt, do ta kuptonin se ata u privuan nga plaçka e luftës për shkak të mosbindjes së tyre. Do ta kuptonin se mosbindja sjell ndëshkime në dynja dhe në ahiret.
48:16Страница 513
قُل لِّلۡمُخَلَّفِينَ مِنَ ٱلۡأَعۡرَابِ سَتُدۡعَوۡنَ إِلَىٰ قَوۡمٍ أُوْلِي بَأۡسٖ شَدِيدٖ تُقَٰتِلُونَهُمۡ أَوۡ يُسۡلِمُونَۖ فَإِن تُطِيعُواْ يُؤۡتِكُمُ ٱللَّهُ أَجۡرًا حَسَنٗاۖ وَإِن تَتَوَلَّوۡاْ كَمَا تَوَلَّيۡتُم مِّن قَبۡلُ يُعَذِّبۡكُمۡ عَذَابًا أَلِيمٗا ١٦
Скажи бедуинам, оставшимся позади: «Вас еще призовут воевать против людей, обладающих суровой мощью. Вы сразитесь с ними, или же они обратятся в ислам. Если вы подчинитесь, то Аллах дарует вам прекрасную награду. Если же вы отвернетесь, как отвернулись прежде, то Аллах причинит вам мучительные страдания».
Më sipër, Allahu i Madhëruar foli për ata të cilët nuk morën pjesë në xhihad së bashku me Profetin (a.s.), dhe për këtë nxorën justifikime të kota. Aq të pafytyrë ishin, saqë po të dilte rasti ku, së bashku me ushtrinë muslimane, të mund të merrnin plaçkë lufte pa bërë luftë, kërkonin që të përfitonin edhe ata. Ata donin të merrnin pjesë thjesht në ndarjen plaçkës e jo të jepnin kontribut në luftë. Por Allahu i Madhëruar, duke dashur të nxjerrë në shesh qëllimet e tyre të ulëta, tha:Atyre beduinëve që ngelën pas, thuaju: “Ju do të thirreni të dilni kundër një populli luftarak e të fuqishëm, që ose do të luftohen, ose do të dorëzohen.” -Do të vijë dita që, kur Profeti apo ata që do të jenë në vend të tij (si kalifët e drejtë), t’ju thërrasin për luftë kundër një populli të fuqishëm. Populli për të cilin aludohet këtu mund të ishin persët, romakët ose të tjerë si ata, për sa i përket fuqisë ushtarake. Por kur të ndodhte kjo, para atyre popujve do të ishin vetëm dy mundësi: ose luftë, ose të dorëzoheshin duke pranuar Islamin, pasi për shkak të fuqisë së tyre, ata nuk pranonin të jepnin xhizjen, si alternativë e tretë. Megjithatë, pas fitoreve të muslimanëve, ata e kuptuan se tashmë ishin të pafuqishëm kundrejt muslimanëve, prandaj u ngelën dy mundësitë e tjera: ose të pranonin Islamin, ose të jepnin xhizjen. Kjo qe prova e Allahut të Madhëruar për munafikët, që të shihej si do të vepronin:Nëse i përgjigjeni thirrjes, Allahu do t’ju japë shpërblim të mirë... -Nëse do t’i bindeshin thirrjes për luftë, do të fitonin një shpërblim të mirë, të cilin Allahu e ka vendosur për ata që luftojnë në rrugën e Tij. Por, në të kundërt:...e nëse nuk dilni, - sikurse nuk dolët edhe më parë, - Ai do t’ju ndëshkojë me një dënim të dhembshëm -Nëse do të vepronin sikurse më parë, duke i bërë bisht ftesës së Profetit për të luftuar në rrugën e Zotit, atëherë i priste një ndëshkim i dhembshëm. Ky ajet është edhe vlerësim i lartë i kalifëve të drejtë pas Profetit (a.s.), të cilët udhëhoqën luftën kundër fuqive të mëdha të asaj kohe, si Persia, Roma etj. Ai tregon se bindja ndaj urdhrit të tyre për luftë ishte e detyrueshme. Pastaj Allahu i Madhëruar na bën të ditur kategoritë që lejohen të mos marrin pjesë në xhihad:
48:17Страница 513
لَّيۡسَ عَلَى ٱلۡأَعۡمَىٰ حَرَجٞ وَلَا عَلَى ٱلۡأَعۡرَجِ حَرَجٞ وَلَا عَلَى ٱلۡمَرِيضِ حَرَجٞۗ وَمَن يُطِعِ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ يُدۡخِلۡهُ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُۖ وَمَن يَتَوَلَّ يُعَذِّبۡهُ عَذَابًا أَلِيمٗا ١٧
Нет греха на слепом, и нет греха на хромом, и нет греха на больном. Кто подчинится Аллаху и Его Посланнику, того Он введет в Райские сады, в которых текут реки. А кто отвернется, того Он подвергнет мучительным страданиям.
Por nuk marrin gjynah të verbrit, të çalët e të sëmurët. -Për këto grupe sociale nuk ka gjynah nëse nuk marrin pjesë në xhihad, për arsye të pamundësi-së dhe paaftësisë së tyre fizike.Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Ai do ta fusë në kopshtet e Xhenetit, ku rrjedhin lumenj. ... -Ata që i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij, duke përmbushur urdhëresat e tyre, Allahu do t’i fusë në kopshtet e Xhenetit, në të cilët rrjedhin lumenj. Atje do të kenë gjithçka që ua dëshiron shpirti dhe që ua kënaq sytë....E kush kthen shpinën, Ai do ta ndëshkojë me një dënim të dhembshëm. -Ndërsa ata që i kthejnë shpinën bindjes ndaj Zotit dhe Profetit të Tij, i Madhëruari ka për t’i ndëshkuar me një dënim të dhembshëm. Lumturia është e lidhur me bindjen ndaj Allahut dhe Profetit, ndërsa dëshpërimi është rezultat i drejtpërdrejtë i kundërshtimit të tyre.
48:18Страница 513
۞ لَّقَدۡ رَضِيَ ٱللَّهُ عَنِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ إِذۡ يُبَايِعُونَكَ تَحۡتَ ٱلشَّجَرَةِ فَعَلِمَ مَا فِي قُلُوبِهِمۡ فَأَنزَلَ ٱلسَّكِينَةَ عَلَيۡهِمۡ وَأَثَٰبَهُمۡ فَتۡحٗا قَرِيبٗا ١٨
Аллах остался доволен верующими, когда они присягали тебе под деревом в Худейбии. Он знал, что у них в сердцах, и ниспослал им покой и вознаградил их близкой победой
Vërtet, Allahu u kënaq me besimtarët, kur ata, nën hijen e asaj peme, të jepnin besën ty(O Muhamed). -Allahu i Madhëruar na tregon për mirësinë e madhe që u bëri besimtarëve kur deklaroi kënaqësinë e Tij ndaj tyre, në momentin që ata i dhanë besën Profetit (a.s.) poshtë një peme. Kjo qe një besëlidhje historike, që ua zbardhi faqen atyre. Atë ditë, ata nënshkruan për lumturinë e dynjasë dhe ahiretit. Kjo besëlidhje u quajt “Bejatul Riduan” - “Besëlidhja e Kënaqësisë”, sepse Allahu i Madhëruar u kënaq me ata që morën pjesë në të. Gjithashtu, ajo u quajt si “Bejatul Shexherah” - “Besëlidhja e Pemës”, prej vendit në të cilin u lidh kjo besë, nën hijen e një peme. Shkak i kësaj besëlidhjeje u bë ngjarja që ndodhi me Profetin (a.s.), kur u nis drejt Qabes për të kryer umren. Profeti (a.s.) komunikoi me idhujtarët e Mekës, për t’u bërë të ditur se nuk ishte nisur për luftë, por thjesht për të kryer vizitë në Shtëpinë e Zotit. Këtë njoftim Profeti (a.s.) e dërgoi te mekasit nëpërmjet Uthman Ibn Afanit. Pak kohë pas dërgimit të Uthmanit, vjen një lajm i rremë se idhujtarët e kishin vrarë Uthmanin. Atëherë, Profeti (a.s.) grumbulloi menjëherë ata që ishin nisur me të, të cilët ishin rreth 1500 vetë. Poshtë një peme, ata betuan të gjithë që do të luftonin idhujtarët dhe që nuk do të largoheshin kurrë nga lufta, derisa të fitonin ose të vdisnin të gjithë. Allahu i Madhëruar na njoftoi se Ai u kënaq me besimtarët për këtë besëlidhje të tyre, e cila ishte një nga shprehjet më të mëdha të bindjes së plotë ndaj Tij dhe Profetit.Ai e dinte mirë çfarë kishin në zemër ata, prandaj u dhuroi qetësi... -Allahu e dinte shumë mirë se çfarë besimi të plotë kishte në zemrat e tyre, prandaj, si shpërblim, u fali qetësi e siguri. Allahu është Shpërblyes i madh edhe për punë të vogla. Gjithashtu, Allahu i Urtë dhe i Gjithëditur e dinte mirë edhe vështirësinë e besimtarëve për t’i pranuar kushtet që vendosën idhujtarët për arritjen e marrëveshjes, prandaj, me mëshirën e Tij, Ai zbriti mbi besimtarët qetësi në zemër. Kështu, ata do të ishin të qëndrueshëm në zbatimin e porosive dhe vendimeve të Allahut dhe Profetit të Tij dhe, përveç kësaj, do të ishin të kënaqur me zgjedhjen e tyre
48:19Страница 513
وَمَغَانِمَ كَثِيرَةٗ يَأۡخُذُونَهَاۗ وَكَانَ ٱللَّهُ عَزِيزًا حَكِيمٗا ١٩
и многочисленными трофеями, которые они возьмут. Аллах - Могущественный, Мудрый.
...dhe i përgëzoi me një fitore të afërt, edhe me një plaçkë (lufte) të madhe, që do ta fitojnë. -Ky ishte çlirimi i Hajberit, ku morën pjesë vetëm ata të Besëlidhjes së Kënaqësisë. Ata ishin të vetmit që përfituan nga plaçka e luftës së Hajberit, si shpërblim për bindjen ndaj Allahut dhe Profetit të Tij. Ata zbatuan atë që kënaqte Zotin, dhe Zoti i kënaqi me ato gjëra që ua dëshironte zemra.Allahu është Ngadhënjimtari dhe i Urti. -Allahu është Ngadhënjimtari, i Plotfuqishmi, i Cili ka nënshtruar gjithçka me pushtetin e Tij. Nëse do të dëshironte Ai, në çdo përplasje e luftë do t’i mposhte qafirët dhe do t’ua jepte fitoren besimtarëve, por Ai është i Urtë, prandaj i sprovon besimtarët dhe qafirët me njëri-tjetrin.
48:20Страница 513
وَعَدَكُمُ ٱللَّهُ مَغَانِمَ كَثِيرَةٗ تَأۡخُذُونَهَا فَعَجَّلَ لَكُمۡ هَٰذِهِۦ وَكَفَّ أَيۡدِيَ ٱلنَّاسِ عَنكُمۡ وَلِتَكُونَ ءَايَةٗ لِّلۡمُؤۡمِنِينَ وَيَهۡدِيَكُمۡ صِرَٰطٗا مُّسۡتَقِيمٗا ٢٠
Аллах обещал вам многочисленные трофеи, которые вы возьмете. Он ускорил для вас это и убрал от вас руки людей, чтобы это стало знамением для верующих и чтобы наставить вас на прямой путь.
Allahu ju premton plaçkë të madhe, që do ta fitoni, kurse këtë jua dha më shpejt. -Ky premtim përmbledh të gjithë plaçkën e luftës dhe betejat që do të fitojnë muslimanët, deri në Ditën e Kijametit. Fragmenti: “...kurse këtë jua dha më shpejt” ka për qëllim plaçkën e Hajberit. Kështu, ajeti do të thotë: Mos mendoni se shpërblimi i Allahut mbaron me plaçkën e Hajberit! Përkundrazi, pasuri të mëdha ju presin edhe në të ardhmen. Atëherë, lavdërojeni dhe falënderojeni Allahun për këtë!Ai i pengoi duart e njerëzve kundër jush, që të shihej si shenjë e mirë nga besimtarët... -Allahu i ndali njerëzit që ishin të aftë dhe të gatshëm t’ju luftonin! Kjo qe një ndihmë e madhe për ju. Gjithashtu, plaçka e luftës e fituar nga ju le të jetë si dëshmi se premtimi i Allahut është i vërtetë dhe shpërblimi i Tij për besimtarët është i madh. Ai që caktoi për ju pasurinë e Hajberit është i Plotfuqishmi, i Cili do t’ju dhurojë edhe të tjera si ajo....dhe që t’ju udhëzonte në Rrugë të Drejtë. -Nëpërmjet rrugëve dhe shkaqeve të përcaktuara nga Ai, Allahu do t’ju udhëzojë në rrugën e drejtë. Kjo rrugë e drejtë është dija e saktë dhe e vërtetë, besimi i sinqertë, si edhe veprat e mira, sipas dijes së saktë dhe besimit të sinqertë.
48:21Страница 513
وَأُخۡرَىٰ لَمۡ تَقۡدِرُواْ عَلَيۡهَا قَدۡ أَحَاطَ ٱللَّهُ بِهَاۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٗا ٢١
Будут и другие трофеи и города, которыми вы еще не овладели. Аллах уже окружил их, ведь Аллах способен на всякую вещь.
Por do të keni edhe të tjera, të cilat nuk keni pasur mundësi t’i arrinit, sepse Allahu i ka të gjithë nën sundim.. -Allahu ju premton edhe plaçkë tjetër, që ende nuk e keni shtënë në dorë. Të jeni të sigurt se Allahu është i Plotfuqishëm për t’jua dhuruar, sepse gjithçka është nën sundimin dhe pronësinë e Tij, aq më shumë që Ai jua ka premtuar ato, dhe premtimi i Tij duhet të shkojë patjetër në vend. Premtimi i Allahut nuk mund të shkelet kurrë, sepse Ai është i Plotë në pushtetin dhe mbretërimin e Tij, siç thotë vetë Ai më pas:Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka.
48:22–23Страница 513
وَلَوۡ قَٰتَلَكُمُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَوَلَّوُاْ ٱلۡأَدۡبَٰرَ ثُمَّ لَا يَجِدُونَ وَلِيّٗا وَلَا نَصِيرٗا ٢٢
Если неверующие сразятся с вами, то они непременно обратятся вспять и затем не найдут ни покровителя, ни помощника.
سُنَّةَ ٱللَّهِ ٱلَّتِي قَدۡ خَلَتۡ مِن قَبۡلُۖ وَلَن تَجِدَ لِسُنَّةِ ٱللَّهِ تَبۡدِيلٗا ٢٣
Таково установление Аллаха, которое уже свершалось ранее, и ты не найдешь замены установлению Аллаха.
Nëse jobesimtarët ju hapin luftë, do të jenë ata që do të sprapsen, pa mundur të gjejnë më pas as mbrojtës e as ndihmëtarë. I tillë ka qenë ligji i Allahut edhe më herët. Në ligjin e Allahut nuk ke për të gjetur ndryshime. -Këtu është premtimi i Allahut të Madhëruar për adhuruesit e Tij besimtarë: fitore kundër armiqve të tyre qafirë. Edhe sikur qafirët të nisin ndonjë luftë me besimtarët, ata do të tërhiqen, duke mos gjetur pastaj as mbrojtës, as ndihmëtarë. Ata nuk kanë për të gjetur ndonjë mik, që të marrë përsipër të mbrojë kauzën e tyre, dhe as aleatë që t’i ndihmojnë për fitoren në luftën e tyre. Përkundrazi, ata do të mposhten dhe do të zbrapsen. Ky ka qenë ligji i Allahut edhe në popujt e mëparshëm: “Ushtria dhe luftëtarët e Allahut janë gjithmonë fitimtarët.” Ky rregull i Allahut nuk ka për të ndryshuar kurrë.
48:24Страница 514
وَهُوَ ٱلَّذِي كَفَّ أَيۡدِيَهُمۡ عَنكُمۡ وَأَيۡدِيَكُمۡ عَنۡهُم بِبَطۡنِ مَكَّةَ مِنۢ بَعۡدِ أَنۡ أَظۡفَرَكُمۡ عَلَيۡهِمۡۚ وَكَانَ ٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ بَصِيرًا ٢٤
Он - Тот, Кто убрал их руки от вас и ваши руки от них в долине Мекки после того, как Он позволил вам одержать над ними верх. Аллах видит то, что вы совершаете.
Allahu i Madhëruar u kujton edhe një herë besimtarëve mirësinë e Tij të madhe kur i ruajti nga e keqja e qafirëve:Është Ai që, brenda në Mekë, pengoi duart e tyre kundër jush dhe duart tuaja kundër tyre, pasi ju dhuroi fitoren kundër tyre. -Ishte Allahu i Madhëruar që i ruajti besimtarët nga sherri i qafirëve të Mekës. Por ishte, gjithashtu, Allahu i Madhëruar që i ruajti besimtarët të mos bënin luftë në Mekë me qafirët, edhe pse e kishin mundësinë t’i luftonin e asgjësonin. Rasti i dytë flet konkretisht për një grup qafirësh prej tetëdhjetë burrash nga Meka, që planifikuan të godisnin muslimanët në pabesi e befasi. Muslimanët arritën që t’i kapnin këta qafirë dhe nuk i vranë, por i lëshuan. Ishte mëshira e Allahut që nuk i lejoi muslimanët ta asgjësonin atë grup.Allahu shikon gjithçka që veproni. -Allahu sheh dhe do ta shpërblejë çdo njeri sipas punës që ka bërë. Për besimtarët, Ai përkujdeset në mënyrë të veçantë, duke i udhëzuar në veprat më të mira dhe më të dashura për Të. Në vijim, Allahu i Madhëruar tregon arsyet për luftën kundër idhujtarëve:
48:25Страница 514
هُمُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَصَدُّوكُمۡ عَنِ ٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡحَرَامِ وَٱلۡهَدۡيَ مَعۡكُوفًا أَن يَبۡلُغَ مَحِلَّهُۥۚ وَلَوۡلَا رِجَالٞ مُّؤۡمِنُونَ وَنِسَآءٞ مُّؤۡمِنَٰتٞ لَّمۡ تَعۡلَمُوهُمۡ أَن تَطَـُٔوهُمۡ فَتُصِيبَكُم مِّنۡهُم مَّعَرَّةُۢ بِغَيۡرِ عِلۡمٖۖ لِّيُدۡخِلَ ٱللَّهُ فِي رَحۡمَتِهِۦ مَن يَشَآءُۚ لَوۡ تَزَيَّلُواْ لَعَذَّبۡنَا ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِنۡهُمۡ عَذَابًا أَلِيمًا ٢٥
Они - те, которые не уверовали, не впустили вас в Заповедную мечеть и задержали жертвенных животных, не позволив им достичь места заклания. И если бы в Мекке не было верующих мужчин и верующих женщин, которых вы не знали и могли затоптать по незнанию так, что они поставили бы вас в затруднительное положение (или вы бы оказались опозорены перед ними; или вы совершили бы грех перед ними), то Аллах позволил бы вам вторгнуться в Мекку, но Он не сделал этого, чтобы ввести в Свою милость тех, кого пожелает. Но если бы они отделились друг от друга, то Мы подвергли бы неверующих из них мучительным страданиям.
Janë mohuesit e besimit të drejtë që ju pengojnë t’i afroheni Shtëpisë së Shenjtë, duke ndaluar edhe kurbanet të arrijnë në vendin e vet. -Këto arsye ishin: 1. Mohimi nga ana e tyre i Allahut dhe refuzimi i Profetit të Tij. 2. Pengimi i njerëzve nga feja e Allahut. 3. Pengimi i Profetit dhe i besimtarëve për të vizituar Shtëpinë e Zotit, ku të adhuronin Zotin, nëpërmjet haxhit dhe umres. 4. Pengimi i bagëtive të kurbanit që të mbërrinin në vendin e kurbanit, në Mekë. Të gjitha këto vepra të tyre ishin arsye të mjaftueshme që t’i luftoje. Por ekzistonte një pengesë: prania në Mekë, mes idhujtarëve, e shumë burrave dhe grave muslimane, që nuk ishin të veçuar diku, ku mund të ishin të mbrojtur nga lufta dhe vrasja. I Madhëruari thotë:Sikur të mos ishin ata besimtarë dhe ato besimtare, që ju nuk i njihnit e që mund t’i sulmonit duke mos e ditur, duke u turpëruar kështu me vrasjen e ndonjërit prej tyre, Allahu do t’ju urdhëronte për t’i luftuar ata(mosbesimtarët e Mekes), me qëllim që Allahu ta merrte në mëshirën e Vet atë që Ai do. -Atëherë, lufta u ndalua me qëllim që, nga pamundësia për t’u dalluar, të mos dëmtoheshin edhe besimtarët që jetonin në Mekë. Gjithashtu, ekzistonte edhe një shkak tjetër për të mos zhvilluar luftë në Meke. Allahu i Madhëruar dëshiroi që shumë prej banorëve të Mekës të pranonin Islamin dhe, me mëshirën e Tij, të bëheshin muslimanë të dorëzuar tërësisht ndaj Tij. Ai dëshiroi t’i udhëzonte shumë prej tyre në fenë e pastër, pasi ishin të harruar e të zhytur në kufër. Ai dëshiroi t’u dhuronte udhëzimin e qartë, pasi ishin në një humbje të thellë. Edhe kjo arsye ishte shumë e fortë për të penguar luftën në Mekë.Po të ishin ata(banorët e Mekës)të ndarë veç e veç, Ne do t’i ndëshkonim jobesimtarët me një dënim të rëndë. -Nëse besimtarët e Mekës do të mund të largoheshin e veçoheshin nga idhujtarët, Allahu i Madhëruar do t’i ndëshkonte mohuesit kryeneçë, duke e lejuar luftën kundër tyre dhe do t’u dhuronte fitoren besimtarëve.
48:26Страница 514
إِذۡ جَعَلَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فِي قُلُوبِهِمُ ٱلۡحَمِيَّةَ حَمِيَّةَ ٱلۡجَٰهِلِيَّةِ فَأَنزَلَ ٱللَّهُ سَكِينَتَهُۥ عَلَىٰ رَسُولِهِۦ وَعَلَى ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَأَلۡزَمَهُمۡ كَلِمَةَ ٱلتَّقۡوَىٰ وَكَانُوٓاْ أَحَقَّ بِهَا وَأَهۡلَهَاۚ وَكَانَ ٱللَّهُ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٗا ٢٦
Вот неверующие поместили в своих сердцах заносчивость - заносчивость времен невежества, а Аллах ниспослал Своему Посланнику и верующим покой и возложил на них (или сделал неразлучным с ними) слово богобоязненности (свидетельство о том, что нет божества, кроме Аллаха). Они заслуживали его более других и были достойны его. Аллах же знает о всякой вещи.
Kur në zemrat e jobesimtarëve u ndez fodullëku pagan... -Si fillim, jobesimtarët refuzuan që të shkruanin në hapje të dokumentit të Marrëveshjes së Hudejbijes: “Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim”. Pastaj, ata vendosën si kusht që Profeti (a.s.) dhe sahabët, të cilët kishin ardhur për umre në Qabe, të mos hynin në Mekë atë vit, me qëllim që njerëzit të mos thoshin: “Muslimanët hynë në Mekë duke poshtëruar kurejshët”. Të tilla kushte, që ishin shprehëse të injorancës dhe mendjemadhësisë së tyre, i bënë ata të zhyteshin në shumë gjynahe e padrejtësi.Allahu zbriti qetësinë e Vet mbi të Dërguarin e Tij dhe mbi besimtarët.. -Me këtë qetësi të dhuruar nga Allahu, besimtarët nuk i pushtoi ndjenja e zemërimit, që t’ju përgjigjeshin idhujtarëve me të njëjtën monedhë. Përkundrazi, ata u treguan të durueshëm dhe të nënshtruar ndaj gjykimit të Allahut, duke iu përmbajtur kushteve, të cilat, sigurisht, i ruanin të paprekshme simbolet e Allahut, edhe pse kjo gjë kërkonte që ata të nënshtronin egoizmin e tyre. Ata iu bindën Allahut të Madhëruar dhe nuk iu kushtuan aspak rëndësi fjalëve të injorantëve e as qortimit të dashakeqësve.Për ata zgjodhi Fjalën e Devotshmë-risë ... -Fjala e Devotshmërisë është deklarata: “La ilahe il-l’Allah”. Pra, Allahu i Madhëruar i urdhëroi që t’i përmbaheshin kësaj fjale, të drejtave dhe përgjegjësive që lidhen me të, si dhe veprave që ajo kërkon. Dhe ata iu përmbajtën kësaj fjale, duke zbatuar me durim të madh të gjitha detyrimet që vinin prej saj. Për këtë sjellje të tyre, Zoti i lëvdoi duke thënë:...sepse ata dhe njerëzit e saj e meritonin më shumë dhe ishin më të denjë për të. Allahu di gjithçka. -Ata ishin njerëzit më të denjë për zbatimin dhe bartjen e përgjegjësisë së kësaj fjale. Allahu i Madhëruar dëshmon se ata e meritonin të ishin shërbëtorë të kësaj fjale. Ajo u bë fjala e tyre dhe ata njerëzit e saj, sepse Allahu e dinte mirësinë që gjendej në zemrat e tyre.
48:27Страница 514
لَّقَدۡ صَدَقَ ٱللَّهُ رَسُولَهُ ٱلرُّءۡيَا بِٱلۡحَقِّۖ لَتَدۡخُلُنَّ ٱلۡمَسۡجِدَ ٱلۡحَرَامَ إِن شَآءَ ٱللَّهُ ءَامِنِينَ مُحَلِّقِينَ رُءُوسَكُمۡ وَمُقَصِّرِينَ لَا تَخَافُونَۖ فَعَلِمَ مَا لَمۡ تَعۡلَمُواْ فَجَعَلَ مِن دُونِ ذَٰلِكَ فَتۡحٗا قَرِيبًا ٢٧
Воистину, Аллах показал Своему Посланнику правдивый сон (или Аллах доподлинно исполнит сон, который увидел Его Посланник). Вы непременно войдете в Заповедную мечеть, если пожелает Аллах, будучи в безопасности. Вы побреете головы и подстрижетесь, не испытывая страха. Он знал то, чего вы не знали, и предопределил перед этим близкую победу.
Allahu e vërtetoi ëndrrën e të Dërguarit të Tij... -Profeti (a.s.) pa një ëndërr në Medinë, të cilën ua tregoi edhe shokëve të tij. Ai pa sikur po hynin në Mekë dhe po bënin tavaf rreth Qabes. Por pas ngjarjes në Hudejbije, kur muslimanët u kthyen pa hyrë dot në Mekë dhe pa bërë tavaf, mes muslimanëve po qarkullonin fjalë. Madje, disa ju drejtuan Profetit (a.s.) duke i thënë: “A nuk na kishe thënë se do të hynim në Mekë e do të bënim tavaf?!” Profeti (a.s.) u tha: “Vallë, a mos ju thashë se do të ndodhte këtë vit? – “Jo” – u përgjigjën ata. Atëherë, Profeti (a.s.) u tha: “Ju patjetër që do të hyni atje dhe do të bëni tavaf.” Allahu i Madhëruar thotë më pas:...dhe e bëri realitet: ... -Kjo është një ëndërr që do të përmbushet patjetër. Nuk ka asnjë mundësi që ajo të mos realizohet, edhe pse kjo gjë mund të vonojë.Do të hyni në Shtëpinë e Shenjtë të sigurt, me vullnetin e Allahut. Kokat tuaja do të jenë të rruara ose të qethura dhe nuk do të keni frikë! -Do të hyni në Mekë me përunjësi të thellë, duke e nderuar dhe respektuar Shtëpinë e Zotit dhe duke kryer adhurimet e umres. Ju do të plotësoni adhurimin e umres, duke rruajtur kokat apo duke i qethur flokët, dhe nuk do t’i frikësoheni asgjëje veç Zotit.Ai dinte atë që ju nuk e dinit! Para kësaj, Ai ju dha një fitore të shpejtë. -Kuptimi: Allahu dinte atë që ju nuk e dinit, për sa i përket dobisë që do të sillte Marrëveshja e Hudejbijes. Ai ju bëri të arrinit një fitore shumë të shpejtë. Në fakt, shumë sahabë u ngushtuan nga kjo ngjarje dhe patën vesvese në zemër, për shkak se nuk arrinin të kuptonin urtësinë që fshihej në atë gjykim. Por Allahu i Madhëruar, ashtu si me të gjitha dispozitat e Tij, e qartësoi urtësinë e Tij dhe qëllimet që synoheshin me atë ngjarje. Ajo ngjarje, nëpërmjet së cilës u arritën të plotësoheshin shumë urtësi dhe qëllime të larta të Zotit, ishte e gjitha mëshirë dhe udhëzim i qartë për besimtarët. Në vijim, Allahu i Madhëruar na tregon për një vendim të përgjithshëm të Tij:
48:28Страница 514
هُوَ ٱلَّذِيٓ أَرۡسَلَ رَسُولَهُۥ بِٱلۡهُدَىٰ وَدِينِ ٱلۡحَقِّ لِيُظۡهِرَهُۥ عَلَى ٱلدِّينِ كُلِّهِۦۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ شَهِيدٗا ٢٨
Он - Тот, Кто отправил Своего Посланника с верным руководством и религией истины, чтобы превознести ее над всеми остальными религиями. Довольно того, что Аллах является Свидетелем.
Është Ai që e dërgoi Profetin e Tij me udhëzim të plotë dhe me fenë e vërtetë, që të triumfojë mbi çdo fé. Mjafton Allahu si dëshmitar. -Allahu i Madhëruar e dërgoi Profetin e Tij me dy dhurata të mrekullueshme:- El Huda, e cila është dituria e saktë, e vërtetë dhe e dobishme, e cila të ndriçon rrugën dhe të nxjerr nga errësira në dritë. Ajo të bën të dallosh rrugën e mirësisë nga rrugët e ligësisë.- Dinul Hak, që është feja e vërtetë dhe e drejtë. Kjo fe udhëzon në drejtësi, bamirësi dhe mëshirë. Kjo fe ndërtohet nga veprat e mira, pastron zemrat, përsos shpirtrat dhe edukon virtytet e larta. Allahu i Madhëruar e bëri me gjithë këto mirësi, që të triumfojë mbi çdo fé tjetër. Ajo do t’i nënshtrojë të gjitha besimet e tjera, me të vërtetën e saj, me forcën e argumentit dhe me forcën e shpatës.
Текст: Quranic Universal Library (Tarteel) через spa5k/tafsir_api (MIT), в зафиксированной версии. Аяты: Quran Foundation. Источники и лицензии