Ас-Саади · Тафсир · на албанском
العصر
Аль-Аср
Предвечернее время · Мекканская · 3 аята
Shko në ajetin tjetër për vazhdimin e tefsirit.
Betohem për kohën! Njeriu është në humbje. - Allahu i Lartësuar betohet në kohën, e cila përbëhet nga netët dhe ditët, nëpër të cilat kalon jeta e njeriut. Përgjatë kohës, robërit kryejnë veprat e tyre, për të cilat do të merren në përgjegjësi. Kësisoj, ky është betim shumë i rëndësishëm. Allahu i Lartësuar bën këtë betim për të përforcuar faktin se njeriu është në një humbje të sigurt. Humbja është e kundërta e suksesit. Ajo është, gjithashtu, e niveleve të ndryshme. Robi mund të jetë në humbje të plotë, nëse ka humbur dynjanë dhe ahiretin, nëse humb shpërblimin e Allahut të Lartësuar dhe meriton ndëshkimin në zjarrin e Xhehenemit. Por robi mund të jetë edhe në humbje të pjesshme, që prek vetëm disa aspekte, në varësi të veprave dhe përkushtimit të tij. Prandaj Allahu i Lartësuar është betuar se asnjë njeri nuk shpëton nga humbja, përveçatyre që kanë katër cilësi:
103:3Страница 601
إِلَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَتَوَاصَوۡاْ بِٱلۡحَقِّ وَتَوَاصَوۡاْ بِٱلصَّبۡرِ ٣
кроме тех, которые уверовали, совершали праведные деяния, заповедали друг другу истину и заповедали друг другу терпение!
Përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, këshillojnë njëri-tjetrin për(të pasuar)të vërtetën dhe këshillojnë njëri-tjetrin për durim. – Së pari, ata kanë besimin, domethënë besojnë gjithçka që Allahu i Lartësuar ka urdhëruar të besohet. Por besimi duhet të jetë i ndërtuar mbi dije të saktë dhe të sigurt, të shpallur nga Zoti. Së dyti, ata bëjnë vepra të mira, të cilat duhen sipas atij imani që u tha më parë, të mbështetur në dije. Këtu futen të gjitha veprat e mira, të dukshme dhe të fshehta, ato që kanë lidhje me të drejtën e Zotit dhe ato që kanë lidhje me të drejtën e krijesave, veprat e mira të detyrueshme dhe ato që janë të pëlqyeshme. Së treti, ata këshillojnë njëri-tjetrin për t’iu përmbajtur së vërtetës. Por cila është kjo e vërtetë? Ajo është besimi i bazuar mbi dije të saktë dhe veprat e mira sipas atij besimi, me sinqeritet për Zotin. Së katërti, ata këshillojnë njëri-tjetrin për të qenë të durueshëm në bindjen ndaj Zotit, duke kryer porositë e Tij, të durueshëm ndaj gjynaheve, duke mos iu afruar atyre, dhe të durueshëm ndaj përcaktimeve të dhembshme të Allahut të Madhëruar mbi ta. Me dy cilësitë e para, njeriu rregullon dhe plotëson veten e vet. Ndërsa me dy të fundit, ai rregullon dhe plotëson të tjerët. Me plotësimin e këtyre katër cilësive, mund të thuhet se njeriu nuk ka për të humbur, por ka për të arritur fitoren e madhe.
Текст: Quranic Universal Library (Tarteel) через spa5k/tafsir_api (MIT), в зафиксированной версии. Аяты: Quran Foundation. Источники и лицензии