Ас-Саади · Тафсир · на албанском
Худ 11:93–118
11:93Страница 232
وَيَٰقَوۡمِ ٱعۡمَلُواْ عَلَىٰ مَكَانَتِكُمۡ إِنِّي عَٰمِلٞۖ سَوۡفَ تَعۡلَمُونَ مَن يَأۡتِيهِ عَذَابٞ يُخۡزِيهِ وَمَنۡ هُوَ كَٰذِبٞۖ وَٱرۡتَقِبُوٓاْ إِنِّي مَعَكُمۡ رَقِيبٞ ٩٣
О мой народ! Действуйте по своему усмотрению, и я тоже буду действовать. Вы скоро узнаете, кого постигнут унизительные мучения и кто является лжецом. Ждите, и я подожду вместе с вами».
“O populli im! Bëni çfarë të doni me tuajën, por edhe unë do të bëj timen. Shpejt do ta kuptoni se kush do të goditet nga dënimi poshtërues dhe se kush është gënjeshtar.” -“Ju vazhdoni me veprat dhe besimin tuaj të kotë, se edhe unë do të vazhdoj në rrugën time. Por do të vijë dita që do ta shihni se cilin do të godasë dënimi i ashpër, ne apo ju.” Dhe, vërtet, ata e panë ndëshkimin, kur ai i goditi me ashpërsi.“Rrini në pritje, se edhe unë së bashku me ju po pres!” -Rrini e vështroni atë që do të ndodhë me mua, se edhe unë do të vështroj atë që do të ndodhë me ju!
11:94Страница 232
وَلَمَّا جَآءَ أَمۡرُنَا نَجَّيۡنَا شُعَيۡبٗا وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مَعَهُۥ بِرَحۡمَةٖ مِّنَّا وَأَخَذَتِ ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ ٱلصَّيۡحَةُ فَأَصۡبَحُواْ فِي دِيَٰرِهِمۡ جَٰثِمِينَ ٩٤
Когда же явилось Наше веление, Мы по Своей милости спасли Шуейба и тех, кто уверовал вместе с ним. А беззаконников поразил ужасный вопль, и они оказались повергнуты ниц в своих домах,
Kur erdhi urdhri Ynë, Ne, me mëshirën Tonë, e shpëtuam Shuajbin dhe, bashkë me të, i shpëtuam edhe ata që besuan. -Kur u zbatua urdhri Ynë për shkatërri-min e popullit të Shuajbit, Ne e shpëtuam Shuajbin dhe besimtarët. Ata nuk e përjetuan tmerrin e ndëshkimit të ashpër të Allahut të Madhëruar.Ndërsa zullumqarët i kapi britma (e tmerrshme)dhe u gdhinë në vendbanimet e tyre si kufoma të gjunjëzuara, si të mos kishin ekzistuar fare aty. -Prej tyre nuk dëgjohej më asnjë zë dhe nuk vëreje asnjë lëvizje. Dukej sikur ata nuk kishin ekzistuar kurrë në ato vise. Pas ndëshkimit, ata u shndërruan në kufoma, sikur të mos kishin përjetuar asnjë kënaqësi në këtë botë.
11:95Страница 232
كَأَن لَّمۡ يَغۡنَوۡاْ فِيهَآۗ أَلَا بُعۡدٗا لِّمَدۡيَنَ كَمَا بَعِدَتۡ ثَمُودُ ٩٥
словно они никогда не жили там. Да сгинут мадьяниты, как сгинули самудяне!
Qoftë i larguar (nga mëshira e Zotit)Medjeni, sikurse u largua Themudi! -Ata u mallkuan dhe u shkatërruan nga Allahu i Madhëruar, ashtu sikurse ndodhi edhe me popullin e Themudit. Të dy popujt patën të njëjtin ndëshkim: ata u mallkuan, u poshtëruan dhe u shkatërruan në mënyrë të tmerrshme. Profeti Shuajb (a.s.) është quajtur ndryshe edhe si Hatibul Enbija - Oratori i Profetëve. Ky titull i është dhënë për shkak të stilit të tij të mrekullueshëm në komunikimin me popullin e tij. Në historinë e Shuajbit (a.s.) ka shumë mësime dhe përvoja të mrekullueshme. Ndër to mund të përmendim:1. Mohuesit e besimit të drejtë, ashtu sikurse do të ndëshkohen për mohimin e themelit të Islamit, që është njësimi i Zotit, po ashtu do të merren në përgjegjësi e do të ndëshkohen edhe për shkeljen e dispozitave të kësaj feje. Kështu, ata nuk do të ndëshkohen vetëm për shirkun dhe kufrin, por edhe për moszbatimin e detyrimeve të tjera të fesë. Kjo kuptohet nga fakti se Shuajbi (a.s.) e urdhëroi popullin për teuhidin e pastër, por edhe për dispozita të tjera, si kryerja e detyrimeve ndaj njerëzve dhe peshimi e matja me saktësi e ndershmëri. Edhe në fund, ata u ndëshkuan për të dyja llojet e kundërshtimit e të mosbindjes.2. Vjedhja në peshë e në matje konsiderohet si gjynah i madh dhe ata që e bëjnë këtë mund të goditen nga ndëshkimi i përshpejtuar që në këtë botë. Ky veprim konsiderohet përvetësim i padrejtë i pasurisë së tjetrit. Nëse vjedhja në peshë e në matje konsiderohet si gjynah i madh, atëherë sigurisht që grabitja e drejtpërdrejtë apo me dhunë është shumë herë më e dënueshme.3. Forma e ndëshkimit është sipas llojit të krimit. Kështu, ai që synon të vjedhë pasurinë e tjetrit për të shtuar pasurinë e vet, ndëshkohet me të kundërtën e qëllimit të tij. Allahu ia heq nga duart ose ia shkatërron pasurinë që i ka falur. Ky mësim përftohet në momentin kur Shuajbi i thotë popullit të tij: "Unë po shoh se gjendeni në mes të mirësive të mëdha ". Pra, mos u bëni shkak nëpërmjet veprave tuaja, që këto mirësi t'ju hiqen prej duarsh. Njeriu duhet të kënaqet me çka i ka dhënë Allahu i Madhëruar. Le të mjaftohet me hallallin kundrejt haramit. Ai duhet të përqendro-het te mënyrat e ligjshme të fitimit dhe t’u largohet mënyrave të paligjshme, sepse kështu është më mirë për të, siç thotë Allahu i Madhëruar: "Ajo çfarë mbetet tek Allahu është më e mirë për ju.” Çfarë Zoti e ka bërë të lejuar sjell begati dhe mirësi të panumërta. Hallalli është më i rehatshëm për shpirtin. Ndërsa harami, nga ana tjetër, e prish bekimin e pasurisë.5. Puna sipas besimit konsiderohet si domosdoshmëri, madje është shenjë treguese e besimit, siç thuhet edhe në ajet. Në të kundërt, nëse nuk punohet sipas besimit, atëherë besimi ose është i mangët, ose nuk ekziston.6. Falja e namazit ka qenë e urdhëruar për të gjithë profetët e parë. Ai ka qenë gjithmonë një nga veprat e mira më të rëndësishme. Edhe jobesimtarët e pohojnë vlerën dhe peshën e namazit si adhurim. Namazi është më i rëndësishmi ndër të gjitha adhurimet e tjera. Namazi të ndalon nga poshtërsitë, shfrenimi dhe haramet. Namazi është treguesi më i mirë për gradën e besimit të robit dhe të ligjeve të Zotit që ai zbaton. Me fjalë të tjera, nëse përkryhet namazi, përkryhen të gjitha adhurimet e tjera, dhe nëse cenohet ai, cenohen edhe adhurimet e tjera.7. Pasuria që Allahu i Lartësuar i dhuron njeriut, duke ia besuar atij, nuk duhet shpërdoruar e trajtuar pa kriter. Njeriut nuk i lejohet të veprojë me pasurinë e tij si t’i dojë qejfi e pa hesap. Kjo pasuri i është lënë si amanet atij dhe ai e ka për detyrë që të plotësojë të drejtën e Allahut në këtë pasuri. Kjo arrihet veçse nëpërmjet plotësimit të detyrave që Allahu i ka vënë mbi pasurinë. Gjithashtu, robi duhet të jetë i kujdesshëm dhe të largohet nga çdo mënyrë fitimi që e ka ndaluar Allahu e Profeti i Tij. Muslimani kurrë nuk mund të sillet si mohuesit, të cilët mendojnë dhe këmbëngulin që kanë të drejtë të plotë mbi pasurinë e tyre që ta shpenzojnë sipas dëshirës, pa asnjë lloj kriteri e përgjegjësie. Ata as që shqetësohen apo të marrin në konsideratë ligjet e porositë e Zotit. Ata i shpërfillin krejtësisht të drejtat e Zotit mbi pasurinë që Ai ua ka dhënë.8. Një thirrës i plotësuar është ai i cili nxiton vetë i pari për ta zbatuar atë ku i thërret të tjerët dhe largohet i pari prej asaj që ua ndalon të tjerëve, siç tha Shuajbi (a.s.): “Unë nuk dua që duke ju kundërshtuar ju, të bëj vetë atë që juve dua t’jua ndaloj.” Allahu i Madhëruar ka thënë në një ajet tjetër: "O ju që keni besuar! Përse e thoni atë që vetë nuk e bëni? Për Allahun, është shumë e urryer që ta thoni atë gjë që vetë nuk e bëni.” [Saf 2, 3].9. E përbashkëta e të gjithë profetëve ka qenë gjithmonë dëshira për rregullimin e gjendjes së popujve të tyre, përmes çdo rruge të mundshme. Ata u mësonin njerëzve si të arrinin gjithçka që ishte e mirë dhe në dobi të tyre. Po ashtu, ata erdhën që të izolonin e ta pakësonin të keqen. Me durim e përkushtim, profetët i udhëzuan njerëzit si të ruheshin e të shpëtonin nga e liga. Profetët u dërguan për të siguruar të mirën e përgjithshme para asaj personale. Thelbi i mirësisë është: çdo normë e ligj, që rregullon gjendjen e individit dhe të shoqërisë, qoftë në aspektin e fesë dhe besimit, qoftë në aspektin e jetës së përditshme të tyre në këtë dynja.10. Kush bën gjithçka që është brenda mundësive të veta, nuk ka për t’u marrë në përgjegjësi për gjërat që kanë qenë jashtë mundësive të tij. Njeriu e ka për detyrë që të bëjë aq sa ka mundësi për të rregulluar çështjet e tij dhe të të tjerëve.11. Njeriu nuk duhet të mbështetet në forcat e veta për asnjë çast, as edhe sa një pulitje sysh. Ai duhet t’i mbështetet vazhdimisht Zotit e t’i kërkojë ndihmë Atij qoftë për arritjen e të mirave, qoftë për ruajtjen nga të këqijat e rreziqet e dynjasë dhe ahiretit. Ai duhet t’i lutet dhe përgjërohet Allahut që t’i dhurojë forcë, dituri e sukses për arritjen e çdo të mire e shpëtimin nga çdo e keqe. Nëse atij i dhurohet ndopak nga kjo lloj mbështetjeje, atëherë duhet t'ia atribuojë dhe t’ia dijë për nder Allahut të Vetëm e të Pashoq. Ai nuk duhet kurrë që t’i atribuojë vetes ndonjë të mirë, por gjithmonë të thotë: ‘Suksesi vjen vetëm me ndihmën e Allahut. Vetëm Atij i mbështetem dhe vetëm Atij i drejtohem.”12. Në këto ajete kuptohet rëndësia e madhe e përkujtimit të historisë dhe ndëshkimeve të popujve të lashtë. Kjo është një mënyrë shumë efikase, që edhe profetët e kanë përdorur në komunikimin me popujt e tyre. Po kështu, gjatë fjalimeve inkurajuese për punë të mira është shumë e dobishme përmendja e mirësive me të cilat Zoti i ka begatuar e nderuar të devotshmit. Përmendja e historisë së të devotshmëve sjell gjallëri dhe forcë te dëgjuesit.13. Ai që pendohet ka dy mirësi: së pari, Allahu i Madhëruar e fal atë dhe ia mbulon të metat e tij; së dyti, Allahu e do shumë atë për pendimin e Tij. Nga kjo kuptohet se sa gabim e kanë ata që thonë se: kur njeriu pendohet, duhet të kënaqet thjesht që Allahu ta falë dhe të shpresojë që të mos e ndëshkojë, se, për të arritur dashurinë e Tij, as që bëhet fjalë. Këtyre u kundërvihet ky ajet, ku Allahu thotë: “Kërkojini falje Zotit tuaj dhe kthejuni Atij të penduar! Vërtet, Zoti im është Mëshirëplotë dhe shumë i Dashur.” Kjo tregon se Allahu ofron jo vetëm mëshirë për atë që pendohet e kërkon falje sinqerisht, por ofron edhe dashuri.14. Allahu i Madhëruar i mbron dhe i ndihmon besimtarët përmes shkaqesh e rrugësh të shumta, të cilat ata mund t’i dinë e kuptojnë, por që edhe mund të mos jenë të vetëdijshëm për shumë prej tyre. Ndonjëherë Allahu i mbron ata nëpërmjet farefisit të tyre, dhe herë të tjera nëpërmjet popullit dhe vendit të tyre, që mund të jenë edhe jobesimtarë. Kështu ndodhi me profetin Shuajb (a.s.), të cilin Allahu i Lartësuar e shpëtoi nëpërmjet fisit e popullit të tij. Po kështu, edhe pjesëmarrja në organizata të ndryshme, nëpërmjet të cilave mund të mbrohet Islami dhe muslimanët, është e lejueshme. Madje, kjo mund të jetë edhe e detyrueshme, sepse mirëqenia e muslimanëve është e detyrueshme që të arrihet me çdo rrugë të mundshme e të lejueshme. Kështu për shembull, një popull musliman që ndodhet nën regjimin e një populli mohuesish të padrejtë, nëse kalon nën regjimin e një populli tjetër mohuesish, por të cilët i respektojnë të drejtat themelore të muslimanëve, u garantojnë lirinë e fesë dhe të besimit, si dhe të drejta të barabarta me të tjerët, kjo sigurisht që është më mirë për ta, madje është e detyrueshme që të arrihet. Në një rast të tillë, besimtarëve nuk u lejohet që të qëndrojnë nën regjimin e atij shteti që u mohon të drejtat njerëzore e fetare, që i trajton si hyzmeqarë e si skllevër e, mbi të gjitha, që përpiqet t’i asimilojë e t’i zhdukë si popull. Sigurisht, nëse është e mundur që shteti të jetë në dorë të muslimanëve dhe udhëheqësit të jenë besimtarë, kjo është më e mira, madje ky është synimi parësor. Por në pamundësi, asaj që i jepet rëndësi është ruajtja e fesë dhe e të drejtave të muslimanëve, me çdo rrugë e mundësi të lejueshme. Allahu është më i ditur për gjithçka.
11:96Страница 232
وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا مُوسَىٰ بِـَٔايَٰتِنَا وَسُلۡطَٰنٖ مُّبِينٍ ٩٦
Мы отправили Мусу (Моисея) с Нашими знамениями и явным доказательством
Ne e dërguam Musanë me mrekullitë Tona dhe me fakte të qarta te Faraoni dhe rrethi i tij... -Profeti Musa Ibn Imrani u dërgua me shumë argumente, shenja dhe mrekulli, të cilat vërtetonin Shpalljen që ai solli prej Allahut të Madhëruar. Ndër to ishin shkopi, dora e bardhë dhe e shndritshme etj. Allahu i Madhëruar thotë se i dhuroi Musait (a.s.) "sultan el mubin", pra, fakte të qarta e të dukshme. Ato ishin të qarta si drita e diellit. Allahu i Madhëruar e dërgoi atë te Faraoni dhe paria rreth tij, sepse ata ishin udhëheqja, ndërsa të tjerët ishin pasues të tyre. Por ata nuk u bindën para fakteve dhe argumenteve të qarta të Allahut të Gjithëfuqishëm, madje i shpërfillën ato.
11:97Страница 232
إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ وَمَلَإِيْهِۦ فَٱتَّبَعُوٓاْ أَمۡرَ فِرۡعَوۡنَۖ وَمَآ أَمۡرُ فِرۡعَوۡنَ بِرَشِيدٖ ٩٧
к Фараону и его знати. Но они последовали повелению Фараона, хотя повеление Фараона было неразумным.
...Por rrethi i tij i shkoi pas urdhrit të Faraonit, edhe pse urdhri i Faraonit nuk ishte i drejtë. -Faraoni ishte jo vetëm i devijuar tërësisht nga rruga e drejtë, por edhe një devijues i pamëshirshëm. Ai urdhëronte veçse për shkatërrim e asnjëherë për mirë. Nuk ka asnjë dyshim për përfundimin e keq të Faraonit dhe pasuesve të tij. Edhe pasuesit e tij u shkatërruan dhe do të ndëshkohen përjetësisht në ahiret, bashkë me të, siç thotë i Madhërishmi:
11:98Страница 233
يَقۡدُمُ قَوۡمَهُۥ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ فَأَوۡرَدَهُمُ ٱلنَّارَۖ وَبِئۡسَ ٱلۡوِرۡدُ ٱلۡمَوۡرُودُ ٩٨
В День воскресения Фараон возглавит свой народ и поведет их в Огонь. Отвратительно то место, куда их поведут!
Ditën e Kijametit, ai do t'i prijë popullit të vet dhe do ta çojë në Zjarr. Eh, sa i shëmtuar është ai vend, ku ata do të çohen! -Ky është premtimi për ta në ahiret. Por jo vetëm kaq. Ata do të përndiqen nga mallkimi i të Madhërishmit:
11:99Страница 233
وَأُتۡبِعُواْ فِي هَٰذِهِۦ لَعۡنَةٗ وَيَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۚ بِئۡسَ ٱلرِّفۡدُ ٱلۡمَرۡفُودُ ٩٩
Проклятия будут преследовать их здесь и в День воскресения. Отвратителен дар, которым их одарили!
Ata i ndjek mallkimi si në këtë botë, ashtu edhe në Ditën e Kijametit. -Ata u mallkuan që në jetën e dynjasë dhe në Ditën e Gjykimit do të mallkohen përsëri nga Allahu, melekët e Tij dhe nga i gjithë njerëzimi.Eh, sa e keqe është ajo "dhuratë", që do t'u jepet! -Sa e keqe është e gjithë kjo barrë që rëndon mbi ta: ndëshkimi i Allahut të Madhëruar, si dhe mallkimi në dynja dhe në ahiret.
11:100Страница 233
ذَٰلِكَ مِنۡ أَنۢبَآءِ ٱلۡقُرَىٰ نَقُصُّهُۥ عَلَيۡكَۖ مِنۡهَا قَآئِمٞ وَحَصِيدٞ ١٠٠
Это - некоторые из повествований о селениях, которые Мы рассказываем тебе. Одни из них все еще существуют, а другие уже скошены.
Pasi përmendi historitë e disa profetëve me popujt e tyre, Allahu i Lartësuar i thotë profetit Muhamed a.s:Këto që të rrëfyem janë disa nga historitë e atyre vendeve. -Këto që Ne po të tregojmë janë disa nga ngjarjet e atyre vendeve. Këto po t’i tregojmë me qëllim që ti, nëpërmjet tyre, të qortosh dhe këshillosh njerëzit. Ato le të shërbejnë si argumente të qarta për vërtetësinë e Shpalljes dhe për sinqeritetin tënd si profet i zgjedhur nga Allahu i Lartësuar. Këto ngjarje do të shërbejnë si mësim, këshillë, qortim dhe përkujtim në mënyrë të veçantë për besimtarët, të cilët pasojnë me besnikëri rrugën tënde.Disa prej tyre ekzistojnë ende e disa janë shkatërruar. -Disa prej atyre vendbanimeve kanë mbetur. Në to gjen gjurmë për ekzistencën e atyre popujve. Po ashtu, ka vendbanime që janë shkatërruar dhe janë zhdukur tërësisht, pa u mbetur më asnjë gjurmë.
11:101Страница 233
وَمَا ظَلَمۡنَٰهُمۡ وَلَٰكِن ظَلَمُوٓاْ أَنفُسَهُمۡۖ فَمَآ أَغۡنَتۡ عَنۡهُمۡ ءَالِهَتُهُمُ ٱلَّتِي يَدۡعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ مِن شَيۡءٖ لَّمَّا جَآءَ أَمۡرُ رَبِّكَۖ وَمَا زَادُوهُمۡ غَيۡرَ تَتۡبِيبٖ ١٠١
Мы не были к ним несправедливы, однако они сами поступили несправедливо по отношению к себе. Когда явилось веление твоего Господа, божества, к которым они взывали вместо Аллаха, ничем не помогли им. Они не приумножили им ничего, кроме погибели.
Ne nuk u bëmë atyre asnjë padrejtësi; por ishin ata që i bënë padrejtësi vetes. -Ndëshkimi nuk ishte padrejtësi ndaj tyre, por ishin ata që i bënë padrejtësi vetes përmes idhujtarisë dhe mohimit të Zotit të Madhëruar, duke treguar mendjemadhësi ndaj Shpalljes së Tij.Kur erdhi urdhri i Zotit tënd, atyre nuk u erdhën aspak në ndihmë zotat e tyre, të cilëve u luteshin veç Allahut. -Kështu ndodh me të gjithë ata që i drejtohen për ndihmë dikujt tjetër, veç Allahut të Lartësuar, me adhurime dhe përunjësi. Kur zbret ndëshkimi i Allahut të Madhëruar, atyre nuk u bën asnjë lloj dobie adhurimi që iu përkushtojnë idhujve. Madje, Allahu i Lartësuar thotë:Ata nuk u shtuan asgjë tjetër, përveç shkatërrimit. -Idhujtaria veçse u shton ndëshkimin, shkatërrimin, dëshpërimin dhe vuajtjen. Kjo, sigurisht, është e kundërta e asaj që ata shpresojnë me lutjet e blatimet e shumta që u drejtojnë idhujve të tyre.
11:102Страница 233
وَكَذَٰلِكَ أَخۡذُ رَبِّكَ إِذَآ أَخَذَ ٱلۡقُرَىٰ وَهِيَ ظَٰلِمَةٌۚ إِنَّ أَخۡذَهُۥٓ أَلِيمٞ شَدِيدٌ ١٠٢
Такой была Хватка твоего Господа, когда Он схватил селения, жители которых были несправедливы. Воистину, Хватка Его мучительна, сурова.
I tillë është ndëshkimi i Zotit tënd, kur bie mbi popujt që bëjnë padrejtësi. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhembshëm dhe i ashpër. -Kështu i shkatërron dhe i dërrmon Allahu i Lartësuar ata përmes ndëshkimit të Tij të ashpër dhe të drejtë. Atyre nuk do t’u vlejë aspak adhurimi që u kanë bërë idhujve me përunjësi e përkushtim. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë:
11:103Страница 233
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗ لِّمَنۡ خَافَ عَذَابَ ٱلۡأٓخِرَةِۚ ذَٰلِكَ يَوۡمٞ مَّجۡمُوعٞ لَّهُ ٱلنَّاسُ وَذَٰلِكَ يَوۡمٞ مَّشۡهُودٞ ١٠٣
Воистину, в этом - знамение для тех, кто страшится мучений в Последней жизни. Это будет день, когда будут собраны люди. Это будет день, когда все будут присутствовать.
Pa dyshim, këtu ka shumë mësime për atë që i druhet Dënimit të Jetës Tjetër. -Në të gjitha këto histori të përmendura, te ndëshkimet që Allahu i Madhëruar zbriti mbi zullumqarët, ka fakte të shumta për këdo që i druhet ndëshkimit në ahiret. Këto histori ndikojnë tek ata që e besojnë ringjalljen dhe llogarinë para Zotit të Gjithëditur dhe të Drejtë. Ato na mësojnë se të gjithë ata që bëjnë padrejtësi dhe krime, kanë për të vuajtur ndëshkimin e dynjasë dhe të ahiretit. Ata do ta marrin shpagimin të plotë, ashtu sikurse e meritojnë, nga Allahu i Lartësuar, i Cili është i Drejtë dhe Ndëshkues i ashpër. Më pas, Allahu i Lartësuar vijon që të përshkruajë ahiretin:Ajo është dita e tubimit të njerëzve dhe dita që do ta dëshmojnë (të gjithë). -Atë ditë, njerëzit do të mblidhen bashkë për të marrë të plotë shpërblimin e merituar, i mirë ose i keq qoftë, sipas veprave të tyre. Pushteti dhe sundimi i Allahut të Lartësuar do t’u shfaqet hapur. Të frikësuar e kokëulur para madhështisë së Allahut dhe drejtësisë së Tij absolute, njerëzit do të shpresojnë në mëshirën e Tij të gjerë. Atë ditë, ata do ta njohin Allahun e Lartësuar plotësisht, me fuqinë dhe pushtetin e Tij gjithëpërfshirës. Allahu i Lartësuar thotë se ajo është dita e dëshmuar. Për vërtetësinë e saj ka dëshmuar Allahu, melekët e Tij dhe të gjitha krijesat. Ajo është dita që do ta dëshmojnë dhe do ta përjetojnë të gjithë, pa përjashtim.
11:104Страница 233
وَمَا نُؤَخِّرُهُۥٓ إِلَّا لِأَجَلٖ مَّعۡدُودٖ ١٠٤
Мы отсрочим его лишь до определенного срока.
Ne nuk po e vonojmë atë, përveçse deri në afatin e caktuar. -Kijameti do të ndodhë atëherë kur të përfundojë afati i kësaj dynjaje dhe Allahu i Lartësuar të këtë përfunduar gjithçka që ka lidhje me krijesat dhe krijimin e Tij. Allahu i Madhëruar do t’i tubojë të gjithë për të përjetuar atë që quhet Dita e Fundit. Atë ditë, mbi të gjitha krijesat do të zbatohet norma e shpërblimit të Zotit të Lartësuar. Ashtu sikurse në dynja zbatohen të gjitha ligjet e Zotit të Lartësuar që kanë lidhje me krijimin dhe funksionimin e kësaj bote, si edhe dispozitat e Sheriatit të Tij, po ashtu në Ditën e Kijametit do të zbatohen ligjet e Tij të shpërblimit, që bazohen te drejtësia, urtësia dhe bamirësia absolute e Zotit.
11:105Страница 233
يَوۡمَ يَأۡتِ لَا تَكَلَّمُ نَفۡسٌ إِلَّا بِإِذۡنِهِۦۚ فَمِنۡهُمۡ شَقِيّٞ وَسَعِيدٞ ١٠٥
Когда этот день наступит, ни один человек не заговорит без Его соизволения. И среди них будут несчастные и счастливые.
Kur të vijë ajo Ditë, askush nuk do të flasë pa lejen e Tij. -Kur të vijë ajo ditë, të gjitha krijesat do të grumbullohen para Allahut dhe askush nuk do të flasë pa lejen e Tij, madje as profetët apo melekët e nderuar. Gjithashtu, askush nuk do të mund të ndërmjetësojë tek Allahu i Lartësuar në ndonjë mënyrë, përveçse me lejen e Tij. Askush nuk mund të hyjë për ndërmjetësim nëse Allahu nuk është i kënaqur me ndërmjetësuesin dhe me atë për të cilin ndërmjetësohet dhe nëse Allahu nuk jep leje për këtë ndërmjetësim. Atë ditë krijesat do të ndahen në dy grupe, prandaj Allahu i Lartësuar thotë:Prej tyre do të ketë të dëshpëruar, por do të ketë edhe të lumtur. -Të dëshpëruarit do të jenë ata që, së pari, e kanë mohuar Allahun e Lartësuar dhe që nuk e kanë besuar Atë ashtu si duhej të besohej. Së dyti, do të jenë ata që kanë mohuar të dërguarit e Tij, duke mos i besuar si profetë të Zotit. Së treti, do të jenë ata që nuk u janë bindur urdhrave dhe porosive të Allahut, që nuk kanë punuar e jetuar sipas Shpalljes së Tij. Ndërsa të lumturit, ‘es-suadâu’, janë besimtarët, ata të cilët e kanë besuar Allahun e Lartësuar me sinqeritet dhe që kanë ndjekur rrugën e Tij. Cilësia e tyre dalluese është devotshmëria. Ata e tregojnë devotshmërinë duke u ruajtur nga ndëshkimi i Allahut përmes plotësimit të urdhrave të Tij dhe largimit nga ndalesat e Tij, në emër të dashurisë për Allahun e Lartmadhëruar, shpresës për shpërblimin e Tij dhe frikës ndaj ndëshkimit të Tij. Ndërsa për sa i përket shpërblimit të secilit grup, Allahu Krenar dhe i Lartësuar thotë:
11:106Страница 233
فَأَمَّا ٱلَّذِينَ شَقُواْ فَفِي ٱلنَّارِ لَهُمۡ فِيهَا زَفِيرٞ وَشَهِيقٌ ١٠٦
Несчастные пребудут в Огне, где они будут хрипеть и реветь.
Të dëshpëruarit do të jenë në Zjarr, ku do të kenë ofshama e ngashërime. -Të dëshpëruarit, të poshtëruarit dhe të nënçmuarit do të jenë në zjarrin e Xhehenemit. Atje do të vuajnë ndëshkim pas ndëshkimi, gjithnjë e duke u rënduar më tepër. Kjo gjendje do të shoqërohet me ofshama, ngashërime e lëngata, me zërat më të tmerrshëm e më të përvuajtur, që shprehin torturën e madhe të tyre.
11:107Страница 233
خَٰلِدِينَ فِيهَا مَا دَامَتِ ٱلسَّمَٰوَٰتُ وَٱلۡأَرۡضُ إِلَّا مَا شَآءَ رَبُّكَۚ إِنَّ رَبَّكَ فَعَّالٞ لِّمَا يُرِيدُ ١٠٧
Они пребудут там вечно, пока существуют небеса и земля, если только твой Господь не пожелает иного. Воистину, твой Господь вершит то, что пожелает.
Ata do të jenë aty të përjetshëm, sa të jenë qiejt dhe Toka,... -Tek ai zjarr që u përshkrua më sipër, ata do të jenë të përjetshëm, sikurse thotë Allahu i Lartësuar: sa të jenë qiejt dhe toka, pra, sa të ekzistojnë qiejt dhe toka.... përveç çfarë do Zoti yt. -Ata do të jenë të përjetshëm në zjarrin e Xhehenemit, përveç atij intervali kohor që do të dëshirojë Allahu i Lartësuar që të mos jenë në të. Kjo është periudha kohore e pritjes së tyre para hyrjes në Zjarr, Ditën e Gjykimit, sikurse kanë thënë shumica e komentuesve të Kur'anit. Kësisoj, pas hyrjes në zjarrin e Xhehenemit, ata do të jenë aty pafundësisht.Zoti yt vepron gjithçka që Ai dëshiron. -Allahu i Lartësuar vepron çdo gjë që Ai dëshiron. Çdo gjë që Ai vepron, ngrihet e bazohet në diturinë dhe urtësinë e Tij absolute dhe të paanë. Askush nuk mund ta pengojë Allahun nga ajo çka Ai dëshiron.
11:108Страница 233
۞ وَأَمَّا ٱلَّذِينَ سُعِدُواْ فَفِي ٱلۡجَنَّةِ خَٰلِدِينَ فِيهَا مَا دَامَتِ ٱلسَّمَٰوَٰتُ وَٱلۡأَرۡضُ إِلَّا مَا شَآءَ رَبُّكَۖ عَطَآءً غَيۡرَ مَجۡذُوذٖ ١٠٨
Счастливые же пребудут в Раю. Они пребудут там вечно, пока существуют небеса и земля, если только твой Господь не пожелает иного. Это будет неиссякаемый дар.
Ndërsa të lumturit janë në Xhenet. -Këta janë ata fatbardhë, të cilëve u takon çdo gjë që u sjell gëzim, kënaqësi dhe lumturi. Atyre u është dhuruar suksesi për të kryer çdo punë të mirë dhe për t’u larguar nga çdo e keqe. Ata janë begatuar edhe me fitoren në dynja dhe ahiret. Këtyre njerëzve u takon mirësia dhe lumturia. Për këta, Allahu i Lartësuar thotë:Aty do të jenë të përjetshëm, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç çfarë do Zoti yt. -Ata do të jenë në Xhenet përjetësisht, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç çfarë dëshiron Zoti. Allahu i Lartësuar e përforcon këtë gjykim më pas, kur thotë:Ata do të kenë një shpërblim të pandërprerë. -Ata do të kenë gjithçka prej mirësive dhe kënaqësive të përjetshme dhe të mrekullueshme, që Allahu i Lartësuar u ka dhuruar. Ato nuk do të ndërpriten kurrë, në asnjë çast. Ne e lusim Allahun Bujar dhe të Lartësuar që të na dhurojë nga mirësitë e Tij.
11:109Страница 234
فَلَا تَكُ فِي مِرۡيَةٖ مِّمَّا يَعۡبُدُ هَٰٓؤُلَآءِۚ مَا يَعۡبُدُونَ إِلَّا كَمَا يَعۡبُدُ ءَابَآؤُهُم مِّن قَبۡلُۚ وَإِنَّا لَمُوَفُّوهُمۡ نَصِيبَهُمۡ غَيۡرَ مَنقُوصٖ ١٠٩
Не сомневайся в том, чему они поклоняются. Они поклоняются тем, кому прежде поклонялись их отцы. Воистину, Мы воздадим им сполна, без убавления.
Allahu i Lartësuar i drejtohet profetit të Tij të dashur, Muhamedit a.s, dhe i thotë:Mos ki asnjë dyshim për atë që adhurojnë ata. -Të mos kesh anjë lloj dyshimi rreth gjendjes së tyre të mjerë dhe të kotës që ata pasojnë. Ata nuk kanë asnjë lloj argumenti të drejtë fetar, tradicional apo logjik për idhujtarinë e tyre. Argumenti i vetëm për ta, nëse do të quhej argument, është ai që Allahu i Madhëruar e përshkruan:Ata nuk adhurojnë asgjë tjetër përveçse çfarë adhuronin më parë prindërit e tyre. -Ky nuk mund të quhet argument, sepse çdo qëndrim ka nevojë për mbështetje të argumentuar, përveç profetëve, që u vjen Shpallje nga Allahu i Lartësuar. Ndërsa qëndrimet e këtyre të humburve janë plot gabime dhe të pavërteta që në thelb të tyre. Edhe pse ata mund të pretendojnë të gjithë së bashku se janë në të vërtetën, kjo nuk e ndryshon aspak realitetin e tyre të rremë.Ne do t’ua japim pjesën e vet pa ua cenuar. -Ata do ta marrin pjesën e tyre, që u ka përcaktuar Allahu i Lartësuar, që në këtë jetë. Ata do ta marrin këtë pjesë të pacenuar, edhe nëse është shumë e madhe. Por nëse Allahu i Lartësuar u jep pasuri e bollëk, kjo nuk tregon aspak se Ai i sheh si njerëz të mirë. Allahu i Lartësuar ua jep të mirat e kësaj bote atyre që i do dhe atyre që nuk i do. Ndërsa fenë dhe besimin e drejtë, Ai ua jep veçse atyre që i ka përzgjedhur dhe dalluar mbi të gjithë të tjerët. Nga këto ajete kuptojmë që asnjëherë nuk duhet të mashtrohemi nga unanimiteti i të humburve në qëndrimet e tyre të devijuara. Fakti që ata kanë rënë dakord që të pranojnë si të vërteta dhe të sakta besimet e trashëguara nga të parët e tyre, kjo nuk do të thotë se ata duhen ndjekur. Gjithashtu, njeriu nuk duhet të mashtrohet nga mirësitë e kësaj bote, që Allahu i Lartësuar mund t’ua ketë dhuruar ndonjërit prej tyre. Rreth besimit dhe fesë së vërtetë gjykohet mbi argumente të qarta, të sakta dhe të përcaktuara nga Allahu i Lartmadhëruar.
11:110Страница 234
وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا مُوسَى ٱلۡكِتَٰبَ فَٱخۡتُلِفَ فِيهِۚ وَلَوۡلَا كَلِمَةٞ سَبَقَتۡ مِن رَّبِّكَ لَقُضِيَ بَيۡنَهُمۡۚ وَإِنَّهُمۡ لَفِي شَكّٖ مِّنۡهُ مُرِيبٖ ١١٠
Мы даровали Мусе (Моисею) Писание, но по его поводу возникли разногласия. И если бы не было прежде Слова от твоего Господа, то спор их был бы решен. Воистину, они испытывают смутные сомнения относительно него (Корана).
Ne i dhamë Musait Librin, rreth të cilit kanë pasur kundërshtime. -Allahu i Lartësuar tregon për librin që i dha Musait (a.s.), i cili ishte Teurati. Ai ishte libër plot me porosi dhe dispozita të mrekullueshme. Ishte e detyrueshme për popullin që, në pajtim të plotë, t’i zbatonin dhe të jetonin sipas dispozitave e ligjeve të tij. Megjithatë, ata patën kundërshtime me njëri-tjetrin pikërisht rreth themeleve të fesë dhe të besimit të përcaktuara në Teurat.Sikur të mos kishte qenë vendimi i Zotit tënd, i përcaktuar më herët, me siguri çështja do të kishte marrë fund. -Sikur të mos ishte vendimi i Zotit për të mos i ndëshkuar ata menjëherë, por për t’u lënë një afat, çështja e tyre do të kishte marrë fund, domethënë, do të ndëshkohej çdo zullumqar për padrejtësinë e bërë. Por Allahu i Lartësuar, me urtësinë e Tij, vendosi që t’u linte afat deri Ditën e Gjykimit, ditën kur do t’u jepet ndëshkimi i merituar.Por ata kanë dyshime rreth tij dhe janë në mëdyshje. -Ata mbetën të çoroditur dhe sorollaten në dyshimet e tyre. Prandaj, nëse me librin dhe me themelet e fesë të tyre çifutët sillen në këtë mënyrë, si pret të sillen ata me Kur'anin dhe fenë që Zoti ta shpalli ty?! Kështu, mos u çudit aspak kur ata të kundërshtojnë. Mos u habit që ata nuk të besojnë dhe kanë dyshime të vazhdueshme rreth Shpalljes së Allahut të Lartësuar.
11:111Страница 234
وَإِنَّ كُلّٗا لَّمَّا لَيُوَفِّيَنَّهُمۡ رَبُّكَ أَعۡمَٰلَهُمۡۚ إِنَّهُۥ بِمَا يَعۡمَلُونَ خَبِيرٞ ١١١
Воистину, твой Господь воздаст сполна каждому из них за его деяния, ведь Он знает о том, что они совершают.
Nuk ka dyshim se, çdonjërit prej tyre, Zoti yt do t’ia japë të plotë shpërblimin për veprat e veta. -Allahu i Lartësuar ka për t’i gjykuar me drejtësi dhe urtësi Ditën e Gjykimit dhe gjithësecilin do ta shpërblejë sipas veprave që ka kryer. Më tej, i Lartësuari thotë:Ai di gjithçka që bëjnë ata. -Për gjithçka që ata kanë bërë, qoftë punë të mira apo të këqija, Allahu është Habir - i Gjithëditur. Asgjë nuk i fshihet Allahut, sado të vogla dhe të imta, të dukshme apo të padukshme qofshin punët e tyre. Në këto ajete, Allahu i Lartësuar i tregon Profetit (a.s)shkakun që i bëri bashkësitë e mëparshme të përçaheshin. Ky shkak ishte mospërqendrimi me besnikëri në rrugën e drejtë, sipas Shpalljes që u dhuroi Allahu i Madhëruar. Për këtë arsye, Ai e urdhëron më pas profetin Muhamed (a.s)dhe të gjithë besimtarët që e ndjekin, që të përqendrohen në fenë e drejtë:
11:112Страница 234
فَٱسۡتَقِمۡ كَمَآ أُمِرۡتَ وَمَن تَابَ مَعَكَ وَلَا تَطۡغَوۡاْۚ إِنَّهُۥ بِمَا تَعۡمَلُونَ بَصِيرٞ ١١٢
Будь же тверд на прямом пути, как тебе велено, вместе с теми, кто покаялся наряду с тобой. И не преступайте границ дозволенного, ибо Он видит то, что вы совершаете.
Prandaj qëndroni të patundur (në rrugën e drejtë), ashtu siç jeni urdhëruar - ti dhe ata që janë penduar(e kanë besuar)së bashku me ty dhe mos i kaloni kufijtë! -Allahu i Lartësuar urdhëron për “el istikâme”, domethënë për qëndrueshmëri në rrugën e drejtë. Por kjo nuk mund të bëhet sipas orekseve dhe dëshirave të secilit, prandaj shoqërohet me një tjetër porosi të rëndësishme: “... ashtu siç je urdhëruar”. Kështu, besimtarët urdhërohen që të përqëndrohen në rrugën e Allahut të Madhëruar dhe në zbatimin e ligjit të Tij, me mënyrën që Ai e ka caktuar. Ata duhet të besojnë gjithçka që vjen e sigurt nga Allahu i Lartësuar. Ata urdhërohen që kurrsesi të mos devijojnë nga feja dhe ligji që u ka zbritur Allahu i Lartësuar. Besimtarët urdhërohen që të jenë të vazhdueshëm në këtë rrugë të drejtë dhe të mos devijojnë as majtas, as djathtas. Gjithçka është e përcaktuar, prandaj ata nuk duhet të kalojnë caqet në asnjë drejtim, qoftë në besim, qoftë në zbatimin e ligjeve. Pastaj Allahu i Madhëruar i kujton besimtarët për një fakt shumë të rëndësishëm, duke thënë:Ai sheh gjithçka që bëni ju. -Allahut nuk i fshihet asnjë vepër e tyre dhe Ai ka për t’i shpërblyer për to. Sigurisht, ky është një inkurajim i fortë për të qenë i vendosur në fenë e drejtë të Allahut të Lartësuar. Gjithashtu, ai shërben edhe si një kërcënim dhe qortim i ashpër për këdo që humbet këtë qëndrueshmëri. Allahu i Lartësuar e përforcon këtë kërcënim, duke thënë:
11:113Страница 234
وَلَا تَرۡكَنُوٓاْ إِلَى ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ فَتَمَسَّكُمُ ٱلنَّارُ وَمَا لَكُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ مِنۡ أَوۡلِيَآءَ ثُمَّ لَا تُنصَرُونَ ١١٣
Не склоняйтесь на сторону беззаконников, дабы вас не коснулся Огонь. Нет у вас покровителей и помощников, кроме Аллаха, и тогда никто вам не окажет поддержки.
Dhe mos anoni kurrë nga ata që bëjnë padrejtësi e kështu t’ju përcëllojë Zjarri! -Mos anoni nga ata të cilët bëjnë padrejtësi, sepse nëse anoni nga ata, sigurisht që keni për t’i miratuar dhe pasuar në padrejtësitë e tyre, ose të paktën do të jeni të kënaqur me ta, dhe në këtë mënyrë dhe do të bini në zjarrin e Xhehenemit. Ky lloj animi është, sigurisht, pasojë e humbjes së qëndrueshmërisë në rrugën e Allahut të Lartësuar ashtu sikurse Ai ka urdhëruar.Atëherë, ju nuk do të keni asnjë mbrojtës përveç Allahut dhe askush nuk do t’ju ndihmojë. -Ju nuk keni për të gjetur mbështetës, që t'ju mbrojnë nga ndëshkimi i Allahut apo që t’ju ndihmojnë për të fituar sadopak prej shpërblimit të Tij. Kështu, ata nuk do të mund të largojnë prej jush ndëshkimin që do t’ju japë Allahu i Lartësuar, kur ai të godasë mbi ju. Në këtë ajet gjejmë një kërcënim të ashpër për këdo që anon tek çdo lloj padrejtësie me të cilën përballet. Por çfarë nënkupton fjala “anim”, që përmendet në ajet? Kuptimi i saj është pohimi, miratimi, solidariteti ose mbështetja me kënaqësi që tregon dikush për padrejtësinë dhe të padrejtët. Atëherë, nëse vetëm animi te padrejtësia ka këtë lloj ndëshkimi nga Allahu i Lartësuar, si është halli i atyre që e kryejnë vetë padrejtësinë?! E lusim Allahun e Madhëruar të na ruajë nga çdo lloj padrejtësie dhe të mos anojmë tek ato në asnjë formë e çast!
11:114Страница 234
وَأَقِمِ ٱلصَّلَوٰةَ طَرَفَيِ ٱلنَّهَارِ وَزُلَفٗا مِّنَ ٱلَّيۡلِۚ إِنَّ ٱلۡحَسَنَٰتِ يُذۡهِبۡنَ ٱلسَّيِّـَٔاتِۚ ذَٰلِكَ ذِكۡرَىٰ لِلذَّٰكِرِينَ ١١٤
Совершай намаз в начале и конце дня и в некоторые часы ночи. Воистину, добрые деяния удаляют злодеяния. Это - Напоминание для поминающих.
Dhe fale namazin në dy skajet e ditës, edhe në orët e afërta të natës! -Allahu i Lartësuar urdhëron për faljen e namazit në dy skajet e ditës, domethënë, në fillim dhe në fund të saj. Këtu përfshihen tre namazet: i sabahut, i drekës dhe ai i ikindisë. Më pas, i Lartësuari thotë: “edhe në orët e afërta të natës”. Këtu bëhet fjalë për namazin e akshamit dhe të jacisë, sepse akshami është menjëherë pas perëndimit të diellit, ndërsa jacia është pranë me sabahun. Sigurisht, përfshihet edhe namazi i natës, sepse edhe ai është afër sabahut. Janë quajtur ‘zulefen’– ‘të afërta ose afruese’ edhe për një qëllim tjetër: sepse e afrojnë robin tek Allahu i Lartësuar.Sigurisht që veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat. -Pesë namazet e detyrueshme si dhe ato vullnetare, që u bashkëngjiten, konsiderohen si veprat më të mira dhe më të shpërblyeshme. Ato kanë një shpërblim shumë të madh prej Allahut të Lartësuar dhe Bujar. Përveçse sjellin mirësi të shumta në dynja dhe ahiret, namazet, - sikurse thotë Allahu i Lartësuar, - i fshijnë dhe i largojnë të këqijat. Sigurisht, këtu bëhet fjalë për gjynahet e vogla, sikurse përcaktohet edhe në hadithe të sakta nga Profeti (a.s.). Nga këto hadithe mund të përmendim: “Pesë namazet, nga xhumaja deri në xhuma, nga Ramazani deri në Ramazan, janë falëse dhe shuajtëse të atyre gjynaheve që veprohen mes tyre, nëse robi u largohet gjynaheve të mëdha”. Kështu që bëhet fjalë për gjynahet e vogla. Një argument tjetër që tregon për këtë është edhe ajeti në suren Nisa, ku thotë Allahu i Lartësuar: “Nëse largoheni prej gjynaheve të mëdha, që ju janë ndaluar, Ne do t’jua falim gjynahet e vogla dhe do t’ju shpiem në një vend të nderuar.” [Nisa 31]. Pastaj Allahu i Madhëruar thotë:Ky është kujtim për ata që kujtojnë(Zotin e tyre). -Ky është një kujtim i mrekullueshëm për ata që kujtojnë mësimet e Zotit. Përemri "ky" ndoshta ka për qëllim gjithçka që u përmend pak më sipër, si:- qëndrueshmëria në rrugën e drejtë dhe përkushtimi për të mos dalë nga kufijtë që ka vendosur Allahu i Lartësuar;- mosanimi nga ata që bëjnë padrejtësi dhe mosmiratimi i tyre;- urdhri për faljen e namazit dhe qartësimi se të gjitha veprat e mira i fshijnë të këqijat.Të gjitha këto vlejnë për ata që duan të dinë se çfarë u ka urdhëruar dhe çfarë u ka ndaluar Allahu i Lartësuar. Për këtë arsye, ata përkushtohen me sinqeritet për t’i zbatuar ato, se kështu fitojnë mirësi dhe begati dhe u largohen fatkeqësitë e sprovat në dynja dhe ahiret. Sigurisht, urdhrat e Allahut të Lartësuar kanë nevojë për përpjekje dhe durim të madh, që të vihen në jetë, prandaj i Lartësuari thotë më pas:
11:115Страница 234
وَٱصۡبِرۡ فَإِنَّ ٱللَّهَ لَا يُضِيعُ أَجۡرَ ٱلۡمُحۡسِنِينَ ١١٥
Терпи, ибо Аллах не теряет вознаграждения творящих добро.
Bëj durim,... -Bëj durim, detyroje, përqëndroje veten tënde në bindje ndaj Allahut të Lartësuar. Bëhu i duruar dhe këmbëngulës për t’u larguar nga poshtërsitë dhe mosbindja ndaj Tij, për t’u larguar nga gjithçka që Allahu e ka ndaluar. Ji i vazhdueshëm dhe i qëndrueshëm në këtë rrugë dhe kurrë mos devijo prej saj! Kurrë mos u qaj dhe mos u trego i dobët dhe i pafuqishëm! Përkundrazi, ji i gjallë dhe sistematik në rrugën e Allahut! Asnjëherë mos harro një fakt, i cili do të të ndihmojë në këtë rrugë:...se, me të vërtetë, Allahu nuk ua humb shpërblimin vepërmirëve! -Allahu i Lartësuar nuk e humbet kurrë punën dhe shpërblimin e bamirësve. Përkundrazi, Ai ka për t’ua pranuar veprat dhe do t’i shpërblejë sipas tyre. Allahu i Lartësuar, me bujarinë e Tij, do të marrë si shembull punën më të mirë dhe më të plotë që ata kanë bërë. Sigurisht, këto ajete janë nxitje e fortë për besimtarin për të kultivuar dhe forcuar durimin e tij. Duke përmendur shpërblimin, Allahu i Madhëruar i bën shpirtrat më të gjallë dhe ambiciozë dhe u jep një vullnet të fortë për të vazhduar në rrugën e bindjes ndaj Tij. Sa herë që shpirtrat lodhen dhe dobësohen, kujtimi i shpërblimit të Allahut të Lartësuar u jep fuqi për të vazhduar më tej, derisa ta takojnë Atë e ta marrin shpërblimin të plotë nga bujaria e Tij.
11:116Страница 234
فَلَوۡلَا كَانَ مِنَ ٱلۡقُرُونِ مِن قَبۡلِكُمۡ أُوْلُواْ بَقِيَّةٖ يَنۡهَوۡنَ عَنِ ٱلۡفَسَادِ فِي ٱلۡأَرۡضِ إِلَّا قَلِيلٗا مِّمَّنۡ أَنجَيۡنَا مِنۡهُمۡۗ وَٱتَّبَعَ ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ مَآ أُتۡرِفُواْ فِيهِ وَكَانُواْ مُجۡرِمِينَ ١١٦
Если бы только среди поколений, живших до вас, были мудрые люди, которые выступали бы против нечестия на земле. Такими были лишь немногие из числа тех, кого Мы спасли. А беззаконники последовали за тем, что было даровано им, и стали грешниками.
Përse të mos kishte nga brezat para jush, të mençur e të nderuar që ta ndalonin shkatërrimin në Tokë?! Përveç një pakice, të cilët i shpëtuam(nga e keqja), të gjithë të tjerët ishin keqbërës. Ata u dhanë pas kënaqësive si të shfrenuar e ngulmuan në gjynahe. -Allahu i Lartësuar përmendi më lart shkatërrimin e popujve që kundërshtuan profetët e tyre dhe u larguan nga rruga e drejtë. Ata nuk pranuan që t’u nënshtroheshin porosive të Allahut të Lartësuar në Shpalljet e Tij. Edhe popujt të cilëve iu dhuruan libra hyjnorë devijuan nga rruga e drejtë, përveç një pakice, të cilët i ruajti Zoti i Madhëruar. Nëse devijimi do të vazhdonte, ata do të ishin larguar tërësisht nga e vërteta, aq sa nuk do të mbetej më asnjë gjurmë prej tyre. Megjithatë, Allahu i Lartësuar na tregon se ka pasur një grup besimtarësh, edhe pse të pakët, të cilët i qëndruan besnikë besimit të drejtë, të mësuar nga profetët e tyre. Ata pasuan profetët, prandaj e merituan që Allahu i Lartësuar t’i shpërblente. Gjithashtu, ndër mirësitë e tyre ishte edhe vijimësia e fesë së drejtë, që kishte mbetur prej profetëve. Megjithatë, ata ishin shumë të pakët, sikurse thotë Allahu i Lartësuar në këtë ajet. Nëpërmjet kësaj pakice, shkoi në vend rregulli i pandryshueshëm i Allahut të Lartësuar, që: “çdo njeri, ose të jetojë si besimtar me argument të qartë nga Zoti i Lartësuar, ose të jetojë në mosbesim, duke mohuar argumentet e Allahut të Madhëruar.” Domethënë, si ata që besojnë, edhe ata që nuk besojnë të jenë të qartë për lirinë e zgjedhjes së tyre. Ndjekësit e rrugës së drejtë jetojnë të qartë në besimin e tyre, prandaj meritojnë shpërblimin e Allahut të Lartësuar. Kurse për ata që tregohen të padrejtë, Allahu thotë: “Ata u dhanë pas kënaqësive si të shfrenuar e ngulmuan në gjynahe.” Pra, ata që bëjnë padrejtësi dhe nuk pasojnë rrugën e besimit, thjesht argëtohen me mirësitë e shumta që u dhuron Allahu i Lartësuar në këtë botë, duke braktisur tërësisht jetën e ahiretit, prandaj meritojnë të quhen ‘muxhrimin’ - kriminelë. Ata përkushtohen plotësisht pas kësaj dynjaje të shkurtër dhe mashtruese, duke shpërfillur besimin e vërtetë në Allahun e Lartësuar dhe të jetuarit sipas tij. Shumë prej tyre Allahu i Lartësuar i ka shfarosur që në këtë botë. Ky ajet është nxitje për muslimanët, që mes tyre të kenë vazhdimisht një grup njerëzish bamirës, të cilët rregullojnë veten e tyre dhe ato që prishin të padrejtët. Le të jetë gjithmonë një grup që e praktikon me korrektësi fenë e Allahut të Lartësuar dhe që fton të devijuarit e të humburit në rrugën e drejtë, duke bërë durim përballë çdo mundimi që ata u sjellin. Ata duhet të jenë të qëndrueshëm e të durueshëm në përhapjen e së mirës, duke u hapur sytë e shpirtit atyre që u janë verbuar nga dashuria për këtë botë. Pa dyshim që kjo është grada më e lartë, të cilën e synon çdokush që dëshiron mirësinë e Allahut të Lartësuar. Të tillët janë udhëheqësit e kësaj feje, sepse ata ia përkushtojnë çdo vepër me sinqeritet vetëm Allahut të Lartësuar dhe vetëm për kënaqësinë e Tij.
11:117Страница 234
وَمَا كَانَ رَبُّكَ لِيُهۡلِكَ ٱلۡقُرَىٰ بِظُلۡمٖ وَأَهۡلُهَا مُصۡلِحُونَ ١١٧
Твой Господь не станет губить города по несправедливости, если они праведны.
Zoti yt kurrë nuk do t’i shkatërronte ato vende, nëse banorët e tyre do të ishin vepërmirë. -Allahu i Lartësuar nuk do t’i shkatërronte popujt, po të ishin vepërmirë, domethënë të vazhdueshëm në punë të mira dhe të përqendruar në rrugën e drejtë. Allahu i ka ndëshkuar vetëm sepse ata dilnin jashtë kufijve të Tij, pa pasur asnjë justifikim. Kështu ndëshkohen ata që e dinë të vërtetën dhe nuk e zbatojnë atë. Kurse kuptimi tjetër është: Allahu i Lartësuar kurrsesi nuk do të shkatërronte njerëzit për padrejtësitë që kanë bërë në të shkuarën, nëse ata i kthehen të penduar, duke ndrequr besimin dhe veprat e tyre. Pendimi i sinqertë i fshin dhe i mbulon gjynahet. Punët e mira që pasojnë të këqijat të shpëtojnë nga ndëshkimi i ashpër.
11:118Страница 235
وَلَوۡ شَآءَ رَبُّكَ لَجَعَلَ ٱلنَّاسَ أُمَّةٗ وَٰحِدَةٗۖ وَلَا يَزَالُونَ مُخۡتَلِفِينَ ١١٨
Если бы твой Господь захотел, то Он сделал бы человечество единой общиной верующих. Однако они не перестают вступать в противоречия,
Sikur të dëshironte Zoti yt, do ta bënte njerëzinë të një feje, por ata do të jenë vazhdimisht duke kundërshtuar,... -Allahu i Lartësuar na tregon se, po të dëshironte, do t’i bënte njerëzit të gjithë të një feje, pra, të fesë Islame. Askush nuk do të mund ta ndryshonte dëshirën e Tij dhe nuk do të mund t’i dilte Atij përpara, nëse Ai do ta dëshironte një gjë të tillë. Por urtësia e Tij e deshi që njerëzit të jenë vazhdimisht në kundërshtim me njëri-tjetrin dhe me rrugën e drejtë, të cilën Ai e përcaktoi. Njerëzit do të ndjekin vazhdimisht dëshirat e tyre dhe rrugët që të çojnë në Zjarr. Secili grup do të pretendojë se e vërteta është me të, ndërsa e pavërteta është ajo që thonë të tjerët, sepse ata ndjekin dëshirat e tyre dhe nuk ndjekin udhëzimin e Allahut. Këtu përjashtohen vetëm ata që Zoti ka thënë:
Текст: Quranic Universal Library (Tarteel) через spa5k/tafsir_api (MIT), в зафиксированной версии. Аяты: Quran Foundation. Источники и лицензии