Ас-Саади · Тафсир · на албанском
Марьям 19:35–60
19:35Страница 307
مَا كَانَ لِلَّهِ أَن يَتَّخِذَ مِن وَلَدٖۖ سُبۡحَٰنَهُۥٓۚ إِذَا قَضَىٰٓ أَمۡرٗا فَإِنَّمَا يَقُولُ لَهُۥ كُن فَيَكُونُ ٣٥
Не подобает Аллаху иметь сына. Пречист Он! Когда Он принимает решение, то стоит Ему сказать: «Будь!». - как это сбывается.
Nuk i shkon(madhështisë së)Allahut që të ketë bir. I pastër është Ai(nga çdo mangësi)! -Nuk i shkon madhështisë së Allahut që të ketë fëmijë. Kjo është e pavërtetë, sepse Allahu është El Ganij - Jonevojtar, i Pasur e i Pavarur; Ai është El Malik - Pronari dhe Sunduesi i të gjithçkaje. Atëherë, si që mundet që Ai të bëjë bir të vetin dikë që është krijesë dhe pronë të Tij?! Ai thotë: “Subhaneh”, pra, i Pastër, i Dëlirë e i Lartësuar është Ai nga përshkrimet e të paditurve, që e bëjnë me fëmijë dhe me mangësi të tjera.Kur Ai vendos për një çështje, vetëm thotë: Bëhu!”, dhe ajo bëhet. -Nëse Allahu dëshiron diçka, e madhe apo e vogël qoftë, për Atë kurrë nuk është e pamundur, por Ai vetëm i thotë asaj: “Bëhu!”, dhe ajo bëhet. Atëherë, duke qenë se në qiej dhe në Tokë dhe në të gjithë gjithësinë zbatohet veçse dëshira e vullneti i Zotit, përse i duhet Atij një fëmijë? Çdo gjë që e dëshiron Ai e arrin dhe e bën me vullnetin e Tij, pa patur nevojë për fëmijë që të realizojë dëshirën e Tij apo për të treguar dashurinë që ka për krijesat. Gjithashtu, duke qenë se Allahu mjafton t'i thotë diçkaje “Bëhu!”, dhe ajo bëhet, nuk ka pse të duket çudi që Isai u krijua pa nevojën e një babai biologjik. Kjo ishte mrekulli e Zotit për të vërtetuar se Isai ishte profet i Tij dhe asgjë më tepër. Më pas, Isai tha:
19:36Страница 307
وَإِنَّ ٱللَّهَ رَبِّي وَرَبُّكُمۡ فَٱعۡبُدُوهُۚ هَٰذَا صِرَٰطٞ مُّسۡتَقِيمٞ ٣٦
Иса (Иисус) сказал: «Воистину, Аллах - мой Господь и ваш Господь. Поклоняйтесь же Ему. Это и есть прямой путь».
Dhe Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj, prandaj vetëm Atë adhuroni! -Kështu, Isai bëri të ditur se ai ishte thjesht një njeri, rob Zoti i nënshtruar dhe nevojtar për Zotin, si gjithë të tjerët. Ai tha se Allahu është Krijuesi, Zotëruesi, Kujdestari dhe Furnizuesi që na ka krijuar të gjithëve dhe na formësoi ashtu si Ai dëshiroi. Ndër ne vepron kujdesi dhe vullneti i Allahut. Çdo gjë ndodh me përcaktimin dhe dëshirën e Tij. Duke qenë se Ai i ka në dorë të gjitha çështjet tona, Ai duhet të jetë i Vetmi i adhuruar me meritë, prandaj vetëm Atë adhurojeni! Përkushtojani adhurimet vetëm Atij, me sinqeritet e nënshtrim. Me këto fjalë, Isai pohon teuhidinrububije dhe dhe teuhidinuluhije. Ai argumentoi me të parin për vërtetësinë e të dytit.Kjo është rrugë e drejtë. -Kjo është rruga e drejtë dhe e saktë, që të çon te Zoti. Kjo është rruga e të gjithë profetëve dhe pasuesve të tyre. Çdo rrugë tjetër të çon në humbje të thellë dhe larg nga e vërteta.
19:37Страница 307
فَٱخۡتَلَفَ ٱلۡأَحۡزَابُ مِنۢ بَيۡنِهِمۡۖ فَوَيۡلٞ لِّلَّذِينَ كَفَرُواْ مِن مَّشۡهَدِ يَوۡمٍ عَظِيمٍ ٣٧
Но секты разошлись во мнениях между собой. Горе же неверующим, которые встретят Великий день!
Por grupet e kundërshtojnë njëri-tjetrin(rreth Isait). -Pasi na qartësoi të vërtetën rreth Isait, birit të Merjemes, për të cilin nuk duhet pasur asnjë më mëdyshje, Allahu i Madhëruar na tregon për përçarjen dhe polemikat e shumta mes fraksioneve të humbura të jehudëve, të krishterëve etj., që mbajnë qëndrime ekstreme në lidhje me Isain. Disa thonë se Isai është vetë Zoti, të tjerë thonë se është biri i Zotit, e të tjerë thonë se është i treti i Trinisë. Ky është njëri ekstrem, që e sheh Isain sipër gradës njerëzore. Ndërsa judejtë janë nga krahu tjetër i ekstremit. Ata nuk e njohin Isain si profet, madje shpifin duke thënë se ai ishte fëmijë i jashtëligjshëm. Por, sigurisht, të gjitha këto trillime janë fjalë boshe dhe të kota, që burojnë nga hamendësimet e tyre pa dituri e argument. Ata bazohen ose në dyshime e keqkuptime, ose në inat dhe urrejtje. Argumentet që ata pretendojnë janë të kota dhe dyshimet që paraqesin janë qesharake. Të gjitha ato meritojnë kërcënim të ashpër, prandaj Allahu thotë më pas:Mjerë ata që nuk besuan se ç'kanë për të parë në Ditën e madhe! -Mjerë të gjithë ata që mohojnë Allahun, Profetin dhe shpalljet e Tij. Këtë bëjnë judejtë dhe krishterët, të cilët shpifin për Isain, duke thënë fjalë që tregojnë mosbesim dhe fyerje për madhështinë e Zotit. Mjerë ata se ç'kanë për të parë Ditën e Madhe! Ajo është Dita e Kijametit, të cilën do ta jetojnë e dëshmojnë të parët dhe të fundit, banorët e qiejve dhe të tokës, pra, të gjithë krijesat. Ajo është dita e tronditjeve të mëdha dhe e tmerrit të papërshkrueshëm. Atë ditë do të bëhet llogaritja e punëve dhe shpërblimi sipas tyre. Atëherë do të shfaqet qartë gjithçka që mbanin fshehur në zemër ose që e shfaqnin haptazi.
19:38Страница 307
أَسۡمِعۡ بِهِمۡ وَأَبۡصِرۡ يَوۡمَ يَأۡتُونَنَا لَٰكِنِ ٱلظَّٰلِمُونَ ٱلۡيَوۡمَ فِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٖ ٣٨
Как же ясно они будут слышать и видеть в тот день, когда они явятся к Нам! Но сегодня беззаконники пребывают в очевидном заблуждении.
Sa mirë do të dëgjojnë dhe do të shohin ata, Ditën kur do të vijnë te Ne! -Sa mirë do të shohin dhe do të dëgjojnë ditën kur do të dalin para Nesh, ata që nuk donin ta dëgjonin dhe të shihnin të vërtetën në këtë jetë! Atë ditë, ata do të pohojnë se ishin mohues të së vërtetës dhe se ishin idhujtarë. Ata do të thonë: “Zoti ynë, tani pamë dhe dëgjuam. Na kthe edhe një herë, që të bëjmë vepra të mira! Tani ne jemi tërësisht të bindur”.[Sexhde 12]. Ditën e Gjykimit do të jenë shumë të sigurt për gjendjen e tyre të keqe dhe për padrejtësitë që kanë bërë në dynja.Por sot(në këtë jetë)keqbërësit janë në humbje të thellë. -Ata nuk kanë asnjë lloj justifikimi e arsyetimi për humbjen e vetvetes. Ata janë dy lloj njerëzish:1. Ata që njihnin të vërtetën dhe pengonin njerëzit nga ajo.2. Ata që kanë devijuar nga e vërteta dhe e kanë plotësisht mundësinë për ta njohur të vërtetën, por janë të vetëkënaqur me të kotën dhe punët e liga të tyre, prandaj nuk përpiqen aspak për të njohur e kuptuar të vërtetën dhe për të bërë dallimin mes saj dhe të kotës.Mendo pak se si Allahu thotë: “Të mjerët ata që nuk besojnë, se ç’kanë për të parë Ditën e Madhe!” Kjo vjen pas fjalës: “Por grupet patën kundërshtime mes njëri-tjetrit.” Zoti nuk tha “Mjerë ata që patën kundërshtime!” sepse kështu do të përfshinte në kërcënim të gjitha grupet që debatuan rreth Isait, mes të cilëve është edhe grupi që thotë të drejtën. Ata që thonë se Isai është thjesht rob i Allahut dhe profeti i Tij janë besimtarë të vërtetë dhe nuk i përfshin kërcënimi. Allahu veçon me kërcënim vetëm mohuesit.
19:39–40Страница 308
وَأَنذِرۡهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡحَسۡرَةِ إِذۡ قُضِيَ ٱلۡأَمۡرُ وَهُمۡ فِي غَفۡلَةٖ وَهُمۡ لَا يُؤۡمِنُونَ ٣٩
Предупреди их о Дне печали, когда решение уже будет принято. Но они проявляют беспечность и не веруют.
إِنَّا نَحۡنُ نَرِثُ ٱلۡأَرۡضَ وَمَنۡ عَلَيۡهَا وَإِلَيۡنَا يُرۡجَعُونَ ٤٠
Воистину, Мы унаследуем землю и тех, кто на ней, и они вернутся к Нам!
Paralajmëroi ata për ditën e dëshpërimit, kur çdo çështje të ketë marrë fund! Ata janë të pavëmendshëm dhe nuk besojnë. Jemi Ne Ata që e trashëgojnë Tokën dhe gjithçka në të dhe te Ne do të kthehen të gjithë. -Paralajmërimi është njoftimi për diçka të frikshme a fatkeqësi, i shoqëruar edhe me qortim dhe këshillë për t’u ruajtur, duke treguar edhe detajet e rrezikut. Ajo që e meriton më shumë që njerëzit t’i frikësohen është dita e dëshpërimit të madh, kur do të vendoset çdo çështje përfundimisht. Ajo është dita kur të parët dhe të fundit do të tubohen në një vend së bashku dhe do të merren në pyetje për veprat e tyre. Ata që kanë besim të pastër e të saktë dhe ndjekin profetët e Zotit, atë ditë do të fitojnë një lumturi të përjetshme, që kurrë nuk do t'u largohet nga shpirti. Ndërsa ata që nuk besojnë Allahun dhe nuk ndjekin profetët dhe shpalljet, ata do të fitojnë një dëshpërim, që nuk do t’u shqitet nga shpirti. Ata nuk do të shohin më gëzim dhe do të humbasin veten dhe familjet e tyre. Ata do të dëshpërohen, do t’u copëtohet shpirti dhe do t’u lëngojnë zemrat. E ku ka dëshpërim më të madh se ai i atij që privohet nga kënaqësia e Allahut dhe mirësitë e Xhenetit të Tij?! Kush është më fatkeq sesa ai që mbulohet nga zemërimi i Zotit dhe që do të ketë Zjarrin si vendbanim të përhershëm?! Edhe sikur të kërkojë të kthehet në dynja për t’ia nisur nga e para e për t’u bërë besimtar i mirë, kjo do të jetë e pamundur. Kjo gjendje e pashpresë do t’i japë vuajtje të papara. Kjo gjë i pret, ndërsa ata vazhdojnë të jenë tërësisht të pakujdesshëm dhe as nuk e çojnë nëpër mend këtë kërcënim. Edhe nëse e mendojnë ndonjë çast, ai është thjesht kalimtar dhe nuk arrin t’i zgjojë nga gjumi i rëndë i pakujdesisë. Ata janë tërësisht të dehur ose në gjumë, prandaj nuk besojnë Allahun dhe nuk i pasojnë profetët e Tij. Kjo botë me bukuritë dhe angazhimet e saj i ka përpirë tërësisht. Mes tyre dhe besimit të vërtetë qëndrojnë dëshirat e shfrenuara për kënaqësitë mashtruese dhe të përkohshme të kësaj bote. Dynjaja dhe gjithçka e saj, nga fillimi deri në fund, do të zhduket. Njerëzit do të largohen nga kjo jetë dhe gjithçka do t’i mbesë trashëgim Allahut. Të gjithë do të kthehen tek Allahu dhe Ai do t’i shpërblejë për çfarë kanë bërë në këtë jetë. Ai do t’ua nxjerrë në shesh e do t’u tregojë se çfarë kanë fituar dhe çfarë kanë humbur. Kush ka bërë mirë, le të lavdërojë e falënderojë Allahun, në të kundërt të mos qortojë asnjë tjetër, veç vetvetes.
19:41Страница 308
وَٱذۡكُرۡ فِي ٱلۡكِتَٰبِ إِبۡرَٰهِيمَۚ إِنَّهُۥ كَانَ صِدِّيقٗا نَّبِيًّا ٤١
Помяни в Писании Ибрахима (Авраама). Он был правдивейшим человеком и пророком.
Kur’ani është Libri më i mirë dhe më i lartë. Ai është quajtur “Libër i qartë” dhe “Kujtim i Urtë”. Thëniet e tij janë të vërteta dhe të sigurta. Urdhëresat e ndalesat e tij janë më të drejtat dhe më të dobishmet. Premtimet dhe kërcënimet e tij janë më të vërtetat dhe të sigurtat, që tregojnë më së miri për urtësinë, drejtësinë dhe bamirësinë e Allahut. Përmendja e profetëve në këtë Libër është më e plota dhe më e kompletuara se çdo prezantim që u bëhet atyre nga librat e tjerë. Në Kur’an do të shohësh që, në shumë raste, Allahu i përsërit historitë e profetëve të cilët i dalloi mbi të tjerët, ua ngriti gradat dhe i ndihmoi në çështjen e tyre. Ai na i tregon historitë e profetëve dhe na tregon se ishte në ndihmë të tyre pikërisht për shkak të adhurimit që ata i përkushtonin Atij dhe dashurisë që kishin për Të. Ata gjithmonë ktheheshin te Zoti dhe përpiqeshin të përmbushnin detyrimet ndaj Tij. Por ata, gjithashtu, ishin njerëzit më të përkushtuar për të përmbushur detyrimet ndaj njerëzve dhe për t’i ftuar ata në adhurimin e Allahut. Ata ishin njerëzit më durimtarë në këtë mision. Ata arritën gradat më të larta dhe më të lavdërueshme të imanit dhe do të jenë në gradat më të larta të Xhenetit. Në këtë sure, Allahu përmend historinë e disa profetëve dhe e urdhëron profetin Muhamed që t’ua kujtojë ato njerëzve, sepse në to lartësohet e përlëvdohet shumë Allahu, por lëvdohen dhe del në pah edhe vlera dhe rëndësia e profetëve të Tij. Në këtë mënyrë del në pah bamirësia e madhe e Allahut për ta. Kështu, njerëzit nxiten për t’i besuar profetët, për t’i dashur ata, për t’i marrë si shembull e për të pasuar rrugën e tyre.Përmendju në Libër(Kur’an)Ibrahimin! Ai qe vërtet njeri i sinqertë dhe Profet (i zgjedhur). -Allahu i Madhëruar i fali dy mirësi: profetësinë dhe cilësinë e sinqeritetit. Es-sidik është ai që shquhet për sinqeritet dhe çiltërsi. Ai është i vërtetë dhe i çiltër në fjalët, punët dhe në gjendjet e tij. Ai është i sinqertë dhe i plotë në besimin e gjithçkaje që është urdhëruar ta besojë. Por diçka e tillë është e mundur veçse duke pasur një dituri të madhe, që ka hyrë thellë në zemër duke futur në të sigurinë e plotë tek Allahu, dituri e cila sjell me vete vepra të mira dhe të përkryera. Ibrahimi është më i miri i profetëve pas Muhamedit (a.s). Ai është babai i të gjithë profetëve pas Ademit dhe Nuhut. Allahu na tregon se e kufizoi profetësinë dhe Shpalljen veçse në pasardhësit e Ibrahimit. Ky profet i madh i ftoi krijesat në rrugën e Allahut dhe tregoi një durim të pashembullt kundrejt dhimbjeve dhe torturave që i shkaktuan. Ai i ftoi të afërmit dhe të largëtit dhe u përpoq shumë në udhëzimin e të atit, me të gjitha rrugët që kishte mundësi. Allahu na tregon përpjekjet e shumta e të përsëritura të tij me të atin, si në vijim:
19:42Страница 308
إِذۡ قَالَ لِأَبِيهِ يَٰٓأَبَتِ لِمَ تَعۡبُدُ مَا لَا يَسۡمَعُ وَلَا يُبۡصِرُ وَلَا يُغۡنِي عَنكَ شَيۡـٔٗا ٤٢
Вот он сказал своему отцу: «Отец мой! Почему ты поклоняешься тому, что не слышит и не видит и не принесет тебе никакого избавления?
(Kujto)kur ai i tha të atit: “O babai im! Përse adhuron atë që as nuk dëgjon, as nuk sheh dhe nga i cili nuk ke asnjë dobi?” -Duke e këshilluar që të hiqte dorë nga adhurimi i idhujve, Ibrahimi i tha të atit plot ngrohtësi, edukatë e mirësjellje: O babai im, pse adhuron atë që as nuk dëgjon, as nuk sheh dhe as nuk ke dobi prej tij? A nuk e sheh që putat kanë cilësi dhe atribute të mangëta? Ata nuk dëgjojnë, nuk shikojnë dhe nuk kanë në dorë as dëm e as dobi, as për veten e as për adhuruesit e tyre. Ky ishte një argument i qartë që tregonte se adhurimi i diçkaje të mangët është vepër e shëmtuar dhe e papranueshme, si nga ana logjike, ashtu edhe nga argumentet fetare. Me këto fjalë, Ibrahimi i dha edhe një mesazh tjetër të nënkuptuar: Meriton të adhurohet vetëm Ai që është Absolut dhe i Plotë në të gjitha emrat, cilësitë dhe veprat e Tij; çdo mirësi që u vjen robërve është dhuratë prej Tij dhe çdo shpëtim nga e liga është mëshirë e Tij. Ai është Allahu i Lartësuar dhe i Vetëm.
19:43Страница 308
يَٰٓأَبَتِ إِنِّي قَدۡ جَآءَنِي مِنَ ٱلۡعِلۡمِ مَا لَمۡ يَأۡتِكَ فَٱتَّبِعۡنِيٓ أَهۡدِكَ صِرَٰطٗا سَوِيّٗا ٤٣
Отец мой! Мне открылось знание, которое не было открыто тебе. Последуй же за мной, и я поведу тебя верным путем.
O babai im! Mua më është dhënë një dituri që nuk të është dhënë ty. -O babai im i dashur! Mos më shih me nënçmim dhe të thuash që unë jam fëmija yt dhe se ti di gjëra që unë nuk i di! Përkundrazi, mua më ka dhënë Zoti dituri që nuk ta ka dhënë ty. Të gjitha këto fjalë kishin si qëllim:Prandaj më ndiq se unë të udhëzoj në rrugë të drejtë! - Pasomë në rrugën dhe besimin tim, që të udhëzohesh në rrugën e drejtë, e cila është: adhurimi i Allahut si një i vetëm dhe i pashoq dhe bindja ndaj Tij në çdo gjendje. Këtu vërehet një butësi në të folur dhe në përzgjedhjen e fjalëve. Ibrahimi (a.s.) nuk i tha: “O baba, unë jam dijetar dhe ti je injorant!”, ose t’i thoshte: “Ti nuk di asgjë”, por iu drejtua me një mënyrë që mund të nënkuptohej: “edhe ti, edhe unë kemi dituri, por dituria që më është dhënë mua nuk të është dhënë ty, prandaj duhet të mendohesh pak dhe të bësh zgjedhjen e duhur, duke ndjekur argumentin dhe diturinë”.
19:44Страница 308
يَٰٓأَبَتِ لَا تَعۡبُدِ ٱلشَّيۡطَٰنَۖ إِنَّ ٱلشَّيۡطَٰنَ كَانَ لِلرَّحۡمَٰنِ عَصِيّٗا ٤٤
Отец мой! Не поклоняйся дьяволу, поскольку он ослушался Милостивого.
O babai im! Mos adhuro shejtanin sepse shejtani është kundër të Gjithëmëshirshmit! -Çdokush që nuk adhuron Allahun është bërë adhurues i shejtanit, sikurse ka thënë Allahu: “O bijtë e Ademit, a nuk ju kam paralajmëruar që të mos adhuroni shejtanin, se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapur dhe që të më adhuroni vetëm Mua? Kjo është rruga e drejtë. Vërtet, ai ka devijuar shumë breza prej jush. Vallë, a nuk po mendoni?” [Jasin 60 – 62]. Më pas thotë: “...sepse shejtani është kundërshtar i të Gjithëmëshirshmit!” Çdokush që ndjek hapat e shejtanit, në fakt e ka bërë atë si mikun e vet dhe, nga ana tjetër, është bërë i pabindur ndaj Zotit, ashtu si shejtani i mallkuar. Vërej me kujdes se si Allahu ka përdorur emrin e Tij Rrahman - i Gjithëmëshirshmi, për të treguar se ndaj kujt tregohet njeriu i pabindur. Ky është një tregues shumë i fortë, që na jep të kuptojmë se ai që nuk i bindet Allahut, poshtërsitë e gjynahet e tij do ta ndalojnë dhe do ta privojnë nga mëshira e Allahut, sepse do t'ia mbyllin dyert asaj. Ndërsa nga ana tjetër, bindja dhe adhurimet kushtuar Allahut konsiderohen si shkaqet më të forta për të arritur mëshirën dhe bujarinë e Tij.
19:45Страница 308
يَٰٓأَبَتِ إِنِّيٓ أَخَافُ أَن يَمَسَّكَ عَذَابٞ مِّنَ ٱلرَّحۡمَٰنِ فَتَكُونَ لِلشَّيۡطَٰنِ وَلِيّٗا ٤٥
Отец мой! Я боюсь, что тебя постигнет наказание от Милостивого и что ты станешь помощником дьявола.
O babai im! Unë kam frikë se do të të godasë ndonjë dënim prej të Gjithëmëshirshmit e kështu do të bëhesh mik me shejtanin. -Për shkak të këmbënguljes tënde për të vazhduar në mosbesim dhe në kalimin e kufijve, kam frikë se do të të godasin këto dy fatkeqësi të mëdha: dënimi i Allahut dhe shndërrimi në mik të shejtanit. Kështu do të bëhesh palë me shejtanit në dynja dhe në ahiret. Do të ulesh në atë gradë të shëmtuar dhe do të zvarritesh i pashpresë në ato skuta të errëta e të frikshme. Vërej me kujdes se si vazhdoi Ibrahimi (a.s) në ftesën e të atit shkallë-shkallë! Fillimisht i foli për diturinë që i ishte dhënë dhe se njeriu duhet të pasojë faktet dhe diturinë. Më pas e përgëzoi, duke i thënë se, nëse e pasonte, do të gjente rrugën e drejtë. Pastaj e këshilloi që të largohej nga adhurimi i shejtanit dhe i tregoi për dëmet që sjell kjo vepër. Pastaj e kërcënoi dhe paralajmëroi për ndëshkimin e Allahut dhe zemërimin e Tij, nëse vazhdonte në rrugën e humbjes. I tregoi se kështu do të bëhej mik dhe palë me shejtanin, gjë kjo që të privon nga mëshira dhe falja e Zotit. Por kjo lutje nuk i vlejti këtij njeriu, i cili ktheu një përgjigje prej injoranti:
19:46Страница 308
قَالَ أَرَاغِبٌ أَنتَ عَنۡ ءَالِهَتِي يَٰٓإِبۡرَٰهِيمُۖ لَئِن لَّمۡ تَنتَهِ لَأَرۡجُمَنَّكَۖ وَٱهۡجُرۡنِي مَلِيّٗا ٤٦
Он сказал: «Неужели ты отворачиваешься от моих богов, Ибрахим (Авраам)? Если ты не перестанешь, то я непременно побью тебя камнями. Оставь же меня надолго!».
Ai(babai)tha: “Ti po urren zotat e mi, o Ibrahim? -Ai filloi të lëvdohej me idhujt e vet dhe e qortoi Ibrahimin që i refuzonte ata. Sigurisht që ky ishte tregues i injorancës së thellë dhe i mohimit të tij. Ai lëvdohej me idhujt e tij dhe madje ftonte në adhurimin e tyre. Më pas, ai e kërcënoi të birin, duke i thënë:Nëse nuk ndalesh do të të vras me gurë.... -Nëse nuk ndalon së fyeri idhujt e mi dhe nëse nuk resht së ftuari mua në adhurimin e Allahut, atëherë do të të vras me gurë. Pastaj e dëboi të birin, duke i thënë:Tani largohu prej meje për një kohë të gjatë!” -Largohu prej meje e mos të të shoh për një kohë të gjatë! Sidoqoftë, i dashuri i Rahmanit iu përgjigj ashtu siç dinë të përgjigjen robërit e Rahmanit kur iu drejtohen injorantët me fjalë të rënda. Ai as e ofendoi e as u zemërua, por bëri durim dhe nuk iu kundërvu babait me të njëjtën monedhë. Me butësi dhe dëshirë të mirë për ta udhëzuar, Ibrahimi (a.s.) i tha:
19:47Страница 308
قَالَ سَلَٰمٌ عَلَيۡكَۖ سَأَسۡتَغۡفِرُ لَكَ رَبِّيٓۖ إِنَّهُۥ كَانَ بِي حَفِيّٗا ٤٧
Он сказал: «Мир тебе! Я буду просить моего Господа простить тебя. Воистину, Он снисходителен ко мне.
Ai (Ibrahimi)tha: “Paqja qoftë mbi ty! -Prej meje do të kesh veç paqe dhe siguri. Nga unë nuk do të shohësh asgjë të keqe, veç selamit e mirësjelljes. Madje:Unë do t'i lutem Zotit tim të të falë ty. -Unë do të vazhdoj ta lus Allahun që të të udhëzojë dhe të të falë. Do t’i lutem të të udhëzojë në Islam, që të bëhet e mundur falja e gjynaheve të tua.Ai(Allahu)kujdeset gjithmonë për mua. -Allahu është i mëshirshëm e shumë i dashur me mua. Ai e di gjendjen time dhe kujdeset për mua. Kështu vazhdoi Ibrahimi që ta luste Zotin për ta udhëzuar babanë e tij dhe për ta falur atë, por kur iu bë e qartë se i ati ishte tashmë armik i Allahut dhe atij nuk i bënte dobi asgjë, u tërhoq nga kërkimin e faljes për të dhe u distancua tërësisht prej tij. Allahu na ka urdhëruar që të pasojmë fenë e pastër dhe monoteiste të Ibrahimit (a.s). Ai na porosit që të ndjekim rrugën dhe metodologjinë e tij në davetin e njerëzve në fenë e Allahut, me dituri, urtësi, butësi e ngrohtësi. Le të ndjekim shembullin e tij, pra, shkallë-shkallë e hap pas hapi, t’i ftojmë njerëzit që të mësojnë me lehtësi e mirësi fenë e Zotit. Gjithashtu, le të bëjmë durim, ashtu siç bëri durim Ibrahimi. Ai kurrë nuk ligështohej dhe nuk i humbiste shpresat, por me këmbëngulje vazhdonte davetin. Ibrahimi (a.s.) ishte durimtar i pashembullt në çdo mundim që i jepnin njerëzit, qoftë me fjalët, qoftë me veprat e tyre. Përballë këtyre vuajtjeve e mundimeve, ai falte e toleronte dhe tregonte mëshirë e butësi.
19:48Страница 308
وَأَعۡتَزِلُكُمۡ وَمَا تَدۡعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَأَدۡعُواْ رَبِّي عَسَىٰٓ أَلَّآ أَكُونَ بِدُعَآءِ رَبِّي شَقِيّٗا ٤٨
Я удаляюсь от вас и от того, чему вы поклоняетесь помимо Аллаха, и обращаюсь с мольбой к моему Господу. Быть может, благодаря молитвам к моему Господу я не буду несчастен».
Unë po largohem prej jush dhe prej asaj që ju adhuroni përveç Allahut... -Unë do të largohem nga ju dhe idhujt tuaj dhe do t’i lutem Zotit tim. Ai do t’i lutej Allahut me të dyja mënyrat: me duanë e adhurimit dhe duanë e kërkesës....dhe shpresoj se me lutjet drejtuar Zotit tim nuk do të jem i humbur. -Shpresoj që Allahu të më lumturojë me lutjet e mia dhe me pranimin e veprave të mia. Kështu duhet të veprojë çdokush që nuk shpreson se njerëzit do t’i përgjigjen ftesës së tij dhe bindet se ata do të pasojnë epshet e tyre, pa u bërë asnjë dobi qortimet e paralajmërimet. Nëse vazhdojnë në të kotën e në shkeljen e kufijve të Zotit, atëherë të largohet prej tyre dhe të merret me rregullimin e vetes përmes lutjeve e veprave të mira, duke shpresuar që Zoti t’ia pranojë ato. Gjithashtu, le të largohet e të distancohet nga ligësia dhe të ligjtë. Ndarja e njeriut nga atdheu, njerëzit dhe familja e vet është tepër e vështirë, për shumë shkaqe që dihen. Megjithatë, kush braktis diçka për hir të Zotit, ta dijë se Zoti do t’ia zëvendësojë me diçka më të mirë se ajo që lë. Për këtë arsye, Allahu thotë më pas: Shih: Bekare 186
19:49Страница 308
فَلَمَّا ٱعۡتَزَلَهُمۡ وَمَا يَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَهَبۡنَا لَهُۥٓ إِسۡحَٰقَ وَيَعۡقُوبَۖ وَكُلّٗا جَعَلۡنَا نَبِيّٗا ٤٩
Когда он удалился от них и от того, чему они поклонялись помимо Аллаха, Мы даровали ему Исхака (Исаака) и Йакуба (Иакова). Каждого из них Мы сделали пророком.
Pasi u largua prej tyre dhe prej asaj që ata adhuronin përveç Allahut, Ne i dhuruam atij Is’hakun dhe Jakubin dhe që të dy i bëmë profetë. -Allahu i dhuroi pasardhës të mirë, të cilët i bëri profetë të dalluar në botë, duke u dhënë shpalljen.
19:50Страница 308
وَوَهَبۡنَا لَهُم مِّن رَّحۡمَتِنَا وَجَعَلۡنَا لَهُمۡ لِسَانَ صِدۡقٍ عَلِيّٗا ٥٠
Мы одарили их из Нашей милости и оставили о них правдивую молву.
Dhe të gjithë atyre u dhamë(të mira)nga Mëshira Jonë... -Zoti do t’i dhuronte Ibrahimit dhe dy bijve të tij shumë begati, prej mëshirës së Tij, si për shembull: dituria e dobishme, veprat e mira, pasardhës të shumtë e të përhapur, mes të cilëve do të dilnin shumë profetë dhe shumë besimtarë të mirë. Për ta Zoti thotë:...dhe i bëmë që të kujtohen gjithmonë për mirë(ndër njerëz). -Edhe kjo ishte pjesë e mëshirës që u dhuroi. Allahu i ka premtuar çdo vepërmiri se do ta bëjë me emër të mirë ndër njerëz, në varësi të mirësisë e besimit të tij. Këta janë ndër më të shquarit dhe krerët e besimtarëve të mirë, prandaj Zoti e përhapi famën e tyre me lajmin e vërtetë dhe të saktë. Ata do të kujtohen përherë nga melekët që rrahin krahët. Me dashurinë dhe lëvdatat për ta janë mbushur zemrat e besimtarëve të mirë, që vazhdimisht i kujtojnë me gojën e tyre. Ata do të jenë gjithmonë modeli i përkryer për ata që dinë të marrin mësim. Ata do të vazhdojnë të kujtohen në çdo epokë, dhe kjo është mirësia e Allahut, që ia jep kujt të dëshirojë. Allahu jep mirësi të madhe.
19:51Страница 308
وَٱذۡكُرۡ فِي ٱلۡكِتَٰبِ مُوسَىٰٓۚ إِنَّهُۥ كَانَ مُخۡلَصٗا وَكَانَ رَسُولٗا نَّبِيّٗا ٥١
Помяни в Писании Мусу (Моисея). Воистину, он был избранником (или искренним) и был посланником и пророком.
Përmendju në Libër edhe Musanë! -Kujtoju në Kur’anin madhështor Musain, të birin e Imranit. Kujtoje atë profet të lavdëruar e të nderuar, ashtu siç ka qenë në të vërtetë! Kujtoje atë profet të zgjedhur duke treguar gradën dhe moralin e tij të lartë!Ai ishte nga të zgjedhurit(e Zotit)dhe ishte i dërguar dhe Profet(i dalluar). -Ky ajet lexohet në dy mënyra:1. “Ai ishte muhlesan”, që do të thotë se Allahu e zgjodhi dhe e dalloi Musain mbi të gjithë botën.2. “Ai ishte muhlisan”, që do të thotë se Musai ishte i sinqertë me Allahun e Madhëruar, në të gjitha veprimet, fjalët dhe qëllimet e tij.Të dyja kuptimet e përfshijnë njëra tjetrën. Kështu, Allahu e zgjodhi dhe dalloi Musain për shkak të sinqeritetit të tij. Dhe, nga ana tjetër, Musai u bë i sinqertë, sepse Allahu e zgjodhi dhe e mëshiroi duke i falur këtë sinqeritet. Cilësia më e mrekullueshme e njeriut është sinqeriteti që tregon ndaj Zotit dhe veçimi që Zoti i bën atij me këtë cilësi. I tillë ishte Musai. Ai ishte gjithashtu profet e lajmëtar i Zotit. Ai ishte Resul dhe Nebij.Resul është ai që është urdhëruar të përcjellë fjalët, mesazhin dhe ligjin e Zotit, si çështjet e mëdha, ashtu edhe ato më të voglat. Ndërsa nebij, ose lajmëtar, është ai që Allahu i shpall atij. Pra, en-nubu-ue është mes tij dhe Allahut, ndërsa er-risale është mes tij dhe krijesave të Zotit. Musai ishte nga ata që Zoti e dalloi me mënyrën më të lartë të Shpalljes, duke i folur drejtpërdrejt dhe duke e afruar. Kjo ishte veçoria e Musait mes gjithë profetëve të tjerë, prandaj edhe u quajt KelimuRrahman- Ai të cilit i foli Rahmani. Ndryshimi mes resul dhe nebij.Dijetarët kanë dhënë tri mendimekryesore:1. Resulështë Ai që i është shpallur njëligj dhe është urdhëruar për takomunikuar e transmetuar ndër të tjerë.Ndërsa Nebij është ai që i është shpallurligj, por ende nuk është urdhëruar për takomunikuar e transmetuar.2. Resulështë ai që është dërguar ngaZoti me ligj të ri, ndërsa ndërsa Nebijështë ai që zbaton sheriatin e një profetiparaardhës.3. Resulështë ai që është dërguar në njëpopull qafirësh, mosbesuesish, ndërsaNebij është ai që është dërguar në njëpopull besimtarësh.- Te bijtë e Izraelit kishte enbija, sepseata u dërguan në popullin e Jakubit, qëishin besimtarë. Sa herë që vdiste njëNebij, vinte një Nebij tjetër.- I pari Resul ishte Nuhu (a.s), sepse ai udërgua mes një populli idhujtar emohues. Ndërsa Ademi (a.s) u dërgua nënjë popull besimtar. Mbase ky ështëmendimi më i saktë. Allahu e di më mirë.
19:52Страница 309
وَنَٰدَيۡنَٰهُ مِن جَانِبِ ٱلطُّورِ ٱلۡأَيۡمَنِ وَقَرَّبۡنَٰهُ نَجِيّٗا ٥٢
Мы подали ему глас с правой стороны горы и подозвали его поближе тихим голосом.
Ne e thirrëm atë nga ana e djathtë e Turi Sinait... -Zoti e thirri atë nga ana e djathtë e malit Tur, që ishte i bekuar e plot mirësi, sikurse thuhet në një ajet tjetër: “Kur arriti atje (te zjarri), iu tha: “I bekuar është ai pranë zjarrit dhe ata përreth tij. I lavdëruar qoftë Allahu, Zoti i botëve!” [Neml 8]....dhe e afruam për t’i folur nga afër. -Fjala nexhija do të thotë se Allahu i foli me një zë të ulët dhe të afërt, ashtu siç u flet Allahu të dashurve dhe të zgjedhurve të Tij. Ajeti është argument se Allahu flet me mënyra të ndryshme: me nida, që është zëri i lartë, dhe me nexhija, që është zë i ulët. Kështu besojnë ehlu suneh ue xhemat, ndryshe nga grupet e humbura, që e mohojnë faktin që Allahu flet, siç janë xhehmitë, mutezilitë dhe ata që ndjekin rrugën e tyre. Një nga mirësitë dhe nderimet më të mëdha të Musait ishte në lidhje me vëllanë e tij Harunin. Ai iu lut Zotit që ta përfshinte edhe Harunin në çështjen e tij, duke e bërë edhe atë profet. Allahu iu përgjigj lutjes së Musait dhe tha:
19:53Страница 309
وَوَهَبۡنَا لَهُۥ مِن رَّحۡمَتِنَآ أَخَاهُ هَٰرُونَ نَبِيّٗا ٥٣
По милости Своей Мы сделали для него его брата Харуна (Аарона) пророком.
Nga mëshira Jonë i dhamë(si ndihmëtar)edhe vëllanë e tij Harunin,(gjithashtu)Profet. - Shpallja e Harunit si nebij ishte për të ndjekur dhe ndihmuar Musain si profet.
19:54Страница 309
وَٱذۡكُرۡ فِي ٱلۡكِتَٰبِ إِسۡمَٰعِيلَۚ إِنَّهُۥ كَانَ صَادِقَ ٱلۡوَعۡدِ وَكَانَ رَسُولٗا نَّبِيّٗا ٥٤
Помяни в Писании Исмаила (Измаила). Воистину, он был правдивым в обещаниях и был посланником и пророком.
Përmendju në Libër edhe Ismailin! -Kujtoju në Kur’an edhe këtë Profet të madh, nga i cili rodhi edhe populli arab, më i miri popull, nga i cili do të lindte zotëria e të bijve të Ademit, Muhamedi (a.s).Ai qe shumë besnik në premtime dhe ishte i dërguar dhe Profet(i dalluar). -Çdo premtim e fjalë që jepte, ai e mbante. Këtu bëhet fjalë qoftë për premtimet e dhëna Allahut, qoftë për premtimet e dhëna njerëzve. Kështu p.sh., Ismaili premtoi se do të bënte durim kur i ati, Ibrahimi, duhej ta bënte atë kurban, sipas urdhrit të Zotit, dhe ai e mbajti fjalën, duke u treguar durimtar. Ismaili duroi sprovën më të madhe që mund t'i ndodhë njeriut, sprova e vdekjes. Ai tha: “O babai im, bëj atë që urdhërohesh dhe, nëse do Allahu, ti do të shohësh që do të jem durimtar!” Në këtë mënyrë, Ismaili e lejoi të atin që të ekzekutonte urdhrin e Zotit. Pastaj, Allahu e përshkruan Ismailin si profet dhe lajmëtar. Nuk ka dyshim se kjo është mirësia dhe grada më e lartë që Zoti i dhuron njeriut. Ata të cilëve Zoti u dhuroi profetësinë janë niveli më i lartë i njerëzimit dhe lloji më i zgjedhur i krijesave. Më pas, Allahu e përshkruan Ismailin me një cilësi të veçantë dhe shumë të bukur.
19:55Страница 309
وَكَانَ يَأۡمُرُ أَهۡلَهُۥ بِٱلصَّلَوٰةِ وَٱلزَّكَوٰةِ وَكَانَ عِندَ رَبِّهِۦ مَرۡضِيّٗا ٥٥
Он велел своей семье совершать намаз и выплачивать закят, а его Господь был доволен им.
Ai e urdhëronte familjen e vet për të falur namazin dhe për të dhënë zekatin... -Ai kujdesej që edhe familja e tij të zbatonte porositë e Allahut. Ai i urdhëronte për namaz, që ata të kishin të plotë sinqeritetin për të adhuruar Allahun. Ai i urdhëronte anëtarët e familjes edhe për zekatin, që ata të ishin bamirës edhe ndaj krijesave të Zotit. Në këtë mënyrë, Ismaili jo vetëm që plotësoi vetveten, por përpiqej të rregullonte edhe të tjerët, duke filluar nga familja e të afërmit, të cilët ishin njerëzit më të dashur të tij dhe për të cilët kishte më shumë detyrime sesa për të tjerët....dhe Zoti ishte i kënaqur prej tij. –Allahu ishte i kënaqur me Ismailin (a.s), sepse ai përpiqej dhe punonte shumë që të kënaqte Allahun. Allahu u kënaq me të dhe e bëri prej robërve adhurues dhe të dashurve të Tij më të afërt.
19:56Страница 309
وَٱذۡكُرۡ فِي ٱلۡكِتَٰبِ إِدۡرِيسَۚ إِنَّهُۥ كَانَ صِدِّيقٗا نَّبِيّٗا ٥٦
Помяни в Писании Идриса. Воистину, он был правдивейшим человеком и пророком.
Përmendju në Libër edhe Idrisin! -Kujtoje në Kur’an edhe Idrisin, duke përmendur cilësitë dhe veprat e tij të mira dhe të sinqerta!Ai ishte njeri i sinqertë dhe Profet(i nderuar). -Allahu bashkoi tek ai sinqeritetin dhe profetësinë. Idrisi ishte siddik, pra, ishte i sinqertë, me besim të plotë e të patundur te Zoti, me dituri të madhe dhe të plotë rreth Shpalljes, me siguri në premtimin e Zotit dhe me vepra të mira. Veç këtyre, Zoti e dalloi Idrisin duke i dhuruar Shpalljen, duke e zgjedhur për ta bërë Profet të denjë për të mbartur Shpalljen e Tij, prandaj thotë më pas:
Ne e ngritëm atë në një gradë të lartë. -Zoti e lartësoi kujtimin e tij në botë. Idrisi është i lartë në gradën tek Zotii madhëruar dhe i nderuar ndër njerëz.
19:58Страница 309
أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ أَنۡعَمَ ٱللَّهُ عَلَيۡهِم مِّنَ ٱلنَّبِيِّـۧنَ مِن ذُرِّيَّةِ ءَادَمَ وَمِمَّنۡ حَمَلۡنَا مَعَ نُوحٖ وَمِن ذُرِّيَّةِ إِبۡرَٰهِيمَ وَإِسۡرَٰٓءِيلَ وَمِمَّنۡ هَدَيۡنَا وَٱجۡتَبَيۡنَآۚ إِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِمۡ ءَايَٰتُ ٱلرَّحۡمَٰنِ خَرُّواْۤ سُجَّدٗاۤ وَبُكِيّٗا۩ ٥٨
Это - те, кого облагодетельствовал Аллах, из числа пророков, которые были потомками Адама и тех, кого Мы спасли вместе с Нухом (Ноем), и потомками Ибрахима (Авраама) и Исраила (Израиля), и из числа тех, кого Мы наставили на прямой путь и избрали. Когда им читали аяты Милостивого, они падали ниц и рыдали.
Pasi foli për të gjithë këta profetë e lajmëtarë të nderuar, që ishin prej më të zgjedhurve, Allahu i Madhëruar thotë:Këta ishin ata që Allahu i dalloi nga profetët pasardhës të Ademit,... -Këta janë ata të cilët Allahu i begatoi me një mirësi, që nuk mund të arrihet nga askush. Ai u dhuroi atyre profetësinë e shpalljen. Këta ishin edukatorët, për të cilët Allahu na ka urdhëruar që të lutemi e të themi në çdo rekat namazi: “Na udhëzo në rrugë të drejtë, në rrugën e atyre të cilët Ti i begatove, e jo në rrugën e atyre që merituan zemërimin dhe as në rrugën e të humburve!” [Fatiha 6, 7]. Këta janë ata që Allahu i begatoi me të mira. Allahu na ka premtuar se, nëse i bindemi Atij, atëherë do të jemi në shoqërinë e këtyre të lumturve e të zgjedhurve: “Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, do të jetë me ata të cilëve Allahu u ka dhuruar mirësi të shumta - me profetët, me të sinqertët, me dëshmorët dhe me vepërmirët. Sa shokë të mirë janë ata! Ky është shpërblimi që vjen prej Allahut dhe mjafton që Allahu Di gjithçka.” [Nisa 69].... pasardhës të atyre që i patëm bartur(në anije)bashkë me Nuhun,... -Disa profetë ishin pasardhës të Ademit dhe të atyre që i bartëm në anije me Nuhun. Të tjerët që erdhën më pas ishin:... pasardhës të Ibrahimit dhe të Jakubit(Israilët)dhe prej atyre, që i udhëzuam dhe i bëmë të zgjedhur. -Këto ishin shtëpitë më të mira në botë, që Zoti i zgjodhi, i dalloi dhe lartësoi mbi të tjerët. Të gjithë këta të zgjedhur, kur u lexoheshin ajetet e Rahmanit, binin në sexhde. Ata shprehnin mirënjohje dhe përulësi, sepse në shpalljet e Zotit ata gjenin lajme rreth çështjeve të fshehta dhe rreth atributeve të Allahut, që di çdo të fshehtë. Atje përshkruhet Dita e Gjykimit, premtimet dhe kërcënimet e Zotit.Kur atyre u lexoheshin ajetet e Zotit ata binin në sexhde dhe qanin. -Ata nënshtroheshin dhe shprehnin bindjen e plotë ndaj ajeteve të Allahut, me shpresë dhe respekt. Shpallja ndikonte fort në zemrat e tyre, duke u forcuar imanin. Zemrat u mbusheshin me frikë e me shpresë, ndërsa sytë u mbusheshin me lot. Ashtu i shprehnin Zotit pendimin e sinqertë dhe kërkonin falje e mëshirë. Ata binin në sexhde për të adhuruar Zotin e tyre. Ata ishin ndryshe nga të tjerët që, kur dëgjonin ajetet e Zotit, bëheshin të shurdhër e të verbër. Vërej me kujdes! Allahu thotë: “ajetet e Rahmanit”, për të na treguar se shpalljet janë treguese të mëshirës dhe bamirësisë së Tij për njerëzit. Përmes këtyre ajeteve, Ai udhëzon drejt së vërtetës u hap sytë njerëzve për ta parë qartë atë. Me Shpalljen, Allahu i shpëton ata nga humbja dhe devijimi. Nëpërmjet Shpalljes, Ai u jep diturinë e saktë e të dobishme dhe u hap rrugën për të punuar e jetuar sipas saj.
19:59Страница 309
۞ فَخَلَفَ مِنۢ بَعۡدِهِمۡ خَلۡفٌ أَضَاعُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَٱتَّبَعُواْ ٱلشَّهَوَٰتِۖ فَسَوۡفَ يَلۡقَوۡنَ غَيًّا ٥٩
После них пришли потомки, которые перестали совершать намаз и стали потакать желаниям. Все они понесут убыток (или будут испытывать тяготы; или понесут наказание за невежество; или встретят зло),
Pasi u përmendën profetët, të cilët ndoqën rrugën e kënaqësisë së Allahut dhe të kthimit tek Ai me pendim, bindje e nënshtrim, vijohet me brezat pasardhës, të cilët e shkatërruan trashëgiminë që u lanë profetët e Zotit. Ata iu kthyen punëve të mbrapshta dhe braktisën namazin, që ishin urdhëruar ta kryenin me përpikmëri. Në fillim u treguan të pakujdesshëm ndaj tij dhe dalëngadalë e braktisën fare. E nëse ata braktisën namazin, i cili është shtylla e besimit dhe e fesë, është peshorja e saktë e imanit dhe e sinqeritetit me Zotin e botëve, atëherë për çështjet e tjera të besimit mos pyet. Kur shpërfillën veprën më të detyrueshme, për të tjerat s’bëhet fjalë. Shkaku i kësaj humbjeje ishte fakti se ata ndoqën dëshirat e tyre dhe të gjitha forcat i përqendruan në plotësimin e kënaqësive vetjake, të cilat u bënë më parësore edhe se haku i Zotit. Për ta nuk kishte më rëndësi se me ç’rrugë i arrinin ato kënaqësi:Por, pas tyre(të mirëve)erdhën pasardhës të këqij, që e lanë namazin dhe u dhanë pas kënaqësive(trupore). Ata do të vuajnë në ndëshkime (të Xhehenemit). -Ata do të flaken në një ndëshkim të ashpër dhe shumëfishtë. Pastaj, Allahu i Madhëruar bën përjashtim për disa:
19:60Страница 309
إِلَّا مَن تَابَ وَءَامَنَ وَعَمِلَ صَٰلِحٗا فَأُوْلَٰٓئِكَ يَدۡخُلُونَ ٱلۡجَنَّةَ وَلَا يُظۡلَمُونَ شَيۡـٔٗا ٦٠
кроме тех, которые раскаялись, уверовали и поступали праведно. Они войдут в Рай, и с ними нисколько не поступят несправедливо.
Me përjashtim të atyre që pendohen, besojnë dhe bëjnë vepra të mira. -Janë ata që pendohen dhe largohen nga idhujtaria, bidatet, poshtërsitë dhe gjynahet, duke ndjerë keqardhje për çfarë kanë bërë dhe duke qenë të vendosur që kurrë të mos u kthehen më atyre. Cilësia e dytë e tyre është se ata besojnë, pra, besojnë Allahun, melekët, shpalljet, profetët dhe Ditën e Gjykimit. Cilësia e tretë e tyre është se ata bëjnë vepra të mira. Ata adhurojnë Zotin përmes veprave që Ai ua ka mësuar nëpërmjet profetëve e shpalljeve të Tij dhe kujdesen që t’i bëjnë me sinqeritet vetëm për kënaqësinë e Tij. Kështu, për ata që pendohen sinqerisht, kanë besim të vërtetë dhe bëjnë vepra të mira, Allahu i lartësuar thotë:Ata do të hyjnë në Xhenet -Atje ka mirësi të përjetshme, pranë Zotit Bujar dhe Mëshirëplotë.... dhe nuk u bëhet kurrëfarë padrejtësie. -Asnjë padrejtësi nuk do t’u bëhet. Ata do ta marrin të plotë shpërblimin për të gjitha veprat e tyre, madje të shumëfishuar nga mirësia e Allahut të Madhëruar. Në vijim, Allahu i Madhëruar flet për kopshtet e premtuara:
Текст: Quranic Universal Library (Tarteel) через spa5k/tafsir_api (MIT), в зафиксированной версии. Аяты: Quran Foundation. Источники и лицензии