Ас-Саади · Тафсир · на албанском
مريم
Марьям
Марьям · Мекканская · 98 аятов
19:1–2Страница 305
كٓهيعٓصٓ ١
Каф. Ха. Йа. Айн. Сад.
ذِكۡرُ رَحۡمَتِ رَبِّكَ عَبۡدَهُۥ زَكَرِيَّآ ٢
Это является напоминанием о милости твоего Господа, оказанной Его рабу Закарии (Захарии).
Kaf, Ha, Ja, ‘Ajn, Sad. Ky është një tregim për mëshirën e Zotit tënd ndaj robit të Vet, Zekerijait. -Këtu rrëfehet për mëshirën që Zoti yt tregoi ndaj Zekerias. Ne do ta tregojmë me hollësi këtë ngjarje. Nga kjo histori, o Muhamed, ti do të njihesh me gjendjen e profetit Zekeria, me gjurmët që la ai dhe cilësitë e tij të veçanta. Në këtë histori ka mësime për ata që duan të mësojnë dhe ajo është shembull i mirë për ata që duan një të tillë. Një ngjarje e tillë, që tregon për mëshirën e madhe të Allahut për evlijatë e Tij dhe për mënyrat se si kjo mëshirë i përfshin ata, është një nga shkaqet më të forta që na shtojnë dashurinë për Allahun në zemrat tona dhe përmendjen e Tij në heshtje. Ajo na nxit që ta njohim më mirë Allahun me emrat, cilësitë dhe veprat e Tij të mrekullueshme. Përmes saj, ne mësojmë rrugët e veprat që bëjnë të mundur dashurinë e Zotit për ne dhe dashurinë tonë për Zotin.Ajo na tregon veprat dhe fjalët e mira që na afrojnë më pranë mëshirës dhe përkujdesit të posaçëm të Zotit për evlijatë e Tij. Allahu i Madhëruar e zgjodhi Zekerian për ta bërë besnikun e Shpalljes së Tij, duke e dalluar nga të tjerët. Ndërsa Zekeria, nga ana e tij, - ashtu si të gjithë vëllezërit e tjerë profetë, - u kujdes që ta çonte në vend amanetin e Zotit. Ai i ftonte njerëzit në adhurimin e Allahut dhe u mësonte atyre diturinë që ia kishte dhuruar Allahu. Ai jo vetëm që u dha porosi të shumta gjatë jetës së tij, por i mësoi si të vepronin edhe pas vdekjes së tij. Kur pa se po i shternin fuqitë dhe kuptoi se po i afrohej vdekja, ndërkohë që ende nuk kishte një fëmijë që, si pasardhës i tij, do t’i ftonte njerëzit në rrugën e Zotit dhe për t’i këshilluar ata, atëherë Zekeria iu lut dhe iu ankua Zotit për dobësinë e vet të jashtme dhe të brendshme dhe iu drejtua me një thirrje të fshehtë plot përunjësi.Gradat ose nivelet e dashurisë përAllahun e lartësuar:Dashuria përAllahun e lartësuar është në dy nivele:E paraështë farz i domosdoshëm përçdo kënd. Kjo lloj dashurie shprehet,duke dashur Allahun e lartësuar me njëdashuri të tillë e cila:1. sjell me vete dashurinë për gjithçkame të cilën Ai të ka urdhëruar dheurrejtjen për gjithçka nga e cila Ai të kandaluar.2. Sjell me vete gjithashtu dashurinë përprofetin e Tij i cili transmetoi qartëurdhëresat dhe ndalesat e Zotit dhe çdorrugë që të afron dhe të çon tekkënaqësia e Tij. Madje ta duash profetine Allahut të lartësuar me një dashuri që itejkalon edhe dashurinë për veten tëndedhe familjen tënde.3. Gjithashtu ta duash dhe të jesh ikënaqur me gjithçka prej fesë që Allahui lartësuar e ka transmetuar nëpërmjetprofetit (a.s). Ta pranosh atë me dëshirë,me kënaqësi, me bindje të plotë dhe medëshirën për të qenë i nënshtruar dhepasues i saj.4. Gjithashtu sjell me vete dashurinë përgjithë profetët dhe të dërguarit e Zotit.Dashurinë për ata që i pasuan ata mesinqeritet dhe korrektësi prej pasuesveqë kanë ardhur pas tyre. Të gjitha këtojanë detyrë e domosdoshme nëse synonqë ta plotësosh dashurinë për Allahun elartësuar. Kjo masë e dashurisë përAllahun e lartësuar janë masa edomosdoshme e cila sjell plotësimin eimanit që është uaxhib, pra është iman idetyrueshëm për çdo kënd. Çdo kush qëcënon diçka prej këtyre që përmendëmka cënuar prej imanit të tij tëdetyrueshëm në varësi të asaj që kacënuar prej atyre që u përmnednën pakmë sipër.Grada e dytëe dashurisë është grada eatyre që garojnë në punë të mira dhe mëtë afruarve tek Allahu i lartësuar.1. Ata duan gjithçka që e do Allahu prejpunëve të pëlqyeshme të shprehura mefjalë dhe vepra në bindje ndaj Allahut tëlartësuar.2. Ata urrejnë gjithçka që e urren Allahu ilartësuar qofshin ato fjalë apo vepra.3. Ata janë të kënaqur me atë që e kapërcaktuar Allahu i lartësuar dhe e kavendosur që të godasë ose të egzistojëprej përcaktimeve të tij.Rrugët dhe mënyrat për tu pajisur medashurinë për Allahun e madhëruar:Prejrrugëve dhe mënyrave nëpërmjet tëcilave robi mund të arrijë që të ushqejënë zemrën e tij dashurinë për Allahun elartësuar mund të numërojmë:1. Njohja e Allahut të lartësuar, meemrat, cilësitë, veprat dhe atributet e Tij.2. Të medituarit në mbretërinë e qiejvedhe të tokës dhe gjithçka që Allahu kakrijuar në të.3. Njohja e mirësive të Allahut përnjerëzit. Ebu husejn el uerak ka thënë: Tëgjitha degëzimet e dashurisë vijnë dhejanë rrjedhojë e kujtimit në mënyrë tëvazhdueshme të bamirësisë që të ka bërëAllahu i lartësuar. Ai që vazhdimishtkujton bamirësinë e Allahut ndaj tij,padyshim që flladi i dashurisë për Allahune madhëruar ka për të qenë gjithmonëpranë tij."4. Përmendja e Allahut sa më shpeshduke qenë e vëmendshëm në këtë.Dhenun ka thënë: “Ai që e preokuponzemrën dhe gjuhen e tij me përmendjene Allahut Ai ka për ta mbushur zemrën etij me dritën e përmallimit për Të”.Ndërsa ibrahim ibn xhunejd ka thënë: “Gjithmonë është thënë se prej shenjavetë dashurisë së Allahut është përmendjae vazhdueshme e Tij me zemër dhegjuhë. Shumë rrallë mund të ndodhë qënjeriu të përmendë Allahun, dhe kjo tëmos sjellë dashurinë për Të. Kështu prapërmendja e shpeshtë e Allahut tëmadhëruar është porta e dashurisë përTë.5. Të komunikuarit me Allahun me çiltërsisinqeritet dhe kundërshtimi i dëshiravedhe epsheve të tua nëse bien ndesh meatë që Do Ai.6. Leximi i Kur'anit duke mendituar mekujdes në ajetet e Tij. Sidomos në ajetettë cilat përmbajnë emrat, cilësitë, vepratdhe atributet e mrekullueshme tëAllahut. Duke menduar me kujdes në atoemra, cilësi dhe vepra të tij, robi ta dojëAllahun e lartësuar dhe nga ana tjetërAllahu ta dojë atë.7. Leximi i shpeshtë i tekseteve tëKur'anit dhe sunetit të saktë që flasinrreth shikimit të Zotit në xhennet.8. Ndër shkaqet që sjellin dashurinë eAllahut është është el afafu dhe ahdhulkefaf, pra të qënurit i ndershëm në jetëntënde dhe i kënaqur me atë që të kadhënë Allahu.9. Ndër shkaqet që sjellin dashurinë eAllahut është dashuria për ata që Allahu ido dhe urrejtja për ata që Allahu nuk i do.Punët nëpërmjet të cilave robi bën tëmundur që Allahu ta dojë atë.1. Përunjësia e zemrës dhe e shpirtitplotësisht para Allahut. Nuk ka gjë më tëdashur për Allahun e lartësuar se sa kjolloj përunjësie dhe nënshtrimi. kjo llojpërulje dhe përkushtimi përpara Tij.Nuk ka gjë më të dashur për të se sa tëdorëzuarit tërësisht dhe plotësisht mezemër të thyer dhe të përunjur përparamadhështisë së Tij.2. Të shtuarit e punëve vullnetare tëmira.3. Pra të veçuarit me Allahun e lartësuargjatë kohës kur ai zbret në qiellin edynjasë.4. Së katërti pasimi rigorozisht i synetit tëProfetit (a.s) . Pasim i cili shfaqet nëpunët e tua në fjalët dhe moralin tënd.Thotë Allahu i lartësuar: Al imran 315. Qëndrimi vazhdimisht me ata që i doAllahu dhe janë të sinqertë me Të.
(Kujto)Kur ai iu lut Zotit të vet me një zë të ulët ... -U lut fshehtas, që të ishte sa më i sinqertë. Ai tha:
19:4Страница 305
قَالَ رَبِّ إِنِّي وَهَنَ ٱلۡعَظۡمُ مِنِّي وَٱشۡتَعَلَ ٱلرَّأۡسُ شَيۡبٗا وَلَمۡ أَكُنۢ بِدُعَآئِكَ رَبِّ شَقِيّٗا ٤
и сказал: «Господи! Воистину, кости мои ослабели, а седина уже распространилась по моей голове. А ведь раньше благодаря молитвам к Тебе, Господи, я не был несчастен.
O Zoti im! Vërtet, mua më janë dobësuar eshtrat... -Nëse dobësohen kockat, që janë shtyllat e trupit, atëherë çdo gjë tjetër është dobësuar....e më është zbardhur koka nga thinjat. -Thinjat janë shenja të pleqërisë dhe paralajmëruese të vdekjes. Kështu, Zekeria kërkoi afrim tek Allahu, duke shprehur dobësinë dhe nevojën e madhe të tij. Kjo është mënyra më e dashur për Allahun që njeriu mund t’i afrohet e t'i kërkojë ndihmë, sepse ajo tregon se ai ka hequr dorë tërësisht nga forcat dhe mundësitë e veta dhe të gjithë ndihmën e kërkon te Zoti. Kështu zemra lidhet e tëra me forcën dhe ndihmën e Zotit dhe jo me faktorët njerëzorë, edhe pse bën gjithçka që ka në dorë, pasi kjo është diçka e detyrueshme.O Zoti im! Unë asnjëherë nuk kam qenë i dëshpëruar me lutjet e mia drejtuar Ty. -O Zoti im, Ti kurrë nuk më ke kthyer duarbosh dhe të dëshpëruar, sa herë që të jam lutur. Gjithmonë më je përgjigjur dhe je treguar i Dashur e Bujar për mua. Butësia dhe përkujdesi yt më kanë ndjekur në çdo çast të jetës sime. Mirësitë e Tua gjithmonë më kanë mrekulluar dhe ma kanë gëzuar zemrën. Ky është një afrim tek Zoti, që bëhet duke treguar mirësitë e shumta të Tij mbi ty dhe përgjigjen e lutjeve të tua. Edhe Zekeria iu lut Allahut, Atij që gjithmonë ishte treguar Bujar me të në të shkuarën, që ta vazhdonte atë mirësi edhe në të ardhmen.
19:5Страница 305
وَإِنِّي خِفۡتُ ٱلۡمَوَٰلِيَ مِن وَرَآءِي وَكَانَتِ ٱمۡرَأَتِي عَاقِرٗا فَهَبۡ لِي مِن لَّدُنكَ وَلِيّٗا ٥
Я опасаюсь того, что натворят мои родственники после меня, потому что жена моя бесплодна. Даруй же мне от Тебя наследника,
Unë kam frikë për popullin tim (se do të mbeten pa udhëheqës)pas meje dhe gruaja ime është beronjë. -Unë shqetësohem, o Zot, se kush do ta marrë në dorë çështjen e bijve të Izraelit pas vdekjes sime. Kam frikë se ata nuk do t’i shërbejnë fesë ashtu si duhet. Kush do të duhet t’i ftojë njerëzit që të të adhurojnë Ty dhe të nënshtrohen për të jetuar sipas ligjit Tënd. Me sa duket, Zekeria nuk kishte parë ndër bijtë e Izraelit ndonjë që të meritonte të ishte udhëheqës i popullit në besimin dhe fenë e drejtë. Kjo tregonte dhembsurinë, mëshirën dhe kujdesin e Zekerias për popullin e tij. Kërkesa e tij për djalë nuk ishte si e çdo njeriu për pasardhës, pra vetëm që të mbante emrin e tij ose për ndonjë çështje të kësaj bote. Qëllimi i tij ishte dobia fetare dhe frika e devijimit të popullit, sepse nuk do të mbetej askush që të vazhdonte misionin e tij. Shtëpia e Zekerias ishte e njohur për besimin e pastër dhe adhurimet e shumta. Ajo ishte vatër e profetësisë dhe prej saj kishte veçse mirësi. Kjo qe një arsye që Zekeria e luti Allahun t’i dhuronte një djalë, që ai të ishte i denjë për rregullimin e fesë dhe udhëheqjen e popullit. Por, nga ana tjetër, ai u ankua se e shoqja nuk mund të lindte fëmijë, ndërsa ai vetë ishte shumë plak, saqë vështirë se mund të pritej fëmijë prej tij. Megjithatë, Zekeria u lut dhe tha:
19:6Страница 305
يَرِثُنِي وَيَرِثُ مِنۡ ءَالِ يَعۡقُوبَۖ وَٱجۡعَلۡهُ رَبِّ رَضِيّٗا ٦
который наследует мне и семейству Йакуба (Иакова). И сделай его, Господи, угодником».
Më dhuro nga mirësia Jote një trashëgimtar(të denjë).(Një që) të jetë trashëgimtari im dhe i familjes së Jakubit... -Më dhuro një djalë, që të jetë udhëheqës në fe dhe në besimin e drejtë! Më dhuro një djalë që të jetë trashëgimtar i profetësisë, i diturisë së pastër dhe i veprave të mira e të sinqerta!... dhe bëje atë, o Zoti im, të mirë! –Bëje adhurues të mirë, që të të kënaq Ty, o Zot, dhe që ta duan njerëzit! Zekeria iu lut Allahut për një djalë të devotshëm e adhurues të mirë, që të mbetej pas vdekjes së tij dhe të ishte i dashur i Zotit, imam i njerëzve dhe përhapës i fesë së drejtë. E ku ka fëmijë me cilësi më të mira se këto? Nuk ka dyshim se është mëshirë e madhe nga Zoti që t’i dhurojë njeriut një djalë të mirë, të devotshëm, me moral të lartë dhe sjellje e edukatë të mirë. Kështu, Allahu e mëshiroi Zekerian, duke i dhuruar një djalë të tillë.
19:7Страница 305
يَٰزَكَرِيَّآ إِنَّا نُبَشِّرُكَ بِغُلَٰمٍ ٱسۡمُهُۥ يَحۡيَىٰ لَمۡ نَجۡعَل لَّهُۥ مِن قَبۡلُ سَمِيّٗا ٧
О Закария (Захария)! Воистину, Мы радуем тебя вестью о мальчике, имя которому Йахья (Иоанн). Мы не создавали прежде никого с таким именем (или никого подобного ему).
(Përgjigja ishte:) O Zekerija! Ne po të përgëzojmë ty me një djalë, emri i të cilit do të jetë Jahja. -Allahu i Madhëruar e përgëzoi Zekerian nëpërmjet melekëve, se do t’i dhuronte një djalosh me emrin Jahja. Ky ishte një emër që e zgjodhi Allahu për të. Jahja ka kuptimin ‘Jeton’ dhe ishte vërtet një emër që i shkonte për shtat atij fëmije. Jeta e tij do të ishte e plotë si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë shpirtëror. Jahja do të bënte një jetë fizike shembullore dhe një jetë shpirtërore të kompletuar me shpalljen e Zotit, me diturinë e pastër, me adhurimet e shumta dhe fenë e përkryer, me të cilën ai do të mbushej e ushqehej.Askush para tij nuk është emërtuar me këtë emër. -Askush nuk ishte quajtur me këtë emër më parë. Por mund të ketë edhe kuptimin që askush më parë nuk kishte qenë i ngjashëm me Jahjan, për sa u përket cilësive të larta të tij. Sigurisht që ky përshkrim nuk hedh poshtë faktin që disa profetë të mëdhenj, si Ibrahimi, Musai, dhe Nuhu të ishin më të mirë se ai. Ata ishin profetët më të zgjedhur, prandaj ishin edhe më të mirë sesa Jahja. Kur Zekerias i erdhi përgëzimi për këtë djalë të mbarë, për të cilin ishte lutur aq shumë, ai u çudit, prandaj tha:
19:8Страница 305
قَالَ رَبِّ أَنَّىٰ يَكُونُ لِي غُلَٰمٞ وَكَانَتِ ٱمۡرَأَتِي عَاقِرٗا وَقَدۡ بَلَغۡتُ مِنَ ٱلۡكِبَرِ عِتِيّٗا ٨
Он сказал: «Господи! Как может быть у меня мальчик, если моя жена бесплодна, а я уже достиг дряхлого возраста?».
Ai tha: “O Zoti im! Si do të kem unë djalë kur gruaja ime nuk lind dhe unë kam arritur pleqëri të thellë?!” -Unë dhe ime shoqe kemi ‘pengesa’ të mëdha për të pasur fëmijë. Me sa duket, në momentet e lutjes, nga përgjërimi i madh, Zekeria e kishte harruar gjendjen e vet dhe të së shoqes. Nga dëshira e madhe për fëmijë, as që i kishte vajtur ndër mend se ekzistonin ato pengesa për të patur fëmijë. Dhe tani, kur duaja iu pranua, po mendonte për pamunndësitë. Por Allahu iu përgjigj duke thënë:
19:9Страница 305
قَالَ كَذَٰلِكَ قَالَ رَبُّكَ هُوَ عَلَيَّ هَيِّنٞ وَقَدۡ خَلَقۡتُكَ مِن قَبۡلُ وَلَمۡ تَكُ شَيۡـٔٗا ٩
Он сказал: «Все так и будет! Господь твой сказал: «Это для Меня легко, ведь прежде Я сотворил тебя самого, хотя тебя вообще не было»».
Ai(Allahu)tha: “Ja, kështu ka thënë Zoti yt: "Kjo është e lehtë për Mua. Unë të krijova ty më parë kur ti nuk ishe asgjë.” -Kjo është vërtet e habitshme për krijesat, në bazë të ligjeve që Zoti ka vendosur për to. Por pushteti i Allahut është i pakufishëm dhe Ai mund të bëjë që gjërat të ekzistojnë edhe pa qenë nevoja për shkaqet natyrore. Kjo është e lehtë për Allahun, madje më e lehtë sesa sjellja në ekzistencë nga hiçi.
19:10Страница 305
قَالَ رَبِّ ٱجۡعَل لِّيٓ ءَايَةٗۖ قَالَ ءَايَتُكَ أَلَّا تُكَلِّمَ ٱلنَّاسَ ثَلَٰثَ لَيَالٖ سَوِيّٗا ١٠
Он сказал: «Господи! Назначь для меня знамение». Он сказал: «Знамением для тебя станет то, что ты не будешь говорить с людьми в течение трех ночей, будучи в полном здравии».
Ai(Zekerija) tha: “O Zoti im! Më jep mua një Shenjë!” -Më jep një shenjë, që të më qetësohet dhe kënaqet zemra. Kjo kërkesë nuk ishte për shkak të dyshimit në premtimin e Zotit, por thjesht për të kënaqur zemrën dhe për të shtuar sigurinë e saj, pikërisht ashtu siç tha i dashuri i Zotit, Ibrahimi (a.s): “Zoti im! Më mundëso të shoh se si i ngjall të vdekurit!” Ai (Zoti) i tha: “A nuk beson?!” Ai (Ibrahimi) u përgjigj: “Sigurisht që besoj, por desha që zemrës sime t'i shtohej bindja.” Ai (Zoti) tha: “Merr katër shpendë e pastaj, në çdo kodër vendos nga një pjesë të tyre; pastaj thirru atyre! Dhe ata kanë për të ardhur me shpejtësi. Dije se Allahu është i Plotfuqishëm e i Urtë”. [Bekare 260]. Ibrahimi (a.s.) kërkoi t’i shtohej edhe më shumë dituria dhe të arrinte në gradën e sigurisë së shikimit të fakteve me shqisat e tij. Pasi kishte arritur gradën Ilm el Jakin, pra, diturinë e sigurt, ai donte të arrinte gradën Ajnul Jakin- sigurinë e shikimit drejtpërdrejt të fakteve të Zotit. Edhe Zekerijas, Allahu i Madhëruar ia pranoi kërkesën, si mëshirë për të, duke i thënë: “Shenja për ty është se, nuk do të mund t’u flasësh njerëzve për tri net”. Ndërsa në një ajet tjetër thotë: “Shenja është që, për tri ditë, ti nuk do të mund t’i flasësh asnjë njeriu, përveçse me gjeste." [Al imran 41]. Në të dyja rastet kuptimi është i njëjtë. Pra, njëherë ka thënë “tri net”, njëherë “tri ditë”, për të treguar se Zekeria nuk do të mund t’u fliste njerëzve për tri ditë e tri net, edhe pse ai nuk kishte asnjë defekt në dëgjim e të folur. Kjo do të ishte një shenjë e madhe për fuqinë e pakufishme të Allahut për shenja të jashtëzakonshme. Sidoqoftë, Zekeria nuk do të mund t’u fliste vetëm njerëzve në komunikimin e tyre të përditshëm, ndërsa tesbih-un, tahlil-in, dhikr-in e kujtimin e Zotit me lavde e falënderime, të gjitha këto mund t’i bënte si zakonisht. Për këtë arsye, në një ajet tjetër, Allahu na tregon se i tha Zekerias: "Përmende shumë Zotin tënd dhe madhëroje Atë çdo mbrëmje e mëngjes!” [Al Imran 41].Ai(Allahu) tha: “Shenja jote do të jetë që nuk do të mund t’i flasësh akujt për tri net”. -Kështu, zemra e Zekerias u qetësua dhe u mbush me kënaqësi për këtë përgëzim të madh. Ai iu përgjigj urdhërit të Zotit, duke treguar mirënjohje të madhe përmes adhurimeve të shumta, dhikrit të pandërprerë dhe duke qëndruar gjithë kohës në faltoren e tij.
19:11Страница 305
فَخَرَجَ عَلَىٰ قَوۡمِهِۦ مِنَ ٱلۡمِحۡرَابِ فَأَوۡحَىٰٓ إِلَيۡهِمۡ أَن سَبِّحُواْ بُكۡرَةٗ وَعَشِيّٗا ١١
Он вышел из молельни к своему народу и дал им понять: «Воздавайте хвалу по утрам и перед закатом!».
Dhe Zekeria doli prej faltores para popullit të vet dhe u tha me shenja: "Madhërojeni Allahun mëngjes e mbrëmje! -Zekeria doli nga mihrabi dhe i tregoi me shenjë popullit që t’i bënin tesbih e ta lartësonin Zotin mëngjes e mbrëmje, pasi përgëzimi për ardhjen e Jahjasë ishte një përgëzim dhe mirësi e madhe jo vetëm për Zekerian, por për të gjithë popullin.
19:12Страница 306
يَٰيَحۡيَىٰ خُذِ ٱلۡكِتَٰبَ بِقُوَّةٖۖ وَءَاتَيۡنَٰهُ ٱلۡحُكۡمَ صَبِيّٗا ١٢
О Йахья (Иоанн)! Крепко держи Писание. Мы одарили его мудростью, пока он был еще ребенком,
(Djalit të tij i erdhi urdhri)O Jahja! Merre librin(dhe zbatoje) me shumë kujdes! -Kështu lindi Jahja, i cili u rrit dhe u edukua në gjirin e një familjeje adhuruese. Kur arriti moshën që të kuptonte Shpalljen, Allahu i Madhëruar e urdhëroi që të zbatonte ligjet e Librit të Tij me rigorozitet. Kjo përpjekje do të ishte, së pari, në mësimin përmendësh të tekstit dhe të kuptimeve të tij, pastaj në zbatimin e urdhëresave dhe ndalesave të tij. Kjo është domethënia e fjalës: “Merre librin me shumë kujdes!” Jahja e përmbushi menjëherë urdhrin e Zotit të tij. Ai mësoi tekstin e librit dhe kuptimet e tij. Allahu i dhuroi atij zgjuarsi të spikatur, që nuk gjendej tek të tjerët:Dhe Ne i dhamë atij urtësi që kur ishte fëmijë. -Allahu i dhuroi Jahjas njohje të thellë të ligjit dhe një aftësi gjykimi të drejtë, që në moshë fare të re.
19:13Страница 306
وَحَنَانٗا مِّن لَّدُنَّا وَزَكَوٰةٗۖ وَكَانَ تَقِيّٗا ١٣
а также состраданием от Нас и чистотой. Он был богобоязнен,
Ne i falëm atij butësi... -Allahu i dhuroi mëshirë, butësi, ngrohtësi e dhembshuri të veçantë. Prej mëshirës së Zotit, Jahjas iu lehtësuan të gjitha punët, iu rregullua gjendja dhe iu përkryen veprat dhe adhurimet.... e pastërti ... -E pastruam nga mangësitë dhe gjynahet. Ia pastruam zemrën dhe ia ndriçuam mendjen. Kjo tregon se Jahja ishte i pastër nga veset dhe cilësitë e ulta. Ai ishte i pajisur me moral të lartë dhe cilësi të lavdëruara, siç thotë Allahu i lartësuar:...dhe e bëmë të devotshëm. -Ai i zbatonte me përpikmëri urdhëresat dhe ndalesat. Çdokush që arrin gradën e devotshmërinë, është bërë i dashur dhe i afërt i Allahut të Madhëruar dhe, si i tillë, ai do të jetë banor i Xhenetit, që është përgatitur për të devotshmit. Zoti thotë: "Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit, që të mëshiroheni! Nxitoni për faljen e gjynaheve nga Zoti juaj dhe për një Xhenet, gjerësia e të cilit është sa gjerësia e qiejve dhe e tokës! Ai është përgatitur për të devotshmit. Për ata që japin kur janë në bollëk dhe kur janë në vështirësi. Ata e përmbajnë zemërimin dhe i falin njerëzit. Allahu i do bamirësit. Edhe ata që kur bëjnë ndonjë gjë të shëmtuar, ose kur i bëjnë padrejtësi vetvetes, e përmendin Allahun dhe kërkojnë falje për gjynahet e tyre. E kush i fal tjetër gjynahet, përveç Allahut? Ata nuk vazhdojnë më me atë gjë që kanë bërë më parë, sepse e dinë. Shpërblimi për ata është falja nga Zoti i tyre dhe Xhenetet, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku ata do të jenë përjetësisht. Sa i mirë është shpërblimi i atyre që punojnë (punë të mira)!” [Al Imran 132-136]. Për këta fatbardhë janë përgatitur shpërblime në jetën e kësaj bote dhe në ahiret, siç ka premtuar Allahu për devotshmërinë. Jahja kishte edhe virtyte të tjera të mrekullueshme, siç thotë Allahu:
19:14Страница 306
وَبَرَّۢا بِوَٰلِدَيۡهِ وَلَمۡ يَكُن جَبَّارًا عَصِيّٗا ١٤
почтителен к родителям и не был гордецом и ослушником.
Dhe e bëmë bamirës ndaj prindërve të vet -Ai nuk tregohej i padrejtë me prindërit dhe nuk sillej në mënyrë të pahijshme me ta. Përkundrazi, sjellja e Jahjas me prindërit ishte në nivelin më të lartë, si në fjalë, edhe në vepra.dhe nuk ishte mendjemadh e i padëgjueshëm. -Jahja nuk ishte arrogant ndaj krijesave në përgjithësi dhe as ndaj prindërve të tij, në veçanti. Përkundrazi, ishte modest, i përulur, i sjellshëm e i bindur. Ai kthehej gjithmonë tek Zoti i penduar e i bindur. Ai i plotësonte detyrimet ndaj Zotit dhe ato ndaj krijesave, prandaj Zoti i dhuroi paqen dhe sigurinë e vazhdueshme. Atë e shoqëroi paqja dhe siguria nga Zoti, qoftë në fillimet e punëve, ashtu edhe në përfundimin e tyre, siç thuhet në vijim:
19:15Страница 306
وَسَلَٰمٌ عَلَيۡهِ يَوۡمَ وُلِدَ وَيَوۡمَ يَمُوتُ وَيَوۡمَ يُبۡعَثُ حَيّٗا ١٥
Мир ему в тот день, когда он родился, в тот день, когда он скончался, и в тот день, когда он будет воскрешен к жизни!
Dhe paqja qoftë mbi të që ditën kur u lind, ditën kur do të vdesë dhe ditën kur do të ngrihet i gjallë! -Kjo tregon se Jahja ishte i sigurt dhe i mbrojtur nga shejtani i mallkuar. Ai ishte i mbrojtur nga ligësitë në të gjitha gjendjet e përmendura dhe jashtë tyre. Ai ishte i sigurt nga zjarri i Xhehenemit dhe nga tmerret e asaj dite. Ai ishte nga banorët e Vendit të Paqes. Salavatet e Zotit dhe selamet e Tij qofshin mbi Jahjan, mbi babain e tij dhe mbi të gjithë të dërguarit! Na bëftë Zoti edhe ne prej pasuesve të tyre! Ai është Bamirësi i madh dhe Bujar.
19:16Страница 306
وَٱذۡكُرۡ فِي ٱلۡكِتَٰبِ مَرۡيَمَ إِذِ ٱنتَبَذَتۡ مِنۡ أَهۡلِهَا مَكَانٗا شَرۡقِيّٗا ١٦
Помяни в Писании Марьям (Марию). Вот она ушла от своей семьи на восток
Pasi rrëfeu historinë e Zekerias dhe të Jahjas, që ishin disa nga shenjat madhështore dhe më të habitshme, Allahu i Madhëruar tregon një histori tjetër edhe më të habitshme:Përmendju në këtë Libër(tregimin për) Merjemen kur ajo u largua prej familjes së saj në një vend në Lindje! -Kujtoju me këtë libër të nderuar historinë e Merjemes (paqja e Zotit qoftë mbi të!). Përmendja e saj në Kur'an është vlerësimi më i madh për Merjemen. Kjo grua e lavdëruar do të kujtohet në këtë Libër përjetë. Muslimanët do ta lexojnë historinë e saj në lindje dhe në perëndim të botës. Ajo do të kujtohet me cilësitë e saj më të mira dhe më të lëvdueshme. Kjo është vetëm një pjesë e shpërblimit të punëve të saj të mira. Kështu, Merjemja u largua nga familja e saj, në drejtim të lindjes.
19:17Страница 306
فَٱتَّخَذَتۡ مِن دُونِهِمۡ حِجَابٗا فَأَرۡسَلۡنَآ إِلَيۡهَا رُوحَنَا فَتَمَثَّلَ لَهَا بَشَرٗا سَوِيّٗا ١٧
и укрылась от них за завесой. Мы же послали к ней Нашего Духа (Джибрила), и он предстал перед ней в облике прекрасно сложенного человека.
Ajo u veçua prej tyre. -Ajo u izolua, në mënyrë që askush të mos e shihte dhe takonte. Merjemja donte kështu t’i përkushtohej Zotit të saj gjatë gjithë kohës, me sinqeritet, përulësi e nënshtrim të plotë. Ky, në fakt, ishte plotësim i porosisë së Zotit, siç thuhet në Kur'an: “Kujto kur melekët thanë: “O Merjeme! Allahu të ka zgjedhur dhe të ka pastruar ty. Ai të ka zgjedhur ty mbi të gjitha gratë e botës. O Merjeme! Adhuroje Zotin tënd me përkushtim! Bëj sexhde dhe falu për Zotin tënd, bashkë me të tjerët që falen!” [Al Imran 41, 42].Pastaj Ne dërguam tek ajo Xhibrilin dhe ai iu paraqit asaj si njeri i vërtetë(pa të meta). - Allahu i dërgoi Xhibrilin (a.s), i cili iu paraqit në formë njeriu, me pamjen e një burri të hijshëm e pa mangësi. Allahu e dërgoi melekun Xhibril në formë njeriu, sepse Merjemja nuk mund të përballonte pamjen e një meleku. Atëherë, kjo vajzë e devotshme, e cila ishte fshehur e mbyllur në këtë vend, madje edhe nga vetë familja e saj, kur pa këtë burrë, pati frikë se do t’i ndodhte ndonjë e keqe, prandaj kërkoi mbrojtje te Zoti i saj, duke thënë:
19:18Страница 306
قَالَتۡ إِنِّيٓ أَعُوذُ بِٱلرَّحۡمَٰنِ مِنكَ إِن كُنتَ تَقِيّٗا ١٨
Она сказала: «Я прибегаю к Милостивому, чтобы Он защитил меня от тебя, если только ты богобоязнен».
Ajo tha: “Unë i kërkoj mbrojtje të Gjithëmëshirshmit prej teje, nëse e ke frikë Atë.” -Unë kërkoj mbrojtje tek Allahu dhe mbështetem në mëshirën e Tij, që të mos më bësh keq. Pastaj shtoi e tha: “...nëse i frikësohesh Atij!” Pra, nëse i frikësohesh Zotit, më lër të qetë dhe largohu prej meje! Kështu, nga njëra anë, Merjemja kërkoi mbrojtje tek Allahu dhe, nga ana tjetër, e këshilloi personin që t’i frikësohej Allahut e të mos ia cenonte devotshmërinë. Duhet kuptuar se ajo ishte e re, e vetme në atë vend dhe larg njerëzve, ndërsa meleku iu shfaq në formën e një mashkulli të pashëm. Në fakt, ai nuk i tha ndonjë fjalë të keqe apo ta kërcënonte, por ajo vajzë e ruajtur dhe e dëlirë u frikësua, prandaj menjëherë kërkoi mbrojtje tek Zoti. Ky ishte tregues i pastërtisë dhe ndershmërisë së Merjemes, që e bënin të ruhej nga e keqja dhe shkaqet e saj. Pastërtia morale, sidomos kur gjendesh në mes të së keqes, konsiderohet si ndër gjërat më të mrekullueshme dhe më të shpërblyeshme nga Zoti. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar e lëvdon Merjemen, kur thotë: “...Edhe Merjemja, e bija e Imranit, e cila e ruajti nderin e saj. Ne frymë brenda saj një shpirt (të krijuar) nga Ne. Ajo besoi plotësisht fjalët e Zotit të saj dhe Librat e Tij dhe ishte nga të devotshmit.” [Tahrim 12]. Ose: “...edhe atë që ruajti nderin e saj. Ne frymë brenda saj një shpirt (të krijuar) nga Ne dhe e bëmë atë dhe të birin shenja për njerëzit.” [Enbija 91]. Këtë ndershmëri, Allahu i Madhëruar e shpërbleu duke i dhuruar një mrekulli të pashembullt. Ai i dha asaj virgjëreshe të pastër një djalë, që do të ishte një nga shenjat më madhështore të Tij. Ky djalë u bë më vonë një ndër profetët më të zgjedhur të Allahut.
19:19Страница 306
قَالَ إِنَّمَآ أَنَا۠ رَسُولُ رَبِّكِ لِأَهَبَ لَكِ غُلَٰمٗا زَكِيّٗا ١٩
Он сказал: «Воистину, я послан твоим Господом, чтобы даровать тебе чистого мальчика».
Ai(Xhibrili)tha: “Unë jam vetëm një i dërguar(melek)i Zotit tënd për të të dhuruar ty një djalë të pastër.” -Kur Xhibrili pa frikën e saj, i tha: “Unë jam vetëm një i dërguar i Zotit tënd, për të të dhuruar një djalë të pastër.” Pra, detyra ime e vetme është dhënia e mesazhit të Zotit tim për ty. Ky ishte një sihariq për një “djalë të pastër”, siç e quan Zoti. Ky djalë do të ishte i pastër nga çdo cilësi e shëmtuar dhe do të kishte virtytet më të larta.
19:20Страница 306
قَالَتۡ أَنَّىٰ يَكُونُ لِي غُلَٰمٞ وَلَمۡ يَمۡسَسۡنِي بَشَرٞ وَلَمۡ أَكُ بَغِيّٗا ٢٠
Она сказала: «Как у меня может быть мальчик, если меня не касался мужчина, и я не была блудницей?».
Ajo tha: “Si do të kem unë djalë, kur mua nuk më ka prekur asnjë burrë e as nuk kam qenë e pamoralshme?”. -Merjemja u çudit se si mund të kishte fëmijë pa pasur burrë. Ajo tha: “Si do të kem djalë, kur mua nuk më është afruar njeri e nuk kam qenë e pamoralshme?!” Dhe fëmija nuk lind pa qenë këto shkaqe, që Zoti i ka bërë ligje të jetës.
19:21Страница 306
قَالَ كَذَٰلِكِ قَالَ رَبُّكِ هُوَ عَلَيَّ هَيِّنٞۖ وَلِنَجۡعَلَهُۥٓ ءَايَةٗ لِّلنَّاسِ وَرَحۡمَةٗ مِّنَّاۚ وَكَانَ أَمۡرٗا مَّقۡضِيّٗا ٢١
Он сказал: «Вот так! Господь твой сказал: «Это для Меня легко. Мы сделаем его знамением для людей и милостью от Нас. Это дело уже предрешено!»»
Ai(Xhibrili)tha: “Ja, kështu, Zoti yt thotë: "Kjo është e lehtë për Mua"...” -Kjo tregon për kujdesin absolut të Allahut të Madhëruar për atë adhuruese të sinqertë. Kjo tregon se të gjitha shkaqet mund të sjellin pasoja veçse me lejen e Zotit dhe nuk mund të jenë të pavarura nga vullneti dhe leja e Zotit. Çdo shkak e sjell pasojën veçse me caktimin dhe lejimin e Zotit. Kështu, Allahu, kur dëshiron, u mundëson krijesave të shohin ndonjë thyerje të ligjeve shkak-pasojë, që ata të mos i lidhin zemrat me shkaqet dhe të harrojnë Atë që i përcakton edhe shkaqet, edhe pasojat....dhe ta bëjmë atë(djalin e krijuar pa baba) Shenjë për njerëzit dhe Mëshirë nga Ne.” -Ky fëmijë do të jetë mëshirë e dhuruar nga Zoti për nënën e tij dhe për të gjithë njerëzimin. Megjithatë, edhe vetë fëmijën Zoti do ta mëshirojë. Mëshira e madhe e Zotit për Isain do të shfaqej në Shpalljen që do t’i dhuronte atij, duke e bërë një ndër pesë profetët më të spikatur. Ndërsa mëshira për nënën e tij do të shfaqej në lëvdatat dhe famën e saj të madhe ndër njerëz, si dhe në modelin e përkryer të gruas së devotshme ndaj Zotit, që ajo ofroi. Ajo do të jetë gjithmonë shembulli më i mirë i grave të botës që adhurojnë Zotin. Ndërsa mëshira për njerëzimin shfaqet në faktin se dërgimi i profetëve është mirësia më e madhe që Zoti jep. Isai (a.s.) u dërgua mes njerëzve si profet, që t’u përcillte fjalët e Zotit, t’i pastronte e nderonte ata dhe t’u mësonte Librin dhe urtësinë. Nëse ata do ta besonin e do t’i bindeshin, atëherë do t’u jepej lumturia në të dyja jetët.Kjo është punë e mbaruar.” -Isai ishte një vendim i Zotit, që duhej të realizohej dhe të dilte në jetë. Tashmë kishte ardhur koha që ky vendim të realizohej, prandaj Xhibrili (a.s) i fryu Merjemes në hapësirën e këmishës së saj në kraharor.
19:22Страница 306
۞ فَحَمَلَتۡهُ فَٱنتَبَذَتۡ بِهِۦ مَكَانٗا قَصِيّٗا ٢٢
Она понесла его (забеременела) и отправилась с ним в отдаленное место.
Pasi mbeti shtatzanë, ajo u veçua në një vend të largët. - Kur Merjemja mbeti shtatzënë me Isain, u druajt prej njerëzve dhe u largua prej tyre.
19:23Страница 306
فَأَجَآءَهَا ٱلۡمَخَاضُ إِلَىٰ جِذۡعِ ٱلنَّخۡلَةِ قَالَتۡ يَٰلَيۡتَنِي مِتُّ قَبۡلَ هَٰذَا وَكُنتُ نَسۡيٗا مَّنسِيّٗا ٢٣
Родовые схватки привели ее к стволу финиковой пальмы, и она сказала: «Лучше бы я умерла до этого и была навсегда забытой!».
Kur dhembjet (e lindjes)e mbështetën atë pranë trungut të një hurme ajo tha: “Ah sikur të kisha vdekur para kësaj e të isha harruar qëmoti!” -Kur i erdhën dhimbjet e lindjes, Merjemja qëndroi pranë një palme. Përveç dhimbjeve të lindjes, ajo po vuante mungesën e ushqimit, vetminë dhe fjalët që priteshin nga njerëzit. U tremb se ndoshta nuk do të tregonte durim, prandaj tha: “Ah, sikur të kisha vdekur më përpara e të isha harruar që moti!” Pra, dëshiroi që të kishte vdekur më parë e të ishte harruar. Ato ishin fjalë të dala në momente dhimbjeje trupore e shpirtërore. Sigurisht që në këto fjalë nuk kishte ndonjë mirësi për Merjemen. E gjithë mirësia e Zotit ishte pikërisht në atë që po i ndodhte dhe ishte përcaktuar për të.
19:24Страница 306
فَنَادَىٰهَا مِن تَحۡتِهَآ أَلَّا تَحۡزَنِي قَدۡ جَعَلَ رَبُّكِ تَحۡتَكِ سَرِيّٗا ٢٤
Тогда он (Иса или Джибрил) воззвал к ней из-под нее: «Не печалься! Господь твой создал под тобой ручей.
Por një zë i thirri nga poshtë(hurmës): “Mos u brengos! Zoti yt bëri të rrejdhë pranë teje një përrua.”. -Pikërisht në këto momente, meleku filloi ta qetësonte shpirtin e saj të trazuar. Duke e ngushëlluar, i tha: “Mos u brengos! Zoti yt bëri pranë teje të rrjedhë një burim”. Pastaj tha:
19:25Страница 306
وَهُزِّيٓ إِلَيۡكِ بِجِذۡعِ ٱلنَّخۡلَةِ تُسَٰقِطۡ عَلَيۡكِ رُطَبٗا جَنِيّٗا ٢٥
Потряси на себя ствол пальмы, и на тебя попадают свежие финики.
Shkunde trupin e hurmës dhe do të bien hurma (të pjekura)të freskëta! -Hurma arabe të freskëta plot lëng, të shijshme dhe shumë të dobishme.
19:26Страница 307
فَكُلِي وَٱشۡرَبِي وَقَرِّي عَيۡنٗاۖ فَإِمَّا تَرَيِنَّ مِنَ ٱلۡبَشَرِ أَحَدٗا فَقُولِيٓ إِنِّي نَذَرۡتُ لِلرَّحۡمَٰنِ صَوۡمٗا فَلَنۡ أُكَلِّمَ ٱلۡيَوۡمَ إِنسِيّٗا ٢٦
Ешь, пей и радуйся! Если же увидишь кого-либо из людей, то скажи: «Я дала Милостивому обет хранить молчание и не стану сегодня разговаривать с людьми»».
Ha, pi dhe qetësohu(në paqe)! -Ha hurma të njoma, pi ujë burimi, qetësohu dhe lumturohu me këtë fëmijë të mrekullueshëm! Kështu e qetësoi Zoti atë, për sa u përket dhimbjeve fizike të lindjes, urisë dhe etjes. Ndërsa në lidhje me dhimbjen shpirtërore, që ia shkaktonin fjalët e njerëzve, Allahu i Madhëruar e udhëzoi që, nëse shihte ndonjë njeri, t’ia bënte thjesht me shenjë nga foshnja, duke i treguar se nuk mund t’i fliste:Dhe nëse sheh ndonjë njeri thuaj: “Unë jam betuar të hesht për hir të të Gjithëmëshirshmit dhe sot nuk i flas asnjë njeriu.” -Unë kam vendosur të hesht dhe të mos i flas askujt. Në atë kohë qëndrimi në heshtje ishte një adhurim i veçantë e i ligjëruar. Allahu e urdhëroi që të bënte këtë lloj heshtje adhurimi edhe për një shkak tjetër, sepse ata nuk do të besonin edhe nëse ajo do t’ua shpjegonte të vërtetën. Pra, biseda me ta do të ishte e padobishme. Allahu i Madhëruar vendosi që ndershmëria dhe dëlirësia e asaj gruaje adhuruese të sinqertë të mos demonstrohej me fjalët e saj, por nga një foshnjë, që do të fliste mrekullisht nga djepi. Një grua e virgjër që lind një fëmijë dhe thotë se fëmija nuk ka baba, çfarëdo arsyetimi të sjellë, do të ishte e vështirë të pranohej nga njerëzit, edhe sikur të dilnin qindra dëshmitarë për pastërtinë e saj. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar zgjodhi që prova për këtë çështje të ishte diçka e jashtëzakonshme, një mrekulli, që njerëzit ta besonin. Ai bëri që Isai të fliste dhe dëshmonte që në djep.
19:27Страница 307
فَأَتَتۡ بِهِۦ قَوۡمَهَا تَحۡمِلُهُۥۖ قَالُواْ يَٰمَرۡيَمُ لَقَدۡ جِئۡتِ شَيۡـٔٗا فَرِيّٗا ٢٧
Она пришла к своим родным, неся его. Они сказали: «О Марьям (Мария)! Ты совершила тяжкий (или небывалый, или удивительный) проступок.
Duke e mbajtur atë(Isanë)në krah, shkoi tek të afërmit e vet. -Pasi lindi fëmijën, Merjemja shkoi me guxim dhe ballëlart tek familja e vet, sepse ajo ishte e bindur për dëlirësinë dhe ndershmërinë e saj. Ata, kur e panë, i thanë:Ata i thanë: “O Merjeme! Ke bërë një punë, vërtet shumë të keqe.” -Kjo është diçka shumë e rëndë. Kështu, ata po aludonin për gjynahun e zinasë. Por Merjemja ishte e pastër nga ky aspekt. Ata i thanë më pas:
19:28Страница 307
يَٰٓأُخۡتَ هَٰرُونَ مَا كَانَ أَبُوكِ ٱمۡرَأَ سَوۡءٖ وَمَا كَانَتۡ أُمُّكِ بَغِيّٗا ٢٨
О сестра Харуна (Аарона)! Твой отец не был скверным человеком, и мать твоя не была блудницей».
Oj motra e Harunit! -Me sa duket, Merjemja kishte ndonjë vëlla që quhej Harun dhe është e vërtetë se atëherë u ngjisnin fëmijëve emra profetësh. Pra, këtu nuk është fjala për profetin Harun, vëllain e Musait dhe të birin e Imranit, sepse mes tyre ishin shekuj diferencë.Babai yt nuk ishte njeri i keq e as nëna jote nuk qe e pamoralshme. -Prindërit e tu kanë qenë besimtarë të mirë, të drejtë, të pastër dhe të ruajtur nga ligësitë, sidomos nga ky lloj turpi. Si është e mundur të mos u ngjash atyre dhe të kryesh këtë vepër të shëmtuar?! Në shumicën e rasteve, fëmijët u ngjajnë prindërve, në veti të mira dhe të këqija, prandaj ata u çuditën. Por ajo me qetësi u bëri me shenjë:
19:29Страница 307
فَأَشَارَتۡ إِلَيۡهِۖ قَالُواْ كَيۡفَ نُكَلِّمُ مَن كَانَ فِي ٱلۡمَهۡدِ صَبِيّٗا ٢٩
Она показала на него, и они сказали: «Как мы можем говорить с младенцем в колыбели?».
Por, ajo u bëri shenjë për nga foshnja. –Ajo u tha me shenjë: “Folini fëmijës!” Ajo u bëri me shenjë atyre, sepse u urdhërua nga Zoti që, nëse njerëzit i flisnin, t’u thoshte atyre: “Unë kam vendosur të hesht për hir të të Gjithëmëshirshmit dhe sot nuk i flas asnjë njeriu.” Kur ajo u bëri shenjë që t’i flisnin fëmijës në djep, ata u çuditën dhe thanë:Ata thanë: “Si mund t’i flasim atij që është foshnjë në djep?!”-Kjo është diçka e jashtëzakonshme, se askush nuk flet në këtë moshë. Atëherë, Isai (a.s), që ishte një fëmijë djepi, u tha:
19:30Страница 307
قَالَ إِنِّي عَبۡدُ ٱللَّهِ ءَاتَىٰنِيَ ٱلۡكِتَٰبَ وَجَعَلَنِي نَبِيّٗا ٣٠
Он сказал: «Воистину, я - раб Аллаха. Он даровал мне Писание и сделал меня пророком.
Ai(Isai)tha: “Unë jam rob i Allahut. –Isai iu paraqit atyre si rob dhe adhurues i Zotit. Në fjalët e para të tij drejtuar popullit, ai u tregoi se ishte thjesht një krijesë, rob dhe adhurues i Zotit dhe nuk kishte asnjë cilësi që ta bënte të meritueshëm që të adhurohej si Zoti apo që të ishte bir i Zotit. Allahu është i lartësuar, i dëlirë dhe i pastër nga trillimet e shëmtuara të të krishterëve, që në fakt, kundërshtojnë edhe vetë fjalën e Isait, kur tha: “Unë jam rob i Allahut." Edhe pse pretendojnë se janë pasues të Isait, në të vërtetë ata tregojnë se janë kundërshtarë të tij me këtë trillim. Pastaj Isai tha:Ai më ka dhënë mua Librin dhe më ka bërë profet. -Ai e ka përcaktuar të më japë mua Librin. Isai u bëri të qartë se ishte veçse rob dhe adhurues i Allahut. Ishte Allahu ai që i kishte mësuar Librin dhe e kishte bërë profet. Kështu e përshkruante Isai për veten e vet.
19:31Страница 307
وَجَعَلَنِي مُبَارَكًا أَيۡنَ مَا كُنتُ وَأَوۡصَٰنِي بِٱلصَّلَوٰةِ وَٱلزَّكَوٰةِ مَا دُمۡتُ حَيّٗا ٣١
Он сделал меня благословенным, где бы я ни был, и заповедал мне совершать намаз и раздавать закят, пока я буду жив.
Më ka bërë të bekuar kudo që të jem... -Në çdo vend dhe kohë unë do të jem i bekuar e dobiprurës. Dobia e bekimi që përmendet këtu është mësimi i së mirës, ftesa e njerëzve tek e mira, si dhe ndalesa nga e keqja. Ftesa e njerëzve në rrugën e Zotit me fjalët dhe punët e mira është nga dhuratat më të bekuara që Zoti u jep njerëzve. Kështu, çdokush që shoqërohej me Isain e mbulonte begatia dhe mbarësia. Ai vetë lumturohej me shoqërinë e Isait.... dhe më ka urdhëruar për namaz dhe për zekat sa të jem gjallë. -Ishte porositur të përmbushte, së pari, detyrimet ndaj Zotit. Më i madhi detyrim është falja e namazit në formë të përkryer. Allahu i Madhëruar e urdhëroi gjithashtu të përmbushte detyrimet ndaj njerëzve dhe më i madhi detyrim në këtë aspekt është dhënia e zekatit. Allahu e porositi që ta bënte këtë gjë gjatë gjithë jetës së tij. Isai patjetër që do ta zbatonte këtë porosi ashtu siç e kërkonte Zoti i madhëruar.
19:32Страница 307
وَبَرَّۢا بِوَٰلِدَتِي وَلَمۡ يَجۡعَلۡنِي جَبَّارٗا شَقِيّٗا ٣٢
Он сделал меня почтительным к моей матери и не сделал меня надменным и несчастным.
Më ka bërë të sjellshëm ndaj nënës sime... -Një porosi tjetër që më ka dhënë Zoti im është edhe mirësjellja maksimale ndaj nënës sime. Unë do të bëj çdo gjë në këtë aspekt, sepse nëna ime gëzon një gradë të lartë dhe të lavdëruar te Zoti im. E si të mos ndodhë kështu, kur ajo më ka lindur me vështirësi dhe është kujdesur për mua që në vogëli?... e nuk më ka bërë mendjemadh e as të padëgjueshëm. -Nuk jam bërë kryeneç ndaj Zotit e arrogant para njerëzve. Nuk jam as “shekijen”, pra, fatzi në dynja e as në ahiret. Përkundrazi, Allahu më ka bërë të bindur, të përulur e me respekt ndaj Tij dhe modest e të ngrohtë me njerëzit. Allahu shkroi për mua lumturinë në këtë botë dhe në tjetrën. Kështu do të jenë edhe ata që më pasojnë mua në rrugën time. Pas gjithë këtyre përshkrimeve të lavdëruara e të plota tha:
19:33Страница 307
وَٱلسَّلَٰمُ عَلَيَّ يَوۡمَ وُلِدتُّ وَيَوۡمَ أَمُوتُ وَيَوۡمَ أُبۡعَثُ حَيّٗا ٣٣
Мир мне в тот день, когда я родился, в тот день, когда я скончаюсь, и в тот день, когда я буду воскрешен к жизни».
Paqja(e Allahut)është me mua ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur të dal(prej varrit)i gjallë.” -Me mirësinë dhe bujarinë e Zotit tim, mua më shoqëroi paqja që ditën kur linda, do të më shoqërojë ditën kur të vdes dhe ditën kur të ringjallem. Më shoqëron gjithashtu edhe ruajtja e Zotit nga ligësia, shejtani dhe ndëshkimi. Kjo tregon se Isai do të jetë i sigurt edhe nga tmerret e Ditës së Gjykimit dhe nga vendi i ndëshkimit. Ai do të jetë nga banorët e Vendit të Paqes. Kjo ishte, nga ana tjetër, një shenjë e mrekullueshme se ai do të ishte profet dhe një adhurues i madh i Zotit.
19:34Страница 307
ذَٰلِكَ عِيسَى ٱبۡنُ مَرۡيَمَۖ قَوۡلَ ٱلۡحَقِّ ٱلَّذِي فِيهِ يَمۡتَرُونَ ٣٤
Таков Иса (Иисус), сын Марьям (Марьям)! Слово Истины, относительно которого они препираются.
Kjo është e vërteta për Isanë, birin e Merjemes, për të cilën ata(më kot)rragaten(polemizojnë). -Ky ishte Isai dhe cilësitë e tij, për të cilat nuk duhet të ketë asnjë dyshim. Kjo është e vërteta për të, e ardhur në Librin e Allahut. Askush nuk ka fjalë më të drejtë dhe më të vërtetë se Allahu. Çdo fjalë e histori tjetër që thuhet për Isain ndryshe nga kjo këtu është e gabuar dhe trillim. Ato janë fjalë të bazuara thjesht në hamendësime dhe dyshime të hedhura pa asnjë lloj baze. Për të gjithë ata që trillojnë të tilla gjëra, Zoti thotë: “ata hedhin dyshime.” Shumë njerëz hamendësojnë të pasigurt, madje edhe polemizojnë me hamendësimet e tyre. Disa thonë se Isai është Zoti, të tjerë thonë “i biri i Zotit”, e të tjerë thonë është “pjesë e Trinisë”. I lartësuar qoftë Allahu nga shpifjet dhe trillimet e injorantëve!
Текст: Quranic Universal Library (Tarteel) через spa5k/tafsir_api (MIT), в зафиксированной версии. Аяты: Quran Foundation. Источники и лицензии