Ас-Саади · Тафсир · на албанском
Аль-Бакара 2:48–77
2:48Страница 7
وَٱتَّقُواْ يَوۡمٗا لَّا تَجۡزِي نَفۡسٌ عَن نَّفۡسٖ شَيۡـٔٗا وَلَا يُقۡبَلُ مِنۡهَا شَفَٰعَةٞ وَلَا يُؤۡخَذُ مِنۡهَا عَدۡلٞ وَلَا هُمۡ يُنصَرُونَ ٤٨
Страшитесь того дня, когда ни один человек не принесет пользы другому и когда не будет принято заступничество, когда нельзя будет откупиться и когда им не будет оказана поддержка.
Ruajuni asaj dite, kur askush, askujt nuk do të mund t’i bëjë asgjë! -Askush, sado i nderuar dhe i madh qoftë: melek, profet, apo njeri i mirë, nuk do të ketë në dorë asnjë mundësi ndihme për askënd. Ata nuk mund të ndihmojnë asnjë, sado i dashur apo i afërt të jetë ai që kërkon ta ndihmojnë. E vetmja ndihmë për njeriun do të jetë prej veprave që ka bërë. Edhe ndërmjetësimet janë të papranueshme pa lejen dhe pa kënaqësinë e Allahut të Lartësuar. I Lartësuari thotë:Atë ditë nuk pranohet për të (jobesimtarin)ndonjë ndërmjetësim –Për ndërmjetësimin duhet të plotësohen dy kushte: Së pari, të jepet leja nga Allahu i Lartësuar për të dhe, së dyti, Allahu i Lartësuar të jetë i kënaqur me atë për të cilin ndërmjetësohet. Nga ana tjetër, dihet shumë mirë që Allahu i Lartësuar nuk kënaqet nga vepra e askujt, nëse ajo vepër nuk plotëson dy kushte:1. Të kryhet me sinqeritet për Allahun, duke kërkuar kënaqësinë e Tij.2. Të kryhet në përputhje me traditën e Profetit (a.s) dhe mësimeve të tij.Nuk pranohet ndërmjetësim, por as kompensim, siç thotë i Madhëruari:…Nuk pranohet prej tij kompensim, –Për këtë, i Lartësuari thotë sërish në Kur’ân, "E sikur e tërë ajo çka gjendet në tokë, plus edhe një herë sa aq, të ishte e atyre që nuk besuan, ata do ta jepnin si kompensim, për t’i shpëtuar dënimit të tmerrshëm në Ditën e Kijametit. Atëherë, do të përballen prej Allahut me atë (lloj dënimi)që nuk kanë mundur as ta mendojnë." [Zumer 47]. Domethënë, nuk do të pranohet kompensim prej tyre. Ata, gjithashtu, nuk do të ndihmohen:…e ata nuk kanë për t'u ndihmuar –Domethënë, prej atyre nuk do të largohet ajo të cilës ata i druhen dhe asnjë krijesë nuk do të ketë mundësi t’u bëjë dobi apo t’u largojë ndonjë dëm. Thënia e Allahut: “la texhzi nefsun an nefisin shejâ” (…askush, nuk do të mund t’i bëjë asgjë askujt), tregon pamundësinë e të gjithëve për të bërë dobi atë ditë. Ndërsa thënia: “ue lâ hum junŝarûn” (e ata nuk kanë për t'u ndihmuar) tregon pamundësinë e tyre për të larguar të keqen dhe të dëmshmen. Në thënien e Allahut: “lâ juķbelu minhâ shefâ'atun” (nuk pranohet për të asnjë ndërmjetësim), dhe në thënien tjetër të Tij: “…Ue lâ ju'ħadhu minhâ adlun” (Nuk pranohet prej tij kompensim), mësohet diçka shumë e rëndësishme. Nëse njeriu e kupton se fitimi i të mirave dhe largimi i të këqijave nuk mund të arrihen duke ia kërkuar krijesave, atëherë ai kthehet për t'ia kërkuar sinqerisht ato të vetmit që mund t’ia dhurojë (Allahut). Arritja e të mirave dhe largimi i të këqijave nuk mund të bëhet, gjithashtu, as me kompensime dhe as me ndërmjetësime, sikurse ndodh mes krijesave. Atë ditë nuk do të jetë askush i aftë qoftë edhe për një grimcë dobie apo dëmi. Kjo është një ftesë e hapur që adhuruesi të lidhet fort dhe sinqerisht vetëm me Allahun e Lartësuar, duke i kërkuar të mirat veç prej Tij dhe duke kërkuar mbrojtje nga çdo e keqe vetëm tek Ai. Kjo është ftesë për ta adhuruar Atë si Një të vetëm, sepse veç Ai e meriton adhurimin tonë dhe vetëm tek Ai duhet të mbështetemi për t’i përkryer adhurimet tona.
2:49Страница 8
وَإِذۡ نَجَّيۡنَٰكُم مِّنۡ ءَالِ فِرۡعَوۡنَ يَسُومُونَكُمۡ سُوٓءَ ٱلۡعَذَابِ يُذَبِّحُونَ أَبۡنَآءَكُمۡ وَيَسۡتَحۡيُونَ نِسَآءَكُمۡۚ وَفِي ذَٰلِكُم بَلَآءٞ مِّن رَّبِّكُمۡ عَظِيمٞ ٤٩
Вот Мы спасли вас от рода Фараона. Они подвергали вас ужасным мучениям, убивали ваших сыновей и оставляли в живых ваших женщин. Это было для вас великим испытанием (или великой милостью) от вашего Господа.
Tani fillojnë dhe përmenden më imtësisht mirësitë që Allahu i Lartësuar u dhuroi bijve të Israilit. Atëherë, i Lartësuari thotë:Kujtoni kur Ne ju shpëtuam prej popullit të Faraonit… –Pra, nga Faraoni, bashkë me parinë dhe ushtrinë e tij, të cilët më përpara:…ju torturonin me format më të këqija –Domethënë, me torturat më të rënda. Ata:…, ju thernin bijtë tuaj(meshkujt e porsalindur)dhe linin të gjalla bijat tuaja(vajzat e porsalindura). -Ata i thernin meshkujt, nga frika se mos bijtë e Israilit shumoheshin, ndërsa femrat i linin të gjalla. Kështu, bijtë e Israilit përdoreshin ose për punë të rënda, si skllevër, ose vriteshin. Ky ishte poshtërimi dhe ndëshkimi më i skajshëm.E gjithë kjo ishte një sprovë e madhe nga(e cila ju shpëtoi) Zoti juaj -“E gjithë kjo”, pra, torturat prej Faraonit dhe shpëtimi prej Allahut të lartësuar, do t’ju bëjë të kuptoni më qartë urtësinë e Allahut në përcaktimin e sprovave dhe të shpëtimit prej tyre.
2:50Страница 8
وَإِذۡ فَرَقۡنَا بِكُمُ ٱلۡبَحۡرَ فَأَنجَيۡنَٰكُمۡ وَأَغۡرَقۡنَآ ءَالَ فِرۡعَوۡنَ وَأَنتُمۡ تَنظُرُونَ ٥٠
Вот Мы разверзли для вас море, спасли вас и потопили род Фараона, тогда как вы наблюдали за этим.
Dhe kujtoni kur për ju, Ne e ndamë detin(duke hapur shtigje në të)e ju shpëtuam, ndërkohë që ju i patë ithtarët e Faraonit të mbyteshin. –Pra, Allahu i Lartësuar u bëri mirësi, duke i shpëtuar njëherë e mirë prej armikut të tyre dhe duke e mbytur ushtrinë e tij mu para syve të tyre, në mënyrë që ata ta shihnin vetë se çfarë ndihme iu dha Allahu i Lartësuar, dhe kështu të gjenin prehje dhe qetësi. Më pas, Allahu i Lartësuar u përmend atyre një mirësi tjetër, kur i premtoi Musait një periudhë dyzetnetëshe për t’i shpallur atij Teuratin (ligjin e jetës), që përmbante ligje të vyera dhe shumë të dobishme:
2:51Страница 8
وَإِذۡ وَٰعَدۡنَا مُوسَىٰٓ أَرۡبَعِينَ لَيۡلَةٗ ثُمَّ ٱتَّخَذۡتُمُ ٱلۡعِجۡلَ مِنۢ بَعۡدِهِۦ وَأَنتُمۡ ظَٰلِمُونَ ٥١
Вот Мы определили Мусе (Моисею) сорок дней, а после его ухода вы стали поклоняться тельцу, будучи беззаконниками.
Dhe kujtoni kur Ne i premtuam Musait dyzet net(për t'i shpallur Teuratin)-Por me gjithë këtë mirësi të pakrahasueshme, ata nuk duruan sa të plotësohej afati dhe, pas largimit të Musait, ata nisën të adhuronin një viç. I Madhëruari thotë:…dhe pas(largimit të)tij, ju adhuruat viçin(si Zot)dhe bëtë një padrejtësi të madhe. –Kuptimi: Ju ishit të vetëdijshëm për padrejtësinë tuaj (pasi edhe Haruni iu foli dhe i këshilloi, por ata nuk iu bindën), duke mos patur asnjë lloj argumenti dhe justifikimi në këtë vepër të shëmtuar. Refuzimi i të vërtetës, pas njohjes mirë të saj, është krim shumë i shëmtuar. Megjithatë, Allahu i Lartësuar i urdhëroi të pendohen. Këtë urdhër ata e morën të qartë nga goja e Profetit të tyre (Musait):
2:52Страница 8
ثُمَّ عَفَوۡنَا عَنكُم مِّنۢ بَعۡدِ ذَٰلِكَ لَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُونَ ٥٢
После этого Мы простили вас, - быть может, вы будете благодарны.
Megjithatë, edhe pas kësaj (padrejtësie të shëmtuar), jua falëm(gabimin), që ju të bëheni mirënjohës. -Madje, përveç faljes:
2:53Страница 8
وَإِذۡ ءَاتَيۡنَا مُوسَى ٱلۡكِتَٰبَ وَٱلۡفُرۡقَانَ لَعَلَّكُمۡ تَهۡتَدُونَ ٥٣
Вот Мы даровали Мусе (Моисею) Писание и различение, - быть может, вы последуете прямым путем.
Dhe kujtoni kur Ne i dhamë Musait Furkan-in(Dalluesin e të vërtetës nga e gabuara), që ju të shihnit qartë udhëzimin dhe rrugën e drejtë. –Por, në vend të mirënjohjes, erdhi paturpësia dhe padrejtësia e tyre ndaj Allahut të Lartësuar dhe Krenar dhe ndaj Profetit të Tij. Ata i kërkuan Musait, si kusht, që të shihnin Allahun e Lartësuar.
2:54Страница 8
وَإِذۡ قَالَ مُوسَىٰ لِقَوۡمِهِۦ يَٰقَوۡمِ إِنَّكُمۡ ظَلَمۡتُمۡ أَنفُسَكُم بِٱتِّخَاذِكُمُ ٱلۡعِجۡلَ فَتُوبُوٓاْ إِلَىٰ بَارِئِكُمۡ فَٱقۡتُلُوٓاْ أَنفُسَكُمۡ ذَٰلِكُمۡ خَيۡرٞ لَّكُمۡ عِندَ بَارِئِكُمۡ فَتَابَ عَلَيۡكُمۡۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلتَّوَّابُ ٱلرَّحِيمُ ٥٤
Вот сказал Муса (Моисей) своему народу: «О мой народ! Вы были несправедливы к себе, когда стали поклоняться тельцу. Покайтесь перед своим Создателем и убейте сами себя (пусть невинные убьют беззаконников). Так будет лучше для вас перед вашим Создателем». Затем Он принял ваши покаяния. Воистину, Он - Принимающий покаяния, Милосердный.
Dhe kujtoni kur Musai i tha popullit të vet: “O populli im! Ju u treguat të padrejtë ndaj vetvetes me adhurimin e viçit(në vend të Zotit). Pendohuni para Krijuesit tuaj … -Mënyra e pendimit të tyre do të ishte duke vrarë njëri-tjetrin.…dhe vritni keqbërësit. Për Krijuesin tuaj, kjo është më e mira (zgjidhje)për ju. Ai jua pranoi pendimin tuaj. Është Ai, Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti. -Pasi të bënin këtë, Allahu i Lartësuar do t’ua falte atyre gabimin e adhurimit të viçit. Duke deklaruar faljen e tyre dhe qëllimin e saj, i Lavdëruari thotë:I urdhëroi që ata që adhuruan viçin të egzekutoheshin nga ata që nuk e adhuruan atë.
2:55Страница 8
وَإِذۡ قُلۡتُمۡ يَٰمُوسَىٰ لَن نُّؤۡمِنَ لَكَ حَتَّىٰ نَرَى ٱللَّهَ جَهۡرَةٗ فَأَخَذَتۡكُمُ ٱلصَّٰعِقَةُ وَأَنتُمۡ تَنظُرُونَ ٥٥
Вот вы сказали: «О Муса (Моисей)! Мы не поверим тебе, пока не увидим Аллаха открыто». Вас поразила молния (или постигла гибель), тогда как вы наблюдали за этим.
Dhe kujtoni kur Ju thatë: “O Musa! Ne nuk kemi për të të besuar, derisa ta shohim Allahun haptazi.”! -Por, pas kësaj paturpësie:Menjëherë(pas kësaj), ju përfshiu rrufeja dhe ju e patë.” -Domethënë, ata i kapi rrufeja, që u shkaktoi vdekjen (ose gjendje kome), dhe ata e panë njëri-tjetrin kur kjo ndodhi. Më pas, Allahu i Lartësuar i ringjalli pas vdekjes, me qëllim që të bëheshin mirënjohës.
2:56Страница 8
ثُمَّ بَعَثۡنَٰكُم مِّنۢ بَعۡدِ مَوۡتِكُمۡ لَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُونَ ٥٦
Затем Мы воскресили вас после смерти, - быть может, вы будете благодарны.
Pastaj, pas vdekjes tuaj, ju ringjallëm, që të ishit mirënjohës. -Kuptimi: Pas vdekjes suaj, Allahu ju ringjalli, që të falënderonit dhe të tregoheshit mirënjohës, me mënyrën që Ai jua ka treguar në Libër dhe Traditën Profetike. Pas gjithë këtyre, Allahu i Lartësuar u kujton edhe mirësitë e Tij gjatë bredhjes së tyre nëpër shkretëtirë, e cila nuk kishte asnjë vend me hije, ku ata mund të çlodheshin. Pikërisht në të tilla vende, erdhi mirësia dhe furnizimi i pamatë i Allahut të Lartësuar. Ai thotë:
2:57Страница 8
وَظَلَّلۡنَا عَلَيۡكُمُ ٱلۡغَمَامَ وَأَنزَلۡنَا عَلَيۡكُمُ ٱلۡمَنَّ وَٱلسَّلۡوَىٰۖ كُلُواْ مِن طَيِّبَٰتِ مَا رَزَقۡنَٰكُمۡۚ وَمَا ظَلَمُونَا وَلَٰكِن كَانُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ يَظۡلِمُونَ ٥٧
Мы осенили вас облаками и ниспослали манну и перепелов: «Вкушайте блага, которыми Мы наделили вас». Они не были несправедливы по отношению к Нам - они поступали несправедливо лишь по отношению к себе.
Ne i nënshtruam retë(gjatë udhëtimit tuaj në shkretëtirë), që t'ju bënin hije, dhe nga qielli ju furnizonim me menna dhe me shkurtëza. -Menna është një emër që përfaqëson çdo mirësi dhe furnizim të këndshëm që përfitohet pa lodhje e pa mundim, si, për shembull, kërpudhat, tartufi (kem’ah), xhenxhefili etj. Ndërsa shkurtëza (selua) është një zog i vogël, që ka mish shumë të shijshëm. Ky lloj ushqimi u zbriste nga qielli dhe aq sa u mjaftonte për të plotësuar nevojat e tyre të përditshme.Hani nga të mirat që ju kemi dhënë! -Kuptimi: Hani prej mirësive me të cilat ju furnizuam! E çfarë furnizimi se? Furnizim që, edhe banorët e qyteteve dhe të pasurit nuk e kishin provuar ndonjëherë. Megjithatë, mirënjohja e tyre nuk po dukej. Madje, ata vazhduan të mos e ndryshonin ashpërsinë dhe ngurtësinë e zemrave të tyre, duke u zhytur thellë e më thellë në gjynahe dhe poshtërsi. Sidoqoftë, me këto vepra të ndyra, të cilat ishin totalisht në kundërshtim me urdhrat e Allahut, ata nuk mund t’i bënin padrejtësi apo të dëmtonin Allahun e Lartësuar. Ai nuk mund të dëmtohet nga mosbindja e krijesave të Tij, ashtu sikurse edhe bindja e tyre nuk i sjell Atij ndonjë dobi. Ai thotë:Por ata nuk na dëmtuan Ne. Ata dëmtuan veç vetveten -Domethënë, dëmi i këtyre padrejtësive godet pikërisht ata, dhe aspak Allahun e Madhëruar.
2:58Страница 9
وَإِذۡ قُلۡنَا ٱدۡخُلُواْ هَٰذِهِ ٱلۡقَرۡيَةَ فَكُلُواْ مِنۡهَا حَيۡثُ شِئۡتُمۡ رَغَدٗا وَٱدۡخُلُواْ ٱلۡبَابَ سُجَّدٗا وَقُولُواْ حِطَّةٞ نَّغۡفِرۡ لَكُمۡ خَطَٰيَٰكُمۡۚ وَسَنَزِيدُ ٱلۡمُحۡسِنِينَ ٥٨
Вот Мы сказали: «Войдите в этот город и ешьте вволю, где пожелаете. Войдите во врата, поклонившись, и скажите: «Прости нас!». Мы простим ваши прегрешения и приумножим награду творящим добро».
Dhe kujtoni kur Ne ju thamë: “Hyni në këtë qytet dhe hani aty lirisht e ku të dëshironi!” -Edhe kjo qe një tjetër mirësi ndaj tyre, pas padrejtësisë dhe mosbindjes së tyre. Allahu i Lartësuar i urdhëroi ata të hynin në një vend, që do të ishte atdheu i tyre, vendi i krenarisë, i prehjes dhe i qetësisë për ta, ku do të shijonin furnizimin dhe të mirat e dhuruara prej Tij. Ai i urdhëroi që të hynin në këtë vend, duke shprehur nënshtrimin ndaj Allahut të Lartësuar me rënien në sexhde në momentin e hyrjes dhe duke thënë me gojë: “Kërkojmë falje (Ĥiŧŧatun)!”Hyni te portat(e qytetit)të përulur dhe thoni: “Kërkojmë ndjesë(Hittatun).” Ne do t'jua falim gjynahet tuaja. -Me këtë përulje, të shprehur me vepër (me sexhde) dhe me fjalë, ata do të pastroheshin nga gjynahet e tyre të shumta. Kuptimi: Me kërkesën tuaj për t'jua fshirë gjynahet, Ne do t'jua fshijmë ato. Por jo vetëm kaq. Çdokush që bën vepra të mira, Allahu i Lartësuar do ta shpërblejë më shumë, si në këtë jetë, ashtu edhe në jetën tjetër, siç thotë i Lartësuari:Ndërsa bamirësve do t’ua shtojmë(të mirat). -Megjithatë, jo të gjithë e pranuan këtë ofertë. Të padrejtët e shpërfillën atë, duke u tallur në mënyrë të pacipë:
2:59Страница 9
فَبَدَّلَ ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ قَوۡلًا غَيۡرَ ٱلَّذِي قِيلَ لَهُمۡ فَأَنزَلۡنَا عَلَى ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ رِجۡزٗا مِّنَ ٱلسَّمَآءِ بِمَا كَانُواْ يَفۡسُقُونَ ٥٩
Беззаконники заменили сказанное им слово другим, и Мы ниспослали на беззаконников наказание с неба за то, что они поступали нечестиво.
Por ata që ishin të padrejtë, e ndryshuan atë(fjalë)që u kërkohej me një tjetër fjalë. –Ata, në vend të shprehjes së urdhëruar: “Kërkojmë falje (Hiŧŧatun)!”, përdorën: “Hinŧatu”, që do të thotë: “Kokër gruri”. Me këtë veprim, ata treguan shpërfillje dhe tallje ndaj ofertës për t’u pastruar nga gjynahet. Kur shpërfillja e tyre ishte kaq e madhe për një fjalë, që mund të thuhej lehtësisht, po për veprimin e sexhdes, që ishte edhe më i vështirë, si do të ishte përgjigjja e tyre?! Kështu ata, në vend që të binin në sexhde, hynë në atë vendbanim duke futur së pari të ndenjurat e tyre, të cilat i tërhiqnin zvarrë. Ndërsa të padrejtët nga mesi i tyre e zëvendësuan shprehjen që iu kërkua të thonin me një tjetër shprehje. Për shkak të kësaj padrejtësie dhe paturpësie të madhe, Allahu i Lartësuar zbriti për këta kriminelë një ndëshkim nga qielli.Mbi ata që bënë padrejtësi, Ne lëshuam ndëshkim nga qielli, për shkak të shkeljes së kufijve të Allahut. –Pra, Allahu i Lartësuar u zbriti ndëshkimin, për shkak të kalimit të kufijve në poshtërsi nga ana e tyre. Më pas, i Lavdëruari thotë:
2:60Страница 9
۞ وَإِذِ ٱسۡتَسۡقَىٰ مُوسَىٰ لِقَوۡمِهِۦ فَقُلۡنَا ٱضۡرِب بِّعَصَاكَ ٱلۡحَجَرَۖ فَٱنفَجَرَتۡ مِنۡهُ ٱثۡنَتَا عَشۡرَةَ عَيۡنٗاۖ قَدۡ عَلِمَ كُلُّ أُنَاسٖ مَّشۡرَبَهُمۡۖ كُلُواْ وَٱشۡرَبُواْ مِن رِّزۡقِ ٱللَّهِ وَلَا تَعۡثَوۡاْ فِي ٱلۡأَرۡضِ مُفۡسِدِينَ ٦٠
Вот Муса (Моисей) попросил питья для своего народа, и Мы сказали: «Ударь своим посохом по камню». Из него забили двенадцать ключей, и все люди узнали, где им надлежит пить. Ешьте и пейте из того, чем наделил Аллах, и не творите на земле зла, распространяя нечестие!
Kur Musai kërkoi ujë për popullin e tij, -Domethënë, kërkoi ujë, që të pinin ata.Ne i thamë: “Godite shkëmbin me shkopin tënd!” -Ky mund të ketë qenë ndonjë shkëmb i veçantë, por mund të ketë qenë edhe shkëmb i çfarëdoshëm.Prej tij, gufuan dymbëdhjetë burime -Edhe fiset e bijve të Israilit ishin dymbëdhjetë në numër.Secili grup(fis)e dinte vendin ku do të pinte ujë -Çdo fis e dinte vendin ku duhet të pinte, dhe askush nuk e shqetësonte tjetrin. Ata pinin me qetësi, pa u ngutur dhe pa vuajtur. Pastaj Allahu i Lartësuar u thotë.Hani dhe pini nga begatitë e Allahut, dhe mos vazhdoni të jeni çrregullues në tokë -Kuptimi: Hani dhe pini prej të mirave që ju dhuruam, pa u lodhur dhe pa punuar nga ana juaj.
2:61Страница 9
وَإِذۡ قُلۡتُمۡ يَٰمُوسَىٰ لَن نَّصۡبِرَ عَلَىٰ طَعَامٖ وَٰحِدٖ فَٱدۡعُ لَنَا رَبَّكَ يُخۡرِجۡ لَنَا مِمَّا تُنۢبِتُ ٱلۡأَرۡضُ مِنۢ بَقۡلِهَا وَقِثَّآئِهَا وَفُومِهَا وَعَدَسِهَا وَبَصَلِهَاۖ قَالَ أَتَسۡتَبۡدِلُونَ ٱلَّذِي هُوَ أَدۡنَىٰ بِٱلَّذِي هُوَ خَيۡرٌۚ ٱهۡبِطُواْ مِصۡرٗا فَإِنَّ لَكُم مَّا سَأَلۡتُمۡۗ وَضُرِبَتۡ عَلَيۡهِمُ ٱلذِّلَّةُ وَٱلۡمَسۡكَنَةُ وَبَآءُو بِغَضَبٖ مِّنَ ٱللَّهِۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمۡ كَانُواْ يَكۡفُرُونَ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ وَيَقۡتُلُونَ ٱلنَّبِيِّـۧنَ بِغَيۡرِ ٱلۡحَقِّۚ ذَٰلِكَ بِمَا عَصَواْ وَّكَانُواْ يَعۡتَدُونَ ٦١
Вот вы сказали: «О Муса (Моисей)! Мы не сможем вынести однообразную пищу. Помолись за нас своему Господу, чтобы Он взрастил для нас из того, что произрастает на земле, овощи, огурцы, чеснок, чечевицу и лук». Он сказал: «Неужели вы просите заменить лучшее тем, что хуже? Спуститесь в любой город, и там вы получите все, о чем попросили». Их постигли унижение и бедность. Они навлекли на себя гнев Аллаха тем, что не уверовали в знамения Аллаха и несправедливо убивали пророков. Это произошло потому, что они были ослушниками и преступали границы дозволенного.
Dhe kujtoni kur ju thatë: “O Musa! …” -Kujtoni pra, kur ju i’u drejtuat Musait për t'i treguar se ishit mërzitur dhe velur nga mirësitë e Allahut, duke treguar një lloj shpërfilljeje dhe pakënaqësie për to. Kështu, ju i thatë atij:Ne nuk mund të durojmë vetëm një lloj ushqimi. Lute Zotin tënd për ne, që të na japë perime që rrit toka: tranguj, hudhra, thjerrëza dhe qepë! -Kuptimi: Nuk kemi për të duruar të njëjtin ushqim gjithmonë. Ato, në fakt, ishin shumë lloje, por përsëriteshin herë pas here. Kështu, ata filluan të numëronin disa lloje perimesh të gjelbra, si: tranguj, hudhra, thjerrëza dhe qepë. Atëherë, Musai u thotë:Apo preferoni ato që nuk kanë vlerë kundrejt atij ushqimi që është më i mirë?! -Kuptimi: A po kërkoni të konsumoni këto ushqime, në vend të asaj që është më e mirë, të cilën jua dhuronte Allahu i Lartësuar? Kjo vërtet është e çuditshme.Atëherë, zbrisni në çdo qytet, se atje, pa dyshim, do t’i gjeni ato që kërkoni! -Kuptimi: Në çdo qytet që të shkoni, keni për t'i gjetur ato ushqime që ju kërkoni, por ushqimi që ju falte Allahu i Lartësuar është më i miri dhe më i pëlqyeshmi. Atëherë, si mund ta kërkoni këtë shkëmbim?! Kjo kërkesë dhe veprat e tjera të kryera nga ata ishin argumente të qarta, që tregonin durimin e pakët të tyre, mospërfilljen e theksuar ndaj dispozitave të Allahut të Lartësuar dhe mosmirënjohjen e tyre ndaj mirësive të Tij. Në përfundim, Allahu i shpërbleu sipas sjelljes së tyre të poshtër.Mbi ta rëndoi poshtërimi dhe skamja. Ata e merituan zemërimin e Allahut -Ata i kapi poshtërimi, që ishte diçka e dukshme me sy, dhe, njëkohësisht, u hyri ‘varfëria’ në zemër. Shpirtrat e tyre nuk e provuan kurrë krenarinë dhe lartësinë. Ata kurrë nuk patën vullnet dhe ambicie të larta, sepse shpirtrat e tyre ishin të ulët, dhe të tilla ishin edhe synimet e tyre. Me kërkesat që parashtronin, ata nuk përfituan gjë tjetër, përveç zemërimit të Allahut të Lartësuar. Fitimi më i ndyrë ishte fitimi i tyre, dhe gjendja më e poshtër ishte gjendja e tyre. Ata e merituan këtë zemërim të Allahut, për shkak të mohimit të argumenteve dhe mospërfilljes të tyre, siç thotë i Madhëruari:Kjo, sepse ata i mohonin argumentet e Allahut… -Domethënë, zemërimi i Allahut me ta erdhi si pasojë e mohimit nga ana e tyre të argumenteve që tregonin të vërtetën dhe që e qartësonin atë. Kur ata mohuan, atëherë ndëshkimi i meritueshëm ishte zemërimi i Allahut ndaj tyre. Një shkak tjetër për këtë zemërim ishte edhe vrasja e profetëve prej tyre. A ka padrejtësi më të madhe se kjo?! Thotë i Lartësuari:…dhe i vrisnin profetët pa kurrfarë të drejte. -Fjala e Allahut: “pa kurrfarë të drejte”, tregon peshën e madhe të kësaj padrejtësie. Ndonëse dihet që vrasja e një Profeti nuk mund të jetë kurrë e drejtë, kjo fjalë është thënë me qëllim që askush të mos mendojë se ata e kanë bërë këtë vepër pa dije, apo nga paqartësia e tyre. Përkundrazi, ata e bënin këtë punë të shëmtuar me vetëdije të plotë dhe të bindur në atë që bënin. Kësisoj, të gjitha pasojat ishin rezultat i poshtërsive dhe i mosbindjes së tyre ndaj Allahut të Lartësuar, siç thotë Ai:...dhe për shkak të mosbindjes(ndaj Zotit)dhe të shfrenimit(të tyre)në shkeljen e kufijve(të Zotit). –Pra, e gjithë kjo ndodhi sepse ata ishin të pabindur. Ata ishin gjithmonë armiqësorë ndaj adhuruesve të Allahut të Lartësuar. Gjynahet dhe mosbindja shkaktojnë njëra-tjetrën dhe bëhen nxitje për njëra tjetrën. Hapi i parë drejt shkatërrimit është pakujdesia ose nënvleftësimi, i cili sjell së pari gjynahet e vogla, ndërsa të voglat sjellin më pas të mëdhatë. Pastaj, këto rrjedhojnë në larmi formash të bidatit, kufrit etj. E lusim Allahun të na ruajë nga çdo lloj belaje dhe sprove të tillë. Këto ajete u drejtoheshin judejve që ishin të pranishëm gjatë kohës kur shpallej Kur’âni. Këto vepra ishin pikërisht “bëmat” e të parëve të tyre, të cilat u përmendeshin për arsye të shumta, ndër të cilat:1. Hebrenjtë shpesh lëvdonin veten, duke pretenduar se ishin pa të meta e, madje, më të mirë se Muhamedi (a.s.) dhe besimtarët që ndoqën rrugën e tij. Atëherë, nëpërmjet Profetit (a.s), Allahu i Lartësuar ua kujtoi se çfarë kishin bërë të parët tyre, që edhe ata vetë i pranonin, madje ishin të sigurt për to. Rrëfimet në Kur’ân ua bënin të qartë se të parët e tyre, me të cilët ata lëvdoheshin, nuk ishin aq të durueshëm dhe me morale të larta, por ishin njerëz pa vullnet dhe gjithmonë të thyeshëm përpara sprovave. E pra, nëse gjendja e të parëve të tyre, me të cilët ata lëvdoheshin, kishte qenë e tillë, atëherë si mund të ishte gjendja e brezit të kohës kur vinte Shpallja?!2. Këto ngjarje u përmendeshin atyre për t'u rikujtuar mirësitë që Allahu i Lartësuar u pati dhënë të parëve të tyre. Normalisht, mirësitë ndaj paraardhësve konsiderohen si mirësi edhe ndaj pasardhësve. Kështu, përmendja e këtyre mirësive vlente si vërejtje edhe për çifutët e brezit aktual.3. Fakti që Allahu i Lartësuar i drejtohej këtij brezi, me qëllim që të merrte mësim prej brezit të shkuar, tregon se pjesëtarët e një bashkësie fetare janë ndihmues dhe plotësues të njeri tjetrit. Përparimi i njërit sjell edhe përparimin e tjetrit, sikurse edhe prapambetja e njërit sjell domosdo prapambetjen e tjetrit. Veprat e mira të kryera nga njëri grup, sjellin përfitim dhe mirësi për të gjithë umetin, ashtu sikurse edhe veprat e këqija të njërit sjellin fatkeqësi dhe dënim për të gjithë të tjerët. Në rastin konkret, ata nuk hoqën dorë nga shumë vepra të këqija dhe nuk e qortonin njëri-tjetrin për t'u frenuar prej tyre. Rrjedhimisht, kush tregon miratim dhe kënaqet me një gjynah, është pjesëmarrës dhe bashkëpunëtor në atë gjynah.Megjithatë, përveç këtyre që përmendëm ne, ka edhe shumë arsye e urtësi të tjera.
2:62Страница 10
إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَٱلَّذِينَ هَادُواْ وَٱلنَّصَٰرَىٰ وَٱلصَّٰبِـِٔينَ مَنۡ ءَامَنَ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِ وَعَمِلَ صَٰلِحٗا فَلَهُمۡ أَجۡرُهُمۡ عِندَ رَبِّهِمۡ وَلَا خَوۡفٌ عَلَيۡهِمۡ وَلَا هُمۡ يَحۡزَنُونَ ٦٢
Воистину, верующим, а также иудеям, христианам и сабиям, которые уверовали в Аллаха и в Последний день и поступали праведно, уготована награда у их Господа. Они не познают страха и не будут опечалены.
Duke gjykuar rreth grupeve të cilëve u dha libra hyjnorë, i Madhëruari thotë:Vërtet, ata që besojnë (në Kur’anin), çifutët, të krishterët, sabi'inët… –Domethënë, gjykimi që do të vijojë vlen vetëm për ata të cilëve u është dhënë libër qiellor. Edhe sabi'iinët konsiderohen si grupacionet e krishtera. Më tej, i Madhëruari tregon cilësitë e të shpëtuarve prej tyre:kushdo që beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit dhe bën vepra të mira… -Kështu, i Madhëruari përshkruan me këto cilësi besimtarët e këtij umeti (muslimanët) dhe ata të umeteve të shkuara, që ishin çifutët, të krishterët dhe sabi'inët:1. besojnë Allahun dhe botën tjetër:2. bëjnë vepra të mira. Pikërisht këta do të fitojnë shpërblimin e madh që u ka përgatitur Allahu, si dhe prehjen dhe sigurinë e madhe pranë Tij:…do ta kenë shpërblimin te Zoti i tyre. Për ta nuk ka frikë dhe as nuk do të brengosen -Ata nuk do ta provojnë frikën dhe as do të brengosen. Ndërsa çdo pjesëtar i këtyre umeteve që ka mohuar Allahun, profetët dhe Ditën e Fundit, ai do të fitojë të kundërtën e atyre që u përmendën, pra: do të jetë i pushtuar nga frika dhe trishtimi. Është shumë e rëndësishme të kuptohet se ky është thjesht një njoftim rreth këtyre umeteve, i cili i referohet periudhës para dërgimit të Muhamedit (a.s). (Sepse pas dërgimit të Muhamedit (a.s), askush nuk ka për të shpëtuar nëse nuk e pranon dhe nuk e pason atë (a.s.), si profet të Allahut). Ky është një pasqyrim i gjendjes së tyre, me të dyja anët e monedhës, që bëhet për të larguar ndonjë keqkuptim që mund të lindë në shpirtrat e njerëzve, kur lexojnë ajetet e Kur’ânit. Allahu e di më së miri, por shkaku i këtij pasqyrimi vjen për të sqaruar se, jo të gjithë pjesëtarët e atyre popujve, – të parët e të cilëve u qortuan dhe mangësitë e shumta të të cilëve u trajtuan këtu, – hynin në një kategori. Pra, Allahu i Lartësuar deshi që t’i dallonte ata të cilët nuk përfshiheshin në kategorinë e përshkruar me cilësi dhe vepra të ulëta. Ndoshta, nga përmendja e sjelljeve të poshtra të brezave të parë të çifutëve, dikush mund të kuptonte gabimisht se cilësi të tilla mund të kishin vetëm çifutët. Për këtë arsye, i Madhëruari i përmend popujt në përgjithësi, duke treguar cilësitë e pjesëtarëve që do të shpërblehen dhe cilësitë e atyre që do të ndëshkohen, nga secili popull. E gjithë kjo, për të larguar çdo keqkuptim dhe për të qartësuar të vërtetën. I lavdëruar qoftë Ai, që brenda Librit të Tij ka sjellë gjëra që habisin mendjet e të gjithë botës! Më pas, i Madhëruari i rikthehet qortimit të bijve të Israilit për veprat e ulëta të të parëve të tyre. Ai thotë:
2:63Страница 10
وَإِذۡ أَخَذۡنَا مِيثَٰقَكُمۡ وَرَفَعۡنَا فَوۡقَكُمُ ٱلطُّورَ خُذُواْ مَآ ءَاتَيۡنَٰكُم بِقُوَّةٖ وَٱذۡكُرُواْ مَا فِيهِ لَعَلَّكُمۡ تَتَّقُونَ ٦٣
Вот Мы взяли с вас обещание и воздвигли над вами гору: «Крепко придерживайтесь того, что Мы даровали вам, и поминайте то, что содержится там, - быть может, вы устрашитесь».
Dhe kujtoni kur Ne morëm prej jush besën(për bindje e nënshtrim)… -Kuptimi: Kujtoni kur Ne morëm premtimet tuaja të forta, që u bënë nga ju në momente kërcënimi, kur:…dhe ngritëm mbi ju Turi Sinain, -Domethënë: Kur mbi ju qëndronte mali Tur. Në këtë kohë, Allahu i Lartësuar ju drejtua juve dhe ju urdhëroi:Merreni seriozisht atë që ju dhamë(Teuratin)… -Domethënë: Pranojini ligjet që ju zbritën me Teuratin. Pranojini ato me seriozitet dhe me përgjegjësi të madhe, duke treguar durim ndaj urdhrave të Allahut. Por jo vetëm kaq:…dhe kujtoni kumtet e tij, ... -Kuptimi: Kujtojeni vazhdimisht atë që ndodhet në librin tuaj, duke e lexuar vazhdimisht dhe duke mësuar prej tij. Nëse e bëni këtë, ka shpresë të madhe për ju që:…që të jeni të devotshëm -Domethënë: Me shpresë që të shpëtoni, duke u ruajtur prej dënimit të Allahut dhe prej zemërimit të Tij. Ose: Me shpresë që të bëheni si ata që ruhen nga të këqijat, duke u stolisur me devotshmëri (taķuâ). Por edhe pas marrjes së premtimit tuaj, në të tilla kushte të jashtëzakonshme:
2:64Страница 10
ثُمَّ تَوَلَّيۡتُم مِّنۢ بَعۡدِ ذَٰلِكَۖ فَلَوۡلَا فَضۡلُ ٱللَّهِ عَلَيۡكُمۡ وَرَحۡمَتُهُۥ لَكُنتُم مِّنَ ٱلۡخَٰسِرِينَ ٦٤
После этого вы отвернулись, и если бы не милость и милосердие Аллаха к вам, вы непременно оказались бы в числе потерпевших убыток.
Por edhe pas asaj(besës), ju u kthyet shpinën udhëzimeve të Zotit. -Pra, pas atij premtimi që dhatë në një situatë të pashlyeshme nga kujtesa, ju përsëri kthyet shpinën. Atëherë, kjo e bëri më shumë se të meritueshme që mbi ju të binin ndëshkimet më të mëdha. Megjithatë:Po të mos ishte mirësia dhe mëshira e Allahut ndaj jush, do të ishit prej të humburve(në të dy jetët). -Thotë i Lartësuari:
2:65Страница 10
وَلَقَدۡ عَلِمۡتُمُ ٱلَّذِينَ ٱعۡتَدَوۡاْ مِنكُمۡ فِي ٱلسَّبۡتِ فَقُلۡنَا لَهُمۡ كُونُواْ قِرَدَةً خَٰسِـِٔينَ ٦٥
Вы знали тех из вас, которые нарушили субботу. Мы сказали им: «Будьте обезьянами презренными!».
Ju, tanimë, e dini mirë rastin e atyre nga mesi juaj, të cilët nuk e respektuan(urdhrin për) të shtunën. -Pra, është shumë e njohur për ju çështja e atyre që u sprovuan ditën e shtunë. Këtë histori Allahu i Lartësuar e ka sjellë gjerësisht në suren El ea'raf, ajetet 163 – 168: “Pyeti ata për fshatin që gjendej në bregdet dhe që shkelte rregullin e të shtunës (sabathit)! Të shtunën, peshqit u vinin sheshazi mbi ujë, ndërsa ditët e tjera, që nuk e kishin të ndaluar punën, nuk u vinin. Kështu Ne i sprovonim, sepse ata i kalonin kufijtë. Kur disa prej tyre thanë “Përse e këshilloni një popull që Allahu do ta shkatërrojë ose do t’i japë një dënim të ashpër?”, këshilluesit thanë: “Për të kryer detyrën para Zotit tuaj dhe me shpresë që ata mund t'i frikësohen.”. Por kur ata i shpërfillën paralajmërimet që u qenë bërë, Ne i shpëtuam ata që ndalonin të këqijat; ndërsa ata që kundërshtuan, i ndëshkuam me një dënim të ashpër për shkak se ishin të shfrenuar. Kur ata ngulmuan me arrogancë të hapur në atë që u ishte ndaluar, Ne u thamë atyre: "Bëhuni majmunë të përbuzur e të mohuar!". Zoti Yt shpalli qartas se, mbi ta do të vendosë deri Ditën e Kijametit, sundimin e dikujt, që ka për t'i ndëshkuar ata me mënyrën më të keqe. Zoti yt është, vërtet ndëshkues i shpejtë, por Ai është gjithashtu edhe Falës i Madh e Mëshirëplotë. Ne i shpërndamë ata në këtë Tokë grupe-grupe. Prej tyre ka të mirë, por ka edhe jo të tillë. Ne i vumë në provë ata edhe me mirësi edhe me fatkeqësi, që të kthenin rrugë.” Domethënë, ky gjynah i madh i tyre i bëri që ta meritojnë goditjen e ashpër të zemërimit të Allahut të Lartësuar, duke i shndërruar në majmunë (dhe në derra)të shëmtuar dhe të poshtëruar.Ne u thamë: “Bëhuni majmunë të përbuzur!” -Këtë ndëshkim, Allahu i Lartësuar ua dha brezave të asaj kohe si dënim, dhe brezave të mëvonshëm si kujtim e paralajmërim. Po ashtu, në këtë mënyrë, ata nuk mund të kenë asnjë justifikim para Allahut të Lartësuar, në rast se shkelin të tilla urdhëra e ligje. Ai e la edhe si kërcënim për të tjerët, që njerëzit t'i largohen dhe t'i frikësohen seriozisht mosbindjes ndaj Tij. Allahu i sjell kërcënimet, edhe pse, në fund të fundit, ato mund të jenë kujtim i dobishëm veçse për të devotshmit, pasi të tjerët nuk përfitojnë aspak prej tyre. Kështu, i Lartësuari thotë:
2:66Страница 10
فَجَعَلۡنَٰهَا نَكَٰلٗا لِّمَا بَيۡنَ يَدَيۡهَا وَمَا خَلۡفَهَا وَمَوۡعِظَةٗ لِّلۡمُتَّقِينَ ٦٦
Мы сделали это примерным наказанием для них самих и для будущих поколений, а также увещеванием для богобоязненных.
Kështu Ne e bëmë atë (shndërrim të tyre), për të marrë mësim ata dhe brezat pasardhës, por edhe si këshillë për të devotshmit.”
2:67Страница 10
وَإِذۡ قَالَ مُوسَىٰ لِقَوۡمِهِۦٓ إِنَّ ٱللَّهَ يَأۡمُرُكُمۡ أَن تَذۡبَحُواْ بَقَرَةٗۖ قَالُوٓاْ أَتَتَّخِذُنَا هُزُوٗاۖ قَالَ أَعُوذُ بِٱللَّهِ أَنۡ أَكُونَ مِنَ ٱلۡجَٰهِلِينَ ٦٧
Вот Муса (Моисей) сказал своему народу: «Аллах приказывает вам зарезать корову». Они сказали: «Неужели ты насмехаешься над нами?». Он сказал: «Упаси меня Аллах оказаться одним из невежд».
Dhe kujtoni kur pasi vratë një njeri e u grindët në lidhje me krimin, Allahu e zbuloi atë që e mbanit të fshehtë!. -Kuptimi: Kujtoni atë që ndodhi mes jush dhe Musait (a.s.), gjatë kohës kur ju vratë dikë dhe filluat të grindeshit rreth çështjes së vrasësit të tij. Madje, gjendja u acarua aq shumë, saqë po të mos vinte zgjidhja e saj prej Allahut, juve do t’ju ndodhte një fatkeqësi e madhe. Kështu, për të zbuluar vrasësin, Musai (a.s.) u tha që, fillimisht, të thernin një lopë.Musai i tha popullit të vet: “Allahu ju urdhëron që të therni një lopë!” -Pas këtij urdhëri, për ta ishte e detyrueshme që, menjëherë dhe pa humbur kohë, ta zbatonin atë, pa as më të voglin kundërshtim. Por ata nuk dinin të bënin gjë tjetër, veç refuzimit dhe kundërshtimit të urdhrave:Ata thanë: “A po tallesh me ne?!”-Atëherë, Profeti i Allahut tha:Ai tha: “Allahut i kërkoj të më ruajë, që të mos bëhem injorant!”-Arsyeja: Sepse vetëm injorantët e të ulëtit flasin fjalë të padobishme. Janë pikërisht ata që tallen me njerëzit. Ndërsa të urtët e të mençurit e konsiderojnë talljen me të tjerët, që janë njëlloj si ata, si një nga mangësitë më të mëdha, që dëmtojnë dhe cenojnë fenë dhe mendjen e njeriut. Edhe nëse dikush mund të jetë i dalluar në shumë aspekte, kjo jo vetëm që nuk e shtyn të mençurin të tallet me të tjerët, por, përkundrazi, e nxit atë që të jetë më tepër mirënjohës ndaj Zotit dhe më tepër i mëshirshëm ndaj krijesave të Zotit. Kur Musai (a.s.) u tha atyre këto fjalë, ata e kuptuan tashmë që çështja ishte serioze, prandaj thanë:
2:68Страница 10
قَالُواْ ٱدۡعُ لَنَا رَبَّكَ يُبَيِّن لَّنَا مَا هِيَۚ قَالَ إِنَّهُۥ يَقُولُ إِنَّهَا بَقَرَةٞ لَّا فَارِضٞ وَلَا بِكۡرٌ عَوَانُۢ بَيۡنَ ذَٰلِكَۖ فَٱفۡعَلُواْ مَا تُؤۡمَرُونَ ٦٨
Они сказали: «Помолись за нас своему Господу, чтобы Он разъяснил нам, какая она». Он сказал: «Он говорит, что она не старая и не телка, средняя по возрасту между ними. Выполните же то, что вам велено!».
“Lute Zotin tënd për ne, të na qartësojë se si duhet të jetë ajo?” -Pra, e pyetën për moshën e saj. Musai iu përgjigj:“Ai(Zoti)thotë se ajo duhet të jetë një lopë as e vjetër, as e re, por e mesme.” -Pra, as lopë plakë dhe as mëshqerrë, që nuk ka lindur viça, por mes këtyre dy ekstremeve.“Zbatoni pra, atë që u urdhëruat të bëni!” -Pra, bindjuni urdhërit dhe lëreni mënjanë inatin dhe natyrën tuaj të kundërshtimit! Lëreni mënjanë koklavitjen e çështjeve! Por, me gjithë këtë këshillë:
2:69Страница 10
قَالُواْ ٱدۡعُ لَنَا رَبَّكَ يُبَيِّن لَّنَا مَا لَوۡنُهَاۚ قَالَ إِنَّهُۥ يَقُولُ إِنَّهَا بَقَرَةٞ صَفۡرَآءُ فَاقِعٞ لَّوۡنُهَا تَسُرُّ ٱلنَّٰظِرِينَ ٦٩
Они сказали: «Помолись за нас своему Господу, чтобы Он разъяснил нам, какой она масти». Он сказал: «Он говорит, что эта корова светло-желтого цвета. Она радует смотрящих на нее».
Ata thanë: “Lute Zotin tënd për ne, që të na sqarojë çfarë ngjyre duhet të ketë ajo?” -Ai tha: “Ai(Zoti)thotë se ajo duhet të jetë lopë e verdhë. Ngjyra e saj duhet të jetë(e verdhë) e ndezur, që të kënaqë shikuesit”. -Domethënë, t’i gëzojë dhe t'i kënaqë vështruesit e saj, prej bukurisë dhe pamjes që do të ketë.
2:70Страница 11
قَالُواْ ٱدۡعُ لَنَا رَبَّكَ يُبَيِّن لَّنَا مَا هِيَ إِنَّ ٱلۡبَقَرَ تَشَٰبَهَ عَلَيۡنَا وَإِنَّآ إِن شَآءَ ٱللَّهُ لَمُهۡتَدُونَ ٧٠
Они сказали: «Помолись за нас своему Господу, чтобы Он разъяснил нам, какова же она, ведь коровы кажутся нам похожими одна на другую. И если Аллах пожелает, то мы последуем прямым путем».
Ata thanë: “Kërkoi Zotit tënd në emrin tonë, që të na sqarojë çfarë lloji duhet të jetë ajo, se lopët të gjitha na duken njësoj, e ne, në dashtë Allahu, do ta gjejmë të vërtetën!” -Ata, me natyrën e tyre për t’i ngatërruar gjërat, thanë që lopët u dukeshin të ngjashme, dhe për këtë arsye nuk po e gjenin dot atë që dëshironte Zoti. Por:
2:71Страница 11
قَالَ إِنَّهُۥ يَقُولُ إِنَّهَا بَقَرَةٞ لَّا ذَلُولٞ تُثِيرُ ٱلۡأَرۡضَ وَلَا تَسۡقِي ٱلۡحَرۡثَ مُسَلَّمَةٞ لَّا شِيَةَ فِيهَاۚ قَالُواْ ٱلۡـَٰٔنَ جِئۡتَ بِٱلۡحَقِّۚ فَذَبَحُوهَا وَمَا كَادُواْ يَفۡعَلُونَ ٧١
Он сказал: «Он говорит, что эта корова не приучена пахать землю или орошать ниву. Она здорова и не имеет отметин». Они сказали: «Теперь ты принес истину». Затем они зарезали ее, хотя были близки к тому, чтобы не сделать этого.
Ai tha: “Ai (Zoti)thotë se ajo duhet të jetë lopë që nuk është përdorur për punë, nuk është përdorur për të lëruar tokën, e as për të ujitur bimët. Ajo duhet të jetë pa asnjë të metë dhe pa asnjë shenjë(ngjyrë) tjetër. -Domethënë, pa mangësi, e pa lodhur me punë dhe pa asnjë ngjyrë a njollë tjetër në të. Atëherë, pas gjithë kësaj koklavitjeje dhe teprimi me pyetjet e tyre të panevojshme, ata thanë:“Tani u sqaruam plotësisht” -Kuptimi: Vetëm tani na sqarove plotësisht. Megjithatë, një reagim i tillë vinte prej paditurisë që ata kishin, pasi e vërteta u ishte bërë e qartë që në fillim. Nëse ata do të kishin marrë çfarëdolloj lope, që në krye të herës, ajo do të ishte e pranueshme dhe e mjaftueshme për të plotësuar urdhrin e Allahut të Lartësuar. Por ata e koklavitën çështjen me pyetjet e tyre të shumta dhe të panevojshme. Për këtë arsye, merituan që edhe Allahu i Lartësuar t'ua vështirësonte dhe ngatërronte më tepër çështjen. Madje, nëse së fundmi, ata nuk do të thonin: “…në dashtë Allahu, do ta gjejmë të vërtetën”, ata përsëri nuk do të gjenin zgjidhje.Kështu, ata e therën atë, por, desh e lanë pa e bërë këtë punë.” -Domethënë, ata e therën lopën, me cilësitë e saj të kërkuara, por gati sa nuk mbetën pa rrugëzgjidhje, për shkak të asaj natyre gërnjare, që i karakterizonte.
2:72Страница 11
وَإِذۡ قَتَلۡتُمۡ نَفۡسٗا فَٱدَّٰرَٰءۡتُمۡ فِيهَاۖ وَٱللَّهُ مُخۡرِجٞ مَّا كُنتُمۡ تَكۡتُمُونَ ٧٢
Вот вы убили человека и стали препираться по этому поводу. Но Аллах выявляет то, что вы скрываете.
Dhe kujtoni kur pasi vratë një njeri e u grindët në lidhje me krimin, Allahu e zbuloi atë që e mbanit të fshehtë!. -Kështu, pasi e therën lopën e kërkuar, Allahu i Lartësuar i urdhëroi ata që, me një pjesë të saj, të preknin të vrarin, siç tregon i Madhëruari:
2:73Страница 11
فَقُلۡنَا ٱضۡرِبُوهُ بِبَعۡضِهَاۚ كَذَٰلِكَ يُحۡيِ ٱللَّهُ ٱلۡمَوۡتَىٰ وَيُرِيكُمۡ ءَايَٰتِهِۦ لَعَلَّكُمۡ تَعۡقِلُونَ ٧٣
Мы сказали: «Ударьте его (убитого) частью ее (коровы)». Так Аллах воскрешает мертвых и показывает вам Свои знамения, - быть может, вы уразумеете.
Ju thamë: “Prekeni atë(të vrarin)me një pjesë të saj(të lopës së therur)"! Ja, kështu i ngjall Allahu të vdekurit” -Kuptimi: Prekeni të vrarin me një gjymtyrë të lopës së therur, ose me çfarëdo pjese të trupit të saj. Kur ata e prekën të vdekurin me një pjesë të lopës, Allahu i Lartësuar e ringjalli të vdekurin. E pas kësaj, Allahu i Lartësuar ua nxori jashtë ato që mbanin fshehur, sepse vetë i ringjalluri kallëzoi se cilët kishin qenë vrasësit e tij. Pamja e ringjalljes me sy nga ana e tyre, ishte një mrekulli, që tregonte pushtetin dhe fuqinë absolute të Allahut për të ringjallur të vdekurit.dhe ju tregon Argumentet e Tij, në mënyrë që të kuptoni. -Kuptimi: Allahu i Lartësuar jua solli këtë argument, që ju të mendoni seriozisht dhe të largoheni nga çdo gjë që është në dëmin tuaj.
2:74Страница 11
ثُمَّ قَسَتۡ قُلُوبُكُم مِّنۢ بَعۡدِ ذَٰلِكَ فَهِيَ كَٱلۡحِجَارَةِ أَوۡ أَشَدُّ قَسۡوَةٗۚ وَإِنَّ مِنَ ٱلۡحِجَارَةِ لَمَا يَتَفَجَّرُ مِنۡهُ ٱلۡأَنۡهَٰرُۚ وَإِنَّ مِنۡهَا لَمَا يَشَّقَّقُ فَيَخۡرُجُ مِنۡهُ ٱلۡمَآءُۚ وَإِنَّ مِنۡهَا لَمَا يَهۡبِطُ مِنۡ خَشۡيَةِ ٱللَّهِۗ وَمَا ٱللَّهُ بِغَٰفِلٍ عَمَّا تَعۡمَلُونَ ٧٤
После этого ваши сердца ожесточились и стали, как камни, или даже еще жестче. Воистину, среди камней есть такие, из которых бьют родники. Среди них есть такие, которые раскалываются и изливают воду. Среди них есть такие, которые падают от страха перед Аллахом. Аллах не находится в неведении о том, что вы совершаете.
Megjithatë, edhe pas kësaj, zemrat tuaja u bënë si shkëmbi, … -Kuptimi: Zemrat tuaja u forcuan dhe ashpërsuan më tepër, aq sa nuk u bënte më dobi asnjë qortim. Ato nuk ndikoheshin nga asnjë lloj përkujtimi.…edhe pas kësaj -Domethënë, edhe pasi Allahu i Lartësuar ju nderoi me plot mirësi të mëdha, pasi ju paraqiti shumë argumente, shenja dhe mrekulli të qarta. Pra, pas gjithë këtyre, zemrat tuaja nuk duhej kurrsesi që të ngurtësoheshin, por të zbuteshin. Ato duhej të prekeshin thellë e t’i nënshtroheshin Allahut të Lartësuar. Më tej, Allahu i Lartësuar e përshkruan ashpërsinë e zemrave të tyre nëpërmjet disa krahasimeve. Ai thotë se ato:u bënë si shkëmbi -Pra, ato u bënë të forta si gurët e shkëmbinjtë, madje edhe më shumë se aq. Dhe të mendosh se guri është edhe më i fortë se vetë hekuri apo plumbi, sepse këto të fundit, kur i fut në zjarr, shkrihen dhe zbuten, ndërsa guri jo, nuk zbutet.madje edhe më të forta -Pra, ngurtësia e tyre ua kalonte asaj të gurëve. Madje, gurët janë më të mirë se zemrat e tyre, siç thotë i Lartësuari:Ka shkëmbinj prej të cilëve burojnë lumenj. Ka prej tyre që kur çahen prej tyre del ujë. Madje ka prej atyre që, nga frika ndaj Zotit, vithisen tatëpjetë. -Pra, me të tilla cilësi, gurët janë më të mirë se ato zemra. Pas përshkrimit të zemrave të tyre, Allahu i Lartësuar u jep më të ashprin kërcënim:Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëni ju. -Kuptimi: Allahu është absolutisht i ditur rreth veprave tuaja. Ai i ka ruajtur dhe i ka shënuar të gjitha punët tuaja, të mëdhatë dhe të voglat, dhe, me siguri, ka për t'ju shpërblyer për to në mënyrën më të drejtë. Shumë interpretues të Kur’ânit i kanë mbushur librat e tyre me rrëfime e gojëdhëna hebraike (të ashtuquajtura israilijate), për të shpjeguar ajetet kur’ânore. Këtë metodë ata e mbështesin në fjalën e Profetit (a.s), që thotë: “Tregojini rrëfimet e bijve të Israilit, se nuk ka problem.” Por, sipas meje, qëndrimi më i drejtë në këtë çështje është që përcjellja e historive të ardhura nga hebrenjtë, edhe pse lejohet të kryhet si veprim, nuk do të thotë që ato mund të përdoren bashkë me argumentet tona, për të shpjeguar ajetet e Librit të Allahut, sepse asnjë e dhënë nuk lejohet të paraqitet si shpjeguese e Kur’ânit, nëse ajo nuk është e mbështetur dhe vërtetuar nga goja e Profetit (a.s). Edhe në rastin më të mirë, kur rrëfimet e judejve dhe të të krishterëve nuk bien ndesh me fenë tonë, ne i konsiderojmë ashtu sikurse na ka mësuar Profeti (a.s), kur thotë: “As mos i besoni ehlu kitab-ët dhe as mos i përgënjeshtroni ata!”. Rrjedhimisht, nëse këto informacione janë të pasigurta e të dyshimta, atëherë ne duhet të jemi shumë të rezervuar në përdorimin e tyre, sidomos kur flitet për interpretimin e ajeteve të Kur’ânit. Në fenë Islame, dihet se është detyrë që ta besojmë Kur’ânin e shenjtë pa patur as më të voglin dyshim. Ne duhet të jemi plotësisht të sigurt për saktësinë e termave dhe fjalëve të tekstit të Kur’ânit, nga njëra anë, dhe të kuptimeve të tij, nga ana tjetër. Për këtë arsye, nuk duhet dhe nuk lejohet që ne t’i nxjerrim kuptimet e Kur’ânit duke u mbështetur në histori dhe rrëfenja, që janë të paqarta e të pasigurta në transmetimet e tyre. Aq më tepër që, në të shumtën e rasteve, të krijohet bindja se ato janë thjesht trillime dhe legjenda. Pra, të tilla informacione nuk mund të jenë kurrsesi shpjeguese të Librit më të sigurt në botë. Po ashtu, ato kurrë nuk mund të merren si të pranueshme dhe të sigurta, thjesht dhe vetëm se dikush i përdor si shpjeguese të ajeteve të Kur’ânit. Tefsiret u mbushën me të tilla rrëfenja pikërisht për shkak të pakujdesisë nga ana e atyre dijetarëve që e bënë këtë gjë. Allahu i Lartësuar i jep sukses dhe udhëzon atë që do në rrugën e drejtë dhe të saktë.
2:75Страница 11
۞ أَفَتَطۡمَعُونَ أَن يُؤۡمِنُواْ لَكُمۡ وَقَدۡ كَانَ فَرِيقٞ مِّنۡهُمۡ يَسۡمَعُونَ كَلَٰمَ ٱللَّهِ ثُمَّ يُحَرِّفُونَهُۥ مِنۢ بَعۡدِ مَا عَقَلُوهُ وَهُمۡ يَعۡلَمُونَ ٧٥
Неужели вы надеетесь, что они поверят вам, если некоторые из них слышали Слово Аллаха и сознательно исказили его после того, как поняли его смысл?
A shpresoni se ata(ehlul kitab-ët)do t’ju besojnë… -Nëpërmjet këtij ajeti, besimtarët njoftohen se është e kotë të shpresojnë që ehlul kitab-ët (të krishterët dhe çifutët) do të udhëzohen në rrugën e drejtë. Nuk ka shpresë që ata të besojnë, sepse vetë sjellja e tyre, që e tregon një gjë të tillë, e bën thuajse të pamundur udhëzimin dhe besimin e tyre. Më pas, Allahu i Lartësuar e shpjegon këtë dhe thotë:…kur dihet se një grup i tyre e dëgjoi Fjalën e Allahut dhe, pasi e kishin kuptuar, e shtrembëroi atë?! Ata e dinin mirë(krimin që bënin).” -Kjo pra, ishte sjellja e tyre. Ata i tjetërsonin dhe i shtrembëronin fjalët e Allahut, pasi i kishin kuptuar shumë mirë në fillim, dhe këtë e bënin me vetëdije. Fjalëve të Allahut të Lartësuar, ata u mvishnin kuptime që Ai kurrë nuk i kishte dashur. Pastaj, këto mendime të gabuara, ua përcillnin të tjerëve si të sakta dhe të vërteta prej Zotit të Madhëruar. Ata, pa të drejtë, i bënin njerëzit që të besonin se këto mësime ishin vërtet prej Zotit. Atëherë, nëse ata silleshin kështu kundrejt librit të tyre, të cilin e mbajnë si të shenjtë, si mund të prisni që ata t’ju besojnë juve dhe librit tuaj, në mënyrë të drejtë dhe të saktë, pa e tjetërsuar atë?! Pa dyshim, kjo është gjëja e fundit që mund të pranohet apo që mund të mendohet. Më pas, Allahu i Lartësuar na përshkruan sjelljen e munafikëve nga radhët e ehlul kitab-ëve në marrëdhëniet e tyre me besimtarët, duke thënë:
2:76Страница 11
وَإِذَا لَقُواْ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ قَالُوٓاْ ءَامَنَّا وَإِذَا خَلَا بَعۡضُهُمۡ إِلَىٰ بَعۡضٖ قَالُوٓاْ أَتُحَدِّثُونَهُم بِمَا فَتَحَ ٱللَّهُ عَلَيۡكُمۡ لِيُحَآجُّوكُم بِهِۦ عِندَ رَبِّكُمۡۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ ٧٦
Когда они встречали верующих, то говорили: «Мы уверовали». Когда же они оставались наедине друг с другом, то говорили: «Неужели вы расскажете им о том, что открыл вам Аллах, чтобы они могли препираться с вами посредством этого перед вашим Господом? Неужели вы не уразумеете этого?».
Kur ata takohen me besimtarët, thonë: “Ne besojmë”. -Pra, ju deklaronin besimtarëve se edhe ata besonin, por kjo ndodhte vetëm me gjuhë, sepse ata thonin diçka që, në fakt, nuk e kishin në zemër.Por kur veçohen me njëri-tjetrin, thonë: “A po u tregoni atyre (muslimanëve)për atë që Allahu ju ka shpallur juve, që ata të kenë argumente para Zotit tuaj, kundër jush?!” -Domethënë, ata qortonin njëri-tjetrin, duke thënë: A po u deklaroni atyre se edhe ju besoni në vërtetësinë e fesë së tyre? A e dini që kjo mund të shfrytëzohet prej tyre si argument kundër jush?! A e dini që ata do të thonë për ne: “Ata e pranuan se rruga jonë dhe besimi ynë është i vërtetë dhe i saktë, ndërsa rruga dhe feja e tyre është e kotë”. Dhe, sigurisht, këtë do ta përdorin si argument kundër jush para Allahut, Zotit tuaj.A nuk e kuptoni?! -Kuptimi: “A nuk po mendoheni pak dhe të hiqni dorë prej atij veprimi, të cilin ata do ta përdorin si argument kundër jush?” Këto janë fjalë që ata ua thonin njëri-tjetrit me qortim.
2:77Страница 12
أَوَلَا يَعۡلَمُونَ أَنَّ ٱللَّهَ يَعۡلَمُ مَا يُسِرُّونَ وَمَا يُعۡلِنُونَ ٧٧
Неужели они не знают, что Аллаху ведомо все, что они скрывают и обнародуют?
A nuk e dinë ata që Allahu e di mirë atë që e fshehin dhe atë që e shprehin hapur? -Ata, edhe nëse e fshehin atë që besojnë në zemër dhe e shprehin kur janë me njëri-tjetrin, duke menduar se, në këtë mënyrë, besimtarët nuk do të kenë mundësi të argumentojnë kundër tyre Ditën e Gjykimit, kjo nuk do t’u vlejë aspak. Ky është një gabim shumë i madh dhe një shprehje e paditurisë së tyre të thellë. Kjo fshehje nuk do t’u vlejë aspak, sepse Allahu i Lartësuar e di gjithçka që ata e fshehin dhe gjithçka që ata shfaqin. Po ashtu, Ai do t’ua shfaqë besimtarëve gjendjen e tyre të vërtetë.
Текст: Quranic Universal Library (Tarteel) через spa5k/tafsir_api (MIT), в зафиксированной версии. Аяты: Quran Foundation. Источники и лицензии