Ас-СаадиТа Ха · 20:114–135

Ас-Саади · Тафсир · на албанском

Та Ха 20:114–135

20:114Страница 320

فَتَعَٰلَى ٱللَّهُ ٱلۡمَلِكُ ٱلۡحَقُّۗ وَلَا تَعۡجَلۡ بِٱلۡقُرۡءَانِ مِن قَبۡلِ أَن يُقۡضَىٰٓ إِلَيۡكَ وَحۡيُهُۥۖ وَقُل رَّبِّ زِدۡنِي عِلۡمٗا ١١٤

Превыше всего Аллах, Истинный Царь! Не торопись читать Коран, пока ниспослание откровения тебе не будет завершено, и говори: «Господи! Приумножь мои знания».

Allahu i Madhëruar na përmendi në ajetet më sipër se është Ai që vendos ligjet e shpërblimit të robërve të Tij dhe është po Ai që vendos ligjet e fesë dhe të besimit. Këto ligje Ai i ka shtjelluar në librat e shpalljet e Tij, ku na ka treguar edhe se si do t'i shpërblejë robërit, në varësi të plotësimit të vendimeve të Tij. Të gjitha këto tregojnë se Allahu është Sunduesi, Mbretëruesi dhe i Plotpushtetshmi. Pas kësaj, i Lartësuari vijon të na tregojë se po në dorë të Tij është edhe ligji i krijimit dhe i funksionimit të ekzistencës. Ai thotë:I lartësuar qoftë Allahu, Sunduesi i vërtetë! - U lartësoftë, u shenjtëroftë dhe u dëlirësoftë Allahu i Madhëruar! Ai është El Melik, pra, Mbretëruesi, Pronari, Sunduesi, i Plotpushtetshmi. Sundimi e mbretërimi i Tij është një atribut që Ai nuk e ndan me asnjë tjetër. Të gjitha krijesat janë pronë e Tij dhe mbi ta ekzekutohet ligji i kaderit, pra, i caktimit dhe i krijimit të Tij. Askush e asgjë nuk mund të dalë jashtë këtij ligji. Ekzistenca e Tij është e vërtetë dhe nuk ka dyshim për këtë. Pushteti, mbretërimi dhe sundimi i Allahut janë të vërtetë. Cilësitë e Tij absolute janë të vërteta dhe askush tjetër nuk është i përshkruar me to. Pushteti e sundimi është i vërtetë vetëm për Allahun, ndërsa pushteti, sundimi, mbretërimi apo pronësia që kanë krijesat është i mangët, sepse është i kufizuar në kohë dhe masë të caktuar. Ky lloj sundimi është i mangët dhe do të zhduket. Ndërsa sundimi i Zotit kurrë nuk zhduket, sepse Ai është Mbretëruesi, i Gjalli, i Plotpushtetshmi dhe i Madhëruari. Ky është kuptimi i përshkrimit të pushtetit të Zotit si el hak- i vërtetë.Mos nxito (o Muhamed!)për ta lexuar Kur’anin para se të përfundojë shpallja e tij dhe thuaj: “Zoti im, më shto dituri!” - Mos u ngut që të përsërisësh Kur'anin para se Xhibrili të mbarojë leximin e tij. Bëj durim derisa ai të mbarojë, pastaj lexoje ti! Allahu i Madhëruar të ka dhënë fjalën që do ta ruajë atë në gjoksin tënd, që ti të mos e harrosh, sikurse thotë ajeti: “Ti mos u ngut me gjuhë, që ta këndosh atë sa më shpejt, sepse e kemi Ne detyrë se si do të ngulitet dhe këndohet ai! Pasi të ta kemi kumtuar atë, atëherë fillo ti! Pastaj e kemi Ne për detyrë që ta sqarojmë atë.” [Kijame 16 - 19]. Fakti që Profeti nxitonte të përsëriste Kur'anin për ta mbajtur mend më mirë, tregon se sa i përkushtuar ishte ai për të nxënë dijen dhe sa dashuri të madhe kishte për të. Allahu e urdhëroi Profetin (a.s.) që t’i lutej pikërisht për shtimin e diturisë, sepse dituria është mirësi dhe shtimi i mirësisë është i vlerësuar. Dituria vjen prej Allahut të Madhëruar dhe rruga e arritjes së saj kërkon përpjekje të vazhdueshme dhe dashuri të madhe për të. Ajo arrihet me lutje të sinqerta drejtuar Allahut, me kërkim të vazhdueshëm ndihme dhe duke shfaqur varfërinë dhe nevojën për të, në çdo kohë dhe në çdo gjendje. Nga ky ajet mësohet edhe edukata e kërkimit të diturisë. Ai që kërkon diturinë duhet të ketë durim dhe të dëgjojë me vëmendje atë që thotë mësuesi, sepse fjalët janë të lidhura me njëra-tjetrën. Nxënësi mund të bëjë pyetje vetëm pasi mësuesi ka përfunduar shpjegimin e temës. Ai nuk duhet ta ndërpresë mësuesin, sepse kjo e privon nga shumë të mira. Po kështu, edhe mësuesi nga ana e tij, kur merr pyetjen, duhet ta kuptojë mirë atë, derisa të mësojë qëllimin e vërtetë të pyetësit, para se të japë përgjigjen. Kjo do ta ndihmojë më shumë për të dhënë një përgjigje të saktë.

20:115Страница 320

وَلَقَدۡ عَهِدۡنَآ إِلَىٰٓ ءَادَمَ مِن قَبۡلُ فَنَسِيَ وَلَمۡ نَجِدۡ لَهُۥ عَزۡمٗا ١١٥

Прежде Мы заключили завет с Адамом, но он забыл, и Мы не нашли у него твердой воли.

Na e patëm urdhëruar Ademin(të mos i afrohej pemës),por ai harroi. - Allahu na tregon se Ai e porositi Ademin (a.s) për disa çështje dhe mori premtimin prej tij që do t’i përmbushte ato. Ademi u angazhua që t’i zbatonte porositë e Zotit. Megjithatë, Ademi (a.s.) harroi diçka prej porosive dhe angazhimi i tij u zbeh pak, prandaj i ndodhi ajo që i ndodhi, që edhe pasardhësit e tij të nxirrnin mësime.Ne nuk gjetëm vendosmëri tek ai. - Edhe pasardhësit e tij morën natyrën e tij. Harroi Ademi, harrojnë edhe pasardhësit e tij. Gaboi Ademi, gabojnë edhe pasardhësit e tij. Atij iu zbeh pak përkushtimi, dhe po kështu pasardhësit do të sprovohen duke iu zbehur përkushtimi. Ademi gaboi, por nxitoi të pendohej për gabimin e tij. Kështu, çdokush që i ngjet atit të parë dhe pendohet për gjynahet e veta, ka për t’u falur dhe nuk ka për t’iu bërë asnjë padrejtësi.

20:116Страница 320

وَإِذۡ قُلۡنَا لِلۡمَلَٰٓئِكَةِ ٱسۡجُدُواْ لِأٓدَمَ فَسَجَدُوٓاْ إِلَّآ إِبۡلِيسَ أَبَىٰ ١١٦

Вот сказали Мы ангелам: «Падите ниц перед Адамом!». Они пали ниц, и только Иблис отказался.

Kujto kur Ne u thamë melekëve: “Bini në sexhde para Ademit!" Dhe ata ranë në sexhde të gjithë, përveç Iblisit, ai rrefuzoi. - Kur Allahu i Madhëruar e plotësoi krijimin e Ademit me duart e Tij, e privilegjoi atë duke i mësuar emrat e sendeve. Pastaj Allahu i Madhëruar e nderoi Ademin (a.s.) duke urdhëruar melekët që të binin në sexhde para tij. Kjo sexhde shërbente si nderim për atë vepër të Zotit. Të gjithë melekët ranë në sexhde menjëherë, por mes tyre ishte edhe Iblisi, që në fakt ishte xhind. Ai u tregua mendjemadh ndaj urdhrit të Zotit dhe nuk ra në sexhde para Ademit. Allahu i Lartësuar na tregon: “Allahu e pyeti: “Çfarë të pengoi ty të bëje sexhde, kur të urdhërova Unë?” Ai (Iblisi) tha: “Unë jam më i mirë se ai. Mua më krijove nga zjarri, kurse atë e krijove nga balta!” [Araf 12]. Kështu doli në pah urrejtja e madhe e tij kundër Ademit dhe gruas së tij. Me këtë, Iblisi tregoi se ishte edhe armik i Zotit. Ai e shfaqi haptazi smirën dhe urrejtjen për njeriun, prandaj Allahu i Madhëruar paralajmëron Ademin dhe gruan e tij,duke u thënë:

20:117Страница 320

فَقُلۡنَا يَٰٓـَٔادَمُ إِنَّ هَٰذَا عَدُوّٞ لَّكَ وَلِزَوۡجِكَ فَلَا يُخۡرِجَنَّكُمَا مِنَ ٱلۡجَنَّةِ فَتَشۡقَىٰٓ ١١٧

Мы сказали: «О Адам! Это - враг тебе и твоей жене. Пусть же он не выведет вас из Рая, а не то ты станешь несчастным.

Pastaj Ne i thamë: “O Adem! Ky është armiku yt dhe i bashkëshortes sate. Prandaj ruhuni që të mos ju nxjerrë nga Xheneti, e t’ju futë në dëshpërim.”. - Në Xhenet ka begati e rehati të plotë. Nëse del prej andej, do të dëshpërohesh e do të vuash.

20:118Страница 320

إِنَّ لَكَ أَلَّا تَجُوعَ فِيهَا وَلَا تَعۡرَىٰ ١١٨

В нем ты не будешь голодным и нагим.

Shko në ajetin tjetër për vazhdimin e tefsirit.

20:119Страница 320

وَأَنَّكَ لَا تَظۡمَؤُاْ فِيهَا وَلَا تَضۡحَىٰ ١١٩

В нем ты не будешь страдать от жажды и зноя».

"Aty (në Xhenet)ti nuk ke për të qenë i uritur e as ke për të mbetur i zhveshur. Aty(në xhenet)nuk ke për të pasur etje e as nuk do të kesh vapë."- Atje nuk do të vuash asnjëherë nga vapa dhe do të kesh ushqim, pije dhe veshje, pa lodhje e pa mundime. Por Allahu e ndaloi Ademin që t’i afrohej vetëm një peme, duke i thënë: “O Adem! Banoni në Xhenet, ti dhe bashkëshortja jote, dhe hani nga frutat e tij lirisht, ku të dëshironi! Por mos iu afroni asaj peme, e të bëheni të padrejtë!” [Bekare 35].

20:120Страница 320

فَوَسۡوَسَ إِلَيۡهِ ٱلشَّيۡطَٰنُ قَالَ يَٰٓـَٔادَمُ هَلۡ أَدُلُّكَ عَلَىٰ شَجَرَةِ ٱلۡخُلۡدِ وَمُلۡكٖ لَّا يَبۡلَىٰ ١٢٠

Но дьявол стал нашептывать ему и сказал: «О Адам! Показать ли тебе дерево вечности и непреходящей власти?».

Por, atë e ngacmoi shejtani, duke i thënë: “O Adem! A do të të çoj te Pema e përjetësisë dhe te sundimi që nuk shkatërrohet asnjëherë?” - Shejtani i mallkuar i tundoi duke i mashtruar rreth asaj peme. Ai u tha se ajo ishte një pemë që, po të haje prej saj, do të bëheshe i përhershëm në Xhenet. Gjithashtu, prej saj do të fitoje pushtet të përjetshëm dhe pasuri pa fund. Kështu, Shejtani iu paraqit si një këshillues, duke përzgjedhur fjalët mashtruese për Ademin. Si përfundim, burrë e grua hëngrën nga pema. Menjëherë iu zbuluan vendet e turpshme dhe iu doli në pah gjynahu që kishin bërë.

20:121Страница 320

فَأَكَلَا مِنۡهَا فَبَدَتۡ لَهُمَا سَوۡءَٰتُهُمَا وَطَفِقَا يَخۡصِفَانِ عَلَيۡهِمَا مِن وَرَقِ ٱلۡجَنَّةِۚ وَعَصَىٰٓ ءَادَمُ رَبَّهُۥ فَغَوَىٰ ١٢١

Они оба поели с него, и тогда им стали видны их срамные места. Они стали прилеплять на себе райские листья. Адам ослушался своего Господа и впал в заблуждение.

Ata hëngrën që të dy nga ajo pemë dhe kështu i'u zbulua aureti (vendet e turpshme). Pastaj, nisën të mbulonin veten me gjethe nëpër Xhenet. -Më parë ishin të mbuluar, ndërsa tani u ishin zbuluar vendet e turpshme. Ata filluan të mbulonin veten me gjethet e pemëve të Xhenetit dhe u ndien aq të turpëruar, sa vetëm Zoti e di.Kështu, Ademi e theu urdhrin e Zotit të vet dhe gaboi. - Menjëherë nxituan të shprehnin pendimin dhe kthimin tek Zoti, duke thënë: “Zoti ynë, ne i bëmë dëm vetes sonë. Nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi të humbur!” [Araf 23].

20:122Страница 320

ثُمَّ ٱجۡتَبَٰهُ رَبُّهُۥ فَتَابَ عَلَيۡهِ وَهَدَىٰ ١٢٢

Потом Господь избрал его, принял его покаяние и наставил на прямой путь.

Por, Zoti i Tij e bëri atë prej të zgjedhurve, ia pranoi pendimin dhe e vuri në rrugën e drejtë. - Allahu e zgjodhi dhe e dalloi Ademin me besim, prandaj ia lehtësoi pendimin. Ai ia pranoi pendimin dhe e vuri në rrugën e drejtë. Pas pendimit, Ademi u bë më i mirë sesa ishte në fillim, ndërsa intriga e armikut të tij, Shejtanit të mallkuar, u shkatërrua. Allahu e plotësoi mirësinë e Tij mbi Ademin dhe pasardhësit e Tij. Kështu, të gjithë pasardhësit e Ademit duhet që gjithmonë të kthehen te Zoti i tyre sa herë që gabojnë. Ata duhet të jenë shumë të kujdesshëm e vigjilent kundër këtij armiku të përbetuar, që u rri gjithmonë në pritë, natën dhe ditën, sikurse thotë i Madhëruari: “O bijtë e Ademit! Kurrsesi të mos ju mashtrojë Shejtani, sikurse bëri me prindërit tuaj, që i nxori nga Xheneti, duke i zhveshur, për t'u nxjerrë në shesh lakuriqësinë. Ai dhe skota e tij ju sheh ju, ndërsa ju nuk mund t'i shihni ata. Ne i kemi bërë shejtanët miq të atyre që nuk besojnë.” [Araf 27].

20:123Страница 320

قَالَ ٱهۡبِطَا مِنۡهَا جَمِيعَۢاۖ بَعۡضُكُمۡ لِبَعۡضٍ عَدُوّٞۖ فَإِمَّا يَأۡتِيَنَّكُم مِّنِّي هُدٗى فَمَنِ ٱتَّبَعَ هُدَايَ فَلَا يَضِلُّ وَلَا يَشۡقَىٰ ١٢٣

Он сказал: «Низвергнитесь отсюда вместе, и одни из вас будут врагами других. Если же к вам явится от Меня верное руководство, то всякий, кто последует Моему верному руководству, не окажется заблудшим и несчастным.

Ai (Allahu)u tha: “Zbritni prej tij(xhenetit)që të gjithë! Ju do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Por, nëse ju vjen prej meje udhëzim(libër e profet), kush i përmbahet udhëzimit Tim, nuk ka për ta humbur rrugën e tij, e as nuk do të bjerë në trishtim”. - Allahu i Madhëruar tregon se Ai urdhëroi Ademin (a.s) dhe Iblisin që të zbrisnin në Tokë. Ai e porositi Ademin - dhe në këtë mënyrë të gjithë pasardhësit e tij - që të ruhen nga shejtani i mallkuar dhe ta konsiderojnë atë si armik, duke u përgatitur mirë për luftën kundër tij. Allahu njoftoi, gjithashtu, se do t’u shpallte gjithmonë libra njerëzve dhe do t’u dërgonte profetë, për t’u qartësuar rrugën e drejtë, që të çon drejt Zotit dhe në Xhenet. Profetët do të paralajmëronin popujt që të ishin të kujdesshëm ndaj armikut të tyre të përbetuar dhe të hapur. Allahu premtoi se nëse popujt do të pasonin profetët dhe librat, duke kryer urdhëresat e duke u larguar nga ndalesat, kurrë nuk do të humbnin dhe dëshpëroheshin në të dyja jetët. Përkundrazi, kështu ata do të gjenin rrugën e drejtë dhe do të arrinin lumturinë e sigurinë nga çdo e keqe në përjetësi. Në një ajet tjetër, Allahu premton se kush ndjek udhëzimin e Tij është i ruajtur nga frika dhe brengat: “Çdokush që pranon udhëzimin Tim, nuk dotëketëfrikëeasnukdotë brengoset.” [Bekare 38]. Të ndjekësh udhëzimin do të thotë të besosh mesazhin e Zotit pa patur asnjë dyshim dhe të zbatosh urdhëresat, edhe psemund të bien ndesh me dëshirat e tua.

20:124Страница 320

وَمَنۡ أَعۡرَضَ عَن ذِكۡرِي فَإِنَّ لَهُۥ مَعِيشَةٗ ضَنكٗا وَنَحۡشُرُهُۥ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ أَعۡمَىٰ ١٢٤

А кто отвернется от Моего Напоминания, того ожидает тяжкая жизнь, а в День воскресения Мы воскресим его слепым».

Por, kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe Ditën e Kijametit do ta ringjall të verbër. - Libri i Allahut është ai që i mëson njeriut qëllimet më të larta dhe rrugën e arritjes së tyre. Por nëse njeriu i shpërfill ato ose, më keq, i refuzon me forcë ato, atëherë ai ka për të pasur një jetë shumë të vështirë e të dhembshme. Ky është ndëshkimi për një veprim të tillë. Disa shpjegojnë se “jeta e ngushtë” nënkupton dënimin e varrit. Atyre do t’u ngushtohet varri si ndëshkim, për shkak se kanë harruar Zotin. Sipas këtij shpjegimi, ky është njëri nga ajetet që tregojnë për vërtetësinë e ndëshkimit në varr. Në ajete të tjera thuhet: “Eh, sikur t’i shihje mizorët kur janë në agoni të vdekjes, ndërsa melekët kanë shtrirë duart e veta e u thonë: “Jepeni shpirtin! Tani do të vuani dënimin poshtërues, sepse ju thoshit të pavërteta për Allahun, kurse ndaj shenjave të Tij tregoheshit kryeneçë.” [En'am 93]. “Ne do t’i bëjmë ata që të shijojnë dënimin më të shpejtë, para dënimit të madh...” [Sexhdeh 21]. Një tjetër ajet është edhe ai që flet për ndëshkimin në varr të pasuesve të Faraonit, së bashku me Faraonin: “Ata do të sillen para zjarrit mëngjes e mbrëmje, ndërsa kur të vijë Ora, do të thuhet: “Futini ju pasuesit e Faraonit në dënimin më të rëndë!” [Gafir 46]. Ata që janë të mendimit se këtu flitet për ndëshkimin e varrit arsyetojnë se në fund të ajetit përmendet ndëshkimi i Ditës së Kijametit. Kështu, sipas tyre, meqë në fund është përmendur dënimi në ahiret, atëherë dënimi që është përmendur më parë duhet të jetë në jetën e varrit.Mufesirë të tjerë janë të mendimit se “jeta e ngushtë” tregon dënimin dhe vuajtjen në jetën e kësaj bote, në varr dhe në ahiret, sepse shprehja vjen në formë të përgjithshme e jo të kufizuar. Edhe në këtë botë, njeriu që i kthen shpinën udhëzimit të Zotit bën jetë të mbushur me brenga e ankthe, me frikë e vuajtje. Në ahiret, ai do të ringjallet i verbër me plot kuptimin e fjalës, siç thotë i Madhëruari: “Ditën e Kijametit, Ne do t'i tubojmë ata duke i tërhequr zvarrë me fytyra përmbys, të verbër, memecë dhe të shurdhër. Vendi i tyre është Xhehenemi. Sa herë që duket se flaka po shuhet, Ne do ta shtojmë atë.” [Isra 98]. Në momentet e ndëshkimit, ky njeri i poshtëruar i drejtohet Zotit e i thotë: Kur lidhëza ‘ue’ (dhe) përdoret mesdy fjalive ka kuptimin ‘ndërsa’, pra, atotregojnë dy gjëra të ndryshme, jo tënjëjta.

20:125Страница 320

قَالَ رَبِّ لِمَ حَشَرۡتَنِيٓ أَعۡمَىٰ وَقَدۡ كُنتُ بَصِيرٗا ١٢٥

И скажет он: «Господи! Почему Ты воскресил меня слепым, если раньше я был зрячим?».

Ai (që nuk besoi)do të thotë: “Zoti im, përse më ngrite të verbër, kur unë isha me sy?” - Unë në dynja shihja, përse tani nuk shoh? Përse u shndërrova në këtë gjendje kaq të shëmtuar dhe të tmerrshme?

20:126Страница 321

قَالَ كَذَٰلِكَ أَتَتۡكَ ءَايَٰتُنَا فَنَسِيتَهَاۖ وَكَذَٰلِكَ ٱلۡيَوۡمَ تُنسَىٰ ١٢٦

Аллах скажет: «Вот так! Наши знамения явились к тебе, но ты предал их забвению. Таким же образом сегодня ты сам будешь предан забвению».

Ai(Allahu)do të thotë: “Ashtu sikurse i shpërfille ti argumentet Tona kur të erdhën, ashtu edhe ti sot do të jesh i shpërfillur”. - Për shkak se kundërshtove shenjat dhe shpalljet e Zotit, sot do të harrohesh në ndëshkim. Kjo është përgjigjja. Sipas llojit të punës, është edhe shpagimi. Ashtu sikurse në dynja u tregove i verbër, sikur nuk i shihje shpalljet dhe shenjat e Zotit, dhe i shpërfille paralajmërimet e Tij, sot në ahiret Allahu ta heq shikimin, për t’u flakur në zjarr i verbër, shurdh dhe memec. Allahu nuk të sheh më dhe do të jesh i harruar në ndëshkimin që e fitove me punën tënde.

20:127Страница 321

وَكَذَٰلِكَ نَجۡزِي مَنۡ أَسۡرَفَ وَلَمۡ يُؤۡمِنۢ بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِۦۚ وَلَعَذَابُ ٱلۡأٓخِرَةِ أَشَدُّ وَأَبۡقَىٰٓ ١٢٧

Так Мы воздаем тем, кто излишествовал и не уверовал в знамения своего Господа. А мучения в Последней жизни будут еще более тяжкими и длительными.

Dhe kështu e shpërblejmë Ne atë që i tejkalon të gjitha kufijtë. -I tillë do të jetë ndëshkimi edhe për ata që kalojnë kufijtë dhe zhyten në harame dhe, nga ana tjetër:... dhe nuk beson në Argumentet e Zotit të vet. - Mohojnë shenjat dhe udhëzimin e Zotit. Ata mohojnë shpalljet e Zotit, që udhëzojnë në qëllimet më të larta dhe në rrugën e plotësimit të imanit. Shpalljet e Zotit janë shumë të qarta dhe të kuptueshme. Allahu nuk bën padrejtësi dhe kurrë nuk e zbret ndëshkimin në vend të gabuar. Shkaqet e ndëshkimit janë teprimi në padrejtësi, zhytja në mosbesim dhe mospranimi i udhëzimit.Por dënimi në Botën Tjetër është edhe më i ashpër dhe i përjetshëm. – Ndëshkimi në ahiret është shumë herë më i rëndë dhe më i dhimbshëm sesa ndëshkimi i dynjasë. Ai është i përjetshëm dhe kurrë nuk do të ndërpritet, ndryshe nga dënimi i dynjasë, që merr fund një ditë. Për këtë arsye, njeriu duhet të marrë të gjitha masat, që të ruhet nga ndëshkimi i ahiretit.

20:128Страница 321

أَفَلَمۡ يَهۡدِ لَهُمۡ كَمۡ أَهۡلَكۡنَا قَبۡلَهُم مِّنَ ٱلۡقُرُونِ يَمۡشُونَ فِي مَسَٰكِنِهِمۡۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّأُوْلِي ٱلنُّهَىٰ ١٢٨

Неужели их не привело на прямой путь то, что Мы погубили до них столько поколений, по жилищам которых они ходят? Воистину, в этом - знамения для обладающих разумом.

A nuk është paralajmërim për ata (që të kujtojnë)se sa e sa breza para tyre i kemi shkatërruar, nëpër vendbanimet e të cilëve(tani)janë duke ecur? Sigurisht, në këtë ka Argumente për ata që kanë arsye të shëndoshë. - Allahu i Madhëruar solli në Kur'an historitë e shumë popujve të shkuar, të cilët Ai i ndëshkoi për mosbesimin dhe për shpërfilljen e të vërtetës. Allahu i Madhëruar shtron një pyetje, që duhet t’i bëjë njerëzit të mendojnë: A nuk nxjerrin mësim këta mohues të së vërtetës nga historia e popujve të ndëshkuar, të cilëve ua njohin mirë historinë dhe vendbanimet? Të tillë ishin populli i Hudit, Salihut, i Lutit etj. A nuk nxjerrin mësime nga ato histori dhe të pasojnë rrugën e Zotit, duke u larguar nga rruga e shkatërrimit? Të gjithë popujt e shkuar, kur refuzuan të dërguarit dhe iu kthyen shpinën shpalljeve, u dënuan me ndëshkime të dhembshme. Atëherë, pse janë të sigurt këta që nuk i godet i njëjti ndëshkim, siç i goditi ata të tjerët?! Zoti thotë: “Vallë, jobesimtarët tuaj janë më të vlefshëm se ata që u përmendën, apo keni ndonjë premtim shpëtimi në Librat e qiellit? Mos, vallë, po thonë: “Ne jemi një grup, të bashkuar dhe ngadhënjyes?!” Ai grup shpejt do të pësojë disfatë dhe ata do të ikin me të shpejtë (të tmerruar). Por Kijameti është premtim i pakthyeshëm për ta. Kijameti është edhe më i vështirë, edhe më i hidhur.” [Kamer 43 – 46]. Këta mohues nuk janë aspak më të mirë se ata të popujve të shkuar, që të mendojnë se mund t’i shpëtojnë ndëshkimit të Allahut. Madje këta të sotmit janë më të këqinj se ata, sepse këta kanë mohuar Profetin më të zgjedhur dhe Librin më të rëndësishëm dhe madhështor të Zotit. Gjithashtu, këta nuk kanë ndonjë premtim të dhënë nga Zoti se do të jenë të ruajtur nga ndëshkimi. As pretendimi i tyre i mjerë se ushtritë dhe aleatët e shumtë që kanë do t’i mbrojnë nga dënimi i Allahut nuk është i vërtetë. Madje, ata janë shumë më të poshtëruar dhe të nënçmuar. Kështu, shkatërrimi i popujve të shkuar për gjynahet dhe mohimin e tyre konsiderohet si një nga shkaqet e udhëzimit, nëse njeriu do të dinte të nxirrte mësime, sepse ato konsiderohen si shenja treguese për vërtetësinë e shpalljeve të Zotit dhe të profetëve të Tij. Ato tregojnë, gjithashtu, ligësinë dhe humbjen e atyre popujve mohues. Por jo çdo njeri përfiton nga shenjat dhe shpalljet e Allahut. Nga ato përfitojnë veçse të mençurit dhe të diturit, ata që dinë të kuptojnë e të mendojnë me ftohtësi e drejtësi, ata që kanë mendje të shëndoshë dhe natyrë të papërlyer.

20:129Страница 321

وَلَوۡلَا كَلِمَةٞ سَبَقَتۡ مِن رَّبِّكَ لَكَانَ لِزَامٗا وَأَجَلٞ مُّسَمّٗى ١٢٩

Если бы не было прежде Слова от твоего Господа и если бы не назначенный срок, то оно (наказание) уже обязательно наступило бы.

Sikur të mos ishte vendimi dhe afati i caktuar më herët nga Zoti yt, edhe këta do t’i kapte i njëjti dënim(si popujt e shkuar). - Ky ishte një ngushëllim për Profetin dhe, gjithashtu, një porosi për të qenë i duruar, që të mos kërkonte shkatërrimin e mohuesve të së vërtetës. Në fakt, thjesht mohimi i së vërtetës është shkak i mjaftueshëm i dënimit. Allahu na ka treguar se ndëshkimet shkaktohen nga gjynahet. Edhe ata e kishin mbushur kupën, por ndëshkimi nuk po u vinte sepse nuk ishte plotësuar ende afati që Allahu kishte vendosur për ta. Mbase ata e reflektonin, mbase pendoheshin, dhe kështu Allahu e largonte ndëshkimin që ishte përgatitur për ta. Më pas, nëse vjen koha e zbritjes së dënimit, asgjë nuk e kthen apo pengon atë.

20:130Страница 321

فَٱصۡبِرۡ عَلَىٰ مَا يَقُولُونَ وَسَبِّحۡ بِحَمۡدِ رَبِّكَ قَبۡلَ طُلُوعِ ٱلشَّمۡسِ وَقَبۡلَ غُرُوبِهَاۖ وَمِنۡ ءَانَآيِٕ ٱلَّيۡلِ فَسَبِّحۡ وَأَطۡرَافَ ٱلنَّهَارِ لَعَلَّكَ تَرۡضَىٰ ١٣٠

Посему будь терпелив к тому, что они говорят, и прославляй хвалой своего Господа перед восходом солнца и перед его закатом (совершай рассветный и послеполуденный намазы), славь его в течение ночи (совершай вечерний и ночные намазы), а также в начале и конце дня (совершай полуденный и закатный намазы). Быть может, ты останешься доволен.

Prandaj, ti bëhu i durueshëm ndaj asaj që thonë ata, dhe lavdëroje dhe falenderoje Zotin tënd, para se të lindë dielli dhe para se të perëndojë, edhe në orët e natës dhe në skajet e ditës, që të mund të gjesh kënaqësi. - Allahu i Madhëruar e urdhëroi Profetin e Tij që të bënte durim ndaj fjalëve fyese në adresë të tij dhe e urdhëroi që ta mësonte veten të ishte i durueshëm. Gjithashtu, Allahu e porositi Profetin (a.s.) që ta qetësonte veten me tesbih dhe tahmid në këto vakte të veçanta: para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, në skajet e ditës. Momentet para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij janë përmendur në mënyrë të veçantë, edhe pse ato përfshihen “në skajet e ditës”, për të treguar rëndësinë dhe dobinë e madhe të dhikrit në këto kohë. Pastaj përmendet edhe koha e natës. Kuptimi: Nëse e bën këtë, do të kënaqesh me atë që do të të japë Zoti yt që në këtë botë dhe me shpërblimin e përjetshëm në botën tjetër. Zemra jote do të gjejë prehjen dhe qetësinë dhe sytë e tu do të lumturohen me adhurimin e Zotit tënd. Ky do të jetë një ngushëllim i madh kundrejt mundimeve që të sjellin jobesimtarët. Kështu do të kalitet durimi yt, ndërsa shpërblimi për ty do të jetë pa llogari.

20:131Страница 321

وَلَا تَمُدَّنَّ عَيۡنَيۡكَ إِلَىٰ مَا مَتَّعۡنَا بِهِۦٓ أَزۡوَٰجٗا مِّنۡهُمۡ زَهۡرَةَ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا لِنَفۡتِنَهُمۡ فِيهِۚ وَرِزۡقُ رَبِّكَ خَيۡرٞ وَأَبۡقَىٰ ١٣١

Не заглядывайся на то, чем Мы наделили некоторых из них (неверующих), чтобы подвергнуть их этим искушению. Это - блеск земной жизни, а удел твоего Господа лучше и долговечнее.

Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre (jobesimtarë), për t’i sprovuar me të! -Mos u mahnit nga kënaqësitë e kësaj bote, mos u huto pas ushqimeve, pijeve të shijshme, veshjeve luksoze, shtëpive e kështjellave gjigande e grave të bukura, që zotërojnë disa të mashtruar të kësaj bote. Të gjitha ato janë stoli të kësaj bote, pas të cilave mahniten të mashtruarit. Pas tyre jepen tërësisht ata që i kanë kthyer shpinën ahiretit dhe janë treguar të padrejtë. Ata e shikojnë këtë botë si vendin ku gjejnë kënaqësinë dhe prehjen. Por shumë shpejt ajo do të largohet dhe bashkë me të edhe ata që janë mahnitur pas saj. Ata do të pendohen atëherë kur pendimi nuk do t’iu bëjë më dobi. Ata do të shohin realitetin e kësaj gjendjeje fatkeqe kur të ringjallen Ditën e Kijametit. Allahu e ka bërë këtë jetë thjesht si sprovë, për të dalë në pah ata që mashtrohen pas saj dhe ata që bëjnë vepra të mira, sikurse thotë Allahu: “Gjithçka në tokë, Ne e kemi bërë vetëm si stoli, për t’i provuar se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë.” [Kehf 7].Shpërblimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm. - Rrizku i Zotit është më i mirë. Në jetën e kësaj bote, nëse Zoti të ka dhënë dituri të pastër rreth besimit, të ka dhënë iman të sinqertë e korrekt dhe të ka mësuar si të bësh vepra të mira, dije se të ka dhënë mirësitë më të mëdha të kësaj jete. Ndërsa në ahiret, ajo që të premtohet është shumë më madhështore sesa të mund të përshkruhet me fjalë: mirësi të përjetshme, jetë në paqe e kënaqësi pranë Zotit Mëshirëplotë. Kjo është shumë më e mirë se të gjitha ato stoli që u kemi dhënë të mashtruarve me dynjanë. Mirësitë e premtuara nga Zoti janë të përhershme, që nuk shterojnë kurrë. Si ushqimet, ashtu edhe hijet e bukura janë të përjetshme në Xhenet, siç thuhet në Kur'an: “Ju po i jepni përparësi jetës së kësaj bote, kur dihet se jeta e botës tjetër është më e mirë dhe e përjetshme." [El ea’la 17]. Ky ajet na mëson që, nëse njeriu ndien tek vetja tërheqje drejt stolive të kësaj jete mashtruese, le të kujtojë premtimin e Allahut dhe le të bëjë krahasimin e dy rasteve.

20:132Страница 321

وَأۡمُرۡ أَهۡلَكَ بِٱلصَّلَوٰةِ وَٱصۡطَبِرۡ عَلَيۡهَاۖ لَا نَسۡـَٔلُكَ رِزۡقٗاۖ نَّحۡنُ نَرۡزُقُكَۗ وَٱلۡعَٰقِبَةُ لِلتَّقۡوَىٰ ١٣٢

Вели своей семье совершать намаз и сам терпеливо совершай его. Мы не просим у тебя удела, ведь Мы Сами наделяем тебя уделом. А добрый исход - за богобоязненностью.

Urdhëroje familjen tënde që të falë namaz,... - Nxite familjen tënde për të falur sa më shumë namaz, jo vetëm farzin, por edhe namaze vullnetare. Urdhri për një vepër konsiderohet si urdhër edhe për gjithçka që e plotëson atë vepër, si p.sh. mësimi i rregullave të namazit, çfarë e përkryen namazin, çfarë e prish atë etj.... dhe ji i qendrueshëm në këtë! -Bëhu i duruar dhe këmbëngulës në çështjen e namazit, për ta përsosur atë me të gjitha shtyllat, themelet, bazat, detyrat, synetet, si dhe me edukatën dhe frikërespektin që nevojitet për të. Sigurisht që kjo është e rëndë për njeriun, prandaj duhet ta ushtrosh veten, ta nënshtrosh atë e të përpiqesh shumë. Duhet të tregosh durim për plotësimin dhe përsosjen e namazit. Nëse njeriu e fal namazin në formën e urdhëruar, kjo do ta bëjë që, edhe në çështjet e tjera të fesë, të jetë i kujdesshëm dhe i ruajtur. Nga ana tjetër, nëse ai shkujdeset në çështjen e namazit, për të tjerat do të jetë edhe më i shkujdesur. Pastaj Allahu i Madhëruar i tregon Profetit të Tij se e ka siguruar çështjen e rrizkut të tij. Çështja e furnizimit nuk duhet të të largojë nga çështjet e fesë. Ai thotë:Ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim(as për ty, as për familjen tënde). Ne të furnizojmë ty(dhe ata). -Rrizku yt është në dorën Tonë dhe është i siguruar, ashtu siç kemi siguruar rrizkun e të gjitha krijesave. Kur Allahu furnizon të gjithë krijesat, atëherë si do të lërë atë që merret me çështjet e fesë dhe me lavdërimin e Tij?! Rrizku i Zotit është i garantuar për të gjithë, për të devotshmit dhe për të tjerët, prandaj njeriu duhet të angazhohet me gjërat që i japin lumturinë e përjetshme:Përfundimi i mirë vjen nga devotshmëria. - Përfundimi i mirë në të dyja jetët është për devotshmërinë, e cila është kryerja e urdhëresave dhe lënia e ndalesave të Zotit. Kush bën këtë, ka përfundim të mirë, siç ka thënë i Madhëruari. “Përfundimi i lumtur u takon të devotshmëve.” [Araf 128].

20:133Страница 321

وَقَالُواْ لَوۡلَا يَأۡتِينَا بِـَٔايَةٖ مِّن رَّبِّهِۦٓۚ أَوَلَمۡ تَأۡتِهِم بَيِّنَةُ مَا فِي ٱلصُّحُفِ ٱلۡأُولَىٰ ١٣٣

Они говорят: «Почему он не принес нам знамение от своего Господа?». Но разве не явилось к ним ясное знамение о том, что было в первых скрижалях?

Ata thonë: “Përse nuk na sjell ai ndonjë Argument nga Zoti i vet? - Kundërshtuesit e Profetit e pyesnin atë: “Pse nuk na sjell ndonjë shenjë nga Zoti i Tij?” Ata kishin për qëllim mrekullitë që ata propozonin vetë, si për shembull kur thoshin: “Ne nuk do të të besojmë ty, derisa të na nxjerrësh burime prej tokës; ose të kesh kopshte me hurma e me rrush, e të bësh që mes e tyre të rrjedhin vazhdimisht lumenj; ose, ashtu sikurse mëton ti (se do të na dënojë Zoti), le të bjerë mbi ne qielli copa-copa; ose derisa të na sjellësh Allahun dhe melekët pranë nesh (t’i shohim haptazi); ose të kesh një shtëpi prej ari, ose të ngjitesh lart në qiell. Madje, edhe sikur të ngjitesh lart në qiell, ne nuk do të të besojmë, derisa të na sjellësh një libër që ta lexojmë.” Thuaju: “I madhëruar qoftë Allahu! A mos jam unë tjetër, përveçse një njeri profet?” [Isra 90-93]. Kjo ishte mendjemadhësi, inat dhe padrejtësi e madhe nga ana e tyre. Si ata, ashtu edhe profetët janë njerëz e robër të Zotit, prandaj edhe ata e dinë se nuk duhet të kërkojnë të tilla shenja e mrekulli sipas dëshirave të tyre. Ai që zgjedh mrekullitë e duhura për t’ia dhënë një profeti është vetëm Allahu i Madhëruar. Me urtësinë e Tij, Ai i jep profetit shenja të mjaftueshme që vërtetojnë atë si profet dhe Shpalljen që ai sjell nga Zoti. Ato shenja janë mëse të mjaftueshme për t’i besuar bindshëm. Ata pyesnin: “Përse nuk na sjell ai ndonjë shenjë nga Zoti i vet? Sipas tyre, Profeti nuk kishte sjellë asnjë shenjë për të provuar vërtetësinë e tij si Profet i Zotit. Kjo ishte një shpifje e paskrupullt, sepse Profeti i zgjedhur u solli atyre mrekulli mahnitëse dhe të pakundërshtueshme. Madje, edhe një pjesë e vogël e atyre mrekullive do të ishin mëse të mjaftueshme për të treguar se ai ishte Profet i Zotit dhe fliste në emër të Tij, prandaj tha:A nuk u erdhi atyre (në Kur’an)Argument i qartë për gjithçka që qe në Librat e mëparshëm të shpalljeve?”. - Nëse vërtet dëshirojnë të vërtetën me argumente, le të shohin këtë libër dhe faktin se ai është vërtetues dhe garantues i shpalljeve dhe ligjeve të Zotit të sjella në librat më të hershëm. Shiko ngjashmërinë e madhe mes Kur'anit dhe shpalljeve të para, si Teuratit, Ungjillit etj. Ai përmend të njëjta histori ashtu si ata. Madje, edhe në librat e mëhershëm paralajmërohej për Kur'anin dhe ligjin e Zotit, që do të jetë gjithmonë me njerëzit. Në to flitej për Profetin e fundit, që sipas parashikimeve, nuk dinte të shkruante e të lexonte. Përveç këtyre, Kur'ani është mrekullia më e madhe që garanton udhëzimin dhe besimin e njerëzve, siç thotë Allahu i Madhëruar: “Po a nuk u mjaftoi atyre që Ne të shpallëm një libër, i cili u lexohet atyre (qartësisht)? Nuk ka dyshim se kjo është mëshirë e kujtim për njerëzit që besojnë”. [Ankebut 51]. Mrekullitë u bëjnë dobi vetëm besimtarëve dhe mrekullia më e madhe është vetë Kur'ani. Nëpërmjet shenjave dhe argumenteve, besimtarëve u shtohet besimi dhe u forcohet siguria në premtimet e Zotit. Ndërsa ata që refuzojnë shpalljet e Zotit dhe jetojnë në kundërshtim me to, ata nuk besojnë dhe as që mund të përfitojnë prej Kur'anit dhe shenjave të Zotit, siç thuhet në Kur'an: “Me të vërtetë, ata të cilët e merituan vendimin e Zotit tënd (për ndëshkim), ata nuk do të besonin, edhe sikur t’u vinin të gjitha Shenjat, derisa ta shohin vetë dënimin e rëndë.” [Junus 96, 97]. E vetmja gjë që ndodh kur ata dëgjojnë Kur'anin dhe faktet e Zotit është se ata nuk do të kenë më justifikim para Zotit kur mbi ta të zbresë dënimi. Atë ditë nuk do të mund të thonë:

20:134Страница 321

وَلَوۡ أَنَّآ أَهۡلَكۡنَٰهُم بِعَذَابٖ مِّن قَبۡلِهِۦ لَقَالُواْ رَبَّنَا لَوۡلَآ أَرۡسَلۡتَ إِلَيۡنَا رَسُولٗا فَنَتَّبِعَ ءَايَٰتِكَ مِن قَبۡلِ أَن نَّذِلَّ وَنَخۡزَىٰ ١٣٤

Если бы Мы погубили их от наказания до этого (пришествия Мухаммада и ниспослания Корана), то они сказали бы: «Господь наш! Почему Ты не отправил к нам посланника, чтобы мы последовали за Твоими знамениями до того, как оказались унижены и опозорены?».

Dhe sikur Ne t’i ndëshkonim ata me ndonjë dënim para këtij(Kur’anit), ata do të thoshin: “O Zoti ynë! Sikur të na kishe çuar ndonjë të dërguar, ne do ta kishim ndjekur me siguri shpalljen Tënde, para se të poshtëroheshim e të turpëroheshim.”. - Ja ku ju erdhi i Dërguari, me argumente të qarta dhe të prera. Nëse vërtet doni të besoni, atëherë besojini këtij profeti dhe pasoni rrugën e tij.

20:135Страница 321

قُلۡ كُلّٞ مُّتَرَبِّصٞ فَتَرَبَّصُواْۖ فَسَتَعۡلَمُونَ مَنۡ أَصۡحَٰبُ ٱلصِّرَٰطِ ٱلسَّوِيِّ وَمَنِ ٱهۡتَدَىٰ ١٣٥

Скажи: «Все ждут, и вы подождите. Вы узнаете, кто идет прямой дорогой и следует прямым путем».

Thuaj: “Të gjithë janë duke pritur. Prisni atëherë edhe ju! - Mohuesit e Profetit e quanin atë gënjeshtar, thoshin: “Ai është veçse një poet, prandaj po presim derisa vdekja ta zhdukë!”. Thuaju: “Prisni, sepse edhe unë po pres bashkë me ju!”. [Tur 30, 31]. Ndërsa në këtë ajet thuhet: “Të gjithë janë duke pritur, prandaj prisni edhe ju!” Pra, prisni që unë të vdes, sepse edhe unë po pres që ju t’ju përfshijë ndëshkimi i Zotit. Por ne presim veç mirësi prej Allahut, siç thotë ajeti kuranor: “Thuaj: “Asgjë nuk do të na ndodhë, përveç asaj që ka caktuar Allahu për ne; Ai është Mbrojtësi ynë”. Prandaj, vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët! Thuaj: “E çfarë prisni për ne, përveçse njërës nga dy të mirat (therori ose fitore)? Ndërsa ne presim për ju që Allahu t’ju godasë me një dënim prej Tij, ose prej duarve tona. Prisni atëherë, sepse edhe ne së bashku me ju po presim!”” [Teube 51, 52].Së shpejti ju do ta dini se kush ishin ndjekësit e rrugës së drejtë dhe se kush ishin ata që u udhëzuan në të vërtetën.”. - Ata që ndjekin rrugën e drejtë të shpallur nga Zoti, ata janë të shpëtuarit dhe njëkohësisht ata që kanë fituar mbarësi në këtë botë dhe në ahiret. Ndërsa ata që e shpërfillin këtë rrugë do të jenë në humbje dhe dëshpërim. Dihet mirë se Profeti i Zotit dhe pasuesit e tij e gjetën rrugën e drejtë dhe do të jenë në kopshtet e mirësisë përjetësisht, ndryshe nga armiqtë e tyre, që do të përfundojnë në Xhehenem pa shpresë për shpëtim. Allahu është më i ditur.

Текст: Quranic Universal Library (Tarteel) через spa5k/tafsir_api (MIT), в зафиксированной версии. Аяты: Quran Foundation. Источники и лицензии

Содержание

Аят аль-Курси36Аль-Кахфстр. 42джуз 15Бухари 1Муслим 2999

Вид

Тема
Размер текста
Вид

Read in English