Ас-СаадиАль‑Хаджж · 22:1–28

Ас-Саади · Тафсир · на албанском

الحج

Аль-Хаджж

Паломничество · Мединская · 78 аятов

22:1Страница 332

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ ٱتَّقُواْ رَبَّكُمۡۚ إِنَّ زَلۡزَلَةَ ٱلسَّاعَةِ شَيۡءٌ عَظِيمٞ ١

О люди! Бойтесь вашего Господа! Воистину, сотрясение Часа является ужасным событием.

O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj! -Allahu i Madhëruar u drejton të gjithë njerëzve një urdhër të rëndësishëm. Ata duhet t’i frikësohen dhe të jenë të devotshëm ndaj Allahut, i cili është Zoti i tyre, që kujdeset për ta, duke u dhënë shumë mirësi, të shfaqura dhe të fshehta. Ai e meriton që t’i frikësohemi dhe të jemi të devotshëm ndaj Tij. Devotshmëria dhe frika ndaj Allahut kërkon që njerëzit t’i largohen shirkut, shkeljes së kufijve dhe mosbindjes ndaj Tij. Gjithashtu, ata duhet të zbatojnë të gjitha urdhëresat, sa të kenë mundësi. Pastaj, Allahu i Madhëruar bën diçka, që i ndihmon njerëzit për të kompletuar devotshmërinë dhe i paralajmëron që të kenë kujdes dhe të mos e cenojnë atë. Ai përshkruan skenat e Ditës së Gjykimit, duke thënë:Me të vërtetë, dridhja e Orës(së Kijametit)do të jetë një ngjarje e tmerrshme. -Askush veç Zotit nuk mund ta dijë madhështinë dhe realitetin e asaj dite. Kur të ndodhë Kijameti, toka do të dridhet frikshëm. Malet do të përplasen me njëri-tjetrin dhe do të bëhen pluhur nga goditjet e mëdha. Njerëzit do të ndahen në tri grupe. Ajo është dita kur qielli do të çahet e shpërbëhet, Dielli dhe Hëna do të mbështillen dhe errësohen. Yjet do të bien dhe shpërndahen. Tmerret e asaj dite do të mbushin çdo shpirt me frikë e ankth të papërshkrueshëm. Frika e asaj dite do t’i mbushte me thinja edhe fëmijët më të vegjël. Edhe më i forti do të shkrihet e zbutet.

22:2Страница 332

يَوۡمَ تَرَوۡنَهَا تَذۡهَلُ كُلُّ مُرۡضِعَةٍ عَمَّآ أَرۡضَعَتۡ وَتَضَعُ كُلُّ ذَاتِ حَمۡلٍ حَمۡلَهَا وَتَرَى ٱلنَّاسَ سُكَٰرَىٰ وَمَا هُم بِسُكَٰرَىٰ وَلَٰكِنَّ عَذَابَ ٱللَّهِ شَدِيدٞ ٢

В тот день, когда вы увидите его, каждая кормящая мать забудет того, кого она кормила, а каждая беременная женщина выкинет свой плод. Ты увидишь людей пьяными, но они не будут пьяны, зато мучения от Аллаха будут тяжки.

Atë Ditë, kur ta shihni atë, çdo nënë do të braktisë foshnjën që ka për gjiri... -Aq e madhe do të jetë frika, saqë edhe nëna që ka dashuri të papërshkrueshme për fëmijën e saj të sapolindur, do ta braktisë atë nga tmerri, edhe pse foshnja nuk mund të jetojë dot pa të.dhe çdo shtatzënë do ta nxjerrë para kohe barrën e vet. -Kjo ndodh nga frika e madhe dhe e papërballueshme.Ju do t'i shihni njerëzit që duken si turmë të dehurish, ndonëse nuk janë të dehur. -Nëse i sheh njerëzit atë ditë, do të duken sikur janë të dehur nga pija, por në fakt nuk janë të dehur:Dhe shumë i ashpër do të jetë dënimi i Allahut. -Ndëshkimi ua ka dehur mendjen, ua ka tmerruar zemrën, aq sa ajo u arrin në fyt, ndërsa sytë u mbesin të hapur. Ajo është dita kur as prindi nuk e ndihmon dot fëmijën e vet dhe as fëmija nuk mund ta ndihmojë prindin, siç thotë Zoti: “Kur të vijë Ushtima, është dita kur njeriu ikën prej vëllait, nënës, babait, gruas dhe prej fëmijëve të vet. Atë ditë, çdo njeriu i mjafton çështja e vet.” [Abese 33 – 37]. Për atë ditë, Allahu thotë: “Për jobesimtarët, ajo do të jetë një ditë e vështirë. Atë ditë, zullumqari do të kafshojë duart e veta dhe do të thotë: “Oh, i mjeri unë, pse nuk ndoqa udhën e drejtë, së bashku me Profetin! Oh, i mjeri unë, të mos e kisha bërë filanin mik! Ai më largoi mua prej udhëzimit, pasi ai m’u paraqit. Shejtani është ai që e humb njeriun dhe e lë të vetmuar.” [Furkan 26 – 29]. Atë ditë do të nxihen fytyrat e keqbërësve dhe do të zbardhen fytyrat e besimtarëve. Do të vendosen peshoret, që peshojnë edhe grimcën më të vogël të veprave, të mira dhe të këqija. Atë ditë do të llogariten edhe qëllimet e njerëzve, të vogla a të mëdha. Mbi Xhehenem do të vendoset ura. Xheneti do t’u afrohet të devotshmëve, ndërsa zjarri do t’u afrohet keqbërësve, të devijuarve dhe të larguarve nga rruga e Zotit. Në përshkrimin e asaj dite, i Madhëruari thotë: “Ne kemi përgatitur zjarr të fortë për ata që nuk besojnë Ditën e Gjykimit. Kur ai (zjarri) t’i shohë prej së largu, ata do dëgjojnë prej tij zemërim dhe ulërimë. Kur të flaken në një vend të ngushtë të tij, të lidhur, do të kërkojnë të asgjësohen. “Mos e kërkoni asgjësimin vetëm një herë, por shumë herë! [Furkan 11 – 14]. Kur të thërrasin Zotin që t’i nxjerrë nga zjarri, Ai do t’u thotë: “Heshtni aty e mos më flisni!” [Mu’minun 108]. Ajo është dita kur Zoti Mëshirëplotë do të zemërohet dhe mbi ta do të zbresë dënimi i dhembshëm dhe i përjetshëm. Ata do do të humbasin çdo shpresë për shpëtim. Të gjitha veprat e tyre do të dalin, pa asnjë përjashtim, sado të vogla qofshin. Ndërsa të devotshmit do të jenë në Xhenet, ku do të lumturohen mes mirësive e kënaqësive, në përjetësi, siç thotë i Madhëruari: “Ai (Xhehenemi) është më i mirë apo Xheneti i përjetshëm, i cili u është premtuar si shpërblim të devotshmëve? Ai është përgatitur si shpërblim dhe do të jetë vendqëndrimi i tyre. Ata do të kenë atje gjithçka që dëshirojnë dhe do të jenë të përjetshëm. Ky është një premtim i Zotit tënd, që Ai nuk e thyen.” Çdo njeri i logjikshëm që e di se kjo ditë do të vijë, duhet të përgatitet për të ashtu si i takon dhe kurrë nuk duhet të mashtrohet nga ëndrrat boshe dhe të lërë përpjekjen për ahiret. Devotshmëria ndaj Zotit duhet të jetë synimi, frika ndaj Tij duhet të jetë nxitësi, ndërsa dashuria për Zotin dhe përmendja e Tij të jenë shpirti dhe gjallëruesi i adhurimeve të tij.

22:3Страница 332

وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يُجَٰدِلُ فِي ٱللَّهِ بِغَيۡرِ عِلۡمٖ وَيَتَّبِعُ كُلَّ شَيۡطَٰنٖ مَّرِيدٖ ٣

Среди людей есть такие, которые спорят об Аллахе, не имея знаний, и следуют за всяким мятежным дьяволом.

Dhe megjithatë, ka prej njerëzve që diskutojnë(polemizojnë)për Allahun pa kurrfarë dije dhe ndjekin çdo shejtan kryeneç (në rebelimin e tij). -Ka njerëz që ndjekin rrugën e devijuar të humbjes. Ata polemizojnë kundër të vërtetës dhe mbrojnë të kotën. Ata synojnë të përhapin të kotën dhe luftojnë kundër të vërtetës, ndërkohë që nuk kanë asnjë argument dhe dituri. E vetmja gjë që bëjnë është ndjekja e gjurmëve të udhëheqësve të tyre të humbur, shejtanë të rebeluar kundër Zotit dhe kundër profetëve të Tij. Ata janë të mbushur me urrejtje, armiqësi dhe inat kundër Allahut dhe profetëve. Këta janë udhëheqës, që i ftojnë pasuesit e tyre për në Xhehenem.

22:4Страница 332

كُتِبَ عَلَيۡهِ أَنَّهُۥ مَن تَوَلَّاهُ فَأَنَّهُۥ يُضِلُّهُۥ وَيَهۡدِيهِ إِلَىٰ عَذَابِ ٱلسَّعِيرِ ٤

Ему было предписано, что любого, кто сочтет его своим покровителем и помощником, он введет в заблуждение и приведет к мучениям в Пламени.

Është e shkruar se kushdo që i nënshtrohet atij(shejtanit), ai ka për ta çuar në humbje dhe në Dënimin e zjarrit(të ndezur fort). -Allahu i Madhëruar e ka përcaktuar që ky shejtan i rebeluar të ketë mundësi të devijojë këdo që e dëgjon dhe ndjek hapat e tij. Ai ka mundësi që t’i largojë nga rruga e drejtë ata që i binden, ata që e bëjnë mik dhe që ia besojnë atij punët e tyre. Allahu i Madhëruar thotë: “...ai ka për ta çuar në humbje dhe në vuajtjen e zjarrit të madh.” Sepse ai është mbështetësi dhe partneri i bindur i Iblisit të mallkuar. Allahu i Madhëruar ka thënë për Iblisin: “Shejtani është armiku juaj, prandaj edhe ju konsiderojeni si armik! Ai i thërret pasuesit e vet, për t’i bërë banorë të Xhehenemit.” [Fatir 6]. Ata që polemizojnë kundër të vërtetës nëpërmjet kotësive bëjnë njëherazi dy të liga. Ata humbin veten e tyre dhe kanë marrë përsipër të humbin edhe njerëzit e tjerë. Ata janë ndjekësit besnikë të shejtanit rebel. Këta të mjerë janë zhytur në errësira të thella e të shumta njëra mbi tjetrën. Kështu janë të gjitha grupacionet e kufrit dhe të bidateve. Ata janë pasues të verbër të të parëve të tyre dhe polemizojnë kundër të vërtetës me kotësi dhe me mashtrime.

22:5Страница 332

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ إِن كُنتُمۡ فِي رَيۡبٖ مِّنَ ٱلۡبَعۡثِ فَإِنَّا خَلَقۡنَٰكُم مِّن تُرَابٖ ثُمَّ مِن نُّطۡفَةٖ ثُمَّ مِنۡ عَلَقَةٖ ثُمَّ مِن مُّضۡغَةٖ مُّخَلَّقَةٖ وَغَيۡرِ مُخَلَّقَةٖ لِّنُبَيِّنَ لَكُمۡۚ وَنُقِرُّ فِي ٱلۡأَرۡحَامِ مَا نَشَآءُ إِلَىٰٓ أَجَلٖ مُّسَمّٗى ثُمَّ نُخۡرِجُكُمۡ طِفۡلٗا ثُمَّ لِتَبۡلُغُوٓاْ أَشُدَّكُمۡۖ وَمِنكُم مَّن يُتَوَفَّىٰ وَمِنكُم مَّن يُرَدُّ إِلَىٰٓ أَرۡذَلِ ٱلۡعُمُرِ لِكَيۡلَا يَعۡلَمَ مِنۢ بَعۡدِ عِلۡمٖ شَيۡـٔٗاۚ وَتَرَى ٱلۡأَرۡضَ هَامِدَةٗ فَإِذَآ أَنزَلۡنَا عَلَيۡهَا ٱلۡمَآءَ ٱهۡتَزَّتۡ وَرَبَتۡ وَأَنۢبَتَتۡ مِن كُلِّ زَوۡجِۭ بَهِيجٖ ٥

О люди! Если вы сомневаетесь в воскрешении, то ведь Мы сотворили вас из земли, потом - из капли, потом - из сгустка крови, потом - из разжеванного кусочка, сформировавшегося или не сформировавшегося. Так Мы разъясняем вам истину. Мы помещаем в утробах то, что желаем, до назначенного срока. Потом Мы выводим вас младенцами, чтобы вы могли достигнуть зрелого возраста. Одни из вас умирают, другие же возвращаются в жалкую старость и забывают все, что знали. Ты видишь безжизненную землю. Но стоит Нам ниспослать на нее воду, как она приходит в движение, набухает и порождает всякие прекрасные растения.

O njerëz! Nëse ju dyshoni në Ringjalljen, atëherë(dijeni se)Ne ju krijuam prej dheu, pastaj prej një pike fare, pastaj prej një droçke gjaku, pastaj sa një copë mishi e përtypur, që mund të bëhet një krijesë e plotë ose e paplotë, për t'jua bërë të qartë(Fuqinë Tonë). -Nëse jeni në dyshim dhe të paqartë për ringjalljen, se si mund të ndodhë ajo, do t’ju tregojmë argumentet. Në fakt, është detyrë për ju që ta besoni Zotin dhe lajmet që ju sjellin profetët e Tij, por ju vazhdoni të keni dyshime. Po ju japim dy argumente logjike, që ju i dëshmoni vazhdimisht. Secili prej tyre tregon qartë vërtetësinë e asaj që ju e vini në dyshim. Këto argumente duhet të largojnë pikëpyetjet nga zemrat tuaja.Fuqia e krijimit të njeriut për herë të parë. Ai që e krijoi njeriu në fillim është i plotfuqishëm që ta ribëjë atë. Për të na dhënë këtë mesazh, i Madhëruari thotë: “Ne ju krijuam prej dheu...”. Ky ishte fillimi i krijimit të njeriut. Pastaj vijoi shumimi i njerëzve përmes një mënyre tjetër të përcaktuar nga Zoti. Në vijim, Zoti i Lartësuar përmend fazat nëpër të cilat kalon kjo krijesë e re, kur del në botë: “...pastaj prej një pike fare, pastaj prej një droçke gjaku, pastaj prej një kafshate mishi, që mund të bëhet një krijesë e plotë ose e paplotë...” Lloji njerëzor shumohet prej një pikë fare, që depërton te vezoret e nënës. Ajo më pas, me lejen dhe rregullin e vendosur nga Krijuesi, kthehet në "një droçkë gjaku" të kuq. Pastaj ky gjak i kuq kthehet në një copë mishi, që ngjan si një kafshatë mishi e përtypur. Pastaj ajo “copë mishi” kalon në faza të ndryshme. Në fund, Zoti thotë: “...që mund të bëhet një krijesë e plotë ose e paplotë...". Pra, herë merr formën e plotë të një fetusi njeriu brenda barkut të nënës, dhe herë ndërpritet para se të kompletohet krijimi. Kështu, Allahu i Madhëruar na qartëson se çfarë fuqie dhe pushteti ka Ai. Ai thotë: “...për t'jua bërë të qartë.” Pra, për t’ju sqaruar origjinën e ekzistencës tuaj dhe pushtetin e plotë të Allahut të Lartësuar. Ai është i Plotfuqishëm që ta plotësojë krijimin tuaj në një çast të vetëm, por nëpërmjet këtyre fazave, Ai tregon urtësinë e Tij të plotë, pushtetin e tij të madh dhe mëshirën e Tij të gjerë.Ne e bëjmë që të rrijë në mitër atë që dëshirojmë deri në kohën e caktuar(për lindje). -Ne e bëjmë të vazhdojë zhvillimin në mitër atë që dëshirojmë të vazhdojë deri në një afat të caktuar, që është koha e shtatzanisë.Pastaj Ne ju nxjerrim si foshnja(pastaj ju japim jetë)në mënyrë që të arrini moshën e pjekurisë. -Nga barku i nënave tuaja, ju nxjerrim foshnja të dobëta, që nuk dinë asgjë. Allahu vë në shërbimin tuaj nënat, që t’ju shërbejnë me dashuri e mëshirë. Ai ju ushqen përmes gjirit të tyre. Pastaj vazhdoni të kaloni nga një fazë në tjetrën, derisa arrini në moshën e pjekurisë të plotë në aspektin fizik dhe mendor.Ka prej jush që vdesin herët,... -Disa vdesin pa arritur moshën e pjekurisë dhe të tjerë e kalojnë këtë moshë e jetojnë derisa plaken dhe i harrojnë të gjitha. Allahu e quan këtë moshë “erdhelul umr”(mosha më e përçmuar), sepse ajo është periudha kur njeriu humbet mendjen dhe forcën trupore....e disa të tjerë jetojnë deri në pleqëri të thellë, aq sa të mos dijnë asgjë nga dija që kanë pasur. -Në këtë moshë njeriu nuk mban mend asgjë nga ato që dinte më parë, sepse mendja e tij dobësohet. Kështu, njeriu preket dy herë nga dobësia dhe paaftësia: në kohën e fëmijërisë dhe në kohën e pleqërisë, siç thotë Allahu i Madhëruar: “Allahu ju krijon në një gjendje të dobët, pastaj pas asaj dobësie, ju jep fuqi, e pas fuqisë, jep dobësi e pleqëri. Ai krijon çfarë të dojë. Ai është i Gjithëdituri dhe i Plotpushtetshmi.” [Rum 54]. Argumenti i dytë është ngjallja e tokës, pasi është bërë e shkretë e pa jetë. Allahu i Madhëruar thotë:Ti e sheh tokën të tharë e pa jetë. –E sheh të shkretë e të pluhurosur, pa asnjë bimësi e jetë.Por, kur Ne i lëshojmë shiun ajo trazohet(nga bimët), mbufatet gjelbërohet dhe nxjerr gjithfarë çifte bimësh të këndshme. –Me t’i hedhur ujin, ajo fillon të lëvizë dhe të gjallërohet, duke rritur bimësinë, që Zoti e përshkruan si behixh, pra, që i kënaq shikuesit dhe ata që meditojnë në atë pamje. Këto janë dy argumente të qarta dhe të prera, që tregojnë për vërtetësinë e çështjeve që do të përmenden në vijim. Krijimi i llojit njerëzor ashtu siç u përshkrua dhe ngjallja e tokës pas shkretimit të saj tregojnë se:

22:6Страница 333

ذَٰلِكَ بِأَنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلۡحَقُّ وَأَنَّهُۥ يُحۡيِ ٱلۡمَوۡتَىٰ وَأَنَّهُۥ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ ٦

Это происходит, потому что Аллах является Истиной, оживляет мертвых и способен на всякую вещь,

Kjo është kështu sepse Allahu është e Vërteta,... –Allahu është i vetmi Krijues, Sundues, Furnizues e Rregullues i çështjeve të krijesave, dhe për këtë arsye është i Vetmi që meriton adhurimin. Askush nuk meriton adhurimin veç Allahut. Vetëm adhurimet përkushtuar Atij janë të vërteta dhe të vlefshme, ndërsa adhurimi i gjithçkaje tjetër është i kotë dhe i pavlerë....se Ai i ringjall të vdekurit... -Ai do t’i ringjallë të vdekurit e do t’i risjellë në jetë, ashtu sikurse e filloi krijimin nga hiçi dhe ashtu siç e ringjall tokën pasi është shkretuar.... dhe se është Ai që ka Fuqi për gjithçka. -Allahu ju tregon pushtetin e plotë në krijimin e Tij. Gjithashtu, ato shembuj tregojnë se:

22:7Страница 333

وَأَنَّ ٱلسَّاعَةَ ءَاتِيَةٞ لَّا رَيۡبَ فِيهَا وَأَنَّ ٱللَّهَ يَبۡعَثُ مَن فِي ٱلۡقُبُورِ ٧

потому что Час, в котором нет сомнения, непременно наступит и потому что Аллах воскресит тех, кто в могилах.

Nuk ka dyshim se Ora(Kijameti)do të vijë patjetër... -Ai nuk duket larg ose i pamundur me pushtetin absolut të Allahut.... dhe Allahu do t’i ngjallë të gjithë ata që janë në varre(të vdekurit). - Pastaj do t’i shpërblejë sipas veprave të tyre të mira ose të këqija.

22:8Страница 333

وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يُجَٰدِلُ فِي ٱللَّهِ بِغَيۡرِ عِلۡمٖ وَلَا هُدٗى وَلَا كِتَٰبٖ مُّنِيرٖ ٨

Среди людей есть такой, который спорит об Аллахе, не имея ни знаний, ни верного руководства, ни освещающего Писания.

E megjithatë ka prej njerëzveqë polemizojnë rreth Allahut, pa kurrfarë diturije, pa udhëzim dhe pa Libër të Ndritur. -Këtu bëhet fjalë për polemikën e shejtanëve të mallkuar dhe të rebeluar kundër Zotit. Në ajete e mësipërme u fol për ata që janë pasues të shejtanëve, ndërsa në këto ajete flitet për shejtanët që polemizojnë kundër të vërtetës dhe ftojnë në devijime e bidate. Allahu i Madhëruar na tregon se: “Ka njerëz që polemizojnë rreth çështjes së Allahut, pa ditur asgjë, pa patur udhëzim dhe libër të ndritur.” Ata polemizojnë nëpërmjet të kotës kundër profetëve të Zotit dhe pasuesve të tyre të denjë. Nëpërmjet të kotës, ata duan të mposhtin të vërtetën. Ata polemizojnë, siç thotë Zoti, pa patur dituri të saktë dhe pa pasur udhëzim dhe dritë nga Ai. Në polemikat e tyre nuk mbështeten në ndonjë udhëzues, as në logjikë të pastër dhe as në ndonjë njeri të udhëzuar, që ndjek Shpalljen e Zotit. Ata nuk kanë as “libër të ndritur”. Ata nuk kanë as argumente logjike dhe as fetare. Ata ndjekin veçse hamendësime e dyshime, që ua inspiron shejtani i mallkuar, siç thotë i Madhëruari: “Shejtanët i nxisin miqtë e tyre që të polemizojnë me ju. Nëse ju u bindeni atyre, atëherë do të jeni si ata." [En’am 121].

22:9Страница 333

ثَانِيَ عِطۡفِهِۦ لِيُضِلَّ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِۖ لَهُۥ فِي ٱلدُّنۡيَا خِزۡيٞۖ وَنُذِيقُهُۥ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ عَذَابَ ٱلۡحَرِيقِ ٩

Он надменно поворачивает шею, чтобы сбить других с пути Аллаха. Ему уготован позор в этом мире, а в День воскресения Мы дадим ему вкусить мучения от обжигающего Огня.

Ata kthejnë kokën mënjanë(me mospërfillje), e përpiqen t’i largojnë njerëzit nga rruga e Allahut. -Ata kthejnë shpinën, duke treguar mendjemadhësi ndaj të vërtetës dhe duke nënçmuar të tjerët. Ata janë kryeneçë, të fryrë me mendjemadhësi dhe të vetëkënaqur me ato njohuri të padobishme që zotërojnë. Ata nënçmojnë pasuesit e së vërtetës dhe atë që ata pasojnë. Kështu sillen këta fatzinj, për t’i humbur njerëzit nga rruga e Zotit. Ata ftues në të kotën. Të tillë janë të gjithë udhëheqësit e të kotës dhe të mohimit. Allahu i Madhëruar na tregon më pas për ndëshkimin e tyre në këtë botë dhe në botën tjetër, duke thënë:Ata do të poshtërohen në këtë jetë, ... -Ata do të turpërohen që në këtë jetë, para jetës tjetër. Kjo është një nga shenjat më të habitshme, që Zoti na jep në këtë botë: çdokush që fton në kufër dhe humbje është shumë i urryer nga njerëzit dhe mbulohet nga mallkimet dhe poshtërimet e tyre, që është mëse e meritueshme për të. Çdokujt i jepet ndëshkim sipas gjendjes së tij. Ndërsa për ahiretin, Allahu thotë:... ndërsa në Ditën e Kijametit Ne do t'i bëjmë që të shijojnë dënimin e djegies(nga zjarri i ndezur fort). -Të tillët do të vuajnë djegien më të madhe të padurueshme dhe përvëluese të Xhehenemit.

22:10Страница 333

ذَٰلِكَ بِمَا قَدَّمَتۡ يَدَاكَ وَأَنَّ ٱللَّهَ لَيۡسَ بِظَلَّٰمٖ لِّلۡعَبِيدِ ١٠

Ему будет сказано: «Это - за то, что приготовили твои руки, ведь Аллах не поступает несправедливо с рабами».

(E do t'u thuhet)Këtë(e merituat), për shkak të asaj që bënë duart tuaja dhe Allahu nuk është i padrejtë ndaj robërve . -Kjo është ajo që e meritove nga duart e tua, o njeri i padrejtë! Allahu është i Drejtë dhe do ta shpërblejë njeriun sipas veprave që ka bërë. Allahu nuk i bën padrejtësi askujt, as duke ia cenuar të mirat dhe shpërblimin për to dhe as duke ia shtuar të këqijat e ndëshkimin për to.

22:11Страница 333

وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يَعۡبُدُ ٱللَّهَ عَلَىٰ حَرۡفٖۖ فَإِنۡ أَصَابَهُۥ خَيۡرٌ ٱطۡمَأَنَّ بِهِۦۖ وَإِنۡ أَصَابَتۡهُ فِتۡنَةٌ ٱنقَلَبَ عَلَىٰ وَجۡهِهِۦ خَسِرَ ٱلدُّنۡيَا وَٱلۡأٓخِرَةَۚ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلۡخُسۡرَانُ ٱلۡمُبِينُ ١١

Среди людей есть и такой, который поклоняется Аллаху, находясь на грани между верой и неверием. Если ему достается добро, то благодаря этому он чувствует себя уверенно; если же его постигает искушение, то он оборачивается вспять. Он теряет как этот мир, так и Последнюю жизнь. Это и есть очевидный убыток!

Ka prej njerëzve nga ata që e adhurojnë Allahun luhatshëm. -Ka njerëz që kanë iman të dobët. Besimi ende nuk ka zenë vend në zemrat e tyre e të hyjë thellë në to. Mbase kanë njëfarë imani, që ka hyrë ose nga frika, ose në formë tradite e zakoni, por që nuk ka aspak qëndrueshmëri në kohë vështirësie e sprovash. Duke i përshkruar këta, Allahu i Madhëruar thotë:Nëse u vjen ndonjë e mirë ata qetësohen me të. -Nëse gëzojnë mirësitë e Zotit dhe nuk u ndodh ndonjë e keqe, ata gjejnë kënaqësi e prehje. Kjo kënaqësi e prehje nuk është nga imani, por nga mirësitë e kësaj jete. Allahu i Madhëruar mbase i ruan nga të këqijat, që ata të mos largohen nga feja dhe besimi. Por kur i godasin sprovat, duke u ndodhur ndonjë fatkeqësi ose kur u largohet ndonjë mirësi, ata tjetërsohen. Thotë i Madhëruari:Por nëse u vjen ndonjë sprovë, ata kthehen në fytyrën e vet të vërtetë dhe e humbasin edhe dynjanë, edhe ahiretin. -Në të tilla kushte, ata e braktisin fenë dhe besimin, dhe kështu shkatërrojnë dynjanë dhe ahiretin e tyre. Në këtë jetë nuk kanë për të arritur kurrë atë që shpresojnë të arrijnë përmes lënies së fesë. Të mjerët mendojnë se, duke lënë fenë, do të mund të arrijnë atë që kërkojnë nga dynjaja. Por çdo përpjekje e tyre do të dështojë dhe prej kësaj bote do të marrin veçse aq sa është paracaktuar për ta. Ndërsa në ahiret është e kuptueshme humbja e tyre. Ata do të privohen nga Xheneti, gjerësia e të cilit është sa hapësira mes qiejve dhe tokës. Ai meritojnë vetëm Zjarrin.Kjo është humbja e qartë. -Ky është shkatërrimi dhe humbja e qartë. Ata kanë humbur çdo të mirë dhe janë zhytur në ndëshkim.

22:12Страница 333

يَدۡعُواْ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَا لَا يَضُرُّهُۥ وَمَا لَا يَنفَعُهُۥۚ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلضَّلَٰلُ ٱلۡبَعِيدُ ١٢

Вместо Аллаха он взывает к тому, что не приносит ему ни вреда, ни пользы. Это и есть глубокое заблуждение!

Në vend të Allahut, ata u luten atyre që nuk mund t’u bëjnë as dëm e as dobi. Kjo është humbja e qartë. -Ata të mjerë nuk i luten Zotit, por çdo gjëje tjetër që nuk mund t’u sjellë as dëm e as dobi. Ky është përshkrimi i çdo gjëje që të paditurit lusin dhe e adhurojnë veç Allahut. Idhujt nuk bëjnë dot as mirë e as keq, as për veten e vet dhe as për të tjerët. Kjo është humbja më e thellë. Ata i kanë kthyer shpinën adhurimit të Allahut, që ka në dorë të bëjë mirë dhe keq. Ai është i Pasuri, që i dhuron të gjitha pasuritë. Të mjerët e lënë adhurimin e të Plotpushtetshmit dhe i kushtohen adhurimit të të dobtëve, që nuk kanë asgjë në dorë. Madje, shpresat dhe lutjet e tyre ua rëndojnë më shumë gjendjen, siç thotë Allahu i Lartësuar:

22:13Страница 333

يَدۡعُواْ لَمَن ضَرُّهُۥٓ أَقۡرَبُ مِن نَّفۡعِهِۦۚ لَبِئۡسَ ٱلۡمَوۡلَىٰ وَلَبِئۡسَ ٱلۡعَشِيرُ ١٣

Он взывает к тому, кто может быстрее навредить, чем принести пользу. Плох такой господин! Плох такой товарищ!

Ata i luten atij, dëmi i të cilit është më afër se dobia e tij. -Dëmi i idhujtarisë në logjikë e trup, si në këtë jetë ashtu edhe në ahiret, është i njohur.Një ndihmëtar dhe shok shumë i keq (për ndihmë). -Sa i keq është ky i adhuruar dhe ata që i rrinë pas e shpresojnë më kot se do të ndihmohen. As të mira nuk u sjell dhe as nga të këqijat nuk i ruan. Kjo është një gjendje shumë e keqe dhe dëshpëruese.

22:14Страница 333

إِنَّ ٱللَّهَ يُدۡخِلُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُۚ إِنَّ ٱللَّهَ يَفۡعَلُ مَا يُرِيدُ ١٤

А тех, которые уверовали и совершали праведные деяния, Аллах введет в Райские сады, в которых текут реки. Воистину, Аллах поступает так, как пожелает.

Ata të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, sigurisht Allahu do t’i çojë në xhenete, nëpër cilët rrjedhin lumenj. -Më lart, Allahu i Madhëruar tregoi se ata që polemizojnë kundër të vërtetës janë dy llojesh: pasues të verbër dhe udhëheqës që ftojnë në humbje. Pastaj tregoi se edhe ata që cilësohen me iman janë gjithashtu dy llojesh. Te njëri grup, imani ende nuk ka hyrë në zemrat e tyre, ashtu sikurse e përmendëm më parë. Grupi i dytë, të cilët përmenden në këtë ajet, janë besimtarët e vërtetë. Ata e vërtetojnë imanin në zemër me veprat e mira. Allahu i Madhëruar na tregon se këta do t’i fusë në kopshte të Xhenetit, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. El Xhennedo të thotë diçka e fshehur nga shikimet. Xheneti është quajtur i tillë, sepse ka shumë kështjella, pemë e bimësi, të cilat mbajnë brenda banorët e lumtur.Allahu bën gjithçka që dëshiron. -Nëse dëshiron diçka, Ai e bën dhe asgjë nuk mund ta pengojë, ta ndalojë ose ta kundërshtojë. Ndër ato gjëra që Zoti i dëshiron është futja e besimtarëve në Xhenetin e Tij. Allahu na bëftë prej tyre, me mirësinë dhe bujarinë e Tij!

22:15Страница 333

مَن كَانَ يَظُنُّ أَن لَّن يَنصُرَهُ ٱللَّهُ فِي ٱلدُّنۡيَا وَٱلۡأٓخِرَةِ فَلۡيَمۡدُدۡ بِسَبَبٍ إِلَى ٱلسَّمَآءِ ثُمَّ لۡيَقۡطَعۡ فَلۡيَنظُرۡ هَلۡ يُذۡهِبَنَّ كَيۡدُهُۥ مَا يَغِيظُ ١٥

Кто полагает, что Аллах не окажет ему (Мухаммаду) помощи в этом мире и в Последней жизни, пусть подвяжет веревку к небу (или потолку), а затем перережет ее и посмотрит, устранит ли его хитрость то, что вызывает его ярость.

Kush mendon se Allahu nuk do ta ndihmojë atë(Muhamedin)në këtë jetë dhe në jetën tjetër, le të ngjitet me ndonjë mjet deri në qiell dhe le ta këpusë atë(ndihmën)! -Ndihma për këtë fe vjen nga qielli. Nëse dikush mendon se Allahu nuk ka për ta ndihmuar Profetin e Tij dhe se feja e Tij do të mposhtet dhe zhduket, le të ngjitet në qiell dhe le të shohë, a do të mund ta shkëpusë dot ndihmën e Zotit që vjen nga qielli?!Pastaj le të shikojë nëse intriga e tij po ia largon atë që po e mbush me mllef? -Le të shohë, a do t’i sjellin rezultatet e pritura intrigat dhe planet kundër Profetit, lufta kundër tij dhe përpjekjet për të shkatërruar fenë e Zotit? A do t’ia largojë, vallë, kjo përpjekje dëshpërimin që ia ka pushtuar shpirtin, kur të shohë përhapjen dhe lartësimin e kësaj feje në botë?! Jo, këto përpjekje kurrë nuk kanë për t'i sjellë atë që do dhe kjo kurrë nuk ka për të ndodhur. Ai i mjerë kurrë nuk do të mund t’ia largojë pikëllimin, edhe sikur të bëjë gjithçka që mundet. Ky ajet përmban një mesazh, që i drejtohet çdokujt që ka armiqësi kundër Profetit dhe përpiqet për të shuar fenë e tij. Ky është një mesazh i qartë për të gjithë ata që, me injorancë, mendojnë se përpjekjet e tyre do t’u sjellin ndonjë dobi. Mësojeni dhe dijeni mirë se, çfarëdo që të bëni dhe çfarëdo mase që të merrni në luftën kundër profetit Muhamed, ato nuk kanë për ta larguar dëshpërimin tuaj dhe kurrë nuk do të mund ta shkëpusni ndihmën e Zotit ndaj Profetit dhe fesë së tij. Allahu ju tregon një mënyrë, e cila, nëse do të ishte e mundur, është e vetmja rrugë për të arritur atë që kërkoni. Atëherë, gjeni një litar të mirë dhe lidheni në qiell, e pastaj ngjituni e ngjituni, derisa të arrini te portat, nga të cilat zbret ndihma për Profetin dhe fenë e tij, dhe mbyllini ato porta, që të ndërprisni ndihmën. Vetëm kështu do të mund ta shuani dëshpërimin dhe të realizoni qëllimin tuaj. Asnjë ndihmë tjetër nga krijesat nuk ka për t’ju sjellë zgjidhje. Por, sigurisht, kjo është e pamundur. Ky ajet është një sihariq i madh se Allahu do ta ndihmojë fenë dhe Profetin e Tij. Ai do t’i ndihmojë e dhurojë fitoren robërve të Tij besimtarë dhe do t’u këpusë çdo shpresë mohuesve, që përpiqen të shuajnë dritën e Tij me frymën e tyre. Allahu ka për ta plotësuar dritën e Tij, edhe pse këtë e urrejnë mohuesit, të cilët luftojnë e përpiqen me çdo mënyrë për ta penguar.

22:16Страница 334

وَكَذَٰلِكَ أَنزَلۡنَٰهُ ءَايَٰتِۭ بَيِّنَٰتٖ وَأَنَّ ٱللَّهَ يَهۡدِي مَن يُرِيدُ ١٦

Таким образом Мы ниспослали его (Коран) в виде ясных аятов, и Аллах ведет прямым путем того, кого пожелает.

Kështu Ne kemi zbritur argumente të qarta, dhe Allahu e udhëzon në rrugë të drejtë atë që Ai dëshiron. -Allahu na sqaron çdo çështje në Kur'an dhe bën që ajetet e tij të jenë të qarta e shumë të kuptueshme. Ato i tregojnë njeriut të gjitha qëllimet më të larta dhe çështjet e dobishme. Por gjithmonë të kujtoni një fakt shumë të rëndësishëm: udhëzimi është në dorë të Zotit. Atë që Zoti dëshiron ta udhëzojë, ai do të mund ta gjejë udhëzimin nëpërmjet këtij Kur'ani dhe ky libër do të jetë udhërrëfyesi, ndihma dhe drita e tij me të cilën ai bën përpara. Kurse ai të cilin Allahu nuk do ta udhëzojë, ai nuk ka për të besuar, edhe sikur t’i vijë çdo shenjë e argument që e kërkon. Atij nuk i bën dobi Kur'ani, madje ky libër do të jetë argument kundër këtij personi.

22:17Страница 334

إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَٱلَّذِينَ هَادُواْ وَٱلصَّٰبِـِٔينَ وَٱلنَّصَٰرَىٰ وَٱلۡمَجُوسَ وَٱلَّذِينَ أَشۡرَكُوٓاْ إِنَّ ٱللَّهَ يَفۡصِلُ بَيۡنَهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ شَهِيدٌ ١٧

В День воскресения Аллах рассудит между верующими, исповедующими иудаизм, сабиями, христианами, огнепоклонниками и многобожниками. Воистину, Аллах является Свидетелем всякой вещи.

Ditën e Kijametit, Allahu do të bëjë dallimin midis atyre që besuan(në Kur'an)dhe atyre që ishin jehudinj, sabejë, të krishterë, mexhusë dhe idhujtarë. Allahu di dhe sheh gjithçka. -Allahu i Madhëruar na tregon se, Ditën e Gjykimit, Ai do t’i tubojë të gjitha bashkësitë fetare: muslimanët, të krishterët, jehudët, sabiinët, zoroastrianët, idhujtarët etj. Të gjithë do të dalin para Zotit, i Cili do t’i gjykojë me drejtësi dhe do t’i shpërblejë sipas veprave të tyre, të cilat Ai i ka parë dhe regjistruar, prandaj thotë: “Allahu di dhe sheh gjithçka.”

22:18Страница 334

أَلَمۡ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ يَسۡجُدُۤ لَهُۥۤ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَن فِي ٱلۡأَرۡضِ وَٱلشَّمۡسُ وَٱلۡقَمَرُ وَٱلنُّجُومُ وَٱلۡجِبَالُ وَٱلشَّجَرُ وَٱلدَّوَآبُّ وَكَثِيرٞ مِّنَ ٱلنَّاسِۖ وَكَثِيرٌ حَقَّ عَلَيۡهِ ٱلۡعَذَابُۗ وَمَن يُهِنِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِن مُّكۡرِمٍۚ إِنَّ ٱللَّهَ يَفۡعَلُ مَا يَشَآءُ۩ ١٨

Неужели ты не видишь, что перед Аллахом падают ниц те, кто на небесах и на земле, солнце, луна, звезды, горы, деревья, животные и многие люди. А многие из них заслуживают мучений. Никто не окажет почтения тому, кого унизит Аллах. Воистину, Аллах поступает так, как пожелает.

A nuk e shikon ti se Allahut i nënshtrohet(i bën sexhde)gjithçka që është në qiej dhe gjithçka që është në Tokë; Dielli, Hëna, yjet, kodrat, drurët, kafshët dhe një numër i madh njerëzish? Por, janë shumë prej tyre që e meritojnë dënimin. Atë që e poshtëron Allahu askush nuk mund ta nderojë. Allahu bën atë që dëshiron. -A nuk di, o Profet, se Allahut i bie në sexhde dhe i është nënshtruar çdo gjë që është në qiell dhe në tokë? Melekët dhe krijesat më të mëdha, si dielli, hëna, yjet, malet, pemët dhe kafshët janë të përulur dhe të nënshtruar ndaj Tij. Ky lloj nënshtrimi është i përgjithshëm dhe asnjë krijesë nuk bën përjashtim në këtë aspekt. Por Allahut i përulen me vullnet të lirë edhe shumë njerëz besimtarë. Nga ana tjetër, për shumë njerëz është bërë i meritueshëm ndëshkimi. Ata do të jenë të poshtëruar, dhe atë që Allahu e poshtëron, nuk ka për ta nderuar kush. Allahu bën çfarë dëshiron me krijesat, sipas urtësisë së Tij. Marrë nga Tefsir el Mujeser.

22:19Страница 334

۞ هَٰذَانِ خَصۡمَانِ ٱخۡتَصَمُواْ فِي رَبِّهِمۡۖ فَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ قُطِّعَتۡ لَهُمۡ ثِيَابٞ مِّن نَّارٖ يُصَبُّ مِن فَوۡقِ رُءُوسِهِمُ ٱلۡحَمِيمُ ١٩

Вот две тяжущиеся группы, которые препирались по поводу своего Господа. Для тех, которые не уверовали, выкроят одеяния из Огня, а на головы им будут лить кипяток.

Këta janë dy kundërshtarë(besimtarë dhe jobesimtarë) që polemizojnë rreth Zotit të tyre. -Secili pretendon se është me të vërtetën, por Allahu bën ndarjen mes tyre duke thënë:

22:20Страница 334

يُصۡهَرُ بِهِۦ مَا فِي بُطُونِهِمۡ وَٱلۡجُلُودُ ٢٠

От него будут плавиться их внутренности и кожа.

Por, atyre që nuk besuan, do t'u qepen rroba prej zjarri dhe mbi kokat e tyre u hidhet ujë i valë. Me atë do t'u digjet(e shkrihet) krejt ç’ka brenda trupit të tyre dhe lëkurat. -Në fjalën “atyre që nuk besuan” përfshihen të gjithë ata që mohojnë të vërtetën, qofshin hebrenj, të krishterë, zjarrputistë, sabiinë e idhujtarë. Pra, të gjithë këtyre do t’u qepen “rroba prej zjarri”. Atyre do t’u vishen rroba prej katrani dhe do t’u ndizet trupi zjarr, që ta ndiejnë djegien nga të gjitha drejtimet. Përveç kësaj, do t’u hidhet ujë i valë mbi koka. Nga ky ujë u shkrihen të gjitha çfarë kanë në bark dhe lëkura. Atyre do t’u shkrihen zorrët, dhjami, mishi e çdo gjë tjetër, nga nxehtësia e madhe.

22:21Страница 334

وَلَهُم مَّقَٰمِعُ مِنۡ حَدِيدٖ ٢١

Для них уготованы железные палицы.

Për ata janë edhe topuzët e hekurt. - Ata do të vuajnë ndëshkimin nga melekët, që janë të ashpër e të vrazhdë e që i godasin me kamzhikë e topuzë të hekurt, duke i torturuar.

22:22Страница 334

كُلَّمَآ أَرَادُوٓاْ أَن يَخۡرُجُواْ مِنۡهَا مِنۡ غَمٍّ أُعِيدُواْ فِيهَا وَذُوقُواْ عَذَابَ ٱلۡحَرِيقِ ٢٢

Каждый раз, когда они захотят выбраться оттуда и избавиться от печали, их вернут обратно. Вкусите мучения от обжигающего Огня!

Sa herë që përpiqen të dalin prej tij nga vuajtjet e padurueshme, do të kthehen me dhunë në të dhe(do t'u thuhet): “Vuajeni Dënimin Përvëlues!” -Atyre nuk do t’u lehtësohet dënimi dhe nuk do t’u jepet ndonjë pushim. Atyre do t’u thuhen fjalë poshtëruese, që i torturojnë edhe më shumë, si: “Vuajeni dënimin përvëlues!” Ky është një dënim që përvëlon zemrat dhe trupin.

22:23Страница 334

إِنَّ ٱللَّهَ يُدۡخِلُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ يُحَلَّوۡنَ فِيهَا مِنۡ أَسَاوِرَ مِن ذَهَبٖ وَلُؤۡلُؤٗاۖ وَلِبَاسُهُمۡ فِيهَا حَرِيرٞ ٢٣

А тех, которые уверовали и совершали праведные деяния, Аллах введет в Райские сады, в которых текут реки. Там они будут украшены золотыми браслетами и жемчугом, а их одеяния будут из шелка.

Allahu i vendos në Xhenete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ata që besuan dhe bënë vepra të mira. -Është e ditur se ky përshkrim u shkon për shtat veçse muslimanëve dhe askujt tjetër. Vetëm muslimanët i kanë besuar të gjithë librat e shpallur nga Zoti dhe të gjithë profetët e dërguar nga Ai. Duke treguar kënaqësitë e tyre, Zoti thotë:Aty do të stolisen me byzylykë të artë e me margaritarë dhe veshjet e tyre do të jenë të mëndafshta. -Atyre u vendosen nëpër duar stoli e zbukurime. Zbukurimet e arta atje u vendosen edhe burrave edhe grave. Madje, Allahu i Lavdëruar thotë: “...dhe veshjet e tyre do të jenë të mëndafshta.”. Kënaqësitë e tyre do të jenë të plota dhe ata do të shijojnë çdo lloj ushqimi të mirë e të shijshëm që u vjen në lloje të shumta dhe të ndryshme. Për këtë tregon fjala ‘xhenat’, e cila është në numrin shumës. Edhe lumenjtë që rrjedhin atje janë me ujë të kulluar, me qumësht, me mjaltë dhe me pije të shijshme. Në fund përmenden edhe llojet e shumta të veshjeve dhe stolive të rralla dhe shumë të bukura. Të gjitha këto iu jepen sepse:

22:24Страница 335

وَهُدُوٓاْ إِلَى ٱلطَّيِّبِ مِنَ ٱلۡقَوۡلِ وَهُدُوٓاْ إِلَىٰ صِرَٰطِ ٱلۡحَمِيدِ ٢٤

Их научили благим словам и наставили на путь Достохвального.

Ata u udhëzuan për (të folur)fjalët më të mira dhe u udhëzuan në rrugën e Atij që i meriton (të gjitha)lavdërimet. -Këta të zgjedhur janë udhëzuar plotësisht në të gjitha drejtimet: në fjalët, veprat dhe qëllimet e tyre. Allahu thotë: “Ata janë udhëzuar për fjalët më të mira...”. Nuk ka dyshim se fjala më e mirë dhe më e shpërblyeshme që ata thonë është fjala e teuhidit: “La ilahe il-l’Allah!” (Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Allahut). Pastaj vijnë sipas rëndësisë së tyre të gjitha fjalët e tjera, me të cilat kujtohet e lavdërohet Allahu ose që thuhen për bamirësi ndaj krijesave. Më pas, Allahu i Madhëruar thotë: “...dhe janë drejtuar në rrugën e veprave të lavdërueshme.” Pra, rruga e tyre ishte ajo e të lavdëruarve, një rrugë e lavdishme dhe e zgjedhur. Kjo është rruga e tyre, që simbolizon Sheriatin. E gjithë feja e Zotit është e ndërtuar mbi urtësinë dhe është e lavdëruar në të gjitha aspektet. Ajo urdhëron veçse për mirë dhe ndalon nga e keqja. Ajo është një ligj që është i ruajtur si nga teprimi, ashtu edhe nga mangësitë e cenimi. Kjo fe ndërtohet mbi dy baza të forta: dituria e dobishme, e saktë, e vërtetë dhe veprat e mira sipas kësaj diturie e me sinqeritet për Krijuesin. Ky ishte njëri nga kuptimet e ajetit. Pra, në këtë rast epiteti “e lavdishme” është për rrugën. Kështu: “janë drejtuar në rrugën e lavdishme”. Ndërsa kuptimi tjetër është: “janë drejtuar në rrugën e të Lavdëruarit” . Pra, El Hamid merret si cilësi e Allahut. Shpesh Allahu e quan rrugën e drejtë si “Rruga e Tij”, sepse kjo rrugë të çon drejt Allahut, nëse e ndjek me besnikëri e sinqeritet. Përdorimi i emrit të Allahut “El Hamid”, na jep të kuptojmë se këta të zgjedhur janë drejtuar në këtë rrugë nëpërmjet lavdërimit, përlëvdimit e falënderimit të Zotit, por, sigurisht, edhe nëpërmjet mëshirës e bamirësisë së Tij ndaj tyre. Për këtë arsye, këta të lumtur do të thonë në Xhenet: “I lavdëruar qoftë Allahu, i Cili na udhëzoi për këtë (lumturi). Ne kurrë nuk do të mund ta gjenim udhëzimin, sikur të mos na drejtonte Allahu! Vërtet, të dërguarit e Zotit na e sollën të vërtetën!” Dhe ata do të dëgjojnë thirrjen: “Ky është Xheneti, të cilin e trashëgoni si shpërblim për veprat tuaja (të mira)”. [A'raf 43]. Para se të tregonte shpërblimin e vepërmirëve, Allahu i Madhëruar tha se Atij i nënshtrohet gjithçka në qiell dhe në tokë: “A nuk e di se Allahut i nënshtrohet çfarë është në qiej dhe çfarë është në tokë: dielli, hëna, malet, bimët, shtazët dhe shumë njerëz...”. Njerëzit janë besimtarët, që e besojnë, e adhurojnë dhe i nënshtrohen Allahut me vullnetin e tyre të lirë. Më pas thotë: “Por shumë prej tyre e kanë hak dënimin”. Për shkak të mohimit dhe refuzimit të të vërtetës dhe Shpalljes, Allahu nuk ua mundëson që të udhëzohen në imanin e pastër dhe të vërtetë. Kështu, ata e meritojnë që Zoti t’i poshtërojë, prandaj thuhet në vijim: “Atë që e poshtëron Allahu nuk ka kush ta nderojë”. Allahu bën atë që dëshiron. Askush nuk mund ta kthejë e pengojë atë që Zoti dëshiron të jetë dhe askush nuk mund ta refuzojë vullnetin dhe gjykimin e Tij. Është Ai që udhëzon në rrugë të drejtë me urtësinë dhe mëshirën e Tij. Në këto ajete, i Madhëruari na tregon se të gjitha krijesat janë të përulura para madhështisë së Tij, të nënshtruara para krenarisë dhe pushtetit të Tij. Kjo tregon se Ai është i vetmi Zot, që meriton të adhurohet dhe Sunduesi i Lavdëruar. Kush ndjek rrugën e Tij, do të jetë i lavdëruar dhe i nderuar, ndërsa ata që i largohen rrugës së Tij do të jenë të poshtëruar dhe të humbur.

22:25Страница 335

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَيَصُدُّونَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ وَٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡحَرَامِ ٱلَّذِي جَعَلۡنَٰهُ لِلنَّاسِ سَوَآءً ٱلۡعَٰكِفُ فِيهِ وَٱلۡبَادِۚ وَمَن يُرِدۡ فِيهِ بِإِلۡحَادِۭ بِظُلۡمٖ نُّذِقۡهُ مِنۡ عَذَابٍ أَلِيمٖ ٢٥

Воистину, тем, которые не веруют, сбивают других с пути Аллаха, не пускают их в Заповедную мечеть, которую Мы воздвигли для всех людей, независимо от того, проживают они в ней или кочуют, а также тем, кто желает там уклониться от истины по несправедливости, Мы дадим вкусить мучительные страдания.

E sa për ata që kanë mohuar(Allahun)dhe që pengojnë(njerëzit)prej rrugës së Allahut dhe prej xhamisë së shenjtë(Qabes), të cilën Ne e bëmë(vend adhurimi)për të gjithë njerëzit pa dallim, - qofshin vendës ose të ardhur dhe ata, qëllimi i të cilëve është të bëjnë ndonjë keqe e padrejtësi - , ata Ne kemi për t’i bërë të shijojnë një dënim të dhembshëm. -Allahu i Madhëruar na tregon për gjendjen e tmerrshme dhe të shëmtuar në të cilën ndodhen idhujtarët dhe ata që refuzojnë ta besojnë Atë. Ata kanë dy të këqija: mohimin e Zotit, të profetëve dhe të shpalljeve të tyre dhe pengimin e njerëzve nga rruga e Zotit dhe imani i pastër. Idhujtarët i pengonin njerëzit nga Xhamia e Shenjtë, e cila nuk ishte pronë e tyre dhe as e etërve të tyre. Të gjithë njerëzit kanë të drejtë të barabartë në atë xhami, si ata që jetojnë pranë saj, si ata që vijnë prej së largu. Madje, ata penguan nga ajo xhami më të mirin e krijesave, Muhamedin (a.s) dhe shokët e tij. Krimi i tyre ishte edhe më i shëmtuar, nëse përmendim faktin se ajo xhami nuk është si çdo xhami tjetër. Qabeja është një xhami e shenjtë, ku ndalohet që të bëhen padrejtësi, prandaj ajo duhet respektuar. Allahu na tregon se çdokush që synon të keqen dhe përhapjen e mosbesimit në të, Ai ka për t’i dhënë një dënim të dhembshëm. Pra, thjesht me synimin e kësaj të keqeje në Xhaminë e Shenjtë, edhe pa e vënë në jetë atë, e meriton ndëshkimin. Në kushte të tjera, nëse dikush thjesht ka qëllimin të bëjë një të keqe, por nuk e vepron atë, nuk ndëshkohet. Nëse kjo është vlera e kësaj xhamie, si do të jetë dënimi i atij njeriu që bën në të më të madhin krim e padrejtësi: mosbesimin dhe idhujtarinë?! Po ai që, përveçse nuk beson vetë, pengon edhe të tjerët, që duan ta vizitojnë atë? Si mendon se do të veprojë Zoti me ta? Në këtë ajet tregohet se është detyrë të nderohet dhe respektohet vendi i shenjtë, ashtu siç ka urdhëruar Zoti. Ne duhet të ruhemi më shumë nga gjynahet në të tilla vende.

22:26Страница 335

وَإِذۡ بَوَّأۡنَا لِإِبۡرَٰهِيمَ مَكَانَ ٱلۡبَيۡتِ أَن لَّا تُشۡرِكۡ بِي شَيۡـٔٗا وَطَهِّرۡ بَيۡتِيَ لِلطَّآئِفِينَ وَٱلۡقَآئِمِينَ وَٱلرُّكَّعِ ٱلسُّجُودِ ٢٦

Вот Мы указали Ибрахиму (Аврааму) на место Дома (Каабы): «Ничего не приобщай ко Мне в сотоварищи и очищай Мой Дом (Каабу) для тех, кто совершает обход, выстаивает намазы, кланяется и падает ниц».

Allahu i Madhëruar na tregon madhështinë e kësaj xhamie të shenjtë dhe rëndësinë e saj të madhe. Ai na tregon gjithashtu, edhe rëndësinë e atij njeriu që e ndërtoi atë, pra, të Ibrahim el Halilit. I Madhëruari thotë:(Kujto)kur Ne ia treguam Ibrahimit vendin e Shtëpisë(dhe i thamë)"Mos adhuro askënd e asgjë tjetër veç Meje... -Është Allahu i Madhëruar Ai që bëri të mundur që ajo xhami të ndërtohej nga Ibrahimi dhe që pranë saj të vendosej një pjesë e pasardhësve të tij. Allahu e urdhëroi Ibrahimin që të ndërtonte atë xhami, dhe ai e ndërtoi atë mbi bazat e devotshmërisë dhe bindjes ndaj Allahut. Ibrahimi e ndërtoi së bashku me djalin e vet, Ismailin. Ai e urdhëroi të birin, - dhe të gjithë pasardhësit, - që të mos i shoqëronin Zotit asgjë në adhurim, por të ishin të sinqertë vetëm ndaj Tij në çdo adhurim dhe në çdo vepër. Ata e ndërtuan Qaben duke përmendur emrin e Allahut. Pastaj Allahu e urdhëroi:...dhe pastroje shtëpinë Time për ata që e vizitojnë (bëjnë tauaf), ose që qëndrojnë në këmbë, që përkulen dhe që bëjnë sexhde(kur falen). -Pastroje xhaminë Time nga idhujtaria dhe gjynahet, nga ligësitë e papastërtitë e çdo lloji! Allahu thotë: “Shtëpinë time.” Pra, ia atribuoi Vetes atë xhami, për të treguar rëndësinë, nderimin dhe vlerën e saj. Ai e bëri që dashuria për Qaben të jetë shumë e madhe dhe që zemrat e besimtarëve të përmallohen për të nga çdo vend i largët i botës. Allahu e quan “Shtëpinë Time”, në mënyrë që pastrimi dhe ruajtja e saj të bëhen me më tepër përkushtim. Ai ia shton edhe më shumë rëndësinë Qabes kur thotë se kjo shtëpi e Tij është vend adhurimi i atyre që bëjnë tavaf dhe itikaf, pra, mbyllen në të për të adhuruar Zotin. Ajo është shtëpia ku besimtarët kryejnë adhurime të shumta, si dhikri, leximi i Kur'anit, mësimi i diturisë e shumë vepra të mira që të afrojnë tek Zoti. Pastaj Allahu përmend një adhurim tjetër shumë të rëndësishëm, që është namazi, duke thënë: “...që qëndrojnë në këmbë duke u falur, që përkulen dhe që bëjnë sexhde.” Pra, pastroje Qaben për këta të zgjedhur e të nderuar, të cilët i angazhon vetëm adhurimi i Allahut, të Dashurit të tyre, dhe përkushtimi për t’i shërbyer Atij. Ata kanë ardhur në këtë vend veçse për t’iu afruar Allahut me adhurime që Ai ua ka mësuar dhe kërkuar. Këta e meritojnë plotësisht të nderohen dhe lëvdohen. Këtyre duhet t’u shërbehet me përkushtim. Një ndër shërbesat ndaj këtyre të nderuarve është edhe pastrimi i Shtëpisë për shkak të tyre. Pjesë e pastrimit dhe ruajtjes është edhe përkujdesja për të shmangur zërat e lartë dhe shqetësues, të cilët shpërqendrojnë adhuruesit që falin namaz e bëjnë tavaf. Allahu ka përmendur tavafin para itikafit dhe namazit, sepse tavafi është një adhurim i veçantë që bëhet veçse në Qabe e askund tjetër. Pastaj Allahu përmend itikafin, që kryhet veçse nëpër xhamia, dhe në fund namazin, që mund të kryhet kudo.

22:27Страница 335

وَأَذِّن فِي ٱلنَّاسِ بِٱلۡحَجِّ يَأۡتُوكَ رِجَالٗا وَعَلَىٰ كُلِّ ضَامِرٖ يَأۡتِينَ مِن كُلِّ فَجٍّ عَمِيقٖ ٢٧

Возвести людям о хадже, и они будут прибывать к тебе пешком и на всех поджарых верблюдах с самых отдаленных дорог.

Thirr ndër njerëz për haxh:... -Lajmëroi dhe ftoji njerëzit për të kryer haxhin! Mësoji të afërtit dhe të largëtit se haxhi është detyrë dhe tregoju atyre për vlerën dhe shpërblimin e tij të lartë. Nëse i fton, ata kanë për të ardhur në këmbë të kryejnë haxhin dhe umren, nga malli e dëshira e madhe për këtë adhurim.... ata do të vijnë në këmbë e(hipur)në deve të rraskapitura ngaqë vijnë prej rrugëve të thella e vendeve të largëta,... -Do të vijnë edhe nga vendet e largëta hipur mbi deve e kafshë të tjera, për në vendin më të nderuar në Tokë. Dhe, në fakt, Halili i Rahmanit (Ibrahimi) e kreu këtë detyrë që ia ngarkoi Zoti i tij. Këtë detyrë e vazhdoi dhe e përkreu edhe pasardhësi i tij, Muhamedi (a.s), i cili i ftoi njerëzit për kryerjen e haxhit në Qabe. Ata e kryen me besnikëri këtë detyrë, duke u bërë realitet ajo që Zoti lajmëroi. Njerëzit nisen drejt Qabes në këmbë dhe hipur nga viset e largëta të lindjes dhe të perëndimit. Më pas, Allahu i Madhëruar përmend dobitë e vizitës së Shtëpisë së Shenjtë, duke nxitur për këtë gjë:

22:28Страница 335

لِّيَشۡهَدُواْ مَنَٰفِعَ لَهُمۡ وَيَذۡكُرُواْ ٱسۡمَ ٱللَّهِ فِيٓ أَيَّامٖ مَّعۡلُومَٰتٍ عَلَىٰ مَا رَزَقَهُم مِّنۢ بَهِيمَةِ ٱلۡأَنۡعَٰمِۖ فَكُلُواْ مِنۡهَا وَأَطۡعِمُواْ ٱلۡبَآئِسَ ٱلۡفَقِيرَ ٢٨

Пусть они засвидетельствуют то, что приносит им пользу, и поминают имя Аллаха в установленные дни над скотиной, которой Он наделил их. Ешьте от них и кормите неимущего страдальца!

... për të parë të mirat që u janë falur atyre... -Ata e bëjnë këtë vizitë në Shtëpinë e Zotit, që të arrijnë atje mirësi të shumta fetare, përmes disa adhurimeve të veçanta, që nuk mund të kryen në asnjë vend tjetër. Por ata përfitojnë edhe të mira të kësaj bote, përmes tregtisë e mundësive që ofron udhëtimi e njohja me njerëz nga e gjithë bota. Ky është një realitet që të gjithë e shohin.... dhe për të madhëruar emrin e Allahut në ditë të caktuara për bagëtitë të cilat Ai ua ka dhënë (për kurban). -Kjo është mirësi edhe fetare, edhe jofetare. Njerëzit duhet të përmendin emrin e Allahut gjatë therjes së kurbaneve, në shenjë mirënjohjeje për Allahun, që ua ka dhuruar ato begati dhe i ka lehtësuar për ta. Pasi t’i therin me emrin e Allahut, atëherë të ushqehen vetë me to dhe le të ushqejnë gjithashtu të varfërit:Hani pra prej tyre(kurbaneve) dhe ushqeni të varfrin dhe nevojtarin. -Kujdesuni dhe ndihmoni kategoritë në nevojë. Jini bamirës ndaj tyre, ashtu siç ka qenë Zoti me ju.

Текст: Quranic Universal Library (Tarteel) через spa5k/tafsir_api (MIT), в зафиксированной версии. Аяты: Quran Foundation. Источники и лицензии

Содержание

Аят аль-Курси36Аль-Кахфстр. 42джуз 15Бухари 1Муслим 2999

Вид

Тема
Размер текста
Вид

Read in English