Ас-СаадиАль‑Хаджж · 22:67–78

Ас-Саади · Тафсир · на албанском

Аль-Хаджж 22:67–78

22:67Страница 340

لِّكُلِّ أُمَّةٖ جَعَلۡنَا مَنسَكًا هُمۡ نَاسِكُوهُۖ فَلَا يُنَٰزِعُنَّكَ فِي ٱلۡأَمۡرِۚ وَٱدۡعُ إِلَىٰ رَبِّكَۖ إِنَّكَ لَعَلَىٰ هُدٗى مُّسۡتَقِيمٖ ٦٧

Для каждой общины Мы установили обряды, которые они отправляют, и пусть они не спорят с тобой по этому поводу. Призывай же к своему Господу. Воистину, ты - на прямом пути.

Çdo populli Ne i dhamë rite(e ligje) fetare të cilat ata duhet t'i zbatonin. -Allahu i Madhëruar na tregon se për çdo popull në histori ka përcaktuar vende adhurimi dhe rite të ndryshme, që mund të kenë edhe ndonjë dallime nga njëri tjetri. Megjithatë, një gjë është gjithmonë e përbashkët dhe pandryshueshme: të gjitha ligjet janë drejtësi dhe urtësi, siç thotë i Madhëruari: “Edhe ty (o Muhamed) Ne ta zbritëm Librin me të vërtetën e sigurt. Ai është vërtetues i librave të mëparshëm dhe garantues i tyre. Gjyko mes tyre me atë që ka shpallur Allahu dhe mos paso dëshirat e tyre të kota e të largohesh nga e vërteta që të erdhi! Për secilin prej jush, Ne caktuam Ligj e program. Sikur të kishte dashur Allahu, do t’ju kishte bërë një popull të vetëm (në fe), por deshi t’ju sprovonte me atë që ju ka dhënë. Prandaj garoni për punë të mira! Tek Allahu është kthimi i ju të gjithëve dhe Ai do t’jua tregojë të vërtetën e çështjeve për të cilat ju kishit kundërshtime.” [Maide 48]. Çdo popull ka kryer adhurimet që Zoti u ka caktuar. Të gjitha ligjet dhe adhurimet që Zoti u shpalli njerëzve duheshin vënë në zbatim dhe nuk duhej të kundërshtoheshin apo të refuzoheshin nga njerëzit, sidomos nga ata popuj të paditur, që ishin zhytur në idhujtari, injorancë e padrejtësi të thellë. Për këtë arsye, nëse ju vjen shpallja nga një profet besnik, me argumente të qarta e të prera, është detyrë për të gjithë që t’i nënshtrohen e dorëzohen asaj. Nuk lejohet kurrsesi që t’i kthesh shpinën dhe ta mohosh ligjin e Zotit.Atëherë, të mos polemizojnë(popujt e tjerë)me ty për këtë çështje(sheriatin islam). -Ata që të mohojnë ty dhe nuk besojnë Shpalljen që të dha Zoti yt, nuk kanë të drejtë të kundërshtojnë dhe të polemizojnë rreth ligjeve që Zoti të dha. Ata nuk kanë asnjë të drejtë dhe asnjë argument, por mbështeten thjesht në pretendime boshe dhe arsyetime injorantësh. Kështu, për shembull, kur ata kundërshtonin Profetin në lidhje me rregullat për lejimin e ngrënies së mishit të kafshës të therur sipas rregullit dhe ndalimin e ngrënies së të ngordhurave, ata thoshin: “Vallë, ju lejoni të hani atë që e therni me duart tuaja dhe e bëni të ndaluar atë që e ka vrarë Zoti (pra, të ngordhurën)?!” Ose në rastin e ndalimit të fajdesë, ata thoshin se: “edhe shitblerja është si fajdeja”. Të tilla ishin arsyetimet dhe kundërshtimet e tyre, të cilat nuk meritonin që t’u jepej përgjigje individualisht. Nuk e meritonin, sepse ata mohonin themelet e Sheriatit dhe nuk kishte asnjë kuptim që të polemizoje me ta për çdo çështje që nxirrnin. Pastaj, në fund të fundit, çdokujt i jepet përgjigjja që meriton. Kështu, një kundërshtuesi dhe mohuesi të Shpalljes së Zotit, nëse pretendon se po polemizon për të gjetur dhe kuptuar të vërtetën, fillimisht i thuhet: ‘Para së gjithash, ne duhet të diskutojmë rreth pranimit ose jo të Shpalljes së Zotit, pastaj mund të kalojmë tek shtjellimi i çështjeve të veçanta.’ Nëse ai këmbëngul që të polemizojë për çështje të veçanta, kjo është shenjë që ai kërkon veçse të kundërshtojë të vërtetën dhe të dalë fitimtar në polemikë, prandaj synon që të ta bëjë të pamundur për t’i dhënë përgjigje. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar e urdhëronte Profetin e Tij që të ftonte njerëzit me urtësi dhe këshilla të buta e të dobishme dhe të vazhdonte me këtë stil të bukur, pavarësisht se kundërshtonin apo jo mohuesit e së vërtetës. Kundërshtimet e tyre nuk duhet ta dobësonin dhe ta bënin të hiqte dorë nga ftesa e njerëzve, sepse:Por ftoji(ata)te Zoti yt, sepse ti je në Rrugën e Drejtë! -Rruga jote është e drejtë, që të çon te kënaqësia e Zotit. Kjo rrugë është e ndërtuar mbi dy themele bazë: dituria e vërtetë dhe e dobishme (Shpallja) dhe puna me sinqeritet sipas saj. Kështu, ti do të jesh i sigurt në çështjen tënde dhe për vërtetësinë e mesazhit të Zotit. Për këtë arsye, ti duhet të shprehësh qëndrueshmërinë në fenë e Zotit tënd dhe nënshtrimin e plotë në zbatimin e kësaj feje. Duhet të jesh i vendosur në zbatimin e çdo gjëje që të urdhëron Zoti yt, sepse ti nuk po zbaton një ligj të dyshimtë e të paqartë, ose ndonjë ligj të shpikur nga mendja njerëzore, por vetë Shpalljen e Krijuesit. Kështu, nuk ke përse të qëndrosh me ata të mjerë e as nuk je i detyruar për të dëgjuar tekat dhe dëshirat e tyre. Kundërshtitë e tyre kurrë nuk duhet të të ndalojnë apo të të frenojnë nga rruga e Zotit! Kjo ngjan me ajetin tjetër: “Mbështetu tek Allahu, se ti je pa dyshim në të vërtetën e sigurt!” [Neml 79]. Po të vërejmë me kujdes, Allahu i Madhëruar i thotë Profetit (a.s): ‘...pa dyshim, ti je në rrugë të drejtë.”, pra në një rrugë që çdo natyrë e pastër dhe llogjikë e drejtë e pranon si të tillë. Kjo është një nxitje e qartë, që t’u japim përgjigje kundërshtarëve të ligjeve të fesë, duke i ftuar të vënë në përdorim logjikën e shëndoshë dhe natyrën e pastër, të cilat gjithmonë do të jenë në përputhje të plotë me ligjin e Zotit. Termi “el huda” përmbledh gjithçka që iu dha Profetit (a.s) prej Shpalljes dhe nëpërmjet së cilës arrihet njohja e së vërtetës. Nëpërmjet udhëzimit të Zotit njihen të gjitha çështjet, si ato themeltare, ashtu edhe degëzimet dhe hollësitë e ligjeve të Sheriatit. Ajeti kuranor mëson se, nëse njeriu afrohet për të njohur ligjet e Sheriatit, ai do të shikojë bukurinë, drejtësinë dhe urtësitë e shumta që fshihen në to. Çdo mendje e shëndetshme, çdo natyrë e pastër dhe e papërlyer njerëzore arrin që ta shohë këtë pamje të mrekullueshme të ligjit të Zotit, sidomos nëse mediton për hollësitë e ligjeve të Tij, për urdhëresat dhe ndalesat e tij. Kurse mendjet dhe natyrat e përlyera polemizojnë me qëllime jo të pastra, sepse nuk synojnë të kuptojnë udhëzimin e drejtë të Zotit, madje e refuzojnë atë me forcë. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar e urdhëroi Profetin e Tij që t’i largohej polemikës së pafrytshme me këta njerëz, duke thënë:

22:68–69Страница 340

وَإِن جَٰدَلُوكَ فَقُلِ ٱللَّهُ أَعۡلَمُ بِمَا تَعۡمَلُونَ ٦٨

Если же они станут препираться с тобой, то скажи: «Аллаху лучше знать о том, что вы совершаете.

ٱللَّهُ يَحۡكُمُ بَيۡنَكُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ فِيمَا كُنتُمۡ فِيهِ تَخۡتَلِفُونَ ٦٩

Аллах рассудит между вами в День воскресения в том, в чем вы препирались между собой».

E, nëse ata të kundërshtojnë ty, thuaju: “Allahu e di më së miri për gjithçka që bëni ju; Allahu do të gjykojë mes jush Ditën e Kijametit për çdo gjë që kundërshtoheshit.” -Allahu di gjithçka rreth synimeve tuaja me këto polemika e kundërshtime. Dijeni dhe mbajeni mend faktin se Ai do t’ju shpërblejë sipas qëllimit tuaj Ditën e Kijametit. Atë ditë, Ai do të gjykojë me drejtësi për çdo gjë që ju polemizonit dhe kundërshtoheshit. Ata që kanë ecur në rrugën e drejtë do të jenë fatlumë, që do të hyjnë në mirësinë e përjetshme. Ndërsa ata që kanë mohuar dhe kundërshtuar do të jenë banorë të Zjarrit. Allahu i Madhëruar është i Urtë. Duke qenë se urtësia e Tij është e plotë, Ai gjykon veçse me dituri, madje me diturinë e Tij gjithëpërfshirëse dhe absolute. Kjo është arsyeja pse këtu përmendet fakti që dituria dhe shikimi i Allahut është absolut dhe përfshin gjithçka:

22:70Страница 340

أَلَمۡ تَعۡلَمۡ أَنَّ ٱللَّهَ يَعۡلَمُ مَا فِي ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِۚ إِنَّ ذَٰلِكَ فِي كِتَٰبٍۚ إِنَّ ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرٞ ٧٠

Разве ты не знаешь, что Аллаху известно то, что на небе и на земле? Воистину, это есть в Писании. Воистину, это для Аллаха легко.

A nuk e ke ditur se Allahu di për gjithçka që është në qiell e në tokë? E gjithë kjo është e shënuar në Libër dhe kjo është shumë e lehtë për Allahun. -Atij nuk mund t’i fshihet asgjë prej kësaj gjithësie, qoftë çështje e dukshme dhe e shfaqur, qoftë e fshehur dhe e padukshme, qoftë e shkuara, qoftë edhe e ardhme. Këtë dituri absolute e gjithëpërfshirëse Allahu i Madhëruar e ka shkruar në librin Leuhi Mahfudh, që kur krijoi lapsin. Ai i tha lapsit: “Shkruaj!” Lapsi tha: "Çfarë të shkruaj?” - Zoti tha: “Shkruaj gjithçka që do të jetë (ndodhë) deri Ditën e Kijametit!” Edhe pse ju nuk e përfytyroni dot këtë lloj diturie, për Zotin është e thjeshtë që të përfshijë në diturinë e Tij gjithçka dhe ta shkruajë këtë në një libër, fiks ashtu siç ndodh në realitet.

22:71Страница 340

وَيَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَا لَمۡ يُنَزِّلۡ بِهِۦ سُلۡطَٰنٗا وَمَا لَيۡسَ لَهُم بِهِۦ عِلۡمٞۗ وَمَا لِلظَّٰلِمِينَ مِن نَّصِيرٖ ٧١

Они поклоняются вместо Аллаха тому, о чем Он не ниспослал никакого довода, о чем у них нет никакого знания. Не будет у беззаконников помощников!

Ata(idhujtarët)adhurojnë përveç Allahut idhuj për të cilët nuk u ka ardhur kurrfarë fakti dhe për të cilët nuk kanë kurrfarë dijeje. -Allahu i Madhëruar përmend gjendjen e mjerë të idhujtarëve, të cilët adhurojnë putat. Ai na tregon se gjendja e tyre është më e shëmtuara e mundshme, sepse ata nuk kanë asnjë provë ku të mbështeten për ato që bëjnë. Ata nuk kanë asnjë lloj diturie, por është thjesht një pasim i verbër i të parëve të tyre, që ishin të humbur. Mund të ndodhë që njeriu të mos ketë dituri për diçka që bën, por në fakt mund të ketë prova për të, dhe ai nuk i di. Por, në këtë rast, Allahu i Madhëruar e mohon edhe këtë mundësi. Pra, këta të mjerë nuk kanë asnjë argument nga Zoti që të tregojë se idhujtaria e tyre është e lejuar. Madje, Allahu i Madhëruar, në çdo shpallje që u ka sjellë njerëzve, ka zbritur argumente të prera që tregojnë për ndalimin dhe kotësinë e shirkut. Pastaj i Madhëruari kërcënon keqbërësit, të cilit e refuzojnë me inat e kryeneçësi të vërtetën:Për ata që bëjnë padrejtësi nuk ka asnjë ndihmëtar. -Nuk ka asnjë që t’i ndihmojnë e t’i shpëtojë ata nga ndëshkimi i Allahut, kur të godasë dhembshëm mbi ta.

22:72Страница 340

وَإِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِمۡ ءَايَٰتُنَا بَيِّنَٰتٖ تَعۡرِفُ فِي وُجُوهِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ ٱلۡمُنكَرَۖ يَكَادُونَ يَسۡطُونَ بِٱلَّذِينَ يَتۡلُونَ عَلَيۡهِمۡ ءَايَٰتِنَاۗ قُلۡ أَفَأُنَبِّئُكُم بِشَرّٖ مِّن ذَٰلِكُمُۚ ٱلنَّارُ وَعَدَهَا ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْۖ وَبِئۡسَ ٱلۡمَصِيرُ ٧٢

Когда им читают Наши ясные аяты, ты видишь на их лицах отрицание. Они готовы наброситься на тех, кто читает им Наши аяты. Скажи: «Не поведать ли вам о том, что хуже этого? Это - Огонь, который Аллах обещал тем, которые не уверовали. Как же скверно это место прибытия!».

Kur u lexohen ajetet tona të qarta, në fytyrat e jobesimtarëve do të vëresh mohim. -Shenjat dhe shpalljet e Zotit janë të qarta dhe madhështore. Ato janë të mjaftueshme për të dalluar të vërtetën nga e kota. Por këta të mjerë as nuk ua hedhin sytë, prandaj nuk ngritën kokë me ta. Madje, në fytyrat e jobesimtarëve vëren urrejtje. Kjo ndodh për shkak të urrejtjes ndaj kësaj shpalljeje.Ata janë gati t'u vërsulen atyre që ua lexojnë ajetet tona. -Ata janë gati të ushtrojnë dhunë dhe madje t’i vrasin njerëzit që u lexojnë atyre ajetet Tona. Kjo është urrejtja dhe armiqësia e tyre ndaj të vërtetës dhe bartësve të saj. Nuk ka dyshim se kjo është një gjendje shumë e keqe, një gradë shumë e ulët, ku mund të zbresë një njeri. Por le ta dinë se ka një gjendje tjetër shumë më të keqe. Allahu i Madhëruar thotë:Thuaj: “A t’ju tregoj për diçka edhe më të keqe se kjo? Është Zjarri, të cilin Allahu ua ka premtuar jobesimtarëve.”. Sa i keq është vendi ku do të shkojnë. -Kjo gjendje e ka të ligën dhe vuajtjen të pafundme. Madje, dhimbjet dhe vuajtjet kanë për t’iu shtuar në vazhdimësi e përjetësisht kësaj kategorie.

22:73Страница 341

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ ضُرِبَ مَثَلٞ فَٱسۡتَمِعُواْ لَهُۥٓۚ إِنَّ ٱلَّذِينَ تَدۡعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ لَن يَخۡلُقُواْ ذُبَابٗا وَلَوِ ٱجۡتَمَعُواْ لَهُۥۖ وَإِن يَسۡلُبۡهُمُ ٱلذُّبَابُ شَيۡـٔٗا لَّا يَسۡتَنقِذُوهُ مِنۡهُۚ ضَعُفَ ٱلطَّالِبُ وَٱلۡمَطۡلُوبُ ٧٣

О люди! Приводится притча, послушайте же ее. Воистину, те, кому вы поклоняетесь помимо Аллаха, не сотворят и мухи, даже если они объединятся для этого. Если же муха заберет у них что-нибудь, они не смогут отобрать у нее это. Слаб тот, кто добивается, и тот, от кого он добивается!

O njerëz! Ja një shembull! Dhe dëgjojeni me vëmendje! -Ky është një shembull, që Allahu i Madhëruar na sjell për të na treguar se sa i shëmtuar është adhurimi i idhujve dhe sa të mangëta janë mendjet e atyre që i adhurojnë ata. I Madhëruari na tregon se, që të dy, lutës dhe të lutur, janë të dobët e të varfër. Kjo fjalë u drejtohet të gjithë njerëzve, besimtarëve dhe jobesimtarëve. Besimtarëve u shtohet dituria dhe qetësia në çështjet e tyre, ndërsa mohuesit nuk do të kenë më justifikim para Krijuesit. Allahu i Madhëruar thotë: “Ja, ku po ju vjen një shembull, ndaj dëgjojeni me kujdes!” Dëgjojeni me kujdes dhe kuptojeni mesazhin e tij. Kujdes që ky ajet të mos i gjejë zemrat tuaja të shkujdesura dhe veshët të shurdhër. Hapni veshët dhe zemrat tuaja për këtë mesazh.Ata të cilët ju i adhuroni në vend të Allahut, nuk mund të krijojnë asnjë mizë, edhe nëse tubohen të gjithë për të. -Të gjithë ata që ju adhuroni veç Allahut nuk mund të krijojnë asnjë mushkonjë, edhe nëse mblidhen të gjithë bashkë për këtë qëllim. Mushkonja është nga krijesat më të vogla dhe të përçmuara ndër njerëz. Megjithatë, edhe një krijesë të tillë të dobët ju nuk mund ta krijoni. Sigurisht që, po të jetë fjala për krijesa më të mëdha, e keni më të pamundur t’i krijoni, edhe sikur të mblidheni të gjithë së bashku. Madje, për të treguar se sa të pafuqishëm janë njerëzit, Allahu i Madhëruar thotë:Dhe nëse miza ua rrëmben diçka, ata nuk do të mund ta rimarrin atë prej saj. -Ky është tregues i pazotësisë e dobësisë së skajshme.Të dobët janë edhe lutësit edhe të luturit. -Si idhujt, që ata adhurojnë, ashtu edhe mushkonja janë të dobët. Por, më të dobët se këta të dy janë ata që i konsiderojnë këto puta e idhuj si Zotin e botëve dhe u luten dhe u përulen atyre.

22:74Страница 341

مَا قَدَرُواْ ٱللَّهَ حَقَّ قَدۡرِهِۦٓۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَقَوِيٌّ عَزِيزٌ ٧٤

Они не ценили Аллаха должным образом, а ведь Аллах - Всесильный, Могущественный.

Ata nuk e kanë madhëruar Allahun me madhërinë e Tij të vërtetë, ashtu siç e meriton. -Këta nuk e kanë lartësuar Zotin me madhërimin që i takon, sepse e kanë barazuar me krijesat e dobëta. Këta të mjerë e trajtuan njëlloj krijesën, që është e dobët, e varfër dhe e pafuqishme nga çdo aspekt, me Allahun e Madhëruar, i cili është i Pasur, Jonevojtar për asgjë dhe i Plotfuqishëm e absolut në çdo drejtim. Ata e trajtuan njëlloj si atë që nuk ka në dorë as për veten e vet e as për të tjerët të bëjë mirë apo keq, që nuk ka në dorë të japë jetë dhe të ringjallë, me Atë që, në fakt, është i Vetmi që ka në dorë të mirën dhe të keqen, që jep dhe privon dhe që ka në dorë të gjitha çështjet e krijesave dhe administrimin e tyre.Dhe Allahu është i Plotfuqishëm, Ngadhënjimtar. -Ai është i Plotë dhe Absolut në fuqinë e Tij, Ai është i Plotë në krenarinë e Tij dhe Ngadhënjimtar. Një fakt që tregon se Ai është Fuqiplotë dhe Ngadhënjimtar, është se të gjitha krijesat janë në dorë të Tij. Askush dhe asgjë nuk lëviz ose të qëndrojë në prehje pa lejen e Tij, vetëm nëse Ai dëshiron dhe ashtu siç Ai e dëshiron dhe e vendos. Ajo që Allahu ka dashur të jetë është, dhe ajo që nuk ka dashur të jetë nuk është. Tregues i fuqisë së Tij të plotë është edhe se Ai i mban qiejt dhe tokën që të mos bien dhe të shkatërrohen. Ai është i Plotfuqishmi dhe, si i tillë, do t’i ringjallë të gjitha krijesat nga vdekja, nga i pari deri tek i fundit, me një të fryrë të bririt. Ai është i Plotfuqishmi, prandaj edhe i shkatërron tiranët - dhe të gjithë popujt arrogantë e të padrejtë - veçse me pjesë të vogël të fuqisë dhe të dënimit të Tij.

22:75Страница 341

ٱللَّهُ يَصۡطَفِي مِنَ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةِ رُسُلٗا وَمِنَ ٱلنَّاسِۚ إِنَّ ٱللَّهَ سَمِيعُۢ بَصِيرٞ ٧٥

Аллах избирает среди ангелов и людей посланников. Воистину, Аллах - Слышащий, Видящий.

Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar na tregoi qartësisht se Ai është i Plotë e Absolut, ndërsa idhujt janë të dobët e të pafuqishëm. Ai na tregoi se është i Vetmi që meriton adhurimin, i Vetmi i adhuruar me meritë. Në vijim, Ai na tregon gjendjen e profetëve dhe veçoritë e tyre, me të cilat dallohen nga të gjitha krijesat. Ai thotë:Allahu i zgjedh të dërguarit prej melekëve dhe prej njerëzve. -Allahu i Madhëruar zgjedh për t’i bërë të dërguar të Tij vetëm ata që Ai do. Mes melekëve, ka zgjedhur për Shpalljen e Tij ata më të dalluarit. Edhe prej njerëzve ka zgjedhur më të dalluarit, për t’i bërë lajmëtarë e profetë të Tij. Këta janë më të dalluarit dhe më të pastërtit e llojit të tyre, ata që kanë cilësitë më të plota dhe virtytet më të larta. Profetët janë krijesat më të zgjedhura dhe të dalluara. Ai që i zgjodhi për t’i bërë profetë është i Plotë e Absolut në diturinë e Tij, prandaj asgjë nuk i fshihet diturisë së Tij. Ai që i zgjodhi dëgjon e shikon gjithçka.Allahu dëgjon e sheh gjithçka. -Dituria, dëgjimi e shikimi i Allahut përfshijnë gjithçka. Kështu, Ai i zgjodhi ata me dituri të plotë se ata janë më të meritueshmit për atë mision. I Madhëruari thotë:

22:76Страница 341

يَعۡلَمُ مَا بَيۡنَ أَيۡدِيهِمۡ وَمَا خَلۡفَهُمۡۚ وَإِلَى ٱللَّهِ تُرۡجَعُ ٱلۡأُمُورُ ٧٦

Он знает их прошлое и будущее, и к Аллаху возвращаются дела.

Ai e di atë që e bënë më parë dhe atë që do të bëjnë më vonë dhe vetëm tek Allahu kthehen të gjitha çështjet. - Është Allahu që i dërgon dhe zgjedh të dërguarit, që ata të ftojnë njerëzinë në adhurimin e Tij. Por ashtu siç ka që e pranojnë ftesën e profetëve, ashtu ka edhe që e refuzojnë ftesën e tyre: disa jetojnë me besimin në Zot, kurse të tjerë i kthejnë shpinën fesë dhe besimit. Megjithatë, kaq është detyra dhe misioni i profetëve, kurse shpërblimi për veprat e njerëzve është në dorë të Allahut. Ata do të kthehen të gjithë tek Allahu i Madhëruar dhe nga Ai do të marrin ose bamirësinë, ose drejtësinë e Tij.

22:77Страница 341

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱرۡكَعُواْ وَٱسۡجُدُواْۤ وَٱعۡبُدُواْ رَبَّكُمۡ وَٱفۡعَلُواْ ٱلۡخَيۡرَ لَعَلَّكُمۡ تُفۡلِحُونَ۩ ٧٧

О те, которые уверовали! Кланяйтесь, падайте ниц, поклоняйтесь вашему Господу и творите добро, - быть может, вы преуспеете.

O ju që keni besuar! Falni namazin me ruku e sexhde dhe vetëm Zotin tuaj adhurojeni! -Allahu i Madhëruar i urdhëron robërit e Tij besimtarë për të falur namazin. Ai ka përmendur në mënyrë të veçantë rukunë dhe sexhden, për ta theksuar rëndësinë dhe vlerën e tyre dhe për të treguar se ato janë shtylla të domosdoshme të këtij riti, që qetëson syrin dhe shpirtin e besimtarit. Namazi është ngushëllimi i zemrës së trishtuar e të dëshpëruar. Allahu i Madhëruar na tregon qartë se Ai është Zoti, Krijuesi, Sunduesi, që përkujdeset dhe na dhuron nga mirësitë e Tij dhe, si i tillë, vetëm Atij duhet t’ia përkushtojmë adhurimet me sinqeritetin e plotë. I Madhëruar është Zoti i botëve i Cili, duke u përkujdesur për robërit e Tij, i urdhëron për çdo të mirë dhe i mëson se çdo fitore, mirësi dhe shpëtim nga çdo e keqe e të dyja botëve është e lidhur ngushtë me çështjet që u përmendën më lart, prandaj:Bëni punë të mira se do të gjeni shpëtim! -Nëpërmjet besimit të pastër e korrekt, nëpërmjet namazit e njësimit të Zotit në adhurime, nëpërmjet veprave të mira, që kënaqin Zotin, arrihet lumturia dhe shpëtohet nga ndëshkimi. Nuk ka rrugë tjetër për të arritur fitoren, veç sinqeritetit në adhurimin e Krijuesit dhe përmes punës për të qenë i dobishëm për krijesat. Kujt i jepet kjo mirësi prej Zotit, i është dhuruar e gjithë lumturia, shpëtimi dhe mirësia.

22:78Страница 341

وَجَٰهِدُواْ فِي ٱللَّهِ حَقَّ جِهَادِهِۦۚ هُوَ ٱجۡتَبَىٰكُمۡ وَمَا جَعَلَ عَلَيۡكُمۡ فِي ٱلدِّينِ مِنۡ حَرَجٖۚ مِّلَّةَ أَبِيكُمۡ إِبۡرَٰهِيمَۚ هُوَ سَمَّىٰكُمُ ٱلۡمُسۡلِمِينَ مِن قَبۡلُ وَفِي هَٰذَا لِيَكُونَ ٱلرَّسُولُ شَهِيدًا عَلَيۡكُمۡ وَتَكُونُواْ شُهَدَآءَ عَلَى ٱلنَّاسِۚ فَأَقِيمُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتُواْ ٱلزَّكَوٰةَ وَٱعۡتَصِمُواْ بِٱللَّهِ هُوَ مَوۡلَىٰكُمۡۖ فَنِعۡمَ ٱلۡمَوۡلَىٰ وَنِعۡمَ ٱلنَّصِيرُ ٧٨

Усердствуйте на пути Аллаха надлежащим образом. Он избрал вас и не сделал для вас никакого затруднения в религии. Такова вера отца вашего Ибрахима (Авраама). Аллах нарек вас мусульманами до этого и здесь (в Коране), чтобы Посланник был свидетелем о вас, а вы были свидетелями о людях. Совершайте намаз, выплачивайте закят и крепко держитесь за Аллаха. Он - ваш Покровитель. Как же прекрасен этот Покровитель! Как же прекрасен этот Помощник!

Luftoni me një luftë të denjë për hir të Allahut! -El Xhihad quhet shfrytëzimi i të gjitha mundësive për të arritur qëllimin e caktuar. Të luftosh ose bësh xhihadnë rrugën e Allahut, ashtu si e meriton Ai, do të thotë që të bësh plotësisht të gjitha përpjekjet për të përmbushur çështjen e Allahut dhe fenë e Tij, për të ftuar krijesat në rrugën e Tij me çdo mënyrë të lejueshme e të mundshme për këtë. Rrugët për këtë janë të shumta, si këshilla e mirë, përhapja e diturisë së dobishme, lufta në rrugën e Zotit, përhapja e moralit të mirë, paralajmërimi dhe këshilla e njerëzve me forma inkurajuese dhe kërcënuese, që nxisin shpresën për shpërblim dhe frikën nga ndëshkimi, etj.Ai ju zgjodhi ju dhe nuk ju obligoi me ndonjë vështirësi në fé, në fenë e babait tuaj, Ibrahimit. -Është Allahu i Madhëruar Ai që ju zgjodhi ju, o muslimanë, nga mesi i gjithë njerëzisë. Është Allahu Ai që e zgjodhi Islamin si fenë tuaj dhe që kënaqet që ta adhuroni Atë përmes kësaj feje. Ai zgjodhi për ju më të mirin profet dhe më të zgjedhurin libër. Atëherë, tregoni mirënjohjen e duhur për këtë mirësi që ju dha. Mirënjohja për to tregohet duke u përkushtuar në xhihad në rrugën e Zotit, ashtu si Ai e meriton. Ai thotë: “Luftoni denjësisht për hir të Allahut!” Ndoshta dikush mund ta shohë këtë urdhër si të pamundur ose shumë të vështirë për t’u përmbushur. Për këtë arsye, sqarohet më pas se, të bësh xhihad të vërtetë për hir të Zotit nuk është as e pamundur dhe as e vështirë: “...dhe nuk ju ngarkoi me ndonjë vështirësi në fe”. Kjo fe nuk është as e vështirë dhe as e pamundur të zbatohet. Madje, ajo është në kufijtë më të skajshëm të lehtësisë e thjeshtësisë. Allahu i Madhëruar ka urdhëruar veçse atë që është e lehtë për shpirtin e njerëzve dhe nuk i rëndon dhe as i fut ata në vështirësi. Madje, edhe në rastet kur mund të ndihet ndonjë lloj vështirësie, Ai ka caktuar lehtësime ose duke e çliruar fare njeriun nga disa lloj detyrimesh, ose duke i reduktuar dhe thjeshtësuar ato. Nga ky ajet është nxjerrë edhe një parim ligjor, që thotë: “Vështirësitë bëjnë të ligjshme dispozitat lehtësuese.“ Ose rregulli tjetër: “Domosdoshmëritë bëjnë të lejuar edhe atë që është e ndaluar.” Në bazë të këtyre dy rregullave ligjore lehtësohen shumë çështje, që janë sqaruar në librat e ligjeve dhe fikhut. Kjo fe e këto ligje të mrekullueshme dhe të lehta janë pjesë e moralit dhe fesë së atit tuaj, Ibrahimit (a.s), prandaj kapuni fort pas tyre:Ai ju quajti myslimanë edhe më parë(në Shkrimet e Shenjta), edhe në këtë (Kur’an),... -Kështu ju ka emërtuar Zoti në librat e parë dhe të njohur. Po kështu ju emërtoi edhe në këtë Kur'an madhështor dhe këtë fe të plotë. Ky është emri dhe atributi juaj i vjetër dhe i ri.... që i Dërguari të jetë dëshmitar mbi ju... -Profeti do të dëshmojë për veprat tuaja të mira ose të këqija.... dhe që ju të jeni dëshmitarë mbi njerëzit. -Ndërsa ju do të dëshmoni për të gjithë njerëzit, sepse jeni populli më i mirë që ka dalë për të mirën e njerëzimit. Ju jeni popull i drejtë, i mirë dhe i dobishëm. Ju do të dëshmoni se profetët e kryen amanetin e Zotit dhe ua kumtuan popujve të tyre shpalljet dhe mesazhin e Tij, ashtu siç jeni njoftuar në Librin tuaj.Pra faleni rregullisht namazin,... -Faleni namazin duke i plotësuar shtyllat, detyrat, kushtet e elementët e pëlqyeshëm të tij dhe duke përmbushur gjithçka që nënkupton një namaz i mirë.... jepeni zekatin... -Jepni zekatin e detyrueshëm, si mirënjohje për Allahun, për ato që ju ka falur! Jepjani zekatin pikërisht atij njeriu që e meriton!... dhe mbështetjuni Allahut... -Vetëm tek Allahu kërkoni strehim e mbrojtje nga çdo e keqe dhe vetëm Atij mbështetjuni e kërkojini ndihmë, për të arritur të gjitha të mirat që kërkoni nga të dyja jetët! Kurrë mos u mbështesni në forcat tuaja dhe mundësitë tuaja!se Ai është Mbrojtësi juaj -Allahu është Mbrojtësi e Ndihmëtari, që kujdeset për të gjitha çështjet tuaja. Ai ju edukon dhe rregullon gjendjen tuaj, me përkujdesin e dashurinë e Tij për ju. Ai ju udhëzon në rrugën më të mirë për ju, me vendimet dhe pushtetin e Tij.më i Madhi Mrojtës dhe më i Miri Ndihmëtar. -Sa Ndihmëtar dhe Kujdestar i mirë është Allahu, për ata që i ka futur nën kujdesin e Tij! Sa i lumtur është ai për të cilin kujdeset Zoti, sepse ai do të arrijë gjithçka që synon në të dyja jetët! Sa Mbrojtës i mirë është Ai për këdo që kërkon ndihmën e mbrojtjen e Tij, sepse ai njeri do të shpëtojë nga çdo e keqe që i kanoset!Këtu përfundon tefsiri i sures HaxhI gjithë lavdërimi i takon Allahut,Zotit të botëve!

Текст: Quranic Universal Library (Tarteel) через spa5k/tafsir_api (MIT), в зафиксированной версии. Аяты: Quran Foundation. Источники и лицензии

Содержание

Аят аль-Курси36Аль-Кахфстр. 42джуз 15Бухари 1Муслим 2999

Вид

Тема
Размер текста
Вид

Read in English