Ас-СаадиАль‑Муминун · 23:34–68

Ас-Саади · Тафсир · на албанском

Аль-Муминун 23:34–68

23:34Страница 344

وَلَئِنۡ أَطَعۡتُم بَشَرٗا مِّثۡلَكُمۡ إِنَّكُمۡ إِذٗا لَّخَٰسِرُونَ ٣٤

Если вы станете повиноваться человеку, который подобен вам, то непременно окажетесь в убытке.

Nëse i nështroheni(dhe i bindeni)një njeriu që është si ju, atëherë ju do të jeni të humbur. – Nëse e bëni atë prijësin tuaj dhe e pasoni, kur ai është thjesht një njeri si ju, atëherë ju jeni të mangët në logjikë dhe keni për t’u penduar për këtë. Kjo është shumë e çuditshme, sepse pikërisht ata që nuk i nënshtrohen dhe nuk pasojnë një profet të Zotit, ata duhet të jenë të dëshpëruar dhe duhet të pendohen. Mendjelehtësia është tipar kryesor i atyre që nuk pasojnë një njeri që Zoti e ka shquar duke i dhënë Shpalljen e Tij dhe e ka pajisur me mrekulli e shenja të vërtetësisë, por ndjekin rrugën e atyre që janë poshtëruar e sprovuar duke adhuruar pemë e gurë. Kjo ngjan me ajetin tjetër kuranor që flet për këta të mjerë: "Ata thanë: “A të shkojmë pas një njeriu, që doli nga mesi ynë?! Atëherë, ne do të ishim vërtet të humbur dhe të marrë!” Vallë, vetëm atij iu dha Shpallja ndër ne? Jo, ai është një gënjeshtar mendjemadh.” [Kamer 24, 25]. Pasi e mohuan dhe e refuzuan Shpalljen e Zotit, ata kundërshtuan paralajmërimin e Profetit për ringjalljen pas vdekjes dhe për llogarinë e shpërblimin me drejtësi për punët që bëjmë në këtë jetë. Ata thanë:

23:35–36Страница 344

أَيَعِدُكُمۡ أَنَّكُمۡ إِذَا مِتُّمۡ وَكُنتُمۡ تُرَابٗا وَعِظَٰمًا أَنَّكُم مُّخۡرَجُونَ ٣٥

Неужели он обещает вам, что вы будете воскрешены после того, как умрете и превратитесь в прах и кости?

۞ هَيۡهَاتَ هَيۡهَاتَ لِمَا تُوعَدُونَ ٣٦

Невероятно, невероятно то, что обещано вам!

Mos vallë ai po ju premton se pasi të vdisni, të bëheni dhé e eshtra, do të nxirreni sërish(të gjallë)?” Sa e largët(dhe e pamundur)është ajo që ju premtohet! -Është shumë e largët dhe e pabesueshme ajo që premton ai, pra, ringjallja. E si mund ta besoni që, pasi jeni tretur e bërë një me dheun e kockat t'ju jenë tharë, të risilleni në jetë?! Por ata të mjerë e kishin shikimin të kufizuar, prandaj mendonin për Zotin ashtu si për veten e tyre, që e kishin të pamundur të bënin diçka të tillë. Ata të mjerë e krahasonin pushtetin absolut të Krijuesit me dobësinë dhe aftësitë e tyre të kufizuara. Ata e mohuan fuqinë e Allahut për të ringjallur të vdekurit duke shpifur e përshkruar Atë me diçka që nuk i shkon madhështisë së Tij. Ata e harruan faktin se Zoti i kishte krijuar herën e parë, duke i bërë të ekzistonin kur nuk ishin fare. Kështu, rikthimi i tyre pasi të jenë tretur në tokë është më i lehtë për Allahun, për të Cilin gjithçka është e lehtë. Përse nuk e mohonin faktin që Ai i kishte krijuar herën e parë nga hiçi dhe kështu të tregonin se si ishin në të vërtetë: mendjemëdhenj dhe refuzues edhe të fakteve të prekshme dhe të dukshme! Më mirë le ta bëjnë këtë, dhe kështu diskutimi të bëhet fillimisht për ekzistencën e Zotit, Krijuesit të Madh dhe jo për ringjalljen. Për ringjalljen është përmendur edhe një argument tjetër, fakti që Ai e ringjall tokën pas vdekjes e shkretimit. Atëherë, është po Ai që do t’i ringjallë të vdekurit dhe Ai është i Plotpushtetshëm për gjithçka. Po kështu është edhe një argument tjetër që Zoti e ka sjellë si përgjigje ndaj mohuesve të ringjalljes, në ajetin kuranor: “Po. Ata u habitën që nga gjiri i tyre u erdhi një profet. Jobesimtarët thonë: “Kjo është, vërtet shumë e habitshme. Vallë, (do të ringjallemi) pasi të vdesim e të bëhemi dhé?! Ai kthim është larg.” [Kaf 2 – 3]. Në përgjigje ndaj tyre, Allahu tha: “Ne dimë se ç’ha toka prej tyre. Ne kemi librin që ruan gjithçka. Ata e mohojnë të Vërtetën, kur ajo u vjen, dhe janë vazhdimisht të luhatur. [Kaf 4]. Në vijim ata thanë:

23:37Страница 344

إِنۡ هِيَ إِلَّا حَيَاتُنَا ٱلدُّنۡيَا نَمُوتُ وَنَحۡيَا وَمَا نَحۡنُ بِمَبۡعُوثِينَ ٣٧

Нет ничего, кроме нашей жизни в этом мире. Мы умираем и живем, и мы не будем воскрешены.

Nuk ka asgjë tjetër përveç jetës sonë në këtë botë. Në të do të vdesim e do të jetojmë(brez pas brezi)dhe kurrë nuk kemi për t'u ringjallur. -Ky është realiteti: ca njerëz vdesin dhe të tjerë lindin, e kështu vazhdon jeta, kështu ka për të vazhduar përjetësisht dhe nuk ka për të ndodhur kurrë që ne të ringjallemi.

23:38Страница 344

إِنۡ هُوَ إِلَّا رَجُلٌ ٱفۡتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبٗا وَمَا نَحۡنُ لَهُۥ بِمُؤۡمِنِينَ ٣٨

Он - всего лишь человек, который возвел навет на Аллаха, и мы не веруем в него».

Ai(Salihu)nuk është tjetër veçse një njeri që trillon gënjeshtra për Allahun dhe ne nuk i besojmë atij. -Ai është veçse një njeri i çmendur, i cili pretendon se është vetëm një Zot dhe se do të vijë një ditë që krijesat do të ringjallen dhe duhet të japin llogari para këtij Zoti. Kështu që, prisni sa të vdesë! Me këto fjalë, ata jepnin të kuptohej se nuk po e ndëshkonin ose vrisnin atë për shkak se e gjykonin si një të çmendur, e jo sepse e nderonin dhe respektonin. Ai, sipas tyre, ishte thjesht një i çmendur, që nuk i viheshin re fjalët dhe as nuk merrej në përgjegjësi për ato që thoshte. Me fjalë të tjera: tashmë nuk kishte më vend për polemika e diskutim rreth pranimit ose saktësisë së shpalljes dhe ftesës së tij, sepse ata qenkëshin të bindur për kotësinë e saj, por tani çështja ishte që a ta ndëshkonin për ato që thoshte apo jo? Në fund, më mendjen e tyre, e panë të udhës që të mos e ndëshkonin, edhe pse “e kishte bërë hak një gjë të tillë”. Subhanallah! A ka arrogancë dhe padrejtësi më të madhe sesa kjo?! Ky është kulmi i fyerjes që mund t’i bësh një profeti të Zotit dhe shprehje e madhe e mosbesimit te Zoti. Kur mohimi i tyre u ashpërsua dhe nuk mbeti më mundësi që ata të dëgjonin e përfitonin nga paralajmërimet, Profeti u lut kundër tyre:

23:39Страница 344

قَالَ رَبِّ ٱنصُرۡنِي بِمَا كَذَّبُونِ ٣٩

Он сказал: «Господи! Помоги мне, ведь они сочли меня лжецом!».

Ai(Salihu)tha “O Zoti im! Më ndihmo kundër atyre që më përgënjeshtrojnë!” -Ndëshkoji dhe poshtëroji që në këtë jetë për mohimin e tyre, para dënimit të ahiretit, ku sigurisht që do të marrin atë që meritojnë.

23:40Страница 344

قَالَ عَمَّا قَلِيلٖ لَّيُصۡبِحُنَّ نَٰدِمِينَ ٤٠

Аллах сказал: «Очень скоро они будут раскаиваться».

Allahu tha: “Së shpejti ata do të dëshpërohen.” - Kjo ishte përgjigjja ndaj lutjes së Profetit (a.s). I Madhëruari thotë:

23:41Страница 344

فَأَخَذَتۡهُمُ ٱلصَّيۡحَةُ بِٱلۡحَقِّ فَجَعَلۡنَٰهُمۡ غُثَآءٗۚ فَبُعۡدٗا لِّلۡقَوۡمِ ٱلظَّٰلِمِينَ ٤١

Вопль поразил их по справедливости, и Мы обратили их в подобие сора, растворенного в потоке. Да сгинут люди несправедливые!

Atëherë ata i rrëmbeu oshëtima(dënimi)... - Ky ndëshkim ishte mëse i drejtë. Ai nuk ishte i pamerituar. Ai erdhi si drejtësi nga Zoti për zullumet e tyre. Kështu, ata i goditi një oshëtimë e madhe, e cila i vrau që të gjithë.... dhe Ne i bëmë ata sikur të ishin hedhurina gjethesh të thara. -Ata u shndërruan në mbeturina, si ato që nxjerr lumi në breg. Në një ajet tjetër thotë: "Ne lëshuam kundër tyre vetëm një ushtimë, dhe ata u bënë si shtrojë vathi." [Kamer 31].Larg mëshirës së Zotit qoftë populli keqbërës! -Pas ndëshkimit, ata i ndoqi mallkimi i Zotit dhe poshtërimi para gjithë botës. I Lartësuari thotë: "Për ta nuk vajtuan as qielli e as Toka dhe as nuk patën kohë (që ti shpëtonin ndëshkimit)." [Duhan 29].

23:42Страница 344

ثُمَّ أَنشَأۡنَا مِنۢ بَعۡدِهِمۡ قُرُونًا ءَاخَرِينَ ٤٢

Вслед за ними Мы сотворили другие поколения.

Pas tyre, Ne sollëm popuj të tjerë. -Pas këtyre njerëzve që mohuan profetët, Ne sollëm shumë popuj të tjerë.

23:43Страница 345

مَا تَسۡبِقُ مِنۡ أُمَّةٍ أَجَلَهَا وَمَا يَسۡتَـٔۡخِرُونَ ٤٣

Ни одна община не может опередить свой срок или отложить его.

Asnjë popull nuk mundi ta shpejtojë e as ta vonojë afatin e vet. -Çdo popull ka afatin e vet, të cilin as nuk mund ta përshpejtojë e as nuk mund ta shtyjë për më vonë.

23:44Страница 345

ثُمَّ أَرۡسَلۡنَا رُسُلَنَا تَتۡرَاۖ كُلَّ مَا جَآءَ أُمَّةٗ رَّسُولُهَا كَذَّبُوهُۖ فَأَتۡبَعۡنَا بَعۡضَهُم بَعۡضٗا وَجَعَلۡنَٰهُمۡ أَحَادِيثَۚ فَبُعۡدٗا لِّقَوۡمٖ لَّا يُؤۡمِنُونَ ٤٤

Потом Мы отправляли одного за другим Наших посланников. Каждый раз, когда к какому-либо народу приходил посланник, они нарекали его лжецом. Мы отправляли их одних за другими на погибель и сделали их предметом сказаний. Да сгинут люди неверующие!

Më pas, Ne i dërguam profetët Tanë njëri pas tjetrit. - Zoti dërgoi ndër popuj profetë të shumtë, që vinin njëri pas tjetrit, në mënyrë që njerëzit të pajiseshin me besimin e saktë dhe të ktheheshin tek Ai të bindur dhe të nënshtruar. Por gjithmonë popujt i kanë mohuar dhe nuk u janë bindur profetëve të Zotit. Ata u janë përgjigjur me mohim e teprim në padrejtësi.Por, çdoherë që një populli i vinte profeti i vet, ata e përgënjeshtronin atë. -Sa herë që një populli u vinte një profet, ata e quanin gënjeshtar dhe e kundërshtonin, edhe pse profetët u sillnin mrekulli të shumta e të mjaftueshme që njerëzit të bindeshin për besnikërinë e tyre dhe për vërtetësinë e Shpalljes së Zotit. Në fakt, thjesht duke vështruar me kujdes ftesën e profetëve dhe Ligjin e Zotit, do të ishte mëse e mjaftueshme për të gjykuar drejt dhe për të provuar besnikërinë e këtyre profetëve dhe faktin se ata u dërguan nga Zoti i botëve.Prandaj, Ne i dënuam ata popuj njëri pas tjetrit... -Pas mohimit të besimit dhe refuzimit të profetëve nga ana e tyre, Ne i shkatërruam dhe i shfarosëm ata njëri pas tjetrit dhe nuk lamë në këmbë asnjë prej tyre. Vendbanimet e tyre u shkretuan....dhe i bëmë që të përmenden në tregime. -Historia e tyre mbeti si legjendë, që brezat e tregonin njëri pas tjetrit. Ata shërbyen si mësim e përgëzim për të devotshmit, por edhe si kërcënim për ata që nuk besojnë dhe refuzojnë profetët dhe shpalljet e Zotit. Si poshtërim dhe përçmim, ata i ndoqi një mallkim tjetër nga Zoti:Larg mëshirës së Zotit qoftë një popull që nuk beson! -Larg mëshirës së Zotit qofshin, sa të ulët e të padrejtë që ishin!

23:45Страница 345

ثُمَّ أَرۡسَلۡنَا مُوسَىٰ وَأَخَاهُ هَٰرُونَ بِـَٔايَٰتِنَا وَسُلۡطَٰنٖ مُّبِينٍ ٤٥

Потом Мы отправили Мусу (Моисея) и его брата Харуна (Аарона) с Нашими знамениями и ясным доказательством

Disa dijetarë janë shprehur se Allahu i Lartësuar, pasi dërgoi Musain dhe zbriti Teuratin në tokë, e ndaloi zbritjen e dënimeve shfarosëse në Tokë dhe ligjëroi luftën kundër mohuesve të profetëve. Nuk e di se ku është mbështetur ky opinion, por duke vërejtur me kujdes kontekstin e këtyre ajeteve dhe disa të tjerëve në suren Kasas, mbase jepet një kuptim i tillë. Nga konteksti i këtyre ajeteve kuptohet në njëfarë mënyre se, pas shkatërrimit të popujve me ndëshkime qiellore, Allahu dërgoi Musain me shenja e argumente të qarta, për të filluar kështu një kapitull të ri në trajtimin e popujve që do të mohonin. Nëse dikush mendon të kundërtën prej faktit se Zoti e ndëshkoi me shfarosje Faraonin dhe popullin e Tij, këtyre i përgjigjemi duke thënë se shkatërrimi i Faraonit ndodhi para zbritjes së Teuratit. Madje ajetet e sures Kasas janë të qarta në këtë fakt, kur Allahu i Madhëruar thotë: "Pasi i shkatërruam popujt e mëparshëm, Musait i dhamë Librin, që është dritë për njerëz dhe udhëzim e mëshirë, që të marrin mësim." [Kasas 43]. Ajeti është shumë i qartë se Allahu ia dha Musait Librin pas shkatërrimit të Faraonit dhe pasi dënoi shumë popuj me ndëshkime shfarosëse. Gjithashtu, Allahu thotë se Ai e zbriti këtë Libër si udhëzim të qartë për njerëzit, si mëshirë për ta dhe si dritë për të parë rrugën e drejtë. Për të njëjtin kuptim flasin edhe ajetet në suren Junus, ku Allahu i lartësuar thotë: "Pas tij, Ne u çuam të dërguar popujve të tyre. Ata sollën argumente të qarta, por ata nuk e besonin atë që më parë e kishin mohuar. Kështu, Ne ua vulosim zemrat atyre që i kalojnë kufijtë. Pastaj, pas tyre, Ne dërguam Musain dhe Harunin me argumentet Tona, te Faraoni dhe paria e rrethit të tij. Por ata treguan kryelartësi, sepse ishin popull keqbërës." Siç shihet, këtu flitet në njëfarë mënyre për dy epoka të ndryshme, nga Nuhu deri tek Musai dhe për epokën pas Musait. Allahu i Lartësuar këtu thotë:

23:46Страница 345

إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ وَمَلَإِيْهِۦ فَٱسۡتَكۡبَرُواْ وَكَانُواْ قَوۡمًا عَالِينَ ٤٦

к Фараону и его знати, но они возгордились, ведь они были людьми надменными.

Më pas Ne dërguam Musanë dhe vëllanë e tij Harunin me mrekullitë dhe Argumentet tona të qarta, te Faraoni dhe rrethi i tij. Por ata u treguan kryeneçë, sepse ishin popull arrogant. -Musai, i biri i Imranit, është ai të cilit i foli vetë Rrahmani. Haruni ishte vëllai i Musait, të cilin Zoti e bëri profet pas kërkesës së Musait dhe lutjes për këtë. Allahu i Madhëruar i dërgoi ata me mrekulli dhe argumente të qarta, që provonin vërtetësinë e tyre si profetë të dërguar nga Zoti dhe për vërtetësinë e mesazhit hyjnor që ata përcollën. Allahu i Madhëruar i pajisi ata me “sultanun mubin” - domethënë, me argument të qartë, të prerë e të pakundërshtueshëm. Ai lloj argumenti i nënshtronte shpirtrat, nga fuqia e madhe ndikuese në to. Zemrat e besimtarëve nënshtroheshin për adhurimin e Zotit dhe zbatimin e Ligjit të Tij. Ndërsa mohuesit arrogantë nuk kishin justifikim para Zotit për refuzimin e tyre. Kjo i ngjan fjalës së Zotit, kur thotë: "Ne i dhamë Musait nëntë shenja (mrekulli) të qarta." [Isra 101]. Për këtë arsye, kryemohuesi dhe kreu i të gjithë arogantëve, Faraoni, e njohu të vërtetën, por dhe e mohoi atë, edhe pse i sigurt për vërtetësinë e saj. I Lartësuari thotë: "Pyeti (o Muhamed) bijtë e Izraelit, për ngjarjen kur ai (Musai) ishte mes tyre dhe Faraoni i tha: “O Musa, unë mendoj se ti je i magjepsur.” Por Musai i tha: “Ti e di me siguri të plotë se ato (mrekullitë) nuk i zbriti askush tjetër përveç Zotit të qiejve e të Tokës. Ai i zbriti ato të dukshme, e unë besoj, o Faraon, se ti je i shkatërruar!” [Isra 101, 102]. Gjithashtu, thotë i Madhëruari: “Ata i mohuan ato (argumentet) në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi, edhe pse ishin të bindur dhe të sigurt në to (se ishin nga Zoti). Shikoje atëherë, se cili ishte fundi i shkatërrimtarëve!” [Neml 14]. Ndërsa këtu thotë: “Ne dërguam Musain dhe vëllanë e tij Harunin me mrekullitë dhe argumentet tona të qarta, te Faraoni dhe rrethi i tij...”. Pra, e dërgoi tek Faraoni, Hamani e të tjerë krerë të mohimit. Por ata u treguan kryeneçë. Ata treguan mendjemadhësi dhe arrogancë, prandaj refuzuan besimin në Allahun dhe t’u bindeshin profetëve të Tij. Kështu i përshkruan ata Allahu i Madhëruar, kur thotë: “...por ata u treguan kryeneçë..." Ky ishte përshkrimi i vërtetë i tyre. Ata ishin popull arrogant e kryeneç. Tirania e padrejtësia, shkatërimi i tokës, mizoria e shtypja e njerëzve ishte tipar i pandashëm i tyre, prandaj edhe u treguan kryeneçë ndaj së vërtetës. Ky përshkrim nuk është aspak i tepruar për ta, sepse në vijim Zoti thotë: "... ishin popull arrogant." Me arrogancë dhe të dehur nga mendjemadhësia e pushteti i tyre, duke manipuluar mendjet e pasuesve të tyre injorantë e me logjikë të dobët, ata thanë:

23:47Страница 345

فَقَالُوٓاْ أَنُؤۡمِنُ لِبَشَرَيۡنِ مِثۡلِنَا وَقَوۡمُهُمَا لَنَا عَٰبِدُونَ ٤٧

Они сказали: «Неужели мы уверуем в двух людей, которые подобны нам, тогда как их народ служит нам?».

Ata thanë: “E, si t’u besojmë dy njerëzve që janë si ne, kur populli i tyre është në shërbimin tonë?!” -Të njëjtat fjalë kishin thënë edhe popujt e tjerë të mëhershëm, që u shfarosën para tyre. Të ngjashme ishin zemrat e tyre, të mbushura me mohim e padrejtësi, prandaj ishin të ngjashme fjalët dhe veprat e tyre. Ata refuzuan me mosmirënjohje mesazhin e Zotit, që, nëse do ta besonin, do të ishte mëshirë e mirësi për ta. Vini re se si nxisin tek pasuesit e tyre mendjelehtë krenarinë e shfrenuar dhe urrejtjen për popullin e Musait, pra për bijtë e Israelit. Ata thoshin: “Si mund t’u besojmë dy njerëzve që janë si ne, kur populli i tyre është në shërbimin tonë?!” Si mund të bëhemi pasues të këtyre njerëzve, kur ata janë skllevërit tanë, të cilët i kemi nënshtruar për të bërë punë të ulta e të rënda për ne?! Siç thuhet në një ajet tjetër: "Kujtoni kur Ne ju shpëtuam prej njerëzve të Faraonit, të cilët ju torturonin me format më të këqija, ju thernin bijtë tuaj (të porsalindur) dhe linin të gjalla bijat tuaja (e porsalindura). E gjithë kjo ishte një sprovë e madhe nga Zoti juaj." [Bekare 49]. Pra, si mund të pranojmë që këta të bëhen udhëheqësit tanë?! Fjalë të njëjta thanë dhe populli i Nuhut: “E si të të besojmë ty, kur ty të besojnë më të ultit?” [Shuara 111]. Ose kur i thanë Nuhut (a.s.): "Ne po shohim se nuk po të pason askush tjetër përveç të pavlerëve, që të ndjekin pa u menduar fare." [Hud 27]. Sigurisht, me fjalë e sllogane të tilla nuk mund të hidhet poshtë e vërteta. Ato janë thjesht mohim e shprehje e arrogancës dhe e mendjemadhësisë. Prandaj i Lartësuari thotë:

23:48Страница 345

فَكَذَّبُوهُمَا فَكَانُواْ مِنَ ٱلۡمُهۡلَكِينَ ٤٨

Они сочли их обоих лжецами и обрекли себя на погибель.

Ata i përgënjeshruan që të dy(profetët) dhe u bënë nga ata që u shkatërruan. - Allahu i mbyti në det, ndërkohë që bijtë e Izraelit shihnin këtë ndëshkim të ashpër.

23:49Страница 345

وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا مُوسَى ٱلۡكِتَٰبَ لَعَلَّهُمۡ يَهۡتَدُونَ ٤٩

Воистину, Мы даровали Мусе (Моисею) Писание, чтобы они могли последовать прямым путем.

Ne i dhamë Musait Librin në mënyrë që ata (populli i Israilit)të gjenin Rrugën e Drejtë. -Pasi shkatërroi Faraonin dhe e shpëtoi popullin e Izraelit së bashku me Musain, Allahu i Madhëruar i dhuroi Musait Librin. Në këtë kohë do të bëhej e mundur që Musai të plotësonte urdhërin e Zotit dhe të zbatonte Ligjin e Tij ndër njerëz. Ai do të mund të shfaqte haptaz simbolet e fesë së Zotit. Kështu, Allahu i Madhëruar i premtoi Musait se, pas dyzet ditësh, do t’i shpallte e zbriste Teuratin. Kur u afrua koha, Musai u nis drejt vendit të takimit me Zotin. Allahu i Lartësuar thotë: "Ne i shkruam atij në pllaka urdhra të shumta, për të qenë këshillë dhe sqarim për çdo çështje. “Zbatoji këto me përkushtim dhe urdhëroje popullin tënd që të zbatojë më të mirat porosi! Unë do t’jua tregoj vendbanimet (rrënojat) e të pabindurve” [A'raf 145]. Ndërsa këtu tha: "Ne i dhamë Musait librin, në mënyrë që ata (populli i Izraelit) të gjenin rrugën e drejtë." Pra, që ata të gjejnë udhën e drejtë dhe udhëzimin e plotë, duke njohur hollësisht urdhëresat dhe ndalesat, shpërblimin dhe dënimin dhe ta njohin Zotin e tyre me emrat, cilësitë dhe me veprat e Tij.

23:50Страница 345

وَجَعَلۡنَا ٱبۡنَ مَرۡيَمَ وَأُمَّهُۥٓ ءَايَةٗ وَءَاوَيۡنَٰهُمَآ إِلَىٰ رَبۡوَةٖ ذَاتِ قَرَارٖ وَمَعِينٖ ٥٠

Мы сделали сына Марьям (Марии) и его мать знамением и поселили их в укромном месте на холме, где протекал ручей.

Ne i bëmë të birin e Merjemes dhe nënën e tij si Shenjë (mrekulli)dhe i venduam në një vend të lartë të qetë e të sigurt plot me burime uji. -Ne i bëmë mirësi të shumta Isait, të birit të Merjemes, dhe të dy ata i bëmë si shenjë e mrekulli për njerëzit. Nëna e tij mbeti shtatzënë pa qenë nevoja për një marrëdhënie intime me burrë dhe e lindi atë fëmijë në kushte të vështira. Pastaj Zoti e bëri Isain që të fliste që në djep. Allahu i Madhëruar bëri që në duart e këtij profeti të shfaqeshin mrekulli të shumta. Duke shtjelluar këtë histori, Allahu i Madhëruar thotë: “...dhe i vendosëm në një rrafshnaltë (të qetë) plot me burime uji." Ata u strehuan në një vend të lartë. Kjo ndodh gjatë kohës kur Merjemja po bëhej gati të lindte Isain. Ai ishte një vend i qetë, i rehatshëm, me një burim uji ose përrua të vogël afër. Në një ajet tjetër, Allahu i Madhëruar thotë: "Por një zë i thirri nga poshtë (hurmës): “Mos u brengos! Zoti yt bëri të rrjedhë pranë teje një përrua. Shkunde trungun e hurmës dhe do të bien hurma (të pjekura) të freskëta! Ha, pi dhe qetësohu!" [Merjem 24 – 26].

23:51Страница 345

يَٰٓأَيُّهَا ٱلرُّسُلُ كُلُواْ مِنَ ٱلطَّيِّبَٰتِ وَٱعۡمَلُواْ صَٰلِحًاۖ إِنِّي بِمَا تَعۡمَلُونَ عَلِيمٞ ٥١

О посланники! Вкушайте блага и поступайте праведно. Воистину, Мне известно о том, что вы совершаете.

(Ne u patëm thënë): “O ju të dërguar(të Allahut)! Hani (të gjitha) gjërat që janë të mira dhe të pastra dhe bëni vepra të mira! -Ky është një urdhër që Allahu i Madhëruar ua ka drejtuar të gjithë profetëve të Tij: që të ushqehen me ushqime të këndshme, të mira, pra, me rizkun hallall, dhe ta falënderojnë e shprehin mirënjohjen Atij. Mirënjohja shprehet nëpërmjet punëve të mira, përmes të cilave rregullohen zemra dhe trupi, kjo jetë dhe ahireti. Pastaj u tregoi se Ai është i Gjithëditur për çdo përpjekje që bëjnë për hir të Tij.Unë di gjithçka që ju bëni. –Ai ka për t’ju dhënë shpërblimin më të mirë. Kjo tregon se të gjithë profetët kanë qenë unanimë në lejueshmërinë e ushqimeve të pastra e të mira dhe i kanë pasur të ndaluara të pistat dhe të këqijat. Gjithashtu, ata kanë qenë unanimë në urdhërimin për vepra të mira, edhe pse në disa urdhëresa mund të kenë pasur ndryshime. Sidoqoftë, të gjitha veprimet e tyre kanë qenë të mira, por të gradave të ndryshme, sipas kohës dhe vendit. Kështu mund të themi me bindje se çdo vepër e mirë, e cila është e tillë në çdo kohë dhe vend, ka qenë gjithmonë ligj i pranuar unanimisht dhe i kryer nga të gjithë profetët. Nga të tilla baza të pandryshueshme të mirësisë mund të përmendet urdhri për teuhidin dhe largimin nga shirku, sinqeriteti në adhurim e përkushtimin vetëm ndaj Tij, dashuria për Zotin, frikërespekti për Të, shpresa ndaj Tij, bamirësia e të gjitha llojeve, vërtetësia, çiltërsia e largimi nga gënjeshtra, plotësimi i premtimeve, ruajtja e lidhjeve farefisnore, bamirësia ndaj prindërve, të varfërve e jetimëve, bamirësia ndaj të gjitha krijesave. Për këtë arsye, dijetarët dhe të urtët që kishin njohuri për librat e shkruar hyjnorë, në kohën kur u dërgua Muhamedi (a.s) si profet, argumentonin për vërtetësinë e profetësisë së Tij duke parë natyrën e urdhëresave që Ai solli dhe të ndalesave që caktoi. Kështu veproi për shembull, Herakli. Kështu, duke qenë se ai përcillte të njëjtat urdhëresa si profetët para tij dhe ndalonte të njëjtat gjëra si edhe profetët para tij, kjo tregonte se edhe ai ishte njëlloj si ata. Ndryshe ndodh me profetët e rremë, të cilët ndalojnë nga të mirat dhe urdhërojnë për ligësi, nga të cilat profetët e shkuar i kanë ndaluar unanimisht popujt e tyre. Prandaj Allahu i Madhëruar u drejtohet profetëve dhe u thotë:

23:52Страница 345

وَإِنَّ هَٰذِهِۦٓ أُمَّتُكُمۡ أُمَّةٗ وَٰحِدَةٗ وَأَنَا۠ رَبُّكُمۡ فَٱتَّقُونِ ٥٢

Воистину, ваша религия - религия единая, а Я - ваш Господь. Бойтесь же Меня!

Kjo është feja juaj. Ajo është një fé e vetme(e pranuar tek Zoti)dhe(vetëm)Unë jam Zoti juaj. Prandaj më kini frikë Mua(e askënd tjetër)! - Të gjithë ju, o profetë, jeni si një trup i vetëm, keni një fe të përbashkët dhe Zoti juaj është një i vetëm. Për këtë arsye, vetëm Atij frikësojuni duke kryer urdhëresat e Tij dhe duke iu larguar e ruajtur nga ndalesat e Tij. Duke urdhëruar profetët, Zoti në fakt ka urdhëruar të gjithë besimtarët, sepse ata janë pasues të profetëve dhe rrugës së tyre. Ai thotë: "O ju që keni besuar! Hani nga të mirat me të cilat ju kemi begatuar dhe falënderojeni Allahun, nëse jeni të sinqertë në adhurimin e Tij!" [Bekare 172]. Kështu, është detyrë për të gjithë ata që pretendojnë se pasojnë profetët, që të zbatojnë shpalljet e profetëve dhe urdhëresat e tyre dhe të ndërtojnë jetën sipas tyre. Por të padrejtët nuk dinin gjë tjetër, veç të përçaheshin dhe të mos i bindeshin Zotit, prandaj dhe tha:

23:53Страница 345

فَتَقَطَّعُوٓاْ أَمۡرَهُم بَيۡنَهُمۡ زُبُرٗاۖ كُلُّ حِزۡبِۭ بِمَا لَدَيۡهِمۡ فَرِحُونَ ٥٣

Но они разорвали свою религию на части, и каждая секта радуется тому, что имеет.

Por, më vonë njerëzit u përçanë në grupe rreth fesë së tyre... -Kështu edhe ata që pretendonin se pasonin profetët u përçanë dhe u ndanë në fraksione.... dhe secili grup krenohej me atë të vetën. -Secili fraksion i gëzohej asaj që kishte, duke pretenduar se vetëm ata ishin në të vërtetën dhe të drejtën, kurse të tjerët ishin të mashtruar dhe të devijuar. Por një gjë është e sigurt: të udhëzuarit në rrugën e drejtë kanë qenë ata që kanë ndjekur besnikërisht rrugën e profetëve, të cilët të gjithë hanin hallallin dhe bënin vepra të mira, siç Zoti i urdhëronte në shpalljet e Tij. Ndërsa ata që ndoqën rrugë të cilat bien ndesh me shpalljet hyjnore, ata ishin të devijuarit dhe trillues gënjeshtrash për fenë e Zotit. Allahu i Madhëruar thotë për ta:

23:54Страница 345

فَذَرۡهُمۡ فِي غَمۡرَتِهِمۡ حَتَّىٰ حِينٍ ٥٤

Оставь же их в их невежестве (или слепоте и растерянности) до определенного времени.

Por, lëri ata edhe për pak kohë në vetëmashtrimin e tyre! -Lëri ata të sorollaten në injorancën e tyre rreth së vërtetës, lëri në vetëkënaqësinë e tyre dhe në pretendimin se ata janë në rrugë të drejtë. Allahu thotë: "...lëri ata edhe për pak kohë!" Pra, lëri derisa të zbresë mbi ta dënimi dhe zemërimi i Zotit. Për ata nuk vlen asnjë paralajmërim e këshillë. E si mund të përfitojë nga këshilla dikush që, pa dije, pretendon se është në të vërtetën dhe që çdo qëndrim tjetër e konsideron kotësi?! Ky mashtrim dhe vetëkënaqësi i lë ata në humbje të thellë, në pakujdesi e shpërfillje ndaj të vërtetës.

23:55–56Страница 345

أَيَحۡسَبُونَ أَنَّمَا نُمِدُّهُم بِهِۦ مِن مَّالٖ وَبَنِينَ ٥٥

Неужели они думают, что Мы поддерживаем их богатством и сыновьями,

نُسَارِعُ لَهُمۡ فِي ٱلۡخَيۡرَٰتِۚ بَل لَّا يَشۡعُرُونَ ٥٦

потому что спешим одарить их благами? О нет! Однако они не ощущают этого!

Mos vallë ata po mendojnë se meqë u kemi dhënë me mbushulli pasuri dhe fëmijë, Ne do t’u ofronim të gjitha të mirat? -Edhe ky është një shkak që ua shton vetëkënaqësinë. Ata të mjerë mendojnë se pasuria e madhe dhe pasardhësit e shumtë që u jep Zoti në këtë jetë janë shenjë treguese se ata kanë të drejtë, se ata janë të mirët dhe ata që meritojnë lumturinë. Ata mendojnë se do t’u jepen mirësi si në dynja, ashtu edhe në ahiret. Por të mos mendojnë kështu të mjerët, sepse çështja nuk qëndron aspak siç e mendojnë në vetëkënaqësinë dhe ëndrrat e tyre boshe. Allahu i Madhëruar thotë:Jo, kurrsesi! Por, ata nuk kuptojnë. –Ne, thjesht po i afatizojmë ata dhe po u lëmë kohë që të kënaqen me stolitë e kësaj bote dhe të harrohen në to, që të shtohen më shumë gjynahet e tyre, në mënyrë që ndëshkimi në ahiret të jetë më i madh për ta. Kështu gëzohen ata të mjerë me atë që u jepet, prandaj e shpërfillin të vërtetën, siç thotë Zoti: "Por meqë ata i shpërfillën porositë, Ne u hapëm të gjitha dyert (e kënaqësive) dhe, kur ata po gëzonin për ato që iu ishin dhënë, i ndëshkuam në befasi, e ata mbetën të pashpresë." [En'am 44].

23:57Страница 345

إِنَّ ٱلَّذِينَ هُم مِّنۡ خَشۡيَةِ رَبِّهِم مُّشۡفِقُونَ ٥٧

Воистину, те, которые трепещут от страха перед своим Господом,

Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar na konfirmoi për ata të vetëmashtruar që bëjnë dy të liga: së pari, shpërfillin të vërtetën dhe Shpalljen e Zotit, duke mos denjuar ta njohin dhe të jetojnë sipas saj dhe, së dyti, janë të vetëkënaqur dhe pretendojnë se, meqë Allahu po u jep të mira në këtë jetë, ky është argument se ata janë të mirët dhe të zgjedhurit e Allahut. Në vijim, Allahu i Lartësuar përmend besimtarët e mirë dhe të zgjedhur, që janë krejtësisht ndryshe nga të vetëkënaqurit. Këta fatbardhë, edhe pse i binden Zotit dhe pasojnë profetët dhe shpalljet e Tij, përsëri janë të frikësuar dhe të mbushur me përunjësi ndaj Zotit. Ai thotë:Vërtet, ata të cilët nga frika prej Zotit të tyre, janë të përulur,... –Ata janë të frikësuar e të përulur para Zotit, sepse ata e njohin mirë Atë. Frika e tyre quhet ‘el hashjeh’, pra, një frikë që buron nga dituria e thellë dhe e hollësishme për madhështinë e Zotit, dituri e cila mund të përfitohet veçse nga shpallja dhe të medituarit gjatë në të. Ata e dinë se Zoti është i Drejtë dhe e dinë po aq mirë se, nëse Ai i trajton ata me drejtësinë e Tij, do të jenë të shkatërruar dhe nuk do t’u mbetet asnjë e mirë që të mund të shpresojnë. Nga ana tjetër, ata e njohin mirë vetveten, padrejtësinë dhe injorancën që i karakterizon si krijesa të brishta dhe e shohin se janë shumë të mangët në plotësimin e hakut të Zotit. Gjatë gjithë kohës ata janë të frikësuar se mos nga gjynahet dhe padrejtësia e tyre, nga dobësia dhe pafuqia e tyre para armikut, mund t’u largohet imani nga zemra. Ata e dinë mirë se çfarë meriton Zoti i tyre dhe kanë frikë nga mangësitë dhe gjynahet. Kjo frikë i bën që gjithmonë të jenë të kujdesshëm nga gjynahet dhe të përkushtuar që t’i zbatojnë sa më mirë urdhëresat e Zotit. Këta Zoti i përshkruan:

23:58Страница 345

وَٱلَّذِينَ هُم بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِمۡ يُؤۡمِنُونَ ٥٨

которые веруют в знамения своего Господа,

Ata, të cilët i besojnë Argumentet e Zotit të tyre;... -Kur u lexohen ajetet e Zotit, u shtohet besimi dhe meditojnë gjatë në ajetet kuranore. Ata i kuptojnë qartë këto ajete dhe e shohin sa i mrekullueshëm është Kur'ani dhe sa në harmoni të plotë janë ajetet e tij. Në të nuk mund të gjesh kurrë asnjë kundërthënie. Aty gjen gjithçka që u duhet për të njohur e marrë dituri të plotë rreth Zotit, prandaj besimtarët mbushen me dashuri, shpresë dhe frikë nga Ai. Atje mësojnë gjithçka që kanë nevojë të dinë rreth Ditës së Gjykimit dhe Llogarisë dhe të tilla njohuri e mbushin zemrën e tyre me hollësitë më të fshehta të imanit dhe ndjenjave që ai kultivon në zemër. Është e pamundur që të shprehësh me fjalë ato ndjenja të fuqishme që e transformojnë njeriun dhe e ngrenë në grada të larta të bamirësisë. Gjithashtu, këta të zgjedhur meditojnë edhe në shenjat e Zotit në krijimin e Tij, siç ka thënë i Madhëruari: "Në krijimin e qiejve dhe të tokës dhe në ndryshimin e natës e të ditës ka argumente të qarta për ata që kanë mend. Janë ata që e përmendin Allahun, kur janë në këmbë, kur janë ulur dhe kur janë shtrirë. Ata thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve dhe të Tokës (duke thënë): “Zoti ynë! Këtë nuk e ke krijuar kot. Ti je pastër nga çdo të mete. Na ruaj prej dënimit të Zjarrit! Zoti ynë! Atë që Ti e fut në Zjarr, e ke mbuluar me turp. Për keqbërësit nuk ka asnjë ndihmëtar. Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për Besim (e që thoshte): “Besoni në Zotin!” e ne besuam. Zoti ynë, nai fal gjynahet tona, nai mbulo të metat, ndërsa pas vdekjes na bashko me të mirët! Zoti ynë, na e dhuro atë që na e ke premtuar nëpërmjet të Dërguarve të Tu dhe mos na turpëro Ditën e Kijametit! Vërtet Ti nuk e shkel premtimin!” [Al Imran 190 – 194].

23:59Страница 345

وَٱلَّذِينَ هُم بِرَبِّهِمۡ لَا يُشۡرِكُونَ ٥٩

которые не приобщают к своему Господу сотоварищей,

Ata, që nuk i përshkruajnë shok Zotit të tyre... - Ata i largohen si shirkut të madh, ashtu edhe shirkut të vogël. Ata kurrë nuk adhurojnë ndonjë zot tjetër veç Allahut, duke iu lutur, shpresuar dhe nënshtruar, sepse janë distancuar e ruajtur nga ky shirk i madh dhe ruajnë teuhidin e tyre. Ata ruhen edhe nga syfaqësia, mendjemadhësia dhe cilësitë e hipokrizisë. Ata gjithmonë kujdesen të jenë të sinqertë me Allahun në fjalët, veprat dhe të gjitha gjendjet e tyre.

23:60Страница 346

وَٱلَّذِينَ يُؤۡتُونَ مَآ ءَاتَواْ وَّقُلُوبُهُمۡ وَجِلَةٌ أَنَّهُمۡ إِلَىٰ رَبِّهِمۡ رَٰجِعُونَ ٦٠

которые раздают милостыню, тогда как их сердца страшатся того, что им суждено вернуться к своему Господу, -

Dhe ata, të cilët japin nga ajo që u është dhënë... -Ata shpenzojnë të gjitha energjitë e tyre, që ta plotësojnë atë me të cilën janë urdhëruar dhe bëjnë çdo gjë që kanë mundësi për të plotësuar e përkryer namazin, zekatin, haxhin, sadakanë e punët e tjera të mira që Zoti u ka kërkuar. Dhe me gjithë këto përpjekje të tyre të sinqerta, Allahu thotë për ta:... me zemrat plot frikë, ngaqë e dinë se do të kthehen te Zoti i tyre,... -Ata janë të frikësuar për ditën kur do të takohen me Zotin dhe veprat e tyre të dalin para Tij. Ata i frikësohen qëndrimit para Tij dhe druhen se veprat e tyre nuk do t’i shpëtojnë nga ndëshkimi i Zotit. Çdo punë e mirë dhe e mbarë për të cilën dëgjojnë dhe u jepet mundësia për ta bërë, ata nxitojnë ta kryejnë në formën më të plotë e të përkryer. Ata shohin se si eulijatë dhe të zgjedhurit e Zotit garojnë e nxitojnë të mbushen me sevape e mirësi për t’u afruar Zotit, prandaj edhe këta garojnë. Edhe nëse mund të ndodhë që, për shkak te dobësisë së tyre, nuk i arrijnë dot eulijatë e Zotit dhe veprat e tyre të mira, përsëri Zoti i njofton këta fatlumë se ato të mira që i synojnë kanë për t’i arritur:

23:61Страница 346

أُوْلَٰٓئِكَ يُسَٰرِعُونَ فِي ٱلۡخَيۡرَٰتِ وَهُمۡ لَهَا سَٰبِقُونَ ٦١

все они спешат вершить добрые дела и опережают в этом других.

Këta janë ata që nxitojnë drejt të mirave dhe që do t’i arrijnë ato të parët. -Ata kanë për t’i arritur mirësitë që synojnë dhe për të cilat punojnë. Si këta, edhe të parët, Allahu i dalloi dhe ua parapriu të mirën, prandaj ata do të jenë të lumtur dhe do të arrijnë çdo të mirë. Pas përmendjes së garimit të tyre në punë të mira dhe përpjekjet e mëdha në plotësimin e tyre, mbase dikush mund të mendojë gabimisht se ajo që kërkohet prej tyre është diçka e pamundur ose shumë e vështirë, prandaj Allahu i Lartësuar thotë më pas:

23:62Страница 346

وَلَا نُكَلِّفُ نَفۡسًا إِلَّا وُسۡعَهَاۚ وَلَدَيۡنَا كِتَٰبٞ يَنطِقُ بِٱلۡحَقِّ وَهُمۡ لَا يُظۡلَمُونَ ٦٢

Мы не возлагаем на человека сверх его возможностей. У Нас есть Писание, которое глаголет истину, и с ними не поступят несправедливо.

Ne nuk e detyrojmë askënd përtej mundësive të tij. -Allahu e ngarkon njeriun veçse në masën që ka mundësi ta realizojë. Madje, Ai nuk kërkon të gjithë forcën dhe mundësitë e robit, por më pak se kaq. Kjo është shenjë e mëshirës dhe urtësisë së Zotit. Me mëshirën dhe urtësinë e Tij, Ai ua lehtëson robërve rrugën drejt Tij dhe bën që kjo rrugë të jetë e mbushur plot me udhëtarë që synojnë të shkojnë tek Ai, në çdo kohë e vend.Te Ne është libri që shënon gjithçka me saktësi... -Ky është regjistri i parë, në të cilin është shkruar gjithçka dhe çdo gjë që ndodh është fiks sipas asaj që është shkruar në të. Allahu thotë gjithmonë të vërtetën.... dhe atyre nuk do t'u bëhet asnjë padrejtësi. - Nuk do t’u cenohen apo pakësohen të mirat që kanë bërë dhe as nuk do t’u shtohen të këqijat.

23:63Страница 346

بَلۡ قُلُوبُهُمۡ فِي غَمۡرَةٖ مِّنۡ هَٰذَا وَلَهُمۡ أَعۡمَٰلٞ مِّن دُونِ ذَٰلِكَ هُمۡ لَهَا عَٰمِلُونَ ٦٣

Однако их сердца слепы к этому (Корану). А наряду с этим они совершают менее тяжкие злодеяния.

Por zemrat e tyre(mohuesve)janë të verbuara... -Allahu i Madhëruar na përshkruan zemrat e atyre që mohojnë profetët dhe shpalljet e Tij, duke thënë se ato janë të zhytura në padituri e padrejtësi, harame e shkujdesje ndaj së vërtetës. Ata i kanë kthyer shpinën asaj dhe kjo i pengon ata nga Kur'ani. Atyre nuk u bëhet mbarë që të arrijnë te Kur'ani dhe asgjë prej tij nuk arrin në zemrat e tyre, siç thotë Zoti i Madhëruar: “Kur ti e lexon Kur’anin, në mes teje dhe atyre që nuk e besojnë Botën Tjetër, Ne vëmë një perde të padukshme. Në zemrat e tyre kemi vënë mbulesë, që të mos e kuptojnë atë (Kur'anin) dhe në veshët e tyre ka shurdhim të thellë. E, kur ti (O Muhamed)e përmend në Kur’an Zotin tënd, si Një të Vetëm, ata kthejnë shpinën dhe largohen.” [Isra 45, 46]. Kështu, duke qenë se zemrat e tyre janë të zhytura në padituri e mohimin e së vërtetës, ata vazhdojnë të bëjnë vepra të ulëta kufri dhe në kundërshtim me Sheriatin e Zotit, gjë që e bën të detyruar ndëshkimin e tyre.... dhe ata do të vazhdojnë të bëjnë vepra të këqija. -Ata do të vazhdojnë të bëjnë punë të ulëta kufri e poshtërsie, por ti mos u çudit nga afatizimi i Zotit për ta dhe mosndëshkimi i tyre. Allahu i Urtë dhe i Plotpushtetshëm i afatizon ata, që të mund t'i kryejnë ato vepra që është shkruar se do t’i bëjnë. Por kur ata t'i bëjnë dhe t’i plotësojnë ato, atëherë do të tmerrohen kur t’i godasë zemërimi dhe ndëshkimi i Allahut.

23:64Страница 346

حَتَّىٰٓ إِذَآ أَخَذۡنَا مُتۡرَفِيهِم بِٱلۡعَذَابِ إِذَا هُمۡ يَجۡـَٔرُونَ ٦٤

А когда Мы подвергнем наказанию изнеженных роскошью среди них, они завопят громким голосом.

Kur Ne t’i dënojmë ata që kanë qenë të shfrenuar,... - Bëhet fjalë për ata që janë mësuar me luksin e stolitë e shumta të kësaj bote dhe asnjëherë nuk janë prekur nga ndonjë bela e vështirësi. Pikërisht këta njerëz të padrejtë e keqbërës, kur t’i prekë dënimi i Zotit:... ata do të ngrenë zërat me lutje(për ndihmë). -Do të ulërasin nga dhimbjet, të cilat duken shumë më të forta për shkak se nuk janë mësuar me to. Ata kërkojnë ndihmë me përgjërim, por do t'u thuhet:

23:65Страница 346

لَا تَجۡـَٔرُواْ ٱلۡيَوۡمَۖ إِنَّكُم مِّنَّا لَا تُنصَرُونَ ٦٥

Не вопите сегодня! Воистину, Мы не окажем вам помощи.

Mos e ngreni zërin sot, sepse ju nuk keni për t'u ndihmuar nga Ne! -Duke qenë se nga Allahu nuk do t’u vijë asnjë ndihmë, ata do të dëshpërohen. As veten e vet nuk mund ta ndihmojnë dhe askush nuk do të vijë për t’i shpëtuar. Nëse dikush pyet: Po përse erdhën ata në këtë pikë? Përgjigjja është:

23:66Страница 346

قَدۡ كَانَتۡ ءَايَٰتِي تُتۡلَىٰ عَلَيۡكُمۡ فَكُنتُمۡ عَلَىٰٓ أَعۡقَٰبِكُمۡ تَنكِصُونَ ٦٦

Вам читали Мои аяты, но вы пятились от них,

Sepse, kur ju lexoheshin ajetet e Mia, ju u kthenit shpinën dhe iknit. -Ajetet e Zotit ju lexoheshin që ju t’i besonit ato dhe të përkushtoheshit për të adhuruar Zotin dhe për të jetuar sipas ligjit të Tij, por ju refuzuat ta bënit diçka të tillë. Përkundrazi:

23:67Страница 346

مُسۡتَكۡبِرِينَ بِهِۦ سَٰمِرٗا تَهۡجُرُونَ ٦٧

возгордившись ею (Каабой) и произнося скверные речи по ночам.

Tregoheshit arrogantë ndaj tij e me fyerje kundër tij natën bisedonit. -Ju tërhiqeshit dhe e lëshonit veten tërësisht drejt ligësisë. Me fjalë të tjera, nëse do të punonit e të besonit Kur'anin, ju do të përparonit drejt së mirës, por duke qenë se e refuzuat atë, u tërhoqët pas ligësisë, e kështu do të bini në gradën më të ulët. Jo vetëm kaq, por: “e fyenit në bisedat tuaja të natës." Kjo u drejtohet fillimisht arabëve, të cilëve u foli ky Kur'an dhe u thotë: “Ju lavdëroheshit dikur me Shtëpinë e Shenjtë, Qaben, dhe pretendonit se ishit më të mirë se njerëzit e tjerë, sepse ishit kujdesatarë të Qabes. Por kur ju erdhi e vërteta, ju shpifët fjalë të ulta për Kur'anin në bisedimet tuaja të përbashkëta të natës. Kjo ishte rruga dhe sjellja e mohuesve në lidhje me Kur'anin. Jo vetëm që e refuzonin, por edhe flisnin me njëri-tjetrin e shpifnin kundër tij, siç thotë Zoti për ta: "Ata që nuk besojnë thonë: “Mos e dëgjoni këtë Kuran dhe, kur të lexohet, llomotitni, se ndoshta ia dilni mbanë!” [Fusilet 26]. Gjithashtu: "Vallë, prej këtyre fjalëve po habiteni dhe po qeshni, e nuk po qani?! Madje, zhyteni me thellë në shkujdesje?! Bini në sexhde për Allahun dhe adhurojeni Atë! [Nexhm 59 - 61]. Ose thotë: "Në fakt, ata thonë: “Ai e trilloi atë (Kur’anin).” Jo, kurrsesi nuk është ashtu, por ata nuk besojnë. Le ta sjellin një libër si ai, nëse është e vërtetë ajo që thonë!" [Tur 33, 34]. Duke qenë të bashkuar në të tilla poshtërsi, nuk ka dyshim se mbi ta do të zbresë ndëshkimi i Zotit. Dhe kur mbi ta të bjerë ndëshkimi, askush nuk ka për t’i ndihmuar. Nuk do të gjejnë asnjë që t’i luten për ndihmë dhe që mund t’ua ofrojë atë. Ata do të poshtërohen edhe më shumë me fjalë therëse, për shkak të veprave të tyre të këqija:

23:68Страница 346

أَفَلَمۡ يَدَّبَّرُواْ ٱلۡقَوۡلَ أَمۡ جَآءَهُم مَّا لَمۡ يَأۡتِ ءَابَآءَهُمُ ٱلۡأَوَّلِينَ ٦٨

Неужели они не задумываются над Словом? Или же к ним явилось то, что не приходило к их праотцам?

A nuk mendojnë ata thellë mbi fjalën e Allahut (Kur’anin), ... -Pse nuk meditojnë rreth këtij Kur'ani? Kjo do të sillte imanin në zemrat e tyre, do t'i shëronte dhe do t’i shpëtonte nga kufri. Por ata i goditi një bela e madhe, për shkak të refuzimit dhe shpërfilljes së këtij Kur'ani. Kjo tregon se të medituarit në Kur'an sjell vetëm të mira dhe të mbron nga të këqijat. Ajo që i pengoi ata nga meditimi në Kur'an ishte fakti se zemrat e tyre ishin të kyçura.... apo mos u ka ardhur diçka(e re), që të parëve të tyre të lashtë nuk u pati ardhur? -Apo mohuan sepse Kur'ani solli diçka që binte ndesh me rrugën e të parëve të tyre? Ata e refuzuan Kur'anin dhe Profetin, sepse ndoqën rrugën e të parëve të tyre, që ishin të humbur. Ata kundërshtonin çdo rrugë që binte ndesh me rrugën e të parëve të tyre. Allahu na tregon fjalët e tyre, kur thotë: "Ne nuk kemi dërguar para teje profet në ndonjë vendbanim, që paria e shfrenuar e tij të mos i ketë thënë: “Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fé, prandaj do t’i ndjekim gjurmët e tyre me këmbëngulje”. Ai (Profeti) u thoshte: “Vallë, edhe pse ju kam sjellë një udhëzim më të mirë nga ai që ju keni gjetur tek të parët tuaj?” Ata thoshin: “Ne e mohojmë atë gjë, për të cilën ju jeni dërguar.” [Zuhruf 23, 24]. Nëse do të kishit synim të ndiqnit të vërtetën, ju do ta bënit. Megjithatë, përgjigjja e tyre ishte: “Ne e mohojmë atë gjë, për të cilën ju jeni dërguar.”

Текст: Quranic Universal Library (Tarteel) через spa5k/tafsir_api (MIT), в зафиксированной версии. Аяты: Quran Foundation. Источники и лицензии

Содержание

Аят аль-Курси36Аль-Кахфстр. 42джуз 15Бухари 1Муслим 2999

Вид

Тема
Размер текста
Вид

Read in English