Ас-Саади · Тафсир · на албанском
Аль-Муминун 23:69–102
23:69Страница 346
أَمۡ لَمۡ يَعۡرِفُواْ رَسُولَهُمۡ فَهُمۡ لَهُۥ مُنكِرُونَ ٦٩
Или же они не узнали своего Посланника и принялись отвергать его?
Apo mos, vallë, nuk e njohin të dërguarin e tyre (Muhamedin), prandaj dhe e refuzojnë atë?! - Vallë, e mohuan Shpalljen sepse Muhamedi ishte i panjohur mes tyre? Vallë, e refuzuan të vërtetën se nuk dinin sa duhej për Profetin e tyre, Muhamedin? Mos, vallë, thoshin: “Nuk e dimë kush është ai, nuk e njohim sinqeritetin e tij, prandaj kemi nevojë për njëfarë kohe, që ta njohin besnikërinë e tij?” Mos, vallë, thonë: "Prisni, sa të pyesim rreth tij ata që kanë përvojë!"? Por çështja nuk qëndronte aspak kështu. Ata e njihnin profetin Muhamed plotësisht. Të vegjlit dhe të mëdhenjtë ia njihnin Muhamedit virtytet e larta. Ata e njihnin shumë mirë sinqeritetin dhe besnikërinë e tij. Edhe para se të bëhej profet, e thërrisnin Emin - Besniku. Atëherë, përse nuk e pranonin besnikërinë dhe vërtetësinë e tij në Shpallje? Përse e refuzuan kur ai u solli nga Zoti të vërtetën e qartë, me besnikërinë më të madhe?
23:70Страница 346
أَمۡ يَقُولُونَ بِهِۦ جِنَّةُۢۚ بَلۡ جَآءَهُم بِٱلۡحَقِّ وَأَكۡثَرُهُمۡ لِلۡحَقِّ كَٰرِهُونَ ٧٠
Или же они говорят, что он - бесноватый? Напротив, он принес им истину, но большинство из них не любят ее.
Apo mos thonë për të se "është i çmendur"? -Ata e konsideruan të çmendur. Për këtë arsye, thanë që të çmendurit nuk i merren për bazë fjalët dhe as që duhet dëgjuar. I çmenduri thotë përçartje të kota dhe fjalë pa lidhje e të ulëta. Por Allahu i Madhëruar u përgjigjet dhe ua hedh poshtë atyre këtë pretendim, kur thotë:Jo, kurrësesi! Ai u ka sjellë atyre të Vërtetën, por e shumica e tyre e urrejnë të Vërtetën. -Përkundrazi! Ai ju solli një çështje shumë të rëndësishme. Shpallja që ju solli Muhamedi është e gjitha drejtësi dhe vërtetësi, pa asnjë dyshim në të. Në të, askush nuk ka për të gjetur kundërthënie e kundërshti. Atëherë, si mund ta quani të çmendur atë që e solli këtë shpallje madhështore nga Zoti?! Ky profet është besnik dhe në gradën më të lartë të përsosmërisë, në drejtim të diturisë, logjikës së plotë, dhe moralit të lartë. Madje, përkundrazi, ajo që ju pengoi që të besoni këtë njeri, i cili ju solli të vërtetën nga Zoti është fakti që ju e urreni të vërtetën. E vërteta më e madhe që ky njeri ju solli nga Zoti është urdhri për sinqeritet të plotë në përkushtimin e të gjitha adhurimeve veçse për Atë dhe për braktisjen e çdo adhurimi për ndonjë tjetër. Dihet mirë se sa shumë e urreni ju këtë. Ky profet e solli këtë të vërtetë të madhe nga Zoti, por ju e mohuat atë, sepse urreni mesazhin e vërtetë, e jo sepse keni dyshime në Profetin që u dërgua ndër ju: "Ata, në të vërtetë, nuk të mohojnë ty, por ata keqbërës mohojnë me forcë argumentet e Allahut." [En'am 33]. Nëse dikush thotë: përse të mos ishte e vërteta në përputhje me shijet dhe dëshirat e popullit, dhe kështu ata do të nënshtroheshin dhe do ta besonin atë profet? Allahu i Madhëruar i përgjigjet:
23:71Страница 346
وَلَوِ ٱتَّبَعَ ٱلۡحَقُّ أَهۡوَآءَهُمۡ لَفَسَدَتِ ٱلسَّمَٰوَٰتُ وَٱلۡأَرۡضُ وَمَن فِيهِنَّۚ بَلۡ أَتَيۡنَٰهُم بِذِكۡرِهِمۡ فَهُمۡ عَن ذِكۡرِهِم مُّعۡرِضُونَ ٧١
А если бы истина зависела от их желаний, то сгинули бы небеса, земля и те, кто на них. Мы даровали им их Напоминание (Коран), однако они отвернулись от своего Напоминания.
Sikur e vërteta të kishte qenë sipas dëshirave të tyre, sigurisht do të ishin shkatërruar qiejt e Toka dhe çdo gjë që gjendet në to. -Kjo do të ndodhte, sepse dëshirat e tyre janë të lidhura ngushtë dhe të ndërtuara mbi padrejtësinë, mohimin dhe cilësitë më të këqija e të ulëta. Nëse e vërteta do të shkonte pas dëshirave të atyre të humburve, do të shkatërroheshin qiejt e toka, sepse ato dëshira do të prishnin rregullin e funksionimit të gjërave. Nëse rregullimi dhe funksionimi i çështjeve ndërtohen mbi padrejtësinë e ligësinë, qiejt dhe toka do të shkatërroheshin, pasi ato qëndrojnë vetëm sepse janë të ndërtuara mbi drejtësinë e mirësinë e Zotit.Ne u sollëm atyre Këshillën(Kur’anin),... -Ne u dhamë këtë Kur'an, që i kujton dhe i nxit ata për çdo të mirë. Përmes mirësive dhe Kur'anit, do të lartësohet fama dhe krenaria e tyre ndër njerëz. Nëse do të zbatojnë këtë Kur'an dhe do ta ndërtojnë jetën e tyre sipas tij, ata do të jenë udhëheqës të botës.... por ata i kthyen shpinën. -Kjo është fatkeqësia më e madhe për ta. Nëse Zoti të privon nga kjo mirësi, atëherë je zhytur në fatkeqësinë më të madhe. Kjo ndodh nëse shpërfill ftesën bujare të Zotit, siç thotë i Madhëruari: "Ata e kanë harruar Allahun, prandaj Ai i ka harruar ata." [Teube 67]. Ose: "Mos u bëni si ata që e harruan Allahun e prandaj Allahu i bëri që të harrojnë vetveten! Ata janë të shfrenuarit." [Hashr 19]. Kur'ani, ashtu si edhe Profeti të cilit iu shpall ky libër, është mirësia më e madhe që ju dha këtij populli, por ata iu kundërvunë me mohim. A ka privim më të madh sesa ky? Fundi i këtij privimi është humbja dhe dëshpërimi më i madh.
23:72Страница 346
أَمۡ تَسۡـَٔلُهُمۡ خَرۡجٗا فَخَرَاجُ رَبِّكَ خَيۡرٞۖ وَهُوَ خَيۡرُ ٱلرَّٰزِقِينَ ٧٢
Разве ты просишь у них вознаграждения? Воздаяние твоего Господа лучше, и Он - Наилучший из дарующих удел.
Mos, vallë po u kërkon atyre ndonjë shpërblim? –Mos, vallë, ata nuk vijnë pas teje sepse ti po u kërkon shpërblim ose pjesë prej pasurisë së tyre? "A mos po u kërkon atyre shpërblim, që i rëndon ata nga shpenzimet?" Nëse vërtet do t’u kërkoje diçka të tillë, kjo do t’ua bënte të vështirë pasimin e rrugës tënde. Por, sigurisht, çështja nuk qëndron aspak kështu:Por shpërblimi i Zotit tënd është më i miri dhe Ai është Furnizuesi më i Mirë. -Kjo i ngjan shumë fjalës që çdo profet i ka thënë popullit të vet: "O populli im! Unë nuk ju kërkoj ndonjë pasuri për këtë. Shpërblimi im është vetëm nga Allahu." [Hud 29]. Të tillë kanë qenë të gjithë profetët. Ata nuk i kanë ftuar popujt e tyre tek e vërteta duke patur ndonjë interes. Ata synonin të mirën për njerëzit më shumë sesa ata e donin për veten e tyre. Allahu u dhëntë profetëve shpërblimin më të mirë për atë që bënë për popujt e tyre dhe na bëftë ne që t’i marim si shembull, në të gjitha gjendjet e çështjet tona!
23:73Страница 346
وَإِنَّكَ لَتَدۡعُوهُمۡ إِلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ ٧٣
Воистину, ты призываешь их на прямой путь.
Me të vërtetë, ti po i fton ata në Rrugë të Drejtë. - Në këto ajete të mrekullueshme, Allahu i Madhëruar na tregon të gjitha ato rrugë e shkaqe që sjellin imanin në zemër dhe ato gjëra të cilat e pengojnë imanin të hyjë në zemër. Ai na tregon, gjithashtu, dëmin e madh që ato i sjellin zemrës së njeriut. I Lartësuari i shtjellon ato njëra pas tjetrës. Një pengesë që i Lartësuari përmend është fakti që zemrat e tyre janë të zhytura në padituri e padrejtësi. Së dyti, ata nuk meditojnë mbi Fjalën (Kur'anin) që po u shpallet. Së treti, ata pasojnë verbërisht rrugën e të parëve të tyre. Së katërti, ata i quajtën profetët e tyre të çmendur, siç u përmend më parë. Ndërsa ndër ato vepra që sjellin dhe bëjnë të mundur imanin e pastër, i Madhëruari përmend:1. Të medituarit rreth Kur'anit.2. Mirënjohja për mirësitë e Allahut.3. Njohja e Profetit (a.s) dhe gradës së tij të lartë, e sinqeritetit dhe besnikërisë së tij të plotë, dhe faktit se ai nuk kërkoi asnjë shpërblim për profetësinë dhe sjelljen e Shpalljes te njerëzit.4. Bindja se të gjitha përpjekjet e Profetit synonin mirësinë për njerëzit dhe dobinë e tyre.5. Bindja në faktin se ajo ku na fton ky Profet është e vetmja rrugë e drejtë, që na ofron lumturi në të dyja jetët. Kjo rrugë është e thjeshtë për t’u ndjekur, e kuptueshme për të gjithë që ta ndjekin. Ajo është e vetmja rrugë që të mundëson arritjen e synimeve të larta. Rruga e Muhamedit është e njëjtë me rrugën e Ibrahimit (a.s) dhe feja e tij është hanifijetun semhatun. Hanifijetun d.m.th: rruga e teuhidit të sinqertë për Zotin; ndërsa ‘semhatun’ është tolerante në veprat që kultivon dhe sendërton tek robërit. Vetëm duke medituar me kujdes në rrugën e drejtë që të fton Muhamedi, do të ishte mëse e mjaftueshme për të krijuar bindjen e plotë në zemër se ajo është rruga e drejtë që duhet ndjekur. Ajo të jep vullnetin e mjaftueshëm për t’u nënshtruar dhe për ta ndjekur atë. Kjo rrugë është në sinkron të plotë me natyrën e pastër dhe të papërlyer të njeriut dhe me logjikën e ftohtë dhe objektive. Çdo mendje e drejtë dhe natyrë e pastër gjykon për bukurinë dhe vërtetësinë e rrugës së Muhamedit (a.s). Ajo i ofron njerëzimit çdo të mirë në formën më të plotë dhe e ruan nga çdo e keqe.Atëherë, ku shkojnë këta të mjerë, nëse nuk të pasojnë dhe nuk të ndjekin ty në rrugën tënde të drejtë? Ata nuk kanë asnjë mundësi për të gjetur rrugën e drejtë, nëse heqin dorë nga rruga jote. Kurrë nuk kanë për të gjetur mirësinë, sepse:
23:74Страница 346
وَإِنَّ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِ عَنِ ٱلصِّرَٰطِ لَنَٰكِبُونَ ٧٤
А те, которые не веруют в Последнюю жизнь, непременно сбиваются с пути.
Por, ata që nuk besojnë në Botën Tjetër, i shmangen Rrugës së Drejtë. -Ata e kanë braktisur rrugën që të çon tek Zoti dhe në vendin e bujarisë dhe shpërblimit të Tij. Ata kanë veçse kotësira, që të largojnë nga rruga e Zotit, sepse janë të ndërtuara mbi paditurinë. I tillë është çdokush që kundërshton të vërtetën. Ai është i devijuar dhe i çoroditur në të gjitha çështjet e tij, siç thotë i Madhëruari: "E nëse ata nuk të përgjigjen, atëherë dije se ata thjesht ndjekin dëshirat e veta. E kush është më i humbur se ai që ndjek epshin e vet pa asnjë argument prej Allahut? S’ka dyshim se Allahu nuk i udhëzon njerëzit e padrejtë." [Kasas 50].
23:75Страница 347
۞ وَلَوۡ رَحِمۡنَٰهُمۡ وَكَشَفۡنَا مَا بِهِم مِّن ضُرّٖ لَّلَجُّواْ فِي طُغۡيَٰنِهِمۡ يَعۡمَهُونَ ٧٥
Если бы Мы смилостивились над ними и избавили их от беды, они все равно продолжали бы слепо скитаться, настаивая на своем беззаконии.
Sikur Ne t’i mëshironim ata dhe t’ua largonim fatkeqësinë që u ka rënë, ata do të ngulmonin me kryeneçësi në shfrenimin e tyre. -Në këto ajete jepet qartë inati, rebelimi i madh dhe mosmirënjohja e tyre ndaj Zotit. Kur u bie ndonjë bela, ata i luten Zotit dhe i premtojnë se nëse Ai do t’ua largojë fatkeqësinë dhe vuajtjet, do ta besojnë dhe do t’i nënshtrohen Atij. Ndonjëherë, Allahu i Madhëruar i sprovon ata që t’i kthehen dhe t’i nënshtrohen. Por kur Ai ua largon vështirësinë, ata zhyten më thellë në shfrenim e poshtërsi. Ata harrohen në mohimin e tyre dhe janë tërësisht të humbur e të devijuar. Allahu përshkruan gjendjen e tyre kur janë në anije, në mes të dallgëve: "Ai jua bëri të mundur udhëtimin në tokë e në det. Kur janë në anije, të cilat i lëviz era e lehtë, ata janë të lumtur me këtë; por, kur vjen ndonjë erë e fortë dhe ata përfshihen nga valët nga të gjitha anët, ata binden se janë të shkatërruar; prandaj e lusin Allahun me sinqeritet, duke iu përkushtuar vetëm Atij në fenë e Tij (duke thënë): “Nëse na shpëton nga kjo gjendje, ne do të të jemi gjithnjë falënderues.” Por, kur Ai i shpëton, ata përsëri i kalojnë kufijtë në tokë, pa asnjë të drejtë. O ju njerëz! Padrejtësia juaj është veçse kundër vetes suaj. Ky është veçse një përjetim i jetës së kësaj bote, pastaj kthimi juaj është te Ne. Ne do t’ju tregojmë gjithçka që keni bërë." [Junus 22, 23].
23:76Страница 347
وَلَقَدۡ أَخَذۡنَٰهُم بِٱلۡعَذَابِ فَمَا ٱسۡتَكَانُواْ لِرَبِّهِمۡ وَمَا يَتَضَرَّعُونَ ٧٦
Мы подвергли их мучениям, но они не смирились перед своим Господом и не взмолились перед Ним.
Ne i sprovuam ata me Dënim,... –Shpjeguesit e Kur'anit thonë se këtu bëhet fjalë për urinë e madhe që i kaploi ata për 7 vjet rresht. Allahu i sprovoi ata me këtë krizë, që ata të ktheheshin duke iu dorëzuar dhe nënshtruar tërësisht vetëm Atij. Megjithatë, kjo nuk pati efekt tek ata, prandaj askush prej tyre nuk shpëtoi. I Lartësuari thotë:... po ata nuk iu përulën Zotit të tyre... -Ata nuk u nënshtruan para Zotit.... e as nuk iu drejtuan Atij me lutje. -Ata i treguan Atij nevojën dhe varfërinë e tyre, por për ta ajo ishte thjesht një vështirësi kalimtare, thua se nuk kishte ndodhur kurrë. Kështu, ata vazhduan përsëri me mashtrimin e vetes dhe mohimin e Zotit. Por në fund, ata i pret një dënim që nuk mund të shmanget më dhe që kurrë nuk do të përfundojë e as do të largohet prej tyre. I Madhëruari thotë:
23:77Страница 347
حَتَّىٰٓ إِذَا فَتَحۡنَا عَلَيۡهِم بَابٗا ذَا عَذَابٖ شَدِيدٍ إِذَا هُمۡ فِيهِ مُبۡلِسُونَ ٧٧
Когда же Мы распахнем перед ними врата тяжких мучений, они придут там в отчаяние.
(kështu do të vazhdojnë)Derisa t’ua hapim portën që të çon te dënimi i ashpër - atëherë ata do të mbesin aty me shpresa të humbura. -Kështu, ata u ndëshkuan në luftën e Bedrit dhe në vitet në vazhdim. Ndëshkimet i goditën njëra pas tjetrës dhe ata mbetën të pashpresë dhe të pamundur për të arritur ndonjë të mirë. Ata i gllabëroi e keqja me të gjitha llojet e saj. Le të ruhen këta të mjerë nga ligësitë dhe rrugët e tyre, para se t’u vijë ai dënim, që do të jetë shumë i ashpër, dhe jo si këto vështirësi të kësaj jete, të cilat ndoshta largohen. Vështirësitë e kësaj bote vijnë që njerëzit t’i kthehen Zotit, i Cili thotë: "Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det katastrofa, që ata të shijojnë një pjesë të ndëshkimit që meritojnë dhe me shpresë që të kthehen (nga të këqijat)." [Rum 41]. Por dënimi i ahiretit është i pafundmë dhe i padurueshëm dhe atëherë nuk të bën më dobi besimi.
23:78Страница 347
وَهُوَ ٱلَّذِيٓ أَنشَأَ لَكُمُ ٱلسَّمۡعَ وَٱلۡأَبۡصَٰرَ وَٱلۡأَفۡـِٔدَةَۚ قَلِيلٗا مَّا تَشۡكُرُونَ ٧٨
Он - Тот, Кто сотворил для вас слух, зрение и сердца. Но как мала ваша благодарность!
Është Allahu, Ai që ju dhuroi të dëgjuarit, të parët dhe aftësinë e të menduarit, por shumë pak mirënjohje po tregoni ndaj Tij. -Allahu i Madhëruar u kujton robërve mirësitë e shumta që u ka dhuruar, të cilat duhet të nxisin tek ata mirënjohjen dhe përmbushjen e detyrave e porosive të Tij. Ai thotë: Është Allahu, Ai që jua dhuroi të dëgjuarit, shikimin dhe aftësinë e të menduarit. Ju dëgjoni dhe arrini të përfitoni për fenë dhe dynjanë tuaj. Ai ju dhuroi edhe shikimin, që të mund të shihni gjithçka që ju sjell dobi. Ai ju dhuroi edhe aftësinë e të menduarit dhe të logjikuarit të gjërave. Me këto aftësi ju dalloheni nga kafshët. Nëse nuk do të kishit dëgjimin, shikimin dhe të logjikuarit, si do të ishte gjendja juaj? A mund të imagjinoni se sa domosdoshmëri do t’ju mungonin dhe sa të mangët do të ishit? A nuk po e falënderoni Allahun, që jua dhuroi këto mirësi? Mirënjohja shprehet duke u përkushtuar me bindje dhe me adhurimin e Tij si një të vetëm. Por edhe pse mirësitë e Zotit për ju janë të shumta, mosmirënjohja juaj është e madhe: "... shumë pak mirënjohje tregoni ndaj Tij."
23:79Страница 347
وَهُوَ ٱلَّذِي ذَرَأَكُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَإِلَيۡهِ تُحۡشَرُونَ ٧٩
Он - Тот, Кто расселил вас по земле, и к Нему вы будете собраны.
Dhe është Ai, që ju krijoi e ju shumoi në Tokë dhe vetëm tek Ai do të tuboheni. -Ai ju krijoi dhe ju shpërndau në sipërfaqen e tokës dhe ju bëri të aftë që të nxirni prej saj gjithçka të dobishme. Ai ju mundësoi në tokë gjithçka për jetën dhe vendbanimet tuaja. Pas vdekjes, Ai do t’ju ringjallë për t’ju marrë në llogari për veprat tuaja dhe toka do të tregojë me saktësi ngjarjet dhe historitë e saj.
23:80Страница 347
وَهُوَ ٱلَّذِي يُحۡيِۦ وَيُمِيتُ وَلَهُ ٱخۡتِلَٰفُ ٱلَّيۡلِ وَٱلنَّهَارِۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ ٨٠
Он - Тот, Кто дарует жизнь и умерщвляет. Он чередует ночь и день. Неужели вы не разумеете?
Dhe është Ai, që jep jetën dhe vdekjen... - Allahu i Madhëruar është i Vetmi që ka në dorë jetën dhe vdekjen.... dhe bën ndërrimin e natës dhe të ditës. -Allahu i bën ato të ndërrohen me njëra tjetrën, siç thotë në një ajet tjetër në Kur'an: “Sikur Allahu ta bënte natën e përhershme deri në Ditën e Kijametit, cili zot përveç Allahut do t’ju sillte juve dritë? A nuk dëgjoni? Thuaj: “Më tregoni, nëse Allahu jua bën ditën të vazhdueshme deri në Ditën e Kijametit, cili zot përveç Allahut do t’ju sillte natën, që të pushonit? A nuk shihni?” Prej mëshirës së Tij, ju bëri natën dhe ditën, për të pushuar dhe për të përfituar nga begatitë e Tij, prandaj jini mirënjohës!" [Kasas 71 - 73]. Ndërsa këtu thotë:A nuk do të kuptoni? -Pse nuk mendoni dhe logjikoni drejt për këto fakte? Allahu është Ai që ju dhuroi mirësinë e dëgjimit, shikimit dhe mendjes. Allahu është Ai që ju krijoi dhe ju shpërndau në tokë. Ai është i vetmi që ka në dorë jetën dhe vdekjen dhe Ai bën që të ndërrohet nata në ditë e dita në natë. A nuk ju bëjnë këto fakte të mendoni me kujdes dhe të kuptoni se Atij i duhen dedikuar të gjitha adhurimet me sinqeritet të plotë?! I logjikshmi i përkushtohet tërësisht Zotit të botëve dhe i largohet adhurimit dhe përkushtimit ndaj kotësirave, që as nuk sjellin dëm e as dobi dhe që nuk kanë asgjë në dorë. Ato janë të varfra e të pafuqishme nga çdo aspekt. Ai që ka logjikë nuk e bën diçka të tillë.
23:81Страница 347
بَلۡ قَالُواْ مِثۡلَ مَا قَالَ ٱلۡأَوَّلُونَ ٨١
О нет! Они говорят то же, что говорили первые поколения.
Edhe këta flasin(kotësira), ashtu siç flisnin ata para tyre. -Ashtu si mohuesit e popujve të shkuar, të cilët e mohuan ringjalljen, duke e parë si diçka shumë të largët e të pamundur, ata thanë:
23:82Страница 347
قَالُوٓاْ أَءِذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابٗا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَبۡعُوثُونَ ٨٢
Они говорят: «Неужели мы будем воскрешены после того, как умрем и превратимся в прах и кости?
Ata thonë: Mos vallë, pasi të vdesim e të bëhemi dhé e eshtra, do të ringjallemi? -Sipas mendjes së tyre, këtë nuk e pranon logjika dhe është e papërfytyrueshme.
23:83Страница 347
لَقَدۡ وُعِدۡنَا نَحۡنُ وَءَابَآؤُنَا هَٰذَا مِن قَبۡلُ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّآ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ ٨٣
Это обещают нам, а еще раньше это обещали нашим отцам. Это - всего лишь легенды древних народов».
Të tilla gjëra na janë premtuar neve dhe prindërve tanë më parë! -Si ne, edhe të parët tanë, gjithmonë jemi njoftuar se do të ketë ringjallje, por nuk po e shohim të ndodhë. Prandaj ne themi se:Ato nuk janë gjë tjetër, veçse tregime të lashta. -Janë thjesht histori e legjenda të të parëve, që i tregonin për t’u argëtuar, por që nuk kanë asgjë të vërtetë. Allahu i shëmtoftë! Ata ishin mashtrues të poshtër, sepse Allahu i Madhëruar u tregoi shenja shumë më të mëdha sesa thjesht ringjallja e njerëzve, siç thotë Ai: "S’ka dyshim se krijimi i qiejve dhe i Tokës është çështje më e madhe se krijimi i njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e dinë." [Gafir 57]. Ose: "Ai na solli Neve një shembull, por harroi krijimin e vet. Ai tha: “Kush i ngjall eshtrat, pasi të jenë kalbur? “ Thuaj: “I ngjall Ai që i krijoi për herë të parë. Ai, për çdo krijim, është i Gjithëditur. Prej pemëve të gjelbra, Ai nxjerr për ju zjarrin, dhe ju ndizni prej tij”. A nuk është i fuqishëm Ai, që krijoi qiejt e tokën, që t’i rikrijojë ata (njerëzit)? Po, Ai është Krijuesi, i Gjithdituri. Kur Ai dëshiron diçka, mjafton vetëm t’i thotë: “Bëhu!”, e ajo menjëherë bëhet. I lartë është Ai në dorën e të cilit është pushteti mbi gjithçka dhe vetëm tek Ai ktheheni (për tu gjykuar dhe shpërblyer me drejtësi)." [Ja sin 78 – 83]. Gjithashtu, thotë: "O njerëz! Nëse ju dyshoni për ringjalljen, atëherë dijeni se Ne ju krijuam prej dheu, pastaj prej një pike fare, pastaj prej një droçke gjaku, pastaj prej një kafshate mishi, që bëhet një krijesë e plotë ose e paplotë, për t'jua bërë të qartë. Ne e mbajmë në mitër atë që dëshirojmë deri në kohën e caktuar. Pastaj ju nxjerrim si foshnjë, derisa arrini moshën e pjekurisë. Disa prej jush vdesin të rinj e ndonjë jeton pleqëri të thellë, aq sa nuk mban mend asgjë nga dija që ka pasur. Ti sheh që toka është e tharë, por kur Ne i hedhim ujin, ajo gjallërohet, gjelbërohet dhe prej saj dalin gjithfarë çifte bimësh të këndshme. Kjo ndodh, sepse Allahu është e Vërteta, se Ai i ringjall të vdekurit dhe se Ai është i Fuqishëm për gjithçka." [Haxh 5, 6].
23:84Страница 347
قُل لِّمَنِ ٱلۡأَرۡضُ وَمَن فِيهَآ إِن كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ ٨٤
Скажи: «Кому принадлежит земля и те, кто на ней, если только вы знаете?».
Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin e Tij që t’u lexojë këto ajete mohuesve të ringjalljes, atyre të cilët kanë parapëlqyer idhujt kundrejt Zotit të gjithësisë. Nëpërmjet këtyre ajeteve, u thërret mendjes së atyre të mjerëve që të kujtojnë ato gjëra që i besojnë edhe vetë dhe të meditojnë me kujdes në to. Ata e besojnë se Allahu është Krijuesi, Furnizuesi dhe Rregulluesi i gjithësisë. Pra, ata e njësojnë Allahun në aspektin rububije. Atëherë, ajeti i nxit ata që, duke u nisur nga fakti se Allahu është Një i vetëm në aspektin rububije, të pranojnë se Ai është Një dhe i vetëm edhe në aspektin uluhije, pra, në meritën e adhurimit, përkushtimit dhe nënshtrimit ndaj Tij. Gjithashtu, ata e besojnë se është Allahu i Madhëruar Ai që i krijoi qiejt dhe tokën dhe çdo gjë tjetër mes tyre. Atëherë, le të meditojnë në këtë fakt që e pranojnë, për të pranuar edhe faktin që Allahu mund t’i ringjallë të vdekurit, sepse kjo është edhe më e lehtë se krijimi i gjithë atyre krijesave madhështore. Duke i nxitur që të mendojnë e të vënë në përdorim logjikën, Allahu i Madhëruar thotë:Thuaj: “E kujt është Toka dhe çdo gjë në të?(Thuajeni)nëse e dini!” -Kush është Ai që e krijoi tokën dhe gjithë çka në të: kafshët, bimët, sendet, oqeanet, lumenjtë, malet? Pronë e kujt janë ato dhe në sundim të kujt? Kush është Ai që rregullon çdo çështje në këtë botë? Nëse i pyet, ata me siguri do të thonë se i krijoi Allahu, që është Një i vetëm e i Pashoq. E nëse ata e pohojnë diçka të tillë, atëherë thuaji:
23:85Страница 347
سَيَقُولُونَ لِلَّهِۚ قُلۡ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ ٨٥
Они скажут: «Аллаху». Скажи: «Неужели вы не помяните назидание?».
Ata do të thonë: “Të Allahut.”. Atëherë, thuaju: “Dhe megjithatë, nuk po mendoni?” -Pse nuk e kujtoni këtë fakt, që Zoti jua përmend dhe që ju e pranoni në logjikën tuaj? Ndoshta ky fakt mund të flejë në mendjet tuaja, për shkak të largimit tuaj nga rruga e Zotit, por nëse ju i ktheheni kujtesës suaj dhe meditoni pak me kujdes, do të dëshmoni me bindje se Ai që i sundon dhe ka në pronësi gjithçka, pikërisht dhe vetëm Ai duhet të jetë i Adhuruari i vetëm në zemrat tuaja. Adhurimi i krijesave, që janë pronë e dikujt tjetër, është gjëja më e kotë dhe e pamend që mund të bëjë dikush. Pastaj Allahu i Madhëruar përmend diçka më të madhe se toka:
23:86Страница 347
قُلۡ مَن رَّبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ ٱلسَّبۡعِ وَرَبُّ ٱلۡعَرۡشِ ٱلۡعَظِيمِ ٨٦
Скажи: «Кто Господь семи небес и Господь великого Трона?».
Thuaj: “Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zot i Arshit të Madh?” -Kush është Krijuesi e Zoti i qiejve të gjerë, plot rrugë yjesh që lëvizin dhe që qëndrojnë në prehje? Kush është Zoti i Fronit të madh? Froni është krijesa më e lartë, më e gjerë dhe më madhështore e Zotit. Kush, pra, është Ai që krijoi të gjitha këto dhe kujdeset për to?
23:87Страница 347
سَيَقُولُونَ لِلَّهِۚ قُلۡ أَفَلَا تَتَّقُونَ ٨٧
Они скажут: «Аллах». Скажи: «Неужели вы не устрашитесь?».
Ata do të thonë: “Allahu.”. -Ata do të pohojnë se është Zoti Ai që e bën gjithë këtë. Nëse ata e pohojnë këtë gjë, atëherë thuaju:Thuaju: “Atëherë, a nuk po frikësoheni(e t'i ruheni dënimit të Tij)?” -Pse nuk frikësoheni dhe t’i largoheni adhurimit të kotë që ia përkushtoni krijesave të dobta dhe të pafuqishme?! Pse nuk po i frikësoheni Zotit të botëve dhe t’i ruheni dënimit dhe zemërimit të Tij?! Ai ka pushtet, madhështi e sundim absolut. Vini re se sa me dashuri dhe butësi Zoti u drejtohet njerëzve, kur thotë: “Pse nuk po mendoni? Pse nuk po frikësoheni?” Kjo mënyrë i tërheq zemrat drejt asaj që u sjell dobi dhe i ruan. Pastaj i Madhëruari u përmend diçka që është edhe më gjithëpërfshirëse:
23:88Страница 347
قُلۡ مَنۢ بِيَدِهِۦ مَلَكُوتُ كُلِّ شَيۡءٖ وَهُوَ يُجِيرُ وَلَا يُجَارُ عَلَيۡهِ إِن كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ ٨٨
Скажи: «В чьей Руке власть над всякой вещью? Кто защищает, и от Кого нет защиты, если только вы знаете?».
Thuaj: “Në dorën e kujt është pushteti për gjithçka? -Në dorën e kujt është pushteti e sundimi i çdo gjëje, i botës së sipërme dhe asaj të poshtme, i asaj që e shohim dhe asaj që nuk e shohim?Dhe kush është Ai që i mbron(të gjithë),... -Ai i strehon dhe i mbron krijesat nga e liga dhe nga çdo gjë që i dëmton.... e prej të Cilit askush nuk mund të të mbrojë dot? Thuajeni nëse e dini!” - Askush nuk mund të të strehojë e të të mbrojë nga Allahu, nëse Ai dëshiron të të dënojë. Atë gjë që Zoti e ka caktuar të të godasë, askush nuk mund ta kthejë pas apo ta pengojë të realizohet. Madje, edhe në lidhje me ndërmjetësimin, askush nuk mund të ndërmjetësojë pa lejen e Allahut. Edhe në lidhje me këtë pyetje, do të thonë:
23:89Страница 347
سَيَقُولُونَ لِلَّهِۚ قُلۡ فَأَنَّىٰ تُسۡحَرُونَ ٨٩
Они скажут: «Аллах». Скажи: «До чего же вы обмануты!».
Ata do të thonë: “Në dorë të Allahut.” -Ata do të pohojnë se nën sundimin dhe pushtetin e Allahut është gjithçka dhe se Ai është Mbrojtësi i vetëm, nga i cili nuk të mbron dot askush. E nëse ata e pohojnë këtë fakt, atëherë thuaju:Thuaj: “Atëherë, si po mashtroheni(nga e kota)?” -Pra ku shkojnë dhe sorollaten mendja dhe logjika juaj?! Si mundet që të adhuroni diçka për të cilën jeni të sigurt se nuk ka asnjë thërmijë pushteti dhe janë të dobët e të pafuqishëm në çdo aspekt? Si është e mundur të zhyteni në këtë llum dhe të braktisni adhurimin e Krijuesit madhështor, Sunduesit të Plotpushtetshmët në dorën e të Cilit është rregullimi i çdo gjëje? E pra një mendje që të udhëzon në një kotësi të tillë, nuk mund të jetë veçse e magjepsur dhe e sunduar nga ligësia. Nuk ka dyshim se të tilla mendje i ka zaptuar me magji shejtani i mallkuar nëpërmjet, zbukurimit e stolisjes, nëpërmjet përmbysjes së realitetit. Ja kështu shejtani i mallkuar ua ka magjepsur mendjet, ashtu siç i magjepsin magjistarët sytë e njerëzve.
23:90Страница 348
بَلۡ أَتَيۡنَٰهُم بِٱلۡحَقِّ وَإِنَّهُمۡ لَكَٰذِبُونَ ٩٠
Мы принесли им истину, однако они - лжецы.
Ne u kemi sjellë atyre të Vërtetën (të qartë). Por, ata(që mohojnë ringjalljen) janë, me të vërtetë gënjeshtarë. -Ne u sollëm këtyre mohuesve të vërtetën e sigurt. Kjo shpallje përmban lajmet e sigurta dhe të vërteta për të shkuarën dhe të ardhmen. Ajo përmban drejtësinë në urdhëresat, ndalesat dhe çdo ligj e kufij i vendosur. Atëherë ç'është me ta që nuk e pranojnë këtë shpallje kur dihet se ajo është mëse e meritueshme që ta besosh e ti nënshtrohesh për të jetuar sipas saj? Për më tepër që ata nuk kanë ndonjë udhëzim që t’ia venë kundër kësaj shpalljeje, përveç mashtrimeve e padrejtësisë. Prandaj dhe i Madhëruari tha: "Ata (që mohojnë ringjalljen) janë me të vërtetë gënjeshtarë." Pastaj tha:
23:91Страница 348
مَا ٱتَّخَذَ ٱللَّهُ مِن وَلَدٖ وَمَا كَانَ مَعَهُۥ مِنۡ إِلَٰهٍۚ إِذٗا لَّذَهَبَ كُلُّ إِلَٰهِۭ بِمَا خَلَقَ وَلَعَلَا بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖۚ سُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يَصِفُونَ ٩١
Аллах не взял Себе сына, и нет наряду с Ним другого бога. В противном случае каждый бог унес бы с собой то, что сотворил, и одни из них возвысились бы над другими. Аллах превыше того, что они приписывают Ему!
Allahu nuk ka lindur kurrfarë biri(as nga melekët, e as nga njerëzit)dhe përveç Tij nuk ka ndonjë zot tjetër(që meriton adhurimin).... -Ajo që është gënjeshtër duket qartë nëpërmjet shpalljes së Zotit dhe të vërtetës së saj. Por gënjeshtra dallohet edhe nëpërmjet logjikës dhe natyrës së pastër dhe të shëndetshme e të papërlyer. Prandaj Allahu i Madhëruar vijon të sjellë një argument logjik për të treguar kotësinë dhe pavërtetësinë e shpifjeve të mohuesve. Ai thotë:...(Po të kishte shumë zota)secili zot do të kishte marrë atë që kishte krijuar,... - Pra secili Zot do të veçohej me krijesat e veta dhe do të pengonte Zotin tjetër që të përzihej në çështjet e tij, madje do të synonte ta mposhtë dhe të mund të merrte çdo pushtet e të triumfonte mbi të.... dhe disa do të kishin mbisunduar mbi të tjerët. -Ai që do të ngadhënjente, Ai mund të jetë Zoti. Në të kundërt, edhe bota nuk do të ekzistonte e aq më pak të ekzistonte me këtë rregullsi që i habit e mahnit mendjet. Mendohu dhe medito pak në diellin dhe hënën, në yjet dhe kostilacionet e tyre, si ato të lëvizshmet ashtu edhe ato të palëvizshmet. Që kur Zoti i krijoi, ato funksionojnë sipas një rregulli mahnitës në të njëjtin rregull e sistem, në renditjen që Zoti i vendosi. Të gjitha janë të nënshtruara sipas kaderit e masës së Zotit. Të gjitha janë të nënshtruara nga Zoti, të gjitha në dobi të krijesave, pa përjashtuar askënd nga kujdesi i Zotit. Kurrë nuk ke për të gjetur në të difekt, kontradiktë dhe as parregullsi në çdo aspekt që ta shohësh. E si mund të mendohet se kjo rregullsi të jetë rezultat i dy Zotave të ndryshëm?I lartë dhe i Dëlirë është Allahu nga shpifjet e tyre. -Ky krijim madhështor flet me gjuhën e vet dhe të bën të kuptosh këtë mesazh me gjendjen dhe me bukurinë e vet. Ato forma të larmishme dhe ajo rregullsi mahnitëse tregon se Krijuesi dhe Rregulluesi i saj është një dhe i vetëm, i Plotë dhe absolut në emrat dhe cilësitë e Tij. Të gjitha krijesat janë të varfra tek Ai. Ato kanë nevojë për Rububijen e Tij mbi ta dhe janë nevojtarë edhe për uluhijen e Tij. Pra ashtu si ata nuk mund të ekzistojnë veçse me krijimin dhe përkujdesjen e tij për ta, po ashtu ata nuk mund të regullohen dhe të qëndrojnë në mirësi veçse duke e adhuruar Zotin si një të vetëm dhe duke iu bindur dhe iu nënshtruar Atij si një i vetëm dhe i Pashoq. Duke na kujtuar një shembull për madhështinë e cilësive të Tij, Allahu i Madhëruar thotë:
23:92Страница 348
عَٰلِمِ ٱلۡغَيۡبِ وَٱلشَّهَٰدَةِ فَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يُشۡرِكُونَ ٩٢
Ведающий сокровенное и явное! Он превыше тех, кого они приобщают в сотоварищи!
Ai e di të fshehtën e të dukshmen. -Ai e di për të fshehtën që ne nuk mund ta shohim qofshin këto nga ato gjëra që është domosdoshmëri që të ekzistojnë, ose është e pamundur të ekzistojnë sipas asyes sonë, ose është e mundur që të ekzistojnë. Ai është i Gjithëditur edhe për të dukshmen që ne shohim dhe e dëshmojmë.Ai është shumë lart nga ajo që ata i atribuojnë. -E pra u lartësoftë dhe u madhëroftë mbi gjithçka që i shoqërojnë ata që nuk kanë asnjë dituri, veç asaj diturie që Ai u mundësoi të dinë!
23:93Страница 348
قُل رَّبِّ إِمَّا تُرِيَنِّي مَا يُوعَدُونَ ٩٣
Скажи: «Господи! Если Ты покажешь мне то, что им обещано,
Allahu i Madhëruar ua sqaroi argumentet e Tij mohuesve, që ata as që ua hodhën sytë dhe as u nënshtruan për t’i zbatuar ato. Prandaj u bë i meritueshëm dënimi mbi ta. Ai i kërcënon me këtë ndëshkim duke e udhëzuar profetin e Tij që të thotë:Thuaj: “O Zoti im! Nëse Ti do të ma tregosh (sa jam gjallë)atë(dënim) për të cilën ata janë paralajmëruar,... -Pra në kohën kur dëshiron që të ndëshkosh këtë popull dhe të ma tregosh mua atë ndëshkim,
23:94Страница 348
رَبِّ فَلَا تَجۡعَلۡنِي فِي ٱلۡقَوۡمِ ٱلظَّٰلِمِينَ ٩٤
то не делай меня, Господи, в числе несправедливых людей!».
Atëherë, o Zoti im, mos më përfshi mua(në ndëshkim) me atë popull keqbërës! -Pra më ruaj dhe më mbro mua nga ajo me të cilën do t’i godasësh ata. Më ruaj nga ato gjynahe dhe padrejtësi me të cilat i ke sprovuar ata dhe që e bëjnë të meritueshëm ndëshkimin. Ndëshkimi nëse godet në një vend, i përfshin të gjithë, keqbërësit dhe të tjerët, nëse ligësia është përhapur shumë. Pastaj, Allahu i Madhëruar duke treguar se dënimi i tyre është shumë afër thotë:
23:95Страница 348
وَإِنَّا عَلَىٰٓ أَن نُّرِيَكَ مَا نَعِدُهُمۡ لَقَٰدِرُونَ ٩٥
Воистину, Мы способны показать тебе то, что им обещано.
Dhe sigurisht, Ne kemi fuqi të ta tregojmë ty atë(dënim), që ua kemi premtuar atyre. -Nëse e vonon, këtë e bën për urtësi. Në të kundërt, Ai është i Plotpushtetshëm që ta zbresë tani.
23:96Страница 348
ٱدۡفَعۡ بِٱلَّتِي هِيَ أَحۡسَنُ ٱلسَّيِّئَةَۚ نَحۡنُ أَعۡلَمُ بِمَا يَصِفُونَ ٩٦
Оттолкни зло тем, что лучше. Мы лучше знаем то, что они приписывают.
Këto ajete flasin për disa virtyte të larta, që Zoti e urdhëron Profetin e Tij t’i ketë. Ai thotë:Ktheje të keqen me atë që është më e mira! -Nëse armiqtë e tu të rëndojnë e sillen keq kundër teje me fjalë ose me vepra, ti mos ua kthe po me të keq. Edhe pse dënimi me barazi i keqbërësit është i lejuar dhe drejtësi, morali i lartë kërkon që ligësisë së tyre t’i kundërpërgjigjesh me mirësi. Kjo është një lloj bamirësie ndaj keqbërësit. Ndër të mirat që sjell kjo sjellje është edhe reduktimi e zbutja e ligësisë së tjetrit mbi ty. Ai do të zbutet që në atë moment, madje edhe më shumë më pas. Kjo mirësjellje e afron keqbërësin më afër të mirës dhe drejtësisë dhe e bën më të gatshëm për të pranuar prej teje. Kjo do të bëjë, gjithashtu, që ai të ndiejë më shumë keqardhje dhe pendesë për sjelljen e padrejtë të tij. Nëse bamirësi pajiset me durim e mirësjellje, me falje e moral të mirë, ka për ta mposhtur shejtanin e mallkuar dhe ka për të marrë shpërblim të madh nga Zoti i tij, siç thotë i Lartësuari: " Ndëshkimi i së keqes (lejohet të) bëhet me një të keqe në të njëjtën masë; por kush fal e përmirëson, shpërblimin e ka tek Allahu. Vërtet, Ai nuk i do të padrejtët." [Shura 40]. Gjithashtu: "E mira nuk mund të jetë e barabartë me të keqen. Largoje atë (të keqen)me çfarë është më e mirë, sepse atëherë, edhe ai, me të cilin ke njëfarë armiqësie, do të të bëhet mik i afërt. Mirëpo këtë nuk mund ta arrijë askush, përveç atyre që janë durimtarë; dhe askush, përveç atyre që kanë fat të madh. E, nëse ndonjëherë ty të bëhet ndonjë ngacmim prej Shejtanit, kërko mbrojtje prej Allahut, sepse Ai është Gjithëdëgjuesi e i Gjithëdituri." [Fusilet 34 – 36].Ne e dimë më së miri atë që shpifin ata. - Allahu i Madhëruar i di mirë të gjitha ato fjalë kufri të mohuesve. Por Ai është Halim - Falës i dashur dhe i mëshirshëm, që nuk nxiton në ndëshkimin e tyre. Allahu është i duruar dhe i afatizon ata. Ata mohojnë të vërtetën që Zoti e solli, dhe kështu janë duke refuzuar dhe mohuar vetë Zotin, por Ai bën durim. Pra, o Muhamed, edhe ti duhet të bësh durim për ç’thonë ata, madje t’u kundërpërgjigjesh me bamirësi e moral të lartë. Ky është detyrimi kundrejt mundimeve që të japin njerëzit keqbërës. Ndërsa për sa i përket keqbërësve xhindë, me ta nuk vlen morali i mirë, mirësjellja dhe bamirësia. Shejtani e fton palën e vet për të qenë banorë të Zjarrit. Me ta, e vetmja mënyrë që sjell dobi është ajo që Zoti e porosit Profetin e Tij kur thotë:
23:97Страница 348
وَقُل رَّبِّ أَعُوذُ بِكَ مِنۡ هَمَزَٰتِ ٱلشَّيَٰطِينِ ٩٧
Скажи: «Господи! Я прибегаю к Тебе от наваждений дьяволов.
Dhe thuaj: “O Zot i im! Unë kërkoj mbrojtje tek Ti prej cytjeve të shejtanëve.” -Kërkoj strehim e mbrojtje tek Ti, duke u larguar tërësisht nga forcat e mia, që të më ruash nga ngacmimet e shejtanëve!
23:98Страница 348
وَأَعُوذُ بِكَ رَبِّ أَن يَحۡضُرُونِ ٩٨
Я прибегаю к Тебе, Господи, дабы они не приближались ко мне».
Dhe mbështetem tek Ti, o Zoti im, që ata të mos më afrohen. -Unë të kërkoj të më mbrosh nga ligësia e tyre e drejtpërdrejtë, fizike e mendore, por edhe nga e liga që vjen nga prania, vesveset dhe intrigat e tyre ndaj meje. Kjo është një dua e plotë, që të ruan nga të gjitha ligësitë, të mëdha e të vogla. Ajo të ruan nga të gjitha ngacmimet e shejtanit, nga prekja e tij, nga vesveset dhe intrigat e Tij. Nëse Allahu i përgjigjet kësaj lutjeje, atëherë njeriu do të jetë i ruajtur nga çdo e keqe dhe do të arijë çdo të mirë.
23:99Страница 348
حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءَ أَحَدَهُمُ ٱلۡمَوۡتُ قَالَ رَبِّ ٱرۡجِعُونِ ٩٩
Когда же смерть подступает к кому-нибудь из них, он говорит: «Господи! Верни меня обратно.
E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: “O Zoti im! Më kthe(në jetë),... -Allahu i Madhëruar na tregon për momentet e agonisë së vdekjes së keqbërësve që i kanë kaluar kufijtë dhe kanë shpërfillur besimin në Zot. Ata pendohen dhe dëshpërohen shumë në momentet e agonisë, kur të shohin se ku do të shkojnë, nga njëra anë, dhe veprat e tyre të shëmtuara, nga ana tjetër. Ata do të kërkojnë rikthim në këtë botë, jo për t’u kënaqur me stolitë dhe kënaqësitë e saj, por për diçka tjetër, siç thonë:
23:100Страница 348
لَعَلِّيٓ أَعۡمَلُ صَٰلِحٗا فِيمَا تَرَكۡتُۚ كـَلَّآۚ إِنَّهَا كَلِمَةٌ هُوَ قَآئِلُهَاۖ وَمِن وَرَآئِهِم بَرۡزَخٌ إِلَىٰ يَوۡمِ يُبۡعَثُونَ ١٠٠
Быть может, я стану совершать праведные поступки, которые я отбросил». Но нет! Это - всего лишь слова, которые он произносит. Позади них будет преграда вплоть до того дня, когда они будут воскрешены.
... që të bëj vepra të mira e ta kompensoj atë që shpërfilla! -Dua të bëj adhurime e vepra të mira dhe të rregulloj marrëdhëniet me Zotin tim, të cilat i shpërfilla dhe nënçmova kur isha në atë jetë. Por Allahu thotë: Jo, kurrsesi! Tashmë nuk ka më kthim prapa dhe as afat të ri. Allahu ka vendosur se kush vdes, nuk ka për t’u kthyer më në këtë botë. Kjo dëshirë për t’u kthyer sërish në këtë botë është thjesht një fjalë goje, që nuk sjell asgjë më shumë sesa dëshpërim e dhimbje. Sidoqoftë, edhe në këtë fjalë e pretendim, ata nuk janë të sinqertë, sepse edhe nëse vijnë sërish në dynja, ata do të kthehen përsëri në ato gjëra që Zoti i ka ndaluar. Allahu i Lartësuar thotë:Jo, kurrsesi(nuk ka kthim pas). Këto janë vetëm fjalë që ai(jobesimtari)i thotë(me dëshpërim). -Në një ajet tjetër, Ai thotë: "Eh, sikur t’i shihje ata, kur të ndalen përpara Zjarrit! Ata do të thonë: “Ah, sikur të ktheheshim (në dynja)! Atëherë nuk do t'i mohonim Argumentat e Zotit tonë por do të bëheshim besimtarë.” Por, atyre u del në shesh ajo që më parë e mbanin fshehur. Por, edhe sikur të ktheheshin, ata do ta kryenin sërish atë që u ishte ndaluar. Me të vërtetë, ata janë gënjeshtarë.” [En'am 27, 28].Ata i pret jeta e varrit(Berzahu)deri në ditën kur do të ringjallen. -Tashmë, ata gjenden në një periudhë të ndërmjetme, që qëndron mes dy botëve, dynjasë dhe ahiretit. Gjatë kësaj jete në varr, punëmirët që i janë bindur Zotit do të kënaqen dhe shpërblehen, ndërsa të pabindurit do të dënohen. Kështu do të ndodhë që nga momenti i vdekjes deri në ditën e ringjalljes. Ky është një paralajmërim, që njerëzit të përgatiten dhe të marrin furnizimin e nevojshëm për ditën e premtuar.
23:101Страница 348
فَإِذَا نُفِخَ فِي ٱلصُّورِ فَلَآ أَنسَابَ بَيۡنَهُمۡ يَوۡمَئِذٖ وَلَا يَتَسَآءَلُونَ ١٠١
А в тот день, когда затрубят в Рог, между ними не останется родственных связей, и они не будут расспрашивать друг друга.
Pastaj kur t’i fryhet Surit(herën e dytë), atë Ditë nuk do të ketë më lidhje familjare mes tyre e as që do të pyesin më për njëri-tjetrin. -Allahu i Madhëruar na njofton për tmerret dhe ndodhitë e frikshme që do të përfshijnë gjithësinë atë ditë. Surit do t’i fryhet për ringjalljen e krijesave dhe atëherë të gjithë do të ngrihen nga varret, për t’u takuar në ditën e përcaktuar. Frika dhe tmerri i ka përfshirë thellë, aq sa harrojnë edhe prejardhjen dhe lidhjet e tyre farefisnore, të cilat në dynja ishin lidhjet më të forta. Mendo për lidhjet e tjera që janë më të dobta se ato! Askush nuk do të pyesë për gjë tjetër veç vetes. Çdokujt i mjafton vetja e vet, sepse nuk e di a do të shpëtojë dhe do të lumturohet përjetësisht, apo do të dëshpërohet përjetësisht për të mos parë më kurrë lumturi e mirësi? I Madhëruari thotë: "Por, kur të vijë ushtima, Ajo është dita kur njeriu ikën prej vëllait të vet, prej nënës dhe prej babait të vet, prej gruas dhe prej fëmijëve të vet. Atë ditë, çdo njeriu i mjafton çështja e vet." [Abese 33 - 37]. Ditën e Kijametit do të ketë momente kur do të shtohet shumë vuajtja dhe dëshpërimi, frika nga ndëshkimi. Një nga këto momente është peshimi i veprave. Atë ditë, njeriu do të jetë i mbushur plot frikë kur të shohë të shfaqen hapur e me drejtësi veprat që janë pro tij dhe ato që janë kundër tij. Në peshore do të vendoset edhe grimca më e vogël, e mirë ose e keqe qoftë.
23:102Страница 348
فَمَن ثَقُلَتۡ مَوَٰزِينُهُۥ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُفۡلِحُونَ ١٠٢
Те, чья чаша Весов окажется тяжелой, обретут успех.
Atëherë, ata të cilëve u rëndojnë peshojat(e veprave të mira)- ata janë të shpëtuarit. - Atyre që u peshojnë më shumë veprat e mira se ato të këqijat, ata do të jenë fitimtarët, që do të shpëtojnë nga Zjarri dhe do të hyjnë në Xhenet. Ata do të nderohen me lëvdata të shumta përpara krijesave dhe me grada të larta.
Текст: Quranic Universal Library (Tarteel) через spa5k/tafsir_api (MIT), в зафиксированной версии. Аяты: Quran Foundation. Источники и лицензии