Ас-Саади · Тафсир · на албанском
Аш-Шуара 26:200–227
26:200Страница 375
كَذَٰلِكَ سَلَكۡنَٰهُ فِي قُلُوبِ ٱلۡمُجۡرِمِينَ ٢٠٠
Так Мы внедряем его (неверие) в сердца грешников.
Kështu e futim atë(mohimin e Kur'anit)në zemrat e keqbërësve... - Kështu e fusim mohimin, që të mos u ndahet zemrave të keqbërësve. Mohimi hyri në zemrat e tyre si fija e perit në vrimën e gjilpërës dhe ato zemra u mësuan me të. E gjitha kjo ndodhi për shkak të padrejtësisë së tyre dhe shfrenimit të tyre në ligësi e prapësi.
26:201Страница 375
لَا يُؤۡمِنُونَ بِهِۦ حَتَّىٰ يَرَوُاْ ٱلۡعَذَابَ ٱلۡأَلِيمَ ٢٠١
Они не уверуют в него, пока не увидят мучительные страдания.
...prandaj ata nuk do të besojnë në të(Kuran), derisa ta shohin dënimin e dhembshëm... - Ata nuk kanë për të ndryshuar, por do të mbeten të zhytur e të harruar në kufër, derisa ta shohin dënimin e dhembshëm.
26:202Страница 375
فَيَأۡتِيَهُم بَغۡتَةٗ وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ ٢٠٢
Они постигнут их неожиданно, так что они даже не почувствуют этого.
...që do t’u vijë befas dhe pa e ndier. - Ai do t’u vijë kur ata të jenë të shkujdesur dhe të pavëmendshëm, pa e ndier fare, kështu që do të jetë një ndëshkim më i ashpër dhe i më dhembshëm.
26:203Страница 375
فَيَقُولُواْ هَلۡ نَحۡنُ مُنظَرُونَ ٢٠٣
Тогда они скажут: «Предоставят ли нам отсрочку?».
Atëherë, ata do të thonë: “A do të na jepet afat?” - Ata do të kërkojnë që t’u jepet leje e të afatizohen, por tashmë ka kaluar koha e afatizimit. Mbi ta ka rënë ndëshkimi, që kurrë nuk ka për t’u larguar dhe as ka për t’u pakësuar.
A mos po kërkojnë, vallë, shpejtimin e dënimit Tonë?! - Mos kërkojnë që t’u shpejtohet dënimi? Ai është një dënim i dhembshëm, që nuk mund të shpërfillet dhe të përçmohet. Po çfarë i mashtroi këta të mjerë? Mos vallë kanë fuqi dhe energji për ta përballuar dhe duruar atë?! Apo kanë forcë e pushtet për ta larguar prej vetes, kur të zbresë, ose për ta ndaluar që të zbresë? Apo mendojnë se Ne nuk kemi forcë e pushtet për të bërë diçka të tillë?
26:205–207Страница 375
أَفَرَءَيۡتَ إِن مَّتَّعۡنَٰهُمۡ سِنِينَ ٢٠٥
Знаешь ли ты, что если Мы позволим им пользоваться благами многие годы,
ثُمَّ جَآءَهُم مَّا كَانُواْ يُوعَدُونَ ٢٠٦
после чего к ним явится то, что им было обещано,
مَآ أَغۡنَىٰ عَنۡهُم مَّا كَانُواْ يُمَتَّعُونَ ٢٠٧
то все, чем им было позволено пользоваться, не принесет им никакой пользы?
Por edhe nëse Ne i lëmë të jetojnë (këtë jetë)për pak vjet, prapë do t’u vijë në fund dënimi që u është premtuar. Dhe për çfarë do t’u vlejë ajo jetë që gëzuan?! - Por edhe nëse nuk ua zbresim shpejt atë dënim dhe u japim shumë vite që të jetojnë në këtë jetë, duke u kënaqur me stolitë e kësaj dynjaje, mos vallë do të shpëtojnë nga ndëshkimi dhe do t’i shmangen atij?! Kjo nuk ka për të ndodhur. Edhe sikur t’i afatizojmë, kjo nuk do t’i shpëtojë ata nga ndëshkimi. Madje ata do të ngarkohen edhe më shumë me gjynahe. Atyre nuk do t’u sjellë asnjë dobi e as do t’i ndihmojë ajo jetë, sepse tashmë ato kënaqësi janë zhdukur e fanitur dhe kanë lënë pas dënimin e merituar. Me kalimin e kohës, atyre do t'u dyfishohet ndëshkimi. Mësojeni se ai që e ka bërë hak ndëshkimin nuk mund t’i shmanget e të shpëtojë, çfarëdo mase që të marrë, përveç rrugës që ka vendosur Zoti. Ndërsa shpejtimi ose vonimi i dënimit është një çështje që nuk ka rëndësi dhe nuk sjell ndonjë dobi për ta.
26:208–209Страница 376
وَمَآ أَهۡلَكۡنَا مِن قَرۡيَةٍ إِلَّا لَهَا مُنذِرُونَ ٢٠٨
Мы не губили ни одного селения, в котором предостерегающие увещеватели не побывали
ذِكۡرَىٰ وَمَا كُنَّا ظَٰلِمِينَ ٢٠٩
с назиданиями. Мы не были несправедливы.
Ne kurrë nuk e kemi ndëshkuar ndonjë popull pa i dërguar më parë paralajmërues, që t'u kumtojnë të Vërtetën. -Allahu i Lartësuar na njofton për drejtësinë e Tij të plotë, në lidhje me ndëshkimin e mohuesve. Ai asnjëherë nuk ka ndëshkuar ndonjë popull dhe ta shkatërrojë pa dërguar fillimisht ndër ta paralajmërues e qortues, që të mos kenë më asnjë justifikim në Ditën e Llogarisë. Ai u dërgoi atyre qortues me ajete të qarta, për t’i ftuar në udhën e drejtë dhe për t’i ndaluar ata nga poshtërsia e mosbesimi. Të dërguarit u kujtojnë njerëzve shpalljet dhe mesazhet e Zotit dhe i kujtojnë se është Zoti Ai që zbret mirësitë dhe ndëshkimet ndër njerëz, me bamirësinë dhe drejtësinë e Tij. Ai ka ligje dhe rregulla në zbritjen e ndëshkimit dhe shpërblimit, që nuk thyhen. Ai i dërgon profetët ndër popuj "... që t'u kumtojnë të Vërtetën." Të gjitha këto janë argumente, që ata të mos kenë asnjë arsyetim para Zotit.Ne nuk bëjmë kurrë padrejtësi. - Kurrë nuk do të ndëshkonim dikë pa i dërguar paralajmërues. Allahu nuk ndëshkon asnjë pa i tërhequr më parë vërejtjen, sikurse thuhet në këtë ajet: "(Ne dërguam) Profetë që të ishin përgëzues dhe paralajmërues, në mënyrë që njerëzit të mos kishin justifikim para Allahut, pas ardhjes së të dërguarve. Allahu është Ngadhënjimtar dhe i Urtë." [Nisa 165]. Pasi përmendi madhështinë dhe rëndësinë e madhe të Kur'anit, Allahu i Lartësuar vijon të tregojë se ky Libër është i pastër nga çdo e mangësi dhe është i ruajtur nga duart dhe ndërhyrjet e shejtanëve, qoftë gjatë kohës së shpalljes, qoftë pas shpalljes. Ai thotë:
Atë(Kur'anin)nuk e sollën shejtanët. - Ai është i ruajtur nga ndërhyrja e shejtanëve njerëz dhe xhindë.
26:211Страница 376
وَمَا يَنۢبَغِي لَهُمۡ وَمَا يَسۡتَطِيعُونَ ٢١١
Это не подобает им, и они не способны на это.
Atyre nuk u takon (kjo mirësi)e as që kanë mundësi për këtë. - Madhështia e këtij Kur'ani është shumë larg gjendjes së ulët të këtyre shejtanëve, prandaj nuk është e mundur dhe as u përshtatet natyrës së tyre që të sjellin një Libër të tillë.
26:212Страница 376
إِنَّهُمۡ عَنِ ٱلسَّمۡعِ لَمَعۡزُولُونَ ٢١٢
Они отстранены от прислушивания к нему.
Madje, ata janë të penguar edhe për ta dëgjuar! - Ata nuk mund as të përballojnë dot dëgjimin e tij, prandaj dhe i rrinë larg. Për ta ruajtur këtë Kur'an, Zoti lëshon kundër tyre shkëndija të zjarrta. Pjesë e ruajtjes së Kur'anit është edhe fakti se ai që e solli nga Zoti tek Muhamedi ishte meleku Xhibril. Ai është më i forti i melekëve, që shejtani nuk mund as t’i afrohet ose të vërtitet pranë sinorit ku gjendet ai. Kjo i ngjan ajetit: "Ne e shpallëm Mesazhin (Kur’anin) dhe, sigurisht, Ne do të jemi mbrojtës të tij." [Hixhr 9].
26:213Страница 376
فَلَا تَدۡعُ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَ فَتَكُونَ مِنَ ٱلۡمُعَذَّبِينَ ٢١٣
Не взывай к другим богам помимо Аллаха, а не то окажешься в числе тех, кого подвергнут мучениям.
Prandaj, mos iu lut asnjë zoti tjetër përveç Allahut! Ndryshe, do të jesh prej të dënuarve! - Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij - dhe umeti duhet të marë shembull nga Profeti, - që të mos i luten askujt tjetër përveç Allahut. Asnjë krijese nuk lejohet t’i drejtohesh me lutje siç i drejtohesh Allahut. Allahu i Lartësuar na tregon se kjo e bën të merituar ndëshkimin e rëndë dhe të përhershëm, sepse ajo është vepër shirku. Allahu ka thënë: "Kushdo që adhuron zota të tjerë përveç Allahut, Allahu do t'ia ndalojë Xhenetin dhe Zjarri do të jetë vendbanimi i tij. Për keqbërësit nuk ka asnjë ndihmëtar." [Maide 72]. Dihet mirë rregulli që thotë: Ndalesa nga diçka konsiderohet edhe si urdhër për të kundërtën e saj. Pra, ndalimi nga shirku është njëkohësisht urdhër i prerë për sinqeritet në adhurimin e Allahut si një dhe të vetëm. Është urdhër që Allahu të jetë i vetmi të cilin adhurojmë me dashuri të plotë, frikërespekt dhe shpresë, duke iu nënshtruar dhe duke u penduar e kthyer tek Ai në çdo kohë dhe gjendje. Pasi e urdhëroi për të kompletuar dhe rregulluar vetveten, Allahu e urdhëroi për të rregulluar të tjerët:
26:214Страница 376
وَأَنذِرۡ عَشِيرَتَكَ ٱلۡأَقۡرَبِينَ ٢١٤
Предостереги своих ближайших родственников!
Paralajmëroje farefisin tënd më të afërt! - Ata të cilët janë njerëzit më të afërt meritojnë më së shumti bamirësinë tënde, qoftë me mirësitë e dynjasë, qoftë në lidhje me çështjet fetare. Kjo nuk do të thotë që të mos këshillosh dhe rregullosh njerëzit e tjerë, sepse Allahu ka urdhëruar për t’u bërë mirë të gjithë njerëzve, por Ai ka porositur në mënyrë të veçantë për farefisin e afërt. Profeti (a.s) e përmbushi këtë urdhër të Zotit dhe filloi të ftonte në Islam të gjitha fiset e e kurejshëve. Ai i paralajmëroi e këshilloi përgjithësisht dhe në mënyrë të veçantë. Ai u kujtoi detyrimet ndaj Zotit dhe u tërhoqi vërejtjen për ndëshkimin e Tij. Profeti nuk la asnjë mundësi për t’i ftuar në Islam, pa e plotësuar. Atëherë, besoi kush deshi dhe mohoi kush deshi.
26:215Страница 376
وَٱخۡفِضۡ جَنَاحَكَ لِمَنِ ٱتَّبَعَكَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٢١٥
Склони свое крыло перед верующими, которые следует за тобой (будь добр и милосерден к ним).
Ji i butë me besimtarët që të pasojnë ty! - Ji i sjellshëm me ata dhe folu me butësi dhe dhembsuri. Tregohu i dashur me ta dhe trajtoi me mëshirë. Trego me ta moralin më të lartë dhe bëju mirësi me çdo rrugë dhe mundësi. Dhe, vërtet, Profeti (a.s) e bëri këtë ashtu siç e urdhëroi Zoti i Lartësuar: "Në sajë të mëshirës së Allahut, ti u solle me butësi me ta. Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do largoheshin prej teje. Fali dhe kërko falje (nga Allahu) për ta! Këshillohu me ta për të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetju Allahut! Allahu i do ata që i mbështeten Atij." [Al Imran 159]. Ky ishte morali i Profetit (a.s): më i ploti dhe i përkryeri moral, përmes të cilit arrihen mirësi dhe dobi të shumta për krijesat dhe largohen shumë fatkeqësi. Atëherë, a ka mundësi që dikush që beson në Allahun dhe Profetin dhe që pretendon se e pason dhe e merr për shembull rrugën e tij, që të jetë barrë për muslimanët dhe të sillet me mënyrën më të ulët me ta?! Si mundet që një besimtar të jetë i vrazhdë e zemërgur, i ashpër dhe i ngrysur me vëllezërit e tij muslimanë?! Një i tillë, nëse sheh ndonjë gabim e gjynah te vëllezërit e tij, menjëherë nxitohet dhe i braktis, i bojkoton me urrejtje dhe përbuzje, pa treguar edukatën më minimale. Kjo tregon se atij nuk i është dhënë sukses nga Zoti për ta kompletuar imanin. Kjo lloj sjelljeje dhe komunikimi sjell dëme dhe fatkeqësi të shumta dhe largon mirësi të pamata. Njerëz të tillë të mangët i sheh që të nënçmojnë ata që janë sjellshëm dhe të butë, që kanë moralin e Profetit, madje i akuzojnë për hipokrizi dhe përshtatje me gjynahqarët. Ndërsa veten e mendojnë si besimtarë të mëdhenj, plot vetëkënaqësi e vetëpëlqim. A nuk e kuptojnë këta të mjerë se të gjitha këto vijnë nga injoranca dhe si pasojë e zbukurimit dhe mashtrimit të shejtanit të mallkuar?!
26:216Страница 376
فَإِنۡ عَصَوۡكَ فَقُلۡ إِنِّي بَرِيٓءٞ مِّمَّا تَعۡمَلُونَ ٢١٦
Если же они ослушаются тебя, то скажи: «Я не причастен к тому, что вы совершаете».
Nëse ata nuk të binden, ti thuaj: “Unë distancohem nga ajo që bëni ju.”. - Nëse ata nuk të binden për ndonjë çështje, mos i braktis dhe mos i këput marrëdhëniet dhe komunikimin me ta. Përkundrazi, sillu me butësi, dhembshuri e tolerancë. Largohu nga punët e tyre dhe qortoji, por jo të heqësh dorë prej tyre. Përpiqu me të gjitha mënyrat për t’i larguar nga e keqja dhe për t’i kthyer në të mirën. Ndihmoji që të pendohen. Kur Allahu i Lartësuar tha: "Ji i i butë me besimtarët që të pasojnë ty!", dikush mund të keqkuptonte këtë, duke menduar se duhet të jesh i kënaqur me besimtarët çfarëdo që të bëjnë ata, përderisa janë besimtarë. Por çështja nuk është kështu, prandaj Allahu tha: "Nëse ata nuk të binden, ti thuaj: “Unë distancohem nga ajo që bëni ju.”. Kështu jepet një sqarim më i plotë për mënyrën e sjelljes me besimtarët, qoftë në rastin kur janë të bindur dhe bamirës, qoftë në rastin kur janë gjynahqarë. Allahu është më i ditur.
26:217Страница 376
وَتَوَكَّلۡ عَلَى ٱلۡعَزِيزِ ٱلرَّحِيمِ ٢١٧
Уповай на Могущественного, Милосердного,
Mbështetu tek i Plotfuqishmi e Mëshirëploti, - Ndihma më e fortë dhe e madhe për robin, që të plotësojë urdhëresat e Zotit, është mbështetja tek Zoti i tij dhe kërkimi i ndihmës nga Ai, që është Kujdestari dhe Mbrojtësi më i dashur. Allahu është më i Mëshirshmi dhe i Dashuri, që e ndihmon robin për të përmbushur urdhëresat. Allahu i Lartësuar urdhëron që vetëm Atij t’i mbështeten. Et-teuekul është mbështetja e plotë e zemrës tek Allahu i Lartësuar për të përmbushur të mirat dhe për t’u ruajtur nga të këqijat, me besimin e plotë se do t’ia arrish dhe me mendimin e mirë për Allahun se Ai do të të ndihmojë. Allahu është Krenari e Ngadhënimtari. Me krenarinë dhe pushtetin e Tij, ka vendosur që ta afrojë të mirën dhe ta largojë të keqen nga robi i Tij. Allahu është Mëshirëplotë, që me mëshirën e Tij e ndihmon robin të arrijë të mirat dhe të shpëtojë nga të këqijat. Pastaj Allahu i Madhëruar na kujton që të sjellim gjithmonë ndër mend afërsinë e Tij, që të mund të përmbushim në mënyrën më të mirë el istiane-n, pra, kërkimin e ndihmës nga Ai. Allahu na nxit që të ngrihemi në gradën e ihsan-it, duke e ndier mbikëqyrjen dhe afërsinë e Tij:
26:218–219Страница 376
ٱلَّذِي يَرَىٰكَ حِينَ تَقُومُ ٢١٨
Который видит тебя, когда ты выстаиваешь намазы по ночам
وَتَقَلُّبَكَ فِي ٱلسَّٰجِدِينَ ٢١٩
и двигаешься среди падающих ниц.
Cili të sheh kur qëndron në këmbë(për namaz)dhe lëvizjet e tua në mesin e atyre që bien në sexhde. - Allahu të sheh gjatë këtij adhurimi të mrekullueshëm. Ai të sheh kur je në këmbë dhe kur bie në ruku dhe në sexhde. Këta i përmendi në mënyrë të veçantë për vetë rëndësinë dhe vlerën e tyre të lartë. Kur kujton afërsinë e Zotit gjatë sexhdes, rukusë dhe qëndrimit në këmbë, sjell edhe më shumë përunjësi e frikërespekt. Këto veprime kryesore, që konsiderohen si shtylla të namazit, duhet të kompletohen dhe përkryhen. Kush përkryen namazin, ka për t’i përkryer edhe punët e tjera. Gjithashtu, me një namaz të përkryer, çdokush mund të kërkojë ndihmën më të mirë për çdo gjë tjetër.
Sepse është Ai që dëgjon dhe di gjithçka. - Allahu dëgjon të gjitha zërat, me gjithë ndryshimet dhe kërkesat e larmishme të krijesave. Allahu është El Alim - i Gjithëditur. Ai di ato që shfaqen dhe ato që fshihen, të fshehtat dhe të dukshmet. Nëse robi sjell në mend vazhdimisht shikimin e Zotit mbi të në çdo çast, dëgjimin e Tij të çdo fjale që flet dhe diturinë e Tij për gjithçka që ai fsheh prej shqetësimeve, planeve, qëllimeve e motiveve, të gjitha këto e ndihmojnë për të përmbushur gradën e ihsanit.
26:221Страница 376
هَلۡ أُنَبِّئُكُمۡ عَلَىٰ مَن تَنَزَّلُ ٱلشَّيَٰطِينُ ٢٢١
Поведать ли вам о том, на кого нисходят дьяволы?
A t’ju tregoj(o njerëz)se kujt i vijnë shejtanët? - Kjo vjen si përgjigje ndaj atyre që, duke dashur të mohojnë dhe refuzojnë Profetin (a.s), thanë se atij i vijnë shejtanët, që ia sjellin Kur'anin. Ata thonë se ai është poet, por Allahu thotë: "A t’ju tregoj se kujt i vijnë shejtanët?" A t’ju njoftoj me këtë lajm të sigurt të vërtetë dhe të padyshimtë? A doni t'ju tregoj cilësitë e veçanta të atyre që u zbresin shejtanët?
26:222Страница 376
تَنَزَّلُ عَلَىٰ كُلِّ أَفَّاكٍ أَثِيمٖ ٢٢٢
Они нисходят на каждого лжеца и грешника.
Ata i vijnë çdo gënjeshtari e çdo të mbushuri me gjynahe. - Pra, cilësia e tyre bazë është mashtrimi dhe shpifja. Këtyre u zbresin shejtanët, sepse gjendja e tyre është e ngjashme me gjendjen e shejtanëve.
26:223Страница 376
يُلۡقُونَ ٱلسَّمۡعَ وَأَكۡثَرُهُمۡ كَٰذِبُونَ ٢٢٣
Они подбрасывают услышанное, но большинство из них являются лжецами.
Bëhen sy e veshë(për çdo gjë)... -Hapin veshët për të dëgjuar ndonjë lajm nga qielli.... dhe shumica e tyre janë gënjeshtarë. - Shumica e lajmeve që sjellin shejtanët janë gënjeshtra dhe ndonjë në të rrallë është e vërtetë. Një të vërtetë në 100 gënjeshtra, kështu e përziejnë të vërtetën me të kotën. Ajo e vërtetë zhduket në kotësinë e madhe, sepse është e pakët dhe e rrallë. Këto janë cilësitë e atyre që u zbresin shejtanët dhe i tillë është frymëzimi që shejtanët u ofrojnë atyre. Ndërsa Muhamedi (a.s) ndyshon shumë nga gjendja e këtyre mashtruesve. Ai njihej nga të gjithë si i Sinqerti e Besniku. Ai ishte njeri bamirës, i urtë dhe i mençur. Ai kishte një zemër bamirëse dhe një gjuhë të pastër, larg gënjeshtrës. Gjymtyrët e tij ishin larg haramit dhe ligësisë. Shpallja i vinte prej Allahut me mbrojtje të përforcuar. Shpallja sillte të vërtetën e sigurt dhe madhështore, që nuk të linte asnjë dyshim. Mendoni, atëherë, o njerëz të mençur dhe të urtë, a janë njëlloj këto dy raste? Ato mund të ngatërrohen veçse nga një i humbur, që nuk di të dallojë mes gjërave. Pasi e deklaroi Profetin e Tij si të ruajtur nga shejtanët, Allahu i Madhëruar pastron figurën e tij nga akuzat se ishte poet mashtrues e hipokrit. Ai thotë:
Poetët(gënjeshtarë) pasohen nga ata që janë të humbur. - A t’ju tregoj për gjendjen dhe cilësitë e poetëve hipokritë e gënjeshtarë? Ata lloj njerëzish pasohen veçse nga të humburit, që kanë devijuar nga rruga e drejtë. Ata vetë janë të humbur prandaj edhe pasuesit e tyre janë të humbur, të prishur e keqbërës.
26:225Страница 376
أَلَمۡ تَرَ أَنَّهُمۡ فِي كُلِّ وَادٖ يَهِيمُونَ ٢٢٥
Разве ты не видишь, что они блуждают по всем долинам (слагают стихи на любые темы)
A nuk e sheh ti se ata hidhen në çdo anë(herë lavdërojnë, e herë përqeshin)- Nga humbja dhe devijimi i tyre, hallakaten sa në një anë, në tjetrën. Herë lavdërojnë si hipokritë, e herë të tjera shajnë dhe fyejnë. Herë mbështesin të vërtetën, dhe herë gënjeshtrën dhe kotësinë. Herë thurin himne e lëvdata, dhe herë të tjera tallen e përqeshin. Këtu i sheh të gëzuar, më pas të dëshpëruar. Ata nuk mbajnë një qëndrim të vetëm parimor e të drejtë.
....dhe flasin atë që nuk e bëjnë? - Ky është përshkrimi i poetëve hipokritë. Fjalët e tyre janë ndryshe nga veprat e tyre. Kur i dëgjon të këndojnë vargje prekëse, të duket sikur ata janë njerëzit më të përvuajtur, por në të vërtetë ata veçse shtiren. Kur i dëgjon që lavdërojnë ose shajnë, mendon se fjalët e tyre janë të vërteta dhe të besueshme, por në fakt është thjesht mashtrim. Ata vetëlëvdohen, sikur kanë bërë vepra që, në fakt, nuk i kanë bërë, ose kanë lënë vepra që, në fakt, nuk i kanë lënë, ose sikur janë treguar bujarë, ose guximtarë e trima, por, në fakt, janë frikacakët më të pashembullt. Të tillë janë ata. Shih me kujdes! A i afrohet ky përshkrim Muhamedit (a.s), atij burri bamirës dhe bujar, të udhëzuar dhe të urtë, të cilin e pasojnë të gjithë njerëzit e urtë dhe të mençur? Ai ishte i udhëzuar në rrugën e drejtë dhe larg nga çdo ligësi e paudhësi. Veprat e tij nuk ishin kontradiktore me fjalët e tij, por vërtetuese të njëra tjetrës. Ai udhëzonte veçse për mirësi dhe ndalonte veçse nga paudhësia dhe ligësitë. Çdo lajm që ka sjellë është i vërtetë. Çdo urdhër që ka dhënë, e ka zbatuar vetë i pari dhe çdo ndalesë që ka ligjëruar, është larguar vetë i pari nga ajo. Atëherë, si mund të krahasohet gjendja e tij me atë të poetëve hipokritë të fjalëve boshe?! Gjendja e tij ishte krejtësisht ndryshe nga gjendja e këtyre të mjerëve. Paqja dhe përshëndetjet më të përzemërta qofshin për këtë Profet të kompletuar dhe punëtor bamirës, përjetësisht e pa fund! I pastër është ai nga shpifjet e mohuesve! Ai nuk ishte as poet, as magjistar e as i çmendur, por ishte njeriu më i plotë, me virtytet më tëlarta. Allahu i Madhëruar, pasi i përshkroi poetët me ato cilësi, vijon duke përjashtuar një kategori të caktuar, duke thënë:
26:227Страница 376
إِلَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَذَكَرُواْ ٱللَّهَ كَثِيرٗا وَٱنتَصَرُواْ مِنۢ بَعۡدِ مَا ظُلِمُواْۗ وَسَيَعۡلَمُ ٱلَّذِينَ ظَلَمُوٓاْ أَيَّ مُنقَلَبٖ يَنقَلِبُونَ ٢٢٧
Это не относится к тем, которые уверовали, совершают праведные деяния, многократно поминают Аллаха и защищаются после того, как с ними поступили несправедливо? А те, которые поступают несправедливо, скоро узнают, куда они вернутся.
Përveç atyre që besojnë, që bëjnë vepra të mira, që e përmendin shumë Allahun dhe që mbrohen kur u bëhet padrejtësi. -Është fjala për ata që besojnë Allahun dhe në Profetin e Tij, bëjnë punë të mira dhe e kujtojnë shumë Allahun. Gjithashtu, ata e marrin të drejtën e tyre kur u shkelet dhe kur u bëhet padrejtësi. Këta janë njerëz të mirë, madje edhe poezitë e tyre konsiderohen si gjë e mirë dhe në mbrojtje të mirësisë. Ato poezi dhe fjalë të zgjedhura janë gjurmë dhe fryte të imanit të tyre, sepse ata lavdërojnë besimtarët dhe luftojnë për të mbrojtur të drejtën kundër idhujtarëve dhe mohuesve. Ata mbrojnë përmes fjalës fenë e Zotit dhe qartësojnë me kujdes njohuritë e dobishme. Ata nxisin për moral të lartë.Ata që bëjnë padrejtësi, do ta kuptojnë shpejt fundin që i pret. - Ai që i pret është qëndrimi para Zotit për llogarinë me drejtësi. Atë ditë do të dalë në shesh çdo vepër e vogël apo e madhe dhe e drejta do të shkojë në vend. Të gjitha lavdërimet i qofshin Allahut, Zotit të botëve!
Текст: Quranic Universal Library (Tarteel) через spa5k/tafsir_api (MIT), в зафиксированной версии. Аяты: Quran Foundation. Источники и лицензии