Ас-Саади · Тафсир · на албанском
Ан-Намль 27:78–93
27:78Страница 384
إِنَّ رَبَّكَ يَقۡضِي بَيۡنَهُم بِحُكۡمِهِۦۚ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡعَلِيمُ ٧٨
Воистину, твой Господь рассудит между ними Своим судом. Он - Могущественный, Знающий.
Zoti yt do të gjykojë mes tyre me drejtësinë e Tij ... -Allahu i Lartësuar do të bëjë ndërmjetësimin dhe gjykimin e drejtë e me barazi të plotë, mes të gjithë kundërshtarëve. Në dynja mund të ndodhë që të ketë paqartësi dhe padrejtësi mes kundërshtarëve, sepse provat mund të mungojnë edhe nga keqdashja e njerëzve kundrejt njëri-tjetrit. Por në ahiret është Allahu që di çdo të fshehtë dhe që do ta nxjerrë në shesh të vërtetën e sigurt....dhe Ai është i Gjithëfuqishmi e i Gjithëdituri. - Allahu është El Aziz - Krenari dhe Ngadhënjimtari, që ka nënshtruar të gjithë krijesat dhe të gjithë i janë përulur Atij. Ai është El Alim - i Gjithëdituri, që di të gjitha gjërat. Ai i di mirë të gjitha fjalët e kundërshtarëve dhe palëve në konflikt, përse ato i kanë thënë dhe motivet e tyre të fshehta. Ai do t’i japë çdokujt shpërblimin e merituar për atë që ka bërë dhe ka synuar.
27:79Страница 384
فَتَوَكَّلۡ عَلَى ٱللَّهِۖ إِنَّكَ عَلَى ٱلۡحَقِّ ٱلۡمُبِينِ ٧٩
Уповай же на Аллаха, ибо ты придерживаешься очевидной истины.
Prandaj, mbështetu tërësisht dhe vetëm tek Allahu... -Mbështetju Zotit tënd në arritjen e çdo të mire dhe në shpëtimin nga çdo e keqe. Atij mbështetju dhe tek Ai gjej forcën për të kumtuar Shpalljen, për të përmbushur dhe plotësuar detyrimet fetare, për të luftuar në rrugën e Zotit dhe për të lartësuar fjalën e Tij. Vetëm te Zoti gjeje forcën për të luftuar dhe qëndruar kundër armiqve të Tij, të fesë së Tij dhe të besimtarëve.... sepse ti je në të vërtetën e sigurt! - Ti je pasues i të vërtetës së qartë dhe të sigurt dhe nuk ka dyshim se ai që është pasues i së vërtetës së sigurt i fton njerëzit në të dhe lufton e përpiqet që ta ndihmojë atë rrugë. Ai njeri është shumë nevojtar për ndihmën dhe mbështetjen e Zotit dhe, nga ana tjetër, është më i përkushtuari në kërkimin e kësaj ndihme, sepse është më i dituri për rëndësinë e saj. Ky njeri e di mirë se po ndihmon një çështje të sigurt dhe të vërtetë, që nuk ka asnjë mëdyshje, prandaj ka nevojë më shumë se çdokush tjetër për ndihmën dhe mbështetjen e Zotit, që ta përmbushë sa më mirë misionin e tij. Ajeti na jep dhe një mesazh tjetër: dije se ajo me të cilën i fton njerëzit është e vërteta e sigurt dhe e qartë, që nuk lë asnjë paqartësi a dyshim, dhe nëse ti e përmbush atë për të cilën je ngarkuar dhe i mbështetesh Zotit në këtë mision, ty nuk të dëmton aspak devijimi i atyre dhe nuk është në dorën tënde udhëzimi e rregullimi i tyre.
27:80Страница 384
إِنَّكَ لَا تُسۡمِعُ ٱلۡمَوۡتَىٰ وَلَا تُسۡمِعُ ٱلصُّمَّ ٱلدُّعَآءَ إِذَا وَلَّوۡاْ مُدۡبِرِينَ ٨٠
Ты не заставишь слышать мертвецов и не заставишь глухих услышать твой призыв, когда они обращаются вспять.
Ti nuk mund t’i bësh të vdekurit të dëgjojnë, e as nuk mund ta bësh të shurdhëtit ta dëgjojnë thirrjen, (sidomos) kur ata të kthejnë shpinën. -Kur ti përpiqesh për udhëzimin e tyre dhe i thërret në rrugën e Zotit, ata nuk të dëgjojnë, ashtu siç nuk dëgjojnë të vdekurit dhe, aq më tepër: "... (sidomos) kur ata të kthejnë shpinën"
27:81Страница 384
وَمَآ أَنتَ بِهَٰدِي ٱلۡعُمۡيِ عَن ضَلَٰلَتِهِمۡۖ إِن تُسۡمِعُ إِلَّا مَن يُؤۡمِنُ بِـَٔايَٰتِنَا فَهُم مُّسۡلِمُونَ ٨١
Ты не выведешь слепых из их заблуждения. Ты можешь заставить слышать только тех, которые веруют в Наши знамения, будучи мусульманами.
E as që mund të jesh udhërrëfyes për të verbërit e t'i largosh nga humbja e tyre. -Kjo tregon se sa e pa mundur është që ata të dëgjojnë dhe të gjejnë udhën e drejtë, ashtu siç ka thënë i Madhëruari në një tjetër ajet: "Ti nuk mund ta udhëzosh atë që do, por është Allahu Ai që udhëzon kë të dojë dhe Ai është më i Dituri për të udhëzuarit." [Kasas 56].Ti nuk mund ta bësh të dëgjojë asnjë tjetër, përveç atyre që besojnë në argumentet Tona dhe që janë muslimanë. -Pra, vetëm ata të cilët nënshtrohen dhe të pasojnë ty. Këta besojnë në shenjat dhe shpalljet e Zotit, nënshtrohen të jetojnë sipas tyre dhe bëjnë vepra të mira sipas tyre. Ata i janë dorëzuar tërësisht Allahut të Lartësuar dhe e adhurojnë Atë ashtu si i ka urdhëruar dhe mësuar Ai. I Madhëruari thotë: "Vetëm ata që dëgjojnë, i përgjigjen ftesës. Allahu do t’i ringjallë të vdekurit dhe të gjithë do të kthehen tek Ai." [En'am 36].
27:82Страница 384
۞ وَإِذَا وَقَعَ ٱلۡقَوۡلُ عَلَيۡهِمۡ أَخۡرَجۡنَا لَهُمۡ دَآبَّةٗ مِّنَ ٱلۡأَرۡضِ تُكَلِّمُهُمۡ أَنَّ ٱلنَّاسَ كَانُواْ بِـَٔايَٰتِنَا لَا يُوقِنُونَ ٨٢
Когда же свершится над ними Слово, Мы выведем к ним из земли животное, которое скажет им, что люди не были убеждены в Наших знамениях.
Kur të realizohet dënimi kundër tyre, Ne do të nxjerrim një shtazë nga toka, që do t’u flasë(ballas), sepse njerëzit nuk besojnë në argumentet Tona. -Kur të vijë koha që Zoti e ka caktuar që të dalë kjo shenjë për njerëzit, do të dalë një kafshë prej tokës, pra, jo nga qielli. Kjo kafshë do t’u flasë njerëzve haptazi, sepse atyre do t’u jetë dobësuar dituria e siguria për shenjat e Zotit. Allahu ua nxjerr njerëzve këtë kafshë si një nga shenjat e Tij të çuditshme, që t'u tregojë atyre atë që e vinin në dyshim. Kjo është Kafsha e Madhe, që pritet të dalë në fundin e kohës dhe do të jetë nga shenjat e Kijametit, siç është shpjeguar hollësisht në hadithet e Profetit (a.s). Por nuk ka ardhur asnjë tekst që të tregojë për llojin e asaj kafshe dhe se si do t'u shfaqet njerëzve. Ajeti thjesht na tregon se Allahu i Lartësuar do ta nxjerrë atë, që njerëzit ta shohin dhe e folura e saj është diçka e jashtëzakonshme dhe e panjohur ndër njerëz. Ajo do të shërbejë si argument për saktësinë dhe vërtetësinë e asaj që ka lajmëruar Zoti në Librin e Tij. Allahu është më i ditur për gjithçka.
27:83Страница 384
وَيَوۡمَ نَحۡشُرُ مِن كُلِّ أُمَّةٖ فَوۡجٗا مِّمَّن يُكَذِّبُ بِـَٔايَٰتِنَا فَهُمۡ يُوزَعُونَ ٨٣
В тот день Мы соберем из каждого народа толпу тех, кто считал ложью Наши знамения, и их будут подталкивать.
Një ditë, Ne do të tubojmë prej secilit popull grupe ... - Allahu i Lartësuar na tregon për gjendjen e mohuesve, që refuzojnë shpalljet dhe profetët, kur të qëndrojnë dhe të tubohen para Zotit në Ditën e Kijametit. Ai na njofton se nga çdo popull do të nxjerrë grupe......nga ata që i kanë mohuar argumentet Tona dhe do t'i bashkojmë të gjithë, duke i vënë në rresht. -I grumbullon nga i pari, deri tek i fundit, në mënyrë që të gjithë së bashku të merren në pyetje dhe të poshtërohen.
27:84Страница 384
حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءُو قَالَ أَكَذَّبۡتُم بِـَٔايَٰتِي وَلَمۡ تُحِيطُواْ بِهَا عِلۡمًا أَمَّاذَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ ٨٤
Когда они придут, Он скажет: «Неужели вы сочли ложью Мои знамения, даже не постигнув их? Что же вы совершали?».
Derisa kur të vijnë(para Gjykimit)... -Kur të mblidhen dhe grumbullohen të gjithë bashkë, do t’u thotë atyre me fjalë torturuese dhe dëshpëruese:Allahu do t'u thotë: “A i mohuat argumentet e Mia pa pasur asnjë dije për to?” - Ishte detyrë për ju të mendoheshit mirë, derisa të zbulohej dhe shfaqej e vërteta. Ju duhej të mos flisnit asnjë fjalë pa informacon të sigurt. Atëherë, si mundet që e mohuat të vërtetën, ndërkohë që nuk kishit aspak dituri për të?!“Çfarë bëtë ju ashtu(në dynja)?” - Allahu i pyet ata për diturinë dhe veprat që bënin në dynja. Në fillim del në pah se ata e kanë mohuar të vërtetën pasi nuk denjonin ta njihnin atë. Ndërsa veprat e tyre ishin jo për Zotin e jo sipas porosive të Profetit të Zotit.
27:85Страница 384
وَوَقَعَ ٱلۡقَوۡلُ عَلَيۡهِم بِمَا ظَلَمُواْ فَهُمۡ لَا يَنطِقُونَ ٨٥
Слово свершится над ними за то, что они поступали несправедливо, и они будут безмолвствовать.
Dhe kundër tyre do të zbatohet vendimi (i dënimit), për shkak të padrejtësive të tyre dhe ata nuk do të mund të flasin. -Për shkak të padrejtësisë së tyre, e merituan dënimin. Ata vazhduan në padrejtësi dhe tashmë nuk kanë asnjë argument që të mund ta paraqesin, prandaj: "...ata nuk do të mund të flasin."
27:86Страница 384
أَلَمۡ يَرَوۡاْ أَنَّا جَعَلۡنَا ٱلَّيۡلَ لِيَسۡكُنُواْ فِيهِ وَٱلنَّهَارَ مُبۡصِرًاۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يُؤۡمِنُونَ ٨٦
Разве они не видели, что Мы создали ночь для того, чтобы они отдыхали в течение нее, и день для освещения? Воистину, в этом - знамения для верующих людей.
A nuk e shohin ata se Ne ua bëmë Natën që të pushojnë, kurse Ditën të ndritshme? - A nuk e shohin këtë shenjë madhështore dhe mirësi të pashembullt? A nuk e dinë se është Allahu, Ai që ua lehtësoi dhe e bëri në shërbim të tyre natën dhe ditën. Natën e bëri të errët, që robërit të pushojnë e qetësohen dhe të jenë gati për punët e së nesërmes. Ndërsa ditën e bëri të shndritshme, plot jetë e gjallëri, që njerëzit të shpërndahen në kërkimin e të mirave dhe ndërtimin e jetës së tyre.Në këtë ka argument për njerëzit që besojnë. -Ka fakte për ata që besojnë në njëshmërinë e Allahut dhe për mirësitë e Tij të shumta dhe të mrekullueshme.
27:87Страница 384
وَيَوۡمَ يُنفَخُ فِي ٱلصُّورِ فَفَزِعَ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَن فِي ٱلۡأَرۡضِ إِلَّا مَن شَآءَ ٱللَّهُۚ وَكُلٌّ أَتَوۡهُ دَٰخِرِينَ ٨٧
В тот день подуют в Рог, и перепугаются те, кто на небесах и на земле, кроме тех, кого Аллах пожелает выделить. Все предстанут перед Ним смиренными.
Allahu i Lartësuar i frikëson robërit me atë që i pret në Ditën e Gjykimit, duke përmendur tmeret dhe gjendjet nëpër të cilat do të kalojnë e do të përballen.Ditën kur t'i fryhet Bririt, do t'u hyjë lemeria atyre që janë në qiej dhe atyre që janë në tokë... - Nga zëri i Bririt, do të tmerrohen, prandaj do të hipin mbi njëri-tjetrin, si valët e detit të trazuar. Kjo është frika prej llogarisë e qëndrimit para Zotit....përveç atyre që do Allahu... - Këta janë ata që Zoti i ka zgjedhur për t’i nderuar, forcuar dhe ruajtur nga frika e asaj dite....dhe të gjithë do të vijnë para Atij të përulur. - Kur t’i fryhet Bririt, të gjitha krijesat do të vijnë të nënshtruar, të përulur e nevojtarë për faljen dhe mëshirën e Allahut, siç thotë Ai në një ajet tjetër: "Çdo qenie në qiej e në Tokë ka për t’iu paraqitur Të Gjithëmëshirshmit si rob." [Merjem 93]. Atë ditë të gjithë do të jenë njëlloj dhe të barabartë, udhëheqësit dhe populli i thjeshtë. Të gjithë janë të nënshtruar dhe nevojtarë, syulur para Atij, në dorën e të Cilit është i gjithë sundimi e mbretërimi.
27:88Страница 384
وَتَرَى ٱلۡجِبَالَ تَحۡسَبُهَا جَامِدَةٗ وَهِيَ تَمُرُّ مَرَّ ٱلسَّحَابِۚ صُنۡعَ ٱللَّهِ ٱلَّذِيٓ أَتۡقَنَ كُلَّ شَيۡءٍۚ إِنَّهُۥ خَبِيرُۢ بِمَا تَفۡعَلُونَ ٨٨
И ты увидишь, что горы, которые ты считал неподвижными, придут в движение, словно облака. Таково творение Аллаха, Который выполнил все в совершенстве. Воистину, Он ведает о том, что вы делаете.
I sheh malet dhe mendon se ato janë të palëvizshme... -Nga tmerret e Ditës së Kijametit është edhe kjo pamje. Kur sheh malet, mendon se ato do të mbeten siç janë, nga madhështia e tyre, por tronditja e asaj dite është aq e madhe, saqë ato malet do të thërrmohen e bëhen pluhur, sa do të mjaftonte një erë e lehtë që t’i shpërndante në ajër....por ato lëvizin, siç lëvizin retë. -nga tmerri dhe tronditja e asaj dite.Ky është krijimi i Allahut, që ka përkryer çdo gjë. Ai e di mirë gjithçka që bëni ju. - Ai do t’ju shpërblejë me drejtësi për punët tuaja. Pastaj i Madhëruari përmend mënyrën se si do t’i shpërblejë:
27:89Страница 385
مَن جَآءَ بِٱلۡحَسَنَةِ فَلَهُۥ خَيۡرٞ مِّنۡهَا وَهُم مِّن فَزَعٖ يَوۡمَئِذٍ ءَامِنُونَ ٨٩
Те, которые предстанут с добрым деянием, получат нечто лучшее. В тот день они будут защищены от испуга.
Kush ka bërë mirë, atij do t’i takojë një shpërblim edhe më i mirë se ajo që ka bërë... -Kjo përfshin çdo fjalë e punë të mirë ose edhe ndjenja të mira. Pra, për çdo të mirë, ai do të marrë një shpërblim edhe më të mirë. Kjo është grada më e vogël e shpërblimit të Zotit...dhe do të jetë i sigurt(e të ruajtur)prej tmerrit të asaj dite. - Ata janë të sigurt kur të tjerët do të tmerrohen. Edhe ata do t’i përfshijë frika e përgjithshme, por Zoti premton se këta të zgjedhur do të jenë të shpëtuar dhe do të dalin faqebardhë.
27:90Страница 385
وَمَن جَآءَ بِٱلسَّيِّئَةِ فَكُبَّتۡ وُجُوهُهُمۡ فِي ٱلنَّارِ هَلۡ تُجۡزَوۡنَ إِلَّا مَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ ٩٠
А те, которые предстанут с дурными деяниями, будут повергнуты в Огонь ничком: «Разве вы не получаете воздаяние только за то, что совершали?».
Kush ka bërë keq, do të hidhet përmbys me fytyrë nga Zjarri. - Kush ka bërë çdo lloj të keqeje. Këta do të flaken në zjarr me fytyrat e tyre dhe u thuhet:(Atyre do t'u thuhet:) Ju do të shpërbleheni veçse me atë që keni fituar me veprat që keni bërë.
27:91Страница 385
إِنَّمَآ أُمِرۡتُ أَنۡ أَعۡبُدَ رَبَّ هَٰذِهِ ٱلۡبَلۡدَةِ ٱلَّذِي حَرَّمَهَا وَلَهُۥ كُلُّ شَيۡءٖۖ وَأُمِرۡتُ أَنۡ أَكُونَ مِنَ ٱلۡمُسۡلِمِينَ ٩١
Скажи: «Мне велено только поклоняться Господу этого города (Мекки), который Он провозгласил заповедным. Ему принадлежит всякая вещь, мне же велено быть одним из мусульман
Thuaju atyre, o Muhamed:Unë jam urdhëruar që të adhuroj vetëm Zotin e këtij qyteti(Mekës), të cilin Ai e bëri të shenjtë. -Zotin e Mekës së nderuar dhe të bekuar, që vetë Ai e bëri një vend të shenjtë dhe begatoi banorët dhe besimtarët e Tij që e adhurojnë në atë vend. Për këtë arsye, ata duhet të jenë mirënjohës për këtë.Atij i takon gjithçka ... -Gjithçka e botës së sipërme dhe asaj të poshtme. I Lartësuari e tha këtë që të mos mendojë kush se Ai është vetëm Zoti i Qabes dhe i Mekës....dhe unë jam urdhëruar të jem prej atyre që i përulen vetëm Allahut. -Ai më urdhëroi të jem prej atyre që nxitojnë për në Islam dhe e përkryejnë atë. Dhe, me të vërtetë, Profeti (a.s) dhe sahabët e tij e përkryen Islamin dhe ishin njerëzit më të përkushtuar në dorëzimin ndaj Zotit.
27:92Страница 385
وَأَنۡ أَتۡلُوَاْ ٱلۡقُرۡءَانَۖ فَمَنِ ٱهۡتَدَىٰ فَإِنَّمَا يَهۡتَدِي لِنَفۡسِهِۦۖ وَمَن ضَلَّ فَقُلۡ إِنَّمَآ أَنَا۠ مِنَ ٱلۡمُنذِرِينَ ٩٢
и читать Коран». Кто следует прямым путем, тот поступает во благо себе. А тому, кто впал в заблуждение, скажи: «Я - всего лишь один из тех, кто предостерегает».
Unë jam urdhëruar të këndoj Kur'anin. - Jam urdhëruar, gjithashtu, që ta këndoj këtë Kur'an dhe ta kumtoj atë ndër njerëz. Unë jua këndoj dhe transmetoj atë juve, që të udhëhiqeni prej tij, të mësoni tekstin e tij e të kuptoni mesazhin e tij. Kjo është detyra ime dhe unë e përmbusha atë.Kush e pranon udhëzimin e tij, ka gjetur udhëzimin për veten e vet. -Dobija i kthehet atij dhe, sepse frytet e punës do t’i shijojë vetë ai.Kush e ka humbur rrugën, ti thuaji: “Unë jam veçse një paralajmërues.” -Unë nuk kam në dorë udhëzimin tuaj dhe as mund të bëj që ju të nënshtroheni dhe ta adhuroni Zotin.
27:93Страница 385
وَقُلِ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ سَيُرِيكُمۡ ءَايَٰتِهِۦ فَتَعۡرِفُونَهَاۚ وَمَا رَبُّكَ بِغَٰفِلٍ عَمَّا تَعۡمَلُونَ ٩٣
Скажи: «Хвала Аллаху! Он покажет вам Свои знамения, и вы узнаете их». Твой Господь не находится в неведении о том, что вы совершаете.
Dhe thuaj: “Të gjitha lavdërimet i qofshin Allahut!” -Allahut i takojnë të gjitha lavdërimet në dynja dhe në ahiret. Ai meriton të gjitha lavdërimet e të gjitha krijesave, e në mënyrë të veçantë nga të zgjedhurit e të dalluarit, më të mirët e të kulluarit prej adhuruesve të Tij. Lavdërimet dhe përlëvdimet që duhet t’i përkushtojnë ata ndaj Zotit duhet të jenë shumë më të mëdha se ato të njerëzve të thjeshtë, sepse grada e tyre është shumë më e lartë dhe afërsia me Zotin e tyre shumë më e madhe. Gjithashtu, edhe mirësia e Zotit ndaj tyre është shumë e madhe.“Ai do t’jua tregojë (së shpejti)argumentet e Veta dhe ju do t’i kuptoni mirë ato.” -Ai do t’ju mundësojë dituri, që të mund të dalloni të vërtetën nga e kota. Kështu, patjetër Zoti do t’ju japë të shikoni shenjat e Tij, që të ndriçoheni e të shihni rrugën e Tij e të ecni mes errësirave të mëdha. Pas këtyre shenjave dhe dritës do të bëhet e mundur: "...që jobesimtarët të mund ta dinë se kanë mohuar pasi e vërteta iu bë e qartë, ndërsa besimtarët të mund të vazhdojnë të besojnë pasi e vërteta u bë e qartë. Allahu dëgjon dhe di gjithçka." [Enfal 42].“Zoti yt nuk është i pavëmendshëm ndaj atyre veprave që bëni ju.” - Përkundrazi, Ai e di mirë gjendjen dhe punët tuaja dhe e di mirë masën e shpërblimit që meritoni për to. Ai do të gjykojë ndër ju me një mënyrë që ju do ta lavdëroni për të dhe askush nuk do të ketë ndonjë argument për të kundërshtuar gjykimin e Tij. Këtu përfundoi tefsiri i sures Neml, me mirësinë, lehtësinë dhe ndihmën e Allahut. E lus Allahun e Lartësuar që butësia dhe ndihma e Tij të jenë të vazhdueshme dhe të pandërprera për ne! Ai është më Bujari i bamirësve, më i miri Mëshirues. Ai e vazhdon mëshirën dhe përkujdesin edhe për ata që janë larguar dhe kanë lënë pas lidhjen me Të. Ai u përgjigjet dhe plotëson kërkesat e lutësve. Ai i lehtëson çështjet e vështira. Ai iu hap portat e bekimeve dhe begative të Tij. Të shumta janë dhuratat që Ai jep në çdo çast e gjendje. Ai e lehtëson Kur'anin për ata që meditojnë dhe kërkojnë mirësinë në të. Ai ua lehtëson rrugën atyre që përkushtohen t’i hapin portat e bukura të njohurive të këtij Kur'ani madhështor. Ai ka për t’i mbushur plot me mirësi dhe urtësi zemrat e atyre që shtrohen në tryezën e këtij libri dhe thellohen në meditime rreth ajeteve të tij. Të gjitha lavdërimet i qofshin Allahut, Zotit të botëve the paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin, familjen dhe shokët e tij! Ky tefsir u përpilua nga Abdurahman ibn Nasir ibn Abdurahman el Sadi. Allahu e faltë atë, prindërit e tij dhe të gjithë muslimanët! Ky vëllim përfundoi së shkruari nga autori në 22Ramadan të vitit 1343 hixhri (ose në prill të vitit 1925 – red.).
Текст: Quranic Universal Library (Tarteel) через spa5k/tafsir_api (MIT), в зафиксированной версии. Аяты: Quran Foundation. Источники и лицензии