Ас-Саади · Тафсир · на албанском
Аль-Касас 28:36–56
28:36Страница 390
فَلَمَّا جَآءَهُم مُّوسَىٰ بِـَٔايَٰتِنَا بَيِّنَٰتٖ قَالُواْ مَا هَٰذَآ إِلَّا سِحۡرٞ مُّفۡتَرٗى وَمَا سَمِعۡنَا بِهَٰذَا فِيٓ ءَابَآئِنَا ٱلۡأَوَّلِينَ ٣٦
Когда Муса (Моисей) явился к ним с Нашими ясными знамениями, они сказали: «Это - всего лишь вымышленное колдовство. Мы не слышали об этом от наших праотцев».
Kur Musai shkoi tek ata me argumentet Tona të qarta, ata thanë: “Kjo nuk është asgjë tjetër, veçse një magji e trilluar...” - Ato ishin argumente të qarta në atë që tregonin dhe në vërtetësinë e asaj që Musai po u kumtonte. Ato ishin argumente pa asnjë mangësi, por duke bërë padrejtësi dhe me inat e armiqësi ndaj të vërtetës, ata thanë: “Kjo nuk është asgjë tjetër veçse një magji e trilluar dhe kurrë nuk kemi dëgjuar gjë për këtë nga etërit tanë të hershëm.” Këto ishin fjalët e Faraonit në momentet kur u shfaq qartazi e vërteta dhe triumfoi mbi të kotën, duke e shkatërruar fare atë. Ai tiran i poshtër i refuzoi shenjat e Musait, edhe pse ekspertët dhe më të diturit njerëz rreth magjisë e besuan Musain dhe Zotin e tij. Ndërsa ai i mjeri tha: "...Ai (Musai) është prijësi juaj, që ju mësoi magjinë!" [Ta Ha 71]. Kështu u përgjigj ai duke e tepruar me intriga, mashtrim dhe padrejtësi, për të cilat Zoti na ka treguar në Kur'an. Allahu na tregon se ai mohoi Musain dhe shenjat e tij, edhe pse: "Ai (Musai) tha: “Ti e di me siguri të plotë se ato (mrekullitë)nuk i zbriti askush tjetër përveç Zotit të qiejve e të Tokës. Ai i zbriti ato të dukshme, e unë besoj, o Faraon, se ti je i shkatërruar.” [Isra 102]. Por ja që ligësia e kishte pushtuar dhe mbizotëruar atë....dhe kurrë nuk kemi dëgjuar gjë për këtë nga etërit tanë të hershëm.” - Në fakt ata gënjenin, sepse Allahu i Madhëruar kishte dërguar Jusufin përpara Musait, sikurse ka thënë: "Më parë, ju erdhi Jusufi me argumente të qarta, por ju nuk rreshtët së dyshuari për mesazhin që ju solli ai. Më në fund, kur vdiq ai, ju thatë: “Allahu nuk do të dërgojë pas tij asnjë profet.” Kështu, Allahu e lë në humbje këdo që e tepron dhe jeton me dyshime." [Gafir 34].
28:37Страница 390
وَقَالَ مُوسَىٰ رَبِّيٓ أَعۡلَمُ بِمَن جَآءَ بِٱلۡهُدَىٰ مِنۡ عِندِهِۦ وَمَن تَكُونُ لَهُۥ عَٰقِبَةُ ٱلدَّارِۚ إِنَّهُۥ لَا يُفۡلِحُ ٱلظَّٰلِمُونَ ٣٧
Тогда Муса (Моисей) сказал: «Мой Господь лучше знает, кто пришел с верным руководством от Него и чей исход в Последней жизни окажется счастливым. Воистину, беззаконники не преуспеют».
Musai tha: “Zoti im e di më së miri kush është ai që vjen me udhëzim të qartë prej Tij dhe se kujt do t’i takojë përfundimi i mirë.” -Tha kështu pasi ata pretenduan se ai ishte magjistar dhe vepra e tij ishte magji, ndërsa ata ishin të mençurit dhe të udhëzuarit tek e mira. Musai u tha: “Zoti im e di më së miri kush është ai që vjen me udhëzim të qartë prej Tij dhe se kujt do t’i takojë fundi më i mirë. Nëse nuk ju bën dobi ftesa dhe këshilla, shenjat e qarta madhështore dhe ju refuzoni çdo udhëzim, duke dashur veç humbjen dhe kufrin tuaj, atëherë dijeni dhe kujtoni faktin se Allahu i Lartësuar e di mirë për ata që janë në udhë të drejtë dhe për ata që do të kenë përfundimin e mirë. Gjithashtu, dijeni mirë se:Keqbërësit me siguri nuk do të kenë shpëtim. - Ndërsa përfundimi i mirë ishte për Musain dhe pasuesit e tij. Fitimi i çdo mirësie dhe shpëtimi nga çdo e keqe ishte për ta. Kurse për Faraonin ishte përfundimi i keq dhe ndëshkimi i ashpër.
28:38Страница 390
وَقَالَ فِرۡعَوۡنُ يَٰٓأَيُّهَا ٱلۡمَلَأُ مَا عَلِمۡتُ لَكُم مِّنۡ إِلَٰهٍ غَيۡرِي فَأَوۡقِدۡ لِي يَٰهَٰمَٰنُ عَلَى ٱلطِّينِ فَٱجۡعَل لِّي صَرۡحٗا لَّعَلِّيٓ أَطَّلِعُ إِلَىٰٓ إِلَٰهِ مُوسَىٰ وَإِنِّي لَأَظُنُّهُۥ مِنَ ٱلۡكَٰذِبِينَ ٣٨
Фараон сказал: «О знать! Я не знаю для вас иного бога, кроме меня. О Хаман! Разожги огонь над глиной и сооруди для меня башню, чтобы я смог подняться к Богу Мусы. Воистину, я полагаю, что он является одним из лжецов».
Faraoni tha: “O fisnikë! Unë nuk di për ju ndonjë zot tjetër përveç meje!” - Kjo ishte paturpësi e Faraonit ndaj Zotit. Ai, duke mashtruar dhe manipuluar mendjet e popullit dhe pasuesve të tij, atyre mendjelehtëve dhe kokëboshëve, tha: “O fisnikë! Unë nuk di për ju ndonjë zot tjetër përveç meje. Pra unë dhe vetëm unë jam zoti dhe ai që duhet ta adhuroni, t'i trembeni dhe nënshtroheni. Nëse do të kishte ndonjë zot tjetër, unë do ta dija.” Shikojini këto fjalë të thata që u drejton tirani këtyre njerëzve pa mend në kokë, për t'u treguar se ai ishte një dijetar shumë i mençur, i cili çdo gjë që thotë e ka të vërtetë. Për çdo gjë që urdhëron ai, duhet që t’i bindesh dhe nënshtrohesh. Madje, ai i përzgjedh fjalët, që të mos thotë diçka të gabuar. Ai nuk tha: “... nuk ka ndonjë zot tjetër veç meje”, por tha: ”Unë nuk di për ju ndonjë zot tjetër, përveç meje”, që nënkuptonte se edhe mund të ketë ndonjë zot tjetër. Kështu, ai deshi që ta përforconte edhe më shumë mohimin e ekzistencës së një zoti tjetër, siç thoshte e mëtonte Musai. Ai urdhëroi për diçka, sikur donte të tregonte se çdo vendim e fjalë e thoshte vetëm pasi sigurohej, se ai ishte një i ditur dhe i mençur. Ai tha:O Haman! Më ndiz një zjarr(për të pjekur tulla)e më ndërto një kullë të lartë, se ndoshta do të arrij ta shoh Zotin e Musait. -Më ndërto një kullë të madhe prej tullash të pjekura.Unë mendoj se ai është gënjeshtar. -Unë mendoj se ai është mashtrues dhe do ta vërtetojmë këtë mendim. Shiko se çfarë paturpësie dhe padrejtësie të madhe bëri ky i poshtër dhe i shëmtuar! Askush nuk kishte bërë një krim të tillë. E quajti Musain gënjeshtar dhe pretendoi për vete se ishte zot. Mohoi se kishte ndonjë njohuri rreth një Zoti të vërtetë dhe pretendoi se, për të gjetur të vërtetën, kishte marrë të gjitha masat e nevojshme. Të gjitha këto ishin thjesht për të manipuluar mendjet e popullit dhe pasuesve të tij. Megjithatë, çudia më e madhe ishte me oborrin dhe rrethin e tij, të cilët pretendonin të ishin paria e mbretërisë dhe njerëzit që udhëhiqnin çështjet e njerëzve: Si ishte e mundur që ai burrë të luante me mendjet e tyre dhe të verbonte logjikën e tyre deri në atë masë sa ata t’i nënshtroheshin dhe ta pasonin në këtë çmenduri?! Sigurisht shkak për këtë ishte kalimi i kufijve në poshtërsi e tirani, që ishte bërë cilësi e pandashme për ta. Besimi dhe punët e tyre të prishura solli shkatërrimin e mendjes dhe aftësisë së tyre të arsyetimit. Të lutemi, o Zot, të na forcosh dhe ruash imanin tonë! “Zoti ynë, mos lejo që zemrat tona të devijojnë, pasi na drejtove! Na dhuro mëshirën Tënde! Pa dyshim, Ti je Dhuruesi i madh.”. [Al Imran 8].
28:39Страница 390
وَٱسۡتَكۡبَرَ هُوَ وَجُنُودُهُۥ فِي ٱلۡأَرۡضِ بِغَيۡرِ ٱلۡحَقِّ وَظَنُّوٓاْ أَنَّهُمۡ إِلَيۡنَا لَا يُرۡجَعُونَ ٣٩
Он и его воины несправедливо возгордились на земле и предположили, что они не вернутся к Нам.
Kështu, ai dhe ushtria e tij u treguan kryeneçë në tokë pa asnjë të drejtë - Ai u tregua arrogant e tiran me njerëzit, duke i bërë të vuajnë. Ai u tregua arrogant e mendjemadh me profetët e Zotit dhe refuzues i mrekullive të tyre. Ai së bashku me ndjekësit e tij i mohuan mesazhet dhe shenjat e Zotit dhe pretenduan se ajo që besonin ishte më e lartë dhe më e mirë....dhe menduan se nuk do të kthehen te Ne. - Ky ishte shkaku që i bëri të merrnin guximin për këto padrejtësi. Nëse do të dinin ose të besonin me bindje se do të ktheheshin tek Zoti, kurrë nuk do të guxonin të bënin atë që bënë. Ata vazhduan në inatin e shfrenimin e tyre në kalimin e kufijve.
28:40Страница 390
فَأَخَذۡنَٰهُ وَجُنُودَهُۥ فَنَبَذۡنَٰهُمۡ فِي ٱلۡيَمِّۖ فَٱنظُرۡ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلظَّٰلِمِينَ ٤٠
Мы схватили его и его воинов и бросили их в море. Посмотри же, каким был конец беззаконников!
Prandaj Ne e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe e hodhëm në det. Tani shiko se si qe përfundimi i keqbërësve! - Ai ishte përfundimi më i keq dhe më i dëshpëruar. Për ata filloi një ndëshkim që nuk do t’u ndërpritet dhe do të jetë i vazhdueshëm deri në ahiret.
28:41Страница 390
وَجَعَلۡنَٰهُمۡ أَئِمَّةٗ يَدۡعُونَ إِلَى ٱلنَّارِۖ وَيَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ لَا يُنصَرُونَ ٤١
Мы сделали их предводителями, которые призывают в Огонь, и в День воскресения им не окажут помощи.
Ne i bëmë ata(veçse)prijës që ftojnë për në zjarr -E bëmë Faraonin dhe rrethin e tij shembull për ata që ecin drejt vendit të poshtërimit dhe dëshpërimit.dhe Ditën e Kijametit ata nuk do të ndihmohen. - Askush nuk do t’i ndihmojë të shpëtojnë nga ndëshkimi i Allahut. Ata janë shumë të dobët e të pafuqishëm që ta largojnë dënimin e Zotit nga vetja dhe nuk kanë për të gjetur ndonjë mik e ndihmëtar që do të mund t’i shpëtonte nga ai ndëshkim. Vetëm Allahu i ruan dhe shpëton ata që Ai dëshiron.
28:42Страница 390
وَأَتۡبَعۡنَٰهُمۡ فِي هَٰذِهِ ٱلدُّنۡيَا لَعۡنَةٗۖ وَيَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ هُم مِّنَ ٱلۡمَقۡبُوحِينَ ٤٢
Мы сделали так, что проклятие следует за ними в этом мире, а в День воскресения они будут в числе отдаленных от милости.
Edhe në këtë botë Ne i bëmë që t'i ndjekë mallkimi, -Kjo do t’i ndjekë e shoqërojë gjithmonë për t’ua shtuar edhe më shumë ndëshkimin dhe poshtërimin, që në këtë dynja. Ata janë të mallkuar dhe mallkohen nga të gjitha kirjesat. Ata përmenden për keq dhe plot urrejtje ndër njerëz, dhe kjo është diçka e dëshmuar për ta. Ata do të jenë në krye të të gjithë të mallkuarve në këtë dynja:... kurse Ditën e Kijametit ata do të jenë të përbuzur. - Të larguar, të dëbuar nga mëshira e Zotit, të shëmtuar dhe vepërkëqij. Aq të shëmtuara e të poshtra janë veprat e tyre, saqë mbi ta janë bashkuar urrejtja e Zotit, urrejtja e krijesave dhe urrejtja e vetë atyre për vetveten.
28:43Страница 390
وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا مُوسَى ٱلۡكِتَٰبَ مِنۢ بَعۡدِ مَآ أَهۡلَكۡنَا ٱلۡقُرُونَ ٱلۡأُولَىٰ بَصَآئِرَ لِلنَّاسِ وَهُدٗى وَرَحۡمَةٗ لَّعَلَّهُمۡ يَتَذَكَّرُونَ ٤٣
Погубив первые поколения, Мы даровали Мусе (Моисею) Писание в качестве наглядного наставления для людей, верного руководства и милости, чтобы они могли помянуть назидание.
Pasi i shkatërruam popujt e mëparshëm, Ne i dhamë Musait Librin, -Ne i dhamë Musait Teuratin pas shkatërrimit të popujve, në fund të të cilëve ishte shkatërrimi i Faraonit dhe rrethit të ushtrisë së tij. Ky është argument që tregon se pas Shpalljes së Teuratit u ndërpre ndëshkimi shfarosës i përgjithshëm dhe u ligjërua xhihadi me shpatë kundër mohuesve.... që është dritë për njerëzit dhe Udhëzim e Mëshirë që ata të mund të marrin mësim. - Në librin që Zoti i shpalli Musait kishte fakte e argumente që njerëzit të shihnin të vërtetën e qartë. Ata kishin në Shpallje çdo gjë që u sjell dobi. Ata mësonin si të ruhehin nga çdo gjë që i dëmtonte. Në libër kishte argumente të mjaftueshme që asnjë gjynahqar të mos kishte justifikim tek Zoti. Besimtarët përfitonin nga drita e tij dhe ai ishte mëshirë për ta. Nëpërmjet tij, ata gjenin udhëzimin në rrugën e drejtë.
28:44Страница 391
وَمَا كُنتَ بِجَانِبِ ٱلۡغَرۡبِيِّ إِذۡ قَضَيۡنَآ إِلَىٰ مُوسَى ٱلۡأَمۡرَ وَمَا كُنتَ مِنَ ٱلشَّٰهِدِينَ ٤٤
Тебя не было на западном склоне, когда Мы возложили на Мусу (Моисея) наши повеления, и тебя не было в числе присутствовавших.
Pasi Allahu i Lartësuar tregoi këtë histori, u kujton njerëzve se këto janë lajme që i vijnë Profetit nga Shpallja dhe se Profeti nuk ka asnjë mundësi tjetër informimi përveç Shpalljes:Ti nuk ishe në anën perëndimore, kur Ne i besuam Musait Shpalljen. - Ti nuk ishte në perëndim të malit Turi Sina, kur Ne përcaktuam urdhrat për Musain.Ti nuk ishe dëshmitar në atë ngjarje. -Ti nuk ishe dëshmitar në atë që ndodhi, që të mund ta tregoje.
28:45Страница 391
وَلَٰكِنَّآ أَنشَأۡنَا قُرُونٗا فَتَطَاوَلَ عَلَيۡهِمُ ٱلۡعُمُرُۚ وَمَا كُنتَ ثَاوِيٗا فِيٓ أَهۡلِ مَدۡيَنَ تَتۡلُواْ عَلَيۡهِمۡ ءَايَٰتِنَا وَلَٰكِنَّا كُنَّا مُرۡسِلِينَ ٤٥
Но Мы сотворили поколения после Мусы (Моисея), и долгим оказался для них срок. Тебя не было среди жителей Мадьяна, и ты не читал им Наши аяты, но Мы отправили посланников.
Ne krijuam shumë breza ndërmjet dhe ajo kohë është shumë e largët. -Shumë shekuj kaluan, aq sa dituria e Shpalljes u zhduk. Dhe pikërisht kur nevoja për Shpallje ishte e madhe, Ne të dërguam ty me atë që ta mësuam dhe me Kur'anin, që ta shpallëm.Ti nuk ishe banor i Medjenit, që të mund t’u tregoje këtyre argumentet Tona. -Ti nuk jetoje e qëndroje mes banorëve të Medjenit, që të mësoje këtë histori dhe ajetet Tona, që të mund të tregoje kaq saktë e imtësisht historinë e Musait.Por jemi Ne, që të dërguam ty si profet. - Të gjitha këto lajme të Musait erdhën nga Shpallja që të dhuruam. Ti nuk kishe asnjë mënyrë tjetër për t’i mësuar, përveç Shpalljes.
28:46Страница 391
وَمَا كُنتَ بِجَانِبِ ٱلطُّورِ إِذۡ نَادَيۡنَا وَلَٰكِن رَّحۡمَةٗ مِّن رَّبِّكَ لِتُنذِرَ قَوۡمٗا مَّآ أَتَىٰهُم مِّن نَّذِيرٖ مِّن قَبۡلِكَ لَعَلَّهُمۡ يَتَذَكَّرُونَ ٤٦
Тебя не было на склоне горы, когда Мы воззвали, но это было милостью твоего Господа, чтобы ты предостерег народ, к которому до тебя не приходил предостерегающий увещеватель. Быть может, они помянут назидание.
Ti nuk ke qenë as pranë malit Tur, kur Ne thirrëm atë(Musain). -Nuk ishe kur e thirrëm Musain për ta ngarkuar me detyrën që të shkonte tek të padrejtët, për t’u kumtuar atyre mesazhin Tonë dhe për t’u treguar shenjat dhe mrekullitë që të kemi treguar në këtë Shpallje. Duke qenë se ti i tregove ato histori ekzaktësisht ashtu siç kanë ndodhur, pa shtuar e as pakësuar gjë, atëherë ka dy mundësi:1. Ose të kesh qenë dëshmitar në kohën kur ndodhën;2. ose ta kesh mësuar këtë histori nga të tjerët, për ta treguar më pas.Vetëm këto dy mundësi mund të hedhin poshtë marrjen e informacionit nga Shpallja. Por dihet mirë se asnjëra prej tyre nuk ka ndodhur. Si miqtë, ashtu dhe armiqtë e tu e pranojnë se ato janë të pamundura për ty. Atëherë mbetet vetëm mundësia që të jenë sjellë prej Shpalljes së Zotit. Pra, ishte Zoti që të zgjodhi për të të bërë profet dhe që të dha Shpalljen, që shtjellon gjithçka. Ky është një argument i prerë se ti je i dërguari i Allahut dhe se Allahu i mëshiroi njerëzit me dërgimin tënd si profet:Por ti je si mëshirë nga Zoti yt, për t’i tërhequr vërejtjen një populli, tek i cili nuk ka ardhur ndonjë profet para teje, që ata të marrin mësim. - Arabët dhe kurejshët nuk kishin kontakt me Shpalljen që prej një kohe të largët (nga koha e Ismailit). Kjo Shpallje iu është dhënë atyre me qëllim që: "... ata të marrin mësim." Pra, që të njohin hollësitë e Shpalljes dhe të rrugës së mirësisë, si dhe që të bëjnë punë të mira e të jetojnë sipas saj. Gjithashtu, Shpallja iu është dhënë edhe për t’u treguar rrugët e ligësive që të mund të largohen e të ruhen prej tyre. Atëherë, duke qenë se gjendja dhe nevoja e tyre për ty si profet dhe për Shpalljen është shumë e madhe, atëherë ata duhet të nxitonin dhe të përkushtoheshin në besimin që ti i fton dhe të ishin mirënjohës për këto mirësi të mëdha, që, në fakt, askush nuk mund t'i vlerësojë sa duhet. Fakti që Profeti (a.s.) ishte paralajmërues i arabëve nuk hedh poshtë faktin se ishte i dërguar edhe për njerëzit e tjerë. Ai ishte arab dhe Kur'ani u shpall në gjuhën arabe. Të parët që ai i ftoi në Islam ishin arabët dhe mesazhi i parë dhe themelor ishte për arabët dhe për të gjithë botën më pas, siç ka thënë Allahu i Lartësuar: "Vallë, pse është çudi për njerëzit, që Ne i shpallëm një burri nga mesi i tyre: “Tërhiqu vërejtjen njerëzve dhe përgëzoji ata që besojnë se ata do të kenë shpërblime të mëdha (premtim i sigurt) nga Zoti i tyre!”. [Junus 2]. Ose: "Thuaj: “O njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut për të gjithë ju. Jam i dërguari i Allahut, në dorën e të Cilit është sundimi i qiejve e i tokës." [El ea'raf 158].
28:47Страница 391
وَلَوۡلَآ أَن تُصِيبَهُم مُّصِيبَةُۢ بِمَا قَدَّمَتۡ أَيۡدِيهِمۡ فَيَقُولُواْ رَبَّنَا لَوۡلَآ أَرۡسَلۡتَ إِلَيۡنَا رَسُولٗا فَنَتَّبِعَ ءَايَٰتِكَ وَنَكُونَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٤٧
А если бы этого не произошло и если бы их постигло несчастье за то, что приготовили их руки, то они бы сказали: «Господь наш! Почему Ты не отправил к нам посланника, чтобы мы последовали за Твоими знамениями и стали одними из верующих?».
Dhe kur t’i godasë ndonjë e keqe e papritur, të cilën e meritojnë vetë, të mos thonë: “O Zoti ynë! Përse nuk na dërgove ndonjë profet, që të pasonim argumentet e Tua e të bëheshim besimtarë?” - Prandaj të dërguam tek ata, o Muhamed, që sa herë të goditen nga belaja, që vetë me duart e tyre e fitojnë, të mos nxjerrin të tilla pretendime e justifikime. Pas dërgimit të Muhamedit, askush të mos ketë të tilla pretendime për të shpëtuar nga dënimi i Zotit për punët e këqija.
28:48Страница 391
فَلَمَّا جَآءَهُمُ ٱلۡحَقُّ مِنۡ عِندِنَا قَالُواْ لَوۡلَآ أُوتِيَ مِثۡلَ مَآ أُوتِيَ مُوسَىٰٓۚ أَوَلَمۡ يَكۡفُرُواْ بِمَآ أُوتِيَ مُوسَىٰ مِن قَبۡلُۖ قَالُواْ سِحۡرَانِ تَظَٰهَرَا وَقَالُوٓاْ إِنَّا بِكُلّٖ كَٰفِرُونَ ٤٨
Когда же к ним явилась истина от Нас, они сказали: «Почему ему не даровано то, что было даровано Мусе (Моисею)?». Разве они не отвергли то, что прежде было даровано Мусе (Моисею)? Они сказали: «Эти два колдовства (Коран и Тора) поддерживают друг друга». Они также сказали: «Мы не веруем ни в одно из них».
Por kur atyre u erdhi e vërteta nga ana Jonë, ata thanë: “Përse nuk i jepen mrekulli atij(Muhamedit)sikurse iu dhanë Musait!” - Kur atyre u erdhi e vërteta e sigurt, pra, ky Kur'an madhështor i shpallur nga Ne, duke e mohuar thanë: “Përse nuk i jepen mrekulli atij (Muhamedit) sikurse iu dhanë Musait!" Duke mohuar diçka që kurrsesi nuk mund të mohohet, sollën këto pretendime boshe. Ata thanë: Përse nuk zbret Libri nga qielli njëherësh i gjithi? Kështu, sikur po thoshin: “Duke qenë se po zbret pjesë-pjesë, atëherë nuk është prej Zotit." E çfarë argumenti është ky?! Përse duhet të mendohet se nuk është prej Zotit, meqë po shpallet pjesë- pjesë?! Ku është lidhja dhe logjika këtu?! Madje, është pikërisht e kundërta që mund të kuptohet nga shpallja e Tij pjesë- pjesë. Ajo tregon përkujdesin e madh të Allahut për ata të cilëve u shpalli këtë Kuran. Ai e zbriti atë pjesë-pjesë dhe gradualisht, që të forconte zemrën e Profetit dhe që imani i besimtarëve të shtohej e fuqizohej. Gjithashtu, edhe për të qenë një udhëzim dhe sqarim për çdo çështje që u dilte përpara, siç thotë i Madhëruari: “Ata që nuk besojnë thonë: “Përse të mos i zbriste Kur'ani atij (Muhamedit) i gjithi përnjëherë?” Ne e shpallëm ashtu (pjesë-pjesë), në mënyrë që të forcojmë zemrën tënde nëpërmjet tij. Ne ta sollëm atë ca nga ca, ajet pas ajeti. Dhe ata nuk të bëjnë ndonjë pyetje që Ne të mos ta zbresim të vërtetën dhe shpjegimin më të mirë.” [Furkan 32, 33]. Pastaj, edhe pse ata bënë krahasim me librin që iu dha Musait, prapë nuk kishin asnjë të drejtë, sepse edhe Musain nuk e besuan. Pra, si mund të kërkojnë dhe krahasojnë me një libër që ata nuk e besojnë dhe e mohojnë? Prandaj thotë Allahu i Madhëruar:Por, a nuk po i mohojnë ata mrekullitë që iu dhanë Musait më parë? Ata thonë (për Kur’anin dhe Teuratin): “Këto janë dy magji që mbështesin njëra-tjetrën." -Sipas tyre, Kur'ani dhe Teurati janë dy magji që ndërveprojnë me njëra tjetrën për të nënshtruar njerëzit.Ata thonë: "Ne i mohojmë që të dyja.” - Nga kjo kuptohet se ata ishin njerëz që donin të hidhnin poshtë të vërtetën me diçka të kotë e të pavlerë. Ata thjesht llomotitin fjalë kontradiktore. E tillë është sjellja e çdo mohuesi, prandaj dhe Zoti thotë se ata janë mohues të të dy librave dhe të dy profetëve. Mos, vallë, ky mohim ishte për shkak se ata kërkonin të vërtetën, apo thjesht pasim i dëshirave të tyre? Në vijim, Allahu u drejton atyre një sfidë, për të vërtetuar pretendimet dhe mosbesimin e tyre.
28:49Страница 391
قُلۡ فَأۡتُواْ بِكِتَٰبٖ مِّنۡ عِندِ ٱللَّهِ هُوَ أَهۡدَىٰ مِنۡهُمَآ أَتَّبِعۡهُ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ ٤٩
Скажи: «Если вы говорите правду, то принесите Писание от Аллаха, которое было бы более верным руководством, чем эти два Писания, и я последую за ним».
Thuaj: “Atëherë, nëse është e vërtetë ajo që pretendoni, sillni një libër prej Allahut që është udhëzues më i mirë se këta të dy(Teurati e Kur'ani), që t’i përmbahem edhe unë atij!” - Sillni një libër prej Allahut që ofron udhëzim më të drejtë se Kur'ani dhe Teurati, që t’i përmbahem edhe unë atij! Askush nuk mund të gjejë libër të tillë. Bota nuk ka pasur kurrë si këta dy libra që ditën që Zoti krijoi botën, në aspektin e diturisë, të udhëzimit që përmbajnë, qartësimit për çdo çështje që të ofrojnë, si dhe mëshirës për krijesat. Kjo ftesë është mëse e drejtë dhe e mrekullueshme. Muhamedi i fton njerëzit në udhëzim dhe në të vërtetën, dhe ky ishte qëllimi i tij: Unë ju kam sjellë një libër me mirësi, ashtu si edhe libri që ju dha Musait, prandaj është detyrë për të gjithë ne që t'i ndjekim dhe të nënshtrohemi të jetojmë sipas mësimeve të tij, sepse ata janë plot udhëzime e drejtësi. Nëse mund të më sillni një libër të shpallur nga Zoti, që është më udhëzues se ata të dy, edhe unë kam për ta ndjekur. Në të kundërt, kurrë nuk kam për ta lënë të vërtetën dhe udhëzimin për diçka që nuk është e tillë.
28:50Страница 391
فَإِن لَّمۡ يَسۡتَجِيبُواْ لَكَ فَٱعۡلَمۡ أَنَّمَا يَتَّبِعُونَ أَهۡوَآءَهُمۡۚ وَمَنۡ أَضَلُّ مِمَّنِ ٱتَّبَعَ هَوَىٰهُ بِغَيۡرِ هُدٗى مِّنَ ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهۡدِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلظَّٰلِمِينَ ٥٠
Если они не ответят тебе, то знай, что они лишь потакают своим желаниям. А кто может быть более заблудшим, чем тот, кто потакает своим желаниям без верного руководства от Аллаха? Воистину, Аллах не ведет прямым путем несправедливых людей.
E nëse ata nuk të përgjigjen, atëherë dije se ata ndjekin vetëm epshet e veta. -Duke qenë se nuk mund të sjellin ndonjë libër më të plotë në udhëzimin dhe diturinë që ofron atëherë: "...dije se ata ndjekin vetëm epshet e veta." Pra, mospasimi yt nuk është për shkak se ata po ecin sipas ndonjë rruge të vërtetë që ata njohin, por është thjesht pasim i epsheve e dëshirave të tyre. Por:...kush është më i humbur se ai që ndjek epshin e vet, pa asnjë argument prej Allahut?! -Ata janë njerëzit më të humbur, të cilëve edhe pse iu paraqitet e vërteta, udhëzimi i qartë dhe i drejtë, që të çon tek Zoti dhe në Xhenetet e bujarisë së Tij, ata nuk ia hedhin sytë dhe nuk përkushtohen të jetojnë sipas saj. Këta të mjerë, kur epshet dhe dëshirat e tyre i ftojnë për t’i hyrë rrugëve të shkatërrimit dhe dëshpërimit, ata iu përgjigjen menjëherë, duke braktisur udhëzimin e Zotit dhe ftesën e Tij bujare. A di ndonjë qëtëjetëmëihumburseataqëkanëtë tilla cilësi? Sigurisht, ajo që i çoi në atë përfundim të hidhur ishte padrejtësia, armiqësia ndaj së vërtetës dhe urrejtja ndaj saj. Ata nuk e duan të vërtetën. Të gjitha këto bëjnë që ata të mbeten në humbje dhe të mos udhëzohen:S’ka dyshim se Allahu nuk i udhëzon njerëzit keqbërës. - Ata që kanë si cilësi të përhershme padrejtësinë, inatin e kokëfortësinë. Atyre u vjen udhëzimi dhe ata e refuzojnë. Ata i josh epshi dhe dëshirat e shfrenuara. Ata ia mbyllin vetes rrugën e udhëzimit dhe portat e së mirës. Vëreni me kujdes! Allahu i Lartësuar thotë: "E nëse ata nuk të përgjigjen, atëherë dije se ata ndjekin vetëm epshet e veta." Kjo tregon se ata që nuk pranojnë fjalën e Profetit, në mënyrë të pashmangshme kanë për të ndjekur një rrugë tjetër, që bie ndesh me fjalën e tij. Këta lloj njerëzish nuk ndjekin udhëzimin, por dëshirat e veta.
28:51Страница 392
۞ وَلَقَدۡ وَصَّلۡنَا لَهُمُ ٱلۡقَوۡلَ لَعَلَّهُمۡ يَتَذَكَّرُونَ ٥١
Мы довели до них Слово, чтобы они могли помянуть назидание.
Ndërsa Ne u dërgojmë atyre Shpalljen në mënyrë të vazhdueshme, që të mendojnë. - Kështu, Allahu i Madhëruar vijoi gradualisht që t’i shpallte njerëzisë mesazhin e Tij, dhe këtë e bëri si mëshirë për ta dhe me qëllimin që ata të mendojnë. Pra, që ata gjithmonë të nxjerrin mësime, sa herë që përsëritet zbritja e ajeteve të Tij, sa herë që ata kanë nevojë. Kështu, Shpallja e Kur'anit pjesë-pjesë dhe kohë pas kohe ishte mëshirë për njerëzimin. Atëherë, përse ata e kundërshtonin dhe e quanin këtë si arsye për të mos besuar, kur ajo ishte në dobinë e tyre?!Disa dobi dhe mësime të nxjerra nga kjo histori e mrekullueshme1. Të vetmit që përfitojnë dhe ndriçohen nga ajetet dhe mësimet e Allahut dhe nga historitë e popujve të shkuar, janë besimtarët e vërtetë. Në varësi të imanit që ka robi, po ashtu do të ndriçohet dhe do të marrë mësim. Allahu i Lartësuar i sjell këto histori e mësime pikërisht për këta të zgjedhur. Ndërsa të tjerët nuk marrin as dritë dhe as udhëzim.2. Allahu i Madhëruar kur dëshiron diçka, i lehtëtëson rrugët e kushtet për arritjen e saj, duke i sjellë ato pak e nga pak e gradualisht, jo njëherë të vetme.3. Një popull i dobët dhe i pafuqishëm kurrë nuk duhet t’i dorëzohet dobësisë e pafuqisë. Ai duhet të shfrytëzojë të gjithë kapacitetet që ka për të kërkuar të drejtën e vet. Ai kurrë nuk duhet ta humbasë shpresën për t’u ngritur në lartësinë e duhur, sidomos kur i bëhet padrejtësi nga të tjerët. Le të marrin mësim e ngushëllim popujt në mënyrën se si i shpëtoi Zoti bijtë e Izraelit, atë popull të dobët, të përvuajtur e të shtypur nga Faraoni dhe rrethi i tij. Madje, Zoti i bëri ata sundues në tokë, duke iu dhënë pasuritë e të padrejtëve dhe tiranëve.4. Nëse një popull do të vazhdojë të rrijë i shtypur dhe i përulur, duke mos kërkuar hakun e vet e duke mos folur rreth tij, ata do të vazhdojnë të mbeten ashtu dhe nuk kanë për të ngritur kokë, si në fe, edhe dhe në dynjanë e tyre, e aq më pak të jenë udhëheqës.5. Mëshira dhe kujdesi i madh i Allahut të Lartësuar për nënën e Musait, kur i premtoi se do t’ia kthente të birin dhe se do ta bënte atë një profet të zgjedhur.6. Allahu i Lartësuar dhe i Urtë bën që robin e Tij ta kapin disa vështirësi dhe vuajtje në fillim, që më pas gëzimi i tij me çlirimin dhe mirësinë e Allahut të jetë edhe më i madh. Mendo pak se si në fillim nëna e Musait u dëshpërua aq shumë, saqë zemra iu mblodh nga frika për djalin e saj, dhe përfytëro gëzimin dhe qetësinë që ajo provoi e përjetoi kur e mori sërish në duar djalin e dashur, për t’i dhënë gji. Ishte pikërisht hedhja e tij në lumë me sënduk, si mjet për ta shpëtuar, ajo që e dëshpëroi dhe e frikësoi aq shumë. Dhe pikërisht nëpërmjet kësaj zgjidhjeje të frikshme asaj iu mundësua që zemra t’i qetësohej dhe sytë t’i qeshnin dhe të gëzoheshin përsëri. Madje, jo vetëm kaq, po iu mundësuan edhe të mira materiale. E kush e mendonte se ai fëmijë i hedhur në lumë do të shpëtonte dhe ajo frikë e madhe do të shndërrohej në lumturi?7. Frika e natyrshme, që shpesh e pushton njeriun, nuk bie ndesh me imanin ose të tregojë se zemra ka pak ose aspak iman. Nëna e Musait, e po kështu më vonë edhe Musai, provuan diçka nga kjo frikë, por zemrat e tyre ishin plot me iman. Ajo është thjesht frikë e natyrës njerëzore.8.Imani shtohet dhe pakësohet. Nga gjërat që më së shumti e shtojnë dhe e forcojnë imanin dhe i sjellin zemrës siguri të plotë është durimi gjatë sprovave dhe forca e dhënë nga Zoti gjatë këtyre sprovave. Zoti thotë: "Zemra e nënës së Musait ndjeu një zbrazëtirë (kur kuptoi se djali kishte rënë në duar të Faraonit) dhe gati sa nuk e zbuloi atë (fëmijën), sikur Ne të mos ia kishim forcuar zemrën (me besim), që të mbetej (një besimtare) e palëkundur." Pra, është pikërisht forca dhe ndihma që të sjell Allahu gjatë sprovës ajo që bën të mundur imanin dhe forcimin e tij. Pikërisht kjo forcë ia qetësoi zemrën dhe e forcoi imanin e nënës së Musait.9. Nga mirësitë më të mëdha dhe ndihma më e fortë që Zoti i jep robit në çështjet e tij, është pikërisht qëndrueshmëria, durimi e maturia në momentet e frikës dhe ngarkesës shumë të lartë emocionale. Përmes kësaj force dhe ndihme, robi arrin të artikulojë të drejtën dhe ta mbrojë atë. Edhe veprat e tij janë të matura e të kujdesshme. Ndryshe ndodh me atë të cilin e vënë poshtë frika e tronditja: ai e humb mendjen fare dhe nuk arrin të logjikojë. Kështu nuk arrin ndonjë të mirë për veten e vet në atë gjendje.10.Edhe pse muslimani e di mirë që kaderi dhe premtimi i Allahut është i sigurt dhe ka për t’u përmbushur, nuk duhet që të heqë dorë nga kryerja e sebepeve dhe çdo gjëje për të cilën është urdhëruar. Përmbushja e urdhëresave dhe veprat e njeriut në marrjen e masave nuk tregojnë se ai nuk i beson fjalët dhe premtimet e Allahut. Edhe pse Allahu i pati premtuar nënës së Musait se do t’ia kthente djalin e saj, kjo nuk e pengoi atë që të merte masat për këtë, duke dërguar të motrën e Musait ta ndiqte nga pas dhe të kujdesej për të, por pa rënë në sy.11. Lejohet që gruaja të dalë nga shtëpia e saj nëse e lyp nevoja dhe të flasë me burrat e huaj. Kështu veproi motra e Musait dhe dy vajzat pranë burimit të Medjenit.12. Lejohet marrja e pagesës për gjidhënie dhe për kujdesin ndaj fëmijës, si edhe t’ia lësh kujdestarinë e fëmijës dikujt tjetër, që ka mundësi ta bëjë diçka të tillë, siç bëri motra e Musait. Familja e Faraonit e paguante nënën e Musait për gjidhënien dhe kujdesin ndaj Musait, pasi nuk e dinin se ajo ishte nëna e vërtetë e Musait.13. Kur Allahu Mëshirëplotë dëshiron ta mëshirojë e ta ndryshojë robin e Vet, fillon t’i tregojë atij shenja të qarta për këtë, në mënyrë që robit t’i shtohet imani. Kështu bëri Zoti me nënën e Musait kur ia ktheu djalin, që ajo ta dinte mirë dhe të kishte siguri të plotë se premtimi i Allahut është i vërtetë.14. Është e ndaluar të vrasësh një mohues të Zotit me të cilin ka një pakt ose sipas zakonit dhe rregullave ndërnjerëzore. Musai e konsideroi vrasjen e Egjiptasit si një gjynah, nga i cili i kërkoi falje Allahut, edhe pse Ai ishte qafir.15. Çdokush që vret dikë pa të drejtë konsiderohet si kryeneç apo tiran, që përhap shkatërrimin në tokë.16. Ai që vret njerëzit pa të drejtë, duke pretenduar se kështu dëshiron të vendosë rregull në tokë, duke i frikësuar ata që bëjnë gjynahe, le ta dijë se ai është gënjeshtar në atë që pretendon. Madje, ai është i padrejtë dhe përhapës i shkatërrimit në tokë, sikurse na tregon Allahu fjalën e Egjiptasit drejtuar Musait: "O Musa! A do të më vrasësh edhe mua, siç vrave atë të djeshmin? Ti kërkon të tregohesh arrogant në tokë dhe nuk dëshiron të jesh nga ata që rregullojnë punët.” Këto fjalë u thanë në një kontekst pohimi nga Zoti dhe nuk u hodhën poshtë. Pra, është shumë e vërtetë se ai që vret pa të drejtë është arrogant dhe nuk dëshiron të rregullojë gjërat.17. Nëse dikush njofton dikë rreth fjalëve që thuhen për të, me qëllimin për ta ruajtur nga ndonjë e keqe që i kanoset, nuk quhet përgojim apo spiunim (që konsiderohet gjynah). Madje mund të jetë vaxhib, siç veproi ai burrë besimtar kur e njoftoi Musain duke e këshilluar dhe paralajmëruar për t’u ruajtur nga ajo që po flitej dhe përgatitej për të.18. Nëse dikush mëson se nëse qëndron në një vend ka për të humbur jetën dhe do ta vrasin, ai nuk duhet t’ia lejojë vetes dhe të qëndrojë. Ai nuk duhet të dorëzohet por duhet të largohet, ashtu siç veproi Musai.19.Kur ndodhesh përpara dy dëmeve dhe të këqijave, kur është e pashmangshme që të kryesh njërën prej tyre, atëherë kryen atë që është e keqja më e vogël dhe ajo që ka më pak dëme, se kështu veproi edhe Musai. Ai u detyrua të zgjidhte mes dy mundësive: 1. Të qëndronte në Egjipt, por kjo do të sillte vrasjen e tij. 2. Të shkonte në ndonjë vend të panjohur, pa pasur furnizime e as udhërrëfyes (përveç Zotit). Kjo e dyta ishte më e sigurt, prandaj Musai zgjodhi atë.20. Çdokush që gjendet përballë një situate që duhet të zgjedhë dhe nuk di si të vendosë, atëherë le t’i drejtohet Zotit dhe t’i lutet Atij që ta udhëzojë në zgjedhjen më të mirë, por vetëm pasi të ketë bërë çdo gjë që ka në dorë dhe të synojë vetëm të vërtetën dhe të mirën. Allahu i Lartësuar kurrë nuk e zhgënjen dhe braktis dikë në një gjendje të tillë, siç ishte Musai kur u nis për në Medjen. Ai tha: “Shpresoj që Zoti im do të më udhëzojë në rrugën e drejtë.”.21. Mëshira dhe mirësjellja me njerëzit që i njeh ose nuk i njeh dhe bamirësia ndaj tyre është virtyt i profetëve. Bamirësi konsiderohet edhe dhënia ujë kafshëve apo ndihma për dikë që është në nevojë.22. Lutja drejtuar Zotit duke i shprehur Atij gjendjen tënde të vështirë dhe nevojën tënde të madhe është diçka e pëlqyeshme, edhe pse Zoti e di mirë gjendjen tënde. Allahu e pëlqen që robi të tregojë nevojën e varfërinë e madhe dhe t’i qahet Atij. Kështu veproi Musai, kur tha: “O Zoti im! Unë kam (shumë) nevojë për gjithçka që do të më japësh Ti!”23. Turpi dhe ndroja, sidomos nga njerëzit fisnikë e të nderuar është nga moralet dhe cilësitë më të rralla e të lëvdueshme.24. Shpërblimi dhe kundërpërgjigjia e bamirësisë me bamirësi ka qenë dhe është edukatë e mirë ndër popuj.25. Nëse dikush bën një punë të mirë për hir të Zotit dhe pastaj prej kësaj pune i vjen një shpërblim e mirësi, pa e patur atë si pikësynim të parë, ai nuk është i qortuar, siç ndodhi me Musain (a.s). Ai e pranoi shpërblimin e babait të dy vajzave për ndihmën që u ofroi atyre, edhe pse kur i ndihmoi nuk pati për qëllim të merrte ndonjë shpërblim, përveçse bamirësisë për hir të Zotit.26. Shërbimet kundrejt pagesës janë të lejueshme, siç është ruajtja dhe kullotja e deleve, lopëve etj. Nuk përcaktohet lloji i punës, sepse kjo varet nga zakonet apo tradita e popujve.27. Lejohet që pagesa kundrejt punës së bërë të mos jetë monetare, por të jetë ndonjë shërbim i ofruar ose martesë. Musai u martua me vajzën e atij burri kundrejt punës tek ai për tetë vjet.28. Nëse babai e marton vajzën e vet me një burrë që e zgjedh ai, kjo nuk është e qortueshme.29. Ndër cilësitë më të mira që mund të synohen tek ai që e merr në punë apo në shërbimin tënd është të jetë i fortë fizikisht dhe besnik.30. Ndër cilësitë e mira është që të mos ia vështirësosh dhe rëndosh punën punëtorit që ke marrë, por të sillesh me të me moralin më të mirë. Burri i tha Musait: "Unë dëshiroj të të martoj ty me njërën prej dy vajzave të mia, me kusht që të më shërbesh për tetë vjet. Por nëse i plotëson dhjetë, ai është vullneti yt e unë nuk dua të të rëndoj ty. Sidoqoftë, ti do të gjesh tek unë një njeri të mirë, në dashtë Allahu.”31. Lejohet lidhja e marrëveshjeve pa qenë nevoja për dëshmitarë, pasi edhe Musai, kur lidhi marrëveshjen me babain e dy vajzave, tha: "Allahu le të jetë garant për këtë që po themi.”.32. Në këto ajete jepen shumë shenja e mrekulli të mëdha, që Allahu i Lartësuar i dhuroi Musait (a.s). Në të përmendet shkopi që shndërrohej në gjarpër, dora që dilte e bardhë e vezulluese, mbrojtja që Allahu i ofroi Musait dhe Harunit nga Faraoni, mbytja e këtij të fundit etj.33. Një nga ligësitë më të mëdha është të jesh udhëheqës i të keqes. Kjo ndodh në varësi të mohimit e kundërshtimit të shenjave të qarta të Allahut. Nga ana tjetër, është nga mirësitë më të mëdha që Allahu të të bëjë imam në mirësi dhe udhëzues të njerëzve.34. Në këto ajete del qartë besnikëria dhe vërtetësia e Muhamedit si profet i vërtetë i Zotit. Kjo duket në faktin se ai na e solli këtë histori me imtësi dhe korrektësi, ashtu siç i kanë sjellë të gjithë të dërguarit e tjerë. Ai vërtetoi atë që sollën profetët dhe u bë mbështetës i së vërtetës së qartë, edhe pse nuk ishte i pranishëm në kohën kur ato ngjarje ndodhën. Ai as nuk pati qenë në ato vende për të cilat tregoi. Ai nuk pati lexuar apo studiuar këto histori nga ndonjë burim tjetër apo të takohej me ndonjë njeri që t'ia mësonte. I gjithë ai informacion ishte Shpallje nga i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti. Atë ia shpalli Bujari Bamirës, që të paralajmëronte një popull të humbur dhe të paditur, të cilët nuk dinin gjë rreth profetëve dhe kërcënimeve të Zotit. Salavatet e Allahut dhe selami i Tij qofshin mbi Muhamedin. Lajmet e sakta dhe të vërteta të sjella prej tij janë tregues të besnikërisë dhe vërtetësisë së tij si profet i Zotit. Mjafton të shohësh urdhëresat e ndalesat dhe ligjin që ai solli ndër njerëz dhe do të bindesh se ato vinin prej Zotit. Këto janë fakte të mjaftueshme për ata që kanë mendje të ndriçuar. Atëherë, çfarë mund të themi, ndërkohë që përmendim edhe dëshminë e të parëve dhe të fundit për vërtetësinë e lajmeve dhe Shpalljes të sjellë prej Tij, për madhështinë e ligjet që ai solli nga Zoti i botëve? Po t'i shtojmë këtyre edhe moralin e pashembullt dhe virtytet e larta me të cilat ai u stolis?! Çdo ditë që kalon i nxjerr më të qarta shenjat dhe mrekullitë që ai la pas. Çdo ditë që kalon nxjerr në pah shenja madhështore, që tregojnë vërtetësinë e tij, që shfaqet në Shpalljen që ai la pas dhe në ligjin që solli ndër njerëz. Populli i tij çliroi vendet dhe zemrat e njerëzve me luftë dhe me dituri. Ai i hapi zemrat dhe sytë e njerëzve me iman dhe me diturinë e Shpalljes se Zotit. Popujt kryeneçë dhe jobesimtarë dhe mbretërit arrogantë e kokëfortë vazhdojnë ta sulmojnë figurën dhe fenë e tij dhe të ngrejnë kurthe dhe intriga të përbashkëta, për të shuar dritën e sjellë prej tij ose për ta fshehur e mbuluar atë nga njerëzit. Por kjo dritë do të vazhdojë ta shtojë shkëlqimin dhe rritjen; shenjat dhe argumentet e tij do të vazhdojnë të dalin më të qarta dhe të dukshme. Zoti i botëve do t’i tregojë njerëzve dhe të gjithë botës provat e vërtetësisë së fesë së Muhamedit (a.s), aq sa të mund të marrin mësim dhe të gjejnë udhëzimin të gjithë ata që kanë sy dhe zemër të hapur.Shpallja e Tij do të jetë dritë për të mençurit. Të gjitha lavdërimet i qofshin Allahut, Zotit të botëve!Sigurisht, këtu bëhet fjalë për rastedhe situata të ngjashme kur njeriu druhetnga padrejtësia e tiranëve keqbërës dhe esheh se nuk do të mbajnë drejtësinë metë. Në të kundërt njeriu nuk bën t'ishmanget ligjit dhe drejtësisë. (sh. p.)
28:52Страница 392
ٱلَّذِينَ ءَاتَيۡنَٰهُمُ ٱلۡكِتَٰبَ مِن قَبۡلِهِۦ هُم بِهِۦ يُؤۡمِنُونَ ٥٢
Те, кому Мы прежде даровали Писание, уверовали в него (Коран).
Allahu i Lartësuar na tregon për madhështinë e Kur'anit, vërtetësinë dhe të drejtën që gjendet në të. Ai na tregon se dijetarët që e njohin mirë, e njohin edhe madhështinë e këtij libri dhe e besojnë atë. Ata e pohojnë se ai është i vërtetë.Ata të cilëve Ne u dhamë Librin përpara këtij, besojnë edhe këtë(Kur'an). - Është fjala për dijetarë që njohin Teuratin, Ungjillin dhe nuk e patën tjetërsuar dhe ndryshuar të vërtetën e Zotit. Kjo kategori njerëzish e beson edhe Kur'anin. Ata e besojnë Kur'anin dhe njeriun që e solli atë prej Zotit, pra, e besojnë Muhamedin si profetin e Zotit.
28:53Страница 392
وَإِذَا يُتۡلَىٰ عَلَيۡهِمۡ قَالُوٓاْ ءَامَنَّا بِهِۦٓ إِنَّهُ ٱلۡحَقُّ مِن رَّبِّنَآ إِنَّا كُنَّا مِن قَبۡلِهِۦ مُسۡلِمِينَ ٥٣
Когда им читают его, они говорят: «Мы уверовали в него! Это - истина от нашего Господа. Мы и прежде были мусульманами».
Kur u këndohet ai(Kur'ani), ata thonë: “Ne e besojmë atë, sepse ai është e vërteta prej Zotit tonë. - Kur u këndohet ai (Kur'ani), ata e dëgjojnë me vëmendje e nënshtrim dhe thonë: “Ne e besojmë atë, sepse ai është e vërteta prej Zotit tonë. Ne e besojmë, sepse ai përputhet me mesazhin që sollën të gjithë profetët dhe atë që sollën librat e shenjtë. Ai ka sjellë lajme të vërteta dhe urdhëresat e ndalesat e tij janë të drejta dhe të urta. Ato janë në përputhje me urtësinë e Zotit. Këtyre lloj njerëzish u pranohet dëshmia, sepse flasin e dëshmojnë atë që e dinë mirë. Ata janë njerëz që kanë libra dhe kanë dituri të thellë rreth shpalljeve të Zotit. Ndërsa mohimi i të tjerëve është tërësisht i pavlefshëm, sepse bëhet i ndërtuar mbi dyshime e pasiguri. Ata ose janë injorantë që nuk dinë aspak rreth së vërtetës, ose bëjnë sikur nuk dinë dhe janë mohues kokëfortë e arrogantë. I Madhëruari thotë: "Thuaj: “Besoni në atë (Kur'anin) apo jo, atyre që u është dhënë dituri (nga librat e parë) para tij, kur u lexohet (Kur'ani) lëshohen me fytyrë përdhe, duke bërë sexhde.” Ata thonë: “I lartësuar qoftë Zoti ynë! Premtimi i Zotit tonë është përmbushur. Ata lëshohen me fytyrë në tokë duke qarë dhe ai (Kur'ani)ua shton edhe më shumë përuljen." [Isra 107 – 109]. Ndërsa këtu thotë:Ne edhe para tij kemi qenë muslimanë(të dorëzuar një Zoti të vetëm).” - Ne qëndruam në bazat e imanit, që na i dhuroi Zoti. Për këtë arsye ne e pranuam dhe e besuam Kur'anin. Ne i besuam të gjitha shpalljet e Zotit, si të parat, ashtu edhe të fundit. Ndërsa ai që mohon Kur'anin nuk ka iman as për shpalljet e para.
28:54Страница 392
أُوْلَٰٓئِكَ يُؤۡتَوۡنَ أَجۡرَهُم مَّرَّتَيۡنِ بِمَا صَبَرُواْ وَيَدۡرَءُونَ بِٱلۡحَسَنَةِ ٱلسَّيِّئَةَ وَمِمَّا رَزَقۡنَٰهُمۡ يُنفِقُونَ ٥٤
Они получат свою награду в двойном размере за то, что были терпеливы. Они отвращают зло добром и расходуют из того, чем Мы наделили их.
Atyre do t'u jepet shpërblim i dyfishtë... - Ata të cilët besojnë të gjitha shpalljet, atyre do t'u jepet shpërblim i dyfishtë: një shpërblim për besimin e mëparshëm në librin e Zotit, para Shpalljes së Kur'anit, dhe një shpërblim për besimin e Kur'anit. ...sepse kanë qenë të durueshëm. - Ata tregohen të durueshëm në iman dhe të qëndrueshëm në veprat e mira, pa u luhatur nga dyshimet. Ata nuk i pengon nga imani i vërtetë dhe korrekt, dëshirat e tyre dhe ofiqet e kësaj dynjaje. Ndër veçoritë e tyre të mrekullueshme, që në fakt janë gjurmë të imanit të tyre të saktë, është edhe kjo cilësi e bukur.Ata e largojnë të keqen me të mirë dhe japin nga ajo që Ne u kemi dhënë. - Kjo është norma e tyre e palëkundur në sjelljen me njerëzit: mirësjellja me krijesat, madje edhe me ata që sillen keq me ta, me fjalë dhe me vepra, ata dinë t’i kundërpërgjigjen me mënyrën më të mirë, pra, me vepra të lëvdueshme dhe fjalë të bukura dhe të zgjedhura. Ata e bëjnë këtë sepse e dinë mirë se sa i shpërblyeshëm dhe i lartë është ky moral i mirë dhe se kjo mirësi i dhurohet veç dikujt me fat dhe mirësi të madhe.
28:55Страница 392
وَإِذَا سَمِعُواْ ٱللَّغۡوَ أَعۡرَضُواْ عَنۡهُ وَقَالُواْ لَنَآ أَعۡمَٰلُنَا وَلَكُمۡ أَعۡمَٰلُكُمۡ سَلَٰمٌ عَلَيۡكُمۡ لَا نَبۡتَغِي ٱلۡجَٰهِلِينَ ٥٥
А услышав праздные речи, они отворачиваются от них и говорят: «Нам достанутся наши деяния, а вам - ваши. Мир вам! Мы не желаем следовать путем невежд».
Kur dëgjojnë ndonjë bisedë të kotë, i kthejnë shpinën dhe thonë: “Ne kemi veprat tona e ju tuajat. -Kur dëgjojnë të tilla fjalë të kota dhe të padobishme, që u thonë të paditurit, ata i përgjigjen ashtu siç dinë të përgjigjen robërit e Rahmanit, të Urtit e të Mençurit: “Ne kemi veprat tona e ju tuajat." Secili do të shpërblehet sipas punëve që ka bërë vetë. Askush nuk ka për të marrë nga pesha e të tjerëve. Kjo tregon që këta njerëz i shohin fjalët e injorantëve si të kota dhe të padobishme. Gjendja dhe fjalët e injorantëve janë jo vetëm të kota e të padobishme, por janë madje të dëmshme.Paqe keni prej nesh. -Nga ne do të dëgjoni veçse mirësi. Ne nuk do t’jua kthejmë me të njëjtën monedhë që e kërkon injoranca juaj. Edhe pse ju e dëshironi dhe ju pëlqen kjo mënyrë komunikimi, ne nuk bëhemi pjesë e saj. Ne nuk mund të bëhemi pjesë e kotësive dhe poshtërsive të kullotës tuaj.Ne nuk e duam paditurinë(e kotësinë).” - Ne distancohemi nga çdo lidhje me injorancën dhe injorantët.
28:56Страница 392
إِنَّكَ لَا تَهۡدِي مَنۡ أَحۡبَبۡتَ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ يَهۡدِي مَن يَشَآءُۚ وَهُوَ أَعۡلَمُ بِٱلۡمُهۡتَدِينَ ٥٦
Воистину, ты не сможешь наставить на прямой путь тех, кого возлюбил. Только Аллах наставляет на прямой путь тех, кого пожелает. Он лучше знает тех, кто следует прямым путем.
Ti nuk mund ta udhëzosh atë që ti do, por është Allahu Ai që udhëzon kë të dojë dhe Ai i di më së miri ata që epranojnë (dhe e meritojnë) udhëzimin. -Allahu i Lartësuar i drejtohet profetit të Tij, Muhamedit (a.s), dhe të tjerëve: Ti nuk mund të udhëzosh kë dëshiron, edhe sikur të jetë njeriu më i dashur për ty. Kjo është diçka e pamundur për krijesën. Asnjë krijesë nuk mund të japë udhëzimin e plotë të dhënies sukses pra që të krijojë imanin në zemrën e robit. Kjo është në dorën e Zotit të Lartësuar dhe ai e krijon imanin në zemrën e kujt dëshiron nga robërit e Tij. Ai ia jep udhëzimin e plotë atij që dëshiron dhe Ai e di më së miri se kush është i përshtatshëm për udhëzimin e Tij të plotë. Ai i di edhe ata që nuk e meritojnë udhëzimin e Tij dhe i lë në humbjen ku janë zhytur dhe të cilën e kanë preferuar për veten e vet. Në një ajet tjetër, Allahu i Madhëruar thotë: "Pa dyshim, edhe ti udhëzon në rrugën e drejtë..." [Shura 53]. Pra, pohon se edhe Profeti udhëzonte në rrugë të drejtë. Por këtu është fjala për një tjetër lloj udhëzimi: për qartësimin e së vërtetës. Dhe nuk ka dyshim se Profeti (a.s) qartësonte të vërtetën e Zotit. Profeti u qartësoi krijesave rrugën e drejtë dhe i nxit ata për ta pasuar. Ai shpenzoi çdo forcë e mundësi që kishte që njerëzit të ndiqnin dhe pranonin këtë rrugë të drejtë. Megjithatë, Profeti nuk kishte në dorë të krijonte iman në zemrat e njerëzve dhe t’u jepte forcë që të bënin punë të mira sipas imanit të tyre, sepse kjo është në duart e Krijuesit, që, me urtësinë, diturinë dhe butësinë e Tij, ia jep kujt të dëshirojë. Në vijim, Allahu i Lartësuar na tregon për fjalët që i thoshin Profetit mohuesit dhe idhujtarët kurejshë:
Текст: Quranic Universal Library (Tarteel) через spa5k/tafsir_api (MIT), в зафиксированной версии. Аяты: Quran Foundation. Источники и лицензии