Ас-СаадиАль‑Касас · 28:1–35

Ас-Саади · Тафсир · на албанском

القصص

Аль-Касас

Рассказ · Мекканская · 88 аятов

28:1Страница 385

طسٓمٓ ١

Та. Син. Мим.

Ta, Sin, Mim. - Rreth këtyre germaveështë folur më parë.

28:2Страница 385

تِلۡكَ ءَايَٰتُ ٱلۡكِتَٰبِ ٱلۡمُبِينِ ٢

Это - аяты ясного Писания.

Këto janë ajetet e Librit(Kur'anit)të qartë. - Këto ajete meritojnë të respektohen dhe të nderohen për vetë madhështinë e tyre, sepse ato janë: “ajetet e Librit të qartë.” Ky libër qartëson çdo çështje për të cilën kanë nevojë krijesat. Dhe ata kanë nevojë të madhe të njohin mirë Zotin e tyre dhe ç’kërkon Ai. Ata kanë nevojë të njohin kush janë miqtë e të dashurit e Allahut dhe kush janë armiqtë e Tij. Njerëzit duhet të dinë edhe rreth historive e veprave të Zotit ndër shekuj e popuj; të njohin shpërblimet e Tij dhe veprat për të cilat Ai shpërblen. Kur'ani i shpjegoi të gjitha këto më së miri. Ai ua tregoi robërve hollësisht dhe shumë kuptueshëm këto mësime. Mes shumë historive që Ai sqaroi është edhe historia e Musait (a.s). Ai e tregoi atë hollësisht dhe e përsëriti në shumë pjesë të Kur'anit. Në këtë sure përshkruhen shumë hollësi të kësaj historie.

28:3Страница 385

نَتۡلُواْ عَلَيۡكَ مِن نَّبَإِ مُوسَىٰ وَفِرۡعَوۡنَ بِٱلۡحَقِّ لِقَوۡمٖ يُؤۡمِنُونَ ٣

Мы правдиво прочтем тебе для верующих людей историю Мусы (Моисея) и Фараона.

Ne po të tregojmë ty pjesë nga historia e Musait dhe e Faraonit, që është e vërtetë për njerëzit që besojnë. - Kjo histori është nga më të çuditshmet dhe është sjellë me vërtetësi: “...e vërtetë për njerëzit që besojnë." Pra, kjo histori po u sillet besimtarëve në mënyrë të veçantë, sepse ata kanë imanin në zemër, që i bën të meditojnë dhe ta pranojnë mesazhin e Zotit, për të gjetur udhëzimin. Ata dinë të nxjerrin mësime nga ajetet e këtij libri. Atyre u shtohet besimi dhe siguria në premtimin e Zotit. Vetëm atyre ua shton

28:4Страница 385

إِنَّ فِرۡعَوۡنَ عَلَا فِي ٱلۡأَرۡضِ وَجَعَلَ أَهۡلَهَا شِيَعٗا يَسۡتَضۡعِفُ طَآئِفَةٗ مِّنۡهُمۡ يُذَبِّحُ أَبۡنَآءَهُمۡ وَيَسۡتَحۡيِۦ نِسَآءَهُمۡۚ إِنَّهُۥ كَانَ مِنَ ٱلۡمُفۡسِدِينَ ٤

Фараон возгордился на земле и разделил ее жителей на группы. Одних он ослаблял, убивая их сыновей и оставляя в живых их женщин. Воистину, он был одним из тех, кто распространял нечестие.

Faraoni mbahej me të madh në tokë. Ai e ndau popullin në grupe. Njërin grup e shtypte: djemtë ua vriste, kurse vajzat ua linte gjallë. Ai qe shkatërrues i madh -I tillë ishte ky tiran në mbretërimin e tij. Ai ndihej i pamposhtur mes ushtrisë dhe në pushtetin e tij, prandaj u bë arrogant, e jo i nderuar.Ai e ndau popullin në grupe. - Ai e ndau në grupe dhe me secilin vepronte siç i donte qejfi. Ai ushtronte pushtetin mbi ta autoritetin dhe tiraninë e tij. Kështu:Njërin grup e shtypte... -Kjo pjesë ishin bijtë e Izraelit, që Allahu i kishte dalluar mbi të gjithë, e të cilët ai duhet t’i nderonte e respektonte. Përkundrazi, ai i dobësoi si popull dhe e uli shumë pozitën e tyre në shoqëri. Ai u tregoi se nuk kishte asnjë vlerësim për shërbimin dhe pozitën e tyre, prandaj asgjë nuk e ndalonte të bënte çfarë të donte me ta (ndryshe nga koha kur Jusufi shërbente në shtëpinë e Faraonit në Egjipt). Kështu, ai as nuk interesohej për gjendjen e tyre dhe as nuk pyeste për të drejtën e tyre, madje duke parë rrezikshmërinë e tyre, ai bëri një vepër të tmerrshme kundër kësaj popullsie....djemtë ua vriste, kurse vajzat ua linte gjallë. -Këtë e bëri nga frika se ata do të shumoheshin e do të fuqizoheshin. Ai kishte frikë se mos ata i merrnin pushtetin.Ai qe shkatërrues i madh. - Ai nuk kishte asnjë synim përmirësimi e rregullimi, as për çështjet e besimit e fesë dhe as për çështjet e dynjasë. Ky ishte shkatërrimi i tij.

28:5Страница 385

وَنُرِيدُ أَن نَّمُنَّ عَلَى ٱلَّذِينَ ٱسۡتُضۡعِفُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَنَجۡعَلَهُمۡ أَئِمَّةٗ وَنَجۡعَلَهُمُ ٱلۡوَٰرِثِينَ ٥

Мы пожелали оказать милость тем, кто был унижен на земле, сделать их предводителями и наследниками,

Por Ne donim që ata që shtypeshin në tokë, t’i lartësonim... -Këtë Zoti do ta bënte duke larguar prej tyre shkaqet e dobësisë dhe fatkeqësisë dhe duke shkatërruar ata që i kundërviheshin të mirës dhe bartësve të saj, duke prishur planet e armiqve të tyre.t’i bënim udhëheqës dhe trashëgimtarë ... - Do t’i bënim prijës në fenë dhe besimin e pastër, dhe kjo nuk mund të ndodhte dhe të ecte bashkë me dobësinë. Përkundrazi, kjo do të ndodhte paralelisht me fuqizimin në tokë, që Zoti do t’u jepte.

28:6Страница 386

وَنُمَكِّنَ لَهُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَنُرِيَ فِرۡعَوۡنَ وَهَٰمَٰنَ وَجُنُودَهُمَا مِنۡهُم مَّا كَانُواْ يَحۡذَرُونَ ٦

даровать им власть на земле и показать Фараону, Хаману и их воинам то, чего они остерегались.

...dhe t’u jepnim atyre pushtet në tokë. - Pra, atyre do t’u takojë përfundimi i mirë në tokë dhe sundimi i saj, para se Zoti t’u dhurojë mirësitë e përjetshme të ahiretit. Kështu, të gjitha këto premtime janë çështje që Zoti i ka dëshiruar dhe vullneti i Tij gjithmonë do të plotësohet. Gjithashtu, Ai na njofton se dëshironte që:Ndërsa Faraonit, Hamanit dhe ushtrive të tyre t’u tregonim atë që ata kishin frikë. - Ai është Allahu i Plotpushtetshëm dhe Ngadhënjimtar, që përmes një grupimi të vogël, të pafuqishëm e të varfër, ka për t’i treguar vendin edhe asaj fuqie me ushtri të mëdha dhe udhëheqës tiranë, që e shihnin veten të pamposhtur. Prej këtij grupi të vogël do të vinte makthi i tyre, - që ishte dëbimi nga vendi. Pikërisht nga kjo frikë e madhe, ata i shtypnin dhe i mbanin nën kontroll, duke thyer çdo rizgjim e ndërgjegjësim të tyre. Për t’i pakësuar dhe dobësuar, ata u vrisnin fëmijët djem, tek të cilët ishte forca. Por sidoqoftë, të gjitha këto ndodhnin me dëshirën dhe caktimin e Zotit. Është Ai që përcakton të gjitha rrugët dhe mjetet për të realizuar atë që dëshiron. Është Ai që i përmbush të gjitha shkaqet dhe pasojat, pa e hetuar as të dashurit e Tij dhe as armiqtë e tyre. Secili do të bëjë atë për të cilën do të japë llogari para Zotit të vet. Fillimi i këtij ndryshimi të madh ishte me lindjen e Musait, që do të ishte një profet i madh i Tij. Në duart e këtij profeti do të vinte shpëtimi dhe lartësimi i popullit të izraelitëve.

28:7Страница 386

وَأَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰٓ أُمِّ مُوسَىٰٓ أَنۡ أَرۡضِعِيهِۖ فَإِذَا خِفۡتِ عَلَيۡهِ فَأَلۡقِيهِ فِي ٱلۡيَمِّ وَلَا تَخَافِي وَلَا تَحۡزَنِيٓۖ إِنَّا رَآدُّوهُ إِلَيۡكِ وَجَاعِلُوهُ مِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ٧

Мы внушили матери Мусы (Моисея): «Корми его грудью. Когда же станешь опасаться за него, то брось его в реку. Не бойся и не печалься, ибо Мы вернем его тебе и сделаем одним из посланников».

Kështu, Ne e frymëzuam nënën eMusait: "Jepi gji atij! -Ajo ishte periudha e frikshme kur vriteshin të gjithë fëmijët meshkuj. Allahu e frymëzoi nënën e Musait që t’i jepte gji fëmijës së saj dhe ta mbante pranë.Kur të ndiesh rrezikun për të, atëherë hidhe në lumë dhe mos u frikëso e as mos u pikëllo... -Pra, kur ta ndiesh se kanë rënë në gjurmë të tij dhe kur të vijnë për ta therur, atëherë: "...hidhe në lumë dhe mos u frikëso e as mos u pikëllo..." Pra, hidhe në lumin Nil, në një sënduk të mbyllur....sepse Ne do ta kthejmë atë tek ti dhe do ta bëjmë nga të dërguarit Tanë. - Kështu ia mbushi zemrën Allahu i Lartësuar asaj nëne me këtë lajm të mirë. Ai e përgëzoi se do t’ia kthente djalin në gjirin e saj, do ta ruante nga çdo e keqe dhe kurth i Faraonit dhe do ta bënte një profet të madh dhe të zgjedhur. Këto ishin përgëzimet më të mëdha. Allahu i Madhëruar dhe i Gjithëmëshirshëm i hodhi këto përgëzime në zemrën e nënës, që ajo të forcohej dhe të bëhej e qëndrueshme, që të qetësohej dhe t'i largohej frika që e kishte pushtuar. Ajo ishte shumë e frikësuar për të birin e saj dhe veproi ashtu si u inspirua dhe u urdhërua nga Zoti. Ajo e hodhi fëmijën në lumë dhe Zoti u kujdes për të.

28:8Страница 386

فَٱلۡتَقَطَهُۥٓ ءَالُ فِرۡعَوۡنَ لِيَكُونَ لَهُمۡ عَدُوّٗا وَحَزَنًاۗ إِنَّ فِرۡعَوۡنَ وَهَٰمَٰنَ وَجُنُودَهُمَا كَانُواْ خَٰطِـِٔينَ ٨

Семья Фараона подобрала его, чтобы он стал их врагом и печалью. Воистину, Фараон, Хаман и их воины были грешниками.

Atë(Musain)e nxori nga lumi familja e Faraonit... -Pra, ishte familja e Faraonit që e gjeti këtë fëmijë, kur lumi e solli në portën e tyre. Por Zoti dëshironte diçka:...që në fund ai të bëhej armik e dëshpërim për të. -Pikërisht nga dora e këtij fëmije, që ata gjetën, do të vinte fundi dhe mjerimi i tyre. Ai do të bëhej armiku dhe shkatërrimi i tyre, që ta kuptonin se asnjë forcë njerëzore dhe masë e marrë nga ata nuk mund të thyente kaderin dhe vullnetin e Zotit. Pikërisht ai, nga i cili ruheshin, do të bëhej shkaktari i fundit të tyre. Do të ishin ata vetë që do të kujdeseshin për të, do ta rrisnin dhe edukonin. Po ta mendosh me kujdes, do të shohësh se, me Musain në pallat, bijtë e Izraelit përfituan shumë të mira. Shpeshherë ligësia ndaj izraelitëve zbutej, sepse ai ishte në pallat dhe me pozitë në oborrin mbretëror. Si i tillë, ai mund të mbronte shumë nga të drejtat e popullit të tij, duke mos harruar këtu përkushtimin dhe xhelozinë e madhe të tij për popullin e vet, si edhe natyrën e tij ambicioze dhe këmbëngulëse në arritjen e të mirës. Pas përpjekjeve të tij, gjendja dhe prestigji i bijve të Izraelit kishte ndryshuar në atë shoqëri. Nga një popull i dobët, i shtypur dhe pa asnjë fuqi në shoqëri, tashmë ishte shndërruar në një popull që kërkonte të drejtat e veta dhe konfliktohej me grupet e tjera të popullsisë së Egjiptit, ashtu siç do të sqarohet më pas. Këto janë hapat e parë të fuqizimit në vend. Allahu i Lartësuar e ka bërë si ligj që çështjet të realizohen pak e nga pak e hap pas hapi. Ato nuk realizohen menjëherë.Vërtet, Faraoni, Hamani dhe ushtritë e tyre ishin keqbërës. - Pra, prandaj vendosi që t’i ndëshkojë e t’i dënojë si shpagim për padrejtësitë e tyre e tiraninë në tokë.

28:9Страница 386

وَقَالَتِ ٱمۡرَأَتُ فِرۡعَوۡنَ قُرَّتُ عَيۡنٖ لِّي وَلَكَۖ لَا تَقۡتُلُوهُ عَسَىٰٓ أَن يَنفَعَنَآ أَوۡ نَتَّخِذَهُۥ وَلَدٗا وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ ٩

Жена Фараона сказала: «Вот услада очей для меня и тебя. Не убивайте его! Быть может, он принесет нам пользу, или же мы усыновим его». Они ни о чем не подозревали.

Gruaja e Faraonit tha: “Ky është gëzimi i syve tanë për mua dhe për ty. -Në momentin kur familja e Faraonit mori fëmijën nga lumi, Allahu i Madhëruar futi në zemrën e gruas së Faraonit dhembshuri dhe mëshirë për Musain. Ajo ishte Asija, e bija e Mizahimit, një grua e mirë dhe besimtare. Ajo tha: “Ky është gëzimi i syve tanë për mua dhe për ty." Pra, lëre tek ne, që të na kënaqë sytë dhe ta bëjmë pjesë të jetës sonë në pallat.Mos e vrisni atë! Ndoshta do të na sjellë dobi ose mund ta birësojmë.”. -Pra ai ose mund të na bëhet shërbëtor që të na shërbejë dhe kryejë punët tona në pallat ose ta ngrejmë në një gradë më lart e ta trajtojmë si fëmijën tonë e ta adobtojmë. Ishte caktimi i Zotit të Lartësuar, që të ndodhte kjo dhe të ishte dobiprurëse për gruan e Faraonit, që e tha atë fjalë dhe ndërmjetsoi për Musain e vogël në djep. Musai me të vërtetë u bë qetësimi i syve të saj dhe ajo e deshi shumë fort atë fëmijë. Ajo e trajtoi Musain tamam si një nënë e dhemsur derisa ai u rit dhe Zoti e bëri profet. Ajo ishte nga të parat që nxitoi të pranojë imanin e pastër, Allahu qoftë i kënaqur prej saj dhe e kënaqtë në xhenetet e tij të larta!Dhe ata nuk e dinin çfarë po bënin. - Allahu i Madhëruar na i tregon të gjitha këto fjalë e qëndrime në lidhjen me Musain, ndërkohë që familja dhe obori i Faraonit as nuk e dinin dhe hetonin atë që lapsi i Zotit kishte shkruar të ndodhte. Nuk e dinin kaderin e Zotit dhe se ku do ti çonte kjo zgjedhje. Kjo tregon për kujdesin e madh të Zotit sepse nëse ata do të analizonin situatën dhe do të mendonin me kujdes rreth saj, do të ndodhte tjetër ndodhi.

28:10Страница 386

وَأَصۡبَحَ فُؤَادُ أُمِّ مُوسَىٰ فَٰرِغًاۖ إِن كَادَتۡ لَتُبۡدِي بِهِۦ لَوۡلَآ أَن رَّبَطۡنَا عَلَىٰ قَلۡبِهَا لِتَكُونَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ١٠

Сердце матери Мусы (Моисея) опустело (переполнилось тревогой и оказалось лишено всех иных чувств). Она готова была раскрыть его (свой поступок), если бы Мы не укрепили ее сердце, чтобы она оставалась верующей.

Zemra e nënës së Musait ndjeu një zbrazëtirë (kur kuptoi se djali kishte rënë në duar të Faraonit)- Kur Musai i vogël në atë sunduk u largua nga sytë e nënës, ajo u dëshpërua dhe zemrën e saj e kaploi një frikë e madhe. Allahu e tregon këtë frikë kur tha e përshkroi se zemra e saj u boshua nga frika dhe meraku për foshnjën e saj. Kjo është natyra e dobët njerëzore, edhe pse Zoti e ndaloi nga frika dhe trishtimi dhe i premtoi se do t’ia kthente në gjirin e saj të sigurt.dhe gati sa nuk e zbuloi atë(fëmijën), -Pra, gati e shfaqi atë që fshihte në zemrën e saj....sikur Ne të mos ia kishim forcuar zemrën (me besim)-Por Allahu e forcoi dhe e bëri të duronte fort, që të mos e shfaqte.dhe të mbetej(një besimtare)e palëkundur. - Allahu e ndihmoi të bënte durim dhe të bëhej besimtare e sinqertë. Nëse robin e godet një fatkeqësi dhe bën durim duke i qëndruar bazave të besimit, kjo do të bëhet shkak që besimi i tij të shtohet e të forcohet. Nga ana tjetër, kur robi vazhdon të ankohet dhe nuk bën durim, kjo tregon për dobësinë e besimit të tij.

28:11Страница 386

وَقَالَتۡ لِأُخۡتِهِۦ قُصِّيهِۖ فَبَصُرَتۡ بِهِۦ عَن جُنُبٖ وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ ١١

Она сказала его сестре: «Следуй за ним». Она наблюдала за ним издали, и они не замечали этого.

Ajo i tha motrës së Musait: “Shkoji pas!” -Nëna e Musait dërgoi motrën e tij, që ta ndiqte nga pas dhe të shihte ç’do të ndodhte me të, por këtë duhet ta bënte fshehtas dhe të mos e shihte askush. Dhe ashtu veproi:Kështu ajo(e motra)e vrojtonte atë prej së largu dhe ata nuk e diktonin. - Ajo ecte në rrugën ku ai kalonte, në brigjet e lumit, duke e parë tinëz. Allahu na njofton se ata nuk e diktonin që ajo vrojtonte. Ajo e kreu këtë punë me shumë kujdes, sepse nëse do ta vërenin, do të mendonin se ishte ajo që e kishte hedhur, dhe ndoshta mund ta vrisnin si të gjithë fëmijët meshkuj të bijve të Izraelit ose si ndëshkim për familjen e tij, që nuk iu bindën ligjit të Faraonit.

28:12Страница 386

۞ وَحَرَّمۡنَا عَلَيۡهِ ٱلۡمَرَاضِعَ مِن قَبۡلُ فَقَالَتۡ هَلۡ أَدُلُّكُمۡ عَلَىٰٓ أَهۡلِ بَيۡتٖ يَكۡفُلُونَهُۥ لَكُمۡ وَهُمۡ لَهُۥ نَٰصِحُونَ ١٢

Мы запретили ему брать грудь кормилиц, пока она (сестра Мусы) не сказала: «Показать ли вам семью, которая будет заботиться о нем для вас и будет желать ему добра?».

Ne patëm bërë që ai të mos pranonte asnjë gjidhënëse(përveç nënës së vet)dhe ajo (motra e Musait)tha: “A doni t’ju tregoj për një familje që do të kujdesen për të dhe që do të jenë të përkushtuar ndaj tij?” - Kjo qe një tjetër shenjë e përkujdesit të madh dhe mëshirës së Allahut për Musain dhe të ëmën. Ai bëri që Musai të mos pranonte asnjë gjidhënëse, përveç të ëmës. Për këtë arsye, ata nxorën njerëz për të kërkuar gjidhënëse, se ndryshe do të vdiste. Atëherë, kur motra e Musait u tha ato fjalë, ata e pranuan sugjerimin e saj. Kështu, ajo i drejtoi tek shtëpia e nënës, që me ankth po priste foshnjën e saj.

28:13Страница 386

فَرَدَدۡنَٰهُ إِلَىٰٓ أُمِّهِۦ كَيۡ تَقَرَّ عَيۡنُهَا وَلَا تَحۡزَنَ وَلِتَعۡلَمَ أَنَّ وَعۡدَ ٱللَّهِ حَقّٞ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ ١٣

Так Мы вернули его матери, чтобы утешились ее глаза, чтобы она не печалилась и знала, что обещание Аллаха истинно. Но большинство их не ведает этого.

Kështu, Ne e kthyem atë tek e ëma... - Kështu, Allahu e ktheu atë tek e ëma, ashtu siç premtoi....që t'i kënaqej syri e të mos pikëllohej... - Ai do të rritej në gjirin e nënës së vet dhe ajo do të kënaqej me të, e qetë dhe e sigurt për birin e saj. Jo vetëm që do të gëzohej dhe kënaqej me të birin, por do të merrte edhe shpërblime e furnizim të bollshëm nga obori i Faraonit për djalin. Ky është përkujdesi i Allahut të Madhëruar.dhe që ta kuptonte se premtimi i Allahut është i vërtetë. -Prandaj Zoti i tregoi asaj përmbushjen e disa premtimeve që i dha, që zemra e saj të qetësohej, imani t’i shtohej e forcohej dhe për të qenë e qetë me premtimet e tjera të Allahut, se edhe ato do të përmbusheshin. Allahu i Madhëruar do ta ruante Musain (a.s) dhe do ta bënte një profet të madh.Por, shumica e tyre nuk e dinë. - Shumë njerëz, kur shohin kushte jo të favorshme dhe të pashpresa, dobësohen në imanin e tyre. Kjo ndodh sepse dituria e tyre është e mangët dhe nuk e dinë se Allahu i Madhëruar, para se të plotësojë e përmbushë çështjet e mëdha, sjell e vendos sprova e pengesa të mëdha, vështirësi dhe sfida, në dukje të pakalueshme. Kështu vazhdoi Musai të jetonte në familjen e pallatin e Faraonit, të edukohej në mbretërinë e tij dhe të merrte pjesë në rrethin e tyre. Ai vishej si ata dhe kishte trajtimin dhe mirësitë që gëzonin ata. Në këtë gjendje, nëna e Musait ishte e qetë dhe e sigurt. Tashmë të gjithë e shihnin atë si nënën e Musait nga gjiri dhe askush nuk e shihte me dyshim përkujdesin dhe dhembshurinë e dashurinë e saj për Musain. Mendo pak për butësinë dhe përkujdesjen e mëshirshme të Zotit për Musain deri në atë masë saqë e ruajti edhe nga gënjeshtra. Ai ia lehtësoi çështjet, pasi edhe pse të tjerët mendonin se lidhja mes tij dhe nënës së vet ishte për shkak të gjidhënies, kur ai i thërriste asaj "nënë" dhe mes tyre kishte dashuri dhe afrimitet të madh, gjithçka ishte e vërtetë e jo gënjeshtër. Pra, Zoti bëri që situata të krijohej në atë mënyrë që të mos detyroheshin të gënjenin dhe të mos takoheshin dhe kujdeseshin për njëri- tjetrin fshehtazi.

28:14Страница 387

وَلَمَّا بَلَغَ أَشُدَّهُۥ وَٱسۡتَوَىٰٓ ءَاتَيۡنَٰهُ حُكۡمٗا وَعِلۡمٗاۚ وَكَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ ١٤

Когда он достиг зрелого возраста, Мы даровали ему власть (мудрость или пророчество) и знание. Так Мы воздаем творящим добро.

Kur (Musai)arriti moshën madhore dhe u bë i pjekur... -Kur arriti në kulmin e fuqisë trupore e mendore, pra, rreth tëdyzetave, dhe kur u maturua....Ne i dhamë urtësi dhe dituri. -Ne i mundësuam që të njihte dispozitat dhe ligjet e Zotit dhe të gjykonte mes njerëzve me ato ligje. Ai i dhuroi Musait dituri të madhe edhe në shumë drejtime të tjera.Kështu i shpërblejmë Ne bamirësit. - Kështu i shpërblejmë ata të cilët janë bamirës si në lidhje me adhurimin e Zotit, ashtu edhe në lidhje me krijesat. Ata që arrijnë gradën e ihsanit në të dyja këto aspekte, Allahu i Madhëruar u dhuron dituri, urtësi dhe gjykim të drejtë. E gjithë kjo është në varësi të bamirësisë së tyre. Kjo tregon edhe njëherë për gradën e lartë të ihsanit të Musait (a.s).

28:15Страница 387

وَدَخَلَ ٱلۡمَدِينَةَ عَلَىٰ حِينِ غَفۡلَةٖ مِّنۡ أَهۡلِهَا فَوَجَدَ فِيهَا رَجُلَيۡنِ يَقۡتَتِلَانِ هَٰذَا مِن شِيعَتِهِۦ وَهَٰذَا مِنۡ عَدُوِّهِۦۖ فَٱسۡتَغَٰثَهُ ٱلَّذِي مِن شِيعَتِهِۦ عَلَى ٱلَّذِي مِنۡ عَدُوِّهِۦ فَوَكَزَهُۥ مُوسَىٰ فَقَضَىٰ عَلَيۡهِۖ قَالَ هَٰذَا مِنۡ عَمَلِ ٱلشَّيۡطَٰنِۖ إِنَّهُۥ عَدُوّٞ مُّضِلّٞ مُّبِينٞ ١٥

Войдя в город, когда его жители были невнимательны, он встретил двух мужчин, которые дрались друг с другом. Один был из числа его сторонников, а другой был из числа его врагов. Тот, кто был из числа его сторонников, попросил его помочь ему против того, кто был из числа его врагов. Муса (Моисей) ударил его кулаком и прикончил. Он сказал: «Это - одно из деяний дьявола. Воистину, он является явным врагом, вводящим в заблуждение».

Musai hyri në qytet në një kohë kur banorët e tij nuk shikonin. Aty gjeti dy veta që po ziheshin. Njëri ishte prej popullit të tij (izraelit)dhe tjetri ishte prej armiqve të tij. -Hyri ose në kohën e drekës, kur njerëzit flenë e qetësohen, ose në një kohë tjetër, kur pushojnë dhe nuk dalin nëpër qytet. Pra, gjeti dy njerëz që po përballeshin fizikisht. Njëri ishte nga populli i Musait (Izraelit) dhe tjetri ishte një kopt i Egjiptit.Izraeliti i kërkoi ndihmë kundër armikut të tij -Kjo tregon se njerëzit e dinin se Musai ishte izraelit. Nga ana tjetër, fakti që izraeliti i kërkoi ndihmë Musait tregon se Musai kishte fituar një emër, nga i cili të tjerët kishin frikë. Ai kishte prestigj në oborrin e Faraonit....prandaj Musai e shtyu atë me forcë dhe ai vdiq. -Duke iu përgjigjur kërkesës për ndihmë nga izraeliti, Musai e shtyu me forcë koptin, shtyrje e cila i shkaktoi vdekjen, sepse Musai ishte shumë i fortë fizikisht. Por Musai (a.s) u pendua për këtë që ndodhi dhe tha:“Kjo është vepër e shejtanit...” -Kjo ndodhi për shkak të nxitjes dhe zbukurimit që shejtani i bën ligësisë.Nuk ka dyshim se ai është armik i betuar, që të çon në humbje. - Ajo që ndodhi erdhi nga nxitja e armiqësisë dhe e përpjekjes së tij për të devijuar dhe humbur njeriun. Pastaj i këkoi falje Zotit, duke thënë:

28:16Страница 387

قَالَ رَبِّ إِنِّي ظَلَمۡتُ نَفۡسِي فَٱغۡفِرۡ لِي فَغَفَرَ لَهُۥٓۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلۡغَفُورُ ٱلرَّحِيمُ ١٦

Он сказал: «Господи! Я поступил несправедливо по отношению к себе. Прости же меня!». Он простил его, ибо Он - Прощающий, Милосердный.

Ai u lut: “O Zoti im! Unë e ngarkova, vërtet vetveten me padrejtësi. Atëherë, më fal!” Dhe Allahu e fali atë, sepse Ai është Falës i Madh e Mëshirëplotë. - Në mënyrë të veçantë për ata që pendohen e kthehen tek Ai të nënshtruar, gati për t’u bindur dhe ndryshuar. Kështu ndodhi me Musain. Ai u kthye tek Zoti i tij dhe i dha fjalën Atij për diçka, që tregonte pendimin e sinqertë dhe vendosmërinë për të qenë gjithmonë në anën e së mirës:

28:17Страница 387

قَالَ رَبِّ بِمَآ أَنۡعَمۡتَ عَلَيَّ فَلَنۡ أَكُونَ ظَهِيرٗا لِّلۡمُجۡرِمِينَ ١٧

Он сказал: «Господи, за то, что Ты оказал мне милость, я никогда не буду пособлять грешникам».

Ai tha: “O Zoti im! Betohem në Ty, se për të gjitha ato të mira që m’i ke dhuruar, unë kurrë nuk do të jem në ndihmë të keqbërësve.”. - Për gjithë ato mirësi që më ke dhuruar, për mundësinë e pendimit dhe faljes së gjynahut, unë të jap fjalën o Zot se: "...unë kurrë nuk do të jem në ndihmë të keqbërësve.”. Pra, kurrë nuk kam për t’u bërë palë me zullumqarët. Unë kurrë nuk kam për të ndihmuar njeri në poshtërsi dhe gjynahe. Kështu, Musai i premtoi Zotit që, në shenjë mirënjohje për Të dhe për të mirat që i kishte dhuruar, nuk do t’i ndihmonte kurrë keqbërësit, ashtu siç veproi kur pa dashje vrau egjiptianin. Kjo tregon se mirësitë e shumta që Zoti i dhuron duhet ta shtyjnë robin që të bëjë vepra të mira dhe ta braktisë të keqen.

28:18Страница 387

فَأَصۡبَحَ فِي ٱلۡمَدِينَةِ خَآئِفٗا يَتَرَقَّبُ فَإِذَا ٱلَّذِي ٱسۡتَنصَرَهُۥ بِٱلۡأَمۡسِ يَسۡتَصۡرِخُهُۥۚ قَالَ لَهُۥ مُوسَىٰٓ إِنَّكَ لَغَوِيّٞ مُّبِينٞ ١٨

Утром он отправился в город, оглядываясь со страхом, и вдруг тот, кто попросил его о помощи накануне, вновь позвал его на помощь. Муса (Моисей) сказал ему: «Ты являешься явным заблудшим».

Musai u gdhi në qytet i frikësuar dhe duke u ruajtur. -Pas asaj vrasjeje, Musai u gdhi në qytet i frikësuar dhe duke u fshehur. Ai ruhej nga familja dhe populli i Faraonit. Ai pati frikë sepse kjo ishte ngjarja e parë e këtij lloji ku ai përfshihej drejtpërdrejt. Asnjë izraelit nuk kishte guxuar më parë të bënte një vepër të tillë, përveç Musait, dhe ajo që pritej nuk ishte e mirë. Në këtë gjendje pritjeje......përsëri, ai i cili i kishte kërkuar ndihmë një ditë përpara, e thirri. -Pra, i njëjti person, - izraeliti që i kishte kërkuar ndihmë një ditë më parë - i kërkoi ndihmë kundër një egjiptiani tjetër. Atëherë, Musai i tha atij duke e qortuar:“Ti qenke ngatërrestar i madh!” - Qenke ngatërrestar dhe keqbërës i papërmbajtur.

28:19Страница 387

فَلَمَّآ أَنۡ أَرَادَ أَن يَبۡطِشَ بِٱلَّذِي هُوَ عَدُوّٞ لَّهُمَا قَالَ يَٰمُوسَىٰٓ أَتُرِيدُ أَن تَقۡتُلَنِي كَمَا قَتَلۡتَ نَفۡسَۢا بِٱلۡأَمۡسِۖ إِن تُرِيدُ إِلَّآ أَن تَكُونَ جَبَّارٗا فِي ٱلۡأَرۡضِ وَمَا تُرِيدُ أَن تَكُونَ مِنَ ٱلۡمُصۡلِحِينَ ١٩

Когда же он захотел схватить того, кто был их врагом, тот сказал: «О Муса (Моисей)! Неужели ты хочешь убить меня, как убил человека вчера? Ты лишь хочешь стать тираном на земле и не хочешь быть в числе тех, кто примиряет людей».

Pastaj, kur vendosi ta sulmonte atë që ishte armik i të dyve, ai burri i tha(Musait): “O Musa! Vallë, do të më vrasësh edhe mua siç vrave atë të djeshmin? -Pra, kur izraeliti vazhdoi të grindej me egjiptasin dhe i kërkonte ndihmë Musait, ai u bë gati që të kapej me egjiptasin, por ky i fundit iu drejtua Musait dhe i tha: "A do të më vrasësh edhe mua siç vrave atë të djeshmin?!"Ti kërkon të tregohesh arrogant në tokë -Të tillë janë tiranët. Ata vrasin dhe marrin jetën e të pafajshmëve pa të drejtë.dhe nuk dëshiron të jesh nga ata që rregullojnë punët.” - Nëse do të doje të ishe rregullues, do të ndërhyje mes ne të dyve duke u përpjekur për të nxjerrë të drejtën, pa qenë nevoja të më vrisje. Atëherë Musai u përmbajt dhe i vuri veshin këshillës. Lajmi për ato që ndodhën në këto dy raste u përhap nëpër qytet, derisa Faraoni dhe oborri i tij vendosën të merrnin një vendim për ekzekutimin e Musait. Megjithatë, Allahu i Madhëruar bëri të mundur që dikush ta paralajmëronte Musain për vendimin, që tashmë ishte marrë kundër tij.

28:20Страница 387

وَجَآءَ رَجُلٞ مِّنۡ أَقۡصَا ٱلۡمَدِينَةِ يَسۡعَىٰ قَالَ يَٰمُوسَىٰٓ إِنَّ ٱلۡمَلَأَ يَأۡتَمِرُونَ بِكَ لِيَقۡتُلُوكَ فَٱخۡرُجۡ إِنِّي لَكَ مِنَ ٱلنَّٰصِحِينَ ٢٠

С окраины города второпях пришел мужчина и сказал: «О Муса (Моисей)! Знать договаривается о том, чтобы убить тебя. Уходи! Воистину, я даю тебе добрый совет».

Nga ana më e largët e qytetit erdhi me nxitim një njeri... -Nga dashuria për Musain, ky burrë i mirë vrapoi këmbëzbathur për të paralajmëruar Musain, para se ta kapnin në befasi....dhe tha: “O Musa! Paria është duke vendosur për vrasjen tënde. - Ata janë duke marrë një vendim në lidhje me ty.Largohu nga qyteti! Unë të këshilloj çiltërsisht dhe të dua të mirën.”. - Dhe Musai ashtu veproi. Ai u largua nga qyteti me të shpejtë e fshehtas.

28:21Страница 387

فَخَرَجَ مِنۡهَا خَآئِفٗا يَتَرَقَّبُۖ قَالَ رَبِّ نَجِّنِي مِنَ ٱلۡقَوۡمِ ٱلظَّٰلِمِينَ ٢١

Муса (Моисей) покинул город, оглядываясь со страхом, и сказал: «Господи! Спаси меня от несправедливых людей!».

Dhe ai u largua prej andej i frikësuar e duke u ruajtur... -I frikësuar nga hakmarrja dhe vrasja, ai filloi t’i lutej Zotit.Ndërkohë, u lut: “O Zoti im! Më shpëto prej popullit keqbërës!”. - Ai u pendua për atë që ndodhi, e cila, në fakt, ishte e paqëllimtë e ndodhi pa dashje, gjatë shpërthimit të zemërimit. Kështu, kërcënimi i tyre për vrasjen e Musait ishte i padrejtë dhe i tepruar.

28:22Страница 388

وَلَمَّا تَوَجَّهَ تِلۡقَآءَ مَدۡيَنَ قَالَ عَسَىٰ رَبِّيٓ أَن يَهۡدِيَنِي سَوَآءَ ٱلسَّبِيلِ ٢٢

Направившись в сторону Мадьяна, он сказал: «Быть может, мой Господь наставит меня на правильный путь».

Ndërsa kur u drejtua për nga Medjeni, tha: “Shpresoj që Zoti im do të më udhëzojë Rrugës së drejtë.”. - Duke u drejtuar për në Medjen, - një qytet në jug të Palestinës, ku Faraoni nuk kishte pushtet, - ai tha: “Shpresoj që Zoti im do të më udhëzojë në rrugë të drejtë, të lehtë, pa vështirësi e sprova. Dhe Allahu e udhëzoi dhe e ndihmoi të arrinte në destinacion, në Medjen.

28:23Страница 388

وَلَمَّا وَرَدَ مَآءَ مَدۡيَنَ وَجَدَ عَلَيۡهِ أُمَّةٗ مِّنَ ٱلنَّاسِ يَسۡقُونَ وَوَجَدَ مِن دُونِهِمُ ٱمۡرَأَتَيۡنِ تَذُودَانِۖ قَالَ مَا خَطۡبُكُمَاۖ قَالَتَا لَا نَسۡقِي حَتَّىٰ يُصۡدِرَ ٱلرِّعَآءُۖ وَأَبُونَا شَيۡخٞ كَبِيرٞ ٢٣

Когда он прибыл к колодцу в Мадьяне, то обнаружил возле него людей, которые поили скотину. Неподалеку от них он увидел двух женщин, которые отгоняли свое стадо. Он сказал: «Что с вами?». Они сказали: «Мы не поим скотину, пока пастухи не уведут свои стада. Наш отец очень стар».

Kur arriti në burimet e Medjenit, gjeti një grumbull njerëzish që po i jepnin ujë bagëtisë. -Ata kishin çuar bagëtitë përujë. Ai ishte një vend me shumë bagëti.Pak më larg vërejti dy vajza, që po përpiqeshin të ndalnin tufën e tyre. -Atje gjeti dy vajza, të cilat qëndronin veçmas dhe mundoheshin të largonin bagëtitë e veta, sepse nuk donin të përziheshin me burrat dhe sepse askush nuk po u linte radhë. Atëherë, Musai i tha:dhe u tha: “Si e keni punën ju të dyja?” - Pse po qëndroni mënjanë dhe pse po i ndaloni bagëtitë tuaja?Ato i thanë: “Ne nuk mund t'u japim ujë (bagëtive tona),derisa të largohen barinjtë... -Ne e kemi zakon që nuk duhet t’i fusim bagëtitë tona, derisa të mbarojnë punë të gjithë barinjtë. Kur ata largohen, atëherë vazhdojmë ne. Duke treguar shkakun, thanë:Ndërkohë që babai ynë është shumë i vjetër (për të ardhur vetë).” - Ai nuk ka fuqi tani, që të vijë e t’u japë ujë bagëtive bashkë me barinjtë e tjerë. Atëherë Musai, duke shprehur keqardhjen e tij për këtë gjendje, shkoi e u dha ujë bagëtive të tyre, pa kërkuar asnjë shpërblim, sepse ai nuk kishte asnjë qëllim tjetër veç kenaqësisë së Allahut të Lartësuar. Kur mbaroi së dhëni ujë bagëtive, ishte piku i vapës, sepse Allahu thotë:

28:24Страница 388

فَسَقَىٰ لَهُمَا ثُمَّ تَوَلَّىٰٓ إِلَى ٱلظِّلِّ فَقَالَ رَبِّ إِنِّي لِمَآ أَنزَلۡتَ إِلَيَّ مِنۡ خَيۡرٖ فَقِيرٞ ٢٤

Он напоил для них скотину, а затем вернулся в тень и сказал: «Господи! Воистину, я нуждаюсь в любом благе, которое Ты ниспошлешь мне».

Atëherë, ai u dha ujë bagëtive të tyre, pastaj u largua, që të ulej nën një hije. Atje tha: “O Zoti im! Unë kam(shumë)nevojë për gjithçka që do të më japësh Ti.” - Ai u ul që të çlodhej nën hije, pasi ishte lodhur shumë. Në atë gjendje, duke i kërkuar Zotit që ta furnizonte dhe të kujdesej për të, tha: “O Zoti im! Unë kam nevojë për gjithçka që do të më japësh Ti. Unë jam nevojtar dhe i varfër për çdo mirësi që të më japësh dhe ta lehtësosh për mua.” Kjo ishte një lutje duke paraqitur gjendjen nevojtare, dhe jo thjesht një kërkesë. Lutja duke i parashtruar Zotit gjendjen e dobët dhe nevojën e madhe është shumë më e fuqishme dhe e vlefshme sesa thjesht një kërkesë. Kështu vazhdoi Musai të lutej, duke i shprehur Zotit varfërinë, përunjësinë e nevojën e vet, ndërkohë që dy vajzat u larguan në drejtim të shtëpisë së tyre dhe babait plak, për ta njoftuar për atë që ndodhi. Më pas, babai i tyre dërgoi tek Musai njërën nga dy vajzat e tij. Allahu e përshkruan këtë skenë duke thënë:

28:25Страница 388

فَجَآءَتۡهُ إِحۡدَىٰهُمَا تَمۡشِي عَلَى ٱسۡتِحۡيَآءٖ قَالَتۡ إِنَّ أَبِي يَدۡعُوكَ لِيَجۡزِيَكَ أَجۡرَ مَا سَقَيۡتَ لَنَاۚ فَلَمَّا جَآءَهُۥ وَقَصَّ عَلَيۡهِ ٱلۡقَصَصَ قَالَ لَا تَخَفۡۖ نَجَوۡتَ مِنَ ٱلۡقَوۡمِ ٱلظَّٰلِمِينَ ٢٥

Одна из двух женщин подошла к нему застенчиво и сказала: «Мой отец зовет тебя, чтобы вознаградить тебя за то, что ты напоил для нас скотину». Когда он пришел к отцу и поведал ему рассказ, он сказал: «Не бойся. Ты спасся от несправедливых людей».

Njëra prej tyre shkoi tek ai(Musai)e ndrojtur... - Kjo tregon për fisnikërinë dhe moralin e lartë të saj. Nuk ka dyshim se turpi është nga virtytet më të larta, sidomos për vajzat. Kjo qasje nga kjo vajzë e moralshme tregonte edhe për diçka tjetër: Musai u shërbeu atyre vajzave jo si një qiraxhi ose si një shërbëtor, me të cilin mund të flasësh si të duash. Jo, ai ishte krenar dhe fisnik në shpirt, njeri nga i cili duhet të kesh turp dhe t’i flasësh me kujdes. Mirësjellja e morali i tij e bënte Musain një fisnik, i cili ta impononte respektin, prandaj ajo vajzë po i afrohej me ndrojtje....dhe i tha: “Babai im të thërret, me qëllim që të të shpërblejë që u dhe ujë bagëtive tona.” -Babai ynë dëshiron të të falënderojë dhe nderojë për shërbimin e vyer që na bëtë. Ishit ju që na nderuat fillimisht, prandaj babai dëshiron veçse t’i përgjigjet bamirësisë suaj, sado pak qoftë. Dhe Musai e pranoi ftesën:Kur shkoi tek ai dhe i tregoi atë që i kishte ndodhur(në Egjipt), ai tha: “Mos ki frikë! Tashmë ke shpëtuar nga populli keqbërës.” - Ai i tregoi historinë e tij, që nga shkaku i arratisjes nga Egjipti e deri sa mbërriti në Medjen. Atëherë, babai i vajzave, duke u përpjekur të qetësonte zemrën e Musait, i tha: “Mos ki frikë! Tashmë ke shpëtuar nga populli keqbërës.” Pra, qetësohu, sepse Allahu tashmë të ka shpëtuar prej tyre që kur të solli në këtë vend, ku Faraoni nuk ka pushtet.

28:26Страница 388

قَالَتۡ إِحۡدَىٰهُمَا يَٰٓأَبَتِ ٱسۡتَـٔۡجِرۡهُۖ إِنَّ خَيۡرَ مَنِ ٱسۡتَـٔۡجَرۡتَ ٱلۡقَوِيُّ ٱلۡأَمِينُ ٢٦

Одна из двух женщин сказала: «Отец мой! Найми его, ведь лучшим из тех, кого ты наймешь, будет тот, кто силен и заслуживает доверия».

Njëra prej vajzave tha: “O baba, merre në punë me pagesë! -Njëra prej vajzave i tha të atit: “O baba, merre në punë me pagë!" Pra, merre Musain si punëtor me mëditje, që të ruajë bagëtitë tona dhe t’u japë ujë atyre.Punëtori më i mirë është i fuqishëm dhe i besuar. - Musai është më i miri që mund të marrësh në punë. Ai ka dy cilësi: "... i fuqishëm dhe i besuar.” Forca dhe besnikëria janë cilësi të mrekullueshme, dhe më i miri punëtor me mëditje është ai që i ka këto dy cilësi: i fortë për atë punë që ngarkohet dhe besnik, që nuk të mashtron dhe gënjen. Këto dy cilësi duhet të plotësohen nga çdo njeri që merr një detyrë, çfarëdo qoftë ajo. Nëse mungojnë të dyja, ose edhe njëra prej tyre, atëherë cenohet puna. Vajza e bëri këtë vlerësim për Musain, sepse e pa gjatë punës që ishte i shkathët, i fortë dhe i zgjuar. Ndërsa besnikërinë dhe fisnikërinë e pa te respekti dhe përkujdesi i tij për ato të dyja, edhe pse nuk priste ndonjë shpërblim prej tyre. Qëllimi i vetëm ishte kënaqësia e Allahut dhe bamirësia ndaj të dobtëve e nevojtarëve. Atëherë, babai i vajzave i tha:

28:27Страница 388

قَالَ إِنِّيٓ أُرِيدُ أَنۡ أُنكِحَكَ إِحۡدَى ٱبۡنَتَيَّ هَٰتَيۡنِ عَلَىٰٓ أَن تَأۡجُرَنِي ثَمَٰنِيَ حِجَجٖۖ فَإِنۡ أَتۡمَمۡتَ عَشۡرٗا فَمِنۡ عِندِكَۖ وَمَآ أُرِيدُ أَنۡ أَشُقَّ عَلَيۡكَۚ سَتَجِدُنِيٓ إِن شَآءَ ٱللَّهُ مِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ ٢٧

Он сказал: «Воистину, я хочу сочетать тебя браком с одной из моих дочерей этих при условии, что ты наймешься ко мне на восемь лет. Если же ты останешься на все десять, то это будет милостью от тебя. Я не собираюсь обременять тебя, и ты увидишь, если пожелает Аллах, что я являюсь одним из праведников».

"Unë dëshiroj të të martoj me njërën prej vajzave të mia, me kusht që të më shërbesh për tetë vjet ...” -Dëshiroj të punosh tek unë për tetë vjet.“Por nëse i plotëson dhjetë, atëherë është vullneti yt. Unë nuk dua të të rëndoj ty.” - Kjo është në dorën tënde, pra, nuk je i detyruar. Nuk po t’i bëj të detyrueshme dhjetë vjet, se nuk dua të të rëndoj me punë. Ajo që kërkoj prej teje është pak dhe e lehtë për ty. Ke për të parë që:Por(sido që të vendosësh), ti do të gjesh tek unë një njeri të mirë, në dashtë Allahu.” - Ai i parashtroi Musait një punë të lehtë, ndaj ky bashkëpunim do të ishte i mirë dhe i drejtë. Kjo, nga njëra anë, tregon se ai ishte një burrë i mirë dhe i drejtë. Nga ana tjetër, ajo tregon se me një njeri të ndershëm e fisnik duhet të sillesh mirë, ashtu siç u soll ky burrë me Musain. Mirësjellja me sa të kesh mundësi është detyrë. Atij i duhet treguar se po trajtohet ndryshe nga të tjerët, pra, me më shumë respekt dhe vlerësim.

28:28Страница 388

قَالَ ذَٰلِكَ بَيۡنِي وَبَيۡنَكَۖ أَيَّمَا ٱلۡأَجَلَيۡنِ قَضَيۡتُ فَلَا عُدۡوَٰنَ عَلَيَّۖ وَٱللَّهُ عَلَىٰ مَا نَقُولُ وَكِيلٞ ٢٨

Он сказал: «Договорились. Какой бы из этих двух сроков я ни отработал, пусть со мной не поступают несправедливо. Аллах является Попечителем и Хранителем того, что мы говорим».

Ai tha: “Le të jetë ky një pakt mes meje e teje.” -Ky kusht është i pranueshëm dhe tashmë kemi një marrëveshje, sipas së cilës:Cilindo afat që të plotësoj, të mos ketë keqdashje ndaj meje. - Pra, edhe nëse qëndroj tetë vjet, që janë të detyrueshme, edhe nëse qëndroj dhjetë vjet, që janë në dëshirën time, nuk është gjynah për mua dhe nuk ka asnjë masë ndëshkuese.Allahu le të jetë garant për këtë që po themi. - Ai na mbikëqyr dhe dhe ti e di mirë që ne ramë dakord. Babai i këtyre dy vajzave nuk është Shuajbi, profeti i njohur, siç është përhapur ndër shumë njerëz. Ky është një pretendim që nuk bazohet në tekste autentike. E shumta që mund të thuhet është se Shuajbi ka qenë në Medjen dhe se kjo ngjarje ndodhi ne Medjen. Po ku është argumenti se ka ndodhur në kohën e profetit Shuajb? Nuk ka asnjë argument që të vërtetojë këtë. Askush nuk ka argument që tregon se Musai jetoi në kohën e Shuajbit dhe as që e ka takuar atë. Nëse do të ishte profeti Shuajb, Zoti do ta përmendte emrin e tij, e po ashtu dy vajzat. Gjithashtu, mund të themi se Allahu e shkatërroi popullin e Shuajbit dhe në Medjen kishin mbetur veçse ata që e besonin. Dhe, sipas kësaj logjike, ishte e papranueshme që besimtarët të mos kujdeseshin për vajzat e Profetit të tyre, duke i penguar tek uji, por do të ndodhte e kundërta. Kurrë nuk do të ndodhte që ata të shpërfillnin punët e Profetit të tyre dhe të prisnin që të vinte një burrë i huaj e t’u tregonte mirësjelljen para detyrimit për Profetin. Pastaj, si do të lejonte profeti Shuajb që Musai, profeti i Zotit, të ishte punëtor në shtëpinë e tij, kur dihet se ai ishte më i miri dhe më lart se Shuajbi si profet. Por Allahu është më i ditur për gjithçka. Vetëm nëse dikush mund të thotë se kjo ishte para se Musai të bëhej profet. Sidoqoftë, është e papranueshme që të pretendohet se bëhet fjalë për Shuajbin profet, pa pasur ndonjë argument të posaçëm për këtë nga Profeti ynë (a.s).

28:29Страница 389

۞ فَلَمَّا قَضَىٰ مُوسَى ٱلۡأَجَلَ وَسَارَ بِأَهۡلِهِۦٓ ءَانَسَ مِن جَانِبِ ٱلطُّورِ نَارٗاۖ قَالَ لِأَهۡلِهِ ٱمۡكُثُوٓاْ إِنِّيٓ ءَانَسۡتُ نَارٗا لَّعَلِّيٓ ءَاتِيكُم مِّنۡهَا بِخَبَرٍ أَوۡ جَذۡوَةٖ مِّنَ ٱلنَّارِ لَعَلَّكُمۡ تَصۡطَلُونَ ٢٩

Когда Муса (Моисей) отработал срок и двинулся в путь со своей семьей, он увидел со стороны горы огонь и сказал своей семье: «Оставайтесь здесь! Я увидел огонь. Возможно, я принесу вам оттуда известие или горящую головню, чтобы вы могли согреться».

Kur Musai e plotësoi afatin, u nis në udhëtim me familjen e vet, vërejti anash (malit të)Turi Sinasë një zjarr. Atëherë i tha familjes së vet: “Rrini këtu, se unë po shoh një zjarr. Shpresoj t’ju sjell nga ai ndonjë lajm(për rrugëtimin tonë)ose ndonjë dru të ndezur, që të ngroheni.” - Mendohet që Musai të ketë punuar dhjetë vjet, sepse dihet që Musai ishte bamirës. Pasi mbaroi marrëveshja, Musai u përmallua për familjen, nënën, fisin dhe vendin e tij, ndaj mendoi që, pas gjithë asaj kohe të gjatë, tashmë e kishin harruar çështjen e tij. Kështu, u nis në udhëtim për në Egjipt me familjen e vet. Rrugës vërejti anash (malit të) Turi Sinasë një zjarr. Kjo ndodhi pikërisht atëherë kur kishin humbur rrugën dhe po ndienin ftohtë. Kur u afrua pranë atij vendi, Musai u thirr prej atje:

28:30Страница 389

فَلَمَّآ أَتَىٰهَا نُودِيَ مِن شَٰطِيِٕ ٱلۡوَادِ ٱلۡأَيۡمَنِ فِي ٱلۡبُقۡعَةِ ٱلۡمُبَٰرَكَةِ مِنَ ٱلشَّجَرَةِ أَن يَٰمُوسَىٰٓ إِنِّيٓ أَنَا ٱللَّهُ رَبُّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٣٠

Подойдя туда, он услышал глас со стороны дерева, которое росло в благословенном месте на правой стороне долины: «О Муса (Моисей)! Я- Аллах, Господь миров.

Por kur arriti atje(tek zjarri), u dëgjua një zë nga një pemë, nga ana e djathtë e luginës së atij vendi të bekuar: “O Musa! Unë jam Allahu, Zoti i botëve.... - Pra, e njoftoi Musain për rububijen dhe për uluhijen e Tij. Nga kjo kuptohet se e urdhëroi që Musai t’i përkushtohej me adhurime e nënshtrim, sikurse e ka thënë qartë në ajetin tjetër: "Jam Unë, Allahu. Nuk ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Meje. Pra, vetëm Mua më adhuro dhe fale namazin rregullisht për të më kujtuar Mua!" [Ta Ha 14]. Pastaj i tha:

28:31Страница 389

وَأَنۡ أَلۡقِ عَصَاكَۚ فَلَمَّا رَءَاهَا تَهۡتَزُّ كَأَنَّهَا جَآنّٞ وَلَّىٰ مُدۡبِرٗا وَلَمۡ يُعَقِّبۡۚ يَٰمُوسَىٰٓ أَقۡبِلۡ وَلَا تَخَفۡۖ إِنَّكَ مِنَ ٱلۡأٓمِنِينَ ٣١

Брось свой посох!». Когда же он увидел, как тот извивается, словно змея, он бросился бежать и не вернулся (или не обернулся). Аллах сказал: «О Муса (Моисей)! Подойди и не бойся, ибо ты являешься одним из тех, кто находится в безопасности.

Hidhe shkopin tënd!” Kur Musai e pa se po lëvizte si një gjarpër i shpejtë, u kthye të ikte e nuk vështroi prapa. -Pasi e hodhi shkopin, "...Musai e pa se po lëvizte si një gjarpër i shpejtë...". Ai po lëvizte me shpejtësi dhe kishte një pamje të tmerrshme. Ai u shndërrua në formën e një gjarpri mashkull e të madh. Kur pa këtë pamje të frikshme, Musai "... u kthye të ikte e nuk vështroi prapa." Pra, u largua pa kthyer kokën pas, sepse frika kishte zaptuar zemrën e tij. Allahu i Madhëruar i tha:O Musa! Kthehu ku ishe e mos u frikëso ... - Kjo është një fjalë qetësuese, për të larguar frikën. Së pari, Allahu i tha: ‘Kthehu!’ Dhe ky ishte një urdhër që ai duhej t’i përgjigjej. Por mund të ndodhte që ai të përmbushte urdhrin për t’u kthyer, por frika i vazhdonte, sepse shkaku i saj vazhdonte të ishte. Prandaj dhe i tha: "...mos u frikëso...". Kështu, i dha dy urdhra "Kthehu!" Dhe “Mos u frikëso”! Me këto dy urdhra, ai duhej të kthehej dhe të mos kishte frikë në zemër. Por mbetej edhe një mundësi tjetër. Ai mund të kthehej dhe të mos kishte frikë, por mund të shqetësohej dhe të ndihej i pasigurt, prandaj në fund i tha:... se ti je i siguruar. - Kështu, ai u sigurua edhe nga ky drejtim, dhe frikës iu pre rruga nga të gjithë drejtimet. Musai u kthye i qetë dhe i sigurt në premtimin e Zotit dhe me iman të shtuar. Këto shenja Allahu ia tregoi Musait para se ta dërgonte atë tek Faraoni dhe rrethi i tij, në mënyrë që të ishte më i qetë dhe në siguri të plotë, që kjo t’i jepte qëndrueshmëri e forcë në përballjen me Faraonin. Pastaj i tregoi një shenjë tjetër dhe i tha:

28:32Страница 389

ٱسۡلُكۡ يَدَكَ فِي جَيۡبِكَ تَخۡرُجۡ بَيۡضَآءَ مِنۡ غَيۡرِ سُوٓءٖ وَٱضۡمُمۡ إِلَيۡكَ جَنَاحَكَ مِنَ ٱلرَّهۡبِۖ فَذَٰنِكَ بُرۡهَٰنَانِ مِن رَّبِّكَ إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ وَمَلَإِيْهِۦٓۚ إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَوۡمٗا فَٰسِقِينَ ٣٢

Сунь свою руку за пазуху, и она выйдет белой (цвета молока, светящейся), без следов болезни. Прижми к себе руку, чтобы избавиться от страха. Это - два доказательства от твоего Господа для Фараона и его знати. Воистину, они являются людьми нечестивыми».

Fute dorën në gjoks, se ajo do të dalë e bardhë pa ndonjë të metë! Dhe shtrëngoje krahun pas trupit, që të mos frikësohesh! - E futi dorën në gjoks dhe pasi e nxori, ndodhi ajo që tha Zoti. Pastaj tha: "... shtrëngoje krahun pas trupit, që të mos frikësohesh. Pra, shtrëngoje krahun pas trupit, që të largohet frika nga zemra jote.Këto janë dy mrekulli nga Zoti yt për te Faraoni dhe hordhia tij... -Këto dy shenja, shkopi i kthyer në gjarpër dhe dora që vezullonte e bardhë, Zoti do t’i japë për të shkuar te Faraoni dhe hordhia e tij.....sepse ata janë vërtet njerëz të ligj. - Atyre nuk iu mjafton paralajmërimi dhe urdhri nga një profet i Zotit, por duhen edhe shenja e mrekulli, që mbase u bëjnë dobi.

28:33Страница 389

قَالَ رَبِّ إِنِّي قَتَلۡتُ مِنۡهُمۡ نَفۡسٗا فَأَخَافُ أَن يَقۡتُلُونِ ٣٣

Он сказал: «Господи! Я убил одного из них и боюсь, что они убьют меня.

Ai tha: “O Zoti im! Unë kam vrarë një njeri të tyre, prandaj kam frikë se mos më vrasin.” - Kështu, duke i kërkuar ndihmë Allahut, Musai i tregoi për këtë çështje të pazgjidhur mes tij dhe Faraonit. Ai i kërkoi ndihmë Zotit që t’i largonte këtë pengesë në kryerjen e misionit. Prandaj tha: “O Zoti im! Unë kam vrarë një njeri të tyre e kam frikë se mos më vrasin. Pra, kam frikë se do të më ekzekutojnë para se të mund të kryej misionin, për të cilin po dërgohem ndër ta.”

28:34Страница 389

وَأَخِي هَٰرُونُ هُوَ أَفۡصَحُ مِنِّي لِسَانٗا فَأَرۡسِلۡهُ مَعِيَ رِدۡءٗا يُصَدِّقُنِيٓۖ إِنِّيٓ أَخَافُ أَن يُكَذِّبُونِ ٣٤

Мой брат Харун (Аарон) более красноречив, чем я. Пошли же его со мною помощником, чтобы он подтвердил мою правдивость. Я действительно боюсь, что они сочтут меня лжецом».

Vëllai im, Haruni, është më gojëtar se unë, prandaj dërgoje atë me mua si ndihmës... - Pra, dërgoje atë së bashku me mua, si ndihmësin tim..... që t’i vërtetojë fjalët e mia. Unë kam frikë se nuk do të më besojnë. - Për arsye se, sa më shumë mbështetës të ketë e vërteta, aq më e besueshme dhe e pranueshme bëhet ndër njerëz. Allahu i Madhëruar iu përgjigj lutjes së tij:

28:35Страница 389

قَالَ سَنَشُدُّ عَضُدَكَ بِأَخِيكَ وَنَجۡعَلُ لَكُمَا سُلۡطَٰنٗا فَلَا يَصِلُونَ إِلَيۡكُمَا بِـَٔايَٰتِنَآۚ أَنتُمَا وَمَنِ ٱتَّبَعَكُمَا ٱلۡغَٰلِبُونَ ٣٥

Он сказал: «Мы укрепим твою руку посредством твоего брата и одарим вас доказательством (или силой). Они не смогут навредить вам. Благодаря Нашим знамениям вы и те, кто последует за вами, станете победителями».

“Ne do të ta përforcojmë krahun me vëllanë tënd dhe të dyve do t’ju japim fuqi, që ata të mos ju afrohen...” - Pra, do të të mbështesim nëpërmjet tij. Pastaj Allahu e qetësoi Musain edhe në lidhje me çështjen e pambyllur të vrasjes, duke i thënë: “Ne do të ta përforcojmë krahun me vëllanë tënd dhe të dyve do t’ju japim fuqi, që ata të mos ju afrohen (e t'ju lëndojnë). Pra, do t'ju japim fuqi e autoritet gjatë komunikimit me Faraonin. Kështu, armiku nuk do të guxojë t’ju afrohet.“Me shenjat Tona, ju të dy dhe ata që ju pasojnë, do të jeni ngadhënjimtarë.” - Kjo do të ndodhë për shkak të shenjave madhështore që Zoti do t’u japë. Ato shenja tregojnë qartë të vërtetën dhe lënë gjurmë të forta në zemrat e atyre që i dëshmojnë. Nëpërmjet këtyre shenjave, Zoti do të largojë prej jush kurthet e armikut. Ato do të jenë për ju mbrojtëse dhe mbështetje më e madhe sesa një ushtri e armatosur rëndë: "Me shenjat Tona, ju të dy dhe ata që ju pasojnë, do të jeni ngadhënjimtarë”. Ky premtim i jepej Musait në një kohë që ishte fill i vetëm e pa asnjë mbështetje në dukje, e pikërisht kur kthehej në vendin e tij, pas një largimi të gjatë. Por ngjarjet ndryshuan hap pas hapi, derisa Allahu e realizoi atë që i premtoi Musait. Ai i bëri vend Musait mes njerëzve, ndërsa në fund, atij e popullit të tij të dobët, ju dha pushtet në tokë. Kështu, Musai shkoi tek Faraoni me mesazhin e Zotit të tij.

Текст: Quranic Universal Library (Tarteel) через spa5k/tafsir_api (MIT), в зафиксированной версии. Аяты: Quran Foundation. Источники и лицензии

Содержание

Аят аль-Курси36Аль-Кахфстр. 42джуз 15Бухари 1Муслим 2999

Вид

Тема
Размер текста
Вид

Read in English