Ас-Саади · Тафсир · на албанском
Аль-Касас 28:57–84
28:57Страница 392
وَقَالُوٓاْ إِن نَّتَّبِعِ ٱلۡهُدَىٰ مَعَكَ نُتَخَطَّفۡ مِنۡ أَرۡضِنَآۚ أَوَلَمۡ نُمَكِّن لَّهُمۡ حَرَمًا ءَامِنٗا يُجۡبَىٰٓ إِلَيۡهِ ثَمَرَٰتُ كُلِّ شَيۡءٖ رِّزۡقٗا مِّن لَّدُنَّا وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ ٥٧
Они (неверующие мекканцы) сказали: «Если мы последуем за верным руководством вместе с тобой, то мы будем выброшены из нашей земли». Разве Мы не закрепили за ними безопасного святилища, в которое привозят плоды любых видов в качестве пропитания от Нас? Однако большинство их не ведает этого.
Ata thonë: “Nëse do të ndiqnim udhëzimet e tua, do të na dëbonin prej vendit tonë.” -Nëse do të të pasonim në udhën tënde, do të rrezikoheshim edhe ne nga vrasja, lufta, robërimi, humbja e pasurive, sepse njerëzit ju refuzojnë dhe janë armiqësuar me ju. Nëse do t’ju pasonim, atëherë edhe ne do të bëheshim pre e kësaj armiqësije dhe lufte mes jush. Ne nuk mund të armiqësohemi dhe të dalim kundër të gjithë botës. Këto fjalë tregonin mendimin e keq që ata kishin për Zotin e Lartësuar dhe se Ai nuk do të ndihmonte fenë e Tij dhe nuk do ta lartësonte fjalën e Tij. Ata mendonin se Zoti do t’i lejonte njerëzinë që të kishin dorë të lirë për t’i luftuar dhe shfarosur pasuesit e denjë së fesë së Tij. Ata të mjerët menduan se e kota do të triumfojë mbi të vërtetën dhe mbrojtësit e saj. Por Allahu i Madhëruar u qartëson atyre një fakt, që duhet ta dinë e takuptojnë mirë:Po a nuk u siguruam Ne atyre një vend të shenjtë, të sigurt, ku sillen fruta të të gjitha llojeve, si furnizim prej Nesh?! Por shumica e tyre nuk e dinë. - Kriminelët dhe keqbërësit, që gjithmonë e kanë rrethuar këtë vend të shenjtë, kanë qenë gjithmonë shumë, por ai vend ka qenë gjithmonë i pastër dhe i ruajtur, dhe të tillë kanë qenë edhe vizitorët e tij. A nuk mendoni në këtë fakt, se si ju ka mbrojtur dhe ruajtur Zoti nga belatë e armiqtë që ju kanë rrethuar?! Askush që merrte rrugën drejt atij vendi të shenjtë nuk cenohej dhe prekej, sepse ishte mbrojtja e Zotit. E tillë ishte gjendja e këtij vendi, ndërkohë që çdo vend tjetër ishte i rrethuar dhe mbuluar me frikë dhe banorët e atyre vendeve nuk ishin të qetë e as të lumtur. Lavdëroni dhe i shprehni mirënjohjen Zotit tuaj për këtë mirësi dhe paqe, që ju ka dhuruar e që askush nuk e ka provuar. Falënderojeni atë për të mirat që ju ka mundësuar me mbushulli nga çdo anë e botës. Le ta ndjekin këtë profet të nderuar, që lumturia, paqja dhe siguria e tyre të jetë e plotë dhe e përhershme. Le të ruhen dhe të mos marrin guximin që ta mohojnë atë! Mos të tregohen kryeneçë dhe mosmirënjohës ndaj Allahut! Nëse e bëjnë këtë, atëherë mirësitë dhe paqja ku jetojnë do t’u shndërrohet në fatkeqësi dhe frikë, krenaria do t’u kthehet në poshtërim e nënshtrim, ndërsa pasuria e bollëku në varfëri e skamje. Kjo është arsyeja që Allahu i kërcënoi me atë ndëshkim që dënoi popujt e shkuar dhe tha:
28:58Страница 392
وَكَمۡ أَهۡلَكۡنَا مِن قَرۡيَةِۭ بَطِرَتۡ مَعِيشَتَهَاۖ فَتِلۡكَ مَسَٰكِنُهُمۡ لَمۡ تُسۡكَن مِّنۢ بَعۡدِهِمۡ إِلَّا قَلِيلٗاۖ وَكُنَّا نَحۡنُ ٱلۡوَٰرِثِينَ ٥٨
Сколько селений, которых обуяла гордыня из-за дарованных им средств, Мы погубили! Вот их жилища, в которых никто не проживает после них, за исключением немногих. Мы унаследовали все это.
Sa e sa popuj kemi ndëshkuar më parë, të cilët u shkatërruan në jetën e tyre(me padrejtësi e gjynahe)? -Ata u vetëmashtruan me lëvdata dhe mburrje për stolitë e kësaj dynjaje. Ajo i mashtroi dhe i shpërqendroi nga imani, prandaj Allahu i Lartësuar i shkatërroi, ua largoi mirësitë dhe i mbuloi me fatkeqësi. Ai thotë:Tani ato vendbanime banohen shumë pak. -Kjo ndodhi për shkak të përsëritjes së rënies të dënimeve mbi ta, si edhe për shkak të frikës dhe pasigurisë që mbuluan atë vend.Jemi Ne që trashëgojmë gjithçka. - Ne do t’ua lëmë në trashëgim robërve Tanë. Në fund, gjithçka do t'i mbetet Zotit. Të gjitha mirësitë që kanë njerëzit në këtë dynja do t’i lënë pas, dhe pastaj do të kthehen tek Zoti, që do t’i shpërblejë sipas punëve të tyre. Nga mëshira dhe urtësia e Tij kurrë nuk do t’i ndëshkonte popujt thjesht duke u nisur nga mohimi i tyre, pa u dërguar fillimisht argumente dhe qortues. Këtë Ai e ka bërë duke dërguar profetë ndër ta. Ai thotë:
28:59Страница 392
وَمَا كَانَ رَبُّكَ مُهۡلِكَ ٱلۡقُرَىٰ حَتَّىٰ يَبۡعَثَ فِيٓ أُمِّهَا رَسُولٗا يَتۡلُواْ عَلَيۡهِمۡ ءَايَٰتِنَاۚ وَمَا كُنَّا مُهۡلِكِي ٱلۡقُرَىٰٓ إِلَّا وَأَهۡلُهَا ظَٰلِمُونَ ٥٩
Твой Господь не уничтожал селения, пока не отправлял в важнейшее из них посланника, который читал им Наши аяты. Мы не уничтожали селения, если только их жители не были беззаконниками.
Zoti yt kurrë nuk do ta shkatërronte një popull pa dërguar ndër ta profet, që t’u lexonte atyre argumentet Tona. - Ai gjithmonë ka dërguar profetë në qytetet dhe vendbanimet kryesore të njerëzve, në mënyrë që njerëzit të dëgjojnë për të vërtetën. Zoti ka dërguar profetë, që t'u lexojnë njerëzve argumentet e Tij. Ai i ka mbështetur profetët me shenja të mëdha e mrekulli, të cilat tregojnë për vërtetësinë e Shpalljes dhe besnikërinë e profetëve. Fjala e tyre shkonte dhe përhapej tek të afërtit dhe të largëtit. Nëse Zoti do t’i dërgonte profetët në ndonjë fshat të humbur e të largët për njerëzit, do të ishte e vështirë të merrej vesh e vërteta dhe të përhapej ndër njerëz. Vendet e largëta janë të fshehura dhe banorët e tyre janë zakonisht të vrazhdë dhe jo miqësorë. Kurse në qytetet dhe qendrat e mëdha është më e lehtë përhapja e informacionit dhe banorët e tyre janë më pak të ashpër.Gjithashtu, Ne kurrë nuk e shkatërrojmë një vend, përveçse kur ata bëjnë padrejtësi. - Vetëm kur janë të zhytur në kufër dhe poshtërsi, që e meritojnë tërësisht ndëshkimin. Pra, Allahu i Madhëruar nuk ndëshkon asnjë pa e paralajmëruar dhe pa shkak, por i ndëshkon veçse për shkak të padrejtësisë dhe mosbesimit.
28:60Страница 393
وَمَآ أُوتِيتُم مِّن شَيۡءٖ فَمَتَٰعُ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا وَزِينَتُهَاۚ وَمَا عِندَ ٱللَّهِ خَيۡرٞ وَأَبۡقَىٰٓۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ ٦٠
Все, что вам даровано, является всего лишь преходящим благом мирской жизни и ее украшением, а у Аллаха - нечто более прекрасное и долговечное. Неужели вы не разумеете?
Çdo gjë që ju është dhënë është veçse kënaqësi e jetës së kësaj bote dhe stoli e saj; -Allahu i Lartësuar i nxit robërit e Tij për të qenë asketë në jetën e kësaj bote dhe i porosit që të mos mashtrohen nga ajo dhe të jenë shumë të kujdesshëm. Ai inkurajon ata që të lidhen fort me ahiretin dhe ta bëjnë atë qëllimin parësor. Për t’i përforcuar këto porosi, Ai i njofton krijesat se të gjitha stolitë e kënaqësitë e kësaj bote si, ari e argjendi, gratë e fëmijët, ushqimet e pijet e këndshme, kafshët, bagëtitë e bujqësia janë të përkohshme, shumë të mangëta dhe të rrethuara me vështirësi, sfida e pengesa të vazhdueshme. Njeriu mund t’i ketë ato mirësi një kohë të shkurtër, duke synuar të duket dhe të lëvdohet ndër njerëz, por shumë shpejt ato largohen dhe faniten. Ato përfundojnë dhe zotëruesi i tyre nuk përfiton asgjë, përveçse dëshpërimin, trishtimin dhe privimin....kurse ajo që ju pret tek Allahu është shumë më e mirë dhe e përhershme. -Mirësitë e përjetshme dhe jeta në paqe e kënaqësi tek Zoti janë shumë më të mira, si në masë, ashtu edhe në cilësi. Gjithashtu, ato do të vazhdojnë përgjithmonë dhe në përmirësim të vazhdueshëm.A nuk e mendoni, atëherë? - A nuk keni logjikë, që të peshoni çështjet ashtu siç duhet? Cila nga dy botët është më e meritueshme për t’i dhënë përparësi? Cila botë meriton më së shumti për të punuar për të dhe për të fituar lumturinë? Në varësi të logjikës së robit do të jetë edhe gjykimi i drejtë në këtë çështje. Kush i ka dhënë përparësi dynjasë e ka bërë veçse për shkak të mangësisë në logjikën e tij dhe mendjelehtësisë. Vëreni me kujdes se si në fund Zoti na bën të mendojmë për fundin e secilit grup, atyre që preferojnë dynjanë dhe atyre që preferojnë ahiretin. Ai thotë:
28:61Страница 393
أَفَمَن وَعَدۡنَٰهُ وَعۡدًا حَسَنٗا فَهُوَ لَٰقِيهِ كَمَن مَّتَّعۡنَٰهُ مَتَٰعَ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا ثُمَّ هُوَ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ مِنَ ٱلۡمُحۡضَرِينَ ٦١
Неужели тот, кому Мы дали прекрасное обещание, с которым он непременно встретится, равен тому, кого Мы наделили преходящими благами мирской жизни и кто в День воскресения предстанет в числе обитателей Ада?
E si mund të jetë ai, të cilit Ne i kemi dhënë një premtim të mirë(për Xhenet), njëlloj si ai të cilit i kemi dhënë kënaqësi të kësaj jete... -Mendoni për këto dy raste! Nga njëra anë është një besimtar i cili punon për ahiretin, duke menduar gjithmonë për premtimin që Zoti i ka dhënë. Ai mendon për shpërblimet e shumta dhe për Xhenetin e mirësive të pafundme dhe jetës së përtejshme në kënaqësi dhe mirësi nga Zoti. Ai është i bindur se do ta arrijë këtë kënaqësi dhe është i sigurt që Zoti nuk e thyen premtimin. E si të ketë dyshim për premtimin e Atij që është Bujar dhe që e mban premtimin? Ai kurrë nuk e thyen fjalën e dhënë për ata besimtarë të bindur e të nënshtruar, të cilët jetojnë ashtu siç Ai ka urdhëruar e porositur përmes shpalljeve e profetëve. Ata i druhen zemërimit dhe dënimit të Tij duke përmbushur devotshmërinë. Nga ana tjetër është ai njeri që merr dhe jep nga kjo dynja, ha, pi dhe dëfrehet pa fre, ashtu si kafshët. Ai është dhënë tërësisht pas dynjasë duke harruar ahiretin. Udhëzimet e ftesat e Zotit nuk kanë gjetur vend në zemrën e Tij, prandaj ai nuk ecën me to. Ai nuk nënshtrohet të pasojë profetët. Ai vazhdon në këtë gjendje dhe në çdo ditë që kalon nuk merr asgjë për ahiretin, veç dëshpërimit dhe ndëshkimit të merituar, që e pret në jetëntjetër....por që Ditën e Kijametit do të jetë me të dënuarit? - Ai nuk ka për t’iu shmangur Ditës së Tubimit për llogarinë me drejtësi para Zotit. Është e sigurt që ky i mjerë nuk paraqit asnjë punë për veten e vet. Madje, ka bërë çdo punë të keqe e dëmtuese të vetes. Në këtë gjendje do ta nisë ai udhëtimin, i vetmuar në jetën e përjetshme për t’u llogaritur e shpërblyer sipas veprave. Si mendoni se do të jetë përfundimi i këtij të mjeri? Si do të bëhet me të? Le të zgjedhë çdo i logjikshëm për veten e vet atë që e meriton të zgjidhet.
28:62Страница 393
وَيَوۡمَ يُنَادِيهِمۡ فَيَقُولُ أَيۡنَ شُرَكَآءِيَ ٱلَّذِينَ كُنتُمۡ تَزۡعُمُونَ ٦٢
В тот день Он воззовет к ним и скажет: «Где же Мои сотоварищи, о существовании которых вы предполагали?».
Allahu i Madhëruar na njofton se për çfarë do t’i pyesë njerëzit në Ditën e Gjykimit. Ai do t’i pyesë ata për gjërat themelore dhe bazat e besimit. Do të pyeten për besimin dhe adhurimin e Allahut dhe se si iu përgjigjën profetëve. Ai thotë:Atë ditë, Ai(Allahu)do t'i thërrasë ata dhe do t'u thotë: “Ku janë ortakët, të cilët m'i shoqëronit?” - Allahu i Lartësuar nuk ka shokë në adhurim dhe as në pushtetin e Tij, por kështu shpifën e trilluan idhujtarët në dynja. Prandaj Zoti u thotë atë ditë: “Ku janë ortakët, të cilët m'i shoqëronit? Ku janë ata idhuj dhe ku është dobia dhe ndihma që shpresonit prej tyre?” Është e ditur se atë ditë atyre do t’u bëhet e qartë se ajo që e adhuruan dhe e shpresuan në dynja është e kotë dhe nuk u sjell asgjë që e shpresonin. Ata do të pohojnë me gojën e vet se ishin në humbje e vetëmashtrim:
28:63Страница 393
قَالَ ٱلَّذِينَ حَقَّ عَلَيۡهِمُ ٱلۡقَوۡلُ رَبَّنَا هَٰٓؤُلَآءِ ٱلَّذِينَ أَغۡوَيۡنَآ أَغۡوَيۡنَٰهُمۡ كَمَا غَوَيۡنَاۖ تَبَرَّأۡنَآ إِلَيۡكَۖ مَا كَانُوٓاْ إِيَّانَا يَعۡبُدُونَ ٦٣
Тогда те, относительно которых подтвердилось Слово, скажут: «Господь наш! Вот те, которых мы ввели в заблуждение. Мы ввели их в заблуждение, потому что сами были заблудшими. Мы отрекаемся от них перед Тобой. Не нам они поклонялись».
Ata të cilët e merituan dënimin, do të thonë (për pasuesit e tyre në humbje): “O Zoti ynë!...” -Udhëheqësit dhe prijësit në kufër dhe sherr, për të cilët ka marë fund vendimi për dënim, duke pranuar se ishin të humbur dhe devijues të të tjerëve, thonë:Këta janë ata që ne i devijuam(nga e vërteta). -Këta na pasuan ne.Ne i devijuam ata siç devijuam edhe veten tonë. - Që të gjithë ne ishim fajtorë për devijimin dhe humbjen ku ishim zhytur. Prandaj vendimi për dënim ka përfunduar për të gjithë.Ne tashmë distancohemi para Teje... - Pra ne distancohemi tek Ti nga adhurimi që ata na përkushtonin. Ne distancohemi nga idhujtaria dhe punët e tyre të liga....(e dëshmojmë)se ata nuk na adhuronin ne.” - Në të vërtetë, ata adhuronin shejtanët.
28:64–65Страница 393
وَقِيلَ ٱدۡعُواْ شُرَكَآءَكُمۡ فَدَعَوۡهُمۡ فَلَمۡ يَسۡتَجِيبُواْ لَهُمۡ وَرَأَوُاْ ٱلۡعَذَابَۚ لَوۡ أَنَّهُمۡ كَانُواْ يَهۡتَدُونَ ٦٤
Им скажут: «Призовите своих сотоварищей!». Они призовут их, но те не ответят им, и тогда они увидят наказание. О, если бы они следовали прямым путем!
وَيَوۡمَ يُنَادِيهِمۡ فَيَقُولُ مَاذَآ أَجَبۡتُمُ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ٦٥
В тот день Он воззовет к ним и скажет: «Что вы ответили посланникам?».
Atyre do t'u thuhet: “Lutjuni zotave tuaj!”. - Lutjuni atyre që shpresonit se do t’ju sillnin ndonjë të mirë. Atyre u thuhet që t’u luten idhujve në atë kohë të vështirë dhe kur janë në nevojë të madhe; në atë kohë kur adhuruesi i lutet të adhuruarit të tij për shpëtim.Ata do t'u luten atyre, por ata nuk do t'u përgjigjen dhe do të shohin dënimin. -Ata do t’u luten për t’u sjellë ndonjë të mirë ose për të larguar dënimin, që i ka mbuluar, por: "...ata nuk do t'u përgjigjen dhe do të shohin dënimin." Atëherë do ta mësojnë e do të binden se ata ishin mashtrues dhe trillues, që e meritojnë ndëshkimin. Ata do ta shohin me sy dënimin që u afrohet e që do t’i përpijë. Do ta shohin me sytë e ballit atë që kanë mohuar se do të ndodhte.Ah, sa do të dëshirojnë të kishin qenë në Rrugën e Drejtë! Atë ditë, Ai(Allahu)do t’u thërrasë atyre e do t’u thotë: “Ç'përgjigje u keni dhënë të dërguarve të Mi?” -A i pranuat dhe besuat mesazhin e tyre, apo i quajtët gënjeshtarë dhe e refuzuat rrugën dhe mesazhin e tyre?Atë ditë, ata nuk do të mund të gjejnë përgjigje dhe as të pyesin njëri-tjetrin. - Ata të mjerë nuk e kanë menduar përgjigjen për këte pyetje dhe nuk mund të gjejnë të vërtetën në atë pyetje. Dhe dihet mirë se, në atë çast të shpëton veçse përgjigjja e saktë, që është sipas punëve dhe gjendjes së tyre. Përgjigjja e saktë është e mundur nga dikush që i është përgjigjur ftesës së profetëve me iman të saktë dhe vepra të mira, duke u nënshtruar të adhurojë Zotin sipas Shpalljes së Tij. Por ata të mjerë, që i kanë mohuar profetët dhe ishin kundërshtarë dhe armiq të ftesës së tyre, nuk mund të thonë asnjë fjalë. Në atë kohë është e pamundur që të pyesin njëri-tjetrin për të mësuar se si mund të përgjigjen për këtë çështje, edhe nëse do të mundoheshin të mashtronin.
28:66Страница 393
فَعَمِيَتۡ عَلَيۡهِمُ ٱلۡأَنۢبَآءُ يَوۡمَئِذٖ فَهُمۡ لَا يَتَسَآءَلُونَ ٦٦
В тот день известия будут сокрыты от них, и они не будут расспрашивать друг друга.
Atë ditë, ata nuk do të mund të gjejnë përgjigje dhe as të pyesin njëri-tjetrin. - Ata të mjerë nuk e kanë menduar përgjigjen për këte pyetje dhe nuk mund të gjejnë të vërtetën në atë pyetje. Dhe dihet mirë se, në atë çast të shpëton veçse përgjigjja e saktë, që është sipas punëve dhe gjendjes së tyre. Përgjigjja e saktë është e mundur nga dikush që i është përgjigjur ftesës së profetëve me iman të saktë dhe vepra të mira, duke u nënshtruar të adhurojë Zotin sipas Shpalljes së Tij. Por ata të mjerë, që i kanë mohuar profetët dhe ishin kundërshtarë dhe armiq të ftesës së tyre, nuk mund të thonë asnjë fjalë. Në atë kohë është e pamundur që të pyesin njëri-tjetrin për të mësuar se si mund të përgjigjen për këtë çështje, edhe nëse do të mundoheshin të mashtronin.
28:67Страница 393
فَأَمَّا مَن تَابَ وَءَامَنَ وَعَمِلَ صَٰلِحٗا فَعَسَىٰٓ أَن يَكُونَ مِنَ ٱلۡمُفۡلِحِينَ ٦٧
А тот, кто раскаялся, уверовал и поступал праведно, возможно, окажется в числе преуспевших.
Për sa i përket atij që është penduar (në këtë jetë), që ka besuar dhe ka bërë vepra të mira... -Në ajetet e mësipërme, Allahu i Lartësuar na tregoi se do t’i pyesë krijesat për të adhuruarit e tyre në dynja dhe rreth profetëve që dërgoi ndër ta. Ndërsa në këto ajete na tregon rrugën përmes së cilës robi mund të shpëtojë nga ndëshkimi i Allahut dhe të arrijë fitoren. Ai na tregon se nuk ka shpëtim tjetër, veçse përmes pendimit nga shirku dhe gjynahet. I shpëtuar është vetëm ai që beson Allahun korrektësisht dhe e adhuron Atë me sinqeritet, që beson profetët dhe mesazhet e tyre, si edhe bën punë të mira, sipas këshillave dhe rrugës së profetëve.... ai le të shpresojë se është nga të shpëtuarit. - Ai që i ka këto cilësi shpresohet që të jetë nga muflihun-ët, pra, të fituarit, që arrijnë të përmbushin synimet e tyre dhe të shpëtojnë nga çdo gjë që i druheshin. Askush nuk mund të arrijë këtë pa cilësitë e lartpërmendura.
28:68Страница 393
وَرَبُّكَ يَخۡلُقُ مَا يَشَآءُ وَيَخۡتَارُۗ مَا كَانَ لَهُمُ ٱلۡخِيَرَةُۚ سُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ وَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يُشۡرِكُونَ ٦٨
Твой Господь создает, что пожелает, и избирает, но у них нет выбора. Аллах пречист и превыше тех, кого они приобщают в сотоварищи!
Zoti yt krijon dhe zgjedh çfarë të dojë. Nuk u takon atyre të zgjedhin. I pastër dhe i Lartësuar qoftë Allahu nga çfarë i përshkruajnë për shok! - Në këto ajete na tregohet se Allahu është Krijuesi i të gjitha krijesave dhe mbi ta zbatohet veçse vullneti dhe ligji i Tij. Ai tregon se është i vetmi Ai që ka në dorë gjithçka dhe të drejtën për të përzgjedhur dhe dalluar kë të dojë dhe çfarë të dojë, me cilësitë përkatëse. Ai vendos urdhëresat, përcakton kohët dhe vendin për gjithçka. Askush veç Tij nuk ka në dorë ndonjë gjë prej çështjeve të krijimit dhe përcaktimit. Ai është i Lartësuari, i Madhëruar dhe i Lavdëruari, prandaj askush nuk mund të përzihet në çështjet e Tij. Ai nuk ka partnerë, shokë, ndihmës e mbështetës, as fëmijë e grua. Ai nuk ka nevojë për asgjë që i shoqërojnë idhujtarët dhe injorantët.
28:69Страница 393
وَرَبُّكَ يَعۡلَمُ مَا تُكِنُّ صُدُورُهُمۡ وَمَا يُعۡلِنُونَ ٦٩
Твой Господь знает то, что кроется в их груди, и то, что они обнаруживают.
Zoti yt e di mirë gjithçka që fshehin zemrat e tyre dhe gjithçka që e shfaqin haptazi. - Atij nuk mund t’i fshihet asgjë në qiell dhe as në tokë. Ai i di si ato gjëra që njerëzit i shfaqin haptazi ashtu edhe ato që i fshehin në gjokset e tyre. Ai është i Vetmi i adhuruar me meritë në dynja dhe në ahiret, sepse Ai është i plotë dhe Absolut në cilësitë e madhështisë dhe bukurisë dhe Ai është i vetmi që, me bujarinë e Tij, u ka dhuruar krijesave mirësitë e panumërta dhe çdo gjë që ata zotërojnë.
28:70Страница 393
وَهُوَ ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ لَهُ ٱلۡحَمۡدُ فِي ٱلۡأُولَىٰ وَٱلۡأٓخِرَةِۖ وَلَهُ ٱلۡحُكۡمُ وَإِلَيۡهِ تُرۡجَعُونَ ٧٠
Он - Аллах, кроме Которого нет иного божества. Ему надлежит хвала в первой жизни и в Последней жизни. Он принимает решения, и к Нему вы будете возвращены.
Ai është Allahu, veç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë. Vetëm Atij i takon i gjithë lavdërimi në këtë botë dhe në botën tjetër. -Ai është i vetmi Gjykues dhe Ligjvënës në dynja dhe në ahiret. Në dynja është Ai që ka vendosur ligjin e krijimit dhe kaderit. Sipas këtij ligji u krijuan të gjitha krijesat. Gjithashtu, është Ai që zbriti në këtë dynja ligjin e Sheriatit, të fesë dhe besimit. Këtë e bëri përmes shpalljeve, ligjeve, urdhëresave dhe ndalesave, që solli nëpërmjet profetëve të Tij. Ndërsa në ahiret është Ai që do të gjykojë me drejtësi absolute me ligin e Tij të shpërblimit dhe shpagimit. Prandaj dhe tha:Vetëm Atij i takon gjykimi dhe tek Ai do të ktheheni të gjithë. - Secilin prej jush do ta shpërblejë sipas punëve të tij të mira ose të këqija.
28:71Страница 394
قُلۡ أَرَءَيۡتُمۡ إِن جَعَلَ ٱللَّهُ عَلَيۡكُمُ ٱلَّيۡلَ سَرۡمَدًا إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ مَنۡ إِلَٰهٌ غَيۡرُ ٱللَّهِ يَأۡتِيكُم بِضِيَآءٍۚ أَفَلَا تَسۡمَعُونَ ٧١
Скажи: «Как вы думаете, какой бог, кроме Аллаха, сможет принести вам свет, если Аллах продлит вам ночь до Дня воскресения? Неужели вы не слышите?».
Thuaj: “Sikur Allahu t'jua bënte natën të përhershme deri në Ditën e Kijametit, cili zot përveç Allahut do t’ju sillte juve dritë?! -Allahu i Lartësuar u tregon njerëzve mirësitë e Tij. Ai i fton që të jenë mirënjohës dhe të përmbushin adhurimin dhe hakun e Tij. Ai u tregon se e bëri ditën të shndritshme e plot gjallëri, që ata të kërkojnë nga mirësitë e Tij dhe të shpërndahen në tokë për të kërkuar rizkun dhe jetesën e tyre. Ndërsa natën e bëri që të qetësohen në heshtje dhe prehje, që qetësohen trupat dhe shpirtrat nga lodhja gjatë ditës. Kjo është prej mirësisë dhe mëshirës së Allahut për robërit e Tij. A ka ndonjë forcën emundësinë për të bërë diçka të tillë?A nuk po dëgjoni?” - A nuk po i dëgjoni paralajmërimet e Allahut dhe shenjat e Tij, duke pranuar të vërtetën, e të nënshtroheni për ta zbatuar e jetuar sipas saj?
28:72Страница 394
قُلۡ أَرَءَيۡتُمۡ إِن جَعَلَ ٱللَّهُ عَلَيۡكُمُ ٱلنَّهَارَ سَرۡمَدًا إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ مَنۡ إِلَٰهٌ غَيۡرُ ٱللَّهِ يَأۡتِيكُم بِلَيۡلٖ تَسۡكُنُونَ فِيهِۚ أَفَلَا تُبۡصِرُونَ ٧٢
Скажи: «Как вы думаете, какой бог, кроме Аллаха, сможет принести вам ночь, чтобы вы могли отдохнуть во время нее, если Аллах продлит вам день до Дня воскресения? Неужели вы не видите?».
Thuaj: “Pa mendoni, po ta bënte Allahu ditën të vazhdueshme deri në Ditën e Kijametit, cili zot përveç Allahut mund t’ju sjillte natën që të pushoni? A nuk shihni?” - A nuk e shihni ditën, që ju sjell dobi duke ju mësuar shumë gjëra dhe duke ju ndriçuar, që të ndiqni rrugën e drejtë. Vërej me kujdes! Kur foli për natën, Allahu thotë: ”A nuk po dëgjoni?” Ndërsa për ditën thotë: ”A nuk shikoni?” Arsyeja është se gjatë natës, forca e dëgjimit është më e rëndësishme e dobiprurëse sesa forca e shikimit dhe e kundërta është gjatë ditës. Në këto ajete kemi një nxitje që robi të meditojë në mirësitë e Allahut dhe të përpiqet të shohë se çfarë dobish i sjellin këto mirësi. Le të mendojë se si do të ishte gjendja e tij nëse nuk do t’i kishte ato mirësi. Nëse robi do të krahasojë dy gjendjet, do të kuptojë më qartë mirësinë që Zoti i ka dhënë. Ndryshe ndodh me dikë që vazhdon të shijojë e kënaqet me mirësitë e Allahut dhe zemra e tij vazhdon të jetë e verbër dhe të mos i shohë ato mirësi dhe të mos e përlëvdojë Zotin e tij, që ia dhuroi. Ajo zemër nuk e njeh varfërinë, përunjësinë dhe nevojën e madhe ndaj Zotit në çdo gjendje. Ai nuk arrin që, nëpërmjet meditimit, të ngjallë në zemër mirënjohjen ndaj Zotit.
28:73Страница 394
وَمِن رَّحۡمَتِهِۦ جَعَلَ لَكُمُ ٱلَّيۡلَ وَٱلنَّهَارَ لِتَسۡكُنُواْ فِيهِ وَلِتَبۡتَغُواْ مِن فَضۡلِهِۦ وَلَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُونَ ٧٣
По милости Своей Он сотворил для вас ночь и день, чтобы вы отдыхали во время нее и искали Его милость, - быть может, вы будете благодарны.
Prej mëshirës së Tij, jua bëri natën dhe ditën për të pushuar dhe për të përfituar nga begatitë e Tij dhe që të jeni mirënjohës. - Meditoni në këto mirësi dhe forconi mirënjohjen për Dhuruesin!
28:74Страница 394
وَيَوۡمَ يُنَادِيهِمۡ فَيَقُولُ أَيۡنَ شُرَكَآءِيَ ٱلَّذِينَ كُنتُمۡ تَزۡعُمُونَ ٧٤
В тот день Он воззовет к ним и скажет: «Где же Мои сотоварищи, о существовании которых вы предполагали?».
Ditën kur Ai do t'i thërrasë ata, do t'u thotë: “Ku janë ortakët, të cilët m'i shoqëronit?” - Në Ditën e Gjykimit, Allahu i Lartësuar do të thërrasë ata që i shoqërojnë Atij shokë dhe adhuronin idhujt. Këta të mjerë trillojnë se Allahu ka ortakë në pushtetin dhe lavdinë e Tij. Ata mendojnë se Ai ka partnerë e shokë që meritojnë të adhurohen dhe të cilët mund të sjellin ndonjë dobi ose të largojnë ndonjë dëm. Ditën e Kijametit, Allahu dëshiron ta nxjerrë haptazi pakënaqësinë e tyre me besimin e drejtë dhe mohimin e së vërtetës. Tashmë ata të mjerë do të dëshmojnë kundër vetes se ishin mashtrues e trillues. Ai thotë: “Ku janë ortakët, të cilët m'i shoqëronit?” Pra, të gjithë këta idhuj që ata ia shoqërojnë Zotit janë prej trillimeve të tyre e jo realitet, siç thotë Allahu: "Ata të cilët adhurojnë idhuj në vend të Allahut, shkojnë pas hamendësimeve, dhe nuk bëjnë gjë tjetër, por veçse gënjejnë."[Junus 66].
28:75Страница 394
وَنَزَعۡنَا مِن كُلِّ أُمَّةٖ شَهِيدٗا فَقُلۡنَا هَاتُواْ بُرۡهَٰنَكُمۡ فَعَلِمُوٓاْ أَنَّ ٱلۡحَقَّ لِلَّهِ وَضَلَّ عَنۡهُم مَّا كَانُواْ يَفۡتَرُونَ ٧٥
Из каждой общины Мы выберем свидетеля и скажем: «Приведите ваше доказательство!». Тогда они узнают, что истина - с Аллахом. И покинет их (или исчезнет) то, что они измышляли.
Prej çdo populli Ne do të nxjerrim një dëshmitar e do t'u themi: “Sillni argumentin tuaj!” -Ditën kur të tubohen të gjithë para Allahut, do të nxirret nga çdo popull që mohuan të vërtetën nga një dëshmitar për atë që ndodhi në dynja dhe për shirkun dhe besimet e tyre të kota. Këta do të jenë përfaqësues që do të zgjidhen nga mesi i parisë dhe udhëheqësve që ishin në humbje e devijim. Këta do të përpiqen të mbrojnë ata të cilët përfaqësojnë në këtë përballje me drejtësinë. Por kur ata të fillojnë polemikën për të mbrojtur kotësinë në të cilën ishin zhytur në dynja, atëherë do t'u thuhet: “Sillni argumentin tuaj! Sillni faktet që tregojnë për saktësinë e idhujtarisë dhe mos vallë ju patën urdhëruar për këtë profetët e mi? Mos vallë e gjetët këtë në një nga librat e Mi? Ku është treguar në to se dikush tjetër meriton të adhurohet? Cili nga idhujt mund t’ju sjellë ndonjë dobi ose t’ju shpëtojë nga ndëshkimi i Allahut? Cili do t’ju mbështesë tani në në nevojat e tuaja? Sillni prova, nëse keni!”Atëherë do ta kuptojnë se e vërteta i takon(vetëm)Allahut... - Atëherë do të binden për kotësinë dhe padrejtësinë e fjalëve dhe besimeve të tyre dhe se: "...e vërteta i takon (vetëm)Allahut." Atëherë del në pah padrejtësia e tyre dhe drejtësia e Allahut....dhe çdo trillim i tyre do të dështojë. - Atëherë dalin në pah edhe gënjeshtrat, që do të zhduken pa lënë asnjë gjurmë. Atëherë do ta kuptojnë se Allahu gjykon me drejtësi dhe dënon atë që e meriton.
28:76Страница 394
۞ إِنَّ قَٰرُونَ كَانَ مِن قَوۡمِ مُوسَىٰ فَبَغَىٰ عَلَيۡهِمۡۖ وَءَاتَيۡنَٰهُ مِنَ ٱلۡكُنُوزِ مَآ إِنَّ مَفَاتِحَهُۥ لَتَنُوٓأُ بِٱلۡعُصۡبَةِ أُوْلِي ٱلۡقُوَّةِ إِذۡ قَالَ لَهُۥ قَوۡمُهُۥ لَا تَفۡرَحۡۖ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ ٱلۡفَرِحِينَ ٧٦
Воистину, Карун (Корей) был соплеменником Мусы, но притеснял их. Мы даровали ему столько сокровищ, что ключи от них были обременительны даже для нескольких силачей. Соплеменники сказали ему: «Не ликуй, ведь Аллах не любит тех, кто ликует.
Allahu i Madhëruar na njofton rreth gjendjes së Karunit për atë që ai bëri dhe për paralajmërimet dhe këshillat e shumta që iu dhanë atij. Ai thotë:Karuni ishte nga populli i Musait, por ai i kaloi kufijtë(në padrejtësi)me ta. -Ai ishte nga bijtë e Izraelit, nga ata që Zoti i dalloi mbi njerëzit e asaj kohe dhe u bëri mirësi të shumta. Këto mirësi dhe veçori me të cilat Zoti i dalloi duhet të ishin shkak e nxitje që të ishin të udhëzuar dhe punëmirë. Por nuk ndodhi kështu me Karunin. Ai, përkundrazi, bëri padrejësi dhe e teproi kundër popullit të tij. Ai i kaloi kufijtë me pasurinë e madhe që i dha Zoti. Ajo pasuri u bë shkak për shfrenimin dhe padrejtësitë e tij. Zoti thotë:Ne i patëm dhënë aq shumë pasuri, saqë çelësat e tij mezi i bartnin edhe njerëzit më të fuqishëm. - Allahu i dha pasuri aq të madhe saqë: "...çelësat e tij mezi i bartnin edhe njerëzit më të fuqishëm." Edhe 9 burra mezi i mbanin çelësat e depove të tij. Përfytyro tani pasuritë brenda atyre depove!Populli i vet i tha atij: “Mos u gëzo tej mase, sepse Allahu nuk i do ata që e teprojnë në gëzim! - Duke e këshilluar që të hiqte dorë nga padrejtësitë e kalimi i kufijve, populli i tha: “Mos u gëzo tej mase, sepse Allahu nuk i ata që e teprojnë!" Pra, mos u gëzo me këtë pasuri të madhe të kësaj dynjaje dhe të lëvdohesh me të, duke harruar ahiretin. Allahu i Lartësuar nuk i do atë që gëzohen dhe lëvdohen me pasuri, duke u dhënë tërësisht asaj dhe duke harruar ahiretin.
28:77Страница 394
وَٱبۡتَغِ فِيمَآ ءَاتَىٰكَ ٱللَّهُ ٱلدَّارَ ٱلۡأٓخِرَةَۖ وَلَا تَنسَ نَصِيبَكَ مِنَ ٱلدُّنۡيَاۖ وَأَحۡسِن كَمَآ أَحۡسَنَ ٱللَّهُ إِلَيۡكَۖ وَلَا تَبۡغِ ٱلۡفَسَادَ فِي ٱلۡأَرۡضِۖ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ ٱلۡمُفۡسِدِينَ ٧٧
А посредством того, что Аллах даровал тебе, стремись к Последней обители, но не забывай о своей доле в этом мире! Твори добро, подобно тому, как Аллах сотворил добро для тебя, и не стремись распространять нечестие на земле, ведь Аллах не любит распространяющих нечестие».
Por me atë (pasurinë)që të ka dhënë Allahu, kërko(të fitosh)botën tjetër... -Në dorën tënde janë vendosur mjete, me të cilat mund të kërkosh dhe fitosh ahiretin më shumë sesa u është dhenë të tjerëve. Puno, atëherë, me këtë pasuri, që të fitosh ahiretin, duke dhënë e shpenzuar për hir të Allahut dhe mos e prish atë thjesht për përmbushjen e kënaqësive personale....dhe mos e harro atë që të takon në këtë botë! -Nuk je urdhëruar që të shpenzosh të gjithë pasurinë tënde dhe të mbetesh duarthatë, por shpenzo për ahiretin tënd dhe kënaqu gjithashtu me dynjanë, me kënaqësi që nuk cenojnë fenë, besimin dhe ahiretin tënd.Bëj mirë, ashtu siç të ka bërë mirë Allahu ty... -Tregohu bamirës ndaj robërve të Zotit, ashtu siç të bëri Zoti mirësi kur të dhuroi këto pasuri....dhe mos bëj të këqija në tokë... - Shkatërrimi i tokës bëhet duke u treguar kryeneç, duke bërë poshtërsi dhe duke u angazhuar me stolitë dhe kënaqësitë, në vend që të angazhohesh për të kënaqur dhe adhuruar Allahun, Dhuruesin e këtyre mirësive....sepse Allahu nuk i do keqbërësit! - Madje, Ai ka për t’i ndëshkuar ata ashpër. Por Karuni, duke refuzuar këshillën e tyre dhe duke mohuar mirësitë e Allahut, tha:
28:78Страница 395
قَالَ إِنَّمَآ أُوتِيتُهُۥ عَلَىٰ عِلۡمٍ عِندِيٓۚ أَوَلَمۡ يَعۡلَمۡ أَنَّ ٱللَّهَ قَدۡ أَهۡلَكَ مِن قَبۡلِهِۦ مِنَ ٱلۡقُرُونِ مَنۡ هُوَ أَشَدُّ مِنۡهُ قُوَّةٗ وَأَكۡثَرُ جَمۡعٗاۚ وَلَا يُسۡـَٔلُ عَن ذُنُوبِهِمُ ٱلۡمُجۡرِمُونَ ٧٨
Он сказал: «Все это даровано мне благодаря знанию, которым я обладаю». Неужели он не знал, что до него Аллах погубил целые поколения, которые превосходили его мощью и накоплениями? Грешники не будут спрошены об их грехах.
“Kjo më është dhënë vetëm në sajë të dijes sime.” -Këtë pasuri e kam arritur në sajë të aftësisë dhe gjenialitetit, prej shkathtësisë dhe mprehtësisë së mendjes sime. Edhe Allahu e di gjendjen time dhe e di që unë e meritoj këtë pasuri. Atëherë, përse po më qortoni për këtë pasuri që ma ka dhënë Allahu? Duke qartësuar se pasja e pasurisë nuk tregon mirësinë dhe drejtësinë e personit që e zotëron, Allahu i Lartësuar thotë:Po a nuk e dinte ai se Allahu ka shkatërruar para tij breza të tërë, që ishin edhe më të fuqishëm se ai dhe që kishin bërë pasuri më shumë se ai? -Atëherë, çfarë e pengon atë që të mos e shkatërrojë edhe Karunin, nëse ai përmbush të gjitha kushtet për t’u ndëshkuar, sipas ligjit të pandryshueshëm të Zotit për tiranët dhe kryeneçët mosmirënjohës? Çdokush që bën të meritueshëm dënimin, asgjë nuk mund ta mbrojë më atë.Por keqbërësit as që do të pyeten për gjynahet e tyre. - Allahu ka për t’i ndëshkuar sipas asaj që Ai di për ta dhe për padrejtësitë e tyre. Edhe nëse keqbërësit pretendojnë se janë bamirës dhe se do të shpëtojnë, fjala e tyre nuk vlen dhe nuk ka për t’ua larguar dënimin e Zotit. Gjynahet e tyre nuk mund t’i fshihen Zotit, edhe pse ata mund t’i mohojnë apo fshehin ato. Kështu vazhdoi Faraoni me inatin, kokëfortësinë, kalimin e kufijve dhe mospranimin e këshillave. Ai vazhdoi të lëvdohej e vetëkënaqej me pasuritë që zotëronte.
28:79Страница 395
فَخَرَجَ عَلَىٰ قَوۡمِهِۦ فِي زِينَتِهِۦۖ قَالَ ٱلَّذِينَ يُرِيدُونَ ٱلۡحَيَوٰةَ ٱلدُّنۡيَا يَٰلَيۡتَ لَنَا مِثۡلَ مَآ أُوتِيَ قَٰرُونُ إِنَّهُۥ لَذُو حَظٍّ عَظِيمٖ ٧٩
Он вышел к своему народу в своих украшениях. Те, которые желали мирской жизни, сказали: «Вот если бы у нас было то, что даровано Каруну (Корею)! Воистину, он обладает великой долей».
Ai(Karuni)doli para popullit të tij me gjithë stolinë e tij. -Një ditë, ai doli përpara popullit me gjithë stolitë e tij të mëdha, të papara ndonjëherë nga njerëzit. Të gjithë kishin ngulur shikimet të mahnitur nga ajo pasuri përrallore. Në varësi të synimeve të tyre, pati dy grupe njerëzish:Ata që kishin synim jetën e kësaj bote, thanë: “Ah, të kishim pasur edhe ne si ajo(pasuri)që ka Karuni!” - Këto ishin fjalët e atyre që i kishin zemrat të lidhura me dynjanë, që ishte motivi i vetëm për të cilin mendonin dhe punonin. Ata thanë: “Ah, të kishim edhe ne si ajo (pasuri)që ka Karuni! Ai është me shumë fat! Ah, sikur edhe ne të kishim pasuritë e dynjasë, kënaqësitë dhe stolitë e saj!”Ai është vërtet me fat të madh! - Nisur nga motivet dhe besimi i tyre se pas kësaj jete nuk ka jetë tjetër, me të vërtetë Karuni dukej se kishte shumë fat. Atij i ishte dhënë pasuri shumë e madhe dhe shumë kënaqësi, sepse përmbushte të gjitha synimet e tij. Kështu e shihnin ata njerëz të vegjël, me ambicie të vogla pasurinë e Karunit. Ata shihnin si fatin më të madh që mund të kishte dikush. Por ajo mendje që sheh pasuritë e kësaj dynjaje si fatin më të madh është mendje e dobët. Ata njerëz nuk kanë qëllime të larta. Ata janë shumë larg mirësive të përjetshme të Xhenetit dhe besimit në Zot.
28:80Страница 395
وَقَالَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡعِلۡمَ وَيۡلَكُمۡ ثَوَابُ ٱللَّهِ خَيۡرٞ لِّمَنۡ ءَامَنَ وَعَمِلَ صَٰلِحٗاۚ وَلَا يُلَقَّىٰهَآ إِلَّا ٱلصَّٰبِرُونَ ٨٠
А те, которым было даровано знание, сказали: «Горе вам! Вознаграждение Аллаха будет лучше для тех, которые уверовали и поступали праведно. Но не обретет этого никто, кроме терпеливых».
Por ata të cilëve u ishte dhuruar dituri e vërtetë thanë: “Të mjerët ju! -Këta fatlumë arritën të njihnin realitetin e çështjeve dhe të gjërave. Ata arritën të shihnin qartë në brendësi të kësaj dynjaje, kur të tjerët shihnin vetëm anën e jashtme të saj. Ata u thanë të mashtruarve: “Të mjerët ju!" Kjo ishte një fjalë me tone qortuese e këshilluese për ata që po lakmonin atë që kishte Karuni.Shpërblimi i Allahut është shumë më i mirë për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira... -Shpërblimet e Zotit janë më të mira dhe ato jepen në dynja dhe në ahiret. Në këtë jetë nuk ka si kënaqësia që të sjell adhurimi i Zotit, dashuria për Të, kthimi tek Ai dhe përkushtimi për të kënaqur Atë. Ndërsa në ahiret është Xheneti dhe gjithçka e tij. Atje janë kënaqësi që i dëshirojnë zemrat dhe që kënaqin sytë. Kështu, këto shpërblime janë shumë më të mira nga ajo që ju dëshironi për veten tuaj. Ky është realiteti që duhet t’ju qëndrojë vazhdimisht para syve dhe në zemrat tuaja. Megjithatë, jo çdokush që e di këtë gjen forcën që t’i japë përparësi më të lartës, kundrejt më të ultës. Kjo zgjidhje i jepet veçse një kategorie të caktuar, të cilët Zoti i përshkruan:... por këtë nuk mund ta arrijë askush, përveç durimtarëve. - Ata që gjetën forcë dhe e nënshtruan veten në durim, për t’ju bindur Zotit dhe përmbushur urdhëresat e Tij; gjetën durimin për t’iu larguar ndalesave të Tij; gjetën durimin për të përballuar me kënaqësi e durim caktimet dhe sprovat e Zotit për ta. Ata bëjnë durim që të mos mashtrohen nga fitoret dhe joshjet e kësaj dynjaje. Asgjë nuk mund t'i shmangë dhe largojë ata nga adhurimi i Zotit të tyre. Ata nuk lejojnë që stolitë e pasuritë e kësaj dynjaje të ndërhyjnë mes tyre dhe qëllimit përse Zotit i krijoi në këtë dynja - adhurimi i Tij si një i vetëm. Ata i japin përparësi shpërblimit të Allahut, kundrejt kësaj dynjaje të përkohshme, e cila shumë shpejt do të zhduket.
28:81Страница 395
فَخَسَفۡنَا بِهِۦ وَبِدَارِهِ ٱلۡأَرۡضَ فَمَا كَانَ لَهُۥ مِن فِئَةٖ يَنصُرُونَهُۥ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَمَا كَانَ مِنَ ٱلۡمُنتَصِرِينَ ٨١
Мы заставили землю поглотить его вместе с его домом. Не было у него сторонников, которые помогли бы ему вместо Аллаха, и сам он не мог помочь себе.
Pastaj Ne bëmë që t'i përpinte dheu atë dhe pallatin e tij. -Karuni arriti në një gjendje vetëkënaqësie dhe padrejtësie shumë të madhe. Ai ishte tërësisht i dehur me pasuritë e tij. Pikërisht kur kishte arritur kulmin e vetëkënaqësisë, atë e befasoi ndëshkimi i hidhur. Allahu thotë: "Ne bëmë që t'i përpinte dhéu atë dhe pallatin e tij." Ky ishte një shpërblim sipas veprës së tij. Ai e ngriti dhe e lartësoi veten mbi robërit e Allahut, prandaj Allahu i Lartësuar e zhyti poshtë. Allahu e zhyti atë dhe të gjithë atë pasuri që e mashtroi dhe e çoi në humbje. Allahu groposi Karunin dhe pasurinë e tij, madje edhe kështjellat.Ai nuk pati asnjë që ta mbronte nga Allahu dhe as veten nuk mundi ta mbronte. - Askush nuk i erdhi atij në ndihmë, as rrethi i ngushtë, ushtria, shërbëtorët e punëtorët e tij, dhe as mundi ta përballonte vetë dënimin.
28:82Страница 395
وَأَصۡبَحَ ٱلَّذِينَ تَمَنَّوۡاْ مَكَانَهُۥ بِٱلۡأَمۡسِ يَقُولُونَ وَيۡكَأَنَّ ٱللَّهَ يَبۡسُطُ ٱلرِّزۡقَ لِمَن يَشَآءُ مِنۡ عِبَادِهِۦ وَيَقۡدِرُۖ لَوۡلَآ أَن مَّنَّ ٱللَّهُ عَلَيۡنَا لَخَسَفَ بِنَاۖ وَيۡكَأَنَّهُۥ لَا يُفۡلِحُ ٱلۡكَٰفِرُونَ ٨٢
А те, которые накануне желали оказаться на его месте, наутро сказали: «Ох! Аллах увеличивает или ограничивает удел тому из Своих рабов, кому пожелает? Если бы Аллах не оказал нам милость, то Он заставил бы землю поглотить нас. Ох! Неверующие не преуспеют».
Ata që deri dje patën lakmuar të ishin në vendin e tij, filluan të thoshin: “A nuk shihni se Allahu i jep me bollëk atij që do nga robërit e Vet dhe ia pakëson atë atij që do?” - Ata që deri dje thoshin: "Ah, të kishim pasur edhe ne si ajo (pasuri)që ka Karuni! Ai është, vërtet me fat të madh!”, tashmë thoshin: “A nuk shihni se Allahu i jep me mbushulli atij që Ai do dhe ia pakëson atij që do? Këto fjalë i thanë të frikësuar se mos i përfshinte edhe ata dënimi. Pra, është Allahu Ai që ia shton pasurinë atij që Ai dëshiron dhe ia ngushton atij që do. Ata e kuptuan mirë që shtimi i pasurisë së Karunit nuk ishte provë se ai ishte njeri i mirë. Ata e pranuan që gabuan kur thanë: "Ai është vërtet me shumë fat!”Sikur Allahu të mos tregonte mëshirë për ne, do ta bënte dhéun të na përpinte edhe ne. - Allahu i Lartësuar na mëshiroi që nuk na dënoi për ato fjalë që thamë. Po të mos ishte mirësia dhe bujaria e Tij, do ta bënte dhéun të na përpinte edhe ne. Kështu, dënimi i Karunit u bë për të marrë mësim edhe të tjerët. Edhe ata që deri dje shprehnin se e kishnin zili atë dhe pasurinë e tij, tashmë ndryshuan qëndrim.Ata që mohojnë Allahun kurrë nuk gjejnë shpëtim?” - Ata nuk shpëtojnë as në dynja dhe as në ahiret.
28:83Страница 395
تِلۡكَ ٱلدَّارُ ٱلۡأٓخِرَةُ نَجۡعَلُهَا لِلَّذِينَ لَا يُرِيدُونَ عُلُوّٗا فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَا فَسَادٗاۚ وَٱلۡعَٰقِبَةُ لِلۡمُتَّقِينَ ٨٣
Ту Последнюю обитель Мы определили для тех, которые не желают превозноситься на земле и распространять нечестие. Добрый исход уготован только для богобоязненных.
Në ajetet e mësipërme, Allahu i Lartësuar na tregoi për Karunin dhe pasuritë e shumta që i ishin dhënë dhe na tregoi përfundimin e hidhur ku e çoi vetëkënaqësia dhe mosmirënjohja. Ai na tregoi se dijetarët dhe të urtët, në lidhje me Karunin dhe pasurinë e tij, thanë: "Shpërblimi i Allahut është shumë më i mirë për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira...". Në vijim, Allahu i Lartësuar na inkurajon që të punojmë për ahiretin dhe na mëson rrugët se si arrihet shpërblimi i ahiretit. Ai thotë:Botën tjetër(Xhenetin)Ne do t'ua japim atyre që nuk e duan mendjemadhësinë e as të këqijat në tokë. -Ahireti është bota tjetër dhe shpërblimi i madh që Zoti ka premtuar në të dhe për të cilin na ka njoftuar mes profetëve dhe shpalljeve. Ai na ka njoftuar se në ahiret ka mbledhur çdo mirësi e bukuri dhe ka larguar prej atje çdo ligësi e lodhje. Ai na njofton se atë vend të bukur do ta bëjë vendqëndrim të përhershëm për një kategori njerëzish: "Ne do t'ua japim atyre që nuk e duan mendjemadhësinë e të këqijat në tokë." Vëreni me kujdes! Allahu i Madhëruar thotë se ata as që nuk e dëshirojnë padrejtësinë e mendjemadhësinë, e jo më ta kryejnë. Dëshirat, synimet, qëllimet dhe planet e tyre janë të lidhura ngushtë me Allahun, me drejtësinë e bamirësinë. Jo vetëm që nuk e duan padrejtësinë, arrogancën e tiraninë ndër njerëz, por synojnë mirësinë, modestinë, rregullimin dhe mirësinë për robërit e Zotit. Ata duan të vërtetën dhe janë të nënshtruar të punojnë sipas saj dhe për të. Ata synojnë ahiretin dhe i sheh gjthmonë të sillen me modesti e mirësjellje me robërit e Zotit. Ata i janë nënshtruar të vërtetës dhe bëjnë vetëm punë të mira. Këta janë të devotshmit, të cilëve do t’u takojë përfundimi më i mirë:Fundi i mirë u takon atyre që i frikësohen Allahut. - Këta të zgjedhur do të fitojnë çdo mirësi e do të shpëtojnë nga çdo e keqe, dhe kjo do të vazhdojë t’i shoqërojë gjithmonë ata, sepse ata iu frikësuan zemërimit dhe dënimit të Zotit, duke përmbushur mirësitë e Tij. Ndërsa të tjerët, edhe pse mund të ndodhë që të arrijnë ndonjë prestigj dhe rehati, ato i kanë të përkohshme dhe nuk zgjasin shumë. Nga ajeti kuptohet se ata që duan arrogancën dhe shkatërrimin në tokë nuk kanë për të pasur pjesë të mirash në jetën tjetër. Në ajetet në vijim, Allahu i Madhëruar na tregon për shumëfishimin e mirësive nga ana e Tij dhe për drejtësinë e Tij absolute. Ai thotë:
28:84Страница 395
مَن جَآءَ بِٱلۡحَسَنَةِ فَلَهُۥ خَيۡرٞ مِّنۡهَاۖ وَمَن جَآءَ بِٱلسَّيِّئَةِ فَلَا يُجۡزَى ٱلَّذِينَ عَمِلُواْ ٱلسَّيِّـَٔاتِ إِلَّا مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ ٨٤
Тот, который предстанет с добрым деянием, получит нечто лучшее. А если кто предстанет со злым деянием, то ведь творящие зло получат воздаяние только за то, что они совершали.
Kush vjen(para Nesh)me punë të mira, atij do t’i jepet shpërblim edhe më i madh se puna që ka bërë... -Është kusht që vepra e mirë të jetë e pastër dhe e pacenuar. Puna e mirë është çdo gjë që ka urdhëruar Zoti dhe Profeti i Tij, qofshin ato fjalë ose vepra, të dukshme apo të fshehta, qofshin adhurime që i përkushtohen dhe përmbushin hakun e Zotit, qofshin bamirësi në drejtim të krijesave. Për atë që i bën të tilla punë, Allahu thotë: "...atij do t’i jepet shpërblim edhe më i madh se puna që ka bërë”. Ndërsa në një ajet tjetër thotë se e dhjetëfishon shpërblimin e saj: "Kush bën një të mirë, ai do të shpërblehet dhjetëfish ..." [En'am 160]. Shumëfishimi i shpërblimit është diçka e sigurt, që Allahu ka premtuar se do ta bëjë, dhe kjo do të ndodhë. Ndonjëherë, për shkaqe të ndryshme, shtimi e shumëfishimi mund të jetë më i madh, dhe Allahu e di më mirë se kujt dhe pse ia shumfishon shpërblimet. Ai thotë: "Pasuria e atyre që e shpenzojnë atë në rrugë të Allahut përngjan me një farë, prej së cilës mbijnë shtatë kallinj, ku në secilin kalli ka njëqind kokrra. Allahu ia shumëfishon atij që Ai dëshiron. Allahu është Bujar i madh e i Gjithëditur." [Bekare 261]. Kjo bëhet në varësi të vepruesit, në varësi të punës së mirë që ai ka bërë, në varësi të dobisë që arrihet, në varësi të kohës e të vendit ku kryhet....dhe kush vjen(para Nesh)me punë të këqija, do t’i jepet dënimi vetëm për aq sa e ka merituar. - E keqe quhet çdo gjë për të cilën na ka ndaluar Sheriati kategorikisht, pra, që e ka bërë haram. Atyre që bëjnë ndonjë të keqe do t’i jepet dënimi vetëm për aq sa e meritojnë, jo më tepër. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Madhëruar kur thotë: "Kush bën një të mirë, ai do të shpërblehet dhjetëfish, e kush bën një të keqe, ai do të ndëshkohet vetëm për të. Askujt nuk do t’i bëhet asnjë padrejtësi." [En'am 160]. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë:
Текст: Quranic Universal Library (Tarteel) через spa5k/tafsir_api (MIT), в зафиксированной версии. Аяты: Quran Foundation. Источники и лицензии