Ас-СаадиАль‑Касас · 28:85–88

Ас-Саади · Тафсир · на албанском

Аль-Касас 28:85–88

28:85Страница 396

إِنَّ ٱلَّذِي فَرَضَ عَلَيۡكَ ٱلۡقُرۡءَانَ لَرَآدُّكَ إِلَىٰ مَعَادٖۚ قُل رَّبِّيٓ أَعۡلَمُ مَن جَآءَ بِٱلۡهُدَىٰ وَمَنۡ هُوَ فِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٖ ٨٥

Тот, кто ниспослал тебе Коран и сделал его предписания обязательными, непременно вернет тебя к месту возвращения (в Мекку или в Рай). Скажи: «Мой Господь лучше знает, кто принес верное руководство, а кто находится в очевидном заблуждении».

S’ka dyshim se Ai që ta urdhëroi Kur'anin ty, Ai do të të kthejë ty në Vendin e Premtuar. -Është Allahu i Lartësuar Ai që ta shpalli këtë Kur'an dhe ligjëroi në të dispozitat dhe ligjet e jetës dhe adhurimeve. Ai sqaroi hallallin dhe haramin dhe të urdhëroi që ta përcjellësh e përhapësh këtë të vërtetë ndër njerëz. Ai të urdhëroi t’i ftosh ata që të nënshtrohen për të jetuar sipas ligjeve e sistemit që Ai ka vendosur për të përgjegjshmit ligjërisht (njerëz e xhindë). Allahu është i Urtë dhe i Gjithëditur dhe urtësia e Tij nuk mund të lejonte që njerëzit të jetonin vetëm jetën e kësaj dynjaje dhe pastaj të vdisnin, dhe kështu të përfundonte çështja e tyre. Ai kurrë nuk do të lejonte që njerëzit të mbeteshin pa u shpërblyer ose dënuar për veprat e tyre dhe mënyrës si jetojnë në këtë botë. Ai vendosi me urtësinë e Tij që të jetë një ditë e premtuar, kur njerëzit e xhindët do të ringjallen e tubohen për t’u marrë në llogari për jetën këtu. Atë ditë bamirësit do të shpërblehen me mirësitë e Tij të pafundme dhe punëkëqijtë do të ndëshkohen me drejtësinë e Tij të plotë. Atyre u është qartësuar udha e drejtë, ligjet dhe shpalljet nga Zoti i gjithësisë. Nëse ata e pasojnë këtë, kjo është vetë lumturia e tyre. Por nëse zgjedhin të mos binden, të mohojnë të vërtetën dhe të trillojnë gënjeshtra për Shpalljen e Zotit, atëherë nuk ka vend më për polemikë. Nëse ata i japin përparësi kotësive dhe kënaqësive e tyre në këtë dynja, kundrejt të vërtetës dhe përjetësisë në ahiret, atëherë mbetet veçse që të presim shpagimin për punët e tyre nga Ai që është i Gjithëdituri për të fshehtën dhe të dukshmen, për të vërtetën dhe të kotën:Thuaj: “Zoti im e di më së miri kush është ai që sjell udhëzimin e vërtetë dhe kush është në humbje të sigurt”. - Dihet mirë se Profeti i Tij ishte i udhëzuari që orientonte në udhën e drejtë, ndërsa kundërshtarët dhe armiqtë e tij ishin të humburit dhe devijuesit e njerëzve nga rruga e drejtë.

28:86Страница 396

وَمَا كُنتَ تَرۡجُوٓاْ أَن يُلۡقَىٰٓ إِلَيۡكَ ٱلۡكِتَٰبُ إِلَّا رَحۡمَةٗ مِّن رَّبِّكَۖ فَلَا تَكُونَنَّ ظَهِيرٗا لِّلۡكَٰفِرِينَ ٨٦

Ты не ожидал, что тебе будет ниспослано Писание, но это было милостью от твоего Господа. Посему никогда не поддерживай неверующих.

Ti nuk ke shpresuar (ndonjëherë)se do të të shpallej Libri(Kur'ani)... - Ti as që prisje të të jepej kjo Shpallje dhe as po përgatiteshe për diçka të tillë....por kjo është mëshirë e Zotit tënd. - Kjo ishte si mëshirë e Zotit për ty dhe për gjithë njerëzimin, prandaj Ai të dërgoi me këtë libër. Ai mëshiroi botën me këtë libër dhe u mësoi atyre atë që nuk e dinin. Ai do që t’i pastrojë ata. Allahu u mësoi Librin dhe Urtësinë, dhe pse më parë ata ishin në humbje të qartë dhe të thellë. Nëse e mëson dhe bindesh se Shpallja ishte mëshirë për ty dhe për të gjithë njerëzit, atëherë të jesh i bindur se çdo urdhëresë e ndalesë e ligjëruar në të është mëshirë e mirësi shumë e madhe e dhuruar nga Allahu. Në zemrën tënde nuk duhet të ketë asnjë lloj ngushtie nga urdhëresat dhe ndalesat e sjella në të. Kurrë nuk duhet të mendosh se diçka tjetër mund të jetë më e mirë, më e përshtatshme dhe më e dobishme për njerëzimin, sesa kjo Shpallje, prandaj:Prandaj ti mos u bëj kurrë ndihmëtar i jobesimtarëve! - Kurrë mos i ndihmo ata në kufrin e tyre! Kurrë mos u bëj pjesë e tyre! Kështu, është gabim shumë i rëndë që dikush të thotë për ndonjë nga ligjet e Zotit se është në kundërshtim me urtësinë, dobinë dhe mirësinë, sepse ky është mendim i mohuesve të Zotit dhe të shpalljeve të Tij.

28:87Страница 396

وَلَا يَصُدُّنَّكَ عَنۡ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ بَعۡدَ إِذۡ أُنزِلَتۡ إِلَيۡكَۖ وَٱدۡعُ إِلَىٰ رَبِّكَۖ وَلَا تَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡمُشۡرِكِينَ ٨٧

Да не отвратят они тебя от аятов Аллаха после того, как они были ниспосланы тебе. Призывай к своему Господу и не будь одним из многобожников.

Kurrë mos të të shmangin ata (mohuesit)nga ajetet e Allahut, pasi ato të janë shpallur ty! -Profeti (a.s.) i përcolli plotësisht dhe qartësisht ajetet. Gjithashtu, ai i zbatoi rigorozisht dhe me besnikëri ato. Allahu i Madhëruar i tha: “Mos u shqetëso për kurthet dhe intrigat e mohuesve! Kujdes dhe mos lejo të të mashtrojnë dhe të të tërheqin që të ndjekësh dëshirat e shfrenuara të tyre!”Fto(njerëzit)për te Zoti yt... -Le të jetë qëllimi yt final ftesa e njerëzve në fenë dhe ligjin e Zotit! Çdo gjë që bie ndesh me këtë, refuzoje! Kujdes nga shtirja, syfaqësia ose miratimi i pasuesve të së kotës, sepse ata të çojnë në shkrirjen me ata, duke u bërë urë e ndihmë për qëllimet e tyre....dhe kurrë mos ndiq dëshirat e idhujtarëve! - Mos u bëj si ata, as në idhujtari dhe as në pjesët e saj, pra, në çdo lloj poshtërsie e gjynahu, por përkushtohu në adhurimet e sinqerta vetëm për Allahun!

28:88Страница 396

وَلَا تَدۡعُ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَۘ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۚ كُلُّ شَيۡءٍ هَالِكٌ إِلَّا وَجۡهَهُۥۚ لَهُ ٱلۡحُكۡمُ وَإِلَيۡهِ تُرۡجَعُونَ ٨٨

Не взывай наряду с Аллахом к другим богам. Нет божества, кроме Него! Всякая вещь погибнет, кроме Его Лика. Только Он принимает решения, и к Нему вы будете возвращены.

Veç Allahut mos adhuro asnjë zot tjetër! Nuk ka të adhuruar tjetër (të merituar)veç Tij. -Askush përveç Allahut nuk meriton që ta adhurosh, ta duash me gjithë shpirt dhe ta madhërosh e t’i nënshtrohesh! Allahu është i plotë e absolut në emrat e cilësitë e Tij. Ai është i Përjetshmi, për të Cilin të gjithë kanë nevojë. Ndërsa çdo gjë tjetër do të zhduket dhe ka një fund në këtë dynja:Çdo gjë, përveç Atij do të zhduket. -Duke qenë se çdo gjë veç Tij është e kotë dhe e ka një fund, edhe adhurimi i asaj që do të zhduket e përfundojë është i kotë dhe i gabuar. Allahu është i Vetmi e i Përjetshmi. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. Atij i takon gjykimi e vendosja e ligjit në dynja dhe në ahiret.Vetëm Atij i takon i gjithë Gjykimi dhe tek Ai do të ktheheni të gjithë! -Duke qenë se Allahu është i Vetmi i Përjetshëm, Ai në dorë të të cilit është ligji i dynjasë dhe ahiretit, dhe meqenëse tek Ai do të kthehen të gjithë për t’u shpërblyer, atëherë çdokush që ka sado pak logjikë e kupton dhe nënshtrohet që të adhurojë veçse Allahun si një dhe të pashoq. Ai përkushtohet që të bëjë çdo punë që e afron pranë Tij dhe kujdeset shumë që të mos bëjë ato gjëra që zemërojnë Allahun dhe sjellin ndëshkimin e Tij. Ai përpiqet që, kur të kthehet tek Allahu, të jetë i penduar dhe i vendosur për të lënë gjynahet e gabimet e tij.Këtu përfundon edhe tefsiri i sures Kasas. Allahut i takojnë lavdërimet dhe madhërimi përgjithmonë.

Текст: Quranic Universal Library (Tarteel) через spa5k/tafsir_api (MIT), в зафиксированной версии. Аяты: Quran Foundation. Источники и лицензии

Содержание

Аят аль-Курси36Аль-Кахфстр. 42джуз 15Бухари 1Муслим 2999

Вид

Тема
Размер текста
Вид

Read in English