Ас-Саади · Тафсир · на албанском
يس
Йа Син
Йа Син · Мекканская · 83 аята
Ja, Sin! Betohem në Kur'anin plot urtësi. -Allahu i Lartësuar betohet në këtë Kur'an duke përmendur edhe një cilësi të Tij: urtësinë. Përkufizimi i urtësisë është: vendosja e çdo gjëje në vendin që i takon. Kështu janë urdhëresat dhe ndalesat e këtij Kur'ani: të drejta dhe me vend. Edhe shpërblimi me të mira dhe ndëshkimi me të këqija vendoset atje ku duhet dhe në lidhje me ata që e meritojnë. Të gjitha dispozitat ligjore dhe ato të shpërblimit dhe ndëshkimit që janë sjellë në këtë Kur'an janë në kulmin e urtësisë. Prej urtësisë madhështore të këtij Kur'ani është edhe fakti se ai jo vetëm që përmend gjykimin për diçka, por na tregon edhe urtësinë dhe qëllimet madhështore të këtyre gjykimeve. Allahu i Lartësuar na nxit, gjithashtu, që të përdorim mendjen për të medituar rreth shkaqeve, mësimeve apo mesazheve të dhënies së një gjykimi të caktuar. Po përse betohet Allahu i Lartësuar në Kur'anin të mbushur plot urtësi? Përgjigjja vjen më poshtë:
se ti(o Muhammed)je prej të dërguarve. -Ai betohet në këtë Libër plot urtësi për të treguar se Muhamedi (a.s) është prej të dërguarve të Tij. Ti, o Muhamed, je Profet i Allahut, si shumë profetë që janë dërguar para teje. Ti nuk je i pari i dërguar ndër njerëz. Edhe mesazhet që përcjell nga Zoti janë si të gjitha mesazhet e sjella nga profetët e parë, sepse përçojnë të njëjtat parime të besimit të pastër dhe të drejtë. Çdokush që mediton në përshkrimet dhe cilësitë e Profetit do të arrijë të dallojë veçoritë dhe dallimin e tij nga të tjerët. Kush mediton në cilësitë e përshkrimet e tua, o Profet, do të bindet se ti je ndër më të mirët e të dërguarve nga Zoti, sepse ty të janë dhënë cilësitë dhe virtytet më të larta dhe të plota. Vërej me kujdes lidhjen e ngushtë mes Kur'anit, në të cilin Zoti betohet, dhe arsyen për çfarë Ai betohet, pra, profetësinë e Muhamedit. Ajeti duket sikur thotë: Sikur të mos kishte asnjë argument tjetër që të vërtetonte profetësinë e Muhamedit, përveç Kur'anit, kaq do të ishte mëse e mjaftueshme si argument dhe dëshmi. Madje, Kur'ani madhështor është absolutisht argumenti më i fortë dhe i vazhdueshëm që tregon vërtetësinë e Muhamedit si profet i dërguar nga Zoti i gjithësisë. Çdo argument i sjellë në këtë Kur'an është argument edhe për vërtetësinë e Muhamedit si profet i vërtetë i Zotit të botëve. Pastaj ajeti na njofton për cilësinë e mrekullueshme të Profetit (a.s), që tregon më së miri se ai ishte vërtet profet i dërguar nga Allahu. Ai thotë:
Ti je në një rrugë të drejtë. -Je në rrugë të drejtë, që të çon tek Zoti dhe në vendin e nderimit dhe shpërblimit. Kjo rrugë e drejtë është e ndërtuar mbi vepra të mira të cilat përmirësojnë zemrën dhe trupin, rregullojnë jetën dhe të bëjnë të fitosh lumturinë këtu dhe në ahiret. Ato vepra përmirësojnë moralin dhe pastrojnë shpirtin. Ato të mundësojnë të fitosh shpërblime të shumfisha. Qenia në rrugën e drejtë është jo vetëm cilësi e Profetit të Zotit, por edhe atribut i fesë dhe Shpalljes që ai solli nga Zoti. Feja dhe Kur'ani që ai solli nga Zoti është tregues i rrugës së drejtë dhe i çdo pune mbi të cilën ajo rrugë ndërtohet. Vërej me kujdes madhështinë e këtij Kur'ani në kumtet që na përcjell! Ai sjell një betim në gjënë më madhështore, - që është Kur'ani plot urtësi, Fjala e vetë Zotit, dhe këtë betim e sjell për të na treguar se Muhamedi është Profeti i Tij. Sigurisht që ky betim i Allahut mjafton për t'u bindur për faktin që Muhamedi është profet i Tij. Por Allahu i Lavdëruar e ka mbështetur këtë edhe me argumente të tjera, mes të cilave është rruga e drejtë në të cilën ishte Profeti i Tij. Në këtë mënyrë, ai sikur na nxit që të meditojmë në fenë dhe rrugën në të cilën Muhamedi e ftoi botën. Mjafton të meditoni në rrugën e drejtë në të cilën ai ftoi, për të kuptuar shumë më thjesht se ai ishte i dërguar i Zotit, prandaj është detyrë që ta ndiqni udhëzimin e sjellë prej tij.
(Kur’ani është)Shpallje e të Plotfuqishmit, Mëshirëplotit -Kjo është rruga që Allahu i Lartësuar e shpalli në Librin e Tij. Ajo është e vetmja rrugë për robërit, që të arrijnë tek Ai. Kjo rrugë është e ruajtur nga ndryshimi dhe devijimi, sepse është Ngadhënjimtari, Krenari, i Plotfuqishmi Ai që e zbriti udhëzuesin për këtë rrugë. Ajo rrugë është mëshirë e dhuruar për adhuruesit, sepse u mundëson që të arrijnë në vendin e mëshirës së Zotit. Për këtë arsye, ajeti mbyllet me këta dy emra, që sjellin siguri për vërtetësinë e rrugës dhe shpresë për shpërblimin dhe mëshirën e Zotit. Ai tha se Kur'ani është Shpallje e të Plotfuqishmit e Mëshirëplotit.
36:6Страница 440
لِتُنذِرَ قَوۡمٗا مَّآ أُنذِرَ ءَابَآؤُهُمۡ فَهُمۡ غَٰفِلُونَ ٦
чтобы ты предостерег людей, отцов которых никто не предостерег, из-за чего они оставались беспечными невеждами.
Që të mund të paralajmërosh një popull, të parët e të cilëve nuk qenë paralajmëruar dhe ata mbetën të pavëmendshëm (ndaj Argumentave të Allahut). -Pasi u betua për vërtetësinë e Shpalljes dhe profetësinë e Muhamedit dhe solli argumente treguese të saj, Allahu i Madhëruar na tregon se dërgimi i Profetit dhe sjellja e Shpalljes ishte nga nevojat më të mëdha për njerëzimin: "Për të paralajmëruar një popull, të parët e të cilëve nuk qenë paralajmëruar ..." Këta ishin fillimisht arabët, që ishin popull i paditur dhe i paqytetëruar, tek të cilët nuk ishte sjellë ndonjë shpallje qiellore apo profet. Ata i kishte mbuluar padituria dhe ishin tërësisht të zhytur në humbje. Për këtë shkak, popujt e tjerë talleshin dhe i nënçmonin arabët. Atëherë, Allahu i Lartësuar dërgoi një profet nga gjiri i tyre, që t'i pastronte, t'u mësonte Librin dhe urtësinë, kur më parë ishin në humbje të thellë. Ai e dërgoi Profetin që fillimisht t'i këshillonte e paralajmëronte ata, e pastaj të gjithë popujt e tjerë. Ai e dërgoi këtë Profet madhështor që t'i këshillonte e t'u kujtonte atë Shpallje që kishin në duart e tyre dhe që ata të pasonin të vërtetën e Zotit. Me dërgimin e Profetit, Allahu u bëri një mirësi të madhe arabëve në mënyrë të veçantë dhe gjithë botës në përgjithësi. Megjithatë, edhe pas dërgimit të Profetit, njerëzit u ndanë në dy grupe. Njëri grup e refuzoi atë Shpallje që Muhamedi solli nga Zoti dhe e shpërfillën paralajmërimin e tij. Këta janë ata për të cilët Allahu thotë:
36:7Страница 440
لَقَدۡ حَقَّ ٱلۡقَوۡلُ عَلَىٰٓ أَكۡثَرِهِمۡ فَهُمۡ لَا يُؤۡمِنُونَ ٧
Относительно большинства из них сбылось Слово, и они не уверуют.
Tashmë ka marrë fund vendimi kundër shumicës së tyre, prandaj dhe ata nuk besojnë. -Allahu nuk dëshiroi t'i udhëzonte dhe t'i bënte zemrat e tyre që të nënshtroheshin e të besonin. Ndodhi kështu, sepse Ai ua ofroi udhëzimin dhe rrugën e drejtë dhe ata e refuzuan. Kjo bëri që të dënohen me të drejtë dhe t'u vulosen zemrat e tyre, që në to të mos hyjë drita e besimit. Më pas përmendet shkaku përse drita e imanit nuk mund të gjejë rrugë për në zemrat e tyre:
36:8Страница 440
إِنَّا جَعَلۡنَا فِيٓ أَعۡنَٰقِهِمۡ أَغۡلَٰلٗا فَهِيَ إِلَى ٱلۡأَذۡقَانِ فَهُم مُّقۡمَحُونَ ٨
Воистину, Мы наложили на их шеи оковы до самого подбородка, и их головы задраны.
Ne u kemi vënë pranga në qafë që u arrijnë deri në nofulla, kështu që ata mbeten me kokën lart. -El aglal janë ato pranga hekuri që i vendosen skllavit në qafë, që ai të mos lëvizë. Ato janë aq të mëdha, saqë e bllokojnë gjithë qafën e tij dhe arrijnë deri tek nofullat. Kështu, të lidhurit i mbetet koka ngritur lart dhe nuk mund ta ulë poshtë. Kështu janë ata në lidhje me pranimin e imanit.
36:9Страница 440
وَجَعَلۡنَا مِنۢ بَيۡنِ أَيۡدِيهِمۡ سَدّٗا وَمِنۡ خَلۡفِهِمۡ سَدّٗا فَأَغۡشَيۡنَٰهُمۡ فَهُمۡ لَا يُبۡصِرُونَ ٩
Мы установили преграду перед ними и преграду позади них и накрыли их покрывалом, и они не видят.
Ne u kemi vënë pengesë edhe para edhe prapa tyre dhe ua kemi mbuluar shikimin, prandaj ata nuk mund të shohin. -Ka vendosur pengesë, që e bën të pamundur që imani të hyjë në zemrat e tyre. Për këtë arsye, ata nuk shohin. Ata i ka zaptuar errësira e paditurisë dhe dëshpërimi nga të gjitha anët. Atyre nuk u sjell dobi asnjë lloj këshille e paralajmërimi.
36:10Страница 440
وَسَوَآءٌ عَلَيۡهِمۡ ءَأَنذَرۡتَهُمۡ أَمۡ لَمۡ تُنذِرۡهُمۡ لَا يُؤۡمِنُونَ ١٠
Им все равно, предостерег ты их или не предостерег. Они не веруют.
Nuk ka dyshim se për ata (që mohojnë Besimin), është njëlloj - i paralajmërove apo nuk i paralajmërove, ata nuk besojnë. -E si mund ta gjejë udhëzimin ai që ka zemër të vulosur dhe të vërtetën e sheh si kotësi, ndërsa kotësinë e sheh si të drejtë, të logjikshme dhe të mirë?! Ky ishte grupi i parë. Ndërsa grupi i dytë janë ata që i pranojnë këshillat dhe paralajmërimin. Për këta Allahu thotë:
36:11Страница 440
إِنَّمَا تُنذِرُ مَنِ ٱتَّبَعَ ٱلذِّكۡرَ وَخَشِيَ ٱلرَّحۡمَٰنَ بِٱلۡغَيۡبِۖ فَبَشِّرۡهُ بِمَغۡفِرَةٖ وَأَجۡرٖ كَرِيمٍ ١١
Ты можешь предостеречь только того, кто последовал за Напоминанием и устрашился Милостивого, не видя Его воочию. Обрадуй его вестью о прощении и щедрой награде.
Ti mund të paralajmërosh veçse atë që e ndjek Mesazhin (Kur’anin)dhe i frikësohet të Githëmëshirshmit në fshehtësi. -Këtyre u bën dobi këshilla dhe paralajmërimet, sepse ata synojnë të vërtetën, prandaj dëgjojnë me kujdes dhe meditojnë në këshillat që u bëhen. Kjo është cilësia e parë, pra, dëshira për të vërtetën e nënshtrimi për të kuptuar dhe pasuar atë. Së dyti: "i frikësohet të Gjithëmëshirshmit në fshehtësi" Domethënë, ai njeri që i ka këto shenja e cilësi ka për ta parë të vërtetën dhe drita do të hyjë në zemrën e tij: Së pari, qëllimi i mirë dhe dëshira për ta gjetur të vërtetën dhe, së dyti, frika nga Zoti, frikë kjo që vjen nga dituria rreth Tij, për emrat dhe cilësitë e Tij. Të tillët përfitojnë nga Shpallja e Zotit. Përmes kësaj Shpalljeje, ata do t'i pastrojnë e lartësojnë shpirtrat dhe zemrat e tyre, pastaj do të mund të marrin diturinë e dobishme rreth Librit të Zotit dhe urtësive të Profetit të Tij. Ata që i kanë këto dy mirësi dhe sakrifikojnë për t’u pajisur me to, meritojnë një përgëzim nga Zoti:Pra, përgëzoje atë për falje dhe shpërblim bujar. - Përgëzim për dy gjëra: për falje dhe fshirje e plotë të gjynaheve dhe, së dyti, shpërblim të mrekullueshëm për veprat e mira dhe qëllimet e tyre të pastra.
36:12Страница 440
إِنَّا نَحۡنُ نُحۡيِ ٱلۡمَوۡتَىٰ وَنَكۡتُبُ مَا قَدَّمُواْ وَءَاثَٰرَهُمۡۚ وَكُلَّ شَيۡءٍ أَحۡصَيۡنَٰهُ فِيٓ إِمَامٖ مُّبِينٖ ١٢
Воистину, Мы оживляем мертвых и записываем то, что они совершили, и то, что они оставили после себя. Всякую вещь Мы подсчитали в ясном руководстве (Хранимой скрижали).
Ne do t'i ngjallim të vdekurit -Ne kemi për t’i ringjallur robërit pas vdekjes dhe kemi për t'i shpërblyer për veprat e paraqitura në dynja.Ne i shkruajmë veprat e tyre dhe gjurmët që lanë pas. -Allahu ka shkruar dhe ruajtur çdo vepër e fjalë të mirë apo të keqe që kanë bërë gjatë jetës së tyre në dynja. Madje, jo vetëm fjalët e veprat që kanë bërë vetë, por edhe pasojat që ato kanë lënë e shkaktuar, si gjatë jetës në dynja, ashtu edhe pas vdekjes. Çdo vepër e mirë apo e keqe që shkaktohet nga fjalët dhe veprat e dikujt do të shkruhen në regjistrin e veprave të tij. Kështu për shembull, nëse ai ka përhapur dituri të dobishme dhe u ka mësuar njerëzve mirësinë, duke i urdhëruar për mirësi e drejtësi dhe duke i ndaluar nga ligësitë dhe padrejtësitë, çdokush që punon sipas kësaj diturie jo vetëm që do të shpërblehet, por të njëjtin shpërblim do të marrë edhe ai që e mësoi dhe u bë sebep për këto vepra të mira. Po kështu veprohet edhe me atë që u mëson njerëzve mirësinë dhe dije të dobishme, ose lë pas një libër të dobishëm, që u mëson njerëzve mirësinë. Ai do të marrë shpërblimin për çdo njeri tjetër që përfiton nga kjo njohuri gjatë jetës së tij dhe pas vdekjes së tij, deri në Kijamet. Nëse dikush adhuron Allahun duke falur namaz, duke dhënë zekat e sadaka, duke bërë bamirësi të shumta e sillet me moral të lartë dhe të tjerët e marrin si shembull dhe ndjekin rrugën e tij, ai merr shpërblimet e të gjithë atyre që punojnë sipas tij, pa iu pakësuar atyre asnjë shpërblim. Të gjitha këto shpërblime shkruhen në librin e veprave të tij. Gjithashtu, nëse dikush ndërton një xhami ose një shkollë, ose lë një pasuri vakëf, që njerëzit të përfitojnë prej saj, ose mbjell një pemë nga e cila hanë njerëzit dhe kafshët, ai merr sevape dhe veprat e shpërblimet i shënohen në librin e veprave të mira. Po kështu veprohet edhe me veprat e këqija, për të cilat njeriu është bërë shkak që t'i bëjnë të tjerët. Për këtë arsye, Profeti (a.s) ka thënë: "Kush bën në islam një punë të mirë dhe (bëhet shkak që) sipas saj punojnë edhe të tjerët, ai do të shpërblehet për atë punë (të mirë) dhe do të marë edhe shpërblimet e të gjithë atyre që punojnë me atë punë pas tij, pa iu pakësuar gjë nga shpërblimi i tyre. Dhe Kush bën në islam një punë të keqe dhe (bëhet shkak që) sipas saj punojnë edhe të tjerët, ai do të ngarkohet me peshën e gjynahut të tij për atë punë (të keqe) dhe do të marë edhe gjynahet e të gjithë atyre që punojnë me atë punë pas tij, pa iu pakësuar gjë nga pesha e gjynaheve të tyre."Nga këto tekste kuptohet qartë se sa i dobishëm dhe i rëndësishëm është misioni i davetit në rrugën e Allahut dhe përhapjes së diturisë dhe udhëzimit të Allahut ndër njerëz, me çdo rrugë e mënyrë të lejueshme e të mundshme. Gjithashtu, ai tregon se sa e frikshme është të qenurit ftues në rrugën e keqe dhe udhëheqës në ligësi. Këta janë njerëzit më të këqinj dhe keqbërësit më të mëdhenj, që do të mbartin gjynahet dhe peshën më të rëndë mbi shpinën e tyre.Dhe çdo gjë Ne e kemi regjistruar në Librin e ruajtur (Leuhi Mahfudh). -Allahu i Madhëruar ka regjistruar dhe ruajtur çdo gjë në ato shënime, qoftë veprat e fjalët, qoftë qëllimet dhe ato që fshihen në zemër në Leuhi Mahfudh, që është Libri Mëmë, ku janë shënuar edhe shkrimet që janë në duart e melekëve për veprat e njeriut.Transmeton Muslimi në hadithin menumër 1017. në kapitullin e zekatit tema:"Nxitja për të dhënë sadaka edhe sikurme gjysëm hurme."
36:13Страница 441
وَٱضۡرِبۡ لَهُم مَّثَلًا أَصۡحَٰبَ ٱلۡقَرۡيَةِ إِذۡ جَآءَهَا ٱلۡمُرۡسَلُونَ ١٣
В качестве притчи приведи им жителей селения, к которым явились посланники.
Përmendju atyre si shembull banorët e fshatit, kur atyre u patën ardhur të dërguarit! -Këtyre që të mohojnë dhe nuk besojnë Shpalljen e Zotit, jepu një shembull, nga i cili mund të mësojnë shumë, nëse u jepet sukses nga Zoti për të gjetur të mirën. Ky shembull është historia e banorëve të një fshati, të cilët refuzuan profetët e dërguar ndër ta dhe çfarë dënimi i përfshiu. Allahu i Madhëruar nuk na e ka treguar konkretisht se për cilin vend dhe profet bëhet fjalë. Nëse do të kishte ndonjë dobi tregimi i vendit, Ai do të na tregonte atë. Kështu, të mundohesh të gjesh se ku ishte ai vend është diçka jo e mirë dhe konsiderohet si të flasësh pa pasur dituri. Për këtë arsye, ata që flasin për të tilla çështje ngatërrohen dhe nuk kanë siguri në fjalët e tyre. Kjo të jep bindjen e plotë se rruga e diturisë së sigurt kërkon që t'i qëndrosh besnik veçse informacionit të saktë dhe burimor dhe t’i largohesh sa më shumë asaj që nuk ka ndonjë dobi. Kështu pastrohen dhe lartësohen shpirtrat dhe shtohet dituria. Kjo është rruga e saktë e shtimit të diturisë dhe jo rruga e atyre të paditurve që mendojnë se sjellja e sa më shumë fjalëve rreth një ajeti, pa u bazuar askund, është dituri. Në fakt, ato sjellin veçse pasiguri e ngatërresa, duke e ngarkuarr veten me fjalë e mendime të kota dhe të padobishme. Ato i hapin portën e marrjes me çështje të dyshimta. E rëndësishme është që, ky ishte një vendbanim, i sjellë si shembull, nga i cili mund të marrin mësim ata që Zoti do t'u japë sukses që të shohin të drejtën.
36:14Страница 441
إِذۡ أَرۡسَلۡنَآ إِلَيۡهِمُ ٱثۡنَيۡنِ فَكَذَّبُوهُمَا فَعَزَّزۡنَا بِثَالِثٖ فَقَالُوٓاْ إِنَّآ إِلَيۡكُم مُّرۡسَلُونَ ١٤
Когда Мы отправили к ним двух посланников, они сочли их лжецами, и тогда Мы подкрепили их третьим. Они сказали: «Воистину, мы посланы к вам».
Kur Ne dërguam tek ata(në fillim)dy të dërguar ata i përgënjeshtruan që të dy. -Në këtë popull, u dërguan profetë që të urdhëronin për të adhuruar Allahun si një e të vetëm, duke ia përkushtuar me sinqeritet të gjitha adhurimet dhe që t'i ndalonin nga idhujtaria, padrejtësitë e mosbindja ndaj Zotit.Atëherë Ne i fuqizuam ata me një të tretë dhe këta u thanë: “Ne jemi dërguar(si Profetë)te ju.”. -Allahu i Lartësuar dërgoi edhe një profet të tretë, pasi dy të parët u refuzuan. Kjo tregon se Allahu u kujdes shumë që atyre t'u afrohej mundësia të pranonin udhëzimin dhe të mos kishin më argument e arsyetim para Zotit.
36:15Страница 441
قَالُواْ مَآ أَنتُمۡ إِلَّا بَشَرٞ مِّثۡلُنَا وَمَآ أَنزَلَ ٱلرَّحۡمَٰنُ مِن شَيۡءٍ إِنۡ أَنتُمۡ إِلَّا تَكۡذِبُونَ ١٥
Они сказали: «Вы - такие же люди, как и мы. Милостивый ничего не ниспосылал, а вы всего лишь лжете».
Njerëzit thanë: “Ju jeni veçse njerëz si ne dhe Allahu nuk dërgon asnjë lloj shpalljeje. Ju jeni veçse gënjeshtarë. - Populli iu përgjigj njëlloj si mohuesit e besimit në Zotin dhe profetët e Tij. Ata thanë: “Ju jeni thjesht njerëz, sikurse ne. Çfarë epërsie keni ju mbi ne, që ne t'ju pasojmë dhe bindemi?” Atëherë, profetët u thanë: “Ne jemi veçse njerëz, sikurse edhe ju, por Allahu ia dhuron mirësinë kujt të dojë nga robërit e Vet. Nuk na takon neve t’ju sjellim ndonjë argument, përveçse me dëshirën e Allahut. Vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët.”. E përse të mos i mbështetemi Allahut, kur Ai na ka udhëzuar në rrugën tonë? Ne kemi për t’i duruar mundimet që na bëni. Vetëm Allahut le t’i mbështeten vazhdimisht ata që kërkojnë mbështetje!” [Ibrahim 11, 12]. Ata thanë gjithashtu: "... Allahu nuk dërgon asnjë lloj shpalljeje.". Kështu, ata deklaruan se nuk besonin se ekzistonte diçka që quhej Shpallje. Ata nuk besonin se Zoti ka shpallur ndonjë gjë ndër njerëz. Pastaj filluan të trillonin edhe për vetë profetët, duke thënë se ishin gënjeshtarë dhe njerëz që trillonin nga vetja e tyre. Ata thanë: "Ju jeni veçse gënjeshtarë." Por cila ishte përgjigjja e profetëve përballë këtij qëndrimi nga populli i tyre? Ata thanë:
36:16Страница 441
قَالُواْ رَبُّنَا يَعۡلَمُ إِنَّآ إِلَيۡكُمۡ لَمُرۡسَلُونَ ١٦
Они сказали: «Наш Господь знает, что мы действительно посланы к вам.
Ata thanë: “Zoti ynë e di se ne jemi dërguar(si Profetë)te ju. -Nëse do të ishim mashtrues dhe trillues, Allahu do ta nxirte në pah mashtrimin tonë dhe do të na dënonte pa vonuar, sepse Allahu është i Urtë dhe i Plotpushtetshëm.
36:17Страница 441
وَمَا عَلَيۡنَآ إِلَّا ٱلۡبَلَٰغُ ٱلۡمُبِينُ ١٧
На нас возложена только ясная передача откровения».
Dhe detyra jonë është vetëm ta kumtojmë qartë Mesazhin(e Tij).”. -Kumtimi i qartë është detyra jonë dhe kjo kërkon që ne të bëjmë të qartë gjithçka që duhet sqaruar nga mesazhi i Zotit. Ne nuk kemi për të lënë asgjë pa sqaruar nga mesazhi që Zoti do të dërgojë ndër ju. Ndërsa për sa i përket shenjave dhe mrekullive që ju propozoni, ose zbritjes dhe përshpejtimit të dënimit, kjo nuk është në dorën tonë. Atë që është detyra e jonë, pra, kumtimi i qartë i mesazhit të Zotit, ne e kryem me besnikëri. Nëse ju gjeni rrugën e udhëzimit, kjo është mirësia dhe fati juaj, por nëse ju refuzoni, atëherë ne nuk kemi asgjë në dorë që t'ju bëjmë të besoni dhe të ndriçojmë zemrat tuaja, apo t'ju shpërblejmë ose ndëshkojmë.
36:18Страница 441
قَالُوٓاْ إِنَّا تَطَيَّرۡنَا بِكُمۡۖ لَئِن لَّمۡ تَنتَهُواْ لَنَرۡجُمَنَّكُمۡ وَلَيَمَسَّنَّكُم مِّنَّا عَذَابٌ أَلِيمٞ ١٨
Они сказали: «Воистину, мы увидели в вас дурное предзнаменование. Если вы не прекратите, то мы непременно побьем вас камнями и вас коснутся мучительные страдания от нас».
Ata(mohuesit)thanë: “Ne parandiejmë ogur të keq me ju dhe nëse nuk tërhiqeni, ne do t’ju gjuajmë me gurë dhe do të përjetoni ndëshkim të dhimbshëm nga ne”. -Këto ishin fjalët që banorët e fshatit u thanë të dërguarve të Allahut: “Ne parandiejmë ogur të keq me ju...". Sikur thoshin: "Që kur ju keni ardhur tek ne, kemi parë veçse sherr dhe ligësi.” Subhanallah! Kjo është nga gjërat më të çuditshme! T'i konsiderosh si shkak të ligësive dhe sherrit ata profetë të zgjedhur, të cilët u sollën njerëzve mirësinë më të madhe dhe dhuratën më të çmuar, që mund t'u jepet krijesave? Ata u sollën atë që qëndron mbi çdo domosdoshmëri tjetër. Profetët e Zotit erdhën në këtë popull dhe e gjetën në një gjendje shumë të keqe, nga e cila vetëm besimi i drejtë mund t'i shpëtonte. Por në vend që të pranonin besimin dhe të shpëtonin, ata u zhytën edhe më keq në ligësitë e tyre dhe e konsideruan besimin si diçka të urryer dhe tersndjellës. Ja, çfarë bën shpirtligësia e mendjemadhësia. Ajo është më e keqe për njeriun se çdo armik tjetër. Pastaj këta njerëz fatzinj kërcënuan profetët e tyre, duke u thënë: "...dhe nëse nuk tërhiqeni, ne do t’ju gjuajmë me gurë dhe do të përjetoni ndëshkim të dhimbshëm nga ne." Ne do t'ju vrasim me formën më të tmerrshme, me gurë. Atëherë, profetët iu drejtuan atyre me këto fjalë:
36:19Страница 441
قَالُواْ طَٰٓئِرُكُم مَّعَكُمۡ أَئِن ذُكِّرۡتُمۚ بَلۡ أَنتُمۡ قَوۡمٞ مُّسۡرِفُونَ ١٩
Они сказали: «Ваше дурное предзнаменование обратится против вас самих. Неужели, если вас предостерегают, вы считаете это дурным предзнаменованием? О нет! Вы - народ излишествующий.
Ata(të dërguarit)thanë: “Ogurin e keq e keni nga vetja juaj(te padrejtësitë tuaja). Mos vallë (jemi ogur i keq) për shkak se ju këshilluam?!” -E keqja vjen vetëm prej ligësive dhe paudhësive tuaja. Janë pikërisht veprat tuaja, si idhujtaria e gjynahet, shkak për çdo bela që ju godet. Ato gjithmonë bëhen shkak që mbi ju të bien zemërimi dhe ndëshkimet e Zotit, dhe t'ju largohet çdo gjë e dashur prej mirësive të shumta të Tij. Atëherë, si është e mundur që na drejtoheni me ato fjalë? Mos, vallë, për shkak se ne ju këshilluam për atë që sjell mirësi dhe mbarësi?! Jo, por:Jo. Por ju jeni një popull që e kaloni çdo kufi.” -Ju kaloni çdo kufi në ligësitë që bëni dhe në fjalët e poshtra që thoni. Domethënë, ftesa e këtyre profetëve ua shtoi edhe më shumë largimin nga rruga e drejtë dhe mendjemadhësinë.
36:20Страница 441
وَجَآءَ مِنۡ أَقۡصَا ٱلۡمَدِينَةِ رَجُلٞ يَسۡعَىٰ قَالَ يَٰقَوۡمِ ٱتَّبِعُواْ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ٢٠
С окраины города второпях пришел мужчина и сказал: «О мой народ! Последуйте за посланниками.
Prej skajit më të largët të qytetit erdhi një burrë duke vrapuar dhe tha: “O populli im! Bindjuni të dërguarve!” - Ai dëshiroi që populli i tij të përfitonin nga ftesa e profetëve dhe të besonin ashtu siç besoi ai vetë. Pasi e pa dhe e dëgjoi mirë se sa keq ju përgjigjën ftesës, ai u tha atyre: “O populli im! Bindjuni të dërguarve!” Kështu, i këshilloi që të pasonin profetët, duke u treguar mirësitë e kësaj vepre dhe u dëshmoi me dituri se ata ishin vërtet profetë të Allahut dhe se pasimi i tyre ishte gjëja më e mirë. Pastaj vijoi t'i ftonte ata duke u sjellë arsyetime të logjikshme, që e përforconin dëshminë e tij se ata ishin profetë të Zotit dhe se ishte në të mirë të tyre që t'i pasonin. Ai tha:
36:21Страница 441
ٱتَّبِعُواْ مَن لَّا يَسۡـَٔلُكُمۡ أَجۡرٗا وَهُم مُّهۡتَدُونَ ٢١
Последуйте за теми, кто не просит у вас награды и следует прямым путем.
Bindjuni atyre që nuk kërkojnë asnjë shpërblim prej jush dhe janë të udhëzuar(nga Zoti)! - Pasojini këta të dërguar besnikë, të cilët ju ftojnë dhe këshillojnë për diçka që është në të mirën tuaj dhe nuk duan prej jush asgjë dhe asnjë shpërblim. Mirësia e ftesës së tyre kthehet veçse tek ju, se ata nuk kërkojnë ndonjë pasuri për atë që ju këshillojnë dhe mësojnë prej dritës dhe udhëzimit. A nuk mjafton kjo për ju, që t'i pasoni ata? Mbase dikush mund të thoshte: "Ata ndoshta vërtet nuk ftojnë që të marrin ndonjë shpërblim, por ata nuk janë në rrugë të drejtë dhe po ju ftojnë për gjëra të pavërteta." Por edhe këtë pretendim ai besimtar i mençur e hodhi poshtë, duke shtuar dhe thënë: "... janë të udhëzuar (nga Zoti)." Kështu, ata ftojnë në çdo gjë që është e mirë dhe që vetë logjika e drejtë dëshmon për mirësinë e saj. Edhe ndalesat e tyre janë mëse të arsyeshme dhe logjika e saktë dëshmon për saktësinë e këtyre porosive. Me sa duket, populli i tij jo vetëm që nuk i pranuan këshillat e tij, por iu kthyen për ta marrë në përgjegjësi për pasimin e profetëve dhe dëshminë e tij se do ta adhuronte me sinqeritet veçse Allahun e Madhëruar si një dhe të vetëm. Për këtë arsye, Ai tha:
36:22Страница 441
وَمَالِيَ لَآ أَعۡبُدُ ٱلَّذِي فَطَرَنِي وَإِلَيۡهِ تُرۡجَعُونَ ٢٢
И почему бы мне не поклоняться Тому, Кто сотворил меня и к Кому вы будете возвращены?
E si të mos e adhuroj Atë që më krijoi mua dhe tek i Cili ju do të ktheheni të gjithë? -Çfarë mund të më pengojë mua që ta adhuroj Zotin si një të vetëm, kur unë jam i bindur se është Ai që më ka krijuar, më furnizon dhe ushqen? Tek Ai do të kthehen të gjitha krijesat dhe Ai ka për t'i shpërblyer për të gjitha veprat e tyre.
36:23Страница 441
ءَأَتَّخِذُ مِن دُونِهِۦٓ ءَالِهَةً إِن يُرِدۡنِ ٱلرَّحۡمَٰنُ بِضُرّٖ لَّا تُغۡنِ عَنِّي شَفَٰعَتُهُمۡ شَيۡـٔٗا وَلَا يُنقِذُونِ ٢٣
Неужели я стану поклоняться другим богам помимо Него? Ведь если Милостивый пожелает причинить мне зло, то их заступничество ничем не поможет мне, и они не спасут меня.
A të pranoj zota të tjerë përveç Tij? -Ai në dorën e të Cilit është krijimi, furnizimi e gjykimi i krijesave në dynja dhe në ahiret, pikërisht dhe vetëm Ai meriton të adhurosh, ta përlëvdosh, lavdërosh dhe madhërosh. Ndërsa ata që nuk kanë në dorë as dëm e as dobi, as kanë mundësi të japin ose të privojnë, as të japin jetën e as vdekje dhe as kanë në dorë ringjalljen, ata nuk meritojnë që t'i adhurosh e t'u nënshtrohesh.Nëse i Gjithëmëshirshmi do të më sprovonte me ndonjë të keqe, ndërmjetësimi i tyre nuk do të më vlente asgjë dhe as nuk do të mund të më shpëtonin. -Askush nuk mund të ndërmjetësojë tek Allahu pa lejen e Tij. Edhe ndërmjetësimi i tyre nuk mund të më sjellë mua asnjë dobi, nëse Allahu dëshiron të më ndëshkojë.
36:24Страница 441
إِنِّيٓ إِذٗا لَّفِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٍ ٢٤
Вот тогда я окажусь в очевидном заблуждении.
Po të veproja kështu do të isha, vërtet në një humbje të hapët. -Nëse unë adhuroj, i shpresoj dhe u lutem të tillëve idhuj me këto cilësi, atëherë do të jem në një humbje të qartë. Në këto fjalë, ai jo vetëm që këshilloi popullin e tij nga njëra anë, por edhe dëshmoi se këta ishin profetë besnikë të dërguar nga Zoti, nga ana tjetër. Ai e udhëzoi popullin e vet dhe i njoftoi detyrimin që ta adhuronin Allahun si një dhe të vetëm dhe për këtë solli edhe argumente të qarta e të kuptueshme. Gjithashtu, solli argumente edhe për kotësinë e adhurimin e çdo gjëje tjetër përveç Allahut. Ai u tregoi për gjendjen fatkeqe të atyre që adhurojnë idhujt dhe deklaroi me forcë dhe me krenari se ai ishte besimtar në Allahun dhe në profetët e Tij, edhe pse kërcënohej seriozisht me vdekje nga ai popull i padrejtë. Kështu, ai u tha:
36:25Страница 441
إِنِّيٓ ءَامَنتُ بِرَبِّكُمۡ فَٱسۡمَعُونِ ٢٥
Воистину, я уверовал в вашего Господа. Послушайте же меня».
Unë i kam besuar Zotit. Prandaj më dëgjoni!” - Populli i tij e vrau atë besimtar të sinqertë, pasi i ftoi dhe i këshilloi për besimin në Zotin dhe në profetët e Tij. Atëherë, menjëherë pas vdekjes atij iu tha:
36:26–27Страница 441
قِيلَ ٱدۡخُلِ ٱلۡجَنَّةَۖ قَالَ يَٰلَيۡتَ قَوۡمِي يَعۡلَمُونَ ٢٦
Ему было сказано: «Войди в Рай!». Он сказал: «О, если бы мой народ знал,
بِمَا غَفَرَ لِي رَبِّي وَجَعَلَنِي مِنَ ٱلۡمُكۡرَمِينَ ٢٧
за что мой Господь простил меня (или что мой Господь простил меня) и что Он сделал меня одним из почитаемых!».
Atij iu tha: “Ti hyr në xhenet! Ai tha: “Ah, sikur ta dinte populli im, Përse më fali Zoti im dhe më bëri prej të nderuarve!” -Kur ai pa atë nderim të madh dhe shpërblim të pashembullt, që Zoti i dhuroi për besimin e tij të pastër në teuhid dhe këshillimin e popullit, vijoi përsëri të tregonte se sa shumë e donte popullin e tij dhe sa shumë e dëshironte të mirën për ta duke thënë: “Ah, sikur ta dinte populli im, përse më fali Zoti im dhe më bëri prej të nderuarve!" Ah, sikur ta dinte populli im se për çfarë arsye më fali Zoti mua, duke më shpëtuar nga çdo lloj ndëshkimi dhe duke më bërë prej të nderuarve. Ai më shpërbleu me gjithë ato mirësi lumturuese. Nëse do ta dinin, ata nuk do të vazhdonin me idhujtarinë dhe kotësinë e tyre. Duke na treguar ndëshkimin e tyre, Allahu i Madhëruar thotë:
36:28Страница 442
۞ وَمَآ أَنزَلۡنَا عَلَىٰ قَوۡمِهِۦ مِنۢ بَعۡدِهِۦ مِن جُندٖ مِّنَ ٱلسَّمَآءِ وَمَا كُنَّا مُنزِلِينَ ٢٨
После него Мы не ниспослали на его народ никакого войска с неба и не собирались делать этого.
Pas tij, Ne nuk zbritëm kundër popullit të tij ndonjë ushtri nga qielli. -Nuk ishte e nevojshme që Ne të zbrisnim ndonjë ushtri nga qielli për të ndëshkuar atë popull.Ne nuk zbritëm asgjë tjetër, -Nuk e bëmë diçka të tillë se ishte e panevojshme. Pushteti dhe madhështia e Allahut është shumë e madhe dhe bijtë e Ademit janë shumë të dobët, ndaj mjafton diçka shumë më e vogël për t'i ndëshkuar ata. Një pjesë e vogël e dënimit të Zotit do t'i mjaftonte për t'i shkatërruar ata.
36:29Страница 442
إِن كَانَتۡ إِلَّا صَيۡحَةٗ وَٰحِدَةٗ فَإِذَا هُمۡ خَٰمِدُونَ ٢٩
Был всего лишь один глас, и они затухли.
... përveç një britme të tmerrshme. Dhe ja ata mbetën të heshtur e të ftohtë(pa jetë). -Kështu ishte ndëshkimi i tyre. Mjaftoi një zë i nxjerrë nga njëri prej melekëve të Zotit dhe ata mbetën të ftohur (të vdekur). Tmerri ua këputi zemrat brenda gjoksit dhe mbetën si kufoma të ngrira, pa lëshuar asnjë zë dhe pa lëvizur. Nuk pati më jetë pas asaj mendjemadhësie dhe asaj përgjigje të shëmtuar, që i dhanë më të nderuarve krijesa të Zotit dhe tiranisë që treguan kundrejt tyre. Duke dashur që njerëzit të ndiejnë thellë se sa fatkeqësi e madhe është mosbesimi, Allahu i Madhëruar thotë:
36:30Страница 442
يَٰحَسۡرَةً عَلَى ٱلۡعِبَادِۚ مَا يَأۡتِيهِم مِّن رَّسُولٍ إِلَّا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ ٣٠
О горе рабам! Не приходил к ним ни один посланник, над которым бы они не издевались.
Ah! Mjerë robërit(e Mi)! Sa herë që u vjen ndonjë i dërguar, ata veçse tallen me të. -Sa e madhe është kjo fatkeqësi! E madhe ishte injoranca e tyre dhe po kështu do të jenë edhe vuajtjet e tyre, për shkak të atyre cilësive të shëmtuara. Ata kanë qenë dhe do të jenë shkak i çdo fatkeqësie e ndëshkimi nga Zoti.
36:31Страница 442
أَلَمۡ يَرَوۡاْ كَمۡ أَهۡلَكۡنَا قَبۡلَهُم مِّنَ ٱلۡقُرُونِ أَنَّهُمۡ إِلَيۡهِمۡ لَا يَرۡجِعُونَ ٣١
Неужели они не видят, сколько поколений Мы погубили до них и что они не вернутся к ним?
A nuk shohin ata se sa e sa breza para tyre i shkatërruam, dhe ata kurrë nuk u kthyen(në dynja)?! -A nuk shohin këta të mjerë se çfarë u ndodhi popujve të parë, të cilët, ashtu si ju, i mohuan profetët e Zotit? Allahu i shkatërroi dhe zbriti mbi ta dënimin e Tij të ashpër dhe të gjithë ata u shfarosën dhe u zhdukën. Ata nuk u kthyen më në këtë dynja dhe kurrë nuk kanë për t'u kthyer, por Allahu ka për t'i ringjallur pas vdekjes së tyre për t'u llogaritur dhe shpërblyer për atë që bënë. Për këtë arsye, tha:
36:32Страница 442
وَإِن كُلّٞ لَّمَّا جَمِيعٞ لَّدَيۡنَا مُحۡضَرُونَ ٣٢
Воистину, все они будут собраны у Нас.
Dhe secili prej tyre - të gjithë do të sillen para Nesh (për gjykim). -Të gjithë do të qëndrojnë përpara Zotit, që Ai të gjykojë mes tyre me drejtësinë e Tij, që nuk bën dhe nuk lejon asnjë padrejtësi, as sa një grimcë: "S’ka dyshim se Allahu nuk bën padrejtësi as sa një grimcë. Nëse është vepër e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe dhuron shpërblim të madh nga ana e Tij." [Nisa 40].
36:33Страница 442
وَءَايَةٞ لَّهُمُ ٱلۡأَرۡضُ ٱلۡمَيۡتَةُ أَحۡيَيۡنَٰهَا وَأَخۡرَجۡنَا مِنۡهَا حَبّٗا فَمِنۡهُ يَأۡكُلُونَ ٣٣
Знамением для них является мертвая земля, которую Мы оживили и извлекли из нее зерно, которым они питаются.
Argument për ata është toka e vdekur, kur Ne i japim jetë dhe bëhen drithërat nga të cilët ju hani. -Argument për vërtetësinë e ringjalljes pas vdekjes dhe daljen para Zotit për t'u shpërblyer për veprat e kryera është edhe një tokë e mbetur shkretë, të cilën Zoti e ringjall dhe e bën të gëlojë plot jetë, pasi i lëshon shiun nga qielli. Kur shiu bie mbi atë tokë: "Ne i japim jetë dhe bëhen drithërat nga të cilët ju hani." Toka lulëzon, sepse në të mbin çdo lloj bime, me të cilat ushqeheni ju dhe kafshët tuaja. Më pas, uji shpërndahet në kopshte, duke sjellë jetë e gjallëri dhe duke bërë të rriten pemë me fruta të shumta. Mes këtyre frutave, Allahu përmend hurmat e palmave dhe rrushin, si dy nga pemët më të begatshme dhe më të dobishme.
36:34Страница 442
وَجَعَلۡنَا فِيهَا جَنَّٰتٖ مِّن نَّخِيلٖ وَأَعۡنَٰبٖ وَفَجَّرۡنَا فِيهَا مِنَ ٱلۡعُيُونِ ٣٤
Мы создали на ней сады из финиковых пальм и винограда и заставили биться в них источники,
Dhe Ne kemi bërë në të kopshte hurmash e rrushi dhe bëjmë që të shpërthejmë burime(uji). -Jo vetëm kaq, por Ai bëri që uji të mos humbasë nëpër kopshte, por të krijohen e të rrjedhin lumenj dhe të dalin burime të shumta uji në shërbimin tuaj. Allahu i bëri ato kopshte e pemë për dobinë dhe shërbimin tuaj.
36:35Страница 442
لِيَأۡكُلُواْ مِن ثَمَرِهِۦ وَمَا عَمِلَتۡهُ أَيۡدِيهِمۡۚ أَفَلَا يَشۡكُرُونَ ٣٥
чтобы они вкушали их плоды и то, что создали своими руками (или чтобы они вкушали плоды, которые они не создали своими руками). Неужели они не будут благодарны?
Që ata të hanë nga ato fruta dhe nga ajo që e prodhojnë me duart e tyre. -Që të hanë ose t’i magazinojnë duke i tharë. Ata kënaqen me gjithë ato mirësi, ndërkohë që ato nuk janë fryt i punës apo mundit të tyre. Është Allahu Ai që i bën të mbijnë dhe të rriten. Allahu është më i Urti dhe Furnizuesi më i mirë. Ata i hanë ato pa qenë nevoja t'i gatuajnë apo t'u bëjnë ndonjë shërbim. Zoti ua jep që t'i hanë pa u lodhur, që të kënaqen. Ata thjesht i këpusin nga pema dhe i hanë.Atëherë a nuk po tregohen mirënjohës? -A nuk po tregoheni mirënjohës ndaj Atij që jua dhuroi këto mirësi dhe u kujdes që t'jua vërë në shërbim, me bujarinë dhe bamirësinë e Tij? A nuk e falënderoni dhe lavdëroni Atë që kujdeset me këto mirësi, për të rregulluar çështjet e dynjasë dhe të fesë tuaj? Ai që e ngjall tokën pasi është shkretuar dhe bën që të mbijnë në të gjithë ato bimësi e pemë, Ai që nxjerr për ju fryte të shijshme, që dalin nga sytha e degë të thata, Ai i Cili bën që nga toka e vdekur të dalë ujë, a nuk është i Plotfuqishëm që t'i ringjallë krijesat pas vdekjes së tyre?! Nuk ka dyshim se Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka.
36:36Страница 442
سُبۡحَٰنَ ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلۡأَزۡوَٰجَ كُلَّهَا مِمَّا تُنۢبِتُ ٱلۡأَرۡضُ وَمِنۡ أَنفُسِهِمۡ وَمِمَّا لَا يَعۡلَمُونَ ٣٦
Пречист Тот, Кто сотворил парами то, что растит земля, их самих и то, чего они не знают.
I lavdëruar qoftë Ai që i krijoi në çift të gjitha gjërat - ato që rriten në tokë, ata vetë(njerëzit)dhe shumë gjëra që ata nuk i dinë. -Është Allahu që i krijoi ato lloje të shumta bimësh, që është e pamundur t'i numërosh të gjitha. Po kështu, Ai krijoi njerëzit të ndryshëm dhe i bëri që ca të jenë meshkuj dhe ca femra. Kështu, njerëzit ndryshojnë jo vetëm nga ana fizike, por edhe nga cilësitë e përshkrimet e tyre, qoftë të jashtme, qoftë të brendshme. Pastaj Allahu i Madhëruar thotë se krijoi: "... dhe shumë gjëra që ata nuk i dinë." Domethënë, krijoi edhe krijesa, të cilat ne nuk i njohim dhe do të ketë edhe krijesa të tjera më vonë, që ende nuk janë krijuar. I Lavdëruar, i Dëlirë dhe i Pastër nga çdo e metë është Allahu i Lavdëruar. I Madhëruar qoftë Ai nga shpifjet e trillimet se Ai mund të ketë shokë e partnerë, apo ndihmëtarë e mbështetës, apo grua e fëmijë. Ai nuk ka të ngjashëm apo të njëjtë me Të dhe as si shembulli i Tij. Ai është i Vetëm dhe Absolut në cilësitë e Tij të plota dhe emrat e atributet e Tij të bukura. Atij nuk mund t'i shpëtojë asgjë nga ajo që Ai dëshiron.
36:37Страница 442
وَءَايَةٞ لَّهُمُ ٱلَّيۡلُ نَسۡلَخُ مِنۡهُ ٱلنَّهَارَ فَإِذَا هُم مُّظۡلِمُونَ ٣٧
Знамением для них является ночь, которую Мы отделяем ото дня, и вот они погружаются во мрак.
Argument për ata është edhe nata, prej së cilës tërheqim ditën dhe ata zhyten në errësirë. -Ky është një argument dhe një shenjë treguese, që tregon se vullneti dhe dëshira e Tij është ajo që do të shkojë në vend patjetër. Pushteti dhe sundimi i Tij është absolut dhe Ai është Plotfuqishëm që t'i ringjallë krijesat. Kështu, Allahu i Madhëruar e largon atë dritë të fuqishme që mbulon dhe ngroh tokën, duke e zëvendësuar me errësirën e natës. Pastaj, Ai e largon errësirën, që e ka mbuluar tokën, duke e bërë diellin të lindë dhe të ndriçojë. Kështu, krijesat përhapen ditën për të kërkuar rizkun dhe për të vazhduar jetën e tyre. Ata shpërndahen për të kërkuar mirësitë e Allahut.
36:38Страница 442
وَٱلشَّمۡسُ تَجۡرِي لِمُسۡتَقَرّٖ لَّهَاۚ ذَٰلِكَ تَقۡدِيرُ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡعَلِيمِ ٣٨
Солнце плывет к своему местопребыванию. Так предопределил Могущественный, Знающий.
Edhe Dielli udhëton për në kufirin e vet(përfundimtar). -Dielli lëviz vazhdimisht në rrugën që Zoti ka caktuar për të dhe kurrë nuk e kalon apo ta ndryshojë këtë rregull. Dielli nuk mund të veprojë sipas dëshirës së vet dhe as nuk mund ta thyejë urdhrin dhe rregullin e Zotit apo të cenojë pushtetin e Tij.Ky është përcaktimi i Ngadhënjimtarit, të Gjithëditurit. - Me krenarinë dhe fuqinë e Tij, Ai kujdeset për ato krijesa të mëdha me kujdesin më të plotë. Ai ka vendosur rregullin më të përkryer. Ai është i Gjithëdituri, që me diturinë e Tij vendosi në krijimin e Tij dobi të panumërta për krijesat, me të cilat rregullon dynjanë, fenë dhe besimin e tyre.
36:39Страница 442
وَٱلۡقَمَرَ قَدَّرۡنَٰهُ مَنَازِلَ حَتَّىٰ عَادَ كَٱلۡعُرۡجُونِ ٱلۡقَدِيمِ ٣٩
Мы предопределили для луны положения, пока она вновь не становится подобна старой пальмовой ветви.
Edhe Hënës ia kemi caktuar fazat e saj, derisa të kthehet në formën e harkut(hurmës së tharë). -Ai i ka caktuar Hënës disa faza dhe çdo natë ajo ndryshon, derisa bëhet e hollë si hark. Pastaj, pak e nga pak, natë pas nate, ajo fillon e rritet dhe bëhet e plotë, me dritë vezulluese e të bukur.
36:40Страница 442
لَا ٱلشَّمۡسُ يَنۢبَغِي لَهَآ أَن تُدۡرِكَ ٱلۡقَمَرَ وَلَا ٱلَّيۡلُ سَابِقُ ٱلنَّهَارِۚ وَكُلّٞ فِي فَلَكٖ يَسۡبَحُونَ ٤٠
Солнцу не надлежит догонять луну, и ночь не опережает день. Каждый плывет по орбите.
As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata nuk mund ta kalojë ditën, -Kështu, si diellin dhe hënën, si natën dhe ditën, është Zoti që i ka përcaktuar dhe asgjë nuk mund të ndryshojë caktimin dhe rregullin e Tij. Zoti i ka dhënë forcë dhe kohë çdo gjëje. Nëse njëra vjen, tjetra largohet. "As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata nuk mund ta kalojë ditën..." Dielli nuk mund të marrë pushtetin e hënës gjatë natës, në mënyrë të tillë që të shohim diellin gjatë natës. Edhe hëna nuk mund të marrë forcë, derisa dielli të perëndojë e të largohet.Secili(trup qiellor)noton në orbitën e vet. -Kështu, dielli, hëna dhe yjet, të gjithë lëvizin sipas rrugës dhe kohës së përcaktuar për ta, në mënyrë të vazhdueshme. Të gjitha këto janë një argument i fortë dhe shumë i qartë, që tregojnë për madhështinë e Krijuesit, për madhështinë e cilësive të Tij e, në mënyrë të veçantë, për madhështinë e pushtetit, urtësisë dhe diturisë së Tij të gjerë në këtë gjithësi.
36:41Страница 443
وَءَايَةٞ لَّهُمۡ أَنَّا حَمَلۡنَا ذُرِّيَّتَهُمۡ فِي ٱلۡفُلۡكِ ٱلۡمَشۡحُونِ ٤١
Знамением для них является то, что Мы перенесли их потомство в переполненном ковчеге.
Argument për ta është edhe ajo që Ne i bartëm pasardhësit e tyre(gjatë përmbytjes)në anijen e ngarkuar(të Nuhut). -Ky është një fakt shumë i fortë, që tregon se Allahu i Lartësuar është i vetmi që meriton që robi ta adhurojë me dashuri dhe duke iu nënshtruar e bindur tërësisht, sepse Ai është i vetmi që ka në dorë mirësitë dhe kujdeset për të. Ai është i vetmi që të ruan nga ligësitë. Ndër mirësitë që Ai përmend është: "Ne i bartëm pasardhësit e tyre (gjatë përmbytjes) në anijen e ngarkuar (të Nuhut)." Shumë nga mufesirët kanë thënë se këtu flitet për prindërit dhe të parët e tyre, edhe pse janë përmendur "pasardhësit", sepse ky Kur'an iu drejtohet popullit të Muhamedit (a.s.), të cilëve Kur'ani iu drejtua fillimisht.
Текст: Quranic Universal Library (Tarteel) через spa5k/tafsir_api (MIT), в зафиксированной версии. Аяты: Quran Foundation. Источники и лицензии