Ас-Саади · Тафсир · на албанском
الزمر
Аз-Зумар
Толпы · Мекканская · 75 аятов
39:1Страница 458
تَنزِيلُ ٱلۡكِتَٰبِ مِنَ ٱللَّهِ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡحَكِيمِ ١
Писание ниспослано от Аллаха Могущественного, Мудрого.
Allahu i Madhëruar na njofton për madhështinë e këtij Kur'ani dhe për rëndësinë e tij të madhe. Ai na njofton se Kur'ani është fjala e Tij, që Ai e ka folur, dhe Shpallje e zbritur nga i Madhërishmi. Ai thotë:Shpallja e këtij Libri është prej Allahut, Ngadhënjimtarit, të Urtit. -Kur'ani është shpallja e Allahut, që është i vetmi i Adhuruar me meritë nga krijesat. Ai është i vetmi i Adhuruar me meritë, sepse është i Plotë, Absolut dhe i Madhëruar në të gjitha emrat dhe cilësitë e Tij. Ai është Krenari, Ngadhënjimtari e i Plotfuqishmi, që ka nënshtruar çdo krijesë me fuqinë dhe krenarinë e Tij. Para Tij është përulur çdo gjë. Ai është i Urti dhe urtësia e Tij shpaloset qartë në krijimin dhe në ligjin e Tij. Ky Kur'an është shpallur nga Allahu, që është i përshkruar me të tilla cilësi. Ai është fjala e Allahut. Të folurit është cilësi e atij që flet dhe cilësia e tij vlerësohet sipas atij që e ka folur. Kështu, duke qenë se Allahu është i plotë dhe absolut në çdo aspekt dhe nuk ka shembull dhe të ngjashëm me të, po kështu edhe Fjala e Tij është e plotë dhe absolute në çdo këndvështrim dhe nuk ka të ngjashme ose si shembulli i saj. Vetëm ky detaj do të mjaftonte në përshkrimin e Kur'anit, për të treguar gradën dhe rëndësinë e tij të lartë dhe të jashtëzakonshme. Por Allahu i Madhëruar na sjell edhe më shumë sqarime dhe lëvdata për Kur'anin. Ai na përmend faktin se kujt iu zbrit ky libër. Ndër faktet që e shtojnë edhe më shumë mirësinë dhe gradën e Kur'anit është edhe fakti ai që iu shpall Muhamedit (a.s), më të nderuarit të krijesave. E si mund të ndodhte ndryshe, kur ky libër është fjala më e nderuar dhe më e rëndësishme! Ndër faktet që tregojnë madhështinë dhe rëndësinë e Kur'anit është edhe përmbajtja e tij.
39:2Страница 458
إِنَّآ أَنزَلۡنَآ إِلَيۡكَ ٱلۡكِتَٰبَ بِٱلۡحَقِّ فَٱعۡبُدِ ٱللَّهَ مُخۡلِصٗا لَّهُ ٱلدِّينَ ٢
Мы ниспослали тебе Писание с истиной. Поклоняйся же Аллаху, очищая перед Ним веру.
Jemi Ne që ta shpallëm ty Librin me të Vërtetën(e sigurt). -Ky është libër në të cilin u tregua dhe ndriçua e vërteta e sigurt dhe në të nuk ka asnjë dyshim dhe pasiguri. Nëpërmjet të vërtetës, krijesat do të shpëtojnë dhe nxirren nga errësirat në dritë. Lajmet e sjella në të janë të vërteta dhe të sigurta, ndërsa ligjet dhe dispozitat janë të drejta dhe plot mirësi e bekime. Çdo kumt i sjellë në të përmban të vërtetën më të lartë. Çdo udhëzim i tij të drejton në qëllimet më të larta dhe mirësinë e të dy botëve. E çfarë mund të presësh pas të vërtetës, veç humbjes dhe errësirës? Kur'ani është drita dhe e vërteta dhe çdo gjë që bie ndesh me të është errësirë dhe humbje.Prandaj adhuroje Allahun, duke qenë i sinqertë në adhurimin e Tij! -Duke qenë se ky libër zbriti nga Ai që është Zoti i vërtetë, duke qenë se përmban kumte të vërteta për të udhëzuar dhe ndriçuar rrugën e krijesave dhe duke qenë se iu dha më të mirit të krijesave, Muhamedit (a.s), atëherë ai është një mirësi dhe bekim i pashembullt, që duhet vlerësuar dhe respektuar shumë, me mirënjohje dhe përunjësi. Kjo bëhet veçse me një mënyrë, që nuk pranon ndryshim: sinqeritet i plotë në zbatimin e fesë së Zotit të kumtuar në këtë libër. I Madhëruari thotë: "Prandaj adhuroje Allahun, duke qenë i sinqertë në adhurimin e Tij!" Përkushtoji Allahut të gjitha adhurimet dhe zbatimin e kësaj feje, që e zbriti për ty, qofshin ato ligje dhe dispozita që lidhen me veprat e jashtme dhe të shfaqura dukshëm, qofshin çështjet e besimit dhe punët e zemrës dhe të shpirtit. Me fjalë të tjera, ajo që kërkohet është plotësimi i të gjitha gradave të besimit: islamin, imanin dhe ihsanin.Mirënjohësi e beson dhe dëshmon se i vetmi i Adhuruar me meritë është Allahu, që adhurohet sipas asaj që Ai e ka shpallur në këtë libër. Të gjitha adhurimet bëhen veçse për të kënaqur Zotin. Kjo është mënyra për t'i treguar mirënjohjen për këtë libër madhështor që na dhuroi. Të tilla çështje vijnë të shtjelluara në ajetet në vazhdim. Allahu i Madhëruar thotë:El îmânu dhe el islâmu: Tëpërbashkëtat dhe veçoritë e tyre.Imam Neueuiju në sherh-un e "Sahihut tëMuslimit", në lidhje më këtë çështje,thotë: "Dijetarët e parë dhe tëmëvonshëm kanë folur gjerë e gjatë përkëto çështje. Unë do të përpiqem që t’isjell shkurtimisht dhe në mënyrë tëpërmbledhur ato, që të bëhet e mundurtë kuptohet kjo temë.Imam Ebu Sulejman Ahmed IbnuMuhamed Ibnu Ibrahim el Hattabij elBustij, gjuhëtari, letrari dhe juristi i madhi medhhebit Shafi’ij, analisti dhe kritiku ishquar, ka thënë në librin e tij:“Meâlimus-sunen”: “Sa të shumta janëgabimet që bëjnë njerëzit në të tillaçështje. 156 Për sa i përket Zuhrijut, ai kathënë: “ El Islâmu” është “fjala”, ndërsa “El Imânu” është “puna”. Ai argumentonme ajetin: “Beduinët thanë: “Ne kemibesuar! (el îmân)” Thuaj: “Ju nuk kenibesuar ende, por thoni: Ne jemi dorëzuar(el islâm), e ende nuk po ju hyn besimi nëzemrat tuaja. E nëse e respektoni Allahundhe të Dërguarin e Tij, Ai nuk ju pakësonasgjë nga veprat tuaja, se Allahu ështëFalës i Madh dhe shumë Mëshirues”.[Huxhurat 14].Ndërsa të tjerë janë të mendimit se islamidhe imani janë e njëjta gjë. Këtaargumentohen me fjalën e Allahut tëLartësuar: “Ne nxorëm (i larguam) çdonjëqë ishte aty nga besimtarët(el îmân). Ponuk gjetëm aty veçse një shtëpimuslimane(el islâm). [Dharijat 35-36]156 El Hattabiju thotë: “Metoda dhe rrugamë e saktë në trajtimin e kësaj çështjejeështë që, kur të flasim për imanindheislamin, të bëjmë përkufizime tëspecifikuara, jo gjithëpërfshirëse, sepsenjë muslim (i pajisur me islâm), në disaraste mund të jetë mu’min(i pajisur meiman të plotë) dhe në disa të tjera mundtë mos jetë mu’min. Ndërsa mu’mini (ipajisur me îmân të plotë) gjithmonëgjykohet se është muslim (pra i pajisurme islâm). Pra, mund të themi se: çdomu’min është muslim dhe jo çdo muslimështë mu’min.Nëse i kupton këto dy nocione (muslimdhe mu’min) në mënyrën që epërmendëm, edhe ajetet do të mund t'ikuptosh në harmoni me njëra-tjetrën. Mekëtë mënyrë të kuptuari do tëinterpretosh drejt ajetet dhe do tëlargohet çdo keqkuptim mbi to. Themeli iimanit është i ashtuquajturi et-taŝdîķ(pohimi dhe pranimi i diçkaje me zemërnë mënyrë të sigurt) ndërsa themeli iislamit është i ashtuquajturi Istislâm dheinķijâd (dorëzim i jashtëm, nënshtrim iplotë).Ka mundësi që dikush të jetë i dorëzuarnga pamja e jashtme, por jo i dorëzuar enënshtruar nga brenda (në zemrën e tij).Ai mund të jetë ŝâdiķan - i sigurt, dukepohuar e pranuar gjithçka në zemrën etij, por nuk është i nënshtruar dhe idorëzuar nga ana e jashtme (si Iblisi).El Hattabiju, duke shpjeguar fjalën eProfetit a.s: “El îmânuështë 70 e cadegëzime....”, thotë: "Ky hadith tregon se“El îmânu” në kuptimin e përdorur e tësjellë nga Sheriati, përfaqëson një emërme kuptim shumë të gjerë dhe medegëzime e pjesë të shumta, mes tëcilave ka pjesë që konsiderohen si më tërëndësishme, por ka edhe të tjera që janëtë një grade më të vogël. Por emërtimin“el Iman” e meritojnë qoftë pjesët e tijme vete, qoftë tërësia e përbërë nga këtopjesë; të gjitha meritojnë të quhen iman.Por kur nënkuptojmë "el îmân el mutlaķ",imanin e vërtetë e të plotë, kjopresupozon që në këtë emërtim të bëjnëpjesë të gjitha pjesët e tij, pa përjashtim.Një shembull i njëjtë me të ështëshembulli i namazit. Namazi me kuptimine sjellë nga Sheriati, pra, nëterminologjinë e Sheriatit, është njëtërësi e përbërë nga pjesë dhe seksionetë ndryshme. Secila prej tyre meriton tëemërtohet me emrin “namaz” (pra,qëndrimi në këmbë, rukuja, sexhdet etj).Ndërsa fjala ‘namaz’ me kuptimin e saj tëplotë, të tërësishëm, nënkupton tërësinëe të gjitha veprimeve, fjalëve dhe pjesëvesë bashku. Në këtë hadith përmendet se“.... edhe turpi është (pjesë) prej imanit.156 Në këtë hadith tregohet se gradat eimanit dhe të atyre që janë pajisur me tëjanë të ndryshme, në varësi të pjesëve qëkanë arritur të konkretizojnë dhe tëplotësojnë prej të emërtuarit me këtëemër, që është “el iman”.” Këtupërfundon fjala e El Hattabijut.Imam Ebu Muĥammed El Ĥusejn ibnMes’ûd El Beĝauij Esh-Shâfi’ij, dukesqaruar e shpjeguar hadithin kur Xhibrili epyeti Profetin a.s rreth imanit dhe islamit,thotë: “Profeti a.s e prezantoi islamin sinjë emër që përfaqëson punët qëshfaqen haptazi, ndërsa imanin e paraqitisi një emër që përfaqëson i’tiķâd-in(besimin, pohimin), sigurinë e besimit qëfshihet në zemër. Por këtë nuk e ka bërëpër të treguar se punët e jashtme qëshfaqen nuk bëjnë pjesë në tëashtuquajturin “el iman” dhe as për tëtreguar se “taŝdîķu” - apo pohimi,pranimi e siguria e besimit në zemër - nukbën pjesë në të ashtuquajturin “islam”.Fjala e Profetit a.s duhet të kuptohet sishpjegim i hollësishëm i diçkaje tërësore,gjithëpërfshirëse; si shpjegim i islamit dheimanit, që quhet “ed-Dîn”- fe. Për këtëarsye, në fund të hadithit, ai tha: “ Aiishte Xhibrili. Ai erdhi që t’ju mësojë juve“dînekum”, pra, fenë tuaj.” Pra, qoftëbesimi dhe pohimi me zemër, qoftë punae dukshme në gjymtyrë, që të dyja janëpjesë përbërëse e islamit dhe e imanit.Për këtë tregon fjala e Allahut tëLartësuar: “Feja e pranueshme tek Allahuështë Islami. [Al imran 19] Ose: “..Sot jupërsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinëTime ndaj jush dhe zgjodha që Islami tëjetë feja juaj. [Maide 3]. Ose: “Thuaj: “Nei kemi besuar(el iman) Allahut, edhe asajqë na u shpall neve, edhe asaj që i ështëshpallur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut,Jakubit dhe pasardhësve. (I besojmë)Edhe asaj që i është dhënë Musait dheIsait, edhe (asaj që u është dhënë) tëgjithë profetëve nga Zoti i tyre. Ne nukbëjmë asnjë dallim mes tyre dhe vetëmAtij i jemi dorëzuar(el islâm)(dhenënshtruar me adhurim dhe me bindje)”.E kush kërkon (të pasojë)fe tjetër përveçIslamit, atij kurrsesi nuk do t’i pranohetdhe në botën tjetër do të jetë nga tëdëshpëruarit.” [Al imran 85]. Domethënë,Allahu i Lartësuar na ka njoftuar se fejapër të cilën është i kënaqur dhe të cilën epranon prej adhuruesve të Tij është eashtuquajtura “Islam”. Por feja nuk mundtë jetë e pranuar dhe e kënaqshme nëse,krahas punëve të jashtme të dukshme,nuk ka teŝdîķ, pra, pohim dhe besim iplotë dhe i sigurt në zemër.” Kjo ishtefjala e Begavijut.`Imam Ebu Abdil-lah Muhamed Ibn IsmâîlIbn Muhamed Ibn El Fađl Et-Temîmij ElAŝbehânij Esh-Shâfi’ij thotë në librin e tij“Et-taĥrîr fi sherĥi Saĥîhi Muslim”: ”El îmânu nga ana gjuhësore do të thotë:“Et-taŝdîķu (pohimi, miratimi, besimi mesiguri të plotë i diçkaje). Kështu, nësekemi për qëllim këtë kuptim të fjalës ”Elîmân”, mund të themi se ai nuk shtohetdhe nuk pakësohet, sepse “Et-taŝdîķunuk është diçka që mund të copëzohet,që të mund të mendojmë se ai njëherëmund të jetë i plotë dhe njëherë imangët. Ndërsa në terminologjinë eSheriatit “El îmânu” mund tëpërkufizohet si: “Taŝdîķu (të pohuarit, tëbesuarit) me zemër dhe të punuarit megjymtyrë”. Kështu, nëse kemi për qëllimkëtë kuptim të fjalës ”El îmân”, mund tëthemi se ai shtohet dhe pakësohet. Kyështë medhhebi i Ehli Sunneti uelXhemâ’at. Kundërshtimi në këtëçështje, pas analizës së bërë me imtësi,del se qëndron në përgjigjen që ne ijapim pyetjes: “Ai që pohon dhe besonme siguri të plotë në zemrën e tij çdo gjëqë duhet besuar, nëse veç këtij besiminuk bën asnjë punë që presupozon kybesim, a quhet Mu’minun mutlaķan(besimtar) në mënyrë kategorike (pra, meiman të plotë) apo jo? Mendimi që nekemi zgjedhur si të saktë është se ai nukmeriton të quhet i tillë (pra besimtarmutlaķan), sepse Profeti a.s ka thënë:“Nuk bën zina një imorali dhenjëkohësisht të jetë mu’min(besimtarmutlaķan, pra, me besim të plotë ) gjatëkohës kur bën zina”. Sepse ai nuk ka bërëme atë çka presupozon imani (besimi), qëtë meritojë mutlaķan, domethënë tëmeritojë tërësisht dhe pa cungim këtëemërtim, pra, besimtar (mu’minmutlaķan).” Ky është fundi i fjalës sëautorit të “ Et-Taĥrîr”.Imam Ebu El Ĥasen Alij Ibn Halef IbnBettâl el Mâlikij el Maĝribij, nëshpjegimin që i ka bërë Sahihut tëBuhariut, thotë: “Qëndrimi i grupit të EhliSunetit, nga të parët selefët e këtij umetidhe të mëvonshmit e tij, është që: ”Elîmânu” është “fjalë” dhe “punë”, shtohetdhe pakësohet. Argumentet që tregojnëse ai shtohet dhe pakësohet janë ajetet eshumta, të cilat Imam Buhariu i ka sjellënë Sahihun e tij.Kështu, Allahu i Lartësuar thotë:“Është Ai, që e zbriti qetësinë në zemrat ebesimtarëve, për ta shtuar edhe mëshumë besimin mbi besimin që kishin.”[Fet’h 4].“Ata ishin disa djelmosha, kishin besuarZotin e tyre dhe Ne ua shtuam atyreudhëzimin.” [Kehf 13].“Allahu u shtonatyre që u udhëzuanudhëzim”. [Merjem 76].“Kurse ata që e gjetën rrugën e drejtë, Aiatyre ua shton edhe më shumëudhëzimin në rrugën e drejtë dhe u ofronmundësi të jenë edhe më të matur.”[Muhamed 17].“Ne nuk bëmë mbikëqyrës të zjarritaskënd përveç melekëve, dhe numrin etyre (të përmendur në Kur'an) nuk ebëmë veçse si sprovë për ata që nukbesuan, që të binden ata që u ështëdhënë Libri, ndërsa atyre që besojnë t’ushtohet edhe më shumë besimi.”[Mudethir 31].“Kur zbret ndonjë kapitull (prej Kuranit),ka prej tyre që thonë: “Cilit prej jush iashtoi besimin kjo (sure e shpallur)?” Atyreqë besuan, u shtohet besimi dhe gëzohenpër të. Ndërsa atyre që në zemrat e tyrekanë sëmundje, ajo (shpallja e sureskuranore), ndyrësisë së tyre ua shton (mëshumë) ndyrësinë, dhe ata vdesin si jobesimtarë.” [Teube 124].“Janë ata të cilët, kur ata (munafikët) uthanë: “Njerëzit (idhujtarët) janë tubuart’ju sulmojnë, prandaj kini frikë (shpëtonikokën)!, ai (kërcënim) vetëm sa ua shtoiedhe më shumë besimin, prandaj thanë:“Ne na mjafton Allahu, që ështëMbrojtësi (ndihmësi, strehuesi,sipërmarësi) më i mirë!” [Al imran 173].“Kur muslimanët i panë ushtritë armike,thanë: “Kjo është ajo që na premtuanneve Allahu dhe i Dërguari i Tij. Allahudhe i Dërguari i Tij thanë të vërtetën”. Ajo(ushtria e armikut) vetëm se ua shtoiatyre edhe më shumë besimin dhembështetjen (tek Allahu).” [Ahzab 22].Ibnu Bettâli thotë: “Kështu, imani që nukshtohet është i mangët. Dikush mund tëthotë: ”El îmânu” nga ana gjuhësore dotë thotë: “Et-taŝdîķu (pohimi, miratimi,besimi me siguri të plotë rreth diçkaje).Atëherë, si është e mundur të shtohet etë pakësohet ai? Këtij i përgjigjemi: Et-taŝdîķu (besimi i sigurt) plotësohet kur nekryejmë të gjitha punët në bindje ndajAllahut të Lartësuar. Sa më shumë tështojmë besimin tonë dhe punët e mira,aq më shumë përkryhet, përsoset,plotësohet imani. Në këtë mënyrështohet imani, ndërsa me pakësimin eveprave ai pakësohet. Duke u pakësuarpunët e mira, pakësohet përsosmëria apoplotësimi i imanit, dhe nëse ato shtohen,edhe imani e shton përsosmërinë,plotësimin e tij. Ky është mendimimesatar rreth imanit. Ndërsa për sa ipërket Et-taŝdîķu-t (besimit në mënyrë tësigurt) në Allahun dhe Profetin e Tij dherreth asaj që lidhet me ta, kjo është njëçështje që nuk pranon cënim epakësim. Ky është edhe shkaku qëimam Maliku ka heshtur, sipas disatransmetimeve të ardhura prej tij, kurështë pyetur: “A mund të pakësohetbesimi?”, sepse nuk lejohet cënimi itaŝdîķu-t (pohimit, besimit me siguri tëplotë) në zemër. Një gjë e tillë është epamundur sepse, nëse siguria do tëcënohej, nuk do të quhej më siguri, pordyshim (shek) dhe si e tillë nuk do tëmund të quhej iman (besim). Disa të tjerëthonë: Imam Maliku pati një arsye tjetërkur heshti në përgjigjen e kësaj pyetjeje.Ai heshti që të mos mendonin të padituritse ai është pro mendimit të gabuar tëHauarixhëve, të cilët i konsiderojnë jashtëimanit (pra, si qafirë) ata besimtarë qëbëjnë gjynahe.”Edhe imam Maliku ka deklaruar se imanipakësohet, sikurse kanë konfirmuar edhegrupi i madh i Ehli Sunetit. Abdurrezzakuthotë: “Kam dëgjuar ata dijetarë të cilët iarrita, si Sufjân Eth-Theurij, Mâlik IbnEnes, Ubejdil-lâh ibni Umer, El Euzâij,Mea’mer Ibn Râshid, Ibn Xhurajxĥ dheSufjan Ibn Ujejnete, të thonë: “El îmânûështë “fjalë” dhe “punë”, shtohet dhepakësohet. Ky është edhe mendimi i IbniMesudit, Hudhejfes, En-neHaij-jut, ElĤasen el Baŝrij-jut, Ataut, Taus-it,Muxhâhid-it, Abdullâh Ibn El Mubârek.Kështu, ajo për të cilin robi meritondashurinë, mbështetjen dhe ndihmënprej besimtarëve, është plotësimi i këtyre3 gjërave: “Et-taŝdîķu(pohimi, miratimi,besimi me siguri të plotë) në zemër, Eliķrâru (të pohuarit, të miratuarit me gojë,pra diktimi me fjalë), dhe el amelu,domethënë, të punuarit me gjymtyrë.Nuk ka asnjë kundështim mes tyre se,nëse dikush pohon, miraton diçka dhepunon duke mos pasur dije dhe njohuripër Zotin e tij, ai nuk meriton emrinmu’min (besimtar). Edhe nëse ai kanjohuri të plotë dhe punon sipas dijes,por në të njëjtën kohë mohon me gojën etij atë çka e njohu dhe e diti mirë rrethZotit të tij, ai edhe në këtë rast nuk emeriton emrin “mu'min”. Po kështu, nësedikush pohon dhe e beson Allahun eLartësuar dhe profetët e Tij dhe nukpunon me farzet (detyra e përcaktuaranga Zoti) ai nuk meriton të quhet mu’minmutlaķan (në mënyrë të plotë). Edhepse nga ana gjuhësore e kuptimit të fjalës“el îmân” në gjuhën arabe, ai mund tëquhet mu’min, ai nuk meriton të quhet itillë në terminologjinë e përdorur nëSheriat për këtë fjalë, sepse Allahu iLartësuar ka thënë: “Besimtarë të vërtetëjanë vetëm ata, të të cilëve kurpërmendet Allahu, u frikësohen zemrat etyre, të cilëve kur u lexohen ajetet e Tij ushtohet besimi, dhe vetëm tek Zoti i tyrekërkojnë mbështetje. Gjithashtu, ata tëcilët falin (rregullisht) namazin dhe ngaajo, me çka Ne i furnizojmë, ata japin. Tëtillët janë besimtarë të vërtetë. Për ta kagrada të larta tek Zoti i tyre, falje dhe njëfurnizim bujar.” [Enfalë 2-4].Allahu i Lartësuar na njofton se mu’minështë ai i cili ka këto cilësi tëpërmendura. Ibnu El Bettâli thotë nëkapitullin: “Për ata që thonë se besimiështë “punë”: “Nëse dikush thotë: “Jusapo thatë që El imânu është “et-taŝdiku“, atij i themi: “Et-taŝdîķu” është shkallaapo hapi i parë drejt imanit. Kjo tregon seai që pohon, miraton dhe beson me siguritë plotë, ai hyn në iman, por kjo nuktregon se ai i plotëson të gjitha gradat etij. Pra, ai nuk quhet mu’min mutlaķan(me iman të plotë, të pacënuar). Ky ështëqëndrimi i grupit të Ehli Sunetit. Pra, Elimanu është “fjalë” dhe “punë”.”Ebu Ubejdi thotë: “Ky është mendimi iMalikut, Eth-theurijut, El Euzâij etj, idijetarëve të mëdhenj dheprotagonistëve të Sunetit (traditës) sëProfetit pas tyre. Ky është medhhebi iatyre që ishin fanarët e udhëzimit tëdrejtë dhe imamë të kësaj fejemadhështore. Ky është medhhebi iimamëve të Hixhazit, Irakut, Shamit etj.Ibnu Bettâli thotë: “Të njëjtin kuptim kadashur edhe imam Buhariju të konfirmojënë Sahihun e tij dhe po me të njëjtinqëllim i ka emërtuar edhe kapitujt endryshëm në të. Ai ka thënë: Kapitulli:“Çështjet e imanit”; Kapitulli: ”Namaziështë prej imanit (besimit)”; Kapitulli:“Zekati është prej imanit”. Kapitulli:“Xhihadi është prej imanit”, e kështu meradhë. Në të vërtetë ai kërkon tëkundështojë ”murxhiet”, të cilët thonin:“El îmânu” është “fjalë”, pa punë. Pra,imam Buhariju dëshiroi të sqarojë dhe tëtregojë besimin e tyre jo të saktë dhekundërshtimin e hapur të tyre të Kuranit,Sunetit dhe traditës së imamëve tëmëdhenj.” Pastaj Ibnu Bettal përmend nënjë tjetër kapitull: “Mehlebu ka thënë që“El islâmu” në të vërtetë është ”El îmânu,i cili është besimi i patundur, ipazgjidhshëm, i sigurt i zemrës në atë qëe dëshmon dhe e pohon me gojë, dëshmipa të cilën asgjë nuk të vlen tek Allahu iLartësuar.”El Kerrâmij-jetu dhe një pjesë e murxhivekanë thënë: “El îmanu është thjeshtpohimi me gojë, pa qenë i nevojshëmbesimi i sigurt me zemër i asaj qëdëshmon. Nga argumentet më të fortame të cilat hidhet poshtë ky mendim igabuar është unanimiteti i umetit nëkonsiderimin si qafirë (jobesimtarë,jashtë besimit) i munafikëve, edhe pseata dëshmojnë me gojë dy shehadetet.Allahu i Lartësuar thotë: “Asnjërit prejtyre kur të vdesin, mos ia fal namazin (exhenazes) kurrë, e as mos qëndro pranëvarrit të tij (për lutje e vizitë), sepse atamohuan Allahun dhe të Dërguarin e Tijdhe vdiqën si kryeneçë.” [Teube 84].” Kyështë fundi i fjalës së Ibni Bet-tal-itShejhu dhe imami Ebu Amër Ibnu Salâh, -Allahu e mëshiroftë - thotë: “Profeti a.stha se Islami është: “Të dëshmosh se nukka Zot të adhuruar me të vërtetë veçAllahut dhe se Muhamedi është profeti iAllahut, të falësh (përkryesh) namazin, tëjapësh zekatin, të agjërosh Ramazanindhe të kryesh haxhin në Shtëpinë eShenjtë (Qaben), nëse ke mundësi tëshkosh atje.” Ai gjithashtu ka thënë qëimani është: “Të besosh Allahun, melekëte Tij, Librat e Tij, profetët e Tij, Ditën eFundit dhe të besosh në kaderin, të mirëne tij dhe të keqen e Tij.” Ky (thotë IbnSalâĥu) është qartësim i themeleve tëimânit, i cili në vetvete është et-taŝdîķu(pohim, miratim, besim i sigurt) ngabrenda (pra, me zemrën tënde).Gjithashtu, mund të themi se në këtëhadith janë qartësuar edhe themeletkryesore të Islamit, i cili në vetvete është“el istislâmu”, pra, dorëzim i plotë dhe“el inķijâdu”, domethënë, nënshtrim dhebindje e jashtme, e dukshm. Ne gjykojmëpër dikë se ai është në islam duke u nisurnga pamja e jashtme, nga ajo që shfaqet,dhe mjafton për këtë gjykim shprehja edy dëshmive: Eshhedu en lâ ilâhe il-lall-llâhu ue eshhedu en-ne Muhamedenabduhû ue rasûluh. (Dëshmoj se nuk katë adhuruar të merituar veç Allahut dhedëshmoj se Muĥamedi është adhuruesidhe profeti i Allahut). Por në hadith,Profeti (a.s.) i bashkangjiti përkufizimit tëIslamit, përveç shehadetit, edhe namazin,zekatin, haxhin e agjërimin, për shkak seato janë më të mëdhatë dhe më tërëndësishmet treguese dhe shenja tëIslamit. Në varësi të plotësimit dhezbatimit që njeriu u bën këtyre bazave tëIslamit do të jetë edhe grada e të qënurittë tij, i dorëzuar dhe i nënshtruar ndajZotit (pra, të qenurit e tij musliman).Gjithashtu, në varësi të lënies dhecënimit të këtyre bazave do të jetë edhezhdukja ose cënimi e dobësimi i tëqenurit të tij i dorëzuar, i nënshtruar, ibindur ndaj Allahut të Lartësuar.Pastaj mund të themi gjithashtu se fjala“el îmân” ngërthen, perfshin në vetvetetë gjitha ato me të cilat u shpjegua Islamidhe shumë e shumë punë të tjera nëbindje ndaj Allahut të Lartësuar, sepseato punë janë fryt i taŝdîķut tëbrendshëm, i cili sikurse e kemipërmendur është baza e imanit. Këtopunë të jashtme e të dukshme janë sipërforcueset, plotësueset, ruajtëse embrojtese të imanit të fshehur në zemër.Për këtë arsye, Profeti (a.s.) në hadithin edelegacionit të Abdu el Kajsit e kapërkufizuar el iman-in me dy dëshmitë,me namazin, zekatin, agjërimin eRamazanit dhe veçimin e 1/5 prejpasurive të fituara në luftë (për hir tëAllahut). Për këtë arsye, nuk e meriton qëtë quhet mu’min mutlaķan ai që kryengjynahe të mëdha dhe braktis farzet,sepse ky emërtim i jepet vetëm atij qëështë i plotë në cilësi. Edhe Profeti (a.s.) eka mohuar që ai që vjedh apo bën zinaështë mu’min kur ka thënë: “Hajduti gjatëvjedhjes nuk mund të jetë mu’min”. Pra,në këtë rast, Profeti (a.s.) nuk e kaquajtur mu’min, sepse këtë emërtim emeriton veçse ai që është i plotë nëcilësitë e mu’min-it (me fjalë të tjera kathënë: “Nuk është besimtar i plotë ai qëvjedh”) Edhe emri “el islâm” përfshin dhengërthen në vetvete atë çka konsiderohetsi themeli apo baza e imanit, pra, taŝdîķu-n e brendshëm. Gjithashtu, ai përfshinedhe bazat kryesore të veprave qëkonsiderohen si bindje ndaj Allahut tëLartësuar. E gjithë kjo bën pjesë në atë qëquhet “istislâm”, pra, dorëzim, nënshtrimi plotë ndaj Allahut të Lartësuar. Në këtëmënyrë, mund të themi se “el imânu”dhe “el islâmu” kanë pika bashkimi dhendarjeje. Mund të themi se: çdo mu’minështë muslim dhe jo çdo muslimështëmu’min (besimtar me kuptimin e plotë tëfjalës). Ky përfundim kaq i përpiktë ështënjë sukses shumë i madh, që na jep tëkuptojmë të harmonizuara shumë ngatekstet e Kuranit dhe Sunetit, që kanëfolur rreth imanit dhe islamit dhe të cilatjanë bërë shkak për gabime të shumta,për cilindo të thelluar mes tyre.Përfundimi ynë është në përputhje tëplotë me dijetarët e shumtë të hadithitdhe të tjerë.” Ky është fundi i fjalës sëShejh Ebu Amr Ibn Es Salâĥ.” [ImamNeueuiju në “Sherhu i Sahihut tëMuslimit"]
39:3Страница 458
أَلَا لِلَّهِ ٱلدِّينُ ٱلۡخَالِصُۚ وَٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِهِۦٓ أَوۡلِيَآءَ مَا نَعۡبُدُهُمۡ إِلَّا لِيُقَرِّبُونَآ إِلَى ٱللَّهِ زُلۡفَىٰٓ إِنَّ ٱللَّهَ يَحۡكُمُ بَيۡنَهُمۡ فِي مَا هُمۡ فِيهِ يَخۡتَلِفُونَۗ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهۡدِي مَنۡ هُوَ كَٰذِبٞ كَفَّارٞ ٣
Воистину, чистая вера может быть посвящена одному Аллаху. А те, которые взяли себе вместо Него других покровителей и помощников, говорят: «Мы поклоняемся им только для того, чтобы они приблизили нас к Аллаху как можно ближе». Аллах рассудит их в том, в чем они расходились во мнениях. Воистину, Аллах не ведет прямым путем тех, кто лжет и не верует.
Vetëm Allahut i takon adhurimi i sinqertë. -Kjo është një nxitje për sinqeritet në zbatimin e fesë së Zotit dhe përmbushjen e saj në veten tonë. Allahu i Lartësuar na qartëson se, ashtu sikurse Ai është i Plotë, Absolut në të gjitha emrat, cilësitë, përshkrimet dhe veprat e Tij, ashtu sikurse Ai është i vetmi që kujdeset dhe dhuron mirësi krijesave në çdo çështje, po kështu Atij dhe vetëm Atij i duhen përkushtuar të gjitha adhurimet dhe zbatimi i fesë së Tij duhet të bëhet i pastër dhe i patrazuar nga asnjë ndërhyrje e ndryshim. Islami është feja që Ai e pëlqen dhe e ka zgjedhur për Veten e Tij, që krijesat ta adhurojnë përmes zbatimit të saj. Islami është feja që Ai e zgjodhi për të dashurit dhe të zgjedhurit e Tij, që Ai urdhëroi që t'i përmbahen dhe të zbatojnë me korrektësi dhe besnikëri. Allahu e deshi Islamin për ne, sepse përmes kësaj feje, ne mësojmë si të adhurojmë Atë, si t'i shprehim dashurinë për Të, fikën ndaj Tij dhe shpresën tek Ai. Kur'ani na mëson si të pendohemi e t'i kthehemi Zotit sa herë që gabojmë. Ai na mëson madje si t'i kërkojmë ndihmë Zotit që të na udhëzojë dhe që të përmbushim adhurimin e Tij sa më mirë, ashtu siç Ai kënaqet dhe e dëshiron prej nesh. Ai na mëson si t'ia kërkojmë ndihmën dhe udhëzimin e Tij të plotë, për të realizuar të gjitha synimet e larta që kanë robërit, qoftë në jetën e dynjasë, qoftë në ahiretin e tyre. Feja e zbritur në këtë libër madhështor është e vetmja rrugë për të pastruar dhe ndriçuar shpirtrat dhe zemrat e robërve , dhe jo idhujtaria. Çdokush që e cënon teuhidin e Zotit dhe ia përkushton ndonjë adhurim dikujt tjetër veç Allahut, ai është i refuzuar dhe i privuar nga mirësia. Allahu është larg tij, e braktis atë. Allahu është më i pasuri, që nuk ka nevojë për shirkun dhe idhujtarët e as për punët e tyre. Cenimi i njëshmërisë së Zotit dhe i pastërtisë së Islamit i prish zemrat dhe shkatërron dynjanë dhe ahiretin e njeriut. Madje, ajo bëhet shkak për dëshpërimin dhe fatkeqësitë më të mëdha. Kjo vepër ka për t'i sjellë mundime të mëdha robit. Pasi urdhëroi për teuhid dhe sinqeritet ndaj Tij, Allahu i Madhëruar vijon të na ndalojë nga e kundërta, pra, nga shirku dhe na tregoi se sa të ulët dhe të përçmuar janë ata që i bëjnë Atij shokë në adhurim:Por ata që, në vend të Tij(Allahut), marrin mbrojtës të tjerë, thonë: "Ne i adhurojmë ata vetëm që të na afrojnë më shumë tek Allahu.". -Këta të mjerë u afrohen dhe përulen idhujve të tyre me adhurime dhe lutje, me blatime dhe përkushtime, të cilat i meriton veçse Allahu, si një dhe i vetëm. Por ata e justifikojnë këtë krim ndaj Allahut me fjalët: "Ne i adhurojmë ata vetëm që të na afrojnë më shumë tek Allahu. Ne u përkushtohemi dhe lutemi atyre, që ata t'i paraqesin lutjet dhe nevojat tona tek Zoti, duke ndërmjetësuar për ne tek Ai. Ky është qëllimi ynë, sepse ne e dimë mirë se ata as krijojnë, as furnizojnë dhe nuk kanë gjë në dorë, për asnjë çështje.” Në këtë mënyrë, këta të mjerë e hedhin poshtë urdhërin për sinqeritet të plotë dhe adhurim të Zotit si një dhe të vetëm dhe marrin guximin që të bëjnë padrejtësinë dhe krimin më të madh që ekziston, idhujtarinë. Ata e kryejnë këtë krim të shëmtuar sepse bëjnë një krahasim të gabuar dhe të padrejtë me mendjet e tyre të sëmura dhe të prishura. Ata e mendojnë Zotin e Plotfuqishëm të Madhërishëm ashtu si mbretërit e kësaj bote. Sipas mendjeve të këtyre kokëboshëve, meqë tek mbretërit e kësaj bote nuk mund të afrohesh dhe dërgosh kërkesat e tua, veçse nëpërmjet ndërmjetësve dhe të afruarve në oborrin e tyre, atëherë edhe me Zotin duhet të jetë njëlloj. Sipas tyre, mbretërit e këtushëm nuk i dinë hallet tona, prandaj është e nevojshme që diksh t'ua paraqesë në mënyrë sa më të shtjelluar. Gjithashtu, ndoshta ata as nuk duan t'ia dinë për ata që i parashtrojnë nevojat e tyre, prandaj është e nevojshme që dikush të nxisë tek ata mëshirën e keqardhjen për nevojtarin. Gjithashtu, ndodh që ndërmjetësit dhe interesat e tyre të jenë të fuqishme, aq sa mbreti të shohë veten të detyruar që t'i plotësojë kërkesat e tyre, për t'i kënaqur dhe mbajtur në anën e tij. Mbretërit kanë frikë se varfërohen, prandaj dhe nuk pranojnë lutjen dhe kërkesat e çdokujt. Kështu, një kërkesë nga një i afërt është më e pranueshme. Kështu e mendojnë këta të mjerë mendjelehtë edhe Zotin e botëve. Por Zoti i botëve është i Gjithëdituri, që me diturinë e Tij ka përfshirë atë që duket dhe atë që fshihet. Ai nuk ka nevojë që dikush ta njoftojë për kërkesat e popullit të Tij apo t'ia shpjegojnë dhe vënë në dukje nevojat dhe gjendjen e tyre. Allahu është më i mëshirshmi i gjithë të mëshirshmëve, më i miri që dhuron dhe kujdeset me dashuri për robërit. Ai nuk ka nevojë që dikush nga krijesat e Tij ta bëjë të mëshirshëm apo të nxisë mëshirën e Tij. Madje Ai është më i mëshirshëm për ta se ata vetë për veten e vet apo sesa prindërit e tyre për ta. Ai i nxit ata që të kryejnë ato punë, nëpërmjet të cilave të arrijnë mirësinë e Tij. Madje, Ai dëshiron të mirën dhe dobinë e tyre më shumë sesa mund të kërkojnë robërit. Allahu është i Pasuri, të Cilit i takon pasuria e plotë dhe absolute, pa asnjë mangësi apo nevojë. Nëse të gjitha krijesat, nga e para deri tek e fundit, të mblidheshin në një vend të gjithë dhe t'i luteshin për kërkesat e tyre dhe Ai t'i jepte çdokujt atë që kërkon dhe e ëndërron, kjo nuk do ta pakësonte pasurinë e Tij aspak, as aq sa mund të pakësojë një majë gjilpëre kur zhytet në oqean. Të gjithë ata që mund të ndërmjetësojnë i frikësohen Allahut dhe askush prej tyre nuk merr guximin të ngrejë zërin dhe të ndërmjetësojë pa lejen e Tij, sepse e gjithë e drejta për ndërmjetësimin është në dorë të Zotit. Ai i jep leje të ndërmjetësojë vetëm atij që Ai dëshiron dhe është i kënaqur që të ndërmjetësojë. Është vetë Zoti që vendos se për kë duhet ndërmjetësuar. Për këtë arsye, këto ndërmjetësime janë treguese të injorancës dhe mendjelehtësisë së idhujtarëve. Kjo tregon se sa të padrejtë dhe të ulët tregohen kur kanë guximin t'i shoqërojnë Zotit shokë në adhurim. Nga kjo kuptohet edhe urtësia e vendimit të Zotit që të mos e falë shirkun, që është cënim i madhështisë së Zotit, si dhe shpifja e trillimi më i ulët. Allahu i Madhëruar, duke kërcënuar idhujtarët, u kujton atyre se do të vijë dita kur Ai të gjykojë mes dy grupeve, njësuesve të sinqertë dhe idhujtarëve:Nuk ka dyshim se Allahu do t’i gjykojë për atë çështje që ata ishin në kundërshtim. -Dihet mirë se për besimtarët do të vendoset që të jenë në kopshtet e mirësive. Ndërsa gjykimi për mohuesit dhe idhujtarët është se: "Kushdo që adhuron zota të tjerë përveç Allahut, Allahu do t'ia ndalojë Xhenetin dhe Zjarri do të jetë vendbanimi i tij. Për keqbërësit nuk ka asnjë ndihmëtar." [Maide 72]. Atëherë, le ta dinë këta zullumqarë e të padrejtë, të cilët trillojnë për Zotin gjëra të paqena, se:Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë ata që janë gënjeshtarë e refuzues(të besimit të drejtë). - Allahu nuk u jep sukses që udhëzimi në rrugën e drejtë të zërë vend në zemrat e tyre dhe t'i ndriçojë e lartësojë, sepse ata janë gënjeshtarë e refuzues. Ata janë mashtrues, mohues e refuzues të së vërtetës. Ata nuk e pranojë të vërtetën kur u vjen. Sa herë që u vijnë këshilla, paralajmërime e kërcënime, ose shenja dhe argumente nga Zoti për ta pranuar udhëzimin dhe dritën e tij dhe për t'ia hapur zemrën, ata i refuzojnë me forcë dhe i quajnë gënjeshtra. Atëherë, si mund të hyjë udhëzimi e drita e Zotit në zemrën e tyre, kur ata vetë ia kanë mbyllur portat dhe rrugët këtij udhëzimi? Për këtë arsye, njerëz të tillë ndëshkohen me të drejtë nga Zoti, duke ua vulosur zemrat, që ata të mos besojnë më kurrë.
39:4Страница 458
لَّوۡ أَرَادَ ٱللَّهُ أَن يَتَّخِذَ وَلَدٗا لَّٱصۡطَفَىٰ مِمَّا يَخۡلُقُ مَا يَشَآءُۚ سُبۡحَٰنَهُۥۖ هُوَ ٱللَّهُ ٱلۡوَٰحِدُ ٱلۡقَهَّارُ ٤
Если бы Аллах захотел иметь детей, то Он избрал бы из Своих творений того, кого бы пожелал. Пречист Он! Он - Аллах, Единственный, Всемогущий.
Ata parashtruan kërkesat më mendjelehta dhe besimet më të kota.Sikur Allahu të dëshironte të merrte një bir për Vete, Ai mund të kishte zgjedhur kë të donte nga ata që Ai krijon. -Nëse do të ndodhte një gjë e tillë, Ai do të zgjidhte kë të donte nga krijesat e Tij, pa qenë e nevojshme një bashkëshorte për t'ia arritur kësaj.I madhëruar qoftë Ai(nga të tilla përshkrime). -I Pastër dhe i Dëlirë qoftë Ai nga këto mendime të mohuesve dhe trillime të atyre që i kundërvihen së vërtetës. Le ta dinë, se Ai është:Ai është Allahu, i Vetmi e Ngadhënjimtari (që nuk ka nevojë për bir). -Ai është Një i vetëm në Qenien e Tij, në emrat, cilësitë dhe veprat e Tij. Ai nuk ka shembull apo të ngjashëm me të. Nëse do të kishte bir, atëherë do të duhej të ishte i ngjashëm me Të, si një pjesë e Zotit. Allahu është El Kah-hâru, domethënë, nënshtruesi i të gjitha botëve, si asaj të sipërme, ashtu edhe asaj të poshtme. Nëse do të kishte bir, ai do të duhej të mos ishte i nënshtruar, por do të ishte si i ati dhe me cilësitë e Tij. Por të qenurit Një i vetëm dhe atributi El Kah-hâr janë dy gjëra që nënkuptojnë njëra tjetrën dhe të lidhura ngushtë me njëra tjetrën. Ai që është Një i vetëm duhet të jetë edhe El Kah-hâr, domethënë, nënshtrues i gjithçkaje. Dhe, nga ana tjetër, Nënshtruesi i gjithçkaje nuk mund të jetë askush tjetër, veçse Ai që është Një dhe i vetëm. Për këtë arsye, askush nuk mund t’i përngjajë Zotit në këto dy cilësi. Ato janë vetëm për Atë. Për Allahun nuk mund të trillosh se ka bir, sepse kjo bie ndesh me të qenurit e Tij Një i vetëm dhe Nënshtrues i gjithçkaje.
39:5Страница 458
خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ بِٱلۡحَقِّۖ يُكَوِّرُ ٱلَّيۡلَ عَلَى ٱلنَّهَارِ وَيُكَوِّرُ ٱلنَّهَارَ عَلَى ٱلَّيۡلِۖ وَسَخَّرَ ٱلشَّمۡسَ وَٱلۡقَمَرَۖ كُلّٞ يَجۡرِي لِأَجَلٖ مُّسَمًّىۗ أَلَا هُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡغَفَّٰرُ ٥
Он сотворил небеса и землю ради истины. Он обвивает ночью день и обвивает днем ночь. Он подчинил солнце и луну. Все они движутся к назначенному сроку. Воистину, Он - Могущественный, Всепрощающий.
Allahu i Madhëruar na njofton se Ai:Ai krijoi qiejt dhe Tokën me urtësi. -I krijoi me urtësi dhe për një qëllim të madh e mirësi të madhe. Ai i krijoi ato që t'i urdhërojë robërit dhe t'i shpërblejë e ndëshkojë, për përmbushje ose jo të ligjeve të Tij.Ai bën që nata ta mbulojë (mbështjellë) ditën dhe që dita ta mbulojë(mbështjellë)natën; -Allahu e ndërfut njërën në tjetrën dhe e bën që ato të zëvendësojnë njëra tjetrën. Ato nuk bashkohen të dyja bashkë. Kur vjen njëra, largohet tjetra dhe ia lë vendin asaj.Ai i ka nënshtruar Diellin e Hënën(sipas ligjit të Tij), -Allahu i nënshtroi që të lëvizin me rregull dhe sistem.që lëvizin sipas një afati të caktuar. -Secili nga këta trupa lëviz me urdhrin dhe rregullin e Zotit, deri në afatin e caktuar nga Ai, kur kjo botë të përfundojë dhe të shkatërrohet. Atë ditë, Allahu do ta shkatërrojë çdo rregull të saj, do të shkatërrojë Diellin e Hënën dhe do t'i ringjallë krijesat me krijimin e ri, që të përfundojnë në vendin e përjetshëm, ose në Xhenet ose në Zjarr.Ai është Ngadhënjimtari -Allahu është El Aziz, domethënë, Krenari, Ngadhënjimtari, i Plotfuqishmi, që kurrë nuk mposhtet. Ai është Mëshiruesi i gjithçkaje. Për atë asgjë nuk është e pamundur. Me fuqinë e Tij, Allahu krijoi gjithë këto krijesa madhështore dhe i nënshtroi të lëvizin dhe funksionojnë ashtu siç Ai dëshiron. Allahu është Falësi i madh. Ai fal dhe fal pandërprerë gjynahet e robërve të Tij besimtarë, që gjithmonë pendohen dhe kthehen tek Ai.Falësi i Madh. -Ai është Falës edhe për ata që i bëjnë shirk, që, pasi i shikojnë argumentet e Tij, pendohen dhe kthehen tek Ai të nënshtruar.
39:6Страница 459
خَلَقَكُم مِّن نَّفۡسٖ وَٰحِدَةٖ ثُمَّ جَعَلَ مِنۡهَا زَوۡجَهَا وَأَنزَلَ لَكُم مِّنَ ٱلۡأَنۡعَٰمِ ثَمَٰنِيَةَ أَزۡوَٰجٖۚ يَخۡلُقُكُمۡ فِي بُطُونِ أُمَّهَٰتِكُمۡ خَلۡقٗا مِّنۢ بَعۡدِ خَلۡقٖ فِي ظُلُمَٰتٖ ثَلَٰثٖۚ ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبُّكُمۡ لَهُ ٱلۡمُلۡكُۖ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ فَأَنَّىٰ تُصۡرَفُونَ ٦
Он создал вас из одного человека. Он сотворил из него жену и ниспослал для вас из скотины восемь животных парами. Он создает вас в утробах ваших матерей: одно творение появляется вслед за другим в трех мраках. Таков Аллах, ваш Господь. Ему принадлежит власть. Нет божества, кроме Него. До чего же вы отвращены от истины!
Ai ju krijoi ju të gjithëve prej një njeriu të vetëm(Ademit); -Tregues i krenarisë dhe fuqisë së Zotit është edhe fakti që: "Ai ju krijoi ju të gjithëve prej një njeriu të vetëm (Ademit); ...", edhe pse tashmë jeni aq të shumtë dhe të shpërndarë në të gjitha anët e tokës.pastaj prej tij krijoi bashkëshorten e tij(Havanë)-Ai bëri që njeriu të ketë shoqen e tij, që të gjejë strehim, qetësi e prehje. Kështu plotësohet mirësia e Zotit mbi njeriun.Dhe Ai krijoi për ju katër lloje kafshësh në çift. -Allahu i krijoi me caktimin që zbriti nga Ai. Ai i krijoi katër lloje kafshësh në çift, që janë përmendur në suren Enam: "Janë tetë krerë bagëtish: dy krerë dhensh (femër e mashkull) dhe dy krerë dhish (femër e mashkull). Thuaj: “A janë ndaluar meshkujt apo femrat e këtyre, apo ajo që mbajnë në bark femrat?” Më tregoni, pra, me dije të saktë, nëse ato që thoni janë të vërteta! Edhe nga devetë janë dy krerë (femër e mashkull) dhe nga lopët dy krerë (femër e mashkull). Thuaj: “A janë ndaluar meshkujt apo femrat, apo ajo që mbajnë në bark femrat?” Mos vallë, ishit dëshmitarë kur Allahu vendosi këto rregulla?” E kush është më i padrejtë se ai që trillon gënjeshtra ndaj Allahut për t’i devijuar njerëzit nga padija e tyre? Pa dyshim, Allahu nuk i udhëzon keqbërësit." [Enam 143 - 144]. Edhe pse Allahu i Lartësuar ka krijuar edhe kafshë të tjera në shërbim të njeriut, i veçoi këto për vetë dobinë e tyre të madhe ndër njerëz. Ai i dalloi me cilësi që nuk i kanë të tjerat. Kështu, ato vlejnë dhe janë zgjedhur t’i përdorim për kurban dhe akika. Për ato nxirret zekat dhe ato përdoren edhe për të përmbushur e paguar dëmshpërblimet për gjakun dhe vrasjen, ndërkohë që të tjerat nuk përdoren për të tilla rregulla dhe ligje. Pasi përmendi fillimin e krijimit të prindërve tanë të parë, Allahu i Lartësuar vijon të na tregojë edhe krijimin tonë në barkun e nënave. Ai thotë:Ai ju krijon ju në barkun e nënave tuaja, etapë pas etape, në tri errësira. -Ai ju krijon fazë pas faze, atje ku nuk ju prek asnjë dëm dhe as një sy nuk ju sheh. Është Allahu Ai që kujdeset për ju në atë vend të ngushtë. Ai thotë se na krijon: "... në tri errësira ...", që janë errësira e barkut, errësira e mitrës dhe errësira e placentës.Ky është Allahu, Zoti juaj. Në dorën e Tij është i gjithë pushteti. Nuk ka zot tjetër(që e meriton adhurimin)përveç Atij. -Ai që krijoi qiejt dhe Tokën, vendosi dhe nënshtroi Diellin dhe Hënën, ju krijoi ju, që krijoi për ju kafshët dhe çdo mirësi tjetër, është Allahu, Zoti i juaj. Ai është i Adhuruari, që duhet ta doni me gjithë shpirt dhe ta madhëroni. Është Ai që kujdeset dhe rregullon çështjet tuaja. Ashtu siç është i vetëm dhe i pashoq në faktin që ju ka krijuar dhe kujdeset për çështjet tuaja, ashtu duhet të jetë i vetëm në meritën e adhurimit tuaj.Atëherë, si i shmangeni(adhurimit të Tij)? -Si devijoni dhe largoheni nga kjo, pas gjithë atyre argumenteve që tregojnë se vetëm Ai e meriton sinqeritetin tuaj, dhe zhyteni në errësirën e idhujtarisë?! Si adhuroni ata që nuk kanë asgjë në dorë, që të kujdesen për ndonjë çështje?!
39:7Страница 459
إِن تَكۡفُرُواْ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَنِيٌّ عَنكُمۡۖ وَلَا يَرۡضَىٰ لِعِبَادِهِ ٱلۡكُفۡرَۖ وَإِن تَشۡكُرُواْ يَرۡضَهُ لَكُمۡۗ وَلَا تَزِرُ وَازِرَةٞ وِزۡرَ أُخۡرَىٰۚ ثُمَّ إِلَىٰ رَبِّكُم مَّرۡجِعُكُمۡ فَيُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَۚ إِنَّهُۥ عَلِيمُۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ ٧
Если вы не уверуете, то ведь Аллах не нуждается в вас. Он не одобряет неверия для Своих рабов. А если вы будете благодарны, то Он одобрит для вас это. Ни одна душа не понесет чужого бремени. Затем вам предстоит вернуться к вашему Господу, и Он поведает вам о том, что вы совершали. Воистину, Он ведает о том, что в груди.
Nëse ju mohoni(besimin e vërtetë), Allahu nuk ka asnjë nevojë për ju. -Atë nuk e dëmton aspak mohimi juaj, ashtu siç nuk i sjell ndonjë dobi bindja dhe adhurimet tuaja. Urdhëresat dhe ndalesat që ka ligjëruar për ju janë thjesht mirësi dhe bujari e Tij, që jua ka dhuruar për të mirën dhe dobinë tuaj.Atij nuk i pëlqen që robërit e Tij të mohojnë(besimin). -Sepse mirësia e Tij mbi ju është e madhe dhe e plotë. Ai nuk kënaqet që ju ta mohoni, sepse e di mirë se çfarë fatkeqësie e madhe është diçka e tillë. Nëse ju zgjidhni mohimin, kjo do të sjellë dëshpërimin dhe vuajtjen tuaj të përhershme, pas së cilës nuk keni për të gjetur lumturi e kënaqësi. Ai nuk kënaqet që ju të mohoni, sepse ju krijoi që ju ta adhuroni Atë. Ky është qëllimi pse i krijoi krijesat dhe Ai nuk kënaqet që ata ta braktisin qëllimin për hir të të cilit i krijoi.Nëse jeni mirënjohës ndaj Tij, kjo është ajo që Ai e pëlqen për ju. -Kjo është ajo që Ai e dëshiron prej jush. Ai e dëshiron që t'i shprehni mirënjohjen duke e njësuar me teuhiddhe duke iu përkushtuar me sinqeritet, për të zbatuar Ligjin e Tij dhe për ta adhuruar Atë sipas fesë që dëshiron për ne. Ai dëshiron këtë për ju, sepse Ai ju mëshiron dhe ju do. Nga mëshira, dashuria dhe bamirësia e Tij, Ai dëshiron që ju ta falënderoni dhe të tregoheni mirënjohës ndaj Tij. Kjo është ajo për të cilën edhe ju krijoi. Mos harroni edhe një fakt të rëndësishëm: Çdokush do të merret në llogari veçse për punët e veta, të mira apo të këqija:Dhe askush nuk do të bartë barrën e tjetrit. -Ajo që ju sjell dobi është besimi juaj dhe punët e mira.Në fund, vetëm te Zoti juaj do të ktheheni të gjithë dhe Ai do t’jua tregojë të vërtetën e gjithçkaje që keni bërë(në këtë jetë). -Kjo do të ndodhë në Ditën e Gjykimit dhe ky është një lajm i vërtetë, i sigurt, i sjellë nga Zoti, me diturinë e Tij që ka përfshirë gjithçka, dituri të cilën e shkroi lapsi i Tij. Ato punë janë ruajtur në Librin e Tij, ku i kanë shënuar melekët e Tij të nderuar, por do të dëshmohen edhe nga gjymtyrët tuaja. Kështu, secili nga ju do të marrë atë që e meriton.Ai e di mirë gjithçka që fshihet në zemrat e robërve . -Ai di gjithçka që fshihet brenda gjokseve, e mirë ose e ligë, dhe do t'ju shpërblejë të gjithëve me drejtësinë e Tij të plotë, pa i bërë padrejtësi askujt.
39:8Страница 459
۞ وَإِذَا مَسَّ ٱلۡإِنسَٰنَ ضُرّٞ دَعَا رَبَّهُۥ مُنِيبًا إِلَيۡهِ ثُمَّ إِذَا خَوَّلَهُۥ نِعۡمَةٗ مِّنۡهُ نَسِيَ مَا كَانَ يَدۡعُوٓاْ إِلَيۡهِ مِن قَبۡلُ وَجَعَلَ لِلَّهِ أَندَادٗا لِّيُضِلَّ عَن سَبِيلِهِۦۚ قُلۡ تَمَتَّعۡ بِكُفۡرِكَ قَلِيلًا إِنَّكَ مِنۡ أَصۡحَٰبِ ٱلنَّارِ ٨
Когда человека коснется вред, он взывает к своему Господу, обращаясь к Нему одному. Когда же Он предоставляет ему благо от Себя, человек забывает Того, к Кому он взывал прежде (или забывает то, ради чего он взывал прежде), и равняет с Аллахом других, чтобы сбить других с Его пути. Скажи: «Попользуйся благами со своим неверием немного! Воистину, ты будешь одним из обитателей Огня».
E, kur e godet njeriun ndonjë e keqe, ai i lutet Zotit të vet, duke iu kthyer Atij me pendesë.. -Allahu i Madhëruar na njofton për mirësitë e shumta që Ai i dhuron robit dhe kujdesin e madh që tregon për të, edhe pse robi tregohet mosmirënjohës. Kur njeriun e kap ndonjë fatkeqësi ose sprovë, si sëmundje, varfëri apo kur gjendet në vështirësi në det ose kudo, e di mirë se nga kjo gjendje mund ta nxjerrë veçse Allahu i Lavdëruar. Për këtë arsye, ai i lutet me përgjërim veçse Allahut, duke i shfaqur pendimin e sinqertë dhe duke i kërkuar me ngulm e përunjësi që ta shpëtojë dhe t'ia largojë atë fatkeqësi që e ka kapur.Por, kur Ai(Allahu) i jep ndonjë të mirë, njeriu harron se më parë i është lutur Atij -Kur Allahu ia largon atë vështirësi, me bujarinë dhe mirësinë e Tij, njeriu harron se më parë i është lutur Atij. Madje, ai largohet dhe i kthen shpinën Zotit, a thua se kurrë nuk i ka ndodhur ajo fatkeqësi. Kështu vazhdon në idhujtarinë e tij dhe shpërfill mirësinë e Allahut.dhe i përshkruan shokë Allahut e kështu, i largon të tjerët nga rruga e Allahut. -Ai largon veten nga rruga e drejtë, por largon dhe të tjerët, sepse është i devijuari ai që të devijon. Thuaji këtyre mosmirënjohësve, që i përgjigjen mirësisë së Allahut me mosbesim dhe mosmirënjohje:Thuaj: “Kënaqu për pak kohë me mohimin tënd, se ti pa dyshim je nga banorët e Zjarrit!” -Ato kënaqësi nuk kanë për të të hyrë në punë kur të jesh në zjarr, siç thotë i Lavdëruari në një jet tjetër: "Por edhe nëse Ne i lëmë të jetojnë (këtë jetë) për pak vjet, prapë do t’u vijë në fund dënimi që u është premtuar. Dhe për çfarë do t’u vlejë atyre ajo jetë që gëzuan?" [Shuara 205 - 207].
Текст: Quranic Universal Library (Tarteel) через spa5k/tafsir_api (MIT), в зафиксированной версии. Аяты: Quran Foundation. Источники и лицензии