Ас-СаадиАз‑Зумар · 39:9–33

Ас-Саади · Тафсир · на албанском

Аз-Зумар 39:9–33

39:9Страница 459

أَمَّنۡ هُوَ قَٰنِتٌ ءَانَآءَ ٱلَّيۡلِ سَاجِدٗا وَقَآئِمٗا يَحۡذَرُ ٱلۡأٓخِرَةَ وَيَرۡجُواْ رَحۡمَةَ رَبِّهِۦۗ قُلۡ هَلۡ يَسۡتَوِي ٱلَّذِينَ يَعۡلَمُونَ وَٱلَّذِينَ لَا يَعۡلَمُونَۗ إِنَّمَا يَتَذَكَّرُ أُوْلُواْ ٱلۡأَلۡبَٰبِ ٩

Неужели тот, кто смиренно проводит ночные часы, падая ниц и стоя, страшась Последней жизни и надеясь на милость своего Господа, равен неверующему? Скажи: «Неужели равны те, которые знают, и те, которые не знают?». Воистину, поминают назидание только обладающие разумом.

A është njëlloj ai që kohën e natës e kalon në adhurim, duke bërë sexhde e duke qëndruar në këmbë, që i ruhet(dënimit të)botës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të vet(me ata që nuk i bëjnë këto)? -Në këto ajete, Allahu i Madhëruar vendos përballë atë që e adhuron (bindet) dhe punon e jeton në bindje ndaj Tij dhe atë që nuk është i tillë; atë që është i ditur, me atë që është injorant. Të tilla krahasime janë të dobishme për mendjet e shëndosha, të cilat arrijnë të bëjnë qartë dallimin. Ato krijojnë bindjen se këta dy shembuj janë të ndryshëm dhe meritojnë të trajtohen ndryshe. I pabinduri që i ka kthyer shpinën adhurimit të Zotit dhe ndjek epshet e veta, kurrë nuk mund të jetë njësoj si ai që i është përkushtuar Zotit. I pari përkushtohet në adhurime të shumta, më e rëndësishmja e të cilave është falja e namazit. Ai zgjedh kohën më të mirë për këtë lloj adhurimi, gjatë natës. Ky është përshkrimi i të përzgjedhurve: ata bëjnë veprat më të mira, në formën dhe kohën më të mirë. Më pas, ata përshkruhen me dy cilësi: frika ndaj Zotit dhe shpresa për shpërblimin e Tij. Allahu i Lartësuar na tregon se nga frikësohen këta të zgjedhur. Ata frikësohen nga dënimi i ahiretit, për gjynahet që kanë kaluar. Ndërsa kur flet për shpresën, Ai na tregon se shpresa e tyre është e lidhur dhe me mëshirën e Allahut. Kështu na i përshkruan Allahu i Madhëruar këta fatlumë, me punët e shfaqura dhe me ndjenjat që fshihen brenda zemrave të tyre.Thuaj(O Muhamed): “A janë njëlloj ata që dinë dhe ata që nuk dinë?” -Këta e njohin Zotin e tyre, e njohin mirë fenë dhe ligjet e saj, i dinë mirë kriteret e shpërblimit dhe ndëshkimit të Tij. Ata arrijnë të shikojnë dhe kuptojnë të fshehtat dhe urtësitë e Tij në të gjitha këto ligje. Ndërsa të paditurit nuk dinë asgjë nga këto dhe nuk e kuptojnë urtësinë e Zotit në ligjin e Tij. Atëherë, këto dy grupe nuk mund të jenë njëlloj, ashtu siç nuk janë njëlloj dita me natën, drita dhe errësira, uji dhe zjarri.Por vetëm të mençurit marrin mësim. -Ata që përfitojnë kur u tregohet vërteta dhe paralajmërohen, janë ata që Zoti i quan: "të mençurit", pra, ata që kanë mendje dhe logjikë të shëndetshme dhe të pastër. Ata dinë të dallojnë dhe t'i japin përparësi asaj që është e lartë, kundrejt asaj që është e ulët dhe e parëndësishme. Kështu, ata e vlerësojnë diturinë mbi injorancën, bindjen ndaj Zotit mbi kundërshtimin e Tij. Ata gjykojnë drejt dhe arrijnë të kuptojnë përfundimin e gjërave, ndryshe nga ata që nuk kanë logjikë dhe nuk dinë të mendojnë dhe gjykojnë me urtësi e mençuri. Të paditurit kanë për zot veçse epshet dhe dëshirat e tyre të shfrenuara. Vetëm atyre iu binden dhe i nënshtrohen dhe vetëm ato i adhurojnë.

39:10Страница 459

قُلۡ يَٰعِبَادِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱتَّقُواْ رَبَّكُمۡۚ لِلَّذِينَ أَحۡسَنُواْ فِي هَٰذِهِ ٱلدُّنۡيَا حَسَنَةٞۗ وَأَرۡضُ ٱللَّهِ وَٰسِعَةٌۗ إِنَّمَا يُوَفَّى ٱلصَّٰبِرُونَ أَجۡرَهُم بِغَيۡرِ حِسَابٖ ١٠

Скажи Моим рабам, которые уверовали: «Бойтесь вашего Господа! Тем, которые совершили добро в этом мире, уготовано добро. Земля Аллаха обширна. Воистину, терпеливым их награда воздастся полностью без счета».

Thuaj: “O robërit e Mi që keni besuar! Kijeni frikë Zotin tuaj!” -Allahu i Madhëruar iu drejtohet më të nderuarve dhe të zgjedhurve mes krijesave, me më të dashurin emërtim: "O robërit e Mi, që keni besuar! O ju që besoni, me besimin e pastër dhe të sinqertë!” Domethënë, drejtojuni këtyre të zgjedhurve, duke i urdhëruar për të përmbushur më të mirin e më të rëndësishmin e urdhërave, atë për devotshmëri. Kur t'i urdhërosh për devotshmëri, kujtoju edhe arsyen përse duhet ta bëjnë: sepse ata janë rob të Allahut, i Cili është Zoti dhe Krijuesi i tyre, që kujdeset dhe u ka dhuruar çdo mirësi. Për këtë arsye, ata duhet t'i frikësohen dhe t'i ruhen zemërimit dhe dënimit të Tij. Ky është kuptimi i devotshmërisë: t’i ruhesh zemërimit dhe dënimit të Zotit që të krijoi, duke zbatuar urdhëresat e Tij dhe duke u larguar nga ndalesat e Tij. Ata duhet ta kuptojnë se është Allahu Ai që e meriton t'i frikësohesh dhe nënshtrohesh, ta adhurosh me dashuri dhe madhërim, sepse është Ai që ju bekoi duke ju dhuruar imanin dhe ju quajti adhurues dhe besimtarë të Tij. Ky besim, nëse është i sinqertë, duhet të prodhojë devotshmëri në mënyrë të pashmangshme. Ajeti: “O robërit e Mi që keni besuar, kijeni frikë Zotin tuaj." është njëlloj si të thuash: "O njeri bujar, jep diçka nga bujaria që të karakterizon!" Ose: "O trim dhe i guximshëm, lufto në rrugën e Zotit me trimërinë tënde!". Ndërsa këtu thotë: "O adhurues i Zotit e besimtar i vërtetë, plotësoje dhe përmbushe devotshmërinë ndaj Allahut, ashtu siç të urdhëron dhe e kërkon imani i sinqertë!". Pas kësaj porosie, Allahu i Madhëruar përmend një shpërblim, i cili do t'i bëjë besimtarët që të jenë më të gjallë dhe me vullnet për të bërë vepra të mira.“Ata që bënë mirë në këtë jetë, do të kenë mirësi.” -Ata që janë bamirës dhe arrijnë gradën e ihsanit në adhurimin e Zotit të tyre, në këtë dynja Zoti do t'u japë të mira, rizk të gjerë, shpirt të qetë dhe të rehatuar, zemër të çliruar dhe të mbuluar nga prehja dhe siguria. I Lartësuari thotë: "Kujtdo që bën një vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, duke qenë besimtar, Ne do t’i japim një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër)do t’i japim shpërblimin më të mirë për veprat e mira." [Nahl 97].“E gjerë është Toka e Allahut.” -Nëse pengoheni që të adhuroni Allahun në një vend, atëherë emigroni për hir të Allahut në një vend tjetër, ku mund ta adhuroni Zotin dhe praktikoni fenë tuaj lirisht. Mendo pak në fjalën e Allahut: "Ata që bëjnë mirë në këtë jetë, kanë mirësi të madhe." Disa, duke u mbështetur në faktin se kjo është një fjalë gjithpërfshirëse, dhe si e tillë, çdokush që bën punë të mira do të ketë mirësi të mëdha, kanë paqartësi dhe mund të pyesin: “Po ata që bëjnë punë të mira dhe tregohen bamirës në adhurimin e Allahut, por ndodhen në një vend ku persekutohen dhe sprovohen, ku është mirësia që u premtohet në këtë dynja? Këtyre nuk u jepet dhe as u mundësohet kjo mirësi e premtuar." Atëherë, kësaj pyetjeje i vjen si përgjigje fjala e Allahut, që i udhëzon besimtarët në këto mirësi të panumërta. Allahu i Lartësuar thotë: "Me të vërtetë, toka e Allahut është e gjerë." Në lidhje me këtë, është sjellë edhe një përgëzim nga Profeti (a.s), i cili thotë: "Një grup nga umeti im do të vazhdojë që t'i përmbahet së vërtetës dhe ta shfaqin haptas atë. Ata nuk mund t'i dëmtojnë as ata që i tradhtojnë (e i lënë në baltë)dhe as ata që i kundërshtojnë. Kështu do të vazhdojnë, derisa të vijë çështja e Zotit dhe ata do të jenë në atë rrugë." Në të tilla vende i udhëzon ajeti besimtarët që të shkojnë, nëse persekutohen, përndiqen e luftohen në fenë e tyre. Allahu i Lartësuar na njofton se toka e Tij është e gjerë dhe kurdo që besimtarët të luftohen dhe u ndalohet që të adhurojnë Zotin, atëherë të emigrojnë në një vend tjetër. Ky urdhër është i vlefshëm për çdo kohë dhe për çdo vend. Në çdo kohë dhe çdo vend do të gjendet një vend emigrimi, ku muslimanët të shkojnë e të strehohen, që të adhurojnë Zotin dhe të zbatojnë fenë e tyre haptazi. Më pas, Allahu i Madhëruar përgëzon besimtarët durimtarë:“Durimtarëve do t’u jepet shpërblim pa masë.” -Kjo është e përgjithshme, për të gjithë llojet e durimit, si për shembull: durimi në caktimet dhe sprovat e sjella nga Zoti, duke mos u rebeluar dhe shprehur zemërimin për to, por duke shprehur kënaqësinë me caktimin e Allahut dhe duke shpresuar shpërblimin e Tij. Gjithashtu, durimi përballë gjynaheve, duke e përmbajtur veten dhe duke u larguar nga ato. Po ashtu, durim në bindje ndaj urdhërave të Allahut, duke i përmbushur ato me formën më të plotë, të saktë dhe të sinqertë për Allahun. Të gjithë këtyre durimtarëve Allahu ua premton shpërblimin "pa masë", domethënë, me shumicë e në mënyrë të begatshme. Kjo tregon për vlerën dhe rëndësinë e madhe të sabrit tek Allahu. Durimi është ai që të ndihmon në plotësimin e çdo pune të mirë.

39:11–12Страница 460

قُلۡ إِنِّيٓ أُمِرۡتُ أَنۡ أَعۡبُدَ ٱللَّهَ مُخۡلِصٗا لَّهُ ٱلدِّينَ ١١

Скажи: «Мне велено поклоняться Аллаху, очищая перед Ним веру.

وَأُمِرۡتُ لِأَنۡ أَكُونَ أَوَّلَ ٱلۡمُسۡلِمِينَ ١٢

Мне также велено быть первым из мусульман».

Thuaj: “Unë jam urdhëruar ta adhuroj Allahun, me përkushtim të sinqertë. Dhe jam i urdhëruar të jem i pari i muslimanëve!” -Thuaju njerëzve, o Profet: “Unë jam urdhëruar ta adhuroj Allahun, me përkushtim të sinqertë.” (Ky është urdhri që e mori që në fillim të sures, kur Allahu i Madhëruar tha: "Adhuroje Allahun, duke qenë i sinqertë në adhurimin e Tij!”) Unë jam ftuesi për në udhën e drejtë dhe, si i tillë, duhet të jem i pari që i zbaton dhe përmbush ato për të cilat urdhëron dhe udhëzon të tjerët. Unë duhet të jem i pari që i është dorëzuar Allahut tërësisht. Kjo është diçka që patjetër duhet të përmbushet nga Muhamedi dhe të gjithë ata që pretendojnë se e pasojnë rrugën e tij. Kështu, ata duhet të plotësojnë Islamin në veprat e tyre të shfaqura haptas, si edhe duhet të kenë sinqeritetin e plotë për Allahun, qoftë në veprat e shfaqura, qoftë në ato që bëhen fshehtas.

39:13Страница 460

قُلۡ إِنِّيٓ أَخَافُ إِنۡ عَصَيۡتُ رَبِّي عَذَابَ يَوۡمٍ عَظِيمٖ ١٣

Скажи: «Я боюсь, что если я ослушаюсь своего Господа, то меня постигнут мучения в Великий день».

Thuaj: “`Po të mos i bindesha Zotit tim, do t'i frikësohesha Dënimit të një Dite të Madhe.” -Nëse nuk i binden Atij në përmbushjen e besimit të sinqertë dhe çështjeve të Islamit, thuaj: “Unë i frikësohem dënimit të një dite të madhe …". Ata që i shoqërojnë Atij shokë në adhurim do të dënohen përjetësisht në zjarrin e Xhehenemit. Edhe ata që cenojnë detyrat dhe bëjnë harame e gjynahe përveç shirkut, janë të kërcënuar se do të ndëshkohen dhe duhet të frikësohen për përfundimin e tyre në atë Ditë të Madhe. Prandaj thuaj dhe dëshmo me bindje dhe përkushtim:

39:14Страница 460

قُلِ ٱللَّهَ أَعۡبُدُ مُخۡلِصٗا لَّهُۥ دِينِي ١٤

Скажи: «Я поклоняюсь одному Аллаху, очищая перед Ним веру.

Thuaj: “Është vetëm Allahu Ai që unë e adhuroj, me përkushtimin tim të sinqertë.” -Thuaju ashtu siç ka urdhëruar Allahu i Madhëruar: "Thuaj: “O ju jobesimtarë! Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni. As ju nuk adhuroni Atë që unë e adhuroj. Dhe unë kurrë nuk do të adhuroj atë që ju e adhuroni. Por as ju nuk do të adhuroni Atë që unë e adhuroj. Ju keni fenë tuaj dhe unë kam fenë time." [Kafirun 1 - 7].

39:15Страница 460

فَٱعۡبُدُواْ مَا شِئۡتُم مِّن دُونِهِۦۗ قُلۡ إِنَّ ٱلۡخَٰسِرِينَ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ وَأَهۡلِيهِمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۗ أَلَا ذَٰلِكَ هُوَ ٱلۡخُسۡرَانُ ٱلۡمُبِينُ ١٥

Поклоняйтесь же, помимо Него, чему пожелаете». Скажи: «Воистину, потерпят убыток те, которые потеряют себя и свои семьи в День воскресения. Воистину, это и есть явный убыток!

“Kurse ju, adhuroni çfarë të doni përveç Tij!” -Ju veproni si të doni dhe adhuroni çfarë të doni, se të dështuarit dhe të humburit e vërtetë janë pikërisht ata që humbin veten dhe familjet e tyre në Ditën e Kijametit. Ata e humbin vetveten, sepse e privojnë atë nga shpërblimi i Zotit dhe, me veprat e tyre, meritojnë ndëshkimin e përjetshëm e dëshpërues. Ata do të humbin edhe familjet e tyre, sepse atë ditë do të ndahen nga njëri tjetri dhe dhimbja e tyre do të jetë e papërshkrueshme.Thuaj: “Të humbur në Ditën e Kijametit janë ata që e humbën veten dhe familjen e tyre. Dhe kjo është ajo humbja (e vërtetë dhe)e qartë.” -Nuk ka ndonjë humbje që mund të krahasohet me të, sepse ajo është e vazhdueshme dhe e përjetshme, që kurrë nuk pritet të përfundojë apo të shpresohet ndonjë e mirë pas saj. Nuk ka as përmirësim dhe as shpëtim. Në vijim, Allahu i Madhëruar e shtjellon këtë ndëshkim, duke thënë:

39:16Страница 460

لَهُم مِّن فَوۡقِهِمۡ ظُلَلٞ مِّنَ ٱلنَّارِ وَمِن تَحۡتِهِمۡ ظُلَلٞۚ ذَٰلِكَ يُخَوِّفُ ٱللَّهُ بِهِۦ عِبَادَهُۥۚ يَٰعِبَادِ فَٱتَّقُونِ ١٦

Над ними будут навесы из огня, и под ними будут навесы». Этим Аллах устрашает Своих рабов. О рабы Мои, бойтесь Меня!

Ata do të kenë shtresa zjarri nga sipër dhe shtresa zjarri nga poshtë. -Një valë dënimi e madhe do t’i mbulojë nga sipër, si një re e madhe. Po kështu do të kenë dënim edhe nga poshtë.Me këtë i frikëson Allahu robërit e Vet: “O robërit e Mi, kijeni frikë(dënimin)!” -Ky ndëshkim dhe përshkrimi i tij është një paralajmërim nga Allahu dhe shprehje e mëshirës së Tij për ne, që të na kthejë në rrugën e Tij, prandaj thotë: “O robërit e Mi, kijeni frikë (dënimin)!” Domethënë, të gjitha këto ndëshkime të banorëve të Zjarrit, Ai na i tregon që të ftojë robërit e Tij të pajisen me devotshmëri dhe të ruhen nga gjithçka që i çon tek ndëshkimi. I lavdëruar qoftë Allahu, që i mëshiron robërit e Tij në çdo gjë dhe ua lehtëson rrugët drejt Tij. Ai i nxit ata që t'i hyjnë këtyre rrugëve. Ai i bën ata të përmallohen për ftesën e Tij dhe t'u qetësohen zemrat. Allahu i ka paralajmëruar dhe kërcënuar që kurrë të mos adhurojnë gjë tjetër veç Tij, duke u sjellë çdo lajm dhe arsye që t'i bëjë të largohen prej rrugëve të humbjes dhe dënimit. Pasi përmendi keqbërësit dhe dënimin që i pret, Allahu i Madhëruar flet për të penduarit e të kthyerit tek Ai me bindje, si edhe shpërblimin që i pret ata. Ai thotë:

39:17Страница 460

وَٱلَّذِينَ ٱجۡتَنَبُواْ ٱلطَّٰغُوتَ أَن يَعۡبُدُوهَا وَأَنَابُوٓاْ إِلَى ٱللَّهِ لَهُمُ ٱلۡبُشۡرَىٰۚ فَبَشِّرۡ عِبَادِ ١٧

Для тех, которые избежали поклонения тагуту и обратились к Аллаху, есть благая весть. Обрадуй же Моих рабов,

Ata që i largohen(tagutit) adhurimit të idhujve ... -Fjala tagut në këtë kontekst nëkupton adhurimin e çdo gjëje tjetër veç Allahut. Kështu, të zgjedhurit i largohen adhurimit të çdo gjëje tjetër veç Allahut. Ky është sqarim i detajuar nga Allahu, që është i Urtë dhe i Gjithëditur, për të na treguar se lëvdata shkon veçse për ata të cilët i largohen idhujtarisë dhe adhurimit të çdo gjëje veç Allahut.dhe kthehen të penduar(e të bindur)tek Allahu -Ata kthehen tek Zoti me adhurime të sinqerta, duke iu dedikuar tërësisht me zbatimin e fesë me sinqeritet vetëm për Të. Të gjitha forcat e tyre drejtohen dhe përqëndrohen në adhurimin e Allahut, Mbretit të Gjithëditur, si Një dhe i Vetëm. Ata largohen nga shirku, gjynahet dhe mosbindja ndaj Zotit. Për këta, Allahu i Madhëruar thotë:do të kenë një gëzim të madh. -Askush nuk mund ta përshkruajë apo të dijë madhështinë e këtij përgëzimi dhe çfarë ai përmban, veçse Ai që i nderon me të. Ajeti përfshin të gjitha llojet e përgëzimit, qoftë në dynja qoftë në ahiret. Në këtë jetë, e mira vjen nëpërmjet emrit dhe famës së mirë ndër njerëz, nëpërmjet ëndrrave të mira që ata shohin për veten ose që të tjerët i shohin për ta, nëpërmjet kujdesit të veçantë që Allahu i Madhëruar tregon për ta, kujdes që gjithmonë i ndjek pas dhe i shoqëron ata vazhdimisht. Falë këtij kujdesi, ata e ndiejnë dhe e shohin se Ai dëshiron t’i ndihmojë e t'ua lehtësojë çdo çështje në dynja dhe në ahiret. Në jetën tjetër, atyre u vjen lajmi i mirë që në momentin e vdekjes, pastaj në varr, pastaj në Ditën e Ringjalljes. Përgëzimi më i madh dhe përmbyllës do t'u vijë në momentin kur Zoti Bujar dhe Mëshirëplotë do t'i njoftojë se është i kënaqur prej tyre dhe se kurrë nuk do të zemërohet me ta, por gjithmonë do t'i mbulojë me mirësitë e Tij dhe ata do të jenë përgjithmonë në Xhenet, të sigurt dhe në paqe. Më pas, Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin që t'i përgëzojë duke përmendur edhe ato vepra të tyre, për të cilat e meritojnë përgëzimin:Përgëzoji, atëherë, robërit e Mi! - Përgëzoji adhuruesit e Zotit që kanë këto cilësi:

39:18Страница 460

ٱلَّذِينَ يَسۡتَمِعُونَ ٱلۡقَوۡلَ فَيَتَّبِعُونَ أَحۡسَنَهُۥٓۚ أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ هَدَىٰهُمُ ٱللَّهُۖ وَأُوْلَٰٓئِكَ هُمۡ أُوْلُواْ ٱلۡأَلۡبَٰبِ ١٨

которые прислушиваются к словам и следуют наилучшим из них. Это - те, которых Аллах наставил на прямой путь. Они и есть обладающие разумом.

Ata që e dëgjojnë me vëmendje fjalën(shpalljen)dhe pasojnë më të mirën. -Ata dëgjojnë me vëmendje fjalët që u thuhen, që të mund të gjykojnë drejt se cilave prej tyre iu duhet dhënë përparësi e cilave jo. Ngaqë janë të logjikshëm dhe të kujdesshëm, ata zgjedhin fjalën më të mirë dhe nuk ka dyshim se fjala më e mirë është Fjala e Allahut (Kur'ani) dhe fjala e Profetit të Tij (hadithi): "Allahu e shpalli më të mirën Fjalë, këtë Libër, pjesët e të cilit janë të ngjashme me njëra tjetrën (në urtësi e bukuri), dhe që përsëriten herë pas here (me këshilla e dispozita)." [Zumer 23]. Në këtë ajet mund të përmendim edhe një dobi të veçantë. Kur Allahu i Lartësuar na tregoi për të mençurit dhe të urtët dhe i lëvdoi ata, sepse e dëgjojnë me vëmendje çdo fjalë që thuhet dhe pasojnë me të mirën, dikush mund të thotë: A ka ndonjë mënyrë apo rrugë se si mund të dallojmë dhe gjykojmë se cila fjalë është më e mira, në mënyrë që edhe ne ta zgjedhim dhe pranojmë, dhe kështu të përshkruhemi të mençur dhe të urtë? Ose që të shohim ata që e pranojnë atë fjalë dhe ta dimë se ata janë të urtë dhe të mençur? Atëherë, përgjigjja për këtë pyetje është: Po, ka një mënyrë për të dalluar se cila është fjala më e mirë. Fjala më e mirë është ajo fjalë që vetë Zoti e ka quajtur të tillë, kur tha: "Allahu e shpalli më të mirën Fjalë, këtë Libër, pjesët e të cilit janë të ngjashme me njëra tjetrën (në urtësi e bukuri), dhe që përsëriten herë pas here (me këshilla e dispozita)." [Zumer 23].Këta janë ata që Allahu i ka udhëzuar në rrugën e drejtë dhe këta janë të diturit. -Këta janë ata që Allahu i udhëzoi dhe i mësoi të stolisen me virtyrtet më të larta dhe ua bëri mbarë që të bëjnë punët më të mira e të shpërblyeshme. Ai dëshmoi se pikërisht këta që pasojnë fjalën e Tij "janë të diturit." Këta janë të mençurit dhe të urtët, që dallohen për logjikën e mprehtë dhe gjykimin e drejtë. Me mençurinë dhe mprehtësinë e tyre, ata mund të shohin dhe dallojnë të mirën nga jo e mira dhe i japin përparësi asaj mbi çdo gjë tjetër. Kjo është treguese e qartë e mendjes dhe logjikës së shëndoshë. Madje mund të themi se aftësia mendore tregohet veçse në këtë mënyrë. Ai që nuk arrin të dallojë mes fjalëve që i thuhen, të mira apo të shëmtuara, ai nuk konsiderohet i shëndetshëm mendërisht. Gjithashtu, edhe ai i cili arrin të dallojë fjalët, por epshet e tij ia mundin logjikën, dhe si rrjedhojë ai nuk i jep përparësi të mirës, pra, edhe ai është i mangët në mendje dhe i dobët në zgjedhje.

39:19Страница 460

أَفَمَنۡ حَقَّ عَلَيۡهِ كَلِمَةُ ٱلۡعَذَابِ أَفَأَنتَ تُنقِذُ مَن فِي ٱلنَّارِ ١٩

Разве ты сможешь спасти того, относительно кого сбылось Слово о мучениях, кто находится в Огне?

Mos, vallë, mund ta shpëtosh ti prej zjarrit atë që i është përcaktuar vendimi për dënim? - Mos do ta udhëzosh ti atë për të cilin është vendimi i prerë për ndëshkimin e tij?! Për atë është bërë i pakthyeshëm dënimi, sepse ai vazhdon në humbjen e vet me inat, mohim dhe mospërfillje të së vërtetës. Ti nuk mund të udhëzosh dot të tillë njerëz, sepse drita e Zotit nuk gjen rrugë për në zemrat e tyre. Ti kurrë nuk mund të shpëtosh atë që është në zjarr, sepse kjo është e pamundur.

39:20Страница 460

لَٰكِنِ ٱلَّذِينَ ٱتَّقَوۡاْ رَبَّهُمۡ لَهُمۡ غُرَفٞ مِّن فَوۡقِهَا غُرَفٞ مَّبۡنِيَّةٞ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُۖ وَعۡدَ ٱللَّهِ لَا يُخۡلِفُ ٱللَّهُ ٱلۡمِيعَادَ ٢٠

Но для тех, кто боялся своего Господа, уготованы горницы, расположенные одна над другой, под которыми текут реки. Таково обещание Аллаха, и Аллах не нарушает обещания!

Kurse, për ata që iu frikësuan Zotit të tyre janë ndërtuar pallate të larta me dhoma(të shumta)njëra mbi tjetrën, poshtë të cilave rrjedhin lumenj. -E gjithë lumturia dhe të gjitha mirësitë janë përgatitur për të devotshmit. Allahu i Madhëruar ka përgatitur për ta çdo lloj mirësie. Askush nuk mund t'i përshkruajë plotësisht ato mirësi. Allahu i Lartësuar thotë se ata "... do të jenë në dhoma të ndërtuara njëra mbi tjetrën...". Ato janë banesa janë të zbukuruara. Aq të hijshme dhe të bukura janë, saqë nga jashtë dallon bukuritë që fshihen brenda dhe nga brenda mund të shohësh çfarë ka jashtë. Ngaqë janë shumë lart, ato duken, ashtu sikur duken yjet në qiell. Dhomat qëndojnë njëra sipër tjetrës. Ato janë të ndërtuara me mjeshtëri dhe hijeshi, një gur prej floriri e një prej argjendi, që lidhen me misk, që kundërmon aromë të këndshme. Allahu i Lartësuar thotë se poshtë atyre dhomave rrjedhin lumenj. Ato lumenj janë me ujë të bollshëm dhe të pastër. Ata vadisin të gjitha kopshtet dhe bimësinë. Kështu, ato kopshte gëlojnë nga frutat e shijshme dhe të pjekura.Ky është premtimi i Allahut. Dhe Allahu kurrë nuk e thyen premtimin(e Tij). - Ky është shpërblimi që Allahu ka premtuar për të devotshmit, dhe ky premtim patjetër do të përmbushet. Le të realizojnë besimtarët devotshmërinë ndaj Zotit me kushtet e saj dhe të jenë të sigurt se Allahu ka për ta përmbushur premtimin e Vet dhe do t'ua japë të plotë shpërblimin e tyre.

39:21Страница 460

أَلَمۡ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ أَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَسَلَكَهُۥ يَنَٰبِيعَ فِي ٱلۡأَرۡضِ ثُمَّ يُخۡرِجُ بِهِۦ زَرۡعٗا مُّخۡتَلِفًا أَلۡوَٰنُهُۥ ثُمَّ يَهِيجُ فَتَرَىٰهُ مُصۡفَرّٗا ثُمَّ يَجۡعَلُهُۥ حُطَٰمًاۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَذِكۡرَىٰ لِأُوْلِي ٱلۡأَلۡبَٰبِ ٢١

Неужели ты не видел, что Аллах ниспослал с неба воду и провел ее к источникам по земле? Потом посредством нее Он выводит посевы различных цветов. Затем они вянут, и ты видишь их пожелтевшими. Затем Он превращает их в труху. Воистину, во всем этом - напоминание для обладающих разумом.

A nuk e sheh ti se si e lëshon Allahu ujin nga qielli dhe e shpërndan atë në tokë me burime? -Allahu i Lartësuar i kujton të mençurit dhe të urtët që të meditojnë për shiun, që bie nga qielli dhe pastaj Ai e bën që të rrjedhë nëpër tokë, në lumenj, përrenj, burime e puse, nga ku nxirret me lehtësi prej njerëzve, për ta përdorur për nevojat e tyre.Pastaj, Ai bën që të rriten me të bimë të llojeve dhe të ngjyrave të ndryshme. Pastaj ato thahen dhe ti i sheh ato që zverdhen dhe më pas coptohen(e grimcohen). -Prej tij ujiten dhe dalin drithërat e ndryshme, si gruri, misri, tërshëra, elbi e orizi etj., frutat dhe bimët ushqyese. Pasi piqen ose u bie ndonjë sëmundje, bimët thahen, zverdhen dhe copëtohen.S’ka dyshim se në këtë ka argument për njerëzit e ditur. - Duke medituar në të tilla ajete, të mençurit kuptojnë kujdesin e madh të Allahut dhe mëshirën e Tij për robërit, duke ua lehtësuar marrjen e ujit dhe duke ua ruajtur në tokë, që të mund të përmbushin nevojat e tyre kur të dëshirojnë. Gjithashtu, ata shohin edhe pushtetin e Tij të plotë dhe të pacenueshëm dhe janë të bindur se Ai do t’i ringjallë të vdekurit, ashtu siç e ringjall tokën e vdekur dhe të shkretuar. Duke medituar në të gjitha këto çështje ata binden edhe më shumë se Ai që i bën të gjitha këto mirësi dhe ka këtë pushtet, Ai dhe vetëm Ai duhet të adhurohet me dashuri dhe duke iu nënshtruar ligjit të Tij. O Zot! Na bëj nga të mençurit dhe të urtët, të cilët i ke lëvduar duke i përmendur dhe i udhëzove duke ua ndriçuar mendjen dhe shpirtin! Ti u zbulove atyre shumë nga të fshehtat e Librit dhe i bëre që të shohin qartë shenjat e Tua të mrekullueshme, të cilat askush tjetër nuk i sheh dhe kupton. Ti je Dhuruesi i Madh i çdo mirësie!

39:22Страница 461

أَفَمَن شَرَحَ ٱللَّهُ صَدۡرَهُۥ لِلۡإِسۡلَٰمِ فَهُوَ عَلَىٰ نُورٖ مِّن رَّبِّهِۦۚ فَوَيۡلٞ لِّلۡقَٰسِيَةِ قُلُوبُهُم مِّن ذِكۡرِ ٱللَّهِۚ أُوْلَٰٓئِكَ فِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٍ ٢٢

Разве тот, чью грудь Аллах раскрыл для ислама, кто на свету от своего Господа, равен неверующему? Горе тем, чьи сердца черствы к поминанию Аллаха! Они пребывают в очевидном заблуждении.

Ai të cilit Allahu ia ka zgjeruar gjoksin për besimin islam është në një dritë të sigurt prej Zotit të vet. -Si mund të jenë të njëjtë këto dy lloje njerëzish? I pari është ai që Zoti ia zgjeroi gjoksin për të pranuar Islamin, për të nxënë porositë e ligjet e Zotit dhe për të punuar dhe jetuar sipas tyre. Ai i bën këto duke qenë shumë i qartë dhe i mbuluar nga prehja. Ai e adhuron Allahun duke qenë i qartë dhe i sigurt në çdo gjë që bën. Për këtë tregon fjala e Tij: "... është në një dritë të sigurt prej Zotit të vet." Ai është i ndriçuar nga Zoti i tij në çdo hap që hedh dhe çdo çast në këtë jetë. Ndërsa ai tjetri nuk i ka këto mirësi dhe nuk e njeh prehjen dhe qetësinë e zemrës, prandaj Zoti thotë:Mjerë ata që, nga zemërngurtësia e tyre, nuk e përmendin Allahun! -Ato zemra nuk zbuten dhe as preken kur dëgjojnë Librin e Allahut. Ato nuk marrin mësim kur kujtohen dhe paralajmërohen nga ajetet e Tij. Ato zemra nuk qetësohen kur kujtohet Zoti, madje largohen dhe e refuzojnë me forcë e urrejtje mesazhin që u vjen nga Zoti i tyre. Ata gjejnë prehje vetëm kur merren me diçka tjetër veç Zotit. Këta të mjerë janë të kërcënuar ashpër.Ata janë në një humbje të qartë. -Ku ka humbje dhe dëshpërim më të madh sesa i atij që është larguar nga i vetmi Mbrojtës e Ndihmëtar, që kujdeset për gjithçka? Çdo lumturi është e lidhur ngushtë me kthimin dhe afërsinë pranë Zotit dhe përkushtimit ndaj Tij. Këtyre të mjerëve u është ngurtësuar zemra dhe nuk e kujtojnë e përmendin aspak Zotin. Ata i janë dedikuar me gjithë qënien e tyre diçkaje që u sjell veçse dëshpërim e ligësi, që të largon nga Zoti dhe kënaqësia e Tij.

39:23Страница 461

ٱللَّهُ نَزَّلَ أَحۡسَنَ ٱلۡحَدِيثِ كِتَٰبٗا مُّتَشَٰبِهٗا مَّثَانِيَ تَقۡشَعِرُّ مِنۡهُ جُلُودُ ٱلَّذِينَ يَخۡشَوۡنَ رَبَّهُمۡ ثُمَّ تَلِينُ جُلُودُهُمۡ وَقُلُوبُهُمۡ إِلَىٰ ذِكۡرِ ٱللَّهِۚ ذَٰلِكَ هُدَى ٱللَّهِ يَهۡدِي بِهِۦ مَن يَشَآءُۚ وَمَن يُضۡلِلِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِنۡ هَادٍ ٢٣

Аллах ниспослал наилучшее повествование - Писание, аяты которого сходны и повторяются. У тех, кто страшится своего Господа, от него по коже проходит дрожь. А потом их кожа и сердца смягчаются при поминании Аллаха. Это - верное руководство Аллаха, посредством которого Он ведет прямым путем того, кого пожелает. А кого Аллах введет в заблуждение, тому не будет наставника.

Allahu e shpalli më të mirën Fjalë, - këtë Libër, pjesët e të cilit janë të ngjashme me njëra-tjetrën(në urtësi e bukuri), dhe që përsëriten herë pas here(me këshilla e dispozita). -Allahu i Madhëruar na thotë për Librin e Tij se ai është Fjala më e mirë, në mënyrë absolute. Fjala më e mirë është Fjala e Allahut dhe libri më i mirë i shpallur është pikërisht Kur'ani. Nga kjo kuptohet se fjalët dhe termat e përdorura në të janë më të qartat dhe më të mirat. Po kështu, edhe kuptimet e tij janë më madhështoret dhe më të rëndësishmet. Ajo është fjala më e mirë dhe, si e tillë, është më e mirë si në tekst, edhe në përmbajtje. Allahu e përshkruan atë si "muteshabihat" - i ngjashëm. Pra, ajetet dhe suret janë të ngjashme në bukurinë, renditjen dhe pastërtinë e tyre nga çdo kundërthënie e kontradiktë. Kundërshtitë dhe kundërthëniet nuk kanë vend në këtë libër. Sa më shumë të meditojë i urti në këtë libër, aq më shumë do të shohë një përputhshmëri dhe harmoni mahnitëse, madje edhe në ato raste kur duket i mjegullt. Kjo të mahnit dhe të krijon bindjen se ky libër mund të jetë thënë veçse nga Ai që është i Urtë dhe i Gjithëditur. Ky është kuptimi i fjalës "muteshâbihât" në këtë ajet. Për sa i përket ajetit: “Është Ai (Allahu) që ta zbriti ty (o Muhammed) Librin (Kur'anin). Në të ka ajete të qarta (muhkematun), të cilat janë baza e Librit. Në të ka ajete të tjera, që janë jo krejtësisht të qarta (muteshâbihât).” [Al Imran 7.], këtu fjala muteshâbihât ka kuptimin e diçkaje që mund të jetë e paqartë për shumë nga njerëzit. Për këtë arsye, të tilla ajete duhen parë gjithmonë të harmonizuara dhe nën dritën e ajeteve që janë muhkeme, domethënë të qarta dhe qartësuese. Prandaj dhe tha: "Në të ka ajete të qarta (muhkematun), të cilat janë baza e Librit. Në të ka ajete të tjera, që janë jo krejtësisht të qarta (muteshabihat).” [Al Imran 7]. Allahu tregon këtu se disa ajete janë të paqarta për shumë njerëz dhe dhe ato duhen parë nën dritën e ajeteve të tjera të qarta dhe shpjeguese. Ndërsa në suren Zumer thuhet se ajetet e Kur'anit janë "muteshâbih", që në këtë kontekst ka kuptimin, "të ngjashme" në bukurinë dhe madhështinë e tyre. Dhe, pa dyshim, të gjitha ajetet e Kur'anit janë të tilla. Pastaj Allahu i Madhëruar i përshkruan ajetet kuranore si "methânije" - që përsëriten. Në Kur'an përsëriten shpesh historitë dhe dispozitat; përsëriten si kërcënimet, ashtu edhe pëgëzimet, lajmet dhe premtimet e mira. Në to përsëriten vazhdimisht cilësitë e punëmirëve dhe të punëkëqijve. Në të përsëriten emrat dhe cilësitë e Allahut. Të gjitha këto tregojnë për bukurinë dhe madhështinë e Kur'anit. Allahu i Lartësuar e di mirë se sa shumë nevojë kanë robërit për kumtet dhe mesazhet e këtij libri, të cilat i pastrojnë, forcojnë dhe lartësojnë shpirtrat. Ato e kompletojnë moralin e njeriut. Madje, mund të thuhet se ato mesazhe dhe kumte janë për zemrat, ashtu siç është uji për bimën. Sa herë që bima nuk ujitet, ajo dobësohet dhe fillon të zbehet e thahet, madje mund të shkojë drejt vdekjes së plotë. Kështu, sa më e rregullt të jetë ujitja e saj, aq më e shëndetshme e lulëzuar është ajo dhe aq më shumë fruta do të japë. Madje, frutat e saj do të jenë shumë të shijshme. Frutat që jep ajo tokë që vaditet janë të shumëllojshme dhe të dobishme. E tillë është edhe zemra. Ajo ka nevojë që vazhdimisht të përsëriten kumtet dhe mesazhet e Zotit brenda saj. Nëse një mesazh do të jepej vetëm një herë në gjithë Librin e Zotit, kjo nuk do ta zinte atë vend dhe nuk do të sillte atë dobinë e synuar. Kështu nuk do të realizohej qëllimi i synuar. Për këtë arsye, edhe në këtë tefsir kemi ndjekur të njejtën metedologji, ashtu sikurse është metoda kuranore e përsëritjes së mesazheve. Kështu, në ajete të ngjashme jam përpjekur që të mos them ‘shiko në atë ajet’, por kam sjellë tefsirin e ajetit të plotë, sipas kontekstit. Madje, në disa raste bëhet një shpjegim më i hollësishëm se në rastet e tjera, duke sjellë kështu edhe më shumë dobi. Për këtë arsye, ai që dëshiron të meditojë në Kur'an duhet ta bëjë këtë me shumë kujdes dhe në të gjitha rastet kur duket se ka përsëritje, sepse në çdo rast dhe kontekst mund të nxjerrësh dobi të shumta dhe urtësi të mrekullueshme. Duke qenë se Kur'ani ka këtë madhështi dhe ndikim të jashtëzakonshëm, ai lë gjurmë të forta në zemrat e të urtëve dhe të mençurve, që kanë pranuar udhëzimin e tij në zemrat e tyre, prandaj i Madhëruari thotë:Prej(dëgjimit të)tij u rrëqethet mishi atyre që e kanë frikë Zotin e tyre. -Kështu ndodh, sepse ky libër është i mbushur me kërcënime e paralajmërime, që ta frikësojnë shpirtin.Pastaj trupi dhe zemrat e tyre qetësohen kur përmendin Allahun. -Ata qetësohen kur kujtojnë këto mesazhe shprese dhe inkurajuese. Kur'ani i nxit për punë të mira, por i kërcënon, që t'u largohen punëve të këqija.Ky(Libër)është udhëzimi i Allahut. Me të Ai udhëzon atë që do. -Ky ndikim i çuditshëm në zemrat e të zgjedhurve është një mirësi e dhuruar nga Zoti. Kjo është një ndër dhuratat më të dukshme që Ai u jep atyre. Nëpërmjet një ndjenje të tillë që u sjell brenda zemrave, Zoti udhëzon robin në rrugën e drejtë dhe e bën të aftë të ecë në këtë rrugë. Megjithatë, ka mundësi që me përemrin tregues "Ky" të nënkuptojë Kur'anin, që Zoti e përshkruan me gjithë ato cilësi të mrekullueshme. Sipas këtij kuptimi, Kur'ani është vetë udhëzimi i Zotit. Nuk ka asnjë rrugë tjetër që të të çojë tek Zoti, përveç rrugës që ofrohet në këtë libër. Prandaj thuhet: "… me të cilin Ai udhëzon atë që do." Pra, nëpërmjet Kur'anit, Zoti e ndriçon, e bën robin që Ai dëshiron të denjë për të jetuar sipas tij dhe të përfitojë udhëzimin e plotë prej tij. Por cilët janë këta njerëz? Janë ata të cilët kanë qëllim të mirë dhe sinqeritet në kërkimin e së vërtetës, siç thotë një ajet tjetër: "Juve ju erdhi nga Allahu dritë dhe libër i qartë. Allahu udhëzon nëpërmjet tij në rrugët e shpëtimit ata që kërkojnë kënaqësinë e Tij dhe i nxjerr ata prej errësirave në dritë, me lejen e Tij. Ai i udhëzon ata në rrugë të drejtë." [Maide 15, 16].E atë që Allahu e lë të humbur, nuk ka kush ta udhëzojë. -Sepse e vetmja rrugë për të gjetur Zotin dhe për ta kënaqur Atë është që Ai të të bëjë të denjë për diçka të tillë dhe të ta mundësojë që sinqerisht të përkushtohesh për t'u ndriçuar dhe ndryshuar përmes Librit të Tij. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë nuk ka asnjë rrugë tjetër për të gjetur udhëzimin e plotë e të vërtetë. E vetmja gjë që të pret është humbja e sigurt dhe dëshpërimi i përjetshëm.

39:24Страница 461

أَفَمَن يَتَّقِي بِوَجۡهِهِۦ سُوٓءَ ٱلۡعَذَابِ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۚ وَقِيلَ لِلظَّٰلِمِينَ ذُوقُواْ مَا كُنتُمۡ تَكۡسِبُونَ ٢٤

Разве тот, кто в День воскресения будет лицом защищаться от ужасных мучений, равен верующему? Беззаконникам скажут: «Вкусите то, что вы приобретали!».

A është njësoj(me të shpëtuarin)ai që në Ditën e Kijametit do të mundohet të mbrohet nga dënimi i tmerrshëm (i zjarrit)me fytyrën e vet? -Allahu kurrë nuk do t'i trajtonte njëlloj të udhëzuarit me të humburit. Ai që Zoti e udhëzon dhe e bën të denjë të ndjekë rrugën që të çon në Xhenet dhe ia bën mbarë çdo punë të mirë që të çon në të, kurrë nuk mund të jetë njëlloj si ai që është i zhytur në humbje dhe vazhdon me kokëfortësi në refuzimin e të vërtetës derisa i vjen vdekja. Kur të vijë në Ditën e Gjykimit, ai do të përpiqet të mbrojë fytyrën nga dënimi i Zotit dhe zjarri përvëlues. Fytyra është pjesa më e ndjeshme e njeriut, prandaj mjafton pak nxehtësi, që ajo të ndiejë dhimbje. Duke qenë se duart dhe këmbët e tij do të jenë të lidhura me zinxhirë, atëherë ai do të përballet me zjarrin pikërisht me fytyrën e tij.Keqbërësve do t'u thuhet: “Shijoni atë (dënimin)që vetë e fituat!” -Këto fjalë do t'u thuhen atyre që e ngarkojnë veten me padrejtësi, me mohimin e Zotit e me gjynahe. Këto fjalë do t'ua shtojnë edhe më shumë dhimbjen dhe dëshpërimin në shpirt.

39:25Страница 461

كَذَّبَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ فَأَتَىٰهُمُ ٱلۡعَذَابُ مِنۡ حَيۡثُ لَا يَشۡعُرُونَ ٢٥

Их предшественники также считали лжецами посланников, и мучения явились к ним оттуда, откуда они не предполагали.

Edhe brezat para tyre e përgënjeshtruan Shpalljen -Edhe popujt e shkuar mohuan Shpalljen dhe i quajtën profetët gënjeshtarë, ashtu sikurse veproni edhe ju.dhe ndëshkimi u erdhi nga nuk e mendonin. -Atyre u erdhi dënimi kur ishin tërësisht të pavëmendshëm ndaj tij, në fillim të ditës ose në kohën e drekës, kur ishin duke u çlodhur.

39:26Страница 461

فَأَذَاقَهُمُ ٱللَّهُ ٱلۡخِزۡيَ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَاۖ وَلَعَذَابُ ٱلۡأٓخِرَةِ أَكۡبَرُۚ لَوۡ كَانُواْ يَعۡلَمُونَ ٢٦

Аллах дал им вкусить позор в мирской жизни. А мучений в Последней жизни, несомненно, будет еще больше, если бы они только знали!

Allahu bëri që ata të përjetojnë poshtërimin në këtë jetë -Me këtë dënim, ata u poshtëruan para Zotit dhe para krijesave dhe doli në shesh padrejtësia dhe ligësia e tyre.por dënimi i jetës tjetër është edhe më i madh. Ah, sikur ta dinin! -Prandaj, le të kenë kujdes dhe të marrin mësim edhe këta të sotmit, që e refuzojnë besimin e saktë dhe nuk besojnë në Muhamedin dhe Kur'anin, se edhe ata i pret i njëjti ndëshkim e poshtërim.

39:27Страница 461

وَلَقَدۡ ضَرَبۡنَا لِلنَّاسِ فِي هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانِ مِن كُلِّ مَثَلٖ لَّعَلَّهُمۡ يَتَذَكَّرُونَ ٢٧

Мы уже привели для людей в этом Коране всевозможные притчи, чтобы они могли помянуть назидание.

Ne u kemi sjellë njerëzve në këtë Kur’an shembuj për gjithçka, që ata të marrin mësim. - Allahu i Lartësuar na tregon se na ka sjellë në Kur'an nga çdo lloj shembulli, përshkrime, dituri të dobishme dhe mësime të urta. Ai na ka sjellë shembuj të të mirëve dhe shembuj të punëkëqijve. Ai na ka sjellë shembuj ilustrues për teuhidin dhe për shirkun. Nëpërmjet shembujve, e vërteta qartësohet më shumë dhe bëhet më e kapshme. Urtësia e sjelljes së këtyre shembujve është që ata të marrin mësim, kur Ne ua qartësojmë të vërtetën, që të mësojnë atë që u bën dobi e të punojnë e jetojnë sipas saj.

39:28Страница 461

قُرۡءَانًا عَرَبِيًّا غَيۡرَ ذِي عِوَجٖ لَّعَلَّهُمۡ يَتَّقُونَ ٢٨

Мы ниспослали Коран, в котором нет неправды, на арабском языке, чтобы они устрашились.

Ai është një Kur’an në arabisht pa asnjë shtrembërim, -Në e sollëm këtë libër në gjuhën arabe të pastër, me terma të qartë dhe të thjeshtë për t'u kuptuar, në mënyrë të veçantë nga populli arab. Ne e bëmë Kur'anin: "... pa shtrembërime". Pra, në të nuk do të gjesh mangësi në asnjë aspekt, as në termat e formulimet e tij e as në kuptimet mesazhet që përcjell. Kjo tregon se Kur'ani është tërësisht i drejtë dhe udhëzues në mirësi, siç ka thënë i Madhëruari: "Të gjitha lavdërimet i qofshin vetëm Allahut, i Cili i ka shpallur robit të Vet (Muhamedit) Librin (Kur'anin) dhe nuk ka lejuar në të asnjë shtrembërim! (Një libër) të drejtë (e pa kundërthënie), për të paralajmëruar një dënim të rëndë prej Tij (për jobesimtarët), e për t’i përgëzuar besimtarët që bëjnë vepra të mira, se do të kenë një shpërblim të mrekullueshëm (Xhenetin), në të cilin do të qëndrojnë përgjithmonë." [Kehf 1 - 3].me qëllim që të bëhen të devotshëm. -Ai ua bëri të lehtë kuptimin dhe të përfituarit nga ky libër, në mënyrë që ata të mund të pajisen me takua. Nëpërmjet Shpalljes, Allahu ua lehtësoi robërve rrugët e takua-s, qoftë në aspektin e diturisë së dobishme që ofron, qoftë në aspektin praktik dhe të punëve që duhen kryer. Nëpërmjet Kur'anit dhe shembujve të sjellë në të, Allahu i Madhëruar na mëson atë që nuk e dimë dhe na nxit që të bëjmë vepra të mira e të jetojmë sipas tij. Më pas, Allahu na sjell një shembull ilustrues, për të kuptuar më mirë teuhidin dhe shirkun. Ai thotë:

39:29Страница 461

ضَرَبَ ٱللَّهُ مَثَلٗا رَّجُلٗا فِيهِ شُرَكَآءُ مُتَشَٰكِسُونَ وَرَجُلٗا سَلَمٗا لِّرَجُلٍ هَلۡ يَسۡتَوِيَانِ مَثَلًاۚ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِۚ بَلۡ أَكۡثَرُهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ ٢٩

Аллах приводит в качестве притчи мужа, принадлежащего нескольким несговорчивым партнерам, и мужа, принадлежащего только одному человеку. Равны ли они в притче? Хвала надлежит Аллаху, но большинство их не знает этого.

Allahu sjell si shembull një njeri(skllav)nën zotërimin e shumë ortakëve pa marrëveshje mes tyre -Një skllav që është në pronësinë dhe shërbimin e shumë ortakëve, të cilët asnjëherë nuk bien dakord, prandaj ai kurrë nuk gjen qetësi. Ata vazhdimisht grinden me njëri-tjetrin për të dhe secili prej tyre kërkon që ky rob të përmbushë urdhrat e tij. Sa herë që njëri urdhëron për diçka, tjetri kërkon diçka tjetër. Atëherë, si e mendon gjenjden e këtij robi me gjithë këta ortakë, që kundërshtojnë e grinden me njëri-tjetrin?dhe një njeri tjetër (skllav), që është në zotërimin e një njeriu të vetëm. -Ky i shërben vetëm një zotërie. Ai e kupton mirë qëllimin e zotërisë së tij dhe është shumë i qartë dhe i qetë në shërbimin ndaj tij.A janë ata të dy njëlloj? -A mund të jenë njëlloj këto dy raste? Kurrsesi nuk mund të jenë njëlloj. I tillë është idhujtari: skllav i shumë ortakëve. Herë i lutet njërit e herë tjetrit. Asnjëherë nuk gjen qetësi. Ndërsa njësuesi është i sinqertë dhe i përkushtuar vetëm ndaj Zotit. Ai i takon vetëm Allahut dhe Allahu e ka pastruar dhe zgjedhur atë vetëm për Veten e Tij. Ai gëzon qetësinë më të madhe.Lavdërimi i takon vetëm Allahut, por shumica e tyre nuk e dinë. -I lavdëruar qoftë Allahu, që na e qartësoi të vërtetën nga e kota! Ai na udhëzoi dhe na mësoi atë që nuk e dinim.

39:30Страница 461

إِنَّكَ مَيِّتٞ وَإِنَّهُم مَّيِّتُونَ ٣٠

Воистину, ты смертен, и они смертны.

Ti do të vdesësh(një ditë)dhe ata, gjithashtu, do të vdesin(një ditë). -Që të gjithë ju do të vdisni, dhe kjo është diçka e pashmangshme, siç thuhet në ajet tjetër: "Askujt (prej njerëzve) para teje nuk i dhamë përjetësinë (o Muhamed). Atëherë, nëse ti vdes, mos vallë, ata do të jetojnë përgjithmonë?! Çdo njeri do ta shijojë vdekjen! Ne ju sprovojmë (në këtë botë) me të keqen e me të mirën. Në fund, të gjithë ju te Ne do të ktheheni." [Enbija 34 - 35].

39:31Страница 461

ثُمَّ إِنَّكُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ عِندَ رَبِّكُمۡ تَخۡتَصِمُونَ ٣١

А потом, в День воскресения, вы будете препираться у своего Господа.

Pastaj, Ditën e Kijametit, ju do të dilni (për gjykim)para Zotit tuaj dhe do të grindeni me njëri-tjetrin. -Ju do të polemizoni me njëri-tjetrin për gjithçka rreth së cilës keni patur kundërshtime në dynja, por Allahu do të gjykojë mes jush me gjykimin e Tij të drejtë dhe secilin do ta shpërblejë sipas asaj që ka bërë: "Ditën, kur Allahu t’i ringjallë të gjithë, do t’i njoftojë se çfarë kanë punuar. Allahu i ka shënuar të gjitha, edhe pse ata i kanë harruar. Allahu është Mbikëqyrësi i gjithçkaje." [Muxhadile 6]. Njerëzit harrojnë, por Allahu nuk harron kurrë.

39:32Страница 462

۞ فَمَنۡ أَظۡلَمُ مِمَّن كَذَبَ عَلَى ٱللَّهِ وَكَذَّبَ بِٱلصِّدۡقِ إِذۡ جَآءَهُۥٓۚ أَلَيۡسَ فِي جَهَنَّمَ مَثۡوٗى لِّلۡكَٰفِرِينَ ٣٢

Кто может быть несправедливее того, кто возвел навет на Аллаха и счел ложью правду, когда она явилась ему? Разве не в Геенне обитель неверующих?

Duke na tërhequr vërejtjen e duke na paralajmëruar, Allahu i Madhëruar thotë:E kush është më i padrejtë(e keqbërës)se ai që trillon gënjeshtra kundër Allahut -Mashtrimi kundër Allahut mund të bëhet me shumë mënyra. Kështu, për shembull, ta përshkruash dhe emërtosh Allahun me një atribut që nuk i shkon madhështisë së Tij, ose të pretendosh profetësinë, ose të trillosh rregulla e ligje nga vetja duke mëtuar se është Allahu që i ka thënë e kumtuar ato, ose të gënjesh duke thënë se Zoti ka dhënë këtë dhe atë gjykim. Kjo i ngjan ajetit: "Thuaj: “Gjërat që ka ndaluar Zoti janë veprat e turpshme, qofshin ato të hapura ose të fshehta, gjynahet, shkelja e kufijve (të Tij)dhe padrejtësitë; t'i bësh shokë Allahut, pa pasur asnjë argument të shpallur dhe të thuash gjëra për Allahun për të cilat s'ke asnjë dijeni.” [A'raf 33]. Nëse robi e bën këtë nga padituria, është e dënueshme dhe e shëmtuar, por nëse e bën me vetëdije, atëherë është shumë e shumë herë më e shëmtuar dhe e dënueshme.dhe kur i erdhi e vërteta(Kur'ani), e quajti gënjeshtër? -Nuk ka më të padrejtë sesa ai të cilit i vjen e vërteta e përforcuar me argumente dhe fakte të shumta dhe ai sërish e konsideron gënjeshtër. Vetëm kjo do të ishte një padrejtësi shumë e madhe, sepse ai e refuzon të vërtetën edhe pasi i bëhet e qartë. Duke bashkuar këtë me trillimin e gënjeshtrave për Allahun, padrejtësia bëhet e pashembullt.A nuk është në Xhehenem vendbanimi i merituar për jobesimtarët? -Vetëm duke i futur ata në Xhehenem vendoset drejtësia. Atje Zoti do të vërë në vend çdo të drejtë dhe detyrim që kanë shkelur mohuesit dhe zullumqarët. Shirku është padrejtësia më e madhe dhe vetëm në Xhehenem do të vendoset drejtësia e shkelur nga këta keqbërës.

39:33Страница 462

وَٱلَّذِي جَآءَ بِٱلصِّدۡقِ وَصَدَّقَ بِهِۦٓ أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُتَّقُونَ ٣٣

Но тот, кто явился с правдой, и тот, кто признал ее истинность, действительно являются богобоязненными.

Ata që sjellin të vërtetën(nga Zoti) dhe e besojnë atë(me bindje të plotë), pikërisht ata janë të devotshmit. -Pas atyre që trillojnë gënjeshtra për Allahun e Madhëruar dhe refuzojnë të vërtetën, përmenden ata që thonë të vërtetën dhe e besojnë sinqerisht Shpalljen e Zotit të tyre dhe shpërblimet e shumta që ka përgatitur për ta. Allahu i Madhëruar thotë: "Ata që e sjellin të vërtetën (nga Zoti) dhe e besojnë atë (me bindje të plotë)...". Këtu bëhet fjalë për ata që janë të vërtetë në fjalët dhe punët që bëjnë. Këtu përfshihen profetët dhe ata që kryejnë misionin e tyre. Të gjithë këta thonë të vërtetën rreth Zotit, lajmeve dhe ligjeve të Tij. Këta janë të sinqertë dhe e vërtetojnë besimin dhe fjalët e tyre nëpërmjet veprave të sinqerta dhe të sakta. Pastaj thuhet: "... dhe e besojnë atë", pra, e pranojnë si të vërtetë dhe e dëshmojnë vërtetësinë e saj, sepse mund të ndodhë që njeriu të thotë të vërtetën, por nuk e beson atë, për shkak të arrogancës ose urrejtjes që mund të ketë për vetë të vërtetën ose për atë që e thotë këtë të vërtetë. Kështu, duhen përmendur të dyja këto cilësi, në mënyrë që lëvdimi të jetë i plotë. Domethënë, këta jo vetëm që e përcjellin të vërtetën, por edhe e besojnë, e pohojnë dhe pranojnë në zemrat e tyre. Thënia e të vërtetës tregon për diturinë dhe drejtësinë e tyre, ndërsa pranimi dhe pohimi i së vërtetës tregon për thjeshtësinë dhe pastërtinë e tyre nga kryelartësia e arroganca. Këtyre që u janë dhënë të dyja këto cilësi "... pikërisht këta janë të devotshmit." Në fakt, të gjitha cilësitë e takua-së kanë lidhje me këto dy cilësi: Thënia e së vërtetës, besimi dhe pranimi i saj, shoqëruar me punë të sinqerta sipas këtij besimi.

Текст: Quranic Universal Library (Tarteel) через spa5k/tafsir_api (MIT), в зафиксированной версии. Аяты: Quran Foundation. Источники и лицензии

Содержание

Аят аль-Курси36Аль-Кахфстр. 42джуз 15Бухари 1Муслим 2999

Вид

Тема
Размер текста
Вид

Read in English