Ас-Саади · Тафсир · на албанском
Аз-Зумар 39:34–62
39:34Страница 462
لَهُم مَّا يَشَآءُونَ عِندَ رَبِّهِمۡۚ ذَٰلِكَ جَزَآءُ ٱلۡمُحۡسِنِينَ ٣٤
Для них у их Господа уготовано то, чего они пожелают. Таково воздаяние творящим добро!
Ata do të kenë te Zoti i tyre gjithçka që dëshirojnë. -Tek Zoti i tyre ata do të gjejnë mirësi që syri nuk i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe zemra e njeriut kurrë nuk i ka menduar dhe ëndërruar. Çdo gjë që ata do të dëshirojnë prej kënaqësive dhe argëtimeve të trupit, syrit dhe shpirtit, atyre do t'u jepet në formën më të plotë. Ajo tashmë është përgatitur dhe i pret që t'i gëzojë e lumturojë.Ky është shpërblimi për vepërmirët. -Këta kanë arritur gradën më të lartë të besimit, sepse e adhurojnë Zotin sikur do ta bënin nëse do ta shihnin haptazi, sepse janë të sigurt se, edhe pse nuk e shikojnë Atë, Ai i sheh ata dhe punët e tyre. Ata janë bamirës edhe ndaj krijesave të Zotit me të gjitha mënyrat.
39:35Страница 462
لِيُكَفِّرَ ٱللَّهُ عَنۡهُمۡ أَسۡوَأَ ٱلَّذِي عَمِلُواْ وَيَجۡزِيَهُمۡ أَجۡرَهُم بِأَحۡسَنِ ٱلَّذِي كَانُواْ يَعۡمَلُونَ ٣٥
Это произойдет для того, чтобы Аллах простил им наихудшее из того, что они совершили, и воздал им наградой за лучшее из того, что они совершали (или лучшим, чем то, что они совершали).
Allahu do t’i falë ata për të këqijat(gjynahet)që kanë bërë dhe do t’u japë shpërblimet më të mira për ato (vepra të mira) që kanë bërë. -Veprat e njeriut janë tre llojesh: të këqija, të mira ose as të mira e as të këqija. Në llojin e fundit bëjnë pjesë të lejuarat ose ato vepra për të cilat nuk merr as shpërblim e as ndëshkim. Në punët e këqija bëjnë pjesë të gjitha llojet e gjynaheve, ndërsa si vepra të mira konsiderohen të gjitha ato që kryhen në bindje ndaj Allahut. Me këtë shtjellim, ajeti kuptohet më mirë. Kështu, ajeti: "Allahu do t’i falë ata për të këqijat që kanë bërë...", domethënë, që Allahu do t'ua falë dhe mbulojë gjynahet e vogla, për shkak të punëve të mira dhe përpjekjeve për të qenë të devotshëm. Kurse: "... do t’u japë shpërblimet më të mira për ato që kanë bërë", domethënë që do t'i shpërblejë për të gjitha punët e mira që kanë kryer në bindje ndaj Allahut. Në një ajet tjetër thuhet: "S’ka dyshim se Allahu nuk bën padrejtësi as sa një grimcë. Nëse është vepër e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe dhuron shpërblim të madh nga ana e Tij." [Nisa 40].
39:36Страница 462
أَلَيۡسَ ٱللَّهُ بِكَافٍ عَبۡدَهُۥۖ وَيُخَوِّفُونَكَ بِٱلَّذِينَ مِن دُونِهِۦۚ وَمَن يُضۡلِلِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِنۡ هَادٖ ٣٦
Разве Аллаха не достаточно для Его раба? Они устрашают тебя теми, которые ниже Него. А кого Аллах введет в заблуждение, тому не будет наставника.
A nuk i mjafton Allahu(si Mbrojtës)robit të vet? -Allahu është Bujar e Bamirës i Madh dhe kujdeset shumë për robin e Vet, që përpiqet t'i përmbushë adhurimet ndaj Tij, duke plotësuar urdhëresat dhe duke iu larguar ndalesave. Ai është mëse i mjaftueshëm në mbështetje të robit të Vet. Në mënyrë të veçantë, kujdesi dhe ndihma i është premtuar më të plotit në adhurimet që i përkushtoi Allahut, dhe ai është Muhamedi (a.s). Kështu, Allahu ka për t'i mjaftuar Muhamedit në çështjet e dynjasë, të fesë dhe të besimit të tij. Ai ka për ta ruajtur Profetin e Tij nga çdo e keqe që i kanoset.Dhe ata të frikësojnë ty me zota të tjerë(që i adhurojnë)përveç Tij. -Ata të frikësojnë nëpërmjet idhujve dhe putave, se do të godasin me ndonjë të keqe. Por kjo nuk është gjë tjetër veçse tregues i humbjes dhe devijimit të tyre.Për ata që Allahu i lë të humbur nuk mund të ketë asnjë që t'i udhëzojë. -Ata i ka lënë Zoti në humbje, prandaj nuk mund ta gjejnë rrugën e drejtë.
39:37Страница 462
وَمَن يَهۡدِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِن مُّضِلٍّۗ أَلَيۡسَ ٱللَّهُ بِعَزِيزٖ ذِي ٱنتِقَامٖ ٣٧
А кого Аллах наставит на прямой путь, того никто не введет в заблуждение. Разве Аллах - не Могущественный, Способный на возмездие?
Dhe ata që Allahu i udhëzon, askush nuk mund t'i çojë në humbje. -Allahu është Ai në dorën e të Cilit është i gjithë udhëzimi dhe humbja. Ajo që Ai dëshiroi që të jetë, është, dhe ajo që Ai nuk dëshiroi që të jetë, nuk është.A nuk është Allahu Ngadhënjimtari që ndëshkon me drejtësi? -Atij i takon fuqia, pushteti dhe krenaria e plotë. Ai është Ngadhënjimtari, që me krenarinë dhe fuqinë e Tij të plotë ka nënshtruar çdo gjë. Me fuqinë dhe krenarinë e Tij, Ai largon çdo të keqe nga robërit e Tij. Allahu është ndëshkues i atyre që nuk i binden dhe refuzojnë t'i nënshtrohen, prandaj le të ruhen nga çdo gjë që sjell zemërimin dhe ndëshkimin e Tij.
39:38Страница 462
وَلَئِن سَأَلۡتَهُم مَّنۡ خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ لَيَقُولُنَّ ٱللَّهُۚ قُلۡ أَفَرَءَيۡتُم مَّا تَدۡعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ إِنۡ أَرَادَنِيَ ٱللَّهُ بِضُرٍّ هَلۡ هُنَّ كَٰشِفَٰتُ ضُرِّهِۦٓ أَوۡ أَرَادَنِي بِرَحۡمَةٍ هَلۡ هُنَّ مُمۡسِكَٰتُ رَحۡمَتِهِۦۚ قُلۡ حَسۡبِيَ ٱللَّهُۖ عَلَيۡهِ يَتَوَكَّلُ ٱلۡمُتَوَكِّلُونَ ٣٨
Если ты спросишь их: «Кто создал небеса и землю?». - они непременно скажут: «Аллах». Скажи: «Видели ли вы тех, к кому вы взываете вместо Аллаха? Если Аллах захочет навредить мне, разве они смогут отвратить Его вред? Или же, если Он захочет оказать мне милость, разве они смогут удержать Его милость?». Скажи: «Довольно мне Аллаха. На Него одного уповают уповающие».
Nëse i pyet ata (idhujtarët)se kush i krijoi qiejt dhe tokën, ata me siguri do të thonë: “Allahu.” -Nëse u drejtohesh të humburve, të cilët të kërcënojnë me ato idhuj dhe puta të pafuqishme, dhe u sjell një argument duke thënë: "... kush i krijoi qiejt dhe tokën ...", ata nuk do të mund të tregojnë që i kanë krijuar idhujt, por me siguri do të thonë: “Allahu”. Pra, Allahu është i vetmi që ka krijuar gjithçka i vetëm e pa ndihmën e askujt. Atëherë, për t'u treguar se sa të dobët, të mangët dhe të pafuqishëm janë ata idhuj, thuaju:Thuaju atyre: “Më tregoni për ata (idhujt)që ju i adhuroni veç Allahut! Nëse Allahu më sprovon me ndonjë të keqe, a mund të ma largojnë atë të keqe?” -A kanë mundësi ata idhuj që të më shpëtojnë nga ajo që Allahu do të më godasë? A do ta ndalojnë atë goditje ose ta lehtësojnë sado pak?!“Po nëse Allahu dëshiron të më dhurojë (ndonjë të mirë)nga mëshira e Tij, a mund ta pengojnë ata mëshirën e Tij?” -Nëse Zoti dëshiron të më bekojë dhe dhurojë mirësi, qoftë në dynjanë time apo në fenë dhe besimin tim, "...a mund ta pengojnë ata mëshirën e Tij?” A mund të më privojnë nga ajo? Ata me siguri do të pohojnë se idhujt nuk kanë mundësi as të largojnë të keqen dhe as kanë në dorë që të pengojnë të mirën që Zoti e dëshiron. Atëherë, pasi të jetë bërë e qartë nga këto pyetje se i vetmi i Adhuruar është Allahu, i vetmi që ka krijuar krijesat dhe ka në dorë dobinë dhe dëmin, ndërsa të tjerët janë të dobët e të pafuqishëm në çdo drejtim, që nuk mund të krijojnë gjë dhe nuk zotërojnë asnjë mundësi për të sjellë dobi apo dëm, atëherë drejtoju idhujtarëve e thuaju:Thuaju: “Mua më mjafton Allahu. Vetëm Atij i mbështeten ata që kërkojnë mbështetje.”. -Të tillë janë besimtarët. Ata i mbështeten dhe kërkojnë ndihmë vetëm Allahut, për të arritur çdo të mirë dhe për të larguar çdo të keqe. Ai i cili ka në dorë gjithçka, Ai më mjafton si ndihmëtar dhe mbrojtës, Ai do të më mjaftojë në lidhje me gjithçka që më shqetëson.
39:39Страница 462
قُلۡ يَٰقَوۡمِ ٱعۡمَلُواْ عَلَىٰ مَكَانَتِكُمۡ إِنِّي عَٰمِلٞۖ فَسَوۡفَ تَعۡلَمُونَ ٣٩
Скажи: «О мой народ! Действуйте по своему усмотрению, и я тоже буду действовать. Скоро вы узнаете,
Thuaju atyre, o Profet:Thuaj: “O populli im! Veproni si të doni” -Bëni ashtu si t'ju duket se është më e mira për veten tuaj, duke adhuruar atë që nuk meriton asnjë adhurim dhe nuk ka asgjë në dorë prej çështjeve tuaja...“se edhe unë do të veproj sipas times” -Edhe unë do të veproj sipas asaj në të cilën po ju ftoj. Dhe ajo në të cilën unë ju ftoj është sinqeriteti i plotë në zbatimin e fesë vetëm për të kënaqur Allahun dhe adhuruar Atë si një të vetëm.
39:40Страница 462
مَن يَأۡتِيهِ عَذَابٞ يُخۡزِيهِ وَيَحِلُّ عَلَيۡهِ عَذَابٞ مُّقِيمٌ ٤٠
кого постигнет мучение, которое опозорит его, и на кого падут вечные мучения».
“Më vonë do ta mësoni, se kujt do t’i vijë dënimi poshtërues dhe mbi kë do të zbresë dënimi i përjetshëm!” -Më vonë do ta mësoni se kujt do t’i takojë përfundimi i mirë dhe kush do të ndëshkohet në dynja dhe në ahiret. Të mjerët ata që do t’i përpijë ai ndëshkim! Ky ndëshkim nuk ka për t'u larguar nga ata dhe nuk do t'u zbutet aspak, as për një çast të vetëm. Ky është një kërcënim shumë i madh për ta dhe ata e dinë mirë që e meritojnë ndëshkimin e përjetshëm. Ata e dinë shumë mirë këtë, por inati dhe padrejtësia në jetën e kësaj dynjaje ua zë sytë dhe i pengon në rrugën drejt imanit.
39:41Страница 463
إِنَّآ أَنزَلۡنَا عَلَيۡكَ ٱلۡكِتَٰبَ لِلنَّاسِ بِٱلۡحَقِّۖ فَمَنِ ٱهۡتَدَىٰ فَلِنَفۡسِهِۦۖ وَمَن ضَلَّ فَإِنَّمَا يَضِلُّ عَلَيۡهَاۖ وَمَآ أَنتَ عَلَيۡهِم بِوَكِيلٍ ٤١
Мы ниспослали тебе Писание для людей с истиной. Тот, кто последовал прямым путем, поступил во благо себе. А тот, кто впал в заблуждение, поступает во вред только себе, и ты не являешься их попечителем и хранителем.
Ne ta shpallëm ty librin me të vërtetën për(të udhëzuar) njerëzimin. -Allahu i Lartësuar na njofton se ia shpalli Librin Profetit të Tij, dhe ky Libër përmban të vërtetën në lajmet që përcjell, në urdhëresat e ndalesat. Ai është lënda bazë e udhëzimit dhe ushqimi i vetëm i mjaftueshëm për këdo që dëshiron të arrijë kënaqësinë e Zotit dhe të shijojë lumturinë në vendin e nderimit dhe shpërblimit të përjetshëm. Ai është argumenti i pakundërshtueshëm për krijesat, pas të cilit askush nuk do të ketë më justifikim para Zotit, nëse nuk beson dhe nuk nënshtrohet.Atëherë, kush drejtohet për në rrugën e vërtetë, ai e ka për vete. -Ai që ndriçohet nga drita e këtij libri dhe nënshtrohet të adhurojë Zotin përmes urdhëresave dhe rrugës së treguar në këtë libër, dobia e gjithë kësaj ka për t'iu kthyer tek vetvetja.E kush largohet nga ajo, i bën dëm vetëm vetes. -Ai i cili zhytet në humbje e mosbesim, edhe pasi i është bërë e qartë e vërteta dhe udha e Zotit, i bën dëm vetëm vetes dhe nuk ka për të dëmtuar aspak Allahun.Dhe ti nuk je kujdestari i tyre. -Ti nuk je përgjegjës për të ruajtur punët e tyre apo t'i marrësh në llogari për kryerjen ose jo të tyre. Madje, ti as nuk mundesh që t'i detyrosh ata për gjë. Ti je veçse një kumtues i qartë, që u përcjell atyre atë për të cilën je urdhëruar.
39:42Страница 463
ٱللَّهُ يَتَوَفَّى ٱلۡأَنفُسَ حِينَ مَوۡتِهَا وَٱلَّتِي لَمۡ تَمُتۡ فِي مَنَامِهَاۖ فَيُمۡسِكُ ٱلَّتِي قَضَىٰ عَلَيۡهَا ٱلۡمَوۡتَ وَيُرۡسِلُ ٱلۡأُخۡرَىٰٓ إِلَىٰٓ أَجَلٖ مُّسَمًّىۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يَتَفَكَّرُونَ ٤٢
Аллах забирает души в момент смерти, а ту, которая пока не умирает, - во время сна. Он удерживает ту, которой предопределил смерть, а другую отпускает до определенного срока. Воистину, в этом - знамения для людей размышляющих.
Allahu i Lavdëruar na njofton se Ai është i vetmi që administron dhe rregullon çështjet e robërve të Tij, qoftë kur janë zgjuar dhe në aktivitet, qoftë kur janë në gjumë, kur janë gjallë në këtë jetë dhe pas largimit nga kjo jetë. Ai thotë:Allahu ua merr shpirtrat robërve kur u vjen çasti i vdekjes. -Kjo është vdekja e madhe, që e largon njeriun nga kjo jetë. Fakti që Allahu thotë se është Ai që i merr dhe ngre shpirtrat nuk bie ndesh me faktin se Ai ka ngarkuar Melekun e Vdekjes me detyrën e marrjes së shpirtit dhe melekë të tjerë si ndihmës të këtij meleku, siç thotë Zoti në një ajet tjetër: "Thuaj: “Ka për t’jua marrë shpirtrat Meleku i Vdekjes që është caktuar për ju, e pastaj, te Zoti juaj do të ktheheni të gjithë” (për gjykimin dhe shpërblimin me drejtësi)”. [Sexhde 11]. Pra, nuk ka asnjë kontradiktë në këtë mes, sepse ndonjëherë Allahu ia atribuon këto vepra Vetes së Vet me pozitën e Tij si Ai që kujdeset dhe administron të gjitha çështjet e krijesave dhe herë të tjera ia atribuon ndonjë krijese apo sebepeve, parë nga këndvështrimi se ato janë rregulla dhe ligje që vetë Ai i ka vendosur dhe që funksionojnë me urtësinë e Tij. Allahu ka bërë shkak për çdo pasojë. Ky është ligji shkak-pasojë, që Ai ka vendosur në këtë jetë.Dhe po kështu, edhe atyre që janë në gjumë e nuk kanë vdekur. -Kjo është vdekja e vogël. Allahu e ngre dhe e mban shpirtin, që ende nuk ka dalë e kaluar në vdekjen e madhe.Shpirtrat e atyre që u është caktuar vdekja i mban (nuk i kthen), ndërsa shpirtrat e të tjerëve(që nuk u është caktuar vdekja)i lë (të kthehen), deri në afatin e caktuar. -Kështu, Allahu i Lartësuar i mban ata shpirtra që ka vendosur të kalojnë në ahiret dhe i lëshon disa të tjerë që të vazhdojnë jetën në këtë botë, deri në afatin e caktuar. Ai i lë të vazhdojnë jetën për të marrë të plotë rizkun këtu, derisa të përfundojë koha e tyre.Vërtet, në këto çështje ka argumente për ata që mendojnë. -Domethënë, për ata njerëz që mendojnë për pushtetin e Tij të plotë për të ringjallur të vdekurit pasi të largohen nga kjo jetë. Kjo tregon se shpirti është diçka që qëndron vetë dhe që përmbajtja e tij është ndryshe nga ajo e trupit. Shpirti është i krijuar nga Zoti dhe nën pushtetin e Tij. Është Ai që vepron në të gjatë jetës, gjatë gjumit të njeriut. Shpirti është diçka Allahu e merr, e ngre, e lëshon, ose e nxjerr nga trupi i njeriut. Shpirtrat e të gjallëve dhe të vdekurve takohen në jetën e berzah-ut dhe tubohen bashkë e komunikojnë. Allahu i Lartësuar i lëshon dhe i kthen mbrapsht shpirtrat e të gjallëve dhe nuk i kthen ata që Ai ka vendosur të vdesin.
39:43Страница 463
أَمِ ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِ ٱللَّهِ شُفَعَآءَۚ قُلۡ أَوَلَوۡ كَانُواْ لَا يَمۡلِكُونَ شَيۡـٔٗا وَلَا يَعۡقِلُونَ ٤٣
Или же они взяли себе заступников помимо Аллаха? Скажи: «А если они не владеют ничем и не разумеют?».
Allahu i Lartësuar qorton dhe paralajmëron ata të cilët marrin ndërmjetësues për tek Ai dhe u përkushtohen, u luten, i adhurojnë dhe e lidhin zemrën me to. Thuaju atyre, duke ua bërë të qartë injorancën ku ndodhen dhe faktin se ata nuk meritojnë asgjë prej adhurimeve.Mos vallë kanë gjetur ndonjë ndërmjetësues për(t'i afruar) tek Allahu? Thuaj: “Edhe pse ata nuk kanë asgjë në dorë e as nuk kuptojnë?!”. -Ata të cilët i merrni për ndërmjetësues nuk zotërojnë asnjë thërrmijë pushteti në qiej dhe në tokë. Madje, ata nuk kanë as logjikë, që të kuptojnë ato që u thuhen. Atëherë, për çfarë mund të lëvdohen këto sende të ngurta, pemë, figura, e të vdekur?! A mund të thuhet se ai që shpreson ndërmjetësimin e tyre ka logjikë?! Sigurisht, këta janë njerëzit më injorantë dhe më të padrejtë.
39:44Страница 463
قُل لِّلَّهِ ٱلشَّفَٰعَةُ جَمِيعٗاۖ لَّهُۥ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ ثُمَّ إِلَيۡهِ تُرۡجَعُونَ ٤٤
Скажи: «Аллаху принадлежит заступничество целиком. Ему принадлежит власть над небесами и землей, и к Нему вы будете возвращены».
Thuaj: “Vetëm Allahut i takon i tërë ndërmjetësimi. -Çdo çështje është në dorë të Allahut dhe Atij i frikësohet dhe i druhet çdo ndërmjetësues. Askush nuk mund të ndërmjetësojë tek Allahu pa lejen e Tij. Nëse Ai dëshiron që të mëshirojë dikë prej robërve të Tij, Ai i jep leje për ndërmjetësim dhe ia pranon ndërmjetësimin. Kështu, Ai i mëshiron të dy, edhe ndërmjetësuesin, edhe atë për të cilin ndërmjetësohet. Pastaj Allahu i Madhëruar e përforcon këtë fakt, duke thënë:Në Dorë të Tij është Sundimi i qiejve dhe i tokës -Gjithçka që ndodhet në qiej dhe në tokë, qoftë trupat, shpirtrat, cilësitë e veprat e tyre, janë pronë e Zotit dhe nën sundimin e Tij. Kështu, është mëse e logjikshme që ndërmjetësimin ta kërkojmë nga Ai i Cili e ka gjithçka nën sundimin e pushtetin e Vet dhe vetëm Atij t'i përkushtohesh me adhurim e me sinqeritet të plotë në realizimin e fesë së Tij.dhe vetëm tek Ai do të ktheheni të gjithë. -Atë ditë, Ai do të shpërblejë të sinqertët me shpërblime e nderime të shumta. Ndërsa atyre që i bëjnë shok do t'u japë një dënim që të këput çdo shpresë.
39:45Страница 463
وَإِذَا ذُكِرَ ٱللَّهُ وَحۡدَهُ ٱشۡمَأَزَّتۡ قُلُوبُ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِۖ وَإِذَا ذُكِرَ ٱلَّذِينَ مِن دُونِهِۦٓ إِذَا هُمۡ يَسۡتَبۡشِرُونَ ٤٥
Когда поминают одного лишь Аллаха, содрогаются от отвращения сердца тех, которые не веруют в Последнюю жизнь. А когда поминают тех, которые ниже Него, они радуются.
Allahu i Lartësuar na tregon gjendjen e idhujtarëve dhe atë çka idhujtaria kishte ndryshuar në shpirtrat e tyre. Ai thotë:Kur përmendet Allahu, Ai që është Një dhe i Vetëm, zemrat e atyre që nuk besojnë në Jetën Tjetër mbushen me neveri(e pakënaqësi). -Kur përmendej Zoti dhe urdhërohej që Ai të njësohej në adhurim dhe kur urdhërohej që të largoheshin nga adhurimi i gjithçkaje tjetër veç Tij, ata ndiheshin shumë keq, e prisnin me urrrejtje, e madje shprehnin neveri për të gjithë këto urdhëresa.Por, kur përmenden të tjerë, përveç Tij, ja, ata mbushen me gëzim. -Por kur përmendeshin idhujt ose kur dikush i ftonte për të adhuruar idhujt, ata gëzoheshin, sepse idhujtaria u shkonte pas dëshirave të tyre. Kjo është gjendja më e shëmtuar, në të cilën mund të gjendet një njeri. Por le ta dinë se premtimi për ta është Dita e Gjykimit, kur do të shpërblehen me drejtësi për të gjithë veprat që kanë bërë. Atëherë do të shohin a do t'u sjellin ndonjë dobi idhujt e tyre apo jo. Atëherë le t'u luten dhe të shohin se do t'u përgjigjen apo jo.
39:46Страница 463
قُلِ ٱللَّهُمَّ فَاطِرَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ عَٰلِمَ ٱلۡغَيۡبِ وَٱلشَّهَٰدَةِ أَنتَ تَحۡكُمُ بَيۡنَ عِبَادِكَ فِي مَا كَانُواْ فِيهِ يَخۡتَلِفُونَ ٤٦
Скажи: «О Аллах, Творец небес и земли, Ведающий сокровенное и явное! Ты рассудишь Своих рабов в том, в чем они расходились во мнениях».
Thuaj: “O Allah! Ti je Krijuesi i qiejve dhe i Tokës, i Gjithëdituri për të fshehtat dhe të dukshmet. -Ti je Krijuesi i tyre dhe Ai që rregullon çështjet e gjithësisë. Ti je i Gjithëdituri rreth të fshehtës, që ne as nuk e shohim dhe as nuk e dimë, dhe rreth të dukshmes, që ne e shohim.Je Ti Ai që do të gjykosh mes robërve të Tu për gjithçka që ata kundërshtoheshin(mes tyre).”. -Kundërshtimi më i ashpër është ai mes njësuesve të Zotit dhe idhujtarëve. Besimtarët e sinqertë përballen në dynja me idhujtarët dhe u tregojnë se rruga e drejtë është rruga e adhurimit të Zotit si Një i Vetëm, përmes fesë së Tij, pra, përmes mënyrës që Ai e zgjodhi për robërit. Ata u tregojnë se mirësia dhe shpërblimi në ahiret do t'u jepet veçse besimtarëve të sinqertë e jo idhujtarëve. Ndërsa idhujtarët i kundërshtojnë besimtarët. Ata adhurojnë idhuj dhe puta, që i barazojnë me Zotin e botëve, edhe pse ata nuk vlejnë asgjë, duke trilluar kështu një shpifje shumë të ulët për Zotin. Ata kënaqen dhe gjejnë qetësi e kënaqësi veçse kur përmenden idhujt e tyre dhe shprehin pakënaqësi e neveri kur përmendet vetëm Allahu. Me gjithë këtë padrejtësi të madhe, ata mbrojnë të vërtetën, duke u thënë se çdo gjë tjetër veç rrugës së tyre është e gabuar dhe se ata do të jenë të vetmit që do të fitojnë shpërblimin tek Zoti. Zoti do të gjykojë me drejtësinë dhe diturinë e Tij për atë që kundërshtohen. I Lartësuari thotë: "Ditën e Kijametit, Allahu do të bëjë dallimin midis atyre që besuan (në Kur'an) dhe atyre që ishin jehudinj, sabejë, të krishterë, mexhusë dhe idhujtarë. Allahu di dhe sheh gjithçka." [Haxh 17]. Më pas na njofton se do të bëjë ndarjen dhe gjykimin e drejtë mes tyre duke thënë: "Këta janë dy kundërshtarë (besimtarë dhe jobesimtarë) që polemizojnë rreth Zotit të tyre. Por, atyre që nuk besuan, do t'u qepen rroba prej zjarri dhe mbi kokat e tyre u hidhet ujë i valë. Me atë do t'u digjet (e shkrihet) krejt ç’ka brenda trupit të tyre dhe lëkurat. Për ata janë edhe topuzët e hekurt. Sa herë që përpiqen të dalin prej tij nga vuajtjet e padurueshme, do të kthehen me dhunë në të dhe (do t'u thuhet): “Vuajeni Dënimin Përvëlues!” Allahu i vendos në Xhenete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ata që besuan dhe bënë vepra të mira. Aty do të stolisen me byzylykë të artë e me margaritarë dhe veshjet e tyre do të jenë të mëndafshta. Ata u udhëzuan për (të folur) fjalët më të mira dhe u udhëzuan në rrugën e Atij që i meriton (të gjitha) lavdërimet. [Haxh 19 - 24]. "Atyre që besojnë dhe besimin e tyre nuk e ngatërrojnë me padrejtësi, atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë." [En'am 82]. "Bëjnë kufër ata që thonë: “Allah është Mesihu, biri i Merjemes”. Por Mesihu ka thënë: “O bijtë e Israilit! Adhurojeni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj! Kushdo që adhuron zota të tjerë përveç Allahut, Allahu do t'ia ndalojë Xhenetin dhe Zjarri do të jetë vendbanimi i tij. Për keqbërësit nuk ka asnjë ndihmëtar." [Maide 72]. Në këtë ajet, Allahu i Madhëruar na qartëson se Ai është Krijuesi i gjithçkaje, Ai që di gjithçka dhe se urtësia e Tij është gjithëpërfshirëse. Ai do të gjykojë me drejtësi mes robërve të Tij. Në fakt, fuqia e Tij, me të cilën solli në ekzistencë krijesat dhe dituria e Tij gjithpërfshirëse janë tregues se gjykimi i Tij do të jetë i drejtë dhe ringjallja është e sigurt dhe e domosdoshme. Ai di hollësisht çdo punë të robërve, të mirat dhe të këqijat e tyre, ashtu siç di mirë masën e shpërblimit të secilit prej tyre. Krijimi tregon për diturinë e Allahut, sikurse thotë Ai në Kuran: "Qoftë sikur t’i fshihni, qoftë sikur t’i thoni fjalët tuaja haptas, nuk ka dyshim se Ai e di çfarë fshihni në zemrat tuaja. A nuk e di Ai që ka krijuar, kur Ai di në imtësi çdo sekret." [Mulk 14].
39:47Страница 463
وَلَوۡ أَنَّ لِلَّذِينَ ظَلَمُواْ مَا فِي ٱلۡأَرۡضِ جَمِيعٗا وَمِثۡلَهُۥ مَعَهُۥ لَٱفۡتَدَوۡاْ بِهِۦ مِن سُوٓءِ ٱلۡعَذَابِ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۚ وَبَدَا لَهُم مِّنَ ٱللَّهِ مَا لَمۡ يَكُونُواْ يَحۡتَسِبُونَ ٤٧
Если бы у тех, которые поступали несправедливо, было все, что на земле, и еще столько же, то они непременно попытались бы откупиться этим от ужасных мучений в День воскресения. Но откроется им от Аллаха то, о чем они даже не предполагали.
Pas përmendjes se Ai do të gjykojë me drejtësi mes robërve e pasi u njohëm me fjalët e shëmtuara të idhujtarëve, zemrat dëshirojnë të mësojnë se çfarë do të bëjë Allahu me ta në Ditën e Gjykimit. Atëherë, Allahu na njofton se:Sikur e tërë ajo që është në tokë dhe së bashku me të edhe njëherë aq sa ajo, të ishte pronë e atyre që nuk besojnë, ata do ta jepnin si kompensim për t’i shpëtuar dënimit të tmerrshëm në ditën e kijametit. -Ata do të dënohen sepse kanë trilluar më të shëmtuarën shpifje në mosbesimin e tyre. Ata të mjerë, edhe sikur të kishin gjithë tokën e çka në të, prej arit argjendit, diamanteve, pemëve, bimësisë etj., duke shtuar edhe një herë as sa ajo, dhe ta jepnin si kompensim për t'i shpëtuar dënimit, nuk ka për t'u pranuar prej tyre dhe nuk ka për t'u vlejtur, që t'i shpëtojnë dënimit të Allahut. Për atë, Zoti thotë se është dita: "… kur nuk bën dobi as pasuria dhe as fëmijët" dhe "… kur do të shpëtojë vetëm ai që i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë!" [Shuara 88 - 89].Atyre do t’u vijë prej Allahut diçka(një dënim), që as nuk kanë mundur ta mendojnë." -Do të përballen me një zemërim e ndëshkim që as kanë arritur ta mendojnë, madje mendonin se tjetër gjë do t’i priste.
39:48Страница 464
وَبَدَا لَهُمۡ سَيِّـَٔاتُ مَا كَسَبُواْ وَحَاقَ بِهِم مَّا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ ٤٨
Им откроются злые деяния, которые они приобрели, а то, над чем они издевались, окружит (или поразит) их.
Ata do të përballen me të këqiat që i bënë me duart e tyre ... -Do të shohin çdo punë të tyre të keqe, që do t'i dëshpërojë deri në dhimbje.dhe për ta, u bë i meritueshëm dënimi(i Allahut)për shkak të asaj, me të cilën talleshin. -Kështu ata talleshin me ndëshkimin e Zotit dhe kërcënimet e paralajmëruesve, prandaj atë ditë do të shohin se si do t'i gllabërojë dënimi i Allahut.
39:49Страница 464
فَإِذَا مَسَّ ٱلۡإِنسَٰنَ ضُرّٞ دَعَانَا ثُمَّ إِذَا خَوَّلۡنَٰهُ نِعۡمَةٗ مِّنَّا قَالَ إِنَّمَآ أُوتِيتُهُۥ عَلَىٰ عِلۡمِۭۚ بَلۡ هِيَ فِتۡنَةٞ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ ٤٩
Когда человека касается вред, он взывает к Нам. Когда же Мы предоставляем ему благо от Нас, он говорит: «Воистину, это даровано мне благодаря знанию (знанию Аллаха о моих заслугах или моему знанию)». О нет, это - искушение, но большинство их не знает этого.
Kur njeriun e godet ndonjë e keqe, ai na lutet Neve ... -Allahu i Lartësuar na njofton rreth gjendjes së njeriut dhe natyrës së tij jo durimtare. Kur është në vështirësi, rreziqe, trishtime e halle, njeriu i lutet Zotit me këmbëngulje, që t'ia largojë hallin.Por, kur Ne i japim ndonjë të mirë, ai thotë: “Këtë e kam arritur në saje të diturisë sime!” -Kur Zoti ia largon hallin, ai bëhet përsëri mosmirënjohës dhe mohues, madje me paturpësi thotë: “Kjo më është dhënë në sajë të diturisë.” Pra, më është dhënë kjo mirësi në sajë të diturisë së Zotit se unë e meritoj. Kështu, e di Zoti që unë e meritoj, prandaj ma ka dhënë. Unë kam vlerë dhe gradë tek Zoti. Ky ishte njëri nga kuptimet. Kuptimi tjetër është: “Këtë e kam arritur në sajë të diturisë sime!” E kam këtë mirësi në sajë të diturisë dhe aftësive të mia.Jo! Ajo është veçse një sprovë, -Është sprovë, nëpërmjet të cilës Allahu i teston njerëzit për të dalë në pah ai që është mirënjohës nga ai që është mohues i mirësive të Tij.por shumica prej tyre nuk e dinë. -Ata i konsiderojnë këto sprova si nderim dhe vlerësim për ta. Ata nuk arrijnë të dallojnë gjërat që janë krejt të dobishme dhe ato që kanë mirësi, por edhe ligësi, madje dhe mund të bëhen shkak për mirësi dhe ligësi.
39:50Страница 464
قَدۡ قَالَهَا ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ فَمَآ أَغۡنَىٰ عَنۡهُم مَّا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ ٥٠
Так уже говорили их предшественники, но их не спасло то, что они приобретали.
Ashtu patën thënë edhe brreza të tjerë para tyre. -Këto fjalë, domethënë: “Këtë e kam arritur në sajë të diturisë...”, i thoshin edhe më të hershmit. Mohuesit e së vërtetës i përsërisin këto fjalë vazhdimisht, a thua sikur ia lënë trashëgimi njëri-tjetrit. Ata nuk i pohojnë mirësitë e Zotit dhe nuk shikojnë se kanë përgjegjësi dhe detyrime ndaj Tij. Për këtë arsye, kur vdekja t'i rrëmbejë, atyre nuk do t'u sjellë asnjë dobi ajo që kanë bërë:Por atyre nuk u solli asnjë dobi ajo që bënë. -Ajo është dita kur ndëshkimi do t'i gllabërojë dhe nuk do t'i lëshojë më.
39:51Страница 464
فَأَصَابَهُمۡ سَيِّـَٔاتُ مَا كَسَبُواْۚ وَٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ مِنۡ هَٰٓؤُلَآءِ سَيُصِيبُهُمۡ سَيِّـَٔاتُ مَا كَسَبُواْ وَمَا هُم بِمُعۡجِزِينَ ٥١
Их поразили злые деяния, которые они приобрели. Тех, которые поступали несправедливо, из этих также поразят злые деяния, которые они приобрели, и им не удастся спастись.
Jo! Ata u goditën(me dënim)nga të këqijat që bënë. -Ata mbulohen nga ndëshkimet torturuese, për shkak të punëve që bëjnë.Edhe keqbërësit e sotëm do të goditen(me dënim)për shkak të veprave të këqija dhe nuk do të mund të shpëtojnë. -Allahu i Lartësuar na tregon se mohuesit janë njerëz që i ka mashtruar pasuria dhe, nga injoranca e tyre, pretendojnë se pasuria e madhe tregon fat dhe nderim tek Zoti. Por Allahu i Madhëruar na tregon se pasuria që i jep dikujt nuk tregon se ai njeri është i mirë apo i keq, sepse:
39:52Страница 464
أَوَلَمۡ يَعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ يَبۡسُطُ ٱلرِّزۡقَ لِمَن يَشَآءُ وَيَقۡدِرُۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يُؤۡمِنُونَ ٥٢
Разве они не знают, что Аллах увеличивает или ограничивает удел, кому пожелает? Воистину, в этом - знамения для верующих людей.
A nuk e dinë ata se është Allahu Ai që i jep me mbushulli atij që do dhe ia kufizon rizkun atij, që do. -Ai ia shton pasurinë kujt të dëshirojë prej robërve të Vet, qoftë robi i mirë apo i keq. Nga ana tjetër, Zoti ia kufizon pasurinë atij që Ai do, i mirë apo i keq qoftë ai rob. Pasuria shpërndahet mes njerëzve, sipas urtësisë së Zotit dhe shtimi apo pakësimi i saj nuk përbën ndonjë prestigj dhe dallim. Ndërsa imanin e pastër dhe punët e mira e të sinqerta sipas tij, Allahu ua dhuron dhe ua mundëson veçse të zgjedhurve dhe të dalluarve, pra, krijesave më të mira.Edhe në këtë ka argumente për ata që besojnë. -Në shtimin dhe pakësimin e pasurisë ka shumë argumente dhe mësime, që duhet vlerësuar dhe menduar thellë. Besimtarët e dinë mirë se shtimi dhe pakësimi i pasurisë bëhet sipas urtësisë dhe mëshirës së Allahut. Allahu e di mirë gjendjen e robërve dhe mund të ndodhë që Ai t'ua pakësojë pasurinë nga butësia dhe kujdesi për ta, që ata të udhëzohen dhe të mos prishen e shkatërrohen. Ndoshta po t'ua shtojë atë, ata do ti’i kalojnë kufijtë në tokë dhe do të humbin shumë larg. Po Allahu kujdeset që të rregullojë, ruajë e forcojë besimin e tyre, gjë kjo e cila është çështja më e rëndësishme për ta. Kjo është vetë lumturia dhe gëzimi i shpirtit dhe zemrës së tyre. Ai e di që kjo është e vetmja mënyrë që ata të arrijnë çdo të mirë dhe të ruhen e shpëtojnë nga të këqijat. Allahu është më i ditur për gjithçka.
39:53Страница 464
۞ قُلۡ يَٰعِبَادِيَ ٱلَّذِينَ أَسۡرَفُواْ عَلَىٰٓ أَنفُسِهِمۡ لَا تَقۡنَطُواْ مِن رَّحۡمَةِ ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ يَغۡفِرُ ٱلذُّنُوبَ جَمِيعًاۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلۡغَفُورُ ٱلرَّحِيمُ ٥٣
Скажи Моим рабам, которые излишествовали во вред самим себе: «Не отчаивайтесь в милости Аллаха. Воистину, Аллах прощает грехи полностью, ибо Он - Прощающий, Милосердный».
Allahu i Lartësuar i njofton robërit e Tij që e kanë ngarkuar veten me shumë gjynahe për bujarinë dhe mëshirën e Tij të madhe. Ai i nxit ata që të pendohen dhe të kthehen në adhurimin dhe bindjen ndaj Tij, para se të vijë ajo kohë kur nuk do të kenë mundësi që të kthehen. Allahu i Lartësuar i thotë Profetit (a.s) dhe të gjithë atyre që kryejnë detyrën dhe misionin e profetëve, si dijetarët dhe ata që merren me ftesën e njerëzve në fenë e Tij, që t'u japin njerëzve një lajm të mirë shumë të rëndësishëm rreth Zotit:Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar shpirtin tuaj me shumë gjynahe! Mos e humbni shpresën në Mëshirën e Allahut! Allahu i fal të gjitha gjynahet.” -O ju njerëz, që e keni ngarkuar veten me gjynahe dhe keni shkuar pas dëshirave tuaja, edhe pse kjo shkakton zemërimin e Allahut, që është i Gjithëditur rreth çdo të fshehte: "Mos e humbni shpresën në Mëshirën e Allahut! Allahu i fal të gjitha gjynahet. Ai është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.” Pra, kurrë mos e humbisni shpresën dhe të shkoni me këmbët tuaja drejt shkatërrimit duke thënë: Unë tashmë jam i humbur, sepse gjynahet e mia janë të shumta dhe nuk ka asnjë rrugë për faljen e tyre dhe rregullimin e të metave të mia! Nëse bëni këtë gabim të madh do të vazhdoni të zhyteni thellë e më thellë në gjynahe dhe do të këmbëngulni në mosbindje ndaj Zotit. Humbja e shpresës do të bëjë që vazhdimisht të ngarkoheni me ato vepra që e zemërojnë të Gjithëmëshirshmin. Përpiquni të njihni Zotin tuaj me emrat dhe cilësitë e Tij, që tregojnë bujarinë dhe bamirësinë e Tij dhe dijeni se Ai i fal të gjitha gjynahet dhe gabimet, nëse pendoheni. 'Të gjitha' do të thotë 'të gjitha pa përjashtim', duke nisur nga shirku, vrasja, imoraliteti, fajdeja, padrejtësitë e çdo lloji dhe të gjitha llojet e gjynaheve, të mëdha dhe të vogla.“Ai është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.” -Falja e madhe dhe mëshira janë atribute të përhershme të Allahut, që kurrë nuk mund të kuptohet dhe mendohet Ai pa ato. Këto dy atribute vazhdojnë të lënë gjurmët në gjithësi dhe e mbulojnë atë me mirësi. Dy duart e Tij janë shtrirë dhe japin mirësi natën dhe ditën. Në mënyrë të vazhdueshme dhe të njëpasnjëshme, Ai zbret mirësi për robërit, Ai e bën këtë haptazi, që mirësitë të shihen dhe të dihen nga njerëzit, por edhe fshehtazi, që ata as të mos e ndiejnë dhe kuptojnë diçka të tillë. Të japë dhe dhurojë është shumë më e dashur për Zotin, sesa të privojë dhe ndalojë. Mëshira e Tij ia kalon zemërimit të Tij dhe është më e madhe se ai. Falja dhe mëshira e Zotit ka rrugë e shkaqe, nëpërmjet të cilave mund të fitohet. Nëse robi i shpërfill këto rrugë e mënyra dhe nuk i kryen ato, kjo do të thotë që robi ia ka mbyllur vetvetes dyert për arritjen e faljes dhe mëshirës së Allahut. Dijeni se më e madhja portë që mund të arrish tek falja dhe mëshira e Zotit, madje e vetmja mënyrë është kthimi e nënshtrimi para Tij me pendim të sinqertë, lutje e përgjërim, adhurime dhe përkushtime të sinqerta për Zotin. Nxitoni drejt kësaj rruge dhe kësaj porte të mrekullueshme për faljen dhe mëshirën e Allahut të Lartësuar. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar na urdhëroi për kthim tek Ai:
39:54Страница 464
وَأَنِيبُوٓاْ إِلَىٰ رَبِّكُمۡ وَأَسۡلِمُواْ لَهُۥ مِن قَبۡلِ أَن يَأۡتِيَكُمُ ٱلۡعَذَابُ ثُمَّ لَا تُنصَرُونَ ٥٤
Обратитесь к вашему Господу и покоритесь Ему до того, как мучения явятся к вам, ведь тогда вам уже не будет оказана помощь.
Kthehuni te Zoti juaj(me pendim)-Kthehuni tek Zoti juaj me zemrat tuaja, të penduar dhe të gatshëm për t'iu bindur e nënshtruar Atij.dhe dorëzojuni Atij para se t’ju vijë dënimi, -Dorëzojuni Atij me trupin tuaj. Nëse el inabetu (kthimi te Zoti) përmendet i vetëm, pa u shoqëruar me “dorëzim”, ajo e përfshin kthimin me zemër e gjymtyrë. Ndërsa kur përmendet së bashku me “dorëzimin”, atëherë el inabetu është kthimi i zemrës dhe shpirtit tek Zoti, ndërsa dorëzimi nënkupton dorëzimin me trup e vepra të dukshme sipas ligjit të Zotit. Duhet menduar me kujdes për fjalën e Allahut: "kthehuni te Zoti juaj (me pendim)". Fjala 'tek Zoti juaj' është nxitje për sinqeritet. Ky është një mesazh i qartë se, pa sinqeritet, asnjë vepër nuk ka vlerë, qoftë punë zemre, qoftë punë e jashtme dhe e dukshme. Më pas, Allahu i Madhëruar thotë: "... para se t’ju vijë dënimi". Allahu i Madhëruar dënon kë të dojë dhe kur dënimi i Tij fillon të zbresë, askush nuk mund ta pengojë atë.se pastaj nuk do të ketë kush t’ju ndihmojë. -Askush nuk mund t'ju ndihmojë. Mbase dikush mund të thotë: "E çfarë është el inabetu dhe islami? Cilat janë përkufizimet e këtyre dy nocioneve? Atëherë, Allahu i jep përgjigje kësaj pyetjeje më poshtë:
39:55Страница 464
وَٱتَّبِعُوٓاْ أَحۡسَنَ مَآ أُنزِلَ إِلَيۡكُم مِّن رَّبِّكُم مِّن قَبۡلِ أَن يَأۡتِيَكُمُ ٱلۡعَذَابُ بَغۡتَةٗ وَأَنتُمۡ لَا تَشۡعُرُونَ ٥٥
Следуйте за наилучшим из того, что ниспослано вам вашим Господом, прежде чем мучения явятся к вам внезапно, когда вы даже не почувствуете их приближения.
Dhe ndiqni më të mirën e asaj që ju është shpallur nga Zoti juaj, -Në Librin e Tij janë shpallur urdhëresa të shumta për punë të mira shpirtërore, si dashuria për Allahun, frikërespekti për Të, dituria rreth Tij, shpresa për shpërblimin e Tij, dashamirësia për njerëzit dhe këshilla e rregullimi i gjendjes së tyre, si dhe largimi nga të kundërtat e këtyre gjërave. Ai ka urdhëruar edhe për punë të jashtme e të dukshme, si falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi, kryerja e haxhit, sadakaja dhe të gjitha llojet e bamirësisë. Pikërisht këto urdhëresa janë pjesa më e mirë që Zoti na ka shpallur. Atëherë, ai që nënshtrohet të zbatojë këto urdhëresa konsiderohet se është musliman i kthyer tek Zoti dhe i dorëzuar tek Ai.para se t’ju vijë dënimi - krejt papritur e pa e marrë vesh. -Bëje këtë para se të vijë kjo ditë. Të gjitha këto janë një nxitje që njeriu t'i shfrytëzojë të gjitha mundësitë që i afrohen dhe të mos vonohet aspak në përmbushjen e këtyre cilësive në veten e vet. Allahu i paralajmëron dhe kërcënon që njerëzit të mos vazhdojnë në hutim dhe pakujdesi, derisa të vijë dita që do të pendohen, por nuk do t'u vlejë më pendimi. Kijeni frikë atë ditë kur dënimi t’ju vijë krejt papritur e pa e marrë vesh, për sa e sa gabime dhe padrejtësi që keni bërë.
39:56Страница 464
أَن تَقُولَ نَفۡسٞ يَٰحَسۡرَتَىٰ عَلَىٰ مَا فَرَّطتُ فِي جَنۢبِ ٱللَّهِ وَإِن كُنتُ لَمِنَ ٱلسَّٰخِرِينَ ٥٦
Чтобы не пришлось человеку говорить: «О горе мне за то, что я был нерадив по отношению к Аллаху! Я был всего лишь одним из насмехающихся!».
Dhe askush të mos thotë: “Ah i mjeri unë që e shpërfilla adhurimin dhe bindjen ndaj Allahut dhe qeshë nga ata që talleshin (me besimin dhe besimtarët)!” - Kuptimi: Në jetën e dynjasë unë tallesha dhe nuk e besoja se do të vinte dita që të japim llogari për veprat tona. Por atë ditë që e mohonim tani po e shohim me sytë tanë!
39:57Страница 465
أَوۡ تَقُولَ لَوۡ أَنَّ ٱللَّهَ هَدَىٰنِي لَكُنتُ مِنَ ٱلۡمُتَّقِينَ ٥٧
Или чтобы не пришлось ему говорить: «Если бы Аллах наставил меня на прямой путь, то я был бы одним из богобоязненных».
Ose të thotë: “Sikur të më kishte udhëzuar Allahu(në rrugë të drejtë), unë me siguri do të kisha qenë prej të devotshmëve.” -Askush të mos thotë: Ah, sikur Allahu të më udhëzonte dhe të isha nga ata që i druheshin zemërimit të Tij. Ah, sikur të isha nga ata që i shpëtuan dënimit dhe merituan shpërblimin!” Ky është një kuptim i ajetit. Por mund të kuptohet edhe kështu: “Sikur të më kishte udhëzuar Allahu (në rrugë të drejtë), unë me siguri do të kisha qenë prej të devotshmëve. Sipas këtij kuptimi, ata arsyetohen padrejtësisht se ishte caktimi i Zotit që i bëri të mos besonin, dhe ky është sigurisht një arsyetim i padrejtë. Ditën e Gjykimit do të jetë i pavlefshëm çdo arsyetim i padrejtë. Prandaj kuptimi i parë është më i pranueshëm.
39:58Страница 465
أَوۡ تَقُولَ حِينَ تَرَى ٱلۡعَذَابَ لَوۡ أَنَّ لِي كَرَّةٗ فَأَكُونَ مِنَ ٱلۡمُحۡسِنِينَ ٥٨
Или чтобы не пришлось ему говорить, когда он увидит мучения: «Если бы у меня была еще одна возможность, то я стал бы одним из творящих добро».
Apo, kur ta shohë dënimin të thotë: “Sikur të isha kthyer edhe një herë(në dynja)unë me siguri do të isha prej vepërmirëve.” -Kur ta shikojnë dënimin dhe të binden tërësisht se nuk do të mund të shpëtojnë, atëherë secili prej tyre do të thotë: “Sikur të isha kthyer edhe një herë (në dynja) unë me siguri do të isha prej vepërmirëve.” Por Allahu i Madhëruar tregon se këto kërkesa janë të papranueshme dhe kurrë nuk kanë për t'u vlejtur. Madje, ato janë të pavërteta dhe jo të sinqerta, sepse edhe nëse do të kthehej sërish në dynja, ai njeri nuk do të ndryshonte. Pas qartësimit të parë, Allahu i Madhëruar thotë:
39:59Страница 465
بَلَىٰ قَدۡ جَآءَتۡكَ ءَايَٰتِي فَكَذَّبۡتَ بِهَا وَٱسۡتَكۡبَرۡتَ وَكُنتَ مِنَ ٱلۡكَٰفِرِينَ ٥٩
О нет! К тебе явились Мои знамения, но ты счел их ложью, возгордился и был одним из неверующих.
Jo. Ty të patën ardhur argumentet e Mia ... -Ajetet e Allahut të Madhëruar kanë ardhur të qarta dhe qartësuese të gjithçkaje, duke mos lënë asnjë dyshim rreth të vërtetës, por:dhe ti i përgënjeshtrove ato, u tregove kryeneç... -Ti u tregove kryeneç e mendjemadh dhe nuk i pasove argumentet e Zotit.dhe u bëre prej atyre që e mohojnë Besimin(e vërtetë). -Lutja për t'u kthyer në dynja është e padobishme. I Madhëruari thotë: "Atyre u del në shesh ajo që më parë e mbanin fshehur. Edhe sikur të ktheheshin, ata do ta kryenin sërish atë që u ishte ndaluar. Me të vërtetë, ata janë gënjeshtarë." [El en'am 28].
39:60Страница 465
وَيَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ تَرَى ٱلَّذِينَ كَذَبُواْ عَلَى ٱللَّهِ وُجُوهُهُم مُّسۡوَدَّةٌۚ أَلَيۡسَ فِي جَهَنَّمَ مَثۡوٗى لِّلۡمُتَكَبِّرِينَ ٦٠
В День воскресения ты увидишь тех, которые возводили навет на Аллаха, с почерневшими лицами. Разве не в Геенне обитель возгордившихся?
Ditën e Kijametit, ti do t’i shohësh, ata që trilluan gënjeshtra kundër Allahut me fytyra të nxira. -Allahu i Madhëruar na tregon për poshtërimin që do t'i mbulojë ata që refuzojnë të besojnë profetët dhe shpalljet dhe që i quajtën ato gënjeshtra e trillime. Fytyrat e tyre në Ditën e Gjykimit do të jenë të nxira, si një natë e errët. Kështu do të dallohen ata nga të tjerët, atë ditë. Mendoni pak në këtë lloj dënimi! E vërteta është e shndritshme dhe e dukshme, ashtu siç është dielli. Duke qenë se këta të mjerë mendonin ta nxinin e ta errësonin fytyrën e së vërtetës me mashtrime e trillime kundër saj, edhe Allahu ua nxin fytyrat. Kështu, shpërblimi është sipas llojit të punës. Ata do të ndëshkohen duke ua nxirë fytyrat dhe duke u flakur me forcë në Xhehenem:Vallë, a nuk është Xhehenemi vendi i kryeneçëve? -Ky është vendi i atyre që tregohen kryeneçë ndaj së vërtetës, mendjemëdhenj e arrogantë ndaj njerëzve dhe trillojnë gënjeshtra kundër Zotit dhe fesë së Tij. Po, për Zotin! Ata do të përjetojnë ndëshkime dhe poshtërime të ndryshme. Ndëshkimi i Zotit do të depërtojë thellë në shpirtin e tyre. Kështu do të merret haku kundër tyre. Shpifjet kundër Allahut bëhen në shumë forma, ndër të cilat edhe shpifja se Ai ka grua dhe bir, ose të thuash rreth Allahut diçka që nuk i shkon madhështisë së Tij, ose pretendimi i profetësisë, ose të fusësh në Sheriatin e Zotit diçka që Ai nuk e ka ligjëruar. Pasi përmendi gjendjen e kryeneçëve, që trilluan kundër të vërtetës, Allahu i Madhëruar na njofton rreth mutekinëve (të devotshmëve) dhe gjendjes së tyre.
39:61Страница 465
وَيُنَجِّي ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ٱتَّقَوۡاْ بِمَفَازَتِهِمۡ لَا يَمَسُّهُمُ ٱلسُّوٓءُ وَلَا هُمۡ يَحۡزَنُونَ ٦١
Аллах спасет богобоязненных, и они обретут успех (или по причине их успеха). Зло не коснется их, и они не будут опечалены.
Por Allahu do t’i shpëtojë të devotshmit me devotshmërinë e tyre. -I shpëton ata, sepse ata bëjnë diçka që sjell shpëtimin: ata përmbushin devotshmërinë ndaj Allahut. Devotshmëria është forca dhe furnizimi më i mirë gjatë sprovave. Ajo është ndihma më e madhe në çdo kohë vështirësie. Allahu thotë për këta fatlumë:Ata nuk do t’i prekë asnjë e keqe -Nuk do t’i kapë ndëshkimi, i cili të dëshpëron.dhe as nuk do të brengosen. -Ata janë të ruajtur jo vetëm nga dënimi dhe dhimbja që ai sjell, por edhe nga frika prej tij. Ata nuk do t'i shqetësojë as frika prej atij ndëshkimi. Kjo është siguria më e plotë për këta të lumtur. Kjo siguri do t'i shoqërojë derisa të mbërrijnë në vendin e paqes dhe mirësisë. Atje do të përjetojnë me të gjithë përmasat dhe kuptimet shpëtimin nga dënimi dhe sigurinë nga e keqja. Në fytyrat e tyre do të shikosh gjurmët e mirësive dhe ndikimin që ato sjellin në shpirtrat e tyre. Ata do të thonë: “I lavdëruar qoftë Allahu, që na i largoi të gjitha brengat! Zoti ynë është është Falës i Madh dhe shumë Mirënjohës.”. [Fatir 34].
39:62Страница 465
ٱللَّهُ خَٰلِقُ كُلِّ شَيۡءٖۖ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ وَكِيلٞ ٦٢
Аллах - Творец всякой вещи. Он - Попечитель и Хранитель всякой вещи.
Allahu i Madhëruar na tregon për madhështinë e Tij të plotë, madhështi e cila e bën të dëshpëruar këdo që e mohon dhe i vihet kundër. Ai thotë:Allahu është Krijues i çdo gjëje dhe Mbikëqyrës i gjithçkaje. -Kjo është përsëritur shumë në Kur'an. Çdo gjë tjetër veç Zotit është krijesë dhe si e tillë, ka një fillim, dhe ai fillim është pikërisht momenti kur Zoti e krijoi. Ky ajet është argument kundër atyre që pretendojnë se disa gjëra janë të përjetshme e pa fillim. Kështu, disa filozofë pretendojnë se toka dhe qiejt janë të përjetshme dhe kanë qenë gjithmonë. Gjithashtu, thonë se edhe shpirtrat janë nga përjetësia dhe nuk kanë fillim, e fjalë të ngjashme me ato fjalë të thëna nga pasuesit e kotësive. Të gjitha këto mendime boshe synojnë të mohojnë krijimin e Allahut dhe faktin se çdo gjë është krijesë e Tij. Mutezilitë kanë argumentuar padrejtësisht me këtë ajet se edhe Fjala e Allahut është e krijuar. Por Fjala e Allahut nuk është nga gjërat e krijuara. Ajo është cilësi e pandashme nga Folësi, pra, nga Allahu i Madhëruar. Allahu i Lartësuar, me të gjitha cilësitë dhe atributet e Tij, është i Pari, para të Cilit nuk ka patur asgjë tjetër, prandaj pretendimi i mutezilitëve ishte shprehje e injorancës së tyre. Allahu i Madhëruar është i Përjetshëm e pa fillim, me gjithë emrat dhe cilësitë e Tij. Nuk ka asnjë nga cilësitë e Tij që të thuhet se Ai nuk e ka pasur përjetësisht dhe se e ka fillimin të mëvonshëm. Allahu kurrë nuk ka qenë i privuar nga ndonjë prej cilësive të Tij. E rëndësishme, në gjithë këtë çështje, është që të kuptohet se Allahu na njofton rreth Vetes së Tij se Ai është Krijuesi i gjithçkaje, si botës së sipërme, ashtu edhe asaj të poshtme dhe se Ai është Mbikëqyrës i gjithçkaje. Kujdestaria dhe mbikëqyrja e Tij e plotë presupozon që Ai të jetë i gjithëditur në hollësi dhe i gjithëpushtetshëm për t'u kujdesur për atë për të cilin ka vendosur të kujdeset. Vetëm kështu mund ta kryejë plotësisht kujdestarinë. Gjithashtu, Ai duhet të jetë i përkushtuar që të kujdeset mirë, duke vepruar gjithmonë më të mirën. Nëse cënohet ndonjë nga këto aspekte, nuk kemi të bëjmë me kujdestari të plotë. Por dihet mirë se Allahu është i pastër nga çdo mangësi e dobësi në cilësitë e Tij. Kur Ai na njofton se është Kujdestar dhe Mbikëqyrës i gjithçkaje, kjo nënkupton se Ai është i Ditur për gjithçka, i Pushtetshëm për gjithçka që përkujdeset, i Plotë e Absolut në administrimin dhe rregullimin e çështjeve të robërve, me urtësinë e Tij, nëpërmjet së cilës çdo gjë e vendos në vendin që i takon. Ai është më i miri Kujdestar dhe Sipërmarrës.
Текст: Quranic Universal Library (Tarteel) через spa5k/tafsir_api (MIT), в зафиксированной версии. Аяты: Quran Foundation. Источники и лицензии