Ас-Саади · Тафсир · на албанском
Ан-Ниса 4:131–148
4:131Страница 99
وَلِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۗ وَلَقَدۡ وَصَّيۡنَا ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ مِن قَبۡلِكُمۡ وَإِيَّاكُمۡ أَنِ ٱتَّقُواْ ٱللَّهَۚ وَإِن تَكۡفُرُواْ فَإِنَّ لِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۚ وَكَانَ ٱللَّهُ غَنِيًّا حَمِيدٗا ١٣١
Аллаху принадлежит то, что на небесах, и то, что на земле. Мы заповедали тем, кому было даровано Писание до вас, а также вам, чтобы вы боялись Аллаха. Если вы не уверуете, то ведь Аллаху принадлежит то, что на небесах, и то, что на земле. Аллах - Богатый, Достохвальный.
Vetëm të Allahut janë ç’ka në qiej e ç’ka në tokë. -Allahu i Lartësuar na tregon rreth gjithëpërfshirjes së pushtetit dhe mbretërimit të Tij. Ky pushtet i jep të drejtën Atij që të veprojë dhe të administojë të gjitha çështjet në gjithësinë, që Vetë e ka krijuar. Është Ai që vendos ligjet, qofshin ato në lidhje me funksionimin e kësaj gjithësie, qofshin në lidhje me Sheriatin. Ndër ligjet që kanë të bëjnë me Sheriatin, është edhe porosia për t’u pajisur me devotshmëri:Ne i kemi porositur ata që iu dha Libri para jush, ashtu si edhe ju, që ta keni frikë Allahun. -Allahu i Lartësuar i ka urdhëruar të parët dhe të fundit njerëz, nëpërmjet librave hyjnorë, që të jenë të devotshëm dhe t’i frikësohen Atij. Ky urdhër për devotshmëri sigurisht që është shoqëruar me shumë ligje e norma, që rregullojnë marrëdhëniet e robërve me Zotin dhe mes njëri-tjetrit. Ai është shoqëruar edhe me përgëzim për shpërblim të përjetshëm dhe të pamasë për ata që iu përmbahen këtyre ligjeve e normave, dhe me paralajmërim për ndëshkim dhe vuajtje të përjetshme për ata që i shpërfillin dhe nuk iu përmbahen atyre. Më pas, i Lartësuari thotë:Por nëse ju e mohoni Atë,(ta dini se)të Allahut janë ç’ka në qiej e ç’ka në tokë. Allahu është(i Pasur)Jonevojtar e i Lavdëruar. -Nëse ju mohoni Zotin dhe e shpërfillni porosinë e Tij për të qenë të devotshëm, nëse ju i konsideroni idhujt si të barabartë me Zotin, gjë për të cilën nuk keni asnjë provë nga Zoti, atëherë ju, në këtë mënyrë, dëmtoni veçse veten tuaj, dhe kurrsesi Zotin. Mosbesimi, idhujtaria dhe mosbindja juaj nuk e pakësojnë aspak pushtetin dhe mbretërimin e Tij. Nëse ju e mohoni, dijeni se Atë e adhurojnë me përkushtim dhe bindje të plotë adhurues që janë më të mirë dhe më të mëdhenj se ju. El Ganij është një nga emrat e Allahut të Lartësuar, që do të thotë: Jonevojtar, i Pasur i tillë që nuk ka nevojë për asgjë, por gjithçka ka nevojë për Të. Ai është Bujari e Bamirësi absolut. Bujaria dhe bamirësia e Allahut të Lartësuar burojnë nga mëshira e Tij, të cilën kurrë nuk mund ta shterojnë shpenzimet dhe dhuratat që Ai jep natë e ditë. Sikur të gjithë banorët e qiejve dhe të tokës, të parët dhe të fundit, njerëzit dhe xhinët, të mblidheshin së bashku dhe secili prej tyre të kërkonte çdo gjë që të dëshironte, kjo nuk do ta pakësonte aspak pasurinë e Tij, sepse Ai është Xheu-uâd (Bamirës), i Pasur dhe i Plotpushtetshëm. Mirësia që Allahu i Lartësuar dëshiron për krijesat bëhet thjesht me një fjalë. Edhe kur dëshiron të godasë me ndëshkimin e Tij, kjo bëhet veç me një fjalë. Çdo gjë që Ai dëshiron bëhet me fjalën e Tij: “Kun!” -“Bëhu!”. Allahu i Lartësuar s’ka nevojë për adhurimet tona, sepse Ai është absolut në të gjitha cilësitë dhe atributet e Tij. Të qenurit i varfër dhe nevojtar janë cilësi mangësie, prandaj nuk kanë lidhje me të Madhërishmin. Atij i takon çdo cilësi dhe përshkrim i plotë, prandaj dhe është i Pashoq dhe i Pakrahasueshëm. Asnjë krijesë nuk i ngjan Atij. Duke qenë Jonevojtar, Allahu i Lartësuar nuk ka grua apo fëmijë, nuk ka partner a bashkëpunëtor në pushtetin dhe mbretërimin e Tij. Ai nuk ka nevojë për ndihmës në mbretërimin e Tij. Ai është i Pasuri Jonevojtar, për mëshirën, furnizimin dhe përkujdesjen e të Cilit kanë nevojë bota qiellore dhe ajo tokësore. Të gjithë i drejtohen vetëm Allahut të Lartësuar për çdo kërkesë, e madhe apo e vogël qoftë ajo, ndërsa Ai i plotëson këto kërkesa, duke i kënaqur dhe qetësuar ata, duke i udhëzuar ata në mirësi dhe mbarësi. El Hamid është një emër tjetër i Allahut të Lartësuar, që do të thotë: i Lavdëruari. Ky emër tregon që Allahu meriton çdo lavdërim, dashuri e mirënjohje. Atij i takon lavdia e plotë, sepse Ai i ka të gjitha cilësitë e bukurisë dhe madhështisë. Për të gjitha mirësitë e mëdha dhe kujdesin gjithëpërfshirës që Ai u kushton krijesave të Tij, Ai meriton lavdinë e plotë në çdo gjendje. Sa e bukur është përmendja e këtyre dy emrave së bashku me njëri-tjetrin. Allahu është Absolut për faktin se është Jonevojtar, është Absolut sepse është i Lavdëruar. Ai është Absolut edhe për të dyja cilësitë bashkë.
4:132Страница 99
وَلِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ وَكِيلًا ١٣٢
Аллаху принадлежит то, что на небесах, и то, что на земле. Довольно того, что Аллах является Попечителем и Хранителем!
Të Allahut janë ç’ka në qiej e ç’ka në tokë. Mjafton që Allahu është Mbrojtësi(e Kujdestari)juaj! -Këtu i Lartësuari flet për përfshirjen në pushtetin e Tij të gjithçkaje në qiell dhe në tokë dhe për faktin se Ai është Mbrojtësi e Kujdestari, që kujdeset për çdo çështje, me dijen dhe urtësinë e Tij absolute. Kujdestari i një çështjeje duhet të jetë i ditur për atë çështje dhe të ketë fuqinë e pushtetin për ta përmbushur atë në formën e duhur dhe me urtësi. Çdo mangësi në dije, pushtet dhe urtësi është dobësi e kujdestarit, ndërsa Allahu është i pastër nga çdo mangësi.
4:133Страница 99
إِن يَشَأۡ يُذۡهِبۡكُمۡ أَيُّهَا ٱلنَّاسُ وَيَأۡتِ بِـَٔاخَرِينَۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلَىٰ ذَٰلِكَ قَدِيرٗا ١٣٣
О люди! Если Он пожелает, то уведет вас и приведет других. Аллах способен на это.
Nëse Ai dëshiron, ju zhduk ju, o njerëz, e sjell të tjerë. Ai është Fuqiplotë ta bëjë këtë. -Kuptimi: Allahu është i Pasuri, që nuk ka nevojë për ju. Ai është i Lavdëruari. Ai është i Plotpushtetshmi, që, nëse dëshiron t’ju zhdukë dhe të sjellë të tjerë, askush nuk mund ta kundërshtojë vendimin e Tij. Nëse Ai dëshiron, ju zhduk ju dhe sjell njerëz të tjerë, që të jenë të bindur dhe më të mirë se ju. Ky është një kërcënim i hapur për njerëzit që vazhdojnë të enden në kufër, duke i kthyer shpinën Zotit të tyre. Asgjë nuk e ndalon Zotin që t’i ndëshkojë ata, nëse vazhdojnë të mos i binden dhe ta mohojnë, por Ai i afatizon ata; i afatizon, por nuk i harron.
4:134Страница 99
مَّن كَانَ يُرِيدُ ثَوَابَ ٱلدُّنۡيَا فَعِندَ ٱللَّهِ ثَوَابُ ٱلدُّنۡيَا وَٱلۡأٓخِرَةِۚ وَكَانَ ٱللَّهُ سَمِيعَۢا بَصِيرٗا ١٣٤
Если кто желает вознаграждения в этом мире, то ведь у Аллаха есть награда как в этом мире, так и в Последней жизни. Аллах - Слышащий, Видящий.
Kush dëshiron shpërblimin e kësaj bote,(le ta dijë se)tek Allahu është shpërblimi edhe i kësaj bote edhe i botës tjetër. -Allahu i Lartësuar na tregon se ata që kanë si qëllim vetëm arritjen e mirësive të kësaj dynjaje, duke mos i dhënë asnjë rëndësi ahiretit, ata me të vërtetë kanë një qëllim dritëshkurtër dhe fatkeq. Për më tepër që, edhe pse i përkushtohen tërësisht kësaj dynjaje, ata do të arrijnë prej saj veçse atë që Zoti u ka bërë për pjesë. Allahu i Lartësuar është Sunduesi dhe Mbretëruesi i vetëm i kësaj gjithësie dhe vetëm në dorën e Tij janë mirësitë e dynjasë dhe të ahiretit, prandaj njeriu duhet t’i lutet vetëm Atij dhe vetëm tek Ai duhet të mbështetet dhe të kërkojë ndihmë për t’i arritur qëllimet e dynjasë dhe të ahiretit. Njeriu duhet ta dijë mirë se mirësitë e Allahut, në të dyja jetët, arrihen veçse nëpërmjet bindjes dhe nënshtrimit ndaj Tij. Ai duhet të bindet se çelësi i suksesit në çështjet e dynjasë dhe të ahiretit është mbështetja e plotë vetëm tek Allahu, duke i shprehur pamundësinë dhe nevojën Atij në mënyrë të vazhdueshme. Allahu i Madhërishëm është i Gjithëditur dhe i Urtë në përcaktimin e Tij. Ai i jep sukses atij që e meriton atë dhe privon atë që e meriton të privohet. Allahu është i Urtë kur jep dhe kur nuk jep, prandaj thotë:Allahu Dëgjon dhe Shikon gjithçka. -Ai i dëgjon dhe shikon veprat e robërve dhe synimet e tyre. Prandaj udhëzon në rrugë të drejtë atë që dëshiron. Ai do të shpërblejë me drejtësinë dhe bamirësinë e tij të gjithë sipas asaj që kanë paraqitur dhe e meritojnë.
4:135Страница 100
۞ يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ كُونُواْ قَوَّٰمِينَ بِٱلۡقِسۡطِ شُهَدَآءَ لِلَّهِ وَلَوۡ عَلَىٰٓ أَنفُسِكُمۡ أَوِ ٱلۡوَٰلِدَيۡنِ وَٱلۡأَقۡرَبِينَۚ إِن يَكُنۡ غَنِيًّا أَوۡ فَقِيرٗا فَٱللَّهُ أَوۡلَىٰ بِهِمَاۖ فَلَا تَتَّبِعُواْ ٱلۡهَوَىٰٓ أَن تَعۡدِلُواْۚ وَإِن تَلۡوُۥٓاْ أَوۡ تُعۡرِضُواْ فَإِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِمَا تَعۡمَلُونَ خَبِيرٗا ١٣٥
О те, которые уверовали! Свидетельствуя перед Аллахом, отстаивайте справедливость, если даже свидетельство будет против вас самих, или против родителей, или против близких родственников. Будет ли он богатым или неимущим, Аллах ближе к ним обоим. Не потакайте желаниям, чтобы не отступить от справедливости. Если же вы скривите или уклонитесь, то ведь Аллах ведает о том, что вы совершаете.
O ju që keni besuar, të jeni përherë dëshmues të së drejtës për hir të Allahut... -Allahu i Lartësuar i urdhëron adhuruesit e Tij besimtarë që të jenë vazhdimisht dëshmues të së drejtës, për hir të Allahut. Pra, nuk thotë thjesht: “Jini dëshmues të së drejtës”, por: “jini gjithmonë, në çdo rast dhe gjendje, në anën e të drejtës”. Drejtësia është plotësimi i hakut të Zotit dhe i hakut të krijesave. Por çdo të thotë të jesh i drejtë në plotësimin e hakut të Zotit? Do të thotë që mirësitë e dhuruara prej Tij, - dhe të gjitha mirësitë janë prej Tij - të mos i shfrytëzosh duke bërë poshtërsi ndaj Tij. Përkundrazi, ato duhet të jenë ndihmëse dhe nxitëse për ta adhuruar Allahun sa më mirë dhe për t’iu nënshtruar Atij, në shenjë mirënjohjeje dhe përunjësie për mirësitë e Tij. Ndërsa drejtësia në dhënien e hakut të krijesave arrihet duke plotësuar detyrimet dhe përgjegjësitë kundrejt tyre, ashtu sikurse kërkon prej tyre të përmbushin detyrimet kundrejt teje. Për shembull, të plotësosh shpenzimet e detyrueshme, të lash borxhet dhe t’i trajtosh njerëzit sikurse dëshiron të të trajtojnë ty, me edukatë dhe moral të pranueshëm, etj. Një nga aspektet më të rëndësishme të mbajtjes së drejtësisë është ajo në dëshmi. Nuk lejohet që të gjykojmë në favor të një dëshmie thjesht se ashtu na pëlqen apo se ashtu e ndiejmë. Gjykimi duhet të ndërtohet mbi të vërtetën dhe faktet. Drejtësia kërkon që të mos e fshehësh dëshminë, qoftë ajo edhe kundër të dashurve të tu. I Lartësuari thotë:...edhe nëse kjo është kundër vetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve tuaj, qoftë ai(për të cilin dëshmohet) pasanik ose varfanjak, sepse Allahu është më i ditur rreth tyre. -Mos mbani anën e pasanikut, për shkak të pasurisë së tij, dhe as anën e fakirit, për hir të dhembshurisë për të, por thjesht dëshmoni të vërtetën, në anën e kujtdo qoftë ajo. Dëshmia e të vërtetës dhe qëndrimi gjithmonë në anën e saj janë ndër cilësitë më të mëdha treguese të besimit të njeriut dhe të gradës së tij në Islam. Kushdo që synon të shpëtojë dhe ta lartësojë veten, le të kujdeset që gjithmonë të jetë në anën e së vërtetës. Le të jetë ky qëllim i përhershëm, duke larguar prej vetes çdo gjë që pengon për të qenë i drejtë dhe për të vepruar sipas saj. Duke qenë se penguesi më i madh nga drejtësia është pasimi i epsheve dhe i dëshirave, Allahu i Lartësuar na këshillon dhe thotë:Mos ndiqni emocionet e t’i shmangeni drejtësisë! -Mos pasoni ato dëshira tuaja që kundërshtojnë të vërtetën, sepse kështu do të largoheni shumë nga e drejta dhe nuk do t’ju jepet mundësi për të gjetur udhëzimin. Dëshirat e pakontrolluara ose të verbojnë, duke bërë që ta shohësh të vërtetën si të gabuar dhe të gabuarën si të vërtetë, ose do ta njohësh të vërtetën, por do ta braktisësh atë, për shkak të këtyre dëshirave. Pra, ai që disiplinon dëshirat dhe pasionet e tij, do të ketë sukses në gjetjen e së vërtetës dhe do të udhëzohet në të rrugën e drejtë. Pasi na qartëson se është detyrë për ne që t’i përmbahemi të vërtetës dhe të drejtës, Allahu na ndaloi edhe nga e kundërta e kësaj:Nëse shtrëmbëroni faktet ose tërhiqeni(nga drejtësia),... -Ai na ndalon nga të shprehurit me paqartësi, me qëllim për të shtrembëruar të vërtetën gjatë dëshmive apo në çdo rast tjetër. Ai na ndalon nga fshehja e së vërtetës, qoftë kjo e plotë apo e pjesshme. Këty hyn edhe shtrembërimi i dëshmive apo dhënia e tyre jo e plotë, ose shpjegimi jo i saktë i tyre nga dëshmuesi. Të gjitha këto konsiderohen si deklarata të paqarta dhe devijim nga e vërteta. Nëse tërhiqeni nga e vërteta, të cilën është detyrë ta shfaqni, ta mbroni dhe ta përkrahni, si p.sh. mosdhënia e dëshmisë nga dëshmitari, apo mosgjykimi me drejtësi nga gjykatësi; atëherë kujtojeni mirë një fakt shumë të rëndësishëm:(dijeni se)Allahu e Di mirë gjithçka që bëni ju. -Ai përfshin me dijen e Tij të gjerë gjithçka që ju veproni. Ai i di ato të gjitha, të fshehtat dhe të dukshmet. Ky është një kërcënim shumë i rëndë për ata që shtrembërojnë dhe tërhiqen nga e vërteta. Sigurisht që ky kërcënim bie më tepër mbi ata që gjykojnë padrejtësisht dhe dëshmojnë rrejshëm, sepse ky është një krim më i madh. Nëse të parët thjesht e lënë të vërtetën apo nuk e shfaqin atë tërësisht, këta të fundit e lënë të vërtetën tërësisht dhe merren me gënjeshtrën dhe padrejtësinë.
4:136Страница 100
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ ءَامِنُواْ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ وَٱلۡكِتَٰبِ ٱلَّذِي نَزَّلَ عَلَىٰ رَسُولِهِۦ وَٱلۡكِتَٰبِ ٱلَّذِيٓ أَنزَلَ مِن قَبۡلُۚ وَمَن يَكۡفُرۡ بِٱللَّهِ وَمَلَٰٓئِكَتِهِۦ وَكُتُبِهِۦ وَرُسُلِهِۦ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِ فَقَدۡ ضَلَّ ضَلَٰلَۢا بَعِيدًا ١٣٦
О те, которые уверовали! Веруйте в Аллаха, Его Посланника и Писание, которое Он ниспослал Своему Посланнику, и Писание, которое Он ниспослал прежде. А кто не уверовал в Аллаха, Его ангелов, Его Писания, Его посланников и Последний день, тот впал в глубокое заблуждение.
Mësoje se urdhri për të besuar mund t’u drejtohet ose atyre që ende nuk e kanë atë, ose atyre që e kanë atë. Në rastin e parë, urdhri është fillimisht për të besuar, sikurse është urdhri që u drejtohet jobesimtarëve: “O ju njerëzit e Librit! Besojeni atë (Kur'anin) që e shpallëm si vërtetues të atij që keni në duar, para se t'jua fshijmë (shqisat nga) fytyrat dhe t’jua kthejmë ato prapa koke, ose t’ju mallkojmë siç i mallkuam ata (shkelësit e ligjit)të së shtunës. Urdhri i Allahut është i pakthyeshëm.”. [Nisa 47]. Ndërsa në rastin e dytë, kur u drejtohet atyre që e kanë tashmë besimin, ai është urdhër për të rregulluar dhe plotësuar besimin që gjendet në zemrën e tyre. Kështu ndodh edhe në këtë ajet, ku Allahu i Lartësuar i urdhëron besimtarët për të besuar. Pra, Ai i urdhëron ata që të përmirësojnë dhe plotësojnë besimin e tyre, duke kultivuar sinqeritetin e vërtetësinë, duke u larguar nga çdo gjë që e prish dhe cenon këtë besim, si edhe duke u penduar apo duke forcuar lidhjet me Zotin e tyre. Gjithashtu, ky është urdhër për të shtuar ato elementë të imanit, që ende nuk gjenden te besimtari, duke thelluar njohuritë rreth tyre dhe veprave që përfaqësojnë. Kur besimtari mëson diçka të re nga Shpallja e Zotit, mediton rreth saj dhe e kupton qartë, atëherë ai arrin në një tjetër nivel të imanit të urdhëruar. Kështu ndodh me të gjitha veprat e tjera, të dukshme apo të fshehta. Sa më shumë bën vepra të mira, të urdhëruara nga Zoti, aq më i fortë i bëhet besimi. Të gjitha ato janë prej imanit dhe kultivuese të tij, sikurse dëshmojnë shumë tekstet të Sheriatit dhe konsensusi i brezave të parë të këtij umeti. Ky ajet është edhe një urdhër për të qenë të vazhdueshëm dhe të pathyeshëm në këtë rrugë, deri në vdekje, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “O ju që keni besuar! Kijeni frikë Allahun ashtu siç duhet të kihet frikë Ai, dhe mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë muslimanë!” [Al Imran 102]. Kështu, Allahu i Lartësuar thotë:O ju që keni besuar! Besoni plotësisht në Allahun, në të dërguarin e Tij, në Librin që ia ka shpallur të Dërguarit të Tij dhe në Librin që ua ka zbritur atyre para tij. -Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na urdhëron për t’i besuar Atij dhe të dërguarve të Tij, të besojmë Kur’ânin dhe librat e shenjtë që janë shpallur më parë. Të gjitha këto janë pjesë të imanit të detyrueshëm për çdo njeri që hyn në fe. Askush nuk quhet besimtar nëse nuk ka qoftë edhe një prej këtyre besimeve. Njeriu e ka detyrë që t’i besojë këto çështje, qoftë edhe në mënyrë të përgjithshme, për sa kohë nuk ka mundur t’i marrë ato të shtjelluara. Ndërsa ato çështje për të cilat ka marrë shpjegim të shtjelluar dhe të mjaftueshëm duhet t’i besojë më hollësisht, ashtu sikurse i ka mësuar nëpërmjet Shpalljes. Çdokush që e ka këtë iman të detyrueshëm, është i shpëtuar dhe i udhëzuar në rrugën e drejtë.Kush nuk beson në Allahun, melekët e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij dhe Ditën e gjykimit, ai ka humbur shumë larg(rrugës së drejtë).” -E ku ka humbje më të largët se ajo e atij që braktis rrugën e drejtë të treguar nga Zoti nëpërmjet profetëve të Tij, për të shkuar drejt ndëshkimit të dhimbshëm?! Dije se mohimi qoftë edhe i një çështjeje të vetme nga këto të përmendura konsiderohet si mohim i të gjitha atyre, sepse ato nënkuptojnë e mbështesin njëra-tjetrën. Nuk mund të besosh njërën prej tyre dhe të mohosh pjesën tjetër. Më tej, i Madhëruari thotë:
4:137Страница 100
إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ثُمَّ كَفَرُواْ ثُمَّ ءَامَنُواْ ثُمَّ كَفَرُواْ ثُمَّ ٱزۡدَادُواْ كُفۡرٗا لَّمۡ يَكُنِ ٱللَّهُ لِيَغۡفِرَ لَهُمۡ وَلَا لِيَهۡدِيَهُمۡ سَبِيلَۢا ١٣٧
Воистину, Аллах не простит и не наставит на путь тех, которые уверовали, затем стали неверующими, затем опять уверовали, затем опять стали неверующими, а затем приумножили свое неверие.
Vërtet, ata që besojnë e pastaj mohojnë, përsëri besojnë e pastaj mohojnë dhe e shtojnë mosbesimin - këta nuk i fal Allahu dhe as nuk i udhëzon në Rrugë të Drejtë. -Çdokush që mohon pasi është udhëzuar njëherë, pastaj sërish mohon pasi udhëzohet përsëri, domethënë që preferon verbërinë pasi ka parë qartë të vërtetën, ai është shumë larg mundësisë për të gjetur udhëzimin në rrugën e drejtë të Zotit. Ai është larg faljes, sepse ka kryer një vepër, që konsiderohet si pengesa më e madhe për arritjen e faljes dhe të udhëzimit të Zotit. Mohimi i të tillë njerëzve vjen prej karakterit të tyre të pabesë dhe prej ndëshkimit të drejtë të Allahut të Lartësuar për veprat e tyre, sikurse thotë i Lartësuari në suren Saf, ajeti 5: “Por kur ata devijuan, edhe Allahu ua devijoi zemrat. Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull që kalon kufijtë.” Ai thotë gjithashtu: “Ne do t'ua largojmë zemrat dhe shikimet atyre, ashtu sikurse nuk e besuan atë (Shpalljen e Zotit) për herë të parë, dhe do t'i lëmë të bredhin të hutuar në shfrenimin e tyre. Edhe sikur t'u dërgonim melekët, t'i bënim të vdekurit t'u flisnin atyre dhe t'i tubonim të gjitha gjërat para tyre, ata përsëri nuk do të besonin, nëse Allahu nuk do të donte. Por shumica e tyre nuk e dinë (të vërtetën).”. [En’am 110, 111]. Ajeti tregon se nëse ata nuk do ta shtonin dhe nuk do të thelloheshin më shumë në kufër, por do të ktheheshin në besim të penduar, Allahu i Lartësuar do t’i falte ata, edhe sikur një gjë e tillë të përsëritej e të përsëritej prej tyre. Kur një premtim i tillë vjen për përsëritjen e kufrit, atëherë kur bëhet fjalë për gjynahet poshtë tij, shpresa për falje është akoma edhe më e madhe, edhe nëse ato përsëriten. Sa herë që robi kthehet i penduar, Allahu i Lartësuar i kthehet atij gjithmonë me falje.
4:138–139Страница 100
بَشِّرِ ٱلۡمُنَٰفِقِينَ بِأَنَّ لَهُمۡ عَذَابًا أَلِيمًا ١٣٨
Обрадуй вестью о мучительных страданиях лицемеров,
ٱلَّذِينَ يَتَّخِذُونَ ٱلۡكَٰفِرِينَ أَوۡلِيَآءَ مِن دُونِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَۚ أَيَبۡتَغُونَ عِندَهُمُ ٱلۡعِزَّةَ فَإِنَّ ٱلۡعِزَّةَ لِلَّهِ جَمِيعٗا ١٣٩
которые берут своими помощниками и друзьями неверующих вместо верующих. Неужели они хотят обрести могущество с ними, если могущество целиком присуще Аллаху?
"Përgëzoji" munafikët se ata i pret një dënim i dhembshëm! Ata që bëjnë miq mohuesit në vend të besimtarëve - vallë, a mos e kërkojnë krenarinë tek ata? Pa dyshim që e tërë krenaria i takon vetëm Allahut!Allahu i Lartësuar thotë: “Paralajmëroji munafikët”, pra, ata të cilët shfaqen si muslimanë, por që janë qafirë. Jepu atyre lajmin më të rëndë, atë për ndëshkimin e dhembshëm! Ky kërcënim vjen për shkak të aleancës, miqësisë dhe dashurisë që ata tregojnë ndaj qafirëve, duke lënë mënjanë miqësinë me besimtarët. Por cili është shkaku që i shtyn ata në këtë përzgjedhje? Mos, vallë, në këtë mënyrë, ata shpresojnë që të arrijnë krenari dhe famë? Po, kjo është e vërteta. Kështu ëndërrojnë ata. Mendimi i munafikëve për Allahun është i keq. Siguria e tyre për ndihmën e Allahut ndaj robërve të Tij besimtarë është e dobët. Ata magjepsen dhe mashtrohen nga mjetet dhe mundësitë në duart e qafirëve, prandaj priren që të miqësohen me ta. Por ky gjykim i tyre është shumë i mangët. E si mund të mashtrohesh, kur e gjithë krenaria dhe pushteti i takon vetëm Allahut të Lartësuar? Të gjitha krijesat dhe çështjet e tyre janë në dorë të Allahut. Çdo gjë që ndodh është ajo që Zoti ka dëshiruar të ndodhë. Allahu i Lartësuar ka premtuar se do ta ndihmojë fenë e Tij dhe robërit e Tij besimtarë, edhe nëse herë pas here i sprovon ata, duke iu dhënë armiqve të tyre ndonjë mundësi dhe forcë. Por, pa dyshim, fitorja e fundit dhe triumfi është gjithnjë për besimtarët. Ky ajet është një kërcënim i ashpër, që na ndalon të miqësohemi dhe të lidhim aleanca me qafirët, duke lënë mënjanë miqësinë dhe lidhjet me besimtarët, sepse kjo është cilësi e munafikëve. Imani nënkupton dashuri, miqësi dhe bashkëpunim të plotë me besimtarët, sikundër nënkupton urrejtje dhe armiqësi me qafirët, derisa ata të besojnë Zotin Një dhe Profetin e Tij.
4:140Страница 100
وَقَدۡ نَزَّلَ عَلَيۡكُمۡ فِي ٱلۡكِتَٰبِ أَنۡ إِذَا سَمِعۡتُمۡ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ يُكۡفَرُ بِهَا وَيُسۡتَهۡزَأُ بِهَا فَلَا تَقۡعُدُواْ مَعَهُمۡ حَتَّىٰ يَخُوضُواْ فِي حَدِيثٍ غَيۡرِهِۦٓ إِنَّكُمۡ إِذٗا مِّثۡلُهُمۡۗ إِنَّ ٱللَّهَ جَامِعُ ٱلۡمُنَٰفِقِينَ وَٱلۡكَٰفِرِينَ فِي جَهَنَّمَ جَمِيعًا ١٤٠
Он уже ниспослал вам в Писании, чтобы вы не садились вместе с ними, если услышите, как они не веруют в знамения Аллаха и насмехаются над ними, пока они не увлекутся другим разговором. В противном случае вы уподобитесь им. Воистину, Аллах соберет вместе всех лицемеров и неверующих в Геенне.
Nëpërmjet Shpalljes, Allahu i Lartësuar tregon gjykimin e Tij për mënyrën e sjelljes së një besimtari kur ndodhet mes qafirëve dhe gjynahqarëve. Ai thotë:Juve ju është shpallur në Libër(Kur'an)që, kur të dëgjoni se mohohen shenjat e Allahut dhe po bëhet tallje me to, mos rrini me ata, derisa të hyjnë në një bisedë tjetër. -Është detyrë për çdo të përgjegjshëm ligjërisht që t’i besojë, respektojë, madhërojë dhe shenjtërojë simbolet e Allahut dhe të fesë së Tij. Shenjat e Allahut dhe të fesë së Tij janë vendosur në tokë pikërisht që të respektohen, madhërohen dhe shenjtërohen. Ai i krijoi njerëzit dhe xhindet që ta adhurojnë Atë nëpërmjet respektimit dhe zbatimit të ligjit të Tij, prandaj mohimi dhe shpërfillja e këtyre porosive bie ndesh me besimin. Tallja me shenjat e Allahut dhe fjalët e Tij bie ndesh me madhërimin dhe respektin e tyre. Tallje konsiderohet edhe polemika që mohuesit ose munafikët bëjnë për të hedhur poshtë argumentet e Allahut të Madhërishëm dhe për të arsyetuar kufrin e tyre. Po kështu, edhe çdo arsyetim dhe polemikë që bidatçinjtë bëjnë për të mbrojtur kotësitë e tyre konsiderohet si tallje dhe nënvlerësim i ajeteve të Allahut, që tregojnë veçse të vërtetën dhe të drejtën. Gjithashtu, tallje konsiderohet edhe pjesëmarrja në vendet ku kryhen gjynahe, fliten poshtërsira dhe shkelen urdhrat e Allahut. Ne jemi të ndaluar që të marrim pjesë në të tilla vende, derisa njerëzit aty të ndalen dhe të kalojnë në tjetër bisedë.Përndryshe, ju do të ishit si ata. -Kuptimi: Nëse ju uleni dhe rrini së bashku me ta në të tilla gjendje, atëherë ju do të konsideroheni si ata, sepse tregoni pëlqim të kufrit dhe talljes së tyre. Bashkëjetesa me gjynahet është njëlloj si kryerja e tyre. Për këtë arsye, kush merr pjesë në të tilla vende, e ka detyrë që ta ndryshojë të keqen nëse ka mundësi, dhe nëse jo, atëherë të largohet prej andej.Allahu do t’i tubojë në Xhehenem të gjithë munafikët dhe mohuesit. -Ashtu sikurse munafikët bashkohen me qafirët në dynja, ashtu do t’i bashkojë Zoti në ndëshkim në ahiret. Munafikëve nuk do t’u bëjë dobi fakti që në dynja shtiren si besimtarë, sikurse thotë i Lartësuari: “Atë Ditë do t'i shihni besimtarët dhe besimtaret tek u ndriçon drita përpara dhe në të djathtë të tyre. (Atyre do t'u thuhet:) “Përgëzim për ju sot janë kopshtet, nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jeni përgjithmonë. Kjo është fitorja e madhe.” Atë Ditë munafikët dhe munafiket do t'u thonë besimtarëve: “Na prisni pak, që edhe të ndriçohemi prej dritës suaj!” Atyre do t'u thuhet: “Kthehuni pas (në dynja) dhe kërkoni atje ndonjë dritë!” Atëherë, ndërmjet tyre vendoset një mur, që ka një derë. Nga brenda tij është mëshira, ndërsa nga jashtë tij është dënimi. Ata (munafikët) u thërrasin (besimtarëve): “A nuk kemi qenë edhe ne së bashku me ju!?” - “Po, por ju e shkatërruat veten, sepse ju prisnit kob të zi për besimtarët, dyshonit në çështjet e fesë dhe ju mashtroi jeta e dynjasë, derisa ju erdhi kaderi i Zotit. Gënjeshtari ju mashtroi rreth Allahut. Sot prej jush (o munafikë) nuk pranohet asnjë lloj kompensimi dhe as prej jobesimtarëve. Zjarri është vendi juaj, sepse atë meritoni. Sa përfundim i keq është ai!”” [El hadid 12 - 15]. Më pas, Allahu i Lartësuar përshkruan më hollësisht armiqësinë dhe pabesinë e munafikëve ndaj besimtarëve:
4:141Страница 101
ٱلَّذِينَ يَتَرَبَّصُونَ بِكُمۡ فَإِن كَانَ لَكُمۡ فَتۡحٞ مِّنَ ٱللَّهِ قَالُوٓاْ أَلَمۡ نَكُن مَّعَكُمۡ وَإِن كَانَ لِلۡكَٰفِرِينَ نَصِيبٞ قَالُوٓاْ أَلَمۡ نَسۡتَحۡوِذۡ عَلَيۡكُمۡ وَنَمۡنَعۡكُم مِّنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَۚ فَٱللَّهُ يَحۡكُمُ بَيۡنَكُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۚ وَلَن يَجۡعَلَ ٱللَّهُ لِلۡكَٰفِرِينَ عَلَى ٱلۡمُؤۡمِنِينَ سَبِيلًا ١٤١
Они ждут, когда вас постигнет беда. Если Аллах одаряет вас победой, они говорят: «Разве мы не были с вами?». Если же доля достается неверующим, они говорят: «Разве мы не покровительствовали вам (или не помогали вам) и не защитили вас от верующих?». Аллах рассудит между вами в День воскресения. Аллах не откроет неверующим пути против верующих.
Ata(hipokritët)presin se çfarë do të bëhet me ju. -Munafikët shohin me vëmendje ecurinë e ngjarjeve dhe perspektivën që i pret besimtarët, për të përgatitur përgjigjen, si munafikë që janë, për çdo rast, për mirë apo për keq.Nëse, me ndihmën e Allahut, ju ngadhënjeni, ata thonë: “A nuk ishim edhe ne me ju?” -Kur ndihma vjen për besimtarët, atëherë munafikët shfaqen sikur janë me ta, që të ruhen nga qortimet dhe marrja në përgjegjësi, si edhe për të marrë pjesë në plaçkën e luftës. Gjithashtu, ata shtiren si miq, që të përfitojnë nga aleanca me muslimanët nëse kanë nevojë.E nëse jobesimtarët arrijnë ndonjë fitore... -Këtu Allahu i Lartësuar nuk thotë siç tha për besimtarët “ndihmë nga Allahu”, por thotë: “ndonjë fitore”, domethënë fitore të përkohshme. Kjo sepse, edhe nëse Zoti, me urtësinë e Tij, u mundëson qafirëve ndonjë fitore, kjo nuk mund të jetë e vazhdueshme për ta, sikurse ndodh me besimtarët, por e përkohshme dhe e paqëndrueshme. Kur ndodh kjo, munafikët u thonë qafirëve:...hipokritët u thonë atyre: “A nuk ju ndihmuam në fitoren tuaj dhe a nuk ju mbrojtëm prej besimtarëve?” -Pra, a nuk ju kemi mbështetur dhe ndihmuar me të gjitha mënyrat e mundshme kundër besimtarëve, duke ndërmjetësuar tek ata për ju, madje edhe duke i penguar ata që t’ju luftojnë.Por Allahu do t’ju gjykojë në Ditën e Gjykimit. -Ai do t’i shpërblejë besimtarët me Xhenet, ndërsa munafikët, qafirët dhe idhujtarët do t’i ndëshkojë me Xhehenem.Allahu nuk do t’u japë kurrë jobesimtarëve epërsi të plotë mbi besimtarët. -Ata kurrë nuk mund t’i nënshtrojnë besimtarët tërësisht dhe përfundimisht. Gjithmonë do të jetë një grup besimtarësh që do të shfaqin të vërtetën dhe të cilët do të jenë të ndihmuar nga Allahu i Lartësuar. Ata nuk mund të dëmtohen as nga munafikët e pabesë dhe as nga ata që e kundërshtojnë rrugën e tyre. Allahu i Madhërishëm gjithmonë hap mundësi të reja për të ndihmuar besimtarët dhe për të poshtëruar qafirët. Madje, ka shumë besimtarë në shtete qafirësh, që jetojnë me krenari dhe aspak të poshtëruar. Kjo është një mirësi dhe përkujdesje e madhe nga i Gjithmëshirshmi për robërit e Tij të bindur. Falënderimi i qoftë Allahut të Lartësuar për të gjitha mirësitë e Tij!
4:142Страница 101
إِنَّ ٱلۡمُنَٰفِقِينَ يُخَٰدِعُونَ ٱللَّهَ وَهُوَ خَٰدِعُهُمۡ وَإِذَا قَامُوٓاْ إِلَى ٱلصَّلَوٰةِ قَامُواْ كُسَالَىٰ يُرَآءُونَ ٱلنَّاسَ وَلَا يَذۡكُرُونَ ٱللَّهَ إِلَّا قَلِيلٗا ١٤٢
Воистину, лицемеры пытаются обмануть Аллаха, но это Он обманывает их. Когда они встают на намаз, то встают неохотно, показывая себя перед людьми и поминая Аллаха лишь немного.
Hipokritët përpiqen të mashtrojnë Allahun, por është Ai që i bën ata të mashtrohen. -Allahu i Lartësuar na flet rreth munafikëve dhe cilësive të tyre të ndyra. Ata përpiqen të mashtrojnë Allahun dhe besimtarët, duke u hequr si muslimanë dhe duke fshehur kufrin e tyre. Ata mendojnë se kështu do të shpëtojnë nga Allahu i Madhërishëm. Por është Allahu i Lartësuar Ai që i lë ata të mashtrojnë vetveten dhe të mos e kuptojnë këtë gjë. Që në momentin kur ata synojnë të mashtrojnë Allahun dhe besimtarët, ata, në të vërtetë, janë duke mashtruar vetveten. E ku ka njeri më të mashtruar se ai që dëmton vetveten, që e poshtëron dhe e privon atë nga mirësitë e dynjasë dhe të ahiretit?! Madje, kjo tregon edhe për mangësi në mendjen e tij. Ai jo vetëm që kryen një poshtërsi të madhe, por e sheh atë si të mirë dhe pandeh se tregohet i zgjuar. Subhanallah, çfarë bën injoranca me ata që i ka vënë poshtë vetes! Kështu i zhgënjen ata i Madhërishmi në këtë dynja, ndërsa në Ditën e Gjykimit, zhgënjimi që ata do të përjetojnë do të jetë shumë herë më i dhimbshëm: “Atë Ditë do t'i shihni besimtarët dhe besimtaret tek u ndriçon drita përpara dhe në të djathtë të tyre. (Atyre do t'u thuhet:) “Përgëzim për ju sot janë kopshtet, nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jeni përgjithmonë. Kjo është fitorja e madhe.” Atë Ditë munafikët dhe munafiket do t'u thonë besimtarëve: “Na prisni pak, që edhe të ndriçohemi prej dritës suaj!” Atyre do t'u thuhet: “Kthehuni pas (në dynja) dhe kërkoni atje ndonjë dritë!” Atëherë, ndërmjet tyre vendoset një mur, që ka një derë. Nga brenda tij është mëshira, ndërsa nga jashtë tij është dënimi. Ata (munafikët) u thërrasin (besimtarëve): “A nuk kemi qenë edhe ne së bashku me ju!?” - “Po, por ju e shkatërruat veten, sepse ju prisnit kob të zi për besimtarët, dyshonit në çështjet e fesë dhe ju mashtroi jeta e dynjasë, derisa ju erdhi kaderi i Zotit. Gënjeshtari ju mashtroi rreth Allahut. Sot prej jush (o munafikë)nuk pranohet asnjë lloj kompensimi dhe as prej jobesimtarëve. Zjarri është vendi juaj, sepse atë meritoni. Sa përfundim i keq është ai!” [El hadid 12 – 15]. Disa nga cilësitë e tyre që përmend Allahu i Lartësuar janë:Ata, kur ngrihen për namaz, ngrihen me përtesë,... -Pra, edhe në kryerjen e namazit, që është adhurimi më i rëndësishëm, ata shfaqin dembelizëm dhe plogështi. Kjo ndodh veçse për shkak të mungesës së dëshirës së tyre për të kryer këtë adhurim. Zemrat e tyre janë të zbrazëta nga imani dhe shpresa për shpërblimin e Allahut të Madhërishëm, madje edhe kur bëhet fjalë për një adhurim kaq të rëndësishëm dhe të shpërblyeshëm, siç është falja e namazit. Nëse në zemrat e tyre do të kishte iman dhe shpresë për shpërblimin e Zotit, ata nuk do të shfaqnin kurrë përtaci....vetëm sa për t’u dukur para botës... -Vetëm syfaqësia i shtyn që të bëjnë ndonjë vepër që duket. Ata duan që të shihen dhe të lëvdohen nga njerëzit për punët që kryejnë. Pra, qëllimi i tyre nuk është që të kënaqin Allahun e Lartësuar....ndërsa Allahun e përmendin fare pak. -Zemrat e tyre janë të mbushura me hipokrizi, prandaj nuk kanë vend për dashurinë dhe madhërimin e Allahut të Lartësuar. Përmendja e Allahut të Lartësuar në mënyrë të vazhdueshme mund të bëhet veçse nga një besimtar, zemra e të cilit është e mbushur me dashuri dhe madhërim për Allahun, si edhe me shpresë për shpërblimin e Tij bujar.
4:143Страница 101
مُّذَبۡذَبِينَ بَيۡنَ ذَٰلِكَ لَآ إِلَىٰ هَٰٓؤُلَآءِ وَلَآ إِلَىٰ هَٰٓؤُلَآءِۚ وَمَن يُضۡلِلِ ٱللَّهُ فَلَن تَجِدَ لَهُۥ سَبِيلٗا ١٤٣
Они колеблются между этим (верой и неверием), но не принадлежат ни к тем, ни к другим. Для того, кого Аллах вводит в заблуждение, ты уже не найдешь дороги.
Ata luhaten në mëdyshje: nuk janë as me këta, as me ata... -Ata luhaten sa nga ana e besimtarëve, sa nga ana e qafirëve. Me shpirt e trup njëkohësiht, ata nuk janë as me qafirët, as me besimtarët. Ata janë me trup dhe nga ana e dukshme me besimtarët, por nga ana e brendshme shpirtërore janë me qafirët. Ky është devijimi më i madh, prandaj i Lartësuari thotë:Për ata që Allahu i shpie në humbje, ti nuk do të mund të gjesh(rrugë për)shpëtim. -Pra, nuk do të gjesh asnjë mundësi për ta udhëzuar në rrugën e drejtë dhe për ta shpëtuar nga humbja, sepse për të është mbyllur porta e mëshirës dhe është hapur dera e ndëshkimit. Rrjedhimisht, kuptohet se besimtarët nuk i kanë këto cilësi të ulëta, por kanë të kundërtat e tyre. Ata i karakterizon vërtetësia në fjalë dhe në punë. Ata, gjithashtu, janë plot energji dhe aktivë në kryerjen e adhurimeve, sidomos të namazit. Ata e kujtojnë shumë Allahun e Madhërishëm. Ata janë të udhëzuar nga Allahu i Lartësuar në rrugën e drejtë dhe të vazhdueshëm në të. Le të krahasojë secili veten e vet me të dyja këto grupe dhe le të gjykojë se cilëve iu përket. Allahu është i vetmi Ndihmëtar dhe Udhëzues!
4:144Страница 101
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَتَّخِذُواْ ٱلۡكَٰفِرِينَ أَوۡلِيَآءَ مِن دُونِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَۚ أَتُرِيدُونَ أَن تَجۡعَلُواْ لِلَّهِ عَلَيۡكُمۡ سُلۡطَٰنٗا مُّبِينًا ١٤٤
О те, которые уверовали! Не берите неверующих себе в помощники и друзья вместо верующих. Неужели вы хотите предоставить Аллаху очевидный довод против вас самих?
O ju që keni besuar! Mos i merrni për miq jobesimtarët, në vend të besimtarëve! -Allahu i Lartësuar pasi tregoi që munafikët miqësojnë qafirët dhe lënë anash besimtarët, tani i urdhëron adhuruesit e Tij besimtarë që të largohen nga ky veprim i shëmtuar. Ai i ndalon besimtarët që t’u përngjajnë munafikëve në veprat dhe fjalët e tyre:A mos, vallë, doni t’i sillni Allahut dëshmi të qartë kundër vetvetes?! -Kjo vepër e shëmtuar është provë e qartë dhe mëse e mjaftueshme që Allahu i Madhërishëm t’ju ndëshkojë. Ai na paralajmëron dhe na tregon pasojat e këtij veprimi, prandaj, nëse ne përsëri e bëjmë këtë gabim, kjo është provë e qartë dhe e mjaftueshme për t’u ndëshkuar. Ky ajet është tregues i drejtësisë së plotë të Alahut të Madhërishëm. Ai nuk ndëshkon asnjë para se t’ia sqarojë argumentet. Ky ajet është, gjithashtu, një paralajmërim për t’u larguar nga haramet. Kush i vepron ato, e ka bërë hak ndëshkimin e Allahut të Lartësuar.
4:145Страница 101
إِنَّ ٱلۡمُنَٰفِقِينَ فِي ٱلدَّرۡكِ ٱلۡأَسۡفَلِ مِنَ ٱلنَّارِ وَلَن تَجِدَ لَهُمۡ نَصِيرًا ١٤٥
Воистину, лицемеры окажутся на нижайшей ступени Огня, и ты не найдешь для них помощника,
Hipokritët do të jenë në shtresën më të ulët të Zjarrit dhe për ta kurrë nuk do të gjesh mbrojtës. -Allahu i Madhërishëm na tregon se si munafikët do të jenë në nivelin më të thellë të Zjarrit, ku do të përjetojnë ndëshkimin dhe dhimbjet më poshtëruese. Munafikët do të jenë edhe më thellë se qafirët, sepse ata jo vetëm që kanë mohuar Zotin dhe janë bërë armiq me Profetin dhe me besimtarët, por ata shtiren si muslimanë dhe fusin konflikte në radhët e besimtarëve. Ata janë më të rrezikshëm për besimtarët edhe se vetë qafirët, sepse qëndrojnë mes radhëve të tyre dhe i kanë më të shumta mundësitë për t’i dëmtuar ata, pa u dalluar dhe kuptuar. Madje, ata trajtohen si muslimanë në mesin e muslimanëve dhe përfitojnë gjithçka që përfitojnë muslimanët, pa e merituar. Për këto arsye dhe të tjera, ata meritojnë ndëshkimin më të rreptë dhe poshtërues. Askush nuk mund t’i shpëtojë ata nga ky përfundim i tmerrshëm dhe i përjetshëm. Ky është një paralajmërim për çdo munafik, përveç atyre që Allahu Bujar dhe i Gjithëmëshirshëm u mundëson, me mëshirën e Tij, që të pendohen dhe të kthehen në rrugën e drejtë. Ai thotë:
4:146Страница 101
إِلَّا ٱلَّذِينَ تَابُواْ وَأَصۡلَحُواْ وَٱعۡتَصَمُواْ بِٱللَّهِ وَأَخۡلَصُواْ دِينَهُمۡ لِلَّهِ فَأُوْلَٰٓئِكَ مَعَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَۖ وَسَوۡفَ يُؤۡتِ ٱللَّهُ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ أَجۡرًا عَظِيمٗا ١٤٦
если только они не раскаются и исправят содеянное, крепко ухватятся за Аллаха и очистят свою веру перед Ним. Такие окажутся вместе с верующими, а ведь Аллах одарит верующих великой наградой.
Përveç atyre që u penduan, u përmirësuan, iu mbështetën Allahut dhe fenë e tyre e zbatuan sinqerisht vetëm për Allahun... -Pra, përveç atyre të cilët pendohen sinqerisht dhe angazhohen seriozisht për të bërë disa gjëra të rëndësishme. Kështu, së pari, ata duhet të përpiqen sinqerisht për t’u korrigjuar në të gjitha drejtimet. Ata duhet të rregullojnë sjelljen e tyre të jashtme, por edhe besimin e brendshëm, duke treguar sinqeritet në marrëdhëniet me Zotin dhe me besimtarët. Së dyti, ata duhet të tregohen të vendosur për t’iu përmbajtur porosive të Allahut dhe Profetit. Ata duhet të kapen fort pas litarit të Allahut, duke kërkuar të mirat dhe shpëtimin nga e keqja vetëm prej Tij. Së treti, ata duhet t’ia përkushtojnë të gjitha adhurimet e tyre vetëm Allahut të Lartësuar, duke u përpjekur të kompletojnë veten me të gjitha nivelet e besimit: islamin, imanin dhe ihsanin.Me fjalë të tjera, ata duhet të japin maksimumin e tyre që çdo vepër të mirë të jashtme dhe të brendshme t’ia përkushtojnë vetëm Allahut të Madhërishëm, duke u pastruar nga syfaqësia dhe hipokrizia. Kështu, ata që vishen me këto cilësi:Këta do të jenë bashkë me besimtarët. Allahu ka për t’iu dhënë besimtarëve shpërblim të madh. -Pra, këta do të trajtohen njëlloj si besimtarët, në dynja, në jetën e varrit dhe në Ditën e Gjykimit. Allahu i Gjithëmëshirshëm do t’u dhurojë atyre shpërblim shumë të madh, të cilin askush tjetër nuk mund ta përkufizojë dhe dijë, veçse Atij që ua jep. Atje do të kenë gjëra që syri nuk i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe mendja nuk ka arritur t’i mendojë. Vini re! Allahu i Madhërishëm ka vënë si kushte për faljen e munafikëve vendosmërinë për t’iu përmbajtur mësimeve të Tij, mbështetjen tërësisht tek Ai për çdo çështje dhe kryerjen e të gjitha adhurimeve vetëm për Allahun e Madhëruar, edhe pse këto bëjnë pjesë në pikën e parë, pra, në urdhrin për t’u rregulluar dhe përmirësuar në të gjitha drejtimet. Kështu kuptojmë se sa të nevojshme janë këto porosi, kur duam të pastrohemi nga nifak-u ose hipokrizia. Ato zemra ku ka depërtuar dhe ka zënë rrënjë hipokrizia kërkojnë doza të mëdha nga ky “ilaç”: përkushtim i madh ndaj Allahut dhe mbështetje e plotë tek Ai, zbatim rigoroz i udhëzimeve të Tij, vazhdimësi dhe këmbëngulje në adhurimin e Tij, duke treguar përunjësi dhe nevojë për mëshirën e Tij, për të shpëtuar nga kjo sëmundje shkatërruese. Sinqeriteti dhe përkushtimi ndaj porosive të Zotit, pastrojnë zemrën nga nifak-u nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, i bëjnë punët e kryera të pranueshme te Zoti. Kjo është arsyeja që këto dy porosi janë theksuar më tepër. Shihni edhe diçka! Nëse ata i kryejnë këto porosi, atëherë nuk thuhet që: “Allahu ka për t’iu dhënë shpërblim të madh atyre që u penduan nga nifak-u, por thuhet: “Allahu ka për t’iu dhënë shpërblim të madh besimtarëve.”. Këtu kemi të bëjmë me një stil mahnitës, të cilin Allahu i Urtë e përsërit disa herë në Kur’ân. Nëse Allahu i Lartësuar premton që do të japë shpërblim ose ndëshkim për një kategori të veçantë, që është pjesë e një kategorie më të përgjithshme, atëherë Ai e lidh ngushtë shpërblimin ose ndëshkimin me cilësinë e përbashkët të kategorisë së përgjithshme, në të cilën bën pjesë edhe kategoria e veçantë e përmendur. Kjo bëhet që askush të mos mendojë që gjykimi në fjalë është specifik vetëm për pjesën e veçuar nga tërësia. Kjo është madhështia e Kur’ânit. Kësisoj, i penduari nga hipokrizia do të jetë së bashku me besimtarët, si të gjithë të penduarit e tjerë. Ai nuk trajtohet veçmas nga të penduarit e tjerë. Ata i bashkon pendimi i sinqertë dhe plotësimi i porosive të mësipërme. Të gjithë të penduarit do të jenë së bashku me besimtarët dhe do të shpërblehen ashtu siç i shpërblen Zoti besimtarët. Pastaj Allahu i Lartësuar na tregon se Ai është i Pasur dhe asnjëherë nevojtar, është i Gjerë në butësinë dhe faljen e Tij, është Gjithëpërfshirës në mëshirën dhe bamirësinë e Tij. Ai thotë:Këto nivele të besimit janë përmendur në hadithin e Xhibrilit (a.s.) ku thuhet: “Një ditë, kur ne ishim me Profetin (a.s.), u shfaq mes nesh një burrë me rroba shumë të bardha dhe me flokë shumë të zinj. Nuk shiheshin mbi të gjurmët e udhëtimit dhe askush prej nesh nuk e njihte atë. Ai u ul pranë Profetit (a.s.), i vendosi dy gjunjët e tij te dy gjunjët e Profetit (a.s.), vendosi dy pëllëmbët e tij mbi kofshët e tij dhe tha: “O Muhamed, më trego se ç’është Islami!” Profeti i Allahut tha: “Islami është: “Të dëshmosh se nuk ka Zot të adhuruar me të vërtetë veç Allahut dhe se Muhamedi është Profeti i Allahut, të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh Ramazanin dhe të kryesh haxhin në Shtëpinë e Shenjtë (Qabe), nëse ke mundësi të shkosh atje”. Ai tha: “Të vërtetën e ke thënë“. Ne u çuditëm me të (thotë Umeri). E pyeti, pastaj e miratoi! Më pas, ai tha: “Më trego se ç’është imani!” Profeti (a.s.) tha: “Imani është: Të besosh Allahun, melekët e Tij, librat e Tij, profetët e Tij, Ditën e Fundit dhe të besosh në caktimin e Allahut, të mirën e tij dhe të keqen e Tij”. Ai tha: “Të vërtetën ke thënë“. Pastaj, sërish tha: “Më trego se ç’është ihsani!” Profeti (a.s.) tha: “Ta adhurosh Allahun sikur ti e sheh Atë, sepse edhe nëse nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty.” [Muslimi].
4:147Страница 101
مَّا يَفۡعَلُ ٱللَّهُ بِعَذَابِكُمۡ إِن شَكَرۡتُمۡ وَءَامَنتُمۡۚ وَكَانَ ٱللَّهُ شَاكِرًا عَلِيمٗا ١٤٧
Зачем Аллаху подвергать вас мучениям, если вы будете благодарны и уверуете? Аллах - Признательный, Знающий.
Përse t’ju ndëshkojë Allahu, nëse ju jeni mirënjohës dhe besoni (në Të)?! Allahu është Mirënjohës dhe i Gjithëditur. -Pra, si t’ju ndëshkojë Allahu, kur dihet se Ai është i Gjithëditur dhe Mirënjohës, qoftë edhe për veprat tuaja më të vogla? Me bujarinë e Tij, Ai shpërblen shumë edhe për punët më të pakëta. Atyre që tregohen durimtarë në adhurim, Ai u premton begati e mirësi. Atyre që tregohen durimtarë në lënien e të këqijave, Ai u premton se do t’ua zëvendësojë me gjëra më të mira se ato që kanë lënë për hir të Tij. Mos harroni për asnjë çast që Ai është i Gjithëditur për gjithçka që ju bëni, vepra të dukshme e të fshehta, të sinqerta dhe jo të tilla. Ai dëshiron prej jush që gjithmonë të pendoheni dhe të ktheheni tek Ai të përulur dhe të bindur. Nëse ju veproni kështu, atëherë pse mendoni se Zoti do t’ju ndëshkojë? Ai nuk ka nevojë dhe as qëllim që t’ju ndëshkojë. Ai as nuk përfiton gjë nga kjo. Të pabindurit dëmtojnë veç vetveten, ashtu sikurse edhe të bindurit punojnë veç për veten e vet. Mirënjohja është: përulësia e zemrës kur kujton mirësitë e Zotit, lavdërimi i Tij me fjalë, veprimi në bindje ndaj Tij dhe mosshfrytëzimi i mirësive për gjynahe.
4:148Страница 102
۞ لَّا يُحِبُّ ٱللَّهُ ٱلۡجَهۡرَ بِٱلسُّوٓءِ مِنَ ٱلۡقَوۡلِ إِلَّا مَن ظُلِمَۚ وَكَانَ ٱللَّهُ سَمِيعًا عَلِيمًا ١٤٨
Аллах не любит, когда злословят вслух, если только этого не делает тот, с кем поступили несправедливо. Аллах - Слышащий, Знающий.
Allahu nuk e do thënien hapur të shprehjeve të këqija,... -Allahu i Lartësuar na tregon se Ai nuk i do fjalët e këqija, kur thuhen hapur. Ai i urren dhe ndëshkon për to. Këtu përfshihen të gjitha llojet e fjalëve të këqija, të cilat njerëzit i njohin si të tilla. Fjalë të këqija janë ato që të bëjnë të ndihesh keq, të shqetësojnë, të mërzisin dhe trishtojnë, si sharjet, shpifjet, gënjeshtrat etj. Të gjitha këto janë të ndaluara dhe të urryera nga Allahu i Lartësuar. Kuptimi i ajetit tregon, gjithashtu, se fjalët e mira janë të dashura për Allahun dhe të shpërblyeshme prej Tij. Të tilla janë, për shembull: dhikri, fjalët e ngrohta dhe të buta etj. Pastaj i Lartësuari thotë:...përveçse nga ata që u është bërë padrejtësi. -Pra, të dëmtuarve u lejohet që të luten dhe të ankohen kundër atyre që i kanë bërë padrejtësi. U lejohet edhe që të shajnë dhe të flasin keq kundër atyre që i kanë sharë e ofenduar, por pa thënë gënjeshtra e shpifje. Gjithashtu, ata nuk duhet ta teprojnë e të fyejnë edhe të tjerët që nuk janë të përzier. Megjithatë, fakti që ky veprim është i lejuar nuk do të thotë që është zgjedhja më e mirë. Sigurisht, falja dhe toleranca është rruga më e mirë, sikurse thotë i Lartësuari: “Ai që fal dhe përmirëson e ka shpërblimin tek Allahu.”.Allahu Dëgjon dhe Di gjithçka. -Pasi ajeti na mësoi rreth fjalëve të lejuara, fjalëve të këqija dhe fjalëve të mira, Allahu i Lartësuar na kujton një fakt shumë të rëndësishëm, që të shërbejë si këshillë për fjalët që themi dhe veprimet që kryejmë. Kështu, Ai është El Semiu - Dëgjuesi. Ai dëgjon të gjitha fjalët që ne themi, prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm, në mënyrë që të mos nxjerrim nga goja fjalë me të cilat zemërohet Allahu, sepse Ai do t’i ndëshkojë njerëzit për to. I parë ndryshe, ajeti nxit për të thënë fjalë të mira dhe të dobishme. Allahu është gjithashtu El Alim - i Gjithëditur. Ai i njeh mirë qëllimet që fshihen brenda shpirtit tonë dhe shkakun e fjalëve tona. Pastaj i Lartësuari thotë:
Текст: Quranic Universal Library (Tarteel) через spa5k/tafsir_api (MIT), в зафиксированной версии. Аяты: Quran Foundation. Источники и лицензии