Ас-Саади · Тафсир · на албанском
Ан-Ниса 4:173–176
4:173Страница 105
فَأَمَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ فَيُوَفِّيهِمۡ أُجُورَهُمۡ وَيَزِيدُهُم مِّن فَضۡلِهِۦۖ وَأَمَّا ٱلَّذِينَ ٱسۡتَنكَفُواْ وَٱسۡتَكۡبَرُواْ فَيُعَذِّبُهُمۡ عَذَابًا أَلِيمٗا وَلَا يَجِدُونَ لَهُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ وَلِيّٗا وَلَا نَصِيرٗا ١٧٣
Тех, которые уверовали и совершали праведные деяния, Он одарит вознаграждением сполна и даже приумножит его по Своей милости. А тех, которые считали для себя унизительным поклоняться Ему и проявляли высокомерие, Он подвергнет мучительным страданиям. Они не найдут себе вместо Него ни покровителя, ни помощника.
Atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, Ai do t’ua përmbushë shpërblimin e merituar dhe do t’ua shtojë atë më shumë, prej mirësisë së Tij. -Për ata të cilët kanë edhe besimin e drejtë, edhe veprat e mira në përputhje me këtë besim, qofshin ato vepra të detyruara apo të pëlqyeshme; për ata që jetojnë me dinjitet, duke respektuar të drejtat e Zotit dhe të drejtat e krijesave; për të tillët, pra, Allahu i Lartësuar ka premtuar se do t’ua japë të plotë shpërblimin e premtuar. Por jo vetëm kaq: Ai premton se do t’ua shtojë edhe më shumë shpërblimin, prej bujarisë së Tij. Ai do t’u japë atyre të mira, që kurrë nuk do të mund t’i arrinin me punën e tyre dhe që kurrë nuk u ka shkuar në mend se ekzistonin apo që do të mund t’i arrinin. Ato janë mirësi të Xhenetit në ushqime, pije, pamje e marrëdhënie. Ato janë kënaqësi të zemrës, shpirtit dhe të trupit. Në këtë premtim të Allahut të Lartësuar hyjnë, gjithashtu, edhe mirësitë e dynjasë.Ndërsa ata që i largohen adhurimit të Tij dhe tregohen kryeneçë, do t’i ndëshkojë me një dënim të dhembshëm... -Të gjithë ata që tregohen kryeneçë dhe nuk nënshtrohen për të adhuruar Allahun e Lartësuar, Ai ka për t’i ndëshkuar me një dënim të dhimbshëm. Ky ndëshkim është zemërimi i Allahut dhe Zjarri i ndezur fort, që shkakton dhimbje të thella në trup e në shpirt....dhe nuk do të gjejnë për veten e tyre asnjë mbrojtës a ndihmëtar tjetër, veç Allahut. -Asnjë krijesë nuk do të mund t’u dalë në ndihmë, që ata të mund të arrijnë ndonjë të mirë. Askush nuk do mund t’i ndihmojë për të shpëtuar nga e keqja dhe dënimi. E si mund të ndodhë kjo, kur ata i ka braktisur më i Mëshirshmi i të mëshirshmëve dhe i ka lënë të vuajnë ndëshkimin e përjetshëm?! Askush nuk mund të ndryshojë gjykimin dhe vendimin e drejtë të të Lartësuarit.
4:174Страница 105
يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ قَدۡ جَآءَكُم بُرۡهَٰنٞ مِّن رَّبِّكُمۡ وَأَنزَلۡنَآ إِلَيۡكُمۡ نُورٗا مُّبِينٗا ١٧٤
О люди! К вам уже явилось доказательство от вашего Господа, и Мы ниспослали вам ясный свет.
Në këto ajete, Allahu i Lartësuar u kujton njerëzve mirësinë e Tij të madhe ndaj tyre me sjelljen e profetëve dhe shpalljeve të Tij, argumente këto të pakundërshtueshme dhe dritë e qartë. Nëpërmjet tyre, Allahu i Lartësuar e qartësoi plotësisht rrugën për tek Ai dhe e mbylli përfundimisht shtegun e justifikimit për kundërshtarët. Ai thotë:O njerëz! Me të vërtetë, juve ju ka ardhur një provë e madhe nga Zoti juaj... -Për të qartësuar të vërtetën, Allahu i Lartësuar solli argumente të pakundërshtueshme, që i hedhin poshtë të kundërtat e së vërtetës. Këtu përfshihen argumentet logjike dhe ato fetare të trashëguara, argumentet që lexohen në gjithësi dhe ato që mund t’i lexojmë në vetet tona, sikurse thotë i Lartësuari: “Ne do t’ua bëjmë atyre të mundshme që t’i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre, derisa t’u bëhet e qartë që ai (Kur’âni)është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?” [Fusilet 53]. Shprehja: “...nga Zoti juaj...” tregon rëndësinë e këtyre argumenteve. Ato janë nga Zoti ynë, që na krijoi dhe përkujdeset për ne, për çështjet e besimit dhe të dynjasë. Argumentet që na fusin në rrugën drejt Xhenetit, janë ndër mirësitë më të mëdha, për të cilat Ai meriton të lavdërohet dhe falënderohet. Ai thotë:...dhe Ne ju kemi zbritur një dritë të qartë. -Kjo dritë e qartë është Kur’âni madhështor, i cili përmban dituritë e të parëve dhe të fundit, rrëfime dhe porosi të vërteta, të drejta dhe të dobishme. Kur’âni urdhëron për mirësi, drejtësi dhe mbarësi, dhe ndalon nga padrejtësia dhe e keqja. Njerëzimi do të ishte në errësirë të plotë, nëse nuk do të ndriçohej nga drita e tij. Nëse krijesat nuk përfitojnë nga mirësia e Kur’ânit, atëherë do të pushtohen nga dëshpërimi. Në varësi të besimit në Kur’ân dhe përfitimit prej tij, njerëzit ndahen në dy grupe:
4:175Страница 105
فَأَمَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ بِٱللَّهِ وَٱعۡتَصَمُواْ بِهِۦ فَسَيُدۡخِلُهُمۡ فِي رَحۡمَةٖ مِّنۡهُ وَفَضۡلٖ وَيَهۡدِيهِمۡ إِلَيۡهِ صِرَٰطٗا مُّسۡتَقِيمٗا ١٧٥
Тех, которые уверовали в Аллаха и крепко ухватились за Него, Он введет в Свою милость и щедрость и поведет к Себе прямым путем.
Ata që besojnë në Allahun dhe i mbështeten tërësisht Atij, Ai do t’i fusë në mëshirën dhe mirësinë e Tij dhe do t’i udhëzojë drejt Vetes përmes rrugës së drejtë. -Këta janë të shpëtuarit, që Allahu i Lartësuari i ka përshkruar me dy cilësi:1. Ata besojnë Allahun, pra, besojnë në ekzistencën e Tij, besojnë që Ai ka cilësi të plota dhe është i pastër nga çdo mangësi dhe dobësi.2. Ata i mbështeten tërësisht Allahut, duke iu dorëzuar Atij dhe duke shpresuar vetëm ndihmën e Tij. Ata nuk mbështeten asnjë çast në forcat dhe aftësitë e tyre, por i kërkojnë ndihmë vetëm Allahut të Lartësuar.Të tillë njerëz do të përfshihen në mëshirën e Tij, i Cili do t’u japë sukses të kryejnë punë të mira, duke ua shtuar shpërblimin dhe duke larguar prej tyre fatkeqësitë dhe të këqijat. Ai do t’i udhëzojë ata në rrugën e drejtë, duke u mundësuar të marrin dije të dobishme dhe të saktë dhe të punojnë sipas kësaj dijeje, me sinqeritet për Allahun e Lartësuar. Ky ishte grupi i parë. Ndërsa në grupin e dytë janë ata të cilët nuk i kanë cilësitë e të lartpërmendurve, domethënë ata që nuk e besojnë Allahun, nuk i mbështeten Atij dhe nuk e zbatojnë Librin e Tij. Këta do të jenë të privuar nga mëshira dhe mirësia e Tij. Ai do t’i lërë të mbështeten në veten e vet, prandaj ata kurrë nuk do të mund ta gjejnë udhëzimin, por do të jenë të humbur dhe shumë larg të vërtetës. Ky ndëshkim është plotësisht i drejtë, sepse ata nuk besojnë dhe nuk i kërkojnë ndihmë Allahut. E lusim Allahun të na ruajë, të na falë dhe të na ndihmojë!
4:176Страница 106
يَسۡتَفۡتُونَكَ قُلِ ٱللَّهُ يُفۡتِيكُمۡ فِي ٱلۡكَلَٰلَةِۚ إِنِ ٱمۡرُؤٌاْ هَلَكَ لَيۡسَ لَهُۥ وَلَدٞ وَلَهُۥٓ أُخۡتٞ فَلَهَا نِصۡفُ مَا تَرَكَۚ وَهُوَ يَرِثُهَآ إِن لَّمۡ يَكُن لَّهَا وَلَدٞۚ فَإِن كَانَتَا ٱثۡنَتَيۡنِ فَلَهُمَا ٱلثُّلُثَانِ مِمَّا تَرَكَۚ وَإِن كَانُوٓاْ إِخۡوَةٗ رِّجَالٗا وَنِسَآءٗ فَلِلذَّكَرِ مِثۡلُ حَظِّ ٱلۡأُنثَيَيۡنِۗ يُبَيِّنُ ٱللَّهُ لَكُمۡ أَن تَضِلُّواْۗ وَٱللَّهُ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمُۢ ١٧٦
Они просят тебя вынести решение. Скажи: «Аллах вынесет для вас решение относительно тех, кто не оставляет после себя родителей или детей». Если умрет мужчина, у которого нет ребенка, но есть сестра, то ей принадлежит половина того, что он оставил. Он также наследует ей, если у нее нет ребенка. Если их две сестры, то им принадлежат две трети того, что он оставил. Если же они являются братьями и сестрами, то мужчине принадлежит доля, равная доле двух женщин. Аллах разъясняет вам это, чтобы вы не впали в заблуждение. Аллах ведает о всякой вещи.
Ata kërkojnë përgjigjen tënde. Thuaju: “Allahu ju përgjigjet për çështjen e atij që nuk ka lënë baba e as fëmijë që e trashëgojnë(el kelale). -Allahu i Lartësuar na tregon se si disa njerëz i kërkuan njëherë Profetit (a.s)që t’i sqaronte çështjen e el kelale-s. El kelalequhet rasti kur një person, pas vdekjes së tij, nuk lë fëmijë të lindur prej tij dhe as fëmijë të fëmijëve të tij, nuk lë baba dhe as gjysh, por lë motër ose vëlla. Për këtë, Allahu i Lartësuar thotë:Nëse vdes një njeri që nuk ka fëmijë, ... -Domethënë, nuk ka lënë as djem, as vajza, nuk ka lënë as të lindur prej tij dhe as fëmijë nga fëmijët e tij. Gjithashtu, ky nuk ka lënë as baba dhe as gjysh, sepse Allahu i Lartësuar përmend mes trashëgimtarëve të pasurisë së këtij njeriu motrat dhe vëllezërit, dhe dihet gjerësisht se motrat dhe vëllezërit nuk marrin pjesë në trashëgimi, nëse është gjallë babai ose gjyshi....por ka motër, atëherë asaj(motrës) i takon gjysma e pasurisë së lënë. -Pra, nëse një mashkull me këto të dhëna vdes dhe lë pas vetes motër nga babai dhe nëna, ose vetëm nga babai, asaj i takon gjysma e pasurisë që ka lënë vëllai i saj, qofshin ato monedha ari e agjendi, toka, shtëpi, orendi etj. Sigurisht, kjo bëhet pasi të jenë larë borxhet dhe pasi të jetë plotësuar porosia e të vdekurit, sikurse është përmendur më parë. Këtu nuk përfshihet motra vetëm nga nëna, për të cilën është folur më herët.Ai(vëllai)trashëgon atë(motrën), nëse ajo nuk ka fëmijë. -Nëse personi i vdekur është femër dhe lë pas vetëm një vëlla, ai trashëgon të gjithë pasurinë e saj, nëse ajo nuk ka lënë pas fëmijë. Sheriati në këtë rast nuk ka përmendur masë të caktuar për vëllain, sepse ai e trashëgon të gjithë pasurinë e motrës kur ajo nuk ka lënë pas fëmijë apo trashëgimtarë të tjerë, për të cilët Sheriati e ka përcaktuar masën e trashëgimisë.Në qoftë se janë dy motra(që trashëgojnë), atyre të dyjave u takojnë dy të tretat që lë ai. Në qoftë se janë vëllezër dhe motra, atëherë mashkullit i takon pjesë sa dyfishi i pjesës së femrës. -Nëse trashëgimtarët janë dy motra e më shumë, atyre të dyjave u takojnë dy të tretat që ka lënë i vdekuri. Në qoftë se trashëgimtarët janë edhe vëllezër, edhe motra, atëherë një mashkulli i takon sa dyfishi i pjesës së një femre.Kështu jua sqaron Allahu dispozitat, që ju të mos humbni rrugën e drejtë. -Kuptimi: Allahu i Lartësuar ju sqaron ligjet dhe dispozitat, që juve ju nevojiten shumë. Kjo është një mirësi e madhe që Zoti ju dhuron, sepse nëpërmjet saj ju nuk do ta humbisni rrugën e drejtë. Dituria sjell dritë dhe udhëzim, kurse injoranca sjell humbje dhe padrejtësi.Allahu Di gjithçka. -Ai është i Gjithëditur për të fshehtat dhe për të dukshmet, për çështjet e shkuara dhe ato të ardhme. Ai e di për çfarë keni nevojë që të dini dhe ju mëson ju prej dijes së Tij, në mënyrë që ju të arrini çdo të mirë, në çdo kohë dhe në çdo vend.
Текст: Quranic Universal Library (Tarteel) через spa5k/tafsir_api (MIT), в зафиксированной версии. Аяты: Quran Foundation. Источники и лицензии