Ас-Саади · Тафсир · на албанском
Гафир 40:18–46
40:18Страница 469
وَأَنذِرۡهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡأٓزِفَةِ إِذِ ٱلۡقُلُوبُ لَدَى ٱلۡحَنَاجِرِ كَٰظِمِينَۚ مَا لِلظَّٰلِمِينَ مِنۡ حَمِيمٖ وَلَا شَفِيعٖ يُطَاعُ ١٨
Предупреди их о приближающемся дне, когда сердца подступят к горлу, и они будут опечалены. Не будет у беззаконников ни любящего родственника, ни заступника, которому подчиняются.
Allahu i Madhëruar i drejtohet Profetit të Tij, Muhamedit (a.s.), që t’i këshillojë dhe paralajmërojë njerëzit për t’u përgatitur për Ditën e Kijametit, e cila - ashtu sikurse e përshkruan Allahu - afrohet gjithnjë e më shumë. Tronditja, tmerret dhe vështirësitë e saj janë shumë pranë.Paralajmëroji ata për Ditën që afrohet gjithnjë e më shumë, kur zemrat do të vijnë në fyt për t'u zënë frymën. -Nga tmerri i madh atë ditë, zemrat do të ngrihen deri në fyt, ndërsa gjoksi do t’u zbrazet. Vështrimet e tyre do të jenë të shtangura e të tmerruara. Askush nuk do të flasë, përveç atij që Rahmani do t’i japë leje dhe do të thotë vetëm të vërtetën.“Për keqbërësit nuk ka mik të afërt e as ndërmjetësues që i shkon fjala.” -Atë ditë, për të padrejtët nuk do të ketë të afërt, miq apo ndërmjetësues, të cilëve do t’u dëgjohet dhe pranohet ndërmjetësimi. Ditën e Gjykimit nuk ka ndërmjetësim për ata që e kanë përlyer veten me idhujtari. Edhe sikur dikush të ndërmjetësojë për ta, - gjë që nuk ka për të ndodhur kurrë, - Allahu i Madhëruar nuk është i kënaqur me këtë lloj ndërmjetësimi dhe nuk e pranon atë.
40:19Страница 469
يَعۡلَمُ خَآئِنَةَ ٱلۡأَعۡيُنِ وَمَا تُخۡفِي ٱلصُّدُورُ ١٩
Он знает о предательском взгляде и том, что скрывают груди.
Allahu e di shikimin e hedhur fshehtas dhe për gjithçka që fshehin zemrat (e njerëzve). -Vështrim vjedhurazi është ai që njeriu e fsheh nga ai që ka pranë. Por, nëse këtë nuk e vërejnë të pranishmit, Allahu i Madhëruar e di shumë mirë, sepse Atij nuk i fshihet as ajo që mbahet fshehur në gjoks dhe që robi nuk ua tregon të tjerëve. Allahu i Madhëruar i di dhe i sheh të fshehtat e zemrës dhe të dukshmet, sepse Ai është i Gjithëdituri.
40:20Страница 469
وَٱللَّهُ يَقۡضِي بِٱلۡحَقِّۖ وَٱلَّذِينَ يَدۡعُونَ مِن دُونِهِۦ لَا يَقۡضُونَ بِشَيۡءٍۗ إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡبَصِيرُ ٢٠
Аллах решает по справедливости, а те, которых призывают вместо Него, не решают ничего. Воистину, Аллах - Слышащий, Видящий.
Allahu gjykon me drejtësi ... -Fjala e Tij është e vërtetë dhe e drejtë, ligji i Tij për krijesat është i drejtë dhe i vërtetë, ashtu si edhe gjykimi i Tij shpërblyes dhe ndëshkues është i drejtë dhe i urtë. Allahu është i Drejtë dhe i Urtë në gjithçka, sepse dija e Tij përfshin gjithçka dhe se Ai ka shkruar dhe ruajtur çdo gjë me saktësi e drejtësi. Ai është i Drejtë në gjithçka, sepse Ai është i pastër nga padrejtësia, mangësia e nga çdo cen. Allahu është i vetmi në dorë të të Cilit është përcaktimi i gjithçkaje që ndodh në gjithësi. Nëse Ai dëshiron diçka, ajo është, e nëse Ai nuk dëshiron që ajo të ekzistojë, ajo kurrë nuk do të ekzistojë. Është Ai që bën ndarjen mes robërve të Tij besimtarë dhe mohuesve në jetën e dynjasë, duke u dhuruar suksesin të dashurve dhe të zgjedhurve të Tij.... ndërsa ata që adhurohen veç Tij, nuk kanë në dorë të gjykojnë për asgjë. -Kjo përfshin gjithçka që adhurohet veç Allahut. Pra, - sipas kuptimit, - çdo lloj idhulli dhe i adhuruar tjetër, veç Allahut, nuk ka asnjë grimcë pushteti. Tek idhujt nuk ekziston aspak dashuria për idhujtarët, ashtu si nuk kanë asnjë dëshirë e mundësi për të vepruar diçka a për t’i ndihmuar.Me të vërtetë, Allahu dëgjon dhe sheh gjithçka. -Allahu i Dëgjon të gjitha zërat, me të gjithë larminë e gjuhëve apo të nevojave që shprehin ata. Ai shikon atë që është dhe atë që do të jetë, atë që ne e shohim dhe atë që nuk mund ta shohim, atë që krijesat e dinë dhe atë që ato nuk e dinë. Në fillim të këtyre ajeteve, Allahu i Madhëruar thotë: "Paralajmëroji ata për Ditën që afrohet gjithnjë e më shumë, ...”, dhe më pas e përshkruan këtë ditë me hollësi, me ngjarjet e saj përgëzuese e frikësuese, si një nxitje për të qenë të përgatitur.
40:21Страница 469
۞ أَوَلَمۡ يَسِيرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَيَنظُرُواْ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلَّذِينَ كَانُواْ مِن قَبۡلِهِمۡۚ كَانُواْ هُمۡ أَشَدَّ مِنۡهُمۡ قُوَّةٗ وَءَاثَارٗا فِي ٱلۡأَرۡضِ فَأَخَذَهُمُ ٱللَّهُ بِذُنُوبِهِمۡ وَمَا كَانَ لَهُم مِّنَ ٱللَّهِ مِن وَاقٖ ٢١
Разве они не странствовали по земле и не видели, каким был конец их предшественников? А ведь они превосходили их силой и оставили больше следов на земле, но Аллах схватил их за их грехи, и никто не защитил их от Аллаха.
A nuk shëtisin ata nëpër botë e të shohin se si ka qenë përfundimi i popujve të shkuar? Ata kanë qenë edhe më të fuqishëm dhe kanë lënë më shumë gjurmë në tokë;... -Kuptimi: Pse nuk lëvizni nëpër botë, me trup e me mendje, për të parë se ç’ka ndodhur me popujt e mëparshëm, me qëllim që kjo t’ju ndihmojë të merrni mësime e përvojë? Pse nuk meditoni rreth ngjarjeve historike? A nuk e keni mësuar se si ishte përfundimi i shumë popujve pararendës, që e mohuan dhe e injoruan të vërtetën? Atyre iu dhanë ndëshkimet më të rënda e më poshtërueset. Në vendet e tyre do të gjeni gjurmët e ndëshkimit, poshtërimit e të përfundimit të turpshëm, edhe pse ata ishin më të fortë në fuqi, pushtet e ushtri e më të mëdhenj në trup se ju që kundërshtoni tani. Madje, ata lanë gjurmë dhe patën famë më të madhe në tokë se ju. Vendbanimet madhështore të tyre dëshmojnë për fuqinë e banorëve dhe të ndërtuesve që i ngritën ato, për pushtetin e për zhvillimin e lartë të tyre, me ndikim të gjerë në botë. Por pavarësisht nga kjo:
40:22Страница 469
ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمۡ كَانَت تَّأۡتِيهِمۡ رُسُلُهُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِ فَكَفَرُواْ فَأَخَذَهُمُ ٱللَّهُۚ إِنَّهُۥ قَوِيّٞ شَدِيدُ ٱلۡعِقَابِ ٢٢
Это произошло потому, что они не веровали, когда их посланники приходили к ним с ясными знамениями. Аллах схватил их, ведь Он - Всесильный, Суровый в наказании.
...por përsëri Allahu i dënoi për shkak të gjynaheve të tyre. Ata nuk patën askënd që t’i mbronte prej dënimit të Allahut. Kjo ndodhi sepse, kur profetët u shkonin atyre me Argumente të qarta, ata i mohonin ato. Allahu i ndëshkoi ata. Ai është i Fuqishëm dhe ndëshkon rreptë. -Pra, Allahu i Madhëruar i ndëshkoi, sepse ata vazhdonin me gjynahe pa u ndalur dhe pa u penduar. Allahu është më i Forti dhe ka ndëshkim të ashpër. Atyre nuk u vleu aspak fuqia e pushteti i tyre përballë pushtetit dhe fuqisë së të Madhëruarit. Madje, edhe kur një ndër popujt më të mëdhenj e të fuqishëm tha: “Kush është më i fortë se ne?”, Allahu i Madhëruar u dërgoi atyre një furtunë të fuqishme, e cila i shkatërroi tërësisht. Pastaj i Madhëruari përmend një shembull, që tregon gjendjen e mohuesve të profetëve, si Faraoni e ushtritë e tij.
40:23–24Страница 469
وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا مُوسَىٰ بِـَٔايَٰتِنَا وَسُلۡطَٰنٖ مُّبِينٍ ٢٣
Мы послали Мусу (Моисея) с Нашими знамениями и ясным доказательством
إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ وَهَٰمَٰنَ وَقَٰرُونَ فَقَالُواْ سَٰحِرٞ كَذَّابٞ ٢٤
к Фараону, Хаману и Каруну (Корею). Они сказали: «Он - лживый колдун!».
Ne e dërguam Musain me Argumentet Tona e me fakte të qarta Te Faraoni, te Hamani dhe te Karuni, por ata e quajtën: “Magjistar e gënjeshtar” -Allahu i Madhëruar dërgoi Musain, birin e Imranit, te disa prej këtyre mohuesve të profetëve. Ai e dërgoi tek ata me mrekulli e shenja të mëdha, që dëshmonin qartë për vërtetësinë e Musait si profet i Zotit dhe për vërtetësinë mesazhit që përcillte ai. Këto mrekulli e shenja dëshmonin, gjithashtu, për kotësinë e adhurimeve të kota, poshtërsive dhe idhujtarisë, ku ishte zhytur ajo shoqëri. Në fakt, Allahu i Madhëruar i pajisi të gjithë profetët me argumente e shenja të qarta, të cilat pushtojnë dhe nënshtrojnë zemrat e sinqerta. Musait, për shembull, iu dhanë mrekulli të mëdha e të dukshme, siç qe shkopi që kthehej në gjarpër, nëpërmjet të cilave Allahu i Madhëruar e mbështeti Profetin dhe e përforcoi të vërtetën e Tij. Ata tek të cilët shkoi Musai (a.s.) si paralajmërues ishin Faraoni, Hamani, i cili ishte ministër i Faraonit, dhe te Karuni, i cili ishte nga populli i Musait dhe e kaloi kufirin kundër popullit me arrogancën dhe pasurinë e tij. Por të gjithë këta e refuzuan me forcë e ashpërsi mesazhin dhe porositë e Musait (a.s):
40:25Страница 469
فَلَمَّا جَآءَهُم بِٱلۡحَقِّ مِنۡ عِندِنَا قَالُواْ ٱقۡتُلُوٓاْ أَبۡنَآءَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مَعَهُۥ وَٱسۡتَحۡيُواْ نِسَآءَهُمۡۚ وَمَا كَيۡدُ ٱلۡكَٰفِرِينَ إِلَّا فِي ضَلَٰلٖ ٢٥
Когда он принес им истину от Нас, они сказали: «Убивайте сыновей тех, кто уверовал вместе с ним, и оставляйте в живых их женщин!». Но козни неверующих безуспешны.
Kur ai ua çoi të Vërtetën nga Ne,... -Por kur Allahu i Madhëruar e pajisi Musain me shenja e mrekulli të qarta, pas të cilave pritej vetëm bindja dhe nënshtrimi, ata përsëri nuk e pranuan mesazhin e tij. Asgjë nuk i ndali ata nga shirku dhe poshtërsitë ku ishin zhytur. Ata vazhduan me kundërshtimin e tyre, madje u thelluan edhe më tepër në këtë drejtim. Kundërshtimi dhe urrejtja ndaj të vërtetës arritën deri aty, saqë ndërmorën një krim të shëmtuar:...ata thanë: “Vritini djemtë e atyre që besojnë si ai dhe lërini të jetojnë vajzat e tyre!” Por kurthet e mohuesve janë të dështuara. -Ata organizuan një plan, sipas të cilit do të vrisnin fëmijët meshkuj dhe do të linin të gjalla femrat. Kështu, me këtë programim të pasardhësve të besimtarëve, mendonin se do të mbanin nën kontroll ata dhe nuk do të lejonin fuqizimin e tyre. Ata planifikuan që t’i mbanin besimtarët gjithmonë në robëri. Por plani i tyre i zi ishte i destinuar të dështonte. Ata kurrë nuk do të arrinin të realizonin atë që dëshironin me besimtarët, sepse u goditën nga ndëshkimi dhe u befasuan me të kundërtën e asaj që synonin. Allahu i Madhëruar i shkatërroi dhe i shfarosi ata tërësisht. Medito pak në këtë histori, e cila përsëritet aq shpesh në Librin e Allahut. Është e vërtetë që ajo flet në mënyrë të veçantë për Faraonin dhe parinë rreth tij, si dhe për cilësitë e veprat e tyre të shëmtuara, të cilat i Madhëruari na i rrëfen imtësisht në sure të ndryshme. Në këtë mënyrë, Allahu i Madhëruar dëshiron të na mësojë se të njëjtin gjykim dhe shpagim do të marrin të gjithë ata që bëjnë vepra të njëjta apo të ngjashme me këta qafirë. Të gjithë ata do të kenë të njëjtin fund të hidhur. E përbashkëta e tyre është se ata mohojnë Shpalljen e Zotit, mohojnë profetët e Tij, luftojnë të vërtetën dhe bartësit e saj. Por nga kuptohet ky gjykim gjithëpërfshirës, ndërkohë që në tekst flitet vetëm për një grup të caktuar? Kjo kuptohet nga fjala e Allahut, kur thotë: “Por kurthet e mohuesve janë të dështuara.”, dhe nuk thotë: “Por kurthi i Faraonit është i dështuar”. Kështu kuptojmë se ai gjykim nuk jepet vetëm për Faraonin, por për të gjithë ata që veprojnë njëlloj si ai. Po ashtu largohet edhe keqkuptimi i ndonjërit që e mendon këtë si një gjykim të kufizuar vetëm për ata që përmenden në këtë rrëfim.
40:26Страница 470
وَقَالَ فِرۡعَوۡنُ ذَرُونِيٓ أَقۡتُلۡ مُوسَىٰ وَلۡيَدۡعُ رَبَّهُۥٓۖ إِنِّيٓ أَخَافُ أَن يُبَدِّلَ دِينَكُمۡ أَوۡ أَن يُظۡهِرَ فِي ٱلۡأَرۡضِ ٱلۡفَسَادَ ٢٦
Фараон сказал: «Не мешайте мне убить Мусу (Моисея). Пусть он призовет своего Господа. Я опасаюсь, что он заменит вашу религию или распространит на земле нечестие».
Faraoni tha: “Më lini ta vras Musain, dhe le ta thërrasë ai Zotin e vet!” -Me arrogancë të madhe, Faraoni iu drejtua popullit të tij injorant, duke i mashtruar, e u tha: “Më lini ta vras Musanë, dhe le ta thërrasë ai Zotin e vet!”. Allahu e shkatërroftë dhe e shëmtoftë! Ai pretendoi se, po të mos ishte përkujdesi i tij ndaj ndjenjave të popullit, ai do ta vriste Musain. A thua se ai që e pengonte ishte respekti ndaj popullit të tij dhe ndjenjave të tyre, ndërsa fakti që Musai mund t’i lutej Zotit nuk përbënte ndonjë pengesë dhe problem për të! Më pas, ai tregoi arsyen përse donte ta vriste Musain:“Unë druhem se ai po ndryshon fenë tuaj e po nxit shkatërrimin në tokë!” -Kuptimi: Unë thjesht po kujdesem që ai të mos ju ndërrojë fenë e besimin tuaj dhe po përpiqem që ai të mos përhapë në tokë shkatërrimin. Kjo është nga ndodhitë më të çuditshme, që krijesa më e keqe të këshillojë njerëzit, duke pretenduar se do të mirën e tyre, kur i nxit që të largohen nga pasimi i njeriut më të mirë. Ky është pikërisht transformimi i të vërtetës, duke e shfaqur atë si të gënjeshtërt. Por kjo mënyrë ndikon veçse tek ata për të cilët Allahu thotë: “Ai (Faraoni) e përçmoi popullin e vet (i mori për mendjelehtë), kurse ata e dëgjuan. Ata ishin një popull i shkatërruar.” [Zuhruf 54]. Kur Faraoni tha këto fjalë të shëmtuara, të cilat e zhytën edhe më thellë në shfrenimin e tij, Musai duke iu mbështetur plotësisht Zotit të tij e duke u lutur, tha:
40:27Страница 470
وَقَالَ مُوسَىٰٓ إِنِّي عُذۡتُ بِرَبِّي وَرَبِّكُم مِّن كُلِّ مُتَكَبِّرٖ لَّا يُؤۡمِنُ بِيَوۡمِ ٱلۡحِسَابِ ٢٧
Муса (Моисей) сказал: «Воистину, я прибег к защите моего Господа и вашего Господа от всякого превознесшегося гордеца, не верующего в День расчета».
Musai tha: “Unë i jam mbështetur Zotit tim dhe Zotit tuaj, që të më mbrojë prej çdo kryeneçi, që nuk i beson Ditës së Llogarisë.” -Kuptimi: I kërkoj mbrojtje dhe strehim Allahut, që ka nën zotërim dhe sundim të plotë të gjitha krijesat dhe çështjet e tyre. I kërkoj mbrojtje e mbështetje Atij që të më ruajë nga krijesat që nuk besojnë Ditën e Llogarisë, sepse ata që nuk e besojnë këtë ditë i shtyn kryelartësia e tyre që të kryejnë çdo ligësi e poshtërsi. Kjo përfshin Faraonin dhe të tjerët që kanë të njëjtat cilësi si ai. Me butësinë e mëshirën e Tij, Allahu i Madhëruar e shpëtoi Musain nga ligësia e çdo krijese që nuk besonte në Ditën e Gjykimit. I Lartësuari i mundësoi Musait çdo mjet dhe rrugë që të shpëtonte dhe të ruhej nga ligësia e Faraonit dhe e pasuesve të Tij. Një nga format e ndihmës për të ishte edhe besimtari nga mesi i familjes së Faraonit. Këtij njeriu me siguri i dëgjohej fjala në kuvendet e parisë. Ai e fshihte imanin e tij dhe në dukje i miratonte ata. Ata e dëgjonin dhe e respektonin, gjë që nuk do ta bënin nëse ai do ta shfaqte imanin e tij. Po kështu e ndihmoi Allahu i Madhëruar profetin Muhamed (s.a.u.s) nëpërmjet xhaxhait të tij Ebu Talibit, i cili ishte i respektuar mes parisë së vendit dhe mbështetës i fesë së tyre. Nëse do të ishte musliman, nuk do të ishte e mundur që ai të ushtronte autoritetin e tij për mbrojtjen e nipit të vet, të paktën jo me të njëjtën forcë e masë.
40:28Страница 470
وَقَالَ رَجُلٞ مُّؤۡمِنٞ مِّنۡ ءَالِ فِرۡعَوۡنَ يَكۡتُمُ إِيمَٰنَهُۥٓ أَتَقۡتُلُونَ رَجُلًا أَن يَقُولَ رَبِّيَ ٱللَّهُ وَقَدۡ جَآءَكُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِ مِن رَّبِّكُمۡۖ وَإِن يَكُ كَٰذِبٗا فَعَلَيۡهِ كَذِبُهُۥۖ وَإِن يَكُ صَادِقٗا يُصِبۡكُم بَعۡضُ ٱلَّذِي يَعِدُكُمۡۖ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهۡدِي مَنۡ هُوَ مُسۡرِفٞ كَذَّابٞ ٢٨
Верующий муж из рода Фараона, скрывавший свою веру, сказал: «Неужели вы убьете человека за то, что он говорит: «Мой Господь - Аллах»? Ведь он явился к вам с ясными знамениями от вашего Господа. Если он лжет, то его ложь навредит только ему самому. Если же он говорит правду, то вас поразит некоторое из того, что он вам обещает. Воистину, Аллах не ведет прямым путем того, кто излишествует и лжет.
Ky burrë besimtar me mendje të ndritur dhe besim në zemër, duke treguar shëmtinë e veprave të popullit të tij, si dhe padrejtësinë e vendimit që kishin marrë për vrasjen e Musait, thotë:Një besimtar nga familja e Faraonit, që e fshihte besimin e vet, tha: “A doni ta vrisni një njeri vetëm pse thotë: 'Zoti im është Allahu', ...” -Kuptimi: Si është e mundur t’i lejojmë vetes vrasjen e një personi të tillë? Cili është krimi i tij? Vallë, konsiderohet krim vetëm sepse ai thotë: “Zoti im është Allahu?!” Kjo është thjesht një fjalë goje e thënë nga ai. Musai (a.s.) kishte sjellë argumente dhe shenja të mrekullueshme, që dëshmonin për vërtetësinë e tij, prandaj besimtari tha:“...ndërkohë që ju ka sjellë Argumente të Qarta prej Zotit tuaj?” -Aq të qarta ishin bërë mrekullitë dhe shenjat që Musai solli, saqë ato diheshin dhe diskutoheshin nga të gjithë, të mëdhenj e të vegjël. Pra, - thoshte besimtari - mendohuni mirë në vendimin tuaj. Këto fakte nuk duhet t’ju lejojnë që ta vrisni. Nuk është kjo ajo që ai meriton. Fillimisht, arsyetoni qëndrimin tuaj mohues, e pas kësaj shikoni, a meriton vrasjen apo jo. Nëse arrini të vërtetoni saktësinë e qëndrimit tuaj dhe mohimin e ftesës së tij, ndoshta do të ishte e drejtë ta vrisnit. Ama, nëse argumentet e tij mbeten të pacenuara, ose qëndrojnë shumë më lart se kaq, atëherë nuk mund të lejoni vrasjen e tij, sepse është tërësisht e padrejtë. Pastaj ai u tha diçka shumë të mençur, që bind çdo njeri me logjikë. Ai bëri një supozim:“Po të jetë gënjeshtar, mbi të do të rëndojë gjynahu për gënjeshtrën e vet. Por nëse thotë të vërtetën, juve do t’ju godasë diçka nga ajo me të cilën ai ju paralajmëron.” -Pra, për Musain (a.s) ka dy mundësi: ose është mashtrues e gënjeshtar, ose është i sinqertë dhe i vërtetë në atë që thotë e pretendon. Nëse është mashtrues, atëherë mashtrimi rëndon mbi të dhe vetëm mbi të. Ju nuk dëmtoheni aspak nga mospranimi i një gënjeshtari. Por nëse ai është i vërtetë në atë që thotë, - madje ju ka sjellë edhe shenja e mrekulli nga Zoti, edhe ju ka paralajmëruar që, nëse nuk i bindeni e nuk e besoni, juve do t’ju godasë ndëshkimi nga Zoti, në dynja dhe në ahiret, - atëherë ju do të goditeni realisht nga ky ndëshkim, qoftë edhe nga një pjesë e tij, siç është ndëshkimi në dynja. Kjo tregon për mendjen e ndritur të këtij njeriu, që e përdor për të mbrojtur Musain. Ai e trajtoi situatën në një mënyrë që ata të mendoheshin dhe të kuptonin se zgjidhja ishte mes dy mundësive, të cilat e përjashtonin vrasjen si një veprim të zgjuar. Kështu, ai i bëri të mendonin dhe gjykonin se vrasja e Musait në të dyja rastet do të ishte e kotë dhe mendjelehtësi. Më pas ky burrë i zgjuar dhe besimtar, - Allahu e mëshiroftë, e faltë dhe qoftë i kënaqur prej tij! - për sa i përket mbrojtjes që i bën Musait, kalon në një nivel tjetër më të qartë dhe më të drejtpërdrejtë. Ai aludon se Musai (a.s), me cilësitë e mira dhe besnikërinë që ka, është më pranë të vërtetës. Ai tha:“Por të jeni të bindur se Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë atë që i shkel kufijtë dhe është gënjeshtar.” -Allahu nuk i udhëzon në rrugën e drejtë ata që kanë dy cilësi. Së pari, ata janë teprues, sepse tejkalojnë kufijtë e Zotit me braktisjen e të vërtetës dhe me përqafimin e të kotës. Së dyti, ata janë mashtrues, të cilët e reklamojnë shfrenimin e tyre si diçka të këshilluar nga Zoti. Të tillë njerëz Zoti nuk i udhëzon tek e vërteta dhe, aq më pak, t’i ndihmojë me shenja e mrekulli bindëse. Ai nuk u jep atyre sukses për të ndjekur dhe vërtetuar rrugën e saktë dhe të drejtë. Kjo është logjika më e thjeshtë dhe e pastër. Tani, - u drejtohet besimtari atyre, - është radha juaj të mendoheni pak për realitetin. Ju i kuptoni mirë fjalët e Musait dhe jeni të bindur se ato janë të drejta dhe të vërteta. Zoti i dha atij argumente logjike dhe mrekulli të jashtëzakonshme, që provojnë vërtetësinë e tyre. Kësisoj, ai që ka patur një mbështetje të tillë të jashtëzakonshme nga Allahu nuk mund të jetë kurrë njeri i shfrenuar e mashtrues. Mendohuni me qetësi për këto që po ju them! Ky qëndrim i besimtarit tregonte se ai ishte burrë i mençur dhe shumë i ditur rreth Zotit. Pastaj ai kaloi në një këshillë të hapur drejtuar popullit të tij, duke i kërcënuar për ndëshkimin e rëndë dhe të frikshëm të ahiretit. Ai i këshilloi dhe paralajmëroi që të mos mashtroheshin dhe të vetëkënaqeshin nga pushteti e pasuria që u ishte dhënë në këtë dynja, e të shpërfillin ahiretin:
40:29Страница 470
يَٰقَوۡمِ لَكُمُ ٱلۡمُلۡكُ ٱلۡيَوۡمَ ظَٰهِرِينَ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَمَن يَنصُرُنَا مِنۢ بَأۡسِ ٱللَّهِ إِن جَآءَنَاۚ قَالَ فِرۡعَوۡنُ مَآ أُرِيكُمۡ إِلَّا مَآ أَرَىٰ وَمَآ أَهۡدِيكُمۡ إِلَّا سَبِيلَ ٱلرَّشَادِ ٢٩
О мой народ! Сегодня у вас есть власть, и вы господствуете на земле. Но кто поможет нам, если наказание Аллаха явится к нам?». Фараон сказал: «Я указываю вам только на то, что сам считаю нужным. Я веду вас только правильным путем».
"O populli im, sot ju keni sundimin në tokë. Por kush do të na mbrojë nga dënimi i Allahut kur Ai të godasë mbi ne?” -Kuptimi: Këtu, në këtë botë, ju është dhënë pushtet i dukshëm. Ju sundoni mbi popullin dhe zbatoni mbi ta ligjin që ju dëshironi. Zëreni se kjo do të jetë e vazhdueshme dhe e pacenueshme, - gjë që nuk ka për të ndodhur. Atëherë, a keni menduar: kush do të na mbrojë nga dënimi i Allahut, kur ai të godasë mbi ne? Shihni me kujdes! Ai tha: “mbi ne”. Ky moment tregon se sa stil të bukur dhe tërheqës kishte ftesa e tij. Ai e quajti veten si pjesë e tyre, që kujdesej për ta si për veten e vet, me dashuri e përkushtim, që dëshironte të mirën për ta, ashtu si e dëshironte për veten e vet. Më pas, për ta ndaluar popullin që të pasonte Musain, Faraoni tha:Faraoni tha: “Unë po ju tregoj veçse atë që shoh(vetë)dhe po ju udhëzoj veçse në rrugën e drejtë!” -Është e vërtetë që Faraoni e ftonte popullin e tij në rrugën që, në sytë e tij, ishte e drejtë. Por çfarë ishte kjo rrugë, që ai e mendonte si të drejtë?! Faraoni e shpërfilli të drejtën e popullit për të zgjedhur rrugën e vërtetë, sepse i detyroi ata t’i nënshtroheshin sundimit të tij dhe të bënin ashtu siç dëshironte ai. Në fakt, Faraoni nuk pretendoi se e vërteta ishte me të. Ai ishte i sigurt se e vërteta ishte me Musain, por e refuzoi atë me armiqësi dhe arrogancë. Ai gënjeu kur tha: “unë po ju udhëzoj veçse në rrugën e drejtë!”. Ky qe tjetërsim i të vërtetës. Po ashtu, nëse do t’i urdhëronte njerëzit që t’i bindeshin atij pa marrë parasysh zgjedhjen e vet personale për ta mohuar Musain, çështja do të ishte më e lehtë. Por Faraoni i urdhëroi që ta pasonin, duke deklaruar se rruga e tij ishte e vërteta, ndërsa ajo e Musait ishte e kotë dhe rruga e së keqes. Megjithatë, besimtari në oborrin e Faraonit, ashtu sikurse të gjithë ftuesit në rrugën e Zotit, nuk reshti kurrë së ftuari popullin e tij në besimin e drejtë. Atë nuk e ndali aspak as refuzimi arrogant i tyre:
40:30Страница 470
وَقَالَ ٱلَّذِيٓ ءَامَنَ يَٰقَوۡمِ إِنِّيٓ أَخَافُ عَلَيۡكُم مِّثۡلَ يَوۡمِ ٱلۡأَحۡزَابِ ٣٠
Тогда тот, кто уверовал, сказал: «О мой народ! Я боюсь, что вас постигнет нечто подобное дню соумышленников,
Ndërkaq, ai që kishte besuar, tha: “O populli im! Unë kam frikë se do t’ju godasë ndonjë denim, ashtu si popujt e mëparshëm.” -Kuptimi: Unë i frikësohem ndëshkimit, që goditi edhe popujt e shkuar, të cilët mblidheshin bashkë kundër profetëve të tyre, për t’i ndaluar dhe kundërshtuar ata. Pastaj sqaroi më konkretisht se për cilët popuj fliste:
40:31Страница 470
مِثۡلَ دَأۡبِ قَوۡمِ نُوحٖ وَعَادٖ وَثَمُودَ وَٱلَّذِينَ مِنۢ بَعۡدِهِمۡۚ وَمَا ٱللَّهُ يُرِيدُ ظُلۡمٗا لِّلۡعِبَادِ ٣١
подобное тому, что произошло с народом Нуха (Ноя), адитами, самудянами и теми, которые были после них. Аллах не желает поступать несправедливо с рабами.
“Diçka si dënimi i popullit të Nuhut, të Adit, të Themudit dhe të brezave që erdhën pas tyre. Allahu kurrë nuk dëshiron padrejtësi për robërit e Tij.” -Të gjithë ata kishin një të përbashkët: mohimin e Zotit dhe refuzimin e profetëve dhe të shpalljeve të Tij. Po ashtu, edhe përfundimi i tyre ishte i njëjtë për të gjithë: ndëshkim që në jetën e dynjasë, para ahiretit. Në fakt, Allahu nuk u bën kurrë padrejtësi robërve dhe asnjëherë nuk e dëshiron diçka të tillë për ta. Ai kurrë nuk do t’i ndëshkonte ata, nëse nuk do të bënin ndonjë padrejtësi e gjynah. Pasi i frikësoi dhe i paralajmëroi për ndëshkimin në dynja, ai vijoi t’i paralajmëronte edhe për ndëshkimin në ahiret:
40:32Страница 470
وَيَٰقَوۡمِ إِنِّيٓ أَخَافُ عَلَيۡكُمۡ يَوۡمَ ٱلتَّنَادِ ٣٢
О мой народ! Я боюсь наступления для вас того дня, когда одни будут взывать к другим.
O populli im! Unë kam frikë për ju Ditën kur do ti thërrisni njëri-tjetrit, -Kjo është Dita e Kijametit, ditë kur banorët e Xhenetit do t’u thërrasin banorëve të Zjarrit e do të flasin me ta, sikurse thotë i Madhëruari: “Banorët e Xhenetit do t'u thërrasin banorëve të Zjarrit e do t'u thonë: “Ne e gjetëm të vërtetë atë që na kishte premtuar Zoti ynë. Po ju, a e gjetët të vërtetë atë që ju kishte premtuar Zoti juaj?” Ata do të thonë: “Po”. Atëherë, një thirrës do të shpallë mes tyre: “Mallkimi i Allahut qoftë mbi zullumqarët!" Të cilët i penguan njerëzit nga rruga e Allahut, që kërkuan shtrembërimin e saj dhe mohuan botën tjetër.” Mes tyre (dy grupeve) do të jetë një mur ndarës, mbi të cilin do të qëndrojnë burra që e njohin secilin grup sipas shenjave të tyre. Ata do t'u thërrasin banorëve të Xhenetit: “Selami qoftë mbi ju!”. Ata nuk do të kenë hyrë në të, por do të shpresojnë. Kur shikimi i tyre do të shkojë nga ata të Xhehenemit, do të thonë: “Zoti ynë, mos na bashko me keqbërësit!” Këta të murit do t'u thërrasin pastaj disa burrave të tjerë, që do t'i njohin nga shenjat e tyre, dhe t'u thonë: “Sa ju vlejti ajo që grumbullonit dhe mendjemadhësia që tregonit? Ja. A nuk janë këta njerëzit për të cilët ju betoheshit se mëshira e Allahut nuk kishte për t’i përfshirë kurrë?”. Hyni në Xhenet, se për ju nuk do të ketë as frikë e as brenga!” Banorët e Zjarrit do t'u thërrasin banorëve të Xhenetit: “Na jepni ndopak ujë ose diçka nga ato që ju ka dhënë Allahu!” Ata do të përgjigjen: “Allahu i ka ndaluar këto gjëra për jobesimtarët!” Këta janë ata që fenë e tyre e merrnin si tallje e lojë dhe që u mashtruan nga jeta e dynjasë. Atë ditë Ne do t'i harrojmë ata, siç e harruan ata takimin e kësaj dite dhe për shkak se kundërshtuan Shenjat Tona!” [El ea'raf 44 - 51]. Banorët e Zjarrit do t’i luten Malikut, melekut të Xhehenemit, që ta lusë Zotin që t’i japë fund e t’i asgjësojë ata. Por përgjigjja do t’ju vijë e dhimbshme e dëshpëruese, sikurse thotë i Madhëruari: “Ata do të thërrasin: “O Malik! Le të na e marrë shpirtin Zoti yt!”. Ai u thotë: “Aty do të jeni përgjithmonë. Ne jua sollëm të vërtetën, por shumica juaj treguan urrejtje ndaj saj.” [Zuhruf 77, 78]. Ata i luten edhe Zotit që t’i nxjerrë nga Zjarri dhe t’i kthejë në dynja, por koha e pendimit dhe e reflektimit përfundon me jetën në dynja. I Lartësuari thotë: “Ata do të thonë: “O Zoti ynë! Ne na mundën të këqijat, prandaj u bëmë njerëz të humbur. O Zoti ynë! Na nxirr prej këtu! E, nëse gabojmë përsëri, atëherë, vërtet jemi të padrejtë.” Ai do t'u thotë: “Heshtni aty e mos më flisni! Disa prej robërve të Mi thanë: “O Zoti ynë, ne besojmë. Prandaj na fal dhe na mëshiro, sepse Ti je më i miri i mëshiruesve!” Por ju i tallët ata, saqë ajo tallje ju bëri të harronit Mesazhin Tim. Ju qeshnit me ta. Unë do t'i shpërblej ata sot, sepse u treguan durimtarë. Ata janë, vërtet fitimtarët.” [Muminun 106 - 111]. Atë ditë, idhujtarëve dhe mohuesve do t’u thuhet: “Atyre do t'u thuhet: “Lutjuni zotave tuaj!”. Ata do t'u luten atyre, por ata nuk do t'u përgjigjen dhe do të shohin Dënimin. Ah, sa do të dëshirojnë të kishin qenë në Rrugën e Drejtë! Atë Ditë, Ai (Allahu) do t’u thërrasë atyre e do t’u thotë: “Ç'përgjigje u keni dhënë të dërguarve të Mi?” Atë ditë, ata nuk do të mund të gjejnë përgjigje dhe nuk do të mund as të pyesin njëri-tjetrin. E, për sa i përket atij që është penduar (në këtë jetë), që ka besuar dhe ka bërë vepra të mira, ai le të shpresojë se është nga të shpëtuarit.” [Kasas 64 - 67]. Kështu, ai burrë besimtar (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i paralajmëroi ata për ndëshkimin e kësaj dite të frikshme e të vështirë, nëse ata nuk ndaleshin nga idhujtaria e mosbindja e tyre. Atë ditë, jobesimtarët nuk do të gjejnë asnjë rrugë për shpëtim:
40:33Страница 470
يَوۡمَ تُوَلُّونَ مُدۡبِرِينَ مَا لَكُم مِّنَ ٱللَّهِ مِنۡ عَاصِمٖۗ وَمَن يُضۡلِلِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِنۡ هَادٖ ٣٣
В тот день вы обратитесь вспять, но никто не защитит вас от Аллаха. Кого Аллах введет в заблуждение, тому не будет наставника.
Ditën kur, nga frika, do të sprapseni për të gjetur shpëtim, por nuk do të gjeni asnjë që t’ju mbrojë prej Allahut. -Kuptimi: Kur të rrëmbeheni për t’u hedhur në zjarrin e Xhehenemit, do të përpiqeni të ktheheni pas e të vraponi për të shpëtuar, por atë ditë askush nuk mund t’ju shpëtojë prej ndëshkimit të Allahut. Askush, veç Zotit, nuk mund t’ju shpëtojë e t’ju ndihmojë nga ndëshkimi, sikurse thuhet në një tjetër ajet: “S’ka dyshim se Ai është i Plotfuqishëm për ta rikthyer atë në jetë, Ditën kur të zbulohen të fshehtat, kur ai nuk do të ketë as forcë e as ndihmëtarë.” [Tarik 8 - 10].Askush nuk mund ta udhëzojë atë që Allahu e lë në humbje. -Nuk do të gjesh udhëzues, sepse udhëzimi është në dorën e Allahut të Lartësuar. Nëse Allahu i Madhëruar, me diturinë dhe urtësinë e Tij, e lë jashtë udhëzimit, për shkak se ai nuk e meriton udhëzimin nga ligësia që fsheh në shpirtin e tij, atë nuk mund ta udhëzojë askush.
40:34Страница 471
وَلَقَدۡ جَآءَكُمۡ يُوسُفُ مِن قَبۡلُ بِٱلۡبَيِّنَٰتِ فَمَا زِلۡتُمۡ فِي شَكّٖ مِّمَّا جَآءَكُم بِهِۦۖ حَتَّىٰٓ إِذَا هَلَكَ قُلۡتُمۡ لَن يَبۡعَثَ ٱللَّهُ مِنۢ بَعۡدِهِۦ رَسُولٗاۚ كَذَٰلِكَ يُضِلُّ ٱللَّهُ مَنۡ هُوَ مُسۡرِفٞ مُّرۡتَابٌ ٣٤
Прежде к вам явился с ясными знамениями Йусуф (Иосиф), но вы до сих пор сомневаетесь в том, что он вам принес. Когда же он умер, вы сказали: «Аллах не отправит посланника после него». Так Аллах вводит в заблуждение того, кто излишествует и сомневается».
Më parë ju erdhi Jusufi me argumente të qarta, por ju nuk rreshtët së dyshuari për mesazhin që ju solli ai. -Kuptimi: Para ardhjes së Musait (a.s), juve ju erdhi Jusufi, biri i Jakubit (a.s.), me argumente e shenja të qarta, që tregonin vërtetësinë e besnikërinë e tij si profet i Zotit. Ai ju urdhëroi për adhurimin e Zotit si Një të vetëm dhe të pashoq. Por ju, gjatë kohës kur Jusufi ishte gjallë, kishit dyshime rreth mesazhit të tij, ndërsa kur ai vdiq, dyshimi dhe mosbesimi juaj u shtuan edhe më shumë, e ju u zhytët më thellë në idhujtarinë tuaj.Më në fund, kur vdiq ai, ju thatë: “Asnjë Profet nuk do të dërgojë Allahu pas tij. -Ky ishte mendimi juaj i gabuar, i cili ishte njëkohësisht fyerje dhe shpifje ndaj madhështisë së Zotit të Plotpushtetshëm. Kjo është një shpifje e shëmtuar, sepse Allahu i Urtë dhe i Pastër nga çdo e metë, nuk do t’i linte kurrë robërit të çoroditur dhe të shpërfillur, pa u vendosur urdhra, ndalesa e kufij, që t’u përmbaheshin. Ai nuk do t’i linte pa u dërguar profetë, që do t’u tregonin krijesave rrugën ku duhet të ecnin dhe mënyrën si duhet të jetonin. Pretendimi se Zoti nuk ka dërguar profetë është i gabuar, i padrejtë dhe një devijim total nga e vërteta.Kështu, Allahu e lë në humbje këdo që e tepron dhe jeton me dyshime. -Ky është përshkrimi real i tyre. Cilësia që ata padrejtësisht i mvishnin Musait ishte në të vërtetë cilësi dalluese e tyre. Ishin pikërisht ata tejkalues të kufirit, mashtrues dhe refuzues të së vërtetës. Ishin ata që i shkelnin kufijtë e Zotit, duke braktisur të vërtetën dhe trumbetuar të kotën. Pikërisht ata shpifën ndaj Allahut dhe mohuan profetët e Tij. Kësisoj, ata që kanë si cilësi të tyre teprimin dhe gënjeshtrën nuk udhëzohen nga Allahu i Madhëruar, sepse këta lloj njerëzish e refuzojnë të vërtetën edhe pasi ajo iu bëhet e qartë. Ndëshkimi i merituar i këtyre është që Allahu të mos i udhëzojë, por t’i privojë nga rruga e drejtë. Në një ajet tjetër, i Madhëruari thotë: “Ne do t'ua largojmë zemrat dhe shikimet atyre, ashtu sikurse nuk e besuan atë (Shpalljen e Zotit) për herë të parë, dhe do t'i lëmë të bredhin të hutuar në shfrenimin e tyre. Edhe sikur t'u dërgonim melekët, t'i bënim të vdekurit t'u flisnin atyre dhe t'i tubonim të gjitha gjërat para tyre, ata përsëri nuk do të besonin, nëse Allahu nuk do të donte. Por shumica e tyre nuk e dinë (të vërtetën).” [En’am, 110- 111]. Ose: “Por kur ata devijuan, edhe Allahu ua devijoi zemrat. Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull që kalon kufijtë." [Saf, ajeti 5]. Ndërsa në suren Bekare, ajeti 258, thotë: “... Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë njerëzit e padrejtë.” Pastaj Allahu i Madhëruar përmend disa cilësi të këtyre gënjeshtarëve, që tejkalojnë kufijtë e Zotit.
40:35Страница 471
ٱلَّذِينَ يُجَٰدِلُونَ فِيٓ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ بِغَيۡرِ سُلۡطَٰنٍ أَتَىٰهُمۡۖ كَبُرَ مَقۡتًا عِندَ ٱللَّهِ وَعِندَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْۚ كَذَٰلِكَ يَطۡبَعُ ٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ قَلۡبِ مُتَكَبِّرٖ جَبَّارٖ ٣٥
Препирательство тех, которые оспаривают знамения Аллаха без всякого довода, явившегося к ним, весьма ненавистно Аллаху и верующим. Так Аллах накладывает печать на сердце каждого возгордившегося тирана.
Ata që polemizojnë rreth argumenteve të Allahut duke mos pasur asnjë fakt... -Argumentet e Zotit ndajnë të vërtetën nga e kota. Ato janë të qarta si drita e diellit. Megjithatë, ata e refuzojnë të vërtetën dhe polemizojnë kundër saj, thjesht dhe vetëm për ta hedhur poshtë atë. Ata veprojnë kështu, edhe pse nuk kanë asnjë argument e asnjë fakt mbështetës për mendimin që mbrojnë. Kjo është cilësi e përhershme e të gjithë atyre që polemizojnë kundër fesë së Zotit. Ata asnjëherë nuk kanë fakte apo argumente ku të mbështeten, sepse të vërtetën nuk mund ta kundërshtojë asgjë.... ata janë shumë të urryer për Allahun dhe për besimtarët. -Hedhja poshtë e të vërtetës nëpërmjet të kotës është shumë e urryer për Allahun dhe për besimtarët. Urrejtja e Allahut për këta lloj njerëzish është shumë e madhe, sepse ata kanë kryer tre krime, njëri më i shëmtuar se tjetri: kanë refuzuar të vërtetën, kanë trumbetuar të kotën dhe kanë pretenduar se ajo është e vërteta e Zotit, duke shpifur kështu ndaj Zotit. Çdokush që ka të tilla cilësi është i urryer te Zoti. Sigurisht, edhe besimtarët, që janë të zgjedhurit e Zotit të Lartësuar, i urrejnë të tillë njerëz, ashtu sikurse Zoti i tyre. Urrejtja për kriminelët dëshmon për ligësinë e madhe të veprave që ata kryejnë.Kështu e vulos Allahu çdo zemër mendjemadhi e keqbërësi. -Ashtu sikurse ua vulosi zemrat Faraonit dhe palës së tij, ashtu ua vulos zemrat Allahu çdo mohuesi mendjemadh e të padrejtë. Këtu përmenden dy cilësi të qafirëve që u vulosen zemrat: së pari, ata janë mendjemëdhenj, që nuk pyesin për të vërtetën, por e mohojnë atë dhe, së dyti, janë të padrejtë ndaj të tjerëve, duke i përçmuar dhe duke u bërë padrejtësi atyre. Duke kundërshtuar Musain dhe duke e refuzuar ftesën e tij për të pranuar Zotin e botëve, i cili qëndron mbi Arsh dhe sundon mbi të gjitha krijesat e Tij, Faraoni i drejtohet Hamanit dhe i thotë:
40:36–37Страница 471
وَقَالَ فِرۡعَوۡنُ يَٰهَٰمَٰنُ ٱبۡنِ لِي صَرۡحٗا لَّعَلِّيٓ أَبۡلُغُ ٱلۡأَسۡبَٰبَ ٣٦
Фараон сказал: «О Хаман! Построй для меня башню. Быть может, я достигну путей,
أَسۡبَٰبَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ فَأَطَّلِعَ إِلَىٰٓ إِلَٰهِ مُوسَىٰ وَإِنِّي لَأَظُنُّهُۥ كَٰذِبٗاۚ وَكَذَٰلِكَ زُيِّنَ لِفِرۡعَوۡنَ سُوٓءُ عَمَلِهِۦ وَصُدَّ عَنِ ٱلسَّبِيلِۚ وَمَا كَيۡدُ فِرۡعَوۡنَ إِلَّا فِي تَبَابٖ ٣٧
путей небесных, и взгляну на Бога Мусы (Моисея). Воистину, я считаю его лжецом». Вот так Фараону представилось прекрасным зло его деяний, и он был сбит с пути. А козни Фараона оказались безуспешными.
Faraoni tha: “O Haman, më ndërto një kullë, që t’i gjej rrugët, Rrugët e qiejve,(që të ngjitem)e të shoh Zotin e Musait, sepse unë mendoj se ai është gënjeshtar”. -Kuptimi: Më ndërto një kullë të madhe dhe të lartë, se “ndoshta” do të shoh Zotin e Musait. Por - thotë Faraoni, - unë mendoj se ai mashtron kur pretendon se ne kemi një Zot dhe se Ai është lart, sipër qiejve. Pra, a thua se Faraoni donte të sigurohej dhe ta verifikonte vetë saktësinë e fjalëve të Musait! Por Allahu i Madhëruar na tregon se cili qe shkaku që Faraoni veproi ashtu:Kështu, Faraonit iu duk e mirë vepra e tij e keqe dhe u shmang prej rrugës së drejtë. -Siç shihet, ai i tha ato fjalë e ndërmori ato veprime, sepse ato iu zbukuruan në veten e tij. Shejtani ua zbukuron të keqen të tillë njerëzve dhe i nxit ta veprojnë atë, derisa ajo iu zbukurohet në veten e tyre, madje ata fillojnë ta mbështesin atë, a thua se po mbrojnë të vërtetën, edhe pse ajo është vetë shkatërrimi. Kështu, ata pengohen nga e vërteta dhe rruga e drejtë.Sigurisht që kurthi i Faraonit qe (për të) veçse shkatërrim. -Plani i Faraonit ishte që të godiste dhe të rrëzonte të vërtetën. Ai donte t’i bënte njerëzit të besonin se ajo ishte diçka e kotë dhe që Musai ishte një mashtrues, që trumbetonte diçka të pavërtetë. Por ky kurth i ulët i tij, ashtu sikurse tha Zoti, ishte i destinuar të shkatërrohej. Ai do të shërbente veçse si shkaktar i ndëshkimit të vetë atij në dynja dhe në ahiret.
40:38Страница 471
وَقَالَ ٱلَّذِيٓ ءَامَنَ يَٰقَوۡمِ ٱتَّبِعُونِ أَهۡدِكُمۡ سَبِيلَ ٱلرَّشَادِ ٣٨
Тот, кто уверовал, сказал: «О мой народ! Последуйте за мной, и я поведу вас правильным путем.
Duke e përsëritur paralajmërimin e tij drejtuar popullit të vet, besimtari i familjes së Faraonit tha:Ai që kishte besuar tha: “O populli im, më pasoni mua, sepse do t’ju udhëzoj në Rrugën e Drejtë!” -Kuptimi: Unë ju ftoj në rrugën e drejtë të Zotit, jo në rrugën e humbjes, mashtrimit dhe të shkatërrimit, sikurse ju thërret Faraoni e pala e tij.
40:39Страница 471
يَٰقَوۡمِ إِنَّمَا هَٰذِهِ ٱلۡحَيَوٰةُ ٱلدُّنۡيَا مَتَٰعٞ وَإِنَّ ٱلۡأٓخِرَةَ هِيَ دَارُ ٱلۡقَرَارِ ٣٩
О мой народ! Мирская жизнь - не что иное, как предмет пользования, а Последняя жизнь является Обителью пребывания.
“O populli im, jeta e kësaj bote është veçse një përjetim i shkurtër...” -Kjo dynja është veçse një përjetim i shkurtër dhe kalimtar. Njeriu argëtohet e kënaqet në të përkohësisht, por shumë shpejt asaj i vjen fundi dhe çdo gjë zhduket e harrohet, sikur të mos kish qenë kurrë. Atëherë, mos u mashtroni nga kjo jetë e shkurtër dhe të braktisni e shpërfillni qëllimin për hir të të cilit u krijuat, pra, adhurimin e Zotit Bujar e të Gjithëmëshirshëm. Gjithmonë kujtoni që:“Jeta Tjetër, ajo është Shtëpia e perhershme.” -Në ahiret do të përfundojnë të gjithë, prandaj atij duhet t’i jepni përparësi dhe rëndësi. Për atë jetë të pafundme duhet të përpiqeni e të punoni sinqerisht dhe me këmbëngulje. Vetëm kështu do të arrini lumturinë dhe kënaqësinë e përjetshme.
40:40Страница 471
مَنۡ عَمِلَ سَيِّئَةٗ فَلَا يُجۡزَىٰٓ إِلَّا مِثۡلَهَاۖ وَمَنۡ عَمِلَ صَٰلِحٗا مِّن ذَكَرٍ أَوۡ أُنثَىٰ وَهُوَ مُؤۡمِنٞ فَأُوْلَٰٓئِكَ يَدۡخُلُونَ ٱلۡجَنَّةَ يُرۡزَقُونَ فِيهَا بِغَيۡرِ حِسَابٖ ٤٠
Тот, кто совершил зло, получит только соответствующее воздаяние. А те мужчины и женщины, которые поступали праведно, будучи верующими, войдут в Рай, в котором они будут получать удел без счета.
Kush bën ndonjë vepër të keqe, do të ndëshkohet për aq sa meriton, ... -Çdokush që bën një vepër të keqe, që kryen një haram, që nuk bindet apo që bën idhujtari, shkelje kufijsh me harame, do të shpërblehet sipas asaj që ka bërë, me ndëshkimin që meriton, sepse puna e keqe sjell ndëshkim për vepruesin e saj.... e kush bën ndonjë vepër të mirë, qoftë mashkull a femër, e është besimtar, do të hyjë në Xhenet, ku do të shpërblehet pa masë. -Ndërsa çdokush që kryen vepra të mira, qofshin ato të gjymtyrëve, të zemrës apo fjalë goje, atij do t’i jepet shpërblim pa masë. Allahu i Madhëruar do t’i japë këtij njeriu shumë më tepër nga ç’mendon dhe pret, më shumë nga ç’meriton me punët e tij.
40:41Страница 472
۞ وَيَٰقَوۡمِ مَا لِيٓ أَدۡعُوكُمۡ إِلَى ٱلنَّجَوٰةِ وَتَدۡعُونَنِيٓ إِلَى ٱلنَّارِ ٤١
О мой народ! Почему я зову вас к спасению, а вы зовете меня в Огонь?
“O populli im! Ç’është kështu, unë ju thërras në shpëtim, ndërsa ju më thërrisni për në Zjarr?” -Kuptimi: O populli im, çfarë bëni kështu? Unë ju ftoj në rrugën e drejtë, kurse ju më ftoni në Zjarr, duke më kërkuar të mos ndjek profetin e Allahut, Musain (a.s.). Më pas, ai tha:
40:42Страница 472
تَدۡعُونَنِي لِأَكۡفُرَ بِٱللَّهِ وَأُشۡرِكَ بِهِۦ مَا لَيۡسَ لِي بِهِۦ عِلۡمٞ وَأَنَا۠ أَدۡعُوكُمۡ إِلَى ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡغَفَّٰرِ ٤٢
Вы призываете меня не веровать в Аллаха и приобщать к Нему в сотоварищи то, о чем у меня нет знания. Я же призываю вас к Могущественному, Всепрощающему.
“Ju më thërrisni që të mohoj Allahun dhe të adhuroj veç Tij zota të tjerë, për të cilët nuk kam asnjë dije, ndërsa unë ju ftoj të adhurojmë të Gjithëfuqishmin, Falësin e Madh.” -Kuptimi: Ju më ftoni të adhuroj dikë tjetër si Zot, ndërkohë që ju nuk keni asnjë fakt për këtë pretendim. Ju trilloni të pavërteta rreth Zotit. Ju flisni rreth Tij pa pasur dituri, dhe ky është një nga gjynahet më të mëdha. Ndërsa unë ju ftoj që të adhurojmë vetëm Allahun, Krenarin e Plotfuqishëm, Falësin e madh të gjynaheve. Ju ftoj t’i përkushtoheni Krenarit, të Cilit i takon e gjithë fuqia dhe pushteti, ndërsa të tjerët nuk kanë asgjë në dorë. Unë ju ftoj të ktheheni të penduar tek Ai, që është El Gaffar - Falësi i madh. Kthehuni tek Allahu, i Cili, me gjithë pushtetin e Tij për gjithçka, i mëshiron dhe afatizon robërit e Tij, të cilët e ngarkojnë veten e tyre me gjynahe dhe vepra që e zemërojnë Atë. Nëse ata pendohen dhe i kthehen të nënshtruar, Ai ua fal dhe mbulon gjynahet dhe veprat e këqija. Me faljen e këtyre gjynaheve, Ai i shpëton ata nga ndëshkimet e dynjasë dhe të ahiretit.
40:43Страница 472
لَا جَرَمَ أَنَّمَا تَدۡعُونَنِيٓ إِلَيۡهِ لَيۡسَ لَهُۥ دَعۡوَةٞ فِي ٱلدُّنۡيَا وَلَا فِي ٱلۡأٓخِرَةِ وَأَنَّ مَرَدَّنَآ إِلَى ٱللَّهِ وَأَنَّ ٱلۡمُسۡرِفِينَ هُمۡ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِ ٤٣
Нет сомнения в том, что то, к чему вы меня призываете, не заслуживает молитв ни в этом мире, ни в Последней жизни, и что нам предстоит вернуться к Аллаху, и что излишествующие окажутся обитателями Огня.
“Është e vërtetë se ata zota, tek të cilët ju më ftoni, nuk meritojnë t’u lutesh as në këtë botë e as në Botën Tjetër.” -Nuk ka asnjë dyshim se ata të cilët ju më ftoni t’i adhuroj nuk meritojnë t’u lutesh dhe t’u përgjërohesh, as në dynja e as në ahiret, sepse ata janë të pafuqishëm, të papushtetshëm, të mangët e nevojtarë për vete. Ata nuk mund të bëjnë dobi e as dëm, nuk mund të falin jetë e as ta marrin atë. Ata nuk kanë pushtet të ringjallin krijesat dhe të marrin në llogari, ashtu si bën Zoti i Madhërueshëm.“Kthimi ynë është tek Allahu.” -Të gjithë do të kthehen tek Allahu, i Cili, me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij, do t’i shpërblejë për veprat që kanë bërë.“Nuk ka dyshim se ata, që i shkelin kufijtë(me gjynahe), do të jenë banorë të Zjarrit.” -Banorë të Zjarrit do të jenë vetëm ata që i kalojnë kufijtë e vendosur nga Zoti, duke mos iu bindur dhe duke e refuzuar adhurimin e Tij. Pasi i këshilloi, qortoi dhe paralajmëroi dhe ata nuk iu bindën, ai iu tha:
40:44Страница 472
فَسَتَذۡكُرُونَ مَآ أَقُولُ لَكُمۡۚ وَأُفَوِّضُ أَمۡرِيٓ إِلَى ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ بَصِيرُۢ بِٱلۡعِبَادِ ٤٤
Вы вспомните то, о чем я вам говорю. Я вверяю свое дело Аллаху. Воистину, Аллах видит рабов».
“Shumë shpejt, ju do t’i kujtoni këto që po ju them.” -Këto këshilla do t’i kuptoni dhe kujtoni kur të shihni përfundimin e hidhur të refuzimit të saj, kur të befasoheni me ndëshkimin dhe të privoheni nga shpërblimi i madh dhe i mrekullueshëm.“Unë çështjen time ia besoj Allahut,...” -Vetëm tek Ai kërkoj mbrojtje e strehim dhe vetëm Atij ia parashtroj të gjitha çështjet e mia. Vetëm Allahut i mbështetem për arritjen e çdo të mire dhe për shpëtimin nga çdo e keqe që i druhem. Tek Ai kërkoj mbrojtje që të më ruajë nga sherri juaj e i çdo gjëje tjetër.“...sepse Allahu i sheh robërit e Vet!” -Kuptimi: Allahu i sheh ata dhe e di imtësisht gjendjen e tyre dhe atë që ata meritojnë. Ai e di mirë, gjithashtu, edhe gjendjen time dhe dobësinë dhe Ai do të më mbrojë prej jush. Është Ai që do të më ruajë nga ligësia juaj. Ju as që mund të veproni jashtë vullnetit të Tij. Nëse ju jep pushtet mbi mua, atëherë këtë e bën me urtësinë e Tij të madhe, dhe ashtu le të ndodhë, sepse kjo është dëshira dhe vullneti i Tij.
40:45Страница 472
فَوَقَىٰهُ ٱللَّهُ سَيِّـَٔاتِ مَا مَكَرُواْۖ وَحَاقَ بِـَٔالِ فِرۡعَوۡنَ سُوٓءُ ٱلۡعَذَابِ ٤٥
Аллах защитил его от зла того, что они замыслили, а род Фараона окружили (или поразили) скверные мучения -
Dhe Allahu e mbrojti atë prej të këqijave e kurtheve që i kurdisën, ... -Allahu i Gjithëfuqishëm dhe i Gjithëmëshirshëm e ruajti dhe shpëtoi atë besimtar të mirë e të udhëzuar. Allahu e shpëtoi nga kurthet që Faraoni dhe pala e tij kishin përgatitur për të. Ata donin ta ndëshkonin dhe ekzekutonin, për shkak se ai i ftonte në rrugën që ata e urrenin. Besimtari ua shfaqi haptazi mbështetjen e tij për Musain (a.s), dhe i ftoi pikërisht në rrugën ku thërriste edhe Musai (a.s.). Kjo, sigurisht, ishte diçka që ata nuk mund ta toleronin dot, sepse ata ishin të pushtetshmit. Zemërimi kundër tij ishte ndezur flakë. Ata u përpoqën që ta ndëshkonin, por Allahu i Madhëruar e ruajti nga kurthet e tyre, madje ua ktheu ato kundra vetes së tyre. I Madhëruari thotë:...ndërsa ithtarët e Faraonit i përfshiu dënimi më i rëndë. -Allahu i Madhëruar i fundosi dhe i mbyti të gjithë në ujë, në një mëngjes të vetëm. Ky ishte ndëshkimi i tyre në jetën e dynjasë. Ndërsa për ndëshkimin e tyre në berzah, pra, në jetën e varrit, i Madhëruari thotë:
40:46Страница 472
ٱلنَّارُ يُعۡرَضُونَ عَلَيۡهَا غُدُوّٗا وَعَشِيّٗاۚ وَيَوۡمَ تَقُومُ ٱلسَّاعَةُ أَدۡخِلُوٓاْ ءَالَ فِرۡعَوۡنَ أَشَدَّ ٱلۡعَذَابِ ٤٦
Огонь, в который их ввергают утром и после полудня. А в День наступления Часа подвергните род Фараона самым жестоким мучениям!
Ata do të sillen para zjarrit mëngjes e mbrëmje, ndërsa kur të vijë Ora, do të thuhet: “Futini pasuesit e Faraonit në dënimin më të rëndë!” -Të tilla janë ndëshkimet poshtëruese që godasin mohuesit e profetëve të Zotit, kundërshtarët dhe armiqtë e rrugës së Tij.
Текст: Quranic Universal Library (Tarteel) через spa5k/tafsir_api (MIT), в зафиксированной версии. Аяты: Quran Foundation. Источники и лицензии