Ас-Саади · Тафсир · на албанском
Фуссилят 41:33–54
41:33Страница 480
وَمَنۡ أَحۡسَنُ قَوۡلٗا مِّمَّن دَعَآ إِلَى ٱللَّهِ وَعَمِلَ صَٰلِحٗا وَقَالَ إِنَّنِي مِنَ ٱلۡمُسۡلِمِينَ ٣٣
Чья речь прекраснее, чем речь того, кто призывает к Аллаху, поступает праведно и говорит: «Воистину, я - один из мусульман»?
E kush është më fjalëmirë se ai që thërret njerëzit në rrugën e Allahut, ... -Kjo është një pyetje së cilës i dihet përgjigjja. Pra, nuk ka më të mirë sesa fjala, qëndrimi dhe drejtimi i atyre që ftojnë në rrugën e Allahut. Këta të zgjedhur u mësojnë dijen e dobishme të paditurve, u tërheqin vëmendjen të pavëmendshmëve dhe atyre që i kanë kthyer shpinën të vërtetës. Ata përballen me armiqtë e të vërtetës me forcën e fjalës dhe të fakteve. Ata luftojnë për të bartur dhe përcjellë të vërtetën e Zotit ndër njerëz. Ata këshillojnë që të adhurohet Allahu si Një i vetëm, me çdo mënyrë të drejtë dhe të lejueshme, duke e zbukuruar këtë në zemrat e njerëzve. Ata qortojnë dhe paralajmërojnë për t’u larguar nga veprat e këqija, të ndaluara nga Zoti, duke qartësuar shëmtinë dhe dëmin e tyre për individin dhe shoqërinë. Ata polemizojnë me armiqtë e të vërtetës me mënyrën më të mirë, për t’i ndaluar ata nga mohimi i Zotit, idhujtaria dhe nga mosbesimi i Shpalljes së Zotit dhe i Profetit të Tij. Ata urdhërojnë për tek e mira dhe ndalojnë nga e keqja. Ftesa e njerëzve në rrugën e Zotit bëhet me shumë mënyra dhe rrugë, si më poshtë:- Njohja me Zotin, me madhështinë dhe lavdinë e Tij të plotë, ashtu sikurse është në të vërtetë.- Futja në zemër e dashurisë për Zotin, duke përmendur mirësitë dhe begatitë e Tij të shumta, duke përmendur emrat, cilësitë dhe atributet e Tij të mrekullueshme, si edhe duke përmendur mëshirën dhe bujarinë e Tij të pakufishme.- Njohja me adhurimet ndaj Zotit në formën më të mirë, ashtu siç janë në të vërtetë, duke i zbukuruar këto në sytë dhe zemrat e njerëzve.- Nxitja e njerëzve që të ndriçohen nga dituria e madhe dhe e mrekullueshme që gjendet në Librin e Zotit dhe në traditën e Profetit të Tij të zgjedhur. Kjo bëhet duke inkurajuar për nxënien e kësaj diturie me çdo mënyrë të mundshme dhe të lejueshme.- Nxitja për t’u pajisur me virtytet më të larta: për të qenë bamirës ndaj krijesave, falës dhe tolerantë, sa të keqen ta kthejnë me më të mirën e mundshme, duke mbajtur lidhjet farefisnore dhe për bamirësi ndaj prindërve e të afërmve.- Përkujtimi dhe këshillimi i njerëzve në përgjithësi, në kohë adhurimesh dhe grumbullimesh, për gëzim apo hidhërim qoftë.Një tjetër cilësi e këtyre të përzgjedhurve është:... që bën vepra të mira ... -Pra, përveç ftesës së të tjerëve që ta adhurojnë Zotin si Një të vetëm, duke bërë punë të mira, ata janë të parët që nxitojnë dhe garojnë në kryerjen e këtyre punëve të mira. Ata janë të parët që e adhurojnë Allahun duke zbatuar porositë e Tij dhe duke qëndruar brenda kufijve të Tij, vetëm me qëllimin e pastër për të kënaqur Atë. Të tillët deklarohen:dhe që thotë: “Unë jam musliman.”? -Kuptimi: Unë jam i nënshtruar ndaj urdhrave dhe udhëzimeve të Zotit. Unë jam pasues i përpiktë i rrugës së Tij. Të sinqertët janë në gradat më të larta të adhuruesve të Zotit, sepse ata punojnë sinqerisht për të përsosur veten dhe të tjerët. Ata kanë pjesën më të madhe të përfitimit nga trashëgimia e Profetit (a.s.). Këta janë njerëzit më të mirë. Ndërsa nga krahu tjetër janë njerëzit më të këqij, të cilët i ftojnë njerëzit në humbje, ku janë zhytur vetë, dhe në skutat e errëta të Shejtanit. Të parët qëndrojnë në gradat më të larta të Ilijjin-it, ndërsa të dytët janë zhytur në humnerat më të frikshme të Sixhxhin-it. Mes këtyre dy niveleve, ka grada dhe nivele të shumta, të cilat i di vetëm Allahu i Lartësuar, sepse Ai i ka krijuar dhe Ai i di me hollësi se çfarë bëjnë krijesat e Tij. I Lartësuari thotë: “Por secili do të ketë shkallë sipas veprave të veta. Zoti yt nuk është i pavëmendshëm ndaj veprimeve të tyre.” [En’am 132].
41:34Страница 480
وَلَا تَسۡتَوِي ٱلۡحَسَنَةُ وَلَا ٱلسَّيِّئَةُۚ ٱدۡفَعۡ بِٱلَّتِي هِيَ أَحۡسَنُ فَإِذَا ٱلَّذِي بَيۡنَكَ وَبَيۡنَهُۥ عَدَٰوَةٞ كَأَنَّهُۥ وَلِيٌّ حَمِيمٞ ٣٤
Не равны добро и зло. Оттолкни зло тем, что лучше, и тогда тот, с кем ты враждуешь, станет для тебя словно близкий любящий родственник.
E mira nuk mund të jetë e barabartë me të keqen. ... -Kurrë nuk mund të jenë të njëjta në vlerësim dhe shpërblim veprat e mira në bindje ndaj të Madhëruarit, duke synuar kënaqësinë e Tij dhe sipas porosive të Tij, me veprat e këqija, të cilat e zemërojnë të Madhëruarin. Po kështu, nuk janë të njëjta bamirësia ndaj krijesave dhe padrejtësia ndaj tyre. Ato nuk janë të njëjta në vlerësimin, sasi cilësi dhe as në shpërblimin që meritojnë. Në një ajet tjetër, i Madhërishmi thotë: “A nuk është shpërblimi i veprës së mirë veçse e mira!” [Er-rahman, 60] Në vijim, Allahu i Madhëruar na urdhëron për një lloj shumë të veçantë të ihsan-it: bamirësia ndaj atyre që të kanë bërë keq. Kështu, i Urti e i Gjithëdituri thotë:... Largoje atë(të keqen)me çfarë është më e mirë, ... -Nëse ndonjëri sillet keq me ty, - dhe në mënyrë të veçantë kur kjo ndodh nga ata ndaj të cilëve ke përgjegjësi dhe detyrime ligjore, si të afërmit, miqtë e farefisi, - pra, nëse ndonjë nga ata sillet keq ndaj teje, me fjalë apo me vepra, ti ktheja me formën më të mirë të mundshme, duke bërë bamirësi ndaj tyre. Nëse ai i ndërpret lidhjet me ty, ti vazhdoi t’i mbash ato të lidhura, nëse të bën padrejtësi, ti fale, nëse flet kundër teje ose të shan në sy apo pas krahëve, mos bëj edhe ti të njëjtën gjë, por fale dhe toleroje. Madje, foli fjalë të mira, të buta dhe të ngrohta. Nëse ai të braktis dhe nuk të flet fare, ti jepi selam e mundohu t’i drejtohesh me fjalë të buta dhe të ngrohta. Nëse gjen forcën dhe durimin që të keqes t’i përgjigjesh me formën më të mirë, atëherë do të ndodhë diçka e mrekullueshme, për të cilën i Lartësuari thotë:... sepse atëherë, edhe ai, me të cilin ke njëfarë armiqësie, do të të bëhet mik i afërt. - Atëherë, ju do të jeni sikur mes jush nuk ka pasur asnjëherë armiqësi, por sikur keni qenë gjithmonë miq të ngushtë dhe të dashur. Por kjo nuk është një arritje e thjeshtë. Ajo u jepet të zgjedhurve, për të cilët i Madhëruari thotë:
41:35Страница 480
وَمَا يُلَقَّىٰهَآ إِلَّا ٱلَّذِينَ صَبَرُواْ وَمَا يُلَقَّىٰهَآ إِلَّا ذُو حَظٍّ عَظِيمٖ ٣٥
Но не будет это даровано никому, кроме тех, кто проявляет терпение, и не будет это даровано никому, кроме тех, кто обладает великой долей.
Mirëpo këtë nuk mund ta arrijë askush, përveç atyre që janë durimtarë; ... -Këtë virtyt të lartë mund ta arrijnë veç ata që e kanë kalitur durimin në vështirësi dhe e kanë nënshtruar shpirtin dhe trupin e tyre që të kryejnë veçse gjëra që Zoti i pëlqen. Natyrshëm, njeriu është i prirur që t’i kundërvihet të keqes me të keqe, duke mos falur. Është shumë e vështirë që ai thjesht ta falë tjetrin, e jo më t’i bëjë mirësi dhe t’i përgjigjet të keqes me të mirë, e aq më tepër me më të mirën e të mirës. Robi duhet të kujtojë se, duke bërë durim, ai po zbaton urdhrin e Zotit të tij dhe se për këtë e pret një shpërblim i madh. Pastaj le të kujtojë se të kundërpërgjigjurit me të njëjtën monedhë nuk i sjell atij ndonjë përfitim, përkundrazi, ia shton edhe më tepër urrejtjen dhe armiqësinë e ndërsjelltë. Pastaj të kujtojë se, nëse ia kthen me më të mirën e të mirës, ai nuk e cenon aspak personalitetin e vet dhe kurrsesi të mos e shohë si dobësi. Madje, ta dijë mirë se kush tregohet modest për hir të Allahut, Allahu ka për ta ngritur dhe krenuar atë. Përfundimisht, nëse robi i kujton dhe rikujton të gjitha këto, atij ka për t’iu lehtësuar durimi, madje do të bëjë bamirësi me kënaqësi të plotë dhe me një lehtësi të çuditshme....dhe askush, përveç atyre që kanë fat të madh. -Ky është një virtyt, të cilin e kanë veçse më të zgjedhurit e krijesave. Nëpërmjet të tilla virtytesh, robi lartësohet në dynja dhe në ahiret. Durimi dhe bamirësia qëndrojnë në krye të të gjitha virtyteve të larta. Ato janë cilësitë më të zgjedhura, që Allahu i Madhërishëm i pëlqen që t’i shohë te robërit e Tij.
41:36Страница 480
وَإِمَّا يَنزَغَنَّكَ مِنَ ٱلشَّيۡطَٰنِ نَزۡغٞ فَٱسۡتَعِذۡ بِٱللَّهِۖ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ ٣٦
А если тебя коснется наваждение от дьявола, то прибегай к защите Аллаха, ибо Он - Слышащий, Знающий.
Pasi na mësoi se si t’i kundërvihemi dhe të shpëtojmë nga armiqësia e njerëzve, pra, duke ua kthyer të keqen me të mirë, Allahu i Lartësuar vijon të na mësojë si të mbrohemi nga armiqësia e xhindëve. Prej tyre mund të mbrohesh dhe të ruhesh veçse duke ia kërkuar këtë ndihmë Allahut të Madhëruar. Thotë i Lartësuari:E, nëse ndonjëherë ty të bëhet ndonjë ngacmim prej Shejtanit, kërkoi mbrojtje Allahut, ... -Nëse në ndonjë moment ndien ndonjë ngacmim prej Shejtanit të mallkuar, i cili ta zbukuron të keqen dhe të josh për ta vepruar atë, ose ta shëmton të mirën dhe të dembelos a të pengon që ta kryesh atë, ose të mbush me lloj-lloj vesvesesh të ndryshme të tij, atëherë menjëherë kërko mbrojtje tek i Gjithëmëshirshmi i Gjithëpushtetshmi, duke thënë: “Eudhu bil-lahi minesh-shejtanir-raxhim!”. Lutju Allahut me përgjërim e përulje të plotë, si një rob i pafuqishëm, që të të ruajë prej sherrit të Shejtanit. Gjithashtu, dije mirë se po i lutesh Atij që dëgjon gjithçka dhe di gjithçka:... sepse Ai është Gjithëdëgjuesi e i Gjithëdituri. -Ai e dëgjon lutjen dhe përgjërimin tënd. Allahu e di shumë mirë pafuqinë dhe nevojën tënde të domosdoshme për ndihmën e Tij. Në këto ajete, Allahu i Lartësuar përmend disa nga shenjat e Tij madhështore, të cilat tregojnë qartë për pushtetin e Tij të plotë mbi gjithçka, për sundimin dhe mbretërinë e Tij gjithëpërfshirëse dhe të gjerë, për mëshirën e Tij të pafundme, që ka përfshirë gjithçka. Në gjithësi ndodh ajo që Zoti dëshiron, me dijen, urtësinë, drejtësinë dhe mëshirën e Tij. Këto shenja tregojnë se Ai është i vetmi i Adhuruar me meritë. Askush tjetër nuk meriton adhurimin veç Tij. Kështu, i Lartësuari thotë:
41:37Страница 480
وَمِنۡ ءَايَٰتِهِ ٱلَّيۡلُ وَٱلنَّهَارُ وَٱلشَّمۡسُ وَٱلۡقَمَرُۚ لَا تَسۡجُدُواْ لِلشَّمۡسِ وَلَا لِلۡقَمَرِ وَٱسۡجُدُواْۤ لِلَّهِۤ ٱلَّذِي خَلَقَهُنَّ إِن كُنتُمۡ إِيَّاهُ تَعۡبُدُونَ ٣٧
Среди Его знамений - ночь и день, солнце и луна. Не падайте ниц перед солнцем и луной, а падайте ниц перед Аллахом, Который сотворил их, если Ему вы поклоняетесь.
Ndër Shenjat e Tij janë nata, dita, Dielli e Hëna. -Gjatë ditës së ndritshme, njerëzit kërkojnë të përfitojnë prej begative të Allahut dhe të mbledhin prej mirësive të Tij. Ndërsa gjatë natës së errët dhe të qetë, ata qetësohen e çlodhen, që të rimarrin forcat për ditën e re. Nëpërmjet dy krijesave të tjera të Zotit, Diellit dhe Hënës, bëhet e mundur jeta në tokë, pra, jeta e njerëzve, e kafshëve dhe e bimëve. Këto janë mirësi të domosdoshme për krijesat dhe që vetëm Zoti që i krijoi i di me hollësi.Mos i bëni sexhde as Diellit, as Hënës! Sexhde i bëni vetëm Allahut, i Cili i krijoi ato, nëse e adhuroni vetëm Atë! -Ato janë thjesht krijesa të Allahut dhe të nënshtruara ndaj urdhrit dhe vullnetit të Tij dhe, si të tilla, ato nuk meritojnë që t’u biesh në sexhde, t’i adhurosh apo t’u nënshtrohesh me dashuri, madhërim, shpresë dhe frikë. Adhurimet i takojnë vetëm Allahut të Vetëm dhe të Pashoq, sepse vetëm Ai është Krijuesi dhe Sunduesi madhështor. Vetëm Allahu duhet të adhurohet, duke qëndruar sa më larg adhurimit të krijesave, sado të mëdha, të çuditshme apo të dobishme të duken ato. Në fakt, madhështia, mrekullia apo dobia e tyre janë dhunti që Zoti ua ka falur, prandaj vetëm Ai duhet lavdëruar e adhuruar për çdo mirësi. Nëse njerëzit pretendojnë se adhurojnë një Zot të vetëm, atëherë vetëm Atij t’ia përkushtojnë çdo adhurim me sinqeritet, dashuri madhërim, bindje dhe nënshtrim. Ky është besimi i drejtë, kjo është e vetmja fe e pranueshme nga Allahu i Madhëruar.
41:38Страница 480
فَإِنِ ٱسۡتَكۡبَرُواْ فَٱلَّذِينَ عِندَ رَبِّكَ يُسَبِّحُونَ لَهُۥ بِٱلَّيۡلِ وَٱلنَّهَارِ وَهُمۡ لَا يَسۡـَٔمُونَ۩ ٣٨
Если же они возгордятся, то ведь находящиеся возле твоего Господа прославляют Его ночью и днем, и им это не наскучивает.
Po nëse ata(jobesimtarët)refuzojnë, atëherë ata që janë pranë Zotit tënd i thurin lavde Atij, natën e ditën dhe kurrë nuk lodhen. -Kuptimi: Nëse refuzojnë që të adhurojnë Allahun e Lartësuar dhe nuk i përulen Atij, le ta dinë se ata nuk mund ta cenojnë aspak madhështinë e Allahut. Allahu është jonevojtar për ta dhe për adhurimet e tyre. Nga ana tjetër, Allahu i Madhëuar ka krijuar robër të bindur, të cilët kurrë nuk e thyejnë urdhrin e Tij, por zbatojnë gjithçka që u urdhërohet. “Ata që janë pranë Zotit”, domethënë melekët e Tij, e madhërojnë dhe e lavdërojnë me tesbih Atë natë e ditë, dhe kurrë nuk lodhen apo ta pakësojnë adhurimin. Ata janë shumë të fuqishëm, ashtu siç është e fuqishme edhe dashuria e tyre për Zotin, prandaj edhe përkushtimi i tyre është i pandërprerë.
41:39Страница 481
وَمِنۡ ءَايَٰتِهِۦٓ أَنَّكَ تَرَى ٱلۡأَرۡضَ خَٰشِعَةٗ فَإِذَآ أَنزَلۡنَا عَلَيۡهَا ٱلۡمَآءَ ٱهۡتَزَّتۡ وَرَبَتۡۚ إِنَّ ٱلَّذِيٓ أَحۡيَاهَا لَمُحۡيِ ٱلۡمَوۡتَىٰٓۚ إِنَّهُۥ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٌ ٣٩
Среди Его знамений - то, что ты видишь землю иссохшей, но когда Мы ниспосылаем на нее воду, она приходит в движение и набухает. Воистину, Тот, Кто оживил ее, непременно оживит мертвецов. Он способен на всякую вещь.
Nga Shenjat e Tij është edhe toka, që ti e sheh të thatë e të shkretë e, kur Ne i lëshojmë asaj shiun, ajo gjallërohet e(prodhimi)shtohet. -Prej shenjave madhështore që dëshmojnë për pushtetin dhe mbretërinë e plotë të Allahut dhe për faktin se Ai është i Vetëm në sundimin dhe administrimin e çështjeve të krijesave, është edhe toka e tharë dhe e pajetë, e cila, kur Allahu i Lartësuar zbret shiun nga qielli, ajo ringjallet, merr jetë dhe fillon të gëlojë. Prej saj lulëzon bimësi e madhe, si furnizim për njerëzit dhe kafshët. Kështu zbret jeta nga qielli dhe përhapet begatia dhe gëzimi.Nuk ka dyshim se Ai që e gjallëron atë, do t’i ngjallë të vdekurit,.. -Kuptimi: Është po ky Krijues Madhështor, që kujdeset për ju dhe që risjell jetën në tokën e vdekur, Ai i Cili do t’i ringjallë të vdekurit e do t’i nxjerrë nga varret e tyre Ditën e Ringjalljes.sepse Ai është i Plotpushtetshëm për çdo gjë. -Pra, ashtu sikurse është i Plotpushtetshëm për të ringjallur tokën pas vdekjes së saj, po ashtu Allahu është i Plotpushtetshëm që të ringjallë të vdekurit nga varret e tyre.
41:40Страница 481
إِنَّ ٱلَّذِينَ يُلۡحِدُونَ فِيٓ ءَايَٰتِنَا لَا يَخۡفَوۡنَ عَلَيۡنَآۗ أَفَمَن يُلۡقَىٰ فِي ٱلنَّارِ خَيۡرٌ أَم مَّن يَأۡتِيٓ ءَامِنٗا يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۚ ٱعۡمَلُواْ مَا شِئۡتُمۡ إِنَّهُۥ بِمَا تَعۡمَلُونَ بَصِيرٌ ٤٠
Воистину, те, которые уклоняются от истины в отношении Наших аятов, не сокрыты от Нас. Тот, кто будет брошен в Огонь, лучше или тот, кто в День воскресения явится, будучи в безопасности? Поступайте, как пожелаете! Он видит то, что вы совершаете.
Ata që i shtrembërojnë ajetet Tona, nuk munden kurrë të na fshihen. -Këtu flitet për shtrembërimin e të vërtetës së ajeteve të Allahut, me çfarëdolloj mënyre qoftë ajo. Mënyrat e shtrembërimit të së vërtetës që sjellin ajetet e Zotit janë të shumta, si për shembull:- mohimi dhe refuzimi i plotë i ajeteve;- mohimi i përcjellësve të këtyre ajeteve ose konsiderimi i tyre si gënjeshtarë;- tjetërsimi i ajeteve, ndryshe nga ç’janë në realitet;- shpjegimi i tyre me kuptime që Zoti kurrë nuk ka dashur apo synuar prej tyre.Të gjithë ata që cenojnë ajetet e Tij në këto mënyra, Allahu i Madhëruar i kërcënon duke u kujtuar se ata nuk mund t’i fshihen kurrë Atij. Ai është Mbikëqyrësi i përhershëm i tyre, i cili u di dhe u sheh të jashtmen dhe të brendshmen. Le ta dinë ata se Ai do t’i shpagojë me drejtësi, për cenimin e ajeteve të Tij dhe për çdo gjë tjetër që kanë bërë.Si mendoni, a është më i mirë ai që hidhet në Zjarr, apo ai që në Ditën e Gjykimit vjen i sigurt? -A janë njëlloj ata që do të hidhen në Zjarr - siç janë cenuesit e ajeteve të Zotit - me ata që në Ditën e Gjykimit do të vijnë të sigurt nga ndëshkimi i Zotit, duke merituar shpërblimin dhe begatitë e Tij? Sigurisht që dihet se cila është përgjigjja. Më tej, Allahu i Madhëruar i paralajmëron robërit duke u thënë:Veproni si të dëshironi, -Bëni si të dëshironi: ose ndiqni rrugën e drejtë, e cila ju çon në kënaqësinë e Allahut dhe te Xheneti i Tij, ose ndiqni rrugën e mashtrimit, që ju çon në zemërimin e Allahut dhe në ndëshkim. Por gjithmonë kujtoni një të vërtetë të përhershme:... por ta dini se Ai shikon gjithçka që ju bëni. -Allahu shikon dhe di gjithçka që ju veproni dhe synoni, dhe për këtë do t’ju shpërblejë me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij, secilin sipas veprave të veta. Pastaj i Lartësuari thotë:
41:41Страница 481
إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِٱلذِّكۡرِ لَمَّا جَآءَهُمۡۖ وَإِنَّهُۥ لَكِتَٰبٌ عَزِيزٞ ٤١
Воистину, те, которые не уверовали в Напоминание, когда оно дошло до них, будут наказаны. Воистину, это - могущественное Писание.
Ata që e mohojnë Mesazhin(Kur'anin), kur ai u vjen, do të dënohen rëndë. -“Mesazhi” është Kur'ani; kështu e ka quajtur Allahu i Madhëruar. Kur'ani është një libër e një Mesazh që u kujton dhe u mëson njerëzve çdo të mirë, në lidhje me fenë, dynjanë dhe ahiretin e tyre. Ai e lehtëson këdo që pason dhe zbaton udhëzimet dhe dritën e Tij. Sjellja e Kur'anit është mirësi dhe begati e madhe nga Zoti. Atë e përcolli tek ne më i miri i krijesave të Zotit, Muhamedi (a.s.).Ai është vërtet një Libër madhështor. - Kur'ani është një libër me cilësi të mrekullueshme. Ai është i pacenueshëm, i ruajtur nga çdo mundësi tjetërsimi e ndryshimi. Për të përforcuar këtë fakt, i Lartësuari thotë më tej:
41:42Страница 481
لَّا يَأۡتِيهِ ٱلۡبَٰطِلُ مِنۢ بَيۡنِ يَدَيۡهِ وَلَا مِنۡ خَلۡفِهِۦۖ تَنزِيلٞ مِّنۡ حَكِيمٍ حَمِيدٖ ٤٢
Ложь не подберется к нему ни спереди, ни сзади. Оно ниспослано от Мудрого, Достохвального.
Atij(Kur'anit)nuk mund t’i atribuohet e pavërteta nga asnjë anë. -Kur'anit nuk mund t’i afrohen shejtanët, njerëz apo xhindë qofshin ata, për t’i hequr apo për t’i shtuar diçka që s’është e tij. Ai nuk mund të tjetërsohet dhe ndryshohet. Kur'ani është i sigurt dhe i ruajtur si në aspektin e tekstit, edhe në kuptimet që përcjell. Allahu që e shpalli këtë Kur'an ka premtuar: “Ne e shpallëm Kur'anin dhe Ne jemi mbrojtës të tij.” [Hixhër 9]. Dhe, vërtet, Ai e ka ruajtur tekstin e këtij libri nga ndryshimet e tjetërsimet, ashtu siç ka ruajtur kuptimet dhe shpjegimet e tij nëpërmjet traditës dhe Sunetit të profetit Muhamed. Kështu është përcjellë ky Kur'an nga zanafilla e tij, brez pas brezi, nën kujdesin e të Madhërishmit.Ai është Shpallje prej të Urtit, të Lavdëruarit. -Ai që e shpalli dhe e ruan këtë Kur'an është Hakim - i Urtë. Ai është i Urtë si në krijimin, ashtu edhe në ligjin e urdhrat e Tij. Çdo gjë që Allahu ka krijuar dhe çdo ligj që ka vendosur është në vendin e vet. Allahu është Hamid - i Lavdëruar për të gjithë ato cilësi të mrekullueshme dhe atribute të shkëlqyera, për drejtësinë dhe bamirësinë e Tij. Ai është Allahu i Vetëm e Absolut dhe e tillë është edhe fjala e Tij, Kur'ani madhështor. Kur'ani është fjala e Allahut, prandaj është i mbushur me urtësi të plotë. Nëpërmjet tij arrihet çdo mirësi dhe begati, e largohet çdo e keqe dhe fatkeqësi. Fjala e Tij është mirësia më e madhe për krijesat, për të cilën Ai duhet të lavdërohet e falënderohet.
41:43Страница 481
مَّا يُقَالُ لَكَ إِلَّا مَا قَدۡ قِيلَ لِلرُّسُلِ مِن قَبۡلِكَۚ إِنَّ رَبَّكَ لَذُو مَغۡفِرَةٖ وَذُو عِقَابٍ أَلِيمٖ ٤٣
Тебе будет сказано только то, что было сказано посланникам до тебя. Воистину, твой Господь обладает прощением и обладает мучительным наказанием.
Ty nuk po të thuhet gjë tjetër, veç asaj që u është thënë të dërguarve para teje. -Kuptimi: Fjalët që drejtohen në adresën tënde, o i Dërguar, nga ana e atyre që e mohojnë Shpalljen hyjnore, janë të njëjta me shpifjet dhe fyerjet që u janë bërë të gjithë të dërguarve të Zotit. Është e çuditshme se të gjithë popujt jobesimtarë dhe refuzues të së vërtetës i kanë trajtuar njëlloj të gjithë të dërguarit, të cilët i ftonin për të qenë të sinqertë në adhurimin e një Zoti të vetëm. Ata iu përgjigjën kësaj ftese të mrekullueshme me mënyrën më të shëmtuar. Shpesh ata thonin: “Ju jeni veçse njerëz si ne dhe Allahu nuk dërgon asnjë lloj shpalljeje. Ju jeni veçse gënjeshtarë.” [Ja sin 15]. Ndërsa herë të tjera, ata u kërkonin profetëve shenja dhe argumente të panevojshme, thjesht për të justifikuar refuzimin e tyre. Zemrat e tyre ishin të mbushura me mosbesim, prandaj ashtu ishin edhe fjalët e tyre. Megjithatë, të gjithë profetët bënë durim kundrejt mundimeve dhe mohimeve, e kështu duhet të bënte durim edhe profeti Muhamed (a.s.) në rrugën e Zotit, në ftesën që u bënte njerëzve. Në vijim, Allahu i Lartësuar fton në pendim dhe në çdo gjë që mundëson faljen dhe mëshirën e Tij. Ai, gjithashtu, kërcënon jobesimtarët që të mos vazhdojnë më në rrugën e humbjes, duke thënë:Me të vërtetë Zoti yt është Falës i Madh, por edhe ndëshkimin e ka të dhembshëm. -Allahu është Falës i Madh. Me faljen e Tij të madhe, Ai ua fshin gjynahet atyre që pendohen dhe ndalen nga gjynahet. Por, nga ana tjetër, edhe ndëshkimi i Tij është i rreptë për ata që vazhdojnë në gjynahe dhe tregohen kryeneçë.
41:44Страница 481
وَلَوۡ جَعَلۡنَٰهُ قُرۡءَانًا أَعۡجَمِيّٗا لَّقَالُواْ لَوۡلَا فُصِّلَتۡ ءَايَٰتُهُۥٓۖ ءَا۬عۡجَمِيّٞ وَعَرَبِيّٞۗ قُلۡ هُوَ لِلَّذِينَ ءَامَنُواْ هُدٗى وَشِفَآءٞۚ وَٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ فِيٓ ءَاذَانِهِمۡ وَقۡرٞ وَهُوَ عَلَيۡهِمۡ عَمًىۚ أُوْلَٰٓئِكَ يُنَادَوۡنَ مِن مَّكَانِۭ بَعِيدٖ ٤٤
Если бы Мы сделали его Кораном не на арабском языке, то они непременно сказали бы: «Почему его аяты не разъяснены? Неарабская речь и араб?». Скажи: «Он является верным руководством и исцелением для тех, которые уверовали. А уши неверующих поражены глухотой, и они слепы к нему. Это - те, к которым взывают издалека».
Sikur ta kishim shpallur Kur'anin në një gjuhë të huaj (e jo në arabisht), ata do të thoshin: “Përse nuk janë të kuptueshme ajetet e tij? Përse, vallë, ai është në gjuhë të huaj, ndërkohë që ai është arab?!” -Allahu i Lartësuar na flet për mirësinë dhe bujarinë e Tij, kur i shpalli Kur’anin në arabisht një profeti arab, domethënë me gjuhën e popullit të tij, me qëllim që ai t’ua përcillte sa më qartë fjalët dhe kuptimet e këtij libri. Ky fakt duhet t’i bëjë njerëzit që të përkujdesen më shumë për këtë Shpallje dhe t’i japin më shumë rëndësi asaj. Ata duhet që të nënshtrohen dhe ta zbatojnë atë. Nëse Allahu i Madhëruar do ta shpallte Kur'anin në një tjetër gjuhë, gënjeshtarët dhe refuzuesit e profetëve do të thonin: “Përse nuk janë të kuptueshme ajetet e tij?. Ata do të thoshin gjithashtu: “Si është e mundur?! Profeti arab, ndërsa Libri i tij me gjuhë tjetër?!” Por kjo nuk mund të ndodhte, prandaj i Madhëruari hedh poshtë çdo pretendim të mohuesve, duke e përshkruar Kur'anin me cilësi të larta, që e bëjnë të detyrueshme nënshtrimin ndaj mësimeve të tij. Por, gjithsesi, ata që përfitojnë dhe lartësohen nëpërmjet Kur'anit janë besimtarët, të cilëve Zoti u ka dhënë sukses dhe i ka ndihmuar që të kuptojnë të vërtetën, me dritën e besimit që u ka dhuruar. Ndërsa mospërfillësit e Shpalljes dhe refuzuesit e profetëve, ndryshe nga besimtarët, janë të shurdhët ndaj mësimeve dhe udhëzimeve të tij. I Lartësuari thotë:Thuaju: “Ai, për besimtarët, është udhëzim e shërim.” -Kur'ani i udhëzon besimtarët në rrugën e drejtë dhe u mëson dituri të dobishme, përmes të cilave ata ndriçohen dhe ecin të sigurt drejt Zotit dhe Xhenetit. Në Kur'an, ata gjejnë shërimin e shpirtit dhe të trupit të tyre nga çdo sëmundje. Kur'ani i edukon ata që të ndalen nga çdo ves i ulët dhe vepër e shëmtuar. Ai i nxit dhe u jep forcë që të pendohen sinqerisht, që t’u pastrohen të gjitha gjynahet dhe t’u shërohen zemrat. Ndërsa nga ana tjetër qëndrojnë të humburit:“Ndërsa ata që nuk besojnë, i kanë veshët të shurdhuar, dhe për ta ai është verbëri.” -Ata që nuk e besojnë Kur'anin, që është prej Zotit, janë të shurdhët nga mësimet dhe udhëzimi që ai ofron dhe i kanë kthyer tërësisht shpinën atij. Ata nuk arrijnë që, nëpërmjet Kur'anit, të shohin udhën e drejtë. Ata zhyten edhe më thellë në humbjen e tyre, duke e shtuar verbërinë që u ka zënë sytë.“Këta janë njëlloj si të thirren prej një vendi të largët”. -Ata thirren për të besuar të vërtetën, por nuk përgjigjen. Ata janë sikur i thërret dikush nga një vend shumë i largët, ku as zëri i thirësit nuk dëgjohet dhe as përgjigjja nuk është e mundur. Kuptoje se ata të cilët nuk e besojnë Kur'anin si një Shpallje të Zotit, nuk mund të përfitojnë nga udhëzimi dhe drita e tij. Ata nuk mund të ndriçohen dhe as të arrijnë të lumturohen me mrekullitë dhe begatitë e Kur'anit. Janë ata vetë që ia mbyllin vetes portat e udhëzimit, duke i kthyer shpinën kësaj Shpalljeje dhe duke e refuzuar atë pa i dhënë as hakun më të vogël.
41:45Страница 481
وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا مُوسَى ٱلۡكِتَٰبَ فَٱخۡتُلِفَ فِيهِۚ وَلَوۡلَا كَلِمَةٞ سَبَقَتۡ مِن رَّبِّكَ لَقُضِيَ بَيۡنَهُمۡۚ وَإِنَّهُمۡ لَفِي شَكّٖ مِّنۡهُ مُرِيبٖ ٤٥
Мы даровали Мусе (Моисею) Писание, но по его поводу возникли разногласия. И если бы не было прежде Слова от твоего Господа, то спор их был бы решен. Воистину, они испытывают смутные сомнения относительно него (Корана).
Ne i dhamë edhe Musait një libër, për të cilin pati kundërshtime. -Kuptimi: Ashtu sikurse të dhamë ty një Libër, ashtu i dhamë edhe Musait, por njerëzit vepruan me të ashtu sikurse vepruan me ty. Ata u kundërshtuan mes tyre rreth Shpalljes së Zotit. Prej tyre pati që e besuan Shpalljen e Zotit, dhe kjo u bëri dobi dhe u udhëzuan. Por pati shumë që e refuzuan, dhe kështu ajo nuk u bëri dobi.Sikur të mos ishte vendimi i Zotit tënd, i vendosur më parë, gjykimi ndaj tyre do të kryhej menjëherë. -Me butësinë dhe mëshirën e Tij, Allahu i Lartësuar u la afat atyre. Sikur të mos ishte vendimi i Tij për vonimin e ndëshkimit të Ditës së Gjykimit deri në afatin e përcaktuar, pa e shpejtuar dhe pa e vonuar atë, çështja e këtyre të mjerëve do të kishte përfunduar. Me t’u bërë dallimi mes besimtarëve dhe mohuesve, këta të fundit do të ndëshkoheshin menjëherë, sepse e kanë plotësuar kushtin. Duke mohuar dhe refuzuar Shpalljen e Zotit, për ta bëhet i detyrueshëm ndëshkimi.Me të vërtetë, ata janë në një dyshim të thellë rreth tij. -Kuptimi: Dyshimet e tyre janë të thella e të mëdha, prandaj mohojnë.
41:46Страница 481
مَّنۡ عَمِلَ صَٰلِحٗا فَلِنَفۡسِهِۦۖ وَمَنۡ أَسَآءَ فَعَلَيۡهَاۗ وَمَا رَبُّكَ بِظَلَّٰمٖ لِّلۡعَبِيدِ ٤٦
Кто поступает праведно, тот поступает во благо себе. А кто творит зло, тот поступает во вред себе. Господь твой не поступает несправедливо со Своими рабами.
Kush bën mirë, bën mirë për veten e vet e kush bën keq, ai vepron kundër vetes së vet. -Vepër e mirë është ajo që Zoti dhe Profeti i Tij e kanë porositur dhe urdhëruar. Pra, çdokush që bën një vepër të tillë do të marrë shpërblimin për të në dynja dhe në ahiret. Po kështu, çdokush që bën një punë të keqe, ai dëmton vetveten me të dhe bën të meritueshëm ndëshkimin e tij në dynja dhe në ahiret. Sigurisht, ky ajet është një nxitje për të kryer vepra të mira dhe për t’u larguar nga të këqijat. Gjithashtu, ai tregon se veprat e mira janë dobiprurëse dhe lumturuese për atë që i bën, ndërsa veprat e këqija janë dëmprurëse dhe dëshpëruese për atë që i bën. Dobia dhe dëmi i veprave të robit shfaqet si në dynja, edhe në ahiret. Përveç kësaj, ajeti tregon se askush nuk mban përgjegjësinë e tjetrit.Zoti yt nuk u bën padrejtësi robërve. -Askush nuk do të merret në përgjegjësi për gjynahet e të tjerëve, ashtu si nuk do t’i llogariten më shumë gjynahe sesa ka bërë.
41:47Страница 482
۞ إِلَيۡهِ يُرَدُّ عِلۡمُ ٱلسَّاعَةِۚ وَمَا تَخۡرُجُ مِن ثَمَرَٰتٖ مِّنۡ أَكۡمَامِهَا وَمَا تَحۡمِلُ مِنۡ أُنثَىٰ وَلَا تَضَعُ إِلَّا بِعِلۡمِهِۦۚ وَيَوۡمَ يُنَادِيهِمۡ أَيۡنَ شُرَكَآءِي قَالُوٓاْ ءَاذَنَّٰكَ مَا مِنَّا مِن شَهِيدٖ ٤٧
К Нему восходит знание о Часе. Не вырастет ни один плод из завязи, не понесет и не родит ни одна самка без Его ведома. В тот день, когда Он воззовет к ним: «Где же Мои сотоварищи?». - они скажут: «Мы дали Тебе знать, что никто из нас не станет свидетельствовать».
Vetëm tek Ai është dituria për Orën e Kijametit. -Ky ajet na mëson rreth diturisë së gjerë të Allahut të Madhërishëm. Ai është i vetmi që di të fshehtat, siç është, për shembull, koha kur do të ndodhë Kijameti. Të gjitha krijesat, kur flasin për Kijametin, nuk mund të japin kohën e tij, por thonë se atë e di veç Zoti. As profetët, as melekët dhe askush tjetër nuk di gjë për këtë ngjarje të madhe.Asnjë fryt nuk del prej lëvozhgës së vet... -Allahu i Lartësuar di për çdo fryt që del nga sythi, nga çdo lloj bime që Ai ka krijuar. Dituria e Tij rreth çdo gjëje është e plotë dhe e imtësishme....dhe asnjë femër nuk mbetet shtatzanë e as nuk lind pa dijen e Tij. -Çdo kafshë e çdo krijesë që bart është në diturinë e Zotit. Qoftë mbarsja, qoftë lindja e krijesave ndodh me dijen e Zotit. Ai di në imtësi për të dhe për gjithçka tjetër në dynja dhe ahiret. Atëherë, si është e mundur që idhujtarët përzgjedhin zota të tjerë, për t’i barazuar me Allahun e Gjithëditur e të Gjithfuqishëm?! Si munden të barazojnë idhujt pa dije dhe të verbër, me Allahun e Lartësuar, që di dhe sheh gjithçka? Për ta shfaqur qartë refuzimin e padrejtë të idhujtarëve ndaj të vërtetës dhe për të treguar dëshpërimin e tyre Ditën e Kijametit, Allahu i Lartësuar thotë:Ditën, kur Ai t’i thërrasë njerëzit e t’u thotë: “Ku janë ata që i konsideronit si ortakët e Mi?” -Kuptimi: Ku janë idhujt tuaj, për të cilët pretendonit se janë ortakët e Allahut? Ku janë ata të cilët i adhuronit, madje prej tyre ju u kundërviheshit edhe profetëve!ata do thonë: “Ne të kemi njohur vetëm Ty, e nuk ka ndonjë që dëshmon se ke shok.” -Ata do thonë: Ne tashmë të pranojmë vetëm Ty. Askush prej nesh nuk beson më në “hyjninë” e atyre idhujve të kotë. Ne e mohojmë adhurimin tonë “të kotë”, që ua përkushtonim idhujve, dhe distancohemi nga ky krim.
41:48Страница 482
وَضَلَّ عَنۡهُم مَّا كَانُواْ يَدۡعُونَ مِن قَبۡلُۖ وَظَنُّواْ مَا لَهُم مِّن مَّحِيصٖ ٤٨
Те, к кому они взывали прежде, покинут их, и они обретут уверенность в том, что не смогут сбежать.
Kështu zhduken ata që adhuroheshin më parë ... -Çdo gjë që ata kanë adhuruar veç Allahut do të zhduket. Çdo besim, për hir të së cilit kanë harxhuar jetën e tyre, do të zhduket. Çdo gjë që kanë adhuruar veç Allahut dhe mendonin se do t’u sillte dobi apo do t’i ruante, do të zhduket sikur të mos kishte ekzistuar kurrë. Kështu, do të dështojnë përpjekjet e tyre, do të shuhen shpresat dhe ëndrrat e tyre. Idhujt e tyre nuk do t’u vlejnë për asgjë. Në këto momente:... e ata binden se nuk kanë më shpëtim. -Për ta nuk ka më ndihmës apo shpëtimtarë, nuk ka më strehë, ku mund të futen e të mbrohen. Ky do të jetë përfundimi për ata që adhurojnë diçka tjetër veç Zotit. Allahu i Lartësuar i sjell këto paralajmërime, që robërit të ruhen nga idhujtaria dhe t’i përkushtohen vetëm Atij.
41:49Страница 482
لَّا يَسۡـَٔمُ ٱلۡإِنسَٰنُ مِن دُعَآءِ ٱلۡخَيۡرِ وَإِن مَّسَّهُ ٱلشَّرُّ فَيَـُٔوسٞ قَنُوطٞ ٤٩
Человеку не наскучивает молить о добре, но если его коснется вред, то он отчаивается и теряет надежду.
Këto ajete na zbulojnë natyrën e njeriut, që është i paduruar, i paqëndrueshëm dhe i dobët. Ai është i paduruar qoftë në kryerjen e veprave të mira, qoftë në largimin nga të këqijat. Kjo është natyra e njerëzve në përgjithësi, përveç atyre që Zoti i nxjerr nga kjo gjendje, për t’u plotësuar me besim dhe punë të mira.Njeriu nuk lodhet së luturi për mirë... -Njeriu nuk resht asnjëherë së luturi për kërkesat dhe synimet e tij. Ai gjithmonë e lut Allahun për pasuri, mall, fëmijë e bukuri të tjera të kësaj dynjaje. Ai punon dhe shpenzon të gjithë energjitë e veta për t’ia arritur këtyre synimeve dhe gjithmonë është i pakënaqur, sado që të arrijë, pak apo shumë. Sado e madhe të jetë pasuria e dynjasë që ai zotëron, gjithmonë do të kërkojë shtesë....por kur atë e godet e keqja, ai ligështohet shumë dhe humb e shpresën. -Por kur goditet nga ndonjë e keqe, si sëmundje, varfëri etj., ai e humbet shpresën nga mëshira e Zotit dhe mendon se i ka ardhur fundi, duke e lëshuar veten e duke hequr dorë nga përpjekjet. Kështu janë njerëzit në përgjithësi, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Ata, nëse u vijnë të mira dhe gjëra që i duan, falënderojnë Allahun, madje druhen se mos ndoshta këto mirësi bëhen gradualisht shkak për t’u kënaqur me këtë dynja dhe për të gjetur prehjen në të. Ndërsa kur i godet ndonjë sprovë në veten, pasuritë apo fëmijët e tyre, ata bëjnë durim, shpresojnë mëshirën dhe çlirimin nga Zoti i tyre dhe kurrë nuk e lëshojnë veten. Pastaj i Lartësuari thotë:
41:50Страница 482
وَلَئِنۡ أَذَقۡنَٰهُ رَحۡمَةٗ مِّنَّا مِنۢ بَعۡدِ ضَرَّآءَ مَسَّتۡهُ لَيَقُولَنَّ هَٰذَا لِي وَمَآ أَظُنُّ ٱلسَّاعَةَ قَآئِمَةٗ وَلَئِن رُّجِعۡتُ إِلَىٰ رَبِّيٓ إِنَّ لِي عِندَهُۥ لَلۡحُسۡنَىٰۚ فَلَنُنَبِّئَنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِمَا عَمِلُواْ وَلَنُذِيقَنَّهُم مِّنۡ عَذَابٍ غَلِيظٖ ٥٠
Если Мы дадим ему вкусить милость от Нас после того, как его коснется несчастье, то он непременно скажет: «Вот это - для меня, и я не думаю, что настанет Час. Если же я буду возвращен к моему Господу, то у Него для меня обязательно будет уготовано наилучшее». Мы непременно поведаем неверующим о том, что они совершили, и дадим им вкусить жестокие мучения.
Nëse pas të këqijave që e godasin, Ne i dhurojmë mëshirë nga ana Jonë, ... -Kur njeriut të padurueshëm, i cili lutet pa pushim vetëm për të mira, Allahu i Lartësuar i dhuron të mira ose e mëshiron duke ia larguar të këqijat, ai nuk e falënderon Allahun e Lartësuar, por tregon mospërfillje dhe i kalon kufijtë, duke thënë:ai padrejtësisht thotë: “Këtë e kam merituar vetë.” -Kuptimi: Kjo e mirë më erdhi sepse unë e meritoja atë. E kujt tjetër, veç meje, duhej t’i jepej kjo e mirë?! Kështu bëjnë mosmirënjohësit.“Nuk besoj se do të ndodhë ndonjëherë Kijameti.” -Ky është, së pari, mohim i Ditës së Gjykimit nga ana e tij, pastaj është mosmirënjohje për mëshirën dhe mirësitë që Zoti i ka dhuruar.“Por edhe sikur të kthehem te Zoti im, sigurisht që Ai do të më japë mua më shumë të mira.” -Kuptimi: Edhe nëse e pranojmë se ringjallja është e vërtetë dhe unë dal para Zotit tim, atëherë sigurisht që kam për të gjetur sërish të mira. Ashtu sikurse po kënaqem me të gjitha këto mirësi në dynja, po ashtu do t’i kem edhe në ahiret. Këto fjalë janë tregues i paturpësisë dhe i guximit të tyre për të folur rreth Zotit pa dije. Prandaj i Madhëruari i kërcënon, duke thënë:Por Ne, patjetër, do t’ua tregojmë mohuesve se çfarë kanë bërë dhe do t’u japim të vuajnë një ndëshkim të rëndë. -Allahu i Madhëruar e përshkruan ndëshkimin e tyre si ‘ĝaliđh’, pra, shumë të ashpër.
41:51Страница 482
وَإِذَآ أَنۡعَمۡنَا عَلَى ٱلۡإِنسَٰنِ أَعۡرَضَ وَنَـَٔا بِجَانِبِهِۦ وَإِذَا مَسَّهُ ٱلشَّرُّ فَذُو دُعَآءٍ عَرِيضٖ ٥١
Если Мы одаряем человека благами, он отворачивается и удаляется (или превозносится). Если же зло касается его, он начинает произносить пространные молитвы.
Kur Ne e begatojmë njeriun, ai nuk falënderon, por kthen shpinën. -Allahu i Madhëruar e begaton njeriun me shëndet të mirë, me furnizim të bollshëm e me shumë mirësi të tjera, kurse ai i kthen shpinën Allahut dhe mirënjohjes ndaj Tij. Madje, Allahu i Madhëruar thotë: “ue ne’â bi xhanibih”, që, fjalë për fjalë, do të thotë: “kthen shpinën, me arrogancë e vetëkënaqësi”.Por kur e godet e keqja, ai përulet dhe lutet shumë. -Por kur e godet sëmundja, skamja apo ndonjë sprovë tjetër, njeriu lutet e përgjërohet gjatë, për shkak të padurimit të tij. Ai është i padurueshëm gjatë vështirësive dhe mosmirënjohës gjatë mirësive, ndryshe nga ata që Zoti i ka udhëzuar dhe i ka privilegjuar.
41:52Страница 482
قُلۡ أَرَءَيۡتُمۡ إِن كَانَ مِنۡ عِندِ ٱللَّهِ ثُمَّ كَفَرۡتُم بِهِۦ مَنۡ أَضَلُّ مِمَّنۡ هُوَ فِي شِقَاقِۭ بَعِيدٖ ٥٢
Скажи: «Что вы думаете, а если Коран - от Аллаха, и вы не веруете в него? Кто может быть более заблудшим, чем тот, кто находится в глубоком разладе с истиной?».
Thuaj: “Më tregoni! Nëse ky(Kur'an)është vërtet prej Allahut, por ju e mohoni atë, atëherë, kush është në humbje më të madhe se ata që janë në kundërshtim të hapur me të?” -Thuaju atyre që e mohojnë Kur’anin dhe që nxitojnë të mohojnë Zotin, profetët dhe shpalljet e Tij: “Më tregoni! Nëse ky Kur’an është Shpallje e Allahut të Lartësuar, - gjë për të cilën nuk ka asnjë dyshim, - dhe ju zgjidhni që ta mohoni atë, atëherë, a nuk është ky tregues i qartë për humbjen e thellë, ku keni rënë?! Pa dyshim, kjo është shprehje e mohimit dhe armiqësisë ndaj Allahut dhe Profetit, sepse ju keni devijuar nga e vërteta pasi ajo ju është bërë plotësisht e qartë. Ju e keni braktisur Shpalljen e Zotit jo për shkak se synoni të vërtetën dhe të drejtën, ashtu siç pretendoni, por për hir të së kotës dhe injorancës, prandaj, me këtë veprim, meritoni të jeni njerëzit më të humbur, më të devijuar dhe më të padrejtë.
41:53Страница 482
سَنُرِيهِمۡ ءَايَٰتِنَا فِي ٱلۡأٓفَاقِ وَفِيٓ أَنفُسِهِمۡ حَتَّىٰ يَتَبَيَّنَ لَهُمۡ أَنَّهُ ٱلۡحَقُّۗ أَوَلَمۡ يَكۡفِ بِرَبِّكَ أَنَّهُۥ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ شَهِيدٌ ٥٣
Мы покажем им Наши знамения по свету и в них самих, пока им не станет ясно, что это есть истина. Неужели не достаточно того, что твой Господь является Свидетелем всякой вещи?
Ne do t’ua bëjmë atyre të mundshme që t’i shohin Shenjat Tona në horizont dhe në veten e tyre, derisa t’u bëhet e qartë se Ai(Kur'ani)është i Vërtetë. -Kuptimi: Nëse pretendoni se keni dyshime për saktësinë e kësaj Shpalljeje, atëherë dijeni se Allahu i Lartësuar ka për t’ju bërë të shihni shenjat e Tij në gjithësi, në qiell dhe në tokë, ose në ngjarjet madhështore, të cilat i japin dritë kujtdo që kërkon ta shohë të vërtetën. Gjithashtu, Allahu ju ka sjellë shenja e fakte edhe në vetet tuaja. Çdokush mund të shohë te vetja çuditë e krijimit të Allahut të Madhëruar, që të bindet për madhështinë dhe fuqinë e Tij. Nga ana tjetër, duke parë ndëshkimet me të cilat ai ka goditur mohuesit e të vërtetës, si dhe suksesin e mirësitë që u ka dhuruar besimtarëve, ju do të bindeni se Kur’ani dhe gjithçka që ai përmban është e vërteta e sigurt nga Zoti i Madhëruar. Allahu i Lartësuar u ka dhënë gjithmonë shenja dhe argumente të shumta adhuruesve të Tij, nëpërmjet të cilave u jepet siguri e plotë se Kur’ani është i vërtetë nga Zoti. Allahu i Lartësuar është i vetmi që jep dritën e imanit. Ai udhëzon atë që Ai dëshiron, me mëshirën dhe bujarinë e Tij, dhe e lë jashtë rruge Atë që Ai dëshiron, me drejtësinë dhe urtësinë e Tij.A nuk mjafton që Zoti yt është Dëshmues për çdo gjë? -Kuptimi: A nuk u mjafton atyre që të binden se Kur’ani është i vërtetë dhe se njeriu që e përcolli atë është besnik, fakti që vetë Allahu dëshmon për një gjë të tillë? Vetë Allahu i Madhëruar dëshmon për vërtetësinë e Profetit (a.s.) dhe të Kur'anit, dhe dihet se Allahu është Dëshmuesi i vërtetë. Përveç kësaj, për të provuar vërtetësinë e Kur’anit dhe besnikërinë e Muhamedit (a.s.), Allahu i Lartësuar e ndihmoi dhe i dhuroi atij fitoren në botë. Kjo qe një shenjë e fortë dhe dëshmi e gjallë dhe e prekshme, për ata që meditojnë pak në historinë e Profetit dhe të kësaj feje madhështore.
41:54Страница 482
أَلَآ إِنَّهُمۡ فِي مِرۡيَةٖ مِّن لِّقَآءِ رَبِّهِمۡۗ أَلَآ إِنَّهُۥ بِكُلِّ شَيۡءٖ مُّحِيطُۢ ٥٤
Воистину, они сомневаются во встрече со своим Господом. Воистину, Он объемлет всякую вещь.
Vërtet, ata janë në dyshim për takimin me Zotin e tyre, ... -Ata janë të pasigurt për ringjalljen dhe për llogarinë në Ditën e Gjykimit. Për sytë e tyre ekziston veçse jeta e kësaj bote, prandaj ata nuk punojnë aspak për ahiretin dhe nuk i kushtojnë fare rëndësi atij. Por të mos harrojnë:... por le ta dinë se pushteti i Tij përfshin gjithçka. -Allahu i Madhërishëm përfshin gjithçka me dijen, pushtetin dhe krenarinë e Tij. Askush nuk del jashtë kësaj diturie dhe askush nuk mund t’i shmanget pushtetit të Fuqiplotit.Këtu përfundon edhe tefsiri i sures Fussilet, me mirësinë e Allahut të Lartësuar!
Текст: Quranic Universal Library (Tarteel) через spa5k/tafsir_api (MIT), в зафиксированной версии. Аяты: Quran Foundation. Источники и лицензии