Ас-Саади · Тафсир · на албанском
Аз-Зухруф 43:81–89
43:81Страница 495
قُلۡ إِن كَانَ لِلرَّحۡمَٰنِ وَلَدٞ فَأَنَا۠ أَوَّلُ ٱلۡعَٰبِدِينَ ٨١
Скажи: «Если бы у Милостивого был сын, то я первым стал бы поклоняться (Аллаху или Его сыну)».
Thuaju(o Muhammed): “Sikur i Gjithmëshirshmi të kishte fëmijë, unë do të isha i pari adhurues i tij.” -Kuptimi: O i Dërguari besnik! Ata shpifin se Zoti ka fëmijë, ata shpifin për Atë që është Një, i Vetëm, i Pashoq dhe i Pakrahasueshëm, për Atë që çdokush i drejtohet për nevojat e veta, për Atë që është i Plotë, Jonevojtar e Absolut në çdo drejtim. Atij nuk i takon që të ketë grua e as fëmijë. Askush nuk mund të jetë i barabartë apo i njëjtë me Allahun dhe as mund t’i afrohet madhërisë së Tij. Thuaju këtyre mjeranëve: “Nëse vërtetë Zoti do të kishte fëmijë, unë do të isha i pari adhurues i këtij fëmije, sepse ai do të ishte pjesë e të atit. Nëse kjo do të ishte e vërtetë dhe diçka e dashur për Zotin, unë do ta zbatoja me korrektësi, sepse unë jam i pari zbatues i asaj që Zoti e dëshiron dhe e do. Por çështja nuk është kështu, prandaj unë jam i pari që e mohoj një paturpësi të tillë!” Kjo teori e stisur nga injorantët është diçka e papranueshme për profetët e Zotit. Ata janë njerëzit më të përkushtuar në bindjen dhe adhurimin e Zotit, si dhe në zbatimin e urdhrave dhe veprave të dashura për Të. Po ashtu, ata janë njerëzit më të kujdesshëm për t’u larguar nga çdo gjë e keqe dhe për të qortuar njerëzit nga ato. Nëse Mëshiruesi vërtet do të kishte bir, Muhamedi (a.s.) do të ishte i pari adhurues i tij dhe nuk do të ishin idhujtarët ata që do të mund t’ia kalonin atij në këtë çështje. Por duke qenë se Profeti nuk e bëri këtë gjë, pra, nuk e pranoi se Zoti ka fëmijë, atëherë kjo është diçka jo e vërtetë. Ka mundësi që ajeti të kuptohet edhe në një mënyrë tjetër: “Nëse Mëshiruesi do të kishte fëmijë, atëherë unë do të isha përsëri i pari që do të adhuroja Mëshiruesin. Mënyra kryesore e shprehjes së adhurimit për Allahun është që të pohoj për Të gjithçka që Ai ka pohuar për Veten e Vet dhe të mohoj çdo gjë që Ai e ka mohuar për Veten e Vet, kur flitet për cilësitë, emrat dhe atributet e Tij.” Në këtë rast, pranimi i fëmijës për Zotin do të ishte një prej adhurimeve të shprehura thjesht me fjalë dhe me zemër. Përfundimisht, pretendimet e idhujtarëve janë të gabuara dhe të papranueshme, qoftë nga ana logjike, qoftë nga ana e fakteve hyjnore.
43:82Страница 495
سُبۡحَٰنَ رَبِّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ رَبِّ ٱلۡعَرۡشِ عَمَّا يَصِفُونَ ٨٢
Пречист Господь небес и земли, Господь Трона, и далек от того, что они приписывают.
I Lartësuar dhe larg të metave është Zoti i qiejve e i Tokës, Zoti i Fronit, nga ajo që ata i përshkruajnë. -Allahu i Madhëruar është i pastër dhe shumë lart pasjes së të barabartëve apo të njëjtëve me Të, shumë lart pasjes së ndihmuesve e aleatëve, shumë lart pasjes së fëmijëve e çdo lloj përshkrimi të ngjashëm që i kanë bërë idhujtarët.
43:83Страница 495
فَذَرۡهُمۡ يَخُوضُواْ وَيَلۡعَبُواْ حَتَّىٰ يُلَٰقُواْ يَوۡمَهُمُ ٱلَّذِي يُوعَدُونَ ٨٣
Оставь же их погружаться в словоблудие и забавляться, пока они не встретят тот день их, который им обещан.
Lëri ata të zhyten më thellë(në padrejtësitë e tyre)dhe të argëtohen,... -Lëri ata të zhyten në të kotën dhe të luajnë me gjëra të paqena e të pavërteta. Njohuritë e tyre janë të dëmshme dhe aspak të dobishme. Ata merren me dituri të dëmshme, nëpërmjet së cilës synojnë të përmbysin të vërtetën, që profetët sollën. Ndërsa veprat e adhurimet e tyre janë me të vërtetë mendjelehtësira. Ato janë vepra nëpërmjet të cilave shpirti nuk mund të pastrohet dhe vepra që nuk prodhojnë dituri e mirësi. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar i paralajmëron për atë që i pret në Ditën e Gjykimit:... derisa të arrijnë ditën(e dënimit)që u është kërcënuar. -Atë ditë do të shohin realisht se çfarë kanë arritur me gjynahet dhe padrejtësitë e tyre. Atë ditë do të vuajnë ndëshkimin dhe dëshpërimin e pafund.
43:84Страница 495
وَهُوَ ٱلَّذِي فِي ٱلسَّمَآءِ إِلَٰهٞ وَفِي ٱلۡأَرۡضِ إِلَٰهٞۚ وَهُوَ ٱلۡحَكِيمُ ٱلۡعَلِيمُ ٨٤
Он - Тот, Кто является Богом на небесах и на земле. Он - Мудрый, Знающий.
Ai është i vetmi Zot(që e meriton të adhurohet)në qiell dhe i vetmi Zot(që e meriton të adhurohet)në Tokë. -Allahu i Madhëruar na tregon se Ai është Një dhe i Vetëm në meritën e adhurimit, në qiej dhe në Tokë. Të gjithë banorët e qiellit dhe besimtarët në Tokë e adhurojnë Atë, e madhërojnë, i nënshtrohen lartësisë së Tij, tregojnë dobësinë, varfërinë dhe nevojën e tyre të plotë ndaj pushtetit, bujarisë dhe mëshirës së të Plotit e Absolutit. Në një ajet tjetër, i Madhëruari thotë: “Atë e madhërojnë (me tesbih) shtatë qiejt, Toka dhe gjithçka në to. Nuk ka gjë që nuk e madhëron Atë (me tesbih), duke e lavdëruar, por ju nuk e kuptoni madhërimin (tesbihun) e tyre. Ai është i Butë dhe Falës i madh.” [Isra 44]. Ose: “Gjithçka në qiej e në Tokë i bën sexhde vetëm Allahut, me hir a me pahir, e po kështu edhe hijet e tyre në mëngjes e mbrëmje.” [Ra’d 15]. Allahu i Lartësuar është Zoti i vetëm me meritë, të Cilit duhet t’i përkushtohen adhurimet, në shenjë dashurie, madhërimi e nënshtrimi ndaj Tij. Atij i përulen të gjitha krijesat: ose me dëshirë dhe vullnet, ose të detyruara. Në një ajet të ngjashëm thuhet: “Ai është Allahu (i vetmi i adhuruar)në qiej dhe në Tokë. Ai i di të gjitha fshehtësitë tuaja dhe ato që i shfaqni haptazi; Ai di gjithçka që ju veproni.” [En’am 3]. Adhurimi dhe dashuria për Të kanë mbushur qiejt dhe Tokën, ndërsa Ai është sipër Fronit të Tij, i veçuar nga krijesat e Tij, i Vetëm në madhështinë e Tij, i Vetmi, i Lartësuari, i Lavdishmi dhe i Ploti në çdo aspekt.Ai është i Urti e i Gjithëdituri. -Allahu është El Hakim, Ai që përsosi me urtësinë e Tij gjithçka që krijoi dhe çdo ligj që përcaktoi. Krijimi i Tij, ligjet për krijesat e Tij dhe shpërblimi që premtoi për ta, janë bërë të gjitha me urtësi të padiskutueshme. Allahu është, gjithashtu, El Alim - i Ditur për gjithçka. Ai di në imtësi dhe thellësisht çdo të fshehtë dhe jo të fshehtë. Atij nuk mund t’i fshihet gjë, as sa grima më e vogël, në botën qiellore dhe atë tokësore.
43:85Страница 495
وَتَبَارَكَ ٱلَّذِي لَهُۥ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَا وَعِندَهُۥ عِلۡمُ ٱلسَّاعَةِ وَإِلَيۡهِ تُرۡجَعُونَ ٨٥
Благословен Тот, Кому принадлежит власть над небесами, землей и тем, что между ними. У Него - знание о Часе, и к Нему вы будете возвращены.
I Lartësuar qoftë Ai, në dorën e të Cilit është sundimi i qiejve e i Tokës dhe i çfarë gjendet ndërmjet tyre! -U madhëroftë dhe u lartësoftë Allahu, u shtofshin begatitë dhe mirësitë e Tij, u lavdëroftë për cilësitë e Tij, për pushtetin e Tij dhe mbretërimin e Tij! Jo më kot sundimi i Tij gjithëpërfshirës mbi qiejt, Tokën e gjithçka mes tyre përmendet bashkë me faktin se Allahu është i Ditur për gjithçka. Madje, Allahu i Madhëruar është i vetmi që ka dituri mbi shumë çështje, për të cilat nuk di askush tjetër, qofshin profetë apo melekë, si për shembull:Vetëm Ai e di çastin e Kijametit ... -Dituria për çastin e Kijametit i takon vetëm Zotit. Askush tjetër nuk e di se kur do të ndodhë Kijameti. Tregues i mbretërimit dhe i pushtetit të Tij absolut është edhe fakti se Ai është Sunduesi i dynjasë dhe ahiretit, prandaj thuhet më pas:...dhe tek Ai do të ktheheni. -Kur të ktheheni tek Ai, në ahiret, Ai do të japë gjykimin e Tij të drejtë për veprat tuaja. Tregues i pushtetit dhe i sundimit të plotë të Allahut është edhe fakti se askush tjetër nuk ka në dorë ndonjë çështje të caktuar, madje edhe për të ndërmjetësuar tek Ai nevojitet patjetër leja e Tij, të cilën Allahu ia jep atij që Ai dëshiron. I Plotpushtetshmi dhe Sunduesi i vetëm i dynjasë dhe i ahiretit thotë:
43:86Страница 495
وَلَا يَمۡلِكُ ٱلَّذِينَ يَدۡعُونَ مِن دُونِهِ ٱلشَّفَٰعَةَ إِلَّا مَن شَهِدَ بِٱلۡحَقِّ وَهُمۡ يَعۡلَمُونَ ٨٦
Те, к кому вы взываете помимо Него, не владеют заступничеством. Заступаться будут только за тех или только те, которые осознанно засвидетельствовали истину.
Ata të cilëve u luteni në vend të Allahut nuk kanë në dorë ndonjë mundësi për ndërmjetësim(tek Zoti),... -Të gjithë ata që janë adhuruar në dynja, qofshin profetë, melekë etj., nuk do të kenë asnjë mundësi tek Allahu i Madhëruar pa lejen e Tij. Edhe ata që do të lejohen, do të mund të ndërmjetësojnë vetëm për ata me të cilët Zoti është i kënaqur. I Madhëruari thotë:...përveçse për ata(besimdrejtë)që dëshmuan të vërtetën dhe ishin të ditur(rreth saj). -Përveç atyre që dëshmojnë të vërtetën, duke e pranuar me zemër, duke qenë të qartë dhe të ditur për atë të vërtetë. Kjo është dëshmia për njëshmërinë e Allahut të Madhëruar në çdo aspekt, për vërtetësinë e të dërguarve si profetë të Zotit dhe të shpalljeve hyjnore. Ajo është dëshmia për vërtetësinë e themeleve e fesë dhe të degëzimeve të saj. Vetëm për këta do të vlejë ndërmjetësimi i profetëve, i melekëve dhe i të tjerëve që do t’u jepet leja. Këta do të jenë të shpëtuarit nga ndëshkimi i Allahut të Lartësuar. Pastaj Allahu i Madhëruar thotë:
43:87Страница 495
وَلَئِن سَأَلۡتَهُم مَّنۡ خَلَقَهُمۡ لَيَقُولُنَّ ٱللَّهُۖ فَأَنَّىٰ يُؤۡفَكُونَ ٨٧
Если ты спросишь у них, кто сотворил их, они непременно скажут: «Аллах». До чего же они отвращены от истины!
Nëse ti i pyet se kush i krijoi, ata, me siguri, do të thonë: “Allahu.” -Po t’i pyesje idhujtarët se kush është Krijuesi, Sunduesi, Furnizuesi dhe Kujdestari i krijesave, ata do të dëshmonin se Ai është vetëm Allahu.Përse, atëherë, i kthejnë shpinën Atij? -Kuptimi: Kur ata dëshmojnë se është vetëm Allahu Krijuesi, Sunduesi, Furnizuesi dhe Kujdestari i krijesave, atëherë si është e mundur që adhurimet, dashurinë dhe përuljen ia përkushtojnë dikujt tjetër veç Tij?! Nëse pranojnë teuhidin në rububije, ata duhet që të pranojnë edhe njëshmërinë e Allahut në meritën e adhurimit. Ky argument konsiderohet si nga më të fuqishmit në hedhjen poshtë të idhujtarisë.
43:88Страница 495
وَقِيلِهِۦ يَٰرَبِّ إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ قَوۡمٞ لَّا يُؤۡمِنُونَ ٨٨
Он сказал: «Господи! Воистину, они - люди неверующие».
Ai(Muhamedi)tha: “O Zoti im! Vërtet, këta janë njerëz që nuk besojnë.” -Ky ajet ka lidhje me fjalinë e mësipërme: “Vetëm Ai e di çastin e Kijametit.”. Domethënë, vetëm Ai ka dijeni për Kijametin, ashtu si edhe për fjalët e Profetit (a.s), kur tha: “Këta janë njerëz që nuk besojnë”. Pra, Allahu i Madhëruar e ka dëgjuar edhe ankesën e Profetit, që flet me shqetësim për refuzimin e popullit të tij. Allahu ka dijeni të plotë për gjendjen e tyre dhe është i Plotfuqishëm që t’ua përshpejtojë ndëshkimin, por Ai tregohet Halim - i Butë e Tolerues, që nuk nxitohet të ndëshkojë, por afatizon, që robërit të mund të pendohen dhe të kthehen në udhën e drejtë.
43:89Страница 495
فَٱصۡفَحۡ عَنۡهُمۡ وَقُلۡ سَلَٰمٞۚ فَسَوۡفَ يَعۡلَمُونَ ٨٩
Отвернись же от них и скажи: «Мир!». Скоро они узнают.
Largohu prej tyre dhe thuaj: “Selam!” -Domethënë, ji tolerant dhe falës ndaj tyre, kundrejt mundimeve që të shkaktojnë me fjalët, sjelljet dhe veprimet e tyre. Kundërpërgjigjja jote ndaj tyre të jetë veçse me selam, ashtu siç dinë të sillen të mençurit me të paditurit. Vepro ashtu siç dinë të reagojnë adhuruesit e Rahmanit, siç thuhet në një ajet tjetër: “Adhuruesit e të Gjithmëshirshmit janë ata që ecin nëpër Tokë të qetë, e kur injorantët u drejtohen atyre me fjalë (fyese), ata thonë: “Paqe (selâm)!”” [Furkan 63]. Dhe, me të vërtetë, Profeti (a.s.) e zbatoi porosinë e Zotit të tij. Ai u tregua tolerant, falës dhe i mëshirshëm, me gjithë mundimet e gjata dhe të dhimbshme që i shkaktoi populli i tij. Ai iu kundërpërgjigj këtij trajtimi të ashpër veçse me fjalët më të bukura dhe më të zgjedhura. Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi Profetin (a.s.), mbi njeriun me moralin më të lartë, mbi atë që Zoti e dalloi me dhunti të veçanta, me të cilat ai i tejkaloi gradat e banorëve të qiellit dhe të Tokës, madje duke qëndruar më lart se yjet.Ata do ta kuptojnë më vonë. -Më vonë do ta mësojnë përfundimin e gjynaheve dhe ndëshkimin për krimet e tyre.
Текст: Quranic Universal Library (Tarteel) через spa5k/tafsir_api (MIT), в зафиксированной версии. Аяты: Quran Foundation. Источники и лицензии