Ас-Саади · Тафсир · на албанском
الأحقاف
Аль-Ахкаф
Барханы · Мекканская · 35 аятов
46:1–2Страница 502
حمٓ ١
Ха. Мим.
تَنزِيلُ ٱلۡكِتَٰبِ مِنَ ٱللَّهِ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡحَكِيمِ ٢
Писание ниспослано от Аллаха Могущественного, Знающего.
Ha, Mim. Shpallja e Librit është prej Allahut, Ngadhënjimtarit, të Urtit. -Ky është një lavdërim që Allahu i Madhëruar i bën Librit të Tij të mrekullueshëm dhe madhështor. Kjo është dhe ftesë për njerëzit, që ata të udhëzohen me dritën e Kur'anit dhe të meditojnë më shumë rreth ajeteve të tij, sepse kështu mund të përfitojnë prej thesareve të fshehura të tij.
46:3Страница 502
مَا خَلَقۡنَا ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَمَا بَيۡنَهُمَآ إِلَّا بِٱلۡحَقِّ وَأَجَلٖ مُّسَمّٗىۚ وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ عَمَّآ أُنذِرُواْ مُعۡرِضُونَ ٣
Мы сотворили небеса, землю и то, что между ними, только ради истины и на определенный срок. Но те, которые не веруют, отворачиваются от того, от чего их предостерегают.
Ne i krijuam qiejt e Tokën dhe gjithçka që ekziston ndërmjet tyre, veçse me një qëllim të drejtë dhe për një afat të caktuar. -Pasi përmendi shpalljen e Librit, i cili përmban ligjin e Tij, Allahu i Madhëruar tregon se është Ai që i ka krijuar qiejt dhe Tokën. Në këtë mënyrë, Ai pohon për Veten dy atribute: krijimin e krijesave dhe vendosjen e ligjeve për to. Vetëm Atij i takon çështja e krijimit dhe e vendosjes së ligjit, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Vërtet, Zoti juaj është Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë, pastaj qëndroi mbi Fron. Ai e mbulon ditën me natën, që me të shpejtë e kërkon atë sërish. Edhe Dielli, Hëna dhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. Vetëm Atij i takon Krijimi dhe Sundimi. I madhëruar qoftë Allahu, Zoti i botëve!”. [El ea’raf 54]. Ose: “Allahu është Ai që krijoi shtatë qiej dhe Toka po aq sa ata. Nëpër to zbret vendimi i Tij, për të qenë të bindur se Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka dhe se me të vërtetë, Allahu ka përfshirë gjithçka me dijen e Vet.” [Talak 12]. Ose: “Me urdhrin e Tij ia zbret melekët me shpallje kujt të dojë nga robërit e vet (duke u thënë:) Paralajmëroni se nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Meje, prandaj (vetëm)Mua të ma kini frikën.” [Nahl 2]. Është Allahu i Lartësuar që i krijoi njerëzit e xhindët, që do mbajnë përgjegjësi për veprat e tyre, e krijoi gjithçka tjetër që ekziston. Ai krijoi edhe vendin ku ata jetojnë e banojnë. Përveç kësaj, Allahu i Lartësuar krijoi gjithçka që ndodhet mes qiejve e Tokës, për t’ua vënë në shërbim njerëzve e xhindëve. Pastaj, gjatë kohërave, dërgoi tek ata profetë, të cilëve u shpalli libra qiellorë. Në këto libra, Ai u përcaktoi robërve urdhra dhe ndalesa, u vendosi kufij dhe ligje, sipas të cilëve ata duhet të jetojnë në këtë jetë. Ai i njoftoi, gjithashtu, se kjo jetë është koha kur duhet të punojnë. Kjo është botë kalimtare, e jo vendqëndrimi i përhershëm i tyre. Do të vijë një ditë që ata të largohen nga kjo botë, për të shkuar në botën tjetër, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Atje do ta marrin të plotë shpërblimin për veprat që bëjnë në këtë dynja dhe për mënyrën si iu përgjigjën profetëve dhe si i trajtuan shpalljet që ata sollën. Allahu i Madhëruar ka sjellë fakte të pamohueshme për vërtetësinë e jetës së ahiretit. Ai ka bërë që njerëzit ta provojnë shpërblimin dhe ndëshkimin që në këtë jetë, që t’u shërbejë si nxitës i fortë për të arritur të mirën dhe për t’u ruajtur nga e keqja. I Madhëruari thotë: “Ne i krijuam qiejt e Tokën dhe gjithçka që ekziston ndërmjet tyre, veçse me një qëllim të drejtë dhe për një afat të caktuar.”. Pra, ato nuk u krijuan kot, pa ndonjë qëllim, por me një qëllim shumë të rëndësishëm: që robërit të njohin dhe të binden për madhështinë e Krijuesit, si dhe të gjejnë në to fakte që dëshmojnë se Krijuesi i tyre është i Plotë në çdo aspekt e pa mangësi. Ata duhet të jenë të bindur se Allahu që krijoi këtë gjithësi madhështore dhe kaq të rregullt është tërësisht i Plotfuqishëm që t’i ringjallë krijesat pas vdekjes së tyre, për t’i marrë në llogari dhe për t’i shpërblyer për veprat e tyre. Allahu i Lartësuar na njofton, gjithashtu, se kjo botë do të vazhdojë të jetë deri në një afat të caktuar. Por edhe pse i Madhëruari, i Cili është më i Vërteti në fjalët e Tij, na mëson se cili është qëllimi i krijimit tonë, duke na ndriçuar faktet që e dëshmojnë këtë, përsëri ka disa krijesa që nuk i përgjigjen ftesës dhe porosive të Tij, por u kthejnë shpinën atyre. Ata shpërfillin Shpalljen e Zotit dhe kundërshtojnë, madje luftojnë dhe u përpiqen me të gjitha forcat për të penguar ftesën e profetëve. Duke treguar për gjendjen e këtyre të mjerëve, i Lartësuari thotë:Megjithatë, ata që nuk besojnë, janë mospërfillës ndaj paralajmërimeve që u bëhen. -Ndërsa ata që besojnë, kur kuptojnë realitetin dhe gjendjen e tyre, i pranojnë këshillat dhe porositë e Zotit të tyre, madje i dorëzohen plotësisht Atij, me dashuri e drojë. Kështu, ata kanë fituar çdo të mirë dhe kanë shpëtuar nga çdo e keqe.
46:4Страница 502
قُلۡ أَرَءَيۡتُم مَّا تَدۡعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ أَرُونِي مَاذَا خَلَقُواْ مِنَ ٱلۡأَرۡضِ أَمۡ لَهُمۡ شِرۡكٞ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِۖ ٱئۡتُونِي بِكِتَٰبٖ مِّن قَبۡلِ هَٰذَآ أَوۡ أَثَٰرَةٖ مِّنۡ عِلۡمٍ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ ٤
Скажи: «Видели ли вы тех, к кому взываете помимо Аллаха? Покажите мне, какую часть земли они сотворили? Или же они являются совладельцами небес? Принесите мне Писание, предшествовавшее этому, или хоть какой след знания, если вы говорите правду».
Thuaju atyre: “A nuk i shihni ata që i lusni në vend të Allahut?..." -Fol me ata që, në vend të Allahut, adhurojnë idhuj, të cilët nuk bëjnë as dëm e as dobi, nuk japin jetë e nuk e marrin atë, idhuj që nuk mund të ringjallin për të marrë në llogari. Fol me ta, duke u shpjeguar pafuqinë dhe pamundësinë e këtyre idhujve, si dhe faktin se ata nuk meritojnë aspak të adhurohen.“Më tregoni, çfarë kanë krijuar ata në Tokë? Apo, vallë, kanë marrë pjesë në krijimin e qiejve?!” -A kanë krijuar idhujt tuaj ndonjë gjë në madhështinë e qiejve dhe të Tokës? Vallë, ata i kanë krijuar malet e i kanë bërë lumenjt të rrjedhin?! Ata i kanë krijuar kafshët dhe i kanë shpërndarë në tokë?! Apo mos kanë ndihmuar ndopak në krijimin e diçkaje tjetër?! Asgjë nga këto nuk ka ndodhur. Vetë ata e pranojnë se i vetmi Krijues është Allahu. Atëherë, njëshmëria e Tij në krijimin, furnizimin, sundimin dhe mbretërimin në këtë gjithësi tregon se Ai është dhe duhet të jetë i vetëm edhe në meritën e adhurimit. Ky është një argument logjik i thjeshtë dhe i pakundërshtueshëm. Pas këtij argumenti logjik, i Lartësuari flet edhe për argumente tekstuale, që flasin për njëshmërinë e Tij në meritën e adhurimit:“Më sillni ndonjë libër tjetër para këtij ose ndonjë gjurmë diturie (nga Zoti), nëse flisni të vërtetën!” -Kuptimi: Sillni një libër të shpallur nga Zoti, që fton për idhujtari! Ose sillni ndonjë argument tekstual të ardhur nga profetët, që të urdhërojë për diçka të tillë! Sigurisht, idhujtarët nuk kanë asnjë mundësi që të sjellin argumente nga Zoti ose nga profetët, për idhujtarinë që praktikojnë. Përkundrazi, të gjithë profetët, pa përjashtim, i kanë ftuar popujt e tyre në njësimin e Zotit në adhurim dhe i kanë ndaluar ata nga idhujtaria, me të gjitha format e saj. Madje, këto ishin porositë më të mëdha dhe më të rëndësishme që ata u sollën popujve nga Zoti i tyre, sikurse thotë i Madhëruari: “Ne çuam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: “Adhuroni vetëm Allahun, e largojuni shejtanëve (adhurimit të tyre)!” Por pati nga ata që Allahu i udhëzoi dhe pati nga ata që merituan të mbeten në humbje. Pra, udhëtoni nëpër botë dhe shihni se si ishte fundi i gënjeshtarëve!” [Nahl 36]. Çdo profet i tha popullit të vet: “O populli im! Adhuroni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër veç Tij, (që meriton të adhurohet). Unë kam frikë për ju dënimin e një Dite të madhe.” [El ea’raf 59]. Nga të gjitha këto kuptohet se, argumentimi i idhujtarëve për të mbrojtur idhujtarinë e tyre është i padrejtë dhe i pabazuar, qoftë në logjikë, qoftë në fakte tekstuale nga profetët. Bazat ku ata mbështeten janë thjesht paragjykime e hamendësime të kota ose arsyetime të dobëta dhe të sëmura. Kotësinë e pretendimeve të tyre e sheh edhe te aktiviteti që bëjnë. Shih, gjithashtu, edhe idhujt, të cilëve iu përkushtohen: vallë, a i ndihmojnë për ndonjë të mirë apo a i ruajnë dot nga ndonjë e keqe, në dynja ose në ahiret?! Prandaj thotë i Madhëruari:
46:5Страница 502
وَمَنۡ أَضَلُّ مِمَّن يَدۡعُواْ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَن لَّا يَسۡتَجِيبُ لَهُۥٓ إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ وَهُمۡ عَن دُعَآئِهِمۡ غَٰفِلُونَ ٥
Кто же находится в большем заблуждении, чем те, которые взывают вместо Аллаха к тем, которые не ответят им до Дня воскресения и которые не ведают об их зове?!
Kush është më i humbur se ata të cilët, në vend të Allahut, u luten atyre që nuk mund t’u përgjigjen (edhe sikur t'u luten) deri në Kijamet?! -Ata kurrë nuk kanë për t’iu përgjigjur ndonjë lutjeje të tyre, deri në përfundimin e kësaj dynjaje. Ata nuk mund t’u sjellin adhuruesve të tyre asnjë dobi. Madje, sikurse thotë i Madhëruari:Ata janë të paditur(e të pafuqishëm t'u përgjigjen)për lutjet e tyre. -Ata as që i dëgjojnë lutjet që u drejtohen dhe aq më pak, t’u përgjigjen atyre. Kjo është gjendja e idhujve në jetën e dynjasë. Ndërsa në ahiret, idhujt do të distancohen nga idhujtaria dhe nga idhujtarët, sikurse thotë i Madhëruari më pas:
46:6Страница 503
وَإِذَا حُشِرَ ٱلنَّاسُ كَانُواْ لَهُمۡ أَعۡدَآءٗ وَكَانُواْ بِعِبَادَتِهِمۡ كَٰفِرِينَ ٦
А когда люди будут собраны, они станут их врагами и будут отвергать их поклонение.
Dhe kur të mblidhen bashkë të gjithë njerëzit(në ditën e Llogarisë), ata(idhujt)do të jenë armiqtë e tyre dhe do t’ua mohojnë adhurimin që u përkushtuan. -Ata do të mallkojnë dhe do të distancohen prej njëri-tjetrit. Idhujt do të mohojnë adhurimin që u kanë bërë adhuruesit e tyre dhe nuk do t’u bëjnë asnjë dobi para Zotit.
46:7Страница 503
وَإِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِمۡ ءَايَٰتُنَا بَيِّنَٰتٖ قَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لِلۡحَقِّ لَمَّا جَآءَهُمۡ هَٰذَا سِحۡرٞ مُّبِينٌ ٧
Когда им читаются Наши ясные аяты, то те, которые не уверовали в истину, когда она явилась к ним, говорят: «Это - очевидное колдовство».
Kur u lexohen ajetet Tona të qarta, mohuesit thonë për të vërtetën, që u ka ardhur: “Kjo është magji e qartë!” -Kur mohuesve të Zotit u lexohen dhe u sqarohen plotësisht shpalljet e Tij, kjo nuk u bën asnjë dobi. Ky sqarim thjesht nuk u lë më asnjë justifikim para Zotit. Madje ata, duke dashur thjesht të mohojnë, kur dëgjojnë fjalën e Zotit, shpifin dhe thonë: “Kjo është magji e qartë!”. Pra, për të vërtetën e sjellë nga Zoti dhe për faktet e padiskutueshme të sjella nga profetët e Tij, këta mashtrues shpifin e thonë se janë thjesht magji. Kjo nuk është gjë tjetër, por veçse një përmbysje e realitetit. Megjithatë, kjo mënyrë mund të gënjejë veçse mendjelehtët. E si mundet që shpalljet dhe mrekullitë, me të cilat Zoti ka mbështetur profetët duke dëshmuar për vërtetësinë e tyre, t’i mohosh e t’i krahasosh me magjinë dhe ligësinë e saj?! Mes dy rasteve ka një ndryshim të madh, sa largësia mes qiellit dhe Tokës. E vërteta është ajo që ngrihet e lartësohet mbi gjithçka. Drita e saj e tejkalon dritën e diellit. Saktësia e saj dëshmohet nga një mori faktesh të shfaqura në natyrë dhe në vetet tona. Të vërtetën e pranojnë dhe i nënshtrohen mendjet më të ndritura dhe krijesat më të zgjedhura, që të jetojnë e punojnë sipas saj. Prandaj, si mund të krahasohet e vërteta me magjinë, e cila është gjëja më e kotë dhe e cila buron veçse nga të devijuarit dhe të padrejtët, nga shpirtligjtë e punëkëqijtë. Në fakt, magjia u shkon për shtat pikërisht atyre që e krahasojnë atë me Shpalljen dhe të vërtetën e Zotit. Këto pretendime janë veçse pallavra, me të cilat synohet thjesht justifikimi për të mos pranuar të vërtetën.
46:8Страница 503
أَمۡ يَقُولُونَ ٱفۡتَرَىٰهُۖ قُلۡ إِنِ ٱفۡتَرَيۡتُهُۥ فَلَا تَمۡلِكُونَ لِي مِنَ ٱللَّهِ شَيۡـًٔاۖ هُوَ أَعۡلَمُ بِمَا تُفِيضُونَ فِيهِۚ كَفَىٰ بِهِۦ شَهِيدَۢا بَيۡنِي وَبَيۡنَكُمۡۖ وَهُوَ ٱلۡغَفُورُ ٱلرَّحِيمُ ٨
Или же они говорят: «Он измыслил его». Скажи: «Если я измыслил его, то вы нисколько не защитите меня от Аллаха. Ему лучше знать о том, о чем вы разглагольствуете. Довольно того, что Он является Свидетелем между мною и вами. Он - Прощающий, Милосердный».
Ose thonë: “Ai(Muhammedi) e ka trilluar vetë atë.” -Ata pretendojnë se Kur'anin e trilloi vetë Muhamedi (a.s), domethënë se nuk është Shpallje e Zotit? Për t’iu kundërvënë këtij pretendimi, Allahu i Lartësuar e udhëzon të Dërguarin e Vet të thotë:Ti thuaju: “Nëse unë e kam trilluar atë, ju nuk keni asnjë mundësi që të më mbroni prej Allahut.” -Mendohuni pak! Allahu ka dijeni të plotë për pretendimin tuaj. Si është e mundur që Ai nuk më ndëshkon për trillimin tim, sikurse pretendoni ju? A mund të më mbroni ju nga Zoti, nëse Ai dëshiron të më ndëshkojë? Po nëse Ai dëshiron të më mëshirojë, vallë, a mund ta pengoni ju mëshirën e Tij?Ai është më i Dituri për të gjitha shpifjet tuaja rreth tij (Kur'anit). -Nëse unë do të isha trillues ndaj Allahut, Ai do të më ndëshkonte me fuqinë e Tij dhe do të ma këpuste arterien e zemrës sime. Ai do të jepte një ndëshkim, që do ta vërente dhe do ta dinte çdokush, sepse trillimi ndaj Tij dhe shtirja si i dërguar i Tij është krimi më i madh ndaj Zotit dhe shpifja më e dënueshme. Më pas, duke i ftuar që të pendohen për armiqësinë ndaj të vërtetës dhe për refuzimin me inat të saj, Allahu i Madhëruar udhëzon e thotë:Por mjafton që Ai është dëshmitar ndërmjet meje dhe jush. Ai është Falësi i Madh e Mëshirëplotë.! -Pendohuni tek Ai dhe ndaluni nga ato gjëra që veproni dhe trilloni! Nëse pendoheni sinqerisht tek Zoti, Ai do t’jua pranojë pendimin dhe do t’ju mëshirojë, duke ju dhënë sukses të bëni të mira dhe duke ju dhururuar për to shpërblime të shumta e të mëdha.
46:9Страница 503
قُلۡ مَا كُنتُ بِدۡعٗا مِّنَ ٱلرُّسُلِ وَمَآ أَدۡرِي مَا يُفۡعَلُ بِي وَلَا بِكُمۡۖ إِنۡ أَتَّبِعُ إِلَّا مَا يُوحَىٰٓ إِلَيَّ وَمَآ أَنَا۠ إِلَّا نَذِيرٞ مُّبِينٞ ٩
Скажи: «Я не являюсь первым из посланников и не знаю, что произойдет со мной и с вами. Я следую только тому, что внушается мне в откровении. Я - всего лишь разъясняющий и предостерегающий увещеватель».
Thuaju: “Unë nuk jam i pari i dërguar e nuk e di se çfarë do të ndodhë me mua e as me ju.” -Unë nuk jam i pari i dërguar i Zotit, e kjo dihet! Pse habiteni me mesazhin që unë sjell? Pse, pra, e refuzoni ftesën time? Shumë profetë të tjerë kanë ardhur para meje dhe mesazhi im është tërësisht në përputhje me mesazhin e tyre. Atëherë, për çfarë arsyeje e refuzoni mesazhin tim, që unë po jua përcjell prej Zotit?“Unë zbatoj vetëm atë që më shpallet ...”. -Unë jam veçse një njeri, dhe si i tillë nuk kam në dorë asnjë çështje. Vetëm Allahu i Madhëruar i ka në dorë të gjitha çështjet, të miat dhe tuajat. Ai do të gjykojë mbi mua dhe mbi ju. Unë nuk vij tek ju me diçka nga vetja ime.“...dhe unë jam veçse një i dërguar, që jep paralajmërime të qarta.”! -Nëse ju e pranoni Shpalljen që unë përcjell nga Zoti juaj e nëse dëgjoni porositë e mia, ky do të jetë fati juaj i mirë dhe lumturia juaj në dynja dhe në ahiret. Por nëse më refuzoni dhe e shpërfillni mesazhin e Zotit të sjellë prej meje, llogaria juaj do të bëhet nga Zoti. Por mos harroni, se unë ju paralajmërova dhe jua tërhoqa vërejtjen, prandaj nuk kam më asnjë përgjegjësi para Zotit tim.
46:10Страница 503
قُلۡ أَرَءَيۡتُمۡ إِن كَانَ مِنۡ عِندِ ٱللَّهِ وَكَفَرۡتُم بِهِۦ وَشَهِدَ شَاهِدٞ مِّنۢ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ عَلَىٰ مِثۡلِهِۦ فَـَٔامَنَ وَٱسۡتَكۡبَرۡتُمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهۡدِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلظَّٰلِمِينَ ١٠
Скажи: «А что, если Коран - от Аллаха, а вы не уверовали в него? Свидетель из числа сынов Исраила (Израиля) засвидетельствовал о том, что было подобно ему, и уверовал в него, а вы возгордились. Воистину, Аллах не наставляет на прямой путь беззаконников!».
Thuaju: “Më tregoni se ç’do të bëhet me ju, nëse ai(Kur'ani)është prej Allahut, kurse ju e mohoni, ndërkohë që një dëshmitar nga bijtë e Israilit dëshmoi për vërtetësinë e tij dhe e besoi, kurse ju tregoheni kryeneçë?!” -Ju e mohoni Kur'anin, por çfarë ndodh nëse ai është libri i Allahut të Madhëruar? Çfarë ndodh, kur për vërtetësinë e tij dëshmojnë më të zgjedhurit dhe më të udhëzuarit nga mesi i ithtarëve të Librit, të cilët kishin patur shumë shenja e fakte për të njohur të vërtetën? Nëse ju e mohoni atë, a nuk është ky krimi më i madh? Nëse mesazhi i sjellë prej meje është në përputhje me mesazhin e të gjithë profetëve, dhe kjo është pranuar nga pasuesit e denjë të profetëve, ndërsa ju nuk doni ta pranoni, a nuk është ky tregues i padrejtësisë, i kufrit, i mendjelehtësisë dhe i injorancës tuaj? Dijeni, atëherë, se me mendjemadhësi dhe me shpërfilljen e fakteve të pamohueshme të sjella nga Zoti, ju nuk keni për ta gjetur kurrë të vërtetën. Allahu i Madhëruar thotë:Allahu nuk i udhëzon në rrugën e shpëtimit njerëzit e padrejtë. -Prej padrejtësisë është edhe shpërfillja me fodullëk e të vërtetës, pasi të krijohet mundësia ta kuptosh dhe ta pranosh atë.
46:11Страница 503
وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لِلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَوۡ كَانَ خَيۡرٗا مَّا سَبَقُونَآ إِلَيۡهِۚ وَإِذۡ لَمۡ يَهۡتَدُواْ بِهِۦ فَسَيَقُولُونَ هَٰذَآ إِفۡكٞ قَدِيمٞ ١١
Неверующие сказали верующим: «Если бы это было благом, то они не опередили бы нас в этом». Они не стали руководствоваться им, и поэтому они скажут: «Это - старое измышление».
Jobesimtarët thonë për besimtarët:... -Mohuesit e të vërtetës, të cilët shfaqin armiqësi ndaj ftesës së Zotit, thonë:Sikur të ishte besimi(ne Muhamedin)ndonjë gjë e mirë, ata(besimtarët) nuk do ta besonin para nesh. -Kuptimi: Nëse besimi dhe nënshtrimi ndaj kësaj, që ju e quani Shpallje e Zotit, do të ishte diçka e mirë, nuk do të na kalonte kush në këtë aspekt. Pra, do të ishim ne të parët që do ta përqafonin atë, e jo këta që quhen ‘besimtarë’. Por, kjo është thjesht një mendjemadhësi e shëmtuar nga ana e tyre. E si mund të gjykosh për vërtetësinë apo jo të diçkaje duke u nisur nga fakti se e preferon atë apo jo? Çfarë kriteri qenka ky? Vallë, ata janë më zemërpastërtit, më shpirtkulluarit, më mendjendriturit e më të urtët?! Apo çështja e udhëzimit në rrugën e drejtë është e drejta e tyre ekskluzive?! Jo, kurrsesi nuk është kështu! Këto fjalë janë thjesht ngushëllim dhe justifikime, që ata gjejnë për veten e tyre, për diçka që nuk e arrijnë dot. Ata nuk mund ta gjejnë udhëzimin, sepse u janë përkushtuar epsheve e dëshirave të tyre për këtë dynja, prandaj gjejnë si rrugëzgjidhje që ta shpërfillin dhe ta shajnë atë. Prandaj i Madhëruari thotë:Ata(mosbesimtarët) nuk e pranuan udhëzimin(e Kur’anit), prandaj thonë: “Ai(Kur'ani)është një mashtrim i vjetër!”. -Ky është shkaku i vërtetë që i shtyu ata që të shpërfillin dhe të trillojnë gënjeshtra për të vërtetën. Ata nuk e pranojnë udhëzimin e Shpalljes hyjnore, kështu që nuk ndriçohen me dritën e saj, duke u shpëtuar nga duart, në këtë mënyrë, gjëja më e vyer që dikush mund të synojë. Si rrjedhojë, ata gjejnë si zgjidhje cenimin e madhështisë së Shpalljes, duke thënë se ajo është mashtrim e trillim. Ata shpifin për të, edhe pse ajo është e vërteta, për të cilën nuk duhet të ketë asnjë dyshim dhe pasiguri. Kur'ani është në të njëjtën linjë dhe vërtetues i të gjitha shpalljeve të Zotit të sjella para tij, ndër të cilët është edhe Teurati, libri që Zoti i shpalli Musait (a.s.). I Madhëruari thotë:
46:12Страница 503
وَمِن قَبۡلِهِۦ كِتَٰبُ مُوسَىٰٓ إِمَامٗا وَرَحۡمَةٗۚ وَهَٰذَا كِتَٰبٞ مُّصَدِّقٞ لِّسَانًا عَرَبِيّٗا لِّيُنذِرَ ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ وَبُشۡرَىٰ لِلۡمُحۡسِنِينَ ١٢
До него было Писание Мусы (Моисея), которое было руководством и милостью. А это Писание на арабском языке, подтверждающее предыдущие Писания, ниспослано для того, чтобы предостеречь тех, которые поступают несправедливо, и обрадовать творящих добро.
Para Kur'anit është shpallur Libri i Musait, si udhërrëfyes dhe mëshirë. ... -Zoti e bëri Teuratin udhëzim dhe mëshirë, që bijtë e Israilit të gjenin nëpërmjet tij rrugën e udhëzimit dhe të kishin ligjet e jetës dhe të adhurimit. Nëse do ta zbatonin, do të arrinin mirësinë në dynja dhe në ahiret.Kur'ani është një Libër që e vërteton atë (Teuratin)... -Ky libër është vërtetues dhe miratues i shpalljeve hyjnore të mëparshme. Atë që Kur'ani e dëshmon si të vërtetë, ajo është e vërtetë, sepse ai është në përputhje të plotë me të gjitha shpalljet e tjera të Zotit. Këtë libër Allahu i Madhëruar e shpalli në gjuhën arabe, që kuptimi dhe përfitimi prej tij jenë më të thjeshtë. Po në këtë mënyrë, ai është bërë i thjeshtë për t’u mësuar përmendësh.… dhe është shpallur në gjuhën arabe, për t’u tërhequr vërejtjen atyre që bëjnë gjynahe dhe si lajm i mirë për vepërmirët. -Allahu i Madhëruar e shpalli Kur'anin që të paralajmërojë ata që i bëjnë padrejtësi vetes duke shkelur e tejkaluar kufijtë e Zotit dhe duke mos iu bindur Atij. Ai i paralajmëron ata për një ndëshkim të rëndë nëse vazhdojnë me padrejtësitë dhe rrugën e tyre të humbjes. Por ky libër u shpall, gjithashtu, edhe që të përgëzojë vepërmirët, të cilët i përkryejnë të gjitha adhurimet e përkushtuara Allahut dhe janë bamirës me krijesat e Allahut. Ata përgëzohen me një shpërblim të madh në dynja dhe në ahiret. Në Kur'an janë treguar qartë veprat nga të cilat duhet të ruhemi dhe veprat që duhet t’i kryejmë.
46:13Страница 503
إِنَّ ٱلَّذِينَ قَالُواْ رَبُّنَا ٱللَّهُ ثُمَّ ٱسۡتَقَٰمُواْ فَلَا خَوۡفٌ عَلَيۡهِمۡ وَلَا هُمۡ يَحۡزَنُونَ ١٣
Воистину, те, которые сказали: «Наш Господь - Аллах», - и последовали прямым путем, не познают страха и не будут опечалены.
Ata që thonë: “Zoti ynë është Allahu” dhe pastaj qëndrojnë të palëkundur, nuk do të kenë frikë dhe as do të brengosen.” -Ata të cilët e besojnë Zotin e tyre si të vetmin Krijues, Sundues, Mbretërues dhe Administrues të çështje-ve të tyre, dëshmojnë se Ai është Një, i Vetëm dhe i Pashoq, pastaj janë të palëkundur në këtë bindje ndaj Tij, gjatë gjithë jetës së tyre, ata nuk do të kenë frikë për të ardhmen dhe as brenga për të kaluarën.
46:14Страница 503
أُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡجَنَّةِ خَٰلِدِينَ فِيهَا جَزَآءَۢ بِمَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ ١٤
Они являются обитателями Рая, в котором они пребудут вечно в воздаяние за то, что они совершали.
Ata do të jenë banorë të Xhenetit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë, ... -Ja, të tillë rob do të jenë banorët e Xhenetit, ku do të jenë gjithmonë dhe kurrë nuk do të kërkojnë të ikin prej atij apo ta shkëmbejnë atë me diçka tjetër.... si shpërblim për atë që kanë punuar ... -Ata do të jenë të përjetshëm në Xhenet, të cilin Zoti e ka bërë si shpërblim për të mirat që kryejnë në dynja, duke filluar me besimin e pastër tek Allahu, dhe duke vazhduar me veprat të mira të nxitura nga ky iman, si dhe përqendrimi në këtë rrugë.
46:15Страница 504
وَوَصَّيۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ بِوَٰلِدَيۡهِ إِحۡسَٰنًاۖ حَمَلَتۡهُ أُمُّهُۥ كُرۡهٗا وَوَضَعَتۡهُ كُرۡهٗاۖ وَحَمۡلُهُۥ وَفِصَٰلُهُۥ ثَلَٰثُونَ شَهۡرًاۚ حَتَّىٰٓ إِذَا بَلَغَ أَشُدَّهُۥ وَبَلَغَ أَرۡبَعِينَ سَنَةٗ قَالَ رَبِّ أَوۡزِعۡنِيٓ أَنۡ أَشۡكُرَ نِعۡمَتَكَ ٱلَّتِيٓ أَنۡعَمۡتَ عَلَيَّ وَعَلَىٰ وَٰلِدَيَّ وَأَنۡ أَعۡمَلَ صَٰلِحٗا تَرۡضَىٰهُ وَأَصۡلِحۡ لِي فِي ذُرِّيَّتِيٓۖ إِنِّي تُبۡتُ إِلَيۡكَ وَإِنِّي مِنَ ٱلۡمُسۡلِمِينَ ١٥
Мы заповедали человеку делать добро его родителям. Матери тяжело носить его и рожать его, а беременность и кормление до отнятия его от груди продолжаются тридцать месяцев. Когда же он достигает зрелого возраста и достигает сорока лет, то говорит: «Господи! Внуши мне благодарность за милость, которой Ты облагодетельствовал меня и моих родителей, и помоги мне совершать праведные деяния, которыми Ты доволен. Сделай для меня моих потомков праведниками. Я раскаиваюсь перед Тобой. Воистину, я - один из мусульман».
Ne e kemi urdhëruar njeriun për bamirësi ndaj prindërve të vet. Nëna e ka bartur me mundim dhe me vështirësi e ka lindur. Barra dhe ushqimi me gji zgjasin tridhjetë muaj. -Kjo tregon butësinë dhe mëshirën e madhe të Allahut të Madhëruar për robërit dhe vlerësimin e lartë të Tij për rolin dhe gradën e prindërve. Ai i ka porositur dhe u ka marrë premtimin fëmijëve që të jenë të mirë me prindërit e tyre, dhe këtë ta tregojnë me fjalë, vepra dhe sjellje shembullore ndaj tyre. Ata duhet të tregohen bamirës ndaj prindërve, duke shpenzuar pasuri ose duke bërë çdo gjë tjetër, me qëllim që të fitojnë kënaqësinë e tyre. Allahu i Madhëruar tregon edhe arsyen pse duhet të jemi bamirës ndaj prindërve. Është nëna ajo që vuan e mundohet aq shumë për fëmijën e saj, që në periudhën e shtatzënisë e deri në dhimbjet e mëdha gjatë lindjes. Por nuk është vetëm kaq. Po kujdesi i mëtejshëm, periudha e gjidhënies, lodhja dhe netët pa gjumë, derisa fëmija të rritet e forcohet? Të gjitha këto nuk kalojnë shpejt, por është një periudhë që zgjat 30 muaj. Nëntë muaj prej tyre janë të shtatzënisë, në shumicën e rasteve, ndërsa pjesa tjetër është gjidhënia dhe përkujdesja tjetër e nevojshme. Duke e parë këtë ajet së bashku me ajetin tjetër, ku thuhet: “Nënat le t’u japin gji foshnjave të tyre dy vite të plota, për ato që duan ta plotësojnë gjidhënien” [Bekare 233], arrijmë në përfundimin se koha më e shkurtër e shtatzënisë është gjashtë muaj. Me fjalë të tjera, është e mundur që pas gjashtë muaj barre, të lindë një fëmijë.Kur arrin pjekurinë e vet dhe mbush dyzet vjeç, ai thotë:... -Në kohën kur njeriu arrin kulmin e fuqisë fizike dhe të pjekurisë së mendimit, ai fillon të lutet:“Zoti im, më mundëso që të të falënderoj Ty për mirësitë që na ke falur mua dhe prindërve të mi!” -Kuptimi: Më jep forcë dhe sukses që të jem mirënjohës për çfarë më ke dhuruar! Mirësitë e Tua ndaj meje janë të shumta. Ato janë mirësi në fe dhe besim, pasi Ti me ke udhëzuar në rrugën e drejtë dhe më ke larguar nga rruga e keqe. Por ato janë edhe mirësi që kanë lidhje me këtë dynja. Mirënjohja për gjitha këto shprehet vetëm duke i shfrytëzuar dhe shpenzuar ato në bindje ndaj Atij që t’i dhuroi. Për të arritur statusin e mirënjohësit, duhet t’i vlerësosh dhe t’i respektosh shumë këto mirësi, duke shfaqur në të njëjtën kohë edhe pamundësinë tënde për t’i shprehur të plotë Allahut mirënjohjen që i takon. Duhet të përpiqesh shumë që ta lavdërosh Allahun për ato mirësi që të ka dhuruar. Duhet ditur se mirësia që u është dhuruar prindërve konsiderohet si mirësi që u është dhuruar edhe fëmijëve të tyre. Mirësitë që kanë prindërit i përfshijnë edhe fëmijët, sidomos mirësitë që kanë lidhje me fenë. Nëse prindërit përmirësojnë veten me dituri të pastër fetare dhe me vepra të mira, ky u shërben si shkak i fuqishëm për rregullimin e fëmijëve dhe pasardhësve të tyre.“Më mundëso që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti të jesh i kënaqur!” -Veprat që Zoti i do dhe e kënaqin Atë, janë ato që i plotësojnë kushtet për të qenë të mira dhe që janë të ruajtura nga çdo gjë që i shkatërron. Këto janë ato vepra të cilat Ai i pranon dhe i shpërblen.“M’i bëj të mirë pasardhësit e mi!” -Pasi lutet për veten, që Zoti t’ia përmirësojë çështjet e tij, ky njeri vijon të lutet edhe për pasardhësit, që Zoti t’ua përmirësojë gjendjen dhe veprat e tyre. Në fakt, duke u lutur për rregullimin e pasardhësve, ai lutet për veten e vet, sepse fëmijët e mirë janë mirësi dhe për prindërit e tyre.“Unë pendohem tek Ti dhe të jam dorëzuar.” -Pendohem për gjynahet, poshtërsitë dhe mosbindjen time! Unë kthehem tek Ti, o Zoti im, i dorëzuar tërësisht, për të të madhëruar Ty!
46:16Страница 504
أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ نَتَقَبَّلُ عَنۡهُمۡ أَحۡسَنَ مَا عَمِلُواْ وَنَتَجَاوَزُ عَن سَيِّـَٔاتِهِمۡ فِيٓ أَصۡحَٰبِ ٱلۡجَنَّةِۖ وَعۡدَ ٱلصِّدۡقِ ٱلَّذِي كَانُواْ يُوعَدُونَ ١٦
Они являются теми из обитателей Рая, от которых Мы принимаем наилучшее из того, что они совершили, и которым Мы прощаем их злодеяния согласно истинному обещанию, которое им было дано.
Këta janë njerëzit të cilëve Ne ua pranojmë veprat në mënyrën më të mirë... -Njerëzve që veprojnë kështu, Allahu ua pranon veprat më të mira që kanë bërë në bindje ndaj Tij. Ndërsa për veprat e tyre jo të mira, Allahu i Madhëruar thotë:...ua mbulojmë të këqijat dhe i bëjmë banorë të Xhenetit. -Allahu ua fal përgjithësisht të këqijat, nëse pendohen sinqerisht për to, dhe i bashkon me banorët e Xhenetit. Kështu, i Madhëruari u dhuron atyre të gjitha të mirat dhe i ruan nga çdo e keqe.Ky është premtimi i vërtetë, që u është dhënë. -Ky është premtimi i vërtetë nga Allahu, i Cili është më besniku në fjalët e Tij dhe që kurrë nuk i thyen premtimet e Tij.
46:17Страница 504
وَٱلَّذِي قَالَ لِوَٰلِدَيۡهِ أُفّٖ لَّكُمَآ أَتَعِدَانِنِيٓ أَنۡ أُخۡرَجَ وَقَدۡ خَلَتِ ٱلۡقُرُونُ مِن قَبۡلِي وَهُمَا يَسۡتَغِيثَانِ ٱللَّهَ وَيۡلَكَ ءَامِنۡ إِنَّ وَعۡدَ ٱللَّهِ حَقّٞ فَيَقُولُ مَا هَٰذَآ إِلَّآ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ ١٧
А есть такой, который говорит своим родителям: «Тьфу вам! Неужели вы угрожаете мне тем, что меня вытащат из могилы, в то время как до меня уже прошло много поколений?». Они просят Аллаха о помощи: «Горе тебе! Уверуй, ведь обещание Аллаха истинно!». Он же говорит: «Это - всего лишь легенды древних народов».
Pasi foli për bamirësit ndaj prindërve, Allahu i Madhëruar përshkruan se si janë të padrejtët ndaj prindërve:Dikush u thotë prindërve të vet: “Uf, ju të dy! ...” -Këtë njeri prindërit e thërrasin të besojnë Allahun dhe Ditën e Kijametit. Ata e këshillojnë që t’i frikësohet llogarisë para Zotit në Ditën e Gjykimit. Këto këshilla të mrekullueshme janë kujdesi më i madh që prindërit mund t’u bëjnë fëmijëve të tyre. Nuk ka gjë më të rëndësishme sesa t’u mësosh fëmijëve rrugën e drejtë, për të arritur lumturinë në dynja dhe në ahiret. Por ftesës së tyre për të arritur të mirën dhe për të shpëtuar nga e keqja në të dyja jetët, ky lloj fëmije i përgjigjet me mënyrën më të shëmtuar. Ai u thotë atyre “Uf, ju të dy!”. Pra: “Vdekshi ju, çfarë më thoni!” Pastaj tregon se e sheh si krejt të pamundur dhe të pavërtetë Ditën e Gjykimit:“A më premtoni se do të ringjallem, kur sa e sa breza kanë kaluar para meje?!” -Kuptimi: Vallë, a po më thoni se unë do të dal përsëri nga varri im Ditën e Gjykimit? Sa breza njerëzish kanë kaluar para meje dhe nuk e besonin ringjalljen, që thoni ju! Madje, edhe ata që kanë qenë udhëheqës e pasanikë, e kanë mohuar ringjalljen dhe llogarinë para Zotit. Këtë të mjerë, që mbajnë si model të tyre armiqtë e të vërtetës, injorantët dhe të degjeneruarit, janë të dashuruar pas kësaj dynjaje dhe bukurive të saj:Ata të dy e lusin Allahun që ta udhëzojë (dhe e porosisin):... -Ndërsa prindërit e tij duan ta ndihmojnë, prandaj i thonë: “I mjeri t’i, beso!” Ata bëjnë çdo gjë që ai të udhëzohet në rrugën e drejtë. Nga dashuria dhe meraku i madh që kanë për fëmijën e tyre, ata i ankohen e përgjërohen Allahut të Madhëruar, ashtu si vepron njeriu që është duke u mbytur, kur thërret për ndihmë, që ta shpëtojnë. Ata i drejtohen Allahut me lutje e lot, duke shprehur dobësinë dhe përunjësinë e tyre, që fëmija i tyre të udhëzohet. Plot dashuri, butësi dhe mëshirë, ata përpiqen që t’ia sqarojnë fëmijës të vërtetën e besimit:“I mjeri ti, beso, se premtimi i Allahut është i vërtetë!” -Premtimi i Allahut është i vërtetë dhe për të nuk duhet të kesh asnjë dyshim! Pastaj, me dëshirën e madhe e të çiltër që ai të udhëzohet, përpiqen t’i sjellin sa më shumë argumente dhe fakte. Por ky fëmijë jobesimtar e shton edhe më shumë mohimin dhe mendjemadhësinë, duke thënë:Por ai thotë: “Këto nuk janë gjë tjetër, por veçse përralla të popujve të hershëm!” -Kuptimi: Këto janë thjesht rrëfenja të marra nga librat e gojëdhënat e të parëve, e nuk janë mesazhe të Zotit. Por të gjithë e dinë dhe e pranojnë se Muhamedi (a.s.) ishte analfabet. Ai nuk dinte as shkrim, as lexim! Atëherë, nga mund t’i merrte ai këto lajme? Pastaj, krijesat nuk mund të sjellin kurrë një libër hyjnor si Kur'ani, edhe sikur të ndihmojnë dhe të mbështesin të gjithë njëri-tjetrin.
46:18Страница 504
أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ حَقَّ عَلَيۡهِمُ ٱلۡقَوۡلُ فِيٓ أُمَمٖ قَدۡ خَلَتۡ مِن قَبۡلِهِم مِّنَ ٱلۡجِنِّ وَٱلۡإِنسِۖ إِنَّهُمۡ كَانُواْ خَٰسِرِينَ ١٨
Сбылось Слово относительно них и живших до них народов из числа джиннов и людей. Воистину, они были потерпевшими убыток.
Këta janë ata njerëz, kundër të cilëve u përmbush Fjala (e dënimit)sikurse u veprua me popujt e xhindeve dhe të njerëzve që kaluan para tyre... -Për njerëzit që bëjnë të tilla gjëra do të ekzekutohet patjetër vendimi për ndëshkim. Edhe ata do të futen mes popujve të tjerë me njerëz e xhindë, të cilët kanë mohuar të vërtetën. Edhe ata do të ndëshkohen bashkë me turmën e madhe të të devijuarve e të humburve....Të gjithë ata ishin të humbur. -Dështimi është humbja e tërë pasurisë së njeriut. Kur humbet gjithçka, atëherë nuk flitet e nuk mendohet më për fitim. Ata nuk e meritojnë mirësinë e Zotit, sepse e kanë shpërdoruar mundësinë për t’u pajisur me iman, që është pasuria kryesore e njeriut. Kështu, atyre u ikin nga duart të gjitha mirësitë dhe nuk mund të shpëtojnë nga dënimi i dhembshëm në zjarrin e Xhehenemit.
46:19Страница 504
وَلِكُلّٖ دَرَجَٰتٞ مِّمَّا عَمِلُواْۖ وَلِيُوَفِّيَهُمۡ أَعۡمَٰلَهُمۡ وَهُمۡ لَا يُظۡلَمُونَ ١٩
Для всех будут ступени, соответствующие тому, что они совершили, дабы Аллах воздал им сполна за их деяния, и с ними не поступят несправедливо.
Të gjithë ata do të kenë gradën e merituar, sipas asaj që kanë punuar. -Si punëmirët, ashtu edhe punëkëqijtë do të marrin gradën që meritojnë. Sipas veprave që kanë bërë, do të meritojnë shpërblimin ose ndëshkimin e Allahut të Drejtë. I Madhëruari thotë:Shpërblimi për veprat e tyre do t’u jepet i plotë e nuk do t’u bëhet padrejtësi. -Askujt nuk do t’i shtohen të këqijat, por do të ketë vetëm aq sa ka bërë vetë, ashtu si askujt nuk do t’i mohohen apo pakësohen të mirat që ka bërë.
46:20Страница 504
وَيَوۡمَ يُعۡرَضُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ عَلَى ٱلنَّارِ أَذۡهَبۡتُمۡ طَيِّبَٰتِكُمۡ فِي حَيَاتِكُمُ ٱلدُّنۡيَا وَٱسۡتَمۡتَعۡتُم بِهَا فَٱلۡيَوۡمَ تُجۡزَوۡنَ عَذَابَ ٱلۡهُونِ بِمَا كُنتُمۡ تَسۡتَكۡبِرُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِ بِغَيۡرِ ٱلۡحَقِّ وَبِمَا كُنتُمۡ تَفۡسُقُونَ ٢٠
В тот день, когда неверующих представят Огню, им скажут: «Вы растратили свои блага в свой мирской жизни и попользовались ими. Сегодня вашим воздаянием будут унизительные мучения за то, что вы превозносились на земле без всякого права, и за то, что вы были нечестивцами».
Ditën, kur ata që nuk besuan(në Zotin)do të sillen para Zjarrit, do t'u thuhet: ... -Allahu i Madhëruar përshkruan gjendjen e jobesimtarëve kur ata të përballen me Zjarrin. Në këtë moment, atyre u thuhen disa fjalë dëshpëruese, që ua shtojnë më shumë dhimbjet dhe vuajtjet:“Ju i shfrytëzuat të gjitha të mirat në jetën tuaj tokësore dhe u kënaqët me to...” -Ju kërkuat prehjen në jetën e dynjasë. Ju u mashtruat nga kënaqësitë e saj. Ju parapëlqyet plotësimin e qejfeve në dynja, kundrejt kënaqësive të përjetshme të ahiretit. Rendja pas atyre kënaqësive të përkohshme ju shpërqend-roi nga veprat me të cilat fitohej lumturia e ahiretit. Ju u zbavitët të hutuar në dynja, ashtu si bagëtitë, të pashqetësuar për fundin tuaj në ahiret. Atëherë, në atë dynja mbaruan kënaqësitë tuaja.“... Por sot do të shpaguheni me një dënim poshtërues ...” -Këtë ndëshkim poshtërues do ta vuani për krimin tuaj të shpifjes ndaj Allahut të Madhëruar. Ju mashtronit dhe pretendonit se rruga juaj e humbur ishte e vërteta nga Allahu, ishte gjykimi, caktimi dhe vullneti i Tij. Me të tilla pretendime, ju thjesht donit të justifikonit rrugën e humbjes, të cilën e parapëlqyet vetë, edhe pse ishit të vetëdijshëm për faktin se po mashtronit. Ndëshkimi poshtërues është i merituar për ju edhe për një shkak tjetër:“...për shkak se jeni treguar kryeneçë në Tokë pa kurrfarë të drejtë dhe për shkak se nuk keni respektuar urdhrat e Zotit!” -Ju tregoheshit mendjemëdhenj para bindjes dhe nënshtrimit ndaj Allahut. Siç shihet, njerëz të tillë bëjnë dy krime njëkohësisht: ata flasin të pavërteta dhe punojnë sipas tyre. Ata shpifin ndaj të vërtetës, duke ia mveshur këto shpifje Allahut, dhe tregohen arrogantë, duke e refuzuar këtë të vërtetë. Për këtë arsye, ata meritojnë ndëshkimin më të rëndë.
46:21Страница 505
۞ وَٱذۡكُرۡ أَخَا عَادٍ إِذۡ أَنذَرَ قَوۡمَهُۥ بِٱلۡأَحۡقَافِ وَقَدۡ خَلَتِ ٱلنُّذُرُ مِنۢ بَيۡنِ يَدَيۡهِ وَمِنۡ خَلۡفِهِۦٓ أَلَّا تَعۡبُدُوٓاْ إِلَّا ٱللَّهَ إِنِّيٓ أَخَافُ عَلَيۡكُمۡ عَذَابَ يَوۡمٍ عَظِيمٖ ٢١
Помяни брата адитов. Вот он предостерег свой народ среди барханов, хотя перед ним и позади него уже были предостережения: «Не поклоняйтесь никому, кроме Аллаха! Воистину, я боюсь, что вас постигнут мучения в Великий день».
Kujto vëllanë e fisit Ad(Hudin),... -Kuptimi: Kujto me respekt profetin e popullit të Adit, pra, Hudin (a.s.). Ai ishte një ndër profetët e Zotit, që u veçua mbi të tjerët, për të ftuar njerëzit në rrugën e drejtë. Profetët janë udhërrëfyesit e njerëzve për te Krijuesi i tyre....kur e paralajmëroi popullin e vet në Ahkaf!... -Allahu i Madhëruar e dërgoi Hudin (a.s.) tek fisi i tij Ad, që jetonte në Ahkaf, në shkretëtirën e madhe të Jemenit....Para dhe pas tij, pati paralajmërues të shumtë. -Profeti Hud nuk ishte një risi. Ai nuk ishte i pari i të dërguarve të Zotit. Ai nuk ishte as kundërshtues i profetëve të tjerë të mëparshëm. Ashtu si të gjithë profetët, ai i tha popullit të tij:Ai u tha: “Të mos adhuroni asgjë tjetër veç Allahut! Unë kam frikë se do t'ju godasë dënimi i Ditës së Madhe!” -Ai i porositi të adhuronin Allahun nëpërmjet çdo fjale të mirë dhe pune të dashur për Allahun, si dhe i ndaloi nga idhujtaria. Ai i paralajmëroi, gjithashtu, për një ndëshkim të rëndë, nëse nuk do t’i bindeshin. Por ky paralajmërim nuk ndikoi aspak tek ata:
46:22Страница 505
قَالُوٓاْ أَجِئۡتَنَا لِتَأۡفِكَنَا عَنۡ ءَالِهَتِنَا فَأۡتِنَا بِمَا تَعِدُنَآ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ ٢٢
Они сказали: «Неужели ты пришел для того, чтобы отвратить нас от наших богов? Яви же нам то, чем ты нам угрожаешь, если ты - один из тех, кто говорит правду».
Ata i thanë: “A mos ke ardhur që të na largosh prej zotave tanë?!” -Kuptimi: Ti nuk ke asnjë qëllim të lartë, por ke vetëm zili për idhujt tanë, prandaj edhe dëshiron që të na largosh prej tyre, pa të drejtë!“Na e sill tani atë me të cilën na kërcënon, nëse thua të vërtetën!” -Ky është kulmi i injorancës dhe i arrogancës: të kërkosh përshpejtimin e ndëshkimit të Zotit në formë sfide!
46:23Страница 505
قَالَ إِنَّمَا ٱلۡعِلۡمُ عِندَ ٱللَّهِ وَأُبَلِّغُكُم مَّآ أُرۡسِلۡتُ بِهِۦ وَلَٰكِنِّيٓ أَرَىٰكُمۡ قَوۡمٗا تَجۡهَلُونَ ٢٣
Он сказал: «Знание - у Аллаха, а я лишь довожу до вашего сведения то, с чем я послан. Но я вижу, что вы являетесь невежественными людьми».
Ai tha: “Dijeninë për të e ka vetëm Allahu. Unë thjesht ju kumtoj atë për të cilën jam dërguar.” -Është Allahu i Madhëruar, Ai që ka në dorë të gjitha çështjet. Ai ka edhe diturinë për gjithçka. Është Ai që e sjell ndëshkimin për ju, nëse dëshiron. Ndërsa unë, si çdo profet tjetër, kam për detyrë veçse përcjelljen e qartë të së vërtetës dhe mesazhit të Zotit.“Megjithatë, po shoh se qenkeni njerëz krejt pa dije!” -Ky qe shpjegimi i veprimeve të paturpshme dhe të nxituara të tyre. Ata guxuan të refuzonin të vërtetën e Zotit dhe, në formë sfide, të kërkonin përshpejtimin e ndëshkimit të Tij. Prandaj i Plotfuqishmi lëshoi kundër tyre ndëshkimin e rëndë: një furtunë, e cila i shkatërroi tërësisht. Të mjerët, kur panë në qiell renë e ndëshkimit që po afrohej, nuk ua mori mendja se çfarë ishte, për shkak të mendjemadhësisë që i karakterizonte!
46:24Страница 505
فَلَمَّا رَأَوۡهُ عَارِضٗا مُّسۡتَقۡبِلَ أَوۡدِيَتِهِمۡ قَالُواْ هَٰذَا عَارِضٞ مُّمۡطِرُنَاۚ بَلۡ هُوَ مَا ٱسۡتَعۡجَلۡتُم بِهِۦۖ رِيحٞ فِيهَا عَذَابٌ أَلِيمٞ ٢٤
Когда же они увидели его (наказание) в виде тучи, надвигающейся на их долины, они сказали: «Это - туча, которая прольет на нас дождь». О нет! Вот то, что вы торопили, - ветер, несущий с собой мучительные страдания.
Kur ata panë një ré, që u duk se vinte në drejtim të luginave të tyre, thanë: “Kjo ré po sjell shiun!” -Ata menduan se ishin re të mëdha, që zakonisht sjellin reshje. Kështu, ata po prisnin të binte shi mbi tokat e tyre, të mbusheshin puset dhe rezervuarët e tyre, që i shfrytëzonin për të pirë ujë vetë dhe për të vaditur të mbjellat. Të gëzuar, ata thanë: “Kjo re do të na sjellë shi!” Por nuk ishte ashtu:“Jo, por kjo është ajo që ju e kërkonit me ngut...” -Kjo qe përgjigjja e kërkesës së tyre, kur thanë: “Po të jesh kaq i sigurt, na e sill tani atë që na e paralajmëron!”“... Ajo është një stuhi, që mbart një dënim të dhembshëm.” -Ajo qe një erë aq e fortë, saqë kudo ku kalonte, shkatërronte dhe dëmtonte gjithçka. Kjo stuhi veproi egërsisht mbi ta, ashtu sikurse thotë i Madhëruari në ajete të tjera: “Ndërsa Adi u shkatërrua me një stuhi të fuqishme e të zhurmshme, që Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht. Sikur t’i shihje njerëzit që shembeshin përdhe, si të ishin trungje hurmash të zgavruara.” [Haka 6, 7]. E gjitha kjo ndodhi me urdhrin e Allahut të Madhëruar. Pas këtyre ditëve dhe netëve ndëshkimi, duke treguar gjurmët e dhembshme që ajo la pas, Allahu thotë:
46:25Страница 505
تُدَمِّرُ كُلَّ شَيۡءِۭ بِأَمۡرِ رَبِّهَا فَأَصۡبَحُواْ لَا يُرَىٰٓ إِلَّا مَسَٰكِنُهُمۡۚ كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلۡمُجۡرِمِينَ ٢٥
Он уничтожает всякую вещь по велению своего Господа. А на утро от них остались видны только их жилища. Так Мы воздаем грешным людям.
Me urdhrin e Zotit të saj, ajo shkatërroi çdo gjë. Kur agoi, nuk shihej gjë tjetër, përveç banesave të tyre. -Çdo gjë ishte shkatërruar: kafshët, pasuritë dhe vetë ata.Kështu i ndëshkojmë Ne popujt keqbërës. -Për shkak të krimeve dhe padrejtësive të tyre, e meritojnë ndëshkimin e Allahut të Lartësuar. Allahu i Madhëruar u dhuron begati të shumta, por ata nuk e lavdërojnë dhe nuk tregojnë mirënjohje ndaj Tij, siç thotë i Madhëruari për fisin Ad:
46:26Страница 505
وَلَقَدۡ مَكَّنَّٰهُمۡ فِيمَآ إِن مَّكَّنَّٰكُمۡ فِيهِ وَجَعَلۡنَا لَهُمۡ سَمۡعٗا وَأَبۡصَٰرٗا وَأَفۡـِٔدَةٗ فَمَآ أَغۡنَىٰ عَنۡهُمۡ سَمۡعُهُمۡ وَلَآ أَبۡصَٰرُهُمۡ وَلَآ أَفۡـِٔدَتُهُم مِّن شَيۡءٍ إِذۡ كَانُواْ يَجۡحَدُونَ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ وَحَاقَ بِهِم مَّا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ ٢٦
Мы укрепили их в том, в чем не укрепляли вас, и даровали им слух, зрение и сердца. Но ни их слух, ни их зрение, ни их сердца нисколько не помогли им, поскольку они отвергали знамения Аллаха, и их окружило (или поразило) то, над чем они насмехались.
Ne u patëm mundësuar atyre gjëra që nuk jua mundësuam juve. -Kuptimi: Ne u mundësuam atyre të kishin komoditet dhe pushtet, duke shfrytëzuar mirësitë Tona. Ne u mundësuam që të kënaqnin të gjitha dëshirat e pasionet, duke u dhënë edhe jetë të mjaftueshme për këtë. Të gjitha këto shërbejnë që të marrin mësim të udhëzuarit në rrugën e drejtë. Ne i dhamë popullit të Adit gjithë ato mirësi, ashtu sikurse edhe juve, të cilëve po ju shpallet ky Kur'an. Mos mendoni se këto të mira që ju keni, në pasuri apo në pushtet qofshin, janë të veçanta për ju. Kurrsesi mos mendoni se ato do t’ju shpëtojnë apo do t’ju ndihmojnë të shpëtoni nga ndëshkimi i Allahut! Madje, popujt paraardhës kanë qenë më të fuqishëm se ju, por pasuria, pushteti, fëmijët e ushtritë e tyre nuk i ndihmuan dhe as nuk i mbrojtën dot prej Allahut të Madhëruar.Ne u dhamë atyre dëgjim, shikim dhe zemër, ... -Ata nuk ishin aspak të mangët në të dëgjuar, të shikuar apo në logjikë, që të pretendonin se e braktisën të vërtetën nga paaftësia, pamundësia apo nga padituria. Logjika dhe aftësitë e tyre nuk ishin të mangëta, por është Allahu i Madhëruar dhe i Urtë që i jep sukses të gjejë udhën e drejtë atij që Ai dëshiron....por as dëgjimi, as shikimi e as zemrat e tyre nuk u bënë dobi, sepse ata i rrefuzonin ajetet e(Shpalljeve të)Allahut. ... -Këto rrugë të marrjes dhe perceptimit të së vërtetës nuk u bënë aspak dobi atyre. Sidoqoftë, kjo u shkaktua nga vetë ata, sepse qenë ata që refuzuan, mohuan dhe shpërfillën padrejtësisht faktet e Allahut, që vërtetonin pa lënë asnjë dyshim njëshmërinë e Allahut të Madhëruar në meritën e adhurimit....Ata i përfshiu dënimi me të cilin talleshin. -Ata i goditi pikërisht ai dënim, të cilin nuk e besonin dhe me të cilin talleshin. Ata talleshin edhe me Profetin, i cili i paralajmëronte për afrimin e dënimit të Allahut.
46:27Страница 505
وَلَقَدۡ أَهۡلَكۡنَا مَا حَوۡلَكُم مِّنَ ٱلۡقُرَىٰ وَصَرَّفۡنَا ٱلۡأٓيَٰتِ لَعَلَّهُمۡ يَرۡجِعُونَ ٢٧
Мы уже погубили селения, которые были вокруг вас, и разъяснили знамения, чтобы они могли вернуться на прямой путь.
Ne kemi shkatërruar qytete përreth jush edhe më parë, duke ua shpjeguar fillimisht Shpalljen Tonë ... -Duke paralajmëruar arabët, por edhe çdo popull tjetër, Allahu i Madhëruar u kujton shkatërrimin e popujve të mëparshëm, që kishin mohuar profetët, popuj të cilët jetonin rreth e rrotull vendbanimeve të arabëve. Madje, shumë prej tyre jetonin në Gadishullin Arabik, si populli i Adit, i Themudit e të tjerë. Por para se t’i shkatërronte, Allahu i Madhëruar u solli një larmi shenjash dhe mrekullish, dhe të gjitha këto me një qëllim:...që ata të mund të ktheheshin(në rrugën e drejtë). -Kjo u bë me qëllimin që ata t’i largoheshin rrugës së kufrit, rrugës së mohimit të profetëve dhe shpalljeve të Zotit. Por kur ata nuk e bënë këtë, Allahu i ndëshkoi, ashtu siç di të ndëshkojë i Plotfuqishmi, dhe atyre nuk u erdhën në ndihmë idhujt, që ata i adhuronin krahas Allahut. I Madhëruari thotë:
46:28Страница 505
فَلَوۡلَا نَصَرَهُمُ ٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِ ٱللَّهِ قُرۡبَانًا ءَالِهَةَۢۖ بَلۡ ضَلُّواْ عَنۡهُمۡۚ وَذَٰلِكَ إِفۡكُهُمۡ وَمَا كَانُواْ يَفۡتَرُونَ ٢٨
Почему же им не помогли, те божества, которым они поклонялись вместо Аллаха для того, чтобы приблизиться к Нему? Напротив, они скрылись от них. Вот их ложь и то, что они измышляли!
Përse nuk u erdhën në ndihmë idhujt, të cilët i adhuronin veç Allahut dhe u përkushtonin flijime? -Kuptimi: Për t’iu afruar idhujve, ata i adhuronin e u kushtonin flijime, duke shpresuar ndihmë dhe begati prej tyre. Përse, atëherë, nuk u ndihmuan?!Idhujt nuk kanë për t'iu përgjigjur(kurrë) atyre. Ata(idhujt) janë veçse sajesa dhe mashtrime të tyre. -Idhujt nuk u përgjigjen atyre, duke mos i mbrojtur dot nga dënimi në ahiret, ashtu sikurse edhe në dynja nuk kanë asnjë mundësi për t’i ndihmuar. Çdo gjë është nën pushtetin e Allahut. Idhujt janë thjesht sajime të politeistëve, me të cilët ata gënjejnë veten dhe justifikojnë mosbesimin e tyre. Ata e ushqejnë veten me ëndrra të pabaza, duke pandehur se janë në të vërtetën dhe se adhurimet që ua përkushtojnë idhujve do t’u bëjnë dobi e do t’i shpëtojnë. Por këto iluzione e shpresa të kota tashmë u shuhen dhe shkatërrohen njëherë dhe përgjithmonë.
Текст: Quranic Universal Library (Tarteel) через spa5k/tafsir_api (MIT), в зафиксированной версии. Аяты: Quran Foundation. Источники и лицензии