Ас-СаадиАль‑Худжурат · 49:1–18

Ас-Саади · Тафсир · на албанском

الحجرات

Аль-Худжурат

Комнаты · Мединская · 18 аятов

49:1Страница 515

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تُقَدِّمُواْ بَيۡنَ يَدَيِ ٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦۖ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَۚ إِنَّ ٱللَّهَ سَمِيعٌ عَلِيمٞ ١

О те, которые уверовали! Не опережайте Аллаха и Его Посланника и бойтесь Аллаха, ибо Аллах - Слышащий, Знающий.

O ju që keni besuar! Mos u ngutni e të dilni para Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe kijeni frikë Allahun! - Këto ajete janë porosi për një edukatë të lartë në lidhje me Allahun e Lartësuar dhe me Profetin e Tij. Kështu, Allahu i Lartësuar na udhëzon që ta adhurojmë Atë si të Vetëm e të Pashoq dhe të vlerësojmë lart Profetin e Tij, duke e respektuar dhe nderuar atë. Besimtarët urdhërohen të bëjnë atë që kërkon besimi i tyre tek Allahu dhe Profeti i Tij. Imani i vërtetë sjell plotësimin e urdhrave të Allahut dhe largimin nga ndalesat e Tij. Ky iman i bën besimtarët që të ecin sipas porosive të Allahut e të qëndrojnë brenda kufijve të Tij, duke ndjekur traditën e Profetit, në të gjitha çështjet e tyre. Ata nuk i lejojnë vetes kurrsesi që të dalin para Zotit dhe Profetit të Tij. Ata nuk flasin, derisa Zoti të flasë, ata nuk japin urdhra, derisa Ai t’i japë ato. Pikërisht ky përkushtim me sinqeritet dhe përunjësi është esenca e edukatës së domosdoshme me Allahun dhe Profetin e Tij. Kjo edukatë është rruga e lumturisë dhe e fitores së robit. Nëse nuk i hyn kësaj rruge, ai humb lumturinë e përjetshme dhe dështon. Në këto ajete është një ndalesë kategorike për të mos e braktisur fjalën e Profetit për fjalën e asnjë njeriu tjetër, kushto qoftë ai. Nëse vjen e qartë fjala e Profetit (a.s.) dhe vërtetohet saktësia e saj, nuk lejohet të mbështetesh te fjala e dikujt tjetër, kushdo qoftë ai. Më pas, Allahu i Lartësuar urdhëron për devotshmëri ndaj Tij, në mënyrë të përgjithshme. Devotshmëria ndaj Allahut është ashtu sikurse e ka përkufizuar Talk Ibn Hubejbi: Të punosh në bindje ndaj Allahut, i ndriçuar nga drita e Allahut e duke shpresuar shpërblimin e Allahut; t’u largohesh gjynaheve e mosbindjes ndaj Allahut, i ndriçuar nga drita e Allahut e duke iu frikësuar ndëshkimit të Tij.Allahu është Gjithëdëgjues e i Gjithëditur. - Allahu është Dëgjuesi i të gjitha zërave, në çdo kohë, nga çdo skutë dhe drejtim. Ai është gjithashtu El Alim - i Gjithëditur rreth asaj që shfaqet dhe asaj që mbahet fshehur, rreth të shkuarës dhe të ardhmes, i Gjithëditur për të mundshmen dhe të pamundshmen, si dhe për ato gjëra që domosdoshmërisht ekzistojnë. Pasi Allahu i Lartësuar na ndaloi nga kundërshtimi i fjalës së Profetit dhe pasi na urdhëroi për devotshmëri ndaj vetë Atij, përmendja e këtyre dy emrave të mrekullueshëm të Tij është, sigurisht, një nxitje e fortë për t’iu përmbajtur me përpikmëri këtyre porosive. Nga ana tjetër, është edhe një kërcënim për ata që nuk u përmbahen këtyre porosive. Pastaj i Madhëruari thotë:

49:2Страница 515

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَرۡفَعُوٓاْ أَصۡوَٰتَكُمۡ فَوۡقَ صَوۡتِ ٱلنَّبِيِّ وَلَا تَجۡهَرُواْ لَهُۥ بِٱلۡقَوۡلِ كَجَهۡرِ بَعۡضِكُمۡ لِبَعۡضٍ أَن تَحۡبَطَ أَعۡمَٰلُكُمۡ وَأَنتُمۡ لَا تَشۡعُرُونَ ٢

О те, которые уверовали! Не поднимайте ваши голоса над голосом Пророка и не обращайтесь к нему так же громко, как вы обращаетесь друг к другу, а не то ваши деяния окажутся тщетными, и вы даже не почувствуете этого.

O ju që keni besuar! Mos e ngrini zërin tuaj mbi zërin e Profetit dhe mos iu drejtoni atij me zë të lartë, sikurse i drejtoheni njëri-tjetrit e kështu t’ju asgjësohen veprat tuaja pa e ndier! -Ky është një urdhër për edukatën që duhet të kenë besimtarët me Profetin e Allahut, në mënyrën e komunikimit me të.Kush bisedonte me Profetin (a.s.) nuk duhej ta ngrinte zërin më lart se Profeti (a.s.), por t’i drejtohej atij me zë të ulët, me edukatë, butësi e nderim të thellë, ashtu sikur u flitet njerëzve të mëdhenj, të nderuar e të respektuar. Me Profetin nuk duhej të silleshin njëlloj si me njëri-tjetrin, por me edukatë të veçantë, ashtu sikurse e meriton një profet nga ymeti i tij. Ymeti e ka detyrë që ta besojë plotësisht profetin e vet. Ai e ka detyrë, gjithashtu, që ta dojë Zotin dhe profetin e Tij më shumë se çdo gjë tjetër. Ashtu sikurse e ka detyrë besimin dhe dashurinë për Profetin, ashtu e ka detyrë edhe edukatën e lartë me të. Mosplotësimi i këtij detyrimi sjell asgjësimin e punëve të robit, pa e ndier dhe kuptuar. Nga ana tjetër, edukata me të sjell shpërblime të mëdha dhe pranim të veprave nga Allahu i Madhëruar.Këto fjalë u drejtoheshin në mënyrë tëdrejtpërdrejtë bashkëkohësve të Profetit.Ndërsa për ne sot, ajeti është urdhër përedukatë të lartë në mënyrën e trajtimit tëtraditës dhe figurës së Profetit (a.s.).

49:3Страница 515

إِنَّ ٱلَّذِينَ يَغُضُّونَ أَصۡوَٰتَهُمۡ عِندَ رَسُولِ ٱللَّهِ أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ ٱمۡتَحَنَ ٱللَّهُ قُلُوبَهُمۡ لِلتَّقۡوَىٰۚ لَهُم مَّغۡفِرَةٞ وَأَجۡرٌ عَظِيمٌ ٣

Воистину, сердца тех, которые при Посланнике Аллаха понижают свои голоса, Аллах очистил (или раскрыл) для богобоязненности. Им уготованы прощение и великая награда.

Me të vërtetë, ata që e ulin zërin pranë të Dërguarit të Allahut, Allahu ua ka sprovuar zemrën për të parë devotshmërinë. Për ta ka falje gjynahesh dhe shpërblim të madh. -Këtu Allahu i Lartësuar i lëvdon ata të cilët e ulin zërin e tyre kur janë te Profeti (a.s.). Allahu i vuri në provë zemrat e tyre, pas përfundimit të së cilës zemrat e tyre dolën të qëndrueshme dhe të denja për t’u pajisur me devotshmëri. Më pas, Allahu i Lartësuar u premton atyre falje për gjynahet dhe mangësitë e tyre, që nënkupton siguri nga çdo e keqe dhe shpërblim shumë të madh, realitetin e të cilit mund ta dijë veçse Ai, Allahu i Madhëruar. Shpërblim i madh do të thotë arritja e gjithçkaje të dashur dhe të synuar. Ky ajet dëshmon se Allahu i Madhëruar i provon zemrat, duke i vënë përballë urdhrash që duhen zbatuar, përballë ndalesash që duan respektim, si dhe përballë fatkeqësish që duan durim, të shoqëruar me kënaqësi për caktimin e Tij. Çdokush që përqendrohet dhe i qëndron besnik përherë porosive të Allahut, synon kënaqësinë e Tij dhe garon për vepra të mira, duke u dhënë atyre përparësi kundrejt dëshirave të tij të devijuara, me të vërtetë quhet besnik dhe i denjë për t’u pajisur me takua. Në të kundërt, kuptohet se ai nuk bën për këtë gradë të lartë.

49:4Страница 515

إِنَّ ٱلَّذِينَ يُنَادُونَكَ مِن وَرَآءِ ٱلۡحُجُرَٰتِ أَكۡثَرُهُمۡ لَا يَعۡقِلُونَ ٤

Воистину, большинство из тех, которые зовут тебя из-за пределов комнат, не разумеют.

Sa u përket atyre që të thërrasin nga jashtë mureve, shumica nuk kanë logjikë. -Këto ajete erdhën për shkak të një grupi beduinësh, që shkuan te Profeti (a.s.). Prej vrazhdësisë së tyre, Allahu i Lartësuar i përshkruan ata si njerëzit më të prirur për të mos i njohur dhe zbatuar porositë dhe kufijtë e Tij. Kështu, ky grup beduinësh vajti në Medinë, dhe pastaj drejt e te shtëpia e Profetit (a.s.). Atje nuk pritën fare që ai të dilte vetë në pritje të tyre, por u afruan te porta dhe filluan ta thërrisnin: “O Muhamed, o Muha-med!”. Për këtë shkak, Allahu i Lartësuar i qortoi dhe i quajti njerëz pa logjikë. Ata ende nuk ishin pajisur me edukatën e duhur kundrejt Profetit, siç kishte porosi-tur Allahu i Madhëruar. Edukata e mirë është shenjë e logjikës dhe arsyes së shë-ndoshë. Nëse dikujt i jepet moral i mirë, i është dhënë edhe arsyetim i mirë, dhe kjo tregon se Allahu dëshiron të mirën për të. Më pas, i Madhëruari thotë:

49:5Страница 516

وَلَوۡ أَنَّهُمۡ صَبَرُواْ حَتَّىٰ تَخۡرُجَ إِلَيۡهِمۡ لَكَانَ خَيۡرٗا لَّهُمۡۚ وَٱللَّهُ غَفُورٞ رَّحِيمٞ ٥

Если бы они потерпели, пока ты выйдешь к ним, это было бы лучше для них. Аллах - Прощающий, Милосердный.

Sikur ata të bënin durim, derisa të dilje vetë, do të ishte më mirë për ta. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Allahu është Falës për gjynahet e robërve të Tij dhe për mungesën e edukatës së këshilluar nga Ai. Allahu, gjithashtu, është Mëshirëplotë, që nuk nxitohet t’i ndëshkojë ata për gjynahet e kryera.

49:6Страница 516

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِن جَآءَكُمۡ فَاسِقُۢ بِنَبَإٖ فَتَبَيَّنُوٓاْ أَن تُصِيبُواْ قَوۡمَۢا بِجَهَٰلَةٖ فَتُصۡبِحُواْ عَلَىٰ مَا فَعَلۡتُمۡ نَٰدِمِينَ ٦

О те, которые уверовали! Если нечестивец принесет вам весть, то разузнайте, чтобы не поразить по незнанию невинных людей, а не то вы будете сожалеть о содеянном.

O ju që keni besuar! Nëse ndonjë i padrejtë ju sjell ndonjë lajm, ju shqyrtojeni mirë, në mënyrë që të mos e lëndoni ndonjë njeri pa dashje, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë. -Edhe kjo është këshillë për një virtyt të lartë, të cilin duhet ta ketë çdo njeri i mençur dhe i urtë. Kështu, nëse një njeri i prishur, apo siç e quan i Lartësuari “fasikun” (që shkel kufijtë e Allahut), përcjell një lajm të caktuar, besimtari nuk duhet të nxitohet dhe ta pranojë menjëherë atë ose të ndërtojë gjykim mbi të, por ta verifikojë mirë dhe me kujdes. Marrja si e vërtetë e çdo lajmi përbën një rrezik të madh dhe një shkak potencial për të rënë në gjynah dhe padrejtësi. Nëse marrim si të mirëqënë një lajm të rremë, do të gjykojmë duke u bazuar në të dhe, si rrjedhim, mund të dëmtojmë jetën, pasurinë ose nderin e njerëzve padrejtësisht. Pasojat janë shumë të rënda. Prandaj të mençurit nuk veprojnë kurrë kështu. Ata e dinë se është detyrë verifikimi i çdo lajmi që sjell një njeri i prishur. Më pas, nëse faktet tregojnë për vërtetësinë e atij lajmi, atëherë gjykohet dhe punohet sipas tij. Nëse faktet vërtetojnë të kundërtën, atëherë ai nuk pranohet dhe nuk punohet sipas tij. Nga ajeti kuptohet se lajmi i sjellë nga një njeri i sinqertë, i drejtë dhe i besueshëm, është i pranueshëm. Ndërsa lajmi i një personi që njihet botërisht si gënjeshtar është i papranueshëm. Nga ana tjetër, lajmi i një njeriu të prishur, domethënë, i atij që bën shumë gjynahe e shkel kufijtë e Zotit, shihet në varësi të fakteve të tjera plotësuese, pastaj gjykohet për pranimin ose jo të tij. Për këtë arsye, shumë dijetarë muslimanë të hershëm i prano-nin hadithet e sjella nga hauarixh-ët, të cilët nuk gënjenin në fjalët që transmeto-nin, edhe pse bënin gjynahe të tjera dhe kishin devijuar nga rruga e drejtë. Ngrihet pyetja: A lejohet transmetimi ihaditheve nga bidatçinjtë? Imam Musliminuk e ka lejuar një gjë të tillë. Kurse imamNeveviu, në parathënien e “Sahihu iMuslimit”, thotë: “Dijetarët e hadithit tëfikh-ut dhe të usul-it janë unanimë nëmendimin se transmetimet e atyre qëbëjnë bidate kufri nuk duhet tëpranohen. Ndërsa për transmetimet eatyre që nuk bëjnë bidate kufri kamendime të ndryshme. Disa thonë se atojanë të papranueshme në mënyrë tëprerë dhe të padiskutueshme, sepsebidatçiu e ka të cenuar pastërtinë e tijfetare, e cila është kusht përpranueshmërinë e transmetuesit. Disajanë të mendimit se transmetimet e tyrejanë të pranueshme, përderisa nëmedhhebin e tyre e kanë të ndaluargënjeshtrën dhe nuk e bëjnë atë tëlejueshme për hir të mbështetjes tëmendimit dhe rrugës së tyre. Këtu nukprish gjë fakti në e propagandojnë bidatine tyre apo jo, a i ftojnë të tjerët nëpasimin e medhhebit të tyre apo jo. Kydëshmohet edhe si qëndrim i imamittonë, Shafiiut (Allahu e mëshiroftë!), i cilika thënë: “Unë nuk e pranoj dëshminë ebidatçinjve të quajtur el hattabije, ngasekti i shiitëve, sepse ata e shohin si tëlejuar dëshminë e rreme, kur bëhet fjalëpër të qëndruar në medhhebin e tyre.”Ndërsa disa dijetarë të tjerë bëjnë dallimmes bidatçinjve që janë propagandues tëbidatit të tyre dhe atyre bidatçinjve qënuk janë të tillë. Sipas këtyre,transmetimet e të parëve nuk lejohen,ndërsa të atyre të fundit lejohen. Ky, nëfakt, është mendimi i shumicës sëdijetarëve dhe, sigurisht, që ështëmendimi më i drejtë në këtë çështje. Disanxënës dhe pasues të imam Shafiiut kanëqenë unanimë në mendimin setransmetimet e bidatçiut që propaga-ndon dhe fton në pasimin e bidatit të tijjanë të papranueshme. Ndërsa për atë qënuk është i tillë, ata kanë patur mendimetë ndryshme: a pranohet transmetimi i tijapo jo. Ebu Hatim Ibn Hibani ka thënë:“Imamët tanë janë unanimë nëqëndrimin se është i palejueshëmargumentimi me transmetimet e sjellanga bidatçinjtë që e propagandojnëbidatin e tyre. Asnjë nuk e kundërshtonkëtë qëndrim.” Për sa i përket mendimittë parë në këtë çështje, ai është shumë idobët. Në të dy ‘Sahih’-ët dhe në librat eimamëve të hadithit, ka shumëtransmetime të pranuara nga shumëbidatçinj, të cilët nuk janë propaganduestë bidatit të tyre. Dijetarët e parë dhe atatë mëvonshmit i kanë pranuarvazhdimisht transmetimet e kësajkategorie bidatçinjsh. Ata vazhdimishtkanë dëgjuar hadithe prej tyre dhe u kanëmundësuar edhe atyre të dëgjojnëhadithet që transmetonin imamët emëdhenj, pa kurrfarë vërejtjeje.Sidoqoftë, Allahu i Lartësuar është më iditur. (Për më gjerë, shih parathënien eimam Neveviut në “Komentari i Sahihuttë Muslimit”.) [Sh.p.].

49:7Страница 516

وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ فِيكُمۡ رَسُولَ ٱللَّهِۚ لَوۡ يُطِيعُكُمۡ فِي كَثِيرٖ مِّنَ ٱلۡأَمۡرِ لَعَنِتُّمۡ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ حَبَّبَ إِلَيۡكُمُ ٱلۡإِيمَٰنَ وَزَيَّنَهُۥ فِي قُلُوبِكُمۡ وَكَرَّهَ إِلَيۡكُمُ ٱلۡكُفۡرَ وَٱلۡفُسُوقَ وَٱلۡعِصۡيَانَۚ أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلرَّٰشِدُونَ ٧

Знайте, что среди вас находится Посланник Аллаха. Если бы он подчинялся вам во многих делах, то вы непременно попали бы в затруднительное положение. Но Аллах привил вам любовь к вере, и представил ее прекрасной вашим сердцам, и сделал ненавистными вам неверие, нечестие и неповиновение. Таковы идущие правым путем

Dijeni se mes jush është i Dërguari i Allahut. Sikur ai t’ju dëgjonte ju në shumë çështje, ju do të rëndoheshit;... -Allahu i Madhëruar u kujton besimtarëve se mes tyre ishte Profeti (a.s.), i Dërguari besnik i Tij. Ai ishte njeriu bamirës, që dëshironte vetëm të mirën për besimta-rët. Ai ishte udhëzuesi në rrugën e drejtë, që frymëzohej nga vetë Allahu. Ata ndonjëherë mund të dëshironin gjëra që, në fakt, ishin të dëmshme për ta, ndërsa ai dëshironte vetëm të mirën për ata, duke mos i miratuar dëshirat e tyre të dëmshme. Nëse ai do t’u bindej shumë prej kërkesave të tyre, ato do të bëheshin shkak që ata të rëndoheshin dhe çështjet t’u vështirësoheshin. Profeti (a.s.) i udhëzonte në më të mirën dhe më të dobishmen për ata, prandaj besimtarët duhej t’i bindeshin atij.... por është Allahu Ai që jua bën të dashur besimin dhe jua zbukuron atë në zemrat tuaja, ndërsa mosbesimin, shfrenimin dhe kundërshtimin, jua bën që t’i urreni. -Kuptimi: Duke iu bindur Profetit (a.s.), ju keni gjetur udhëzimin e drejtë. Është Allahu Ai që jua bën besimin të dashur dhe të këndshëm për zemrat tuaja. Është Ai që i mbush zemrat tuaja me dashuri për të vërtetën, duke i dhënë asaj përparësi mbi gjithçka tjetër. Ai jua përforcon këtë dashuri me fakte të shumta, që e mbështesin atë. Allahu ju mundëson që të pendoheni dhe të ktheheni tek Ai të nënshtruar dhe të bindur. Nga ana tjetër, Ai jua ka bërë të urryer kufrin, gjynahet dhe mosbindjen ndaj Tij. Ai futi në zemrat tuaja urrejtjen për ligësinë dhe mosdëshirën për ta vepruar atë. Ai solli argumente të shumta që tregojnë për dëmet e të keqes dhe e orientoi natyrën e pastër njerëzore që të mos e pranojë atë, por ta urrejë e ta trajtojë si diçka të neveritshme.Këta dhe vetëm këta janë të udhëzuarit(në Rrugën e Drejtë). - Këta janë fatlumët, të cilëve Zoti ua bëri imanin të dashur dhe të bukur për zemrat e tyre, ndërsa kufr-in, gjynahet dhe mosbindjen ua bëri të urryera. Këta janë el rashidun, që kanë dituri dhe siguri rreth të vërtetës, si edhe vepra sipas kësaj diturie, me qëllimin e sinqertë vetëm për të fituar kënaqësinë e Krijue-sit. Këta janë të përqendruar në fenë e vërtetë dhe nuk i ndahen rrugës së drejtë të Zotit. Të kundërtët e tyre janë el gaun, që iu është bërë i dashur dhe i bukur në zemër kufr-i, gjynahet dhe mosbindja, ashtu si iu është bërë i urryer besimi dhe veprat sipas tij. Për këtë përmbysje, faji është vetëm i tyre. Kur ata i shkelin kufijtë e Zotit, Ai ua vulos tërësisht zemrat, sikurse thotë i Madhë-ruari: “Por kur ata devijuan, edhe Allahu ua devijoi zemrat. Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull që kalon kufijtë.” [Saff 5]. Kur ata nuk e pranojnë imanin, kur iu prezantohet për herë të parë, Allahu ua rrotullon zemrat për nga humbja.Pastaj Allahu i Madhëruar thotë:Në suren En’am, ajeti 110, Allahu iLartësuar thotë: “Ne ua rrotullojmëzemrat dhe shikimet e tyre, ashtu sikurseata nuk e besojnë atë (Kuranin) për herëtë parë (kur iu paraqitet), dhe i lëmë atatë bredhin të hutuar në shfrenimin e tyre,që të tejkalojnë kufijtë.”

49:8Страница 516

فَضۡلٗا مِّنَ ٱللَّهِ وَنِعۡمَةٗۚ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٞ ٨

по милосердию и милости Аллаха. Аллах - Знающий, Мудрый.

Kjo është mirësi(e dhuruar)prej Allahut. -Udhëzimi në rrugën e drejtë është mirësi e dhuruar nga Allahu Bujar dhe Bamirës, e jo i merituar me forcën dhe përpjekjet e tyre.Allahu është i Gjithëditur e i Urtë. - Allahu i di ata që tregohen falënderues ndaj mirësive të Tij, prandaj ua shton ato edhe më shumë. Ai i di edhe ata që nuk i japin hakun mirësive të Tij, duke treguar mosmirënjohje. Ata nuk e meritojnë dhuratën e Tij, prandaj dhe i privon nga ajo. Allahu ia jep udhëzimin atij që Ai e gjykon, me drejtësinë dhe urtësinë e Tij absolute.

49:9Страница 516

وَإِن طَآئِفَتَانِ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٱقۡتَتَلُواْ فَأَصۡلِحُواْ بَيۡنَهُمَاۖ فَإِنۢ بَغَتۡ إِحۡدَىٰهُمَا عَلَى ٱلۡأُخۡرَىٰ فَقَٰتِلُواْ ٱلَّتِي تَبۡغِي حَتَّىٰ تَفِيٓءَ إِلَىٰٓ أَمۡرِ ٱللَّهِۚ فَإِن فَآءَتۡ فَأَصۡلِحُواْ بَيۡنَهُمَا بِٱلۡعَدۡلِ وَأَقۡسِطُوٓاْۖ إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلۡمُقۡسِطِينَ ٩

Если две группы верующих сражаются между собой, то примирите их. Если же одна из них притесняет на другую, то сражайтесь против той, которая притесняет, пока она не вернется к повелению Аллаха. Когда же она вернется, то примирите их по справедливости и будьте беспристрастны. Воистину, Аллах любит беспристрастных.

Nëse dy grupe besimtarësh bëjnë luftë midis tyre, ju pajtojini ata! -Kjo është një dispozitë që i ndalon besimtarët nga padrejtësia apo lufta ndaj njëri-tjetrit. Nëse dy grupe besimtarësh nisin luftë kundër njëri-tjetrit, është detyrë për besimtarët e tjerë që ta shuajnë këtë sherr të madh. Të gjithë e kanë detyrë që të pajtojnë palët në konflikt, duke shfrytëzuar çdo rrugë e mjet të lejuar për arritjen e këtij qëllimi të lartë. Nëse ia arrijnë t’i pajtojnë, kjo është mirësi e madhe. Por:Nëse njëri prej tyre e sulmon tjetrin, atëherë ju luftoni atë grup që ka sulmuar pa të drejtë, derisa t’i bindet udhëzimit të Allahut! -Luftoni atë grup që ka sulmuar pa të drejtë, derisa të kthehen në kufijtë e vendosur nga Zoti dhe të sqaruar nga Profeti i Tij. Allahu i Madhëruar urdhëron gjithmonë për të bërë mirë dhe për t’iu larguar të ligës dhe, pa dyshim, një ndër ligësitë më të mëdha është lufta mes besimtarëve dhe përçarja e tyre.Nëse kthejnë rrugë, atëherë bëni pajtimin e tyre me drejtësi dhe paanësi! -Ky është urdhër për rregullim të marrëdhënieve mes besimtarëve, por duke mbajtur drejtësinë e pa cenuar asnjë palë. Allahu i Madhëruar e ka theksuar një kusht të marrëveshjes, duke thënë: “me drejtësi”, sepse shpesh palët mund të bien dakord dhe të pajtohen, por duke shkelur të drejtën e njërës palë. Të tilla marrëveshje nuk janë të porositura nga Allahu i Drejtë dhe i Urtë. Drejtësia e kërkon që të mos i jepet përparësi njërës palë, në kurriz të tjetrës, për çfarëdolloj shkaku, si mund të jetë afërsia farefisnore apo ndonjë tjetër, që sjell devijimin nga drejtësia.Allahu i do të drejtët. - Allahu i do të drejtët në gjykimet e tyre mes njerëzve, në çdo çështje që u ngarkohet apo për të cilën u kërkohet gjykim. Madje, këtu mund të hyjë edhe drejtësia në familje apo në trajtimin e fëmijëve. Në një hadith të saktë të Profetit (a.s.) thuhet: “Të drejtët do të jenë tek Allahu në poltrona prej (nuri) drite. Këta janë njerëzit që gjykojnë me drejtësi në familjet e tyre dhe për çdo çështje me të cilën ngarko-hen.”

49:10Страница 516

إِنَّمَا ٱلۡمُؤۡمِنُونَ إِخۡوَةٞ فَأَصۡلِحُواْ بَيۡنَ أَخَوَيۡكُمۡۚ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ لَعَلَّكُمۡ تُرۡحَمُونَ ١٠

Воистину, верующие - братья. Посему примиряйте братьев и бойтесь Аллаха, - быть может, вы будете помилованы.

Besimtarët janë vëllezër. Prandaj pajtojini vëllezërit tuaj ... -Vëllazëria është një lidhje e fortë dhe e pazgjidh-shme, që Zoti ka bërë mes besimtarëve. Çdo njeri në lindje apo perëndim të botës, që e beson drejt Allahun, melekët, librat e Tij, profetët e Tij, Ditën e Gjykimit dhe çdo gjë tjetër që duhet besuar, ai është vëlla i besimtarëve. Për këtë vëlla-zëri mes tyre, çdo musliman duhet të dëshirojë për vëllain e tij atë që dëshiron për veten e vet dhe të urrejë për vëllain e tij atë që e urren për veten e vet. Prandaj edhe Profeti (a.s.), duke treguar detyri-met e plotësimit të vëllazërisë në besim, thotë: “Mos kini smirë njëri-tjetrin, mos bëni hile ndaj njeri-tjetrit, mos urreni njëri-tjetrin dhe askush të mos bëjë tregti mbi tregtinë e vëllait të tij besimtar! Jini robër të Zotit, vëllezër të njëri-tjetrit! Besimtari është vëlla i besimtarit! Ai nuk i bën padrejtësi atij, nuk e tradhton, nuk e lë në baltë dhe nuk e përçmon atë.” Profeti, gjithashtu, ka thënë: “Besimtari për besimtarin është si ndërtesa që forcon dhe mban vetveten”, - dhe, duke thënë këtë, ka gërshetuar gishtat. Allahu dhe Profeti i Tij na kanë urdhëruar që të përpiqemi e të punojmë për të kryer detyrimet ndaj besimtarëve dhe çdo gjë tjetër që sjell harmoni, dashuri, dhemb-shuri e afrimitet mes tyre. Kështu për shembull, nëse mes disa besimtarëve ndodhin keqkuptime e konflikte, të cilat shkaktojnë urrejtje, përçarje dhe largim zemrash, besimtarët e tjerë janë të urdhëruar që t’i pajtojnë vëllezërit e tyre. Ata duhet të përpiqen me çdo mënyrë, për të larguar urrejtjen dhe përçarjen mes tyre. Pastaj Allahu i Madhëruar urdhëron për devotshmëri, për plotësim të urdhëresave dhe largim nga ndalesat, në emër të dashurisë për Të dhe si bindje, nënshtrim e madhërim të Tij. Nëse ne plotësojmë urdhrin për devot-shmëri dhe porosinë për detyrimet ndaj muslimanëve, Allahu i Lartësuar na prem-ton mëshirë. Në fund të ajetit, Ai thotë:... dhe kini frikë Allahun, që të mëshiroheni! - Nëse të përfshin mëshira e Zotit, ke gjetur gjithë mirësinë e dynjasë dhe të ahiretit. Kjo tregon se shpërfillja e të drejtave të besimtarëve është një nga shkaqet më të mëdha të privimit nga mëshira e Allahut. Nga këto ajete nxirren edhe dobi të tjera:1. Lufta mes besimtarëve bie ndesh me vëllazërinë e tyre në besim, prandaj konsiderohet si një nga gjynahet më të mëdha.2. Vëllazëria në Islam nuk asgjësohet tërësisht, edhe nëse mes besimtarëve ka luftë e vrasje. Allahu i Madhëruar i quan ata besimtarë kur thotë: “Nëse dy grupe besimtarësh luftojnë mes njëri-tjetrit...”. Pra, ata vazhdojnë të jenë besimtarë muslimanë dhe mes tyre qëndron ende lidhja e besimit, por ata kanë rënë në një gjynah shumë të madh. Po kështu trajtohet çdo gjynah i madh, poshtë idhujtarisë e mohimit të Zotit: vepruesi i tyre nuk del nga Islami. Vepruesi i gjynaheve, veç shirkut e kufrit, konsidero-het si vëlla në Islam, por është i rrezikuar nga ndëshkimi për gjynahet e tij. Ky është besimi i pasuesve të Traditës profetike dhe i Xhematit.3. Rregullimi i marrëdhënieve mes muslimanëve dhe pajtimi i tyre, duke respektuar drejtësinë, është detyrë që duhet plotësuar.4. Në rast konflikti mes muslimanëve është detyrë lufta kundër palës që nuk pranon të ulet në bisedime për vendosjen e drejtësisë sipas ligjit të Zotit dhe porosi-ve të Profetit të Tij, derisa ata të nën-shtrohen. Nëse ata gjykojnë jo me ligjin e Zotit, por propozojnë ndonjë zgjidhje e cila nuk mund të pranohet fetarisht, Ajo refuzohet e u kthehet mbrapsht.5. Ajeti lejon që t’i luftojmë ata muslima-në që nuk shtrohen për të gjykuar sipas ligjit të Zotit në konfliktet e tyre, ndoshta edhe t’i vrasim ata, por nuk na lejohet të prekim gjë prej pasurive të tyre. Pra, edhe pse na është lejuar luftimi e vrasja e tyre, kur e drejta arrihet veçse në këtë mënyrë, përsëri pasuritë e tyre janë të paprekshme, sepse ata vazhdojnë të trajtohen si muslimanë.

49:11Страница 516

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا يَسۡخَرۡ قَوۡمٞ مِّن قَوۡمٍ عَسَىٰٓ أَن يَكُونُواْ خَيۡرٗا مِّنۡهُمۡ وَلَا نِسَآءٞ مِّن نِّسَآءٍ عَسَىٰٓ أَن يَكُنَّ خَيۡرٗا مِّنۡهُنَّۖ وَلَا تَلۡمِزُوٓاْ أَنفُسَكُمۡ وَلَا تَنَابَزُواْ بِٱلۡأَلۡقَٰبِۖ بِئۡسَ ٱلِٱسۡمُ ٱلۡفُسُوقُ بَعۡدَ ٱلۡإِيمَٰنِۚ وَمَن لَّمۡ يَتُبۡ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلظَّٰلِمُونَ ١١

О те, которые уверовали! Пусть одни люди не насмехаются над другими, ведь может быть, что те лучше них. И пусть одни женщины не насмехаются над другими женщинами, ведь может быть, что те лучше них. Не обижайте самих себя (друг друга) и не называйте друг друга оскорбительными прозвищами. Скверно называться нечестивцем после того, как уверовал. А те, которые не раскаются, окажутся беззаконниками.

O ju që keni besuar! Nuk është mirë të tallet një popull me një popull tjetër, sepse të tallurit mund të jenë më të mirë nga ata që tallin; as gratë me gratë e tjera, sepse mund të ndodhë që ato të jenë më të mira se ato që tallin. -Edhe ky është një nga detyrimet e ndërsjellta të muslimanëve: ata nuk lejohet të tallen me njëri-tjetrin, qoftë me fjalë apo me vepra e gjeste. Ky është një veprim që Zoti e ka bërë haram. Sjellja e tillë tregon që tallësi ka rënë në vetëkënaqësi. Ndoshta i talluri është më i mirë se tallësi, ashtu siç ndodh në shumicën e rasteve, pasi tallja buron nga zemra që është e mbushur me vese të ulëta. Për këtë, Profeti ka thënë: “I mjafton njeriut si gjynah, përçmimi i vëllait të tij besimtar.”Mos tallni veten tuaj ... - Mos tejkaloni caqet, duke përmendur të metat e njëri-tjetrit! Kjo mund të bëhet me fjalë ose me veprime. Që të dyja janë haram, madje për vepruesin e tyre ka kërcënim për ndëshkim në Zjarr, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Mjerë për atë që tall e përqesh (njerëzinë),” [Humeze 1]. Vëreni me kujdes! Allahu i Madhëruar thotë: “Mos tallni veten tuaj!” Pra, vëllai besimtar duhet trajtuar si vetja. Kështu duhet të jenë besimtarët: si një trup i vetëm! Gjithashtu, nëse tall të tjerët, edhe ata do të veprojnë njëlloj me ty, e në këtë rast, njeriu është vetë shkaktar për talljen e vetvetes....e mos i vini njëri-tjetrit nofka tallëse! -Muslimani nuk duhet ta tallë vëllain e tij duke e thirrur me nofka që ai nuk dëshiron ta thërrasin. Ky veprim është haram. Ndërsa nofkat jo fyese, të cilat njeriu i pranon, nuk hyjnë në këtë ndalesë.Sa e shëmtuar është të vësh nofka tallëse, pasi ke besuar! -Kthimi pas në injorancë, mosbindje dhe gjynahe, pasi ke besuar dhe ke bërë vepra të mira sipas ligjit të Zotit, është diçka shumë e shëmtuar. Kjo do të thotë që përdorimi i nofkave fyese e tallëse për tjetrin është kthim në injorancën paraislame dhe një vepër e shëmtuar.Ata që nuk pendohen, janë vërtet keqbërës. - Ky është detyrim i besimtarit musliman. Ai duhet të pendohet tek Allahu i Lartësuar dhe t’i japë hakun vëllait të tij musliman. Ai duhet t’i kërkojë falje vëllait të tij, dhe duhet t’i kërkojë falje Zotit të tij. Gjithashtu, duhet që, nëse e ka ofenduar, sharë dhe mbajtur nëpër gojë për keq vëllain musliman, tani le ta lëvdojë atë dhe të çojë në vend nderin e tij. Nga ky ajet kuptohet se njerëzit ndahen dy grupe: 1. Të padrejtët ndaj vetes, të cilët nuk pendohen për gjynahet e tyre. 2. Ata që bëjnë gjynahe, por që pendohen për gjynahet e tyre. Këta të fundit përfitojnë mirësinë e shpëtojnë nga çdo e keqe. Nuk ka grup të tretë, veç këtyre.

49:12Страница 517

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱجۡتَنِبُواْ كَثِيرٗا مِّنَ ٱلظَّنِّ إِنَّ بَعۡضَ ٱلظَّنِّ إِثۡمٞۖ وَلَا تَجَسَّسُواْ وَلَا يَغۡتَب بَّعۡضُكُم بَعۡضًاۚ أَيُحِبُّ أَحَدُكُمۡ أَن يَأۡكُلَ لَحۡمَ أَخِيهِ مَيۡتٗا فَكَرِهۡتُمُوهُۚ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَۚ إِنَّ ٱللَّهَ تَوَّابٞ رَّحِيمٞ ١٢

О те, которые уверовали! Избегайте многих предположений, ибо некоторые предположения являются грехом. Не следите друг за другом и не злословьте за спиной друг друга. Разве понравится кому-либо из вас есть мясо своего покойного брата, если вы чувствуете к этому отвращение? Бойтесь Аллаха! Воистину, Аллах - Принимающий покаяния, Милосердный.

O ju që keni besuar! Largohuni nga paragjykimet! Vërtet paragjykimet(e pabaza)janë padrejtësi. -Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na ndalon të paragjykojmë e të mendojmë keq për besimtarët, pasi disa paragjykime të tilla janë gjynah. Këtu bëhet fjalë për hamendësimet e pabazuara në fakte, të cilat të shtyjnë më shumë në fjalë të këqija e në vepra të padrejta. Nëse në zemër ekzistojnë mendime të këqija, ato nuk mbeten gjatë të tilla, por forcohen dhe e bëjnë bartësin e tyre që të flasë e të veprojë padrejtësisht. Paragjykimet dhe mendimet e këqija për muslimanin janë nxitëse të urrejtjes dhe të përçarjes, ndërkohë që jemi urdhëruar për të kundërtën.Mos rrëmoni për zbulimin e të metave të tjetrit... -Mos hetoni të zbuloni sekretet dhe intimitetin e muslimanit! Lëreni të qetë muslimanin dhe mos u merrni me çështjet delikate të tij, që nuk duhet të përhapen e të zbulohen....dhe mos përgojoni! - Përgojimi (gibet), ashtu sikurse e ka përkufizuar Profeti (a.s.), është: “Të thuash rreth vëllait tënd besimtar diçka që ai nuk e dëshiron të përmendet, edhe nëse vërtet e ka atë gjë.” Allahu i Madhëruar bën një krahasim të përgojimit, për të treguar se sa vepër e shëmtuar është:Vallë, a ka ndonjë prej jush që dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur?! Sigurisht, për ju kjo është e neveritshme. - Allahu i Lartësuar e ka krahasuar gibet-in me ngrënien e mishit të njeriut të vdekur, që është gjëja më e shëmtuar dhe më e neveritshme nga njeriu. Pra, ashtu sikurse ai e urren që të hajë mishin e njeriut, në mënyrë të veçantë kur është i vdekur, ashtu duhet ta urrejë përgojimin e tij, që, në njëfarë mënyre, është si ta hash mishin e tij për së gjalli!Ruhuni nga ndëshkimi i Allahut! Me të vërtetë, Allahu është Pranues i madh i pendimit e Mëshirëplotë. - Allahu është El Teuab, Ai që lejon dhe u jep sukses robërve të Tij që të pendohen, dhe pastaj ua pranon pendimin. Ai është, gjithashtu, El Rahim - Mëshirëplotë për robërit e Tij. Prej mëshirës së Tij është edhe fakti që Ai i fton e ndihmon ata që të arrijnë më të dobishmen për ta dhe e pranon prej tyre pendimin, kur gabojnë. Ky ajet është një kërcënim i rëndë për ata që merren me përgojim. Ai tregon se përgojimi është gjynah i madh, sepse Allahu e ka krahasuar me ngrënien e mishit të njeriut të vdekur, gjë e cila është e ndaluar dhe prej gjynaheve të mëdha.

49:13Страница 517

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ إِنَّا خَلَقۡنَٰكُم مِّن ذَكَرٖ وَأُنثَىٰ وَجَعَلۡنَٰكُمۡ شُعُوبٗا وَقَبَآئِلَ لِتَعَارَفُوٓاْۚ إِنَّ أَكۡرَمَكُمۡ عِندَ ٱللَّهِ أَتۡقَىٰكُمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمٌ خَبِيرٞ ١٣

О люди! Воистину, Мы создали вас из мужчины и женщины и сделали вас народами и племенами, чтобы вы узнавали друг друга, и самый почитаемый перед Аллахом среди вас - наиболее богобоязненный. Воистину, Аллах - Знающий, Ведающий.

O njerëz! Ne ju krijuam prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, që të njiheni mes jush. -Allahu i Madhëruar na tregon se Ai e krijoi njerëzimin prej një origjine të vetme. Gjithë njerëzimi e ka zanafillën nga Ademi dhe Havaja. Prej atyre të dyve, Allahu i Madhëruar nxori shumë burra e gra. Ai i bëri ata të shpërndahen nëpër tokë, të ndarë në kombe e fise, disa të vegjël e disa të mëdhenj. Ai i bëri në fise e kombe, që ata të njohin njëri-tjetrin. Nëse do t’i bënte që secili njeri të jetonte i vetëm, atëherë nuk do të kishte lidhje mes tyre, nuk do të kishte ndihmë dhe mbështetje për njëri-tjetrin, nuk do të kishte trashëgimi, lidhje gjaku apo plotë-sim të të drejtave të familjes e të farefisit.Nuk ka dyshim se më i miri tek Allahu është më i devotshmi mes jush. -Kriteri vlerësues për njerëzit është devotshmë-ria. Më i nderuar tek Allahu është ai që është më i devotshmi, pra, njeriu më i përkushtuar në bindjen ndaj Tij dhe më i ruajturi nga gjynahet. Kjo do të thotë që nuk është më i nderuari ai që ka më shumë njerëz e farefis, apo prejardhje më të ndritur.Pa dyshim, Allahu është i Gjithëditur dhe Njohës i çdo gjëje. - Allahu është i Gjithëditur. Ai e di se cili prej robërve është i devotshëm haptazi dhe fshehtazi dhe cili është vetëm haptazi e jo fshehtazi. Allahu do t’i japë secilit atë që meriton. Ky ajet tregon se njohja e gjenealogjisë së familjes është e ligjshme, sepse Allahu i Lartësuar na ndau në fise e kombe që ne të njohim njëri-tjetrin dhe prejardhjen tonë.

49:14Страница 517

۞ قَالَتِ ٱلۡأَعۡرَابُ ءَامَنَّاۖ قُل لَّمۡ تُؤۡمِنُواْ وَلَٰكِن قُولُوٓاْ أَسۡلَمۡنَا وَلَمَّا يَدۡخُلِ ٱلۡإِيمَٰنُ فِي قُلُوبِكُمۡۖ وَإِن تُطِيعُواْ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ لَا يَلِتۡكُم مِّنۡ أَعۡمَٰلِكُمۡ شَيۡـًٔاۚ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٌ ١٤

Бедуины сказали: «Мы уверовали». Скажи: «Вы не уверовали. Посему говорите: «Мы покорились». Вера еще не вошла в ваши сердца. Если вы подчинитесь Аллаху и Его Посланнику, Он нисколько не умалит ваших деяний. Воистину, Аллах - Прощающий, Милосердный».

Beduinët thanë: “Ne kemi besuar.” -Allahu i Madhëruar na tregon se çfarë thanë beduinët, të cilët hynë në Islam në kohën e Profetit (a.s.), por pa qenë të qartë dhe pa bërë ato vepra që kërkon imani i vërtetë. Megjithatë, ata përsëri deklaronin se kishin një besim të plotë. Atëherë, Allahu e urdhëroi Profetin e Tij që t’ua hidhte poshtë këtë pretendim të madh, duke u thënë:Thuaju: “Ju ende nuk keni besuar, prandaj thoni ‘Hymë në Islam’, sepse besimi nuk ka hyrë ende në zemrat tuaja.” –Kuptimi: Mos pretendoni se keni arritur gradën e imanit të plotë, me të gjithë elementët e tij. Por mund të thoni “Hymë në Islam” dhe mjaftohuni me këtë, sepse besimi ende nuk ka zënë vend në zemrat tuaja. Ju thjesht keni besuar nga frika, nga ndonjë shpresë apo për arsye të tjera si këto. E tillë ishte gjendja e beduinëve, të cilët më pas u pajisën me besim të plotë, madje luftuan në rrugën e Zotit.“Nëse i bindeni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Ai nuk ju pakëson asgjë nga veprat tuaja. ...” -Nëse i bindeni Allahut dhe Profetit të Tij, me kryerjen e veprave të mira dhe largimin nga veprat e këqija, Allahu i Madhëruar nuk ka për t’jua pakësuar veprat tuaja, as sa një thërrmijë. Përkundrazi, Ai ka për t’jua dhënë shpërblimin të plotë, të vogla apo të mëdha qofshin veprat tuaja.“... Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë”. - Allahu është Gafurun – Falës i Madh për ata që pendohen dhe kthehen tek Ai të nënshtruar dhe të bindur. Ai është, gjithashtu, Rrahim - Mëshirëplotë me ta, sepse u jep sukses të pendohen dhe ua pranon pendimin e tyre.

49:15Страница 517

إِنَّمَا ٱلۡمُؤۡمِنُونَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ ثُمَّ لَمۡ يَرۡتَابُواْ وَجَٰهَدُواْ بِأَمۡوَٰلِهِمۡ وَأَنفُسِهِمۡ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِۚ أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلصَّٰدِقُونَ ١٥

Верующими являются только те, которые уверовали в Аллаха и Его Посланника, а потом не испытывали сомнений и сражались на пути Аллаха своим имуществом и своими душами. Именно они являются правдивыми.

Besimtarë janë vetëm ata që i besojnë Allahut, të Dërguarit e Tij, e pastaj nuk luhaten, por luftojnë me pasurinë dhe me jetën e tyre në Rrugën e Allahut. -Besimtarë të vërtetë janë ata që plotësojnë dy kushte:1. Kanë besimin e plotë dhe të sinqertë tek Allahu, që sjell punë të mira dhe largon nga të këqijat.2. Luftojnë dhe përpiqen në rrugën e Allahut, pasi çdokush që lufton jobesimtarët dëshmon për iman të plotë, që ka zënë vend në zemrën e tij. Ai që lufton për përhapjen e Islamit dhe fton të tjerët për të zbatuar ligjin e Zotit në jetën e tyre, pa dyshim që, së pari, i ka plotësuar këto kërkesa për veten e vet. Ndërsa ai që nuk ka fuqi të luftojë për përhapjen e fesë së Zotit dëshmon për dobësinë e imanit të tij.Duke treguar një kusht të domosdoshëm për një besim të saktë, Allahu i Madhëruar thotë: ... e mandej nuk luhaten”. Zemrën dhe veprat e robit i rregullon vetëm besimi i sigurt dhe i patundur në çdo gjë që Zoti ka urdhëruar të besohet, pa pasur as më të voglin dyshim.Këta janë besimtarët e vërtetë. - Të vërtetët janë ata të cilët besimin e tyre e pasqyrojnë me vepra të mira, ashtu si e kërkon besimi i pastër dhe i vërtetë. Vërtetësia e besimit është një pretendim shumë serioz. Në fakt, çdokush që ka një pretendim duhet që ta mbrojë atë me fakte, nëse është i vërtetë. Edhe kur bëhet fjalë për besimin, i cili është porta e lumturisë në dynja dhe në ahiret, jo çdokush që e pretendon, e ka arritur vërtet. Vetëm ai që kryen detyrimet që kërkon besimi, me vepra e fjalë, vetëm ai ka pretendim të pranueshëm ose vetëm ai është besimtar i vërtetë. Nëse dikush nuk i plotëson këto kushte, atëherë pretendimi i tij se ka besim nuk qëndron. Pretendimi i tij nuk ka asnjë vlerë për krijesat, sepse besimin në zemër e vlerëson veçse Allahu i Madhëruar. Në fakt, pretendimi se ke apo jo besim në zemër është një lloj mungese edukate me Allahun e Lartësuar. A thua se po i mëson Allahut se çfarë ke në zemër! Ky është një mendim i gabuar për Allahun.Kështu, i Madhëruari thotë:Dijetarët selefë dhe të tjerë kanëshprehur mendime të ndryshme përrastin kur njeriu deklaron besimin e tij.Disa kanë qenë të mendimit se nuklejohet të thuash për veten: “Unë jambesimtar”, pa e shoqëruar me: “...nëdashtë Allahu” nga pas. Disa deklarojnëse ky ka qenë mendimi i shumicës sëdijetarëve filozofë (mutekel-limin) tëmedhhebit Shafiij. Disa të tjerë mendojnëse është e lejueshme të thuash: “Unë jambesimtar” edhe pa thënë nga pas: “...nëdashtë Allahu”. Ky është mendimi më ipërzgjedhur, që mbështetet edhe ngadijetarët analistë kritikë “muhakkikin”.Ndërsa El Euzaijju dhe të tjerë kanë qenëtë mendimit se që të dyja mënyrat janëtë lejuara, në varësi të këndvështrimitapo të qëllimit. Pra, lejohet të thuashthjesht: “Unë jam besimtar”, nëse ke përqëllim gjendjen aktuale, përderisakonsiderohesh nga Sheriati si “besimtar”.Por, gjithashtu, mund të thuash: “Unëjam besimtar, në dashtë Allahu!”, nëse kepër qëllim lutjen për begati dhe suksesnga Allahu, ose nëse shpreh shpresën përpërfundimin tënd, pasi ne nuk e dimë ado të jemi të qëndrueshëm në besimintonë deri në vdekje apo jo. Edhe kymendim është i pranueshëm, nëse duamqë t'u largohemi sa më shumëpërplasjeve të mendimeve. Për sa ipërket deklarimit se dikush ështëjobesimtar, ka gjithashtu mendime tëndryshme të dijetarëve. Kështu, disa janëtë mendimit se mund të thuhet: “Ai ështëqafir” edhe pa thënë: “...në dashtëAllahu”. Disa të tjerë thonë se me këtërast veprohet njëlloj si për deklarimin ebesimit. Pra, në varësi të qëllimit, mundtë themi: “...në dashtë Allahu", ose jo. Kjodo të thotë që, nëse kemi qëllim tëtregojmë se si do të jetë përfundimi i tij,duhet të themi: “...në dashtë Allahu", pasine nuk e dimë se si do të jetë përfundimii tij. Ky mendim është parapëlqyer ngadisa prej dijetarëve muhakkikin.Sidoqoftë, Allahu është më i ditur përgjithçka. [Shih “Komentari i Sahihut tëMuslimit” nga imam Neveviu, vëllimi 1].

49:16Страница 517

قُلۡ أَتُعَلِّمُونَ ٱللَّهَ بِدِينِكُمۡ وَٱللَّهُ يَعۡلَمُ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۚ وَٱللَّهُ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٞ ١٦

Скажи: «Неужели вы хотите уведомить Аллаха о вашей вере, тогда как Аллах знает то, что на небесах, и то, что на земле? Аллах знает о всякой вещи».

Thuaju: “Vallë, ju do t’i tregoni Allahut për fenë tuaj, ndërkohë që Allahu di ç’ka në qiej dhe ç’ka në Tokë dhe kur Allahu Di gjithçka?!” - Dija e Allahut ka përfshirë gjithçka, pa përjashtim, mes të cilave edhe ato që fsheh zemra, besim apo mohim qoftë, mirësi apo ligësi. I Lartësuari i di të gjitha ato me imtësi dhe do t’i shpërblejë me drejtësi. Nëse ke punuar mirë, do të fitosh mirësi, e nëse ke punuar keq, do të marrësh atë që meriton.

49:17Страница 517

يَمُنُّونَ عَلَيۡكَ أَنۡ أَسۡلَمُواْۖ قُل لَّا تَمُنُّواْ عَلَيَّ إِسۡلَٰمَكُمۖ بَلِ ٱللَّهُ يَمُنُّ عَلَيۡكُمۡ أَنۡ هَدَىٰكُمۡ لِلۡإِيمَٰنِ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ ١٧

Они попрекают тебя тем, что обратились в ислам. Скажи: «Не попрекайте меня вашим обращением в ислам. Это Аллах оказал вам милость тем, что привел вас к вере, если вы вообще говорите правду».

Ata të lavdërohen ty që u bënë muslimanë. Thuaju: “Me pranimin tuaj të Islamit, mos m'u lavdëroni mua, ...” - Ata që dëshmojnë për veten se kanë iman të plotë, e ndërkohë nuk janë të tillë, mund ta bëjnë për disa arsye, një prej të cilave është pandehma se kështu do t’ia bëjnë të njohur besimin e tyre Allahut të Madhëruar, ndërkohë që Allahu është i Gjithëditur për gjithçka, prandaj kjo sjellje e tyre është e ulët dhe e panevojshme. Arsye tjetër është që t’i tregojnë Profetit (a.s.) se kanë besuar jo për të fituar ndonjë gjë për veten e tyre, por për t’i bërë nder Profetit. Me fjalët e tyre, ata sikur po ia kujtonin Profetit nderin që po i bënin duke e besuar dhe u bërë pasues të fesë së tij. Kjo sigurisht qe diçka jo e këndshme, që nuk u takonte ta bënin përpara Profetit të Zotit. Në fund të fundit, nëse imani qe i vërtetë në zemrat e tyre, kjo ishte bamirësi e Allahut për ta. Ishte vetëm Allahu që ua dhuroi atë mirësi e çdo mirësi tjetër që kishin. Ashtu sikurse është Allahu i vetmi që i krijon, i furnizon dhe u dhuron njerëzve mirësi të dukshme e të padukshme, po ashtu Ai është i vetmi që u dhuron atyre imanin dhe udhëzimin në rrugën e drejtë. Mirësia e Islamit, e të besuarit dhe e udhëzimit në rrugën e drejtë është mirësia më e madhe dhe më e rëndësi-shme që Ai u dhuron njerëzve. Prandaj vetëm Atij i duhet shprehur falënderimi dhe mirënjohja e plotë, siç thotë i Madhëruari:“...sepse Ai që e meriton falënderimin tuaj për udhëzimin në besim, është vetëm Allahu, nëse jeni të sinqertë”. - Pastaj i Madhëruari thotë:

49:18Страница 517

إِنَّ ٱللَّهَ يَعۡلَمُ غَيۡبَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَٱللَّهُ بَصِيرُۢ بِمَا تَعۡمَلُونَ ١٨

Воистину, Аллах знает сокровенное небес и земли. Аллах видит то, что вы совершаете.

S’ka dyshim se Allahu i di të fshehtat e qiejve e të Tokës. -Allahu është i Gjithëditur për çështjet e fshehta, që krijesat nuk i dëshmojnë dhe as i dinë. Ai e di çfarë fshihet në thellësitë e errëta të oqeanit, Ai e di çfarë fsheh nata dhe çfarë zbulon dita. Allahu di për çdo pikë shiu, madje edhe ku ajo zbret. Ai di edhe për çdo thërrmijë rëre. Allahu e di çfarë fshihen në gjokse dhe çdo çështje të fshehtë tjetër, sikurse thotë në një ajet tjetër: “Vetëm tek Ai janë çelësat e fsheh-tësive dhe ato nuk i di askush tjetër veç Tij. Ai di çfarë ka në tokë dhe në det. As edhe një gjethe nuk bie pa dijeninë e Tij. Nuk ka kokërr në thellësi të Tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë, që nuk është në Librin e qartë.” [El en’am 59.Allahu sheh gjithçka që ju punoni. - Allahu që ju vështron në çdo gjendje e punë, do t’jua japë shpërblimin për to të plotë, ashtu siç e gjykon Ai, me mëshirën e Tij të gjerë dhe me urtësinë e Tij të madhe. Përfundoi edhe tefsiri i sures Huxhurat, me ndihmën dhe suksesin e dhuruar prej Allahut. Ty, o Allah, dhe vetëm Ty të takon lavdia! Ti je Bujari dhe Bamirësi më i madh e Mëshirëplotë!

Текст: Quranic Universal Library (Tarteel) через spa5k/tafsir_api (MIT), в зафиксированной версии. Аяты: Quran Foundation. Источники и лицензии

Содержание

Аят аль-Курси36Аль-Кахфстр. 42джуз 15Бухари 1Муслим 2999

Вид

Тема
Размер текста
Вид

Read in English