Ас-СаадиАль‑Маида · 5:59–83

Ас-Саади · Тафсир · на албанском

Аль-Маида 5:59–83

5:59Страница 118

قُلۡ يَٰٓأَهۡلَ ٱلۡكِتَٰبِ هَلۡ تَنقِمُونَ مِنَّآ إِلَّآ أَنۡ ءَامَنَّا بِٱللَّهِ وَمَآ أُنزِلَ إِلَيۡنَا وَمَآ أُنزِلَ مِن قَبۡلُ وَأَنَّ أَكۡثَرَكُمۡ فَٰسِقُونَ ٥٩

Скажи: «О люди Писания! Неужели вы упрекаете нас только в том (или питаете к нам злобу только из-за того), что мы уверовали в Аллаха, в то, что ниспослано нам и что было ниспослано прежде, и в то, что большинство из вас являются нечестивцами?».

Thuaju: “O ithtarë të Librit! A na kundërshtoni dhe na urreni vetëm pse besuam në Allahun, në Shpalljen që na zbriti neve dhe në ato(shpallje)që kanë zbritur më parë? Me të vërtetë, shumica prej jush janë të pabindur.” -Kuptimi: Vallë, a po na urreni dhe po e konsideroni si mangësi tonën faktin që ne besojmë në Allahun, në shpalljet e Tij të shkuara dhe në atë të fundit, që besojmë në të gjithë profetët e tij të shkuar dhe Profetin e fundit?! Apo na urreni ngaqë ne besojmë se ai që nuk ka besimin tonë konsiderohet qafir, shkelës i kufijve të Zotit, i prishur dhe i shkatërruar?! Si mund ta konsideroni si mangësi atë që është detyra më e rëndësishme nga të gjitha detyrat, që rëndon mbi çdo të përgjegjshëm ligjërisht?! Shumica juaj janë të shthurur, shkelës të kufijve të Zotit të Madhëruar, të zhytur kokë e këmbë në gjynahe. Për këtë arsye, është më mirë për ju që të heshtni. A nuk ju mjafton që po ngarkoni vetveten me gjynahe dhe mosbindje ndaj Zotit, por dëshironi të zhyteni edhe më keq, duke urryer fenë që duhet ta doni dhe ta jetoni: Islamin?! Të konsideruarit e fesë së vërtetë si mangësi dhe turp tregon se ata e shihnin besimin e vërtetë si një të keqe dhe kotësi. Atëherë, Allahu i Madhëruar i drejtohet Profetit (a.s)dhe i thotë:

5:60Страница 118

قُلۡ هَلۡ أُنَبِّئُكُم بِشَرّٖ مِّن ذَٰلِكَ مَثُوبَةً عِندَ ٱللَّهِۚ مَن لَّعَنَهُ ٱللَّهُ وَغَضِبَ عَلَيۡهِ وَجَعَلَ مِنۡهُمُ ٱلۡقِرَدَةَ وَٱلۡخَنَازِيرَ وَعَبَدَ ٱلطَّٰغُوتَۚ أُوْلَٰٓئِكَ شَرّٞ مَّكَانٗا وَأَضَلُّ عَن سَوَآءِ ٱلسَّبِيلِ ٦٠

Скажи: «Сообщить ли вам о тех, кто получит еще худшее воздаяние от Аллаха? Это - те, кого Аллах проклял, на кого Он разгневался, кого Он превратил в обезьян и свиней и кто поклонялся тагуту. Они займут еще более скверное место и еще больше сбились с прямого пути».

Thuaju: “A t’ju lajmëroj për një të keqe më të madhe se kjo,(që erdhi)si dënim nga Allahu? Ata mbi të cilët ra mallkimi i Allahut dhe zemërimi i Tij, ata që i shndërroi në majmunë e në derra dhe u bënë adhurues të Shejtanit” -Thuaju, o Profet, duke ecur me logjikën e tyre, a t’ju tregoj për diçka që është më “e keqe” se ajo të cilën ju e konsideroni si mangësi e turp? Gjendja më e keqe që ju duhet ta urreni dhe ta konsideroni si kërcënim për ju, është gjendja e atyre që Zoti i mallkoi, duke i dëbuar nga mëshira e Tij dhe duke u zemëruar me ta, për t’i ndëshkuar në dynja dhe në ahiret. Ai i shndërroi ata në majmunë e derra dhe i bëri adhurues të Shejtanit dhe të çdo gjëje tjetër veç Zotit.ata janë në gjendjen më të keqe dhe më të humburit prej rrugës së drejtë. -Mendojeni pak dhe kuptojeni se këta janë në gjendje më të keqe se ata që ju i shihni si të humbur dhe i urreni për besimin e tyre të saktë. Allahu i ka zgjedhur ata fatlumë, ndërsa mëshira e Tij është shumë pranë tyre. Allahu është i kënaqur me ta dhe i shpërblen në dynja dhe në ahiret, sepse ata ia përkushtojnë të gjitha adhurimet vetëm Atij, duke synuar kënaqësinë e Tij, edhe pse ju e urreni këtë gjë dhe e shihni si mangësi.

5:61Страница 118

وَإِذَا جَآءُوكُمۡ قَالُوٓاْ ءَامَنَّا وَقَد دَّخَلُواْ بِٱلۡكُفۡرِ وَهُمۡ قَدۡ خَرَجُواْ بِهِۦۚ وَٱللَّهُ أَعۡلَمُ بِمَا كَانُواْ يَكۡتُمُونَ ٦١

Придя к вам, они сказали: «Мы уверовали». Однако они вошли с неверием и вышли с ним. Аллаху лучше знать, что они утаивали.

Kur vijnë te ti, ata thonë: “Kemi besuar”. Por, në fakt, ata hyjnë me kufër dhe largohen me kufër. -Ata pretendojnë se janë besimtarë, ndërkohë vijnë e shkojnë me mosbesim. Ata thjesht janë mohues, edhe nëse pretendojnë se besojnë. Nuk ka në gjendje më të rëndë se këta të vetëmashtruar. Si nuk e kuptojnë këta të mjerë se:Allahu e di më së miri se çfarë fshehin ata. -Pra, Allahu i di shumë mirë veprat e tyre të shëmtuara, mosbesimin dhe hipokrizinë që fshihet në zemrat e tyre. Ai ka për të shpërblyer gjithësecilin sipas punës së bërë, e mirë apo e keqe qoftë. Më pas, Allahu i Madhëruar zbulon mangësitë e tyre, duke treguar kështu ndihmën dhe mbështetjen e Tij për besimtarët:

5:62Страница 118

وَتَرَىٰ كَثِيرٗا مِّنۡهُمۡ يُسَٰرِعُونَ فِي ٱلۡإِثۡمِ وَٱلۡعُدۡوَٰنِ وَأَكۡلِهِمُ ٱلسُّحۡتَۚ لَبِئۡسَ مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ ٦٢

Ты видишь, что многие из них поспешают грешить, преступать границы дозволенного ипожирать запретное. Воистину, скверно то, что они совершают.

Shumë prej tyre i sheh të nguten njëri me tjetrin në gjynahe, në armiqësi dhe në ngrënien e haramit. -Shumë prej tyre i sheh të babëzitur në poshtërsi dhe padrejtësi, qoftë në lidhje me detyrimet ndaj Krijuesit, qoftë në lidhje me detyrimet ndaj krijesave, duke u shfaqur atyre armiqësi dhe arogancë. Ata, gjithashtu, nuk ruhen nga ngrënia e pasurisë haram. Allahu i Madhëruar nuk thotë thjesht që ata kryejnë gjynahe, por thotë se ata nxitojnë të kryejnë gjynahe. Kjo tregon poshtërsinë, ligësinë dhe shëmtinë e shpirtit të tyre, që e dëshiron aq shumë padrejtësinë, edhe pse pretendojnë se qëndrojnë në nivele të larta.Sa e shëmtuar është sjellja e tyre! -Ky është një poshtërim për ta dhe për veprat e tyre të ndyra dhe të ndëshkueshme.

5:63Страница 118

لَوۡلَا يَنۡهَىٰهُمُ ٱلرَّبَّٰنِيُّونَ وَٱلۡأَحۡبَارُ عَن قَوۡلِهِمُ ٱلۡإِثۡمَ وَأَكۡلِهِمُ ٱلسُّحۡتَۚ لَبِئۡسَ مَا كَانُواْ يَصۡنَعُونَ ٦٣

Почему же раввины и первосвященники не удерживают их от греховных речей и пожирания запретного? Воистину, скверно то, что они творят.

Përse, vallë, paria e tyre fetare(rabinët)nuk i ndal ata nga fjalët e tyre mëkatare dhe nga ngrënia e haramit?!” -Përse dijetarët, edukatorët dhe kleri nuk i ndalin ata nga krimet dhe gjynahet? Përse nuk i ndalin nga fjalët e këqija dhe ngrënia e pasurisë haram? Zoti i ka ngarkuar dijetarët që të ndihmojnë njerëzit me dijen që Ai u ka dhuruar, duke i udhëzuar tek e mira dhe duke i ndaluar nga të këqijat. Zoti i ka ngarkuar dijetarët që të largojnë prej njerëzve paditurinë, në mënyrë që askush të mos ketë më justifikim para Tij. Ata duhet të urdhërojnë për të mira, të ndalojnë nga të këqijat dhe t’u qartësojnë njerëzve porositë e Zotit të tyre. Ata duhet t’i nxisin njerëzit për të mirën dhe t’i qortojnë e paralajmërojnë që të mos u afrohen harameve.Sa i keq është qëndrimi i tyre! -Arsyeja është se ata nuk e kryejnë detyrën që iu është ngarkuar.

5:64Страница 118

وَقَالَتِ ٱلۡيَهُودُ يَدُ ٱللَّهِ مَغۡلُولَةٌۚ غُلَّتۡ أَيۡدِيهِمۡ وَلُعِنُواْ بِمَا قَالُواْۘ بَلۡ يَدَاهُ مَبۡسُوطَتَانِ يُنفِقُ كَيۡفَ يَشَآءُۚ وَلَيَزِيدَنَّ كَثِيرٗا مِّنۡهُم مَّآ أُنزِلَ إِلَيۡكَ مِن رَّبِّكَ طُغۡيَٰنٗا وَكُفۡرٗاۚ وَأَلۡقَيۡنَا بَيۡنَهُمُ ٱلۡعَدَٰوَةَ وَٱلۡبَغۡضَآءَ إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِۚ كُلَّمَآ أَوۡقَدُواْ نَارٗا لِّلۡحَرۡبِ أَطۡفَأَهَا ٱللَّهُۚ وَيَسۡعَوۡنَ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَسَادٗاۚ وَٱللَّهُ لَا يُحِبُّ ٱلۡمُفۡسِدِينَ ٦٤

Иудеи сказали: «Рука Аллаха скована». Это их руки скованы, и они прокляты за то, что они сказали (или да будут скованы их руки, и да будут они прокляты за то, что они сказали). Его обе Руки простерты, и Он расходует, как пожелает. Ниспосланное тебе от твоего Господа приумножает во многих из них несправедливость и неверие. Мы посеяли между ними вражду и ненависть вплоть до Дня воскресения. Всякий раз, когда они разжигают огонь войны, Аллах тушит его. Они стремятся распространить на земле нечестие, но Аллах не любит распространяющих нечестие.

Allahu i Lartësuar na tregon për fjalët e ulta dhe të shëmtuara të jehudëve dhe rreth besimit të tyre të turpshëm.Judejtë thanë: “Dora e Allahut është e shtrënguar! -Pra, ata shpifën, - Allahu i poshtëroftë! - duke thënë se dora e Allahut është e shtrënguar nga mirësitë, dhurimet dhe bujaria. I pastër është Allahu nga shpifjet e këtyre të mjerëve!Të shtrënguara qofshin duart e tyre dhe qofshin të mallkuar, për atë që thanë! -Ky është një mallkim kundër tyre, në përputhje të plotë me fjalët e ulta që ata thanë. Ata deklaruan paturpësisht për Allahun Bujar e Bamirës se koprracia është cilësi e Tij. Por Allahu i shpagoi ata, duke e bërë koprracinë cilësinë e tyre të pandashme. Kështu, ata u bënë njerëzit më dorështrënguar, më pak bamirës dhe më mendimkëqijtë për Allahun e Madhëruar. Ata u bënë njerëzit më të largët nga mëshira e Allahut, mëshirë e cila ka përfshirë çdo gjë, çdo vend mes botës së sipërme dhe të poshtme. I Madhëruari u kthen përgjigjen:Jo. Të dyja duart e Tij janë të shtrira dhe Ai shpenzon(nga mirësitë e tij)ashtu siç dëshiron. -Askush nuk mund ta pengojë Allahun e Madhëruar nga ajo që Ai dëshiron. Ai i ka shpërndarë gjithandej mirësitë e kësaj bote dhe mirësitë fetare, duke i urdhëruar robërit e Tij që t’i afrohen flladit të bujarisë dhe mëshirës së Tij. Allahu i Madhëruar i ka porositur ata që të mos ia mbyllin vetes portën e mirësive të Tij duke kryer gjynahe. Dy duart e Allahut të Madhëruar janë gjithmonë të shtrira; ato vetëm dhurojnë e dhurojnë, ditën dhe natën. Mirësitë e Tij derdhen pa reshtur mbi krijesat. Ai largon trishtimet, i dhuron pasuri të varfërit, çliron të robëruarin, qetëson zemrën e nevojtarit, i përgjigjet lutësit, strehon të pastrehin, i përgjigjet nevojtarit; madje, Allahu u dhuron mirësi edhe atyre që nuk i luten. Ai e ruan dhe e shëron atë që kërkon shërim dhe ruajtje. Ai nuk nxitohet të privojë nga mirësitë të pabindurit dhe gjynahqarët, pasi në mirësitë e Tij kullotin edhe kope të mira, edhe kope të këqija. Megjithatë, për të zgjedhurit dhe të dashurit e Tij, Ai ka veçuar mirësinë më të madhe. Atyre u ka dhënë sukses që të bëjnë punë të mira, për të cilat i lëvdon dhe ua atribuon atyre, edhe pse në fakt ato janë dhuratë nga bujaria e Tij. Më pas, Ai u jep shpërblime të shpejta, që në këtë dynja, dhe të mëvonshme, në ahiret. Ai u jep shpërblime, të cilat nuk është e mundur të shpjegohen dhe përshkruhen, madje as nuk mund të shkojnë nëpër mendjen e robit. Allahu i Madhëruar tregohet i butë dhe i kujdesshëm për ta në të gjitha çështjet e tyre, duke u ofruar çdo mirësi dhe u larguar çdo të keqe dhe, në të shumtën e rasteve, ata nuk e ndiejnë dhe kuptojnë ndihmën dhe butësinë e Tij. I Lartësuar dhe i Pastër nga çdo mangësi është Ai, i Cili është Dhuruesi i çdo mirësie për krijesat! Çdo mirësi që përjetojnë krijesat vjen vetëm prej Tij. Vetëm Atij i qahen dhe i drejtohen të gjithë për largimin e fatkeqësive dhe sprovave. Të shumta dhe të mrekullueshme janë begatitë e Atij, të Cilin askush nuk mund ta lëvdojë ashtu si i takon madhështisë së Tij. Ai është i lavdëruar ashtu sikurse e ka lavdëruar Veten e Vet. I Lartësuar qoftë Allahu, pa bujarinë dhe mirësinë e të Cilit krijesat nuk mund të durojnë asnjë çast të shkurtër. Madje, ato as që mund të ekzistojnë dhe as të vazhdojnë të jenë, sepse është Ai që i bën të ekzistojnë dhe të vazhdojnë të jenë. Allahu e shëmtoftë këdo injorant që mendon se është i pavarur dhe jonevojtar për Zotin e Tij, dhe, aq më keq, që e përshkruan me cilësi që nuk i shkojnë Madhërisë së Tij. Sikur Allahu i Madhëruar t’i merrte në përgjegjësi judejtë - e të tjerët si ata - për ato fjalë që thanë, qoftë edhe për një pjesë të tyre, ata do të ishin shkatërruar që në jetën e dynjasë, para ahiretit. Por pavarësisht nga fjalët dhe veprat e tyre të poshtra, i Madhëruari, Falësi dhe i Gjithëmëshirshmi i toleron dhe i afatizon. Ai nuk nxitohet që t’i ndëshkojë për veprat e fjalët e tyre, por u jep mundësi të reflektojnë. Sidoqoftë, le të mos harrojnë një fakt: Allahu i Madhëruar vërtet i afatizon, por kurrë nuk i harron apo t’i lërë pa i marrë në përgjegjësi.Shpallja që t’u zbrit ty(nga Allahu)do t’ua shtojë largimin dhe mohimin shumë prej atyre. -Ky lloj ndëshkimi është nga fatkeqësitë më të mëdha që mund të godasin robin. Allahu i Madhëruar e ka bërë Shpalljen - të cilën ia zbriti robit dhe Profetit të Tij, - jetë dhe gjallërim të shpirtit dhe zemrës së robit, lumturi të dynjasë dhe ahiretit të tij, e ka bërë atë fitore të mirësisë së dynjasë dhe ahiretit dhe shpëtues nga çdo e keqe që i kanoset në to. Shpallja hyjnore është mirësia më e madhe e sjellë për robërit dhe, si e tillë, ata duhet të nxitojnë ta pranojnë atë me përunjësi të thellë, ta zbatojnë dhe të jetojnë sipas saj. Ata duhet të tregojnë mirënjohje të thellë ndaj Allahut të Madhëruar, që ua dhuroi. Nëse kjo Shpallje, e dhuruar për këto qëllime, nuk shërben për ta, por bëhet shkak që t’u shtohet edhe më tepër humbja e trishtimi, atëherë sinqerisht që ky është nga ndëshkimet më të mëdha. Atyre të mjerëve Shpallja nuk u sjell dobi, sepse ata e shtojnë kufrin e tyre, e teprojnë me padrejtësitë e tyre dhe e thellojnë devijimin e tyre. Shkaku është refuzimi nga ana e tyre i kësaj Shpalljeje, armiqësia e urrejtja kundër saj, si dhe polemikat pa të drejtë kundër saj, me dyshime e hamendësime të kota dhe të pabaza.Ne kemi futur armiqësi dhe urrejtje ndërmjet tyre, që do të vazhdojë deri në Ditën e Kijametit. -Ata kurrë nuk bashkohen, kurrë nuk fitojnë, kurrë nuk bien dakord për diçka të dobishme. Ata vazhdimisht urrejnë njëri-tjetrin me zemrat e tyre dhe e shprehin këtë armiqësi me veprat e tyre, dhe kjo do të vazhdojë deri në Ditën e Kijametit.Sa herë që ndezin zjarr për luftë, Allahu e shuan atë. -Ata hapin gjithmonë luftra për të goditur Islamin dhe besimtarët. Por sa herë që ndezin zjarrin e luftës, Allahu i Madhëruar e shuan atë, duke përçarë radhët e tyre dhe duke ndihmuar muslimanët të fitojnë.Ata përpiqen pareshtur për shkatërrime në tokë... -Ata sakrifikojnë dhe luftojnë me mish e me shpirt, për të hapur në tokë shkatërrim dhe shthurje dhe për përhapjen e fesë së tyre të kotë. Ata sakrifikojnë për ta paraqitur Islamin si të pavlerë....dhe Allahu nuk i do shkatërruesit. -Allahu i Madhëruar ka për ata urrejtjen më të madhe. Ai ka për t’i poshtëruar dhe ndëshkuar rëndë për prishjen e rendit e paqes në tokë. Pastaj i Lartësuari thotë:

5:65Страница 119

وَلَوۡ أَنَّ أَهۡلَ ٱلۡكِتَٰبِ ءَامَنُواْ وَٱتَّقَوۡاْ لَكَفَّرۡنَا عَنۡهُمۡ سَيِّـَٔاتِهِمۡ وَلَأَدۡخَلۡنَٰهُمۡ جَنَّٰتِ ٱلنَّعِيمِ ٦٥

Если бы люди Писания уверовали и устрашились, то Мы простили бы им злодеяния и ввели бы их в Сады блаженства.

Sikur ithtarët e Librit të besonin dhe të ruheshin, Ne do t’ua shlyenim gjynahet dhe do t’i fusnim në kopshtet e mirësisë. -Kjo është bujaria dhe mirësia e madhe e Allahut të Lartësuar. Edhe pse më sipër Ai tregon besimin, fjalët dhe veprat e tyre të shëmtuara, përsëri i fton në pendim. Nëse ata e besojnë Allahun, melekët e Tij, të gjithë profetët e Tij, të gjitha shpalljet e Tij e ruhen nga gjynahet, Allahu i Madhëruar premton se do t’ua falë gjynahet e mbulojë të këqijat, edhe sikur të jenë sa të jenë, pastaj do t’i fusë në Xhenetin e mirësive, ku do të kenë çfarë u dëshiron shpirti dhe syri.

5:66Страница 119

وَلَوۡ أَنَّهُمۡ أَقَامُواْ ٱلتَّوۡرَىٰةَ وَٱلۡإِنجِيلَ وَمَآ أُنزِلَ إِلَيۡهِم مِّن رَّبِّهِمۡ لَأَكَلُواْ مِن فَوۡقِهِمۡ وَمِن تَحۡتِ أَرۡجُلِهِمۚ مِّنۡهُمۡ أُمَّةٞ مُّقۡتَصِدَةٞۖ وَكَثِيرٞ مِّنۡهُمۡ سَآءَ مَا يَعۡمَلُونَ ٦٦

Если бы они руководствовались Тауратом (Торой), Инджилом (Евангелием) и тем, что было ниспослано им от их Господа, то они питались бы тем, что над ними, и тем, что у них под ногами. Среди них есть умеренные люди (праведники, уверовавшие в Пророка Мухаммада, избегающие чрезмерности в религии и не делающие упущений), но плохо то, что совершают многие из них.

Sikur t'i zbatonin Teuratin, Ungjillin dhe këtë(Kur'an)që u shpall nga Zoti i tyre, ata do të kishin gëzuar mirësi të shumta nga qielli dhe toka. -Ky është urdhër që ata të angazhohen sinqerisht për të plotësuar porositë e të gjitha shpalljeve të Zotit. Gjithashtu, imani nuk mund të jetë i plotë pa besuar Muhamedin (a.s)dhe Shpalljen e fundit të Zotit, Kur’ânin. Nëse ata përpiqen që ta plotësojnë imanin me këtë mirësi të madhe nga Zoti i tyre, atëherë premtimi i Zotit është i mrekullueshëm: “furnizim me bollëk nga qielli dhe toka”. Pra, Allahu i Lartësuar do t’ua shtonte të mirat atyre, do t’ua zbriste shiun nga qielli dhe do t’ua mbinte bimët nga toka, sikurse ka thënë në një ajet tjetër: “Sikur popujt e vendeve të kishin besuar (në Allahun) dhe të ishin të devotshëm, Ne do t’ua kishim hapur të gjitha llojet e begative nga qielli e nga toka, por ata mohuan (të vërtetën). Prandaj Ne i dënuam me shkatërrim, siç e merituan.” [El ea’raf 96].Ka prej tyre që janë të matur, por shumica prej tyre i kanë shumë të këqija veprat që punojnë. -Prej ithtarëve të Librit ka edhe nga ata që janë “të matur”, që punojnë me Teuratin dhe Ungjillin, por jo me gjallëri dhe përkushtim të qartë. Megjithatë, shumica prej tyre bëjnë punë të këqija dhe dalin nga porositë e Zotit. Ndërsa të lavdëruarit, që garojnë dhe synojnë gradat e larta, ata janë shumë të pakët.

5:67Страница 119

۞ يَٰٓأَيُّهَا ٱلرَّسُولُ بَلِّغۡ مَآ أُنزِلَ إِلَيۡكَ مِن رَّبِّكَۖ وَإِن لَّمۡ تَفۡعَلۡ فَمَا بَلَّغۡتَ رِسَالَتَهُۥۚ وَٱللَّهُ يَعۡصِمُكَ مِنَ ٱلنَّاسِۗ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهۡدِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلۡكَٰفِرِينَ ٦٧

О Посланник! Возвести то, что ниспослано тебе от своего Господа. Если ты не сделаешь этого, то не донесешь Его послания. Аллах защитит тебя от людей. Воистину, Аллах не наставляет на прямой путь неверующих людей.

O i Dërguar! Përcille me qartësi shpalljen që t’u zbrit prej Zotit tënd! -Ky është një urdhër që Allahu i Madhëruar ia drejton të Dërguarit të Tij për të realizuar detyrën më të rëndësishme dhe më të nderuar për profetët: përcjelljen e qartë të Shpalljes te njerëzit. Ai i përfshin të gjithë urdhrat dhe porositë që umeti ka marrë prej Profetit a.s. Profeti (a.s)e zbatoi në mënyrë të përkryer detyrën e përcjelljes së Shpalljes hyjnore te populli i tij. Ai i ftoi njerëzit në rrugën e Zotit, i përgëzoi me premtimet e Zotit, nëse do bindeshin, dhe i kërcënoi me ndëshkimin dhe zemërimin e Tij, nëse do kthenin shpinën. Profeti (a.s)ua lehtësoi rrugën drejt Zotit dhe Xhenetit, drejt lumturisë së dynjasë dhe ahiretit, e nuk ua vështirësoi. Ai arriti të edukojë një popull analfabet, të paditur, derisa ata u bënë edukatorë të botës. Ai e përcolli të vërtetën e Zotit të tij me fjalë, me vepra, me letra e mesazhe, nëpërmjet të dërguarve e korrierëve të tij. Pas kësaj, nuk mbeti mirësi dhe rrugë për arritjen e saj pa u sqaruar, e nuk mbeti e keqe dhe rrugë për t’u mbrojtur prej saj pa u bërë e ditur dhe pa u paralajmëruar. Për këtë kumtim të qartë e të plotë dëshmuan njerëzit më të mirë të këtij umeti, sahabët e zgjedhur dhe të nderuar dhe imamët e mëdhenj që erdhën pas tyre. Për të dëshmuan brezi më i zgjedhur dhe burrat më të spikatur të këtij umeti.Nëse nuk e bën këtë, atëherë nuk e ke kryer detyrën! -Nëse nuk e transmeton qartë mesazhin e Zotit tënd, atëherë nuk e ke kryer detyrën e ngarkuar.Allahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve. -Allahu i Madhëruar i ofron profetit të Tij mbrojtje dhe siguri prej njerëzve. Pra, kuptimi është: Qëllimi yt të jetë përcjellja e qartë e të vërtetës dhe edukimi i njerëzve. Të të mos largojë nga kjo përgjegjësi frika nga e keqja që vjen prej krijesave, sepse ata janë në dorën e Allahut, i Cili premton të të ruajë prej tyre. Ti ke detyrë veçse transmetimin e qartë të së vërtetës. Së fundmi, çdokush që beson, beson për veten e vet.Nuk ka dyshim se Allahu nuk e udhëzon në rrugën e drejtë popullin që mohon(të vërtetën).” -Ndërsa mohuesit, të cilët nuk kanë asnjë qëllim tjetër, veç plotësimit të epsheve dhe dëshirave të tyre të shfrenuara, Allahu i Madhëruar nuk ka për t’i udhëzuar në rrugën e besimit dhe nuk ka për t’u dhënë sukses për të arritur mirësinë, për shkak të mohimit të fortë që ata shprehin.

5:68Страница 119

قُلۡ يَٰٓأَهۡلَ ٱلۡكِتَٰبِ لَسۡتُمۡ عَلَىٰ شَيۡءٍ حَتَّىٰ تُقِيمُواْ ٱلتَّوۡرَىٰةَ وَٱلۡإِنجِيلَ وَمَآ أُنزِلَ إِلَيۡكُم مِّن رَّبِّكُمۡۗ وَلَيَزِيدَنَّ كَثِيرٗا مِّنۡهُم مَّآ أُنزِلَ إِلَيۡكَ مِن رَّبِّكَ طُغۡيَٰنٗا وَكُفۡرٗاۖ فَلَا تَأۡسَ عَلَى ٱلۡقَوۡمِ ٱلۡكَٰفِرِينَ ٦٨

Скажи: «О люди Писания! Вы не будете идти прямым путем, пока не станете руководствоваться Тауратом (Торой), Инджилом (Евангелием) и тем, что ниспослано вам от вашего Господа». Ниспосланное тебе от твоего Господа приумножает во многих из них несправедливость и неверие. Не печалься же о неверующих людях.

Thuaj: “O ithtarë të Librit, ju nuk jeni asgjë, derisa të zbatoni Teuratin, Ungjillin dhe atë(Kur'anin) që ju zbriti nga Zoti juaj." Shumë prej tyre, kjo(shpallje)që t’u zbrit ty do t’ua shtojë largimin dhe mohimin. Po ti mos u ligështo për popullin që nuk beson. -U thuaj ithtarëve të Librit, duke vënë në dukje devijimin dhe humbjen e tyre: Ju nuk jeni askund në çështjet tuaja fetare. Ju nuk e besoni Muhamedin a.s, as Kur’ânin, as Profetin tuaj, as Librin që ju dha atij. Ju nuk e besoni të vërtetën e sigurt dhe nuk keni asnjë themel ku qëndroni. Ju do të vazhdoni të jeni të humbur, derisa të ndryshoni dhe të zbatoni Teuratin, Ungjillin dhe Kur’ânin, që ju zbriti nga Zoti juaj. Në fakt, kështu do të vazhdoni të jeni, derisa të zbatoni atë që e shpalli Zoti juaj, i Cili kujdeset për ju dhe që vazhdimisht zbret mirësitë e Tij mbi ju. Mirësia më e madhe që ju ka dhuruar është zbritja e librave hyjnorë, si udhëzim dhe ligj për ju. Prandaj për këto mirësi është detyrë për ju që të shprehni mirënjohjen e thellë dhe përunjësinë ndaj Dhuruesit. Mirënjohja shprehet duke zbatuar porositë dhe ligjet e Zotit, duke plotësuar me besnikëri amanetin e ngarkuar prej Tij.

5:69Страница 119

إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَٱلَّذِينَ هَادُواْ وَٱلصَّٰبِـُٔونَ وَٱلنَّصَٰرَىٰ مَنۡ ءَامَنَ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِ وَعَمِلَ صَٰلِحٗا فَلَا خَوۡفٌ عَلَيۡهِمۡ وَلَا هُمۡ يَحۡزَنُونَ ٦٩

Воистину, верующие, а также иудеи, сабии и христиане, которые уверовали в Аллаха и в Последний день и поступали праведно, не познают страха и не будут опечалены.

Ata që besuan (në Kur'anin), judejtë, sabi’inët e të krishterët, kushdo prej tyre që besoi në Allahun e Ditën e Gjykimit(me besim të drejtë)dhe bëri vepra të mira(sipas shpalljes së Zotit)për ta nuk do të ketë frikë e as pikëllim. -Allahu i Madhëruar na flet për ithtarët e të gjithë librave të Tij: të Kur’ânit, Teuratit ose Ungjillit, dhe na njeh me rrugën e lumturisë të secilit prej tyre. I Lartësuari na tregon se kjo rrugë ka qenë e njëjtë për çdo popull, në çdo kohë. Besimi i sinqertë në Allahun Një dhe të Pashoq, besimi në Ditën e Llogarisë dhe kryeja e veprave të mira, ashtu siç i kërkon besimi i pastër dhe i drejtë (i sqaruar nga profetët e Zotit). Në të gjitha kohërat, çdokush që ka kryer këto detyra nuk ka pse të frikësohet dhe as të brengoset: nuk ka pse të frikësohet për të ardhmen dhe nuk ka pse të brengoset për të kaluarën. Ky është një gjykim i pandryshueshëm.

5:70Страница 119

لَقَدۡ أَخَذۡنَا مِيثَٰقَ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ وَأَرۡسَلۡنَآ إِلَيۡهِمۡ رُسُلٗاۖ كُلَّمَا جَآءَهُمۡ رَسُولُۢ بِمَا لَا تَهۡوَىٰٓ أَنفُسُهُمۡ فَرِيقٗا كَذَّبُواْ وَفَرِيقٗا يَقۡتُلُونَ ٧٠

Мы уже заключили завет с сынами Исраила (Израиля) и отправили к ним посланников. Каждый раз, когда посланники приносили им то, что им было не по душе, они нарекали лжецами одних и убивали других.

Prej bijve të Israilit Ne morëm një premtim të fortë dhe u dërguam profetë. -I Madhëruari na tregon se Ai u ka marrë bijve të Israilit një premtim të madh: premtimin për ta besuar drejt Allahun e Lartësuar dhe për të zbatuar detyrat dhe porositë e Tij, të cilat janë përmendur në ajetin tjetër të kësaj sureje: “Allahu mori zotimin e bijve të Izraelit dhe caktoi dymbëdhjetë prijës nga mesi i tyre. Allahu tha: “Unë jam me ju. Në qoftë se falni rregullisht namazin, jepni zekatin, u besoni të dërguarve të Mi, i ndihmoni e i respektoni ata dhe huazoni për hir të Allahut hua të mirë, pa dyshim që Unë do t'jua fal të këqijat tuaja dhe do t’ju fus në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Por në qoftë se pas kësaj ndonjë prej jush kundërshton, ai e ka humbur rrugën e drejtë”.”. [Maide 12]. Allahu i Madhëruar u dërgoi atyre profetë njëri pas tjetrit, që t’i ftonin vazhdimisht në rrugën e drejtë dhe t’i kujtonin për porositë dhe udhëzimet e Tij të mrekullueshme. Por kjo nuk u vlejti aspak atyre, sepse:Por, sa herë që u shkonte ndonjë profet me udhëzime që nuk u përshtateshin dëshirave të tyre, ata e mohonin ose e vrisnin. -Nëse e vërteta në të cilën i ftonte profeti nuk u shkonte pas oreksit, ata e mohonin, duke e konsideruar mashtrim. Ata i trajtonin profetët me vrazhdësi dhe armiqësi, duke i quajtur gënjeshtarë disa prej tyre, madje edhe duke i vrarë disa të tjerë.

5:71Страница 120

وَحَسِبُوٓاْ أَلَّا تَكُونَ فِتۡنَةٞ فَعَمُواْ وَصَمُّواْ ثُمَّ تَابَ ٱللَّهُ عَلَيۡهِمۡ ثُمَّ عَمُواْ وَصَمُّواْ كَثِيرٞ مِّنۡهُمۡۚ وَٱللَّهُ بَصِيرُۢ بِمَا يَعۡمَلُونَ ٧١

Они посчитали, что не будет искушения, и потому стали слепы и глухи. Затем Аллах принял их покаяние, после чего многие из них снова стали слепы и глухи. Аллах видит то, что они совершают.

Ata pandehnin se nuk do të mbanin asnjë përgjegjësi për këtë; prandaj ata u verbuan e u shurdhuan. -Të mjerët mendonin se poshtërsitë e tyre, mohimi dhe padrejtësia ndaj profetëve nuk do t’u shkaktonte ndonjë problem dhe nuk do të ndëshkoheshin. Kështu, ata vazhduan të zhyteshin thellë e më thellë në humbjen dhe në gjynahet e tyre, duke u verbuar e shurdhuar ndaj së vërtetës. Megjithatë, kur ata u penduan, i Madhëruari nuk ua humbi shpresat. Ai thotë:Pastaj Allahu ua pranoi pendimin. -Pra, pasi u penduan, Ai përsëri ua pranoi pendimin. Porta e pendimit ishte e hapur, por shumë shpejt shumica e tyre iu kthyen poshtërsive dhe shfrenimit. I Lartësuari na njofton për këtë kur thotë:por, më pas, shumë prej tyre mbetën të verbër e të shurdhër. -Pra, shumë prej tyre iu kthyen verbërisë dhe shurdhimit ndaj fakteve. Ata u zhytën sërish në krime dhe mosbindje. Vetëm një pakicë vazhdoi në rrugën e pendimit dhe të besimit të pastër ndaj Zotit. Por të pabindurit harruan diçka shumë të rëndësishme. Ata harruan që:Allahu sheh gjithçka që ata bëjnë. -Do të vijë dita kur Allahu do të shpërblejë gjithësecilin sipas punës së tij. Nëse ke vepruar mirë e me sinqeritet për Zotin, sipas porosive të Tij dhe të Profetit të Tij, do të shpërblehesh me të mira. Por nëse i ke shpërfillur porositë e Zotit dhe ke mohuar Profetin e Tij, duke bërë punë të këqija, do të përballesh me drejtësinë e të Plotpushtetshmit.

5:72Страница 120

لَقَدۡ كَفَرَ ٱلَّذِينَ قَالُوٓاْ إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلۡمَسِيحُ ٱبۡنُ مَرۡيَمَۖ وَقَالَ ٱلۡمَسِيحُ يَٰبَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ رَبِّي وَرَبَّكُمۡۖ إِنَّهُۥ مَن يُشۡرِكۡ بِٱللَّهِ فَقَدۡ حَرَّمَ ٱللَّهُ عَلَيۡهِ ٱلۡجَنَّةَ وَمَأۡوَىٰهُ ٱلنَّارُۖ وَمَا لِلظَّٰلِمِينَ مِنۡ أَنصَارٖ ٧٢

Не уверовали те, которые говорят: «Аллах - это Мессия, сын Марьям (Марии)». Мессия сказал: «О сыны Исраила (Израиля)! Поклоняйтесь Аллаху, Господу моему и Господу вашему». Воистину, кто приобщает к Аллаху сотоварищей, тому Он запретил Рай. Его пристанищем будет Геенна, и у беззаконников не будет помощников.

Allahu i Madhëruar na njeh me mohimin e krishterëve, kur thonë fjalët e tmerrshme, se:Bëjnë kufër ata që thonë: “Allah është Mesihu, biri i Merjemes”. -Ata mendojnë se meqë Isai (a.s)nuk kishte baba biologjik, atëherë duhet të jetë bir i Zotit. Por ishte vetë Isai (a.s)ai që i ka kundërshtuar ata në këtë pretendim të kotë, kur thotë:Por Mesihu ka thënë: “O bijtë e Israilit! Adhurojeni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj!” -Pra, vetë Isai (a.s)e ka pohuar për veten se ishte tërësisht rob, krijesë e Allahut dhe adhurues i përkushtuar ndaj Tij. Ai e ka pranuar se Allahu është Zoti i gjithçkaje dhe çdo gjë tjetër është krijesë e Tij, e varfër dhe nevojtare ndaj Tij. Isai (a.s)gjithashtu ka thënë:Kushdo që adhuron zota të tjerë përveç Allahut, Allahu do t'ia ndalojë Xhenetin dhe Zjarri do të jetë vendbanimi i tij. Për keqbërësit nuk ka asnjë ndihmëtar. -Pra, çdokush që, veç Allahut, konsideron si Zot dhe të adhuruar ndonjë gjë tjetër, çfarëdo qoftë dhe kushdo qoftë, Isai (a.s)e çdokush tjetër, është i privuar nga Xheneti dhe vendin do ta ketë në zjarrin e Xhehenemit. Ky është një gjykim i drejtë për ata që kryejnë krimin më të madh, idhujtarinë, sepse ata barazojnë krijesën me Krijuesin. Këta ia kushtojnë adhurimet dikujt tjetër veç Allahut. Allahu i Madhëruar i krijoi që ta adhurojnë Atë si Një të Vetëm, pra, ta veçojnë Atë me adhurime, ndërsa ata ia kushtojnë adhurimet dikujt që nuk i meriton ato, një krijese. Për këtë arsye, ata meritojnë përjetësinë në Zjarr. Të padrejtët kurrë nuk do të gjejnë shpëtim dhe askush nuk do të mund t’i ndihmojë ata të shpëtojnë nga ndëshkimi apo t’ua lehtësojnë atë.

5:73Страница 120

لَّقَدۡ كَفَرَ ٱلَّذِينَ قَالُوٓاْ إِنَّ ٱللَّهَ ثَالِثُ ثَلَٰثَةٖۘ وَمَا مِنۡ إِلَٰهٍ إِلَّآ إِلَٰهٞ وَٰحِدٞۚ وَإِن لَّمۡ يَنتَهُواْ عَمَّا يَقُولُونَ لَيَمَسَّنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِنۡهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٌ ٧٣

Не уверовали те, которые говорят: «Аллах является третьим в троице». Нет божества, кроме Единственного Бога! Если они не отрекутся от того, что говорят, то неверующих из их числа коснутся мучительные страдания.

Bëjnë kufër ata që thonë: “Allahu është një nga të tre.”. -Kjo është njëra nga doktrinat e të krishterëve, madje doktrina themelore e tyre. Ata pretendojnë se Zoti është një trini, e përbërë nga tri pjesë: Zoti, Isai (Jezusi) dhe Merjemja (Maria). I Pastër dhe i Lartësuar është Allahu nga çdo mangësi me të cilën e përshkruajnë. Ky është argumenti më i qartë që tregon mendjelehtësinë dhe dobësinë e të menduarit të të krishterëve. Si mund të pranohen të tilla fjalë të shëmtuara për Zotin e qiejve dhe të tokës?! Si është e mundur të barazosh dhe ngatërrosh Krijuesin me krijesat?! Si nuk arrijnë të vërejnë dhe kuptojnë madhështinë dhe pushtetin e Zotit të botëve? Duke i kundërshtuar ata dhe çdo njeri tjetër të ngjashëm, Allahu i Madhëruar thotë:Nuk ka zot tjetër(që meriton adhurimet)përveç Një Zoti të vetëm. -Allahu ka çdo cilësi të plotë e absolute. Ai është i pastër nga çdo mangësi. Ai është i vetmi që krijon, administron dhe rregullon çështjet e krijesave. Çdo mirësi që u jepet krijesave vjen vetëm prej Allahut. Atëherë, si është e mundur që të adhurohet dikush tjetër veç Tij? I Lavdëruar dhe i Lartësuar qoftë Allahu i Madhëruar nga fjalët dhe shpifjet e shëmtuara, që trillojnë të padrejtët kriminelë! Pastaj, Allahu i Madhëruar i kërcënon ata duke thënë:Nëse nuk ndalen nga ajo që thonë, ata që nuk besojnë do t’i kapë një dënim i dhembshëm. -Ky kërcënim, normalisht, duhet të nxisë frikë-respekt ndaj të Madhërishmit dhe pendim tek Ai. Më pas, Allahu i Lartësuar i fton ata në pendim, duke u treguar se do t’ua pranojë atë. Ai thotë:

5:74Страница 120

أَفَلَا يَتُوبُونَ إِلَى ٱللَّهِ وَيَسۡتَغۡفِرُونَهُۥۚ وَٱللَّهُ غَفُورٞ رَّحِيمٞ ٧٤

Неужели они не раскаются перед Аллахом и не попросят у Него прощения? Ведь Аллах - Прощающий, Милосердный.

Përse nuk pendohen tek Allahu dhe t’i kërkojnë falje Atij, kur dihet mirë se Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë? -Ata ftohen të kthehen të penduar në besimin e drejtë, duke e pranuar Allahun si të vetmin që meriton adhurimin dhe se Isai (a.s)ishte rob, krijesë dhe adhurues i Allahut, është thjesht Profeti i Tij. Ata ftohen të pendohen nga besimi i kotë që pasonin më parë dhe t’i kërkojnë falje Allahut për ato fjalë të turpshme dhe të padrejta. Nëse e bëjnë këtë, pra, nëse pendohen, ta dinë se Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. Ai i fal dhe i mbulon gjynahet e të penduarve, edhe sikur të kenë mbushur edhe kupën e qiellit. Ai i mëshiron të penduarit, duke ua pranuar pendimin dhe duke ua shndërruar veprat e këqija në vepra të mira. Shihni me kujdes se me çfarë fjalësh ua bën Allahu ftesën: me fjalët më të zgjedhura, që tregojnë dashuri, butësi e mëshirë. Ai nuk u thotë “Pendohuni!”, por u thotë: “ A nuk po pendohen...?” Bëni dallimin! Në vijim, Allahu i Madhëruar përshkruan natyrën e vërtetë të Isait (a.s)dhe nënës së tij, ashtu si ishin në të vërtetë:

5:75Страница 120

مَّا ٱلۡمَسِيحُ ٱبۡنُ مَرۡيَمَ إِلَّا رَسُولٞ قَدۡ خَلَتۡ مِن قَبۡلِهِ ٱلرُّسُلُ وَأُمُّهُۥ صِدِّيقَةٞۖ كَانَا يَأۡكُلَانِ ٱلطَّعَامَۗ ٱنظُرۡ كَيۡفَ نُبَيِّنُ لَهُمُ ٱلۡأٓيَٰتِ ثُمَّ ٱنظُرۡ أَنَّىٰ يُؤۡفَكُونَ ٧٥

Мессия, сын Марьям (Марии), был всего лишь посланником. До него тоже были посланники, а его мать была правдивейшей женщиной. Оба они принимали пищу. Посмотри, как Мы разъясняем им знамения. А затем посмотри, до чего они отвращены от истины.

Mesihu, biri i Merjemes, qe veçse një i dërguar, ashtu siç pati edhe shumë të dërguar para tij. -Kjo është cilësia më e lartë që mund të ketë një njeri: Isai (a.s)ishte njëri nga të zgjedhurit e Zotit, që Ai i veçoi për t’i bërë profetë të zgjedhur të Tij. Në fakt, profetëve nuk u takon asgjë prej pushtetit të Zotit. Ata nuk kanë asnjë grimcë pushteti në dorën e tyre dhe asnjë të drejtë në vendosjen e ligjeve, përveç ligjeve që Zoti i urdhëroi të përcillnin te njerëzit. Isai (a.s)ishte i njëjtë me të gjithë profetët para tij dhe nuk kishte asnjë shkak dhe arsye që ta nxirrte atë nga natyra njerëzore në gradën e hyjnores. Zotërimi, mbretërimi dhe pushteti janë cilësi të Zotit, e po kështu edhe merita e adhurimit dhe përunjësisë ndaj Tij.Nëna e tij ishte e sinqertë. -Edhe për nënën e Isait a.s, kjo është e shumta që mund të thuhet. Ajo ishte e sinqertë, grada kjo më e lartë pas asaj të profetëve. Sinqeriteti është siguria në besim dhe kryerja e veprave të mira sipas kësaj sigurie, për të kënaqur Allahun e Madhëruar. Kjo është provë që dëshmon se Merjemja nuk ka qenë profete, por grada më e lartë që arriti ajo ishte siddikije - sinqeriteti. Mjafton kaq si nderim dhe mirësi për Merjemen. Po kështu, asnjë nga gratë e tjera të dalluara të botës nuk ka qenë profete, sepse Allahu i Madhëruar e caktoi profetësinë për llojin më të plotë të njerëzve, te burrat, sikurse thotë në këtë ajet: “Ne dërguam para teje si të dërguar vetëm se burra nga banorët e qyteteve, të cilët i pajisëm me shpallje.” [Jusuf 109]. Mesazhi i këtij ajeti është shumë i qartë: Nëse Isai (a.s)nuk kishte asnjë ndryshim nga gjithë profetët e tjerë dhe nëna e tij ishte thjesht një grua e sinqertë, atëherë përse të krishterët i konsiderojnë ata si zota, që meritojnë të adhurohen ashtu si Allahu?!Që të dy hanin ushqim. -Ky fakt është provë e qartë se ata ishin thjesht dy njerëz të varfër dhe nevojtarë, ashtu si çdo krijesë tjetër prej bijve të Ademit a.s. Ata kishin nevojë për ushqim e pije. Nëse do të ishin zota, nuk do të kishin nevojë për ushqim e pije, ose nuk do të kishin nevojë për asgjë, sepse Zoti i Madhëruar është dhe duhet të jetë i Pasur, Jonevojtar, i Lavdëruar dhe i Lartësuar nga mangësitë. Pasi Allahu i Madhëruar sjell këtë provë, thotë:Shih se si Allahu ua sqaron atyre argumentet e Tij! Shih pastaj se si ata ia kthejnë shpinën së vërtetës! -Kështu e qartëson Allahu i Madhëruar të vërtetën, kështu e zbardh dhe ndriçon atë, pa lënë asnjë grimë dyshimi rreth saj. Nëpërmjet këtyre fakteve dhe argumenteve, i Madhëruari mbjell sigurinë për të vërtetën e sjellë prej Tij. Por argumentet e Tij nuk u bëjnë dobi arrogantëve. Ata vazhdojnë të jenë të zhytur në mashtrimet dhe shpifjet e tyre. Kjo, pa dyshim, është thjesht kokëfortësi dhe padrejtësi nga ana e tyre.

5:76Страница 120

قُلۡ أَتَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَا لَا يَمۡلِكُ لَكُمۡ ضَرّٗا وَلَا نَفۡعٗاۚ وَٱللَّهُ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ ٧٦

Скажи: «Неужели вы станете поклоняться вместо Аллаха тому, что не властно принести вам ни вреда, ни пользы? Это Аллах является Слышащим, Знающим!».

Thuaju: A po adhuroni veç Allahut atë që nuk ka asnjë fuqi që t’ju sjellë as dëm e as dobi?! -Kuptimi: Thuaju atyre, o i Dërguar: Vallë, në vend të Zotit po adhurojnë krijesat, që janë nevojtare, të varfëra dhe që nuk kanë në dorë as dëm e as dobi?! Si adhuroni krijesat e dobëta dhe nevojtare, dhe e lini anash adhurimin e Zotit, që është i Vetmi që ka në dorë dobinë dhe dëmin, dhënien dhe privimin?!Allahu është Dëgjon e Di gjithçka. -Allahu është Dëgjues i të gjitha zërave, në të gjitha gjuhët e ndryshme dhe i të gjitha kërkesave e lutjeve. Ai është i dijshëm për ato që shfaqen dhe për ato që mbulohen, për të fshehtat dhe për të dukshmet, për çështjet e shkuara dhe ato të ardhme. Për këtë arsye, vetëm Allahu, që është me cilësi të plota, i meriton të gjitha adhurimet.

5:77Страница 121

قُلۡ يَٰٓأَهۡلَ ٱلۡكِتَٰبِ لَا تَغۡلُواْ فِي دِينِكُمۡ غَيۡرَ ٱلۡحَقِّ وَلَا تَتَّبِعُوٓاْ أَهۡوَآءَ قَوۡمٖ قَدۡ ضَلُّواْ مِن قَبۡلُ وَأَضَلُّواْ كَثِيرٗا وَضَلُّواْ عَن سَوَآءِ ٱلسَّبِيلِ ٧٧

Скажи: «О люди Писания! Не проявляйте чрезмерности в вашей религии вопреки истине и не потакайте желаниям людей, которые еще раньше впали в заблуждение, ввели в заблуждение многих других и сбились с прямого пути».

Allahu i Lartësuar e porosit Profetin e Tij që t’u drejtohet ithtarëve të Librit me një këshillë të rëndësishme:Thuaju: “O ithtarë të Librit! Mos e teproni me fenë tuaj, duke dalë jashtë të vërtetës,...” -Kuptimi: Mos i kaloni kufijtë, mos kaloni nga e vërteta tek e kota, - sikurse vepruan në fakt me pretendimet e gabuara rreth Mesihut, apo edhe me madhërimin e udhëheqësve të tyre.“...dhe mos shkoni pas dëshirave të njerëzve para jush, që kanë humbur rrugën, kanë shkaktuar humbjen e shumë të tjerëve dhe që janë larguar shumë prej rrugës së drejtë”. -Kurrë mos ndiqni hapat e gabuara të njerëzve që devijuan nga e vërteta, madje devijuan nga e vërteta edhe shumë të tjerë, duke u dhënë një besim dhe fe të gabuar. Kështu, ata bënë njëherësh dy të këqija: devijimin e vetes dhe devijimin e të tjerëve. Këta janë udhëheqësit e ligësisë dhe të devijimit, prej të cilëve Allahu i Madhëruar na ka urdhëruar që të ruhemi dhe të mos i pasojmë. Kurrë nuk duhet të ndjekim dëshirat e shfrenuara dhe mendimet devijuese të tyre. Pastaj i Madhëruari thotë:

5:78Страница 121

لُعِنَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِنۢ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ عَلَىٰ لِسَانِ دَاوُۥدَ وَعِيسَى ٱبۡنِ مَرۡيَمَۚ ذَٰلِكَ بِمَا عَصَواْ وَّكَانُواْ يَعۡتَدُونَ ٧٨

Неверующие сыны Исраила (Израиля) были прокляты языком Давуда (Давида) и Исы (Иисуса), сына Марьям (Марии). Это произошло потому, что они ослушались и преступали границы дозволенного.

Ata bij të Israilit që mohuan të vërtetën u mallkuan prej gjuhës së Daudit dhe Isait, birit të Merjemes. -Judejtë që mohuan të vërtetën u mallkuan, pra, u përjashtuan nga mëshira e Allahut. Dëshmia për këtë erdhi nga goja e Daudit dhe e Isait, të birit të Merjemes. Pra, për këtë dëshmuan këta dy profetë të mëdhenj, të cilët dëshmuan, gjithashtu, se e vërteta ishte shumë e qartë dhe e kuptueshme për atë popull, prandaj mohimi i tyre ishte me vetëdije të plotë. Ata thjesht u treguan mendjemëdhenj e armiqësorë. I Lartësuari i përmbledh arsyet e mallkimit të tyre në vijim:Ndodhi kështu, sepse ata kundërshtuan dhe e tepruan. -Ata nuk iu bindën Allahut në urdhrat dhe ndalesat e Tij dhe shkelën të drejtat e krijesave, të drejta të vendosura nga vetë Allahu. Këto vepra u bënë shkak që ata të meritonin ndëshkimin dhe të mallkoheshin. Pa dyshim, gjynahet dhe padrejtësitë sjellin ndëshkim të rëndë. Ndër gjynahet që u sollën atyre ndëshkimin, Allahu i Madhëruar përmend:

5:79Страница 121

كَانُواْ لَا يَتَنَاهَوۡنَ عَن مُّنكَرٖ فَعَلُوهُۚ لَبِئۡسَ مَا كَانُواْ يَفۡعَلُونَ ٧٩

Они не удерживали друг друга от предосудительных поступков, которые они совершали. Как же скверно было то, что они делали!

Ata nuk e ndalonin njëri-tjetrin nga të këqijat që bënin. Sa e shëmtuar ishte sjellja e tyre! -Ata nuk kryenin detyrimet e Zotit, por bënin harame dhe nuk e ndalonin njëri-tjetrin nga ato. Në këtë mënyrë, të gjithë ngarkoheshin me gjynahe: edhe vepruesit, edhe vëzhguesit, që nuk këshillonin, edhe pse e kishin mundësinë ta bënin. Kjo tregon për nënvlerësimin dhe shpërfilljen e madhe që u bënin ata çështjeve të besimit dhe të fesë së Zotit. Mosbindja ndaj Zotit shihej nga ata si diçka e vogël, që nuk meritonte shqetësim. Nëse në zemrat e tyre do të kishte respekt për të Madhëruarin, ata do të ndjenin sadopak keqardhje për shkeljen e kufijve të Tij, do të shqetësoheshin për zemërimin e Allahut. Heshtja dhe moskëshillimi, edhe kur është mundësia për ta kryer një gjë të tillë, është një vepër që meriton ndëshkim, sepse ajo sjell shumë e shumë të këqija. Heshtja ndaj veprave të ndaluara është gjynah dhe mosbindje ndaj Zotit, edhe nëse vetë nuk e kryen poshtërsinë që e sheh dhe e dëshmon. Ashtu sikurse është detyrë largimi nga haramet, edhe ndalimi i atyre që i kryejnë ato është detyrë. Heshtja shpreh mosinteresim dhe nënvleftësim të mosbindjes ndaj Allahut. Ajo tregon se ti nuk e sheh atë si problem dhe fatkeqësi të madhe. Po ashtu, moskëshillimi u jep kurajo dhe justifikim gjynahqarëve që t’i shtojnë veprat e këqija, sepse askush nuk i qorton dhe nuk ua tërheq vërejtjen atyre. Në këtë mënyrë, pra, përhapet më tepër e keqja, ndërsa fatkeqësitë e dynjasë dhe të fesë rëndohen. Njëkohësisht, kështu shtohen e fuqizohen edhe gjynahqarët, dhe me fuqizimin e tyre, dobësohen besimtarët, aq sa të mos përballen me të keqen dhe ithtarët e saj. Nëse do të veprojnë që në fillim, do të jetë më e thjeshtë dhe rezultative. Nga braktisja e urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja humbet dituria dhe përhapet injoranca. Nëse gjynahet veprohen lart e poshtë dhe askush prej të diturve nuk këshillon dhe as i ndalon, njerëzit do të fillojnë të mendojnë se këto gjynahe nuk janë më të ndaluara. Madje, ndonjë injorant mund ta paraqesë një haram, që është totalisht në kundërshtim me rrugën e Zotit e të Profetit a.s, si vepër të mirë apo si një adhurim. E ku ka poshtërsi më të madhe sesa të konsiderosh një haram, të cilin Zoti e ka ndaluar, si diçka të lejuar apo të pëlqyeshme dhe të mirë?! Kështu, realiteti tjetërsohet në zemrat e njerëzve, aq sa e vërteta shihet si e kotë dhe anasjelltas. Indiferenca ndaj gjynaheve bën që ato të zbukurohen në zemrat dhe mendjet e shumë njerëzve dhe, si rrjedhojë, të përhapen me shpejtësi, pasi njeriu e ka në natyrën e tij që të imitojë dhe të marrë shembull pjesëtarët e ngjashëm të shoqërisë ku jeton. Pikërisht për shkak të këtyre pasojave e shumë e shumë të tjerave, Allahu i Madhëruar e veçoi këtë lloj gabimi, duke e përmendur dhe duke i mallkuar ata që e kryen dhe u familjarizuan me të.

5:80Страница 121

تَرَىٰ كَثِيرٗا مِّنۡهُمۡ يَتَوَلَّوۡنَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْۚ لَبِئۡسَ مَا قَدَّمَتۡ لَهُمۡ أَنفُسُهُمۡ أَن سَخِطَ ٱللَّهُ عَلَيۡهِمۡ وَفِي ٱلۡعَذَابِ هُمۡ خَٰلِدُونَ ٨٠

Ты видишь, что многие из них дружат с неверующими. Скверно то, что уготовили им их души, ведь поэтому Аллах разгневался на них. Они будут мучаться вечно.

Ti e sheh që shumë prej tyre miqësohen me mohuesit. -Domethënë: U shprehin atyre dashurinë, afrimitetin e mbështetjen e plotë.Sa e keqe është ajo që kanë përgatitur ata për veten e tyre! Allahu është i zemëruar me ta dhe ata do jenë përjetësisht në ndëshkim. -Me ato vepra të shëmtuara dhe të dështuara, ata merituan zemërimin e Allahut, për shkak të të cilit zemërohet çdo gjë. Kështu, ata merituan përjetësinë në ndëshkimin e madh. Ata i bënë padrejtësi vetes së vet, duke i krijuar këtë përfundim dëshpërues. Ata i bënë padrejtësi vetes, duke e privuar nga mirësitë e përjetshme dhe të mrekullueshme në Xhenet.

5:81Страница 121

وَلَوۡ كَانُواْ يُؤۡمِنُونَ بِٱللَّهِ وَٱلنَّبِيِّ وَمَآ أُنزِلَ إِلَيۡهِ مَا ٱتَّخَذُوهُمۡ أَوۡلِيَآءَ وَلَٰكِنَّ كَثِيرٗا مِّنۡهُمۡ فَٰسِقُونَ ٨١

Если бы они уверовали в Аллаха, Пророка и то, что было ниспослано ему, то не стали бы брать их себе в помощники и друзья. Но многие из них являются нечестивцами.

Nëse me të vërtetë do të besonin në Allahun, Profetin dhe Shpalljen që i zbriti atij, atëherë nuk do t’i zinin për miq(e mbrojtës)ata. -Besimi i vërtetë tek Allahu, te Profeti dhe te Shpallja e Tij, e detyron robin që të miqësohet dhe ta dojë Allahun, Zotin e Tij, të afrohet dhe miqësohet me miqtë e Allahut dhe të besimtarëve. Po ashtu, si kusht i saktësisë së besimit në Allahun dhe i miqësisë me Të është distancimi nga armiqtë e Allahut dhe mosafrimi i tyre. Duke qenë se ata nuk e plotësuan këtë kusht, kjo tregon se ata nuk kishin iman.Por, shumica e tyre i shkelin kufijtë(e Zotit). -Pra, shumica e tyre i kalojnë kufijtë e Allahut, duke mos iu bindur Atij dhe të Dërguarit. Pjesë e mosbindjes dhe shkeljes së kufijve ishte dhe miqësimi me armiqtë e Allahut të Lartësuar .

5:82Страница 121

۞ لَتَجِدَنَّ أَشَدَّ ٱلنَّاسِ عَدَٰوَةٗ لِّلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱلۡيَهُودَ وَٱلَّذِينَ أَشۡرَكُواْۖ وَلَتَجِدَنَّ أَقۡرَبَهُم مَّوَدَّةٗ لِّلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱلَّذِينَ قَالُوٓاْ إِنَّا نَصَٰرَىٰۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّ مِنۡهُمۡ قِسِّيسِينَ وَرُهۡبَانٗا وَأَنَّهُمۡ لَا يَسۡتَكۡبِرُونَ ٨٢

Ты непременно найдешь самыми лютыми врагами верующих иудеев и многобожников. Ты также непременно найдешь, что ближе всех в любви к верующим, являются те, которые говорят: «Мы - христиане». Это потому, что среди них есть священники и монахи, и потому, что они не проявляют высокомерия.

Allahu i Madhëruar na tregon në këto ajete për bashkësinë fetare më të afërt me muslimanët, me të cilët ata mund të afrohen, dhe për ata që kanë gjasat më të pakta për t’u afruar me muslimanët.Ti do të vëresh se njerëzit me armiqësinë më të fortë kundër besimtarëve janë judejtë dhe idhujtarët. -Këto dy grupacione, në mënyrë kategorike janë më armiqësoret ndaj Islamit dhe muslimanëve. Ato janë në krye të armiqve që përpiqen më së shumti për dëmtimin e muslimanëve dhe të Islamit. Kjo ndodh për shkak të urrejtjes së madhe në zemrat e tyre dhe për shkak të padrejtësisë, smirës, inatit dhe mohimit të së vërtetës, me të cilët ata janë edukuar dhe kanë mbushur shpirtin e tyre.Ndërsa më të butët me besimtarët janë ata që thonë: “Ne jemi të krishterë”, -Allahu i Lartësuar tregon disa shkaqe të këtij afrimiteti:sepse prej tyre ka të ditur dhe adhurues asketë,... -Prej tyre ka dijetarë e asketë, që përpiqen e mundohen shumë me adhurimet e tyre. Pa dyshim, dashuria, asketizmi dhe adhurimet e shumta e zbusin zemrën dhe e bëjnë më të dhembshur. Ato e ruajnë zemrën nga ashpërsia dhe ftohtësia. Për këtë arsye, zemrat e tyre nuk kanë vrazhdësinë që i karakterizon judejtë, dhe as egërsinë, që i karakterizon idhujtarët....të cilët nuk tregohen kryeneçë. -Pra, ata nuk i karakterizon arroganca ndaj së vërtetës dhe mosnënshtrimi ndaj saj. Kjo i bën ata që të jenë më të afërt dhe më të dashur me muslimanët. Nuk ka dyshim se një njeri modest dhe i përulur është më pranë mirësisë sesa një arrogant e kryeneç.

5:83Страница 122

وَإِذَا سَمِعُواْ مَآ أُنزِلَ إِلَى ٱلرَّسُولِ تَرَىٰٓ أَعۡيُنَهُمۡ تَفِيضُ مِنَ ٱلدَّمۡعِ مِمَّا عَرَفُواْ مِنَ ٱلۡحَقِّۖ يَقُولُونَ رَبَّنَآ ءَامَنَّا فَٱكۡتُبۡنَا مَعَ ٱلشَّٰهِدِينَ ٨٣

Когда они слышат то, что было ниспослано Посланнику, ты видишь, как их глаза переполняются слезами по причине истины, которую они узнают. Они говорят: «Господь наш! Мы уверовали. Запиши же нас в число свидетелей.

Kur e dëgjojnë atë që i është shpallur të Dërguarit, do të shohësh që prej syve të tyre rrjedhin lot, nga e vërteta që kanë kuptuar. -Kur dëgjojnë Shpalljen që ju dha Muhamedit a.s, ajo ndikon drejt e në zemrat e tyre. Ata frikësohen dhe zemrat e tyre zbuten. Kjo shfaqet te lotët, që rrjedhin nga sytë e tyre për shkak të dëgjimit të së Vërtetës, për të cilën janë të bindur. Kështu, ata e besojnë dhe e pranojnë të vërtetën e Zotit. Ata dëshmojnë se besojnë, duke thënë:Ata thonë: “Zoti ynë, ne kemi besuar, pra, na regjistro ndër ata që do të dëshmojnë!" -Ata që do dëshmojnë janë ndjekësit e Muhamedit a.s, të cilët dëshmojnë për njëshmërinë e Allahut, për vërtetësinë e besnikërinë e Muhamedit a.s, për vërtetësinë e besnikërinë e të gjithë profetëve të tjerë, si dhe për vërtetësinë e shpalljeve prej Allahut të Madhëruar. Ky umet, gjithashtu, do të dëshmojë për të gjithë popujt: a i kanë besuar apo mohuar profetët e tyre. Ky umet është i drejtë dhe dëshmia e tij është e pranueshme, sikurse ka thënë i Madhëruari: “Dhe kështu, Ne ju bëmë ju një popull të ekuilibruar, për të qenë dëshmitarë (Ditën e Gjykimit) për popujt. Edhe i Dërguari ka për të qenë dëshmitar për ju...”. [Bekare 143]. Me sa duket, këta besimtarë nga mesi i ithtarëve të Librit u qortuan dhe u luftuan për shkak të besimit të tyre te Muhamedi a.s, prandaj thanë:

Текст: Quranic Universal Library (Tarteel) через spa5k/tafsir_api (MIT), в зафиксированной версии. Аяты: Quran Foundation. Источники и лицензии

Содержание

Аят аль-Курси36Аль-Кахфстр. 42джуз 15Бухари 1Муслим 2999

Вид

Тема
Размер текста
Вид

Read in English