Ас-СаадиАль‑Маида · 5:6–17

Ас-Саади · Тафсир · на албанском

Аль-Маида 5:6–17

5:6Страница 108

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِذَا قُمۡتُمۡ إِلَى ٱلصَّلَوٰةِ فَٱغۡسِلُواْ وُجُوهَكُمۡ وَأَيۡدِيَكُمۡ إِلَى ٱلۡمَرَافِقِ وَٱمۡسَحُواْ بِرُءُوسِكُمۡ وَأَرۡجُلَكُمۡ إِلَى ٱلۡكَعۡبَيۡنِۚ وَإِن كُنتُمۡ جُنُبٗا فَٱطَّهَّرُواْۚ وَإِن كُنتُم مَّرۡضَىٰٓ أَوۡ عَلَىٰ سَفَرٍ أَوۡ جَآءَ أَحَدٞ مِّنكُم مِّنَ ٱلۡغَآئِطِ أَوۡ لَٰمَسۡتُمُ ٱلنِّسَآءَ فَلَمۡ تَجِدُواْ مَآءٗ فَتَيَمَّمُواْ صَعِيدٗا طَيِّبٗا فَٱمۡسَحُواْ بِوُجُوهِكُمۡ وَأَيۡدِيكُم مِّنۡهُۚ مَا يُرِيدُ ٱللَّهُ لِيَجۡعَلَ عَلَيۡكُم مِّنۡ حَرَجٖ وَلَٰكِن يُرِيدُ لِيُطَهِّرَكُمۡ وَلِيُتِمَّ نِعۡمَتَهُۥ عَلَيۡكُمۡ لَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُونَ ٦

О те, которые уверовали! Когда вы встаете на намаз, то умойте ваши лица и ваши руки до локтей, оботрите ваши головы и умойте ваши ноги до щиколоток. А если вы находитесь в половом осквернении, то очиститесь. Если же вы больны или находитесь в путешествии, если кто-либо из вас пришел из уборной или если вы имели близость с женщинами, и вы не нашли воды, то направьтесь к чистой земле и оботрите ею ваши лица и руки. Аллах не хочет создавать для вас трудности, а хочет очистить вас и довести до конца Свою милость по отношению к вам, - быть может, вы будете благодарны.

O ju që keni besuar! Kur të përgatiteni për të falur namaz, lani fytyrën dhe duart(e krahët)deri te bërrylat, fërkoni kokën dhe(lajini)këmbët deri te nyjet! Nëse jeni xhunubë, atëherë, lani të gjithë trupin! Në qoftë se jeni të sëmurë ose në ndonjë udhëtim, ose ndonjëri prej jush vjen prej vendit të nevojës, ose keni kontaktuar me gruan, dhe nuk gjeni ujë, atëherë merrni tejemum me dhè të pastër e, me të, fërkoni fytyrën dhe duart! Allahu nuk dëshiron t’ju sjellë ndonjë vështirësi, por dëshiron t’ju pastrojë, ta plotësojë mirësinë e Tij ndaj jush dhe që ju të bëheni mirënjohës. -Ky është një ajet madhështor dhe përmbledh shumë dispozita. Le të përmendim disa prej tyre, me ndihmën dhe lehtësimin e Allahut të Lartësuar.1. Zbatimi i porosive të këtij ajeti konsiderohet si punë që rrjedhon dhe nxitet nga imani. Pa zbatimin e tyre, imani nuk është i plotë. Kjo kuptohet nga fakti se Allahu i Lartësuar e nis këtë ajet duke na u drejtuar me cilësinë tonë të besimit, duke thënë: “O ju që keni besuar!”. Pra, sikur i Lartësuari na thotë: “O ju që keni besuar, kryeni ato vepra që i dikton imani juaj dhe të cilat Ne i caktuam për ju”.2. Ajeti përmban një urdhër për t’u ngritur dhe për t’u përpjekur për një falje sa më të mirë të namazit. Kjo kuptohet nga thënia e Allahut: “Kur të ngriheni për të falur namaz...”.3. Ajeti përmban urdhër për të patur nijet të qartë para namazit. Fragmenti: “Kur të ngriheni për të falur namaz...” sikur thotë: “Kur të ngriheni me qëllimin për të falur namaz”.4. Pastërtia rituale është kusht i domosdoshëm për saktësinë e namazit. Një namaz i falur pa qenë i pastër ritualisht është i pasaktë dhe i papranueshëm, prandaj duhet patjetër të përsëritet. Allahu i Lartësuar na urdhëron që të pastrohemi ritualisht kur të vendosim dhe të bëhemi gati për të falur namaz, dhe dihet se urdhri tregon detyrim.5. Pastrimi ritual nuk bëhet i detyrueshëm në momentin kur hyn koha e namazit, por në kohën kur ne vendosim dhe bëhemi gati për të falur namaz.6. Pastërtia rituale është detyrë dhe kusht për saktësinë e çdo adhurimi që quhet “namaz”, qoftë ai namaz farz, qoftë nafile apo namaz xhenazeje. Në të gjitha rastet, namazi nuk konsiderohet i saktë dhe i pranueshëm pa pastërtinë rituale. Madje, sipas shumë dijetarëve, edhe kryerja e sexhdes së falënderimit apo e sexhdes së tilaue-s (gjatë leximit të Kur’ânit) është e pasaktë dhe e palejueshme pa patur pastërtinë rituale, sepse edhe sexhdja mund të quhet namaz.7. Larja e fytyrës është nga farzet e abdesit, sepse Allahu i Lartësuar na urdhëron për larjen e saj. Fytyra është pjesa e kokës që fillon, për së gjati, nga kufiri i flokëve të ballit e deri te nofulla e poshtme dhe mjekra, dhe nga veshi në veshin tjetër, për së gjeri.8. Në urdhrin e Allahut të Lartësuar për larjen e fytyrës bën pjesë edhe larja e gojës dhe e hundës. Kjo kuptohet dhe përforcohet nga hadithet e Profetit (a.s.).9. Duhet kujdes që, nëse mjekra është e rrallë, uji të depërtojë dhe të lagë lëkurën poshtë saj. Por nëse mjekra është e dendur, mjafton vetëm larja me ujë e saj dhe, në këtë mënyrë, konsiderohet se e kemi kryer urdhrin për larjen e fytyrës, pasi “fytyrë” është pjesa e përparme e kokës me të cilën përballesh me të tjerët, dhe këtu hyjnë edhe qimet e fytyrës.10. Larja e dy duarve deri te bërrylat është prej farzeve të abdesit, sepse Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar për larjen e tyre. Duhet pasur kujdes që, së bashku me pjesën e bërrylit, të lahet edhe një pjesë e krahut, në mënyrë që të mos mbetet asnjë pjesë e bërrylit pa u larë, sepse thënia e Allahut të Lartësuar: “...deri te bërrylat...”, sipas shumicës së mufesirin-ëve (komentuesve të Kur’ânit) do të thotë: “së bashku me bërrylat”. Edhe praktikisht, larja e plotë e parakrahut mund të arrihet veçse me larjen e plotë të bërrylit.11. Fshirja e kokës me duar të lagura është nga farzet e abdesit, sepse Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar për këtë. Po ashtu, është detyrë që me duart të lagura të fshihet e gjithë koka dhe jo vetëm një pjesë e saj. Kjo dispozitë përftohet nga analiza gjuhësore e fragmentit: “...fërkoni kokën...”, që do të thotë: “fërkoni të gjithë kokën”.12. Fshirja e kokës mund të bëhet me një dorë të vetme, me të dyja duart, me një copë të lagur, me një send të lagur apo me çfarëdo mënyre dhe mjeti qoftë, sepse Allahu i Lartësuar nuk e ka përcaktuar se me çfarë mjeti e mënyre duhet të fshihet koka. Pra, mjafton që ajo “të fshihet” me ujë.13. E detyrueshme është fshirja e kokës me ujë dhe jo larja e saj. Me fjalë të tjera, nëse dikush e lan kokën dhe nuk e fshin atë me dorë të lagur, abdesi i tij është i pasaktë, sepse ai nuk e ka kryer urdhrin e Allahut për fshirjen e kokës.14. Larja e këmbëve deri te kaviljet është prej farzeve të abdesit, sepse Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar për këtë gjë. Edhe këtu thuhet e njëjta si për larjen e duarve deri te bërrylat. Pra, duhet të kujdesemi që nyjet e këmbës të lahen tërësisht e, bashkë me to, edhe një pjesë e vogël e kërcirit. Vetëm kështu mund të jemi të sigurt se ato janë larë tërësisht.15. Vëreni me kujdes ajetin! Në të thuhet: “...lani fytyrën dhe duart (e krahët) deri te bërrylat, fërkoni kokën dhe (lajini) këmbët deri te nyjet!”. Pyetja që shtrohet është: Fragmenti: “dhe këmbët deri te nyjet!”, a është i lidhur me pjesën: “fërkoni kokën”, apo me pjesën: “lani fytyrën dhe duart tuaja deri te bërrylat”? Ky ajet është lexuar në dy mënyra:a) Shumica e lexuesve të Kur’ânit e lexojnë këtë ajet në mënyrë të tillë që fragmenti: “…dhe këmbët deri te nyjet!”, të lidhet me pjesën: “lani fytyrën dhe duart tuaja deri te bërrylat”. Pra, ky është një urdhër për t’i larë edhe këmbët deri te nyjet. Me fjalë të tjera, kuptimi është: “...dhe (lajini) këmbët deri te nyjet!”.b) Disa e lexojnë këtë ajet në mënyrë të tillë që fragmenti: “…dhe këmbët deri te nyjet!” të kuptohet si i lidhur me pjesën: “fërkoni kokën”. Pra, në njëfarë mënyre, këtu kuptohet se edhe këmbët mund të fshihen me duar të lagura.Megjithatë, po të shohim traditën e Profetit (a.s)në dhënien mes’h të këmbëve, ai e ka bërë këtë kur i ka pasur këmbët të veshura dhe asnjëherë nuk i ka fshirë kur ka qenë zbathur. Nëse këmbët janë zbathur, është e detyrueshme larja e tyre, sikurse tregon ajeti kur’ânor dhe Tradita e Profetit a.s.16. Urdhri për larjen e këmbëve hedh poshtë mendimin e gabuar të rafidi-ve (ose shiit-ëve) të cilët nuk i lajnë këmbët gjatë abdesit, por thjesht i fshijnë ato me duar të lagura. Kjo, sigurisht, është e gabuar dhe në kundështim me porositë e Zotit dhe të Profetit a.s. Është e vërtetë që këmbëve mund t’u jepet mes’h me duar të lagura, por kjo bëhet vetëm kur këmbët janë të veshura, me kushtet e përcaktuara qartë nga Profeti a.s. Dihet mirë se Profeti (a.s)ka qenë dhe mbetet kuptuesi, sqaruesi dhe zbatuesi më i mirë i porosive të Kur’ânit.17. Duke qenë se Allahu i Lartësuar i ka përmendur elementët e abdesit me një radhë të caktuar, kjo tregon se edhe radha e kryerjes së këtyre veprimeve konsiderohet si kusht i saktësisë së abdesit. Nëse shohim me kujdes ajetin, Allahu i Lartësuar, mes gjymtyrëve që duhet të lahen, ka ndërfutur një gjymtyrë e cila fshihet me duar të lagura, duke thënë: “...lani fytyrën dhe duart tuaja deri te bërrylat, fërkoni kokën edhe këmbët deri te kaviljet.”. Qëllimi i kësaj ndërfutjeje është pikërisht ruajtja e renditjes.18. Radhitja e cila është kusht për saktësinë e abdesit është ajo e veprimeve me katër gjymtyrët e përmendura në ajet, dhe jo e veprimeve të tjera të abdesit. Kështu, për shembull, radha mes larjes së gojës, hundës dhe fytyrës, mes larjes së të djathtës dhe të majtës të duarve dhe të këmbëve etj., nuk janë të detyrueshme, por të pëlqyeshme. Kësisoj, është e pëlqyeshme që të lahet goja dhe hunda para larjes së fytyrës, të lahet e djathta prej duarve dhe këmbëve para të majtës, të fshihet me duar të lagura koka para fshirjes së veshëve.19. Ajeti na urdhëron që të rinovojmë abdesin për çdo namaz.20. Ajeti na urdhëron që për xhunubimin duhet të lahet i gjithë trupi (gusl). Gjatë këtij gusl-i, flokët duhet të njomen tërësisht, derisa uji të depërtojë në lëkurë, dhe kjo është e detyrueshme.21. Mungesa e abdesit ndërfutet në papastërtinë e madhe, pra, te xhunubimi. Me fjalë të tjera, nëse pastrohemi për të larguar papastërtinë e madhe, xhunubimin, ne konsiderohemi se jemi pastruar edhe prej papastërtisë së vogël, pra, prej mungesës së abdesit, nëse kemi bërë nijet edhe këtë të fundit së bashku me nijetin për gusl, sepse Allahu i Lartësuar ka thënë thjesht “...lani të gjithë trupin...”, dhe nuk ka thënë që pas gusl-it duhet të marrim abdes.22. ‘Xhunub’ quhet çdokush që ka ejakuluar në gjumë apo me vetëdije, si dhe çdokush që ka kryer marrëdhënie intime, edhe nëse nuk ka ejakuluar. Ai që shikon ndonjë ëndërr sikur kryen marrëdhënie, por nuk sheh lagështi dhe shenjë në rrobat e tij, ai nuk e ka detyrë gusl-in, sepse nuk është bërë xhunub.23. Në ligjin lehtësues për tejemum-in shfaqet bamirësia dhe përkujdesja e madhe e Allahut të Lartësuar për adhuruesit e Tij.24. Ndër shkaqet që e bëjnë të lejueshëm tejemum-in janë sëmundjet e tilla që, nëse lahesh me ujë, ato rëndohen më tepër.25. Faktor që e bën të lejueshëm tejemum-in është edhe të qenurit në udhëtim dhe mosgjetja e ujit kur kryen nevojat fiziologjike. Megjithatë, kur je i sëmurë, tejemum-i lejohet edhe nëse gjendet ujë, për shkak të dëmit që shkakton përdorimi i ujit. Ndërsa për rastet e tjera, tejemum-i lejohet vetëm kur nuk gjendet ujë, pavarësisht në je udhëtar apo jo.26. Çdo gjë që del nga dy rrugët e jashtëqitjes, urinë apo nevojë, e prish abdesin.27. Në këtë ajet mbështeten ata që janë të mendimit se abdesi prishet veçse prej daljeve që bëhen nga dy rrugët e jashtëqitjes. Pra, sipas këtyre, abdesin nuk e prish as prekja e organit me dorë e as ndonjë shkak tjetër.28. Nga ajeti kuptojmë se është e pëlqyeshme që t’i përzgjedhim fjalët që nxjerrim nga goja dhe të ruhemi nga fjalët e pista. Në vend të tyre, kur është e nevojshme, le të përmendim sinonime ose forma të tjera më të buta, sikurse thuhet në ajet: “…nëse ndonjëri prej jush vjen prej ‘el gait’”. ‘El gait’, ose ‘ultësira’, është vendi ku kryhen nevojat personale.29. Prekja e femrës me epsh e prish abdesin.30. Për lejueshmërinë e abdesit është kusht mosgjetja e ujit (ose pamundësia e përdorimit të tij). Për këtë arsye, nëse gjendet uji, atëherë tejemum-i i prishet edhe atij që është ndërkohë në namaz, pasi Allahu i Lartësuar e ka lejuar tejemum-in vetëm kur mungon uji.31. Pasi hyn koha e namazit, është detyrë për njeriun që të kërkojë ujë rreth e rrotull tij, sepse nëse nuk kërkon, atëherë nuk mund të thuhet për të që “nuk ka mundur të gjejë ujë”.32. Para kryerjes së tejemum-it, është e detyrueshme të jetë nijeti, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “fe tejem-memu”, që do të thotë ta kesh qëllim kryerjen e tij.33. Allahu i Lartësuar thotë: “…merrni tejemum me dhè të pastër e, me të, fërkoni fytyrën dhe duart tuaja”. Nga ajeti kuptohet që fytyrat dhe duart duhet të fshihen me një pjesë nga dheu, dhe kjo ndodh atëherë kur dheu ka pluhur. Mund të themi se ka dy arsye që ajeti vjen në këtë formë: ose që të tregohet se dheu është zakonisht me pluhur, ose që të kuptohet se është më e mirë dhe më e saktë nëse përdoret dhè i pluhurosur. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që tejemum-i mund të kryhet veçse me këtë lloj dheu, pasi tejemum-i është i saktë dhe i plotë me çfarëdo lloj dheu që gjendet në sipërfaqen e tokës.34. Tejemum-i me dhè të pisët është i papranueshëm dhe i pasaktë, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “saiden taiben” – “dhè i pastër” .35. Gjatë tejemum-it fshihen vetëm fytyra dhe dy duart, jo gjymtyrët e tjera të abdesit.36. Togu: “fërkoni fytyrën” na tregon se është detyrë që, gjatë tejemum-it, të fshihet gjithë fytyra. Megjithatë, dheu nuk futet në gojë e në hundë ose në thellësi të mjekrës, edhe nëse kjo e fundit është e rrallë, ashtu sikurse veprohet me abdesin.37. Dy duart fërkohen deri tek kyçet, jo më shumë, sepse fjala ‘dorë’ nënkupton pëllëmbët deri te kyçet. Nëse do të futeshin edhe llërët, Allahu i Lartësuar do ta përcaktonte atë, sikurse ka thënë për abdesin: “...lajini duart tuaja deri tek llërët...”.38. Ajeti është gjithëpërfshirës dhe tregon se tejemum-i është zëvendësues i plotë si pastrues nga të gjitha llojet e papastërtive rituale (ahdâth). Pra, tejemum-i vlen si pastrues si në rastin e gjendjes xhunub, ashtu edhe në rastin e mungesës së abdesit. Madje, mund të themi se ajeti tregon se tejemum-i vlen si pastrues edhe për rastin e largimit të papastërtive fizike (nexhaset), sepse Allahu i Lartësuar e ka bërë tejemum-in si zëvendësues të plotë të ujit dhe funksioneve të tij, pa e kufizuar atë në një funksion të caktuar. Dikush mund të thotë se konteksti i ajetit tregon se tejemum-i nuk përdoret për largimin e papastërtive fizike, sepse ai flet për papastërtitë rituale dhe largimin e tyre dhe jo për papastërtitë fizike dhe pastrimin prej tyre. Ky, madje, është mendimi i shumicës së dijetarëve. Qoftë për rastin e mungesës së guslit, qoftë për mungesën e abdesit, tejemum-i merret njëlloj: duke fërkuar vetëm fytyrën dhe dy duart me dhè të pastër.39. Nëse dikush, të cilit i mungon edhe gusli, edhe abdesi, bën nijet që të marrë tejemum për largimin e të dyja llojeve të papastërtive, kjo është e mjaftueshme dhe e plotë; pra, nuk ka nevojë që të marrë tejemum për secilin lloj papastërtie më vete. Ky gjykim përftohet nga fakti se Allahu i Lartësuar, sikurse e thamë më lart, e ka bërë tejemum-in si zëvendësues të plotë të ujit, qoftë për mungesën e guslit, qoftë për mungesën e abdesit. Përveç kësaj, Allahu i Lartësuar nuk ka urdhëruar shprehimisht që të merret tejemum më vete për secilin lloj pastrimi. Në ajet thuhet: “Në qoftë se jeni të sëmurë ose në ndonjë udhëtim, ose ndonjëri prej jush vjen prej vendit të nevojës, ose keni kontaktuar me gratë, dhe nuk gjeni ujë, atëherë merrni tejemum me dhè të pastër e, me të, fërkoni fytyrën dhe duart tuaja.”40. Mjafton që fytyra dhe duart të fshihen me dhè të pastër, me çfarëdo mjeti të kryhet kjo fshirje, me dorë, leckë etj., sepse Allahu i Lartësuar ka urdhëruar që ta fshijmë fytyrën e duart me dhè, por nuk e ka përcaktuar se me çfarë të bëhet kjo fshirje. Kësisoj, kjo tregon se ajo mund të bëhet me gjithçka.41. Kryerja me radhë e veprimeve të tejemum-it është kusht i saktësisë së tij. Pra, në fillim kryhet fshirja e fytyrës, pastaj fshirja e duarve. Kjo është radha e treguar në ajet.42. Në ajet del qartë mirësia dhe mëshira e madhe e Allahut të Lartësuar mbi këtë umet të begatshëm, sepse në fenë Islame nuk ka kurrfarë vështirësie dhe ngushtimi. Allahu i Lartësuar ka ligjëruar lehtësime dhe rrugëzgjidhje të shumta për çdo situatë të vështirë. Me këto ligje të mrekullueshme, Ai dëshiron që të na pastrojë dhe të plotësojë mirësinë e Tij mbi ne.43. Pastrimi i jashtëm i trupit me ujë ose me tejemum është vazhdimësi dhe plotësim i pastërtisë së brendshme të shpirtit me teuhid dhe pendim të sinqertë nga çdo gjynah dhe mosbindje ndaj Allahut të Madhëruar.44. Edhe pse nuk kryen pastrim të dukshëm, që të mund të vërehet nga ana e jashtme, tejemum-i është një pastrim simbolik dhe figurativ, që buron nga bindja e plotë ndaj urdhrit të Allahut të Lartësuar.45. Robi duhet të meditojë thellë dhe gjatë mbi ligjet e vendosura nga Zoti dhe urtësitë e tyre, qoftë në çështjet e pastrimit, qoftë në çështjet e tjera, sepse në këtë mënyrë shton diturinë e tij, por do të shtojë gjithashtu mirënjohjen dhe lavdërimin për Allahun e Madhëruar. Kështu, ai do ta dojë më shumë Allahun e Madhëruar, që, nëpërmjet këtyre ligjeve, i ngre robërit në grada të larta.Imam Maliku, Shafiiu dhe Ebu Hanifja kanë qenë të mendimit se larja e gojës dhe e hundës është sunet. Ndërsa dijetarë të tjerë janë të mendimit se kjo është detyrë, ashtu sikurse larja e fytyrës, për arsyet e mëposhtme:- Së pari, Allahu i Lartësuar ka urdhëruar për larjen e fytyrës, por është transmetuar saktësisht vazhdimësia e Profetit (a.s.) në pastrimin e gojës dhe hundës në të gjitha rastet e marjes së abdesit. Këtë veprim e ka dëshmuar çdo përcjellës i mënyrës së abdesit të Profetit (a.s.).- Së dyti, është transmetuar saktësisht se Profeti (a.s.) ka urdhëruar e ka thënë: “Nëse dikush prej jush merr abdes, le të fusë ujë në hundë, pastaj le ta nxjerrë atë (duke pastruar kështu hundën).” (Shih "Sahihul Xhami'", nr. 443).- Së treti, Profeti (a.s.) ka thënë: “Bëje sa më të thellë futjen e ujit në hundë, vetëm nëse je agjërueshëm”.- Së katërti, Profeti (a.s.) ka thënë gjithashtu: “Kur të marrësh abdes, bëj gargarë.” (Shih ‘Sahih Ebu Daud’ 129, 131).Papastërtitë janë dy llojesh: “ahadâth” - papastërti rituale, si mungesa e guslit dhe mungesa e abdesit; dhe “nexhâset” - papastërti fizike, si urina, nevoja etj. Sipas autorit, ajeti tregon se tejemum-i mund të shfrytëzohet si pastrues dhe zëvendësues i ujit qoftë për largimin e ahadâth-it, qoftë për largimin e nexhaset-it.

5:7Страница 108

وَٱذۡكُرُواْ نِعۡمَةَ ٱللَّهِ عَلَيۡكُمۡ وَمِيثَٰقَهُ ٱلَّذِي وَاثَقَكُم بِهِۦٓ إِذۡ قُلۡتُمۡ سَمِعۡنَا وَأَطَعۡنَاۖ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمُۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ ٧

Помните о милости Аллаха к вам и завете, который Он заключил с вами, когда вы сказали: «Слушаем и повинуемся». Бойтесь Аллаха, ведь Аллаху известно о том, что в груди.

Kujtoni mirësitë e Allahut ndaj jush dhe zotimin ndaj Tij, të cilin Ai e mori prej jush, kur thatë: “Dëgjuam e bindemi!”. -Allahu i Lartësuar i urdhëron adhuruesit e Tij, që të kujtojnë mirësitë që Ai u ka dhuruar, si mirësitë fetare, ashtu edhe mirësitë e kësaj dynjaje. Ata duhet t’i kujtojnë këto mirësi me gojë dhe me zemër, sepse kujtimi i vazhdueshëm i tyre kultivon mirënjohjen për Allahun e Madhëruar dhe dashurinë për Të. Në këtë mënyrë, zemra mbushet me bamirësi dhe pastrohet nga cilësi të ulëta, si vetëkënaqësia, mburrja a mendjemadhësia. Kujtuesi i mirësive është mirënjohës për to dhe falënderon Dhuruesin. Rrjedhimisht, kjo sjell jo vetëm ruajtjen e mirësive të Allahut, por edhe shtimin e tyre. Allahu i Lartësuar i urdhëron adhuruesit e Tij që të kujtojnë, gjithashtu, edhe “zotimin ndaj Tij”. Nga ajeti kuptohet se njerëzit janë zotuar shprehimisht, me fjalë, se do ta mbajnë besën që i kanë dhënë Allahut, se do të binden dhe të jenë të nënshtruar.Dëgjuam e bindemi! -Kuptimi: E dëgjuam qartë mesazhin nëpërmjet ajeteve të Kur’ânit dhe shenjave të Tua, në gjithësinë që Ti ke krijuar. E dëgjuam mesazhin, e kuptuam qartë dhe iu bindëm atij me sinqeritet. U bindëm plotësisht dhe do t’i respektojmë ndalesat dhe kufijtë e Tua. Pra, këtu flitet për të gjitha dispozitat e fesë dhe të besimit, të dukshme dhe të fshehura. Kjo do të thotë që besimtarët e kujtojnë vazhdimisht premtimin ndaj Zotit dhe përpiqen pandërprerë për ta zbatuar atë.Dhe kijeni frikë Allahun! Allahu i di mirë të fshehtat e zemrave tuaja. -Frikësojuni Allahut të Madhëruar në çdo gjendje qofshi, duke zbatuar urdhrat e Tij dhe duke ruajtur kufijtë e vendosur prej Tij. Të jeni të sigurt se Allahu i Madhëruar është i Gjithëditur për gjithçka që fshihet në gjoksin tuaj dhe për çdo mendim që kalon në zemrën tuaj. Ruajuni që Ai të mos vështrojë në zemrat tuaja ndonjë gjë që nuk e do dhe nuk është i kënaqur. Kujdesuni që prej jush të mos burojë asgjë që Zoti e urren. Mbushini zemrat tuaja vetëm me dituri të thellë rreth Zotit tuaj, me dashuri për Të dhe me dëshirën e mirë për të qenë të dobishëm për njerëzinë. Nëse do të veproni në këtë mënyrë, Ai do t’jua falë dhe mbulojë të këqijat, do t’jua shumëfishojë të mirat dhe shpërblimet, sepse ato vepra tregojnë për mirësinë që ndodhet në zemrat tuaja.

5:8Страница 108

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ كُونُواْ قَوَّٰمِينَ لِلَّهِ شُهَدَآءَ بِٱلۡقِسۡطِۖ وَلَا يَجۡرِمَنَّكُمۡ شَنَـَٔانُ قَوۡمٍ عَلَىٰٓ أَلَّا تَعۡدِلُواْۚ ٱعۡدِلُواْ هُوَ أَقۡرَبُ لِلتَّقۡوَىٰۖ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَۚ إِنَّ ٱللَّهَ خَبِيرُۢ بِمَا تَعۡمَلُونَ ٨

О те, которые уверовали! Будьте стойки ради Аллаха, свидетельствуя беспристрастно, и пусть ненависть людей не подтолкнет вас к несправедливости. Будьте справедливы, ибо это ближе к богобоязненности. Бойтесь Аллаха, ведь Аллах ведает о том, что вы совершаете.

O ju që keni besuar! -Allahu i Madhëruar u drejtohet me këto fjalë atyre që kanë besuar. Por çfarë besojnë dhe si besojnë? Ata besojnë atë që Zoti i ka urdhëruar të besojnë, me mënyrën që Ai e ka caktuar. Ky është besimi i saktë dhe i pranueshëm. Ky besim kërkon që të zbatosh gjithçka që të dikton ai. Ndër veprat e diktuara nga imani është edhe dëshmia e drejtë për hir të Zotit:Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të Allahut, duke dëshmuar të drejtën -Kuptimi: Të gjitha forcat tuaja të brendshme dhe të jashtme të jenë të përkushtuara për çdo vepër që dikton imani i drejtë dhe i urdhëruar nga Zoti. Dëshmoni me drejtësi dhe çdo punë që kryeni le të jetë për hir të Allahut të Lartësuar dhe vetëm për hir të Tij, jo për hir të ndonjë interesi të kësaj dynjaje. Synimi juaj le të jetë vendosja dhe arritja e drejtësisë. Mos i kaloni kufijtë duke e tepruar apo duke shpërfillur të drejtat e të tjerëve. Mbani drejtësinë dhe jini me të drejtën në çdo rast, me të afërmit e me të largëtit, me miqtë e me armiqtë.dhe të mos ju shtyjë urrejtja ndaj të tjerëve e t’i shmangeni drejtësisë! -Urrejtja ndaj dikujt nuk duhet të bëhet shtysë për t’ju larguar drejtësisë, sikurse veprojnë ata që nuk pyesin për drejtësi. Ashtu sikurse dëshmoni në favor të miqve tuaj, ashtu dëshmoni edhe kundër tyre, nëse këtë e kërkon drejtësia. Ashtu sikurse dëshmoni kundër armiqve tuaj për të vendosur drejtësinë, ashtu dëshmoni edhe në favor të tyre, nëse kështu është drejtësia, edhe nëse janë jobesimtarë apo bidatçinj. Është detyrë, gjithashtu, që të pranosh çdo fjalë dhe dëshmi të drejtë të sjellë prej tyre. E vërteta dhe e drejta pranohen sepse janë të tilla, e jo sepse thuhen nga ky apo ai. E drejta nuk refuzohet sepse e ka thënë një i padrejtë, pasi kjo do të ishte padrejtësi ndaj të vërtetës. Përfundimisht, shmangia nga drejtësia është gjithmonë e palejueshme.Jini të drejtë, sepse kjo është më afër devotshmërisë -Kuptimi: Sa më shumë të përkujdeseni për drejtësinë, aq më tepër do të forcohet devotshmëria në zemrat tuaja. Nëse plotësohet drejtësia, është plotësuar devotshmëria.dhe kijeni frikë Allahun! Pa dyshim, Allahu e di me hollësi gjithçka që bëni ju. -Ky është përsëri një urdhër për të plotësuar devotshmërinë, duke kryer urdhëresat dhe duke ruajtur kufijtë e vendosur nga Allahu i Madhëruar. Të përpiqemi të plotësojmë devotshmërinë duke kujtuar një fakt të rëndësishëm: “Allahu di me hollësi se çfarë veproni.” Allahu ka për të shpërblyer çdonjë për veprat e tij, të mira apo të këqija, të vogla a të mëdha qofshin. Shpërblimi dhe shpagimi i tij do të realizohet në këtë jetë dhe në jetën e pafundme të ahiretit.

5:9–10Страница 108

وَعَدَ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَهُم مَّغۡفِرَةٞ وَأَجۡرٌ عَظِيمٞ ٩

Аллах обещал тем, которые уверовали и совершали праведные деяния, прощение и великую награду.

وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَكَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَآ أُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡجَحِيمِ ١٠

А те, которые не уверовали и сочли ложью Наши знамения, окажутся обитателями Ада.

Atyre që kanë besuar dhe bëjnë vepra të mira, Allahu u premton falje gjynahesh dhe shpërblim të madh. Ata që mohojnë argumentet Tona, do të jenë banorë të Zjarrit. -Allahu i Madhëruar, i Cili është i Vërtetë në fjalët e Tij dhe kurrë nuk e thyen premtimin, u bën një premtim të mrekullueshëm atyre që e besojnë Atë, shpalljet e Tij, profetët e Tij dhe Ditën e Llogarisë, që kryejnë vepra të mira, të detyrueshme apo të pëlqyeshme. Ai u premton, së pari, mbulim të gjynaheve, falje të tyre dhe shpëtim nga ndëshkimi që vjen si pasojë e gjynaheve dhe, së dyti, shpërblim të madh dhe bujar, madhështinë e të cilit e di veçse Allahu i Madhëruar, sikurse thotë në Kur’ân: “Askush nuk di për atë kënaqësi që u është caktuar atyre si shpërblim për atë që kanë bërë.” [Sexhde 17]. Ndërsa vendi i atyre që i konsiderojnë si gënjeshtra argumentet dhe shpalljet e Allahut të Madhëruar dhe që i mohojnë ato, pasi i kanë kuptuar qartësisht, do të jetë Zjarri. Ata do të jenë banorë të Xhehenemit dhe kurrë nuk do të shpëtojnë prej tij.

5:11Страница 109

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱذۡكُرُواْ نِعۡمَتَ ٱللَّهِ عَلَيۡكُمۡ إِذۡ هَمَّ قَوۡمٌ أَن يَبۡسُطُوٓاْ إِلَيۡكُمۡ أَيۡدِيَهُمۡ فَكَفَّ أَيۡدِيَهُمۡ عَنكُمۡۖ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَۚ وَعَلَى ٱللَّهِ فَلۡيَتَوَكَّلِ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ ١١

О те, которые уверовали! Помните о милости, которую Аллах оказал вам, когда люди вознамерились протянуть к вам свои руки, но Он убрал от вас их руки. Бойтесь Аллаха, и пусть на Аллаха уповают верующие!

O ju që keni besuar! Kujtojeni mirësinë e Allahut ndaj jush, kur një popull tentoi të zgjaste duart kundër jush, por (Allahu)i sprapsi duart e tyre prej jush! -Allahu i Madhëruar u kujton adhuruesve të Tij besimtarë mirësitë e mëdha me të cilat i ka begatuar dhe i nxit ata që t’i kujtojnë shpesh ato, me zemër dhe me gojë. Ashtu sikurse fitorja mbi armiqtë është një mirësi e dhuruar prej Zotit, ashtu edhe mbrojtja nga qafirët dhe kthimi i kurtheve kundër tyre duhet parë si mirësi prej Tij. Armiqtë e Zotit planifikojnë vazhdimisht sulme dhe kurthe kundër besimtarëve dhe përpiqen shumë që t’ia arrijnë qëllimit, prandaj nëse ata nuk ia arrijnë dot qëllimit, kjo është një mirësi nga Allahu i Madhërueshëm, mirësi që na kërkon të jemi mirënjohës. Ai e meriton që të adhurohet, të falënderohet dhe ta lavdërosh vazhdimisht për këto mirësi. Këtu bëhet fjalë për çdo rrezik që u kanoset besimtarëve, nga qafirët, munafikët apo agresorët e çdo lloji. Pra, sa herë ke shpëtuar nga një e keqe, kjo është një mirësi prej Allahu, për të cilën Ai duhet falënderuar e kujtuar. Më pas, Allahu i Lartësuar i urdhëron besimtarët për diçka, nëpërmjet së cilës do të mbrohen kundër jobesimtarëve dhe çdo lloj armiku tjetër. Ai i mëson ata si të arrijnë fitoren dhe suksesin në çdo punë dhe çështje:Frikësojuni Allahut dhe vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët! -Këto janë dy këshilla:1. Devotshmëri ndaj Allahut, duke plotësuar urdhëresat dhe duke iu larguar harameve, në shenjë madhërimi dhe dashurie për Të.2. Mbështetje e plotë tek Allahu i Madhëruar. Vetëm tek Allahu i Lartësuar duhet të mbështeten dhe kërkojnë ndihmë besimtarët, për arritjen e çdo të mire të fesë, të besimit apo të dynjasë. Ata duhet të mbështeten totalisht tek Ai, duke u distancuar nga fuqitë e tyre. Njëkohësisht, ata duhet të kenë besim të plotë dhe të patundur tek Allahu i Lartësuar për arritjen e gjithçkaje që e duan dhe e synojnë. Mbështetja e robit te Zoti është në varësi të imanit të tij. Ajo është një nga punët e domosdoshme të zemrës, është detyrë e besimtarit dhe tregues i besimit të tij.

5:12Страница 109

۞ وَلَقَدۡ أَخَذَ ٱللَّهُ مِيثَٰقَ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ وَبَعَثۡنَا مِنۡهُمُ ٱثۡنَيۡ عَشَرَ نَقِيبٗاۖ وَقَالَ ٱللَّهُ إِنِّي مَعَكُمۡۖ لَئِنۡ أَقَمۡتُمُ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتَيۡتُمُ ٱلزَّكَوٰةَ وَءَامَنتُم بِرُسُلِي وَعَزَّرۡتُمُوهُمۡ وَأَقۡرَضۡتُمُ ٱللَّهَ قَرۡضًا حَسَنٗا لَّأُكَفِّرَنَّ عَنكُمۡ سَيِّـَٔاتِكُمۡ وَلَأُدۡخِلَنَّكُمۡ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُۚ فَمَن كَفَرَ بَعۡدَ ذَٰلِكَ مِنكُمۡ فَقَدۡ ضَلَّ سَوَآءَ ٱلسَّبِيلِ ١٢

Аллах взял завет с сынов Исраила (Израиля). Мы создали среди них двенадцать вождей. Аллах сказал: «Я - с вами. Если вы будете совершать намаз и выплачивать закят, уверуете в Моих посланников, поможете им и одолжите Аллаху прекрасный заем, то Я отпущу вам ваши прегрешения и введу вас в сады, в которых текут реки. А если кто-либо из вас после этого станет неверующим, то он сойдет с прямого пути».

Allahu i Lartësuar na njofton se Ai ka marrë prej bijve të Izraelit një premtim të përforcuar me shumë betime. Ai e përshkruan këtë premtim dhe tregon shpërblimin që ata do të kishin, nëse do t’i përmbaheshin atij. Allahu i Lartësuar bën të ditur, gjithashtu, edhe ndëshkimin për shpërfilljen e atij betimi. Më pas, Ai tregon se si ata nuk iu përmbajtën zotimit të tyre dhe se si ata u ndëshkuan për këtë gjë. Kështu, i Lartësuari thotë:Allahu mori zotimin e bijve të Izraelit dhe caktoi dymbëdhjetë prijës nga mesi i tyre. -Ai mori prej tyre një premtim të rëndësishëm, të përforcuar me betime. Prej tyre, Allahu i Lartësuar përcaktoi 12 prijës, si përfaqësues të popullit të tyre dhe si përcjellës të urdhrave të Tij. Domethënë, ata do të ishin ftuesit në rrugën e Zotit.Allahu tha: “Unë jam me ju!” -Allahu i Madhëruar iu drejtohet prijësve, që aq shumë hoqën dhe u përpoqën me fiset e tyre, me qëllimin e detyrën për t’i bindur ata. Ai u thotë: Unë jam me ju, duke ju ndihmuar dhe duke ju dhënë sukses. Ndihma do t’ju jepet sipas përpjekjeve dhe mundit të shpenzuar. Më pas, Allahu i Madhëruar tregon veprat që ata do të zotoheshin se do të kryenin:Në qoftë se falni rregullisht namazin, jepni zekatin, u besoni të dërguarve të Mi, i ndihmoni e i respektoni ata dhe huazoni për hir të Allahut hua të mirë, … -Ajo që kërkohej ishte:1. Të falnin namazin pra e përkryeni atë, duke kryer të gjitha veprat e tij të dukshme dhe të fshehura, të detyrueshme dhe të pëlqyeshme dhe vazhdimësia në këtë.2. Të jepnin zekatin atyre që e meritojnë të përfitojnë nga zekati.3. T’i besonin profetët dhe t’i ndihmonin e respektonin ata. Kjo do të thotë që t’i besonin të gjithë profetët e dërguar nga Allahu dhe, mes tyre, pa dyshim, të besonin më të mirin e profetëve dhe vulën e tyre, Muhamedin a.s. Përveç kësaj, duhet t’i respektonin dhe trajtonin ata si të mëdhenjtë e tyre, duke ua dëgjuar dhe zbatuar porositë.Kështu, Allahu i Madhëruar na urdhëron për bamirësi, që është fryt i sinqeritetit në marrëdhëniet me Të dhe rezultat i një jete të rregullt e fitimi të ndershëm. Nëse ata i kryejnë të gjitha këto që u kërkon Allahu i Madhëruar, atëherë kanë premtimin e mrekullueshëm, se:...pa dyshim që Unë do t'jua fal të këqijat tuaja dhe do t’ju fus në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. -Kështu, Allahu i Madhëruar u premton atyre dy mirësi:1. futjen në Xhenet, për të shijuar të gjitha mirësitë e Tij;2. largimin e çdo të keqeje, duke ua falur gjynahet. Falja e gjynaheve largon çdo fatkeqësi dhe ndëshkimin që shkaktohet prej tyre.Por në qoftë se pas kësaj ndonjë prej jush kundërshton, ai e ka humbur rrugën e drejtë. -Pas atij premtimi të përforcuar me betime dhe pas gjithë atyre shpërblimeve të premtuara dhe kërcënimeve për thyerjen e tij, ata që mohojnë dhe e shpërfillin atë, vërtet kanë humbur thellë. Ata e kanë braktisur rrugën e Zotit me vetëdije dhe dijeni të plotë, prandaj meritojnë atë që meritojnë të humburit. Ata do të jenë të privuar nga shpërblimi dhe do të vuajnë ndëshkimin. Kjo ndoshta të nxit të thuash: “Oh, të mjerët! Çfarë bënë kështu?! Vallë, a e përmbushën premtimin ndaj Zotit, apo jo?” Por Allahu i Madhëruar deklaron se ata e thyen betimin:

5:13Страница 109

فَبِمَا نَقۡضِهِم مِّيثَٰقَهُمۡ لَعَنَّٰهُمۡ وَجَعَلۡنَا قُلُوبَهُمۡ قَٰسِيَةٗۖ يُحَرِّفُونَ ٱلۡكَلِمَ عَن مَّوَاضِعِهِۦ وَنَسُواْ حَظّٗا مِّمَّا ذُكِّرُواْ بِهِۦۚ وَلَا تَزَالُ تَطَّلِعُ عَلَىٰ خَآئِنَةٖ مِّنۡهُمۡ إِلَّا قَلِيلٗا مِّنۡهُمۡۖ فَٱعۡفُ عَنۡهُمۡ وَٱصۡفَحۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلۡمُحۡسِنِينَ ١٣

За то, что они нарушили завет, Мы прокляли их и ожесточили их сердца. Они искажают слова, меняя их местами, и забыли долю из того, чему их научили. Ты всегда будешь обнаруживать их измену, за исключением некоторых из них. Прости же их и будь великодушен, ведь Аллах любит творящих добро.

Për shkak se ata e thyen zotimin e dhënë, Ne i mallkuam ata dhe zemrat e tyre i bëmë të ashpra. -Kuptimi: Për shkak të shkeljes së besës nga ana e tyre, Ne u dhamë disa ndëshkime, si më poshtë:1. “..i mallkuam”, ose: “i larguam nga mëshira Jonë”. Ishin vetë ata që ia mbyllën vetes portën e mëshirës së Zotit. Ata nuk e plotësuan premtimin që i dhanë Zotit, dhe ky ishte shkaku më i madh i ndëshkimit të tyre të merituar.2. “...dhe zemrat e tyre i bëmë të ashpra”, ose të ngurta, të tilla që nuk u bëjnë dobi këshillat dhe qortimet. Atyre nuk u bëjnë dobi ajetet dhe shenjat kërcënuese nga Zoti. Ata nuk mallëngjehen për shpërblimet që Ai ka përgatitur për të bindurit dhe besimtarët. Në zemrat e tyre nuk ka shpresë dhe as frikë. Zbrazja e zemrës nga të tilla ndjenja është nga ndëshkimet më të mëdha që mund ta godasin robin. Një zemër e zbrazur nga dashuria e malli për Zotin, nga shpresa për takimin me Të dhe për shpërblimin e Tij, nuk përfiton aspak nga udhëzimi i dhënë nga Zoti e nga mirësia e dhuruar prej Tij. Kjo lloj zemre thith vetëm ligësi dhe trishtim.Ata i ndryshuan fjalët(në Libër)nga domethënia e tyre... -Ata u sprovuan dhe filluan të ndryshonin dhe tjetërsonin fjalët e Zotit, duke i zëvendësuar ato me fjalë të tjera. Gjithashtu, ata u jepnin fjalëve të Zotit dhe Profetit shpjegime dhe kuptime që Zoti dhe Profeti i Tij kurrë nuk i dëshironin....dhe e braktisën një pjesë të madhe të asaj (shpalljes)me të cilën u këshilluan. -Allahu i Lartësuar i udhëzoi me mësimet e Teuratit, që ia shpalli Musait a.s, por ata i harruan dhe shpërfillën ato. Harresa e tyre ishte në dy drejtime:1. Harresë në drejtim të diturisë. Ata e harruan diturinë e Librit të Zotit, aq sa ajo humbi prej tyre. Shumë nga dituria që iu humbi nuk u gjend më, si ndëshkim nga Allahu i Drejtë dhe i Madhëruar kundër tyre.2. Harresë në drejtim të punës me dijen. Ata harruan dhe e lanë zbatimin e dijes që e kishin. Atyre nuk iu dha sukses që të përmbushnin urdhrat hyjnorë.Kështu, është plotësisht e drejtë që, kur ithtarët e Librit të mohojnë ndonjë gjë që e kanë të shkruar në librat e tyre, t’u thuhet: Kjo është një formë ndëshkimi që ju ka goditur.Ti vazhdimisht do të vëresh tradhtinë e një pjese të tyre, përveç një pakice nga ata. -Ata u sprovuan dhe morën një ves shumë të ulët, që ishte tradhtia ose pabesia. Tradhtia e tyre ishte kundër Zotit, profetit dhe besimtarëve. Pabesia më e madhe e tyre ishte fshehja e së vërtetës nga ata që i respektonin e vlerësonin, duke i lënë kështu të humbur në kufrin e tyre. Kjo është, sigurisht, një tradhti ndaj amanetit dhe pabesi e pashoqe. Këto ishin cilësitë e ulta të atyre të mjerëve dhe të të gjithë atyre që u përngjajnë. Çdokush që nuk zbaton urdhrat e Zotit dhe besën që ka dhënë, do të goditet patjetër nga dënimet e lartpërmendura, pra: do të mallkohet, do t’i ngurtësohet zemra dhe shpirti, do të bëhet prej atyre që shtrembërojnë fjalët e Zotit dhe nuk do t’i jepet sukses të gjejë të vërtetën. Ai, gjithashtu, do të harrojë detyrimet hyjnore dhe do të bëhet njeri i pabesë, që nuk e mban amanetin. E lus Allahun të na ruajë nga këto fatkeqësi! Kur flet për Shpalljen që ata të mjerë e harruan, Allahu i Lartësuar përdor fjalën ‘Hađh’ – “mirësi, fat”, duke thënë: “dhe e braktisën një pjesë të madhe të asaj (shpalljes) me të cilën u këshilluan.”. Pa dyshim, Shpallja e Zotit është mirësia më e madhe që mund t’i dhurohet një njeriu. Të kuptuarit e Shpalljes së Zotit dhe të punuarit me të është fati më i madh që mund të ketë një njeri. Çdo mirësi tjetër është prej mirësive të dynjasë, të cilat sigurisht që lypin mirënjohje, sikurse thotë i Lartësuari: “Ai (Karuni) doli para popullit të tij me gjithë stolinë e tij. Ata, që kishin synim jetën e kësaj bote, thanë: “Ah, të kishim pasur edhe ne si ajo (pasuri) që ka Karuni! Ai është, vërtet me fat të madh!” Por, ata të cilëve u ishte dhuruar dituri e vërtetë thanë: “Të mjerët ju! Shpërblimi i Allahut është shumë më i mirë për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira; por këtë nuk mund ta arrijë askush përveç durimtarëve.” [Kasas 79, 80]. Ndërsa kur bëhet fjalë për mirësinë e madhe të besimit, i Madhëruari thotë: “E mira nuk mund të jetë e barabartë me të keqen. Largoje atë (të keqen)me çfarë është më e mirë, sepse atëherë, edhe ai, me të cilin ke njëfarë armiqësie, do të të bëhet mik i afërt. Mirëpo këtë nuk mund ta arrijë askush, përveç atyre që janë durimtarë; dhe askush, përveç atyre që kanë fat të madh.” [Fusilet 34, 35]. Më tej, Allahu i Lartësuar thotë: “... përveç një pakice nga ata...” - Pra, këta të përzgjedhur e mbajtën premtimin e dhënë Zotit, dhe Ai u dha sukses për të ecur në rrugën e drejtë.Fali ata dhe, me butësi, tolero! Allahu i do ata që bëjnë mirë. -Mos i ndëshko për veprat e tyre dhe për mundimin që të sjellin, por toleroji. Kjo është vërtet shenjë bamirësie, dhe Allahu i Lartësuar i do bamirësit. Bamirësia është një nivel i lartë adhurimi, kur robi e adhuron Allahun sikurse ta shihte Atë haptazi, sepse është i bindur që, edhe pse nuk e sheh, Allahu pa dyshim e sheh atë. Kjo është grada e bamirësisë në lidhje me adhurimet e përkushtuara ndaj Allahut të Madhëruar. Ndërsa në lidhje me krijesat, bamirësia ndaj tyre shprehet duke u përpjekur t’i ndihmosh ata në drejtim të fesë e besimit dhe në drejtim të dynjasë së tyre.

5:14Страница 110

وَمِنَ ٱلَّذِينَ قَالُوٓاْ إِنَّا نَصَٰرَىٰٓ أَخَذۡنَا مِيثَٰقَهُمۡ فَنَسُواْ حَظّٗا مِّمَّا ذُكِّرُواْ بِهِۦ فَأَغۡرَيۡنَا بَيۡنَهُمُ ٱلۡعَدَاوَةَ وَٱلۡبَغۡضَآءَ إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِۚ وَسَوۡفَ يُنَبِّئُهُمُ ٱللَّهُ بِمَا كَانُواْ يَصۡنَعُونَ ١٤

Мы также взяли завет с тех, которые сказали: «Мы - христиане». Они забыли долю из того, что им напомнили, и тогда Мы возбудили между ними вражду и ненависть до Дня воскресения. Аллах поведает им о том, что они творили.

Ne morëm zotimin edhe nga ata që thanë “Ne jemi nesara(pasues të Isait)”. Por edhe ata e harruan një pjesë të asaj(shpalljes)me të cilën u urdhëruan. Prandaj, Ne kemi hedhur ndërmjet tyre armiqësinë dhe urrejtjen midis njëri-tjetrit, deri në Ditën e Kijametit. Allahu do t’ua shpalosë se çfarë kanë bërë. -Ashtu si me jehudët, të cilët u zotuan për zbatimin e porosive të Zotit, ashtu ndodhi edhe me ata që u quajtën “nesara”, pra, ndihmësit e Isait, të birit të Merjemes. Ata u zotuan të besonin profetin Isa dhe të pastronin shpirtrat e tyre nëpërmjet besimit tek Allahu dhe zbatimit të porosive të profetëve dhe shpalljeve hyjnore. Por edhe ata e thyen premtimin dhe harruan një pjesë të udhëzimit të Allahut. Ata harruan diturinë dhe zbatimin e saj. Për këtë shkak, Allahu i Lartësuar u futi armiqësi kundër njëri-tjetrit, prandaj mes tyre ka patur dhe do të ketë përçarje dhe luftë, deri në Ditën e Gjykimit. Ky është një fakt i dukshëm dhe i vërtetuar në realitet.

5:15Страница 110

يَٰٓأَهۡلَ ٱلۡكِتَٰبِ قَدۡ جَآءَكُمۡ رَسُولُنَا يُبَيِّنُ لَكُمۡ كَثِيرٗا مِّمَّا كُنتُمۡ تُخۡفُونَ مِنَ ٱلۡكِتَٰبِ وَيَعۡفُواْ عَن كَثِيرٖۚ قَدۡ جَآءَكُم مِّنَ ٱللَّهِ نُورٞ وَكِتَٰبٞ مُّبِينٞ ١٥

О люди Писания! К вам явился Наш Посланник, который разъясняет вам многое из того, что вы скрываете из Писания, и воздерживается от многого. Явились к вам от Аллаха свет (Мухаммад) и ясное Писание.

O ithtarë të Librit! Juve ju ka ardhur i Dërguari Ynë(Muhammedi), që ju sqaron shumë nga ajo që ju i keni fshehur prej Librit... -Pasi tregoi për premtimet dhe besën e pambajtur nga çifutët dhe të krishterët në përgjithësi, veç një pakice të tyre, Allahu i Lartësuar i urdhëron ata për të besuar Muhamedin a.s. Allahu i Lartësuar u tregon një shenjë shumë të qartë, që tregon për vërtetësinë e profetësisë së Muhamedit a.s: ai bën të qarta shumë nga ato çështje që ata ua mbanin fshehur njerëzve, madje edhe njerëzve të thjeshtë të fesë së tyre. Në atë kohë, i vetmi burim për të njohur librat e shenjtë dhe porositë e profetëve ishin dijetarët çifutë e të krishterë, aq sa ata lejonin. Edhe vetë të përkushtuarit në dije nga njerëzit e thjeshtë mund të arrinin veçse aq sa u jepte kleri i tyre. Atëherë, në një situatë të tillë, u shfaq profeti i Zotit, Muhamedi a.s, dhe Kur’âni madhështor. Ai nuk dinte të shkruajë e të lexojë dhe nuk dinte ç’ishte libri dhe as imani, e, megjithatë, në Kur’ân përmenden shumë çështje që ata, me aq kujdes, i fshihnin nga njerëzit. Atëherë, si e mori këtë njohuri të fshehtë? Pa dyshim kjo qe një provë shumë e fortë, që vërtetonte se Muhamedi (a.s)ishte profeti i Zotit. Ndër faktet e fshehura prej dijetarëve çifutë e të krishterë ishin edhe shenjat dalluese të Profetit të Fundit në librat e tyre dhe njoftimi i profetëve për ardhjen e tij, ligji i gurëzimit në Teurat etj....e që për shumë të tjera, ai fal. -Disa çështje të tjera ai nuk i sqaroi, sepse kështu e kërkonte urtësia.Juve ju erdhi nga Allahu dritë dhe libër i qartë. -Kuptimi: Juve ju erdhi Kur’âni prej Allahut, nëpërmjet të cilit ju ndriçoheni, për të gjetur rrugën në errësirat e paditurisë dhe humbjes. Ai është, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar: “Kitabun mubin” - “libër i qartë”. Ai është qartësuesi i të gjitha çështjeve për të cilat keni nevojë, që kanë lidhje me fenë dhe dynjanë tuaj. Ai ju sqaron gjithçka në lidhje me njohuritë për Allahun, emrat, cilësitë dhe veprat e Tij; sqaron ligjet e vendosura prej Allahut, ashtu si edhe shpërblimin apo ndëshkimin e Tij. Pastaj Allahu i Lartësuar na tregon se cilët janë ata që përfitojnë udhëzimin prej këtij libri dhe çfarë kushti duhet të përmbushet për t’u arritur ky udhëzim:

5:16Страница 110

يَهۡدِي بِهِ ٱللَّهُ مَنِ ٱتَّبَعَ رِضۡوَٰنَهُۥ سُبُلَ ٱلسَّلَٰمِ وَيُخۡرِجُهُم مِّنَ ٱلظُّلُمَٰتِ إِلَى ٱلنُّورِ بِإِذۡنِهِۦ وَيَهۡدِيهِمۡ إِلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ ١٦

Посредством его Аллах ведет по путям мира тех, кто стремится снискать Его довольство. По Своему соизволению Он выводит их из мраков к свету и наставляет их на прямой путь.

Allahu udhëzon nëpërmjet tij në rrugët e shpëtimit ata që kërkojnë kënaqësinë e Tij -Nëpërmjet Kur’ânit, Allahu i Lartësuar udhëzon ata që përpiqen sinqerisht për të kënaqur Atë. Qëllimi i tyre është i mirë, prandaj Allahu i Lartësuar i udhëzon drejt së mirës dhe në rrugën e paqes. Kjo rrugë i siguron udhëtarët e saj nga ndëshkimi dhe i çon në vendin e lumturisë. Kjo është rruga e drejtë, e ndërtuar mbi dijen e saktë dhe punën e sinqertë në bazë të kësaj diturie, për të kënaqur Zotin. Sa më e gjerë dhe e hollësishme të jetë dituria dhe puna me të, aq më e lartë do të jetë grada e robit.…dhe i nxjerr ata prej errësirave në dritë, me Lejen e Tij. Ai i udhëzon ata në një Rrugë të Drejtë. -Nëpërmjet Kur’ânit dhe mësimeve të Profetit të Tij, Allahu i nxjerr njerëzit nga errësira e kufrit, bidatit, poshtërsive, injorancës dhe pakujdesisë, në dritën e imanit të pastër, traditës profetike, bindjes ndaj Tij dhe Profetit, diturisë së gjerë dhe përmendjes së Tij. Allahu i Lartësuar thotë: “... me ndihmën e Tij ...”. Pra, i gjithë ky udhëzim është dhuratë e Allahut. Ajo që Allahu ka dashur të jetë është, dhe ajo që Allahu nuk lejoi të jetë, nuk është.

5:17Страница 110

لَّقَدۡ كَفَرَ ٱلَّذِينَ قَالُوٓاْ إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلۡمَسِيحُ ٱبۡنُ مَرۡيَمَۚ قُلۡ فَمَن يَمۡلِكُ مِنَ ٱللَّهِ شَيۡـًٔا إِنۡ أَرَادَ أَن يُهۡلِكَ ٱلۡمَسِيحَ ٱبۡنَ مَرۡيَمَ وَأُمَّهُۥ وَمَن فِي ٱلۡأَرۡضِ جَمِيعٗاۗ وَلِلَّهِ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَاۚ يَخۡلُقُ مَا يَشَآءُۚ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ ١٧

Не уверовали те, которые сказали: «Воистину, Аллах - это Мессия, сын Марьям (Марии)». Скажи: «Кто может хотя бы немного помешать Аллаху, если Он пожелает погубить Мессию, сына Марьям (Марии), его мать и всех, кто на земле?». Аллаху принадлежит власть над небесами, землей и тем, что между ними. Он создает, что пожелает. Аллах способен на всякую вещь.

E kanë mohuar të vërtetën ata që thonë se: “Allahu është ai, Mesihu, biri i Merjemes.” -Pasi foli për besën dhe premtimin e thyer nga popujt e mëparshëm çifutë dhe të krishterë, Allahu i Lartësuar vijon të tregojë fjalët e tyre të shëmtuara dhe të poshtra në lidhje me Të. I tillë është deklarimi i të krishterëve, të cilin veç ata e kanë bërë. Ata thonë që Isai, i biri i Merjemes, është bir i Zotit. Ata e keqkuptuan faktin që Isai lindi pa patur baba biologjik, prandaj ranë në këtë besim të shëmtuar. Por dihet se me rastin e tij ngjan edhe Havaja, e cila nuk pati nënë, por u krijua nga një brinjë e Ademit. Madje, Ademi u krijua pa nënë e pa babë, kështu që, sipas logjikës së gabuar të tyre, ai e meriton më shumë për të qenë bir i Zotit. Kësisoj, ky deklarim i tyre nuk mbështetet në ndonjë argument hyjnor, por është thjesht pasim i mendjes së tyre. Allahu i Madhëruar ua kthen atyre përgjigjen me një argumentim logjik të qartë dhe të kuptueshëm lehtësisht. Ai thotë:Thuaju: “Kush, atëherë, mund ta pengojë Allahun, nëse Ai dëshiron ta shkatërrojë Mesihun, birin e Merjemes, nënën e tij dhe gjithçka gjendet në tokë?” -Duke qenë se të përmendurit nuk kanë patur asnjë fuqi që të mbronin dhe shpëtonin vetveten nga vdekja, kjo tregon se ata nuk mund të ishin kurrsesi zota. Si mund të adhurohet dikush që nuk ka pushtet as për të mbrojtur vetveten?! Tregues i kotësisë së besimit të tyre në zota të tjerë veç Allahut është edhe fakti që:Vetëm Atij i takon pushteti i qiejve, i tokës dhe ç’ka mes tyre. -Allahu vepron në mbretërinë e Tij me urtësinë e Tij të madhe, me ligjin e Tij dhe me shpërblimin që është në dorën e Tij. Është Ai që vendos ligjet në ekzistencë dhe në çdo gjë që ka krijuar. Është Ai që ka vendosur rregullat, të cilat duhet të jenë sistem jete për krijesat, dhe është po Ai që do t’i marrë në përgjegjësi për zbatimin ose jo të këtyre rregullave. Çdo gjë në këtë gjithësi është pronë, krijesë dhe e nënshtruar ndaj Allahut të Madhëruar. Çdo krijesë nuk ka në dorë asnjë grimcë pushteti! Atëherë, si mund të mendohet që një rob i varfër e i pafuqishëm të konsiderohet si Zot që adhurohet. Kjo është pamundësia më e madhe. Edhe çudia e tyre në lidhje me mënyrën e krijimit të Isait (a.s)pa baba, është pa vend dhe jo e drejtë, sepse Allahu thotë:Ai krijon çfarë të dëshirojë. Pa dyshim, Allahu ka pushtet për gjithçka. -Allahu i krijon njerëzit me nënë dhe me baba, sikurse janë gjithë njerëzia, por nëse Ai dëshiron, mund t’i krijojë ata edhe me baba e pa nënë, sikurse krijoi nënën e njerëzimit, Havanë. Nëse Allahu dëshiron, mund t’i krijojë edhe me nënë e pa baba, sikurse veproi me Isain, por nëse përsëri dëshiron, Allahu mund t’i krijojë pa nënë e pa baba, sikurse krijoi Ademin. Të gjithë krijesat dhe mënyrat e krijimit të tyre përcaktohen nga vullneti dhe dëshira e të Madhërishmit, e cila ekzekutohet dhe nuk mund të kthehet a të ndalet. Për këtë arsye, i Madhërishmi thotë: “Allahu për çdo gjë është i Plotpushtetshëm”. Ndër pretendimet dhe fjalët boshe të të krishterëve dhe judejve është edhe thënia e tyre e njohur:

Текст: Quranic Universal Library (Tarteel) через spa5k/tafsir_api (MIT), в зафиксированной версии. Аяты: Quran Foundation. Источники и лицензии

Содержание

Аят аль-Курси36Аль-Кахфстр. 42джуз 15Бухари 1Муслим 2999

Вид

Тема
Размер текста
Вид

Read in English