Ас-СаадиАль‑Анам · 6:125–144

Ас-Саади · Тафсир · на албанском

Аль-Анам 6:125–144

6:125Страница 144

فَمَن يُرِدِ ٱللَّهُ أَن يَهۡدِيَهُۥ يَشۡرَحۡ صَدۡرَهُۥ لِلۡإِسۡلَٰمِۖ وَمَن يُرِدۡ أَن يُضِلَّهُۥ يَجۡعَلۡ صَدۡرَهُۥ ضَيِّقًا حَرَجٗا كَأَنَّمَا يَصَّعَّدُ فِي ٱلسَّمَآءِۚ كَذَٰلِكَ يَجۡعَلُ ٱللَّهُ ٱلرِّجۡسَ عَلَى ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ ١٢٥

Кого Аллах желает наставить на прямой путь, тому Он раскрывает грудь для ислама, а кого Он желает ввести в заблуждение, тому Он сдавливает и сжимает грудь, словно тот забирается на небо. Так Аллах насылает скверну (или наказание) на тех, кто не верует.

Atë që Allahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron gjoksin për Islamin. Ndërsa atë që dëshiron ta lërë të humbur, ia bën gjoksin të ngushtë e të rënduar, si të ishte duke u ngjitur në qiell. Kështu e zbret Allahu dënimin mbi ata që nuk besojnë. -Allahu i Lartësuar u tregon robërve të Tij shenjat dalluese të lumturisë dhe udhëzimit në rrugën e drejtë dhe shenjat e shkatërrimit dhe të përhumbjes. Shenjat e lumturisë dhe udhëzimit në rrugën e drejtë janë: zgjerimi i gjoksit për të pranuar Islamin dhe gjetja e kënaqësisë në të, ndriçimi me dritën e imanit dhe stolisja me sigurinë e plotë në vërtetësinë e Shpalljes së Allahut. Kështu, shpirti gjen prehje dhe fillon ta dojë mirësinë. Ai fillon të nënshtrohet për kryerjen e veprave të urdhëruara, madje ndien dëshirë për kryerjen e tyre. Ai ndien kënaqësi dhe nuk e shikon aspak të vështirë përkushtimin ndaj Allahut të Lartësuar. Këto shenja tregojnë se Allahu i Lartësuar e ka udhëzuar atë dhe i ka dhuruar suksesin për të ndjekur rrugën më të mirë. Ndërsa shenja treguese të atij që Allahu i Lartësuar dëshiron dhe gjykon për ta lënë në humbje është ngushtimi i gjoksit dhe pakënaqësia e tij në lidhje me imanin, diturinë dhe bindjen për Shpalljen e Zotit. Zemra e tij është e mbushur me dëshira të shfrenuara, që e shpërqendrojnë nga imani dhe rruga e lumturisë. Ajo është e mbushur me dyshime dhe pasiguri ndaj të vërtetës së shpallur nga Zoti, e cila është rruga e vetme drejt lumturisë në të dyja jetët. Në këtë mënyrë, ai ia ka bllokuar rrugën mirësisë për të hyrë në zemrën e tij. Ajo zemër nuk gjen kënaqësi dhe asnjë motiv për të kryer ndonjë të mirë. Aq shumë i ngushtohet zemra për mirësinë, saqë Allahu i Lartësuar e krahason rëndesën që ai përjeton në gjoks me atë të dikujt të cilit i kërkohet të ngrihet në qiell. Siç është e vështirë për dikë që të ngrihet lart në qiell, ashtu është e rëndë për këta që të nënshtrohen dhe të jetojnë sipas udhëzimit të Zotit. Shkak për këtë është mungesa e imanit në zemrat e tyre. Duke refuzuar imanin dhe nënshtrimin sipas tij, ata meritojnë që Allahu i Lartësuar të lëshojë mbi ta këtë ndëshkim. Janë vetë ata që ia mbyllin vetes portën e mëshirës dhe bamirësisë. Ky është një rregull i pandryshueshëm. Nuk ka dyshim se ai i cili shpenzon të gjitha mundësitë dhe përpjekjet e tij, përkushtohet me sinqeritet për të qenë i devotshëm, duke kryer urdhëresat e lënë haramet, në shenjë dashurie, nënshtrimi e madhërimi për Allahun dhe ka besim të drejtë, Allahu i Lartësuar ka për t’ia lehtësuar atij rrugën e drejtë. Ndërsa ai i cili tregohet koprrac, duke mos shpenzuar as mundin më të vogël për hir të fesë, tregohet jonevojtar dhe mospërfillës ndaj udhëzimit të Allahut, duke mos besuar dhe duke refuzuar të nënshtrohet sipas këtij besimi, ai i ka hyrë rrugës më të vështirë, përfundimi i së cilës ka për të qenë i dhimbshëm, sikurse thotë i Lartësuari në një sure tjetër: “Vërtet, veprat tuaja janë të ndryshme. Atij, që jep dhe ruhet, që e beson me bindje të plotë më të mirën, Ne do t'ia lehtësojmë atij rrugën drejt shpëtimit. Atij që tregohet koprrac dhe e ndien veten të panevojë (për Zotin) dhe që mohon më të mirën, Ne do t'ia lehtësojmë atij rrugën drejt dënimit.” [Lejl 4 - 10].

6:126Страница 144

وَهَٰذَا صِرَٰطُ رَبِّكَ مُسۡتَقِيمٗاۗ قَدۡ فَصَّلۡنَا ٱلۡأٓيَٰتِ لِقَوۡمٖ يَذَّكَّرُونَ ١٢٦

Таков прямой путь твоего Господа. Мы уже подробно разъяснили знамения людям поминающим.

Kjo është rruga e Zotit tënd, e drejtë(dhe e qartë). Ne i shpjeguam qartë Argumentet për ata që përfitojnë(nga qortimi). -Kjo Shpallje është treguese e rrugës së drejtë, që të çon tek Allahu i Lartësuar dhe në Xhenetin e bujarisë dhe kënaqësisë së Tij. Nëpërmjet kësaj Shpalljeje të mrekullueshme janë qartësuar të gjitha ligjet dhe normat që përcaktojnë rrugën e drejtë. Ajo bën të mundur dallimin e të mirës nga e keqja, e të vërtetës nga gënjeshtra. Megjithatë, kjo qartësi nuk i jepet çdokujt, por vetëm atyre të cilët Zoti i përshkruan si “që përfitojnë (nga qortimi)”. Ata e marrin diturinë e Shpalljes duke e lexuar dhe dëgjuar atë me përkushtim, si edhe me qëllimin për të kuptuar të vërtetën. Për këtë arsye, ata përfitojnë nga kjo dituri, gjë të cilën e shprehin me veprat e tyre të sinqerta. Për të tillët, Allahu i Lartësuar ka përgatitur shpërblim të madh dhe privilegje të mrekullueshme:

6:127Страница 144

۞ لَهُمۡ دَارُ ٱلسَّلَٰمِ عِندَ رَبِّهِمۡۖ وَهُوَ وَلِيُّهُم بِمَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ ١٢٧

Им уготована Обитель мира и благополучия у их Господа. Он является их Покровителем благодаря тому, что они совершали.

Për ta është përgatitur Vendi i Paqes pranë Zotit të tyre. -Xheneti është quajtur ‘Vendi i Paqes’, sepse ai është i pastër nga çdo mangësi, ligësi dhe gjë e dëmshme. Në të nuk ka asnjë lloj frike, trishtimi, brenge dhe shqetësimi, prandaj dhe banorët e tij do të jenë në paqe e në qetësi të plotë. Mirësitë e Xhenetit janë të plota dhe të mrekullueshme, aq sa askush nuk mund t’i përshkruajë realisht ato. Askush nuk mund t’i imagjinojë ashtu siç janë në realitet kënaqësitë e fshehura në të. Lumturia e Xhenetit përfshin shpirtin, mendjen dhe trupin. Banorët e Xhenetit do të kenë gjithçka që ua dëshiron shpirti, çdo gjë që ua kënaq syrin dhe atje do të jenë të përjetshëm.Ai është i Dashuri i tyre, për ato vepra që ata bënë. -Allahu i Madhëruar është i Dashuri i tyre, që përkujdeset për ta. Është Allahu i Madhëruar që ka marrë përsipër edukimin dhe përkujdesin ndaj tyre. Me butësinë, mëshirën dhe përkujdesjen e Tij të pashembullt, Ai ua lehtëson atyre çdo çështje dhe i ndihmon për të qenë të bindur ndaj Tij. Është Ai që ua mundëson dhe lehtëson çdo mënyrë e rrugë për të arritur dashurinë e Tij. Allahu i Lartësuar i fut ata nën kujdesin e Tij të mrekullueshëm, për shkak të veprave të tyre të mira dhe të hapave të parë që ata kanë hedhur me guxim, këmbëngulje dhe sinqeritet, për të kënaqur të Dashurin e tyre. Ndërsa ata të cilët i kthejnë shpinën Allahut të Madhëruar, duke i dhënë përparësi dëshirave të tyre kundrejt adhurimit dhe arritjes së kënaqësisë së Tij, ata e meritojnë që Allahu i Lartësuar të mos i fusë nën përkujdesin e Tij. Miku i tyre i afërt, të cilit ia lënë në dorë çështjet, është shejtani i mallkuar. Duke e ndjekur nga pas dhe duke u mashtruar nga joshjet e tij, ata shkatërrojnë fenë dhe dynjanë e tyre.

6:128Страница 144

وَيَوۡمَ يَحۡشُرُهُمۡ جَمِيعٗا يَٰمَعۡشَرَ ٱلۡجِنِّ قَدِ ٱسۡتَكۡثَرۡتُم مِّنَ ٱلۡإِنسِۖ وَقَالَ أَوۡلِيَآؤُهُم مِّنَ ٱلۡإِنسِ رَبَّنَا ٱسۡتَمۡتَعَ بَعۡضُنَا بِبَعۡضٖ وَبَلَغۡنَآ أَجَلَنَا ٱلَّذِيٓ أَجَّلۡتَ لَنَاۚ قَالَ ٱلنَّارُ مَثۡوَىٰكُمۡ خَٰلِدِينَ فِيهَآ إِلَّا مَا شَآءَ ٱللَّهُۚ إِنَّ رَبَّكَ حَكِيمٌ عَلِيمٞ ١٢٨

В тот день Он соберет их вместе: «О сонмище джиннов! Вы ввели в заблуждение многих людей». Их помощники из числа людей скажут: «Господь наш! Одни из нас пользовались другими, и мы достигли нашего срока, который Ты назначил нам». Он скажет: «Огонь будет вашей обителью, в которой вы пребудете вечно, если только Аллах не пожелает иначе!». Воистину, твой Господь - Мудрый, Знающий.

Një Ditë Ai do t’i tubojë të gjithë... -Kjo është dita kur Allahu i Lartësuar do t’i tubojë të gjithë, njerëz dhe xhindë, të devijuarit dhe devijuesit. Të gjithë do të tubohen për të dhënë llogari. Allahu i Lartësuar u drejtohet me qortim xhindëve, të cilët kanë devijuar njerëzit nga udha e drejtë, duke ua zbukuruar të keqen dhe duke i shtyrë pareshtur drejt poshtërsive. Allahu i Lartësuar thotë:(dhe do t’u thotë): “O grumbull i xhindeve! Shumë keni marë(e devijuar)nga njerëzit.” -Ju e tepruat në pengimin e njerëzve dhe shmangien e tyre nga rruga e drejtë. Si patët guxim të shkelnit kufijtë e Mi? Si guxuat të luftonit profetët e Mi? Ju u përkushtuat në luftën kundër Zotit dhe u përpoqët me çdo mënyrë për t’i penguar njerëzit nga rruga e Tij dhe për t’i futur në rrugën e zjarrit? Sot mbi ju do të godasë ashpër mallkimi dhe zemërimi Im. Sot do t’ju shtohet ndëshkimi në varësi të kufrit tuaj dhe në varësi të devijimit që u shkaktuat të tjerëve. Sot nuk ka arsyetim, me të cilin mund të justifikoheni, as strehë ku mund të mbroheni, as ndërmjetësues që mund t’ju ndihmojë dhe as lutje e përgjërim që mund t’ju dëgjohet dhe t’ju shpëtojë. Pas kësaj, mos pyet për poshtërimin dhe vuajtjet që do të bien mbi ata të mjerë. Për këtë arsye, i Madhëruari nuk përmend ndonjë justifikim të tyre. Ndërsa për miqtë dhe pasuesit e tyre prej njerëzve, Allahu i Lartësuar thotë se ata do të mundohen të parashtrojnë ndonjë lloj justifikimi, por ai, sigurisht, është i papranueshëm:Ndërsa njerëzit që ishin miq të tyre do të thonë: “Zoti ynë! Ne përfituam nga njëri-tjetri ... -Të dyja palët, njerëz dhe xhindë, përfituan dhe u kënaqën me njëri-tjetrin. Xhindët kënaqeshin me bindjen, adhurimin, nënshtrimin dhe madhërimin që njerëzit iu kushtonin atyre. Ata kënaqeshin kur njerëzit u kërkonin ndihmë, mbrojtje dhe strehim, duke u ndierë në këtë mënyrë edhe më arrogantë e të papërmbajtur. Ndërsa njerëzit kënaqeshin kur arrinin qëllimet e tyre dhe realizonin, me ndihmën e hileve të xhindëve, shumë nga dëshirat e tyre. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, ata arrinin të plotësonin disa nevoja të kësaj dynjaje. Kështu, atë ditë, njerëzit sikur duan të justifikohen me këtë fakt, duke pretenduar se të gjitha gjynahet ndodhën pikërisht për këto shkaqe, dhe tashmë ato nuk mund të zhbëhen. Pra, sikur duan të thonë se, nëse do të kishin më shumë kohë në dispozicion, do të ndryshonin. Ata do thonë:...por ne e arritëm afatin tonë, të cilin Ti na e kishe caktuar. -Ne na mbaroi afati që Ti na kishe përcaktuar dhe tashmë jemi këtu, në vendin ku ekziston vetëm shpërblimi për punët e bëra. Tani vepro me ne çfarë të dëshirosh dhe jep gjykimin Tënd! Ne nuk kemi asnjë justifikim për të dhënë. Urdhrat janë të Tuat dhe gjykimi është i Yti. Në këto fjalë ndihet një lloj pendimi dhe përunjësie, por që nuk do t’u vlejnë aspak, sepse tashmë koha e pendimit ka mbaruar. Prandaj i Lartësuari do të japë gjykimin e Tij të drejtë, që është larg çdo padrejtësie e mangësie.Allahu do të thotë: “Zjarri është vendi juaj i banimit. Ju do të jeni përjetësisht në të, përveç nëse dëshiron Allahu.” -Duke qenë se gjykimi i Tij është i ndërtuar dhe buron nga urtësia dhe dituria e Tij absolute, Allahu i Lartësuar e mbyll ajetin duke thënë:Vërtet, Zoti yt është i Urtë e i Gjithëditur. -Ashtu sikurse dituria e Tij ka përfshirë gjithçka, ashtu edhe urtësia dhe gjykimi i Tij ekzekutohet mbi gjithçka. Asgjë nuk mund të dalë jashtë diturisë dhe urtësisë së Zotit dhe çdo gjë do të shkojë në vendin që i takon.

6:129Страница 144

وَكَذَٰلِكَ نُوَلِّي بَعۡضَ ٱلظَّٰلِمِينَ بَعۡضَۢا بِمَا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ ١٢٩

Так Мы позволяем одним беззаконникам править другими за то, что они приобретают.

Kështu Ne i bëjmë keqbërësit sundues mbi njëri-tjetrin, për shkak të asaj që veprojnë. -Ky është rregulli i patjetërsueshëm i Allahut të Lartësuar. Ai i bëri xhindët që të sundojnë e t’i devijojnë miqtë e tyre njerëz, të cilët u binden e ndjekin hapat e armiqve të tyre. Ata vazhdojnë të lidhen fort dhe t’i binden njëri-tjetrit në poshtërsira, derisa u bëhen robër të bindur e të nënshtruar ndaj ligësisë. Në të njëjtën mënyrë, Allahu i Madhërishëm bën që disa zullumqarë të sundojnë zullumqarë të tjerë, duke i bërë shkaktarë të devijimit e shkatërrimit të njëri-tjetrit. Ata nxisin për ligësi e poshtërsira dhe pengojnë njëri-tjetrin nga mirësia, duke shpifur e mashtruar rreth saj. Ky është një nga ndëshkimet më të frikshme dhe më të mëdha, me të cilën i dënon Allahu i Drejtë dhe i Urtë zullumqarët. Shkaku i këtij ndëshkimi është faji i zullumqarëve. Janë ata që dëmtojnë vetveten, duke i hapur asaj portat e shkatërrimit dhe humbjes. Nëse njerëzit e teprojnë me padrejtësi e shthurje, atëherë Zoti u vendos mbi krye tiranë, që t’u nxjerrin të zitë e ullirit. Ata do t’i shtrydhin, duke i privuar nga të drejtat e tyre. Kështu, ata të mjerë ngarkohen shumë e shumë më tepër nga sa kërkohet prej detyrimeve ndaj Zotit dhe ndaj krijesave të Tij. Nëse, nga njëra anë, me plotësimin e urdhrave të Allahut do të fitonin çdo të mirë, nga ana tjetër, me përmbushjen e urdhrave të padrejta të këtyre zullumqarëve nuk do të fitojnë asnjë shpërblim, por vetëm vuajtje e trishtim. Megjithatë, nëse njerëzit rregullohen dhe përqendrohen në rrugën e drejtë, Allahu i Lartësuar ka për t’i rregulluar dhe përmirësuar krerët e tyre, duke i shndërruar ata në udhëheqës të drejtë dhe të urtë, e jo në tiranë të padrejtë e kriminelë. Në vijim, Allahu i Lartësuar qorton të gjithë ata njerëz dhe xhindë që i kanë kthyer shpinën së vërtetës. Ai ua vë në dukje fajin e tyre, të cilin ata e pranojnë. I Lartësuari do të thotë:

6:130Страница 144

يَٰمَعۡشَرَ ٱلۡجِنِّ وَٱلۡإِنسِ أَلَمۡ يَأۡتِكُمۡ رُسُلٞ مِّنكُمۡ يَقُصُّونَ عَلَيۡكُمۡ ءَايَٰتِي وَيُنذِرُونَكُمۡ لِقَآءَ يَوۡمِكُمۡ هَٰذَاۚ قَالُواْ شَهِدۡنَا عَلَىٰٓ أَنفُسِنَاۖ وَغَرَّتۡهُمُ ٱلۡحَيَوٰةُ ٱلدُّنۡيَا وَشَهِدُواْ عَلَىٰٓ أَنفُسِهِمۡ أَنَّهُمۡ كَانُواْ كَٰفِرِينَ ١٣٠

Мы скажем: «О сонмище джиннов и людей! Разве к вам не приходили посланники из вашего числа, которые читали вам Мои аяты и предупреждали вас о встрече с этим днем вашим?». Они скажут: «Мы свидетельствуем против самих себя». Мирская жизнь обольстила их, и они принесут свидетельство против самих себя о том, что они были неверующими.

“O grumbull i xhindeve dhe i njerëzve! A nuk ju erdhën nga mesi juaj të dërguar, që t’ju tregonin Argumentet e Mia dhe t’ju paralajmëronin për takimin e kësaj Dite?” -Nëpërmjet argumenteve dhe shpalljeve, Allahu i Lartësuar sqaroi me hollësi urdhrat dhe ndalesat e Tij, të mirën dhe të keqen, shpërblimin dhe dënimin. Profetët e Allahut i paralajmëruan njerëzit për ardhjen e Ditës së Gjykimit. Ata treguan qartë se shpëtimi në këtë ditë nga ndëshkimi dhe arritja e shpërblimit do të jetë i mundur veçse nëpërmjet zbatimit të urdhrave të Allahut dhe largimit nga ndalesat e Tij, në emër të dashurisë, madhërimit dhe nënshtrimit ndaj Tij. Ndërsa për ata që e kanë shpërfillur këtë mesazh mbetet vetëm dëshpërimi dhe ndëshkimi. Ata e pranojnë gabimin e bërë dhe do të dëshmojnë se ishin të padrejtë.Ata do të thonë: “Po, dëshmojmë kundër vetes sonë.”. Ata i mashtroi jeta e kësaj bote. Prandaj do të dëshmojnë kundër vetvetes, se vërtet ishin mohues. -Ata i mashtroi dynjaja me stolitë e saj. Ata u joshën nga bukuritë e saj dhe u kënaqën me to, duke u shpërqendruar nga përgjegjësitë dhe përgatitja për ahiretin. Kështu, ata do të dëshmojnë kundër vetes së tyre dhe do ta pranojnë që kanë qenë mohues. Atë ditë, të gjithë do ta shikojnë dhe njohin gjykimin e drejtë të Allahut mbi ta, kur t’i dënojë dhe t’u thotë: “Hyni në Zjarr, mes popujve që shkuan para jush - xhinde dhe njerëz.” Sa herë që një popull hyn aty, mallkon atë të mëparshmin. Dhe, kur të gjithë të tubohen në të, grupi i fundit thotë për grupin e parë: “Zoti ynë, janë këta që na çuan ne në humbje, prandaj shumëfishoja atyre dënimin me zjarr!” Ai do të thotë: “Për secilin nga ju dënimi është i shumëfishuar, por ju nuk e dini.”.” [El ea’raf 38]. Ata vepruan njëlloj si ju, duke u argëtuar me stolitë e kësaj bote. Ata, ashtu sikurse dhe ju, u zhytën në kotësi, prandaj dhe merituan të ishin prej të dënuarve. Të parët dhe të fundit, të gjithë së bashku, do të shijojnë dënimin e dëshpërimin e merituar e të pafundëm. E ku ka dëshpërim më të madh sesa ai për humbjen e Xhenetit të mirësisë dhe qëndrimin pranë Bujarit Mëshirëplotë. Edhe pse do të marrin pjesë të gjithë në këtë ndëshkim, ata do të jenë në nivele të ndryshme, duke patur dallime të shumta nga njëri tjetri. Allahu i Lartësuar thotë:

6:131Страница 144

ذَٰلِكَ أَن لَّمۡ يَكُن رَّبُّكَ مُهۡلِكَ ٱلۡقُرَىٰ بِظُلۡمٖ وَأَهۡلُهَا غَٰفِلُونَ ١٣١

Это произойдет потому, что твой Господь не губит города несправедливо, пока их жители пребывают в неведении.

Kështu(janë dërguar Profetë), sepse Zoti yt kurrë nuk e shkatërron asnjë vend për padrejtësitë e tyre, nëse banorët e tij janë të paparalajmëruar. -Me dërgimin e profetëve dhe me shpalljen e librave, Allahu i Lartësuar nuk u ka lënë dy krijesave të përgjegjshme ligjërisht (njerëzve dhe xhindëve) asnjë justifikim për mosbesimin dhe mosnënshtrimin e tyre. Askush nuk do të merret në përgjegjësi dhe ndëshkohet për padrejtësitë e tij, nëse është i paditur, i panjoftuar dhe i paparalajmëruar. Allahu i Lartësuar, me mëshirën dhe drejtësinë e Tij, kurrë nuk do të ndëshkonte dikë pa i dërguar fillimisht të dërguarit dhe lajmëtarët e tij.Meqë Shejhu nuk e ka shtjelluar këtë ajet në Tefsir-in e tij, ne e sollëm atë të shtjelluar nga “Tefsir el Mujeser”.

6:132Страница 145

وَلِكُلّٖ دَرَجَٰتٞ مِّمَّا عَمِلُواْۚ وَمَا رَبُّكَ بِغَٰفِلٍ عَمَّا يَعۡمَلُونَ ١٣٢

Для всех будут ступени, соответствующие тому, что они совершили. Господь твой не находится в неведении относительно того, что они совершают.

Por secili do të ketë shkallë sipas veprave të veta. -Secili nga ata do të ndëshkohet në varësi të punëve të këqija që ka bërë. Kriminelët dhe mohuesit e mëdhenj nuk do të trajtohen njëlloj si ata që janë poshtë tyre, pasuesit nuk do të ndëshkohen si të pasuarit dhe as vartësit si udhëheqësit e tyre. Po kështu, edhe banorët e Xhenetit, edhe pse do të jenë të gjithë në Xhenet dhe mes të mirave të tij, gradat dhe nivelet e kënaqësisë do të jenë të ndryshme. Këto ndryshime i di vetëm Allahu i Lartësuar. Por një gjë është e sigurt: të gjithë banorët e Xhenetit do të jenë të lumtur me atë që u ka dhuruar Allahu i Lartësuar. E lusim Allahun e Lartësuar që të na bëjë edhe ne prej banorëve e Firdeusit më të lartë, të cilin Ai e ka përgatitur dhe zbukuruar për robërit e Tij më të afruar dhe më të zgjedhur. Ata janë më të nderuarit e më të dashurit, të cilët Ai i ka veçuar nga gjithë të tjerët.Zoti yt nuk është i pavëmendshëm ndaj veprimeve të tyre. -Ai do t’i shpërblejë të gjithë sipas veprave dhe sipas qëllimeve që kanë fshehur në zemër, të cilat Ai i di shumë mirë. Allahu është i Gjithëditur për punët që bëhen dhe për qëllimet që mbahen të fshehura. Ai i urdhëroi robërit e Tij që të bëjnë punë të mira dhe i ndaloi nga punët e këqija, si mëshirë për ta dhe si udhëzim për të rregulluar gjendjen e tyre. Allahu nuk ka nevojë aspak për adhurimet e robërve , që realish janë shumë të mangëta. Urdhrat dhe ndalesat, adhurimet dhe detyrimet të cilat u ka ngarkuar robërve të Tij, Ai i ka bërë thjesht si mëshirë për ta, për t’i udhëzuar drejt më të mirës, për t’ua lehtësuar arritjen e të mirave dhe për t’i ruajtur nga të këqijat. Allahu është i Pasur, absolut dhe Jonevojtar për krijesat e Tij. Bindja e të bindurve nuk i shton asgjë pushtetit dhe madhështisë së Allahut, ashtu sikurse mosbindja e të pabindurve nuk e dëmton dhe cenon aspak Krenarinë dhe pushtetin e Tij.

6:133Страница 145

وَرَبُّكَ ٱلۡغَنِيُّ ذُو ٱلرَّحۡمَةِۚ إِن يَشَأۡ يُذۡهِبۡكُمۡ وَيَسۡتَخۡلِفۡ مِنۢ بَعۡدِكُم مَّا يَشَآءُ كَمَآ أَنشَأَكُم مِّن ذُرِّيَّةِ قَوۡمٍ ءَاخَرِينَ ١٣٣

Господь твой богат и обладает милостью. Если Он пожелает, то уничтожит вас и сделает вашими преемниками, кого пожелает, подобно тому, как Он сотворил вас из потомства других людей.

Zoti yt është i Pasuri, Zotëruesi i Mëshirës. Po të dëshironte, Ai mund t'ju shkatërronte ju dhe të sillte në vendin tuaj kë të donte, ashtu sikurse ju solli ju nga pasardhësit e popujve të tjerë. -Nëse ju jeni të sigurt që do të largoheni patjetër nga kjo dynja, ashtu sikurse u larguan ata që ishin para jush, për t’ua lënë atyre që do të vijnë pas jush, ashtu sikurse të parët jua lanë juve, atëherë përse e trajtoni këtë dynja si një vendqëndrim të përhershëm? Përse jepeni tërësisht pas saj dhe harroni se ajo është thjesht një vendkalim dhe jo një vendqëndrim? Ju e lini në harresë dhe mundoheni ta injoroni faktin që para jush ju pret një jetë dhe një vend i mrekullueshëm, ku janë mbledhur të gjitha mirësitë, vend i cili, nëse nënshtroheni dhe i bindeni Zotit, ka për të qenë për ju i sigurt dhe i pastër nga çdo ligësi dhe fatkeqësi. Ai është vendi i gëzimeve dhe i lumturisë, për të cilin garuan të parët dhe të fundit dhe drejt të cilit janë nisur me mall garuesit e punëve të mira dhe ata që ndoqën gjurmët e tyre. Kur ata të mbërrijnë në të, do të gjejnë përjetësinë mes të mirave dhe kurrë nuk do të largohen prej andej. Ai është destinacioni final, pas të cilit nuk ka destinacion tjetër. Tek ai përqendrohen të gjitha synimet dhe dëshirat e të mençurve. Atje - për Zotin! - gjendet çdo gjë që shpirti e dëshiron dhe me të cilën syri kënaqet. Në të gjenden mirësi, për të cilat ia vlen të garosh dhe të përkushtohesh. Shpirtrat mbushen me lumturi, kënaqësi dhe përjetime të papërshkrueshme. Gjuha është e paaftë që të flasë për kënaqësitë e trupit dhe të zemrës atje. E si mund të përshkruash lumturinë e robit kur ai të qëndojë pranë Atij që i di të gjitha të fshehtat? Subĥânallâh! Sa i madh duhet të ketë qenë malli dhe dëshira e atyre që u përpoqën dhe luftuan për t’i arritur këto mirësi. Sa i fortë duhet të ketë qenë vullneti i atyre që synuan këto grada! Sa e ulët ka qenë përzgjedhja dhe synimet e atyre që u kënaqën me këtë jetë kaq të mangët dhe të parëndësishme! Sa i dobët ka qenë vullneti i atyre që zgjodhën këtë humbje kaq të madhe! Atyre që janë të pavëmendshëm dhe i kanë kthyer shpinën përgatitjes për jetën tjetër, kurrsesi të mos u duket e largët dita kur do të dalin para gjykimit me drejtësi të të Madhërishmit. I Lartësuari thotë:

6:134Страница 145

إِنَّ مَا تُوعَدُونَ لَأٓتٖۖ وَمَآ أَنتُم بِمُعۡجِزِينَ ١٣٤

Воистину, обещанное вам наступит, и вы не сможете избежать этого.

Ajo që ju është premtuar patjetër do të vijë, e ju nuk mund ta pengoni atë. -Atë ditë, ju nuk do mund t’i shpëtoni dhe t’i fshiheni ndëshkimit të Tij. Ju jeni tërësisht në dorën e Tij dhe nuk mund t’i shpëtoni pushtetit të Tij. Profeti u urdhërua që t’i ftonte njerëzit në adhurimin e Allahut të Lartësuar si Një të vetëm, duke u sqaruar atyre të drejtat dhe përgjegjësitë, me të cilat ishin ngarkuar. Por shumë prej tyre refuzuan që t’u nënshtroheshin porosive të tij, duke parapëlqyer plotësimin e dëshirave të tyre dhe duke mos iu ndarë idhujtarisë. Atëherë, Allahu i Lartësuar lajmëron Profetin e Tij që t’u thotë:

6:135Страница 145

قُلۡ يَٰقَوۡمِ ٱعۡمَلُواْ عَلَىٰ مَكَانَتِكُمۡ إِنِّي عَامِلٞۖ فَسَوۡفَ تَعۡلَمُونَ مَن تَكُونُ لَهُۥ عَٰقِبَةُ ٱلدَّارِۚ إِنَّهُۥ لَا يُفۡلِحُ ٱلظَّٰلِمُونَ ١٣٥

Скажи: «О мой народ! Действуйте по своему усмотрению, и я тоже буду действовать. Вы узнаете, кому достанется Последняя обитель. Воистину, не преуспеют беззаконники».

Thuaj: “O populli im! Vazhdoni në ato që jeni duke bërë, e unë do të vazhdoj në atë që jam duke bërë,...” -Vazhdoni të punoni dhe të jetoni sipas asaj që keni përzgjedhur për veten tuaj. Ndërsa unë do të punoj dhe të jetoj sipas porosive të Allahut. Unë do të ndjek të gjitha rrugët që e kënaqin Atë.“...por më vonë do ta mësoni se kujt do t’i takojë përfundimi i mirë.” -Më vonë, të gjithë ne do ta shohim se kujt do t’i takojë përfundimi i mirë. Kjo është një ftesë e drejtë nga Profeti (a.s)për njerëzit. Ai i udhëzon ata në rrugën më të mirë, për të gjykuar drejt dhe me barazi. Ai sikur u thotë atyre: në vend që të merremi vetëm me fjalë, le të jenë veprat tona ato që flasin dhe bëjnë të meritueshëm shpërblimin ose ndëshkimin. Nëpërmjet veprave le të shpërblehet secili prej nesh. Por mos harroni se përfundimi i mirë në dynja dhe ahiret u takon të devotshmëve, të cilët jetojnë sipas porosive të Zotit. Dijeni, gjithashtu, se përjetësia në mirësitë e ahiretit u takon besimtarëve, që patën besim të saktë dhe të mbështetur në argumente të sigurta nga Zoti. Ndërsa të gjithë ata të cilët refuzuan të pranojnë dhe të jetojnë sipas shpalljeve të Zotit kanë përfundimin e keq, me ndëshkimin e merituar. I Lartësuari thotë:Sigurisht që keqbërësit nuk kanë për të gjetur shpëtim. -Çdo zullumqar e refuzues i besimit të drejtë dhe të vërtetë, edhe nëse në këtë dynja mund të dëfrehet dhe të përjetojë çdo mirësi e kënaqësi, do ta ketë përfundimin me vuajtje dhe dëshpërim. Allahu i Madhëruar mund ta afatizojë zullumqarin, por kur i vjen ndëshkimi, ai nuk shpëton më prej tij.

6:136Страница 145

وَجَعَلُواْ لِلَّهِ مِمَّا ذَرَأَ مِنَ ٱلۡحَرۡثِ وَٱلۡأَنۡعَٰمِ نَصِيبٗا فَقَالُواْ هَٰذَا لِلَّهِ بِزَعۡمِهِمۡ وَهَٰذَا لِشُرَكَآئِنَاۖ فَمَا كَانَ لِشُرَكَآئِهِمۡ فَلَا يَصِلُ إِلَى ٱللَّهِۖ وَمَا كَانَ لِلَّهِ فَهُوَ يَصِلُ إِلَىٰ شُرَكَآئِهِمۡۗ سَآءَ مَا يَحۡكُمُونَ ١٣٦

Они предназначают Аллаху долю того, что Он вырастил из посевов и скота, и по своему разумению говорят: «Это - Аллаху, а это - сотоварищам». То, что предназначено сотоварищам, не попадает Аллаху, а то, что предназначено Аллаху, попадает сотоварищам. Скверно то, что они решают!

Allahu i Madhëruar përshkruan mendje-lehtësinë e idhujtarëve, të cilët refuzojnë Shpalljen e Tij. Ai i përshkruan ashtu siç janë në të vërtetë: injorantë dhe të palogjikshëm. Ai përmend disa nga trillimet e tyre pa mend, për të treguar humbjen e tyre të thellë dhe që ne të jemi të kujdesshëm e të ruhemi prej tyre. Kundërshtimi i të vërtetës së Zotit nga këta mendjelehtë nuk e cenon aspak madhështinë e kësaj të vërtete. Në fakt, ata nuk meritojnë të konsiderohen as si kundërshtarë, përballë të vërtetës madhështore dhe të shndritshme. Ja disa nga kotësitë e besimeve të tyre:Nga të lashtat e nga kafshët shtëpiake që Ai ka krijuar, ata e ndanin një pjesë për Allahun dhe thoshin: “Kjo është për Allahun, ndërsa kjo është për idhujt tanë.” -Prej mirësive që u dhuron Allahu i Lartësuar, ata veçojnë një pjesë për Allahun dhe një pjesë për idhujt e tyre. Në këtë mënyrë, ata bëjnë disa gabime: Së pari, është pretendimi i tyre i gënjeshtërt dhe i paturpshëm se janë duke i bërë pjesë Allahut të Lartësuar, a thua se Ai ka nevojë për bamirësinë e tyre. Së dyti, ata u bëjnë pjesë idhujve, ndërkohë që nuk janë ata që i furnizojnë dhe u sjellin mirësi, por është Allahu i Madhëruar Ai që përkujdeset dhe u dhuron çdo mirësi që ata zotërojnë. Së treti, ata nuk i japin rëndësi pjesës që ia kushtojnë Allahut të Lartësuar, ndërkohë që kur bëhet fjalë për blatimet ndaj idhujve, janë tejet të kujdesshëm me to. Kur një pjesë e përkushtimeve të caktuara për Zotin kalon nga pjesa e idhujve, ata nuk i japin rëndësi, por kur një pjesë e idhujve kalon nga “pjesa” e Zotit, ata menjëherë e kthejnë në vendin “e saj”. Kur Allahu i Lartësuar i begaton këta mosmirënjohës me prodhime bujqësore e bagëti, ata i ndajnë në dy pjesë: njërën pjesë për Allahun, por kjo është vepër pa vlerë, sepse Allahu i Lartësuar nuk i pranon veprat dhe përkushtimet që ndahen edhe për dikë tjetër veç Tij. Ndërsa pjesën tjetër e përcaktojnë për idhujt e tyre. Nëse nga “pjesa” e Allahut kalon diçka te pjesët e idhujve, ata nuk shqetësohen, por thonë: “Allahu është i pasur dhe s’ka nevojë për këtë”. E nëse ndodh e kundërta, ata nxitojnë ta kthejnë te pjesa e idhujve, duke thënë: “Ata janë të varfër dhe kanë nevojë, prandaj duhet t’ua kthejmë pjesën atyre”. Subĥânallâh! A ka gjykim më të poshtër dhe më të padrejtë se ky?!Por, ajo që ishte për idhujt, nuk duhet të shkonte për Allahun, ndërsa ajo që veçohej për Allahun, mund të shkonte për idhujt e tyre! Sa i shëmtuar ishte gjykimi i tyre! -Ata i trajtojnë blatimet ndaj idhujve si të rëndësishme, madje më të rëndësishme sesa kushtimet ndaj Allahut. Por ka mundësi që kuptimi i ajetit të jetë ai që tregohet në një hadith të saktë, ku Profeti (a.s) ka përcjellë nga Zoti i tij që ka thënë: “Unë jam më i Pasuri dhe më Jonevojtari për përkushtimet e idhujtarëve. Atë që përfshin dikë tjetër në përkushtimet dedikuar ndaj Meje, Unë e lë atë dhe idhujtarinë e tij.” Duke parë nën dritën e këtij hadithi, kuptimi i ajetit do të ishte: Përkushtimet që ata u bëjnë idhujve të tyre shkojnë tërësisht për idhujt, ndërsa tek Allahu nuk shkon asgjë prej tyre. Edhe përkushtimet që ata, - sikurse pretendojnë, - ia bëjnë Allahut, edhe ato nuk shkojnë tek Ai, - sepse Allahu nuk e pranon idhujtarinë, - por shkojnë përsëri tek idhujt e tyre, që ata i adhurojnë veç Allahut. Allahu i Lartësuar është i Pasur dhe nuk i duhen përkushtimet e tyre të përziera me shirk.

6:137Страница 145

وَكَذَٰلِكَ زَيَّنَ لِكَثِيرٖ مِّنَ ٱلۡمُشۡرِكِينَ قَتۡلَ أَوۡلَٰدِهِمۡ شُرَكَآؤُهُمۡ لِيُرۡدُوهُمۡ وَلِيَلۡبِسُواْ عَلَيۡهِمۡ دِينَهُمۡۖ وَلَوۡ شَآءَ ٱللَّهُ مَا فَعَلُوهُۖ فَذَرۡهُمۡ وَمَا يَفۡتَرُونَ ١٣٧

Так многим многобожникам их сотоварищи представили прекрасным убийство детей, дабы погубить их и сделать запутанной их религию. Если бы Аллах пожелал, они не поступали бы таким образом. Оставь же их вместе с их измышлениями.

Shumicës së idhujtarëve, idhujt ua hijeshuan vrasjen e fëmijëve të tyre, për t’i devijuar(nga e vërteta)dhe për t’ua ngatërruar besimin(e drejtë). Po të dëshironte Allahu, ata nuk do ta bënin atë… -Mendjelehtësi tjetër e idhujtarëve ishte edhe fakti që ata iu bindeshin shejtanëve, udhëheqësve të tyre, edhe për një krim të paimagjinueshëm: vrasjen e fëmijëve dhe varrosjen e tyre të gjallë. Fëmijët meshkuj i varrosnin të gjallë nga frika e varfërisë, ndërsa femrat i vrisnin nga turpi. Të gjitha këto ishin pasojë e kurtheve dhe mashtrimeve të shejtanëve, të cilët punojnë pa reshtur për t’i çuar njerëzit në shkatërrim. Ata ua tjetërsojnë njerëzve fenë dhe besimin, duke u zbukuruar veprat e shëmtuara. Ata vazhdojnë t’ua zbukurojnë punët e pështira njerëzve, derisa ata i shohin ato si të mira. Po të dëshironte Allahu i Lartësuar, do t’i pengonte ata nga kryerja e këtyre veprave dhe do t’i mbronte ata fëmijë nga vrasja. Por urtësia e Allahut diktoi që ata të ishin të lirë të zgjidhnin në veprimet e tyre. Ky ishte edhe një lloj ndëshkimi për ta, për t’i çuar gradualisht drejt ndëshkimit më të ashpër. Për shkak të krimeve të tyre, Allahu i Lartësuar e gjykoi si të drejtë që t’i braktiste dhe t’i linte të harroheshin, prandaj thotë:…prandaj lëri ata dhe trillimet e tyre! -Lëri, shpërfilli dhe braktisi ata, me gjithë mashtrimet, mosbesimin dhe veprat e tyre të shëmtuara. Të mos të të vijë aspak keq për ta dhe dije se ata kurrë nuk mund ta dëmtojnë Allahun. Një ndër veprat e shumta që tregonin mendjelehtësinë e tyre ishte edhe ajo që bënin me gjërat që Allahu i Lartësuar ua kishte dhuruar si furnizim dhe mëshirë për ta. Ata i privonin vetes disa bagëti e bimë, me llojlloj arsyetimesh të sajuara. Ata i trajtonin si të shenjta disa lloj kafshësh dhe prodhimesh, duke u vënë edhe emra të ndryshëm:

6:138Страница 146

وَقَالُواْ هَٰذِهِۦٓ أَنۡعَٰمٞ وَحَرۡثٌ حِجۡرٞ لَّا يَطۡعَمُهَآ إِلَّا مَن نَّشَآءُ بِزَعۡمِهِمۡ وَأَنۡعَٰمٌ حُرِّمَتۡ ظُهُورُهَا وَأَنۡعَٰمٞ لَّا يَذۡكُرُونَ ٱسۡمَ ٱللَّهِ عَلَيۡهَا ٱفۡتِرَآءً عَلَيۡهِۚ سَيَجۡزِيهِم بِمَا كَانُواْ يَفۡتَرُونَ ١٣٨

На основании своих предположений они говорят: «Эта скотина и эти посевы запретны. Питаться ими может только тот, кому мы позволим». На одной скотине они запрещают ездить верхом и возить грузы, а над другой скотиной они не произносят имени Аллаха, возводя на Него навет. Он воздаст им за то, что они измышляют!

Ata thoshin: “Këto e këto kafshë dhe këto e këto bimë janë të ndaluara, e nuk mund të ushqehemi me to, përveçse ata të cilëve ne ua lejojmë; këto janë kafshë të ndaluara për ngarkesë; këto janë kafshë që nuk theren me emrin e Allahut”. -“Këto bagëti dhe këto prodhime të tokës - thoshin ata - janë të paprekshme, prandaj me to duhet të ushqehen veçse kategori të caktuara njerëzish.” Disa kafshë të tjera i ndalonin të përdoreshin për bartje, dhe ato i quanin “el ĥâm”. Ndërsa me disa bagëti, ata nuk e përmendnin emrin e Allahut gjatë therjes së tyre, por përmendnin emrat e idhujve të tyre. Për të gjitha këto gjykime, ata nuk kishin asnjë bazë e argument tjetër, përveç logjikës së tyre të prishur. Gjëja më e shëmtuar e tyre ishte se këto vepra ata ia atribuonin Allahut, duke mashtruar se ishte Ai që i urdhëronte për diçka të tillë. Por, sigurisht, këto ishin shpifje dhe padrejtësi e madhe nga ana e tyre. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar thotë:Të gjitha këto ishin shpifje ndaj Tij, prandaj Ai do t’i ndëshkojë për shpifjet e tyre. -Allahu i Lartësuar do t’i ndëshkojë ata për këto shpifje. Pretendimi se Allahu i kishte urdhëruar për idhujtari dhe ua kishte bërë haram ato gjëra të lejuara ishte një krim i tmerrshëm, që do t’i zhysë në ndëshkim të rëndë. Një kotësi tjetër e tyre ishte se, për disa deve të caktuara, ata gjykonin që pjellat e tyre ishin haram për gratë dhe të lejuara për burrat. Ata thoshin:

6:139Страница 146

وَقَالُواْ مَا فِي بُطُونِ هَٰذِهِ ٱلۡأَنۡعَٰمِ خَالِصَةٞ لِّذُكُورِنَا وَمُحَرَّمٌ عَلَىٰٓ أَزۡوَٰجِنَاۖ وَإِن يَكُن مَّيۡتَةٗ فَهُمۡ فِيهِ شُرَكَآءُۚ سَيَجۡزِيهِمۡ وَصۡفَهُمۡۚ إِنَّهُۥ حَكِيمٌ عَلِيمٞ ١٣٩

Они говорят: «То, что находится в утробах этой скотины, дозволено нашим мужчинам и запрещено нашим женам». Если же он рождается мертвым, то все они получают право на него. Аллах воздаст им за то, что они приписывали, ведь Он - Мудрый, Знающий.

Ata thoshin: "Ajo që gjendet në barkun e këtyre e këtyre bagëtive, u përket vetëm meshkujve tanë, kurse për gratë tona janë të ndaluara”. Por, nëse lindnin të ngordhura, ata të gjithë(burra e gra)kishin pjesë në të. -Konsumimi i pjellave të deveve të përcaktuara ishte hallall për meshkujt, por i ndaluar për gratë. Kështu veprohej nëse ato lindnin të gjalla. Por nëse lindnin të ngordhura, atëherë ishin të lejuara për të gjithë, për meshkujt e për femratAi do t’i ndëshkojë ata për këtë lloj gjykimi. Ai është i Urtë e i Gjithëditur. -Për këto trillime, që të lejuarat nga Allahu i bënin haram dhe haramet i bënin të lejuara, - duke kundërshtuar në këtë mënyrë ligjet e Allahut të Lartësuar, e aq më keq, duke pretenduar se ishte Allahu i Lartësuar që i kishte udhëzuar ashtu, - Ai ka për t’i ndëshkuar ashtu si e meritojnë ata që trillojnë në lidhje me Allahun dhe ligjet e Tij. Allahu është Hakim - i Urtë në çdo përcaktim të Tij. Me urtësinë e Tij, Ai i lë të lirë gjynahqarët të zgjedhin dhe të bëjnë vepra të shëmtuara. Ai është Alim - i Gjithëditur rreth tyre. Atij nuk i fshihet asgjë prej fjalëve dhe veprave të tyre. Allahu i di shumë mirë trillimet dhe shpifjet e tyre të shëmtuara, por megjithatë vazhdon t’i furnizojë dhe të kujdeset për ta. I Lartësuar qoftë Allahu, i Gjithëdituri dhe i Urti!

6:140Страница 146

قَدۡ خَسِرَ ٱلَّذِينَ قَتَلُوٓاْ أَوۡلَٰدَهُمۡ سَفَهَۢا بِغَيۡرِ عِلۡمٖ وَحَرَّمُواْ مَا رَزَقَهُمُ ٱللَّهُ ٱفۡتِرَآءً عَلَى ٱللَّهِۚ قَدۡ ضَلُّواْ وَمَا كَانُواْ مُهۡتَدِينَ ١٤٠

Понесли урон те, которые убивали своих детей по глупости, без всякого знания, и запрещали то, чем наделял их Аллах, возводя навет на Аллаха. Они впали в заблуждение и не последовали прямым путем.

Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar nxjerr në pah edhe një herë mendjelehtësinë, arsyetimin e shëmtuar dhe humbjen e madhe ku ishin zhytur ata të mjerë.Kanë humbur ata që i vrasin fëmijët e tyre nga marrëzia e padituria dhe, duke trilluar kundër Allahut, kanë bërë të ndaluar ushqimin që Allahu ua ka dhënë. -Duke vrarë fëmijët e tyre, ata shkatërruan fenë dhe besimin e tyre. Ata meritojnë të përshkruhen si mendjelehtë, të paarsyeshëm, të palogjikshëm, të dështuar dhe të humbur. Vetëm njerëz me këto cilësi mund të kryejnë vepra të tilla.Ata i janë shmangur rrugës së drejtë dhe nuk janë të udhëzuar. -Ata e konsideronin haram të mirën e madhe që Allahu i Lartësuar u dhuronte si mëshirë për ta. Jo vetëm që nuk tregonin mirënjohje për bujarinë e Allahut të Lartësuar, por e gjykonin të mirën si gjë të ndaluar, ndërkohë që ishte hallalli më i këndshëm dhe më i mirë. Të gjitha këto i bënin duke trilluar, ashtu siç di të bëjë çdo mohues, armik dhe urryes i Zotit dhe i Profetit të Tij. Me mohimin e Shpalljes së Zotit dhe me shpifjet e tyre, ata humbën shumë larg, pa patur asnjë argument nga Zoti në çështjet e tyre.

6:141Страница 146

۞ وَهُوَ ٱلَّذِيٓ أَنشَأَ جَنَّٰتٖ مَّعۡرُوشَٰتٖ وَغَيۡرَ مَعۡرُوشَٰتٖ وَٱلنَّخۡلَ وَٱلزَّرۡعَ مُخۡتَلِفًا أُكُلُهُۥ وَٱلزَّيۡتُونَ وَٱلرُّمَّانَ مُتَشَٰبِهٗا وَغَيۡرَ مُتَشَٰبِهٖۚ كُلُواْ مِن ثَمَرِهِۦٓ إِذَآ أَثۡمَرَ وَءَاتُواْ حَقَّهُۥ يَوۡمَ حَصَادِهِۦۖ وَلَا تُسۡرِفُوٓاْۚ إِنَّهُۥ لَا يُحِبُّ ٱلۡمُسۡرِفِينَ ١٤١

Он - Тот, Кто создал сады на трельяжах и без трельяжей, финиковые пальмы и злаки с различным вкусом, оливки и гранаты, имеющие сходства и различия. Вкушайте эти плоды, когда они созревают, и отдавайте должное в день уборки, но не излишествуйте, ведь Он не любит тех, кто излишествует.

Pasi përmendi veprimet e shëmtuara të idhujtarëve me bagëtitë dhe të mbjellat, që Ai ua dhuronte, Allahu i Lartësuar tregon edhe mirësi të tjera të Tij, për t’i udhëzuar njerëzit që të jenë mirënjohës. I Lartësuari thotë:Është Ai që krijoi kopshte me pjergulla e pa pjergulla... -Kuptimi: Është Allahu i Lartësuar që krijoi për ju kopshte të mbushura plot pemë e bimë të larmishme. Shumë nga këto bimë kanë nevojë për shtretër, mbi të cilët shtrihen dhe zgjatohen, e shumë të tjera qëndrojnë në kërcellin e tyre ose shtrihen në tokë. Kështu, Allahu i Lartësuar tregon për mirësitë e mëdha të këtyre bimëve, duke i mësuar robërit edhe se si t’i kultivojnë dhe të përkujdesen për to....hurma dhe drithëra të ndryshme,.... -Edhe pse të gjitha mbijnë në të njëjtën tokë, ushqehen prej saj, vaditen me të njëjtin ujë, ato dalin me karakteristika, shije dhe dobi të ndryshme. Allahu i Lartësuar përmend në veçanti hurmat dhe drithërat, me gjithë llojshmërinë e pasur të tyre, për shkak të vlerave të shumta që kanë dhe për shkak se ato janë ushqimi bazë për shumë krijesa. Ndër mirësitë e tjera që u ka dhënë njerëzve, Allahu i Lartësuar përmend:...ullinj dhe shegë, të ngjashme e jo të ngjashme -Ato mund të jenë të ngjashme në pamjen e tyre, por janë të ndryshme në frytet dhe shijet e tyre. Sikur dikush të pyesë: Përse i krijoi Zoti këto kopshte dhe gjithë këtë bimësi? Allahu i Lartësuar na tregon se i krijoi ato që të jenë të dobishme për njerëzit. Ai thotë:Hani nga frutat e tyre kur të piqen, ndërsa ditën e vjeljes së frutave, jepni pjesën që është e detyrueshme! -Kuptimi: Konsumojini prodhimet e tyre, por ditën e vjeljes jepni pjesën e detyrueshme prej kësaj pasurie, që është zekati, sipas masës së përcaktuar nga Sheriati. Allahu i Lartësuar urdhëron që të japim zekatin e prodhimeve buqësore pikërisht ditën e korrjes dhe vjeljes së tyre. Kjo është koha e përcaktuar nga Sheriati. Dhe është pikërisht kjo kohë në të cilën të varfërit shpresojnë më shumë që të përfitojnë diçka nga pasuria e vëllezërve të tyre të pasur. Gjithashtu, gjatë kohës së vjeljes së prodhimit është më e thjeshtë për të pasurit që të ndajnë një pjesë prej kësaj pasurie të tyre. Përveç kësaj, me këtë mënyrë dallohet më lehtë se kush e jep zekatin dhe kush nuk e jep atë. Pastaj Allahu i Lartësuar këshillon dhe thotë:Por mos shpërdoroni, se Ai nuk i do shpërdoruesit! -Kjo është këshillë për të mos e tepruar me konsumin dhe për të mos e kaluar kufirin e zakonshëm. Pronari i këtyre prodhimeve ndalohet që ta teprojë me konsumimin e këtyre prodhimeve, aq sa të cenojë pjesën e merituar të fukarenjve në të, domethënë zekatin. Por, gjithashtu, ai ndalohet edhe të japë më shumë se masa e përcaktuar, aq sa të dëmtojë veten, familjen apo kontraktuesit e tij. Çdo teprim që cenon të drejtat që Allahu i Lartësuar ka urdhëruar të respektohen është i ndaluar. Allahu nuk e do, madje e urren atë. Ky ajet është provë e qartë për detyrueshmërinë e zekatit të të mbjellave dhe frutave. Përveç kësaj, nga ajeti kuptohet se, në këtë rast, nuk pritet plotësimi i një viti hënor të plotë, por koha e nxjerrjes së zekatit është, për sa u përket drithërave, dita e korrjes, ndërsa për hurmat dhe frutat e tjera është dita e vjeljes. Për këto prodhime nuk jepet zekat tjetër, përveç atij që jepet gjatë ditës së vjeljes së tyre, edhe nëse pronari i tyre i mban për disa vjet, me kushtin që të mos përdoren si mall tregtie, por për përdorim personal. Nëse të mbjellat dhe frutat pësojnë ndonjë dëmtim, jo për shkak të bujkut dhe pronarit të tyre, atëherë ai nuk e ka detyrë që zekatin e tyre ta nxjerrë nga xhepi i tij. Gjithashtu, lejohet të konsumosh nga hurmat apo të mbjellat edhe përpara momentit të nxjerrjes së zekatit, dhe më pas të japësh zekat për pjesën e mbetur. Megjithatë, sikurse u tha më lart, nuk duhet tepruar me konsumimin para dhënies së zekatit aq sa të cenohet e drejta e nevojtarëve të tij. Profeti (a.s)caktonte një përllogaritës, i cili parashikonte masën e prodhimit, por e urdhëronte që të merrte parasysh 1/3 një të tretën ose 1/4 një të katërtën e këtyre prodhimeve, për t’ua lënë pronarëve të tyre për konsumim, para se të llogariste pasurinë nga e cila duhej të nxirrej zekati.

6:142Страница 146

وَمِنَ ٱلۡأَنۡعَٰمِ حَمُولَةٗ وَفَرۡشٗاۚ كُلُواْ مِمَّا رَزَقَكُمُ ٱللَّهُ وَلَا تَتَّبِعُواْ خُطُوَٰتِ ٱلشَّيۡطَٰنِۚ إِنَّهُۥ لَكُمۡ عَدُوّٞ مُّبِينٞ ١٤٢

Среди скотины есть предназначенная для перевозки и не предназначенная для этого. Ешьте из того, чем вас наделил Аллах, и не следуйте по стопам дьявола, ведь он для вас - явный враг.

Nga kafshët, disa janë për ngarkesë dhe disa për mish. -Kuptimi: Allahu i Lartësuar i krijoi kafshët për ju. Disa prej tyre mbajnë ngarkesa e punojnë për ju, por ka të tjera të cilat janë të vogla dhe nuk mund të mbajnë pesha të rënda, por që përdoren për qëllime të tjera, si për shembull, për ushqim. Më pas, i Lartësuari thotë:Hani nga ato që ju ka dhuruar Allahu, e mos ndiqni hapat e Shejtanit... -Mos ndiqni hapat e Shejtanit, duke bërë haram atë që Zoti e ka lejuar. Kurrë mos ndiqni hapat e tij, sepse:... ai është armiku juaj i betuar. -Ai ju shtyn veçse në ato vepra që ju dëmtojnë dhe që ju sjellin ndëshkimin e përjetshëm. Në vijim, Allahu i Lartësuar tregon se cilat janë ato lloj bagëtish të cilat Ai i ka bërë të mira dhe të dobishme:

6:143Страница 147

ثَمَٰنِيَةَ أَزۡوَٰجٖۖ مِّنَ ٱلضَّأۡنِ ٱثۡنَيۡنِ وَمِنَ ٱلۡمَعۡزِ ٱثۡنَيۡنِۗ قُلۡ ءَآلذَّكَرَيۡنِ حَرَّمَ أَمِ ٱلۡأُنثَيَيۡنِ أَمَّا ٱشۡتَمَلَتۡ عَلَيۡهِ أَرۡحَامُ ٱلۡأُنثَيَيۡنِۖ نَبِّـُٔونِي بِعِلۡمٍ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ ١٤٣

Восемь парных особей: две из числа овец и две из числа коз. Скажи: «Он запретил самцов или самок? Или же то, что находится в утробах самок? Поведайте мне, опираясь на знание, если вы говорите правду».

Janë tetë krerë bagëtish: dy krerë dhensh(femër e mashkull)dhe dy krerë dhish(femër e mashkull). -Dy llojet e deleve: lloji femër dhe ai mashkull, dhe dy llojet e dhive: lloji femër dhe ai mashkull, janë ato që Allahu i Lartësuar i ka bërë të lejuara pa përjashtuar asnjë prej tyre. Ky është ligji i Zotit. Atëherë, drejtoju atyre që përjashtojnë disa kategori të tyre, dhe thuaju:Thuaj: “A janë ndaluar meshkujt apo femrat e këtyre, apo ajo që mbajnë në bark femrat?” -Mos vallë Zoti bëri të ndaluar vetëm meshkujt e dhenve dhe të dhive, gjë të cilën ju nuk e thoni, apo bëri të ndaluar femrat e dhenve dhe të dhive? Mbetet edhe një mundësi tjetër: mos vallë bëri të ndaluar ato që janë në barkun e tyre, meshkuj apo femra qofshin? Këto janë të gjitha mundësitë, por ju nuk e thoni e nuk e pranoni asnjërën prej tyre. Atëherë, ku bazoheni për ato që thoni?Më tregoni, pra, me dije të saktë, nëse ato që thoni janë të vërteta! -Sillni fakte për ato kategori që ju i quani të ndaluara! Sigurisht, ata nuk mund të sjellin asnjë lloj fakti, veç arsyetimeve të kota, që burojnë nga padituria dhe logjika e tyre e mangët. Allahu i Lartësuar nuk ka sjellë asnjë dëshmi e provë për të tilla ndalesa. Pastaj Allahu i Lartësuar sjell të njëjtën mënyrë arsyetimi për devetë dhe lopët:

6:144Страница 147

وَمِنَ ٱلۡإِبِلِ ٱثۡنَيۡنِ وَمِنَ ٱلۡبَقَرِ ٱثۡنَيۡنِۗ قُلۡ ءَآلذَّكَرَيۡنِ حَرَّمَ أَمِ ٱلۡأُنثَيَيۡنِ أَمَّا ٱشۡتَمَلَتۡ عَلَيۡهِ أَرۡحَامُ ٱلۡأُنثَيَيۡنِۖ أَمۡ كُنتُمۡ شُهَدَآءَ إِذۡ وَصَّىٰكُمُ ٱللَّهُ بِهَٰذَاۚ فَمَنۡ أَظۡلَمُ مِمَّنِ ٱفۡتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبٗا لِّيُضِلَّ ٱلنَّاسَ بِغَيۡرِ عِلۡمٍۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهۡدِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلظَّٰلِمِينَ ١٤٤

Две из числа верблюдов и две из числа коров. Скажи: «Он запретил самцов или самок? Или же то, что находится в утробах самок? Или же вы присутствовали, когда Аллах заповедал вам это?». Кто же несправедливее того, кто возводит на Аллаха навет, чтобы ввести людей в заблуждение без всякого знания? Воистину, Аллах не ведет прямым путем беззаконников.

Edhe nga devetë janë dy krerë(femër e mashkull) dhe nga lopët dy krerë(femër e mashkull). Thuaj: “A janë ndaluar meshkujt apo femrat, apo ajo që mbajnë në bark femrat?” -Pasi sqaroi kotësinë e pretendimeve të tyre, Allahu i Lartësuar u drejtohet me disa fjalë, që, nëse do të logjikonin dhe arsyetonin me kujdes, nuk do t’u mbetej gjë tjetër veçse të pasonin Shpalljen dhe Ligjin e Tij:“Mos vallë ishit dëshmitarë kur Allahu vendosi këto rregulla?” -Kuptimi: Që të vërtetoni saktësinë e pretendimeve tuaja, ju mbetet vetëm kjo rrugë: të thoni që keni Shpallje nga Zoti ku mbështeteni. Ju duhet të pretendoni që Zoti ju ka shpallur edhe juve ligje dhe dispozita, të cilat janë në kundërshtim me gjitha porositë e profetëve dhe me të gjitha shpalljet që Zoti ka sjellë. Por të gjitha këto pretendime duhet të vërtetohen me prova dhe fakte, ashtu sikurse profetët, të cilët Zoti i mbështeti me prova e mrekulli të shumta. Por kjo është e pamundur që të kryhet nga ju. Kështu, Allahu i Lartësuar do ta bëjë të qartë të vërtetën nga e kota e do t’i dallojë të sinqertët nga mashtruesit. Më pas, i Lartësuari thotë:E kush është më i padrejtë se ai që trillon gënjeshtra ndaj Allahut për t’i devijuar njerëzit nga padija e tyre? -Njerëzit më të padrejtë janë ata të cilët mashtrojnë dhe shpifin rreth Allahut dhe shpalljeve të Tij, duke synuar devijimin e njerëzve nga rruga e drejtë. Ata sajojnë ligje, fe dhe besime të paurdhëruara nga Zoti dhe të pambështetura nga Ai me fakte dhe argumente, madje që janë në kundërshtim edhe me logjikën e pastër dhe të thjeshtë. Por Allahu i Lartësuar nuk ka për t’u dhënë sukses planeve të këtyre zullumqarëve, siç thotë më pas:Pa dyshim, Allahu nuk i udhëzon keqbërësit. -Allahu i Lartësuar nuk i udhëzon ata të cilët nuk kanë synim tjetër, përveçse të shpifin rreth Tij, duke kaluar kështu çdo kufi.

Текст: Quranic Universal Library (Tarteel) через spa5k/tafsir_api (MIT), в зафиксированной версии. Аяты: Quran Foundation. Источники и лицензии

Содержание

Аят аль-Курси36Аль-Кахфстр. 42джуз 15Бухари 1Муслим 2999

Вид

Тема
Размер текста
Вид

Read in English