Ас-Саади · Тафсир · на албанском
Аль-Араф 7:33–54
7:33Страница 154
قُلۡ إِنَّمَا حَرَّمَ رَبِّيَ ٱلۡفَوَٰحِشَ مَا ظَهَرَ مِنۡهَا وَمَا بَطَنَ وَٱلۡإِثۡمَ وَٱلۡبَغۡيَ بِغَيۡرِ ٱلۡحَقِّ وَأَن تُشۡرِكُواْ بِٱللَّهِ مَا لَمۡ يُنَزِّلۡ بِهِۦ سُلۡطَٰنٗا وَأَن تَقُولُواْ عَلَى ٱللَّهِ مَا لَا تَعۡلَمُونَ ٣٣
Скажи: «Мой Господь запретил совершать мерзкие поступки, как явные, так и скрытые, совершать грехи, бесчинствовать без всякого права, приобщать к Аллаху сотоварищей, в пользу чего Он не ниспослал никакого доказательства, и наговаривать на Аллаха то, чего вы не знаете».
Thuaj: “Gjërat që ka ndaluar Zoti janë veprat e turpshme...” -Allahu bëri të ndaluara gjynahet e mëdha, veprat e shëmtuara, të cilat çdo natyrë e pastër i konsideron të tilla, sikurse është zinaja, homoseksualiteti e të tjera të ngjashme.“...qofshin ato të hapura ose të fshehta...” -Qofshin gjynahe që kryhen me gjymtyrë dhe janë të dukshme, qofshin gjynahe që bëhen me zemër, si arroganca, vetëkënaqësia, syfaqësia, hipokrizia etj."...gjynahet, shkelja e kufijve(të Tij)dhe padrejtësitë...” - Gjynah janë ato vepra të këqija që cenojnë detyrimet ndaj Allahut të Lartësuar dhe, si të tilla, e rëndojnë vepruesin e tyre dhe e bëjnë që të meritojë ndëshkimin. Kurse ‘el bag’ju’- dhunimi, është shkelja e të drejtave të njerëzve, është dhunimi i jetës, pasurisë dhe nderit të tyre. Kështu, Allahu i Lartësuar na ndalon nga të gjitha llojet e gjynaheve dhe padrejtësive, qofshin ato ndaj Allahut të Lartësuar, qofshin ndaj krijesave.“...t'i bësh shokë Allahut, pa pasur asnjë argument të shpallur...” - Për teuhidin ose monoteizmin ka argumente të shumta prej Zotit. Nga ana tjetër, shirku është të adhurosh diçka tjetër së bashku me Allahun, dhe kjo vepër është e ndaluar kategorikisht. Madje, në këtë ndalesë hyn edhe shirku i vogël, ku futen vepra si: hipokrizia, syfaqësia, betimi në diçka tjetër veç Allahut etj. Me fjalë të tjera, Allahu i Madhëruar na ndalon nga çdo lloj shirku dhe urdhëron për teuhid të pastër.“...dhe të thuash gjëra për Allahun për të cilat s'ke asnjë dijeni.” - Muslimani e ka të ndaluar që të flasë për diçka për të cilën nuk ka njohuri. Ndalesa është shumë më e fortë kur bëhet fjalë për Allahun e Lartësuar, për emrat, cilësitë dhe veprat e Tij, si dhe për ligjin e Tij. Askush nuk duhet të flasë në lidhje me Zotin dhe fenë e Tij pa dituri dhe pa argumente të sigurta nga Ai. Të gjitha sa u përmendën më sipër janë vepra të ndaluara, të cilat Allahu i Lartësuar i ka bërë haram. Allahu i Lartësuar i ka ndaluar robërit e Tij që të bëjnë të tilla vepra, për shkak të dëmeve të mëdha individuale dhe kolektive që ato shkaktojnë. Ato janë vepra të ndërtuara mbi padrejtësinë, paturpësinë dhe mosrespektimin e madhështisë së Allahut, nga njëra anë, dhe padrejtësinë e armiqësinë ndaj krijesave, nga ana tjetër. Ato janë vepra të cilat çojnë në ndryshimin dhe tjetërsimin e fesë së Zotit dhe ligjeve të Tij.
7:34Страница 154
وَلِكُلِّ أُمَّةٍ أَجَلٞۖ فَإِذَا جَآءَ أَجَلُهُمۡ لَا يَسۡتَأۡخِرُونَ سَاعَةٗ وَلَا يَسۡتَقۡدِمُونَ ٣٤
Для каждой общины есть свой срок. Когда же наступает их срок, они не могут отдалить или приблизить его даже на час.
Allahu i Lartësuar i vendosi bijtë e Ademit në tokë dhe u mundësoi që të banojnë në të për një kohë të caktuar. Askush nuk mund ta zgjasë apo shkurtojë afatin e vendosur nga i Lartësuari për të jetuar në këtë botë, ku do të punojë, për t'u shpërblyer me drejtësi në ahiret nga Allahu i Lartësuar.
7:35Страница 154
يَٰبَنِيٓ ءَادَمَ إِمَّا يَأۡتِيَنَّكُمۡ رُسُلٞ مِّنكُمۡ يَقُصُّونَ عَلَيۡكُمۡ ءَايَٰتِي فَمَنِ ٱتَّقَىٰ وَأَصۡلَحَ فَلَا خَوۡفٌ عَلَيۡهِمۡ وَلَا هُمۡ يَحۡزَنُونَ ٣٥
О сыны Адама! Если к вам придут посланники из вашей среды, читая вам Мои аяты, то всякий, кто станет богобоязненным и исправит свои деяния, не познает страха и не будет опечален.
O bijtë e Ademit! Nga mesi juaj gjithmonë do t’ju vijnë të dërguar që t’ju kumtojnë Shpalljet e Mia.... -Kur Allahu i Lartësuar e nxori Ademin (a.s) nga Xheneti, e vendosi në këtë tokë për ta sprovuar. Ai e njoftoi njeriun se do t’i dërgonte profetë dhe do t’i shpallte libra. Nëpërmjet shpalljeve, njerëzit lexojnë ajetet e Allahut dhe mësojnë ligjet e Tij. Profetët kanë ardhur me udhëzime të qarta dhe fe të drejtë. Ata i edukuan njerëzit me sinqeritetin dhe vlerat e larta. Kështu, njerëzit do të sprovohen në këtë botë për t’u dalluar qartë kush i respekton me sinqeritet profetët dhe shpalljet e Zotit dhe kush i shpërfill ato, duke u dhënë përparësi plotësimit të dëshirave dhe bukurive të kësaj bote. Në vijim, Allahu i Lartësuar tregon për mirësinë dhe gradën e lartë të atyre që iu përgjigjen profetëve dhe besojnë shpalljet e Allahut dhe, nga ana tjetër, humbjen dhe dëshpërimin e madh që i pret ata që veprojnë të kundërtën:Kush bëhet i devotshëm dhe përmirësohet, nuk do të ketë frikë dhe as nuk do të brengoset. - Të shpëtuarit dhe të lumturit janë përshkruar me këto cilësi: Ata ruhen nga çdo gjë të cilën e ka ndaluar Allahu i Lartësuar, si shirku, gjynahet e mëdha dhe gjynahet e vogla. Ata përmirësojnë punët e tyre, të dukshme apo të fshehta qofshin. Me fjalë të tjera, ata përpiqen me të gjitha forcat që veprat e tyre të jenë të mira.Për këta, i Madhëruari thotë se ata nuk do të kenë frikë dhe as nuk do të brengosen. Ata nuk do të kenë frikë nga asgjë që frikëson të tjerët dhe nuk do të brengosen për çfarë ka kaluar. Kjo tregon se ata do të jenë në siguri dhe paqe të plotë, në gëzim dhe lumturi të përjetshme. Nëpërmjet këtyre cilësive, ata kanë arritur çdo të mirë dhe kanë shpëtuar nga çdo e keqe në dynja dhe ahiret. Duke përshkruar cilësitë e të ndëshkuarve, i Lartësuari thotë:Puna quhet e mirë nëse plotëson dy kushte: së pari, të jetë e sinqertë vetëm për kënaqësinë e Allahut dhe shpërblimin e Tij dhe, së dyti, të jetë në përputhje me mësimet e Allahut dhe Profetit të Tij.
7:36Страница 154
وَٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا وَٱسۡتَكۡبَرُواْ عَنۡهَآ أُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِۖ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ ٣٦
А те, которые сочтут ложью Мои знамения и превознесутся над ними, станут обитателями Огня и пребудут там вечно.
Ndërsa ata që i konsiderojnë si gënjeshtra faktet Tona dhe me kryelartësi largohen prej tyre, ata janë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përjetësisht. - Nuk besojnë me zemër, por i konsiderojnë si gënjeshtra shpalljet e Allahut. As fizikisht nuk nënshtrohen për të zbatuar porositë e Allahut të Lartësuar, por shprehin arrogancë dhe vrapojnë pas çdo dëshire dhe kënaqësie të kësaj jete. Për këta, Allahu i Lartësuar thotë: “Ata janë banorë të Zjarrit, ku do qëndrojnë përjetësisht”. Ashtu sikurse ata nuk i respektojnë shpalljet e Allahut, duke i mohuar me kokëfortësi, po ashtu do të marrin ndëshkimin e përjetshëm, nga i cili nuk do të shpëtojnë kurrë.
7:37Страница 154
فَمَنۡ أَظۡلَمُ مِمَّنِ ٱفۡتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا أَوۡ كَذَّبَ بِـَٔايَٰتِهِۦٓۚ أُوْلَٰٓئِكَ يَنَالُهُمۡ نَصِيبُهُم مِّنَ ٱلۡكِتَٰبِۖ حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءَتۡهُمۡ رُسُلُنَا يَتَوَفَّوۡنَهُمۡ قَالُوٓاْ أَيۡنَ مَا كُنتُمۡ تَدۡعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِۖ قَالُواْ ضَلُّواْ عَنَّا وَشَهِدُواْ عَلَىٰٓ أَنفُسِهِمۡ أَنَّهُمۡ كَانُواْ كَٰفِرِينَ ٣٧
Кто же несправедливее того, кто возводит на Аллаха навет или считает ложью Его знамения? Они получат удел, отведенный им в Писании. Когда же к ним явятся Наши посланцы, чтобы умертвить их, они скажут: «Где те, к кому вы взывали вместо Аллаха?». Они скажут: «Они бросили нас!». Они принесут свидетельства против самих себя о том, что они были неверующими.
E kush është më i padrejtë se ai që trillon gënjeshtra kundër Allahut, ose që i mohon shpalljet e Tij? Atyre do t'u jepet(prej dynjasë)pjesa që u është përcaktuar(nga Zoti). -Nuk ka zullumqarë më të mëdhenj sesa ata qëkanë këto dy cilësi:1. Trillojnë gënjeshtra për Allahun. Të tillë janë ata që bëjnë shirk, duke adhuruar dikë tjetër veç Tij, ata të cilët e përshkruajnë Allahun me emra, cilësi dhe vepra, që nuk i shkojnë madhështisë së Tij, edhe ata të cilët flasin në emër të Zotit gjëra të cilat Ai nuk i ka thënë.2. Nuk pranojnë argumentet e Allahut, të cilat janë plotësisht të qarta dhe udhëzuese në rrugën e drejtë. Këta njerëz, edhe nëse përjetojnë kënaqësitë e kësaj dynjaje dhe arrijnë të realizojnë ndonjë qëllim të tyre në këtë dynja, - që, në fund të fundit, është përcaktuar për ta në Leuhi Mahfudh, - përsëri kjo nuk ka për t’i ndihmuar në ahiret. Ata do të kënaqen pak në këtë botë, - ku si besimtari, edhe jobesimtari marrin vetëm aq sa u ka përcaktuar i Madhi Zot, - por në ahiret i pret vetëm ndëshkimi. I Lartësuari thotë:Kur të dërguarit (melekët)Tanë të shkojnë për t’u marrë shpirtin, do t’u thonë:... -Këtu bëhet fjalë për melekët që janë ngarkuar për marrjen e shpirtit, pas plotësimit të exhelit. Kështu, kur melekët afrohen për t’u marrë shpirtin, do t’u drejtohen me fjalë të ashpra, duke u thënë:“Ku janë ata që u luteshit përveç Zotit?” -Ku janë tani putat dhe idhujt tuaj, që ju i adhuronit dhe u luteshit me përgjërim? Ky është çast tepër i vështirë për ju. Nëse besoni se ata mund t’ju ndihmojnë, tani është koha më e përshtatshme për t’iu lutur. Lutuni, se mbase ju përgjigjen! Por duke vuajtur peshën e këtyre fjalëve torturuese, ata të mjerë do të thonë:Ata do të thonë: “Kanë humbur prej nesh”. -Ikën, u tretën, u zhdukën. Jo vetëm që nuk na shpëtojnë nga ndëshkimi i Allahut, por as nuk na e lehtësojnë ndopak atë. Kështu, ata dëshmojnë kundër vetes së tyre, sikurse thotë Allahu i Lartësuar më pas:Kështu, ata do të dëshmojnë kundër vetes se e kanë mohuar Allahun. - Ata do të dëshmojnë kundër vetes së tyre se kanë qenë mohues të së vërtetës dhe mosbesimtarë ndaj Zotit. Kjo i bëri ta meritojnë ndëshkimin poshtërues dhe të përjetshëm.
7:38Страница 155
قَالَ ٱدۡخُلُواْ فِيٓ أُمَمٖ قَدۡ خَلَتۡ مِن قَبۡلِكُم مِّنَ ٱلۡجِنِّ وَٱلۡإِنسِ فِي ٱلنَّارِۖ كُلَّمَا دَخَلَتۡ أُمَّةٞ لَّعَنَتۡ أُخۡتَهَاۖ حَتَّىٰٓ إِذَا ٱدَّارَكُواْ فِيهَا جَمِيعٗا قَالَتۡ أُخۡرَىٰهُمۡ لِأُولَىٰهُمۡ رَبَّنَا هَٰٓؤُلَآءِ أَضَلُّونَا فَـَٔاتِهِمۡ عَذَابٗا ضِعۡفٗا مِّنَ ٱلنَّارِۖ قَالَ لِكُلّٖ ضِعۡفٞ وَلَٰكِن لَّا تَعۡلَمُونَ ٣٨
Аллах скажет: «Войдите в Ад вместе с народами из числа людей и джиннов, которые прожили до вас». Каждый раз, когда один народ будет входить туда, он будет проклинать родственный ему народ. Когда же они будут собраны там вместе, то последние из них скажут о первых: «Господь наш! Это они ввели нас в заблуждение. Удвой же их мучения в Огне». Он скажет: «Всем воздастся вдвойне, но вы не знаете этого».
Melekët do t’u thonë: “Hyni në Zjarr, mes popujve që shkuan para jush - xhinde dhe njerëz!” Sa herë që një popull hyn aty, mallkon atë të mëparshmin. -Hyni edhe ju mes shumë e shumë popujve që shkuan para jush, të cilët u zhytën në kufër dhe mendjemadhësi! Të gjithë ju e meritoni poshtërimin dhe ndëshkimin. Sa herë që hidhet në zjarr një popull jobesimtar, të gjithë fillojnë e mallkojnë njëri-tjetrin, sikurse thotë Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër: "... Por, në Ditën e Kijametit ju do ta mohoni dhe do ta mallkoni njëri- tjetrin. Fundi juaj do të jetë zjarri dhe për ju nuk do të ketë asnjë ndihmëtar.”. [Ankebut 25]. Në vijim, Allahu i Lartësuarthotë:Dhe, kur të gjithë të tubohen në të,.... -Pasi të grumbullohen të gjithë banorët e Zjarrit, nga i pari deri tek i fundit, si udhëheqësit, ashtu edhe të udhëhequrit, mes tyre fillon një polemikë:...grupi i fundit thotë për grupin e parë: “Zoti ynë, janë këta që na çuan ne në humbje,..” -Të mëvonshmit që hyjnë në Zjarr dhe ata që kanë qenë pasues të prijësave të tyre mundohen të justifikohen tek Allahu duke thënë se ishin prijësit ata që i devijuan nga rruga e drejtë.“...prandaj shumëfishoja atyre dënimin me zjarr!” -Ndëshkoji më shumë ata, o Zot, sepse ishin ata që na devijuan ne, ishin ata që na i zbukuruan punët e këqija dhe mosbindjen ndaj Teje. Ndërkohë paria, prijësit dhe brezat paraardhës u drejtohen pasuesve të tyre dhe u thonë:Ai do të thotë: “Për secilin nga ju dënimi është i shumëfishuar, por ju nuk e dini.” - Secili prej jush do të marrë pjesën e merituar të ndëshkimit. Megjithatë, dihet se ndëshkimi i udhëheqësve të humbjes është shumë më i ashpër dhe poshtërues se ndëshkimi i pasuesve, ashtu sikurse shpërblimi për prijësit e rrugës së drejtë është shumë më i madh se shpërblimi i pasuesve. Allahu i Lartësuar thotë: “Atyre, që nuk besuan dhe penguan nga rruga e Allahut, do t'u shtojmë dënim mbi dënim për shkak se bënin shkatërrime. “ [Nahl 88]. Këto ajete dhe të tjera të ngjashme tregojnë se të gjithë ata që kanë mohuar shpalljet e Allahut do të ndëshkohen përjetësisht, edhe pse do të kenë nivele të ndryshme ndëshkimi, në varësi të veprave që kanë kryer, në varësi të rebelimit dhe kokëfortësisë së tyre, në varësi të padrejtësive dhe shpifjeve kundër të vërtetës. Përveç kësaj, lidhja e dashurisë dhe afrimiteti që ata kanë në këtë botë mes njëri-tjetrit, Ditën e Kijametit do të shndërrohet në mallkim dhe armiqësi.
7:39Страница 155
وَقَالَتۡ أُولَىٰهُمۡ لِأُخۡرَىٰهُمۡ فَمَا كَانَ لَكُمۡ عَلَيۡنَا مِن فَضۡلٖ فَذُوقُواْ ٱلۡعَذَابَ بِمَا كُنتُمۡ تَكۡسِبُونَ ٣٩
Тогда первые из них скажут последним: «Вы не были лучше нас. Посему вкусите наказание за то, что вы приобретали».
Pastaj i pari do t’i thotë të fundit: “Ju nuk jeni më të mirë se ne; prandaj shijojeni dënimin, për gjithçka që bëtë!” - Të gjithë e kemi zgjedhur vetë rrugën që kemi ndjekur, prandaj në këtë aspekt jemi të barabartë. Ashtu si ne, edhe ju i kryet me vullnet të lirë veprat që na sollën në ndëshkim. Ju nuk keni asnjë avantazh kundrejt nesh. Allahu i Lartësuar do të thotë për të dyja palët:
7:40Страница 155
إِنَّ ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا وَٱسۡتَكۡبَرُواْ عَنۡهَا لَا تُفَتَّحُ لَهُمۡ أَبۡوَٰبُ ٱلسَّمَآءِ وَلَا يَدۡخُلُونَ ٱلۡجَنَّةَ حَتَّىٰ يَلِجَ ٱلۡجَمَلُ فِي سَمِّ ٱلۡخِيَاطِۚ وَكَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُجۡرِمِينَ ٤٠
Воистину, не откроются врата небесные для тех, кто считал ложью Наши знамения и превозносился над ними. Они не войдут в Рай, пока верблюд не пройдет сквозь игольное ушко. Так Мы воздаем грешникам.
Nuk ka dyshim se atyre që mohojnë Argumentet Tona dhe tregohen kryeneçë ndaj tyre, nuk u hapen dyert e qiellit... -Allahu i Lartësuar na tregon rreth ndëshkimit të atyre që mohojnë shpalljet e Tij, duke i konsideruar ato si gënjeshtra. Ata nuk i besojnë shpalljet e Zotit, edhe pse ato janë të mbushura me argumente të qarta dhe bindëse. Ata refuzojnë me arrogancë që të nënshtrohen dhe të punojnë sipas ligjeve dhe porosive të Zotit. Rrjedhimisht, tek ata nuk ka më shpresa se kanë për të arritur ndonjë të mirë. Kur të vdesin, shpirtrave të tyre nuk do t’u hapen portat e qiellit. Ata do të kërkojnë leje për t’u ngjitur lart tek Allahu, por nuk do të lejohen. Ashtu sikurse në këtë botë shpirtrat e tyre nuk ngrihen lart nëpërmjet besimit të pastër, nuk u pastrohen me njohjen dhe dashurinë për Allahun, ashtu atyre nuk do t’u lejohet që, pas vdekjes, të ngrihen lart në qiell për të shkuar tek Allahu i Lartësuar. Shpërblimi jepet sipas llojit të punës që ke bërë. Nga ajeti kuptohet se shpirtrat e besimtarëve që iu binden urdhrave dhe porosive të Allahut do të lejohen të ngjiten lart. Kur ata të vdesin, do të ngjiten në qiell, deri atje ku dëshiron Allahu i Lartësuar. Ata do të lumturohen nga afërsia me Zotin e tyre. Allahu i Lartësuar thotë për banorët e Zjarrit:...dhe nuk do të hyjnë në Xhenet derisa deveja të futet në vrimën e gjilpërës. -Aq sa mund të futet një deve në vrimën e gjilpërës, po aq mund të futen në Xhenet mohuesit e shpalljeve të Zotit. Në një ajet tjetër, Allahu i Lartësuar thotë: “Bëjnë kufër ata që thonë: “Allah është Mesihu, biri i Merjemes”. Por Mesihu ka thënë: “O bijtë e Israilit! Adhurojeni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj! Kushdo që adhuron zota të tjerë përveç Allahut, Allahu do t'ia ndalojë Xhenetin dhe Zjarri do të jetë vendbanimi i tij. Për zullumqarët nuk ka asnjë ndihmëtar.” [Maide 72]. Kurse në këtë ajet i Lartësuari thotë:Kështu i shpërblejmë Ne keqbërësit. - Ky është shpërblimi i merituar për ata që e teprojnë me krimet dhe shfrenimin e tyre.
7:41Страница 155
لَهُم مِّن جَهَنَّمَ مِهَادٞ وَمِن فَوۡقِهِمۡ غَوَاشٖۚ وَكَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلظَّٰلِمِينَ ٤١
Их ложа будут из Геенны, а над ними будут покрывала. Так Мы воздаем беззаконникам.
Për ata është përgatitur Xhehenemi, si shtrat nga poshtë dhe si mbulesë nga lart. -Shtratin poshtë do ta kenë prej zjarri dhe mbulesën lart gjithashtu prej zjarri. Kështu, ata do të jenë të rrethuar tërësisht nga zjarri.Kështu i shpërblejmë Ne të padrejtët. - Ky është ndëshkimi për ata që janë ‘dhâlimin’ - të padrejtë, që shkatërrojnë vetveten, sepse Allahu nuk i bën padrejtësi askujt.
7:42Страница 155
وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَا نُكَلِّفُ نَفۡسًا إِلَّا وُسۡعَهَآ أُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡجَنَّةِۖ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ ٤٢
Те, которые уверовали и совершали праведные деяния, будут обитателями Рая и пребудут там вечно. Мы не возлагаем на человека сверх его возможностей.
Pasi përshkroi gjendjen e të pabindurve dhe zullumqarëve, Allahu i Lartësuar na tregon për shpërblimin e të bindurve dhe vepërmirëve:Kurse ata që besojnë dhe bënë vepra të mira... -Domethënë, ata që besojnë me zemër dhe bëjnë vepra të mira të dukshme, ata që janë të kujdesshëm në kryerjen e detyrimeve dhe largimin nga haramet. Nocioni “vepra të mira” përmbledh të gjitha llojet e punëve të mira, të detyrueshme apo të pëlqyeshme qofshin ato. Por, shpeshherë, disa vepra të mira mund të jenë jashtë mundësive të njeriut, prandaj i Lartësuari thotë më pas:- dhe Ne nuk detyrojmë njeri përtej mundësive, - -Allahu i Lartësuar nuk ngarkon asnjë tej mundësive dhe aftësive me të cilat e ka pajisur. Ky parim vlen për të gjitha ligjet e Tij. Sigurisht, çdo dispozitë që Zoti ka vendosur për robërit e Tij është brenda mundësive të tyre për ta zbatuar. Për këtë arsye, ata duhet të përpiqen sinqerisht me të gjitha mundësitë për të zbatuar çdo porosi të Zotit dhe të Profetit të Tij. Nëse ndodh që, ndonjëherë, për shkaqe të ndryshme, ndonjë porosi të tejkalojë mundësitë e njeriut, ai është i justifikuar tek Allahu i Lartësuar, i Cili thotë: "Allahu nuk e ngarkon asnjë përtej mundësive të tij: ai (robi) do të marrë atë çfarë ka fituar dhe do të ketë kundër atë çfarë ka merituar." [El bekare 286]. Dhe thotë: "Allahu nuk ngarkon asnjë më tepër se sa i ka dhënë. Pas vështirësisë, Allahu sjell lehtësim." [El talak 7]. Dhe thotë: " .... nuk ju obligoi në fé me ndonjë vështirësi." [El haxh 78]. Dhe thotë: "Bëhuni të devotshëm ndaj Allahut sa të mundeni, dëgjoni, binduni dhe shpenzoni për bamirësi! Kjo është në të mirën tuaj. Kush i ruhet koprracisë së vetes, është i shpëtuar." [El tegabun 16]. Kështu, nuk ka detyrim në rast pamundësie dhe nuk ka haram në raste domosdoshmërie....ata janë banorë të Xhenetit, ku do të jenë përgjithmonë. - Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira do të jenë banorë të Xhenetit, ku do të jetojnë përgjithmonë. Ata nuk kanë për t’u larguar më prej tij dhe nuk kanë për të kërkuar a pëlqyer diçka tjetër veç tij. Ata nuk do të dëshirojnë kurrë të largohen nga ai vend, për shkak të shumëllojshmërisë së begative dhe mirësive, të cilat i tejkalojnë të gjitha përfytyrimet dhe dëshirat e tyre. Askush nuk ka mundësi që të synojë dhe ëndërrojë diçka më të përkryer se mirësitë dhe kënaqësitë që gjenden në Xhenet.
7:43Страница 155
وَنَزَعۡنَا مَا فِي صُدُورِهِم مِّنۡ غِلّٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهِمُ ٱلۡأَنۡهَٰرُۖ وَقَالُواْ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ ٱلَّذِي هَدَىٰنَا لِهَٰذَا وَمَا كُنَّا لِنَهۡتَدِيَ لَوۡلَآ أَنۡ هَدَىٰنَا ٱللَّهُۖ لَقَدۡ جَآءَتۡ رُسُلُ رَبِّنَا بِٱلۡحَقِّۖ وَنُودُوٓاْ أَن تِلۡكُمُ ٱلۡجَنَّةُ أُورِثۡتُمُوهَا بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ ٤٣
Мы исторгнем из их сердец злобу, и под ними будут протекать реки. Они скажут: «Хвала Аллаху, Который привел нас к этому! Мы не последовали бы прямым путем, если бы Аллах не наставил нас. И посланники Господа нашего принесли истину». Им будет возвещено: «Вот Рай, который вы унаследовали за то, что совершали».
Ne do t’ua heqim urrejtjen(dhe armiqësinë)nga zemrat, -Kjo tregon bujarinë dhe bamirësinë e madhe të Allahut të Lartësuar mbi banorët e Xhenetit. Urrejtja, smira dhe armiqësia që mbajnë zemrat në këtë botë, nuk do të ekzistojnë më në Xhenet. Allahu i Lartësuar ka për t’ua pastruar zemrat nga të tilla sëmundje dhe ata do të jenë vëllezër të dashur dhe miq të sinqertë, sikurse thotë Allahu i lartësuar: "Dhe Ne do të heqim prej zemrave të tyre çdo ndjenjë urrejtjeje e ata do të jenë si vëllezër në shtretër dhe përballë njëri- tjetrit." [El hixhr 37]. Madje, jo vetëm që i pastron zemrat nga të tilla sëmundje, por edhe krijon brenda tyre ndjenja fisnike dhe dashamirësie, aq sa secili prej tyre do të arrijë një nivel të papërshkrueshëm të kënaqësisë, gëzimit dhe lumturisë. Gjithësecili do ta shohë veten në kënaqësinë dhe lumturinë më të madhe, duke ndjerë se askush tjetër nuk i ka mirësitë që gëzon ai. Banorët e Xhenetit do të jenë të pastër nga urrejtja nga zilia, sepse edhe shkaktarët e tyre nuk do të ekzistojnë....ndërsa poshtë tyre do të rrjedhin lumenj. -Banorët e Xhenetit do t’i bëjnë këta lumenj që të shpërthejnë dhe të rrjedhin ku dhe kur të dëshirojnë ata. Nëse dëshirojnë që lumenjtë të rrjedhin brenda kështjellave të tyre, në dhomat e larta dhe të zbukuruara apo mes kopshteve të bukura plot gjelbërim dhe lule, ashtu do të ndodhë. Numri i lumenjve nuk është i kufizuar, ashtu si edhe mirësitë që ata do të përjetojnë.Ata do të thonë: “I lavdëruar qoftë Allahu, i Cili na udhëzoi për këtë (lumturi). - Sigurisht, ishte mirësia dhe bujaria Allahut që na zbukuroi dhe na e bëri të dashur imanin për zemrat tona, prandaj ato u nënshtruan dhe u mbushën me dashuri, shpresë dhe frikërespekt për Allahun e Lartësuar. Këto zemra të mbushura me këto ndjenja të mrekullueshme, të dhuruara nga i Lartësuari, i nënshtruan trupat e tyre për të bërë ato vepra që Zoti i përcaktoi si të vetmen rrugë për të arritur kënaqësinë dhe Xhenetin e Tij. Falënderimi, lavdia dhe mirënjohja e plotë i qofshin Allahut të Lartësuar, që, me mëshirën dhe bujarinë e Tij, na dhuroi këtë besim! Pasi na fali imanin, Allahu i Lartësuar e ruajti atë dhe u kujdes që ne të vazhdojmë të bëjmë vepra të mira. Është, pa dyshim, përkujdesja e Tij e vazhdueshme, plot mëshirë e butësi, falje dhe bujari, ajo që na solli në këtë vend të mirësive të përjetshme. Sa Zot i mirë dhe bujar është Zoti ynë, i Vetmi që meriton adhurimet tona! Ishte Ai që na zgjodhi dhe na dhuroi mirësitë e Tij, para se ne të shprehnim mirënjohjen për to. Ai na mbuloi tërësisht me mirësi të dukshme dhe të padukshme, aq sa askush nuk mund t’i numërojë dhe përkufizojë ato. Allahut i qoftë falënderimi, lavdia dhe mirënjohja e plotë, që na udhëzoi në këto mirësi!Ne kurrë nuk do të dinim ta gjenim udhëzimin, sikur të mos na drejtonte Allahu. -Kuptimi: Shpirtrat tanë nuk ishin të denjë dhe të aftë për ta përqafuar këtë udhëzim, sikur të mos ishte mëshira dhe bujaria e Allahut të Lartësuar ndaj nesh. Ai na bëri të denjë për ta ndjekur udhëzimin e Tij dhe për të pasuar profetët dhe shpalljet e Tij.Vërtet, të dërguarit e Zotit na e sollën të vërtetën!” - Ata i thonë këto fjalë në momentin kur shijojnë mirësitë dhe begatitë për të cilat kanë lajmëruar profetët e Zotit. Tashmë, në Xhenet ata arrijnë sigurinë e plotë për realitetin e paralajmëruar. Në jetën e kësaj bote, nëpërmjet shpalljeve të Zotit, ata arrijnë shkallën e besimit “ilmul jakin”,domethënë sigurinë që të fal shpallja e Zotit dhe mësimet e Tij. Në ato çaste të lumtura ata shprehin kënaqësinë dhe mirënjohjen e plotë për Allahun e Lartësuar e për plotësimin e çdo premtimi që Ai ka dhënë nëpërmjet profetëve. Tashmë, o Zoti ynë, - do të thonë ata, - ne e shohim se çdo premtim që na i dhe nëpërmjet profetëve dhe të gjitha shpalljeve që ti i solle nëpërmjet tyre ishte i vërtetë. Në të tilla momente, duke i uruar dhe nderuar, këtyre fatlumëve do t’u thuhet:Dhe ata do të dëgjojnë thirrjen: “Ky është Xheneti, të cilin e trashëgoni si shpërblim të veprave tuaja(të devotshme)” - Ky është Xheneti, që do ta trashëgoni ju, sepse pjesa e mohuesve do të jetë zjarri. Ju do ta trashëgoni Xhenetin përjetësisht, për shkak të veprave dhe adhurimeve që i përkushtuat Allahut të Lartësuar në jetën e dynjasë. Disa nga të parët tanë të mirë kanë thënë: “Banorët e Xhenetit shpëtojnë nga Zjarri me faljen e Allahut, futen në Xhenet me mëshirën e Allahut, gradohen dhe marrin në trashëgim Xhenetin, nëpërmjet punëve të mira që, gjithsesi, edhe ato ishin prej mëshirës së Allahut, madje prej formës më të lartë të mëshirës së Tij."
7:44Страница 156
وَنَادَىٰٓ أَصۡحَٰبُ ٱلۡجَنَّةِ أَصۡحَٰبَ ٱلنَّارِ أَن قَدۡ وَجَدۡنَا مَا وَعَدَنَا رَبُّنَا حَقّٗا فَهَلۡ وَجَدتُّم مَّا وَعَدَ رَبُّكُمۡ حَقّٗاۖ قَالُواْ نَعَمۡۚ فَأَذَّنَ مُؤَذِّنُۢ بَيۡنَهُمۡ أَن لَّعۡنَةُ ٱللَّهِ عَلَى ٱلظَّٰلِمِينَ ٤٤
Обитатели Рая воззовут к обитателям Огня: «Мы уже убедились в том, что обещанное нам нашим Господом - истина. Убедились ли вы в том, что обещанное вашим Господом - истина?». Они скажут: «Да». Тогда глашатай возвестит среди них: «Да пребудет проклятие Аллаха над беззаконниками,
Pas përshkrimit të vendqëndrimeve të besimtarëve e të jobesimtarëve në ahiret, duke theksuar se ata do ta shohin që gjithçka për të cilën folën profetët dhe shpalljet e Zotit ishte e vërtetë, vijohet me një dialog që zhvillohet mes banorëve të Xhenetit dhe banorëve të Zjarrit. I Lartësuari thotë:Banorët e Xhenetit do t'u thërrasin banorëve të Zjarrit e do t'u thonë: “Ne e gjetëm të vërtetë atë që na kishte premtuar Zoti ynë. - Banorët e Xhenetit u drejtohen banorëve të Zjarrit me këto fjalë, të cilat ua shtojnë më tepër vuajtjen: Allahu i Lartësuar na premtoi se, nëse do ta besonim Atë sinqerisht dhe do të bënim vepra të mira që i dikton ky besim, Ai do të na fuste në Xhenet. Dhe, vërtet, sot i Madhëruari na ka futur në Xhenet, duke na lejuar të gëzojmë shpërblimet e mëdha dhe lumturinë e përjetshme të premtuar.Po ju, a e gjetët të vërtetë atë që ju kishte premtuar Zoti juaj?” Ata do të thonë: “Po”. -Pyeten jobesimtarët: Po ju, a e gjetët ndëshkimin e premtuar për mosbesimin dhe mosbindjen ndaj Zotit? Përgjigjja vjen me përvuajtje dhe plot dhimbje: “Po, ne po e dëshmojmë se çdo paralajmërim që na u bë ishte i vërtetë.” Të gjitha krijesave, pa përjashtim, do t’u bëhet e qartë e vërteta pa asnjë fije dyshimi. Allahu i Lartësuar realizon çdo gjë që e ka premtuar nëpërmjet profetëve dhe shpalljeve të Tij, dhe askush nuk është më i vërtetë se Allahu në premtim. Në ahiret, çdokujt do t’i largohen dyshimet që ka patur, sepse është dita kur të gjithë do të jetojnë realisht atë që është premtuar. Besimtarët do të gëzohen dhe lumturohen me premtimin e Allahut, ndërsa mohuesit do të dëshpërohen dhe me dhimbje do të pranojnë se e meritojnë plotësisht ndëshkimin.Atëherë, një thirrës do të shpallë mes tyre: “Mallkimi i Allahut qoftë mbi zullumqarët.” - Mes banorëve të Zjarrit dhe banorëve të Xhenetit dëgjohet një zë, që thotë: “Mallkimi i Allahut qoftë mbi zullumqarët!” Mallkimi është largim nga çdo mirësi. Zullumqarët e meritojnë një ndëshkim të tillë, sepse kur Allahu i Madhëruar ua hapi atyre portat e mëshirës së Tij, ata refuzuan të hynin, duke i bërë padrejtësi vetes. Madje, jo vetëm që humbën vetveten, por tërhoqën në humbje edhe të tjerët, që pasuan hapat e tyre:
7:45Страница 156
ٱلَّذِينَ يَصُدُّونَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ وَيَبۡغُونَهَا عِوَجٗا وَهُم بِٱلۡأٓخِرَةِ كَٰفِرُونَ ٤٥
которые сбивали других с пути Аллаха, пытались исказить его и не верили в Последнюю жизнь».
“...të cilët penguan nga rruga e Allahut, që kërkuan shtrembërimin e saj dhe që ishin mohues të botës tjetër!” - Këta të mjerë i pengojnë njerëzit nga rruga e Allahut, duke ua paraqitur atë si të shtrembër dhe të gabuar. Allahu i Madhëruar e bëri rrugën e Tij të jetë e drejtë dhe e qartë, ndërsa këta të mallkuar e paraqesin atë si të shtrembër dhe të gabuar. Allahu i Madhëruar i përshkruan ata si mosbesues të ahiretit dhe të Ditës së Gjykimit. Ky mosbesim i bën që të devijojnë nga rruga e drejtë dhe të përkushtohen të verbuar në përmbushjen e dëshirave të tyre të shfrenuara, që Zoti i ka bërë haram. Mosbesimi në ringjallje, mungesa e frikërespektit për Zotin dhe e shpresës për shpërblimin e Tij të mrekullueshëm i bën të harrohen në humbjen e thellë. Kur Allahu i Madhëruar deklaron mallkimin mbi këta mosbesimtarë zullumqarë, nga ana tjetër ne kuptojmë që besimtarët do t’i përfshijë mëshira, bujaria, mirësitë dhe begatitë e pandërprera të Tij. Këta fatlumë do të jenë përjetësisht mes mirësive dhe shpërblimeve pa kufij të Allahut të Lartësuar.
7:46Страница 156
وَبَيۡنَهُمَا حِجَابٞۚ وَعَلَى ٱلۡأَعۡرَافِ رِجَالٞ يَعۡرِفُونَ كُلَّۢا بِسِيمَىٰهُمۡۚ وَنَادَوۡاْ أَصۡحَٰبَ ٱلۡجَنَّةِ أَن سَلَٰمٌ عَلَيۡكُمۡۚ لَمۡ يَدۡخُلُوهَا وَهُمۡ يَطۡمَعُونَ ٤٦
Между ними будет изгородь, а на оградах будут люди, которые распознают каждого из них по их признакам. Они воззовут к обитателям Рая: «Мир вам!». Они пока не войдут в Рай, хотя будут желать этого.
Mes tyre(dy grupeve)do të jetë një mur ndarës, mbi të cilin do të qëndrojnë burra që e njohin secilin grup sipas shenjave të tyre. -Mes banorëve të Xhenetit dhe banorëve të Zjarrit ndodhet një mur ndarës, që quhet El ea'râf, i cili nuk është as pjesë e Xhenetit dhe as pjesë e Zjarrit. Që prej atje mund të shihen të dyja vendet. Mbi këtë mur qëndrojnë disa njerëz, të cilët arrijnë t’i dallojnë banorët e Xhenetit dhe banorët e Zjarrit nëpërmjet shenjave dhe veçorive të tyre, që i dallojnë nga njëri tjetri. Kurshikojnë banorët e Xhenetit, u thonë:Ata do t'u thërrasin banorëve të Xhenetit: “Selami qoftë mbi ju!”. Ata nuk do të kenë hyrë në të, por do të shpresojnë. - Ata i përshëndesin dhe i urojnë atyre paqe, ndërkohë që vetë ende nuk kanë hyrë në Xhenet, por shpresojnë që të hyjnë aty. Sigurisht, kjo shpresë që Allahu u ka vendosur në zemër tregon se Ai dëshiron t’i nderojë e mëshirojë dhe t’i bëjë banorë të Xhenetit.
7:47Страница 156
۞ وَإِذَا صُرِفَتۡ أَبۡصَٰرُهُمۡ تِلۡقَآءَ أَصۡحَٰبِ ٱلنَّارِ قَالُواْ رَبَّنَا لَا تَجۡعَلۡنَا مَعَ ٱلۡقَوۡمِ ٱلظَّٰلِمِينَ ٤٧
Когда же их взоры обратятся к обитателям Огня, они скажут: «Господь наш! Не помещай нас с людьми несправедливыми!».
Kur shikimi i tyre do të shkojë nga ata të Xhehenemit, do të thonë: “Zoti ynë, mos na bashko me keqbërësit!” - Kur hedhin sytë drejt banorëve të Xhehenemit, shohin një pamje të frikshme. Përballë kësaj gjendjeje, ata menjëherë luten dhe thonë: “Zoti ynë, mos na bashko me keqbërësit!” Në këto momente, edhe banorët e Xhenetit dëshirojnë e shpresojnë që banorët e Ea’rafit të jenë së bashku me ta në Xhenet. Dëshira e tyre është që t’i përshëndesin ata me selam. Gjithashtu, kur vështrimi i banorëve të Ea'rafit, jo me përzgjedhjen e tyre, zhvendoset drejt banorëve të Zjarrit, ata i luten Allahut që të mos ndëshkohen si banorët e atij vendi të tmerrshëm. Kjo qe një tablo e përgjithshme, pas së cilës vjen një përshkrim më i hollësishëm:
7:48Страница 156
وَنَادَىٰٓ أَصۡحَٰبُ ٱلۡأَعۡرَافِ رِجَالٗا يَعۡرِفُونَهُم بِسِيمَىٰهُمۡ قَالُواْ مَآ أَغۡنَىٰ عَنكُمۡ جَمۡعُكُمۡ وَمَا كُنتُمۡ تَسۡتَكۡبِرُونَ ٤٨
Люди на оградах обратятся к мужчинам, которых они узнают по их признакам, и скажут: «Не помогло вам то, что вы собирали, и ваше высокомерие.
Këta të murit do t'u thërrasin pastaj disa burrave të tjerë, që do t'i njohin nga shenjat e tyre,... - Ata janë banorë të Zjarrit, ndërkohë që në dynja janë njohur si njerëz fisnikë dhe të respektuar. Ata kishin pasuri dhe fëmijë, me të cilët krenoheshin. Pikërisht këtyre njerëzve, të cilët janë të vetmuar në ndëshkim, pa asnjë ndihmëtar dhe mbështetës, banorët e Ea’rafit u thonë:...dhe t'u thonë: “Sa ju vlejti ajo që grumbullonit dhe mendjemadhësia që tregonit? - Ku janë mbështetësit tuaj të dynjasë, me të cilët ju mbroheshit nga rreziqet dhe arrinit të përmbushnit synimet tuaja? Sot u zhdukën të gjitha aleancat tuaja, të cilat nuk ju bëjnë më asnjë dobi. As arroganca juaj ndaj të vërtetës dhe ithtarëve të saj nuk ju vlen tani. Ndërsa sot ju vuani ndëshkimin, ata kënaqen me mirësitë e Xhenetit. Pastaj u drejtohen banorëve të Zjarrit dhe u tregojnë rreth disa besimtarëve, që tashmë lumturohen në Xhenet, të cilët në jetën e dynjasë ishin të varfër, të dobët dhe objekt talljeje e ndëshkimi për ata mendjemëdhenj. Kështu, ata u thonë banorëve të Zjarrit:
7:49Страница 156
أَهَٰٓؤُلَآءِ ٱلَّذِينَ أَقۡسَمۡتُمۡ لَا يَنَالُهُمُ ٱللَّهُ بِرَحۡمَةٍۚ ٱدۡخُلُواْ ٱلۡجَنَّةَ لَا خَوۡفٌ عَلَيۡكُمۡ وَلَآ أَنتُمۡ تَحۡزَنُونَ ٤٩
Разве это не те, о которых вы клялись, что Аллах никогда не проявит к ним милости?». Им будет сказано: «Войдите в Рай! Вы не познаете страха и не будете опечалены».
Ja. A nuk janë këta njerëzit për të cilët ju betoheshit se mëshira e Allahut nuk kishte për t’i përfshirë kurrë?”. – Vallë, këta të cilët Zoti i futi në Xhenet dhe tashmë po lumturohen dhe kënaqen, janë ata për të cilët ju betoheshit se Zoti kurrë nuk kishte për t’i mëshiruar?! Ju i përçmonit ata, i fyenit dhe i keqtrajtonit, të fryrë dhe të magjepsur nga mendjemadhësia dhe vetëpëlqimi. Por sot dolën bosh betimet tuaja dhe ju po përballeni me diçka që kurrë nuk e patët llogaritur. Sot, atyre "të dobtëve" dhe të "parëndësishmëve" u thuhet:Hyni në Xhenet, se për ju nuk do të ketë as frikë e as brenga! - Hyni në Xhenet, për të marrë shpërblimin e veprave tuaja! Tani, nuk keni për të patur më frikë për të ardhmen dhe nuk do të keni asnjë brengë për të shkuarën në dynja. Ju do të jeni absolutisht të sigurt, të qetë dhe të lumtur me çdo mirësi që do të keni në përjetësi. Këto ajete ngjajnë me disa ajete të tjera kuranore, ku Allahu i Madhëruar thotë: "Vërtet, keqbërësit talleshin me besimtarët, dhe kur kalonin pranë tyre, ata ia bënin me sy njëri-tjetrit. Kur ktheheshin në familjet e veta, ata ishin të kënaqur. Kur i shihnin, thoshin: “Me të vërtetë, këta janë të humbur!” Por Ne nuk i caktuam ata si roje të tyre. Por sot, janë besimtarët që do të tallen me jobesimtarët. Duke qëndruar mbështetur në kolltukë, ata do të vështrojnë. A u shpërblyen plotësisht jobesimtarët për atë që kanë bërë?" [Mutafifin 29 - 36]. Dijetarët e tefsirit kanë dhënë shpjegime të ndryshme për sa i përket përcaktimit se cilët do të jenë banorë të Ea'rafit dhe çfarë karakteristikash kanë veprat e tyre. Mendimi më i saktë për këtë çështje është se ata janë njerëz që i kanë të barabarta punët e mira me të këqijat. Peshorja e tyre nuk anon as nga veprat e këqija, që të hyjnë në Zjarr, dhe as nga veprat e mira, që të hyjnë në Xhenet. Për këtë arsye, ata do të qëndrojnë mbi Ea’raf aq sa të dëshirojë Allahu i Lartësuar, i Cili, me mëshirën e Tij, do t’i fusë më pas në Xhenet, sepse mëshira e Allahut e tejkalon zemërimin e Tij dhe mëshira e Tij përfshin gjithçka.
7:50Страница 156
وَنَادَىٰٓ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِ أَصۡحَٰبَ ٱلۡجَنَّةِ أَنۡ أَفِيضُواْ عَلَيۡنَا مِنَ ٱلۡمَآءِ أَوۡ مِمَّا رَزَقَكُمُ ٱللَّهُۚ قَالُوٓاْ إِنَّ ٱللَّهَ حَرَّمَهُمَا عَلَى ٱلۡكَٰفِرِينَ ٥٠
Обитатели Огня воззовут к обитателям Рая: «Пролейте на нас воду или то, чем вас наделил Аллах». Они скажут: «Аллах запретил это для неверующих,
Banorët e Zjarrit do t'u thërrasin banorëve të Xhenetit:... - Kur ndëshkimi të arrijë në kulm dhe kur t'i ketë dërrmuar uria dhe etja, banorët e Zjarrit do t’u drejtohen banorëve të Xhenetit për ndihmë, duke u thënë:“Na jepni ndopak ujë ose diçka nga ato që ju ka dhënë Allahu!” -Na jepni pak prej ushqimeve dhe mirësive që ju ka falur Zoti! Por banorët e Xhenetit do t’u kthejnë këtë përgjigje:Ata do të përgjigjen: “Allahu i ka ndaluar këto gjëra për jobesimtarët.” - Allahu i Lartësuar e ka bërë të ndaluar ushqimin dhe pijet e Xhenetit për mohuesit. Ky është ndëshkimi i merituar për mosbesimin e tyre në Shpalljen e Zotit. Ky është ndëshkimi për ata që tallen me fenë e Zotit, për të cilën janë urdhëruar të jetojnë sipas saj. Nëse do ta zbatonin këtë fe, do të meritonin shpërblimin e mrekullueshëm në Xhenetin e përjetësisë. Por ata të mjerë e panë me mospërfillje fenë e Zotit dhe u tallën me të, sikur ishte një lojë e parëndësishme, në vend që ta nderonin e respektonin, duke e zbatuar dhe jetuar sipas saj. Ata u harruan në dëfrimet dhe kotësitë e kësaj jete mashtruese, duke lënë pas shpine vetë qëllimin pse ata u krijuan.
7:51Страница 156
ٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُواْ دِينَهُمۡ لَهۡوٗا وَلَعِبٗا وَغَرَّتۡهُمُ ٱلۡحَيَوٰةُ ٱلدُّنۡيَاۚ فَٱلۡيَوۡمَ نَنسَىٰهُمۡ كَمَا نَسُواْ لِقَآءَ يَوۡمِهِمۡ هَٰذَا وَمَا كَانُواْ بِـَٔايَٰتِنَا يَجۡحَدُونَ ٥١
которые обратили свою религию в потеху и игру и обольстились мирской жизнью». Сегодня Мы предадим их забвению, подобно тому, как они предали забвению встречу в этот день и отвергли Наши знамения.
Këta janë ata që fenë e tyre e merrnin si tallje e lojë dhe që u mashtruan nga jeta e dynjasë. -Ata i mashtroi jeta e kësaj bote me zbukurimet dhe joshjet e saj të larmishme. Mashtruesit dhe të mashtruarit i tërhiqnin drejt kësaj dynjaje, derisa ata u kënaqën dhe gjetën prehje me të. Në atë gjendje, ata e shihnin lumturinë veçse duke rendur pas bukurive mashtruese, prandaj e harruan ahiretin dhe i kthyen shpinën atij.Atë ditë Ne do t'i harrojmë ata, siç e harruan ata takimin e kësaj dite... -Allahu i Lartësuar do t’i lërë ata të harruar në ndëshkim, për shkak se ata e harruan ditën e takimit me Të. Ata ishin të pavëmendshëm ndaj ahiretit, a thua se ishin krijuar vetëm për të shijuar kënaqësitë e dynjasë dhe sikur nuk i priste asnjë llogari përpara Zotit....dhe për shkak se kundërshtuan Shenjat Tona. - Ata i kundërshtuan argumentet e Zotit, jo për shkak se ato ishin të paqarta apo të mangëta, por për shkak të arrogancës.
7:52Страница 157
وَلَقَدۡ جِئۡنَٰهُم بِكِتَٰبٖ فَصَّلۡنَٰهُ عَلَىٰ عِلۡمٍ هُدٗى وَرَحۡمَةٗ لِّقَوۡمٖ يُؤۡمِنُونَ ٥٢
Мы преподнесли им Писание, которое разъяснили на основании знания, как верное руководство и милость для верующих людей.
Ne u sollëm atyre një libër, të cilin ua shtjelluam hollësisht me dituri... - Në këtë libër, Allahu i Lartësuar sqaroi çdo çështje për të cilën krijesat kanë nevojë të dinë. Kjo Shpallje është zbritur me diturinë absolute të Zotit. Allahu i Lartësuar është i gjithëditur për gjendjen dhe nevojat e robërve në çdo kohë, gjendje dhe vend. Ai e di mirë se çfarë është më e dobishme për ta dhe çfarë jo. Po kështu, edhe qartësimi i Shpalljes nuk është bërë nga dikush që nuk i njeh çështjet apo që mund t’i fshihet ndonjë aspekt prej gjendjes së krijesave. Një i paditur nuk do të gjykonte kurrë me drejtësi dhe urtësi. Përkundrazi, shtjellimi i kësaj Shpalljeje është bërë nga Allahu i Lartësuar, dituria dhe mëshira e të Cilit ka përfshirë gjithçka. Allahu është i Gjithëdituri dhe i Gjithëmëshirshmi, prandaj e solli Shpalljen që të jetë:...për të qenë udhërrëfyes e mëshirë për të gjithë ata që besojnë. - Nëpërmjet saj, besimtarët do të dallojnë qartë rrugën e drejtë nga humbja. Ajo bën dallimin mes të vërtetës dhe të kotës, rrugës së drejtë dhe devijimit. Prandaj besimtarët i dallojnë lehtë të vërtetën dhe të kotën. Nëpërmjet diturisë dhe punës me sinqeritet për të kënaqur Allahun e Lartësuar, ata përfitojnë mëshirën që përmban Kur'ani. Me fjalë të tjera, ata i mundësojnë vetes çdo mirësi që u sjell lumturinë në këtë botë dhe në tjetrën. Ata janë të sigurt nga humbja dhe dëshpërimi. Nga ana tjetër, të mjerët, ata që meritojnë ndëshkimin, nuk e besojnë këtë libër madhështor dhe nuk zbatojnë urdhëresat e tij. Kështu, atyre nuk u mbetet gjë tjetër, veçse të shikojnë realisht zbatimin e premtimit të Kur’anit, domethënë ndëshkimin e tyre. I Lartësuari thotë:
7:53Страница 157
هَلۡ يَنظُرُونَ إِلَّا تَأۡوِيلَهُۥۚ يَوۡمَ يَأۡتِي تَأۡوِيلُهُۥ يَقُولُ ٱلَّذِينَ نَسُوهُ مِن قَبۡلُ قَدۡ جَآءَتۡ رُسُلُ رَبِّنَا بِٱلۡحَقِّ فَهَل لَّنَا مِن شُفَعَآءَ فَيَشۡفَعُواْ لَنَآ أَوۡ نُرَدُّ فَنَعۡمَلَ غَيۡرَ ٱلَّذِي كُنَّا نَعۡمَلُۚ قَدۡ خَسِرُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ وَضَلَّ عَنۡهُم مَّا كَانُواْ يَفۡتَرُونَ ٥٣
Неужели они дожидаются чего-либо, кроме исполнения пророчества? В тот день, когда оно исполнится, те, которые предали его забвению прежде, скажут: «Посланники нашего Господа принесли истину. Найдутся ли для нас заступники, которые заступились бы за нас? И не вернут ли нас обратно, чтобы мы совершили не то, что совершили прежде?». Они потеряют самих себя, и покинет их (или исчезнет) то, что они измышляли.
Mos vallë, ata po presin realizimin e tij (premtimit të Zotit)? -A po presin gjë tjetër, vallë, veç realizimit të tij, ashtu sikurse është paralajmëruar?! Le ta dinë se:Atë ditë kur ai të realizohet, ata të cilët më parë e kishin harruar do të thonë: “Vërtet, të dërguarit e Zotit tonë erdhën me fakte të vërteta.” -Të penduar e me keqardhje të plotë për çfarë bënë në jetën e kësaj bote si dhe duke kërkuar ndërmjetësim për t’u falur gjynahet e tyre, ata do të thonë: “Vërtet, të dërguarit e Zotit tonë erdhën me fakte të vërteta.". Ata do të pranojnë gjithçka që u kishin thënë profetët, prandaj do të kërkojnë ndërmjetësim për falje gjynahesh. Atë ditë do të kërkojnë që të kthehen edhe njëherë në dynja dhe të bëjnë vepra të mira, ndryshe nga ç'vepruan më përpara, por koha e pendimit tashmë ka përfunduar. Kërkesat e tyre nuk do të kenë rezultat, sikurse thotë Allahu i Lartësuar:Ditën kur ai të realizohet, ata që e kishin harruar do të thonë: “Vërtet, të dërguarit e Zotit tonë na kanë sjellë të vërtetën. A ka ndonjë që të ndërmjetësojë për ne? A mund të kthehemi e të veprojmë ndryshe nga ç’kemi bërë?” -Gjithsesi, edhe kërkesa e tyre për t’u kthyer në dynja dhe për të bërë vepra të mira është një mashtrim. Ata thjesht duan të shpëtojnë nga ndëshkimi, sikurse thotë Allahu i Lartësuar në këtë ajet: “Po, atyre u del në shesh ajo që më parë e mbanin fshehur. Por, edhe sikur të ktheheshin, ata do ta kryenin sërish atë që u ishte ndaluar. Me të vërtetë, ata janë gënjeshtarë." [En'am 28].Në të vërtetë, ata kanë humbur vetveten... -Ata e kanë shkatërruar vetveten që në momentin kur hodhën hapin e gabuar në kufër, duke u privuar kështu nga të gjitha mirësitë dhe begatitë që besimi i drejtë të garanton. Ata zgjodhën rrugën e humbjes dhe të rrënimit. Ky dështim nuk është aspak si humbja e pasurisë apo qoftë edhe humbja e njerëzve më të dashur, pasi ai nuk mund të ndreqet a zëvendësohet më kurrë....dhe iluzionet(idhujt)e tyre nuk do t'u sjellin asnjë dobi. - Çdo iluzion i ushqyer nga vetja apo nga Shejtani i mallkuar tashmë zhduket, duke lënë pas veçse dhimbjen dhe dëshpërimin. Madje, ata do të përballen me diçka që kurrë nuk e kishin menduar. Ata do e shohin qartë kotësinë pas të cilës kishin vrapuar. Tashmë, ajo që e kishin paralajmëruar profetët është bërë realitet, që për ta është një realitet shumë i hidhur.
7:54Страница 157
إِنَّ رَبَّكُمُ ٱللَّهُ ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٖ ثُمَّ ٱسۡتَوَىٰ عَلَى ٱلۡعَرۡشِۖ يُغۡشِي ٱلَّيۡلَ ٱلنَّهَارَ يَطۡلُبُهُۥ حَثِيثٗا وَٱلشَّمۡسَ وَٱلۡقَمَرَ وَٱلنُّجُومَ مُسَخَّرَٰتِۭ بِأَمۡرِهِۦٓۗ أَلَا لَهُ ٱلۡخَلۡقُ وَٱلۡأَمۡرُۗ تَبَارَكَ ٱللَّهُ رَبُّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٥٤
Воистину, ваш Господь - Аллах, Который сотворил небеса и землю за шесть дней, а затем вознесся на Трон (или утвердился на Троне). Он покрывает ночью день, который поспешно за ней следует. Солнце, луна и звезды - все они покорны Его воле. Несомненно, Он творит и повелевает. Благословен Аллах, Господь миров!
Duke e qartësuar se Ai është i vetmi Zot që meriton të adhurohet si Një, i Vetëm dhe i Pashoq, i Lartësuari thotë:Vërtet, Zoti juaj është Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë, pastaj qëndroi mbi Fron. -Allahu krijoi qiejt, tokën dhe çdo gjë mes tyre, me gjithë madhështinë, gjerësinë dhe përpikmërinë e tyre. Ai i krijoi ato në formën më të rregullt, dhe këtë e bëri për gjashtë ditë. Dita e parë e krijimit ishte dita e diel dhe e fundit ishte e xhumaja. Pasi e përsosi këtë krijim, duke vendosur rregullin e çdo gjëje, i Lartësuari qëndroi mbi Fron. Ai është një fron madhështor, i cili ka përfshirë qiejt, tokën dhe gjithçka në to dhe mes tyre. Ai u lartësua mbi Fron ashtu siç i takon madhështisë, lartësisë dhe pushtetit të Tij. Allahu u ngrit mbi Fron dhe përfshiu nën sundim të gjithë krijimin e Tij. Është Ai që rregullon dhe administron çështjet e gjithësisë së krijuar prej Tij. Ai vendosi në këtë gjithësi rregullat dhe ligjet e krijimit, nëpërmjet të cilëve funksionon gjithçka. Asgjë nuk del jashtë ligjeve të Allahut. Gjithashtu, është Allahu, i vetmi të Cilit i takon të vendosë edhe ligjet fetare e të jetesës, të cilat janë të detyrueshme të zbatohen nga robërit e Tij.Ai e mbulon ditën me natën,... - Ai e mbulon dritën e ditës me errësirën e natës. Kështu, njerëzit gjejnë prehjen dhe krijesat strehohen në vendbanimin e tyre për t’u qetësuar nga lodhja e ditës....që me të shpejtë e kërkon atë sërish. -Sa herë që vjen nata, largohet dita dhe sa herë që vjen dita, largohet nata. Kështu vazhdon të funksionojnë ligjet e Tij në mënyrë të rregullt, deri kur të vijë dita që Allahu ta palosë këtë botë dhe robërit të zhvendosen në një tjetër vendbanim: në Xhenet ose në Zjarr.Edhe Dielli, Hëna dhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. - Gjithçka i është nënshtruar ligjit dhe urdhrave të të Madhërishmit. Kjo tregon se Ai ka cilësi të plota të madhështisë dhe pushtetit. Krijimi i kësaj gjithësie madhështore dëshmon për pushtetin dhe fuqinë e Tij absolute. Përsosmëria, rregulli dhe përpikmëria e funksionimit të saj dëshmojnë për urtësinë e plotë dhe të paanë të Allahut. Mirësitë dhe dobitë e shumta që Ai ka vendosur në këtë gjithësi për krijesat e Tij, qofshin ato domosdoshmëri, pa të cilat jeta është e pamundur, qofshin mirësi më të vogla, të gjitha këto tregojnë se sa e gjerë është dituria dhe mëshira e Allahut. Të gjitha këto së bashku tregojnë bindshëm se Ai është i Vetmi që meriton të adhurohet me dashuri, shpresë dhe frikërespekt. Vetëm Allahut duhet t’i përkushtohen të gjitha adhurimet.Vetëm Atij i takon Krijimi dhe Sundimi. -Vetëm Allahu është Krijuesi, Ai që krijoi të gjitha qeniet tokësore dhe ato qiellore, me cilësitë dhe veçoritë e tyre. Allahut i takon gjykimi dhe kontrolli i çdo çështjeje. Është Ai që vendos ligjet dhe të gjithë e kanë detyrë t’i zbatojnë dhe të jetojnë sipas tyre. Në dorë të Allahut është dhënia e profetësisë dhe gjithçka që lidhet me të, si mrekullitë, shpallja etj. Vetëm Ai shpërblen dhe ndëshkon me drejtësi, në varësi të zbatimit ose jo të ligjit të vendosur nga Ai. Fjala ‘Atij i takon krijimi’ nënkupton se në dorë të Allahut janë ligjet e ekzistencës dhe funksionimit të kësaj gjithësie. Ndërsa fjala ‘Atij i takon sundimi' dhe pushteti për çdo çështje, nënkupton se në dorë të Tij është vendosja e ligjeve të Sheriatit dhe të shpërblimit, i cili do të ekzekutohet plotësisht Ditën e Gjykimit.I madhëruar qoftë Allahu, Zoti i botëve! - I madhëruar, i lartësuar, plot mirësi dhe bujari është Allahu. Ai është i madhëruar dhe i lartësuar në Veten e Vet, sepse është i plotë dhe absolut në emrat dhe cilësitë e Tij. I madhëruar, i lartësuar dhe plot mirësi është Allahu edhe në lidhje me krijesat, për shkak të mirësive dhe bujarisë së Tij të pakufishme me të cilën i mbulon ata vazhdimisht. Çdo bekim dhe mirësi në këtë gjithësi është gjurmë dhe rezultat i mëshirës së Allahut. Pasi përmendi madhështinë dhe bujarinë e Tij, të cilat i mjaftojnë çdo njeriu të urtë e me logjikë për të besuar dhe dëshmuar se Allahu është i vetmi që meriton adhurimin dhe i vetmi të cilit duhet t’i drejtohesh për plotësimin e të gjitha nevojave të tua, i Lartësuari vijon me një urdhër të rëndësishëm dhe të dobishëm për krijesat:
Текст: Quranic Universal Library (Tarteel) через spa5k/tafsir_api (MIT), в зафиксированной версии. Аяты: Quran Foundation. Источники и лицензии