Ас-СаадиАль‑Инсан · 76:1–31

Ас-Саади · Тафсир · на албанском

الانسان

Аль-Инсан

Человек · Мединская · 31 аят

76:1–3Страница 578

هَلۡ أَتَىٰ عَلَى ٱلۡإِنسَٰنِ حِينٞ مِّنَ ٱلدَّهۡرِ لَمۡ يَكُن شَيۡـٔٗا مَّذۡكُورًا ١

Неужели не прошло то время, когда человек был безвестен?

إِنَّا خَلَقۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ مِن نُّطۡفَةٍ أَمۡشَاجٖ نَّبۡتَلِيهِ فَجَعَلۡنَٰهُ سَمِيعَۢا بَصِيرًا ٢

Мы создали человека из смешанной капли, подвергая его испытанию, и сделали его слышащим и зрячим.

إِنَّا هَدَيۡنَٰهُ ٱلسَّبِيلَ إِمَّا شَاكِرٗا وَإِمَّا كَفُورًا ٣

Мы повели его путем либо благодарным, либо неблагодарным.

Në këtë sure të mrekullueshme, Allahu i Madhëruar përshkruan fillesat e njeriut, vazhdimësinë dhe përfundimin e tij. Allahu i Madhëruar thotë se ka kaluar një kohë e gjatë para se njeriu të ekzistonte dhe para se emri ‘njeri’ të përmendej, sepse ai ende nuk ishte krijuar. Kur Allahu deshi të krijonte njerëzit, fillimisht krijoi prej balte babain e njerëzimit, Ademin (a.s.), pastaj bëri që të tjerët të shumoheshin nëpërmjet një lloj lëngu të pështirë. Kjo qe një sprovë për njeriun: a do të kujtohet ai se si ka qenë fillesa e tij dhe të pozicionohet ashtu si duhet, duke qenë modest dhe i nënshtruar, apo do ta harrojë këtë dhe do të tregohet arrogant dhe i vetëmashtruar? I Madhëruari e krijoi njeriun duke i dhënë atij aftësi të brendshme dhe të jashtme, duke i dhënë shikim, dëgjim etj. Allahu i Lartësuar e kompletoi krijimin e njeriut, duke i falur çdo gjë që do të ishte e nevojshme për të. Pastaj u dërgoi popujve profetë, u zbriti libra dhe u tregoi udhën që të afron tek Ai. Kështu, Ai i ftoi në rrugën e lumturisë, duke u treguar se çfarë i pret nëse i përgjigjen kësaj ftese bujare, kur të takohen me Allahun e Madhëruar. Po ashtu, Ai këshilloi që të kenë kujdes e të largohen nga shtigjet që të çojnë drejt shkatërrimit, duke u treguar se çfarë i pret nëse nëse hyjnë në ato shtigje. Përballë këtyre dy alternativave, njerëzit janë ndarë në grupe:1.Falënderuesit për mirësitë e Allahut dhe mirënjohësit e Tij. Këta janë ata të cilët angazhohen për të kryer tërësisht dhe sa më mirë detyrimet dhe përgjegjësitë me të cilat Allahu i ka ngarkuar.2. Mohuesit e mirësive të Allahut dhe mosmirënjohësit ndaj Tij. Allahu i Madhëruar u ka dhuruar këtyre shumë mirësi të kësaj dynjaje, të fesë dhe të besimit, por ata nuk tregojnë mirënjohje dhe respekt për to. Përkundrazi, ata e mohojnë Zotin e tyre dhe janë futur në shtigjet e shkatërrimit. Në ajetet më pas, i Madhëruari tregon më në hollësi për gjendjen e këtyre dy grupeve gjatë shpërblimit për veprat e tyre.

76:4Страница 578

إِنَّآ أَعۡتَدۡنَا لِلۡكَٰفِرِينَ سَلَٰسِلَاْ وَأَغۡلَٰلٗا وَسَعِيرًا ٤

Мы приготовили для неверующих цепи, оковы и пламя.

Ne kemi përgatitur për jobesimtarët zinxhirë, pranga dhe zjarr.- Për ata që kanë mohuar Allahun dhe profetët dhe që paturpësisht kanë guxuar të kryejnë gjynahe ndaj Allahut të Madhëruar, Ai ka përgatitur për ta në zjarrin e Xhehenemit zinxhirë dhe pranga, me të cilat do t’u lidhen duart dhe do t’u shtrëngohen fort pas qafe, sikurse thuhet në një ajet tjetër: “Kapeni atë dhe vendosjani prangat! Pastaj hidheni në Xhehenem dhe lidheni me një zinxhir të gjatë shtatëdhjetë kutë, sepse ai nuk besonte Allahun e Madhëruar.” [Hakka 30 – 33].Allahu i Madhëruar ka përgatitur edhe zjarr të ndezur fort, i cili i përfshin trupat me furi dhe i shkrumbon, sikurse ka thënë i Madhëruari: “Nuk ka dyshim se ata që kanë mohuar Argumentet Tona, do t’i flakim në Zjarr. Sa herë që do t’u digjet një lëkurë, Ne do t’ua zëvendësojmë me lëkurë tjetër, që ta shijojnë mirë dënimin. Allahu është i Plotfuqishëm e i Urtë.” [Nisa 56]. Ky ndëshkim do të jetë i vazhdueshëm për ta, në përjetësi. Ndërsa bamirësit janë ata të cilët i kanë rregulluar zemrat e tyre me dashurinë për Allahun, me njohjen e Tij dhe me moral të mirë. Kështu janë përmirësuar edhe gjymtyrët e tyre, të cilat binden për të bërë veprat e mira, që kënaqin Zotin. Për këta, Zoti na tregon dhe thotë se:

76:5Страница 578

إِنَّ ٱلۡأَبۡرَارَ يَشۡرَبُونَ مِن كَأۡسٖ كَانَ مِزَاجُهَا كَافُورًا ٥

А благочестивые будут пить из чаши вино, смешанное с камфарой.

S’ka dyshim se të devotshmit do të pinë në kupa, që kanë pije të përzier me kafur, ... -Do të shijojnë pije të këndshme, të përzier me kafur, i cili shërben për ta freskuar ose zbutur shijen e saj. Kafuri i Xhenetit është shumë i shijshëm, i këndshëm dhe i pastër nga çdo element turbullues, që zakonisht gjendet në kafurin e dynjasë. Megjithatë, asgjë nga mangësitë e sendeve të dynjasë nuk ekziston në sendet që Zoti ka treguar se do të jenë në Xhenet, edhe pse mund të kenë të njëjtin emër. Kështu, për shembull, kur përshkruan vendpushimet e banorët e Xhenetit, i Madhëruari thotë: “Ata qëndrojnë mes lotusve pa gjemba, bananeve me fruta palë-palë, nën hije të gjera, pranë një uji që rrjedh, mes frutave të shumëllojshme, që as nuk mbarohen, as nuk janë të ndaluara.” [Uakia 28 - 33]. Ndërsa kur përshkruan mirësitë dhe gratë e tyre në Xhenet, i Madhëruari thotë: “Përgëzoji ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, se do të kenë Xhenete, në të cilat rrjedhin lumenj. Sa herë që u jepet ndonjë ushqim nga frutat e tij, ata thonë: “Të tilla mirësi na janë dhuruar edhe më parë”. Atyre u dhurohen mirësi të ngjashme dhe atje do të kenë bashkëshorte të pastra. Ata do të jenë atje (në Xhenet) përjetësisht.”. [Bekare 25]. Ose: “Për ta është përgatitur Vendi i Paqes pranë Zotit të tyre. Ai është Miku i tyre, për ato vepra që ata bënë.”. [En’am 127]. Vetëm Allahu i Lartësuar e di realitetin e kënaqësive dhe të lumturisë së shpirtrave në Xhenet. Ai thotë: “(Allahu do tu thotë): “O adhuruesit e Mi, sot nuk ka pse të frikësoheni e as pse të brengoseni! Atyre që besuan shpalljet Tona dhe ishin muslimanë (të nënshtruar ndaj Zotit)do t'u thuhet: "Hyni në Xhenet, ju dhe bashkëshortet tuaja, për tu gëzuar!" Aty do t’u shërbejnë me enë e kupa të arta. Aty ka çdo gjë që shpirti e dëshiron dhe syri e pëlqen. Aty do të jeni të përjetshëm. Ky është Xheneti që ju dhurua për veprat që keni bërë. Aty keni plot fruta, nga të cilat do të hani!” [Zuhruf 68 – 73].Një burim me ujë në xhennet qëpërdoret për ti dhënë pijeve aromë dhefreski.

76:6Страница 579

عَيۡنٗا يَشۡرَبُ بِهَا عِبَادُ ٱللَّهِ يُفَجِّرُونَهَا تَفۡجِيرٗا ٦

Рабы Аллаха будут пить из источника, давая ему течь полноводными ручьями.

Ai (kafuri)është një burim, prej të cilit do pinë adhuruesit e Allahut dhe të cilin do ta gjejnë atje ku do të dëshirojnë e me mbushulli. -Ata nuk do kenë frikë se mos u mbarohen gotat e mrekullueshme me atë pije të shijshme. Gotat nuk u mbarojnë, sepse ato mbushen nga një burim i pashtershëm, që gjithmonë rrjedh e gurgullon. Adhuruesit e Allahut do ta bëjnë këtë burim të rrjedhë ku të dëshirojnë ata, kur të dëshirojnë dhe si të dëshirojnë. Kështu, nëse dëshirojnë, ata mund ta drejtojnë atë te kopshtet e pasura me lloj-lloj bimësie, te pallatet e tyre fantastike ose në çdo drejtim që ata duan. Më pas, i Madhëruari tregon disa nga veprat e këtyre fatlumëve, që i bënë të meritonin këto mirësi:

76:7Страница 579

يُوفُونَ بِٱلنَّذۡرِ وَيَخَافُونَ يَوۡمٗا كَانَ شَرُّهُۥ مُسۡتَطِيرٗا ٧

Они исполняют обеты и боятся дня, зло которого разлетается.

(Të devotshmit)Janë ata që zbatojnë premtimet e tyre... -Ata çojnë në vend çdo detyrë me të cilën e kanë ngarkuar veten për hir të Allahut dhe çdo premtim ose besë të dhënë. Duke qenë se ata plotësojnë edhe këto detyra, që Zoti nuk ua ka detyruar, por që ata vetë ia kanë detyruar vetvetes, atëherë kjo do të thotë që, plotësimi i detyrave të vendosura nga Zoti është më i sigurt se do të kryhet nga ata....dhe i frikësohen një Dite, tmerri i së cilës është gjithëpërfshirës. -Ata frikësohen se mos i godet tmerri i asaj dite, prandaj ruhen nga çdo gjë që e shkakton këtë.

76:8Страница 579

وَيُطۡعِمُونَ ٱلطَّعَامَ عَلَىٰ حُبِّهِۦ مِسۡكِينٗا وَيَتِيمٗا وَأَسِيرًا ٨

Они дают пищу беднякам, сиротам и пленникам, несмотря на то, что она желанна и для них самих.

Janë ata që, për hir të Tij, u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe robërve. –Edhe pse mund ta dëshirojnë për vete pasurinë dhe ushqimin, ata i japin përparësi dashurisë së Allahut dhe urdhrave të Tij kundrejt dëshirave të vetes. Ata kujdesen që të ushqejnë njerëzit më të nevojshëm dhe më parësorë për këtë ndihmë, të cilët – siç i përmend Allahu i Madhëruar, – janë të varfërit, jetimët dhe robërit. Me shpenzimet dhe ushqimin e dhënë nevojtarëve, ata synojnë vetëm kënaqësinë e Allahut të Madhëruar, siç thonë më pas:

76:9Страница 579

إِنَّمَا نُطۡعِمُكُمۡ لِوَجۡهِ ٱللَّهِ لَا نُرِيدُ مِنكُمۡ جَزَآءٗ وَلَا شُكُورًا ٩

Они говорят: «Мы кормим вас лишь ради Лика Аллаха и не хотим от вас ни награды, ни благодарности!

Ne (thonë të devotshmit) po ju ushqejmë veçse për hir të Allahut dhe nuk kërkojmë prej jush ndonjë shpërblim e as falënderim.-Nuk synojmë ndonjë shpërblim material e as ndonjë lëvdatë nga ju.

76:10Страница 579

إِنَّا نَخَافُ مِن رَّبِّنَا يَوۡمًا عَبُوسٗا قَمۡطَرِيرٗا ١٠

Мы боимся от своего Господа того Мрачного и Томительного дня».

Ne i frikësohemi Zotit tonë për atë Ditë, që fytyrat i bën të zymta dhe është e llahtarshme. -Allahu i Madhëruar e ka quajtur atë ditë shumë të frikshme, të ashpër, të ankthshme dhe torturuese.

76:11Страница 579

فَوَقَىٰهُمُ ٱللَّهُ شَرَّ ذَٰلِكَ ٱلۡيَوۡمِ وَلَقَّىٰهُمۡ نَضۡرَةٗ وَسُرُورٗا ١١

Аллах защитит их от зла того дня и одарит их процветанием и радостью.

Allahu i ka ruajtur ata prej sherrit të asaj dite dhe u ka dhuruar shkëlqim e lumturi në fytyra. - Ata nuk do t’i trazojë ai tmerr i madh e gjithëpërfshirës, ndërsa melekët do t’u thonë: “Kjo është dita që ju premtohej”. Allahu i Madhëruar do t’i nderojë ata, duke u dhuruar dritë gëzimi në fytyrë dhe lumturi në zemër, mirësi të dukshme dhe të brendshme.

76:12Страница 579

وَجَزَىٰهُم بِمَا صَبَرُواْ جَنَّةٗ وَحَرِيرٗا ١٢

А за то, что они проявили терпение, Он воздаст им Райскими садами и шелками.

Për shkak se ata bëjnë durim, Ai i shpërblen me Xhenet dhe me veshje mëndafshi. - Ata tregohen të duruar në bindjen ndaj Zotit, duke kryer urdhrat e Tij aq sa kanë mundësi; tregohen të duruar kundrejt gjynaheve, duke i lënë ato dhe duke u larguar prej tyre, si edhe të duruar me kaderin e Zotit, duke mos u zemëruar dhe mos shprehur mospajtim me caktimin e Tij, por duke e pranuar atë me nënshtrim dhe dorëzim të plotë. Për këtë durim, Allahu i Madhëruar i shpërblen ata me Xhenet të mbushur plot mirësi dhe të ruajtur nga çdo gjë e keqe dhe dëmtuese. Ai i shpërblen ata edhe me veshje mëndafshi, sikurse thotë në një ajet tjetër: “Allahu i vendos në Xhenete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ata që besuan dhe bënë vepra të mira. Aty do të stolisen me byzylykë të artë e me margaritarë dhe veshjet e tyre do të jenë të mëndafshta.” [Haxh 23]. Allahu i Madhëruar e përmend në mënyrë të veçantë mëndafshin, sepse ai është diçka e dukshme, që tregon për gjendjen e mirë të njeriut që e ka veshur.

76:13Страница 579

مُّتَّكِـِٔينَ فِيهَا عَلَى ٱلۡأَرَآئِكِۖ لَا يَرَوۡنَ فِيهَا شَمۡسٗا وَلَا زَمۡهَرِيرٗا ١٣

Они будут лежать на ложах, прислонившись, и не увидят там ни солнца, ни стужи.

Ata do jenë atje, të mbështetur në kolltukë dhe nuk të do ndiejnë as të nxehtë e as të ftohtë. –Ata do jenë të mbështetur mirë, ashtu sikurse ulesh kur dëshiron të rehatohesh dhe kënaqesh. Ata do të qëndrojnë në “el erâik”, domethënë, në disa shtretër me mbulesa të zbukuruara. Atje nuk kanë për të ndier kurrë më vapë apo ftohtë, sepse klima në Xhenet nuk do të jetë as e nxehtë dhe as e ftohtë, por e butë dhe mesatare. Trupi kënaqet dhe rehatohet në këtë lloj klime të mrekullueshme.

76:14Страница 579

وَدَانِيَةً عَلَيۡهِمۡ ظِلَٰلُهَا وَذُلِّلَتۡ قُطُوفُهَا تَذۡلِيلٗا ١٤

Тени будут близки к ним, и плоды будут подчинены им полностью.

Hijet do t’u bien sipër dhe degët e pemëve (plot fruta) do t’u afrohen pranë. - Frutat i afrohen atij që i dëshiron, në çdo gjendje qoftë: i shtrirë, ulur e në këmbë, që ai t’i marrë kur të dëshirojë.

76:15–16Страница 579

وَيُطَافُ عَلَيۡهِم بِـَٔانِيَةٖ مِّن فِضَّةٖ وَأَكۡوَابٖ كَانَتۡ قَوَارِيرَا۠ ١٥

Обходить их будут с сосудами из серебра и кубками из хрусталя -

قَوَارِيرَاْ مِن فِضَّةٖ قَدَّرُوهَا تَقۡدِيرٗا ١٦

хрусталя серебряного, соразмерных размеров.

Atyre do t’u shërbehet me enë të argjendta dhe me gota të kristalta, Me gota të tejdukshme prej argjendi, që ata vetë do t’i përcaktojnë si të duan. -Mes banorëve të Xhenetit vërtiten djemtë e rinj, të cilët do t’u shërbejnë kupa të mbushura me pije të këndshme. Kupat janë prej argjendi, por janë të tejdukshme si diamanti. Është shumë e çuditshme: argjendi aq i dendur, të jetë i tejdukshëm si diamant! Allahu i Madhëruar përmend edhe një hollësi tjetër rreth atyre gotave: “...që ata do t’i përcaktojnë si të duan”. Pra, ato do të jenë aq sa të kënaqen dhe të ngopen besimtarët: as më shumë e as më pak. Nëse do ishin më të mëdha, ata do të veleshin, e nëse do ishin më të vogla, nuk të kënaqeshin ose ngopeshin plotësisht. Ka mundësi që kuptimi të jetë se: do të jenë vetë banorët e Xhenetit ata që do t’i përzgjedhin e i përcaktojnë ato, sipas dëshirës dhe shijes së tyre. Dhe ato do t’u shërbehen ashtu sikurse ata i dëshirojnë në mendjen e tyre.

76:17–18Страница 579

وَيُسۡقَوۡنَ فِيهَا كَأۡسٗا كَانَ مِزَاجُهَا زَنجَبِيلًا ١٧

Поить их там будут из чаш вином, смешанным с имбирем,

عَيۡنٗا فِيهَا تُسَمَّىٰ سَلۡسَبِيلٗا ١٨

из источника, названного Салсабилем.

Do t’u jepen gota me pije të përziera me xhenxhefil. Ai vjen prej një burimi aty, që quhet Selsebil -Në Xhenet, ata do të shijojnë gota të mbushura me pije dhe nektar, të përzier me xhenxhefil, me shije dhe aromë të mrekullueshme. Në Xhenet ndodhet në burim, që quhet Selsebil. Ai quhet kështu për shkak të bukurisë, pastërtisë dhe rrjedhshmërisë së tij çlodhëse dhe të këndshme.

76:19Страница 579

۞ وَيَطُوفُ عَلَيۡهِمۡ وِلۡدَٰنٞ مُّخَلَّدُونَ إِذَا رَأَيۡتَهُمۡ حَسِبۡتَهُمۡ لُؤۡلُؤٗا مَّنثُورٗا ١٩

Их будут обходить вечно юные отроки. Взглянув на них, ты примешь их за рассыпанный жемчуг.

Mes tyre lëvizin duke shërbyer djelmosha, që do jenë përherë të tillë... - Mes banorëve të Xhenetit, gjatë ushqimit e gostive të tyre, do të vërtiten si shërbëtorë djelmosha të vegjël shumë të bukur, që nuk rriten dhe as ndryshojnë. Kur i sheh të shpërndahen në shërbim, ata ngjajnë si margaritarë. Kjo është një kënaqësi tjetër e banorëve të Xhenetit. Shërbëtorët e tyre do të jenë djelmosha të bukur, që të gëzojnë kur i sheh, sepse ata të shërbejnë plot gaz. Kur hyjnë nëpër banesat e xhenetlinjve, nuk ka pasiguri dhe ndrojtje prej tyre. Ata përmbushin kërkesat e xhenetlinjve në çdo moment.

76:20Страница 579

وَإِذَا رَأَيۡتَ ثَمَّ رَأَيۡتَ نَعِيمٗا وَمُلۡكٗا كَبِيرًا ٢٠

Взглянув же, ты увидишь там благодать и великую власть.

...e që, kur i kundron, duken si margaritarë të shpërndarë. Kur hedh shikimin atje (në xhenet), sheh begati e pasuri të mëdha,... - Nëse i kundron, do të shihje pasuri dhe mirësi të mëdha. Nëse do të shihje pasuritë e ndonjërit prej tyre, do të mahniteshe nga kështjellat, banesat, dhomat e gdhendura e të zbukuruara, të cilat nuk mundesh t’i përshkruash. Ata zotërojnë kopshte të lulëzuara dhe plot fruta, që janë të lehta për t’u arritur dhe të shijshme. Mes këtyre kopshteve të çuditshme, rrjedhin lumenj dhe këndojnë zogj të ndryshëm këngëtarë. Të gjitha këto kënaqin zemrën dhe lumturojnë shpirtin. Atje, gjithashtu, presin gra jashtëzakonisht të bukura dhe të hijshme; të bukura nga jashtë e nga brenda, nga trupi dhe nga shpirti. Ato ua mbushin zemrat dhe shpirtin me gëzim burrave të tyre. Rreth tyre vërtiten e shërbejnë djelmosha të përjetshëm, që e shtojnë dhe plotësojnë rehatinë dhe kënaqësinë. Pastaj, mbi të gjitha këto kënaqësi dhe bukuri, qëndron lumturia më e madhe: vështrimi te Zoti i gjithësisë, tek i Gjithëmëshirshmi e Mëshirëploti, dëgjimi i fjalës së Tij, prania e afërt e Tij, kënaqësia e Zotit me ta dhe, në fund, përjetësia në këto mirësi, të cilat vetëm shtohen dhe bëhen më të larmishme. I Lartësuar dhe Lavdëruar qoftë Allahu, Mbreti, Sunduesi i gjithçkaje, i Vërteti, depot e mirësive të të Cilit nuk shterin dhe nuk pakësohen kurrë. Ashtu si cilësitë e Tij, që janë të pafundme, ashtu janë edhe mirësitë e dhuruara nga bujaria e Tij.

76:21Страница 579

عَٰلِيَهُمۡ ثِيَابُ سُندُسٍ خُضۡرٞ وَإِسۡتَبۡرَقٞۖ وَحُلُّوٓاْ أَسَاوِرَ مِن فِضَّةٖ وَسَقَىٰهُمۡ رَبُّهُمۡ شَرَابٗا طَهُورًا ٢١

На них будут зеленые одеяния из атласа и парчи. Они будут украшены серебряными браслетами, а Господь их напоит их чистым напитком.

Ata (besimtarët)janë të veshur me mëndafsh të hollë e të gjelbër dhe me mëndafsh të trashë, -Ata janë të veshur me petka të bukura prej mëndafshi jeshil të hollë (sundus) dhe me mëndafsh të trashë (istebrek), që janë nga llojet më të mira të mëndafshit.... të stolisur me bylyzykë të argjendtë. - Duart e tyre, të meshkujve dhe të femrave, janë të stolisura me byzylykë e bizhuteri argjendi. Ky është një premtim i dhënë nga Zoti, dhe premtimi i Tij patjetër që do të mbahet, sepse Ai është më Fjalëdrejti dhe i Vërteti.Dhe Zoti i tyre u jep të pinë pije të kulluar. – Do t’u jepet një lloj pijeje, që është e pastër nga çdo turbullirë dhe ndyrësi, nga njëra anë, dhe pastruese e barkut të tyre nga çdo gjë e keqe dhe e dëmshme, nga ana tjetër.

76:22Страница 579

إِنَّ هَٰذَا كَانَ لَكُمۡ جَزَآءٗ وَكَانَ سَعۡيُكُم مَّشۡكُورًا ٢٢

Таково ваше воздаяние, и ваше усердие отблагодарено.

Ky është shpërblimi për ju, sepse e keni merituar me përpjekjet tuaja. -Ky shpërblim i madh ju jepet si shpërblim për veprat që keni kryer. Madje, edhe për veprat më të vogla, Allahu Bujar dhe i Gjithëmëshirshëm ka përgatitur për ju mirësi të përjetshme të papërshkrueshme. Pasi foli për mirësitë e Xhenetit, Allahu i Madhëruar thotë:

76:23Страница 579

إِنَّا نَحۡنُ نَزَّلۡنَا عَلَيۡكَ ٱلۡقُرۡءَانَ تَنزِيلٗا ٢٣

Воистину, Мы ниспослали тебе Коран частями.

Ne ta shpallëm Kur'anin pjesë-pjesë. - Në Kur'an, i Madhëruari ka sjellë premtime dhe kërcënime, ka sqaruar gjithçka për të cilët robërit kanë nevojë dhe na urdhëron që të zbatojmë plotësisht çdo ligj dhe porosi të Tij. Për të gjitha këto nevojitet durim, prandaj Allahu i Madhëruar thotë më tej:

76:24Страница 579

فَٱصۡبِرۡ لِحُكۡمِ رَبِّكَ وَلَا تُطِعۡ مِنۡهُمۡ ءَاثِمًا أَوۡ كَفُورٗا ٢٤

Потерпи же до решения твоего Господа и не повинуйся грешникам и неверующим среди них.

Prandaj, ti bëhu i durueshëm ndaj gjykimit të Zotit tënd, e mos dëgjo asnjë gjynahqar ose jobesimtar prej tyre. – Kuptimi: Bëhu i durueshëm ndaj gjykimit të Zotit mbi fatin tënd, dhe kurrë mos ji i pakënaqur me të. Po ashtu, bëhu i durueshëm edhe ndaj gjykimit të Zotit në ligjet e Tij, duke i vënë në zbatim ato dhe duke jetuar sipas tyre. Mos lejo asgjë e asnjë të të pengojë në këtë rrugë. Mos iu bind të zhyturve në gjynahe dhe në mosbesim. Bindja ndaj gjynahqarëve e mohuesve do të të çojë patjetër në gjynahe dhe kalim kufijsh, sepse ata urdhërojnë veçse për gjëra që ua kërkon epshi i tyre pa fre. Duke qenë se, për të qenë i durueshëm dhe i qëndrueshëm të ndihmon adhurimi i Zotit dhe shtimi i kujtimit të Tij, në vijim thuhet:

76:25Страница 579

وَٱذۡكُرِ ٱسۡمَ رَبِّكَ بُكۡرَةٗ وَأَصِيلٗا ٢٥

Поминай имя твоего Господа утром и перед закатом,

Adhuroje Zotin tënd mëngjes e mbrëmje! – Pra, adhuroje Zotin në fillim dhe në fund të ditës. Këtu hyjnë namazet e detyrueshme dhe nafile-t që kryhen së bashku me to, si: dhikr-et, tesbih-et, tahlil-et, tekbir-et e çdo dhikër tjetër gjatë këtyre kohëve.Dhikr-i është kujtimi i Allahut nëpërgjithësi me çdo lloj kujtimi. Tesbih-uështë të thënurit e adhuruesit:“Subhânell-llah” i lartësuar dhe i pastërnga çdo e metë është Allahu. “Tahlil-i”është të thënurit e adhuruesit: “La ilaheil-lall-llâh” nuk ka të adhuruar me meritëveç Allahut. “Tekbir-i” është të thënurit eadhuruesit: “Allahu ekber” Allahu ështëmë i madh (se çdo gjë).

76:26Страница 580

وَمِنَ ٱلَّيۡلِ فَٱسۡجُدۡ لَهُۥ وَسَبِّحۡهُ لَيۡلٗا طَوِيلًا ٢٦

а также ночью. Падай ниц пред Ним и славь Его долгой ночью.

Bëj sexhde për Të në një pjesë të natës! -Shtoji sexhdet që bën për Zotin tënd! Por kjo mund të ndodhë veçse duke shtuar namazet e përkushtuara ndaj Tij.Madhëroje Atë natën e gjatë! - Madhëroje Allahun me tesbihe e adhurim natën e gjatë. Ky është urdhër për të madhëruar Allahun gjithë natën e gjatë. Por në suren Muzzemmil, Allahu i Madhëruar na e ka shpjeguar si dhe sa duhet ta madhërojmë Atë: “Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj: gjysmën e saj, ose diçka më pak se gjysma, ose shto pak më shumë, dhe lexoje Kur'anin me vëmendje!” [El muzzemil 2 – 4].

76:27Страница 580

إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ يُحِبُّونَ ٱلۡعَاجِلَةَ وَيَذَرُونَ وَرَآءَهُمۡ يَوۡمٗا ثَقِيلٗا ٢٧

Воистину, эти любят жизнь ближнюю и оставляют позади себя Тяжкий день.

Vërtet, ata e duan shumë këtë jetë dhe e shpërfillin Ditën e Rëndë, që i pret. – Kuptimi: Mohuesit, të cilët nuk të besojnë si profet, edhe pse u ballafaquan me shumë argumente, këshilla e paralajmërime për të pranuar të vërtetën, përsëri i japin përparësi dynjasë së shpejtë, duke e gjetur prehjen tek ajo. Ata i përkushtohen tërësisht asaj dhe e braktisin të vërtetën, duke harruar se i pret një ditë e rëndë dhe e vështirë, dita e Kijametit, gjatësia e së cilës është pesëdhjetë mijë vjet, me llogarinë tuaj. Ajo do të jetë një ditë e vështirë, sikurse thuhet në ajetin tjetër: “Të tmerruara do të jenë shikimet e tyre. Ata do të dalin prej varreve si karkaleca të shpërndarë, Duke shpejtuar drejt Lajmëtarit. Jobesimtarët do të thonë: “Kjo është ditë e vështirë”. [Kamer 7, 8]. Ata i përkushtohen kësaj bote, a thua se janë krijuar thjesht për këtu!

76:28Страница 580

نَّحۡنُ خَلَقۡنَٰهُمۡ وَشَدَدۡنَآ أَسۡرَهُمۡۖ وَإِذَا شِئۡنَا بَدَّلۡنَآ أَمۡثَٰلَهُمۡ تَبۡدِيلًا ٢٨

Мы создали их и укрепили их суставы. Но если Мы пожелаем, то заменим их подобными им.

Allahu i Madhëruar jep për ringjalljen një argument logjik, duke u kujtuar krijesave fillimin e tyre. Ai thotë:Ne i krijuam ata (njerëzit)dhe Ne e përsosëm krijimin e tyre. -Është Allahu i Lartësuar Ai që i bëri njerëzit të ekzistojnë nga hiçi. Përveç kësaj, Ai e përkreu krijimin e tyre, duke i pajisur me nerva e damarë, me organe të jashtme e të brendshme, derisa u plotësua çdo gjë. Allahu i Lartësuar e bëri trupin e njeriut në mënyrë të tillë që ai të plotësojë nevojat e veta. Atëherë, Ai që i bëri njerëzit të ekzistojnë në këtë formë, Ai është i Plotpushtetshëm që t’i ringjallë ata sërish pas vdekjes së tyre, për t’i shpërblyer. Ai i Cili i solli në këtë jetë, për të kaluar këtë fazë, nuk ka se si t’i lërë të braktisur, pa i urdhëruar e pa i ndaluar, pa i shpërblyer dhe pa i ndëshkuar, për atë që meritojnë. Më pas, Allahu i Lartësuar thotë:Kur të dëshirojmë, Ne do t’i rikthejmë ata me një krijim të ri. –Kuptimi: Do t’ju ringjallim, për t’ju dhënë një jetë tjetër. Do t’ju ringjallim të gjithëve, pa përjashtim, me një krijim të ri.

76:29Страница 580

إِنَّ هَٰذِهِۦ تَذۡكِرَةٞۖ فَمَن شَآءَ ٱتَّخَذَ إِلَىٰ رَبِّهِۦ سَبِيلٗا ٢٩

Воистину, это есть Назидание, и тот, кто желает, становится на путь к своему Господу.

Vërtet, këto janë këshilla, prandaj kush dëshiron, e gjen rrugën që e çon te Zoti i vet. - Besimtari përfiton nga këto këshilla e paralajmërime, që nxisin frikën dhe shpresën. Ai që dëshiron, mund të marrë rrugën që të çon tek Allahu i Madhëruar, i Cili, pasi e ka qartësuar mirë këtë rrugë, i ka lënë të lirë njerëzit të zgjedhin: ose të ndjekin udhëzimin e Tij, ose ta shpërfillin atë.

76:30Страница 580

وَمَا تَشَآءُونَ إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلِيمًا حَكِيمٗا ٣٠

Но вы не пожелаете этого, если не пожелает Аллах. Воистину, Аллах - Знающий, Мудрый.

Po ju mund të doni diçka, veç nëse do Allahu. Pa dyshim, Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë. –Është dëshira e Allahut ajo që ekzekutohet dhe vihet në jetë. Ai është i Urtë dhe i Gjithëditur, kur udhëzon dikë në rrugën e drejtë, ashtu siç është i Urtë dhe i Gjithëditur kur lë në humbje dhe devijim atë që zgjedh humbjen dhe devijimin.

76:31Страница 580

يُدۡخِلُ مَن يَشَآءُ فِي رَحۡمَتِهِۦۚ وَٱلظَّٰلِمِينَ أَعَدَّ لَهُمۡ عَذَابًا أَلِيمَۢا ٣١

Он вводит в Свою милость, кого пожелает, а для беззаконников Он приготовил мучительные страдания.

Atë që Ai e do, e përfshin në mëshirën e Vet. Kurse për keqbërësit, Ai ka përgatitur dënim të dhembshëm. - Ata që Allahu i ka futur në mëshirën e Tij, ata i ka veçuar me përkujdesje të veçantë, duke u bërë të mundur çdo mjet dhe rrugë për të arritur lumturinë. Është Ai që i udhëzon ata në udhë të drejtë, me mëshirën dhe urtësinë e Tij. Ndërsa për zullumqarët, të cilët kanë zgjedhur devijimin kundrejt udhëzimit, Ai ka përgatitur ndëshkim të dhembshëm. Ky ndëshkim është i drejtë për ta, për shkak të zullumit dhe armiqësisë së tyre.

Текст: Quranic Universal Library (Tarteel) через spa5k/tafsir_api (MIT), в зафиксированной версии. Аяты: Quran Foundation. Источники и лицензии

Содержание

Аят аль-Курси36Аль-Кахфстр. 42джуз 15Бухари 1Муслим 2999

Вид

Тема
Размер текста
Вид

Read in English