Ас-СаадиАн‑Наба · 78:1–40

Ас-Саади · Тафсир · на албанском

النبإ

Ан-Наба

Весть · Мекканская · 40 аятов

78:1Страница 582

عَمَّ يَتَسَآءَلُونَ ١

О чем они расспрашивают друг друга?

Për çfarë i bëjnë pyetje ata njëri-tjetrit? -Allahu i Lartësuar e nis me një pyetje, e cila përmban në vetvete edhe një kërcënim. Pra, për çfarë pyesin dhe polemizojnë ata që mohojnë ajetet dhe mrekullitë e Allahut?! Vetë Allahu i Lartësuar e sqaron se për çfarë pyesin ata me skepticizëm dhe me tallje.

78:2–3Страница 582

عَنِ ٱلنَّبَإِ ٱلۡعَظِيمِ ٢

О великой вести,

ٱلَّذِي هُمۡ فِيهِ مُخۡتَلِفُونَ ٣

относительно которой они расходятся во мнениях.

Për Lajmin e madh e tronditës, për të cilin kanë aq shumë kundërshtime e polemika. -Ata diskutojnë gjatë për Lajmin e madh, rreth të cilit kanë shumë kundërshtime, pasi e shohin atë si të pabesueshëm, megjithëse ai është i vërtetë dhe i padiskutueshëm. Nuk ka dyshim që ai do të ndodhë, por mohuesit e takimit me Allahun nuk e besojnë atë, edhe sikur t’u shfaqet çdo lloj mrekullie, derisa ndëshkimi i Allahut t’i rrëmbejë e përpijë. Më tej, i Lartësuari thotë:

78:4–5Страница 582

كـَلَّا سَيَعۡلَمُونَ ٤

Но нет, они узнают!

ثُمَّ كـَلَّا سَيَعۡلَمُونَ ٥

Еще раз нет, они узнают!

Jo, të mos pyesin, sepse ata do ta kuptojnë! Përsëri jo, se ata do ta kuptojnë! -Kur të zbresë mbi ta ndëshkimi i ashpër dhe pa kthim i Zotit, atëherë do ta kuptojnë qartë atë që nuk po e besojnë. Ditën kur t’u bëhet ‘ftesa’ e trishtueshme për në Xhehenem, të cilën ata nuk do të mund që ta refuzojnë apo t’i shmangen, atyre do t’u thuhet: “Ky është Zjarri, të cilin ju nuk e besonit!” Më poshtë, Allahu i Lartësuar numëron shumë mirësi, të cilat ua ka dhuruar njerëzve, mirësi të cilat tregojnë qartë vërtetësinë dhe sigurinë e asaj çka njoftuan dhe kumtuan profetët e Tij.

78:6Страница 582

أَلَمۡ نَجۡعَلِ ٱلۡأَرۡضَ مِهَٰدٗا ٦

Разве Мы не сделали землю ложем,

A nuk e bëmë Ne Tokën të përshtatshme për ju,... -Allahu i Lartësuar e krijoi Tokën dhe e shtroi atë, në mënyrë që njerëzit të jetojnë dhe të përfitojnë lehtë prej saj. Në të mund të mbillet, të ndërtohet, të hapen rrugë dhe të lëvizet normalisht, për të kërkuar mirësitë që Zoti ka vendosur tek ajo.

78:7Страница 582

وَٱلۡجِبَالَ أَوۡتَادٗا ٧

а горы - колышками?

... Dhe malet shtylla? -Allahu i Lartësuar i ka bërë malet si shtylla, që ta mbajnë Tokën të lidhur e të qëndrueshme. Në këtë mënyrë, Allahu i Lartësuar e ka bërë Tokën të përshtatshme, për një jetë normale. Jo vetëm kaq, por, me pamjen madhështore të maleve, Allahu i Lartësuar e ka bërë edhe më të bukur Tokën, ku ne jetojmë.

78:8Страница 582

وَخَلَقۡنَٰكُمۡ أَزۡوَٰجٗا ٨

Мы сотворили вас парами,

Ne ju krijuam në çifte. -Allahu na ka krijuar në çifte, mashkull e femër të të njëjtit lloj, me qëllim që të gjejmë prehjen dhe qetësinë te njëri-tjetri. Vendosi mes këtyre dy gjysmave, që plotësojnë njëra-tjetrën, dashurinë dhe mëshirën, prej të cilave lind dhe vazhdon jeta. Kështu, mbi bazat e dashurisë dhe të mëshirës, formohet e zhvillohet më tej shoqëria njerëzore. Përveç kësaj, Allahu i Gjithëmëshirshëm ka bërë të mundur që çifti të shijojë edhe kënaqësinë e marrëdhënieve mes tyre.

78:9Страница 582

وَجَعَلۡنَا نَوۡمَكُمۡ سُبَاتٗا ٩

и сделали ваш сон отдыхом,

Dhe gjumin jua bëmë për pushim. -Pra Allahu i Lartësuar e bëri gjumin si qetësim dhe çlodhje për ne nga gjithë ato angazhime dhe vepra të ngarkuara gjatë ditës, që nëse do të ishin të vazhdueshme do të na dëmtonin dhe lodhnin shumë, fizikisht dhe shpirtërisht.

78:10–11Страница 582

وَجَعَلۡنَا ٱلَّيۡلَ لِبَاسٗا ١٠

и сделали ночь покрывалом,

وَجَعَلۡنَا ٱلنَّهَارَ مَعَاشٗا ١١

и сделали день жалованием,

Natën jua bëmë mbulesë, dhe ditën gjallërim(për të punuar). -i Gjithëmëshirshmi e ka bërë natën dhe gjumin si mbulesë për njerëzit, që të qetësojë e çlodhë trupin e mendjen e tyre. Ndërsa ditën Ai e bëri për aktivitet, për të kërkuar mirësitë e Tij. I lavdëruar qoftë i Lartësuari, për mirësitë e tij të panumërta!

78:12Страница 582

وَبَنَيۡنَا فَوۡقَكُمۡ سَبۡعٗا شِدَادٗا ١٢

и воздвигли над вами семь твердынь,

Ne kemi ndërtuar mbi ju shtatë qiej të fortë,.. -Allahu i Lartësuar ka ndërtuar sipër nesh shtatë qiej madhështorë dhe të fuqishëm. Është i Plotfuqishmi që i mban ato në atë rregull aq preciz, që të mos shkatërrohen. Përveçse si mburojë për tokën, i Madhëruari e ka bërë qiellin me shumë mirësi, që janë të domosdoshme për jetën në Tokë. Një nga këto mirësi jetike për Tokën është edhe Ndriçuesi, pra, Dielli, të cilin i Lartësuari e përmend në mënyrë të veçantë:

78:13Страница 582

وَجَعَلۡنَا سِرَاجٗا وَهَّاجٗا ١٣

и установили пылающий светильник,

...dhe kemi vënë një Ndriçues që ngroh. -Allahu i Lartësuar e ka përshkruar Diellin me dy cilësi të tij, pa të cilat jeta në planetin Tokë do të ishte e pamundur: ai është ‘sirâxh’ - ndriçues dhe ‘uehhâxh’ - ngrohës. Pa dritën dhe ngrohtësinë e Diellit dhe pa mijëra e mijëra kushte të tjera, jeta në Tokë do të ishte e pamundur. Mos, vallë, të gjitha këto janë mbledhur rastësisht në këtë planet?!

78:14Страница 582

وَأَنزَلۡنَا مِنَ ٱلۡمُعۡصِرَٰتِ مَآءٗ ثَجَّاجٗا ١٤

и низвели из облаков обильно льющуюся воду,

Prej reve lëshojmë shi të bollshëm,... -Me rregullin e mrekullueshëm, sipas të cilit funksionon kjo gjithësi, Allahu i Lartësuar ka mundësuar që, nga retë të bjerë shi, të cilin i Gjithëmëshirshmi e ka përshkruar si ‘thexh-xhâxhâ’, pra, të bollshëm. Jo vetëm kaq, por Ai e lëshon shiun me formën më të dobishme për krijesat. Çfarë do të ndodhte nëse shiu do të binte mbi tokë dhe mbi krijesat vetëm me vrull e forcë?!

78:15–16Страница 582

لِّنُخۡرِجَ بِهِۦ حَبّٗا وَنَبَاتٗا ١٥

чтобы взрастить ею зерна и растения

وَجَنَّٰتٍ أَلۡفَافًا ١٦

и густые сады.

...që, nëpërmjet tij, të rrisim drithëra e bimë(foragjere)edhe kopshte të dendura, palë mbi palë. -Nëpërmjet shiut, i Lartësuari u jep jetë, në mënyrë të veçantë, drithërave, si: grurit, elbit, misrit, orizit etj., që janë ushqim kryesor për njerëzit, po ashtu edhe të gjithë bimëve të tjera, që Allahu i Lartësuar i ka bërë si ushqim të domosdoshëm për kafshët. Me ujin e shiut, gjithashtu, rriten pemët, çelin frytet e tyre dhe gjelbërojnë kopshtet e pyjet. Atëherë, duke qenë se Allahu i Lartësuar ju ka falur të tilla begati e mrekulli, si është e mundur që ju e mohoni dhe nuk tregoni mirënjohje ndaj Tij? Si është e mundur që ju ta quani të gënjeshtërt lajmin e Tij rreth vërtetësisë së Ditës së Gjykimit, të cilin Ai e ka sjellë nëpërmjet profetëve të Tij?! Si është e mundur që, duke shfrytëzuar mirësitë dhe begatitë e dhuruara prej Tij, ju të bëni gjynahe apo të tregoheni arrogantë dhe mospërfillës ndaj urdhrave të Tij?!

78:17Страница 582

إِنَّ يَوۡمَ ٱلۡفَصۡلِ كَانَ مِيقَٰتٗا ١٧

Воистину, День различения назначен на определенное время.

Allahu i Lartësuar na tregon se çfarë do të ndodhë Ditën e Gjykimit, ditë rreth së cilës polemizojnë mohuesit e profetëve dhe kokëfortët. Ajo është një ditë e madhe, të cilën Zoti e ka dalluar nga ditët e tjera. Ai thotë për të:S’ka dyshim se Dita e Gjykimit është caktuar. -Ajo është dita që Zoti e ka caktuar për llogarinë me drejtësi. Askush nuk do t’i shpëtojë asaj dite, sepse ajo do t’i mbledhë të gjithë.

78:18Страница 582

يَوۡمَ يُنفَخُ فِي ٱلصُّورِ فَتَأۡتُونَ أَفۡوَاجٗا ١٨

В тот день затрубят в Рог, и вы придете толпами,

Ajo është Dita, kur do t’i fryhet Surit dhe ju do të vini grupe-grupe. -Ajo është Dita e Tubimit të krijesave. Menjëherë pas fryrjes së Surit, njerëzit do të grumbullohen para Zotit të botëve për të dhënë llogari. Tronditja do të jetë aq e madhe, saqë fëmijët do të thinjen, ndërsa zemrat do të jenë të zbrazëta. Në fakt, pamjet e asaj dite janë të vështira të shpjegohen realisht. I Madhëruari thotë:

78:19–20Страница 582

وَفُتِحَتِ ٱلسَّمَآءُ فَكَانَتۡ أَبۡوَٰبٗا ١٩

и небо раскроется и станет вратами,

وَسُيِّرَتِ ٱلۡجِبَالُ فَكَانَتۡ سَرَابًا ٢٠

и горы придут в движение и станут маревом.

Qielli do të hapet e do të bëhet dyer-dyer. Malet do të shkulen e do të bëhen pluhur. -Atë ditë, në qiell do të bëhen çarje të mëdha, ndërsa malet do të bëhen pluhur dhe do të treten në ajër. Atë ditë, Allahu i Drejtë dhe Krenar do të gjykojë krijesat me drejtësinë e Tij, pa i bërë askujt padrejtësi. Tashmë, zjarri i Xhehenemit është nxirë nga nxehtësia e madhe dhe qëndron në pritë të keqbërësve jobesimtarë dhe gjynahqarë. I Lartësuari thotë:

78:21–22Страница 582

إِنَّ جَهَنَّمَ كَانَتۡ مِرۡصَادٗا ٢١

Воистину, Геенна является засадой

لِّلطَّٰغِينَ مَـَٔابٗا ٢٢

и местом возвращения для тех, кто преступает границы дозволенного.

Me të vërtetë, Xhehenemi është në pritë. Ai është vendstrehim i keqbërësve(mosbesimtarë)...- Ai do të jetë vendstrehimi dhe vendpritja i atyre që shkelin me arrogancë kufijtë e Zotit. Këta do të qëndrojnë në Xhehenem përgjithmonë, siç thotë i Lartësuari:

78:23Страница 582

لَّٰبِثِينَ فِيهَآ أَحۡقَابٗا ٢٣

Они пробудут там долгие годы,

... Ata do të mbesin atje përgjithmonë. -‘Aĥķâbâ’, sipas disa komentuesve të Kur'anit, është një periudhë prej 80 vjetësh. Pra, ata do të qëndrojnë në Xhehenem një pafundësi aĥķâbâ-sh.

78:24–26Страница 582

لَّا يَذُوقُونَ فِيهَا بَرۡدٗا وَلَا شَرَابًا ٢٤

не вкушая ни прохлады, ни питья,

إِلَّا حَمِيمٗا وَغَسَّاقٗا ٢٥

а только кипяток и гной.

جَزَآءٗ وِفَاقًا ٢٦

Это будет подобающим возмездием.

Atje nuk do të shijojnë as freski, as ndonjë pije, përveçse ujë të valë e kalbësira, si ndëshkim të merituar. -Kur të hyjnë në Xhehenem, ata nuk do të ndiejnë më freski për trupin, që do t’u digjet vazhdimisht, dhe as pije të freskët, që të shuajnë etjen e tyre. Për të pirë, atyre do t’u jepet ĥamîma, pra, ujë të përvëluar, nga nxehtësia e të cilit, vetëm sa t’u afrohet, digjet dhe shkrihet mishi dhe lëkura e fytyrës dhe këputen zorrët e barkut. Atyre u jepen për të pirë dhe ĝassâķâ, domethënë, qelbi dhe pisllëqet që dalin nga trupat që digjen në Xhehenem. Ajo është shumë e keqe, për sa i përket erës dhe mundimit që u jep banorëve të Zjarrit. Ky ndëshkim është plotësisht i merituar për ta, për shkak të veprave të tyre të ulëta dhe të shfrenuara në mosbindje ndaj të Madhëruarit. Allahu i Lartësuar nuk u bën padrejtësi, sepse janë vetë ata që shkatërrojnë veten dhe e zgjedhin rrugën e humbjes. Më tej, i Madhëruari tregon veprat e tyre, prej të cilave ata meritojnë ndëshkimin:

78:27Страница 582

إِنَّهُمۡ كَانُواْ لَا يَرۡجُونَ حِسَابٗا ٢٧

Воистину, они не надеялись на расчет

Ata nuk besojnë se do të japin llogari... -Ata nuk besojnë ringjalljen. Ata nuk besojnë që Allahu i Lartësuar do t’i llogarisë dhe shpërblejë me drejtësi njerëzit, për veprat e tyre të mira apo të këqija. Ata nuk përpiqen për ahiretin dhe as nuk shpresojnë për shpërblimin atje.

78:28Страница 582

وَكَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا كِذَّابٗا ٢٨

и полностью отрицали Наши знамения.

...dhe argumentet Tona i mohojnë me forcë. -Ata i refuzojnë haptazi dhe pa dorashka argumentet fetare, dhe pse ato janë të faktuara saktë nga profetët e Allahut. Ata i mohojnë ato thjesht me kokëfortësi dhe inat.

78:29Страница 582

وَكُلَّ شَيۡءٍ أَحۡصَيۡنَٰهُ كِتَٰبٗا ٢٩

Мы же всякую вещь подсчитали и записали.

Ne e kemi ruajtur çdo gjë me shkrim. -Allahu i Lartësuar e ka shkruar çdo gjë me përpikmëri, e madhe apo e vogël qoftë, e mirë apo e keqe qoftë ajo. Asgjë nuk i shpëton Librit të Zotit. Allahu i Lartësuar ka shkruar çdo gjë në Leuhi Mahfudh. Kështu, kriminelët nuk do të ndëshkohen kurrë për krime që nuk i kanë bërë dhe as nuk do të lihen pa marrë shpërblimin e çdo të mirë apo të keqe që kanë bërë në këtë dynja. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “Kur Libri (i punëve) do t’u vihet përpara, ti do t’i shohësh gjynahqarët të frikësuar nga shënimet në të, që do të thonë: “Të mjerët ne! Çfarë është ky libër, që nuk ka lënë asnjë vepër - të madhe apo të vogël -, pa e shënuar.” Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë bërë. Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.”. [Kehf 49].

78:30Страница 582

فَذُوقُواْ فَلَن نَّزِيدَكُمۡ إِلَّا عَذَابًا ٣٠

Вкушайте же! Мы не прибавим вам ничего, кроме мучений.

Tani vuani! Ne do t’ju shtojmë vetëm se vuajtje. -Kuptimi: Të gjithë ju që keni mohuar Shpalljen dhe takimin me të Plotpushtetshmin, vuajeni këtë dënim të dhembshëm dhe poshtërimin e përjetshëm! Çdo moment që kalon, ky dënim vetëm shtohet dhe ashpërsohet. Ky është nga ajetet më të frikshme për ndëshkimin që do të përjetojnë banorët e Zjarrit. E lusim Allahun e Lartësuar që të na ruajë nga dënimi i Zjarrit dhe poshtërimi në të!

78:31Страница 583

إِنَّ لِلۡمُتَّقِينَ مَفَازًا ٣١

Воистину, богобоязненных ожидает место спасения,

Pasi tregoi përfundimin e të dëshpëruarve, Allahu i Lartësuar vijon me premtimet për të devotshmit:- S’ka dyshim se të devotshmit do të kenë shpërblime të mëdha,... -Atyre të cilët pajisen në këtë dynja me cilësinë e takua-s, Allahu i Lartësuar u premton mefâzâ-n, pra, shpëtimin nga Zjarri dhe çdo e keqe në dynja dhe në ahiret, si dhe arritjen e çdo të mire që shpresojnë në të dyja jetët. Por kjo është e kushtëzuar me takua-n. Takua është mbrojtja nga dënimi dhe zemërimi i Allahut duke kryer urdhrat e Tij dhe duke iu larguar ndalesave të Tij, i motivuar nga dashuria për Të dhe madhërimi i Tij. Kështu, të gjithë ata që i përkushtohen Atij me bindje dhe nënshtrim, që i largohen çdo gjëje të cilën Ai e ka ndaluar, do të jenë të shpëtuar nga Zjarri dhe do të shpërblehen me mirësi të shumta. Prej mirësive që i presin këta fatlumë, i Lartësuari na tregon:

78:32Страница 583

حَدَآئِقَ وَأَعۡنَٰبٗا ٣٢

Райские сады и виноградники,

...kopshte e vreshta rrushi,... -Kopshte të mrekullueshme, plot pemë të bukura dhe bimësi të dendur. Mes frutave të mrekullueshme rrjedhin dhe gurgullojnë lumenj të kulluar. Allahu i Lartësuar e përmend në veçanti rrushin, sepse ai do të jetë i bollshëm dhe i shumëllojshëm atje, por edhe sepse ai është një nga frutat më të dashura për njerëzit.

78:33Страница 583

وَكَوَاعِبَ أَتۡرَابٗا ٣٣

и полногрудые сверстницы,

...edhe vasha të një moshe... -Ata do të kënaqen në Xhenet me gratë e tyre, që do të jenë sipas dëshirës dhe kënaqësisë së tyre. Allahu i Lartësuar i përshkruan ato si keuâib dhe si etrâbâ. El keuâib do të thotë: bukuroshe, trupderdhura, të freskëta e plot afsh, me gjoks keuâib, pra, të rrumbullakosur, që kurrë nuk i prishet forma dhe bukuria. Ndërsa etrâbâ tregon se ato janë të një moshe, por jo vetëm kaq. Etrâbâ janë ato gra që dinë të joshin dhe të kënaqin burrat e tyre. Ato janë, gjithashtu, shumë të përkushtuara dhe të dashuruara pas burrave të tyre. Ato do të jenë në moshën më të plotë dhe të freskët: tridhjetë e tre vjeçe.

78:34Страница 583

وَكَأۡسٗا دِهَاقٗا ٣٤

и полные чаши.

...edhe gota të mbushura plot(me pije të këndshme). -Ato do të jenë të mbushura me pije të mrekullueshme dhe të freskëta.

78:35Страница 583

لَّا يَسۡمَعُونَ فِيهَا لَغۡوٗا وَلَا كِذَّٰبٗا ٣٥

Они не услышат там ни пустословия, ни лжи.

Aty nuk do të dëgjojnë fjalë të kota e as gënjeshtra. -Leĝuen janë fjalët e kota, të padobishme, ndërsa kidhdhâbâ janë fjalët e këqija, të cilat e ngarkojnë njeriun me gjynahe, pra, janë fjalë të ndëshkueshme, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Ata nuk do dëgjojnë atje fjalë të kota dhe as fjalë gjynahqare. Ata do dëgjojnë veçse përshëndetje e selam pas selami.” [Uakiah]. Pastaj i Madhëruari na tregon se Ai ua dhuron shpërblimet këtyre fatbardhëve nga bujaria dhe mëshira e Tij e pakufishme:

78:36Страница 583

جَزَآءٗ مِّن رَّبِّكَ عَطَآءً حِسَابٗا ٣٦

Это будет воздаянием от твоего Господа и даром исчисленным (или щедрым, или достаточным),

Shumë shpërblime e dhurata të dhëna nga Zoti... -Këto mirësi janë dhuratë e të Madhëruarit Bujar, por edhe si shpërblim për mundin dhe veprat e tyre të mira që kanë bërë në këtë jetë. Bujaria e të Madhëruarit është shumë herë më e madhe sesa ne mund të mendojmë dhe të shpresojmë. Ai shpërblen shumë edhe për veprat e vogla, të cilat i shton me bujarinë e Tij. Madje, edhe ato vepra të mira që kryejnë të devotshmit janë prej mirësisë së Dhuruesit të mirësive. Është Ai që u jep sukses për të bërë vepra të mira, me urtësinë e Tij, dhe është po Ai që ua pranon veprat e mangëta dhe i shpërblen shumë më shumë sesa mund ta mendojnë. I lavdëruar qoftë Ai, që për këto vepra të pakta dhe të mangëta, vendosi si çmim Xhenetin dhe mirësitë e përjetshme në të.

78:37Страница 583

رَّبِّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَا ٱلرَّحۡمَٰنِۖ لَا يَمۡلِكُونَ مِنۡهُ خِطَابٗا ٣٧

Господа небес и земли и того, что между ними, Милостивого, с Которым они не посмеют даже заговорить.

Zoti i qiejve e i tokës dhe ç’ka ndërmjet tyre. Ai është i Gjithëmëshirshmi,... –Kuptimi: Ai që ua dhuroi këto mirësi është Allahu, i vetmi i Adhuruar në qiell dhe në tokë. Ai është i Gjithëmëshirshmi, Zoti i qiejve dhe i tokës. Është Ai që ka krijuar gjithçka, rregullon çështjet në qiell dhe në tokë dhe përkujdeset për krijesat. Mëshira e Tij ka përfshirë çdo gjë, por për besimtarët është një mëshirë e veçantë. Është Ai që kujdeset për ta me mëshirën e Tij të veçantë, duke i udhëzuar tek e mira dhe duke i ruajtur nga e keqja. Nëpërmjet mëshirës dhe suksesit të dhënë prej Tij, ata kanë arritur deri këtu. Pastaj i Lartësuari flet për pushtetin dhe sundimin e Tij të madh në Ditën e Gjykimit:...të Cilit askush nuk mund t’i bëjë vërejtje. -Atë ditë, asnjë krijesë nuk nxjerr zë dhe nuk flet pa iu dhënë leje. Askush nuk mund të kundërshtojë të Madhëruarin, madje nuk mundet as të flasë, qoftë edhe një fjalë, pa lejen e Tij. Ajo është vërtet një ditë shumë e madhe dhe e vështirë. E si mund të flasin ata, kur rreth e rrotull tyre do të qëndrojnë melekët madhështorë të të Madhëruarit?! Thotë i Lartësuari:

78:38Страница 583

يَوۡمَ يَقُومُ ٱلرُّوحُ وَٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ صَفّٗاۖ لَّا يَتَكَلَّمُونَ إِلَّا مَنۡ أَذِنَ لَهُ ٱلرَّحۡمَٰنُ وَقَالَ صَوَابٗا ٣٨

В тот день, когда Дух (Джибрил) и ангелы станут рядами, не будет говорить никто, кроме тех, кому позволит Милостивый, и говорить они будут правду.

Atë ditë, Xhibrili dhe melekët do të qëndrojnë të rreshtuar... -Edhe melekët do të qëndrojnë të rreshtuar dhe nuk do të flasin, veç nëse i jep leje Rahmani.Askush nuk mund të flasë, veç atij që e lejon i Gjithëmëshirshmi dhe që thotë të vërtetën. -Ai që flet duhet të plotësojë dy kushte: ta lejojë Rahmani dhe të thotë të vërtetën, sepse ajo është dita kur do të zbulohen të vërtetat.

78:39Страница 583

ذَٰلِكَ ٱلۡيَوۡمُ ٱلۡحَقُّۖ فَمَن شَآءَ ٱتَّخَذَ إِلَىٰ رَبِّهِۦ مَـَٔابًا ٣٩

Это будет истинный день, и всякий, кто пожелает, найдет способ вернуться к своему Господу.

Ajo është Dita e vërtetë... -Atë ditë, e kota nuk mund të shitet dhe të pranohet si e drejtë dhe gënjeshtra nuk bën më dobi. Pasi paralajmëroi dhe përgëzoi në ajetet e mësipërme, Allahu i Lartësuar thotë:...Prandaj, kush dëshiron, le t’i kthehet rrugës për te Zoti i vet. –Pra, ai që dëshiron të shpëtojë atë ditë, le të bëjë vepra të mira, që të jenë shpresë dhe shpëtim për të, sepse atë ditë nuk të sjell dobi dhe shpëtim asgjë, përveç veprave të mira, sipas besimit të drejtë të rrëfyer nga të dërguarit e Zotit.

78:40Страница 583

إِنَّآ أَنذَرۡنَٰكُمۡ عَذَابٗا قَرِيبٗا يَوۡمَ يَنظُرُ ٱلۡمَرۡءُ مَا قَدَّمَتۡ يَدَاهُ وَيَقُولُ ٱلۡكَافِرُ يَٰلَيۡتَنِي كُنتُ تُرَٰبَۢا ٤٠

Мы предостерегли вас от наказания близкого. В тот день человек увидит, что уготовили его руки, а неверующий скажет: «Эх, если бы я был прахом!».

Ne i kemi paralajmëruar ata(njerëzit)për një dënim të afërt... -Çdo gjë që pritet të vijë është afër. Edhe Dita e Gjykimit është shumë pranë. Të mos ju duket e largët dita e takimit me të Madhëruarin. Ajo do të jetë një ditë shumë e trishtueshme, nëse nuk fillon që tani të adhurosh Allahun e Madhëruar....Atë Ditë njeriu do të shikojë se çfarë i kanë sjellë duart e veta,... -Asgjë nuk mund të të shpëtojë atë ditë, veç nëse ke bërë vepra të mira për të kënaqur Allahun e Lartësuar. Atë ditë njeriu do të shohë se çfarë ka bërë me duart e veta, dhe kjo është vetmja shpresë për shpëtim. Për këtë arsye, në këtë botë, njeriu duhet të llogarisë vetveten dhe të rregullojë marrëdhëniet me Zotin e tij, para se të jetë shumë vonë, sikurse thuhet në Kur'an: “O ju që keni besuar! Jini të devotshëm ndaj Allahut dhe le të shikojë njeriu se çfarë ka përgatitur për nesër! Kini frikë Allahun! Nuk ka dyshim se Allahu di në detaje gjithçka që ju bëni! Mos u bëni si ata që e harruan Allahun e prandaj Allahu i bëri që të harrojnë vetveten! Ata janë të shfrenuarit. Nuk janë njëlloj banorët e Xhenetit me banorët e Xhehenemit! Banorët e Xhenetit janë të fituarit. Sikur ta zbrisnim këtë Kur'an mbi ndonjë mal, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga Allahu. Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë. Ai është Allahu, veç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me meritë. Ai është Njohësi i të fshehtës dhe të dukshmes. Ai është i Gjithmëshirëshmi Mëshirëploti. Ai është Allahu, veç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me meritë. Ai është Sunduesi i përgjithshëm, i Pastër nga çdo e metë, Shpëtimtari, Siguruesi, Mbikëqyrësi, Ngadhënjimtari, Mbizotëruesi, Krenari. I Lartësuar është Allahu nga çka i shoqërojnë. Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi! Atij i takojnë emrat më të bukur. Atë e madhëron çfarë ka në qiej e në Tokë. Ai është Ngadhënjimtari, i Urti!” [El hashr 18 – 24.]... ndërsa jobesimtari do thotë: “Ah, sikur të isha dhé!” -Jo besimtarët (qafirët) do të dëshironin të zhdukeshin dhe të mos ekzistonin më. Ata do të dëshironin të vdisnin dhe të mos ngjalleshin më, sepse ajo ditë do të jetë e mbushur me dëshpërim dhe dhimbje për ta. Çdokush që ka një mirësi, le të falënderojë Allahun e Lartësuar, ndërsa çdokush që i bie një e keqe, le të qortojë veç vetveten. E lusim Allahun që të na ruajë nga kufri dhe nga çdo e keqe tjetër, se Ai është Bamirës dhe Bujar i madh.

Текст: Quranic Universal Library (Tarteel) через spa5k/tafsir_api (MIT), в зафиксированной версии. Аяты: Quran Foundation. Источники и лицензии

Содержание

Аят аль-Курси36Аль-Кахфстр. 42джуз 15Бухари 1Муслим 2999

Вид

Тема
Размер текста
Вид

Read in English