Ас-Саади · Тафсир · на албанском
النازعات
Ан-Назиат
Исторгающие · Мекканская · 46 аятов
Allahu i Lartësuar betohet në melekët e Tij dhe në detyrat me të cilat i ka ngarkuar ata. Në zbatimin e këtyre detyrave, ata tregojnë bindje dhe nënshtrim të plotë. Ata janë zbatues të nënshtruar të urdhrave të Zotit. Janë dy shpjegime të mundshme të arsyes pse Allahu i Lartësuar bën gjithë këto betime:1.Allahu i Lartësuar i bën këto betime për të përforcuar vërtetësinë e Ditës së Gjykimit. Ky është një shpjegim i pranueshëm, sepse menjëherë pas betimeve, bëhen disa përshkrime të Ditës së Gjykimit.2.Allahu i Lartësuar është betuar në melekët, pikërisht për të treguar rëndësinë e melekëve dhe rëndësinë e besimit për melekët, besim ky i cili konsiderohet si njëri nga gjashtë shtyllat e imanit. Por duke përmendur veprat e tyre, mund të kuptojmë se betimet janë bërë edhe për të vërtetuar faktin e shpërblimit të krijesave në momentin kur u merret shpirti, dhe më pas, në Ditën e Gjykimit. Kështu, Allahu i Lartësuar thotë:Betohem për ata(melekë)që me forcë rrëmbejnë shpirtrat(e keqbërsve). -En-naziati janë melekët që e shkulin shpirtin me forcë. Këta melekë zhyten brenda trupit, derisa e nxjerrin shpirtin jashtë, për ta shpërblyer sipas veprave që ka kryer.
Dhe për ata që marrin shpirtrat(e besimtarëve)me shkathtësi, - Edhe këtu bëhet fjalë për melekët, dhe pikërisht për ata melekë që tërheqin shpirtrat me forcë dhe shkathtësi. Megjithatë, sipas një shpjegimi tjetër, nâziât janë melekët që tërheqin dhe nxjerrin shpirtrat e besimtarëve, ndërsa neshŧâ janë melekët që nxjerrin me forcë dhe dhimbje shpirtrat e qafirëve.
Dhe për ata (melekë)që me shpejtësi notojnë(mes qiellit dhe tokës), –Edhe këtu, es-sâbiĥât (notuesit) janë melekët, të përshkruar si krijesa që ngjiten dhe zbresin vazhdimisht në hapësirat qiellore.
Dhe për ata(melekë)që nxitojnë(të përmbushin urdhërat e Zotit). -Allahu i Lartësuar betohet përsëri në melekët, që tashmë i përshkruan me një cilësi tjetër. Ai i quan ata sâbiķât – nxitues, garues e parakalues. Ata nxitojnë dhe arrijnë para shejtanëve, që të marrin Shpalljen e Allahut dhe ta përcjellin atë te Profeti, pa u lejuar shejtanëve që të mund të marrin vjedhurazi ndonjë gjë prej Shpalljes.
Betohem edhe për ata(melekë)që çdo çështje rregullojnë. - Allahu i Lartësuar ka quajtur “el mudebbirât” melekët e ngarkuar me çështjet dhe veprat e kësaj dynjaje. Ata janë të ngarkuar me detyra të shumta, si me formimin dhe zbritjen e shiut, përkujdesjen për bimësinë, pemët, erërat, detet, oqeanet, embrionet në barkun e nënave, kafshët etj., por edhe ata që përkujdesen për Xhenetin, për Zjarrin etj.
79:6–7Страница 583
يَوۡمَ تَرۡجُفُ ٱلرَّاجِفَةُ ٦
В тот день сотрясется сотрясающаяся (раздастся первый трубный глас, после которого творения умрут),
تَتۡبَعُهَا ٱلرَّادِفَةُ ٧
вслед за чем последует еще одно сотрясение (раздастся второй трубный глас, после которого начнется воскрешение),
Ditën kur do të ndodhë tronditja(e madhe), pas së cilës një tjetër do të vijë! - Këtu bëhet fjalë për tronditjet e njëpasnjëshme dhe shkatërruese të Kijametit. Ato do të jenë tronditje të mëdha dhe të tmerrshme.
Atë ditë, zemrat do të jenë të tmeruara, ... - Zemrat do të jenë shumë të frikësuara dhe të tronditura nga gjithçka që do dëgjojnë dhe shohin atë ditë.
... dhe shikimet do të jenë të frikësuara. - Vështrimet atë ditë do të jenë të përulura nga tmerri. Edhe zemrat do të mbushen vetëm me frikë, duke mos lënë vend për asgjë tjetër. Shpirtrat do të jenë të trembura si asnjëherë tjetër. Të gjithë do të jenë të frikësuar, të trishtuar dhe të rraskapitur. Por megjithëse njerëzimin e pret një ditë e tillë, mohuesit e këtij takimi të madh me Zotin e gjithësisë thonë:
79:10–11Страница 583
يَقُولُونَ أَءِنَّا لَمَرۡدُودُونَ فِي ٱلۡحَافِرَةِ ١٠
Они говорят: «Неужели мы вернемся в прежнее состояние
أَءِذَا كُنَّا عِظَٰمٗا نَّخِرَةٗ ١١
после того, как станем истлевшими костями?!».
Ata(mohuesit) thonë: “A thua, do të bëhemi përsëri kështu si jemi,edhe pasi të jemi bërë eshtra të kalbura?!” -Ata, me mosbesim dhe habi, thonë: ‘Vallë, pasi të jemi tretur në tokë dhe të jemi kthyer në dhé, ne do të ringjallemi sërish?! Jo, kjo është e pamundur.’
79:12Страница 583
قَالُواْ تِلۡكَ إِذٗا كَرَّةٌ خَاسِرَةٞ ١٢
Они говорят: «Если так, то это - невыгодное возвращение!».
Ata (mohuesit)thonë: “Atëherë, ai kthim do të jetë dëshpërues për ne!” -Ata nuk e besojnë që Allahu i Lartësuar ka për t’i ringjallur dhe rikrijuar sikurse janë tani. Kjo tregon injorancën e madhe dhe paturpësinë e tyre kundrejt madhështisë së të Plotpushtetshmit. Por Allahu i Lartësuar, për t’ua qartësuar sa më thjeshtë fuqinë e Tij absolute për t’i ringjallur krijesat, thotë:
79:13–14Страница 583
فَإِنَّمَا هِيَ زَجۡرَةٞ وَٰحِدَةٞ ١٣
Но раздастся лишь один глас,
فَإِذَا هُم بِٱلسَّاهِرَةِ ١٤
и все они окажутся на поверхности земли.
Ajo do të jetë një britmë e vetme, dhe ja, ata do t’ia behin mbi sipërfaqen e tokës. -Ajo është dita kur, sapo t’i fryhet Surit, të gjitha krijesat do të dalin në faqen e tokës. Të gjithë do të ngrihen dhe do qëndrojnë duke vështruar. Allahu i Lartësuar do t’i grumbullojë dhe gjykojë, me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij. Gjykimi i Tij është i drejtë dhe çdokush do të marrë atë që meriton.
79:15–16Страница 583
هَلۡ أَتَىٰكَ حَدِيثُ مُوسَىٰٓ ١٥
Дошел ли до тебя рассказ о Мусе (Моисее)?
إِذۡ نَادَىٰهُ رَبُّهُۥ بِٱلۡوَادِ ٱلۡمُقَدَّسِ طُوًى ١٦
Вот Господь его воззвал к нему в священной долине Тува (Това):
Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit të Tij të dashur dhe të zgjedhur, Muhamedit (a.s.):A ta kanë rrëfyer historinë e Musait, kur Zoti i tij e thirri në luginën e bekuar Tuva? –Nga kjo pyetje kuptojmë se një ngjarje e madhe ka ndodhur në të shkuarën, nga e cila duhet të nxjerrim mësime. Ajo është ngjarja e Musait, kur Allahu i Lartësuar e thirri atë që prej luginës Tuva. Ky është vendi ku Allahu i Lartësuar i foli Musait dhe ku e zgjodhi atë për profetësinë, për të kryer misionin e Zotit të tij. Në luginën Tuva, Musai (a.s.) mori urdhrat nga Allahu i Lartësuar.
79:17Страница 584
ٱذۡهَبۡ إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ إِنَّهُۥ طَغَىٰ ١٧
«Ступай к Фараону, ибо он преступил границы дозволенного,
Ai i tha shko te Faraoni, se vërtet ai e ka tepruar.-Allahu i Lartësuar e dërgoi Musain (a.s.) me një mision të lartë te Faraoni, i cili i kishte kaluar kufijtë me arrogancë dhe padrejtësi. Ai e urdhëroi Musain që ta këshillonte Faraonin për të hequr dorë nga padrejtësitë dhe tirania, por duke e bërë këtë këshillë me fjalë të buta dhe të urta. Madje, e mësoi atë konkretisht se çfarë t’i thoshte Faraonit:
E thuaji atij: “A do të pastrohesh?”. -Me një stil shumë të butë dhe dashamirës, ai do ta ftonte Faraonin te diçka shumë e mirë. Kuptimi është ky: A nuk është mirë, o Faraon, që të bësh një veprim të lartë, të cilin e synojnë dhe e lakmojnë të mençurit?! A nuk është mirë që ta pastrosh veten nga ndyrësia e kufrit dhe e padrejtësisë?! A nuk është mirë që të përqafosh imanin e pastër dhe të drejtë, si dhe veprat e mira e të sinqerta për të Plotpushtetshmin Bujar?!
79:19Страница 584
وَأَهۡدِيَكَ إِلَىٰ رَبِّكَ فَتَخۡشَىٰ ١٩
Я укажу тебе путь к твоему Господу, и ты станешь богобоязнен»».
“Unë do të të udhëzoj për te Zoti yt, që t’ia kesh frikën!” -Unë të rrëfej rrugën që të çon drejt Zotit, rrugën e pastrimit të shpirtit dhe të adhurimit të Zotit. Unë të tregoj se çfarë e kënaq dhe çfarë e zemëron Zotin e Plotpushtetshëm. Unë të ndihmoj që t’i të gjesh rrugën e drejtë dhe ta kuptosh atë. Nëse e kupton të vërtetën dhe punon me sinqeritet për të kënaqur Krijuesin, në zemrën tënde do të lindë ndjenja e mrekullueshme e frikërespektit ndaj Tij. Çdokush që e njeh mirë rrugën e drejtë, pajiset me frikërespekt për të Madhëruarin dhe qëndron brenda kufijve të Tij. Megjithatë, edhe pse u ftua me stil të butë dhe dashamirës, Faraoni refuzoi t’i përgjigjet ftesës. Atëherë, Musai (a.s.) i shfaqi atij disa shenja të mëdha:
79:20–21Страница 584
فَأَرَىٰهُ ٱلۡأٓيَةَ ٱلۡكُبۡرَىٰ ٢٠
Он показал ему величайшее знамение,
فَكَذَّبَ وَعَصَىٰ ٢١
но тот счел его ложью и ослушался,
Ai i tregoi mrekullinë më të madhe, por ai e përgënjeshtroi dhe nuk u bind. -Allahu i Lartësuar e ndihmoi Musain (a.s.) me shumë mrekulli, siç ishte shkopi që u kthye në gjarpër, i cili gëlltiti të gjithë litarët e magjistarëve, që dukeshin si gjarpërinj. Shenjë tjetër ishte dora e Musait (a.s.), e cila, kur ai e fuste në gjoksin e tij, ajo dilte e bardhë dhe e ndritshme. Por, me gjithë këto shenja, Faraoni mohoi dhe e konsideroi të vërtetën e Allahut të Lartësuar si gënjeshtër. Ai refuzoi t’u bindej urdhrave të Zotit, të përcjella nga Profeti Musa (a.s.). Madje, padrejtësia dhe arroganca e tij nuk ndaloi këtu.
Pastaj i ktheu shpinën dhe u largua. -Ai u spraps nga e vërteta dhe e luftoi maksimalisht atë. Ai, me shpejtësi, mori çdo masë që të pengonte përhapjen e të vërtetës.
Bëri një tubim të madh dhe mbajti një fjalim... -Faraoni grumbulloi ushtritë dhe shërbëtorët e tij dhe u mbajti një fjalim shumë të poshtër, që tregonte për arrogancën e tij të pakufishme:
...Dhe tha: “Unë jam Zoti juaj më i lartë.” -Kjo qe vërtet një mendjemadhësi e paturpshme, që meritonte ndëshkimin, madje një ndëshkim që në këtë jetë, para atij të përjetshmit në ahiret.
79:25Страница 584
فَأَخَذَهُ ٱللَّهُ نَكَالَ ٱلۡأٓخِرَةِ وَٱلۡأُولَىٰٓ ٢٥
Тогда Аллах подверг его наказанию как в Последней жизни, так и в первой жизни.
Atëherë, Allahu e ndëshkoi atë rëndë, për këtë të fundit dhe për atë të parën. -Allahu i Lartësuar e ndëshkoi atë dhembshëm, duke e bërë mësim dhe provë për të besuar vërtetësinë e ndëshkimit në këtë jetë dhe në tjetrën. Megjithatë, jo çdokush merr mësim nga këto shenja dhe argumente. Ata që përfitojnë prej tyre janë vetëm një kategori e caktuar e njerëzish:
79:26Страница 584
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَعِبۡرَةٗ لِّمَن يَخۡشَىٰٓ ٢٦
Воистину, в этом было назидание для тех, кто богобоязнен.
Ky ndëshkim është mësim për ata që frikësohen. -Ata të cilët i frikësohen dhe e madhërojnë Allahun me dije të plotë për madhështinë e tij, pra, vetëm ata përfitojnë dhe marrin mësime nga shenjat e Allahut të Madhëruar. Kur ata mësojnë për ndëshkimin e Faraonit dhe të pasuesve të tij të verbër, ata e kuptojnë qartë se çdokush që tregohet mendjemadh dhe kryeneç ndaj urdhëresave të të Madhëruarit të Lartësuar dhe të Plotpushtetshëm, do të ndëshkohet në dynja dhe në ahiret. Ndërsa ata që janë bosh në zemër dhe nuk e njohin madhështinë e Allahut, ata nuk kanë frikërespekt për Të, prandaj atyre nuk u bën dobi asnjë lloj shenje dhe argumenti, sado i madh qoftë.
79:27Страница 584
ءَأَنتُمۡ أَشَدُّ خَلۡقًا أَمِ ٱلسَّمَآءُۚ بَنَىٰهَا ٢٧
Вас ли труднее создать или небо? Он воздвиг его,
Allahu i Lartësuar u drejtohet atyre që nuk e besojnë ringjalljen e njerëzve me një argument shumë thjesht të kuptueshëm:A është më i rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? Ai e ndërtoi atë. -O njerëz! Vallë, a mos jeni ju krijesa më madhështore apo qielli i lartë?! Ai që e ngriti qiellin dhe i vendosi atë rregullsi të përkryer është Allahu i Gjithëpushtetshëm dhe i Gjithëditur.
79:28–29Страница 584
رَفَعَ سَمۡكَهَا فَسَوَّىٰهَا ٢٨
поднял его своды и сделал его совершенным.
وَأَغۡطَشَ لَيۡلَهَا وَأَخۡرَجَ ضُحَىٰهَا ٢٩
Он сделал темной ночь его (неба) и вывел его утреннюю зарю.
E ngriti kupën e tij dhe e përsosi. Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi. -Allahu e ngriti kupën e qiellit dhe e zbukuroi pamjen e tij. Ai i dha atë madhështi dhe rregullsi, që habit çdo të mençur dhe të urtë. Natën e bëri të errët, ndërsa ditën e bëri të shkëlqejë me diell, duke u mundësuar krijesave çdo gjë të dobishme për dynjanë dhe ahiretin e tyre.
79:30–32Страница 584
وَٱلۡأَرۡضَ بَعۡدَ ذَٰلِكَ دَحَىٰهَآ ٣٠
После этого Он распростер землю,
أَخۡرَجَ مِنۡهَا مَآءَهَا وَمَرۡعَىٰهَا ٣١
вывел из нее воду и пастбища
وَٱلۡجِبَالَ أَرۡسَىٰهَا ٣٢
и утвердил на ней горы
E pastaj tokën e sheshoi. Nxori prej saj ujin dhe kullotat e saj, kurse malet ia përforcoi,.. -Pasi krijoi qiellin, Allahu i Lartësuar sheshoi tokën dhe vendosi në të çdo gjë të dobishme dhe të nevojshme për jetën e krijesave, si për shembull, ujin, kullotat etj. Malet i bëri si shtylla përforcuese, që e mbajnë tokën të qëndrueshme. Nga këto ajete mësohet se shtrimi dhe kompletimi i tokës është bërë pas krijimit të qiejve. Ndërsa krijimi i vetë tokës është bërë para krijimit të qiejve, sikurse thotë i Lartësuari në suren Fusilet 9 - 12: “Thuaju: “A ju jeni ata që nuk i besoni Atij, që e krijoi Tokën për dy Ditë dhe i shoqëroni Atij shok?! Ai është Zoti i botëve. Është Ai që vuri në Tokë male të fuqishme, e bekoi atë (Tokën) me të mira dhe brenda katër Ditëve përcaktoi të gjitha kushtet për të jetuar në të.” Ky është shpjegimi për ata që pyesin. Më pas, Ai iu drejtua qiellit, i cili ishte si tym dhe i tha atij dhe Tokës: “Bindjuni urdhrit Tim, me hir a me pahir!” Të dy (Qielli dhe Toka) thanë: “Po, i bindemi me dëshirë.”Ai krijoi shtatë qiej brenda dy Ditëve, duke i caktuar secilit qiell detyrën dhe urdhrin e tij. Dhe Ne e zbukuruam Qiellin më të afërt me drita dhe e bëmë të mbrojtur. I tillë është Krijimi (e përcaktimi) i të Plotfuqishmit të Gjithëditur.”Kështu, fillimisht, Allahu i Lartësuar krijoi tokën për dy ditë, pastaj krijoi qiejt për dy ditë të tjera, dhe pas krijimit të qiellit, Ai e shtroi tokën dhe vendosi në të gjithçka të nevojshme dhe të dobishme për jetën.
...si furnizim për ju dhe për kafshët tuaja. -Të gjitha këto mirësi, Allahu i Lartësuar i krijoi dhe i lehtësoi për njerëzit dhe kafshët. E tërë kjo do të thotë që, Ai i Cili bëri gjithë këtë krijim madhështor dhe vendosi gjërat e domosdoshme për jetën në të, pa dyshim që do të ringjallë të përgjegjëshmit ligjërisht dhe do t’i marrë në llogari për veprat e tyre. Allahu i Lartësuar do të shpërblejë me drejtësi për çdo të mirë dhe të keqe që është punuar. Kush ka bërë mirë do të shpërblehet mirë, dhe kush ka bërë keq të mos fajësojë asnjë tjetër, veç vetes. Për këtë arsye, pas gjithë këtyre shenjave, i Madhëruari flet për Ditën e Ringjalljes dhe të Shpërblimit:
79:34Страница 584
فَإِذَا جَآءَتِ ٱلطَّآمَّةُ ٱلۡكُبۡرَىٰ ٣٤
Когда же наступит Величайшее бедствие (День воскресения),
E, kur të vijë Katastrofa e madhe,.. -Kur të vijë Kijameti i madh, tmerri i pashembullt, para të cilit çdo gjë të duket e thjeshtë dhe e lehtë, atë ditë çdo prind do të shkujdeset dhe do të braktisë fëmijën e vet, nga frika e madhe. Atë ditë, burri do të braktisë gruan e vet dhe çdo i dashur do të largohet dhe do të harrojë të dashurin e vet. Ajo është dita kur:
79:35Страница 584
يَوۡمَ يَتَذَكَّرُ ٱلۡإِنسَٰنُ مَا سَعَىٰ ٣٥
в тот день человек вспомнит о том, в чем он усердствовал,
...atë ditë njeriu do të kujtojë se çfarë ka bërë. -Atë ditë, njeriu do të kujtojë se çfarë ka bërë në dynja, në jetën e provës, në jetën ku njerëzit mbjellin atë që do të korrin Ditën e Gjykimit. Atë ditë, ai do të shohë të mirat dhe të këqijat që ka kryer në dynja dhe do të dëshirojë t’u kishte shtuar veprave të mira qoftë edhe një thërrmijë të vogël, që t’i shërbente për këtë ditë të gjatë dhe të vështirë. Atë ditë, njeriu do të dëshirojë të ishte ruajtur nga të këqijat dhe të kishte bërë qoftë edhe një thërrmijë më pak nga të këqijat, që të mos i shtohet dënimi dhe trishtimi, atë ditë kur dëshpërimi i punëkëqijve do të jetë i papërshkrueshëm. Të gjithë do të binden atë ditë se lumturia apo dëshpërimi i robërve në përjetësi janë të lidhura ngushtë me veprat që kanë bërë në dynja.
Xhehenemi do të shfaqet sheshazi për atë që e sheh. -Atë ditë, Xhehenemi do të shfaqet hapur për të gjithë. Të gjithë do të shohin atë. Ai mezi pret dhe, me një zemërim të papërshkruar, është gati të gllabërojë banorët e Zjarrit, që nuk u janë bindur Allahut dhe profetëve. Xhehenemi pret vetëm urdhrin e Zotit të tij për të ndëshkuar dhembshëm ata që e meritojnë.
79:37–38Страница 584
فَأَمَّا مَن طَغَىٰ ٣٧
Тому, кто преступил границы дозволенного
وَءَاثَرَ ٱلۡحَيَوٰةَ ٱلدُّنۡيَا ٣٨
и отдал предпочтение мирской жизни,
Për sa i përket atij, që i ka kaluar kufijtë dhe i ka dhënë përparësi jetës së kësaj bote,... –Ky është ai që i ka kaluar kufijtë, duke kryer poshtërsi të mëdha dhe i ka dhënë përparësi jetës së dynjasë, duke iu përkushtuar plotësisht dhe totalisht asaj. Ai ia ka përkushtuar të gjithë kohën dhe mundin e tij arritjes dhe plotësimit të qëllimeve të kësaj jete dhe kënaqësive të saj. Ai nuk ka punuar aspak për jetën e përtejme dhe e ka shpërfillur ftesën e Allahut dhe të profetëve të Tij. Kështu, ai që ka këto cilësi, ai do të jetë banor i Xhehenemit dhe nuk do të ketë shpëtim prej tij. I Lavdëruari thotë:
...Xhehenemi do të jetë vendi i tij. –Xhehenemi do të jetë vendqëndrimi i përhershëm i tij, ku do të kalojnë veçse ndëshkim pas ndëshkimi, dëshpërim pas dëshpërimi. Ndërsa më pas, për të nxitur shpresën, Allahu i Lartësuar na flet për të lumturit:
79:40Страница 584
وَأَمَّا مَنۡ خَافَ مَقَامَ رَبِّهِۦ وَنَهَى ٱلنَّفۡسَ عَنِ ٱلۡهَوَىٰ ٤٠
Тому же, кто боялся предстать перед своим Господом и удерживал себя от страстей,
E sa për atë që i është druajtur daljes para Zotit të vet dhe e ka ndaluar veten prej lakmisë,...-Këta fatlumë karakterizohen nga dy cilësi:1.Ata i druhen qëndrimit para Zotit të tyre për të dhënë llogari dhe për t’u shpërblyer me drejtësi për veprat e bëra. Nga dija e tyre e saktë dhe e sigurt ka ardhur frikërespekti ndaj Zotit. Për këtë shkak, ata plotësojnë edhe cilësinë e dytë:2. Ata e ndalojnë veten nga dëshirat e shfrenuara dhe shkelja e kufijve të Zotit. Dëshirat e shfrenuara e shtyjnë njeriun të shkelë kufijtë e Zotit dhe të mos zbatojë urdhrat e Tij. Por këta të zgjedhur i nënshtrojnë dëshirat e tyre për të ndjekur porositë e Allahut dhe të Profetit të Tij. Ata luftojnë me vetveten dhe nuk i binden asaj për të shkelur urdhrat e Tij. Për këta të lumtur është një premtim i mrekullueshëm:
Xheneti do të jetë vendi i tij. -Ata do të kenë si vendqëndrim Xhenetin e përjetshëm, pranë të Gjithëmëshirshmit Bujar.
79:42Страница 584
يَسۡـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلسَّاعَةِ أَيَّانَ مُرۡسَىٰهَا ٤٢
Тебя спрашивают о Часе: «Когда же он настанет?».
Të pyesin Ty për Kijametin: “Kur do të ndodhë ai?". -Mohuesit e kësaj dite, ata të cilët nuk e besojnë ringjalljen dhe llogarinë me drejtësi para të Drejtit të Gjithëditur, pyesin në formë mosbesimi dhe habie se kur do të jetë kjo ditë kaq e përfolur dhe e frikshme. Allahu i Lartësuar u kthen një përgjigje shumë kuptimplotë:
Po, ku je në gjendje ti, që t’ua tregosh atë? -Çfarë dobie kanë ata dhe ti nga njohja e kohës së Kijametit?! Kjo nuk sjell asnjë dobi për ta. Pikërisht se njohja e këtij momenti nuk ka asnjë lloj dobie fetare apo të kësaj jete, Allahu i Lartësuar e ka fshehur atë dhe nuk ia ka treguar askujt prej krijesave. Madje, më e dobishme është që ajo të mbetet e fshehtë, dhe i vetmi që di për të është Allahu i Madhëruar, i Gjithëditur dhe i Urtë:
Vetëm Zoti yt e ka dijen për të. -Kjo është një dije e posaçme për Allahun e Lartësuar, sikurse thotë Ai në një ajet tjetër: “Të pyesin ty rreth Orës (së Kjametit) - kur do të ndodhë? Thuaj: “Atë e di vetëm Zoti im. Askush, veç Tij nuk mund ta zbulojë kur do të ndodhë. Kjo barrë është shumë e rëndë për gjithçka në qiej dhe në tokë. Ajo ka për të ardhur veçse befas. Ata të pyesin ty, sikur ti të kishe zbuluar dijen rreth saj. Thuaj: “Për të di vetëm Allahu”, por shumica e njerëzve nuk e dinë.”. [El earaf 187]
79:45Страница 584
إِنَّمَآ أَنتَ مُنذِرُ مَن يَخۡشَىٰهَا ٤٥
Воистину, ты - всего лишь предостерегающий увещеватель для тех, кто опасается этого.
Ti je vetëm paralajmërues i atyre që i druhen Atij. -Paralajmërimet e tua janë të vlefshme, ndikuese dhe të dobishme vetëm për ata që i frikësohen takimit me të Madhëruarin e Plotpushtetshëm. Vetëm ata që kanë frikë nga qëndrimi para të Drejtit përpiqen sinqerisht dhe përgatiten për atë ditë. Ndërsa ata të cilët nuk e besojnë si të vërtetë ringjalljen dhe llogarinë me drejtësi, ata nuk mendojnë fare për të. Kësisoj, përgjigjja për pyetje të tilla është krejt e kotë për ta, sepse ata nuk pyesin për të mësuar, por thjesht për të mohuar dhe për t’u tallur. Allahu i Lartësuar është shumë më i Ditur dhe i Urtë për t’u dhënë përgjigje këtyre të mjerëve, por të jenë të bindur ata se, ditën kur ta shohin qartazi atë që e mohojnë dhe e konsiderojnë të largët, do të dëshpërohen pa masë dhe do ta kuptojnë kotësinë e kësaj jete mashtruese, e cila ishte aq e shkurtër dhe e pavlefshme. Thotë i Lartësuari:
79:46Страница 584
كَأَنَّهُمۡ يَوۡمَ يَرَوۡنَهَا لَمۡ يَلۡبَثُوٓاْ إِلَّا عَشِيَّةً أَوۡ ضُحَىٰهَا ٤٦
В тот день, когда они увидят его, им покажется, что они провели в этом мире лишь послеполуденные часы или утро.
Ditën kur ta përjetojnë atë, atyre do t’u duket sikur nuk kanë jetuar më shumë se një mbrëmje ose një mëngjes të saj. -Mjerë për ta dhe për tregtinë e tyre aq të humbur dhe dëshpëruese!
Текст: Quranic Universal Library (Tarteel) через spa5k/tafsir_api (MIT), в зафиксированной версии. Аяты: Quran Foundation. Источники и лицензии