Ас-СаадиАль‑Аля · 87:1–19

Ас-Саади · Тафсир · на албанском

الأعلى

Аль-Аля

Всевышний · Мекканская · 19 аятов

87:1–2Страница 591

سَبِّحِ ٱسۡمَ رَبِّكَ ٱلۡأَعۡلَى ١

Славь имя Господа твоего Всевышнего,

ٱلَّذِي خَلَقَ فَسَوَّىٰ ٢

Который сотворил все сущее и всему придал соразмерность,

Madhëroje Zotin tënd, më të Lartësuarin, I Cili krijoi dhe përsosi,... -Allahu i Lartësuar urdhëron që të bëjmë tesbih për Të. Tesbih-u ndaj Tij nënkupton përmendjen shpesh të Tij, adhurimin dhe nënshtrimin ndaj lartësisë dhe madhështisë së Tij. Kjo duhet të bëhet ashtu si i shkon madhështisë së Allahut, duke përmendur emrat e Tij të bukur, duke e adhuruar Allahun ashtu siç dikton kuptimi i drejtë dhe i saktë i këtyre emrave, duke kujtuar dhe përmendur veprat e Tij madhështore dhe të urta, mes të cilave edhe fakti që Ai i ka bërë krijesat në formën më të plotë dhe të përkryer.

87:3Страница 591

وَٱلَّذِي قَدَّرَ فَهَدَىٰ ٣

Который предопределил судьбу творений и указал путь,

... i Cili përcaktoi e orientoi ... -Allahu i Lartësuar ka bërë të gjitha përcaktimet dhe i ka udhëzuar krijesat sipas këtyre përcaktimeve. Këtu bëhet fjalë për udhëzimin e përgjithshëm, i cili u shërben krijesave për të arritur dobitë vetjake, nëpërmjet të cilave rregullohet vazhdimësia e tyre në këtë jetë. Është Ai që përkujdeset për të gjitha krijesat e Tij. Çdo mirësi e kësaj dynjaje është mirësi e Tij. Prandaj, në vijim, Allahu i Lartësuar përmend disa nga këto mirësi:

87:4–5Страница 591

وَٱلَّذِيٓ أَخۡرَجَ ٱلۡمَرۡعَىٰ ٤

Который взрастил пастбища,

فَجَعَلَهُۥ غُثَآءً أَحۡوَىٰ ٥

а потом превратил их в темный сор.

...I Cili mundëson mbirjen e kullotës, e pastaj atë e bën pleh të zi! -Është Allahu që zbret shiun nga qielli dhe, nëpërmjet tij, nxjerr lloje të shumta të bimësisë, me të cilën ushqehen njerëzit, kafshët e tyre dhe çdo lloj kafshe tjetër. Më pas, Ai i bën ato të vyshken dhe të shndërrohen në pleh të nxirë. Pastaj i Lartësuari përmend mirësinë më të madhe që u ka dhuruar krijesave, Kur'anin madhështor:

87:6–7Страница 591

سَنُقۡرِئُكَ فَلَا تَنسَىٰٓ ٦

Мы позволим тебе прочесть Коран, и ты не забудешь ничего,

إِلَّا مَا شَآءَ ٱللَّهُۚ إِنَّهُۥ يَعۡلَمُ ٱلۡجَهۡرَ وَمَا يَخۡفَىٰ ٧

кроме того, что пожелает Аллах. Он знает явное и то, что сокрыто.

Ne do ta shpallim ty(Kur'anin)që të mos harrosh, Përveç asaj që Allahu dëshiron. Ai e di të dukshmen e të fshehtën. -Kuptimi: Ne do të bëjmë që Kur'ani të zërë vend në zemrën tënde, që ti ta kuptosh plotësisht atë, dhe pastaj të mos harrosh gjë prej tij. Ky është një përgëzim madhështor nga Allahu i Lartësuar drejtuar adhuruesit dhe Profetit të tij, Muhamedit (a.s.). Allahu i Madhëruar do t’i mësonte atij një dituri, që nuk kishte për ta harruar. Kjo do të thotë që Profeti (a.s.) nuk harroi asgjë prej Shpalljes së Zotit, përveç asaj që Zoti, me urtësinë e Tij, e gjykoi se ishte e dobishme që të lihej në harresë. Allahu e di shumë mirë se çfarë është e dobishme dhe çfarë e dëmshme për robërit e Tij, prandaj vendos për ta ashtu si dëshiron Ai, me urtësinë e Tij madhështore.

87:8Страница 591

وَنُيَسِّرُكَ لِلۡيُسۡرَىٰ ٨

Мы облегчим тебе путь к легчайшему.

Ne do të mundësojmë për ty më të lehtën. -Edhe ky është një tjetër përgëzim i mrekullueshëm dhe i madh për këtë Profet të zgjedhur. Allahu i Lartësuar do t’ia lehtësonte atij të gjitha çështjet, madje edhe feja e sjellë prej tij do të ishte vetëm lehtësim dhe mirësi për njerëzit.

87:9Страница 591

فَذَكِّرۡ إِن نَّفَعَتِ ٱلذِّكۡرَىٰ ٩

Наставляй же людей, если напоминание принесет пользу.

Këshillo aty ku këshilla bën dobi! -Ftoji njerëzit të zbatojnë dhe jetojnë sipas ligjit të Zotit dhe porosive të Tij. Por kjo këshillë është përkufizuar me një porosi tjetër: “Këshillo aty ku këshilla bën dobi!”, domethënë, nëse ajo dëgjohet dhe pranohet, sido që të jetë, këshillë e plotë apo e pjesshme. Ajeti tregon se, nëse këshilla nuk sjell dobi, por veçse e shton të keqen dhe e pakëson të mirën, ajo nuk është e detyrueshme, madje është e ndaluar që të bëhet. Në lidhje me këshillimin, njerëzit ndahen në dy grupe: përfitues dhe jo përfitues prej tij. Duke sqaruar të dy llojet, i Lartësuari thotë:

87:10Страница 591

سَيَذَّكَّرُ مَن يَخۡشَىٰ ١٠

Воспримет его тот, кто страшится,

Do ta pranojë këshillën ai që ka devotshmëri... -Ata që përfitojnë nga këshilla janë të pajisurit me ħashjeh, pra, me frikërespekt për Zotin. Ata i druhen qëndrimit para Zotit të tyre dhe dhënies së llogarisë. Kjo ndjenjë e bën robin që të ndalet nga gjynahet dhe të nxitojë për të kryer vepra të mira, në bindje ndaj Zotit të tij. Ndërsa mospërfituesit nga këshilla janë ata të cilët Allahu i Lartësuar i ka përshkruar me fjalët:

87:11–13Страница 591

وَيَتَجَنَّبُهَا ٱلۡأَشۡقَى ١١

и уклонится от него самый несчастный,

ٱلَّذِي يَصۡلَى ٱلنَّارَ ٱلۡكُبۡرَىٰ ١٢

который войдет в Огонь величайший.

ثُمَّ لَا يَمُوتُ فِيهَا وَلَا يَحۡيَىٰ ١٣

Не умрет он там и не будет жить.

…e do ta refuzojë atë ai që është shumë i keq, i cili do të hyjë në Zjarrin e madh, aty ku as nuk do të vdesë, as nuk do të jetojë. -Këta do të flaken në Zjarrin e ndezur fort, nxehtësia e të cilit arrin deri në zemër. Atje do të vuajë një ndëshkim të dhembshëm të pandërprerë, pa gjetur kurrë qetësi dhe shpëtim. Ata do të dëshirojnë vdekjen dhe shkatërrimin, por kjo nuk do t’u mundësohet, sikurse thotë i Lartësuari: “Ata që mohuan (Alahun) i pret zjarri i xhehenemit. Atyre as nuk u jepet fund e të vdesin (të rehatohen), e as nuk u lehtësohet ndëshkimi. Kështu e ndëshkojmë Ne çdo mohues." [Fatir 36].

87:14–15Страница 591

قَدۡ أَفۡلَحَ مَن تَزَكَّىٰ ١٤

Преуспел тот, кто очистился,

وَذَكَرَ ٱسۡمَ رَبِّهِۦ فَصَلَّىٰ ١٥

поминал имя своего Господа и совершал намаз.

Ka shpëtuar ai që është pastruar, që e kujton madhërinë e Zotit të vet dhe fal namazin. -Ka shpëtuar nga çdo e keqe dhe ka fituar çdo të mirë ai që ka këto cilësi:1. Është i pastruar, domethënë është i pastër nga shirk-u, padrejtësitë e çdo lloji dhe veset e këqija.2. Përmend madhërinë e Zotit të vet dhe falet. Zemra e tij është e mbushur me këtë përmendje, dhe kjo e shtyn atë që të bëjë vepra të mira për të kënaqur Zotin. Nga këto vepra të mira është veçuar namazi, i cili është tregues i qartë i imanit dhe pastrues i gjynaheve.Disa janë të mendimit se përcaktimi “që është pastruar” nënkupton dhënien e zekatit të fitrit, i cili është pastrim për agjëruesin, ndërsa kur thuhet: “dhe fal namazin” është për qëllim namazi i Bajramit. Por megjithëse ajeti i përfshin këto raste, nuk mund të themi se ka për qëllim vetëm ato, sepse ai është më i gjerë dhe gjithëpërfshirës.

87:16Страница 592

بَلۡ تُؤۡثِرُونَ ٱلۡحَيَوٰةَ ٱلدُّنۡيَا ١٦

Но нет! Вы отдаете предпочтение мирской жизни,

Por ju po i jepni përparësi jetës së kësaj bote... -Kuptimi: Ju e parapëlqeni dhe e vlerësoni më shumë këtë botë se ahiretin. Ju u jepni përparësi kënaqësive të saj të shkurtra dhe të përziera me lodhje dhe vuajtje, duke harruar se:

87:17Страница 592

وَٱلۡأٓخِرَةُ خَيۡرٞ وَأَبۡقَىٰٓ ١٧

хотя Последняя жизнь - лучше и дольше.

...Kur dihet se jeta e botës tjetër është më e mirë dhe e përjetshme. -Ahireti është më i mirë se dynjaja, në çdo këndvështrim. Ahireti është i përjetshëm e i mrekullueshëm, ndërsa dynjaja është vend i përkohshëm. Besimtari, i cili është i ditur dhe i zgjuar, nuk e zgjedh kurrë të keqen dhe të braktisë të mirën, nuk e zgjedh kënaqësinë e përkohshme, kundrejt kënaqësisë së përjetshme. Parapëlqimi i dynjasë kundrejt ahiretit është koka e çdo të keqeje dhe gjynahu.

87:18–19Страница 592

إِنَّ هَٰذَا لَفِي ٱلصُّحُفِ ٱلۡأُولَىٰ ١٨

Воистину, это записано в первых свитках -

صُحُفِ إِبۡرَٰهِيمَ وَمُوسَىٰ ١٩

свитках Ибрахима (Авраама) и Мусы (Моисея).

Vërtet, kjo gjendej edhe në shkrimet e hershme, Në shkrimet e Ibrahimit dhe të Musait. -Këto që po ju thuhen në këtë sure të bekuar janë të njëjta me ato që gjenden edhe në librat e parë, që Zoti u shpalli Ibrahimit dhe Musait, të cilët janë të zgjedhurit dhe ndër më të nderuarit profetë të Zotit, pas Muhamedit (a.s.). Këto porosi janë sjellë në çdo ligj të shpallur nga Zoti ndër shekuj, sepse ato janë garantuese të mirësive të dynjasë dhe ahiretit. Këtu përfundon tefsiri i sures El ea’la. Allahut i takon falënderimi dhe lavdia e plotë!

Текст: Quranic Universal Library (Tarteel) через spa5k/tafsir_api (MIT), в зафиксированной версии. Аяты: Quran Foundation. Источники и лицензии

Содержание

Аят аль-Курси36Аль-Кахфстр. 42джуз 15Бухари 1Муслим 2999

Вид

Тема
Размер текста
Вид

Read in English