Ас-СаадиАт‑Тавба · 9:40–64

Ас-Саади · Тафсир · на албанском

Ат-Тавба 9:40–64

9:40Страница 193

إِلَّا تَنصُرُوهُ فَقَدۡ نَصَرَهُ ٱللَّهُ إِذۡ أَخۡرَجَهُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ ثَانِيَ ٱثۡنَيۡنِ إِذۡ هُمَا فِي ٱلۡغَارِ إِذۡ يَقُولُ لِصَٰحِبِهِۦ لَا تَحۡزَنۡ إِنَّ ٱللَّهَ مَعَنَاۖ فَأَنزَلَ ٱللَّهُ سَكِينَتَهُۥ عَلَيۡهِ وَأَيَّدَهُۥ بِجُنُودٖ لَّمۡ تَرَوۡهَا وَجَعَلَ كَلِمَةَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ ٱلسُّفۡلَىٰۗ وَكَلِمَةُ ٱللَّهِ هِيَ ٱلۡعُلۡيَاۗ وَٱللَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٌ ٤٠

Если вы не окажете ему (Мухаммаду) поддержки, то ведь Аллах уже оказал ему поддержку, когда неверующие изгнали его. Он был одним из тех двоих, которые находились в пещере, и сказал своему спутнику (Абу Бакру): «Не скорби, ибо Аллах - с нами». Тогда Аллах ниспослал ему спокойствие и поддержал его воинами, которых вы не видели. Аллах сделал слово неверующих нижайшим, тогда как Слово Аллаха превыше всего. Аллах - Могущественный, Мудрый.

Edhe nëse ju nuk e ndihmoni, atë e ndihmon Allahu, si ditën kur mohuesit e dëbuan atë dhe ai kishte vetëm një shok. -Nëse ju nuk e ndihmoni dhe mbështesni Profetin e Tij, Muhamedin a.s, të jeni të sigurt se Allahu i Lartësuar nuk ka nevojë për ju dhe ju nuk mund ta dëmtoni Atë aspak. Allahu i Lartësuar është Ndihmuesi dhe Mbështetësi më madh i Muhamedit a.s. Madje, Allahu i Lartësuar e ka treguar mbrojtjen, mbështetjen dhe ndihmën për Profetin e Tij të dashur në momentet kur ai ishte i dobët dhe pa mbështetje, dhe në mënyrë të veçantë kur Profeti emigroi nga Meka në Medinë. Allahu i Lartësuar thotë: "...si ditën kur mohuesit e dëbuan atë dhe ai kishte vetëm një shok.". Idhujtarët e Mekës planifikuan që ta vrisnin Profetin. Ata bënë gjithçka që mundën për të arritur këtë qëllim.Kjo e shtyu Profetin që të emigronte për në Medinë.Të dy ata ishin në shpellë, kur ai i tha shokut: “Mos u trishto, se Allahu është me ne!” -Në udhëtimin e tij për në Medinë, Profeti ishte së bashku me të sinqertin Ebu Bekër (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Me të dalë nga Meka, fillimisht u strehuan në një guvë, e cila quhet Garuth Theur- Guva e Kaut. Ata qëndruan aty njëfare kohe, për t'iu ruajtur ndjekjes dhe zbulimit nga idhujtarët kurejsh. Në një gjendje kaq të vështirë, kur ata ndiqeshin nga të gjithë idhujtarët e Mekës, madje edhe u rrethuan nga armiqtë e tyre, të gatshëm për t’i vrarë, Allahu i Lartësuar zbriti ndihmën dhe mbështetjen për Profetin e Tij të dashur, me një mënyrë që askush nuk mund ta përfytyronte. Allahu i Lartësuar na tregon fjalët e dashura që Profeti (a.s)i tha shokut të tij, të sinqertit Ebu Bekër: “Mos u trishto, se Allahu është me ne!” Ebu Bekri ishte në merak për të Dashurin e Allahut, për Profetin. Ai shqetësohej se mos atë e gjente ndonjë e keqe. Por Profeti i tha fjalët qetësuese: “Mos u trishto, se Allahu është me ne!”, me mbështetjen dhe përkujdesin e Tij të mrekullueshëm.Allahu zbriti qetësinë e Vet mbi të dhe e fuqizoi me forca, që ju nuk i patë. -Allahu i Lartësuar zbriti ‘essekine’, pra, qëndrueshmërinë, prehjen dhe qetësinë e zemrave për dy miqtë e dashur. Kjo bëri që zemrat dhe shpirtrat e tyre të qetësoheshin dhe të stabilizoheshin. Allahu i Lartësuar e zbriti essekine-n fillimisht në zemrën e Profetit, i cili, kur pa shqetësimin e shokut të tij, e qetësoi me ato fjalë të ëmbla. Përveç kësaj, Allahu i Lartësuar e mbështeti me një ushtri melekësh të zgjedhur, te cilët idhujtarët nuk i panë. Melekët ishin ruajtës dhe mbështetës të këtyre dy besimtarëve, që kishin dalë në emigrim. Allahu i Lartësuar bëri që fjala dhe besimet e mohuesve të ishin më të ulëtat dhe pa ndihmë. Idhujtarët ishin tejet të sigurt në vetvete se do t'ia arrinin qëllimit të tyre për vrasjen e Profetit. Ata e menduan si një ndërmarrje të thjeshtë në fillim dhe, përveç kësaj, dhanë gjithçka që kishin për ta realizuar. Por Allahu i Lartësuar i bëri që të dilnin huq dhe të mos ia arrinin dot qëllimit të tyre. Nga ana tjetër, Allahu i Lartësuar e ndihmoi Profetin e Tij, duke e ruajtur dhe e mbrojtur prej tyre. Pikërisht për këtë lloj ndihme bëhet fjalë në ajet. Ndihma dhe suksesi prej Allahut të Lartësuar është dy llojesh:1. Ndihma kur besimtarët luftojnë kundër armikut, duke ua realizuar qëllimin e tyre. Allahu i Plotpushtetshëm bën që ata ta fitojnë luftën kundër jobesimtarëve.2. Ndihma që u ofrohet atyre muslimanëve që janë të dobët e të pafuqishëm, kundër të cilëve armiku është ngritur dhe synon që t’i dëmtojë. Në këtë rast, ndihma e Allahut është duke e larguar të keqen e armikut të tyre dhe duke i mbrojtur ata ndaj çdo lloj rreziku.Mbase lloji i dytë është ndihma më e dobishme që Allahu i Lartësuar u ofron besimtarëve. Pikërisht ndihma që Allahu i Lartësuar i ofroi Profetit të Tij, kur mohuesit e larguan atë nga Meka së bashku me shokun e tij, është e llojit të dytë. Allahu i Lartësuar thotë:Ai e poshtëroi fjalën e mohuesve, kurse fjala e Allahut është më e larta. -Fjala e Allahut’, së cilës i referohet ajeti, nënkupton ligjet e Tij universale, por edhe ligjet e fesë. Kështu, fjala e Zotit, qoftë kur bëhet fjalë për kaderin e Tij, qoftë për Sheriatin e Tij, është më e larta. Ajo do të triumfojë mbi çdo lloj fjale dhe vendimi tjetër. E si mund të jetë ndryshe, kur Allahu i Lartësuar thotë: "Është Detyrimi Ynë që të ndihmojmë besimtarët." [Rum 47]. Ose: "Ne, patjetër do t’i ndihmojmë të dërguarit Tanë dhe ata që besuan edhe në jetën e kësaj bote edhe në Ditën kur të paraqiten dëshmitë." [Gafir 51]. Ose: "...sigurisht që ushtria Jonë është fitimtare”. [Safat 173]. Nuk ka dyshim që feja e Allahut të Lartësuar ka për të triumfuar mbi të gjitha fetë dhe besimet që ekzistojnë në botë. Kjo fitore do të arrihet përmes argumentimeve dhe fakteve të qarta që ofron kjo fe madhështore, përmes ajeteve të mrekullueshme, përmes mrekullive dhe fakteve të padiskutueshme të saj. Por, gjithashtu, fitorja arrihet edhe përmes forcës që Allahu i Lartësuar u dhuron ndihmëtarëve të kësaj feje. Kjo është një dhunti që vetëm Allahu i Madhëruar mund ta japë.Allahu është Ngadhënjimtar dhe i Urtë. -Allahu i Lartësuar është Aziz – Krenar e Ngadhënjimtar. Askush nuk mund ta mposhtë Atë, por Ai është mposhtësi dhe nënshtruesi i gjithçkaje. Askush nuk mund t’i fshihet ndëshkimit dhe pushtetit të Allahut. Allahu i Lartësuar është edhe Hakim - i Urtë, që çdo gjë e vendos në vendin e vet. Me urtësinë e Tij ndodh që triumfi i besimtarëve të vonohet ndonjëherë për njëfarë kohe. Ky ajet tregon qartë gradën dhe vlerat e larta të Ebu Bekër Es-Sidikut. Ky njeri është dalluar në umet me cilësi të shumta. Kështu, ai ishte shoqëruesi i të Dashurit të Allahut të Lartësuar në hixhretin nga Meka në Medinë. Të gjithë muslimanët janë dakord se ky ajet flet pikërisht për Ebu Bekrin. Për këtë arsye, çdokush që e mohon se Ebu Bekri ishte shoqëruesi i Profetit në këtë ngjarje, konsiderohet qafir, sepse në këtë mënyrë ai ka mohuar Kur'anin, i cili e ka treguar qartë një gjë të tillë. Gjithashtu, në ajet tregohet vlera e lartë e essekine-s, domethënë, e qetësisë dhe e forcimit të shpirtit, që Allahu i Lartësuar e jep me mëshirën e Tij. Ajo është nga mirësitë më të mëdha që Allahut të Lartësuar ia dhuron robit të Vet gjatë momenteve të vështirësisë, frikës dhe ankthit, kur zemra zakonisht tronditet dhe kapet nga paniku. Në fakt, essekine jepet në varësi të diturisë, besimit dhe sigurisë së njeriut rreth Allahu të Madhëruar, por edhe në varësi të guximit e trimërisë së tij personale. Nga ajeti mësojmë se ankthi dhe frika janë ndjenja që mund të përfshijnë edhe zemrat e robërve më të dalluar dhe të sinqertë të Allahut të Lartësuar. Megjithatë, kur ndodh kjo, njeriu duhet menjëherë të përpiqet t’i largojë ato prej vetes, sepse ato e dobësojnë dhe ia ulin vlerat. Largimin e tyre e ndihmon essekine-ja, ose prehja dhe siguria në premtimin e Allahut të Lartësuar, se Ai është ndihmuesi i besimtarëve. Allahu i Madhëruar gjithmonë synon më të mirën për besimtarët, mjafton që ata të tregojnë devotshmëri dhe nënshtrim të plotë ndaj Tij.Plani i Kurejshëve për vrasjen e Profetit a.s. Mushrikët e Mekës po e shihnin me sytë e ballit se Profeti a.s. me shokë, po përgatiteshin për diçka! Ata jo më kot ngritën familjet, gratë, fëmijët dhe pasuritë e tyre për të shkuar drejt Eusit dhe Hazrexhit. Ata e kuptuan se pikëmbërritja e muhaxhirëve vlente për mbrojtje dhe për përgatitje. E çfarë mund të mendonin tjetër, kur Eusi dhe Hazrexhi ishin fise luftarake, të ashpër dhe të egër në luftë?! Çdo ditë e më tepër, mushrikët i friksonte mendimi se Profeti a.s. do të dilte nga Meka e do të bashkohej me ta. Pastaj, sigurisht, çështjet do të ndryshonin shumë. Kjo i detyroi të mblidheshin në shtëpinë apo sallën e tyre të kuvendit, të quajtur Darul Nedue. Askush prej parisë nuk mungoi në këtë mbledhje kaq të rëndësishme, për të diskutuar rreth çështjes dhe situatës së frikshme që pritej. I pranishëm, pa dyshim, ishte edhe miku dhe aleati i tyremë i flaktë, Iblisi, në formën e një plaku të moçëm prej banorëve të Nexhdit, i mbështjellë plotësisht me rrobën e vet. Diskutuan gjerë e gjatë rreth çështjes së Profetit a.s. dhe çdokush dha mendimin e vet për çështjen. Por ky ‘plak i moçëm’ nuk ndalte së hedhuri poshtë mendimet dhe propozimet e shfaqura, deri në momentin kur Ebu Xhehli foli e tha:– Më ka ardhur një ide, që s’besoj se i ka shkuar në mend ndonjërit.– Pa të dëgjojmë, – i thanë.– Unë mendoj që, nga çdo fis i Kurejshëve, ne të zgjedhim djalin më të fortë, t’u japim nga një shpatë të mprehtë, dhe të gjithë këta ta godasin si një dorë e vetme. Në këtë mënyrë, gjaku i tij do të shpërndahet mes të gjitha fiseve, dhe Benu Abdil Menaf nuk do të dijë si të veprojë. Sigurisht, ata nuk do të mendojnë të hapin luftë kundër të gjithë fiseve, dhe për këtë arsye do të pranojnë kompensimin e gjakut të tij, që ne do t’ua ofrojmë.– Ky po, që është mendim, – tha ‘plaku i moçëm’ dhe e lëvdoi folësin duke thënë: “I madh ky djalosh!” Me këtë vendim u mbyll mbledhja, dhe u shpërndanë. Por nuk vonon, dhe Xhibrili a.s. shkon te Profeti a.s., duke e lajmëruar për këtë vendim, dhe kështu e urdhëron Profetin a.s. që të mos flinte në shtratin e tij atë natë. Në mesditë, në një orë të pazakontë për vizitë, Profeti a.s. shkon tek Ebu Bekri dhe i thotë: “Nxirri pak jashtë ata që ke aty!” Ebu Bekri i drejtohet: “Eja, se brenda është vetëm familja jote, o i Dërguari i Allahut!” Por Profeti a.s. i tregon: “Allahu i Lartësuar më ka dhënë lejen për t’u larguar.” Ebu Bekri e pyeti: “Unë kam të drejtën e shoqërimit, o i Dërguari i Allahut?” – “Po” – iu përgjigj Profeti a.s. – “Atëherë merr cilën kafshë të duash!” Profeti a.s. i tha: “Po, por me çmimin përkatës.” Profetit a.s. urdhëroi Aliun që atë natë të flinte në shtratin e Profetit a.s. Grupi i kurejshëve u mblodhën dhe filluan të vrojtonin nga e çara e derës për të hetuar Profetin a.s. e për ta kapur atë në befasi. Po këshilloheshin se kush do të qe ai fatzi që do t’i gjuante i pari. E pra, mu para hundës se tyre, del Profeti a.s. duke kënduar Kuran, e duke hedhur dhé mbi koka. Ai lexonte: “Ne u kemi vënë atyre pengesa nga para dhe nga mbrapa dhe ua kemi mbuluar sytë, prandaj ata nuk shohin”. (Jasin 9). Zadul mead vëll 3.

9:41Страница 194

ٱنفِرُواْ خِفَافٗا وَثِقَالٗا وَجَٰهِدُواْ بِأَمۡوَٰلِكُمۡ وَأَنفُسِكُمۡ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِۚ ذَٰلِكُمۡ خَيۡرٞ لَّكُمۡ إِن كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ ٤١

Выступайте в поход, легко ли это вам будет или обременительно, и сражайтесь на пути Аллаха своим имуществом и своими душами. Так будет лучше для вас, если бы вы только знали.

Allahu i Lartësuar thërret besimtarët e Tij të sinqertë për të luftuar në rrugën e Tij:Dilni në luftë, le t’ju duket e lehtë apo e rëndë dhe luftoni në rrugën e Allahut me pasurinë dhe me veten tuaj! -Ngrihuni në luftë, qoftë kur e ndjeni të vështirë, qoftë kur iu duket e lehtë, qoftë kur e ndjeni veten të gjallë, të fortë e me vullnet, qoftë dhe kur e ndjeni veten të plogësht, të dobët dhe të pafuqishëm, qoftë në të nxehtë, qoftë në të ftohtë, pra, në çdo gjendje tuajën. Luftoni me pasurinë, veten dhe me të gjitha energjitë tuaja në rrugën e Allahut të Lartësuar. Kjo tregon se, ashtu sikurse është detyrë lufta në rrugën e Zotit të Madhëruar me trupin tënd, po ashtu është detyrë edhe lufta me pasurinë tënde. Pastaj Allahu i Lartësuar thotë:Kjo është gjëja më e dobishme për ju, nëse e kuptoni. -Xhihadi me pasurinë dhe veten tuaj është më i mirë për ju, sepse ai sjell kënaqësinë e Allahut të Lartësuar dhe arritjen e gradave të larta tek Ai. Lufta sjell, gjithashtu, triumfin dhe lartësimin e fesë së Allahut të Madhëruar. Gjithashtu, ajo ju fut në grupin e atyre që janë cilësuar si ‘ushtria e Allahut’. Në vijim, Allahu i Lartësuar na tregon se, nëse do të ishte për të fituar ndonjë pasuri materiale të kësaj bote, që është e lehtë të arrihet dhe, nëse do të ishte ndonjë udhëtim i shkurtër dhe pa vështirësi, pa dyshim që ata do të kishin shkuar:

9:42Страница 194

لَوۡ كَانَ عَرَضٗا قَرِيبٗا وَسَفَرٗا قَاصِدٗا لَّٱتَّبَعُوكَ وَلَٰكِنۢ بَعُدَتۡ عَلَيۡهِمُ ٱلشُّقَّةُۚ وَسَيَحۡلِفُونَ بِٱللَّهِ لَوِ ٱسۡتَطَعۡنَا لَخَرَجۡنَا مَعَكُمۡ يُهۡلِكُونَ أَنفُسَهُمۡ وَٱللَّهُ يَعۡلَمُ إِنَّهُمۡ لَكَٰذِبُونَ ٤٢

Если бы их ожидали близкая нажива и легкая дорога, то они последовали бы за тобой. Но расстояние показалось им дальним, и они будут клясться Аллахом: «Если бы мы могли, то непременно отправились бы с вами». Они губят себя, и Аллах знает, что они являются лжецами.

Sikur të kishte qenë ndonjë fitim i shpejtë dhe udhëtim i lehtë, ata do të kishin ardhur pas teje; por për ta ajo ishte një rrugë e gjatë dhe e rëndë. -Udhëtimi për të shkuar në luftë kundër romakëve iu duk shumë i gjatë dhe i vështirë, prandaj ata u treguan të plogësht dhe nuk lëvizën që të shkonin bashkë me Profetin. Kjo nuk ishte një sjellje që shprehte devotshmëri ndaj Allahut të Lartësuar. Adhurues i vërtetë i Allahut të Lartësuar është ai që i nënshtrohet dhe e adhuron Atë në të gjitha gjendjet. Adhuruesi i vërtetë i bindet Zotit në të gjitha kërkesat dhe porositë që Ai jep. Adhurues i vërtetë është ai i cili e realizon adhurimin e Allahut të Lartësuar qoftë kur bëhet fjalë për çështje të thjeshta, qoftë kur bëhet fjalë për çështje të vështira. Në vijim thotë Allahu i Lartësuar:Ata do të betohen në Allahun: “Sikur të kishim mundësi, do të dilnim me ju.” -Ata do të justifikohen duke nxjerë lloj lloj arsyesh për t’u shfajësuar, madje do të betohen përpara teje për këto çështje. Në të vërtetë, kështu ata shkatërrojnë vetveten:Ata kështu shkatërrojnë veten e tyre. Allahu e di se ata janë gënjeshtarë. -Duke mos marrë pjesë në luftë dhe duke sjellë lloj lloj justifikimesh, që nuk janë të vërteta, ata thjesht shkatërrojnë vetveten. Allahu i Lartësuar thotë: "Allahu e di se ata janë gënjeshtarë." Këto qortime dhe fjalë të rënda janë në adresë të hipokritëve, të cilët nuk iu përgjigjën kushtrimit të dhënë nga Profeti për të marrë pjesë në luftën e Tebukut. Të gjithë këta nxorrën lloj lloj justifikimesh për të mos marrë pjesë në luftë. Profeti ua pranoi justifikimet pa i hetuar dhe pa u kërkuar shpjegime të hollësishme, që të shihej cili ishte i sinqertë dhe cili ishte shtiracak. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e qorton Profetin e Tij që u nxitua të pranonte justifikimet e tyre:

9:43Страница 194

عَفَا ٱللَّهُ عَنكَ لِمَ أَذِنتَ لَهُمۡ حَتَّىٰ يَتَبَيَّنَ لَكَ ٱلَّذِينَ صَدَقُواْ وَتَعۡلَمَ ٱلۡكَٰذِبِينَ ٤٣

Да простит тебя Аллах! Почему ты разрешил им остаться дома, пока тебе не стало ясно, кто говорит правду, а кто является лжецом?

Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit të Tij të dashur Muhamedit me këto këshilla të vyera:Allahu të faltë! -Të faltë Zoti dhe t’i mbuloftë gabimet e tua! Pastaj i Lartësuari e këshillon për mënyrën se si duhet të sillet me munafikët. Për ata është më mirë që t’u dalë në shesh e vërteta që gjendet në gjoksin e tyre dhe jo të mbahet fshehur. Ai thotë:Përse i lejove ata të iknin para se të mësohej se cilët ishin të sinqertë dhe cilët ishin gënjeshtarë? -Nëse nuk do t’u jepje leje që të mos merrnin pjesë në luftë, do të bëhej e mundur që të dalloje munafikët, duke u nxjerrë në shesh atë që fshehin në zemër. Vetëm nëpërmjet sprovës dallohet i sinqerti nga mashtruesi. Në këtë mënyrë, ti do t'u jepje leje për të mos marrë pjesë në luftë vetëm atyre që janë vërtet të justifikuar. Allahu i Lartësuar na tregon se besimtarët e vërtetë nuk i bëjnë bisht luftës:

9:44Страница 194

لَا يَسۡتَـٔۡذِنُكَ ٱلَّذِينَ يُؤۡمِنُونَ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِ أَن يُجَٰهِدُواْ بِأَمۡوَٰلِهِمۡ وَأَنفُسِهِمۡۗ وَٱللَّهُ عَلِيمُۢ بِٱلۡمُتَّقِينَ ٤٤

Те, которые веруют в Аллаха и в Последний день, не спрашивают у тебя дозволения на то, чтобы сражаться своим имуществом и своими душами. Ведь Аллах знает богобоязненных.

Ata që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit, nuk kërkojnë leje për të mos luftuar me pasurinë dhe me vetet e tyre. -Besimtarët nuk do të kërkonin kurrë leje që të mos vinin në luftë, qoftë me pasurinë, qoftë me veten e tyre, sepse ata kanë në zemër dëshirën për të mirën dhe për shpërblim nga Allahu. Pikërisht kjo dëshirë e fortë dhe besimi i tyre i sinqertë i bën të kërkojnë me ngulm që të marrin pjesë në xhihad, pa qenë e nevojshme që dikush t’i nxisë për këtë.Allahu i di mirë të devotshmit. -Allahu i Lartësuar është i Gjithëditur për të devotshmit, prandaj ka për t’i shpërblyer ata për çdo gjë të mirë që bëjnë. Allahu i Lartësuar e di shumë mirë se ndër shenjat e të devotshmëve është që ata kurrë nuk kërkojnë leje që t’i bëjnë bisht xhihadit. Përkundrazi, ata që duan t’i shmangen luftës për të lartësuar fjalën e Allahut janë të tjerë njerëz, me cilësi të tjera:

9:45Страница 194

إِنَّمَا يَسۡتَـٔۡذِنُكَ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِ وَٱرۡتَابَتۡ قُلُوبُهُمۡ فَهُمۡ فِي رَيۡبِهِمۡ يَتَرَدَّدُونَ ٤٥

У тебя просят дозволения остаться дома только те, которые не веруют в Аллаха и в Последний день, сердца которых испытывают сомнение. И по причине своего сомнения они пребывают в замешательстве.

Leje kërkojnë vetëm ata që nuk besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit, ata, në zemrat e të cilëve ka pasiguri dhe enden në dyshimet e tyre. -Së pari, janë ata të cilët nuk kanë besim të plotë. Së dyti, ata nuk kanë siguri të plotë rreth premtimit të Allahut të Lartësuar dhe gjithçkaje që lidhet me të. Duke mos pasur iman të plotë dhe as siguri në premtimin e Zotit, atëherë vullneti dhe ambicia për të bërë vepra të mira janë të mangëta. Ata kërkojnë leje për t’u larguar nga lufta, sepse nuk e përballojnë dot atë. Allahu i Lartësuar thotë që: "ata enden në dyshimet e tyre." - Ata vazhdojnë të jenë në dyshime, të lëkundur dhe të çoroditur, me iman të dobët dhe siguri të vogël.

9:46Страница 194

۞ وَلَوۡ أَرَادُواْ ٱلۡخُرُوجَ لَأَعَدُّواْ لَهُۥ عُدَّةٗ وَلَٰكِن كَرِهَ ٱللَّهُ ٱنۢبِعَاثَهُمۡ فَثَبَّطَهُمۡ وَقِيلَ ٱقۡعُدُواْ مَعَ ٱلۡقَٰعِدِينَ ٤٦

Если бы они желали выступить в поход, то приготовились бы к этому. Однако Аллах не пожелал, чтобы они отправились в поход, и задержал их. Им было сказано: «Отсиживайтесь вместе с теми, кто остался отсиживаться».

Nëse vërtet do të kishin dashur të shkonin, me siguri do të kishin bërë ndonjë përgatitje. -Allahu i Lartësuar na qartëson se të gjithë ata munafikë që i bënë bisht luftës, edhe më parë kishin shfaqur shumë shenja, nga të cilat kuptohej se ata asnjëherë nuk kishin qëllim të shkonin në luftë. Allahu i Lartësuar tregon se justifikimet e tyre për të mos dalë në luftë ishin të kota, të pabaza dhe të pavlefshme. Justifikim i vërtetë është kur njeriu ka bërë gjithçka të mundshme, me pasurinë dhe aftësitë e tij, për të marrë pjesë në luftë, dhe nuk ka arritur ta bëjë një gjë të tillë, me arsye të pranueshme nga Sheriati. Ndërsa për munafikët, Allahu i Lartësuar thotë: "Nëse vërtet do të kishin dashur të shkonin, me siguri do të kishin bërë ndonjë përgatitje." Ata do të kishin marrë të gjitha masat, duke shfrytëzuar çdo rrugë të mundshme për të arritur një gjë të tillë. Por duke qenë se ata nuk u përgatitën dhe nuk bënë asgjë për hir të këtij qëllimi, kjo tregon se ata kurrë nuk e kishin dëshiruar vajtjen në këtë luftë.Por Allahu nuk e pëlqeu pjesëmarrjen e tyre; prandaj i sprapsi, duke u thënë: “Qëndroni aty me ata që rrinë!” -Allahu i Madhëruar nuk deshi që ata të vinin së bashku me ju në këtë luftë për hir të Tij. Për këtë arsye, me përcaktimin e Tij të urtë dhe të drejtë, Ai i bëri që të rëndoheshin dhe të mos e dëshironin pjesëmarrjen në luftë, edhe pse në Sheriat Ai i kishte urdhëruar për luftë. Madje, Ai i pajisi me të gjitha gjërat e nevojshme për të arritur diçka të tillë, nëse vërtet do të dëshironin. Por, me urtësinë e Tij, Allahu i Lartësuar nuk dëshiroi që ata të merrnin pjesë në atë luftë, prandaj i bëri që të rëndoheshin në tokë dhe të mos e dëshironin atë. Kështu, me urtësinë dhe diturinë e Tij absolute, Allahu vepron mbi dëshirat dhe veprat të hapura apo të fshehta të njerëzve. I Gjithëdituri tha: “Qëndroni aty me ata që rrinë!” Ai i bëri që të qëndronin me gratë dhe të pamundurit, të cilët vërtet kishin arsye. Pastaj Allahu i Lartësuar përmend urtësinë e këtij vendimi për këtë kategori njerëzish:

9:47Страница 194

لَوۡ خَرَجُواْ فِيكُم مَّا زَادُوكُمۡ إِلَّا خَبَالٗا وَلَأَوۡضَعُواْ خِلَٰلَكُمۡ يَبۡغُونَكُمُ ٱلۡفِتۡنَةَ وَفِيكُمۡ سَمَّٰعُونَ لَهُمۡۗ وَٱللَّهُ عَلِيمُۢ بِٱلظَّٰلِمِينَ ٤٧

Если бы они выступили в поход вместе с вами, то не прибавили бы вам ничего, кроме беспорядка, торопливо ходили бы между вами и сеяли бы между вами смуту. Среди вас найдутся такие, которые станут прислушиваться к ним. Аллах знает беззаконников.

Edhe sikur të dilnin me ju, ata nuk do t’ju shtonin asgjë tjetër, veç çrregullime, duke përçarë rradhët tuaja (me shpifje e intriga). -Edhe sikur të vinin me ju, do t’ju shkaktonin veçse probleme dhe dobësi. Ata do të përpiqeshin të fusnin fitne mes rradhëve tuaja, duke prishur unitetin. Ata gjithmonë synojnë përçarjen dhe futjen e armiqësisë mes jush. E keqja e munafikëve bëhet edhe më e rrezikshme edhe për një shkak tjetër:Ka prej jush që i dëgjojnë ata. -Në radhët tuaja ka edhe mendjelehtë, që i dëgjojnë munafikët, sepse janë të mashtruar pas tyre. Kështu, nëse do të vinin me ju në luftë, munafikët do të sillnin një dëm të paimagjinueshëm për ju, duke ndikuar lehtë tek ata që ua dëgjojnë fjalën. Kështu, urtësia e Allahut për të mos e bërë të mundur pjesëmarrjen e tyre në luftë, ishte treguese e mëshirës së tij të pakufishme me besimtarët e Tij të sinqertë. Kjo tregon për kujdesin e madh të Allahut për të zgjedhurit e tij. Ai kurrë nuk do ta lejonte që mes tyre të futej dikush që, jo vetëm që nuk u sillte dobi, por i dëmtonte ata.Allahu di gjithçka për të padrejtët. -Prandaj dhe u mëson adhuruesve të Tij të sinqertë cilësitë e munafikëve dhe dëmin e shoqërimit me ta.

9:48Страница 195

لَقَدِ ٱبۡتَغَوُاْ ٱلۡفِتۡنَةَ مِن قَبۡلُ وَقَلَّبُواْ لَكَ ٱلۡأُمُورَ حَتَّىٰ جَآءَ ٱلۡحَقُّ وَظَهَرَ أَمۡرُ ٱللَّهِ وَهُمۡ كَٰرِهُونَ ٤٨

Они и раньше домогались смуты и замышляли против тебя козни, пока не явилась истина и не проявилось веление Аллаха, хотя это и было им ненавистно.

Ata, edhe më parë kanë tentuar përçarjen tuaj dhe t’i kanë ngatërruar çështjet, derisa ty të erdhi e Vërteta dhe ngadhënjeu vendimi i Allahut, edhe pse ata e urrenin shumë këtë gjë. -Ata kanë tentuar përçarjen tuaj edhe më parë, kur ju emigruat në Medinë. Ata bënë çdo gjë për të ngatërruar punët tuaja. Ata thurnin plane dhe intriga për të penguar thirrjen dhe për të shkatërruar fenë tuaj. Nuk lodheshin asnjëherë për të arritur këtë qëllim, derisa erdhi e vërteta dhe ngadhënjeu vendimi i Allahut, edhe pse ata e urrenin. Kotësia dhe synimet e tyre të poshtra u asgjësuan. Këta lloj njerëzish e merituan që Allahu i Madhëruar të paralajmëronte besimtarët e sinqertë prej tyre, prandaj muslimanët nuk duhet të shqetësoheshin aspak për mospjesëmarrjen e tyre në luftë.

9:49Страница 195

وَمِنۡهُم مَّن يَقُولُ ٱئۡذَن لِّي وَلَا تَفۡتِنِّيٓۚ أَلَا فِي ٱلۡفِتۡنَةِ سَقَطُواْۗ وَإِنَّ جَهَنَّمَ لَمُحِيطَةُۢ بِٱلۡكَٰفِرِينَ ٤٩

Среди них есть и такой, который говорит: «Позволь мне остаться дома и не искушай меня!». Безусловно, они уже впали в искушение. Воистину, Геенна объемлет неверующих.

Prej tyre ka edhe të tillë që thonë: “Më jep leje e mos më sprovo!” -Ka munafikë që të kërkojnë leje për të mos marrë pjesë në luftë, me një justifikim të çuditshëm duke thënë: “Me jep leje e mos më sprovo! Domethënë, më jep leje mua, që të mos marr pjesë në luftë, sepse atje do të përballem me gratë e Beni Asfer, dhe unë nuk i përballoj dot ato.” Kështu tha El Xhed Ibn Kajsi (Allahu e poshtëroftë dhe e shëmtoftë!). Duke qenë hipokrit, ai pretendoi se kishte qëllim të mirë në vetvete. Nëse marr pjesë në këtë luftë, - pretendonte ai, - unë do të përballem me një sprovë të vështirë, prandaj unë dua vetëm që t'i ruhem të keqes. Por Allahu i Madhëruar i demaskon këta lloj njerëzish, duke thënë:Por ata tashmë kanë rënë në sprovë -Edhe nëse e marrim si të mirëqenë pretendimin e tyre, ai është i gabuar, sepse shmangia nga lufta është e keqe më e madhe. E ku ka ligësi më të madhe sesa mosbindja ndaj Allahut dhe ndaj të Dërguarit të Tij?! Paturpësia për të rënë në këtë gjynah të madh është vepër shumë e rëndë. Nga ana tjetër, lufta me vështirësitë e saj nuk mund të krahasohet me shpërfilljen e kushtrimit të Zotit dhe të Profetit dhe dëmet që ai shkakton. Aq më tepër që ‘sprova’ e supozuar prej tyre nuk ishte e sigurt se do të ndodhte. Por edhe sikur të ishte e sigurt, ajo duhej përballuar ashtu si çdo sprovë tjetër që i shoqëron ndonjëherë adhurimet ndaj Zotit. Prandaj i Madhëruari i kërcënon ata, duke thënë:dhe Xhehenemi do t'i rrethojë mohuesit(në të gjitha anët). -Ata nuk mund t’i shpëtojnë Xhehenemit dhe askush nuk mund t'i çlirojë e mbrojë ata prej tij.

9:50Страница 195

إِن تُصِبۡكَ حَسَنَةٞ تَسُؤۡهُمۡۖ وَإِن تُصِبۡكَ مُصِيبَةٞ يَقُولُواْ قَدۡ أَخَذۡنَآ أَمۡرَنَا مِن قَبۡلُ وَيَتَوَلَّواْ وَّهُمۡ فَرِحُونَ ٥٠

Если тебе достается благо, это огорчает их. Если же тебя постигает беда, они говорят: «Мы заранее приняли меры предосторожности для себя». И они уходят, забавляясь.

Nëse ty të vjen ndonjë e mirë, ata trishtohen e nëse të godet ndonjë e fatkeqësi, ata thonë “Ne kemi qenë të kujdesshëm për çështjen tonë edhe më parë.” dhe kthehen të gëzuar. -Në këto ajete Allahu i Madhëruar na qartëson se munafikët janë armiqtë dhe urrejtësit më të mëdhenj të fesë dhe besimtarëve të vërtetë. Kur besimtarët sprovohen, ata gëzohen, madje thonë: “Ne jemi treguar të kujdesshëm dhe kemi marrë vendimin e drejtë, që na shpëtoi nga të tilla sprova dhe dhimbje.” Pas këtyre fjalëve, ata kthejnë shpinën të kënaqur. Ata gëzohen me dhimbjet që heqin besimtarët dhe që vetë “shpëtuan” prej tyre. Por Allahu i Madhëruar na mëson si t'ua kthejmë përgjigjen atyre:

9:51Страница 195

قُل لَّن يُصِيبَنَآ إِلَّا مَا كَتَبَ ٱللَّهُ لَنَا هُوَ مَوۡلَىٰنَاۚ وَعَلَى ٱللَّهِ فَلۡيَتَوَكَّلِ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ ٥١

Скажи: «Нас постигнет только то, что предписано нам Аллахом. Он - наш Покровитель. И пусть верующие уповают на одного Аллаха».

Thuaj: “Asgjë nuk do të na ndodhë, përveç asaj që ka caktuar Allahu për ne; Ai është Mbrojtësi ynë”! -Neve do të na godasë veçse ajo që Allahu e ka shkruar në Leuhi Mahfudh dhe e ka lejuar që të ndodhë. Për këtë ne jemi të qetë, sepse Ai është Meulâna- i Dashuri dhe Kujdestari ynë, të Cilit ia kemi lënë në dorë çështjet tona, si ato fetare, edhe ato të dynjasë. Neve nuk na takon të kundërshtojmë apo të shprehim pakënaqësi për vendimet e Zotit, që janë të gjitha të urta dhe të mrekullueshme. Ne nuk kemi asgjë në dorë vetë, por është detyrë e jona si besimtarë që të kënaqemi me caktimin e Tij.Prandaj, vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët! -Vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët, qoftë në arritjen e të mirave, qoftë në ruajtjen nga të këqijat. Vetëm Allahut le t’ia besojnë çështjet e tyre. Ata që i mbështeten vetëm Zotit, kurrë nuk kanë për t'u dëshpëruar apo humbur. Ndërsa ata që i mbështeten dikujt tjetër tjetër veç Tij, do të dëshpërohen dhe nuk do të arrijnë synimet e tyre.

9:52Страница 195

قُلۡ هَلۡ تَرَبَّصُونَ بِنَآ إِلَّآ إِحۡدَى ٱلۡحُسۡنَيَيۡنِۖ وَنَحۡنُ نَتَرَبَّصُ بِكُمۡ أَن يُصِيبَكُمُ ٱللَّهُ بِعَذَابٖ مِّنۡ عِندِهِۦٓ أَوۡ بِأَيۡدِينَاۖ فَتَرَبَّصُوٓاْ إِنَّا مَعَكُم مُّتَرَبِّصُونَ ٥٢

Скажи: «Неужели вы ожидаете, что нам выпадет что-либо, кроме одного из двух благ? Мы тоже ждем, что Аллах поразит вас мучениями от Себя или же накажет вас нашими руками. Ждите, и мы подождем вместе с вами».

Thuaj: “E çfarë prisni për ne, përveçse njërës nga dy të mirat (therori ose fitore)? Ndërsa ne presim për ju që Allahu t’ju godasë me një dënim prej Tij, ose prej duarve tona. Prisni atëherë, sepse edhe ne së bashku me ju po presim.”! -Thuaju hipokritëve, të cilët mezi presin të ngrenë kurthe kundër jush: Çfarë prisni që të na ndodhë neve? Kuptojeni se, ajo që ju mezi prisni që të na ndodhë, është jashtëzakonisht e dobishme për ne. Dy janë gjërat që pritet të na ndodhin, dhe të dyja janë mirësi për ne:1. Fitore mbi armiqtë tanë, që do të thotë shpërblim të madh në dynja dhe në ahiret.2. Martirizimi në luftë, që është grada më e lartë e nderimit nga Allahu i Lartësuar.Por, a e dini se çfarë presim ne që t’ju godasë ju, o hipokritë të mjerë? Ne presim që Allahu t'ju godasë me një ndëshkim të dhimbshëm, nëpërmjet duave tona ose jo. Vdekja do t'ju vijë ose me një ndëshkim nga Zoti, ose nëpërmjet duarve tona në fushën e luftës. Prisni atëherë, se ne vetëm e mira na pret, ndërsa ne po presim për ju ndëshkimin e pashmangshëm!

9:53Страница 195

قُلۡ أَنفِقُواْ طَوۡعًا أَوۡ كَرۡهٗا لَّن يُتَقَبَّلَ مِنكُمۡ إِنَّكُمۡ كُنتُمۡ قَوۡمٗا فَٰسِقِينَ ٥٣

Скажи: «Станете ли вы делать пожертвования по доброй воле или по принуждению - от вас все равно не будет принято, поскольку вы являетесь людьми нечестивыми».

Thuaju: “Sido që të jepni diçka, me dëshirë a pa dëshirë, ajo nuk ka për t’u pranuar prej jush. Ju jeni, vërtet njerëz të pabindur.” -Allahu i Madhëruar na qartëson se shpenzimet e bëra me syfaqësi nga hipokritët janë të papranuara nga Ai. Arsyeja është se ata janë njerëz të prishur, jashtë bindjes dhe nënshtrimit ndaj Zotit. Pastaj i Madhëruari përshkruan se çfarë bëjnë ata, që janë njerëz të prishur:

9:54Страница 195

وَمَا مَنَعَهُمۡ أَن تُقۡبَلَ مِنۡهُمۡ نَفَقَٰتُهُمۡ إِلَّآ أَنَّهُمۡ كَفَرُواْ بِٱللَّهِ وَبِرَسُولِهِۦ وَلَا يَأۡتُونَ ٱلصَّلَوٰةَ إِلَّا وَهُمۡ كُسَالَىٰ وَلَا يُنفِقُونَ إِلَّا وَهُمۡ كَٰرِهُونَ ٥٤

Тому, чтобы их пожертвования были приняты, мешает только то, что они не веруют в Аллаха и Его Посланника, лениво совершают намаз и нехотя делают пожертвования.

Sadakaja e tyre nuk pranohet sepse ata mohojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, e falin namazin vetëm me përtaci, ndërsa sadakanë e japin veçse me pakënaqësi. -Kusht i domosdoshëm i pranimit të veprave të mira është besimi i saktë. Këta të mjerë nuk kanë as besimin dhe as vepra të mira. Madje, edhe namazin, që është vepra më e mirë e dukshme, ata e kryejnë me përtaci e plogështi, sa për të thënë. Edhe kur japin diçka si sadaka, nuk e bëjnë me gjithë zemër dhe siguri, por me pakënaqësi e koprraci. Këto ajete janë qortim i rëndë për të gjithë ata që bëjnë vepra të ngjashme me munafikët. Adhuruesi i vërtetë duhet të ngrihet për namaz i mbushur me gjallëri në trup dhe në zemër. Edhe kur jep diçka si sadaka, duhet ta bëjë me gjithë shpirt, duke shpresuar shpërblimin vetëm prej Allahut të Vetëm dhe të Pashoq. Njeriu duhet ta kontrollojë veten gjithmonë dhe ta korrigjojë atë, nëse sheh përngjasim me munafikët.

9:55Страница 196

فَلَا تُعۡجِبۡكَ أَمۡوَٰلُهُمۡ وَلَآ أَوۡلَٰدُهُمۡۚ إِنَّمَا يُرِيدُ ٱللَّهُ لِيُعَذِّبَهُم بِهَا فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا وَتَزۡهَقَ أَنفُسُهُمۡ وَهُمۡ كَٰفِرُونَ ٥٥

Пусть не восхищают тебя их имущество и дети. Аллах желает только наказать их детьми и имуществом в мирской жизни, дабы они расстались со своими душами неверующими.

Mos u mahnit nga pasuria dhe fëmijët e tyre! Allahu dëshiron t’i ndëshkojë ata në jetën e kësaj bote nëpërmjet tyre dhe pastaj t’u dalë shpirti si mohues. -Mos u magjeps nga pasuritë dhe fëmijët e këtyre munafikëve, sepse nuk kanë asgjë për t’u pasur zili. Për shkak të pasurisë dhe fëmijëve, ata kundërshtuan Zotin e tyre dhe nuk i dhanë përparësi kënaqësisë së Tij. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar dëshiron që, nëpërmjet këtyre kënaqësive, t’i ndëshkojë që në jetën e kësaj bote. Ajeti flet për vështirësitë dhe dhimbjet e jobesimtarëve për të arritur këto të mira, që u kanë pushtuar zemrën dhe drobitur trupin. Nëse krahason këto vështirësi me ato pak kënaqësi që shijojnë, këto të fundit duken që janë të papërfillshme. Të mirat e kësaj bote i shpërqendrojnë ata, duke i larguar nga adhurimi i Allahut, dhe në fund u sjellin veçse lodhje, dëshpërim dhe frikë. Zemrat e tyre janë të lidhura fort me këto stoli, të cilat dhe janë kufiri i qëllimeve të tyre, dhe kjo është shumë e frikshme. Ky është verbim i plotë ndaj ahiretit, që shkakton frikë dhe tmerr në zemrat e tyre kur mendojnë largimin nga kjo dynja ose privimin nga të mirat e saj. Kur të largohen nga kjo dynja, shpirtrat e tyre do të vuajnë dhimbje të papërshkrueshme. E ku ka vuajtje më të madhe sesa ajo që shoqëron shpirtrat e këtyre të mjerëve?!

9:56Страница 196

وَيَحۡلِفُونَ بِٱللَّهِ إِنَّهُمۡ لَمِنكُمۡ وَمَا هُم مِّنكُمۡ وَلَٰكِنَّهُمۡ قَوۡمٞ يَفۡرَقُونَ ٥٦

Они клянутся Аллахом, что принадлежат к вам. Однако они не принадлежат к вам. Напротив, они - боязливые люди.

Ata betohen në Allahun se vërtet janë me ju, por ata nuk janë me ju. Ata janë frikacakë. -Me këto betime, ata thjesht tregojnë se janë frikacakë. Ata nuk kanë guxim që të shfaqin qartë pozicionin e tyre. Ata druhen se, nëse kalojnë në anën tuaj, armiqtë do t'u vërsulen nga çdo drejtim. I guximshmi, që ka njëfarë burrërie, e tregon qartë qëndrimin e tij, qoftë për mirë ose për keq. Ndërsa këta janë të trembur, prandaj gjejnë strehim në mashtrime e shtirje. Për të treguar se sa frikacakë të paparë janë, i Lartësuari thotë:

9:57Страница 196

لَوۡ يَجِدُونَ مَلۡجَـًٔا أَوۡ مَغَٰرَٰتٍ أَوۡ مُدَّخَلٗا لَّوَلَّوۡاْ إِلَيۡهِ وَهُمۡ يَجۡمَحُونَ ٥٧

Если бы они нашли убежище, пещеру или укрытие, то они поспешно направились бы туда.

Sikur të gjenin ndonjë vend ku të fshiheshin, shpellë ose guvë, ata do të turreshin me vrap. -Në çdo vrimë do të futeshin, për t'u shpëtuar sprovave e vështirësive. Do të hynin në çdo shpellë e strehë, ku do të ndiheshin të sigurt e të mbrojtur. Do të vraponin drejt këtyre strehimeve të tmerruar, sepse nuk kanë guxim që të përballojnë këto sfida.

9:58Страница 196

وَمِنۡهُم مَّن يَلۡمِزُكَ فِي ٱلصَّدَقَٰتِ فَإِنۡ أُعۡطُواْ مِنۡهَا رَضُواْ وَإِن لَّمۡ يُعۡطَوۡاْ مِنۡهَآ إِذَا هُمۡ يَسۡخَطُونَ ٥٨

Среди них есть такие, которые обвиняют тебя из-за милостыни. Если им достается что-либо из милостыни, то они остаются довольными, если же им ничего не достается, то они приходят в ярость.

Disa prej tyre të përflasin për ndarjen e lëmoshës. Nëse u jepet atyre, ata mbesin të kënaqur e nëse nuk u jepet, ata zemërohen. -Prej munafikëve ka të tillë që të kundërshtojnë për mënyrën tënde të shpërndarjes së sadakave. Ky kundërshtim nuk bëhet për motive të drejta dhe as me ndonjë gjykim të pjekur. Qëllimi i tyre është thjesht që të përfitojnë edhe ata. I Lavdëruari thotë: “Nëse u jepet atyre, ata mbesin të kënaqur e nëse nuk u jepet, ata zemërohen.” Kjo sjellje nuk ka lidhje me adhuruesit e sinqertë. Kënaqësia dhe zemërimi nuk duhet të lidhen me përmbushjen ose jo të dëshirave të vetes. Dëshira për mirësitë e kësaj bote nuk mund të jetë udhërrëfyesi i robit të sinqertë në qëndrimet që ai duhet të mbajë dhe gjykimet që duhet të pranojë. Përkundrazi, prirjet, dëshirat, qëndrimet dhe gjykimet e njeriut duhet të udhëhiqen nga qëllimet e mira dhe kënaqësia e Zotit, ashtu sikurse ka thënë Profeti: "Askush nga ju nuk beson, derisa dëshirat e tij t'i nënshtrohen dhe të pasojnë udhëzimin që unë e solla nga Zoti im."

9:59Страница 196

وَلَوۡ أَنَّهُمۡ رَضُواْ مَآ ءَاتَىٰهُمُ ٱللَّهُ وَرَسُولُهُۥ وَقَالُواْ حَسۡبُنَا ٱللَّهُ سَيُؤۡتِينَا ٱللَّهُ مِن فَضۡلِهِۦ وَرَسُولُهُۥٓ إِنَّآ إِلَى ٱللَّهِ رَٰغِبُونَ ٥٩

Лучше бы они довольствовались тем, что дали им Аллах и Его Посланник, и сказали: «Нам достаточно Аллаха. Аллах одарит нас из Своей милости, а также Его Посланник. Воистину, мы устремляемся к Аллаху!»

Sikur të kënaqeshin me atë që u dha Allahu dhe i Dërguari i Tij dhe të kishin thënë: “Neve na mjafton Allahu. Do të na japë Allahu nga të mirat e Tij, po kështu(do të na japë)edhe i Dërguari i Tij. Vetëm tek Allahu i varim shpresat tona.” -Nëse ata do të kënaqeshin me gjykimin e Zotit dhe Profetit dhe me atë pjesë që ishte ndarë për ta, pak apo shumë qoftë ajo, dhe të thoshin: "Na mjafton Allahu dhe jemi të kënaqur me atë që Ai ka përcaktuar për ne”, - dhe nga ana tjetër të shpresonin në bujarinë dhe bamirësinë e Tij, duke thënë: “Do të na furnizojë Allahu me të mirat e Tij, po kështu (do të na japë) edhe i Dërguari i Tij", - do të ishte më mirë për ta. Ata duhet të thonë: "Vetëm tek Allahu i varim shpresat tona." Ata duhet të shpresojnë me përunjësi nga Allahu çdo gjë që u sjell dobi e mirësi, dhe largimin e çdo të keqeje që i dëmton. Nëse do të vepronin në këtë mënyrë, do të ishin të ruajtur e do të shpëtonin nga hipokrizia. Me dorëzim të plotë tek Allahu dhe shpresë të sinqertë tek Ai, do të udhëzoheshin në besimin e drejtë dhe do të ngriheshin në grada të larta. Në vijim, Allahu i Madhëruar na tregon mënyrën e shpërndarjes së zekatit:

9:60Страница 196

۞ إِنَّمَا ٱلصَّدَقَٰتُ لِلۡفُقَرَآءِ وَٱلۡمَسَٰكِينِ وَٱلۡعَٰمِلِينَ عَلَيۡهَا وَٱلۡمُؤَلَّفَةِ قُلُوبُهُمۡ وَفِي ٱلرِّقَابِ وَٱلۡغَٰرِمِينَ وَفِي سَبِيلِ ٱللَّهِ وَٱبۡنِ ٱلسَّبِيلِۖ فَرِيضَةٗ مِّنَ ٱللَّهِۗ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٞ ٦٠

Пожертвования предназначены для неимущих и бедных, для тех, кто занимается их сбором и распределением, и для тех, чьи сердца хотят завоевать, для выкупа рабов, для должников, для расходов на пути Аллаха и для путников. Таково предписание Аллаха. Воистину, Аллах - Знающий, Мудрый.

Këtu bëhet fjalë për sadakanë që është detyrim, pra, për zekatin, sepse ai jepet për kategori të caktuara, ndërsa sadakaja e përgjithshme i jepet çdokujt. Kështu, zekati i detyruar jepet veç për këto grupe. Tetë janë kategoritë që përfitojnë nga zekati i muslimanëve:-Dy të parët janë ‘fukarenjtë’ dhe ‘nevojtarët’. Kur këto dy kategori përmenden së bashku, janë të dallueshme nga njëra tjetra. ‘Fukarenjtë’ janë më të varfër se ‘nevojtarët’. ‘Fukara’ është ai që nuk ka asgjë, ose ka veçse sa për të plotësuar gjysmën e nevojave të veta. Ndërsa ‘nevojtar’ (el miskinu) është ai që ka më shumë se për të plotësuar gjysmën e nevojave të tij, por përsëri jo për t’i plotësuar të gjitha. Nëse do t’i plotësonte të gjitha nevojat e veta, atëherë do të konsiderohej i pasur, dhe kështu nuk do të lejohej të merrte zekat. Këtyre dy kategorive u jepet zekat derisa të arrijnë plotësimin e nevojave të tyre.- Punëtorët e mbledhjes së zekatit, si mbledhësit, transportuesit, ruajtësit, shkruajtësit, llogaritarët e tij etj. Këtyre u jepet nga zekati në formë rroge, si çdo punonjës tjetër.- Për afrimin e zemrave. Këtu përfitojnë ato figura shoqërore të rëndësishme, si kryetarë fisesh e të ngjashëm me ta, të cilët nëpërmjet këtyre donacioneve që u jepen, shpresohet të pranojnë Islamin dhe e mira prej tyre, ose që të ruhesh nga e keqja e tyre, ose që të forcohet besimi i tyre, ose shpresohet që të pranojnë Islamin të ngjashmit me ta, ose të japin zekatin edhe ata që nuk e japin.- Për çlirimin nga robëria ose skllavëria. Për shembull, është rasti i skllavit ‘el mukatib’, që ka rënë dakord me padronin që të blejë lirinë e vet. Këtij skllavi i jepet prej zekatit, që të mund të blejë lirinë. Gjithashtu, zekati jepet edhe për lirimin e robërve muslimanë, që janë në duart e mohuesve, madje ky rast është më parësor. Por lejohet edhe lirimi i robërve në përgjithësi. Të gjitha këto raste i përfshin fjala “fir-rikab”.- Borxhlinjtë. Këta janë dy llojesh:1. Ata që kanë marrë borxhe për të pajtuar palët në një konflikt. Këtyre njerëzve - edhe pse mund të jenë të pasur, - u jepet zekat, që të ndihmohen në qëllimet e mira.2. Ata që kanë marrë borxhe për veten e vet, por më pas kanë rënë në vështirësi për të larë borxhin e tyre. Këtyre u jepet zekat, që të shlyejnë borxhet.- Luftëtarëve në rrugën rrugën e Zotit. Flitet për luftëtarët vullnetarë, që nuk janë pjesë e ushtrisë së rregullt.

9:61Страница 196

وَمِنۡهُمُ ٱلَّذِينَ يُؤۡذُونَ ٱلنَّبِيَّ وَيَقُولُونَ هُوَ أُذُنٞۚ قُلۡ أُذُنُ خَيۡرٖ لَّكُمۡ يُؤۡمِنُ بِٱللَّهِ وَيُؤۡمِنُ لِلۡمُؤۡمِنِينَ وَرَحۡمَةٞ لِّلَّذِينَ ءَامَنُواْ مِنكُمۡۚ وَٱلَّذِينَ يُؤۡذُونَ رَسُولَ ٱللَّهِ لَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ ٦١

Среди них есть такие, которые обижают Пророка и говорят: «Он есть ухо (выслушивает любые новости)». Скажи: «Он слушает только то, что лучше для вас. Он верует в Аллаха и доверяет верующим. Он является милостью для тех, которые уверовали». Тем же, которые обижают Посланника Аллаха, уготованы мучительные страдания.

Ka prej tyre që e shqetësojnë Profetin e thonë: “Ai dëgjon(e beson)gjithçka që i thuhet”. Thuaj: “Ai dëgjon atë që është e mira për ju. Ai beson në Allahun dhe ka besim te besimtarët. Ai është mëshirë për ata nga ju që besojnë. Ata që e lëndojnë të Dërguarin e Allahut, i pret një dënim i dhembshëm.” -Ka munafikë që e mundojnë Profetin me fjalët fyese ndaj tij dhe fesë së tij. Ata thoshin: “Ai dëgjon (e beson) gjithçka që i thuhet”. Me këtë nënkuptonin se nuk shqetësoheshin aspak për fyerjet që i bënin, sepse thoshin: “Mjafton të shkojmë tek ai të kërkojmë ndjesë, dhe ai e pranon gjithmonë ndjesën tonë, sepse ai pranon gjithçka që i thuhet dhe nuk përpiqet të dallojë të vërtetin nga mashtruesi.” Allahu i poshtëroftë e shëmtoftë! Me këto fjalë tregonin se sa e parëndësishme ishte për ta figura e Profetit. Ata nuk shqetësoheshin aspak nëse ai i dëgjonte apo jo fyerjet e tyre. Nëse nuk i dëgjonte, kjo ishte ajo që donin ata, dhe nëse i dëgjonte, mjaftonte për ta të paraqisnin një ndjesë të thatë, dhe çështja mbyllej. Kështu, ata kishin gabuar rëndë në shumë drejtime. Më i madhi gabim ishte mundimi që i shkaktonin Profetit a.s, ndërkohë që ai erdhi për t’i udhëzuar në më të mirën e kësaj bote dhe ahiretit. Ai erdhi për t’i shpëtuar, për t’i nxjerrë nga dëshpërimi dhe shkatërrimi, në udhëzimin e qartë dhe lumturinë e të dyja jetëve. Pastaj, si pa të keq, ata e thellonin fyerjen për figurën e Profetit a.s, duke treguar mospërfillje për pasojat e kësaj vepre të ulët. Ndër fyerjet e tyre të çuditshme ishte tallja me logjikën dhe arsyen e Profetit a.s, kur pretendonin se ai nuk dinte të dallonte të sinqertin nga mashtruesi, ndërkohë që ai ishte njeriu me logjikën, mençurinë dhe intelektin më të plotë njerëzor. Ai ishte prodhuesi i mendimeve më të përkryera dhe të drejta.

9:62Страница 197

يَحۡلِفُونَ بِٱللَّهِ لَكُمۡ لِيُرۡضُوكُمۡ وَٱللَّهُ وَرَسُولُهُۥٓ أَحَقُّ أَن يُرۡضُوهُ إِن كَانُواْ مُؤۡمِنِينَ ٦٢

Они клянутся Аллахом, чтобы угодить вам. Но для них было бы лучше, если только они являются верующими, угождать Аллаху и Его Посланнику.

Ata ju betohen në Allahun për t’ju kënaqur, por është më e drejtë që të kënaqin Allahun dhe të Dërguarin e Tij, nëse janë besimtarë të vërtetë.” -Me anë të betimeve, ata shtiren sikur nuk kanë lidhje me shpifjet kundër Profetit dhe fesë së tij. Në këtë mënyrë, ata duan që thjesht t’ju kënaqin ju dhe ju të jeni të kënaqur me ta, por është më e drejtë që të kënaqin Allahun dhe të Dërguarin e Tij, nëse janë besimtarë të vërtetë. Besimtari i vërtetë nuk parapëlqen asgjë tjetër mbi kënaqësinë e Allahut dhe kënaqësinë e të Dërguarit të Tij. Kjo tregon se në zemrat e tyre nuk kishte besim, sepse ata i dhanë përparësi kënaqësisë së krijesave mbi kënaqësinë e Allahut dhe të Dërguarit të Tij.

9:63Страница 197

أَلَمۡ يَعۡلَمُوٓاْ أَنَّهُۥ مَن يُحَادِدِ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ فَأَنَّ لَهُۥ نَارَ جَهَنَّمَ خَٰلِدٗا فِيهَاۚ ذَٰلِكَ ٱلۡخِزۡيُ ٱلۡعَظِيمُ ٦٣

Разве они не знали, что тому, кто проявляет враждебность к Аллаху и Его Посланнику, навеки уготован огонь Геенны? Это - великое бесчестие.

A nuk e dinë ata se kush e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, e pret zjarri i Xhehenemit, ku do të jetë përjetësisht? -Të gjitha këto veprime janë armiqësi ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Ata shpërfillin urdhëresat e Zotit dhe shkelin kufijtë e Tij. Për këta të mjerë është përgatitur zjarri i Xhehenemit.Ky është poshtërimi i madh. -Nuk ka poshtërim më të tmerrshëm dhe të dhimbshëm sesa i këtyre të mjerëve. Atyre u humbet lumturia e përjetshme në Xhenet dhe e zhytin veten në Zjarrin e përhershëm. Allahu na ruajt nga kjo humbje dhe ky poshtërim!

9:64Страница 197

يَحۡذَرُ ٱلۡمُنَٰفِقُونَ أَن تُنَزَّلَ عَلَيۡهِمۡ سُورَةٞ تُنَبِّئُهُم بِمَا فِي قُلُوبِهِمۡۚ قُلِ ٱسۡتَهۡزِءُوٓاْ إِنَّ ٱللَّهَ مُخۡرِجٞ مَّا تَحۡذَرُونَ ٦٤

Лицемеры опасаются, что им будет ниспослана сура, которая поведает о том, что в их сердцах. Скажи: «Насмехайтесь! Аллах непременно выведет наружу то, чего вы опасаетесь».

Surja Teube është quajtur ndryshe edhe El Fadiha - Zbuluesja, Diskretituesja, sepse ajo i nxori hapur sekretet e munafikëve. Gjatë gjithë sures vërejmë se i Madhëruari thotë: "... ka prej tyre të cilët ...", dhe pastaj përmend hollësisht cilësitë e tyre. Por Allahu i Madhëruar nuk i përmendi ata me emra, dhe këtë e bëri për dy arsye të dobishme, nëse i kuptojmë: Së pari, Allahu është Es-sit-tir - Mbulues, fshehës i të metave të robërve dhe e do fshehjen e të metave të robërve të Tij. Së dyti, për të kuptuar se kritika u drejtohet të gjithë atyre munafikëve që kanë të tilla cilësi, deri në Ditën e Gjykimit. Për këto arsye, është më e drejtë dhe gjithëpërfshirëse përmendja e cilësive të tyre dhe jo e emrave konkretë të tyre. Kështu, munafikëve u hyri tmerri. Allahu i Madhëruar thotë në një ajet tjetër: "Sigurisht, nëse hipokritët, ata që kanë sëmundje në zemrat e tyre dhe ata që përhapin gënjeshtra në Medine, nuk ndalen, Ne do të bëjmë që ti të dominosh mbi ta e pastaj ata nuk do të rrinë më në të, vetëm se për një kohë të shkurtër. Ata do të jenë të mallkuar. Kudo që të ndeshen, do të kapen dhe do të vriten (pa mëshirë).” [Ahzab 60, 61]. Ndërsa në këtë ajet thotë:Hipokritët tremben se mos zbret ndonjë sure që u nxjerr në shesh atë që kanë në zemër. -Ata kanë frikë se do të zbulohen e poshtërohen, kanë frikë se do t’u dalin në shesh të palarat e tyre dhe të gjithë do t’i marrin vesh. Kështu, ata do të bëhen shembull për ata që marrin mësim.Thuaju: “Talluni, por të jeni të sigurt se Allahu do ta zbulojë gjithçka për të cilën keni frikë!” -Munafikët talleshin me besimtarët dhe me fenë e tyre në mënyrë të vazhdueshme. Kështu, gjatë luftës së Tebukut, disa prej tyre thanë me përbuzje për sahabët e Profetit: "Nuk kemi parë më mashtrues dhe më frikacakë në betejë sesa këta ‘dijetarët’ tanë". Por kur ata mësuan se Profetit iu përcollën këto fjalë fyese e shpifëse, shkuan menjëherë tek ai për t’u shfajësuar, duke thënë: “Ne thjesht ishim duke luajtur e dëfryer”. I Lartësuari thotë:

Текст: Quranic Universal Library (Tarteel) через spa5k/tafsir_api (MIT), в зафиксированной версии. Аяты: Quran Foundation. Источники и лицензии

Содержание

Аят аль-Курси36Аль-Кахфстр. 42джуз 15Бухари 1Муслим 2999

Вид

Тема
Размер текста
Вид

Read in English