As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
Yunus 10:104–109
10:104Page 220
قُلۡ يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ إِن كُنتُمۡ فِي شَكّٖ مِّن دِينِي فَلَآ أَعۡبُدُ ٱلَّذِينَ تَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَلَٰكِنۡ أَعۡبُدُ ٱللَّهَ ٱلَّذِي يَتَوَفَّىٰكُمۡۖ وَأُمِرۡتُ أَنۡ أَكُونَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ١٠٤
Say, [O Muḥammad], "O people, if you are in doubt as to my religion - then I do not worship those which you worship besides Allāh; but I worship Allāh, who causes your death. And I have been commanded to be of the believers
Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit të Tij të dashur, Muhamedit a.s, i cili është zotëria i të gjithë të dërguarve, imami i të devotshmëve dhe njeriu më i dijshëm dhe i mbushur plot siguri në besimin e pastër dhe i thotë:Thuaj: “O njerëz! Nëse ju dyshoni për fenë time, dijeni se unë nuk i adhuroj ata që ju adhuroni veç Allahut. Por adhuroj vetëm Allahun, i Cili ka në dorë(jetën dhe)vdekjen tuaj.” -Nëse ju keni dyshime, dijeni se unë nuk kam aspak dyshime për fenë dhe besimin, në të cilin ju ftoj. Unë kam dituri të sigurt dhe të padiskutueshme, se Shpallja që po ju përcjell është nga Zoti. Unë jam i bindur se vetëm Allahu meriton të adhurohet, ndërsa gjithçka tjetër që ju adhuroni është e kotë. Për këtë, Allahu i Lartësuar më ka pajisur me argumente të qarta dhe fakte të dukshme për këdo që dëshiron të shohë të vërtetën. Atëherë, si mund të adhuroj unë dikë tjetër veç Allahut dhe t’i nënshtrohem tjetër ligji, veç ligjit dhe Shpalljes së Tij: “...dijeni se unë nuk i adhuroj ata që ju adhuroni veç Allahut." Unë distancohem nga çdo gjë tjetër që adhurohet veç Allahut, pra, adhurimit të idhujve të ndryshëm. Ata që adhuroni ju nuk mund të krijojnë, të furnizojnë, të përkujdesen dhe nuk kanë asgjë në dorë. Edhe ata, si gjithçka tjetër, janë krijesa të Allahut, të nënshtruar, të dobët dhe nevojtarë. Ata nuk kanë asnjë cilësi që të meritojnë adhurimin, pra, dashurinë e plotë, madhërimin dhe nënshtrimin ndaj tyre. Pastaj, ai tregoi se kush është i Adhuruari i vetëm, duke thënë: “Por adhuroj vetëm Allahun, i Cili ka në dorë (jetën dhe) vdekjen tuaj.”. Është Allahu i Lartësuar Ai që ju krijoi dhe Ai do t’ju bëjë të vdisni. Pastaj Ai do t’ju ringjallë dhe do t’ju shpërblejë për veprat tuaja. Allahu është Ai që meriton të adhurohet, t’i falesh dhe ti lutesh, t’i nënshtrohesh dhe t’i biesh në sexhde.“Unë jam urdhëruar të jem besimtar i vërtetë.” - Për këtë jam urdhëruar: të jem besimtar i sinqertë, që të adhuroj Zotin tim, sipas Shpalljes dhe dritës së dhënë prej Tij.
10:105Page 220
وَأَنۡ أَقِمۡ وَجۡهَكَ لِلدِّينِ حَنِيفٗا وَلَا تَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡمُشۡرِكِينَ ١٠٥
And [commanded], 'Direct your face [i.e., self] toward the religion, inclining to truth, and never be of those who associate others with Allāh;
Përqendrohu me tërë qenien tënde në fenë e drejtë dhe mos u bëj nga idhujtarët! -Të gjitha veprat e tua të jashtme dhe të brendshme bëji me sinqeritet vetëm për Allahun. Të gjitha ligjet e Sheriatit dhe fesë së Zotit kryeji me përkushtim të çiltër ndaj Allahut dhe duke iu larguar adhurimit të çdo gjëje tjetër veç Allahut. Kryeji të gjithë këto ato si "hanif"- besimdrejtë, pra, në formë adhurimi vetëm ndaj Allahut. Kurrë mos u bëj si idhujtarët, as me gjendjen dhe veprat e tua dhe as duke u bërë pjesë e tyre ose ndihmë për ta.
10:106Page 220
وَلَا تَدۡعُ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَا لَا يَنفَعُكَ وَلَا يَضُرُّكَۖ فَإِن فَعَلۡتَ فَإِنَّكَ إِذٗا مِّنَ ٱلظَّٰلِمِينَ ١٠٦
And do not invoke1 besides Allāh that which neither benefits you nor harms you, for if you did, then indeed you would be of the wrongdoers.'"2
Mos iu lut askujt tjetër veç Allahut! Ata nuk mund të të sjellin as dobi dhe as dëm. -Asnjë krjesë nuk ka fuqi për të sjellë dobi a dëm. Ai që i ka në dorë dëmin e dobinë është vetëm Allahu i Madhëruar. Për këtë arsye, është krejtësisht e palogjikshme t'i lutesh dikujt tjetër:Nëse do ta bëje këtë do të ishe nga të padrejtët. -Nëse u lutesh atyre që nuk kanë në dorë as dëm e as dobi, do të jesh me zullumqarët, të cilët kanë shkatërruar vetveten me padrejtësitë dhe ligësitë e tyre. Ata kanë bërë padrejtësinë më të madhe, idhujtarinë, sikurse thotë i Lartësuari: "Vërtet shirku është padrejtësia më e madhe." Mendo me kujdes! Ky ajet i është drejtuar Profetit a.s. Atëherë, nëse më i miri i krijesave do t’i lutej dikujt tjetër, do të konsiderohej si zullumqar dhe idhujtar i poshtëruar, atëherë çfarë mendon për të tjerët poshtë tij?!
10:107Page 221
وَإِن يَمۡسَسۡكَ ٱللَّهُ بِضُرّٖ فَلَا كَاشِفَ لَهُۥٓ إِلَّا هُوَۖ وَإِن يُرِدۡكَ بِخَيۡرٖ فَلَا رَآدَّ لِفَضۡلِهِۦۚ يُصِيبُ بِهِۦ مَن يَشَآءُ مِنۡ عِبَادِهِۦۚ وَهُوَ ٱلۡغَفُورُ ٱلرَّحِيمُ ١٠٧
And if Allāh should touch you with adversity, there is no remover of it except Him; and if He intends for you good, then there is no repeller of His bounty. He causes it to reach whom He wills of His servants. And He is the Forgiving, the Merciful.
Nëse Allahu vendos të të godasë ndonjë e keqe, askush nuk mund ta largojë atë, veç Tij. -Ky është ndër argumentet se Allahu i Lartësuar është i vetmi që meriton adhurimin, dashurinë, nënshtrimin ndaj Tij dhe madhërimin prej krijesave. Ai është i vetmi i Adhuruar me meritë, sepse vetëm Ai ka në dorë dobinë dhe dëmin. Vetëm Allahu ka fuqinë të japë dhe të privojë. Nëse të godet një fatkeqësi, varfëri apo sëmundje, askush tjetër nuk mund t’i largojë dhe të të shpëtojë prej tyre. Të gjitha krijesat së bashku, nga i pari tek i fundit, edhe nëse tubohen për të të bërë mirë, asgjë tjetër nuk kanë për të bërë, përveç asaj që Allahu i Lartësuar e ka shkruar për ty. Edhe nëse përpiqen të të dëmtojnë, nuk do të mundin të të dëmtojnë, nëse këtë nuk e dëshiron e nuk e lejon Allahu i Madhëruar. Prandaj i Madhëruari thotë:Nëse Ai dëshiron të të japë ndonjë të mirë, askush nuk mund ta pengojë mirësinë e Tij. -Asnjë krijesë nuk mundet të pengojë ose të kthejë mirësinë dhe bujarinë e Tij, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: "Atë që Allahu ua dhuron njerëzve nga Mëshira e Tij, askush nuk mund ta pengojë e atë (mirësi)që Ai e ndal, askush përveç Tij nuk mund ta japë; Ai është Ngadhënjimtari, i Gjithëdituri." [Fatir 2]. Pastaj i Lartësuari thotë:Ai shpërblen me këtë atë, që dëshiron prej robërve të Tij. Ai është Falës i madh dhe Mëshirëplotë. -Allahu i Madhëruar e veçon atë që Ai do, për ta lumturuar me mëshirën e Tij. Allahu është Pronari i mirësive të mëdha. Ai është El Gaffar - Falësi i madh i të gjitha gabimeve dhe rrëshqitjeve të njeriut. Është Allahu Ai që ia mundëson dhe i jep mundësi njeriut t'i hyjë rrugës dhe veprave që sjellin faljen e Tij. Pastaj, nëse robi i hyn asaj rruge të mbarë dhe nënshtrohet të kryejë ato punë të mira, Allahu i pranon dhe ia mbulon robit gjynahet e tij, të mëdha e të vogla. Allahu është gjithashtu El Rahim - Mëshirëplotë. Mëshira e Allahut ka përfshirë gjithçka. Mirësia dhe përkujdesi i Tij përfshin çdo gjë që ekziston. Të gjithë janë të varfër dhe nevojtarë për kujdesin e Allahut dhe asnjë çast nuk bëjnë dot pa Të. Këto janë argumente të prera, që tregojnë se Allahu është i vetëm në zotërimin e mirësive dhe largimin e fatkeqësive. Vetëm Ai jep e begaton dhe vetëm Ai mund të largojë prej teje fatkeqësitë dhe sprovat. Kështu robi e kupton mirë se krijesat nuk kanë asgjë në dorë, përveç asaj që Zoti i lejon dhe ua ka lënë atyre në dorë. Çdokush që merr këtë dituri e kupton qartë se Allahu është i Adhuruari i vetëm dhe me meritë, ndërsa çdo gjë që adhurohet veç Tij është e kotë dhe jo reale.
10:108Page 221
قُلۡ يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ قَدۡ جَآءَكُمُ ٱلۡحَقُّ مِن رَّبِّكُمۡۖ فَمَنِ ٱهۡتَدَىٰ فَإِنَّمَا يَهۡتَدِي لِنَفۡسِهِۦۖ وَمَن ضَلَّ فَإِنَّمَا يَضِلُّ عَلَيۡهَاۖ وَمَآ أَنَا۠ عَلَيۡكُم بِوَكِيلٖ ١٠٨
Say, "O mankind, the truth has come to you from your Lord, so whoever is guided is only guided for [the benefit of] his soul, and whoever goes astray only goes astray [in violation] against it. And I am not over you a manager."
Pas qartësimit të argumenteve, drejtohu njerëzve dhe thuaju:Thuaj: “O njerëz! Tashmë ju erdhi e vërteta nga Zoti juaj.” -Juve ju erdhën prej Zotit tuaj lajme të vërteta, të mbështetura në fakte të pamohueshme, që nuk të lënë asnjë dyshim. Ato ju kanë ardhur nga Zoti juaj, që përkujdeset për ju. Pjesë shumë e rëndësishme e përkujdesit të Tij ndaj jush është dhe shpallja e këtij Kur'ani, që është qartësues për çdo gjë. Në të janë ligjet e Zotit dhe porositë për çdo punë të mirë. Nëpërmjet Kur'anit, Ai ju edukon e përkujdeset për ju. Mirësia dhe mëshira e Zotit do t'ju dhurohet përmes këtij libri madhështor, nëse do të jetoni sipas Tij. Ai dallon udhën e drejtë nga rruga e humbjes dhe askujt nuk i lë paqartësi e dyshime.“Kush merr rrugën e drejtë, e ka vetëm për veten e vet; ...” -Çdokush që e mëson të vërtetën dhe përpiqet ta kuptojë atë dhe t'i japë përparësi mbi çdo gjë tjetër, le ta dijë se i ka bërë mirësi vetes së vet. Allahu i Madhëruar nuk ka nevojë për asgjë dhe asnjë. Veprat e mira që njerëzit kryejnë i kanë veçse për veten e vet.“... ndërsa kush ndjek devijimin, e ka humbur vetveten.” -Çdokush që i kthen shpinën diturisë së vërtetë ose të jetuarit sipas saj, le ta dijë se ka dëmtuar dhe humbur vetveten. Ai nuk mund ta dëmtojë aspak Allahun e Madhëruar.“Unë nuk jam roja juaj.” - Nuk është detyra ime që të ruaj veprat tuaja dhe t'ju marr në llogari për to. Unë jam thjesht paralajmërues, që sjell këshilla dhe porosi të qarta nga Zoti im. Allahu është mbikëqyrësi juaj. Ndaj shikoni dhe kujdesuni për veten, përsa jeni brenda afatit dhe keni ende mundësi pendimi e kthimi.
10:109Page 221
وَٱتَّبِعۡ مَا يُوحَىٰٓ إِلَيۡكَ وَٱصۡبِرۡ حَتَّىٰ يَحۡكُمَ ٱللَّهُۚ وَهُوَ خَيۡرُ ٱلۡحَٰكِمِينَ ١٠٩
And follow what is revealed to you, [O Muḥammad], and be patient until Allāh will judge. And He is the best of judges.
Pasoje atë që të shpallet dhe bëhu durimtar, derisa Allahu të gjykojë(me drejtësinë e Tij). -Allahu i Lartësuar i drejtohet me këtë porosi të vyer, që i drejtohet gjithashtu edhe umetit të tij: Ndiqe atë që po të shpallet! Kjo ndjekje realizohet duke kaluar në katër etapa të domodsoshme:1. Duke e marrë udhëzimin nga burimet e Shpalljes (Kur'an e Sunet).2. Duke punuar e jetuar sipas kësaj diturie, vetëm me qëllimin për të kënaqur Allahun e Madhëruar.3. Gjendja, pamja dhe dukja e njeriut duhet të ngrihen mbi këtë dituri dhe të jenë treguese të saj.4. Ftesa e njerëzve në këtë fe me durim, dituri, urtësi dhe maturi.Pastaj Allahu i Madhëruar jep një porosi për gradën më të lartë të durimit:... dhe bëhu durimtar, derisa Allahu të gjykojë (me drejtësinë e Tij). -Ky është durimi duke jetuar sipas diturisë së Zotit dhe duke ftuar të tjerët në të. Përfundimi i këtij durimi është i lavdishëm. Pastaj mos u dobëso e as ngadalëso! Mos u ligështo për sprovat që të godasin dhe kurrë mos e ul kokën apo të ngadalësosh hapat. Vazhdo në këtë rrugë të lavdisë, derisa Allahu të gjykojë me drejtësinë e tij mes teje dhe çdokujt që të mohon e të kundërshton!Ai është Gjykuesi më i mirë. -Allahu i Madhëruar është më i miri gjykues. Nuk ka dyshim që Profeti (a.s) e plotësoi urdhrin e Zotit të Tij dhe qëndroi i patundur në rrugën e drejtë. Ashtu vazhdoi i patundur, derisa Zoti e lartësoi fenë e Tij mbi të gjitha fetë e besimet në botë. Allahu i Lartësuar i dhuroi atij fitoren mbi armiqtë e Tij në të gjitha planet: qoftë në atë ushtarak, ashtu edhe me diturinë dhe argumentimin përmes fjalës. Allahut dhe vetëm Atij i takon lavdia, dashuria dhe çdo lavdërim e përlëvdim, ashtu si e meriton madhështia e Tij! Lavdëruar qoftë, ashtu si i takon të lavdërohet Bamirësi e Bujari i madh, Dhuruesi i të gjitha mirësive!Këtu përfundon tefsiri i sures Junus. El hamdu lil-lah!
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences