As-Sa'diYunus · 10:14–35

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

Yunus 10:14–35

10:14Page 209

ثُمَّ جَعَلۡنَٰكُمۡ خَلَٰٓئِفَ فِي ٱلۡأَرۡضِ مِنۢ بَعۡدِهِمۡ لِنَنظُرَ كَيۡفَ تَعۡمَلُونَ ١٤

Then We made you successors in the land after them so that We may observe how you will do.

Pastaj Ne ju bëmë ju, pas atyre, zëvendësues në Tokë, për të parë se si do të veproni. -Nëse dini të merrni mësim dhe përvojë nga ata që e pësuan para jush dhe nënshtroheni për të pasuar shpalljet e Zotit, ju keni premtim të mirë. Bëni kujdes dhe pasoni me besnikëri profetët e Zotit dhe shpalljet e Tij, që të fitoni e shpëtoni në dynja dhe në ahiret! Por nëse e harroni vetveten dhe zhyteni në padrejtësi e përmbushje të epsheve e të shfrenimit tuaj, ashtu si popujt që shkuan, edhe ju do të pësoni atë që pësuan ata. Allahu i Lartësuar jua tërhoqi vërejtjen dhe ju kërcënoi, prandaj ju nuk keni justifikim për të vazhduar në kotësinë dhe në padrejtësitë tuaja.

10:15Page 210

وَإِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِمۡ ءَايَاتُنَا بَيِّنَٰتٖ قَالَ ٱلَّذِينَ لَا يَرۡجُونَ لِقَآءَنَا ٱئۡتِ بِقُرۡءَانٍ غَيۡرِ هَٰذَآ أَوۡ بَدِّلۡهُۚ قُلۡ مَا يَكُونُ لِيٓ أَنۡ أُبَدِّلَهُۥ مِن تِلۡقَآيِٕ نَفۡسِيٓۖ إِنۡ أَتَّبِعُ إِلَّا مَا يُوحَىٰٓ إِلَيَّۖ إِنِّيٓ أَخَافُ إِنۡ عَصَيۡتُ رَبِّي عَذَابَ يَوۡمٍ عَظِيمٖ ١٥

And when Our verses are recited to them as clear evidences, those who do not expect the meeting with Us say, "Bring us a Qur’ān other than this or change it." Say, [O Muḥammad], "It is not for me to change it on my own accord. I only follow what is revealed to me. Indeed I fear, if I should disobey my Lord, the punishment of a tremendous Day."

Kur u lexohen ajetet Tona të qarta, ata që nuk besojnë takimin Tonë(ringjalljen), thonë: “Sillna një Kur'an tjetër, ose ndryshoje këtë!”. -Në këto ajete, i Lartësuari na tregon inatin dhe kokëfortësinë e paturpshme të atyre që e mohuan Profetin e Tij, Muhamedin a.s. Ata, kur u lexohen ajetet kuranore, aq të qarta dhe madhështore, sqaruese të së vërtetës dhe të padiskutueshme në vërtetësinë e tyre, i kthejnë shpinën dhe refuzojnë të pranojnë këtë shpallje. Me kokëfortësinë dhe paturpësinë e tyre të tejskajshme, i drejtohen Profetit dhe i thonë: “Sillna një Kur'an tjetër, ose ndryshoje këtë!”. Allahu i shëmtoftë dhe i poshtëroftë! Sa të ulët dhe të padrejtë tregohen me Allahun e Madhërishëm dhe Fjalën e Tij, të pakrahasueshme në madhështinë e saj. Kjo është forma më e poshtër dhe e ulët e refuzimit të Shpalljes së Zotit. Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin e Tij që t'u thotë atyre:Thuaj: “Mua nuk më takon që ta ndryshoj atë nga mendja ime. Unë pasoj veçse atë që më shpallet." -Nuk ka mundësi as të mendohet dhe është e patolerueshme për mua si Profet, që ta tjetërsoj nga vetja ime Shpalljen e Zotit. Unë jam thjesht një i dërguar, që transmetoj me besnikëri mesazhin e Zotit. Unë nuk kam në dorë asnjë çështje. Unë thjesht pasoj atë që më shpallet nga Zoti im. Unë nuk kam asnjë të drejtë tjetër veçse përcjelljes me saktësi e besnikëri të Shpalljes së Zotit tim. Unë jam veçse një rob i urdhëruar dhe i nënshtruar ndaj Zotit tim.Unë i frikësohem dënimit të një Dite të madhe nëse kundërshtoj Zotin tim. -Këto janë fjalët e më të mirit të krijesave dhe edukata e tij në lidhje me urdhëresat e Zotit dhe Shpalljen e Tij. Atëherë, çfarë mendon se do të bëhet me ata mendjelehtë të humbur e të mbushur me injorancë e padrejtësi, me kokëfortësi e arrogancë, mosrespekt e paturpësi, në lidhje me Zotin e gjithësisë?! A nuk i frikësohen ata ndëshkimit të Ditës së madhe?

10:16Page 210

قُل لَّوۡ شَآءَ ٱللَّهُ مَا تَلَوۡتُهُۥ عَلَيۡكُمۡ وَلَآ أَدۡرَىٰكُم بِهِۦۖ فَقَدۡ لَبِثۡتُ فِيكُمۡ عُمُرٗا مِّن قَبۡلِهِۦٓۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ ١٦

Say, "If Allāh had willed, I would not have recited it to you, nor would He have made it known to you, for I had remained among you a lifetime before it.1 Then will you not reason?"

Thuaj: “Sikur të kishte dashur Allahu, unë nuk do t’ua kisha lexuar juve atë(Kur'anin), e as nuk do të kishit mësuar gjë për të." -Nëse pretendojnë se, me këtë kërkesë, ata synojnë dhe dëshirojnë që t'u qartësohet e vërteta, ata janë mashtrues dhe trillues të paskrupullt, sepse shenjat dhe Shpallja e Allahut janë të mjaftueshme për të kuptuar dhe gjetur të vërtetën. Shenjat dhe mrekullitë që Zoti u dhuroi profetëve janë mëse të mjaftueshme për të kuptuar dhe gjetur të vërtetën. Shenjat dhe mrekullitë që Zoti u dhuroi profetëve janë mëse të mjaftueshme që njerëzit të besojnë se ata flasin në emër të Zotit dhe ndihmohen prej Tij. Është Allahu i Madhërueshëm që i mbështet profetët e Tij me shenja dhe mrekulli, ashtu sikurse Ai dëshiron me urtësinë hyjnore dhe mëshirën e Tij për robërit."Unë kam jetuar një periudhë (të gjatë) në mesin tuaj para tij." -Për një kohë të gjatë, para se t'jua lexoja këtë Kur'an dhe para se ju të dinit për të, unë kam jetuar mes jush dhe nuk kam pasur asnjë njohuri rreth shpalljeve të Zotit, apo të më ketë shkuar ndërmend që t'ju flas për to. Nëse asnjëherë nuk ju kam folur për shpalljet e Zotit gjatë gjithë jetës sime mes jush, si është e mundur që t'ju flas dhe kumtoj ato tani?! Unë kam jetuar një kohë të gjatë mes jush dhe ju më njihni mirë se kush jam unë. Tek ju unë njihem si umij- që nuk di shkrim e lexim, unë nuk kam studjuar dhe mësuar prej askujt asgjë. Atëherë si mund t'ju sjell juve një libër të tillë madhështor dhe të jashtëzakonshëm, që i ka bërë të gjithë oratorët dhe të mëdhenjtë e artit të fjalës të habitur dhe të pafuqishëm përballë bukurisë dhe hijeshisë së tij?! Dijetarët më të mëdhenj mrekullohen me diturinë e madhe që gjendet brenda tij."A nuk mendoni?” -Mendohuni pak! A mundet që ky libër të vijë nga mendja dhe trilli i vetes time?! A nuk është ky arsyetim një tregues i prerë se ky libër është Shpallje e Atij që është i Urtë dhe Hamid - i Lavdëruar? Nëse do të vinit në përdorim arsyen dhe logjikën tuaj dhe të meditonit pak rreth gjendjes time, nga njëra anë, dhe madhështisë së këtij Libri, nga ana tjetër, do të arrinit në një siguri të plotë që nuk pranon asnjë dyshim, se ai është vërtetë Shpallje e Zotit të Gjithëmëshirshëm dhe do të kuptonit se ai është e vërteta e vetme dhe se gjithçka tjetër është devijim e kotësi. Por nëse me këmbëngulje e kokëfortësi, ju veç refuzoni dhe mohoni, atëherë ju jeni veçse zullumqarë, që me vetëdije nuk doni t’i nënshtroheni Zotit të botëve.

10:17Page 210

فَمَنۡ أَظۡلَمُ مِمَّنِ ٱفۡتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا أَوۡ كَذَّبَ بِـَٔايَٰتِهِۦٓۚ إِنَّهُۥ لَا يُفۡلِحُ ٱلۡمُجۡرِمُونَ ١٧

So who is more unjust than he who invents a lie about Allāh or denies His signs? Indeed, the criminals will not succeed.

"E ku ka më të padrejtë se ai që shpif ndaj Allahut gënjeshtra, ose që mohon Argumentet e Tij? Keqbërësit nuk mund të shpëtojnë kurrë." -Nëse unë do të trilloja se flas në emër të Zotit, do të isha më i padrejti i njerëzve dhe ju sigurisht që do të më njihnit si të padrejtë dhe gënjeshtar. Kjo do të ishte e pashmangshme, sepse Zoti jua nxjerr të palarat njerëzve të padrejtë, e sidomos atyre që shpifin në emër të Tij. Por ju nuk më njihni si të tillë dhe unë thjesht po ju sjell juve Shpalljen e Zotit, ashtu sikurse është: të pastër, madhështore dhe të mrekullueshme. Atëherë, zullumqarë jeni ju dhe ju keni për të dështuar në qëllimet e planet tuaja ogurzeza. Ju kurrë nuk keni për të fituar dhe arritur qëllimet tuaja, nëse vazhdoni rrugën e padrejtësisë. Fjala e Allahut: "Ata që nuk shpresojnë takimin Tonë" tregon se shkaku i arrogancës dhe padrejtësisë me të cilën ata e trajtuan Shpalljen e Zotit dhe Profetin e Tij, është pikërisht mosbesimi i jetës së përjetshme pas ringjalljes. Ata nuk shpresonin se do të takoheshin me Zotin dhe se do të merreshin në llogari. Ajeti tregon, gjithashtu, se kushdo që beson dhe shpreson takimin me Allahun, nënshtrohet për të jetuar sipas këtij Libri dhe e beson atë, sepse ai është qëllimi më i mirë dhe ai që dëshiron me të vërtetë të adhurojë Zotin ashtu si Ai është i kënaqur dhe e ka urdhëruar; nëse e lexon Librin për të gjetur udhëzimin, ai ka për të gjetur atë, sepse është vetë Zoti që ta jep udhëzimin, nëse sinqerisht e kërkon atë.

10:18Page 210

وَيَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَا لَا يَضُرُّهُمۡ وَلَا يَنفَعُهُمۡ وَيَقُولُونَ هَٰٓؤُلَآءِ شُفَعَٰٓؤُنَا عِندَ ٱللَّهِۚ قُلۡ أَتُنَبِّـُٔونَ ٱللَّهَ بِمَا لَا يَعۡلَمُ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَلَا فِي ٱلۡأَرۡضِۚ سُبۡحَٰنَهُۥ وَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يُشۡرِكُونَ ١٨

And they worship other than Allāh that which neither harms them nor benefits them, and they say, "These are our intercessors with Allāh." Say, "Do you inform Allāh of something He does not know in the heavens or on the earth?" Exalted is He and high above what they associate with Him.

Ata adhurojnë veç Allahut atë që nuk mund ti dëmtojë e as mund t’u sjellë dobi dhe thonë: “Këta janë ndërmjetësuesit tanë tek Allahu.”. -Allahu i Lartësuar na njofton rreth adhurimit të idhujtarëve, të cilët e mohojnë Profetin e Tij. Ata adhurojnë veç Allahut diçka që nuk u sjell as dëm e as dobi. Ata nuk posedojnë asnjë thërmijë pushteti e mundësie për ti sjellë robit ndonjë të mirë apo ta shpëtojnë nga ndonjë dëm. Ata, pa pasur asnjë argument thanë: "Këta janë ndërmjetësuesit tanë tek Allahu." pra këta ndërmjetësojnë për ne tek Zoti dhe na afrojnë më pranë Tij dhe përgjigjes së lutjeve tona. Prandaj ne u dedikojmë këtyre idhujve e ndërmjetësuesve adhurime e përkushtime. Kështu ata do të na afrojnë më afër tek Zoti. Por kjo fjalë ishte diçka thjesht e trilluar nga ata prandaj, duke treguar kotësinë e saj i Lartësuari thotë:Thuaj: “Vallë ju do ta informoni Allahun për diçka që nuk e ditka, në qiej dhe në tokë?! ” -Allahu i Madhëruar është i Gjithëdituri. Dituria e Tij ka përfshirë gjithçka mes qiellit dhe tokës. Është pikërisht i Gjithëdituri që na ka njoftuar se nuk ekziston ndonjë Zot tjetër që të meritojë adhurimin dhe përkushtimin e krijesave, ashtu sikurse nuk ka shok në krijimin dhe sundimin e Tij. Atëherë, si pretendoni ju, o idhujtarë, se Ai ka partnerë dhe ndihmëtarë në mbretërinë e Tij?! Mos vallë po e njoftoni Zotin për diçka që Ai nuk e di dhe e ditkeni ju?! Vallë, ju jeni më të ditur apo Zoti?! A ekziston, vallë, ndonjë fjalë dhe besim më i kotë dhe i pavlerë sesa ky besimi dhe fjalët tuaja, që nënkuptojnë dhe mëtojnë se jeni më të ditur se Zoti i botëve? Natyrisht, çdo i logjikshëm do të mjaftohej me këtë arsyetim, për të gjykuar se ky lloj besimi është i pavlerë dhe i kotë.I lavdëruar dhe i lartësuar qoftë Ai mbi gjithçka që ata adhurojnë veç Tij! -I pastër dhe i dëlirë qoftë Zoti nga shpifjet se Ai ka të ngjashëm dhe partner ndihmëtar në pushtetin e Tij dhe në meritën e adhurimit. Ai është Allahu, i vetëm dhe i pastër nga çdo mangësi. Ai është Es-Samed - i Plotë në mbretërimin, sundimin dhe pushtetin e Tij, Ai të cilit i drejtohen të gjitha krijesat për nevojat e tyre. Në qiej dhe në tokë nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. Çdo gjë që adhurohet veç Tij në këtë ekzistencë është kotësi, qoftë nga pikëpamja logjike dhe arsyeja e shëndetshme, qoftë nga aspekti sheriatik dhe argumentet e Shpalljes, qoftë nga këndvështrimi i natyrës së pastër njerëzore. Allahu i Madhëruar thotë:

10:19Page 210

وَمَا كَانَ ٱلنَّاسُ إِلَّآ أُمَّةٗ وَٰحِدَةٗ فَٱخۡتَلَفُواْۚ وَلَوۡلَا كَلِمَةٞ سَبَقَتۡ مِن رَّبِّكَ لَقُضِيَ بَيۡنَهُمۡ فِيمَا فِيهِ يَخۡتَلِفُونَ ١٩

And mankind was not but one community [united in religion], but [then] they differed. And if not for a word1 that preceded from your Lord, it would have been judged between them [immediately] concerning that over which they differ.

Njerëzit kanë qenë veçse të një feje, por u përçanë. -Në fillim njerëzit ishin të bashkuar rreth një besimi të vetëm, të saktë dhe të pastër, por ata më pas u përçanë. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar dërgoi profetët, si përgëzues dhe qortues. Ai i pajisi ata me Shpallje hyjnore e libër të ndritur, që ata të gjykonin mes njerëzve dhe t'i udhëzonin në ato çështje për të cilat kishin kundërshtime.E sikur të mos ishte caktimi i hershëm nga Zoti yt, çështja e tyre do të përfundonte për çdo gjë që ata kishin kundërshtime. -Allahu i Lartësuar na njofton se çështja e gjynahqarëve do të merrte fund nëse nuk do të ishte vendimi i Tij për t'i afatizuar ata dhe për të mos ua përshpejtuar ndëshkimin për gjynahet e tyre. Në të kundërt, Ai do të shpëtonte besimtarët dhe do të ndëshkonte mohuesit e profetëve dhe shpalljeve të Tij, dhe ky do të ishte argumenti tregues dhe ndarës mes të vërtetës dhe të kotës, kur njerëzit të kishin kontradikta. Por Allahu i Urtë dhe i Gjithëmëshirshëm dëshiroi t'i sprovonte me njëri-tjetrin, që të dallohen të sinqertët nga gënjeshtarët.

10:20Page 210

وَيَقُولُونَ لَوۡلَآ أُنزِلَ عَلَيۡهِ ءَايَةٞ مِّن رَّبِّهِۦۖ فَقُلۡ إِنَّمَا ٱلۡغَيۡبُ لِلَّهِ فَٱنتَظِرُوٓاْ إِنِّي مَعَكُم مِّنَ ٱلۡمُنتَظِرِينَ ٢٠

And they say, "Why is a sign not sent down to him from his Lord?" So say, "The unseen is only for Allāh [to administer], so wait; indeed, I am with you among those who wait."

Dhe ata thonë: “Përse nuk i vjen atij(Muhamedit)ndonjë shenjë nga Zoti i tij?”. -Mohuesit e të vërtetës dhe urrejtësit arrogantë të saj thanë: "...Përse nuk i vjen atij (Muhamedit) ndonjë shenjë nga Zoti i tij?" Me këtë kishin për qëllim shenjat që ata i propozonin me mendjet e tyre, sikurse thotë në një ajet tjetër: "Ata gjithashtu thonë: “Ata thonë, gjithashtu: “Ç’është ky i dërguar, i cili ha ushqim dhe ecën nëpër tregje?! Përse nuk i është dërguar atij një melek dhe të bëhet me të paralajmërues?! Ose, përse nuk i është zbritur një thesar, ose përse nuk ka një kopësht për t'u kënaqur me të?! Të ligjtë thonë: “Ju, vërtet po pasoni një njeri të magjepsur. Shiko çfarë shembujsh sjellin për ty! Por (me këtë) ata humbën (shumë larg) dhe ata kurrë nuk mund ta gjejnë rrugën e drejtë." [Furkan 7 - 9]. Dhe thotë në suren El isra: “Ata thanë: “Ne nuk do të të besojmë ty, derisa të na nxjerrësh burime prej tokës; Ose të kesh kopshte me hurma e me rrush, e të bësh që mes e tyre të rrjedhin vazhdimisht lumenj; Ose, ashtu sikurse mëton ti (se do të na dënojë Zoti), le të bjerë mbi ne qielli copa-copa; ose derisa të na sjellësh Allahun dhe melekët pranë nesh (t’i shohim haptazi); Ose të kesh një shtëpi prej ari, ose të ngjitesh lart në qiell. Madje, edhe sikur të ngjitesh lart në qiell, ne nuk do të të besojmë, derisa të na sjellësh një libër që ta lexojmë.” Thuaj: “I madhëruar qoftë Allahu!” A mos jam unë tjetër, përveçse një njeri profet?” Njerëzit nuk i pengoi asgjë që të besojnë, kur u erdhi shpallja, por ata thoshin: “A thua Allahu e dërgoi njeriun si profet?!” [Isra 90 - 94].Por ti thuaj: “E fshehta i takon vetëm Allahut." -Nëse ata kërkojnë prej teje mrekulli, thuaj: E fshehta është veçse në dorën e Zotit. Ai përfshin me diturinë e Tij gjithçka rreth robërve dhe krijesave. Është Ai që administron dhe gjykon rreth çështjeve të tyre, sipas diturisë së Tij absolute rreth tyre dhe sipas urtësisë së Tij të mrekullueshme. Askush nuk mund të ndërhyjë në Ligjin dhe gjykimin e Tij, as në argumentet me të cilat mbështet profetët dhe Shpalljen e Tij, as në qëllimet që synohen nga shpalljet dhe argumentet e Tij dhe as në shkaqet pse Ai i sjell pikërisht ato në mbështetje të profetëve të Tij, e jo të tjera."Prandaj, ju prisni, sepse edhe unë po pres së bashku me ju!” -Secili le të presë se çfarë do të ndodhë me kundërshtarin e vet, pastaj le të shohin se kujt do t'i takojë përfundimi i mirë dhe ai i keq.

10:21Page 211

وَإِذَآ أَذَقۡنَا ٱلنَّاسَ رَحۡمَةٗ مِّنۢ بَعۡدِ ضَرَّآءَ مَسَّتۡهُمۡ إِذَا لَهُم مَّكۡرٞ فِيٓ ءَايَاتِنَاۚ قُلِ ٱللَّهُ أَسۡرَعُ مَكۡرًاۚ إِنَّ رُسُلَنَا يَكۡتُبُونَ مَا تَمۡكُرُونَ ٢١

And when We give the people a taste of mercy after adversity has touched them, at once they conspire against Our verses. Say, "Allāh is swifter in strategy." Indeed, Our messengers [i.e., angels] record that which you conspire.

Ne i mëshirojmë njerëzit pas së keqes që i godet. Mirë po, ja, ata përsëri bëjnë kurthe kundër argumenteve Tona. -Allahu i Lartësuar, me mëshirën e Tij, bëri të mundur që njerëzit të përjetojnë mirësi pas vështirësive e vuajtjeve, shëndetin e mirë pas sëmundjeve, pasurinë pas varfërisë, sigurinë pas frikës etj. Por edhe pse sapo kanë kaluar vuajtje e dhimbje, ata harrojnë çfarë ka ndodhur dhe nuk e falënderojnë Zotin për mirësinë e dhuruar dhe mëshirën e Tij, por vazhdojnë me intrigat dhe shfrenimin e tyre. Prandaj i Madhëruari thotë: “ata përsëri bëjnë kurthe kundër argumenteve Tona”. Ata luftojnë në emër të së kotës dhe devijimit, duke dashur që të mbulojnë të vërtetën dhe udhëzimin e Zotit. Por i Madhëruari thotë:Thuaj: “Allahu është më i shpejti në thurjen e planeve(kundër mohuesve)”. S’ka dyshim, të dërguarit Tanë(melekët)regjistrojnë gjithçka që thurni ju. -Intrigat dhe kurthet e padrejta godasin veçse thurësit e tyre. Qëllimet e tyre të zeza u kthehen pas koke. Ata nuk kanë për të shpëtuar dhe do të merren në përgjegjësi për çdo ligësi që kanë shkaktuar. Melekët e Zotit shënojnë çdo gjë që ata bëjnë dhe Allahu i ruan ato shënime, e pastaj do t’u japë ndëshkimin më të plotë dhe të merituar.

10:22Page 211

هُوَ ٱلَّذِي يُسَيِّرُكُمۡ فِي ٱلۡبَرِّ وَٱلۡبَحۡرِۖ حَتَّىٰٓ إِذَا كُنتُمۡ فِي ٱلۡفُلۡكِ وَجَرَيۡنَ بِهِم بِرِيحٖ طَيِّبَةٖ وَفَرِحُواْ بِهَا جَآءَتۡهَا رِيحٌ عَاصِفٞ وَجَآءَهُمُ ٱلۡمَوۡجُ مِن كُلِّ مَكَانٖ وَظَنُّوٓاْ أَنَّهُمۡ أُحِيطَ بِهِمۡ دَعَوُاْ ٱللَّهَ مُخۡلِصِينَ لَهُ ٱلدِّينَ لَئِنۡ أَنجَيۡتَنَا مِنۡ هَٰذِهِۦ لَنَكُونَنَّ مِنَ ٱلشَّٰكِرِينَ ٢٢

It is He who enables you to travel on land and sea until, when you are in ships and they sail with them1 by a good wind and they rejoice therein, there comes a storm wind and the waves come upon them from every place and they expect to be engulfed, they supplicate Allāh, sincere to Him in religion, "If You should save us from this, we will surely be among the thankful."

Ai jua bëri të mundur udhëtimin në tokë e në det. -Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar bëri një përshkrim të përgjithshëm të njerëzve të cilët nuk dinë të reagojnë me mirënjohje kur, pas ndonjë fatkeqësie, Ai i begaton me mëshirën e Tij dhe, pas vështirësisë, u sjell lehtësimin. Në ajetet në vijim, Ai sjell një rast që e shpjegon dhe e përforcon edhe më shumë këtë sjellje të tyre. Kur janë në mes të oqeanit të egërsuar dhe me dallgë tmerruese, ata i zë frika e vdekjes. Allahu i Madhëruar thotë:Kur janë në anije, të cilat i lëviz era e lehtë, ata janë të lumtur me këtë; -Në bazë të ligjeve të caktuara nga Ai për të mirën tuaj, ju mund të ndërtoni anije dhe të udhëtoni në det këndshëm dhe pa u shqetësuar nga asgjë. Ju gëzoheni me erën e mirë dhe qetësoheni me të. Por kur jeni në një situatë tjetër:por, kur vjen ndonjë erë e fortë dhe ata përfshihen nga valët nga të gjitha anët, ata binden se janë të shkatërruar; prandaj e lusin Allahun me sinqeritet, duke iu përkushtuar vetëm Atij në fenë e Tij(duke thënë): “Nëse na shpëton nga kjo gjendje, ne do të të jemi gjithnjë falënderues. -Gjendja ndryshon kur ata goditen nga ndonjë stuhi e fortë me dallgë, që i përfshin nga çdo anë. Në të tilla kushte, ata e shohin fundin afër dhe kështu e shkëpusin çdo lidhje dhe shpresë nga krijesat. Në ato momente binden se askush nuk mund t’i shpëtojë nga ajo vështirësi veç Zotit, prandaj edhe i luten me sinqeritet e përkushtim Atij, duke premtuar se: “Nëse na shpëton nga kjo (katastrofë), ne do të jemi gjithnjë falënderues.”

10:23Page 211

فَلَمَّآ أَنجَىٰهُمۡ إِذَا هُمۡ يَبۡغُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِ بِغَيۡرِ ٱلۡحَقِّۗ يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ إِنَّمَا بَغۡيُكُمۡ عَلَىٰٓ أَنفُسِكُمۖ مَّتَٰعَ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَاۖ ثُمَّ إِلَيۡنَا مَرۡجِعُكُمۡ فَنُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ ٢٣

But when He saves them, at once they commit injustice1 upon the earth without right. O mankind, your injustice is only against yourselves, [being merely] the enjoyment of worldly life. Then to Us is your return, and We will inform you of what you used to do.

Por, kur Ai i shpëton, ata përsëri i kalojnë kufijtë në tokë, pa asnjë të drejtë. -Ata e harrojnë vështirësinë që kanë kaluar, i harrojnë lutjet dhe fjalët që i kanë drejtuar Zotit, dhe përsëri zhyten në kufër dhe shirk. Ata i kthehen sërish adhurimit të idhujve, për të cilët kanë dëshmuar vetë se nuk kanë asnjë mundësi për të dhënë ndihmë. Madje, në ato kushte vështirësie, ata i harrojnë fare idhujt. Pse të mos ia përkushtojnë të gjitha adhurimet Allahut në kohë mirësie, ashtu sikurse ndodh në kohë vështirësie?! Por kjo padrejtësi godet vetëm ata. Prandaj i Lartësuari thotë:O njerëz! Padrejtësia juaj është veçse kundër vetes suaj. -E shumta që mund të arrini përmes padrejtësive dhe përhumbjes tuaj larg sinqeritetit për Zotin, është që të arrini ndonjë kënaqësi të vogël e të kotë të kësaj bote ose ndonjë famë e interesa të pakta, që shumë shpejt përfundojnë e faniten. Do të vijë dita që do të zhduken të gjitha dhe ju, me hir a pahir, do të largoheni prej kësaj bote.Ky është veçse një përjetim i jetës së kësaj bote, pastaj kthimi juaj është te Ne. Ne do t’ju tregojmë gjithçka që keni bërë. -Kthimi dhe tubimi i të gjithëve do të bëhet tek Zoti në Ditën e Gjykimit, kur Ai do të nxjerrë në shesh veprat e njerëzve dhe do t’i shpërblejë me drejtësi për gjithçka që kanë bërë. Ky ajet është një kërcënim shumë i rëndë e i frikshëm për njerëzit, që të mos vazhdojnë në punë të këqija, por të kthejnë rrugë sa nuk është vonë.

10:24Page 211

إِنَّمَا مَثَلُ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا كَمَآءٍ أَنزَلۡنَٰهُ مِنَ ٱلسَّمَآءِ فَٱخۡتَلَطَ بِهِۦ نَبَاتُ ٱلۡأَرۡضِ مِمَّا يَأۡكُلُ ٱلنَّاسُ وَٱلۡأَنۡعَٰمُ حَتَّىٰٓ إِذَآ أَخَذَتِ ٱلۡأَرۡضُ زُخۡرُفَهَا وَٱزَّيَّنَتۡ وَظَنَّ أَهۡلُهَآ أَنَّهُمۡ قَٰدِرُونَ عَلَيۡهَآ أَتَىٰهَآ أَمۡرُنَا لَيۡلًا أَوۡ نَهَارٗا فَجَعَلۡنَٰهَا حَصِيدٗا كَأَن لَّمۡ تَغۡنَ بِٱلۡأَمۡسِۚ كَذَٰلِكَ نُفَصِّلُ ٱلۡأٓيَٰتِ لِقَوۡمٖ يَتَفَكَّرُونَ ٢٤

The example of [this] worldly life is but like rain which We have sent down from the sky that the plants of the earth absorb - [those] from which men and livestock eat - until, when the earth has taken on its adornment and is beautified and its people suppose that they have capability over it, there comes to it Our command by night or by day, and We make it as a harvest,1 as if it had not flourished yesterday. Thus do We explain in detail the signs for a people who give thought.

Jeta e kësaj bote ngjan me shiun që lëshojmë nga qielli, me anë të të cilit harlisen bimët e tokës, prej nga hanë njerëzit e kafshët… -Ky është nga shembujt më të bukur, që tregon me shumë përpikmëri gjendjen reale të kësaj bote dhe mënyrën se si duhet të shihet ajo. Nëse ndonjëri sheh prej kësaj bote shumëllojshmëri kënaqësish e dëshira të plotësuara, - dhe këtë nuk e arrijnë të gjithë, - le ta dijë se ajo është e përkohshme dhe shumë e shkurtër. Atëherë kur ajo arrin kulmin me bukuritë e saj, mund ndodhin dy gjëra: ose përjetuesi largohet prej saj, ose ajo largohet prej duarve të tij, duke e lënë atë duarbosh. Pas kësaj, zemra mbushet me trishtim, dëshpërim, pengje e dhimbje të forta. E tillë është kjo botë: në të mbijnë e rriten shumëllojshmëri bimësh. Ajo lulëzon prej bimësisë me të cilën ushqehen njerëzit, si frutat, drithërat etj., dhe prej bimësisë me të cilën ushqehen kafshët, siç janë të gjitha llojet e barërave e kullotave.…derisa Toka merr stolinë dhe zbukurohet, ndërsa banorët e saj mendojnë se e kanë në dorë. -Ajo zbukurohet për ata që e shohin. Ajo vishet me një stoli tërheqëse, që i kënaq të gjithë ata që e sodisin. Ajo ofron dëfrime për ata që i shkojnë pas, por për ata që dinë të shohin qartë, në të ka shenja të dobishme dhe argumente udhëzuese. Të çuditshme dhe marramendëse janë pamjet e saj. E sheh të gjelbëruar, të lulëzuar, të verdhë, të bardhë vezulluese, e plot pamje magjepsëse. Në të tilla kushte, ata mendojnë se kanë në dorë gjithçka, sikurse thotë i Lartësuari: "... banorët e saj të mendojnë se e kanë në dorë." Ata mendojnë se do të arrijnë gjithçka që dëshirojnë në të dhe se ajo nuk do të shterë kurrë. Ndodh kështu, sepse të gjitha dëshirat dhe motivet e tyre janë të lidhura fillim dhe mbarim me të. Ajo është kufiri i njohurive dhe synimeve të tyre. Pikërisht në këtë gjendje ata do të befasohen me diçka shumë dëshpëruese:Por kur asaj i vjen urdhri Ynë, natën ose ditën, Ne e bëjmë atë të korrur, sikur të mos kishte ekzistuar një ditë më parë. -Bëhet njëlloj sikur ajo botë e bukur të mos kishte ekzistuar asnjëherë, sepse tani shihet veçse kjo gjendje e trishtë dhe dëshpëruese.Kështu ua sqarojmë Argumentet njerëzve që mendojnë. -Përmes këtyre përshkrimeve, Allahu i Madhëruar i sjell më pranë mendjes njerëzore mesazhet madhështore dhe të dobishme, që janë udhëzuese drejt mirësisë e lumturisë. Por ato janë të tilla për ata që meditojnë dhe përdorin logjikën e tyre për të arritur atë që u sjell lumturinë e vazhdueshme e të pashueshme. Ndërsa të pakujdesshmit, të zhyturit në gjumin e harresës dhe mosinteresimit për mesazhet e Zotit, ata i kanë kthyer shpinën shpalljeve, prandaj e kanë të pamundur të përfitojnë prej tyre. Shembujt dhe mesazhet e ndritura të Zotit nuk ua ndriçojnë rrugën dhe as ua largojnë dyshimin e mosbesimin të tillë njerëzve.

10:25Page 211

وَٱللَّهُ يَدۡعُوٓاْ إِلَىٰ دَارِ ٱلسَّلَٰمِ وَيَهۡدِي مَن يَشَآءُ إِلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ ٢٥

And Allāh invites to the Home of Peace [i.e., Paradise] and guides whom He wills to a straight path.

Allahu fton për në Shtëpinë e Paqes(Xhenet)dhe udhëzon në rrugë të drejtë atë që Ai dëshiron. -Allahu i Madhëruar u bën një ftesë madhështore, lumturisjellëse e gjithëpërfshirëse të gjithë robërve për në Vendin e Paqes. Sidoqoftë, udhëzimin e plotë të Tij, Allahu e ka veçuar për ata që i ka zgjedhur vetë. Udhëzimi në rrugën e drejtë është mëshirë, mirësi dhe bujari e Tij, që ia dhuron veçse atyre që Ai i do. Ndërsa me drejtësinë dhe urtësinë e Tij, Zoti lë jashtë rruge dhe privon këdo që Ai dëshiron. Por të jeni të bindur se pas qartësimit të së vërtetës përmes shpalljeve hyjnore e profetëve, askush nuk ka justifikim para Zotit, nëse nuk ndjek rrugën e Tij dhe nuk jeton sipas vullnetit të Tij. Allahu i Madhëruar e quajti Xhenetin Darus Selam - Vendi i Paqes, sepse ai është një vend i pastër dhe i çliruar nga çdo mangësi dhe defekt. E si të jetë ndryshe, kur dihet se mirësia në të është absolute, e plotë dhe e përjetshme. Ajo është e bukur dhe lumturisjellëse në çdo aspekt. Pasi përmendet vendi i paqes dhe mirësive, shpirtrat përmallohen dhe janë gati për çdo punë që sjell si shpërblim Xhenetin, prandaj i Madhëruari menjëherë na tregon rreth këtyre veprave të mira:

10:26Page 212

۞ لِّلَّذِينَ أَحۡسَنُواْ ٱلۡحُسۡنَىٰ وَزِيَادَةٞۖ وَلَا يَرۡهَقُ وُجُوهَهُمۡ قَتَرٞ وَلَا ذِلَّةٌۚ أُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡجَنَّةِۖ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ ٢٦

For them who have done good is the best [reward] - and extra.1 No darkness will cover their faces, nor humiliation. Those are companions of Paradise; they will abide therein eternally.

Atyre, që bëjnë vepra të mira u takon e mira, madje edhe më shumë. -Cilësia e tyre e pandashme është "ihsâni" - bamirësia. Ata tregohen të mirë në drejtim të adhurimit të Zotit e Krijuesit të tyre, duke e adhuruar atë me formën më të lartë të adhurimit, që është ihsan-i. Sikurse ka thënë Profeti, ihsân është: "Ta adhurosh Allahun sikur e sheh Atë, sepse edhe nëse ti nuk e sheh Atë, Ai pa dyshim që të sheh ty." Ata e adhurojnë Allahun e Madhëruar si një dhe të vetëm, të shoqëruar gjithmonë nga mbikëqyrja e Tij, që jep gjithmonë frikërespektin e drojën prej Tij në çdo gjendje. Gjithashtu, në këtë adhurim, ata shoqërohen gjithmonë nga ajo që quhet nasiha - që është përmirësimi i gjendjes dhe marrëdhënieve të tyre me Zotin, me Librin e Tij dhe me Profetin e Tij. Ata janë, gjithashtu, në gradën më të lartë të bamirësisë ndaj krijesave. Ata veprojnë gjithçka që kanë mundësi për t’u bërë mirë krijesave të Zotit, qoftë me fjalë apo me vepra. Ata janë bamirës me pasurinë e tyre, me mundësitë fizike, por edhe duke këshilluar. Ata përpiqen të rregullojnë gjendjen e njerëzve përmes urdhërimit për të mirë e ndalimit nga e keqja, duke u mësuar të mirën të paditurve dhe duke këshilluar dhe udhëzuar të pabindurit, që i kanë kthyer shpinën së mirës. Kështu ata janë bamirës në adhurimet kushtuar Zotit dhe me sjelljen ndaj krijesave. Për këta është përgatitur El Husna - Xheneti i përkryer në bukurinë dhe mirësitë e tij. Por më e rëndësishme dhe më e bukur është ajo që Zoti e quan Ez-Zijadeh, domethënë ‘më tepër se kaq’, që është vështrimi në fytyrën e Allahut Bujar, dëgjimi i fjalës së Tij, dhe lumturia që sjell kënaqësia e Tij dhe afërsia pranë Tij. Ky premtim është shumë më tepër sesa krijesat ëndërrojnë dhe shpresojnë. Përveç kësaj, i Madhëruari thotë se ata do të jenë të ruajtur nga çdo frikë dhe ligësi.Fytyrat e tyre nuk i mbulon pluhuri i zi e as nënçmimi. -Ata nuk do të përjetojnë asgjë të urryer apo pakënaqësi, që do t'ua shëmtonte e shqetësonte fytyrën dhe vështrimet e tyre. Kur njeriu goditet nga ndonjë fatkeqësi apo shqetësim, ajo shfaqet në fytyrën dhe vështrimin e tij. Ndërsa për këta të zgjedhur, Zoti thotë: "Me të vërtetë, vepërmirët do të jenë (të lumtur) mes mirësive (të shumta). Të mbështetur në kolltukë, ata vështrojnë. Në fytyrat e tyre mund të kuptosh kënaqësinë që përjetojnë. Atyre u jepet të pinë pije nga enë të vulosura, pije të cilave në fund u vjen era misk. Për të tilla mirësi le të garojnë ata që lakmojnë të mirën. Kjo pije ka brenda edhe prej Tesnim-it, burim nga i cili pinë më të afërmit e Zotit." [Mutafifin 22 – 28].Ata janë banorë të Xhenetit. Ata do të jenë atje përjetësisht. -Ata nuk do të largohen më kurrë prej Xhenetit. Mirësitë e tyre nuk do të ndryshojnë, veçse për më mirë. Ata do të jenë përjetësisht në lumturinë, kënaqësitë dhe stolitë, që shtohen çdo ditë e çast.

10:27Page 212

وَٱلَّذِينَ كَسَبُواْ ٱلسَّيِّـَٔاتِ جَزَآءُ سَيِّئَةِۭ بِمِثۡلِهَا وَتَرۡهَقُهُمۡ ذِلَّةٞۖ مَّا لَهُم مِّنَ ٱللَّهِ مِنۡ عَاصِمٖۖ كَأَنَّمَآ أُغۡشِيَتۡ وُجُوهُهُمۡ قِطَعٗا مِّنَ ٱلَّيۡلِ مُظۡلِمًاۚ أُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِۖ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ ٢٧

But they who have earned [blame for] evil doings - the recompense of an evil deed is its equivalent, and humiliation will cover them. They will have from Allāh no protector. It will be as if their faces are covered with pieces of the night - so dark [are they]. Those are the companions of the Fire; they will abide therein eternally.

Për ata që bënë të këqija,(le ta dinë se)dënimi i të keqes është aq sa e keqja. -Pasi përshkroi banorët e Xhenetit, Allahu i Madhëruar vijoi të flasë për banorët e Zjarrit. Ai na tregon se ligësia që grumbullojnë në këtë dynja janë pikërisht veprat e këqija, që e zemërojnë Atë, si llojet e shumta të kufrit dhe të gjitha format e poshtërsive dhe të shfrenimit. Për këtë arsye, shpërblimi që do të marrin është sipas poshtërsive të tyre, pra, i keq dhe dëshpërues. Ky dënim ka për t’i trishtuar në varësi të veprave që bëjnë. Allahu i Madhëruar na njofton se:Ata do t’i mbulojë poshtërimi. Ata nuk mund t’i mbrojë kush nga Allahu. -Ata i mbulon poshtërimi dhe tmerri nga ndëshkimi i Allahut. Askush nuk mund ta pengojë atë ndëshkim apo t’i shpëtojë ata prej tij. Tmerri i brendshëm shfaqet edhe së jashtmi, sepse ai shndërrohet në nxirje për fytyrat e tyre:Fytyrat e tyre do të jenë sikur t’i ketë mbuluar një pjesë nga terri i natës. Ata janë banorë të Zjarrit. Ata do të jenë atje përjetësisht. -Do të jenë përjetësisht në këtë gjendje të mjerueshme, nga e cila askush nuk u del në ndihmë që t’i shpëtojë. Krahasoni vetë tani gjendjen e dy grupeve. Në një ajet tjetër, i Madhëruari thotë: "Atë Ditë do të ketë fytyra të ndritura, që Zotin e tyre do të shikojnë. Atë Ditë do të ketë edhe fytyra të zymta, që presin atë (Dënim të ashpër) që të thyen kurrizin." [Kijame 22 - 25]. Gjithashtu: "Atë Ditë do të ketë fytyra të shndritura, Të buzëqeshura e të gëzuara. Atë ditë do të ketë edhe fytyra të pluhurosura, që i ka mbuluar errësira. Këta janë mohuesit, gjynahqarët." [Abese 38 - 42].

10:28Page 212

وَيَوۡمَ نَحۡشُرُهُمۡ جَمِيعٗا ثُمَّ نَقُولُ لِلَّذِينَ أَشۡرَكُواْ مَكَانَكُمۡ أَنتُمۡ وَشُرَكَآؤُكُمۡۚ فَزَيَّلۡنَا بَيۡنَهُمۡۖ وَقَالَ شُرَكَآؤُهُم مَّا كُنتُمۡ إِيَّانَا تَعۡبُدُونَ ٢٨

And [mention, O Muḥammad], the Day We will gather them all together - then We will say to those who associated others with Allāh, "[Remain in] your place, you and your 'partners.'"1 Then We will separate them,2 and their "partners" will say, "You did not used to worship us,3

Atë ditë Ne do t’i tubojmë të gjithë… -Atë ditë Allahu i Madhëruar ka për t'i tubuar të gjitha krijesat. Ajo është dita e premtimit që nuk thyhet e as ndryshon. Allahu i Madhëruar na tregon se ka për t’i tubuar idhujtarët dhe idhujt e tyre:ndërsa idhujtarëve do t’u themi: “Rrini në vendin tuaj, ju dhe idhujt tuaj!”. -Qëndroni në vendin e llogarisë derisa të përfundojë gjykimi dhe të vendoset e drejta mes jush. Allahu i Lartësuar na njofton se do t’i ndajë ata nga njëri-tjetri:Ne do t’i ndajmë ata nga njëri-tjetri dhe idhujt e tyre do t’u thonë: “Ju nuk na adhuruat ne!” -Ne do t’i ndajmë ata fizikisht dhe shpirtërisht. Mes tyre do të shfaqet ashpër armiqësia dhe urrejtja edhe pse në jetën e kësaj bote kishin miqësi dhe dashuri për njëri-tjetrin. Idhujt që ata adhuronin do të distancohen prej tyre dhe do të thonë:

10:29Page 212

فَكَفَىٰ بِٱللَّهِ شَهِيدَۢا بَيۡنَنَا وَبَيۡنَكُمۡ إِن كُنَّا عَنۡ عِبَادَتِكُمۡ لَغَٰفِلِينَ ٢٩

And sufficient is Allāh as a witness between us and you that we were of your worship unaware."

"Allahu na mjafton si dëshmitar mes nesh e jush." -Ne dëshmojmë se Allahu i Lartësuar është i dëlirë dhe i pastër nga çdo mangësi. Ai nuk ka partner dhe të barabartë me Të. Allahu nuk ka nevojë për ndihmës."Ne nuk dinim asgjë për adhurimin tonë nga ju." -Ne kurrë nuk kemi urdhëruar për këtë dhe as ju kemi ftuar në diçka të tillë. Në fakt, ju adhuruat atë që ju ftoi të bënit diçka të tillë, dhe ai është shejtani i mallkuar. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: "A nuk ju pata paralajmëruar ju, o bijtë e Ademit, që të mos e adhuronit shejtanin, sepse ai ishte armiku juaj i hapët dhe që Të më adhuronit vetëm Mua sepse kjo ishte rruga e drejtë?" [Jasin 60 - 62]. Gjithashtu: “Një Ditë, Ai do ti tubojë të gjithë dhe do t'u thotë melekëve: “Ju ishit ata që këta njerëz ju adhuronin?” Ata do të (melekët) thonë: “I Madhëruar qofsh Ti! Ti je Zoti ynë dhe ne distancohemi prej tyre. Jo. Por ata adhuronin xhindet dhe shumica e tyre besonin në to”. Kështu, atë ditë ata nuk do të kenë asgjë në dorë t’i bëjnë dobi e as dëm njëri-tjetrit. Dhe keqbërësve do t'u themi: “Shijojeni dënimin e zjarrit - atë që e quanit gënjeshtër!”” [Sebe'e 40 - 42]. Kështu melekët, profetët, evlijatë e Zotit dhe besimtarët e mirë, që injorantët i adhurojnë, atë ditë do të distancohen prej këtyre të paditurve. Ata do ta hedhin poshtë pretendimin e idhujtarëve se ata i kishin ftuar dhe urdhëruar për adhurimin dhe lutjet ndaj tyre. Pa dyshim, këta të zgjedhur të Zotit janë të sinqertë në fjalën e tyre se kurrë nuk i kanë ftuar idhujtarët në këtë lloj adhurimi të ndaluar. Ky do të jetë momenti i dëshpërimit të papërshkrueshëm të idhujtarëve. Atëherë ata do të shohin qartë se çfarë krimesh kanë bërë. Atyre do t’u tregohet se ishin mashtrues dhe shpifnin rreth Zotit. Adhurimet e tyre tashmë janë zhdukur, duke u sjellë veçse dënim dhe dëshpërim. Çdo gjë që adhuronin tashmë është zhdukur dhe ka dalë në pah kotësia e këtij adhurimi. Lidhjet dhe mundësitë e ndihmës e shpëtimit tashmë janë shkëputur:

10:30Page 212

هُنَالِكَ تَبۡلُواْ كُلُّ نَفۡسٖ مَّآ أَسۡلَفَتۡۚ وَرُدُّوٓاْ إِلَى ٱللَّهِ مَوۡلَىٰهُمُ ٱلۡحَقِّۖ وَضَلَّ عَنۡهُم مَّا كَانُواْ يَفۡتَرُونَ ٣٠

There, [on that Day], every soul will be put to trial for what it did previously, and they will be returned to Allāh, their master, the Truth, and lost from them is whatever they used to invent.

Atje çdokush do të shpërblehet me atë që ka lënë pas. Ata do të kthehen tek Allahu, te Sundimtari i tyre i vërtetë dhe trillimet e tyre do t'i lënë në baltë. -Atë ditë çdokush do të lidhet fort pas veprave të veta dhe pas asaj që ka fituar me duart e veta. Sipas tyre do të jepet shpërblimi dhe ndëshkimi. Nëse janë të mira, shpërblimi do të jetë i mirë. Nëse janë të këqija, ashtu do të jetë dhe shpagimi. Tashmë janë të pavlefshme pretendimet se ata janë në rrugë të drejtë me idhujtarinë e tyre. Pretendimet e tyre në dynja se idhujt e tyre do të sjellin mirësi dhe do t’i ruajnë nga dënimi e të këqijat, tashmë nuk u vlejnë dhe mbeten të pashpresë para dënimit të të Drejtit.

10:31Page 212

قُلۡ مَن يَرۡزُقُكُم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِ أَمَّن يَمۡلِكُ ٱلسَّمۡعَ وَٱلۡأَبۡصَٰرَ وَمَن يُخۡرِجُ ٱلۡحَيَّ مِنَ ٱلۡمَيِّتِ وَيُخۡرِجُ ٱلۡمَيِّتَ مِنَ ٱلۡحَيِّ وَمَن يُدَبِّرُ ٱلۡأَمۡرَۚ فَسَيَقُولُونَ ٱللَّهُۚ فَقُلۡ أَفَلَا تَتَّقُونَ ٣١

Say, "Who provides for you from the heaven and the earth? Or who controls hearing and sight and who brings the living out of the dead and brings the dead out of the living and who arranges [every] matter?" They will say, "Allāh," so say, "Then will you not fear Him?"

Idhujtarët, - edhe pse adhuronin idhujt, për të cilët Allahu nuk u kishte dhënë asnjë argument, - e besonin dhe pranonin se Allahu është i vetmi për sa i përket rububije-s. (Njëshmërisë së Tij në Zotërimin dhe sundimin mbi krijesat) Në këto ajete i Lartësuari këshillon që t’u kujtojmë idhujtarëve diçka që ata e pranojnë, për t’i bërë të reflektojnë dhe të kthehen në rrugën e drejtë, domethënë në njësimin e Zotit edhe në çështjen e uluhije-s (Njëshmërisë së Tij në meritën e adhurimit të Tij si Një dhe i Vetëm.) Thotë i Madhëruari:Thuaj: “Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka dhe kush e ka në dorë dëgjimin e shikimin tuaj?" -Mendohuni pak, o idhujtarë të mjerë, kush është i vetmi që ju lëshon nga qielli rriskun me shiun? Po prodhimet nga toka kush i nxjerr? Kush e ka bërë tokën të përshtatshme për të marrë prej saj gjithçka që ju nevojitet? A nuk është Zoti ai që i krijoi ato dhe që i ka nën sundimin e pronësinë e Tij? Kush e ka në dorë dëgjimin e shikimin tuaj? Zoti veçon këto dy mirësi të domosdoshme (dëgjimin e shikimin) për të na kujtuar edhe shumë e shumë mirësi të tjera, që vijnë poshtë tyre për nga rëndësia. Nuk ka dyshim se këto të dyja janë nga mirësitë më të dobishme dhe më të rëndësishme që Zoti jep dhe krijon."Kush e nxjerr të gjallin nga i vdekuri dhe kush e nxjerr të vdekurin nga i gjalli?" -Ai e nxjerr jetën nga diçka e vdekur, si p.sh. bimët e pemët nga një farë, ose një jobesimtar e bën besimtar, ose nxjerr zogun nga veza ose raste të ngjashme. Ai e nxjerr edhe të vdekurin nga i gjalli, siç ndodh me të kundërtat e atyre që u përmendën."Kush është Ai që rregullon çdo çështje? Ata do të thonë: “Allahu”. -Kush është Ai që administron dhe rregullon çështjet e krijesave të botës së sipërme dhe asaj të poshme. Tedbir-i (përkujdesi)i Tij është gjithëpërshirës dhe absolut, nga i cili nuk përjashtohet asgjë. Kështu, nëse i pyet ata për diçka të tillë, do të thonë: Allahu, sepse e pranojnë gjithçka prej rububijes dhe njëshmërisë së Zotit në këto çështje. Atëherë, duke i bërë të mendojnë e gjykojnë drejt, thuaju:Thuaj: “Atëherë, nuk keni frikë?” -A nuk i frikësoheni ndëshkimit dhe zemërimit të Tij? Ju nuk keni asnjë mundësi tjetër për t’i shpëtuar atij, por veçse duke e njësuar Atë në adhurim. Adhurojeni vetëm Atë me sinqeritet dhe ashtu si ju ka urdhëruar Ai përmes shpalljes së Tij. Largojuni njëherë e mirë poshtërsive dhe adhurimit të idhujve dhe nënshtrohuni të adhuroni Zotin si një të vetëm dhe të jetoni sipas shpalljes së Tij.

10:32Page 212

فَذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبُّكُمُ ٱلۡحَقُّۖ فَمَاذَا بَعۡدَ ٱلۡحَقِّ إِلَّا ٱلضَّلَٰلُۖ فَأَنَّىٰ تُصۡرَفُونَ ٣٢

For that is Allāh, your Lord, the Truth. And what can be beyond truth except error? So how are you averted?

"Ai është Allahu, Zoti juaj i vërtetë. Pas të vërtetës nuk ka asgjë tjetër, veç kotësisë." -Ai i cili e përshkroi Veten e Vet me këto cilësi është Zoti juaj dhe i Adhuruari juaj. I vetmi që ju duhet ta adhuroni, ta doni e t’i thurni lavde të sinqerta është Allahu, sepse Ai është i vetmi që ka krijuar gjithçka dhe përkujdeset për krijesat e Tij me mirësitë e pafundme të dhuruara prej Tij. Ai është e vërteta e pamohueshme, ndërsa gjithçka tjetër është e kotë dhe e pavërtetë. Allahu është i vetmi që krijon e rregullon, i vetmi që administron çështjet e krijesave. Nuk ka mirësi që të mos e ketë fillesën nga Ai. Vetëm Ai i sjell mirësitë dhe vetëm Ai të ruan dhe shpëton nga ligësitë. Ai ka emrat më të bukur, që janë tregues të cilësive të plota dhe madhështore. Ai është Bujari i Lartësuar dhe Krenar. Atëherë natyrshëm vjen pyetja dhe habia:"Atëherë, si po i ktheni shpinën?" -Si i shmangeni dhe largoheni adhurimit të Atij që ka këtë përshkrim, dhe i përkushtoheni adhurimit të krijesave që janë të varfra e të pafuqishme? Si adhuroni diçka që nuk ka në dorë asnjë mundësi për dëm apo dobi as për veten e vet, që nuk ka në dorë të japë jetën apo vdekjen dhe nuk ka pushtetin të ringjallë?! Edhe nëse bëhet fjalë për të ndërmejtësuar, ata mund të ndërmjetësojnë tek Zoti veçse me lejen e Tij. Atëherë, çfarë kuptimi ka përkushtimi i adhurimeve ndaj tyre, kur edhe ndërmjetësimi është në dorë të Zotit?! Ata nuk zotërojnë asnjë thërrmijë pushteti në asnjë drejtim. Kështu, i mallkuar dhe i shkatërruar qoftë çdokush që adhuron diçka tjetër veç të Vetmit e Madhështorit, dhe mjerë e mjerë për atë që e mohon Atë! Ata nuk kanë mend dhe me vetëdije braktisin besimin e vërtetë, të dëshmuar dhe të sjellë nga Zoti. Kështu ata shkatërrojnë jetën e këtushme, fenë dhe ahiretin e tyre.

10:33Page 212

كَذَٰلِكَ حَقَّتۡ كَلِمَتُ رَبِّكَ عَلَى ٱلَّذِينَ فَسَقُوٓاْ أَنَّهُمۡ لَا يُؤۡمِنُونَ ٣٣

Thus the word [i.e., decree] of your Lord has come into effect upon those who defiantly disobeyed - that they will not believe.

Ky është vendimi i drejtë i Zotit tënd kundër të shfrenuarve. Ata kurrë nuk do të besojnë. -Në argumentet e qarta dhe faktet madhështore që Zoti solli përmes shpalljeve dhe profetëve, ka shenja dhe mësime të mjaftueshme për të mençurit. Ata janë një kujtim i mjaftueshëm për ata që kanë devotshmëri, i druhen dënimit të Tij dhe nënshtrohen të adhurojnë Atë përmes ligjit e shpalljes së Tij. Në to ka udhëzim të qartë për të gjithë botën. Çdokush mund të gjejë udhën e drejtë dhe, nëse jeton sipas saj, Zoti do ta ndihmojë e do t’i dhurojë udhëzimin e plotë. Por atyre që shfrenohen dhe nuk nënshtrohen të jetojnë sipas udhëzimit të Tij, për ta është i pashmangshëm dënimi dhe humbja. Ata kurrë nuk kanë për të gjetur besimin, derisa të zbatojnë e pasojnë Shpalljen e Zotit. Vetëm kështu Ai do t'ua dhurojë besimin e udhëzimin e plotë.

10:34Page 213

قُلۡ هَلۡ مِن شُرَكَآئِكُم مَّن يَبۡدَؤُاْ ٱلۡخَلۡقَ ثُمَّ يُعِيدُهُۥۚ قُلِ ٱللَّهُ يَبۡدَؤُاْ ٱلۡخَلۡقَ ثُمَّ يُعِيدُهُۥۖ فَأَنَّىٰ تُؤۡفَكُونَ ٣٤

Say, "Are there of your 'partners' any who begins creation and then repeats it?" Say, "Allāh begins creation and then repeats it, so how are you deluded?"

Allahu i Madhëruar në këto ajete, na tregon se sa të pafuqishëm dhe të dobët janë idhujt e idhujtarët. Ata nuk zotërojnë asnjë cilësi e përshkrim hyjnor, që të meritojnë adhurimin e krijesave. Allahu është i vetmi që meriton adhurimin e tyre. Le të mendojë njeriu në kotësinë e adhurimeve kushtuar atyre idhujve të dobët dhe të varfër. Thotë i Madhëruari:Thuaj: “A ka prej idhujve tuaj ndonjë që ta fillojë krijimin e pastaj ta rikthejë atë?” -Allahu i Lartësuar është i vetmi që e nis krijimin nga hiçi dhe ka fuqi e pushtet për ta rikthyer atë krijim sikurse e nisi. Askush nuk e ka këtë pushtet. Pikërisht këtë të vërtetë synon të përhapë kjo fjali pyetëse, së cilës i dihet përgjigjja. E si mundet që krijesat të bëjnë diçka të tillë? Ato janë shumë të dobëta dhe të pafuqishme. Prandaj natyrshëm vjen përgjigjja nga çdokush me natyrë të pastër dhe mendje të shëndoshë. Allahu i Madhëruar thotë:Thuaj: “Allahu e nis krijimin dhe sërish e rikthen atë. Atëherë, si i largoheni së vërtetës?” -Allahu i Madhëruar e bën këtë pa pasur nevojë për ndihmëtarë apo partnerë. Atëherë, si devijoni rrugë dhe i largoheni adhurimit të të vetmit që e meriton atë, të vetmit që e fillon krijimin dhe ka fuqinë ta rikthejë atë?! Si mundet që ta lini adhurimin e të Plotpushtetshmit dhe të adhuroni ata që nuk mund të krijojnë gjë dhe që vetë janë të krijuar.

10:35Page 213

قُلۡ هَلۡ مِن شُرَكَآئِكُم مَّن يَهۡدِيٓ إِلَى ٱلۡحَقِّۚ قُلِ ٱللَّهُ يَهۡدِي لِلۡحَقِّۗ أَفَمَن يَهۡدِيٓ إِلَى ٱلۡحَقِّ أَحَقُّ أَن يُتَّبَعَ أَمَّن لَّا يَهِدِّيٓ إِلَّآ أَن يُهۡدَىٰۖ فَمَا لَكُمۡ كَيۡفَ تَحۡكُمُونَ ٣٥

Say, "Are there of your 'partners' any who guides to the truth?" Say, "Allāh guides to the truth. So is He who guides to the truth more worthy to be followed or he who guides not unless he is guided? Then what is [wrong] with you - how do you judge?"

Thuaj: “A ka ndonjë prej idhujve tuaj që ta drejtojë ndonjë të humbur tek e Vërteta?” -Kush mund ta qartësojë të vërtetën ashtu si Zoti?! Kush mund të sjellë udhëzimin e plotë, të inspirojë dashurinë për të dhe të japë forcë për të jetuar sipas tij, ashtu si Zoti?! Askush nga idhujt tuaj nuk ka në dorë qoftë edhe një grimcë mundësi udhëzimi. Ajo është e gjitha në dorën e Zotit, që thotë:Thuaj: “Vetëm Allahu udhëzon për tek e Vërteta.” -Allahu i Vetëm dhe i Pashoq udhëzon drejt së vërtetës nëpërmjet argumenteve e fakteve që ka sjellë. Vetëm Ai mund të inspirojë për të ndjekur udhëzimin e drejtë dhe mund të japë forcë për të punuar e jetuar sipas tij, duke e zbukuruar dhe bërë të dashur të mirën në zemrat e të zgjedhurve dhe duke e bërë të shëmtuar dhe të urryer mosbesimin, shfrenimin dhe mosbindjen në zemrat e tyre. Vetëm Ai mund të forcojë dhe aftësojë robin që të ndjekë rrugën më të mirë e të drejtë."Atëherë, a është më e drejtë të shkohet pas atij që udhëzon për tek e Vërteta, apo pas atij që nuk mund të udhëzojë, vetëm nëse udhëzohet prej dikujt tjetër?" -E si mund të preferohet dhe të adhurohet një krijesë, e cila është e dobët dhe nuk mund të udhëzojë as veten e vet, për shkak se është e humbur dhe e paditur? Të tillë janë idhujt që ata adhurojnë: të pafuqishëm e të paditur, që nuk mund të udhëzojnë as veten e aq më pak të udhëzojnë adhuruesit e tyre."Atëherë ç’është me ju, si gjykoni kështu?!" - Përse keni këtë gjykim të kotë dhe të pabesueshëm?! Si mund të gjykoni se mund të adhurohet dikush tejtër veç Allahut. Pas gjithë atyre fakteve e argumenteve që tregojnë se Allahu është i vetmi i Adhuruar, është i papranueshëm një gjykim i tillë.

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском